Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

“Nuk arritëm dot që të distancoheshim…”, Lami: Rrënjët e atij regjimi janë edhe sot

By: Rovena
2 July 2025 at 20:51

Në kuadër të 35-vjetorit të ngjarjeve të 2 korrikut 1990, kur mijëra shqiptarë kërkuan strehim në ambasadat e huaja në Tiranë, emisioni “Real Story” në ABC News solli reflektime mbi trashëgiminë politike dhe shoqërore të asaj periudhe.

Analisti Roland Lami u shpreh se Shqipëria nuk arriti asnjëherë të shkëputej realisht nga komunizmi, por përjetoi një riciklim të tij. Sipas tij, mungesa e një distance të qartë nga e kaluara erdhi si pasojë e elitave të papërgatitura për të ndërmarrë një “divorc” të vërtetë me regjimin.

Lami theksoi se strukturat, mendësia dhe taktikat e trashëguara nga koha komuniste vijojnë të ndikojnë edhe sot, duke penguar një transformim të thellë dhe të sinqertë të shoqërisë shqiptare.

“Komunizmi tek ne u riciklua, nuk arritëm dot që të distancoheshim. Nëse do të distancoheshim duhet që të ishin elitat, të cilat nuk e bënë dot aktiv e divorcit. Ne elitat nuk i kishim të përgatitur për të bërë divorcin. Duhen vlerësuar për aktiv, por ndryshimi tek ne nuk ndryshoi në kuptimin e elitave, të mendësisë, të strukturave, taktikave se si trajtohet kundërshtari, dhe elemente rrënjë të atij regjimi janë edhe sot. Përgjigja është që ne nuk arritëm dot që të këputeshim nga regjimi, por patëm një degradim të regjimit në format që sot sa vijnë dhe largohen, por ama na kanë shoqëruar në këto 35 vite”, tha Roland Lami./abcnews.al

“Regjimi në Shqipëri më i ashpri”, Roland Lami për 2 Korrikun e 35 viteve më parë: Ishim të paorganizuar

By: Rovena
2 July 2025 at 20:38

Emisioni “Real Story” në ABC News u fokusua këtë të mërkurë te 35-vjetori i ngjarjes historike të 2 korrikut 1990, kur mijëra shqiptarë u dyndën në ambasadat evropiane, një moment që mund të kishte shënuar fillimin e fundit të regjimit komunist në vend.

Megjithatë, analiza e kontekstit të asaj periudhe nxjerr në pah veçoritë e një regjimi atipik, ndryshe nga ato në vendet e tjera të Lindjes, dhe një shoqëri të papërgatitur për ndryshimin e vërtetë.

Analisti Roland Lami tha se zgjedhjet e para të vitit 1991 treguan skepticizmin e gjerë ndaj transformimit politik, ndërsa intelektualët dhe komunitetet e persekutuara mbetën faktorë të rëndësishëm në këtë proces kompleks të tranzicionit.

“Hapja e ambasadave mund të ishte një thyerje e regjimit dhe e ndarjes me të. Por, të analizojmë kontekstin me të cilën ne na ndodhi hapja e ambasadave, ne kishim një regjim që nuk i ngjashme që nuk ishte në vendet e tjera. Ishte një regjim shumë atipik në krahasim  me vendet e Lindjes.

Nuk ishim në kushtet e Rumanisë, që kishte njerëz dhe e shporrën me dhunë regjimin, nuk ishim të organizuar. Zgjedhjet e para të vitit 1991 na tregonte që pjesa më e madhe e njerëzve nuk e besonin që regjimi u ndryshua. Nëse ne do të pretendonim një lloj disidencë, do të ishte komuniteti i dënuar dhe i persekutuar. E gjithë pra kjo na bën të kuptojmë, që nga takimi me intelektualët ishte një garanci për pushtetin”, tha Lami./abcnews.al

“Zgjedhjet lokale vijnë shpejt, njerëzit nuk janë budallenj…”, Lami: Me këtë strategji PD po e mbyll qepenin

By: Rovena
18 June 2025 at 20:53

“Zgjedhjet lokale vijnë shpejt, njerëzit nuk janë budallenj…”, Lami: Me këtë strategji PD e ka mbyllur qepenin

Analisti politik Roland Lami, në një koment gjatë emisionit “Real Story” në ABC News, ka kritikuar qasjen aktuale të Partisë Demokratike pas zgjedhjeve të 11 majit, duke e konsideruar të dëmshme strategjinë e zvarritjes dhe mosveprimit.

Sipas Lamit, mbajtja e qëndrimit të ngurtë ndaj rezultatit dhe përpjekjet për të justifikuar mosnjohjen politike të zgjedhjeve nuk mund të zgjasin pa kosto.

Ai paralajmëroi se, në mungesë të një reflektimi real dhe një drejtimi të qartë, PD rrezikon të humbasë besimin e elektoratit, veçanërisht në prag të zgjedhjeve lokale që po afrojnë.

“Nuk mund ta mbash të ngurtë perceptimin be simpatizantëve dhe të mbështetësve shumë gjatë. Mund të jetë një moment, ose një fazë e caktuar, por nuk mbahet gjatë. Nuk është çështje e lehtë që të mbash të ngrirë mbështetjen e demokratëve pa bërë asgjë.

Të futesh logjikë naive, që unë po zvarris procesin me shpresë që mund të gjej fakte që të çojnë tek mos njohja e procesit nga pikëpamja politike. Në finale Partia Demokratike me këtë lloj strategjie për mua po e mbyll qepenin, sepse do të vijnë shpejt zgjedhjet lokale, nuk janë budallenj njerëzit.

