Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Partia Demokratike edhe kështu siç është vlen

8 June 2025 at 19:47

Nga Roland Lami

Presioni nga jashtë partisë për reformimin dhe demokratizimin e saj është një fenomen i zakonshëm në sistemet politike, veçanërisht kur partitë politike perceptohen si të mbyllura, jodemokratike ose të lidhura me interesa të ngushta politike apo ekonomike. Ky presion vjenë nga aktorë të ndryshëm dhe shfaqet në forma të ndryshme sidomos mbas rezultateve të dobta zgjedhor. Në ketë prizëm, mund ti shikojmë edhe reagimet e shtuara postzgjedhor adresuar partisë më të madhe opozitare pas humbjen “mashështore”.

Ndoshta me naivitet mendojnë disa kritik që duke ushtruar presion nga jashtë mund të vihen në levizje strukturat brenda PD dhe të filloj riorganizimi i pritshëm nga të gjithë, disa të tjerë, me shpresën se duke shtuar kritikat mund tiu japin zemër dhe kthjelltësinë e nevojshme figurave të rëndësishëm në PD që mund ti kujtojnë liderit legjendar Berisha respektimin e nenin “Basha” në statut, disa të tjerë ende kanë të ngulitur idenë se Partia Demokratike është jo vetëm forca më e madhe opozitare që mund të ndalojë revanshin e qeverisjes autokratike Rama 4 por edhe shpresa e vetme që mund të ofroj një opozitë ndryshe nga ajo e deri tanishme në Shqipërisë, prandaj vlen të kontribuohet te kjo forcë politike.

Mirëpo, ajo që ka ndodhur që nga humbja e 2013 deri sot që flasim ndryshe nga çfarë shohim te parti si motra kryesisht ato të qendrës së djathtë dhe të grupuara në Partinë Popullore Evropiane (EPP) është se në PD asgjë ska lëvizur në thelb dhe ska asnjë shenjë që mund të ndryshoj ndonjë gjë në vazhdim.

Për fat të keq transformimi, reformimi dhe demokratizimi i një partie politike nuk mund të imponohen nga faktorë jashtë PD, por duhet të buroj nga vullneti, vetëdija dhe veprimi i strukturave të saj të brendshme, përfshirë anëtarësinë, forumet dhe drejtuesit e përgjegjshëm. Pa proces demokratik të brendshëm, çdo ndryshim që sugjerohet nga jashtë – qoftë nga mediat, presioni ndërkombëtar apo opinionistë – mbetet jo i qëndrueshëm dhe i pambështetur nga baza e saj. Ndryshimet e vërteta në Partinë Demokratike (si në vitet ’90 apo në momente të krizave të brendshme 91, 98 apo 2005) kanë ardhur nga presioni i brendshëm: lëvizje rinore, gara për lidership, kërkesa për transparencë, nevoja për bashkim mekanik forcash dhe numrash dhe jo si rezultat i thirrjeve nga jashtë PD. Kur ka munguar ky presion nga brenda, PD ka ngecur në ngrirje organizative, përçarje apo personalizim të pushtetit. Asnjë parti nuk demokratizohet me këshilla nga studio televizive apo me deklarata ndërkombëtare.

Sot PD është kapur nga lideri që e themeloi dhe nuk e koncepton dot PD pa të. Strukturat drejtuese të saj janë aty fal rezistencës jo për ta reformuar por për ta konservuar ashtu siç është partinë pasi cdo reformim i mundëshëm i saj ndryshon dhe status quo e tyre. Interesa të ngushta të një grushti deputetësh që kanë parë dhe dëgjuar se edhe në opozitë i shijon frytet e favorizimeve që bën qeveria ndaj tyre jo pak here në këmbim të heshtjes në parlament apo komisione parlamentare i bën ata të heshtin dhe të jenë të verbër. Po ashtu, një pjesë e konsiderueshme e antarësisë është ngulitur në kokë ideja që vetëm Berisha e mban të bashkuar atë parti, të tjerët e shpërbëjnë atë. Ndëra të larguariit që kanë bërë aventuara politike jashtë PD duke garuar me logo të tjera kanë dështuar me sukses duke e parë kthimin në PD si lëmosh jo si moment imponimi vizionesh dhe propozimesh. Kështu që strukturat organizative të partisë, në vend që të nxisin reformimin e brendshëm, ato vazhdojnë të funksionojnë si mekanizma për ruajtjen e status quo-së .

Në këto kushte, forca e parë opozitare që mundësoi ndryshimin e regjimit politik në 92, sot mund të jap një kontribut shumë të vyer për pluralizmin partiak vecanërisht partitë e reja nëpërmjet modelit sesi nuk duhet të jetë një forcë politike në opozitë. Partitë e reja, tashmë kanë një pasqyrë ku mund të shohin veten për të mos përsëritur të njëjtin imazh nëse nuk duan të ketë të njëjtin rezultat.
Historia e partive politike në vendet postotalitare na tregon se kontributi i partive të para pluraliste siç ishte edhe Partia Demokratike në rastin tone nuk konsiston vetëm në rolin që luajnë në momente të rëndësishme historike duke shërbyer si themelues të pluralizmit partiak dhe transformues të sistemit politik por edhe me modelin e dështimit që ofrojnë nga mbyllja e ciklit politik. Kjo forcë politike e ka mbyllut ciklin e saj politik,tashmë, në terren kanë dal forca te reja politike që kanë çfarë ofrojnë mjaftojnë të mos bëjnë atë që ka bërë Partia Demokratike.

Së shpejti do të kemi zgjedhje të parakohshme lokale dhe partitë e reja kanë mundësi të na ndryshojnë idenë e fiksuar prej vitesh që vetëm PD dhe PS janë forcat kryesore politike që këmbejnë vendet mes njëra tetrës dhe te tjerat janë thjeshtë për dekor apo shtojca për kontribute modeste.

The post Partia Demokratike edhe kështu siç është vlen first appeared on JavaNews.al.

Partia Demokratike edhe kështu siç është vlen

7 June 2025 at 11:10

Nga Roland Lami

Presioni nga jashtë partisë për reformimin dhe demokratizimin e saj është një fenomen i zakonshëm në sistemet politike, veçanërisht kur partitë politike perceptohen si të mbyllura, jodemokratike ose të lidhura me interesa të ngushta politike apo ekonomike. Ky presion vjenë nga aktorë të ndryshëm dhe shfaqet në forma të ndryshme sidomos mbas rezultateve të dobta zgjedhor. Në ketë prizëm, mund ti shikojmë edhe reagimet e shtuara postzgjedhor adresuar partisë më të madhe opozitare pas humbjen “mashështore”.

Ndoshta me naivitet mendojnë disa kritik që duke ushtruar presion nga jashtë mund të vihen në levizje strukturat brenda PD dhe të filloj riorganizimi i pritshëm nga të gjithë, disa të tjerë, me shpresën se duke shtuar kritikat mund tiu japin zemër dhe kthjelltësinë e nevojshme figurave të rëndësishëm në PD që mund ti kujtojnë liderit legjendar Berisha respektimin e nenin “Basha” në statut, disa të tjerë ende kanë të ngulitur idenë se Partia Demokratike është jo vetëm forca më e madhe opozitare që mund të ndalojë revanshin e qeverisjes autokratike Rama 4 por edhe shpresa e vetme që mund të ofroj një opozitë ndryshe nga ajo e deri tanishme në Shqipërisë, prandaj vlen të kontribuohet te kjo forcë politike.

Mirëpo, ajo që ka ndodhur që nga humbja e 2013 deri sot që flasim ndryshe nga çfarë shohim te parti si motra kryesisht ato të qendrës së djathtë dhe të grupuara në Partinë Popullore Evropiane (EPP) është se në PD asgjë ska lëvizur në thelb dhe ska asnjë shenjë që mund të ndryshoj ndonjë gjë në vazhdim.

Për fat të keq transformimi, reformimi dhe demokratizimi i një partie politike nuk mund të imponohen nga faktorë jashtë PD, por duhet të buroj nga vullneti, vetëdija dhe veprimi i strukturave të saj të brendshme, përfshirë anëtarësinë, forumet dhe drejtuesit e përgjegjshëm. Pa proces demokratik të brendshëm, çdo ndryshim që sugjerohet nga jashtë – qoftë nga mediat, presioni ndërkombëtar apo opinionistë – mbetet jo i qëndrueshëm dhe i pambështetur nga baza e saj. Ndryshimet e vërteta në Partinë Demokratike (si në vitet ’90 apo në momente të krizave të brendshme 91, 98 apo 2005) kanë ardhur nga presioni i brendshëm: lëvizje rinore, gara për lidership, kërkesa për transparencë, nevoja për bashkim mekanik forcash dhe numrash dhe jo si rezultat i thirrjeve nga jashtë PD. Kur ka munguar ky presion nga brenda, PD ka ngecur në ngrirje organizative, përçarje apo personalizim të pushtetit. Asnjë parti nuk demokratizohet me këshilla nga studio televizive apo me deklarata ndërkombëtare.

Sot PD është kapur nga lideri që e themeloi dhe nuk e koncepton dot PD pa të. Strukturat drejtuese të saj janë aty fal rezistencës jo për ta reformuar por për ta konservuar ashtu siç është partinë pasi cdo reformim i mundëshëm i saj ndryshon dhe status quo e tyre. Interesa të ngushta të një grushti deputetësh që kanë parë dhe dëgjuar se edhe në opozitë i shijon frytet e favorizimeve që bën qeveria ndaj tyre jo pak here në këmbim të heshtjes në parlament apo komisione parlamentare i bën ata të heshtin dhe të jenë të verbër. Po ashtu, një pjesë e konsiderueshme e antarësisë është ngulitur në kokë ideja që vetëm Berisha e mban të bashkuar
atë parti, të tjerët e shpërbëjnë atë. Ndëra të larguariit që kanë bërë aventuara politike jashtë PD duke garuar me logo të tjera kanë dështuar me sukses duke e parë kthimin në PD si lëmosh jo si moment imponimi vizionesh dhe propozimesh. Kështu që strukturat organizative të partisë, në vend që të nxisin reformimin e brendshëm, ato vazhdojnë të funksionojnë si mekanizma për ruajtjen e status quo-së .

Në këto kushte, forca e parë opozitare që mundësoi ndryshimin e regjimit politik në 92, sot mund të jap një kontribut shumë të vyer për pluralizmin partiak vecanërisht partitë e reja nëpërmjet modelit sesi nuk duhet të jetë një forcë politike në opozitë. Partitë e reja, tashmë kanë një pasqyrë ku mund të shohin veten për të mos përsëritur të njëjtin imazh nëse nuk duan të ketë të njëjtin rezultat.
Historia e partive politike në vendet postotalitare na tregon se kontributi i partive të para pluraliste siç ishte edhe Partia Demokratike në rastin tone nuk konsiston vetëm në rolin që luajnë në momente të rëndësishme historike duke shërbyer si themelues të pluralizmit partiak dhe transformues të sistemit politik por edhe me modelin e dështimit që ofrojnë nga mbyllja e ciklit politik. Kjo forcë politike e ka mbyllut ciklin e saj politik,tashmë, në terren kanë dal forca te reja politike që kanë çfarë ofrojnë mjaftojnë të mos bëjnë atë që ka bërë Partia Demokratike.

Së shpejti do të kemi zgjedhje të parakohshme lokale dhe partitë e reja kanë mundësi të na ndryshojnë idenë e fiksuar prej vitesh që vetëm PD dhe PS janë forcat kryesore politike që këmbejnë vendet mes njëra tetrës dhe te tjerat janë thjeshtë për dekor apo shtojca për kontribute modeste.

The post Partia Demokratike edhe kështu siç është vlen first appeared on JavaNews.al.

Beteja me krimin zgjedhor, test për SPAK

24 May 2025 at 11:00

Nga Roland Lami

Krimi zgjedhor vazhdon të jetë një nga sfidat më të mëdha të demokracisë në Shqipëri, duke minuar integritetin e proceseve zgjedhore, besimin e qytetarëve te institucionet dhe legjitimitetin e përfaqësuesve politikë. Fenomene si blerja e votës, presioni ndaj votuesve, përdorimi i burimeve shtetërore në fushatë, manipulimi i listave zgjedhore dhe ndërhyrjet në numërimin apo raportimin e rezultateve kanë qenë të dokumentuara në mënyrë të përsëritur nga organizatat vendase dhe ndërkombëtare që monitorojnë zgjedhjet. Në vend që përmirësimi i legjislacionit apo rritja e vëmendjes ndërkombëtare të frenonte krimin zgjedhor ajo që në fakt ka ndodhur është përkeqësimi i situatës për shkak të mosndëshkueshmërisë sistematike nga ana e institucioneve ligjzbatuese.

