Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 17 July 2025Main stream

Loredana Brati: “Vazhdoj të jem një shpirt” dhe rrëfen zhgënjimet nga miqtë në ditëlindje

By: M C
17 July 2025 at 22:53

Loredana Brati ka rrëfyer së fundmi disa momente personale nga jeta e saj, duke prekur temën e marrëdhënieve, miqësive dhe zhgënjimeve që ka përjetuar kohët e fundit.

E pyetur nga Lei Kraja nëse është aktualisht në një romancë, Brati u përgjigj: “Vazhdoj të jem një shpirt.”

Në bisedë, ajo kujtoi një moment që, sipas saj, nuk ishte zgjedhja më e duhur:

“Më thuaj një rast,” i kërkoi Lei.

“Ndoshta kur u afrova me Jozin, që në fillim. Nuk do e ktheja kohën pas sepse gjithçka ndodh për një arsye, por kishte momente që ngecja në situata që nuk ishin situata të miat. Dhe ty thosha Lori çfarë po bën, nuk është gjë jotja!”, u shpreh ajo me sinqeritet.

Loredana foli edhe për ditëlindjen e saj të fundit, të cilën e organizoi dy muaj më parë me shumë miq dhe kolegë të ftuar. Megjithatë, ajo pranoi se nuk munguan zhgënjimet.

“Në ditëlindjen time, pata shumë të ftuar. I ftova se doja t’u ktheja mbështetjen që më kanë dhënë. Shumë njerëz e panë si mënyrë për të shtuar views dhe para. U ndjeva pak e tradhtuar nga disa njerëz. U zhgënjeva,” tha ajo.

The post Loredana Brati: “Vazhdoj të jem një shpirt” dhe rrëfen zhgënjimet nga miqtë në ditëlindje appeared first on Albeu.com.

Vatër zjarri edhe në Borsh, shmanget djegia banesave, zjarrfikësit dhe banorët vijojnë “luftën” me flakët

By: M C
17 July 2025 at 22:33

Një vatër zjarri është regjistruar pasditen e sotme edhe në fshatin Borsh të bashkisë Himarë teksa mësohet se flakët kanë nisur në një pjesë shkurresh.

Sipas informacioneve, ndërhyrja e zjarrfikëses bëri të mundur mbrojtjen e banesave në zonë, ndërsa zjarri vijon ende. Të angazhuar për shuarjen e plotë të tij janë zjarrfikësit, por dhe banorë të fshatit.

The post Vatër zjarri edhe në Borsh, shmanget djegia banesave, zjarrfikësit dhe banorët vijojnë “luftën” me flakët appeared first on Albeu.com.

Elton Ilirjani habit me deklaratën për Parashqevinë: Më ka sfumuar karrierën!

By: M C
17 July 2025 at 21:55

Biznesmeni dhe modeli Elton Ilirjani u vlerësua nga publiku për ndihmën që i dha këngëtares Parashqevi Simaku në ditët më të vështira të saj. Shqiptarët ndoqën me interes në fund të vitit të kaluar rastin e këngëtares që vitet e fundit i kishte kaluar në një stacion metroje në New York, ndërkohë që biznesmeni shqiptar ishte ndër ata që e ndihmuar t’i kthehej normalitetit.

Por kjo histori duket se e ka lodhur disi Ilirjanin, pasi sikurse thotë, shqiptarët e pyesin vetëm për Parashqevinë. Në një intervistë për “Pushime on Top”, teksa po pushon në jug në vendit, Ilirjani tha se ‘ndihet pak xheloz’.

“Me rastin e Parashqevi Simaku, nuk e dija që kishte marrë dhenë. Ishte bërë një histori kombëtare. Dhe tani kur dal në rrugë, më pyesin për Parashqevinë, gjë që është shumë e mirë se unë atë e dua fort, e kam si mamin tim.

Por, më vjen edhe pak keq, ndihem pak xheloz. Unë jam krenar për Parashqevinë, jam krenar për çfarë kemi bërë bashkë për përmirësimin e saj.

Por, ajo që më shqetëson është që mos ndoshta kjo mbivendosje kaq e madhe, ma ka sfumuar pak karrierën mua. Kjo është hera e parë që e them. Nuk është xhelozi më shumë se sa është një merak për karrierën time. Çfarë duhet të bëj unë tani që shqiptarët të vendosin në plan të dytë shpëtimin e Parashqevi Simakut”, u shpreh Ilirjani.

