Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Tensionet mes Izraelit dhe Iranit rrisin çmimet e naftës në Kosovë

16 June 2025 at 11:38

Kryetari i Shoqatës së Naftëtarëve të Kosovës, Fadil Bernjani, ka njoftuar se çmimet e naftës në vend po rriten për shkak të tensioneve të vazhdueshme ndërmjet Izraelit dhe Iranit, duke shkaktuar frikë për mundësinë e ndërprerjes së furnizimit me karburante.

Në një postim në Facebook, Bernjani tha se tensionet në Lindjen e Mesme kanë ndikuar drejtpërdrejt në rritjen e çmimeve të naftës, për shkak të pasigurisë në furnizim.

“Njoftim mbi zhvillimet e fundit në Lindjen e Mesme dhe ndikimin në sektorin e naftës: Çmimet e naftës po rriten për shkak të tensioneve në mes të Izraelit dhe Iranit. Kjo po shkakton frikë për ndërprerje të furnizimit, duke ndikuar në rritjen e çmimeve”, shkroi Bernjani.

Ai shtoi se “Irani prodhon një pjesë të madhe të naftës në botë dhe kontrollon ngushticën e Hormuzit, një pikë ku kalon afërsisht 20% e naftës botërore. Çdo eskalim i kësaj situate do të ndikojë më shumë në rritjen e naftës, ndërsa ndonjë marrëveshje paqeje e ndërmjetësuar nga SHBA mund të qetësojë tregun e naftës”.

Përveç kësaj, Bernjani theksoi se çmimi i naftës në Kosovë ndikohet gjithashtu nga këto zhvillime gjeopolitike, pasi Kosova importon pjesën më të madhe të naftës. Çmimet aktuale të karburanteve në Kosovë, sipas Bernjanit, janë: Diesel – 1.14€-1.24€ dhe Benzin – 1.15€-1.25€.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Tensionet mes Izraelit dhe Iranit rrisin çmimet e naftës në Kosovë appeared first on Sinjali.

Rritet numri i divorceve në Kosovë

16 June 2025 at 11:20

Numri i divorcëve në Kosovë ka shënuar një rritje gjatë muajve të parë të vitit 2025.

Sipas të dhënave të Agjencisë së Statistikave të Kosovës (ASK), vetëm në muajin prill janë regjistruar 140 raste të shkurorëzimeve, duke shënuar një rritje prej 14% krahasuar me muajin mars, kur u raportuan 123 raste.

Në periudhën janar-prill 2025, gjithsej 528 çifte kanë vendosur të japin fund martesës së tyre. Nga këto raste, muajin më të lartë të divorcesh e ka pasur muaji shkurt, me 141 raste, pasuar nga prilli me 140, janari me 124, dhe marsi me 123.

Kjo rritje e rasteve të divorcesh tregon një tendencë të vazhdueshme të shkurorëzimeve në Kosovë, duke ngritur pyetje për faktorët që po ndikojnë në marrëdhëniet e martesës në vend.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Rritet numri i divorceve në Kosovë appeared first on Sinjali.

Pas tragjedisë me 270 viktima, një tjetër fluturim i Air India devijohet për shkak të defektit teknik

16 June 2025 at 11:02

Pas tragjedisë me 279 viktima në Ahmedabad, një tjetër incident ka ndodhur me një avion të kompanisë Air India. Fluturimi AI315, me itinerar Hong Kong – Delhi, është detyruar të kthehet në aeroportin e nisjes pas raportimit të një problemi teknik nga piloti gjatë fluturimit.

Avioni Boeing 787-8 Dreamliner, i njëjtë me modelin që u përplas në Ahmedabad katër ditë më parë, u ul në mënyrë të sigurt dhe të gjithë pasagjerët u evakuuan sipas protokolleve të sigurisë.

Fluturimi ishte nisur nga Hong Kongu në orën 12:00 me kohën lokale dhe ishte planifikuar të mbërrinte në Delhi në orën 12:20 me orën indiane. Pas ndalimit të fluturimit, avioni tani është në inspektim të detajuar nga autoritetet teknike për të verifikuar shkakun e problemit.