Kjo mosndëshkueshmëri ka funksionuar si garanci për vijimin e pandërprerë të shkeljeve, duke u dhënë aktorëve politikë dhe rrjeteve kriminale sinjalin se rreziku i ndëshkimit është minimal ose inekzistent.

E reja në këto zgjedhje ishte se Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (Prokuroria e Posaçme) parashikoi një qasje strategjike për të parandaluar dhe hetuar veprat penale nën juridiksionin e saj gjatë zgjedhjeve për Kuvendin 2025, në përputhje me standardet dhe praktikat më të mira ndërkombëtare. Strategjia synonte të parandalonte ndikimin e krimit të organizuar në integritetin e procesit zgjedhor, përmes masave konkrete dhe përdorimit sa më efektiv të teknikave të posaçme hetimore. Korniza ligjore për hetimin dhe ndjekjen penale të veprave penale në kuadër të zgjedhjeve në Shqipëri përcaktoi juridiksionin e posaçëm të Prokurorisë së Posaçme dhe institucioneve të tjera përkatëse me qëllim mbrojtjen e integritetit të procesit zgjedhor.

Kjo qasje e re e SPAK, rriti pritshmëritë te publiku dhe subjektet zgjedhore që fenomenet e së shkuarës do të jenë më të reduktuar në këto zgjedhje. Kjo jo pa arsye, pasi autoriteti i fituar i Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (Prokuroria e Posaçme) vitet e fundit duke hetuar në mënyrë më të sofistikuar dhe të vendosur korrupsionin në nivele të larta dhe krimin e organizuar krijoi shpresa dhe besim që këto zgjedhje ndryshe nga cfarë ka ndodhur deri tani, dukuri të paligjshme si blerja e votës, presioni ndaj votuesve, përdorimi i burimeve shtetërore në fushatë, manipulimi i listave zgjedhore dhe ndërhyrjet në numërimin apo raportimin e rezultateve do te ishin me te reduktuar. Mirëpo, e kundërta ka ndodhur, pavarësisht shpëndarjes së prokurorëve të SPAK në disa prej qarqeve problematik disa ditë para zhvillimit të zgjedhjeve, fenomenet e njohura të krimit zgjedhore jo vetëm nuk u reduktuan por tashmë janë më sistemike, komplekse dhe të shtrira gjeografikisht.

Këto aspekte i denoncuan kandidatë të subjekteve të ndryshme, media, rrjete sociale si dhe raporti paraprak i OSBE – ODHIR. Pra, përfshirja e Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (Prokuroria e Posaçme) në fazën e zhvillimit të fushatës dhe ditës së zgjedhjevë nuk arriti të frenoj zakonin e vjetër të subjekteve politike për të mosrespektuar kodit zgjedhorë. Subjektet politike dhe organizatat kriminale u udhëhoqën edhe në këto zgjedhje u udhëhoqën nga forca e interesave sesa forca e ligjit. Këtë betejë të parë sic është ajo e parandalimit, kjo strukturë e humbi duke mos sjell asgjë të re në drejtim të parandalimit të sjelljeve korruptive dhe kriminale.

Mbetet për t’u parë në ditën në vazhdim beteja e dytë ajo që është më e rendësishme dhe që ndikon tek e para, shkalla e ndërshkueshmërisë post-zgjedhore. Pasi, referuar të shkruarës institucionet ligjzbatuese si prokuroria, policia dhe më së fundi SPAK-u, rrallëherë kanë arritur të ndëshkojnë individë që përfshihen në manipulimin e procesit zgjedhor, pavarësisht se shkeljet janë dokumentuar në mënyrë të përsëritur nga vëzhgues vendorë dhe ndërkombëtarë. Kjo mosndëshkueshmëri ka prodhuar një kulturë imuniteti dhe pandëshkueshmërie, ku manipulimi i votës shihet më shumë si një “instrument i fitores” sesa si një krim kundër rendit demokratik. Në vend që krimi zgjedhor të frenohet nga drejtësia, ai është normalizuar dhe institucionalizuar si pjesë e praktikës zgjedhore, duke dëmtuar rëndë besimin e qytetarëve te procesi elektoral dhe duke penguar konsolidimin e shtetit të së drejtës. Nëse Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (Prokuroria e Posaçme ) e humbet edhe këtë betejë, atëhere edhe reputacioni i këtij institucioni i fituar në këto kohë te publiku dhe faktori ndërkombëtar do të bjerë duke u klasifikuar njëlloj dështak si institucionet e tjera ligjzbatuese në Shqipëri.

Ndërkohë, ndëshkueshmëria e krimit zgjedhor nuk është thjesht një çështje teknike apo procedurale; është një kusht themelor për demokratizimin e Shqipërisë. Nëse zgjedhjet nuk janë të lira, të ndershme dhe të besueshme, atëherë vetë parimi i përfaqësimit politik bie poshtë dhe demokracia mbetet vetëm formale. Asnjë reformë politike, institucionale apo kushtetuese nuk mund të ketë sukses real pa garantimin e integritetit të zgjedhjeve.

The post Beteja me krimin zgjedhor, test për SPAK first appeared on JavaNews.al.

Pse na duhen partitë e reja në parlament

4 May 2025 at 13:51

Nga Roland Lami

E vetmja surprizë në këto zgjedhje nuk është se cila forcë apo koalicion fiton zgjedhjet, por a arrin mazhoranca aktuale të fitojë e vetme një shumicë të thjeshtë apo më keq akoma një shumicë të cilësuar. Pse ka rrezik një shumicë e thjeshtë apo e cilësuar e qeverisë socialiste në një regjim hibrit siç jemi ne?

Autorë dhe studiues të rëndësishëm si Levitsly & Ziblat ( 2018), Schedler (2013), Diamond (1999) dhe O’Donnel (1998) mbrojnë tezën se në kontekste me institucione të dobëta, qeveritë me qëndrueshmëri të gjatë priren të ndërtojnë forma të “demokracisë delegative” ku pushteti qendrohet në ekzekutiv dhe pjesa tjetër e institucioneve margjinalizohet. Në mungesë të mekanizmave të fuqishëm kontrolli dhe balancimi, liderët që qëndrojnë gjatë në pushtet priren të kontrollojnë institucionet kyçe si gjyqësori, mediat, administrata publike dhe komisionet zgjedhore. Kjo i zbeh aftësitë e këtyre institucioneve për të ushtruar rolin mbikëqyrës ndaj pushtetit ekzekutiv. Madje ata shkojnë edhe më tej duke argumentuar se kur pushteti nuk ndryshon për një kohë të gjatë, qytetarët humbasin besimin në mundësinë e ndryshimit përmes votës, duke u bërë më apatikë ose më të prirur për forma autoritare qeverisjeje.

Nisur nga ky parashtrim skenari i një shumice të thjeshtë apo më keq të cilësuar të socialistëve është rrezik serioz për fatin e konsolidimit të institucioneve dhe jo e kundërta siç pretendon kryeministri Rama. Pavaresisht se Shqipëria po avancon me shpejtësi drejt mbylljes së disa grup kapitujve dhe negocimit për hapjen e grupe kapitujve të tjerë, kjo jo detyrimisht garanton përmirësimin e standardeve të demokracisë. Kjo për faktin se një gjë është përmbyllja e grup kapitujve dhe komplet tjetër gjë është si rezonojnë institucionet dhe praktikat europiane në të përditshmen tone.

E shprehur ndryshe nënshkrimi i grup-kapitujve prek procesin formal të integrimit, që është teknik, burokratik dhe i strukturuar sipas kërkesave të Bashkimit Europian. Ndërsa si rezonojnë institucionet dhe praktikat europiane në të përditshmen tonë është krejt tjetër gjë. Ky aspekt i përket jetës reale, funksionalitetit të institucioneve, besimit të qytetarëve dhe mënyrës se si kultura politike dhe sociale përthith apo refuzon standardet europiane. Pse ka rrezik që ne të mbetemi vetëm te aspekti formal dhe të mos avancojmë në aspektin substantial nëse qeveria fiton e vetme një mandat tjetër?

Së pari, konteksti ndërkombëtar ku është BE-ja është sot. Ajo është e prokupuar më shumë në menaxhimin e luftës tregtare me SHBA apo asaj frontale me Rusinë sesa për parametrat demokratikë në nivel vendesh anëtare apo më keq akoma vendesh aspirante siç jemi ne. Nevoja për një front europian bëhet më i nevojshëm sesa thjeshtë dhe vetëm monitorimi strikt i parametrave demokratik i vendeve që kërkojnë t’i bashkangjiten familjes eurpiane.

Gjeopolitika merr më shumë prioritet sesa standardet demokratike. Ky është një moment shumë i volitshëm për vende si ne, për të kufizuar ndjeshëm kohën e anëtarësimit ndryshe nga Turqia, Mali i Zi apo Serbia, por në krahun tjetër ky proces jo detyrimisht na bën vend demokratik. Grup kapitujt mbesin dokumenta të huazuara në letër por jo kulturë e brendësuar sjellje e përditshme nëse mungojnë monitorimet strikte të institucioneve ndërkombëtare.

Së dyti, një shumicë e thjeshtë apo më keq akoma e cilësuar në kushtet e humbjes së katërt të partisë kryesore opozitare e degradon akoma më shumë sistemin e autokracisë jo më ta demokratizojë atë.

Aq më shumë me një opozitë si PD që pavarësisht se humbet për të katërtën herë radhazi por përsërit rezultatin e zgjedhjeve të 2013, 2017 dhe 2021, e duke qenë e vetme në opozitë pa parti rivale, ka pak gjasa të reformohet. Sigurimi i ekskluzivitetit të opozitës në gjithë këto vite jo pak raste në vend që të shtonte pergjegjësinë për t’u demokratizuar, përkundrazi ka rritur prirjen për t’u autokratizuar.

Strategjia që mjafton të mos lejohen parti të tjera opozitare të marrin peshë dhe rol por ardhja në pushtet e sjell koha si pasojë e konsumimit që mundëson qeverisja për një kohë të gjatë ka shoqëruar mentalitetin e opozitës në gjithë këto vite. Kjo gjë ka bërë të mundur që opozita të jetë po aq autoritare se qeveria jo për shkak të pushtetit që të dhuron qeveria por për shkak të pushtetit që të mundëson të qenurit i vetëm në opozitë.

Në këtë kontekst, e vetmja shpresë për të ndërtuar makanizma të rinj kontrolli dhe balanca pushteti mbetet përfaqësimi i partive të reja duke hequr mundësinë e eskluzivitetit të opozicionit vetëm PD dhe duke hapur kështu një kapitulli të ri të të bërit opozitë në parlament. Përfaqësimi i partive të reja do të detyronte PD të reformohej nëse do të synonte të mbijetonte në tregun politik mbas katër humbjesh ose nuk është habi që shumë prej demokratëve do tu bashkoheshin forcave të reja duke krijuar një realitet të ri politik opozitar dhe një shkëputje përfundimtare nga tradita 34 vjeçar që ose PS ose PD janë forca kryesore opozitare.

Sigurisht, karta morale e partive të reja si dhe fryma ndryshe e të bërit oponencë do ti jepte tjetër dinamikë jetës parlamentare dhe do të rriste akoma më shumë mjetet e kontrollit ndaj ekzekutivit. Nese as kjo nuk ndodh në këto zgjedhje, ky është lajmi më i keq për konsolidimin e parametrave demokratikë.

The post Pse na duhen partitë e reja në parlament first appeared on JavaNews.al.

Fushata elektorale një ‘One Man Show’

27 April 2025 at 17:38

Nga Roland Lami

Fenomeni i “amerikanizimit të fushatave zgjedhore” në Europë i referohet procesit përmes të cilit praktikat, format dhe teknikat e përdorura në fushatat zgjedhore në SHBA adoptohen gjithnjë e më shumë nga partitë politike dhe kandidatët në vendet evropiane. Pavarësisht se shumica e vendeve janë Republika Parlamentare dhe shumë pak Presidenciale apo Gjysmë-presidenciale. Fokusi i zhvendosjes gjatë fushatës nga partia te lideri politik (një “kryeministrizim” i politikës) ka bërë të mundur që strukturat partiake dhe ekipi mbështetës të jetë inekzistent. Një dukuri e tillë në kontekste si Shqipëria përforcohet edhe më shumë nga kultura e kultit të individit dhe mungesa e traditës së respektimit të institucioneve.

Ky trend i në tërësi gërshetuar edhe nga tradita lokale në veçanti siç është rasti i Shqipërisë ka bërë të mundur që dy liderët kryesorë në rastin konkret Berisha dhe Rama të shndërrohen në ‘One Man Show’. Hapësira mediatike dhe rrjetet sociale sa më shumë ofrohemi afër ditët së mbajtjes së zgjedhjeve aq më tepër uzurpohet nga këto dy figura kryesore, të cilat sfumojnë ndjeshëm kandidatët e tjerë të partive respektive dhe drejtuesit e partive të reja.

