Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 16 July 2025Main stream

Vengu: Qendër Rajonale e Emergjencave Civile në Bushat

TIRANË, 16 korrik/ATSH-Maela Marini/ Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu ishte sot në Bushat, ku ish-reparti i ndërlidhjes do të rindërtohet tërësisht për t’u shndërruar në Qendrën Rajonale të Emergjencave Civile për të gjithë Qarkun e Shkodrës.

I shoqëruar nga prefektja e Shkodrës, Majlinda Angoni dhe Drejtori i Përgjithshëm i Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile, Haki Çako, ministri Vengu inspektoi nga afër ambientet të cilat do të përdoren për ngritjen e kësaj qendre.

“Jemi duke vlerësuar një sërë asetesh të amortizuara të Forcave të Armatosura për qëllime civile dhe ushtarake. Këtu kemi përcaktuar këtë repart për të zhvilluar një funksion të ri të një Qendre Rajonale të Emergjencave Civile”, informoi ai.

Emergjencat civile, sipas ministrit Vengu janë një kompetencë e përbashkët e disa institucioneve ndaj për ta përforcuar më shumë kapacitetin e bashkive po ndërtohet kjo qendër rajonale.

Vengu theksoi se Qendra Rajonale e Emergjencave Civile do t’i shërbejë zonës së Shkodrës dhe Lezhës.

“Qendra rajonale ka të gjithë kapacitetet për të mbështetur të dyja qarqet sidomos në zonën midis Shëngjinit dhe Velipojës ku kemi një turizëm gjithëvjetor në mënyrë që jo vetëm t’i japi, mundësi bashkive të reagojnë për fatkeqësi të tilla siç janë zjarret gjatë sezonit veror, por edhe të përballemi me kërkesa shtesë shtesë që vijnë nga fluksi i turizmit gjithëvjetor”, shtoi ai.

Vengu bëri të ditur se ky repart ishte lënë në harresë prej vitesh dhe tani është momenti për ta vënë në funksion.

“Sa herë kërkohet mbështetje nga ajri detyrohen mjetet ajrore që të rikthehen për furnizim në bazat e tyre. Me këtë i japim mundësinë mjeteve ajrore që të furnizohen në këtë qendër”, shtoi ai.

Nga ana e saj, prefektja e Shkodrës Majlinda Angoni vlerësoi këtë nismë, e cila sipas saj sjell më afër kapacitetet e ndërhyrjes në raste emergjencash. /j.p/

The post Vengu: Qendër Rajonale e Emergjencave Civile në Bushat appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Yesterday — 15 July 2025Main stream

Zjarri te inceneratori “helmoi” banorët/ Nënë e bir depozitojnë padi ndaj “Eco-Elb” të Leli Kajës

15 July 2025 at 16:31

Për rreth një javë, Elbasani ishte nën “pushtetin” e tymit toksik për shkak të zjarrit tek landfilli i inceneratorit të Elbasanit, ku u dogjën mbetje të ndryshme urbane dhe industriale. Pasojat e kësaj katastrofe mjedisore do të ndihen pas disa vitesh, por ndërkohë në kohë reale shkaktoi pasoja për pacientët e sëmurë me astma bronkiale […]

The post Zjarri te inceneratori “helmoi” banorët/ Nënë e bir depozitojnë padi ndaj “Eco-Elb” të Leli Kajës appeared first on BoldNews.al.

Before yesterdayMain stream

Protestuesit ‘ultimatum’ Vuçiçit: Zgjedhje të parakohshme parlamentare ose mosbindje civile

By: Elva
14 July 2025 at 09:31

Pas tetë muajsh demonstratash paqësore, lëvizja protestuese në Serbi po ndryshon kurs. Kur dhuna policore shtohet, protestuesit gjejnë rrugë të reja rezistence. “Nuk do t’ju themi çfarë të bëni, sepse e dini vetë.” Me këto fjalë, studentët në Beograd ia dorëzuan stafetën e rezistencës civile të gjithë shoqërisë serbe më 28 qershor 2025. Dorëzimi simbolik […]

The post Protestuesit ‘ultimatum’ Vuçiçit: Zgjedhje të parakohshme parlamentare ose mosbindje civile appeared first on BoldNews.al.

“Mosbindja civile” në Serbi hyn në javën e dytë

By: Rovena
7 July 2025 at 08:39

Në ditën e tetë të protestave në Serbi, mëngjesin e 7 korrikut, mbi dhjetë rrugë kryesore në Beograd u bllokuan nga protestuesit.

Me kërkesë të studentëve, grupe joformale të qytetarëve bllokuan rrugët dhe kryqëzimet në disa lagje që nga ora 7:00.

Midis tyre janë edhe rrugë kryesore në Beogradin e Ri.

Policia ndërhyri në disa raste, duke i penguar qytetarët t’i bllokonin rrugët kryesore në disa vende në Beograd.

Shërbimi i Ballkanit i Radios Evropa e Lirë raporton për forca të shtuara policore në rrugët e qendrës së qytetit dhe në lagje të tjera.

Në disa nga vendet ku ka bllokada, raportohet se policia ka kërkuar dokumentet e identifikimit të qytetarëve.

Bllokadat në qytete anembanë Serbisë filluan pasi studentët bënë thirrje për “mosbindje civile” nga 28 qershori.

Organizata akademike “Studentët në bllokadë” organizon protesta qysh në fund të vitit të kaluar, duke kërkuar përgjegjësi për incidentin në Stacionin Hekurudhor në Novi Sad.

Gjashtëmbëdhjetë persona humbën jetën nga shembja e një strehe betoni atje, më 1 nëntor.

Studentët, që kanë bllokuar edhe fakultete, kërkojnë publikimin e dokumentacionit të plotë për rindërtimin e stacionit hekurudhor, identifikimin dhe ndjekjen penale të atyre që kanë sulmuar protestuesit gjatë tubimeve në të gjithë Serbinë, lirimin e aktivistëve të arrestuar në protesta dhe ndërprerjen e procedurave penale kundër tyre, si dhe rritjen e buxhetit për universitetet.

Nga maji, kërkesë e tyre është bërë edhe thirrja e zgjedhjeve të parakohshme, në mënyrë që qeveria e re të mund të punojë për përmbushjen e kërkesave të tyre të mëparshme.

Gjatë javës së kaluar, policia serbe, në disa raste, ndaloi persona që bllokuan rrugët.

Mes protestuesve dhe forcave të rendit pati edhe përleshje.

Kundërshtarët e tyre, që e quajnë veten “studentë që duan të mësojnë”, kanë ngritur kampe përpara Presidencës së Serbisë që nga fillimi i marsit, duke u kërkuar autoriteteve që t’i lejojnë të kthehen në universitete.

Ata janë vizituar disa herë edhe nga vetë presidenti serb, Aleksandar Vuçiç./REL

Çako për ATSH: Dënime më të forta për zjarrvëniet me dëme të mëdha, sfidë mbetet ndërgjegjësimi

TIRANË, 5 korrik /ATSH-Gjergji Mima/ Shqipëria po përballet gjithnjë e më shpesh me rrezikun në rritje të zjarreve gjatë sezonit të verës.

Drejtori i përgjithshëm i Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile, Haki Çako, në një intervistë për Agjencinë Telegrafike Shqiptare deklaroi se shumica e zjarreve janë të qëllimshme ose nga pakujdesia dhe apelon për më shumë ndërgjegjësim qytetar dhe ndëshkime më të rrepta.

Ai theksoi se, aktualisht janë aktive katër vatra zjarri në vend, ndërkohë që situata më problematike është në Elbasan, Has, Tiranë dhe Finiq.

Çako theksoi se menaxhimi i zjarreve bazohet në një plan kombëtar të përditësuar dhe një sistem të koordinuar ndërinstitucional që përfshin edhe Forcat e Armatosura.