Ky incident i radhës ndodhi vetëm disa ditë pas tragjedisë që përfshiu fluturimin AI171, i cili u rrëzua mbi një ndërtesë banimi për mjekë në Ahmedabad, duke shkaktuar vdekjen e të paktën 279 personave. Vetëm një pasagjer arriti të mbijetojë, një ngjarje që është cilësuar si një “mrekulli”. Hetimet për aksidentin e AI171 vazhdojnë dhe tashmë është gjetur edhe kutia e zezë e dytë, e cila pritet të zbulojë të dhëna të rëndësishme për shkaqet e rrëzimit.

Një video e re, që sipas ekspertëve të aviacionit mund të jetë vendimtare, tregon se pozicioni i krahëve mund të ketë ndikuar në humbjen e lartësisë gjatë ngritjes. Po ashtu, është spekuluar se shkaku mund të ketë qenë një gabim njerëzor i bashkëpilotit, por edhe mundësia e një përplasjeje me zog është në hetim.

Ekspertët gjithashtu po analizojnë mundësinë e defekteve teknike ose problemeve strukturore në dizajnin kompleks të Boeing 787 Dreamliner, çka mund të kërkojë muaj hetimesh për ta konfirmuar këtë mundësi.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Pas tragjedisë me 270 viktima, një tjetër fluturim i Air India devijohet për shkak të defektit teknik appeared first on Sinjali.

Kurti akuzon deputetët për bojkotimin e Kuvendit: Politikisht është sjellje e papërgjegjshme

16 June 2025 at 10:12

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka hedhur fajin tek deputetët e partive të tjera për dështimin e konstituimit të Kuvendit të Kosovës, duke i akuzuar ata për bojkotimin e votimit.

Kurti theksoi se ai ka qenë gjithmonë i gatshëm për të mundësuar konstituimin e Kuvendit, por që disa deputetë e bojkotojnë atë, duke mos marrë pjesë në votim.

“Unë çdo herë shkoj që ta konstituojmë Kuvendin. Ata që vijnë, por bojkotojnë duke mos votuar, nuk e di pse vijnë”.

“Për bindjen time, ardhja në vazhdimet e seancave dhe bojkotimi i votimit politikisht është sjellje e papërgjegjshme dhe juridikisht shkelje e Kushtetutës”, tha Kurti pas përfundimit të vënies së gurthemelit të Qendrës së Mjekësisë Familjare (QKMF) në Shtime.

Kurti po ashtu shtoi se pas formimit të Kuvendit, përgjegjësia e tij do të jetë formimi i qeverisë së re, ndërsa deri atëherë, sipas tij, vendi do të qeveriset nga qeveria në detyrë.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Kurti akuzon deputetët për bojkotimin e Kuvendit: Politikisht është sjellje e papërgjegjshme appeared first on Sinjali.

Kryeudhëheqësi i Iranit strehohet në bunker nëntokësor bashkë me familjen

16 June 2025 at 09:47

Udhëheqësi suprem i Iranit, Ali Khamenei, është zhvendosur në një bunker të thellë nëntokësor në zonën Lavizan të Teheranit, vetëm pak orë pasi Izraeli nisi sulmet ajrore ndaj kryeqytetit iranian të premten në orët e hershme të mëngjesit.

Sipas burimeve të brendshme që kanë folur për Iran International, në bunker ndodhen edhe anëtarët e ngushtë të familjes së tij, përfshirë djalin e besuar Mojtaba Khamenei. Dy djemtë e tjerë, Masudi dhe Mostafa, këtë herë thuhet se janë bashkuar gjithashtu me familjen në strehimoren e fortifikuar.

Kjo nuk është hera e parë që Khamenei strehohet në këtë bunker. Sipas burimeve, gjatë operacioneve të mëhershme ushtarake kundër Izraelit, ai kishte kërkuar siguri në të njëjtin vend – megjithatë, atëherë jo e gjithë familja ishte me të.