Kjo strategji e ndjekur nga Rama dhe Berisha nëse te i pari ka arsye të theksohet edhe më shumë te Berisha ka disa kushtëzime që mund të kthehen në kosto.

Së pari, One Man Show i Ramës në zgjedhjet e 2017 dhe 2021 i ka krijuar bindjen që përsëritja e të njëjtës strategji nuk ka pse mos të përsëris të njëjtin sukses zgjedhor. Në krahun tjetër, suksesi i mëparshëm i ka justifikuar arrogancën e materializuar në idenë që “Partia jam Unë” dhe “Unë jam suksesi i partisë”. Në pjesën dërmuese të socialistëve qarkullon ideja se Rama di t’i fitojë zgjedhjet. Kjo situatë e krijuar në vite e ka bërë edhe më shumë legjitime përqendrimin e të gjithë fushatës vetëm të Rama dhe askush tjetër.

Në krahun tjetër, ‘One Man Show’ i Berishës ka njohur dritë hije mbas dorëheqjes së 2013. E gjithë fushata e organizuar nga Basha në 2017 dhe 2021 ishte ideuar duke e mbajtur larg Berishën nga kamarat, jo në krah. Sigurisht, një shpjegim mund të lidhet me nevojën e Bashës si lider i ri i PD për të konsoliduar imazhin e tij te demokratët dhe te e djathta në tërësi por nuk janë të pakta sondazhet të asaj periudhe që nxirrnin me kuota të ulëta preferencën e qytetarëve ndaj figurës së ish liderit historik të PD-së. Jo pak shpreheshin atëherë se aktivizimi i Berishës në fushat më shumë është kosto për PD sesa favorizon Bashën të siguroj më shumë vota. Riaktivizimi i Berishës në epiqendrën e fushatës mbas shumë vitesh vizualisht larg saj është normale të shoqërohet me pasiguri dhe skepticizëm. Jo pak demokratë shprehin rezerva për përqendrimin e fushatës vetëm te Berisha pasi është e vërtetë që ka shumë vota brenda PD por jashtë saj ka shumë vota antiberisha.

Së dyti, Rama ndryshe nga Berisha në sondazhet e 2017, 2021 dhe 2025 ka më shumë vota personale se partia që drejton. Pavarësisht se ka njëmbëdhjetë vite në drejtim të bashkisë dhe 12 vite kryeministër perceptimi i votuesit është më i lartë në përqindje për të si kandidat për kryeministër sesa për partinë që drejton. Paradoksalisht, në vend që të ishte një figurë e konsumuar për shkak të pushtetit perceptohet si më i preferuar sesa partia që drejton. Në këto kushte e ka të legjitimuar personalizimin e fushatës pasi shpreson që vota preferenciale ndaj tij të kanalizohet edhe pro partisë që drejton. Ndërsa Berisha ndryshe nga Rama është më pak i preferuar si kryeministër i ardhshëm krahasuar me partinë që drejton. Në vend që të tërheqë partinë për të arritur në nivelin e votave të tij personale ndodh e kundërta, e tërheq partia atë. Në këto rrethana, strategjia e PD në vend që të ishte drejt shpërndarjes së vëmendjes edhe në figura të tjera dhe sfumimit të figurës kryesore Berisha, përkundrazi është e përqendruar ditë-natë vetëm te Berisha.

Së treti, Partia Socialiste garon e vetme. jo në koalicion, kështu që është e detyruar të përqendrohet vetëm te një figurë aq më shumë që i ka kuotat më të larte se partia që drejton. Ndërsa Partia Demokratike drejton koalicionin “Shqipëria Madhështore” me 25 parti dhe një pjesë e drejtuesve të këtyre partive aleate kanë imazhin e tyre në publik për shkak se kanë gjatë në politikë. Strategjia për të mbajtur fokusin vetëm te Berisha dhe jo edhe te drejtues të partive aleate krijon idenë në publik se “Koalicioni Madhështor” është vetëm Partia Demokratike dhe jo edhe 24 parti të tjera. Edhe atë pak avantazh që mund të krijoj koncepti i frontit opozitar apo strategjisë për grumbullim mekanik votash nuk manifestohet pasi është reduktuar i gjithë imazhi i fushatës te një njeri.

The post Fushata elektorale një ‘One Man Show’ first appeared on JavaNews.al.

Klonimi politik i të rinjëve

28 March 2025 at 14:09

Nga Roland Lami

Pas shpalljes së listave, jo pak emisione po ftojnë kandidat të rinjë në lista të sigurta dhe të hapur nisur ndoshta nga kurioziteti i publikut për ti njohur, ndoshta nga nevoja e partive për të krijuar imazhin në publik se po rinovohen me figura të reja, diku nga nevoja e vet kandidatëve për tu promovuar apo thjeshtë lehtësira e moderatorit për të siguruar të ftuarit e radhës në emision. Pra, arsyet mund të jenë disa por ajo çfarë vlen për tu diskutuar është çfarë realisht sjellin të re këto kandidat të rinjë në moshë?

Gjatë këtyre ditëve ka pasur reagime, postime, shkrime kritike, satirike për cilësinë e diskutimeve të të rinjve që duan të angazhohen në politik. Madje, vështirë të spikasësh ndonjë vlerësim pozitiv apo relativizim gjykimesh nisur nga faktori moshë. Të krijohet përshtypja kur lexon këto shkrime që shkruesit apo komentatorët kanë një arketip ideal të politikanit të ri në mendjen dhe mbi të behet vlerësimi i kandidatëve ose neveria ndaj klasës së vjetër politike i shtyn të besojnë që të rinjtë duhet të jenë medoemos ndryshe.

Në fakt të rinjtë që aspirojnë të përfshihen në politikë nuk mund të jenë ndryshe nga të vjetrit në kontekstin shqiptar për disa arsye. Së pari, kanë vite që ushqehen me legjenda urbane por edhe eksperienca suksesi nga bashkëmoshatar e tyre se me mbështetje politike mund të ecësh në jetë. Politika në mendësinë e shumicës të rinjëve shikohet si i vetmi mekanizëm që të garanton sukses në një vend partitokratik si i yni. Këtë mentalitet e evidenton dhe dtudimi i fundit i FES ku thuhet se mbi 50 % besojnë që mbështetja politike të siguron vend të mirë pune. Kështu që politika shikohet më së shumti si mjet jo si qëllim.Naiviteti i moshës ka kohë që është zëvëndësuar me pragmatizmin e një të rrituri në moshë.

Së dyti, një pjesë që kanë krijuar eksperiencë në forume rinore janë edukuar me modelin vepro pa menduar, poho pa u thelluar, shtiru pa u brengosur dhe shkel mbi të tjerët në këmbim të shkallëve të karierës në strukturat partiake. Cilido që nuk i kalon me sukses këto procese ka kohë që i është mbyllur dera. Individualiteti është vrar që në adoleshencë. Nuk i ka mbetur gjë nga uni i tij / saj, pasi është forcuar koncepti i “tjetrit” i asaj se çfarë të tjerët duan të shohin te ai/ ajo dhe jo çfarë duhet ai/ ajo të manifestoj në përputhje me atë që mendon apo dëshiron.

Së treti, modeli i diskutimeve në televizione ka vite, unë në fakt nuk mbaj mend kur ka qenë ndryshe, që ka në thelb antagonizmin, batutën, imazhin, fjalorthin me 100 fjalë, slloganet, cektësinë dhe konformizmin ndaj liderve politik. Në këtë kuptim të rinjtë si të vjetrit kanë kuptuar se nëse shplasonin një model tjetër komunikimi nga ajo që ka vite që ka edukuar media ku ftohen kanë frikë se nuk ftohen përsëri.Si të vjetrit që bëjnë gjithçka për t’iu përmbajtur këtij modeli komunikimi dhe të rinjtë nuk kanë pse bëjnë më pak.Edhe ata duan të identifikohen në sferën publike të kenë hapësir mediatike.

Së katërti, të rinjë si të vjetrit nuk i flasin elektoratit më së shumti por udheheqjes. Ai përcakton fatin në strukturat partiake dhe në listat shumëemërore. Komunikimi nuk kanalizohet drejtë grupeve sociale apo antarësisë por udhëheqjes për sa kohë demokracia e brendshme partiake nuk funksionon. Nuk shkohet në emision për ti folur bashkëmoshatarëve për tu fituar zemrën por udhëheqjes lartë. Në këtë kuptim, ligjërimi modelohet për ata lartë jo ata poshtë.

Së pesti, partitë politike nuk janë oaze intelektualësh por mediokrish. Në politologji është i njohur fakti që politika thith mediokër me shumicë dhe përjashton teknokrat apo akademik që kanë iluzionin që do të ndryshojnë diçka. Unifikimi me mendimin e masës, ligjërimi i mbështetur mbi çfarë duan të dëgjojnë jo çfarë mendon ti, respektimi i verbër i vendimeve të shumicës brenda strukturave partiake pavarësisht se çfarë qëndrimi ke ti, mungesa e koherencës në ato çfarë thua, adhurimi pa kushte ndaj liderit si dhe transformimi i karakterit deri në pikën që edhe vet nuk e njeh veten janë cilësi të domosdoshme për mbijetesë në politikë por që bien në kundërshtim me formatin e akademikut apo teknokratit.

Së fundmi, kritika me shumë të drejtë që iu adresohet të rinjëve bëhet nga pozita elitiste. Ne kemi iluzionin që politika të na pëlqej neve në radhë të parë por ajo në fakt kanalizohet drejtë masës pasi ajo është shumicë . Ne jemi të dënuar të mos na pëlqej ndërsa masa të ekzaltohet me të. Në këtë kuptim edhe të rinjtë mesa duket ndjekin këtë zakon politik ti flasin masës jo elitës. Dhe mirë bëjnë se aty janë votat.

Kështu që për sa kohë kemi këto struktura që mbahen dhe investohen nga masa edhe sjellja individuale e tillë do jetë. Elitat do vazhdoj të ndjehet e përjashtuar dhe e zhgënjyer ndërsa politika do vazhdoj ti flas masës.

The post Klonimi politik i të rinjëve first appeared on JavaNews.al.

Telefonata e munguar edhe në këto zgjedhje

15 March 2025 at 17:41

Nga Roland Lami

Pas shpalljes së listave për kandidatë nga koalicionet apo partitë politike ka një reagim deri histerik ndaj emrave të kandidatëve në rrjete sociale duke nënkuptuar një hendek të madh mospërputhje në nivel përfaqësimi. Ose e thënë ndryshe, kategoria e personave të shkolluar mirë, karierist fal aftësive të tyre, me një zë të spikatur në publik, ekspert të respektueshëm në komunitetet e tyre apo familje me histori për kontributet e tyre ndaj vendit në periudha të ndryshme të historisë sa vijnë dhe janë më pak të preferuar nga lidershipet e partive politike.

Krahasuar me fillimin e tranzicionit në Shqipëri kjo kategori kandidatësh po behet një specie në zhdukje në jetën aktive politike duke u zëvëndësuar nga kategori të tjera social – ekonomike dhe kulturore.

Nga një lexim elitist ka vite që po ndodh një degradim apo vulgaritet i nivelit të kandidatëve duke u reflektuar më pas jo pa arsye në cilësinë e debateve në parlament si dhe në përkeqësimin e demokracisë së brendshme të partive politike. Aq e dukshme është kjo sa të krijohet përshtypja se në Shqipëri shtresa e mesme është thjeshtë një mit ose është një shtresë që nuk ka tiparet që karakterizon atë në vende të tjera të zhvilluara dhe prandaj nuk ka vemendja ndaj saj ose është thjeshtë, pakicë.

Strategjitë pragmatiste e lidershipeve në hartimin e listave i ngjan inxhinierisë sociale. Ajo synon që në përpilimin e listave të pasqyrohet realiteti shoqëror jo të modifikohet apo më keq akoma të rregullohet.

Logjikë e pastër tregu ku peshkohen arketipa mediokër, pragmatistë, anonimë, servilë, partiakë, të paaftyrë, biznesmenë, imazhe femërore, thjesht të rinj, bujq, farefis etj. Me të njëjtën logjikë tregu operon media në ideimet e reality show, kompozitorët në muzikën tallava apo regjizorët në serialet televizive. Askush nuk guxon përtej tregut. Shija, humori, niveli dhe preferenca e shumicës dikton ofertën.

Në këtë kuptim ankthi, pritshmëria apo shpresa se një telefonatë do të bjerë për të ofruar një kontribut në jetën politike për kategorinë e shtresës së mesme është një iluzion.