Drejtori i AKMC bëri të ditur se janë kryer stërvitje në të gjithë vendin, është rritur bashkëpunimi ndërkombëtar, dhe paralajmëron nisjen së shpejti të një fushate sensibilizuese kombëtare: “AKMC on tour”.

Nëse situata përkeqësohet, Çako siguron se do të aktivizohet menjëherë plani kombëtar i emergjencave, përfshirë evakuimin e popullsisë dhe kërkesën për ndihmë ndërkombëtare në rast nevoje.

Intervistë ekskluzive e ATSH me drejtorin e përgjithshëm të Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile, Haki Çako. 

ATSH: Si paraqitet aktualisht situata e zjarreve në vendin tonë? A kemi ndonjë zonë të veçantë që konsiderohet më problematike?

Çako: Aktualisht, në të gjithë territorin e vendit janë raportuar gjithsej 21 vatra zjarri në harkun kohor nga ora 09:00 e datës 3 korrik deri në orën 08:30 të datës 4 korrik 2025.

Prej tyre, 17 janë shuar plotësisht, ndërsa katër vatra mbeten aktive, për të cilat po punohet intensivisht nga forcat operacionale dhe strukturat e mbrojtjes civile.

Zonat më problematike për momentin janë në qarqet Elbasan, Tiranë, Finiq dhe Has. Konkretisht, situata më sfiduese është në vendgrumbullimin e mbetjeve urbane në Elbasan, ku vijon puna me hedhjen e inerteve dhe kapsulimin e zjarrit, ndërsa një grup ekspertësh është në terren për matjen e ndotjes së ajrit. Në fshatin Bulticë në Tiranë, zjarri në një sipërfaqe me shkurre e ferra po ndërhyhet nga toka dhe ajri me ndihmën e helikopterit Cougar. Ndërkohë, mes fshatrave Grazhdan dhe Malçan në bashkinë Finiq, situata është e qetë por nën vëzhgim të vazhdueshëm. Në zonën malore mes fshatrave Gjinaj dhe Domaj në Has, zjarri ka përfshirë një sipërfaqe me pyll pishe dhe për shkak të terrenit të vështirë dhe erës, mbetet ende aktiv. Po punohet intensivisht për izolimin dhe shuarjen e tij.

ATSH: Cilat janë masat konkrete që janë marrë deri tani nga AKMC për parandalimin dhe menaxhimin e zjarreve gjatë sezonit të verës?

Çako: Në përputhje me mandatin e saj ligjor, AKMC ushtron autoritet koordinues, bashkërendues, drejtues, teknik, mbikëqyrës dhe kontrollues në fushën e zvogëlimit të riskut nga fatkeqësitë dhe mbrojtjen civile në të gjithë territorin e Republikës së Shqipërisë dhe punon për parandalimin, një përgjigje efektive si dhe rimëkëmbjen, nëpërmjet një sistemi të integruar dhe efikas të mbrojtjes civile. Në thelb, qasja e Agjencisë është proaktive dhe e koordinuar, duke përfshirë të gjitha hallkat e sistemit të mbrojtjes civile për të minimizuar rrezikun dhe për të reaguar me efikasitet ndaj çdo situate emergjente gjatë sezonit të verës.

Në këtë kontekst, menaxhimi i zjarreve gjatë sezonit të verës është një ndër prioritetet kryesore të agjencisë, duke u bazuar në një qasje gjithëpërfshirëse që mbulon të gjitha fazat e ciklit të menaxhimit të fatkeqësive: Parandalimi, lehtësimi, gatishmëria, përgjigjja dhe rimëkëmbja.

AKMC ka ndërmarrë një sërë masash të strukturuara sipas katër fazave kryesore të menaxhimit të riskut të fatkeqësive: Parandalim, lehtësim, gatishmëri, reagim dhe rimëkëmbje. Konkretisht:

Parandalimi dhe lehtësimi: Është përditësuar Plani Kombëtar i Emergjencave Civile, i cili përcakton përgjegjësitë e institucioneve përkatëse. Janë kryer inspektime të herëpashershme në bashki dhe qarqe për të identifikuar zonat me risk të lartë dhe për të koordinuar masat parandaluese. Është rritur ndërgjegjësimi i komunitetit përmes fushatave informuese dhe edukative në bashkëpunim me pushtetin vendor dhe shoqërinë civile.

Gatishmëria: Është ngritur dhe po funksionon Taskforca Ndërinstitucionale për menaxhimin e situatave të zjarrit gjatë verës. Është përforcuar kapaciteti operativ i strukturave vendore të mbrojtjes civile. Është vendosur një sistem i koordinuar informacioni dhe paralajmërimi të hershëm për zjarret me Qendrën Kombëtare Operacionale të Emergjencave Civile në bashkëpunim me Institutin e Gjeoshkencave dhe Agjencinë e Meteorologjisë. Është përforcuar bashkëpunimi me Forcat e Armatosura dhe zjarrfikëset lokale për ndërhyrje të shpejtë. Janë vënë në gatishmëri forcat zjarrfikëse dhe shërbimet pyjore në të gjitha qarqet. Kryhet monitorimi ditor i situatës, nëpërmjet sinjalizimeve të bashkive, si dhe përdorimi i mjeteve teknologjike për vëzhgim ajror dhe tokësor.

Përgjigjja: Është krijuar një strukturë e përhershme operacionale në nivel qendror për të monitoruar situatën dhe për të koordinuar ndërhyrjet në kohë reale. Janë vënë në gatishmëri mjetet ajrore dhe tokësore për shuarjen e zjarreve në bashkëpunim me partnerët ndërkombëtarë në rast nevoje.

Rimëkëmbja: AKMC bashkëpunon me pushtetin vendor për evidentimin e dëmeve dhe rivlerësimin e nevojave pas çdo incidenti. Në ligjin 45/2019 Për Mbrojtjen Civile është parashikuar fondi i dedikuar për emergjencat Civile, 4% e buxhetit të vitit të kaluar të bashkisë, i cili mund të përdoret për të parandaluar, reaguar dhe rehabilituar territorin e bashkisë.

ATSH: Sa të përgatitura janë strukturat lokale të mbrojtjes civile për të reaguar në raste emergjente si zjarret në pyje apo në zona të banuara?

Çako: Strukturat lokale të mbrojtjes civile në Shqipëri kanë bërë përparime të konsiderueshme në organizimin dhe reagimin ndaj emergjencave, përfshirë zjarret në pyje dhe në zona të banuara. Megjithatë, niveli i përgatitjes mbetet i pabarabartë nga një bashki në tjetrën, për shkak të diferencave në burime njerëzore, teknike dhe logjistike.

AKMC vijon të punojë edhe në këtë drejtim në projekte të ndryshme me partnerët e vet, për të forcuar kapacitetet lokale, me stërvitje dhe trajnime të ndryshme, siç ishte stërvitja në Shkodër, Pishë Poro, në Dibër dhe Gjirokastër me të gjitha bashkitë e qarkut dhe strukturat operacionale lidhur me menaxhimin e zjarreve; apo dhurimi për bashkinë e Tiranës e 25 seteve për krijimin e moduleve GFFF në kuadër të projektit IPA FF, mjeteve zjarrëfikesë nga TAP, varkave, e shumë pajisje të tjera.

Në disa bashki ndërhyrjet janë relativisht të shpejta dhe efektive, duke shmangur përhapjen e zjarreve në zona më të gjera apo më të ndjeshme. Kjo dëshmon se aty ku ka kapacitete të mjaftueshme njerëzore dhe mjete teknike, reagimi është funksional dhe i koordinuar.

