Shumë shtetas kinezë, por edhe kazakë, kanë krijuar kompani fiktive në Shqipëri dhe kanë përfituar miliona nga Bankers…
Dalin në dritë të tjera skandale nga “Bankers Petroleum”. Sot kompania e naftës kërcënoi shtetin se do të hedhë në Arbitrazh, por fakte tregojnë se shumë shtetas kinezë të lidhur me këtë kompani kanë përfituar miliona lekë. Përveç pagave të larta, drejtuesit duket se kanë përdorur skema fiktive për të kënaqur njerëzit pranë tyre, pse jo dhe veten.
Sipas dosjes së Prokurorisë së Fierit që ka siguruar “Pamfleti”, shumë shtetas kinezë, por edhe kazakë, kanë krijuar kompani fiktive në Shqipëri dhe kanë marrë shuma të mëdha parash.
“Megjithatë, ka një problem në lidhje me deklarimin e punonjësve, pasi të paktën dhjetë prej tyre janë regjistruar në listëpagesa si aktive 22 ditë, ndërkohë që nuk kanë qenë fizikisht në Shqipëri sipas të dhënave nga sistemi TIMS. Gjithashtu, administratori ka dalë nga Shqipëria në Korrik 2024 dhe nuk është kthyer më. Në lidhje me aktivitetin ekonomik, kompania ka pasur të ardhura dhe shpenzime të konsiderueshme gjatë vitit 2024, me një fitim neto mbi 135 milion lekë”, shprehet prokuroria në rastin e një kompanie.
Pjesë nga dosja
Nga hetimi ka rezultuar se dyshohet se një tjetër skemë me faturime fiktive vjen dhe në një fushë tjetër, konkretisht, disa shoqëri të themeluara në Shqipëri nga shtetas që vijnë nga Kina dhe Kazakistani, kryejnë faturime fiktive për shoqërinë “Bankers Petroleum Albania Ltd”, transferojnë fonde jashtë Shqipërisë, etj, të analizuara si më poshtë vijon:
1. Shoqëria “Qinglong Petroleum Technology and Engineering Company LLP” – Dega Shqipëri, është regjistruar në datën 14 dhjetor 2023, e cila ka kompaninë mëmë në Kazakistan dhe me pronësi (pronar përfitues) shoqërinë kineze “China International Zoom Material Co Limited me adresë: Richmond Commercial Building, Argyle Street, Yau Tsim Mong, Koëloon, Hong Kong dhe me adresë në Fier. Përfaqësuesi ligjor i saj është shtetasi Jiang Yijun, ndërsa administratori është shtetasi Junlin Sheng.
Kompania operon në sektorin e naftës, kryesisht me shërbime si çimentim, shpim, punim pusesh dhe teste të vajit. Ajo ka dy njësi qiraje me sipërfaqe të vogla, dhe aktiviteti i saj është përqendruar në këto shërbime specifike. Në aspektin e punësimit, gjatë periudhës Dhjetor 2023- Mars 2024 ishte vetëm administratori i punësuar. Ndërsa gjatë vitit 2024 u shtuan punonjës rinj deri në 24 punonjës në Mars 2025, shumica dërrmuese e të cilëve janë shtetas kinezë.
Megjithatë, ka një problem në lidhje me deklarimin e punonjësve, pasi të paktën dhjetë prej tyre janë regjistruar në listëpagesa si aktive 22 ditë, ndërkohë që nuk kanë qenë fizikisht në Shqipëri sipas të dhënave nga sistemi TIMS. Gjithashtu, administratori ka dalë nga Shqipëria në Korrik 2024 dhe nuk është kthyer më.
Në lidhje me aktivitetin ekonomik, kompania ka pasur të ardhura dhe shpenzime të konsiderueshme gjatë vitit 2024, me një fitim neto mbi 135 milion lekë. Faturimi është kryesisht me shoqërinë “Bankers Petroleum Albania Ltd”, ndërsa blerjet më të mëdha shërbimesh i bëhen fillimisht me shoqërinë “Albdrilling” sh.a dhe pastaj një shoqëri kineze në Kinë dhe kompani kizene me bazë në Abu Dhabi – BIN SHARRARA CHINA HORIZON DRILLING SERVICES LLC. Janë evidentuar anomali në faturim, përfshirë anulime masive të faturave dhe transaksione të mëdha blerjeje dhe shitjeje që nuk përputhen me vlera të shtuar reale, dyshohet se shërben për transferim fondesh jashtë vendit, shmangie tatimore dhe pastrim parash.