Pikiata që ka marrë Partia Demokratike me zgjedhjet e përgjithshme dhe me strategjinë që po e shoqëron këtë proces zgjedhor me heshtjen brenda, me zvarritjen pafund, me kapjen me thonj të disa shkeljeve për të hiperbolizuar vjedhjen e madhe globale që është bërë këtu tek ne, ku diferenca e votave është ajo që e panë të gjithë, nuk çon larg kjo, sepse zgjedhjet lokale vijnë shpejt”, tha analisti./abcnews.al

“Garë armatimesh mes shumë vendeve”/ Lami: Tensionet në rritje mes Fuqive të Mëdha, gjetja e konsensusit e vështirë

16 June 2025 at 20:25

Situata në Lindjen e Mesme vijon të mbetet shqetësuese. Ndërsa konflikti mes Izraelit dhe Iranit vijon të përshkallëzohet. Në një intervistë në emisionin “Real Story” në ABC News, analisti Roland Lami u shpreh se ajo çfarë ka rënë më shumë në sy në zhvillimet e luftës, është fakti se shumë vende duket sikur janë në një garë armatimesh.

Gjatë intervistës, Lami shtoi se mes Fuqive të Mëdha ka një tension të shtuar.

“Ne shohim që ka plasur një garë armatimesh të vendeve.  Është një tendencë e ngjashme me një periudhë para luftës ajo e Luftës së Dytë Botërore. Së dyti janë konfliktet duke provokuar dhe kërcënuar edhe vendet që janë fqinje. Elementi i tretë është që ka humbur edhe konensusi…Së fundmi është rritur tensioni me Fuqive të Mëdha duke  e bërë të vështirë gjetjen e konsensusit. Janë këto elementë që japin njëlloj legjitimiteti frikës që jemi në situatë para Luftës së Tretë Botërore. Dhe në administratën Trump, vërehen disa elementë që nuk ngjajnë me atë të Biden. Qasja për të atakuar administratën e Bidës, për të përdorur ngjarje si tërheqje vëmendje të elektoratit. Fokusi në ngjarje të caktuara me pretendimin për të dhënë zgjidhje pa e vrarë mendjen se sa esenciale është zgjidhja. Dhe tek politika e jashtme e administratës së Trump nuk ka një angazhim për standarde, sa i intereson llogaria personale se sa fitohet nga kjo gjë, duke shkelur edhe mbi parime…Këto janë elemente që identifikohen kaq dukshëm në administratën e Trump”, tha mes të tjerash ai.

Partia Demokratike edhe kështu siç është vlen

By: xhir jeta
7 June 2025 at 10:05

Nga Roland Lami

Presioni nga jashtë partisë për reformimin dhe demokratizimin e saj është një fenomen i zakonshëm në sistemet politike, veçanërisht kur partitë politike perceptohen si të mbyllura, jodemokratike ose të lidhura me interesa të ngushta politike apo ekonomike. Ky presion vjenë nga aktorë të ndryshëm dhe shfaqet në forma të ndryshme sidomos mbas rezultateve të dobta zgjedhor. Në ketë prizëm, mund ti shikojmë edhe reagimet e shtuara postzgjedhor adresuar partisë më të madhe opozitare pas humbjen “mashështore”.

Ndoshta me naivitet mendojnë disa kritik që duke ushtruar presion nga jashtë mund të vihen në levizje strukturat brenda PD dhe të filloj riorganizimi i pritshëm nga të gjithë, disa të tjerë, me shpresën se duke shtuar kritikat mund tiu japin zemër dhe kthjelltësinë e nevojshme figurave të rëndësishëm në PD që mund ti kujtojnë liderit legjendar Berisha respektimin e nenin “Basha” në statut, disa të tjerë ende kanë të ngulitur idenë se Partia Demokratike është jo vetëm forca më e madhe opozitare që mund të ndalojë revanshin e qeverisjes autokratike Rama 4 por edhe shpresa e vetme që mund të ofroj një opozitë ndryshe nga ajo e deri tanishme në Shqipërisë, prandaj vlen të kontribuohet te kjo forcë politike.

Mirëpo, ajo që ka ndodhur që nga humbja e 2013 deri sot që flasim ndryshe nga çfarë shohim te parti si motra kryesisht ato të qendrës së djathtë dhe të grupuara në Partinë Popullore Evropiane (EPP) është se në PD asgjë ska lëvizur në thelb dhe ska asnjë shenjë që mund të ndryshoj ndonjë gjë në vazhdim.

Për fat të keq transformimi, reformimi dhe demokratizimi i një partie politike nuk mund të imponohen nga faktorë jashtë PD, por duhet të buroj nga vullneti, vetëdija dhe veprimi i strukturave të saj të brendshme, përfshirë anëtarësinë, forumet dhe drejtuesit e përgjegjshëm. Pa proces demokratik të brendshëm, çdo ndryshim që sugjerohet nga jashtë – qoftë nga mediat, presioni ndërkombëtar apo opinionistë – mbetet jo i qëndrueshëm dhe i pambështetur nga baza e saj. Ndryshimet e vërteta në Partinë Demokratike (si në vitet ’90 apo në momente të krizave të brendshme 91, 98 apo 2005) kanë ardhur nga presioni i brendshëm: lëvizje rinore, gara për lidership, kërkesa për transparencë, nevoja për bashkim mekanik forcash dhe numrash dhe jo si rezultat i thirrjeve nga jashtë PD. Kur ka munguar ky presion nga brenda, PD ka ngecur në ngrirje organizative, përçarje apo personalizim të pushtetit. Asnjë parti nuk demokratizohet me këshilla nga studio televizive apo me deklarata ndërkombëtare.

Sot PD është kapur nga lideri që e themeloi dhe nuk e koncepton dot PD pa të. Strukturat drejtuese të saj janë aty fal rezistencës jo për ta reformuar por për ta konservuar ashtu siç është partinë pasi cdo reformim i mundëshëm i saj ndryshon dhe status quo e tyre. Interesa të ngushta të një grushti deputetësh që kanë parë dhe dëgjuar se edhe në opozitë i shijon frytet e favorizimeve që bën qeveria ndaj tyre jo pak here në këmbim të heshtjes në parlament apo komisione parlamentare i bën ata të heshtin dhe të jenë të verbër. Po ashtu, një pjesë e konsiderueshme e antarësisë është ngulitur në kokë ideja që vetëm Berisha e mban të bashkuar
atë parti, të tjerët e shpërbëjnë atë. Ndëra të larguariit që kanë bërë aventuara politike jashtë PD duke garuar me logo të tjera kanë dështuar me sukses duke e parë kthimin në PD si lëmosh jo si moment imponimi vizionesh dhe propozimesh. Kështu që strukturat organizative të partisë, në vend që të nxisin reformimin e brendshëm, ato vazhdojnë të funksionojnë si mekanizma për ruajtjen e status quo-së .

