Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Foshnjat e para në botë me ADN nga tre prindër lindin pa sëmundje të trashëguara

By: lindita
17 July 2025 at 09:40

Tetë foshnja të lindura në Mbretërinë e Bashkuar me ADN nga tre persona, nuk bartin sëmundjet e trashëguara mitokondriale, sipas mjekëve britanikë. Kjo metodë revolucionare përdor material gjenetik nga një nënë, një baba dhe një grua donatore, për të parandaluar çrregullime të rënda dhe shpesh fatale që kalojnë nga nëna te fëmija. Teknika është zhvilluar në Universitetin e Newcastle dhe për…

Source

Verdhëza te të porsalindurit, flet neonatologia Hasbahta  

11 April 2025 at 11:55

Doktoresha e të porsalindurve, Teuta Hasbahta në podcastin “Shëndeti në rend të parë” ka folur për verdhëzën te foshnjat.

Hasbahta thekson se verdhëza është gjë e rëndësishme që duhet trajtuar. Ajo bëri të ditur se verdhëza fiziologjike fillon në ditën e dytë ose të tretë.

“Këtu kemi të bëjmë me një verdhëz fiziologjike për shkak të shkatërrimit të eritrociteve… bilirubina lirohet dhe jep ngjyrën e verdhë…”, tha ajo.

Tutje doktoresha bën të ditur se bilirubina ka shumë efekt në qelizat trunore, prej përgjumjes deri te dëmtimet e qelizave.

Ajo tha se lidhur me verdhëzën i kanë mjetet që e identifikojnë dhe në këtë drejtim punohet mjaft.

“Çdo prind frikësohet kur e sheh fëmijën shumë të zverdhur nga ngjyra dhe e dërgon me kohë”, tha ajo.

Por, sipas saj duhet dalluar verdhëza fiziologjike me atë patologjike pasi siç u shpreh doktoresha me verdhëzën patologjike duhet pasur shumë kujdes.

Ajo theksoi se fototerapia është mënyrë e trajtimit të verdhëzës, është në fakt zgjedhja e parë.

Podcasti “Shëndeti në rend të parë” mbështetet nga kompania Muqa Solar.

Podcastin e plotë ku doktoresha Hasbahta flet për kujdesin ndaj të porsalindurve mund ta shikoni në kanalin e Telegrafit në YouTube. /Telegrafi/

The post Verdhëza te të porsalindurit, flet neonatologia Hasbahta   appeared first on Telegrafi.

Gabimet që bëjmë në përkujdesjen ndaj foshnjave, neonatologia Teuta Hasbahta: Mos i përdorni zbutësit dhe aromatizuesit për larjen e rrobave

8 April 2025 at 11:42

Neonatologia Teuta Hasbahta në podcastin “Shëndeti në rend të parë” ka folur për rëndësinë e përkujdesjes ndaj foshnjave, neonatusit (foshnja deri njëmuajshe).

Hasbahta ka folur po ashtu për larjen e rrobave të foshnjave, pështjelljen e tyre dhe vendosjen në djep.

“Përdorimi i kemikaleve, i quaj unë ‘deodorant’, parfumave, aromatizuesve, përdorimi i lagështuesve me aromatizues, i zbutësve i detergjenteve… të gjitha këto bien..”, tha ajo.

Sipas saj, përveç larjes me një detergjent të butë, nuk duhet as tharja në makina.

“… Përveç larjes me një detergjent të butë, tharja jo në makina po në ajër… vetëm një hekurosje, rroba të pambukta…”, tha doktoresha.

Ajo tutje theksoi se po ashtu foshnjat nuk duhet të lidhen ngushtë dhe vendosja në djep është e gabueshme.

Sipas saj, më e preferuar është veshja e lirë, por sipas saj, prapë foshnja duhet të ofrohet.