Ndërkohë, është konstatuar se shoqëria “Albdrilling” sh.a që ka qenë më parë nënkontraktore direkte e shoqërisë “Bankers Petroleum Albania Ltd”, tani ndërmjetësohet nga shoqëria “Qinglong Albania Ltd” në mënyrë që, krijohet një zinxhir i dyshimtë ndërmjetësimi, i cili mund të përdoret për të fryrë artificialisht çmimet dhe për të transferuar fitime në mënyrë të fshehtë. Në thelb, shoqëria “Qinglong Albania Ltd”, në Shqipëri, paraqitet si një entitet ndërmjetësimi i dyshuar fiktiv që shfrytëzohet për të justifikuar shpenzime dhe pagesa për persona që nuk janë në Shqipëri, por ne Kinë, për të faturuar shërbime me vlera të lartë, pa kryer realisht punën, dhe për të fshehur qarkullimin financiar, duke e kaluar atë nga shoqëria “Bankers Petroleum Albania Ltd”, përmes saj dhe më tej tek shoqēri kineze. Kjo skemë krijon mundësi për transferim të paligjshëm të fondeve jashtë vendit, shmangie tatimore dhe pastrim parash. Në përfundim, shoqëria “Qinglong Petroleum Technology and Engineering Company LLP”, në Shqipëri, është një kompani që dyshohet se është formuar me qëllim ndërmjetësimi fiktiv në kontratat e naftës, ka kryer blerje-shitje me fitime të mëdha pa krijuar vlerë reale.
Nga këqyrja e kësaj shoqërie konkludohet si vijon:
1- Krijohen dyshime për deklarime fiktive të marrëdhënieve të punës dhe pagesave.
Subjekti ka deklaruar në mënyrë sistematike punonjës (kryesisht shtetas kinez) si të punësuar me kohë të plotë dhe të pranishëm 22 ditë në muaj. Megjithatë, verifikimi në sistemin TIMS tregon se një numër i këtyre punonjësve nuk kanë qenë fizikisht në territorin e Shqipërisë, gjatë periudhës për të cilën deklarohen si të punësuar. Kjo situatë përbën shkelje të legjislacionit tatimor dhe të punësimit, me elementë të mundshëm të veprave penale si:
-Pastrim parash përmes justifikimit të rremë të pagave dhe transferime fondesh.
-Deklarim i rremë në dokumente zyrtare.

2- Aktivitet ekonomik i dyshimtë – mungesë reale e kapaciteteve teknike dhe njerëzore.
Subjekti nuk kishte asnjë punonjës real ose pajisje në janar-shkurt 2024, megjithatë ka deklaruar të ardhura të konsiderueshme për shërbime që në mënyrë të natyrshme kërkojnë staf dhe pajisje fizike në terren (shpim pusesh, çimentim, etj). Nga kontrolli fiskal rezulton se të gjitha shërbimet janë blerë nga nënkontraktori “Albdrilling” sh.a dhe të njëjtat janë faturuar pa vlerë të shtuar më tej tek “Bankers Petroleum Albania Ltd”. Shoqëria nuk zotëron asete, përveç një vlere minimale të deklaruar në fund të 2024 (rreth 36 milionë lekë),e papërputhshme me volumin e qarkullimit financiar dhe natyrën e veprimtarisë që deklaron.
3. Skemë e dyshimtë ndërmjetësimi mes “Bankers Petroleum Albania Ltd” dhe “Albdrilling” sh.a.
Më parë, shoqëria “Albdrilling” sh.a ka qenë nënkontraktore direkte e shoqërisë “Bankers Petroleum Albania Ltd”, ndërsa tani faturon të njëjtat shërbime përmes shoqërisë “Qinglong Petroleum Technology Ltd”, një shoqëri e sapo hapur pa kapacitet të dukshëm teknik ose njerëzor. Ky ndryshim ngre dyshime për ekzistencën e një strukture fiktive ndërmjetësimi, që mund të përdoret për:
-Të krijuar marzhe fiktive fitimi;
-Të transferuar fonde në mënyrë të pajustifikuar;
-Të justifikuar kontrata fiktive dhe punonjës joekzistentë.