Në këto kushte, forca e parë opozitare që mundësoi ndryshimin e regjimit politik në 92, sot mund të jap një kontribut shumë të vyer për pluralizmin partiak vecanërisht partitë e reja nëpërmjet modelit sesi nuk duhet të jetë një forcë politike në opozitë. Partitë e reja, tashmë kanë një pasqyrë ku mund të shohin veten për të mos përsëritur të njëjtin imazh nëse nuk duan të ketë të njëjtin rezultat.
Historia e partive politike në vendet postotalitare na tregon se kontributi i partive të para pluraliste siç ishte edhe Partia Demokratike në rastin tone nuk konsiston vetëm në rolin që luajnë në momente të rëndësishme historike duke shërbyer si themelues të pluralizmit partiak dhe transformues të sistemit politik por edhe me modelin e dështimit që ofrojnë nga mbyllja e ciklit politik. Kjo forcë politike e ka mbyllut ciklin e saj politik,tashmë, në terren kanë dal forca te reja politike që kanë çfarë ofrojnë mjaftojnë të mos bëjnë atë që ka bërë Partia Demokratike.

Së shpejti do të kemi zgjedhje të parakohshme lokale dhe partitë e reja kanë mundësi të na ndryshojnë idenë e fiksuar prej vitesh që vetëm PD dhe PS janë forcat kryesore politike që këmbejnë vendet mes njëra tetrës dhe te tjerat janë thjeshtë për dekor apo shtojca për kontribute modeste.

Dy linjat brenda PD/ Roland Lami: Lista e hapur kërkon reformim, lista e mbyllur mban Berishën si të pazëvendësueshëm

By: Rovena
3 June 2025 at 20:27

Analisti Roland Lami, i ftuar në emisionin Real Story në ABC News, komentoi përplasjet e brendshme në Partinë Demokratike, duke ndarë strukturën e saj të brendshme në dy qasje të ndryshme: atë të “listës së hapur” dhe “listës së mbyllur”.

Sipas Lamit, brenda PD po kristalizohen dy linja që përfaqësojnë vizione të ndryshme për të ardhmen e partisë.

Njëra është ajo e listave të hapura dhe tjetra është PD e listave të mbyllura,” u shpreh ai.

Ai shpjegoi se përkrahësit e listës së hapur nuk synojnë vetëm përmirësimin e standardeve zgjedhore, por edhe reformimin e brendshëm të partisë dhe ndryshimin e lidershipit. Në të kundërt, sipas tij, mbështetësit e listës së mbyllur fokusohen vetëm te proceset zgjedhore dhe nuk e konsiderojnë të nevojshëm ndryshimin e strukturës së partisë.

“Unë mendoj se në vazhdim në PD të kemi dy linja brenda PD-së. Njëra është ajo e listave të hapura dhe tjetra është PD e listave të mbyllura. PD në listat e hapura kërkon edhe reformimin e partisë, por dhe rregullimin e standardeve të zgjedhjeve. Kurse personat e listave të mbyllura kërkojnë vetëm problemin e standardeve të zgjedhjeve, partia nuk ka asnjë për të ndryshuar.

Lista e hapur kërkon ndryshimin e lidershipit të PD-së, kurse lista e mbyllur thotë se pa lidershipin ajo parti nuk ka të ardhme. Listën e hapur mund ta mendosh edhe në një asgjësim të mundshëm pasi lëshojnë veten dhe karrierën e tyre vetëm tek PD, pas zgjedhur një variant apo formim tjetër. Ata që janë brenda listës së PD e mendojnë që janë në atë parti vetëm falë liderit të asaj partie dhe mendojnë se siç ka ndodhur herët e tjera që të pakënaqurit janë larguar dhe janë kthyer prap, mjafton ta marrë PD dhe gjithçka reformohet”, tha analisti.

Lami theksoi se e vetmja mënyrë për një reformim real të PD-së është që përkrahësit e listës së hapur të mos shohin më të ardhmen e tyre politike përmes strukturës aktuale të listës së mbyllur.

“Zgjidhja për mua e vetmja mënyrë për t’u reformuar PD, është që ata që janë në listë të hapur të mos e shikojnë perspektivën në listë të mbyllur, sepse nuk ndodh asgjë aty. E vetmja formë që të shikojnë formimin e së ardhmes është që të shikojnë të ardhmen e PD me një parti tjetër. Paradoksi është që lista e hapur mendon që PD duhet të jetë pa Berishën, kurse lista e mbyllur mendon që pa Berishën nuk ka PD”, përfundoi Roland Lami./abcnews.al

 

 

“Mungesa e Veliajt ka qenë kosto për PS”, Lami: Roli i Bashkisë së Tiranës, i pangjashëm me atë që ka pasur në zgjedhjet e tjera

By: Rovena
20 May 2025 at 20:46

Analisti Roland Lami në emisionin “Real Story” nga Sokol Balla në ABC News tha se mungesa e figurës së Erion Veliajt ka pasur një kosto për Partinë Socialiste për zgjedhjet e 11 majit.

Lami shtoi se Bashkia e Tiranës nuk pati të njëjtin rol në zgjedhje, krahasuar me ndikimin e saj në zgjedhjet e kaluara. Sipas tij fushatës elektorale i mungoi protagonizmi, energjia dhe karizma e Veliaj.

Roland Lami: Mungesa e Veliajt ka qenë një kosto për PS. Bashkia e Tiranës nuk i ndje si në një pozicion taktik. Roli i Bashkisë së Tiranës është i pangjashëm me rolin që ka pasur në zgjedhjet e tjera, kjo lidhte me rolin e bashkisë, por dhe Veliajt. Mungoi protagonizmi i Veliajt, energjia dhe karizma tij. Janë këto dy komponentë për mua që them se kanë ndikuar.