Jemi në dy realitete të ndryshëm, shumica që i flet vetes dhe komunikon me veten dhe pakica gjithashtu që pretendon të kontribuoj duke mos pasur asnjë mekanizëm përveç se fjalës dhe indiferentizmit të shumicës. Janë dy enë komunikuese që kanë kohë që nuk komunikojnë dhe identifikohen si të ndryshëm pikërisht nga ky mos komunikim. Ditën që do të fillojnë të komunikojnë asnjëri sdo jetë më si më parë.

Guxo për me tregue

9 February 2025 at 18:46

Nga Roland Lami

Mbremë, mitingu madhështor dhe më i furishmi në historinë 34 vjeçare të pluralizmit shqiptar ishte një vdekje elektorale e paralajmëruar. Një miting që kërkonte të binde simpatizantët e PD dhe jo vetëm pse kjo forcë politike garon për vendin e dytë në këto zgjedhje.

Nuk fiton dot sepse nuk ka guxim ti thotë liderit të saj dhe disa figurave drejtuese që jeni figura të konsumuara dhe të ezauruara në ide pavarësisht nervit për të mbetur përjetsisht në pushtet. Nuk mjaftuan zgjedhjet e 2023 apo sondazhet e ndryshëm urdhëro pjesmarrjen jashtë Shqipërisë dhe brenda. Hap krahun jepi frymëmarrje partisë pasi ka formula drejtimi në raste tranzicioni drejtimi partie në prag fushatash. PD nuk është partia e parë që përballet me këto probleme. Më mirë një fund i dhimbshëm sesa një dhimbje pa fund.

Rinovo figurat kryesore me njerëz të pa konsumuar por me reputacion në qytet që kanë kredo morale dhe vizion. Besnikët le të vazhdojnë me kontributin e tyre ti japin partisë nëse duan se boll i kanë marr.

Rigjenero imazhin e PD pasi duket se i ka mbetur ora në 2012. Janë të njëjtët njerëz që flasin, shkojnë në takime madje edhe të emruar si drejtues politik në qarqe pavarësisht se 80% e tyre janë më pak të votuar ose pa bilancë pozitiv në zgjedhjet e 2023.

Bashkohuni me kundërshtarët që janë brenda të djathtës pavarësisht peshës modeste që kanë në elektorat pasi përceptoheni partiçka që garojnë për fatin e kryetarëve jo si një front opozitar. Përceptimi është më i rëndësishëm në politik sesa realiteti. Plus, kanalizohen energjitë te kundërshtari natyral politik jo te njëri – tjetri.

Unifikoni tezat e së djathtës dhe qendrës së djathë pa huazuar teza Trumpiste që janë jashtë kontekstit shqiptar. Fokusohuni në 5 ose 6 tema që janë esenciale për shoqërinë duke i përsëritur deri në mërzi dhe harroni tezën heqja e non gradës zgjidh përfundimisht hallet e PD. Se edhe sikur të hiqet nuk ka viagër që ngreh në peshë votën e së djathtës me këtë strategji.

Krijoni shpresën te votuesi i zhgënjyer, i mërzitur, i paqëndrueshëm se e djathta pavarësisht mekanizmave manipulues që do të përdor qeveria do ti fitoj zgjedhjet se ka shumicën e shoqërisë me vete që nuk e duan më këtë formë qeverisje. Fryma përmbys sisteme, struktura, para e ka treguar historia 34 vjecare e Shqipërisë. Shikoni çpo ndodh në Serbi.

Përmirëso ligjërimin publik me figura të reja që nuk intimidohen nga video apo deklarata të mëparshme që kundërshtojnë ato që thotë personi në studio. Promovo persona që dijnë të artikulojnë teza të djathta dhe nuk u ka mbetur ora te tezat e 2010 kur ishte në pushtet PD. Të vjetrit të vazhdojnë të kontribuojnë në terren duke vënë në lëvizje strukturat besoj i detyrohen kaq partisë për cfarë i kanë marr në gjithë këto vite.

Ndërtoni një qasje të re me ndërkombëtarët jo të diktuar nga halli i liderit aktual. Ne jemi të dënuar të kemi aleat ndërkombëtarët kështu që duhen konceptuar një strategji e re komunikimi. Çlirimi i PD nga figurat e vjetra do çliroj energji të reja bashkëpunimi me ndërkombëtarët. Fryma e së djathtës sot në perëndim dominon fushën politike pse duhet të jetë ndryshe në Shqipëri.

Jooo do thonë simpatizantët kë shikon ti Report Tv që jep pamje droni me 3000 persona hapi gallot shiko TVSyrin 400.000 persona. Maskara thonë votuesit e përhershëm të PD po ne kemi 34 vite që drejtohemi nga Berisha si mund të besojmë te dikush tjetër ? Legen thonë qendërstarët e Rithemelimit po ne përballuam me dinjitet piruetat që bëm nga Basha te Saliu si do e dorëzojmë tani që jemi mirë në pozicione drejtuese. Tek e fundit edhe në opozitë nuk jetohet keq pasi qeveria e ka treguar se është kavaliere edhe me ne. Pis thonë drejtuesit e nënseksioneve poshtë. Si mund të harrojmë ne përplasjet e 8 Janarit dhe sharjet në zgjedhjet e 2023 me të besuarit e Bashës Alibeaj me shokë.

Shkurt, ky është një monolog që i flet atij votuesi që nuk ishte dje në mitingun madhështor dhe nuk do shkoj në votim me 11 Maj për sa kohë PD e furishme vazhdon me të njëjtën strategji. Zëri i tyre flet me heshtjen, i diferentizmin, iniorimin dhe përçmimin me atë që ndodh në PD.

Paradokset e PD me votën e emigrantëve

8 February 2025 at 10:45

Nga Roland Lami

Fakti që jemi në 2025 dhe diskutojmë nëse do të votohet me siguri apo jo më 11 maj, është fakti i hezitimit dhe pasiguritë që kanë pasur dhe vazhdojnë të kenë partitë kryesore për sjelljen elektorale të diasporës. Siç kanë vendosur për sistemin zgjedhor mund të kishin vendosur prej vitesh për votën e emigrantëve. Nuk mund t’ia fatuojmë këtë përgjegjësi partive të vogla se nuk kanë numra dhe mekanizëm për ta diktuar votën e emigrantëve.

Ka një korelacion interesant në sjelljen e PD. Përtej faktit të kësaj sjelljeje, e paqartë në dukje e PD nëpërmjet kushtit që nëse se nuk plotëson nuk kaloj amendamentin me 13 shkurt, po të shikosh deklaratat e PD ka qenë konstruktive në dukje në adresë të dhënies përparësi të votës së emigrantëve.

U vendos çështja që të hiqet pagesa për çështjen e votimit. Më duket i justifikuar qëndrimi i PD në lidhje me faktin se do t’ia lëmë qeverisë apo shtetit që ta shprehë nëpërmjet ligjit çështjen e pagesës. I duhet lënë shtetit. Ka qenë konstruktive ideja që personave që iu është mbaruar afati, të shtyhet afati është e drejtë. Çështja e tretë që del jashtë logjike dhe mundësisë për ta menaxhuar dhe është paradoksale për kohën mundësitë dhe kapacitetin apo aftësitë teknike për ta realizuar, që të votojë dhe dikush që është me dokumente jo shqiptare, siç po shprehet edhe KQZ që është i pamundur. Ndërkohë ka javë që PD ka zbritur në terren. Si është e mundur që nga kontaktet në diasporë, nga informacionet që merr në lidhje me humorin e diasporës, vendos një kusht që nuk qëndron edhe logjikisht. Si mundesh të nxjerrësh një artificë që të bëhet pretekst për të penguar një mundësi që ti ke parë se mund të përmbysë rrokadën e forcës politike në Shqipëri nëse kontaktet me diasporën në aktivitete janë optimiste. Vetëm nëse je i pasigurtë dhe pesimist për votën e tyre dhe kërkon të nxjerrësh një artificë që të shërben për të justifikuar se s’do të kalosh këtë ligj se ndryshe logjik politike nuk ka. Të nxjerrësh një artific për të mbajtut të pandryshueshëm aspektin e kostove të pambuluar të procesit të votimit të diasporës do të thotë praktikisht të mbash larg votimit 50% votuesit potencial që duan të votojnë në diasporë.

Interesant është edhe qëndrimi i partive të djatha të dala nga PD si Partia Euroatlantike, E djathta 1912 dhe Partia Mundesia të cilat pavarësisht kushteve të ndryshme në thelb bashkohen me qëndrimin e PD. Pra këto parti kanë justifikuar ndarjen, formimin e partive të tyre për të qenë të ndryshme nga PD dhe aktet politike i bëjnë të ngjashëm me të. Si mund të nxjerrësh kusht votimin elektronik në të gjithë vendin kur edhe 4 muaj shkojmë në zgjedhje ? Si mund të kërkosh lista të hapura si kusht votimin e amandamentit të 13 Shkurtit kur procesi i negocimit për sistemin zgjedhor ka muaj që është mbyllur ? Shkurt nxirr një kusht të parealizuar për të thënë jo. Ose vendos një kusht të ditur të paralizuar që të jesh në të njëjtën anë me PD.

Partitë e vogla nisur nga sondazhet por edhe nga historia e shkutër politike të vetmen shpresë për të bërë ndryshimin dhe të garantoj mbijeyesën e tyre politike është vota e diasporës apo edhe këta kanë nuhatur në takimet me ta që nuk janë të preferuar dhe në këto kushte ju duhet më shumë një derë hapur te PD mbas zgjedhjesh sesa një stermundim afatgjatë për të mbijetuar në politikë. Arsye tjetër për të kuptuar sjelljen e tyre nuk shoh.

Së fundmi edhe qeveria ok është. Në publik e shet qëndrimin e saj si pro votës së diasporës dhe ekspozo opozitën si pengesë të procesit. Në këtë rast jo për shkakun e saj përdor opozitën që të vështirësoj votën e opozitës. Tek e fundit edhe ajo jeto me pasiguritë e saj sesi do orientohet vota e emigrantëve.

Votimi i 13 shkurtit do të na sqaroj më shumë për vullnetet e secilit dhe interesat që fshihen mbas këtyre qëndrimeve.

Paradokset e PD për votën e diasporës

7 February 2025 at 09:40

Kërkesa për votim me ID të huaj artificë për të penguar votën e emigrantëve. Fakti që jemi në 2025 dhe diskutojmë nëse do të votohet me siguri apo jo më 11 maj, është fakti i hezitimit dhe pasiguritë që kanë pasur dhe vazhdojnë të kenë partitë kryesore për sjelljen elektorale të diasporës.

Siç kanë vendosur për sistemin zgjedhor mund të kishin vendosur prej vitesh për votën e emigrantëve. Nuk mund t’ia faturojmë këtë përgjegjësi partive të vogla se nuk kanë numra dhe mekanizëm për ta diktuar votën e emigrantëve.

Ka një korrelacion interesant në sjelljen e PD. Përtej faktit të kësaj sjelljeje, e paqartë në dukje, e PD nëpërmjet kushtit që nëse se nuk plotëson nuk kaloj amendamentin me 13 shkurt, po të shikosh deklaratat e PD ka qenë konstruktive në dukje në adresë të dhënies përparësi të votës së emigrantëve.

U vendos çështja që të hiqet pagesa për çështjen e votimit. Më duket i justifikuar qëndrimi i PD në lidhje me faktin se do t’ia lëmë qeverisë apo shtetit që ta shprehë nëpërmjet ligjit çështjen e pagesës. I duhet lënë shtetit.

Ka qenë konstruktive ideja që personave që iu është mbaruar afati, të shtyhet afati është e drejtë. Çështja e tretë që del jashtë logjike dhe mundësisë për ta menaxhuar dhe është paradoksale për kohën mundësitë dhe kapacitetin apo aftësitë teknike për ta realizuar, që të votojë dhe dikush që është me dokumente jo shqiptare, siç po shprehet edhe KQZ që është i pamundur.

Ndërkohë ka javë që PD ka zbritur në terren. Si është e mundur që nga kontaktet në diasporë, nga informacionet që merr në lidhje me humorin e diasporës, vendos një kusht që nuk qëndron edhe logjikisht. Si mundesh të nxjerrësh një artificë që të bëhet pretekst për të penguar një mundësi që ti ke parë se mund të përmbysë rrokadën e forcës politike në Shqipëri nëse kontaktet me diasporën në aktivitete janë optimiste.

Vetëm nëse je i pasigurtë dhe pesimist për votën e tyre dhe kërkon të nxjerrësh një artificë që të shërben për të justifikuar se s’do të kalosh këtë ligj se ndryshe logjik politike nuk ka. Të nxjerrësh një artific për të mbajtut të pandryshueshëm aspektin e kostove të pambuluar të procesit të votimit të diasporës do të thotë praktikisht të mbash larg votimit 50% votuesit potencial që duan të votojnë në diasporë.