4. Anomalitë në faturim dhe fiskalizim:
Gjatë muajit mars 2024 konstatohet një numër i madh anulimesh dhe korrigjimesh të faturave – veprim që në vēzhgim fiskal konsiderohet shenjë alarmi për manipulim dokumentacioni.
Faturat e shitjes mbartin përshkrime për shërbime që mund të realizohen vetëm përmes stafit të specializuar dhe pranisë fizike në terren, ç’ka bie ndesh me mungesën reale të punonjësve në Shqipëri sipas të dhënave të marra nga sistemi TIMS.
5. Mungesë e përfaqësuesit ligjor në territor:
Administratori ligjor Junlin Sheng nuk është i pranishëm në Shqipëri që nga korriku 2024, dhe ka rezultuar i punësuar njëkohësisht në një tjetër kompani që operon në të njëjtin sektor dhe është gjithashtu nënkontraktore e shoqërisë “Bankers Petroleum Albania Ltd”.
Kjo është në kundërshtim me parimet e përfaqësimit ligjor të një dege të huaj që operon në një sektor strategjik siç është ai i hidrokarbureve.
6. Mospërputhje mes blerjeve dhe shitjeve – mungesë vlerë të shtuar:
Në periudhën janar-mars 2024, shoqëria “Qinglong Petroleum Technology LTD” ka realizuar shitje në vlerën 161 milionë lekë, ndërkohë që ka blerë shërbimet përkatëse nga shoqëria “Albdrilling” sh.a për rreth 109 milionë lekë me një marzh fitimi të pashpjegueshëm, duke qenë se nuk ka as staf e as pajisje vetjake që të justifikojnë këtë shtesë vlere.
7. Ndryshim i strukturës së furnitorëve në fund të vitit 2024:
Në fund të vitit 2024 dhe vazhdon në vitin 2025 subjekti fillon të bashkëpunojë me furnitorë të rinj të huaj (si “BIN SHARRARA CHINA HORIZON DRILLING SERVICES LLC” nga Abu Dhabi dhe “Beijing Top Energy Technology Co. Ltd”), duke shtuar më tej kompleksitetin dhe natyrën ndërkombëtare të qarkullimeve financiare.
Këto ndryshime, të shoqëruara me mungesën e transparences dhe strukturë të paqartë operacionale, mund të përdoren për të fshehur origjinën dhe destinacionin e fondeve – indikator i mundshëm i pastrimit të parave.
Nga verifikimi i detajuar, shoqëria “Qinglong Petroleum Technology and Engineering Company LLP” duket se nuk ka pasur aktivitet real ekonomik dhe teknik në Shqipëri në fillim të vitit 2024, dhe ka funksionuar kryesisht si ndërmjetës financiar në një strukturë të dyshimtë të faturimit dhe raportimit tatimor, ku përfshihet edhe shoqëria “Bankers Petroleum Albania Ltd” dhe nënkontraktori i saj shoqëria “Albdrilling” sh.p.k. Bazuar në të gjitha të dhënat e mësipërme, Qinglong Petroleum Technology and Engineering Company LLP-Dega Shqipëri: Nuk ka pasur aktivitet real teknik në fazën fillestare të regjistrimit. Ka shfaqur sjellje të përsëritura që ngjajnë me struktura të pastrimit të parave, mashtrimit tatimor dhe ndërmjetësimit fiktiv.
Eshtë e lidhur me një rjet kompanish (kryesisht kineze dhe nga Lindja e Mesme) që mund të jenë pjesë e një skeme të evazionit dhe transferimit ndërkombëtar të kapitalit. Pronari përfitues, China International Zoom Material Co. Limited, është një kompani me seli në Hong Kong – një juridiksion që shpesh përdoret për strukturim korporativ me qëllime të errëta fiskale ose ligjore.