Të njëjtin lajm me Lamin ndau dhe analisti Skënder Minxhozi, i cili u shpreh se për shkak të mungesës së Veliajt dhe “marazit” të qytetarëve për partitë e mëdha, partitë e vogla morën më shumë vota, madje më shumë vota se në qytetet e tjera ku mund të njiheshin më shumë.

Skënder Minxhozi: Votat e partive të vogla ka qenë një votë inati për shkak të marazit që kanë pasur me dy partitë e mëdha. Mendoj se mungesa e figurës së Veliajt ka pasur një ndikim. Veliaj mendoj se aleatët më të mirë i ka në krah të vet./abcnews.al

Debati në “Real Story”/ Lami: “Të rinjtë”, në thelb të njëjtë me PD. Shabani: Garuam me listë të hapur

By: Re Nato
14 May 2025 at 20:55

Analisti Roland Lami thotë se në thelb, partitë e reja në thelb janë të njëjta me PD.

Në emisionin “Real Story” në ABC News, Lami u shpreh se partitë opozitare, duke mos bërë koalicion, gërryen njëra-tjetrën.

Ndërsa bashkëthemeluesi i koalicionit “Nisma Shqipëria Bëhet”, Endrit Shabani deklaroi se kjo nuk është e vërtetë, pasi ara garuan me listë të hapur, ndryshe nga PS-PD.

Roland Lami: Lapaj, Endri, Qori, megalomani e madhe, sa mandate do marrin. Ai kolegu yt ishte me 70 mesazhe. Nuk po ta prish mesazhin. Megallomani është, fakti që nuk bëre një koalicion, ja si përfunduatm duke gërryer njëri-tjetrin. Simptoma është e njëjtë. Besnikët godasin të parët. Nuk po i hyjmë kësaj. Te cilësitë e kandidatëve, PD gaboi, edhe partitë e vogla mbaroi. Strategjia, cilësia e kandidatëve dhe e treta, lidhet me aspektin sesi iu qasën elektoratit në terren.

Endrit Shabani: Berisha ka konkurruar me bunkerë. Ne jemi me garë listë të hapur. Zotëri, të gjithë kanë dhënë dorëheqjen. Të gjithë ata që ishin te lista e mbyllur, nuk janë kandidatë. Mund ta verifikoni, është në KQZ. Berisha dhe Rama kanë konkurruar me listë të mbyllur, ne me listë të hapur. Unë kam thënë, ne kemi mundësi ta zbresim Ramën me tre përqind, nga 73, ta çojmë ne 70 mandate. Unë kam menduar që këto 70 mijë vota do prodhojnë 4 mandate. Më vjen keq që kam qenë optimist, por do jem prapë. Kjo nuk është megalomani. I vetmi njeri që ka bërë koalicion, unë kam bërë koalicion. Unë nuk i kam hyrë politikës për t’u bërë dikushi./abcnews.al

Numërimi votave, PS kryeson/ Roland Lami: Në Dibër PD e ka më të lehtë të mbajë numrin 3

12 May 2025 at 02:10

Analisti Roland Lami në studion e ABC News, komentoi vijimësinë e procesit të numërimit të votave.

Ndërsa janë numëruar 119 kutitë e para, Partia Socialistë ka kryesuar deri në tani në ranga kombëtar. PS kryeson me 53.74 për qind.

Analisti Roland Lami u shpreh se për qarkun e Dibrës sipas tij PD e ka më të lehtë për të mbajtur numrin 3. Ndërsa theksoi se në Shkodër, PD e ka të “blinduar mandatin e katër dhe se sipas tij i duhet një “sforco” për të mbajtur mandatin e 5

“Për qarkun e Dibrës PD e ka më të lehtë për të mbajtur numrin 3 ndërsa PS e ka më të vështirë për të kapur numrin 3. Megjithatë kjo mbetet për t’u parë. Është bërë një investim infrastrukturor që ndoshta jep edhe ndonjë efekt nga ana e PS. PD e ka të blinduar mandatin e katërt dhe i duhet një sforco për të mbajtur mandatin e 5. PS e ka të blinduar 3 dhe lufton fort të kapë mandatin e 4. Tek mandati i 4 është në përplasje me PSD që kërkon të marrë numrin 2.

Marrëveshja e heshtur PS-PSD në lidhje me votat në Shkodër nuk është më, në Shkodër tek e djathta kemi edhe kandidatura që vijnë nga fraksione që janë nga e djathta që duam apo jo do bëjnë njëfarë gërryerje”, tha Lami./abcnews.al/

Kandidatët e PD incidente në procesin zgjedhor/ Bejko: Po dëmtojnë veten. Lami: Një vetëvrasje e imazhit të PD

By: Rovena
11 May 2025 at 12:25

Gjatë transmetimit maratonë në ABC News të procesit të votimit të 12-të qarqeve të vendit, janë raportuar deri më tani një sërë incidentesh, përplasjesh dhe shkelje të ligjeve të Kodit Zgjedhor të kandidatëve të Partisë Demokratike.

Analistët Roland Bejko dhe Roland Lami janë në të njëjtin mendim që me parregullsitë që po krijojnë PD, po dëmton ose “po vret veten”.

Roland Bejko: Kjo gjë, prezenca e kandidatëve të Partisë Demokratike në qendrat e votimit, duke sikur po dëmton vetëm PD. Jo vetëm që i duhet një pjesëmarrje e lartë në këto qendra, dhe nëse do të ketë sherr në qendra dhe qytetari stepet që të shkojë dhe të marrë pjesë në votime. Kjo vret vetë interesin e PD, tentohet që të frenohet pjesëmarrja.

Roland Lami: Kjo sjelle në kundërshtim me ligjin e disa kandidatëve të PD është një vetëvrasje në kuptimin e imazhit që krijon ditën e zgjedhjeve, por edhe heqje e argumentit për të pretenduar një parregullsi. Sepse opozita nuk është vetëm për të marrë pjesë në zgjedhje, por dhe të fotografojë në momentin që ka parregullsi ndërkohë që situata e deri tanishme ka treguar që PD është bërë vetë shkak i parregullsive dhe kjo është e patolerueshme.