The post Elton Ilirjani habit me deklaratën për Parashqevinë: Më ka sfumuar karrierën! appeared first on Albeu.com.

“Është diçka që nuk e fshij dot”/ Loredana pa doreza, gjesti që nuk ia fal Egli Takos

By: M C
17 July 2025 at 21:32

Ish-banorja e “Big Brother VIP”, në një intervistë me moderatoren Lei Kraja për “Pushime On Top” foli pa filtra për eksperiencën e saj gjatë dhe pas reality show-t, me të cili fitoi pëlqimin e publikut.

Ajo shprehu zhgënjimin nga qasja që disa ish-banorë kanë pasur me të pas “Big Brother VIP” dhe përmendi konkretisht këngëtaren Egli Tako. Loredana tregon nëj veprim që nuk ia fal aktores.

“Kam dëgjuar që Egli më ka marrë jastëkun kur kam qenë brenda në Big, i ka hipur me këpucë dhe ma ka vënë sërish te vendi.

Këtë gjë që ka bërë Egli, që unë nuk e dija, është diçka që nuk e fshij dot”, tha modelja.

The post “Është diçka që nuk e fshij dot”/ Loredana pa doreza, gjesti që nuk ia fal Egli Takos appeared first on Albeu.com.

Aksident i rëndë në Gramsh, makina del nga rruga dhe plagosen tre persona! Të lënduarit nisen me urgjencë drejt Traumës në Tiranë

By: M C
17 July 2025 at 21:25

Një aksident me pasojë plagosjen e tre personave ka ndodhur në Sotirë të Gramshit. Fuoristrada në të cilën udhëtonin tre personat ka dalë nga rruga.

Të plagosurit janë dërguar fillimisht në Spitalin e Gramshit për të marrë ndihmë mjekësore.

Burime bëjnë me dije se pas marrjes së ndihmës së parë, të plagosurit janë nisur drejt Spitalit të Traumës në Tiranë për ndihmë të specializuar mjekësore.

Policia dhe grupi hetimor kanë nisur punën për të zbardhur shkaqet dhe rrethanat e aksidentit.

The post Aksident i rëndë në Gramsh, makina del nga rruga dhe plagosen tre persona! Të lënduarit nisen me urgjencë drejt Traumës në Tiranë appeared first on Albeu.com.

VIDEO/ CEO amerikan u kap ‘mat’ me vartësen e tij në koncertin e Coldplay, përqafimi që mund t’i shkatërrojë martesën drejtuesit të kompanisë së famshme

By: M C
17 July 2025 at 20:38

Gjatë koncertit të Coldplay në Boston, një sipërmarrës e gjeti veten e në një moment të sikletshëm pasi u kap nga kamerat e transmetimit live duke u përqafuar më një vartësen e tij.

CEO i kompanisë amerikane të teknologjisë Astronomer, Andy Byron, ishte i përqafuar me shefen e burimeve njerëzore të kompanisë së tij Kristin Cabot.

Sipas mediave të huaja problemi i kësaj video ishte se Byron është i martuar dhe ka fëmijë, të cilët atë natë ndodheshin në shtëpi.

Pamjet po bëjnë xhiron e rrjetit, ku sipërmarrësi shtangu dhe tentoi të fshihej, por edhe punonjësja e tij u kthye me kurriz nga kamerat e më pas u largua.

Kjo skenë nuk i shpëtoi as syrit të Chris Martin, këngëtarit të Coldplay, i cili komentoi me ironi: “Shikoni këta të dy… Ose janë në një lidhje, ose janë thjesht shumë të turpshëm.”

The CEO of one of the largest tech companies in the world was just caught on camera having an affair with his head of HR 🤦🏻‍♂️ pic.twitter.com/dv13Xg2SDv

— Matt Wallace (@MattWallace888) July 17, 2025

The post VIDEO/ CEO amerikan u kap ‘mat’ me vartësen e tij në koncertin e Coldplay, përqafimi që mund t’i shkatërrojë martesën drejtuesit të kompanisë së famshme appeared first on Albeu.com.