Megjithatë aksesi në zonat rurale dhe të thella gjeografikisht, menaxhimi i mbetjeve urbane, forcimi i kapaciteteve njerëzore dhe teknike në nivel vendor, investimet në logjistikë dhe mjete moderne për ndërhyrje, mbeten disa nga problematikat qe duhen adresuar më mirë në të ardhmen.

Në përfundim, mund të themi se strukturat lokale të mbrojtjes civile janë në një proces përmirësimi të qëndrueshëm, por kanë ende vonesa, mangësi dhe sfida serioze përballë rreziqeve gjithnjë e më të shpeshta, siç janë zjarret në kushtet e ndryshimeve klimatike dhe urbanizimit të pakontrolluar.

ATSH: A ka pasur bashkëpunim me institucione ndërkombëtare apo vende fqinje për përballimin e situatës?

Çako: Aktualisht, për situatat e fundit të zjarreve, menaxhimi është bërë nga kapacitetet lokale dhe kombëtare. Megjithatë, AKMC është në bashkëpunim të vazhdueshëm me Mekanizmin Evropian të Mbrojtjes Civile (UCPM) ku është vend pjesëmarrës që prej nëntorit të vitit 2022, si dhe me vende fqinje për shkëmbim informacioni dhe asistencë të mundshme në raste ekstreme. Jemi gjithashtu pjesë e rrjeteve rajonale për menaxhimin e fatkeqësive natyrore.

Duhet thënë që AKMC ka një rekord bashkëpunimi me partnerët ndërkombëtarë për ndihmë dhe asistencë të ndërsjellë, në raste të ndryshme fatkeqësish ndër vite, ku pas kërkesës për ndihmë drejtuar UCPM ka përfituar nga ndihma me helikopterë nga Greqia, Rumania, Italia, Holanda dhe vende të tjera për përballimin e emergjencave. Nga ana tjetër edhe vetë Shqipëria ka ofruar ndihmën e saj në shumë raste, siç ishte tërmeti në shkurt 2023 në Turqi me mbi 36 000 viktima, zjarret në Greqi po në verën e 2023, apo ndihmat e dërguara në Bosnjë-Hercegovinë pas përmbytjeve në vitin 2024.

ATSH: A janë kryer trajnime apo simulime për stafet e emergjencave në përballjen me zjarret?

Çako: Po, trajnimi i strukturave të emergjencës dhe përgatitja e tyre për përballimin e zjarreve është një komponent thelbësor i punës së Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile. Brenda AKMC funksionon Drejtoria e Edukimit, Trajnimit dhe Teknologjisë së Informacionit, e cila ka për qëllim të rrisë kapacitetet operacionale të institucioneve përgjegjëse dhe ndërgjegjësimin e popullatës. Gjatë këtij viti janë organizuar stërvitje dhe simulime në shumë zona të vendit, përfshirë shkolla në Tiranë dhe në qarqe të tjera, ku janë testuar procedurat e evakuimit dhe reagimit në rast zjarri. Gjithashtu, janë zhvilluar stërvitje të posaçme në terren, në zona të riskuara si Pishë Poro, Gjirokastër dhe Dibër, ku është vlerësuar koha e reagimit dhe bashkëveprimi ndërinstitucional. AKMC ka marrë pjesë edhe në stërvitje ndërkombëtare, duke bashkëpunuar me partnerë evropianë për të përmirësuar standardet dhe për të shkëmbyer përvoja mbi menaxhimin e situatave të emergjencës nga zjarret. Këto aktivitete janë pjesë e një plani të vazhdueshëm për përgatitjen dhe rritjen e gatishmërisë së të gjitha strukturave përballë rrezikut të shtuar nga zjarret gjatë sezonit të verës.

Dy më të fundit të realizuara këtë vit stërvitja në shkallë të gjerë, e realizuar në prill në Shkodër për përmbytjet, apo rastin me të fundit që ishte stërvitja me elemente fushorë, vetëm para një muaji ne Gjirokastër, me pjesëmarrjen e forcave operacionale të qarkut të Gjirokastrës dhe të gjitha bashkive te jugut te vendit, pikërisht lidhur me menaxhimin e zjarreve në pyje dhe në afërsi të zonave të banuara.

ATSH: Si është ndërgjegjësimi i qytetarëve për rrezikun e zjarreve dhe si mund të përmirësohet pjesëmarrja e tyre në parandalim?

Çako: Për fat të keq, ndërgjegjësimi i qytetarëve mbetet ende një sfidë serioze. Shumë prej zjarreve janë të qëllimshme ose shkaktohen nga pakujdesia gjatë djegies së mbetjeve apo pastrimeve sezonale. Ne kemi intensifikuar fushatat e sensibilizimit në media dhe rrjete sociale, por nevojitet më shumë bashkëpunim me shkollat, pushtetin vendor dhe organizatat lokale.

Siç e thamë më lart, Agjencia ka një drejtori që përgjigjet pikërisht për ndërgjegjësimin dhe sensibilizimin e popullatës, dhe kryen vazhdimisht trajnime, simulime zjarresh nëpër shkolla, siç ishte rasti më i fundit në një shkollë në Gjirokastër, por përmirësimi i pjesëmarrjes së qytetarëve kërkon ndëshkueshmëri më të lartë për shkelësit dhe angazhim komunitar në raportimin e hershëm të zjarreve. Në disa komunitete rurale është vënë re një angazhim më aktiv i banorëve në raportimin e hershëm të vatrave të zjarrit, gjë që ka ndihmuar strukturat e emergjencave të ndërhyjnë më shpejt.

Nga njëra anë, është për t’u vlerësuar rritja e fushatave sensibilizuese nga institucionet publike, së shpejti AKMC do të fillojmë një fushate te gjere sensibilizimi në të gjitha qarqet, të quajtur “AKMC on tour”, pikërisht në drejtim të sensibilizimit të qytetarëve.

Por, nga ana tjetër, sfidat mbeten të shumta. Në shumë zona rurale, mungon edukimi bazë mbi rreziqet që lidhen me zjarret, ndërsa qytetarët shpesh nuk i njohin mekanizmat ligjorë apo kanalet për të raportuar rreziqe në mënyrë efektive. Për më tepër, në mungesë të ndëshkimeve të qarta dhe zbatimit të ligjit, praktika të rrezikshme si djegia e hapur e tokave vijojnë të tolerohen në mënyrë të heshtur.

ATSH: Nëse situata përkeqësohet, cilat janë hapat e menjëhershëm që do të ndërmerren nga AKMC për të garantuar sigurinë e jetës dhe pronës së qytetarëve?

Çako: Sipas Planit Kombëtar të Emergjencave Civile, të përditësuar në 2023, një ndër tre dokumentet themelorë së bashku me Strategjinë Kombëtare të Zvogëlimit të Riskut dhe Vlerësimin e Riskut, të gjitha strukturat operacionale qendrore dhe lokale kanë detyrat e tyre të përcaktuara në raste fatkeqësish dhe reagojnë në bazë të tij, por ndër këto hapa mund të përmendim: aktivizimi i planit kombëtar të emergjencave civile për fatkeqësi natyrore; Vendosja në gatishmëri e Forcave të Armatosura dhe institucioneve shtetërore mbështetëse; Koordinohet evakuimi i popullatës në rrezik, në bashkëpunim me Policinë e Shtetit dhe bashkitë; Aktivizohet ndihma ndërkombëtare, nëse kapacitetet vendore nuk mjaftojnë.

ATSH: Si është bashkëpunimi me Policinë e Shtetit? A ka pasur të proceduar dhe të dënuar për vendosje të zjarreve? Ju keni deklaruar se 99% e zjarreve janë të qëllimshme – cilat janë shkaqet dhe si po punohet në këtë drejtim?