Berisha mund të udhëtojë në SHBA? Lami: S’ndryshon, copëzimin e PD. Meçe: Gazetari i statusit, gazetari i kompanisë lobuese të 6 milionë dollarëve

By: Rovena
8 May 2025 at 21:28

Analisti Roland Lami në emisionin “Real Story” në ABC News u ndal tek lajmi i publikuar nga një gazetar i cili pretendon se Sali Berisha mund të udhëtojë drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Lami u shpreh se ky mund të jetë një lajm i mirë për votuesit e djathtë, por nuk prodhon asnjë esencë pulitke, nuk e ndryshon copëtimin e së djathtës.

“Është një lajm i mirë për votuesit e djathtë, por nuk prodhon asnjë esencë. Nuk ndryshon, copëzimin e së djathtës. Dhe së fundmi nuk zgjidh për dy ditë kartën që mban Berisha. Është diçka që nuk prodhon asnjë politikisht”, tha Lami.

Nga ana tjetër Arben Meçe, tha se gazetari në fjalë që ka hedhur statusin është gazetari i kompanisë lobuese të 6 milionë dollarëve.

“Tipari dallues i Berishës, është manipulator i shkëlqyer i faktit. Faktin e manipulon në mënyra nga më të çuditshmet. Pyetja e parë, duhet të ishte se kush është gazetari. Dhe në fakt gazetari që ka hedhur statusin, del gazetari i kompanisë lobuese të 6 milionë dollarëve. Në këtë faqe u publikua dhe intervista e LaCivitas. Berisha fsheh pyetjen. Kemi një kapërcim, të rastit”, tha Meçe./abcweb.al

Sondazhi në ABC News/ Lami: PS drejt mandatit të nëntë në Elbasan. PD humb një mandat

28 April 2025 at 20:56

Në emisionin “Real Story” është publikuar sondazhi i dytë i realizuar nga ABC News dhe Angi Ricerche.

Analisti Roland Lami, ka komentuar rezultatet e sondazhit të publikuar. Ai u shpreh se Partia Socialiste, ka tetë mandate dhe se sipas tij shkon drejt mandatit të 9 në Elbasan. Ndërsa Partia Demokratike sipas tij humb një mandat.

“Nëse do marrim 56 % PS ka tejkaluar përqindjen e siguruar në Elbasan në 2021. Mbron mandatin e 8 dhe është afër me votat e veta me mandatin e 9. Pra nga 2021 sot që po flasim PS ka 8 mandate të sigurta shkon te mandati i 9. PD humb një mandat dhe rrezikon një mandat tjetër. Luhet mandati i 9 nëse do ta marrë Lapaj ose, jo. Dhe ka shumë mundësi që votat e partive të vogla t’i shkojnë partisë fituese që është parti e parë”, tha ai.

/abcnews.al/

Sondazhi i ABC News dhe Angi Ricerche, Rama më i preferuar si kryeministër, Lami: Ka më shumë vota se PS, Berisha e kundërta

By: Rovena
22 April 2025 at 20:41

Bazuar sondazhit që publikoi mbrëmjen e djeshme, 21 prill 2025, ABC News në bashkëpunim me Angi Ricerche rezultoi se shqiptarët preferonin më shumë si kryeministër Edi Ramën se sa Sali Berishën.

Në emisionin “Real Story”, analisti Roland Lami tha se Rama ka më shumë vota se sa partia e tij dhe kjo është një favorizim, kurse Berisha është e kundërta. Është më pak i preferuar se sa PD, gjë që e dëmton këtë të fundit.

“Ka një komponent dallues tek e majta dhe tek e djathta. Tek e majta tek komponenti kryesor i saj ,që është kryeministri dhe që ka më shumë vota se partia. Në të gjitha sondazhet, referuar dhe sondazhit tuaj vëren që lideri i forcës më të madhe politike, që është zoti Rama ka si votë preferenciale më shumë vota, se sa vetë partia. Gjë që i jep mundësi këtij lideri që ta tërheqë partinë, ta çojë në pozitat e tij për të maksimizuar sa më shumë vota.

Kjo e justifikon edhe tek strategjia e fushatës, për përqendrimin e fushatës tek zoti Rama, i cili ka marrë përsipër që fitoren dhe humbjen ta ketë si triumf apo kosto të tij. Por, referuar preferencës e justifikon. E kundërta është tek Sali Berisha, i cili ka si votë preferenciale, apo si preferencë më pak se sa ka vota për partinë. Në vend që të tërheqë partinë për ta zgjuar më tej, e tërheq partia atë. Nuk ka mundësi dhe nuk ka potencial ta bëjë atë”, tha analisti./abcnews.al

“PS ruan kuotat”, Lami: Partitë e reja marrin vota nga “koshi” i Partisë Demokratike

22 April 2025 at 20:35

TIRANË- Partia Demokratike vijon rënien e lirë dhe këtë e tregoi sondazhi i parë i Abc News, i kryer në bashkëpunim me kompaninë prestigjioze italiane të sondimit, Angi Ricerche.

Analisti Roland Lami u shpreh në “Real Story” se Partisë Demokratike i rrjedhin vota dhe i shkojnë te partitë e reja.

Sipas tij, Partia Socialiste vijon të ruajë kuotat e saj dhe madje ka arritur në maksimumin e votave të majta.

“Kur ka një rrjedhja votash dhe ne duhet të kuptojmë se ku shkojnë. Është e logjikshëm se këto parti do marrin te thesi i Partisë Demokratike. PS duket se ka vendosur se nuk lejon t’i ikin vota dhe po shkon në maksimumin e saj në vota të majta”, tha ai./abcnews.al

Pas Berishës vjen rrëmuja? Analisti: Deklaratat e tij rrisin skepticizmin tek elektorati gri

By: Rovena
10 April 2025 at 20:41

Analisti Roland Lami në emisionin “Real Story” në ABC News bëri një analizë të deklaratave që kreu i PD, Sali Berisha ka bërë para qytetarëve. Që nga shkërmoqja e administratës, e deri tek hapja e dyerve të burgut, deklaratat e Berishës janë parë me skepticizëm dhe në disa raste nuk janë marrë as seriozisht.