Temperatura të larta në Shqipëri, ja sa do të shënojë termometri ditën e nesërme

By: M C
17 July 2025 at 20:26

Ditën e premte vendi ynë do të jetë në ndikimin e kushteve atmosferike relativisht të qëndrueshme.

Moti parashikohet i kthjellët si dhe vranësira përgjatë maleve, kryesisht në veri dhe jug nga ku do të pasohen me reshje të dobëta shiu në formë pikash.

Temperaturat maksimale do të arrijnë në 36 gradë celcius, ndërsa ato minimale në 16 gradë celcius.

Era do të fryjë me drejtim nga kuadrati i perëndimit me shpejtësi mesatare 6 m/s, ndërsa përgjatë vijës bregdetare e dhe zonat luginore era fiton shpejtësi 6-10 m/s.

Valëzimi në det do të arrijë 1-2 ballë.

The post Temperatura të larta në Shqipëri, ja sa do të shënojë termometri ditën e nesërme appeared first on Albeu.com.

Plagosja e dyfishtë në Sarandë/ Në çantën e njërit prejt të lënduarve gjendet një armë zjarri, në vendngjarje 4 gëzhoja

By: M C
17 July 2025 at 20:06

Një pistoletë e futur në një çantë krahu është gjetur nga policia e Sarandës në vendin ku sot u plagosën dy të rinj. Sipas informacioneve, arma dyshohet se i përket njërit prej dy të plagosurve. Ndërkohë, Policia po heton lidhur me plagosjen ndërsa bashkë me FNSH-në po kryejnë kontrolle të shumta në qytet.

Gjithashtu bëhet me dije se në vendin e ngjarjes janë gjetur 4 gëzhoja të shkrepura nga arma e autorit/ëve, të cilën e ka marrë me vete.

Ernest Lama dhe Gëzim Hoxhaj janë dy personat që mbetën të plagosur mbasditen e sotme nga të shtënat me armë zjarr në Sarandë. Gjithashtu bëhet me dije se dy të plagosurit janë nisur drejt spitalit të Traumës në Tiranë.

Lidhur me ngjarjen në kërkim janë tashmë Ramadan Zoto alias Ramadan Canaj, 42-vjeç dhe vëllai tij Erjon Canaj, 35-vjeç, nga Saranda, persona me precedentë të rëndë penalë.

The post Plagosja e dyfishtë në Sarandë/ Në çantën e njërit prejt të lënduarve gjendet një armë zjarri, në vendngjarje 4 gëzhoja appeared first on Albeu.com.

“Në maj morëm informacione për veprime të Serbisë në kufi me Kosovën”, Osmani i përgjigjet edhe Grenellit: S’kam interpretuar deklaratat e Trump

By: M C
17 July 2025 at 19:43

Presidentja e Kosovёs tё enjten ka njoftuar se nё fund tё muajit maj, institucionet e vendit kanё marrё informacione pёr tendenca tё pёrshkallёzimit nga ana e Serbisё.

Vjosa Osmani, bёri tё ditur se kёto lёvizje ishin tё ngjashme me ato tё vitit 2023, nё kohёn kur ndodhi sulmi terrorist i Banjskёs.

“Ato tё fundit tё majit kanё qenё ato tё cilave iu kam referuar sa kam qenё nё SHBA, sepse kanё qenё mё specifike, kanё qenё lёvizje mё specifike, tё cilat i kanё pёrngjarё lёvizjeve qё ne i kemi parё nё 2023”, tha Osmani.

Presidentja, pas kёtyre informacioneve tha se ka pasur mobilizim tё institucioneve e po ashtu ka njoftuar aleatёt.

“Nё fund tё muajit maj kemi marrё informacione tё reja specifike, lidhur me veprimet e Serbisё, nё kufi me Kosovёn, menjёherё pas marrjes sё kёtyre informatave, kam pasur takime me institucionet e sigurisё tё cilat mё raportojnё si presidente, jemi siguruar qё çdo institucion nё Kosovё, si gjithmonё ka mobilizimin e duhur pёr mbrojtjen e vendit. Po ashtu, menjёherё kam ndarё kёto informata me aleatёt tanё tё sigurisё duke kёrkuar mbёshtetjen e tyre pёr ta ndalё pёrshkallёzimin e planifikuar nga ana e Serbisё”, tha Osmani.