Interesant është edhe qëndrimi i partive të djatha të dala nga PD si Partia Euroatlantike, E djathta 1912 dhe Partia Mundësia të cilat pavarësisht kushteve të ndryshme në thelb bashkohen me qëndrimin e PD. Pra këto parti kanë justifikuar ndarjen, formimin e partive të tyre për të qenë të ndryshme nga PD dhe aktet politike i bëjnë të ngjashëm me të.

Si mund të nxjerrësh kusht votimin elektronik në të gjithë vendin kur edhe 4 muaj shkojmë në zgjedhje ? Si mund të kërkosh lista të hapura si kusht votimin e amandamentit të 13 Shkurtit kur procesi i negocimit për sistemin zgjedhor ka muaj që është mbyllur ? Shkurt nxirr një kusht të parealizuar për të thënë jo. Ose vendos një kusht të ditur të paralizuar që të jesh në të njëjtën anë me PD.

Partitë e vogla nisur nga sondazhet por edhe nga historia e shkurtër politike të vetmen shpresë për të bërë ndryshimin dhe të garantoj mbijetesën e tyre politike është vota e diasporës apo edhe këta kanë nuhatur në takimet me ta që nuk janë të preferuar dhe në këto kushte ju duhet më shumë një derë hapur te PD mbas zgjedhjesh sesa një stermundim afatgjatë për të mbijetuar në politikë. Arsye tjetër për të kuptuar sjelljen e tyre nuk shoh.

Së fundmi edhe qeveria ok është. Në publik e shet qëndrimin e saj si pro votës së diasporës dhe ekspozo opozitën si pengesë të procesit.

Në këtë rast jo për shkakun e saj përdor opozitën që të vështirësoj votën e opozitës. Tek e fundit edhe ajo jeto me pasiguritë e saj sesi do orientohet vota e emigrantëve. Votimi i 13 shkurtit do të na sqaroj më shumë për vullnetet e secilit dhe interesat që fshihen mbas këtyre qëndrimeve.

Pse primarët janë në kohë të gabuar

1 February 2025 at 10:20

Nga Roland Lami

Partitë politike në Shqipëri kanë kohë që iu ka vdekur demokracia e brendshme, madje për të qenë korrekt nuk ka lindur asnjëhere nëse i referohemi tre dekadave të fundit kur ndërtuam sistemi partiak në Shqipëri.

Tentativat në publik për ti shitur partitë si demokratike duke huazuar praktika të mira nga partitë si motra në perëndim më së shumti kanë qene show sesa vullnet për të ndryshuar situatat brenda partive respektive. Sot me gojën plot mund të themi që strukturat janë zgjatime të kryetarit sesa kufizim autoriteti dhe pushteti të këtij të fundit.

Në këtë kontekst, ideja e mbajtjes së primareve si detyrim statutor por edhe tentativë për të bërë dallimin nga kundërshtari në prag fushate zgjedhore nga ana e PD në vend që të shërbej për të përmirësuar demokracinë e brendshme në parti dhe të mobilizoj antarësinë në funksion të kandidatëve apo të vlej si një marketing që bën diferencën me kundershtari ka gjasa të kthehet në kundërtën. Kjo për disa arsye.

Së pari, nuk mund të përdorësh një mekanizëm demokratik i cili i jep peshë antarësis dhe ç’aktivizon peshën e drejtuesve të strukrurave kur në 34 vjen ka qenë e kundërta. Pra, nuk ndërton një proces nga poshtë- lart me një të renë të lapasit kur për 34 vjet ka ndodhur e kundërta. Testimi i primareve në 2022 e faktoj këtë gjë.Aq më shumë që jemi disa muaj prag zgjedhjesh dhe antarësia dhe strukturat nuk janë të relaksuar por të tensionuara.

Së dyti koncepti i garës funksionon kur antarësia e pranon fraksionin, ndarjen në grupe, diversitetin në mendime si normalitet politik jo si formë përjashtimi ose me mua ose kundra meje. Lufta brenda PD për godinën, logon dhe drejtimin e PD mbas ” non grada” e Berishës dhe eksperienca e zgjedhjeve të 2023 më shumë të ndarë se sëbashku nuk kapërcehen lehtë nga antarësia apo strukturat poshtë. Votimi i primareve nuk i shuan apo zbut inatet e vjetra përkundrazi i nxjerr më shumë në pah si gjatë fushatës që zhvillojnë kandidatët dhe në ditën e votimit.Negocimi për arsye prahmatiste lartë me kundërshtarët e Berishës nuk funksionon kaq lehtë, poshtë në bazë.

Së treti, primaret mundësojnë përzgjedhjen e personave më të pëlqyer dhe të votuar në PD por në krahun tjetër drejtuesit politik të qarqeve janë të emruar dhe jo detyrimisht mund të perceptohen si më të preferuar dhe votuar në njësi apo antarësi. Pra, pëlqimi i liderit ndaj drejtuesve politik, tashmë të emruar jo detyrimisht korrespondon me pëlqimin e bazës në qarqe të ndryshme, pasi kanë votuar në shumicë për individ të tjerë si më të preferuar.

Së katërti, sistemi proporcional me 30% lista të mbyllura bie ndesh me primaren ku sistemi evidenton më të votuarit brenda strukturave. Si harmonizohen rezultati i primareve me preferencat e liderit në ndërtimin e listave të mbyllura. Insistimi i dy liderve PD dhe PS për listat e mbyllura ishte pikërisht për të pasur dorë të lirë për të paracaktuar si fitues në vende të sigurta rreth 43 deputet me listat e mbyllura ?

Risia e votës së emigrantëve

23 January 2025 at 13:05

Nga Roland Lami

Pasiguria, ankthi te partitë sidomos te dy të mëdhatë sesi do të jetë humori i tyre në zgjedhjet e 11 Majit pasi është votë e pa monitoruar nga patronazhist apo seksionet partiake në terren mbetet evidente.

Regjistrimi i emigrantëve në KQZ deri në 11 Maj tregon se mund të kemi një numër votuesish rreth 250. 000 që po ta kthejmë në mandate mund të prodhoj rreth 25 = 27 mandate nëse marrim si mesatare 10.000 vota për një mandat dhe nëse i referohemi një sistemi proporcinal kombëtar që ne nuk e kemi. Ky numër mandatesh në sistem proporcional rajonal favorizon më shumë partitë e madha ku vota humb më pak krahasuar me partitë e reja ku vota nuk kthehet në mandat ose votat plus mandatit nuk vlejnë.

25 – 27 mandate mund të prodhojë shumicë të cilësuar në rastin tonë PS plus aleat mund të ngushtoj ose të përmbys rezultatin duke favorizuar opozitën, konkrektisht PD por mund të na surprizoj me votën e kanalizuar te partitë e reja.

Vota e emigrantëve do të na tregoj nëse reflekton sjelljen votuese bipartizane të përqendruar te dy partitë kryesore PS dhe PD apo do ta shpërndaj te partitë e tjera. Probabiliteti është shumë i lartë të përqendrohet te dy partitë kryesore dhe më pak te partitë e tjera. Këtë gjë e faktojnë sondazhet, eksperienca e vendeve të tjera dhe struktura moshore e votuesit emigrant.

Struktura moshore e votuesit emigrantë është kryesisht mbi 35 = 65 vjeç dhe shumë më pak 18 = 30 vjeç. Fasho 35 = 65 vjeç duke qenë se mbajnë kontaktet me të afërt, sjellin para, vijnë kalojnë pushimet e verës ose për festa, procesin e socializimit e kanë më të ngadaltë se të rinjë në jetën sociale në vendet që jetojnë. Zakonisht, jetojnë dhe punojnë në komunitete shqiptare ose mbajnë kontakte me ta. Gjithashtu, kanë eksperiencë votimi në Shqipëri dhe ka gjasa sidomos për grup moshën mbi 50 të manifestojnë të njëjtën bindje politike kur ishin në Shqipëri. Pikërisht, kjo grup moshë zakonisht e kanalizon votën te partitë tradicionale pasi ato urrejnë ose mbështesin njërën palë.

Fasho 18 = 30 vjeç mund të jetë votë favorite për partitë antisistem ose partitë e reja. Ata janë të integruar në jetën sociale në vendet ku jetojnë, të shkëputur nga të afërt apo miq që jetojnë në Shqipëri. Indiferent ndaj zhvillimeve që ndodhin në Shqipëri dhe të bezdisur sidomos për një pjesë që është larguar vitet e fundit nga klasa politike në Shqipëri. Shto dhe faktin që kjo grup moshë në tërësi 30% e saj votojnë ose interesohen për politikën shumica s’duan t’ia dinë për të. Por janë përdorues të rrjeteve sociale dhe gata mes partive të vjetra dhe të reja është kush tërheq interesin e kësaj grup moshe.

Vota e emigrantit do të na shërbej për të parë nëse procesi i votimit shfaq të njëjtat probleme që ka procesi në Shqipëri apo jo. Njëkohësisht, do të jetë një proces që do të ndihmoj në legjitimitetin e zgjedhjeve apo do të shërbej si Casus belli për partinë humbëse.

Pse PD po shkon me bindje drejt një vetëvrasje politike ?

17 January 2025 at 11:00

Nga Roland Lami 

Janë zgjedhjet lokale 2023
Janë disa sondazhet të realizuar nga Barometri i TV Euronews
Është sondazhi i fundit i realizuar nga IDRA financuar nga Instituti Republikan Amerikan.
Sondazhe të realizuar nga individ apo kompani brenda dhe jashtë Shqipërisë.

Të gjitha pa përjashtim pavarësisht marzhit të gabimit nxjerrin me diferencë të konsiderueshme pëlqyeshmërinë ndaj Ramës dhe Berishës
Diferencë e madhe jo e përafërt mes pëlqyeshmërisë ndaj PS dhe PD.

Nuk flitet për diferenca të vogla që mund të rikuperohen rrugës.
Nuk flitet për diferenca të vogla që mazhoranca investon për të realizuar sondazhe fake me qëllim manipulimin apo influencimin te votues të lëkundur që edhe këtë e bën nuk përjashtohet.
Nuk flasim për precedentin Trump që të gjithë i kishte kundër edhe sondazhet por diferenca ishte e ngushtë qoftë me kandidatin Biden apo Harris ndërsa në rastin tone diferenca është e madhe e ngjashme me 2017. Sa do të manipulosh nuk i përafron dot rezultatet të ngjashme me atë të 2021

Të gjitha sondazhet raportet ndërkombëtare vlerësojnë SPAK si organ i besueshëm dhe që përformon mirë krahasuar me organe ligjzbatuese. Ndërkohë gjithë ligjërimi dhe vizioni i PD është anti SPAK ose e shprehur me gjuhën Berishiane është SKRAPI i qeverisë.

Të gjitha sondazhet jo vetëm ky i Institutit Republikan por pa përjashtim në vite e vlerësojnë SHBA dhe BE si më të besueshmin në sytë e shqiptarëve. Jemi ndërvendet e para për të mos thënë i pari në nivel global që jemi proamerikan. Ndërkohë Berisha dhe PD nuk vizitohet nga asnjë person i rëndësishëm i këtyre vendeve pas shpalljes non grada.

Duhet parë e verteta në sy sa ka kohë ende ka kohe për ndryshime rrënjësore dhe kursi ndryshe do të duhet të përballemi me supër mazhorancën e 1998 por me ndryshimin është në mandatin e katërt.

Drejtësia mes nostalgjisë së dikurshme dhe pamundësisë së sotme për ta kontrolluar

14 January 2025 at 08:51

Nga Roland Lami

Fakti që opozita jo vetëm e atakon por propozon nëse fiton do ti kërkoj Komisionit të Venecias të sugjeroj ndërhyrjet që nevojiten për të ribër reformën në drejtësi.Nëse do e kontrollonte pse do të kërkonte ta ndryshonte ?

Fakti që qeveria ka ngritur Komisionin Antikorrupsion ose siç njihet ndryshe Komisioni Xhafa perceptohet nga ekspertët brenda dhe ai ndërkombëtar më shumë si një tentativë për të kufizuar punën e SPAK sesa si një kontribut për ta ndihmuar punën e saj tregon se nuk e kontrollon atë se ndryshe pse do ngrihej Komisioni Antikorrupsion Xhafa ?

Fakti që dekorohet Z.Dumani nga Sekretari i Shtetit Z. Blinker jo nga institucionet lokale në Shqipëri është një vlerësim jo vetëm për kreun e institucionit por edhe inkurajim për të vazhduar më tej. Mos harrojmë se janë financuesit kryesor të reformës dhe ata japin llogari diku për parat e shpenzuar të taksapaguesve amerikan. Nuk është shtet bananesh që mund ti shpenzojnë parat si të dëshiroj pa marr përgjegjesi dhe audituar nga institucione mbikqyrëse. Pra financuesi kryesor vlerëson punën e SPAK pavarësisht se çfarë mendimi apo gjykimi kanë aktorët politik shqiptarë.