“Afrimi i foshnjës është një gjë shumë e rëndësishme sepse paramendojeni një i porsalindur ka dalë nga mitra ku ka qenë i kufizuar, ti po e le haptas t’i përnjëherë…”, tha ajo.

Podcasti i plotë ku doktoresha Teuta Hasbahta flet për përkujdesjen ndaj foshnjave, rëndësinë e të ushqyerit me qumësht gjiri, verdhëzën etj mund ta shikoni më poshtë.

Podcasti “Shëndeti në rend të parë” mbështetet nga kompania Muqa Solar. /Telegrafi/

The post Gabimet që bëjmë në përkujdesjen ndaj foshnjave, neonatologia Teuta Hasbahta: Mos i përdorni zbutësit dhe aromatizuesit për larjen e rrobave appeared first on Telegrafi.

Lëvizjet e para të foshnjës në bark, një moment lumturie dhe shprese

17 January 2025 at 17:20

Dr. Memli Morina, mr. sci
gjinekolog – obstetër
tel. 045 725 725

Lëvizjet e foshnjë për herë të parë duhet t’i ndjeni midis javës 15 dhe 22 të shtatzënisë. Nëse jeni shtatzënë për herë të parë është e mundur që të mos i ndjeni lëvizjet deri në javën e 25. Lëvizjet më shumë i ndjeni kur jeni në një gjendje të qetë, ulur ose shtrirë.

Thuhet që gratë të cilat kanë më shumë peshë i ndjejnë lëvizjet më vonë se sa gratë të cilat kanë më pak kilogramë. Mos u bazoni në përvojën e shoqeve, kushërirave ose kolegeve të punës të cilat mund t’ju thonë se tashmë është dashur ta ndjeni fëmijën duke lëvizur. Asnjë prej nesh nuk është njësoj me tjetrin – njëlloj.

Edhe foshnjat janë ndryshe nga njëra tjetra – disa janë më të lëvizshme e disa më të qeta. Ju mund të mos i ndjeni lëvizjet, por patjetër që e keni parë foshnjën duke lëvizur kur keni bërë ekzaminim me ultrazë që nga java e 8 e shtatzënisë apo jo?

Shtatzënat i përshkruajnë lëvizjet e para sikurse kanë një flutur nën bluzë. Fillimisht nuk jeni e sigurt se a ishte apo jo lëvizja e foshnjës, por pas disa ditësh do të jeni e sigurt se PO, ishte bebja, dhe nuk ishin lëvizjet e zorrëve.

Në fillim lëvizjet janë të rralla, por me kalimin e javëve ato bëhen gjithnjë më të forta dhe më të shpeshta. Në tremujorin e fundit të shtatzënisë, foshnja lëviz rreth 30 herë brenda një ore, por nuk është e thënë se ju duhet ta ndjeni atë, sa herë që ajo lëviz.

Foshnja mund të lëviz me dhjetëra herë dhe ju të mos e ndjeni ose ta ndjeni vetëm 2-3 herë.

Foshnjat flenë edhe në mitrën e nënës dhe nuk e dinë se a është ditë apo natë, kështu që shpeshherë lëvizin atëherë kur ju jeni e lodhur dhe jeni për gjumë. Shpeshherë këto lëvizje ju prishin edhe gjumin.

Fëmija, lëvizjet më të shumta i bën prej orës 20.00 deri në ora 2 pas mesnate; mendohet se këto lëvizje më të shprehura kanë të bëjnë me nivelin e sheqerit në gjakun tuaj.

Mos u preokuponi shumë më numrin e lëvizjeve dhe mos u përpiqni që t’i numëroni ato. Nuk ka fakte shkencore që provojnë se numërimi i lëvizjeve të foshnjës është tregues i mirëqenies së bebes, por nëse ju duket se foshnja lëviz më pak se më parë, konsultohuni me mjekun tuaj. /Telegrafi/

 

The post Lëvizjet e para të foshnjës në bark, një moment lumturie dhe shprese appeared first on Telegrafi.

❌
❌