Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 17 July 2025Main stream

Një shpresë e re për trajtimin e Alzheimer dhe Parkinsonit

By: lindita
17 July 2025 at 14:55

Një studim ndërkombëtar mbi proteinat e trupit të njeriut ka zbuluar të dhëna të reja për procesin e plakjes dhe mënyrat e reja për të zbuluar dhe trajtuar sëmundje të rënda neurologjike si Alzheimeri dhe Parkinsoni. Ky kërkim është mbështetur te krijimi i bibliotekës më të madhe të proteinave që është ndërtuar ndonjëherë, dhe sipas filantropit miliarder Bill Gates – i cili ka financuar…

Source

Erion Veliaj shfaq shqetësime shëndetësore, dërgohet në spital

By: lindita
17 July 2025 at 14:11

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj është dërguar në spitalin e Durrësit, pasi mësohet se ka shfaqur probleme shëndetësore. Bëhet me dije se Veliajt i janë bërë disa analiza dhe rreth orës 13.30 ka lënë ambientet e këtij spitali. Në spitalin rajonal kryebashkiaku u shoqërua nga forcat qendrore të policisë së burgjeve dhe jo ato të këtij burgu.

Source

Reagon Ilir Meta pas vendimit të Apelit që e la në burg: Asnjë zhgënjim nga telenovela “Drejtësi me regji”

By: lindita
17 July 2025 at 13:49

Reagimi i plotë i kreut të Partisë së Lirisë, Ilir Meta, në rrjetet sociale: Asnjë zhgënjim nga telenovela “Drejtësi me Regji”. Falenderim për avokatin e paepur, z. Kujtim Cakrani, që ka harxhuar dy orë frymë për ata që nuk kanë as veshë të dëgjojnë dhe as integritet për të treguar në respekt të Kushtetutës, të Konventës Europiane për të Drejtat e Njeriut, dhe të ligjit.

Source

Kolegji Zgjedhor rrëzon PD: Zgjedhjet në Tiranë nuk përsëriten

By: lindita
17 July 2025 at 12:41

Kolegji Zgjedhor Gjyqësor rrëzon ankimin e Partisë Demokratike për pavlefshmëri zgjedhore në qarkun e Tiranës. Argumentet e paraqitura nga përfaqësuesi ligjori i PD, Franci Nuri, nuk binden trupën gjyqësore për te shpallur të pavlefshëm zgjedhjet në qarkun më të madh në vend, duke i hapur rrugë certifikimit final të rezultatit për këtë zonë zgjedhore. Sipas rezultatit, 37 mandatet e Tiranës u…

Source

Apeli i GJKKO lë në burg Ilir Metën

By: lindita
17 July 2025 at 12:22

Apeli i Posaçëm la në burg kreun e Partisë së Lirisë Ilir Meta. Ky i fundit ankimoi në Apel vendimin e Shkallës së Parë të 26 qershorit, që vijoi masën “arrest në burg”. Para nisjes së seancës në një deklaratë të shkurtër për mediat, avokati i ish-presidentit, Kujtim Cakrani u shpreh: “Patjetër që do lirohet, e ka thënë Ajatollahu sot, do ta lirojmë”. Pak ditë më parë kreu i Partisë së Lirisë…

Source

Rama nderon presidentin e EBA: Erdhët si një anëtar i familjes që nuk i lë kurrë të shkëputen fijet e dashurisë

By: lindita
17 July 2025 at 12:20

Presidenti i Emirateve të Bashkuara Arabe, Sheikh Mohammed bin Zayed Al Nahyan, u prit nga kryeministri Edi Rama në ambientet e Kryeministrisë, ku u dekorua me Urdhrin e Madh me Yll të Mirënjohjes Publike, një vlerësim i lartë shtetëror për përkushtimin e tij të palëkundur ndaj marrëdhënies strategjike mes dy vendeve si dhe kontributin e pakrahasueshëm në kauzën globale të paqes.