Çako: Policia e Shtetit, si një nga strukturat operacionale të sistemit të mbrojtjes civile, bashkëpunon ngushtësisht me Agjencinë Kombëtare të Mbrojtjes Civile në përballimin e fatkeqësive natyrore, përfshirë dhe situatat e zjarreve. Ky bashkëpunim është i përditshëm dhe i koordinuar.

Sipas raportimeve nga strukturat vendore, shumica e zjarreve shkaktohen nga faktori njeri, si rezultat i veprimeve të qëllimshme apo pakujdesisë. Ka pasur raste kur persona janë proceduar për zjarrvënie, dhe kjo linjë duhet forcuar më tej për të dhënë mesazhe të qarta dhe parandaluese ndaj çdo veprimi që rrezikon mjedisin dhe sigurinë publike.

ATSH: A jeni duke punuar për një kuadër të ri ligjor në këtë drejtim, për ashpërsim të masave?

Çako: Në fakt baza ligjore në këtë drejtim ekziston, ku përcaktohen edhe masat që duhen marrë, si gjobat dhe masat e tjera ndëshkuese për zjarrvënësit. Synimi ynë si agjenci mbetet gjithmonë sensibilizimi i qytetarëve për parandalimin e këtyre zjarreve. Por nga ana tjetër, përgjegjësitë penale më të forta për zjarrvënie me pasojë dëme të mëdha; forcimi i kompetencave të strukturave të mbrojtjes civile dhe pyjore në terren do ta forconin punën në këtë drejtim, duke mbetur gjithmonë brenda qëllimit tonë kryesor parandalimin përmes ndëshkimit dhe ndërgjegjësimit të qytetarëve përmes ligjit.

/r.e//a.f/

The post Çako për ATSH: Dënime më të forta për zjarrvëniet me dëme të mëdha, sfidë mbetet ndërgjegjësimi appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Emergjencat Civile: 4 vatra zjarri aktive në Tiranë, Elbasan, Vlorë dhe Kukës

By: user 6
4 July 2025 at 21:02

Sipas të dhënave nga Qendra Kombëtare Operacionale e Emergjencave Civile në AKMC, nga ora 09:00, datë 04.07.2025, deri në orën 20:30 të kësaj të premteje janë raportuar 14 vatra zjarri. Nga këto janë shuar 10 vatra zjarri dhe janë aktive 4 vatra zjarri.

Pas një pune të pandërprerë të forcave operacionale në terren u bë i mundur izolimi i plotë dhe shuarja e vatrave në:

1. Fshatin Burrel, nj.adm. Komsi, bashkia Mat.
2. Fshatin Hajmel, nj.adm. Hajmel, bashkia Vau-Dejës.
3. Fshatin Perondi, nj.adm. Perondi, bashkia Kuçovë.
4. Lagja “Gur i Bardh”, nj.adm. Ura Vajgurore, bashkia Dimal.
5. Fshatin Draç, nj.adm. Ishëm, bashkia Durrës.
6. Fshati Draç, nj.adm. Ishëm, bashkia Durrës.
7. Fshati Rrashbull, nj.adm. Rrashbull, bashkia Durrës.
8. Fshati Katund i Vjetër, nj.adm. Rubik, bashkia Mirditë.
9. Fshati Fushë Prezë, nj.adm. Prezë, bashkia Vorë.
10. Fshati Zgërbonjë, njësia administrative Vërtop, bashkia Poliçan.

Aktualisht, janë aktive vatrat në:

Qarku Vlorë
1. Midis fshatit Grazhdan, njësia administrative Livadhja dhe fshatit Malçan, njësia administrative Dhivër, bashkia Finiq, zjarri i rënë më datë 01.07.2025 vazhdon të jetë aktiv në Malin e Shedenikut mbi fshatin Malçan, në një sipërfaqe me pyll pishe në një distancë shumë të largët dhe të pamundur për tu arritur në këmbë. Zjarri po monitorohet në distancë nga 1 mjet zjarrfikës me 3 efektivë dhe punonjës të Shërbimit Pyjor në fshatin Malçan. Nuk ka rrezik për zona të banuara.

Qarku Elbasan
2. Më datë 04.07.2025, ka vijuar puna për shuarjen e zjarrit në vendgrumbullimin e mbetjeve në bashkinë Elbasan. Nisur nga situata e krijuar, ku për shkak të punës me intensitet të lartë dhe orë të zgjatura që prej ditës së Martë, ka përmirësim të situatës në landfill.

Aktualisht në terren janë angazhuar këto forca dhe mjete: 4 mjete zjarrfikese (1 mjet i MZSH Elbasan, 2 mjete të FA, 1 mjet i MZSH Tiranë, pritet edhe një mjet i MZSH Berat)
5 mjete të tonazhit të rënd të bashkisë Elbasan
2 kamiona vetëshkarkues të ushtrisë nga FA.
15 mjete të tonazhit të rend të subjekteve private (trailera)
5 fadroma të bashkisë Elbasan
1 fadromë e subjektit privat
1 fadromë e kompanisë së inceneratorit
1 traktor i Forcave të Armatosura.
1 ekskavator i kompanisë së inceneratorit
1 ekskavator i subjektit privat
1 pompë thithëse me kapacitet të lartë nga Forcat e Armatosura.

Qarku Kukës
3. Në zonën malore mes fshatrave Gjinaj dhe Domaj, njësia administrative Gjinaj, bashkia Has, vazhdon të jetë aktiv brenda perimetrit të tij zjarri i rënë në një sipërfaqe me pyll pishe. Në terren, janë angazhuar për shuarjen e tij:10 punonjës të Shërbimit Pyjor, 4 forca të Mzsh Has me 1 automjet, 4 forca policore, 2 forca bashkiake dhe 10 forca vullnetare. Forcat kanë punuar dhe kanë izoluar vatrën e zjarrit.

Qarku Tiranë
4. Në fshatin Bulticë, njësia administrative Vaqarr, bashkia Tiranë, vazhdon të jetë aktiv me intensitet të ulët zjarri i rënë në një sipërfaqe me shkurre e ferra. Në vendngjarjë ka operuar 1 helikopter Cougar paraditen dhe pasditen e sotme, i cili ka bërë të mundur izolimin e tij. Në zonën e zjarrit po punojnë 20 forca zjarrfikëse, si dhe 20 forca të APR-së së bashkisë Tiranë, të cilat vijojnë me mjete rrethanore dhe ato individuale për shuarjen përfundimtare të vatrave të zjarrit. Sipërfaqe e përshkuar është afërsisht 4 ha. Zjarri është izoluar plotësisht.

The post Emergjencat Civile: 4 vatra zjarri aktive në Tiranë, Elbasan, Vlorë dhe Kukës appeared first on Lapsi.al.

Zjarri në landfillin e Elbasanit, kreu i Emergjencave: Po punohet me 20 mjete

TIRANË, 2 korrik /ATSH/ Operacioni për shuarjen e flakëve në landfillin e Elbasanit po vijon në ditën e dytë, teksa të paktën 20 mjete të ndryshme ndodhen në terren për shuarjen e flakëve.

Ndriçim Sinani, drejtori i Emergjencave të Elbasanit, dha një deklaratë sot për gazetarët, ku shpjegoi situatën, masat e marra, rreziqet dhe shkaqet e mundshme.

Për shkakun, ai tha se, do priten hetimet, kurse shkalla e ndotjes përcaktohet nga Ministria e Mjedisit.

Prioriteti kryesor mbetet shuarja e plotë e vatrës.