Ndërkohë, situata në rajon vazhdon të përshkallëzohet. Izraeli ka shënjestruar për herë të parë qytetin Mashhad, rreth 2300 kilometra larg territorit të tij. Një burim diplomatik në Lindjen e Mesme tha për Iran International se ky sulm ajror ishte një mesazh i qartë për liderin suprem iranian – se asnjë cep i Iranit nuk është i sigurt.

Sulmet e fundit janë vazhdimësi e një serie përballjesh të ashpra mes dy shteteve. Më 13 prill 2024, Irani ndërmori “Operacionin Premtimi i Vërtetë 1”, një sulm masiv me mbi 300 raketa dhe dronë ndaj instalimeve ushtarake izraelite, në hakmarrje për vrasjen e dy gjeneralëve iranianë në Damask.

Ndërsa më 1 tetor 2024, Irani lëshoi edhe “Operacionin Premtimi i Vërtetë 2” me rreth 200 raketa, si kundërpërgjigje ndaj vrasjes së liderëve të afërt me Teheranin, përfshirë edhe ish-udhëheqësin e Hezbollahut, Hassan Nasrallah.

Tensionet janë në kulm dhe zhvillimet priten të përshpejtohen në orët dhe ditët në vijim.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Kryeudhëheqësi i Iranit strehohet në bunker nëntokësor bashkë me familjen appeared first on Sinjali.

Kthimi i haxhilerëve kosovarë nga Meka, mbi 400 besimtarë nisen për në Prishtinë

16 June 2025 at 09:44

Kthimi i haxhilerëve kosovarë nga Meka ka nisur. Bashkësia Islame e Kosovës (BIK) ka njoftuar se një grup prej 473 besimtarësh ka lënë Aeroportin e Medinës dhe është nisur drejt Prishtinës.

Sipas njoftimit të BIK-ut, haxhilerët pritet të arrijnë në Aeroportin e Prishtinës rreth orës 11:00, duke përmbyllur kështu një udhëtim të shenjtë dhe të paharrueshëm.

Ky grup është pjesë e një prej grupeve të organizuara nga BIK për realizimin e Haxhit këtë vit. Bashkësia Islame ka shprehur mirënjohjen për të gjithë haxhilerët për besimin dhe devotshmërinë e treguar gjatë qëndrimit në vendet e shenjta.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Kthimi i haxhilerëve kosovarë nga Meka, mbi 400 besimtarë nisen për në Prishtinë appeared first on Sinjali.

Trump i paralajmëroi të mos prekin amerikanët, raketat e Iranit godasin ambasadën e SHBA në Izrael

16 June 2025 at 09:23

Ambasadori i SHBA në Izrael, Mike Huckabee, thotë se ambasada amerikane në Tel Aviv do të mbetet e mbyllur pasi pati dëme të vogla afër gjatë sulmeve iraniane gjatë natës.

Mike Huckabee tha se nuk pati lëndime në personelin amerikan gjatë sulmeve.

“Ambasada dhe Konsullata Amerikane në Izrael zyrtarisht do të mbeten të mbyllura sot, pasi strehimi është ende në fuqi. Disa dëme të vogla nga goditjet me raketa iraniane pranë Degës së Ambasadës në Tel Aviv, por nuk pati lëndime në personelin amerikan”, shkroi Huckabee në X.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Trump i paralajmëroi të mos prekin amerikanët, raketat e Iranit godasin ambasadën e SHBA në Izrael appeared first on Sinjali.

Lumbardhi shfaqet me nipin e tij, ja çfarë shkruan ai

13 June 2025 at 15:14

Ish-fituesi i “Big Brother VIP Kosova”, Lumbardh Salihu, vazhdon të mbajë të informuar ndjekësit e tij me postime nga jeta personale. Pak javë më parë, ai lajmëroi me gëzim se ka marrë rolin e dajës dhe tashmë po e përjeton me shumë dashuri.

Në postimin e tij të fundit, Lumbardhi ka shpërndarë një foto ku shfaqet me nipin e tij në krahë, duke e shoqëruar atë me përshkrimin: “Daja në qytet.”