Source

Elisa Spiropali me Kryetarin e Kuvendit të Turqisë: Shqipëria dhe Turqia prodhojnë dhe i japin botës siguri e paqe

By: lindita
17 July 2025 at 12:05

Kryetarja e Parlamentit, Elisa Spiropali, është pritur në një takim zyrtar në Ankara nga kryeparlamentari i Turqisë, Numan Kurtulmuş. Gjatë fjalimit të saj, Spiropali foli për rëndësinë e bashkëpunimit midis dy vendeve, teksa bëri me dije se Shqipëria dhe Turqia ranë dakord për të intensifikuar bashkëpunimin mes Kuvendit dhe Asamblesë së Madhe Kombëtare si në nivelet më të larta ashtu edhe mes…

Source

Vendimi i qeverisë: Hapet pika e kalimit kufitar në aeroportin ndërkombëtar të Vlorës

By: lindita
17 July 2025 at 10:47

Qeveria shqiptare ka marrë vendim për hapjen e pikës kufitare në Aeroportin Ndërkombëtar të Vlorës. Vendimi u mor sot në mbledhjen e Këshillit të Ministrave, teksa në njoftim thuhet se pika e kalimit kufitar do të jetë në përputhje me rregullat ndërkombëtare për kalimin e shtetasve, si në hyrje, ashtu edhe në dalje. VENDIMI I QEVERISË: HAPJEN E PIKËS SË KALIMIT KUFITAR NË AEROPORTIN…

Source

Zjarre aktive në disa qarqe të vendit, Ministria e Mbrojtjes: Sot pritet nivel rreziku i lartë në këto zona

By: lindita
17 July 2025 at 10:34

Gjatë 24 orëve të fundit janë raportuar 17 vatra zjarri, nga të cilat 4 janë ende aktive. Këto vatra zjarri janë evidentuar në bashkitë: Dibër, Bulqizë, Mat, Vau i Dejës, Mallakastër, Lezhë, Mirditë, Gjirokastër, Përmet, Himarë, Finiq, Krujë, Tiranë, Kavajë, Rrogozhinë dhe Berat. Aktualisht mbeten aktive vatrat: • Qarku Dibër. Në vendin e quajtur “Liqeni i Luleve”, pjesë e Parkut Kombëtar…

Source

Aksioni për sigurinë ushqimore, Drejtoria e Tatimeve: Në 3 ditë janë sekuestruar mbi 20 ton mall

By: lindita
17 July 2025 at 10:05

Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve njofton se po vijon me intensitet aksioni për formalizimin dhe përmirësimin e sigurisë ushqimore në tregun e produkteve bujqësore dhe blegtorale, në bashkëpunim me Ministrinë e Bujqësisë. Në një deklaratë zyrtare, theksohet se rezultatet e tri ditëve të para të aksionit kanë nxjerrë në pah nevojën urgjente për formalizim të plotë të këtij sektori…

Source

Reagon Adriatik Lapaj: “O të mjerë, unë nuk pranoj shantazh e as shitem!”. Dakord, por përfunduat gazi i botës si parti?!

By: lindita
17 July 2025 at 09:58

Thonë se shpresa vdes e fundit, por në politikën shqiptare duket se ajo, shpresa, ka dhënë shpirt më shpejt se kudo tjetër. Madje, edhe aty ku lindi një politikë e re – që duhej të ishte më e re se vetë e vjetra, ajo u vjetrua pa nisur ende. Në fillimet e tyre, partitë e reja në Shqipëri u pritën me kureshtje e gëzim, si një frymë që do të frynte pluhurin e rëndë të tranzicionit. Ata që dolën në…

Source

Foshnjat e para në botë me ADN nga tre prindër lindin pa sëmundje të trashëguara

By: lindita
17 July 2025 at 09:40

Tetë foshnja të lindura në Mbretërinë e Bashkuar me ADN nga tre persona, nuk bartin sëmundjet e trashëguara mitokondriale, sipas mjekëve britanikë. Kjo metodë revolucionare përdor material gjenetik nga një nënë, një baba dhe një grua donatore, për të parandaluar çrregullime të rënda dhe shpesh fatale që kalojnë nga nëna te fëmija. Teknika është zhvilluar në Universitetin e Newcastle dhe për…