Presidentja Osmani ёshtё pyetur edhe pёr akuzat e Richard Grenellit, të dërguarit të presidentit amerikan për Misione të Posaçme, i cili tha se Osmani po manipulon me fjalёt e presidentit amerikan, Donald Trump. Ajo tha se vetёm ka vlerёsuar punёn e Trump si paqebёrёs nё botё.

“Nuk kam interpretuar deklarata tё Presidentit Trump, por e kam treguar se si e kam kuptuar unё si presidente e Republikёs sё Kosovёs. Unё kam dhёnё vlerёsim pozitiv pёr presidentin Trump, nuk dua tё komentoj se si e kanё komentuar tё tjerёt pastaj deklaratёn time”, tha ajo.

Presidentja e Kosovёs, Vjosa Osmani ndёr tё tjera tha se tendecat pёr pёrshkallёzim nga Serbia janё tё vazhdueshme, por nuk ka nevojё pёr panik.

Ndёrkohё, Presidenti i Shteteve tё Bashkuara tё Amerikёs, Donald Trump nё vazhdimёsi deklaron se ka parandaluar pёrshkallёzimin e situatёs mes Kosovёs e Serbisё.

The post “Në maj morëm informacione për veprime të Serbisë në kufi me Kosovën”, Osmani i përgjigjet edhe Grenellit: S’kam interpretuar deklaratat e Trump appeared first on Albeu.com.

Ç’ishin, ç’janë dhe ç’nuk do të bëhen Lapaj dhe Shabani, (Vet)vrasja e paralajmëruar

By: M C
17 July 2025 at 19:25

Adriatik Lapaj dhe Endri Shabani njihen prej kohësh. Të dy kanë qenë pjesë e Aleancës Kuq e Zi, dikur nën drejtimin e Kreshnik Spahiut. Pra, jo vetëm që njihen mirë, por kanë ndarë edhe rrugë politike. Deri këtu, gjithçka normale.

Por akuzat që po shkëmbejnë sot si të ishin të sapo njohur, si të mos kishin kaluar bashkë asnjë ditë nuk kapërdisen lehtë. Jo se janë të paprekshëm, por sepse, nëse e kanë zgjedhur politikën si rrugë, duhet të dinë se në këtë fushë, gjithçka llogaritet dhe kujtohet.

Winston Churchill thoshte: “Politika është arti i të parit në të ardhmen, por i veprimit në të tashmen.” E pra, nëse donin të hynin në këtë rrugë, duhej t’i kishin menduar mirë për të dyja kohët, të tashmen dhe të ardhmen.

Me planin B, Endri Shabani bëri lëvizjen e tij: vendosi dajën në një vend të sigurt në listë. Fundja, një dyshim gjithmonë e mban njeriu për vete. Adriatik Lapaj nga ana tjetër, mes populizmit dhe mungesës së koherencës, lëshoi disa deklarata të nxituara , përfshirë atë kur tha se nuk do ta pranonte mandatin nëse nuk sigurohej më shumë se një vend në Parlament. Por ja që rezultati ishte pikërisht ai.

Në fund të ditës, politika pa pushtet ka vetëm fjalën. Dhe fjalët nëse nuk mbështeten nga veprimi, shterojnë.

Marrëveshja politike i dha shpresë Endrit, ndërsa rregulli elektoral i buzëqeshi edhe Adriatikut, duke i hapur rrugë përmes kuotave gjinore.

Sot, para tyre janë dy rrugë:
Ose të sqarohen si burra, shpejt e pa shumë dramë, për hir të atyre që i votuan , pra për të mos u kthyer në një tjetër serial me aktorë kryesor Kordhoni–Xhuveli…
Ose ta pranojnë hapur se kjo ishte një martesë politike me fund të parashikueshëm, duke varrosur vetë, me vetëdije, fatin e tyre politik pasi smund të ndërtojnë besim të qëndrueshëm.

Pas gjithë kësaj shfaqjeje, është e vështirë të besohet se 60 mijë qytetarë (të cilët sot ndahen më dysh) do të gjejnë arsyen për të votuar sërish për ta.

Sepse në fund, “gjelat e luftës” janë territorialë; luftojnë deri në vdekje për të ruajtur hapësirën e tyre. Por në këtë rast, lufta e brendshme s’është më për idealin apo për ndryshimin, por për vendin në listë… Dhe kur beteja bëhet për vetveten, përfundimi është një: figura të reja, me zakone të vjetra.