Roland Lami tha se deklaratat e tij nuk ndikojnë tek simpatizantët e flaktë qofshin të majtë apo të djathtë, por tek elektorati gri. Tek këta votues të arsimuar që dëgjojnë me vëmendje deklaratat e secilit lider. Sipas Çupit këto deklarata rrisin zhgënjimin dhe skepticizmin tek PD.

“Berisha është vetëm i pëlqyer vetëm brenda PD. PD ka një kryetar që nuk ka konkurrentë, pastaj ka një kryetar që nuk ka të njëjtën pëlqyeshmëri si partia. Paradoksi i dytë është që në deklaratat e opozitës duhet ti analizojmë, PD nuk është se i ka kuotat tek simpatizantët e saj, PD ka një problem jashtë simpatizantëve, e ka tek elektorati gri. Çfarëdo të thotë Berisha ndaj simpatizantëve të Berishës nuk kanë asnjë ndikim. Shtesa e mesme, që është një votues skeptik, që do ta shikojë Shqipërinë si vend anëtarë të BE, e shikojnë me lupë se çfarë deklarohet. Këto lloj deklaratash i rrisin zhgënjimin e bëjnë që në kutinë e votimit të mos jetë. Kurse fasha tjetër orientohet tek partitë e reja, që të paktën nuk janë figura të përdhosura dhe që rrisin besimit. Këto mesazhe që bën Berisha nuk janë mesazhe që çojnë votën tek votuesi real, këto lloj deklaratash mund të mbajnë vetëm një të verbër”, tha Roland Lami./abcnews.al

“Berisha nuk bashkëjeton dot me kritikët”/ Lami: Në 34 vite, PD nuk e ka ndryshuar lidershipin

By: Re Nato
20 March 2025 at 20:25

Analisti Roland Lami thotë se Sali Berisha nuk bashkëjeon dot me kritikët dhe kundërshtarët e tij në parti.

Në emisionin “Real Story” në ABC News, Lami u shpreh se PD është drejtuar gjithmonë nga Sali Berisha.

“Zoti Berisha, në të gjithë drejtimin e PD, ka treguar që, përveç 2005 për arsye pragmatiste, nuk bashkëjeton dot me kritikët, me kundërshtarët, me rivalët. Kjo fillon që nga Aleanca Demokratike, pastaj Lëvizja për Zhvillim Kombëtar, pastaj Partia Demokratike Reformatore, dhe sot ku jemi me 3-4 fraksione. Shpjegimin e përjashtimit të disa deputetëve, duke mos i futur në lista të sigurta, por duke i lënë në lista të hapura, duke ditur realitetin e PD që ka sot, që nuk shohin shpresë, optimizëm për të fituar mandat, plus asaj që është në listat e mbyllura, është mesazh indirekt përjashtimi, duke mos i pasur në parlament. Ne sot jemi, mbi mënyrën sesi drejtohet PD, sepse jemi në 35 vite në të njëjtin njeri që e drejton këtë parti. Dha me leje PD dhe e kontrollonte prapë me leje atë, pavarësisht se ishte zoti Basha në drejtimin e saj, tregon që PD nuk ka ndryshuar lidership politik. E majta, PS, mund ta kritikosh, ta shash, por së paku, lidershipi është ndërruar, por të paktën dy herë. Në PD, në 34 vite që jemi pluralizëm, nuk ka ndryshuar lidershipi. Shpejt do vijë rezultati i zgjedhjeve dhe në PD, pas 35 viteve, prapë do shtrohet pyetja, kush e drejton këtë forcë politike dhe si do të ecë kjo forcë politike?”, theksoi ai./abcnews.al

Guxo për me tregue

By: Re Nato
9 February 2025 at 13:36

Nga Roland Lami

Mbremë, mitingu madhështor dhe më i furishmi në historinë 34 vjeçare të pluralizmit shqiptar ishte një vdekje elektorale e paralajmëruar. Një miting që kërkonte të binde simpatizantët e PD dhe jo vetëm pse kjo forcë politike garon për vendin e dytë në këto zgjedhje.

Nuk fiton dot sepse nuk ka guxim ti thotë liderit të saj dhe disa figurave drejtuese që jeni figura të konsumuara dhe të ezauruara në ide pavarësisht nervit për të mbetur përjetsisht në pushtet. Nuk mjaftuan zgjedhjet e 2023 apo sondazhet e ndryshëm urdhëro pjesmarrjen jashtë Shqipërisë dhe brenda. Hap krahun jepi frymëmarrje partisë pasi ka formula drejtimi në raste tranzicioni drejtimi partie në prag fushatash. PD nuk është partia e parë që përballet me këto probleme. Më mirë një fund i dhimbshëm sesa një dhimbje pa fund.

Rinovo figurat kryesore me njerëz të pa konsumuar por me reputacion në qytet që kanë kredo morale dhe vizion. Besnikët le të vazhdojnë me kontributin e tyre ti japin partisë nëse duan se boll i kanë marr.

Rigjenero imazhin e PD pasi duket se i ka mbetur ora në 2012. Janë të njëjtët njerëz që flasin, shkojnë në takime madje edhe të emruar si drejtues politik në qarqe pavarësisht se 80% e tyre janë më pak të votuar ose pa bilancë pozitiv në zgjedhjet e 2023.

Bashkohuni me kundërshtarët që janë brenda të djathtës pavarësisht peshës modeste që kanë në elektorat pasi përceptoheni partiçka që garojnë për fatin e kryetarëve jo si një front opozitar. Përceptimi është më i rëndësishëm në politik sesa realiteti. Plus, kanalizohen energjitë te kundërshtari natyral politik jo te njëri – tjetri.