Fakti që Komisioni Europian në raportin e 2024 e veçon punën e SPAK, BKH dhe GJKKO nga institucionet e tjera ligjzbatuese për performancë të mirë tregon mbeshtetje dhe vlerësim për punën e deritanishme. Mos harrojmë se BE- ja është financesi i dytë i reformës në drejtësi dhe auditohet për parat e shpenzuara. Vlerësimi tregon që ky organ është në rrugën e duhur në sytë e tyre.

Fakti që propozimi për zgjatjen e mandateve të prokuroreve aktual duke ndryshuar Kushtetuten vjen si propozim i financuesve të reformës në drejtësi jo i partive politike në Shqipëri që e votuan me 140 vota është sinjal që nuk ka vend për negocim me aktorët lokal por për ekzekutim si në 2016. Një skenar i ngjashëm me 2016 pritet të ndodh në 2025 ku me pahir të një pjese të deputetëve të votojnë pro për të siguruar kourumin e nevojshëm për ndrydhimin e kushtetutës. Ky imponim ndërkombëtar nuk lë vend për pazare apo negocime mes liderve të forcave politike dhe Z. Dumani. Pra, duan ndërkombëtaret ta vazhdojnë këtë reformë me këta prokuror aktual pavarësisht si mendojne aktorët lokal

Fakti që 70 % e qytetarëve e vlerësojnë punën e deritanishme të SPAK tregon qe është përmbushur deri diku pritshmëria e publikut.Ndryshe nga opinioni i PD opinioni publik shikon që përmbushja e pritshmërive për hetimin dhe dënimin e të gjithë aty që kanë abuzuar me fondet publike e përmbush vetëm SPAK KKH dhe GJKKO.

Fakti që vëmendja mediatike është te hetimi apo fati i dosjeve që janë në shqyrtom nga SPAK është një formë presioni ndaj këtij organi për të qenë korrekt me ligjin. Trasparenca e rritur ndaj këtij organi fal medias është një mekanizëm presioni nga ana e publikut pasi gjykon punën e organeve si SPAK, BKH dhe GJKKO nëse është në rrugën e duhur apo jo. Me gjithë koston e shfaqjes së gjyqeve popullore jo gjithmonë të mira. Kjo mënyrë presioni rrit trasparencën ndaj publikut por edhe presionin që dosjet që janë në hetim të mbyllen dhe të dergohen për gjykim te GjKKO.

Fushata e PS dhe kryeministrit në vecanti për ta trajtuar reformën në drejtësi dhe SPAK= un si trofe të forcës politike që drejton duhet kuptuar jo si realitet por si pamundësi për ta mundësuar një gjë të tillë. E kanë drejtuar drejtësis mjaftueshëm këto vite të dy forcat kryesore kjo periudhë ka marr fund.

Kuptoheni mesazhin e kryeministrin për drejtësinë dhe SPAK në vecanti jo si një kënaqësi që nuk kontrollon atë më por si një trishtim që e ka humbur kontrollin mbi të që kur vendosen ndërkombëtarët që në Shqipëri pushteti i tretë ai i drejtësisë të filloj të funksionoj.

Partitë e reja mes pëlqyeshmërisë në sondazhe dhe zhgënjimit në rezultate zgjedhore

10 January 2025 at 15:36
Nga Roland Lami

Janë disa sondazhe të realizuar kohët e fundit që targetojnë matjen e shkallës së pelqyeshmëris së publikut ndaj liderave të partive të reja.

Në tërësi ka një peceptim pozitiv ndaj tyre para se të filloj fushata dhe deri diku gjatë fushatës. Kjo e dhënë flet për potencialin që kanë për të siguruar një fasho elektorale këto forca të reja politike. Por paradoksalisht, potencialin në vota jo detyrimisht këto forca arrijnë ta konvertojnë në votë. Eksperienca e kaluar dhe historiku i sondazheve tregon se pëlqyeshmëria te partite e reja rritet para fushatave dhe bie në ditët e fundit të fushatave, pasi marrin vemendje partitë kryesore. Njerëzit janë kryesisht pragmatist dhe nuk duan që vota e tyre te humbas apo te shkoj kot kur dijnë që partitë në fjal nuk fitojnë zgjedhjet. Vetem elektorati idealist apo rrebel nuk pyet për këtë aspekt. Por sa eshte ai në Shqipëri ??

Partitë e reja janë më dë shumti parti televotuesish të fabrikuara nga televizionet, rrjetet sociale dhe më pak prezent me struktura, seksione, nënseksione në terren. Historikisht në 34 vite pluralizëm njerëzit janë mësuar të kenë kontakt fizik me të zgjedhurin potencial jo kontakte virtuale, sidomos votuesi 45 = 65 vjecar. Fashoja 18 = 30 vjecare e preferon komunikim virtual. Mirepo nga matjet në terren rreth 30 % e kësaj fashoje ndjek me vemendje jetën politike dhe shkon në votime.

Partitë e reja të ndryshëm në emër janë të ngjashëm në përmbajtje edhe emisioni i mbrëmshëm opinion këtë gjë faktoi. Referuar ligjerimit konsiderohen parti antisistem – populiste. Nëse ke dëgjuar njerën ke krijuar idenë për të gjitha. Mungon diversiteti ideologjik, identitar apo perkatësi sociale për të bërë dallimet.Më së shumti është një ligjërim socialdemokrat me sa doza të ekstremit të majtë me pak orientim centrist dhe e amballazhar me doza të forta populiste.

Trendi i 15 viteve të fundit i rritjes së shpejt të partive të reja antisistem, populiste në europë mbështetet në një kontekst të ndryshëm nga i yni. Vetëm teza atisistem apo korrupsioni i klasës ekzistuese politike nuk mjafton në rastin tone të sigurosh suksesin e partive si motra në perendim. Ende partë e reja nuk kanë krijuar një imazh origjinal që i dallon ata nga njëri tjetri dhe nga establishmenti politik.

Eksperienca e zgjedhjeve më përpara ka treguar se edhe në rastet kur partitë e reja sigurojnë vota le te themi 35.000 vota nuk arrijnë të perkthehen në mandat pasi sistemi zgjedhor nuk e mundëson një gjë të tillë. Pra votat humbasin.Në këto kushte ose duhet të bashkohen në një font pasi kanë shumë element të ngjashem por me koston e humbjes së identitetit të partive që drejtojnë aktualisht ose të vecuar duke marr kostot e të qëndruarit jashtë pushtetit për një kohë të gjatë si Vetvendosja në Kosovë.

Liderit e partive të reja në vend që të krijojnë imazhin e ndryshimit në sjellje dhe qendrime kur kanë në studiot e televizioneve në disa raste janë më agresiv në fjalor dhe gjeste se përfaqësuesit e partive të vjetra. Kjo mënyrë sjelljeje i njeson ata në sytë e publikut si të ngjashëm me ta për të mos thënë me keq se ata. Votuesi gri humbet intetesin për ti ndjekur ndërsa ai basion thotë me vete cfare e dua kopjen kur kam origjinalin.

Partitë e reja të ndryshëm në emër janë të ngjashëm në përmbajtje edhe emisioni i mbrëmshëm opinion këtë gjë faktoi. Referuar ligjerimit konsiderohen parti antisistem – populiste. Nëse ke dëgjuar njerën ke krijuar idenë për të gjitha. Mungon diversiteti ideologjik, identitar apo perkatësi sociale për të bërë dallimet.Më së shumti është një ligjërim socialdemokrat me sa doza të ekstremit të majtë me pak orientim centrist dhe e amballazhar me doza të forta populiste.

Trendi i 15 viteve të fundit i rritjes së shpejt të partive të reja antisistem, populiste në europë mbështetet në një kontekst të ndryshëm nga i yni. Vetëm teza atisistem apo korrupsioni i klasës ekzistuese politike nuk mjafton në rastin tone të sigurosh suksesin e partive si motra në perendim. Ende partë e reja nuk kanë krijuar një imazh origjinal që i dallon ata nga njëri tjetri dhe nga establishmenti politik.

Eksperienca e zgjedhjeve më përpara ka treguar se edhe në rastet kur partitë e reja sigurojnë vota le te themi 35.000 vota nuk arrijnë të perkthehen në mandat pasi sistemi zgjedhor nuk e mundëson një gjë të tillë. Pra votat humbasin.Në këto kushte ose duhet të bashkohen në një font pasi kanë shumë element të ngjashem por me koston e humbjes së identitetit të partive që drejtojnë aktualisht ose të vecuar duke marr kostot e të qëndruarit jashtë pushtetit për një kohë të gjatë si Vetvendosja në Kosovë.

Liderit e partive të reja në vend që të krijojnë imazhin e ndryshimit në sjellje dhe qendrime kur kanë në studiot e televizioneve në disa raste janë më agresiv në fjalor dhe gjeste se përfaqësuesit e partive të vjetra. Kjo mënyrë sjelljeje i njeson ata në sytë e publikut si të ngjashëm me ta për të mos thënë me keq se ata. Votuesi gri humbet intetesin për ti ndjekur ndërsa ai basion thotë me vete cfare e dua kopjen kur kam origjinalin.

Liderit e partive të reja në vend që të krijojnë imazhin e ndryshimit në sjellje dhe qendrime kur kanë në studiot e televizioneve në disa raste janë më agresiv në fjalor dhe gjeste se përfaqësuesit e partive të vjetra. Kjo mënyrë sjelljeje i njeson ata në sytë e publikut si të ngjashëm me ta për të mos thënë me keq se ata. Votuesi gri humbet intetesin për ti ndjekur ndërsa ai basion thotë me vete cfare e dua kopjen kur kam origjinalin.

Disa urime për vitin 2025

31 December 2024 at 17:36

Nga Roland Lami

Uroj që të rinjtë ta shikojnë thikën më shumë si mjet guzhine jo si instrument zgjidhjesh mosmarrveshjes për 2025.

Uroj adoleshentët që mbyllja e Tik Tok nuk është një tragjedi por një mundësi per t’iu kthyer librave për 2025.

Uroj shqiptarët që këtë adhurim që kanë për BigBrother ta kenë për teatrot, operat dhe kinemat për 2025.

Uroj partite politike që vetëm 20% e premtimeve elektorale të jenë të paktën projekte reale neser në qeverisje.

Uroj qe media ti dedikohet 20 % programeve që injorojne mankthin e klikimeve apo reklamave të biznesit për të kompensuar komercialitetin e 80 % të programeve të tjera për 2025.

Uroj që SPAK për 2025 të jap më pak show dhe më shumë rezultate në luftën ndaj korrupsionit dhe krimit të organizuar duke respektuar rregullat, ligjet dhe kushtetuten.

Uroj që ritmi i emigracionit të të rinjtve për 2025 të ndadalësohet duke parë më shumë mundësira punësimi dhe siguri jetese në Shqipëri pasi po katandisemi në një shoqeri të plakur dhe qytete atraktive pensioni për të huaj.

Uroj që cmimi i banesave për 2025 të pësoj një stopim ose ulje që të mund të blihen edhe nga individ që nuk patrojnë para, nuk trafikojnë lënd narkotike, nuk bëjne punë serioze në Londër, Madrit, Amsterdam etj nuk japin tendera publik pasi me këto cmime që kemi sot familjeve me të ardhura mesatare iu duhet më shumë se 27 vjet për të blerë nje apartament imagjinoni nëse vazhdon ky trend?

Uroj që arsimi universitar të marr vemendje për 2025 jo thjeshtë duke ngritur struktura të kërkimit shkencor fiktiv por duke riorganizuar me themel strukturat universitare.

Uroj për 2025 që shërbimi shëndetësor të jetë realisht së paku 30 % falas dhe pjesa tjetër të vazhdoj sic është.

Uroj që vota e emigrantëve të jap mesazh për partitë e reja politike dhe të mos konsolidoj më tej establishmentin politik aktual.

Uroj për 2025 më pak divorce dhe më shumë përpjekje për të elaburuar shtigje dhe hapërisa komunikimi brenda çiftit. Mania për monogami seriale të moj jetë qëlim më vete sesa gjetja e ekulibrave brenda vetes dhe me tjetrin.

SPAK, institucioni i vitit 2024

28 December 2024 at 15:40

Nga Roland Lami

Institucioni që ka marr më shumë vemendje për vitin 2024 ka qenë padyshim SPAK.Ky institucion ka diktuar fokusin e diskutimit apo debatit në hapësirën publike duke sfumuar tematikat që lidhen me ekonomin, politikën, kulturën, demografin etj. Në një monitorim të shpejtë të masmedias rezulton se rreth 74 % e tematikave në programacione, komente dhe statuse për vitin 2024 lidhen me SPAK.