“Aktualisht jemi duke punuar që prej orës 16:00 të ditës së djeshme, non-stop, me mjete të rënda dhe të zjarrfikëseve, për shuarjen e vatrës së zjarrit, për mbulimin me dhe. Si dhe për mbylljen totale të fenomenit që ndodhi në landfill. Po punohet me mbi 20 mjete të rënda, zjarrfikëse, fadroma, kamionë, traktorë me zinxhirë, si dhe zjarrfikëset nga i gjithë qarku Elbasan, zjarrfikëset e Ministrisë së Mbrojtjes, Kamzës, Beratit. Zjarri është i vështirë për t’u vënë nën kontroll sepse vatra e zjarrit është në brendësi dhe përbërja e mbetjeve urbane dhe lëndëve është e ndryshme dhe shkaktojnë zjarr dhe gaze të ndryshme dhe acarojnë situatën. Kemi marrë masa me ujë me shkumë, mbulim me dhe e zhavorr. Vatrat janë nën kontroll, nuk kemi zjarr aktiv, punohet me mbulim me dhe, ka vetëm tym, s’e shohim dot por ne do vijojmë mbulimin e do vazhdojmë edhe gjatë natës. Ndikimi i gazrave ndikon në acarimin e situatës”, tha Sinani.

Ai nuk dha shkaqe për ngjarjen, pasi i mbetet organeve kompetente ta zbulojnë, por shpjegoi se temperaturat e larta, era që fryn dhe gazrat e lëndëve të para në landfill, e acarojnë situatën dhe vështirësojnë aksionin.

“Është ende herët për shkaqet, organet kompetente po punojnë për situatën. Puna jonë është të zgjidhim sa më shpejt problemin, jo vetëm për Elbasanin, por edhe në të tjerat. Dje kishim 4 vatra zjarresh që u fikën në kohë rekord edhe me ndihmën e Ministrisë së Mbrojtjes. Aktualisht nuk kemi asnjë vatër, me përjashtim të landfillit ku po punojmë aktualisht. Ka një problem me zjarret në landfille sepse janë në brendësi dhe për shkak të gazeve acarohen, por edhe për shkak të erës që fryn riaktivizohet. Shkallën e ndotjes nuk mund ta them sepse atë e ka Ministria e Mjedisit që ka edhe aparaturat për matjen”, tha zyrtari vendor.

I pyetur për rreziqet e mundshme ndaj forcave në aksion, pasi dëgjohen edhe shpërthime, Sinani shpjegoi se nuk ka shpërthime municionesh, por vetëm të kavanozëve apo shisheve dhe nuk përbëjnë rrezik për forcat që ndodhen në distancë. Kurse për ndotjen dhe asfiksimin, sipas tij, ishin marrë masat.

“Për ndotjen janë marrë masa, por shpërthimet në landfill janë të vogla, nuk ka rrezik për punonjësit, janë kryesisht kavanozë dhe shishe që shpërthejnë, por nuk ka municione. Temperaturat e larta kanë ndikuar në avancimin e zjarrit, por edhe cilësia e materialeve, lëndës së parë në landfill, që çlirojnë gazet, bëjnë të mundur riaktivizimin e zjarrit, edhe pse punohet pa ndërprerje. Vetëm mbulimi i plotë i landfillit bën eliminimin total të situatës”, përfundoi Sinani.

/gj.m/j.p/

The post Zjarri në landfillin e Elbasanit, kreu i Emergjencave: Po punohet me 20 mjete appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Emergjencat: Këtë të hënë u raportuan 20 vatra zjarri në vend

By: user 6
30 June 2025 at 21:10

Sipas të dhënave të raportuara në Qendrën Kombëtare Operacionale të Emergjencave Civile në AKMC, prej orës 09.00 datë 30.06.2025 deri në orën 20:30, datë 30.06.2025, janë raportuar 20 vatra zjarri, të cilat janë shuar pas një pune të pandërprerë të forcave operacionale. Shpërndarja e vatrave të zjarrit është si më poshtë.

1. Në fshatin Kosmaç, njësia administrative Bushat, bashkia Vau – Dejës.
2. Në fshatin Vilë – Ballaj, njësia administrative numër Gosë, bashkia Rrogozhinë.
3. Në fshatin Frakull, njësia administrative Frakull, bashkia Fier.
4. Në fshatin Kaç, njësia administrative Vau – Dejës, bashkia Vau – Dejës.
5. Në lagjen Nr.2, njësia administrative Rrogozhinë, bashkia Rrogozhinë.
6. Në fshatin Kaç, njësia administrative Vau – Dejës, bashkia Vau – Dejës.
7. Në fshatin Katund i Ri, njësia administrative Katund i Ri, bashkia Durrës.
8. Në fshatin Gegë, njësia administrative Kozare, bashkia Kuçovë.
9. Në fshatin Gjorgos, njësia administrative Cakran, bashkia Fier.
10. Në vendin e quajtur “Kuzum Baba”, njësia administrative Nr.2, bashkia Vlorë.
11. Në fshatin Gruemirë, njësia administrative Gruemirë, bashkia Malësi e Madhe.
12. Në fshatin Nënshatë, njësia administrative Hajmel, bashkia Vau – Dejës.
13. Në fshatin Kosmaç, njësia administrative Bushat, bashkia Vau – Dejës.
14. Në fshatin Zagorë, njësia administrative Shkrel, bashkia Malësi e Madhe.
15. Në fshatin Pojan, njësia administrative Topjë, bashkia Fier.
16. Në fshatin Hoshtimë, njësia administrative Qendër, bashkia Vlorë.
17. Në fshatin Gjorm, njësia administrative Mamurras, bashkia Kurbin.
18. Në njësinë administrative Novoselë, bashkia Vlorë.
19. Në fshatin Gegë, njësia administrative Kozare, bashkia Kuçovë.
20. Në lagjen SMT, njësia administrative Lezhë, bashkia Lezhë.

Në operacionet për shuarjen e zjarreve, deri tani janë angazhuar 28 automjete zjarrfikëse, 197 forca operacionale. Qendra Kombëtare Operacionale e Emergjencave Civile është në ndjekje të situatës dhe në gatishmëri për të ofruar mbështetje të menjëhershme nëse do të jetë e nevojshme. 

The post Emergjencat: Këtë të hënë u raportuan 20 vatra zjarri në vend appeared first on Lapsi.al.

Kosovë/ Organizatat të shoqërisë civile u bëjnë thirrje partive ta zhbllokojnë ngërçin në Kuvend

By: Ardit
30 June 2025 at 19:02

Dhjetëra organizata të shoqërisë civile u kanë bërë thirrje partive parlamentare, në veçanti partisë fituese të zgjedhjeve, ta bëjnë Kuvendin e ri të Kosovës, duke thënë se Kuvendi nuk mund të mbetet peng dhe se bllokada po e cenon rendin demokratik. Kosova është pa institucione të reja edhe katër muaj pas mbajtës së zgjedhjeve parlamentare, […]

The post Kosovë/ Organizatat të shoqërisë civile u bëjnë thirrje partive ta zhbllokojnë ngërçin në Kuvend appeared first on BoldNews.al.

Shqipëria me disa vatra zjarri aktive

28 June 2025 at 23:33

Sipas të dhënave nga Qendra Kombëtare Operacionale e Emergjencave Civile në AKMC, prej orës 09.00 deri në orën 22:00, datë 28.06.2025, janë raportuar 47 vatra zjarri.

Nga këto janë shuar 45 vatra zjarri dhe janë aktive 2 vatra zjarri.