The post Ç’ishin, ç’janë dhe ç’nuk do të bëhen Lapaj dhe Shabani, (Vet)vrasja e paralajmëruar appeared first on Albeu.com.

FOTO/ Mevlani publikon portretin e vajzës, mahnit me fjalët e ëmbla

By: M C
17 July 2025 at 19:06

Këngëtari Mevlan Shaba, është bërë baba për herë të parë.

Pas një kohë të shkurtër, ai vendosi të ndaj portretin e vogëlushes. Ai tregoi që vogëlushen e kanë pagëzuar me emrin Mei.

“Princesha ime ti, Mei”, shkroi krahas përshkrimit I cili mori qindra pëlqime për pak minuta.

Ju rikujtojme qe Mevlani ka qene pjese e Perputhen dhe e Big Brother Vip Kosova.

The post FOTO/ Mevlani publikon portretin e vajzës, mahnit me fjalët e ëmbla appeared first on Albeu.com.

Zelensky njofton marrëveshje të reja me SHBA-në

By: M C
17 July 2025 at 18:48

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky njoftoi disa marrëveshje të paspecifikuara të ardhshme me Shtetet e Bashkuara, të cilat ai tha se do ta forconin vendin e tij gjatë një paraqitjeje në parlament të hënën për të riorganizuar qeverinë e tij.

Presidenti ukrainas tha se do t’i jepte qeverisë së re kontrollin mbi kontratat e mbrojtjes, si pjesë e një shtytjeje për të prodhuar 50% të armëve dhe pajisjeve fushore të vendit në Ukrainë.

Parlamenti i Ukrainës me 450 vende miratoi sot emërimin e Yulia Svyrydenko si kryeministre, me 262 vota pro.

Svyrydenko, e cili u nominua nga vetë presidenti ukrainas, pason Denys Shmyhal, i cili paraqiti dorëheqjen e tij si kryeministër të martën, si pjesë e një riorganizimi të qeverisë.

Parlamenti ukrainas pritet të votojë qeverinë e re që të enjten (17 korrik). Megjithatë, neni 10 i gjendjes së jashtëzakonshme thotë se kompetencat e presidentit, parlamentit, qeverisë, Bankës Kombëtare dhe disa organeve të tjera shtetërore nuk mund të ndërpriten gjatë vendosjes së tij.

Përfaqësuesit e opozitës dyshojnë në legjitimitetin e ndryshimit të qeverisë. “Parlamenti kohët e fundit e zgjati afatin e gjendjes së jashtëzakonshme dhe mund të shkelë Nenin 10 me këtë, megjithëse të gjithë bien dakord se legjislacioni duhet të më parë precizohet ose ndryshohet “, tha Yaroslav Zheleznyak, një anëtar i fraksionit opozitar “Holos”- “Zëri”.

The post Zelensky njofton marrëveshje të reja me SHBA-në appeared first on Albeu.com.

Ndryshime rrënjësore në sistemin zgjedhor në Mbretërinë e Bashkuar, e drejta e votës do të fillojë në moshën 16 vjeç

By: M C
17 July 2025 at 18:32

Mbretëria e Bashkuar ka ndërmarrë një reformë të re në sistemin zgjedhor, duke planifikuar uljen e moshës së votimit deri në 16 vjeç të gjithë vendin. Kjo reformë harmonizon moshën e votimit në të gjithë Mbretërinë e Bashkuar, pasi Skocia dhe Uellsi tashmë kishin miratuar rregullore të ngjashme për zgjedhjet lokale.

Ky vendim përmbush një nga qëllimet kryesore të Partisë Laburiste ku synohej forcimi i barazisë dhe i përfshirjes së të rinjve në procesin zgjedhor e demokratik, të cilët janë të punësuar apo shërbejnë në focat e armatosura vendase, por deri më tani nuk kanë pasur të drejtë vote.

Paketa reformuese përfshin gjithashtu një kalim gradual drejt një sistemi më të automatizuar të regjistrimit të votuesve, duke reduktuar nevojën për dorëzimin e të dhënave në mënyrë të përsëritur në shërbime të ndryshme shtetërore.