SPAK është shndërruar në sytë e publikut dhe e faktorit ndërkombëtar si një oaz që i mbijeton degradimit të strukturave të tjera si ekonomike, politike, administrative, sociale etj. Jo pa arsye perceptohet nga opinioni publik në masn 70 % dhe instituciont ndërkombëtare si institucioni më rezultativ krahasuar me institucionet e tjera ligjzbatuese.

SPAK nëse do flisnim me gjuhën marksiste perceptohet një superstrukturë që do të vë në lëvizje gjithë strukturat e tjera. Mirëpo pyetja që shtrohet në të tilla raste është mund të ndodh një gjë e tillë ??

Përgjigjet nëse do ti gruponim në blloqe janë katër.

Blloku i parë – SPAK është mash në dorën e kryeministrit për të shpartalluar opozitën. Këtu futen partitë kryesore opozitare PD, PL dhe analist, gazetar të rrjeshtuar pranë tyre.

Blloku i dytë. SPAK është fryt i vullnetit të maxhorancës se të ishte për opozitën apo partnerët ndërkombëtar sot do kishim ” Noc Rrokun” thotë kryeministri. Sigurisht këtë menfim ndan edhe enturazhi mediatik pranë qeverisë.

Blloku i tretë – SPAK është instrument që perdoret nga ndërkombëtarët për të pastruar politikën nga figura të korruptuara dhe për ti hapur rrugën partive të reja të pa përlyer për korrupsion. Këtu futen partitë e reja.

Blloku i katërt – SPAK është strukturë e pavarur nga askush pasi pagat e mira dhe integriteti i pjesës më të madhe që punojnë aty i qendrojnë parimit të respektimit të ligjit, pavarësisht kontekstit të minuar ku ata punojnë dhe presioneve të vazhdueshëm nga bota e krimit të organizuar dhe politikan me influencë.

Le të zbërthejmë secilin bllok.

Blloku i parë. Rama ka nën kontroll jo vetëm individ që punojnë në SPAK por pjesën derrmuese të diplomatëve që operojnë në Shqiperi dhe keqinformojnë qeveritë e tyre pavarësisht se raportet ndërkombëtare flasin ndryshe. Madje, fuqia e Ramës sipas këtij blloku është aq e madhe sa ndikon në qendrimet e vazhdueshme pro SPAK që vijnë nga Departamenti i Shtetit. Dekorimi i kreut të SPAK nga Sekretari i Shtetit Z.Blink ishte frut i këtij ndikimi. Madje, kryeministri nuk është mjaftuar me kaq por ka korruptuar vendet antare të BE që në progres raportin e 2024 SPAK të vleresohet pozitivisht duke u veçuar nga institucionet e tjera.

Arrestimet e disa bashkëpuntorëve të afërt dhe të largët të Ramës ( këtu përfshijmë edhe kryetarin e Bashkisë Z. Veliaj së shpejti ) shikohen më së shumti si regji për të justifikuar në krahun tjetër skenarin e shpartallimit të opozitës sesa si aspekt i pamundësis për ta kontrolluar SPAK.. Sipas tyre, Rama liston listën te SPAK, kë të hetoj sa të hetoj, sigurohet që këta që i dorëzon nga PS te SPAK të mos flasin asgjë për të, të mos dokumentojnë asgjë në lidhje me dokumenta ku është firma e tij dhe bisedat e vazhdueshme që bën me ta nën funksionin e kontrollit të pushtetit. Madje, të bindur të vetsakrifohen për hirë të partisë dhe çështjes madhore të kësaj force politike të ndërtojmë shtet të së drejtës jane gati të vetflijohen për hirë të çështjes.

Shkurt, janë në konflikt interesi përsa kohë lidetat e tyre Berisha, Meta janë nën hetim. Cdo gjë që del nga ky institucion është i manipuluar nga maxhoranca. Ky konflikt interesi i ka shtyrë në absurditet duke e vizatuar Ramën si lider suprem boteror dhe Berishen dhe Meten si te vetmit shpëtues të demokracisë në vend.

Blloku i dytë është përpjekja e vazhdueshme e qeverisë për ta shitur reformën në drejtësi dhe SPAK në vecanti si produkt të vullnetit të tyre. Mbas cdo hetimi të SPAK ndaj figurave me peshë të PS nuk mungojnë deklarata që lënë të kuptohet që ky institucion të punoj i pavarur. Madje në jo pak raste luan rolin e viktimës duke akuzuar SPAK se godet vetëm majtas jo djathtas. Ndërkoh, Berisha, Meta dhe Mediu tre drejtues të forcave opozitare janë nën hetim asnjë figurë e këtyre përmasave në krahun e qeverisë deri tani që flasim nuk është nën hetim. Kryeministri shkon deri aty sa reformën në drejtësi e shet si vullnet të tij jo të faktorit ndërkombëtar. Pra, sms në inboksin e deputetëve të opozitës në 2016 kanë ardhur nga kryeministri jo ambasadat. Madje madje komisionioni Antikorrupsion i drejtuar nga Xhafa është për ta ndihmuar më shumë SPAK jo e kundërta. Mirëpo ky komision përceptohet nga ndërkombëtar dhe organizatat vendore më shumë si një tentativ për ti vënë shkopin ndërr rrota SPAK sesa një strukturë ndihmëse. Të gjitha institucionet e ndërvarësisë të qeverisë vlerësohen negativisht për përformancën e tyre pse do shkëlqej kjo strukturë ??

Pra, nuk mund të mbështesës një strukturë që heton korrupsionin në nivele të larta kur shkallën e korrupsionit e ke të pa konkurrueshëm në Ballkan. Nuk mund të krenohesh se ndërton struktura për të goditur korrupsionin kur e gjithe qeveris është e zhytur në korrupsion.

Qeveria është shah mat nga faktori ndërkombëtar nuk ka ku lëviz. Reforma është cekani që rri mbi kokën e cdo qeverie pavarësisht kush është ajo.

Blloku i tretë. Këtu futen forcat e reja politike, shpresojnë që ndërkombëtarët do krijojnë terrenin që këta të fundit të vijnë qetësisht në pushtet pasi fusha do jetë e pastruar nga njerezit e pushtetshëm. Referuar historisë 32 vjeçare do të verejmë që vazhdimisht ndërkombëtarët kanë investuar dhe mbeshtetur hapur ose indirekt individ, grupe apo parti të reja por kanë dështuar. Strategjia e mbeshtetjes së figurave të reja, të papërlyer, të papërfolur ka që nga 98 e deri sot. Rezultati zero. Pasi publiku nuk ka ndarë të njëjtin mendim me atë të faktorit ndërkombëtar. Nuk mjafton të pelqehesh dhe të mbeshtetesh nga ndërkombetarët duhet të pelqehesh edhe nga publiku shqiptar. Edhe sikur zona të pastrohen partitë kryesore nga figura të konsumuara, këta të fundit kanë mekanizma për të riikuperuar pozicionet në terren përsa kohë partitë e reja e bejnë fushatën në televizione jo në terren dhe përsa kohë janë më së shumti një kopje e shëmtuar e tyre jo një gjetje origjinale.

Blloku i katërt më pak i artikuluar dhe i besuar është ai që mbron tezën që SPAK ka njerëz me integritet dhe të mirë paguar. Referuar pagës së mirë që marrin, frikës se mund të dalin nga sistemi siç kanë dal kolegët e tyre më perpara, rritjes së instrumentave monitorues, dhe mbështjetja që iu ofrohet nga financuesit e tyre SHBA dhe BE detyrohen të bëjnë detyrën. Sigurisht, nën presionin e njerëzve të fuqishëm, bandave kriminale lëkunden, zvarrisin apo marrin kohe per të siguruar prova për x pushtetar apo band por në fund i binden integritetit të tyre profesional dhe frikës se mund të penalizohen për shkak se monitorohen nga brenda dhe jashtë. Jo pak dosje të nxehta janë nën hetim pa u finalizuar por nuk kane shanc të mos finalixohen thjeshtë çështje kohe. Po ashtu, ndërkombëtarët e monitorojnë si reformë pasi janë shpenzuar shumë para nga parat e taksapaguesve europian dhe amerikan dhe personat pergjegjes të reformes duhet të japin llogari në rast dështimi në vendet respektive. Për të mos thënë që i ndruhen frikës së precedentit të dështimit të një reforma që hidhen shumë para por nuk përmbush objektivat. Një gjë e tillë nuk kalon lehtë në vendet me demokraci të konsoliduar.

Viti 2025 le të jetë viti vendimtar për të na konfirmuar se cili bllok ka të drejtë. Loja vazhdon.

Një urim i Babagjyshit të Vitit të Ri për Partinë Demokratike

26 December 2024 at 12:58

Nga Roland Lami

Meqe jemi ne atmosfere festash dhe iluzionesh qe viti i ri 2025 te na permbush pritshmerite qe nuk i permbushem dot ne 2024 po shfrytezoj rastin ti jap nje urim PD forces me te madhe opozitare qe 2005 te sherbej si mesim per te ndertuar strategjine elektorale te 2025.

Se pari, teza kryesore e PD ne 2005 ishte korrupsioni e cila materializohej ne slloganin ” qeverisje me duart te pastra” apo kemishat e bardha si simbolik komunikimi. Ne ate kohe, Shqiperia renditej nder vendet me te korruptuara dhe sot qe flasim qeveria Rama ne 12 vite ka bere perparime vetem 5 pike referuar Trasparency International 2024, duke vazhduar te jete nder vendet me korrupsion te larte. Por, ne 2005 kryetari i PD Z Berisha perceptohej si personi me pak i korruptuar sot ai dhe familja e tij jane shpallur “non grada” nga SHBA dhe Britania e madhe edhe per shkak te korrupsionit ne qeverisjen 2005 – 2013. Karta antikorrupsion me liderin e akuzuar per korrupsion sot behet nul.

Se dyti, PD mbas disa protestave masive 2003 – 2004 kujtojme slloganin “Nano ik” u kuptua qe nuk fiton dot me protesta apo levizje radikale, keshtu qe u rikthye strategjise se komunimimit te programit te saj me publikun. Sot, kjo force politike disa muaj para fushates vazhdon ta mbaj aksionin e saj te levizje radikali si mosbindja civile si boshtin qendror te strategjise politike. Pra, nese 2005 ishte strategji per te bindur publikun per oferten e saj qeverisese sot 2024 shume afer dites se zgjedhjeve PD do te bind qytetaret pse eshte e nevojshme mosbindja qytetare. Radikalizimi mjeti kryesor i komunikimit me publikun jo alternativa qeverisese.

Se treti, PD e 2005 hapi dyert ndaj kundershtareve te saj brenda te djathtes dhe Z.Berishes ne vecanti. Perfshirja e figurave kryesore te Partise Aleanca Demokratike si Imami, Ceka, Zogaj, etj apo te Partise Reformatore si Pollo, Bozgo etj apo individ me stof konservator si Ngjela, Ruli beri te mundur kanalizimin e te gjithe frontin opozitar ne nje force politike. “Te ndryshem ne mendim por te ngjashem ne qellim” ishte formula bashkuese e PD. Viti 2025 e gjen PD te ndryshem ne qellime dhe te ngjashem ne ide. Partia ” Aleanca Euroatlantike, “E djathta 2012” , “Partia Mundesia” dhe te pakenaqurit e shunte brenda PD ndaj qasjes se PD dhe Berishes kryesisht, perbejne nje fraksion me vete duke e fragmentarizuar te djathten. Te gjithe jane kundra Rames por asnje me establishmentin drejtues te PD sot.Nga bashkimi i 2005 jemi sot ne shpartallimin e se djathtes 2025. PD sot ndryshe nga 2005 nuk ka eskluzivitetin e partise kundershtare ndaj qeverise Rama por a vlen kjo me nje sistem proporcional rajonal???

Se katerti, KOP i 2005 nje forme elegante per te rigjeneruar figurat brenda PD, idete, vizionin qeverises neser dhe jo me pak e rendesishme, imazhin e saj ne publik si nje force ndryshe nga 1997 dhe 1998 e mbrapsht e saj. Sot, figurat kryesore te 2005 – 2013 e kane kapur me thonje PD. Qenderstaret e rithemelimit ne kerkim te shperblimit ne vende te rendesishme ne strukturat drejtuese te saj dhe neser ne vende te sigurta ne lista nuk krijojne apo japin hapesire per nje KOP te dyte. E gjitha kjo ka krijuar konsumim duke qene ne opozite, mungese artikulimi tezash, ligjerim “old fashion” sikur jetojme ne 2000 jo 2025, mungese imazhi estetik pasi jane te njejtat fytyra. Kjo ideja te shterngojme radhet per te perqendruar pushtet ne opozite dhe jo per te ndertuar qeverisje neser do ta mbaj PD ne kuota dhe me keq se 2017.