Pas një pune të pandërprerë të forcave operacionale në terren u bë i mundur izolimi i plotë dhe shuarja e vatrave në:

1. Fshatin Tenë, njësia administrative Rrëshen, bashkia Mirditë.
2. Lagjen “Donika Kastrioti, njësia administrative Berat, bashkia Berat.
3. Fshatin Lazarat, njësia administrative Lazarat, bashkia Gjirokastër
4. Fshatin Ishull-Lezhë, njësia administrative Shëngjin, bashkia Lezhë.
5. Fshatin Velmish, njësia administrative Strum, bashkia Roskovec.
6. Fshatin Tapi, njësia administrative Perondi, bashkia Kuçovë.
7. Fshatin Petresh, njësia administrative Bradashesh, bashkia Elbasan.
8. Fshatin Marinëz, njësia administrative Kuman, bashkia Roskovec.
9. Qytetin Shëngjin, njësia administrative Shëngjin, bashkia Lezhë.
10. Fshatin Fushë-Gjorm, njësia administrative Mamurras, bashkia Kurbin.
11. Lagjen Griz, njësia administrative Patos, bashkia Patos.
12. Lagjen “ish-pazari gjësë së gjallë, bashkia Roskovec.
13. Fshatin Tale 2 njësia administrative Shënkoll, bashkia Lezhë.
14. Lagjen 2, njësia administrative Rrogozhinë, bashkia Rrogozhinë.
15. Fshatin Sukth, njësia administrative Sukth, bashkia Durrës.
16. Vendin e quajtur “Kodër-Mëzes”, njësia administrative Kashar, bashkia Tiranë.
17. Fshatin Vreshtas, njësia administrative Cakran, bashkia Fier
18. Fshatin Zall-Herr, njësia administrative Zall-Herr, bashkia Tiranë.
19. Fshatin Rreth Tapi, njësia administrative Perondi, bashkia Kuçovë.
20. Fshatin Memaliaj Fshat, njësia administrative Memaliaj fshat, bashkia Memaliaj.
21. Fshatin Shtoj i Vjetër, njësia administrative Rrethina, bashkia Shkodër.
22. Vendin e quajtur “Vilat e Partisë”, qyteti Korçë, bashkia Korçë.
23. Fshatin Gjadër, njësia administrative Dajç, bashkia Lezhë.
24. Rrugën “Qemal Ndesini”, njësia administrative 11, bashkia Tiranë.
25. Afërsi të ndërtesës së Kontrollit të Shërbimit të Automjeteve në bashkinë Vlorë.
26. Fshatin Arapaj, njësia administrative Rrashbull, bashkia Durrës.
27. Fshatin Labinot Fushë, njësia administrative Labinot, bashkia Elbasan.
28. Fshatin Belinë, njësia administrative Zharrës, bashkia Patos.
29. Fshatin Pocestë, njësia administrative Libonik, bashkia Maliq.
30. Fshatin Harizaj, njësia administrative Lekaj, bashkia Rrogozhinë(1)
31. Fshatin Rranza, njësia administrative Bushat, bashkia Vau Dejës.
32. Fshatin Gosë, njësia administrative Gosë bashkia Rrogozhinë.
33. Fshatin Brataj, njësia administrative Brataj, bashkia Selenicë.
34. Fshatin Tufinë, njësia administrative Dajt, bashkia Tiranë.
35. Fshatrat Vajkan dhe Verri, njësia administrative Mbrostar Ura, bashkia Fier.
36. Fshatin Hamallaj, njësia administrative Sukth, bashkia Durrës
37. Fshatin Kallmet, njësia administrative Kallmet, bashkia Lezhë
38. Fshatin Vanaj, njësia administrative Libofshë, bashkia Fier
39. Fshatin Harizaj, njësia administrative Lekaj, bashkia Rrogozhinë(2).
40. Fshatin Vilë-Ballaj, njësia administrative Gosë, bashkia Rrogozhinë.
41. Fshatin Resulaj, bashkia Selenicë
42. Fshatin Këcukje, njësia administrative Ndroq, bashkia Tiranë.
43. Fshatin Mbjeshovë, njësia administrative Sinjë, bashkia Berat.
44. Fshatin Kodër Bujaras, njësia administrative Gjergjan bashkia Elbasan.
45. Fshatin Goraj, njësia administrative Perondi, bashkia Kuçovë.

Aktualisht, janë aktive vatrat në:

1. Fshatin Fushë-Gjorm, njësia administrative Mamurras, bashkia Kurbin, në vendngjarje po punojnë forcat zjarrfikëse dhe ato bashkiake.

2. Kryqëzimi i Dajçit, njësia administrative Dajç, bashkia Lezhë. Zjarri zhvillohet në një sipërfaqe bujqësore. Tymi i krijuar vështirëson qarkullimin e mjeteve ne rrugën nacionaleLezhë-Shkodër.Në vendngjarje po punojnë forcat zjarrfikëse.

The post Shqipëria me disa vatra zjarri aktive appeared first on Telegrafi.

Integrimi në BE, Hasani: Thellojmë bashkëpunimin me shoqërinë civile

TIRANË, 27 qershor/ATSH/ Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme Igli Hasani zhvilloi sot një takim me përfaqësues të shoqërisë civile, me të cilët diskutoi mbi çështje që lidhen me çeljen e negociatave me Bashkimin Evropian.

“Transparencë, llogaridhënie e hartim gjithëpërfshirës i politikave dhe të orientuar për të thelluar bashkëpunimin mes institucioneve tona dhe përfaqësuesve të shoqërisë civile e grupeve të interesit”, u shpreh Hasani, duke informuar mbi këtë takim.

Ministri bëri të ditur se diskutimet u fokusuan te Kapitulli 31, pjesë e grup-kapitullit 6 të Marrëdhënieve të Jashtme, që mbulon Politikën e Përbashkët të Jashtme dhe të Sigurisë (CFSP) dhe Politikën e Përbashkët të Sigurisë dhe Mbrojtjes (CSDP).

“Shqipëria e ruan qartësinë dhe linjëzimin e saj gjeopolitik në suazën e Politikës së Përbashkët të Jashtme e të Sigurisë të BE-së, duke u rreshtuar pa hezitim në vlerat dhe parimet e Unionit”, siguroi ministri.

/m.m//r.e//a.f/

The post Integrimi në BE, Hasani: Thellojmë bashkëpunimin me shoqërinë civile appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Studentët në Serbi paralajmërojnë mosbindje civile nëse nuk shpallen zgjedhjet

26 June 2025 at 15:47

Nëse Qeveria e Serbisë nuk i shpall zgjedhjet e parakohshme parlamentare deri në mbrëmjen e 28 qershorit, “qytetarët do të jenë të gatshëm t’i marrin të gjitha masat ekzistuese të mosbindjes civile”.

Kështu paralajmëruan studentët protestues serbë, përpara tubimit të paralajmëruar në Beograd, për datën 28 qershor – ditën kur festohet Vidovdani, i cili në histori lidhet me Betejën e Kosovës, më 1389.

Kërkesë e dytë e studentëve është ndërprerja e protestës në qendër të Beogradit, ku kundërshtarët e studentëve protestues, të cilët e cilësojnë veten si “studentë që duan të mësojnë”, kanë ngritur kampe tash e tre muaj.

Një grup i studentëve protestues, që nga fundi i nëntorit të vitit të kaluar, ka bllokuar shumicën e universiteteve shtetërore në Serbi, duke shprehur pakënaqësi me situatën socio-politike në këtë vend, pas aksidentit në Stacionin Hekurudhor në Novi Sad.

Nga shembja e një strehe prej betonit atje, 16 persona kanë humbur jetën.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Studentët në Serbi paralajmërojnë mosbindje civile nëse nuk shpallen zgjedhjet appeared first on Euronews Albania.

Studentët në Serbi paralajmërojnë mosbindje civile nëse nuk shpallen zgjedhjet

26 June 2025 at 13:02

Nëse Qeveria e Serbisë nuk i shpall zgjedhjet e parakohshme parlamentare deri në mbrëmjen e 28 qershorit, “qytetarët do të jenë të gatshëm t’i marrin të gjitha masat ekzistuese të mosbindjes civile”.

