Jennifer Lopez ka ndarë me fansat disa ndjenja të thella personale përmes muzikës së saj më të re, duke lënë të kuptohet për vështirësitë me Ben Affleck pas paraqitjes së kërkesës për divorc gushtin e kaluar.
Në një festë ekskluzive në Los Angeles, ajo prezantoi gjashtë këngë të reja, përfshirë baladën emocionale “Wreckage of You”, në të cilën thuhet se reflekton mbi “rrënojat” e një lidhjeje të shkuar dhe fuqizimin që gjen pas dhimbjes.
Një nga të ftuarit, Edgardo Luis Rivera, tregoi se Lopez u shpreh se ishte frymëzuar nga viti i vështirë që kishte kaluar, si në aspektin personal ashtu edhe profesional, shkruan DailyMail.

Kujtojmë se JLo anuloi turneun verën e kaluar për të “qenë me veten dhe fëmijët”, mes thashethemeve për një krizë në martesën me Affleck.
Rivera theksoi se artistja tha se tani ndihet më e fortë dhe se kënga përfaqëson atë rilindje pas një kohe të errët.

Këngët e tjera të reja që Jennifer prezantoi ishin më energjike, me tituj si “Birthday”, “Free”, “Up All Night”, “Save Me Tonight” dhe “Regular”.
Ato u përshkruan si “këngë argëtuese dhe me atmosferë të vjetër JLo”, që ngjallën reagime entuziaste te fansat e pranishëm.
Ndërkohë që Lopez i rikthehet fuqishëm muzikës, ajo ka qëndruar e heshtur mbi procesin gjyqësor të ish-të dashurit të saj Sean “Diddy” Combs, i cili u shpall fajtor për disa akuza të lidhura me prostitucionin, por u lirua nga akuzat më të rënda për trafikim seksual.
Marrëdhënia e tyre e dikurshme ishte shpërbërë mes dramave publike dhe ndarjes së diskutueshme në vitin 2001.
Nga ana tjetër, përpjekjet e saj me Ben Affleck për të shitur shtëpinë e tyre luksoze në Beverly Hills kanë ngecur.
Edhe pse fillimisht ishte listuar për 68 milionë dollar (afërsisht 62.56 milionë euro), çmimi u ul ndjeshëm dhe tashmë rezidenca është hequr nga tregu.
Sipas burimeve, Ben është i vendosur të shkëputet plotësisht nga kjo periudhë, ndërsa Jennifer ka nisur rinovimet në rezidencën e saj të re në Hidden Hills.
Në prag të një faze të re në jetën e saj, duket se Jennifer Lopez po i kanalizon ndjenjat dhe përvojat personale në muzikë, duke sjellë një version më të sinqertë dhe të pjekur të vetes përpara publikut. /Telegrafi/
The post Jennifer Lopez rrëfen dhimbjen dhe fuqinë pas ndarjes me Ben Affleck përmes këngës së re appeared first on Telegrafi.