Se pesti, nga pikepamja doktrinare, PD ndertoj nje bosht ideologjik te djathte deri diku ne program. Zgjidhjet qe ofronte per qeverisje te vogel, treg i lire, taks e shesht, treg arsimor etj perbenin boshtin e saj ne diskutime apo debate televizive.Ne 2025 kjo force politike e marketon veten si konservatore, nderkohe premton politika sociale si pensione, minimum jetik, paga mesatare, falje borxh, dyfishim buxheti per sherbime publike etj qe cdo i majte apo i qendres se majte lere pastaj pupulist do ta kishin zili. Programi i PD eshte me shume nje amalgam doktrinash dhe me se shumti nje kundereagim i ceshtjeve te dites sesa nje projekt qeverises neser. Ne 2005 ne publik ishin krijuar profilet qe do te perbenin kabinetin qeveriar nese fitoheshin zgjedhjet sot nuk kupton apo spikat nje figure qe mund te meritoj nje post publik neser nese PD vjen ne pushtet.

Se gjashti, PD fal linjes konstruktive dhe strategjise brilante te liderit te saj Berisha ja doli qe ne 2005, PD te perceptohej nga aleatet tone strategjike si nje force serioze dhe te besueshme e cila u ringrit pas degraditimit te saj nga ngjarjet 97 dhe 98. Ne 2025 kandidati per kryeminister njekohesht lideri i saj eshte i shpallur “non grada” nga dy aleatet tone kryesor, SHBA dhe Britania e Madhe dhe figura qendrore te BE nuk e shikojne kete force politike si partnere per sa kohe drejtohet nga nje “non grada” . ( Nuk po flas per parti si motra o koke bosh por per drejtues te larte institucionesh te BE qe nuk shkelin ne deren e PD.)

Se fundmi. Z Berisha eshte nje talent politik me drit hijet e tij dhe i pakonkurueshem brenda PD. Kjo aftesi i dha mundesine atij te ngrihej nga pika zero e 97 dhe 98 dhe te fitoj zgjedhjet. Njekoheshit te ringrihet ne 2022 me rithemelimin. Sot eshte 20 vite me i plakur, ora biologjike dikton edhe energjine, mendimin dhe kapacitetin per te perballur nje kundershtar si z.Rama. Eshte e kuptueshen ndjesia e brendshme per te qene i pavdekshem apo egoizmin per te qene i pushtetshem ne cdo kohe. Nje privilegj qe Zoti e ka ne vdekataret kemi kufizimet tona duke perfshire edhe Z.Berisha qe nuk ben perjashtim nga ky rregull. Avantazhin qe ka per te qene i pakonkurueshem brenda PD nuk eshte i mjaftueshem per te konkuruar ndaj Rames. Kete avantazh qe ka per te mobilizuar deri diku te djathten le ti perdor per ti dhene mundesi te tjereve qe nuk kane kapitalin e tij brenda PD por nuk kane konsumin e tij jashte PD. Nje PD e forte me Berishen por jo fituese ti hap krahun nje strategjie lideri qe eshte me pak i forte brenda PD por qe jep me shume shprese per bashkim brenda te djathtes me shume shprese bashkepunimi me aleatet tane nderkombetar dhe me shume shprese per te pakenaqurit me pushtetin Rama sot. Nje PD e forte sot i vlen vetem Berishes dhe enturazhit te tij por jo demokrateve dhe te djathtes neser. Duhet nje strategji e re lidership ne 2025. Kush me mire se Z.Berisha e kupton kete. Jep pushtet qe te fitojne te gjithe pushtet ndryshe pushteti i akumuluar tek nje individ apo disa nuk do i vlej per asgje as Berishes as enturazhit qe rri prane tij ne maj 2025

Listat 30 përqindshit që urdhërohen nga kryetarët

25 December 2024 at 22:03

Nga Roland Lami

Gjykata Kushtetutese refuzoi sot kërkesën e disa partive të vogla për të shfuqizuar ndryshimet e kodit zgjedhor, që sipas tyre cënojnë barazinë e votës dhe përfaqësimin politik. Ajo la ne fuqi mbylljen e listave deri në masen 30% të tyre. Mirepo cfare nenkupton 30 % vende te sigurta ne lista ?

30 % nenkupton vend i sigurt relativisht ne listat shumeemerore,ai eshte nje mekanizem per te ushqyer garen mes antaresis se kush ti pelqej, sherbej, ngjaj ne sjellje, artikulim madje dhe paraqitje liderit per ta merituar ate vend.

30% burim adrenaline per liderit per te ndjer dhe shijuar pushtetin e tij mbi antaresine e partise. Fuqia e percaktimit si fitues ne tavoline pa qene nevoja te besh fushate.

30% mundesi e arte per mediokrit, te paftyret, te paarsimuarit, askushet ne kuptimin e imazhit publik apo reputacionit profedional, te fortet, te fuqishmit financiarisht, per te qene ne vende te sigurta

30% si burim i paster i te ardhurave kesh per liderin ne kembim te vendit te sigurt ne listat shumeemerore. Postulati paguaje ta kesh eshte norme e pashkruar por e ditur te partite politike. Sa me shume paguan aq me lart vendosesh ne renditje dhe me i sigurt investimi dhe shpresa per shumefishim fitimi neser si deputet.

30% si mekanizem per te siguruar kamikaset per cdo rezultat te mundshem zgjedhor. Nje numer kandidatesh qe do te mbrojne ne menyre te verber linjen e liderit si do qe te shkojne zgjedhjet neser. Ketu mund te jene deputet me eksperience qe nuk dijne te bejne gje tjeter ne jete vec punes se deputetit fal ndjekjes ne menyre te verber te liderit, persona anonim qe katapultohen ne politik pa asnje kontribut, persona qe e kane blere statusin deputetit ne kembim te lekeve.

30% si mekanizem per te perforcuar rolin e liderit ne hartimin e listave dhe sfumimin e strukturave drejtuese. Mekanizmi i propozimeve nga lart posht pra nenseksion seksion kryesie, kryetar kalon direkt nga lart – poshte, kryetari ben njoftimimin e nominuar per cdo deputet ose i bie bilbilit si te votojne antaresia ne primare per kandidatet.

30% si instrument per te respektuar kodin zgjedhor dhe faktorin nderkombetar nepermjet respektimit deri diku te kuotes gjinore. Pavaresisht se shume parti paguajne gjoben kundrejt mosrespektimit te kuotes gjinore por te pakten jane ne rregull me marreveshjet nderkombetare qe kane firmosur.

30 % si mundesi qe disa deputet te kuptojne vleren qe kane cilesit e tyre ne kontakt me elektoratin jo thjeshte logoja e partise dhe liderit qe e drejton ate si e vetmia mundesi qe te kalojne hersin qe kerkohet per te ndryshuar renditjen e kandidateve ne lista. Nje pjese do garojne si ne sistem maxhoritar duke i dhene rendesi cdo vote.

30% si kod komunikimi i liderit per te deshifruar preferencat dhe bezdisjet, prespektivat dhe mbylljet e karierave te kandidateve nisur nga pozicioni qe ky i fundit ju vendos ne listen shumeemerore.

30% si nje mundesi e pashfrytezuar per te vendosur ne liste njerez qe nuk vijne nga jeta partiake por publike. Teknokrat qe mbulojne me kompetence fusha te caktura, te rinje qe mund te serviren ne publik si modele per tu adhuruar nga bashkemoshataret per shkak te arritjeve te tyre, persona me nevoja te vecanta qe jo per shkak te tyre por sistemeve qe kemi ndertuar nuk jane ne kushte te barabarta me pjesen tjeter te shoqerise, personalitete nga bota akademike qe kane demostruar kredo morale dhe profesionale dhe kane identitetin e tyre ne publik.

30% do te sherbej realisht keto zgjedhje per te pare garen qe zhvillojne ne terren deputetet per te siguruar hersin qe nevojitet per te ndryshuar renditje e listave shumeemerore. Viti 2021 ishte eksperimental dhe i panjohur keshtu qe pak u shfrytezua apo u moren seriozisht. Ky vit do te evidentoj me shume problemet per utopistet qe mbeshtesin per arsy apo naivitet listat e hapura si menanizem zgjidhje problemesh dhe permiresim parametrash demokratik.

30% si nje motiv per te ushqyer partite e vogla dhe te reja per te artikuluar teza demokratike ku ne fakt sistemi me lista gjysem te hapura eshte po aq demokratik sa ai me lista te hapura per te mos thene me i pershtatshem per kushtet tona eshte nje miniatur proporcional plus magjoritar qe kishim dikur por me disa dallime. Ceshtja nuk eshte sistemi por si perdoret sistemi.

Bllokimi i rrugëve të PD, më shumë është bllokim mendimi sesa mosbindje civile qytetare

23 December 2024 at 12:19

Nga Roland Lami

PD insiston te nje forme e mosbindjes civile sic eshte ai i bllokimit te rrugeve ne Shqiperi per te disa here radhazi. Ne tentative per te kuptuar pse i ka mbetur gozhda ketu forces me te madhe opozitare duke mos eksploruar forma te tjera te mos bindjes kupton qe bllokimi i rrugeve eshte ne fakt materializim i bllokimit te ideve te kjo force politike. Nuk thonin kot sofistet qe veprimi eshte materializim i mendimit.

Mosbindja civile e PD ngjan me shume me mosbindjen e publikut ndaj PD sesa e kesaj te fundit ndaj qeverise. Nese do ishte kjo e fundit do te shikonim marshim njerezish me mijera neper rruge sic ndodhi keto dite ne Beograd qe nuk e transmetoj asnje televizion. Jo se nuk ka arsye per te protestuar perkundrazi, por nuk gjejne inspirim te kjo force politike. Figura qe thinjen duke qendruar ne krah te liderit te radhes se kesaj force politike.

Mosbindja civile e PD eshte me shume nje aktivitet i radhes per te permbushur strategjine e liderit i cili ne shterpesine e ideve evokon aksione opozitare te viteve 2000 duke harruar kontekstin ne te cilin jetojme. Perseritja e te njejtit aksion sjell rutinizim dhe demotivim te personave te perfshire dhe vet publikut. Shkurt, nuk ben me lajm. Shikoni pjesemarrjen edhe militantet reduktohen nga nje bllokim te tjetra jo me qytetaret e thjeshte ne kohe festash.

Mosbindja civile e bllokimit te rrugeve eshte bllokimi i rrugeve te komunikimit te kesaj force politike me individ, fraksione dhe parti te reja opozitare qe nuk i binden lidershipit te kesaj force Z.Berisha. Paradoklasisht, personi qe premtoj bashkimin e opozites sot eshte shkaku i fragmentarizimit te thelle te saj. Nderkohe, kemi sistem proporcional rajonal dhe fragmentarizimi i votes vetem disavatazhon opoziten.

Bllokimi i rrugeve ne pavetdije eshte bllokimi i rrugeve per perfshirjen e figurave te reja te pakonsumuar me personalitet te ndertuar nga vetja jo lideri ne PD dhe mosbindja civile e kesaj te fundit eshte me shume refuzim per te qene pjese esaj persa kohe kjo force nuk modernizohet. Sigurisht, njerez te till kete aksion opozitar e konsidetojne demode dhe perseritja per te disa here radhazi nje vetvrasje politike.

Bllokimi i rrugeve ne simbolik komunikimi eshte nje moskomunikim per njerezit qe duan te bejne aktivitetet e perditshme ne kohe festash, nje moskomunikim me njerezit urban te shkolluar te arsimuar qe akte te tilla nuk kane asnje domethenie per ta. Shkurt shterpesi elektorale.

Bllokimi i rrugeve eshte nje test prove jo vetem per te pare reagimin e strukturave dhe antaresise ne mobilizimin e njerezve ne keto aktivitete por edhe per te pare shkallen e devotshmerise se tyre ndaj zbatimit te urdherit te dhene nga lart. Ne kohe ankthi per listat dhe votimin e primateve neper dege kjo e fundit eshte kthyer ne prioritet per jo pak antare te PD.

Bllokimi i rrugeve si aksion i sterperseritur ka nje vecori kesaj here faktin se Berisha eshte jashte jo i izoluar ne arrest shtepie. Pikerisht ky fakt rrit iluzionin te antaresia dhe vet ideatori qe kesaj radhe mosbindja civile do jete masive spektakolare. Mirepo, njerezit nuk e kane problemin vetem me formen, perseritja e te njejtit aksion opozitare bllokim rrugesh por me shume me thelbin. Kesaj radhe te gjithe do kene rastin ta kuptoj se nuk kane me alibi te shpresojne per te kunderten por te rimendonje per thelbin. E bejne vall dot ??

Pres me padurim mosbindjen civile te bllokimit te rrugeve ne janar per sa kohe eshte bllokuar mendimi lart.

❌
❌