Kështu paralajmëruan studentët protestues serbë, përpara tubimit të paralajmëruar në Beograd, për datën 28 qershor – ditën kur festohet Vidovdani, i cili në histori lidhet me Betejën e Kosovës, më 1389.

Kërkesë e dytë e studentëve është ndërprerja e protestës në qendër të Beogradit, ku kundërshtarët e studentëve protestues, të cilët e cilësojnë veten si “studentë që duan të mësojnë”, kanë ngritur kampe tash e tre muaj.

Një grup i studentëve protestues, që nga fundi i nëntorit të vitit të kaluar, ka bllokuar shumicën e universiteteve shtetërore në Serbi, duke shprehur pakënaqësi me situatën socio-politike në këtë vend, pas aksidentit në Stacionin Hekurudhor në Novi Sad.

Nga shembja e një strehe prej betonit atje, 16 persona kanë humbur jetën.

Që nga maji, kërkesë kryesore e studentëve në bllokadë është thirrja e zgjedhjeve të parakohshme, në mënyrë që qeveria e re të mund të punojë për përmbushjen e kërkesave të tyre të mëparshme.

Ato përfshijnë: publikimin e dokumentacionit të plotë për rindërtimin e Stacionit Hekurudhor në Novi Sad, identifikimin dhe ndjekjen penale të atyre që kanë sulmuar protestuesit gjatë tubimeve në të gjithë Serbinë, lirimin e aktivistëve të arrestuar në protesta dhe ndërprerjen e procedurave penale kundër tyre, si dhe rritjen e buxhetit për universitetet.

Në anën tjetër, “studentët që duan të mësojnë” kanë ngritur kampe përpara Presidencës së Serbisë që nga fillimi i marsit, duke u kërkuar autoriteteve që t’i lejojnë të kthehen në universitete.

Ata janë vizituar disa herë nga vetë presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, dhe janë mbështetur edhe nga serbë nga Kosova, përfshirë anëtarë të Listës Serbe.

Ultimatumi i studentëve në bllokadë

Studentët në bllokadë publikuan në mediat sociale një letër të hapur drejtuar Qeverisë së Serbisë, përmes së cilës i kërkuan që t’i dërgojë një propozim presidentit për të shpërndarë Parlamentin, me qëllim thirrjen e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare.

Ata thanë se mandati që Qeveria mori nga Parlamenti, “nuk e pasqyron situatën aktuale politike në vend”.

“Regjimi ka treguar se nuk ka më kapacitet për ta udhëhequr vendin përmes krizës më të madhe socio-politike në dekadat e fundit”, vlerësuan studentët.

Ata i kërkuan gjithashtu Qeverisë që t’i bëjë thirrje Ministrisë së Punëve të Brendshme që ta ndalojë “tubimin e raportuar publik” – në vendndodhjen e kampit të “studentëve që duan të mësojnë” – deri në orën 21:00 të shtunën.

Çfarë pritet më 28 qershor?

Studentët protestues deklaruan në një letër të hapur se tubimi do të mbahet në Beograd më 28 qershor dhe se ata presin që të marrë pjesë një numër i madh i qytetarëve të pakënaqur.

Ata thanë se nuk mund t’i parashikojnë hapat e mëtejshëm të qytetarëve pas përfundimit zyrtar të tubimit.

Shtuan se bëjnë thirrje “për herë të fundit” që kërkesat e tyre të plotësohen, me qëllim “parandalimin e kulmimit të pakënaqësisë qytetare dhe studentore”.

Protesta e fundit e madhe, e organizuar nga këta studentë, u mbajt më 15 mars, kur në orët e vona të mbrëmjes, pas disa incidenteve të vogla, u shpall e përfunduar, në mënyrë që situata të mos përshkallëzohej. Organizata joformale Arkivi i Tubimeve Publike, e cila vlerëson madhësinë e tubimeve në Serbi, vlerësoi se në protestën në Beograd më 15 mars morën pjesë midis 275.000 dhe 325.000 njerëzve, duke vënë në dukje se numri mund të ketë qenë edhe më i lartë.

Në anën tjetër, “studentët që duan të mësojnë, në fillim të qershorit – pas thirrjes së Vuçiqit – e shtynë grevën e urisë deri më 28 qershor, nëse shteti nuk e zgjidh situatën në lidhje me bllokadat e fakulteteve./REL

Gjendja civile në kolaps! Mirlinda Karçanaj e AKSHI-t lë qytetarët pa pasaporta dhe pa martuar

By: Ela
26 June 2025 at 11:06

Mirlinda Karçanaj, drejtorja e Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit (AKSHI), ka zhytyr në një kolaps total gjendjen civile. Prej më shumë se një jave, qytetarë nga Bulqiza dhe Pogradeci po përballen me një situatë të papranueshme në zyrat e gjendjes civile. Në Bulqizë, banorët ankohen se sistemi për aplikimin e pasaportave 2-javore nuk funksionon, […]

The post Gjendja civile në kolaps! Mirlinda Karçanaj e AKSHI-t lë qytetarët pa pasaporta dhe pa martuar appeared first on BoldNews.al.

Gjendja civile në kolaps/ Mirlinda Karçanaj e AKSHI-t lë qytetarët pa pasaporta dhe pa martuar

By: V K
26 June 2025 at 11:51

Drejtoresha e Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit (AKSHI), Mirlinda Karçanaj, ka zhytur në një kolaps total gjendjen civile.

Prej më shumë se një jave, qytetarë nga Bulqiza dhe Pogradeci, po përballen me një situatë të papranueshme në zyrat e gjendjes civile.

Në Bulqizë, banorët ankohen se sistemi për aplikimin e pasaportave 2-javore nuk funksionon, ndërkohë që shërbimi për pasaportat 3-ditore me kosto më të lartë është aktiv, duke ngritur dyshime për trajtim të pabarabartë dhe përfitime të mundshme nga situata.

“Jam nje banor nga Bulqiza. Desha te denoncoj nje rast ne gjendjen civile Bulqizë pasi ka 1 jave qe me thone nuk ka sistem per pashaporta 2 javore 75 mij lek ndersa 3 ditore qe kushton 180 mj lek ka sistem ju lutem shperndajeni te na japin nje zgjidhje”, shkruan qytetari për JOQ Albania.

Ndërkohë në bashkinë e Pogradecit, prej 9-ditësh sistemi nuk funksionon fare dhe institucionet përgjegjëse nuk japin asnjë shpjegim konkret për situatën.

Kjo ka paralizuar të gjithë shërbimet, shpalljet martesore, regjistrimet civile dhe dokumentet e tjera jetike.

“Si jeni? A beni pubilke ju lutem, ka qe te henen e kalur me shume se 9dit ne qarkun e Korces bashkia Pogradec nuk ka sistem gjendja civile, nuk funksjonin, eshte turp i madh per ketë ven m*ti e shtet m*ti, se kane bere cdo gje onlin as nuk mund te besh martesa as shpallje asgjë asnjeri s’mban pergjegjesi vetem po punohet thone, turp i zotit, jetoj jashtë Shqipërie dhe kam ardh t bej martës eshte e pa mundur”, denoncon qytetari për JOQ.

 

The post Gjendja civile në kolaps/ Mirlinda Karçanaj e AKSHI-t lë qytetarët pa pasaporta dhe pa martuar appeared first on Albeu.com.

Alarm në jug e veri/ Emergjencat Civile: Vatra aktive në dy qarqe, rreziku ende prezent

24 June 2025 at 17:38

Sipas të dhënave nga Qendra Kombëtare Operacionale e Emergjencave Civile në AKMC, gjatë orëve të fundit janë raportuar 7 vatra zjarri.

Nga këto janë shuar 5 vatra zjarri dhe janë aktive 2 vatra zjarri.