2. Shoqëria “Petrosolution” sh.p.k, me NIPT M12003039K, është regjistruar në tatime më datë 3.08.2021, me aksioner shtetasin kazakistanas Ramil Kimurov, i cili njëkohesisht ka regjistruar dhe subjektin “Black Gold Investment Company Limited”, me NIPT M11817011B”, më datë 17.06.2021, me objekt të aktivitetit:”Aktivitete të ndërmjetësimit për shitjen e karburantit, mineraleve, metaleve dhe kimikateve industrial”. Por, që nuk ka ushtruar aktivitet me kete te fundit dhe e ka kaluar Pasiv më datë 05.08.2024.
Bazuar ne ekstraktin e QKB rezulton se në datë 07.04.2023 është ndryshuar ortaku nga Ramil Kimurov dhe është shtuar ortaku “EXA PETROLEUM PTE. LTD” me zoterim kapitali 100% të shoqërise me aksioner shtetasit kinez Hou Joun dhe Chen Xinming. Shoqeria e huaj “EXA PETROLEUM PTE LTD”, është një kompani private e regjistruar në Singapor, e themeluar më 6 Dhjetor 2018. Ajo është regjistruar me numrin unik të entitetit (UEN) 201841018C dhe ka adresën zyrtare në: 10 Anson Road, #11-07, International Plaza, Singapore 079903, një adresë që zakonisht përdoret për kompani që mund të kenë zyra virtuale ose përfaqësime formale, por jo aktivitet fizik real në territor. Kjo lloj adrese përdoret shpesh nga kompani që nuk kanë një prani fizike të plotë në vend, por që kërkojnë të regjistrohen për qëllime administrative dhe ligjore.
Kompania mund të mos ketë një prani fizike të drejtpërdrejtë në vend. Kompania është aktive (“Live Company”), që do të thotë se nuk është e pezulluar, e mbyllur apo në likuidim. Kapitali i paguar është zero (USD 0.00) – si për aksionet ordinare, ashtu edhe për ato preferenciale. Kjo është jo e zakonshme për një kompani që pretendohet të operojë në një industri kapitale si ajo e naftës ose makinerive industriale. Kjo strukturë e kapitalit mund të sinjalizojë:
-Kompani formale “shell” (pa veprim real ekonomik);
-Përdorim të mundshëm për qëllime ndërmjetësimi financiar, kontraktor ose fiskal, dhe jo për prodhim të drejtpërdrejtë;
Shoqëria “EXA PETROLEUM PTE. LTD”, paraqet karakteristika të një subjekti formal të regjistruar në Singapor me aktivitet të kufizuar dhe kapital zero, pa shenja të qarta për operacione të mëdha reale. Lidhja e saj me sektorin e makinerive industriale mund të jetë vetëm në letër dhe dyshohet se përdoret për qarkullim fondesh ndërkombëtare në skema të ndërlidhura të industrisë së hidrokarbureve.
Shoqëria “Petro Solution” sh.p.k ka një lidhje të drejtpërdrejtë me shoqërinë “EXА Petroleum Pte. Ltd.”, pasi kjo e fundit, është aksionere e shoqërisë “Petro Solution” sh.p.k. Kjo lidhje tregon se shoqëria “EXA Petroleum Pte. Ltd.”, një kompani me seli në Singapor dhe me një adresë që duket se është virtuale, ka ndikim të drejtpërdrejtë në menaxhimin dhe pronësinë e shoqërisë “Petro Solution” sh.p.k në Shqipëri. Kjo situate, krijon dyshime për transparencën dhe qëndrueshmërinë e operacioneve të shoqërisë “Petro Solution” sh.p.k, duke qenë se EXA nuk ka aktivitet të dukshëm real ekonomik dhe i mungon prezenca fizike konkrete. Për më tepër, shoqëria “Petro Solution” sh.p.k rezulton të ketë marrë hua edhe nga shoqeria e huaj “Alb Talent Solution” dhe “Bankers Petroleum Albania Ltd”, pavarësisht se ka pasur rezultate me humbje financiare nga viti 2021-2023, gjë që tregon se ka një rjet të nderlikuar financimesh mes këtyre
kompanive të lidhura. Kjo strukturë financiare dhe aksioncrësh krijon dyshime për përdorim të skemave të ndërlikuara financiare që mund të synojnë shmangien e taksave, pastrim parash dhe manipulimin e raporteve financiare në sektorin e naftës në Shqipëri. Shoqëria “Petro Solution” sh.p.k ka përfituar transferta të konsiderueshme gjatë periudhës 2021-2023, nga Kina i janë transferuar 1,739,424 USD nga kompania “Hong Kong Loong Saphire Energy; 900,000 USD, hua, nga shoqëria “Bankers Petroleum Albania Ltd”. Në Tetor të vitit 2022 ka marrë hua nga shoqëria “Alb Talent Solution” në vlerën 1,000,000 USD. Gjithë këto hua, i jepen një shoqërie që rezulton me humbje dhe pa aktivitet.