“Për një kohë të gjatë, besimi i qytetarëve në demokracinë tonë është gërryer. Me këto masa po shembim pengesat dhe po nxisim përfshirjen, duke mbështetur planin tonë për ndryshim dhe duke përmbushur premtimin për të dhënë të drejtën e votës 16-vjeçarëve”, deklaroi zëvendëskryeministrja Angela Rayner.

The post Ndryshime rrënjësore në sistemin zgjedhor në Mbretërinë e Bashkuar, e drejta e votës do të fillojë në moshën 16 vjeç appeared first on Albeu.com.

Aksident në aksin Prrenjas–Librazhd/ Plagosen katër persona nga e njëjta familje, një në gjendje të rëndë

By: M C
17 July 2025 at 18:19

Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e kësaj të enjteje në aksin e rrugës kombëtare Prrenjas–Librazhd, në afërsi të fshatit Qukës. Bëhet me dije se nga përplasja e mjeteve katër persona nga e njëjta familje janë plagosur.

Gjithashtu mësohet se njëri prej të plagosurve ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.

Menjëherë pas njoftimit, drejt vendit të ngjarjes janë nisur autoambulancat e spitaleve të Librazhdit dhe Prrenjasit për të ofruar ndihmën e parë mjekësore dhe për të transportuar të lënduarit drejt qendrave spitalore.

Megjithatë ende nuk dihen shkaqet e aksidentit, ndërkohë që grupi hetimor dhe forcat e policisë janë nisur për në vendngjarje për të kryer veprimet e nevojshme hetimore dhe për të sqaruar ngjarjen.

The post Aksident në aksin Prrenjas–Librazhd/ Plagosen katër persona nga e njëjta familje, një në gjendje të rëndë appeared first on Albeu.com.

EMRAT/ Plagosja e dyfishtë në Sarandë, identifikohen autorët! Dy vëllezërit me precedentë të mëparshëm penal

By: M C
17 July 2025 at 18:09

Policia e Sarandës është vënë në lëvizje në kërkim të dy vëllezërve si autorë të dyshuar të plagosjes së dy të rinjve ditën e sotme. Në kërkim të tyre janë edhe forca të FNSH.

Njëri është Ramadan Zoto alias Ramadan Canaj, 43 vjeç, i dënuar më parë në Greqi për vrasje dhe armëmbajtje pa leje, aktualisht në proces gjyqësor në Sarandë për “goditje për shkak të detyrës”. Konsiderohet person me rrezikshmëri të lartë, pasi gjatë veprimtarisë në Greqi ka shkëmbyer zjarr edhe me policinë greke disa vite më parë.

Në kërkim është shpallur edhe Erjon Canaj, 35 vjeç, vëllai tij. Canaj në dhjetor 2022 ka dhunuar rojen e spitalit të Sarandës, ndërsa në shkurt 2024 është arrestuar në banesë me 2 pistoleta, por është shpallur i pafajshëm nga Gjykata e Sarandës disa muaj më parë.

The post EMRAT/ Plagosja e dyfishtë në Sarandë, identifikohen autorët! Dy vëllezërit me precedentë të mëparshëm penal appeared first on Albeu.com.

Shqipëria nën pushtetin e flakëve, vatra zjarri përfshijnë fshatin Poshnje të Dimalit, rrezikohen shtëpitë e banorëve

By: M C
17 July 2025 at 17:39

Një zjarr i përmasave të mëdha ka rënë në fshatin Poshnje të Dimalit ku prej disa orësh efektivët po luftojnë për neutralizimin e tyre.

Mësohet se flakët po përhapen më shpejtësi për shkak të erërave të forta, duke rrezikuar banesat përreth zonës .

Menjëherë në vendin e ngjarjes kanë mbërritur forcat e shumta të zjarrfikësve, si është bërë edhe ndërhyrja e ajrit me helikopterë.

The post Shqipëria nën pushtetin e flakëve, vatra zjarri përfshijnë fshatin Poshnje të Dimalit, rrezikohen shtëpitë e banorëve appeared first on Albeu.com.

Dafina Zeqiri bëhet nënë për herë të parë dhe publikon foton e të birit! Ja si ia kanë vendosur emrin

By: M C
17 July 2025 at 17:24

Këngëtarja me origjinë nga Kosova, Dafina Zeqiri, është bërë nënë për herë të parë. Lajmin e ka bërë me dije vetë këngëtarja përmes një postimi në rrjetin social Instagram.