Pas një pune të pandërprerë të forcave operacionale në terren u bë i mundur izolimi i plotë dhe shuarja e vatrave në:

  1. Në fshatin Ndërfan, njësia administrative Rrëshen, bashkia Mirditë.
  2. Në zonën e Astirit, njësia administrative 14, bashkia Tiranë.
  3. Në lagjen “Ish-Fidanishtja”, njësia administrative Rajoni 5, bashkia Vlorë.
  4. Në fshatin Amonicë, njësia administrative Sevaster, bashkia Selenicë.
  5. Në fshatin Shijon, njësia administrative Bradashesh, bashkia Elbasan.

Aktualisht, janë aktive vatrat në:

  1. Qarku Vlorë

Në bashkinë Himarë, janë fikur vatrat në Porto Palermo dhe në Zonën Qafë Lerë – Llaman, ndërsa vatra në vendin e quajtur Vumlo në afërsi të fshatit Kudhës u izolua fillimisht, por për shkak të intensitetit të erës dhe nxehtësisë, zjarri është përhapur në një sipërfaqe ku është e vështirë ndërhyrja për shkak të terrenit të vështirë. Po punohet me mjete rrethanore dhe pompa shpine nga forca të MZSH, Shërbimi Pyjor dhe ndërmarrjes së shërbimeve të bashkisë. Nuk ka rrezik për zonat e banuara.

  1. Qarku Kukës.

Në fshatin Kolsh, njësia administrative Mamëz, bashkia Kukës, po punohet për fikjen e zjarrit të rënë në vendgrumbullimin e mbetjeve urbane, me 2 automjete zjarrfikëse me 10 efektivë, 1  fadromë, 1 ekskavator, 4 kamionë nga Drejtoria e Shërbimeve të Bashkisë.

 

 

 

The post Alarm në jug e veri/ Emergjencat Civile: Vatra aktive në dy qarqe, rreziku ende prezent appeared first on Sot News | Lajme.

Netanyahu kërcënon Iranin: Do ta paguani shtrenjtë vrasjen e civilëve

By: Ardit
15 June 2025 at 15:26

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu ka kërcënuar Iranin se do ta paguajë çmimin për vrasjen e civilëve. “Ushtarët tanë, pilotët tanë, janë në qiellin mbi Iranin. Irani do të paguajë një çmim të lartë për vrasjen e qëllimshme të civilëve, grave dhe fëmijëve. Ne do t’i arrijmë objektivat tona dhe do t’u japim një goditje shkatërruese. […]

The post Netanyahu kërcënon Iranin: Do ta paguani shtrenjtë vrasjen e civilëve appeared first on BoldNews.al.

Vengu: 6 738 trupa dhe 996 mjete të angazhuara në 250 operacione të Emergjencave Civile

TIRANË, 26 maj /ATSH/ Gjatë vitit 2024, Forcat e Armatosura dhe Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile kanë ndërmarrë qindra ndërhyrje në të gjithë territorin e vendit, duke ndihmuar banorët dhe parandaluar dëme të mëdha materiale.

Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu ndau sot në rrjetet sociale shifrat e angazhimit të Forcave të Armatosura për Emergjencat Civile në vitin 2024.

Forcat e Armatosura kanë marrë pjesë në 250 operacione të emergjencave civile, teksa janë angazhuar 6 738 trupa dhe 996 mjete.

Vengu nënvizoi se, falë trajnimit të vazhdueshëm, stërvitjeve dhe modernizimit me mjete dhe pajisje, sot jemi më të përgatitur për të përballuar çdo situatë emergjente.

Por, shtoi ai, siguria nuk është vetëm detyrë e institucioneve, ajo fillon me ndërgjegjësimin dhe bashkëpunimin e çdo qytetari.

“Parandalimi është arma jonë më e fortë për të shmangur rreziqet dhe për të mbrojtur jetën, mjedisin dhe pronën”, theksoi Vengu.

/r.e/a.f/

The post Vengu: 6 738 trupa dhe 996 mjete të angazhuara në 250 operacione të Emergjencave Civile appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Urgjenca për konstituimin e Kuvendit, reagojnë mbi 60 organizata të shoqërisë civile: Ka kaluar çdo kufi i tolerueshëm, po dëmtohet shteti 

23 May 2025 at 09:49

Mbi 60 organizata të shoqërisë civile kanë reaguar për bllokimin e konstituimit të Kuvendit të Kosovës, duke thënë se kriza institucionale ka kaluar çdo kufi të tolerueshëm dhe po dëmton jo vetëm Kuvendin, por edhe funksionimin e gjithë sistemit demokratik dhe institucional të vendit

Në reagim thuhet se këto organizata po e përcjellin me shqetësim të thellë dështimin e vazhdueshëm të deputetëve dhe deputeteve për të konstituuar Kuvendin e Republikës së Kosovës, si dhe refuzimin e udhëheqësve të partive politike për të bashkëpunuar dhe për të hyrë në dialog me qëllim të gjetjes së një zgjidhjeje që do t’i jepte fund kësaj krize institucionale.

“Kriza institucionale që pasoi zgjedhjet e 9 shkurtit 2025 ka kaluar çdo kufi të tolerueshëm dhe po dëmton jo vetëm Kuvendin, por edhe funksionimin e gjithë sistemit demokratik dhe institucional të vendit. Qeveria aktuale, të cilës i ka përfunduar mandati, po vazhdon të veprojë pa mbikëqyrje dhe kontroll parlamentar, situatë kjo e papranueshme për një shtet demokratik.

Në anën tjetër, Kuvendi jofunksional po e pamundëson miratimin e ligjeve të rëndësishme dhe vendimeve strategjike që ndikojnë drejtpërdrejt në jetën e qytetarëve dhe qytetareve, duke rrezikuar stabilitetin institucional, zhvillimin ekonomik dhe besimin qytetar në përfaqësim demokratik. Bllokada aktuale është duke vonuar e rrezikuar pranimin e fondeve nga Plani i Rritjes së BE-së, në kohën kur masat e vendosura nga BE dhe pezullimi pothuajse i tërësishëm i fondeve amerikane kanë reduktuar ndjeshëm mbështetjen financiare për Kosovën”, thuhet në reagim.

Tutje, mbi 60 organizata të shoqërisë civile thonë se zhvillimet gjeopolitike aktuale kërkojnë përgjegjësi dhe veprime të shpejta nga shtetet demokratike.

“Mosfuksionalizimi i Kuvendit të Kosovës është i papërgjegjshëm dhe i dëmshëm.  Ky stagnim rrezikon që vendet partnere të humbin besimin në aftësinë tonë për të ndërtuar institucione funksionale dhe për të vepruar si një shtet serioz në skenën ndërkombëtare. U bëjmë thirrje udhëheqësve të partive parlamentare që të marrin përgjegjësinë që u është besuar dhe të veprojnë menjëherë për tejkalimin e krizës politike. Përmes dialogut dhe me fokus te zhvillimi i vendit dhe mirëqenia e qytetarëve, të arrijnë një marrëveshje që i jep fund bllokadës. Mungesa e vullnetit për bashkëpunim dhe përqendrim në interesin e përbashkët është e papranueshme dhe cenon thellë besimin publik në përfaqësimin demokratik”, thuhet ndër të tjera në reagim.

Sipas tyre, mosveprimi nuk është opsion dhe se çdo vonesë e mëtejme kërkon llogaridhënie publike.

Në reagim, nga shoqëria civile thonë se mbeten të gatshme të ofrojnë kontributin e tyre për tejkalimin e kësaj krize dhe rikthimin e funksionalitetit demokratik në vend”. /Telegrafi/

The post Urgjenca për konstituimin e Kuvendit, reagojnë mbi 60 organizata të shoqërisë civile: Ka kaluar çdo kufi i tolerueshëm, po dëmtohet shteti  appeared first on Telegrafi.

❌
❌