Shoqëria ka kryer blerje me shoqërinë “Hong Kong Long Saphpphire Energy Limited” në vlerë prej 1,523,631,785 lekë. Shoqëria “Petro Solution” sh.p.k ka një lidhje të ngushtë me shoqërinë “Bankers Petroleum Albabia Ltd”, pasi ajo kryen kryesisht shitje ndaj shoqërisë Bankers dhe, blen shërbime ose mallra nga kompani kineze, duke bërë që paratë të transferohen në Kinë. Shoqëria “Petro Solution” sh.p.k, ka deklaruar rreth 100 punonjës, por pagat e larta i marrin kryesisht shtetasit kinezë, gjë që ngre dyshime mbi funksionimin real të kompanisë dhemënyrën e menaxhimit të fuqisë punětore. Kjo strukturë, duket si një mekanizëm për transferuar fitimet jashtë vendit dhe, për të shmangur taksat lokale, duke krijuar një rrjedhë financiare që përfundon në Kinë. Subjekti me dokumentet mund të jenë në rregull nga ana formale, por ajo që ka rëndësi është nëse aktiviteti real dhe financat e kompanisë reflektojnë një veprimtari të ligjshme dhe jo një skemë që mund të shërbejë për pastrim parash ose shmangie tatimore.
-Shoqëria “Petro Solution” sh.p.k deri në Dhjetor 2022 ka patur vetëm 1-2 punonjës të punësuar sipas listepagesave të deklaruara nga tatimpaguesi. Më pas, në Maj 2023 janë të punësuar 70 punonjës, por pagat me vlerat më të larta, i kanë shtetasit kinez. Nga verifikimi në sistemin TIMS rezultojnë problematika të punonjësve që deklarohen në listëpagesa sikur janë 22 ditë pune prezent, por realisht ata nuk janë në Shqipëri prej kohësh, konkretisht: shtetasi kinez Yankun Ëang me pozicion Drejtori Sigurie që merr pagë çdo muaj nga shoqëria “Petro Solution” sh.p.k nuk ka hyrë në Shqipëri që nga data 01.04.2024, pra, prej më shumë se një viti.
Po ashtu, shtetasi kinez Shibing Zhang -me profesion “mekanik për makineri industriale”, që paguhet çdo muaj me pagë të lartë dhe deklarohet sikur është prezent 22 ditë në muaj, nuk rezulton të ketë hyrë në Shqipëri që nga data 05.04.2024, pra, prej më shumë se një viti. Shoqëria “Petro Solution” sh.p.k paraqet të gjitha karakteristikat e një kompanie me funksion formal, e krijuar për qarkullim fondesh ndërkombëtare, me dyshime për veprimtari të parregullta financiare, punësim fiktiv dhe dyshime për pastrim parash dhe shmangie tatimore.
3. Shoqëria “Alb Talent Solution” sh.p.k, me NIPT M11608026U, regjistruar më datë 08.04.2021, aksioner i shoqërisë është shtetasi kazikistanas Dauren Zhamabayev, me administrator shtetasin kinez Tao Huang, që nga data 17.05.2023, me objekt aktiviteti: “Shërbime të këshillimit të biznesit; Trajnime; Hulumtime, sherbime dhe zgjidhje teknike;
Aktivitetet e kerkimit dhe promovimit te tregut; Sherbime transporti; Pajisje dhe furnizime materiale: Venie ne dispozicion e personelit; Import dhe eksport: Tregti dhe shërbime të tjera; Shpenzime të udhëtimit dhe i biletave të transportit për udhëtime pune, takime, hoteleri dhe gëllime turistike, sherbim organizim udhëtimesh, shërbime financiare, zinxhir furnizimi, logjistikë, shërbim tregtar, shërbim adm”.