Unifikoni tezat e së djathtës dhe qendrës së djathë pa huazuar teza Trumpiste që janë jashtë kontekstit shqiptar. Fokusohuni në 5 ose 6 tema që janë esenciale për shoqërinë duke i përsëritur deri në mërzi dhe harroni tezën heqja e non gradës zgjidh përfundimisht hallet e PD. Se edhe sikur të hiqet nuk ka viagër që ngreh në peshë votën e së djathtës me këtë strategji.

Krijoni shpresën te votuesi i zhgënjyer, i mërzitur, i paqëndrueshëm se e djathta pavarësisht mekanizmave manipulues që do të përdor qeveria do ti fitoj zgjedhjet se ka shumicën e shoqërisë me vete që nuk e duan më këtë formë qeverisje. Fryma përmbys sisteme, struktura, para e ka treguar historia 34 vjecare e Shqipërisë. Shikoni çpo ndodh në Serbi.

Përmirëso ligjërimin publik me figura të reja që nuk intimidohen nga video apo deklarata të mëparshme që kundërshtojnë ato që thotë personi në studio. Promovo persona që dijnë të artikulojnë teza të djathta dhe nuk u ka mbetur ora te tezat e 2010 kur ishte në pushtet PD. Të vjetrit të vazhdojnë të kontribuojnë në terren duke vënë në lëvizje strukturat besoj i detyrohen kaq partisë për cfarë i kanë marr në gjithë këto vite.

Ndërtoni një qasje të re me ndërkombëtarët jo të diktuar nga halli i liderit aktual. Ne jemi të dënuar të kemi aleat ndërkombëtarët kështu që duhen konceptuar një strategji e re komunikimi. Çlirimi i PD nga figurat e vjetra do çliroj energji të reja bashkëpunimi me ndërkombëtarët. Fryma e së djathtës sot në perëndim dominon fushën politike pse duhet të jetë ndryshe në Shqipëri.

Jooo do thonë simpatizantët kë shikon ti Report Tv që jep pamje droni me 3000 persona hapi gallot shiko TVSyrin 400.000 persona. Maskara thonë votuesit e përhershëm të PD po ne kemi 34 vite që drejtohemi nga Berisha si mund të besojmë te dikush tjetër ? Legen thonë qendërstarët e Rithemelimit po ne përballuam me dinjitet piruetat që bëm nga Basha te Saliu si do e dorëzojmë tani që jemi mirë në pozicione drejtuese. Tek e fundit edhe në opozitë nuk jetohet keq pasi qeveria e ka treguar se është kavaliere edhe me ne. Pis thonë drejtuesit e nënseksioneve poshtë. Si mund të harrojmë ne përplasjet e 8 Janarit dhe sharjet në zgjedhjet e 2023 me të besuarit e Bashës Alibeaj me shokë.

Shkurt, ky është një monolog që i flet atij votuesi që nuk ishte dje në mitingun madhështor dhe nuk do shkoj në votim me 11 Maj për sa kohë PD e furishme vazhdon me të njëjtën strategji. Zëri i tyre flet me heshtjen, i diferentizmin, iniorimin dhe përçmimin me atë që ndodh në PD.

Paradokset e PD për votën e diasporës

7 February 2025 at 09:40

Kërkesa për votim me ID të huaj artificë për të penguar votën e emigrantëve. Fakti që jemi në 2025 dhe diskutojmë nëse do të votohet me siguri apo jo më 11 maj, është fakti i hezitimit dhe pasiguritë që kanë pasur dhe vazhdojnë të kenë partitë kryesore për sjelljen elektorale të diasporës.

Siç kanë vendosur për sistemin zgjedhor mund të kishin vendosur prej vitesh për votën e emigrantëve. Nuk mund t’ia faturojmë këtë përgjegjësi partive të vogla se nuk kanë numra dhe mekanizëm për ta diktuar votën e emigrantëve.

Ka një korrelacion interesant në sjelljen e PD. Përtej faktit të kësaj sjelljeje, e paqartë në dukje, e PD nëpërmjet kushtit që nëse se nuk plotëson nuk kaloj amendamentin me 13 shkurt, po të shikosh deklaratat e PD ka qenë konstruktive në dukje në adresë të dhënies përparësi të votës së emigrantëve.

U vendos çështja që të hiqet pagesa për çështjen e votimit. Më duket i justifikuar qëndrimi i PD në lidhje me faktin se do t’ia lëmë qeverisë apo shtetit që ta shprehë nëpërmjet ligjit çështjen e pagesës. I duhet lënë shtetit.

Ka qenë konstruktive ideja që personave që iu është mbaruar afati, të shtyhet afati është e drejtë. Çështja e tretë që del jashtë logjike dhe mundësisë për ta menaxhuar dhe është paradoksale për kohën mundësitë dhe kapacitetin apo aftësitë teknike për ta realizuar, që të votojë dhe dikush që është me dokumente jo shqiptare, siç po shprehet edhe KQZ që është i pamundur.

Ndërkohë ka javë që PD ka zbritur në terren. Si është e mundur që nga kontaktet në diasporë, nga informacionet që merr në lidhje me humorin e diasporës, vendos një kusht që nuk qëndron edhe logjikisht. Si mundesh të nxjerrësh një artificë që të bëhet pretekst për të penguar një mundësi që ti ke parë se mund të përmbysë rrokadën e forcës politike në Shqipëri nëse kontaktet me diasporën në aktivitete janë optimiste.

Vetëm nëse je i pasigurtë dhe pesimist për votën e tyre dhe kërkon të nxjerrësh një artificë që të shërben për të justifikuar se s’do të kalosh këtë ligj se ndryshe logjik politike nuk ka. Të nxjerrësh një artific për të mbajtut të pandryshueshëm aspektin e kostove të pambuluar të procesit të votimit të diasporës do të thotë praktikisht të mbash larg votimit 50% votuesit potencial që duan të votojnë në diasporë.

Interesant është edhe qëndrimi i partive të djatha të dala nga PD si Partia Euroatlantike, E djathta 1912 dhe Partia Mundësia të cilat pavarësisht kushteve të ndryshme në thelb bashkohen me qëndrimin e PD. Pra këto parti kanë justifikuar ndarjen, formimin e partive të tyre për të qenë të ndryshme nga PD dhe aktet politike i bëjnë të ngjashëm me të.