Source

Ulje e lehtë e temperaturave, parashikimi i motit për ditën e sotme

By: lindita
17 July 2025 at 09:33

Këtë të enjte, Shqipëria do të vijojë nën ndikimin e masave ajrore afrikane, duke bërë që moti i kthjellët dhe i nxehtë të jetë dominant gjatë orëve të paradites. Pjesa e dytë e ditës do të sjellë vranësira të shpeshta në të gjithë territorin e vendit, ku në zonat veriore dhe veriperëndimore priten rrebeshe afatshkurtra shiu. Ndërsa e gjithë vija bregdetare mbetet nën dominimin e motit të…

Source

Këmbimi valutor sot, me sa lekë blihen e shiten valutat kryesore

By: lindita
17 July 2025 at 09:29

Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan do të blihet me 83.3 lekë dhe do të shitet me 84.5 lekë. Euro do të blihet me 97.2 lekë dhe do të shitet me 98 lekë. Franga zvicerane do të blihet me 103.7 lekë dhe do të shitet me 105 lekë. Ndërsa paundi britanik do të blihet me 111.7 lekë dhe do të shitet me 113 lekë. Dollari kanadez këmbehet me 60.7 lekë në blerje dhe me 62 lekë në…

Source

Yesterday — 16 July 2025Main stream

Këto janë vendet më argëtuese në botë, sipas një sondazhi global

By: lindita
16 July 2025 at 14:35

Një sondazh me 17,000 persona nga 36 vende ka renditur vendet më argëtuese në botë, jo sipas çmimit apo rehatisë, por sipas atmosferës dhe energjisë që ofrojnë. Spanja kryeson listën falë festivaleve, plazheve dhe jetës së natës, duke u renditur gjithashtu e katërta në botë për aventura dhe ndikim kulturor. Festa La Tomatina, ku mbi 20,000 persona hedhin domate në rrugë, është një nga më të…

Source

Gjendet pa jetë i moshuari në një përrua në Elbasan

By: lindita
16 July 2025 at 14:18

Një ngjarje tragjike ka ndodhur në qytetin e Elbasanit ku një person i moshuar është gjetur i pajetë në zonën e përroit të Zaranikës. “Në lagjen “Dyli Haxhire”, ka humbur jetën, në rrugë, dyshohet për shkaqe natyrale, shtetasi N. Sh., 78 vjeç. Trupi i pajetë është dërguar në morg, për kryerjen e ekspertizës. Grupi hetimor po punon për dokumentimin ligjor të rastit”, njofton policia.

Source

Kantieri i ndërtimit të urës së re të Viroit në Gjirokastër (Pamjet)

By: lindita
16 July 2025 at 12:28

“Kantieri i urës së re të Viroit në Gjirokastër, një investim i rëndësishëm që do të sigurojë qarkullim të pandërprerë dhe të sigurt gjatë gjithë vitit, e planifikuar me 2 korsi si dhe trotuare për kalimtarët në të dy anët e saj”, shkruan kryeministri Edi Rama në një postim në rrjetet sociale, ku ka ndarë edhe pamjet nga ndërtimi i kësaj ure.

Source

Policia: Renis Dobra u mor peng dhe u mbyt me litar

By: lindita
16 July 2025 at 12:18

Policia ka dhënë detaje në lidhje me vrasjen e Renis Dobrës në Mat rreth një javë më parë. Në një konferencë për shtyp, Drejtori i Policisë Dibër, Artion Duka, ka sqaruar se 23-vjeçari u mbyt dhe më pas u hodh në ujërat e liqenit. Gjatë rënies, trupi i 23-vjeçarit ka mbetur pranë sektorit “C”, pa rënë në liqen, ndërsa automjeti ka rënë në liqen, ku dhe u gjet. Ai ka sqaruar gjithashtu se…

Source

Berisha: Kryeministri shqiptar ka ndryshuar ligje, 94 për qind e pushteteve janë në dorën e Ramës

By: lindita
16 July 2025 at 11:38

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, nuk i ndali akuzat edhe ditën e sotme ndaj kryeministrit Edi Rama. Berisha tha se 94% e pushteteve janë në dorën e Kryeministrit. “Shqipëria nisi negociatat e aderimit dhe mund t’u siguroj se nisi negociatat në një kohë kur nuk plotësonte asnjë kriter përveçse gjeopolitikës. Kushdo që dëshiron të ulet, ne jemi gati t’u ofrojmë të dhënat evropiane…

Source

❌
❌