Aksioneri i shoqërisë Dauren Zhamabayev ka regjistruar edhe një shoqëri tjetër më datë 06.08.2021, konkretisht shoqërinë “Global Energy Solution” sh.p.k, me NIPT M12006007L, e cila ka deklaruar me 0 deri ne vitin 2024. Pra, nuk ka kryer aktivitet vetëm ka qëndruar hapur si NIPT. Sipas sistemit Tims figuron që shtetasi Dauren Zhamabayev ka hyrë në Shqipëri, më datë 27.07.2021 dhe është larguar më datën 09.08.2021 dhe nuk rezulton të ketë hyrë më në Republikën e Shqipërisë. Ndërkohë, sipas listëpagesave të vetëdeklaruar nga subjekti ky shtetas ka qenë i regjistruar si “konsulent biznesi” dhe ka marrë pagë deri më datë 23.08.2023 në vlerën prej 194,000 lekë.
Pra, vlera e të ardhurave nga shoqëria “Bankers Petroleum Albania Ltd” është 1,556,227,341 lekë nga vlera totale e shitjeve që ka 1,556,227,341 lekë. Shoqëria “Alb Talent Solution” sh.p.k, gjatë muajit Nëntor 2021 ka përfituar transferta në shumën 151,772 USD nga shoqëria “PITC Training Center LLP”, dhe nga këto fonde të përfituara 100,000 USD i’a jep shoqërisë “Petro Solution Albania” sh.p.k. Po ashtu, i jep hua edhe shtetasit Mentor Kllari 18,000 euro, ku lidhja me të dhe qëllimi i dhënies së këtyre fondeve është i paqartë.

Gjatë periudhës Janar- Maj 2023 janë dërguar për paga, bonuse, rimbursim për punonjësit e kompanisë shtetas kinez në vlerën prej -990,751 USD. Po ashtu, i ka dhënë hua shoqërisë “Petro Solution” sh.p.k. Shoqëria në vitin 2021 është deklaruar me humbje dhe në vitin 2022 e më pas, me fitim. Gjithashtu, në raportet e kontrollit ku shoqëria “Bankers Petroleum Albania Ltd” ka kërkuar rimbursim TVSH-je dhe është kontrolluar nga inspektoret e kontrollit të Tatimpaguesve të Mëdhenj rezulton që në shumë kontrolle faturimet e shoqërisë “Alb Talent Solution” sh.p.k ka rezultuar se: “Nga verifikimi i blerjeve për shërbime të përfituara për të cilat është kredituar tvsh-ja, rezulton se shoqëria nuk disponon dokumentacion plotësues si kontrata specifike për secilin faturim, dokumentimin e negocijimit paraprak për të vendosur të përfitojë shërbimin nga kontraktori, produktin e këtij shërbimi të materializuar, ku të justifikojë qartë se këto shërbime i kanë shërbyer veprimtarisë ekonomike, cilës periudhë tatimore i takojnë këto shërbime, apo matshmëritë e këtyre shërbimeve duke qenë në kundërshtim me kërkesat e Ligjit Nr. 92/2014 “Për Tatimin mbi Vlerên e Shtuar në RSH”, i ndryshuar, neni 69.1, Udhëzimit Nr. 6, date 30.01.2015, i ndryshuar, neni 53 pika 3. Në këto kushte, TVSH-ja e kredituar për këto fatura, nuk njihet si e zbritshme në blerje. Referuar kërkesave të Ligjit 9920, date 19.05.2008 “Për Proçedurat Tatimore në RSH”, i ndryshuar, neni 68.2 dhe neni 115.1, shoqëria përveç uljes së TVSH-së zbritshme gjithashtu penalizohet. Kjo ndodh në mënyrë të përsëritur dhe me vlera mbi 2 milion USD në një kontroll”. /Pamfleti
The post DOSJA/ Skema si ‘Bankers’ zhvati shtetin, kinezët krijonin kompani fiktive për të marrë miliona; zbulohen transaksionet appeared first on Albeu.com.