Si mund të nxjerrësh kusht votimin elektronik në të gjithë vendin kur edhe 4 muaj shkojmë në zgjedhje ? Si mund të kërkosh lista të hapura si kusht votimin e amandamentit të 13 Shkurtit kur procesi i negocimit për sistemin zgjedhor ka muaj që është mbyllur ? Shkurt nxirr një kusht të parealizuar për të thënë jo. Ose vendos një kusht të ditur të paralizuar që të jesh në të njëjtën anë me PD.

Partitë e vogla nisur nga sondazhet por edhe nga historia e shkurtër politike të vetmen shpresë për të bërë ndryshimin dhe të garantoj mbijetesën e tyre politike është vota e diasporës apo edhe këta kanë nuhatur në takimet me ta që nuk janë të preferuar dhe në këto kushte ju duhet më shumë një derë hapur te PD mbas zgjedhjesh sesa një stermundim afatgjatë për të mbijetuar në politikë. Arsye tjetër për të kuptuar sjelljen e tyre nuk shoh.

Së fundmi edhe qeveria ok është. Në publik e shet qëndrimin e saj si pro votës së diasporës dhe ekspozo opozitën si pengesë të procesit.

Në këtë rast jo për shkakun e saj përdor opozitën që të vështirësoj votën e opozitës. Tek e fundit edhe ajo jeto me pasiguritë e saj sesi do orientohet vota e emigrantëve. Votimi i 13 shkurtit do të na sqaroj më shumë për vullnetet e secilit dhe interesat që fshihen mbas këtyre qëndrimeve.

Incidenti në protestë mes Qorit dhe Lapajt/ Lami: Ngjarje e njëjtë si partitë kryesore. Leka: Nuk kanë asnjë risi

By: lia rda
22 January 2025 at 20:50

Analistët Roland Lami dhe Martin Leka kanë komentuar në emisionin “Real Story” incidentin që ndodhi mes Adriatik Lapajt dhe Arlind Qorit.

Sipas Lamit, këtë sherr mund ta shohësh dhe te partitë kryesore, pasi është i njëjti model. Ndërsa, sipas Lekës, partitë e reja nuk kanë asnjë risi, pasi nuk kanë krijuar asnjë model të tyre.

“Është shumë interesant fakti që jo vetëm në këto zgjedhje, por dhe në zgjedhjet e tjera, nuk është se ka munguar hezitimi për të votuar partitë kryesore. Nuk është se ka munguar interesi i të rinjve për t’u përfshirë në partitë politike. Nuk është se ka munguar konsumimi i figurave kryesore në syrin e publikut. Nuk është se ka munguar zhgënjimi apo mërzia. Ne na janë ofruar partitë e reja në moshë, në eksperiencë, ndoshta dhe në përbërje, por kanë qenë të vjetra në strategji. Këtë ngjarje ti mund ta shohësh rëndomtë te partitë kryesore, por e shikon dhe te të rejat. Jemi në një garë ku tenton të futet më shumë te tradita e ligjërimit të partive të vjetra, jo të reja. Nuk frymë, nuk ka ide, nuk ka stil, nuk ekip”, tha Lami.

“Këta nuk kanë krijuar një model të ri, nuk përbëjnë risi. Thjesht janë disa individë që kanë rreth vetë disa të tjerë që ne nuk i njohim. Gjë që kjo është me rëndësi se nëse këta vijnë në pushtet, kë do të bëjnë ministër të Jashtëm për shembull. Sepse qendron te modeli”, tha Leka./abcnews.al

Pse PD po shkon me bindje drejt një vetëvrasje politike ?

17 January 2025 at 11:00

Nga Roland Lami 

Janë zgjedhjet lokale 2023
Janë disa sondazhet të realizuar nga Barometri i TV Euronews
Është sondazhi i fundit i realizuar nga IDRA financuar nga Instituti Republikan Amerikan.
Sondazhe të realizuar nga individ apo kompani brenda dhe jashtë Shqipërisë.

Të gjitha pa përjashtim pavarësisht marzhit të gabimit nxjerrin me diferencë të konsiderueshme pëlqyeshmërinë ndaj Ramës dhe Berishës
Diferencë e madhe jo e përafërt mes pëlqyeshmërisë ndaj PS dhe PD.

Nuk flitet për diferenca të vogla që mund të rikuperohen rrugës.
Nuk flitet për diferenca të vogla që mazhoranca investon për të realizuar sondazhe fake me qëllim manipulimin apo influencimin te votues të lëkundur që edhe këtë e bën nuk përjashtohet.
Nuk flasim për precedentin Trump që të gjithë i kishte kundër edhe sondazhet por diferenca ishte e ngushtë qoftë me kandidatin Biden apo Harris ndërsa në rastin tone diferenca është e madhe e ngjashme me 2017. Sa do të manipulosh nuk i përafron dot rezultatet të ngjashme me atë të 2021

Të gjitha sondazhet raportet ndërkombëtare vlerësojnë SPAK si organ i besueshëm dhe që përformon mirë krahasuar me organe ligjzbatuese. Ndërkohë gjithë ligjërimi dhe vizioni i PD është anti SPAK ose e shprehur me gjuhën Berishiane është SKRAPI i qeverisë.

Të gjitha sondazhet jo vetëm ky i Institutit Republikan por pa përjashtim në vite e vlerësojnë SHBA dhe BE si më të besueshmin në sytë e shqiptarëve. Jemi ndërvendet e para për të mos thënë i pari në nivel global që jemi proamerikan. Ndërkohë Berisha dhe PD nuk vizitohet nga asnjë person i rëndësishëm i këtyre vendeve pas shpalljes non grada.

Duhet parë e verteta në sy sa ka kohë ende ka kohe për ndryshime rrënjësore dhe kursi ndryshe do të duhet të përballemi me supër mazhorancën e 1998 por me ndryshimin është në mandatin e katërt.

❌
❌