Dafina ka publikuar një foto ku duken këmbët e djalit të cilin kanë vendosur ta quajnë Daskan. Këngëtarja shkruan: Mirë se erdhe Daskan Gjergji.

Të shumta janë urimet nga fansat dhe të afërmit për ardhjen në jetë të djalit të Dafina Zeqirit.

The post Dafina Zeqiri bëhet nënë për herë të parë dhe publikon foton e të birit! Ja si ia kanë vendosur emrin appeared first on Albeu.com.

“Gëzuar 30-vjetorin jeta jeme!”, Fatmira Breçani uron ditëlindjen e djalit publikisht

By: M C
17 July 2025 at 16:47

Djali i një ndër këngëtareve më të dashura nga shqiptarët kudo në botë, kryesisht në veri të vendit dhe në diasporë, Fatmira Breçanit feston sot ditëlindjen.

Artistja ka zgjedhur ta urojë publikisht Denin ku shkruan: “Gëzuar 30-vjetorin Jeta jeme! Qoftë ky vit nisja e një kapitulli magjik në jetën tane.”

Fatmira Breçani është këngëtarja më e njohur e këngës popullore, si dhe më të paguarat pasi preferohet masivisht në koncerte në diasporë si dhe në dasma.

The post “Gëzuar 30-vjetorin jeta jeme!”, Fatmira Breçani uron ditëlindjen e djalit publikisht appeared first on Albeu.com.

EMRAT/ Dy të plagosur nga të shtënat me armë zjarri pranë stadiumit në Sarandë, të rinjtë nisen drejt Traumës

By: M C
17 July 2025 at 16:29

Një plagosje me armë zjarri ka ndodhur ditën e sotme në lagjen nr. 4 të Sarandës, pranë stadiumit të qytetit, ku të paktën dy persona kanë mbetur të plagosur rëndë.

Raportohet se të plagosur mbetën shtetasit Ernest Lama, 24-vjeç dhe Gëzim Hoxhaj, 32 vjeç.

Sakaq, policia ka njoftuar se pas ndihmës së parë mjekësore në spitalin e Sarandës, do të dërgohen drejt spitalit të Traumës, Tiranë, për mjekim të specializuar.

Sarandë/Informacion paraprak

Sot, rreth orës 15:00, në lagjen nr. 4, Sarandë, në rrethana ende të paqarta, dyshohet se janë plagosur me armë zjarri shtetasit G. H., 32 vjeç dhe E. L., 24 vjeç, të cilët pas ndihmës së parë mjekësore në spitalin e Sarandës, do të dërgohen drejt spitalit të Traumës, Tiranë, për mjekim të specializuar.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë Sarandë, po vijon punën për identifikimin e autorit, zbardhjen e e rrethanave dhe dokumentimin e plotë ligjor të kësaj ngjarjeje.

The post EMRAT/ Dy të plagosur nga të shtënat me armë zjarri pranë stadiumit në Sarandë, të rinjtë nisen drejt Traumës appeared first on Albeu.com.

Alba Pollozhani rrëmben vëmendjen e fansave pas ndërhyrjes plastike në pjesën e …

By: M C
17 July 2025 at 16:16

Alba Pollozhani një nga fermerët më të komentua të Ferma Vip 2, së fundmi ka bërë një ndryshim në pamjen e saj. Ish-fermerja thuhet se ka zmadhuar gjoksin dhe ky detaj nuk ka mundur si t’u shpëtojë ndjekësve.

Pas ndërhyrjes Alba ka preferuar që ta ndajë ndryshimin që ka bërë në jetën e saj në një postim në rrjetet sociale, duke pozuar me një këmishë që të shihet qartë ndryshimi që ka bërë.


Kujtojmë se gjatë qëndrimit në Ferma Vip 2, Alba pati një raport dashuror me fermerin Lim Hoti. Nuk dihet nëse mes tyre ka më komunikim, por duket se Alba po vazhdon të jetë një emër që komentohet më së shumti në media.

The post Alba Pollozhani rrëmben vëmendjen e fansave pas ndërhyrjes plastike në pjesën e … appeared first on Albeu.com.

❌
❌