Ky moment ka tërhequr vëmendjen e ndjekësve të tij.

Jeta private e Lumbardhit vazhdon të jetë nën vëzhgimin e mediave dhe të fansave të tij, të cilët e ndjekin me interes çdo hap të tij edhe pas përfundimit të spektaklit.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Lumbardhi shfaqet me nipin e tij, ja çfarë shkruan ai appeared first on Sinjali.

Zyrtarët britanikë e kanë ditur për sulmin izraelit para se të ndodhte

13 June 2025 at 15:12

Zyrtarë nga Ministria e Jashtme Britanike dhe Ministria e Mbrojtjes ishin në dijeni të planit të Izraelit për të sulmuar Iranin paraprakisht, por nuk është e qartë nëse qeveria izraelite e informoi zyrtarisht Mbretërinë e Bashkuar.

Sipas Sky News, një burim nga Whitehall më parë sugjeroi se Mbretëria e Bashkuar nuk ishte e informuar, duke përmendur faktin se David Lammy anuloi një udhëtim në SHBA vetëm vonë për t’u takuar me homologët e tij amerikanë këtë mëngjes.

Megjithatë, dy burime të ndara nga Whitehall pohojnë se zyrtarët brenda qeverisë britanike prisnin sulmet izraelite dje.

Nuk është e qartë nëse Mbretëria e Bashkuar u informua zyrtarisht nga qeveria izraelite apo nëse informacioni u mor përmes kanaleve joformale.

Një zëdhënës i Kryeministrit refuzoi të konfirmonte nëse Sir Keir Starmer kishte folur me Benjamin Netanyahun para sulmeve izraelite.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Zyrtarët britanikë e kanë ditur për sulmin izraelit para se të ndodhte appeared first on Sinjali.

Ministri i Mbrojtjes Maqedonci nis vizitën në SHBA, nderon ushtarët amerikanë

13 June 2025 at 13:31

Ministri i Mbrojtjes i Kosovës, Ejup Maqedonci, ka nisur vizitën e tij zyrtare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës me një ceremoni të veçantë në Varrezat Kombëtare të Arlingtonit, ku prehen të rënët e forcave të armatosura amerikane.

Në këtë ceremoni, Maqedonci, i shoqëruar nga Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK), gjenerallejtënant Bashkim Jashari, vendosi një kurorë me lule pranë varrit të ushtarit të panjohur. Ky akt solemn nderoi sakrificën dhe kontributin e forcave amerikane në mbrojtjen e lirisë dhe të vlerave universale.

Ky moment ka shënuar fillimin e një vizite që do të kulmojë me konsultime bilaterale në fushën e mbrojtjes. Gjatë këtyre bisedimeve, do të përcaktohen prioritetet për thellimin e bashkëpunimit ndërmjet Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara në këtë fushë të rëndësishme.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Ministri i Mbrojtjes Maqedonci nis vizitën në SHBA, nderon ushtarët amerikanë appeared first on Sinjali.

Presidenti iranian paralajmëron Izraelin: Do të pendoheni për veprimin tuaj

13 June 2025 at 13:19

Presidenti iranian, Masoud Pezeshkian, ka reaguar me tone të forta pas sulmeve të fundit izraelite, duke paralajmëruar se Irani do të ofrojë një përgjigje “të fuqishme dhe legjitime”.

Në një fjalim të mbajtur përpara qytetarëve, Pezeshkian ka thënë se Irani do ta bëjë Izraelin të pendohet për veprimin e tij dhe ka ftuar popullin iranian që të qëndrojë i bashkuar dhe të besojë në udhëheqjen e vendit.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Presidenti iranian paralajmëron Izraelin: Do të pendoheni për veprimin tuaj appeared first on Sinjali.

Osmani nga Tokio: Kosova mbetet një partnere e besueshme e Japonisë

13 June 2025 at 13:03

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, pati një takim të rëndësishëm me Kryeministrin japonez, Shigeru Ishiba, gjatë vizitës së saj në Tokio, ku u diskutua për thellimin e marrëdhënieve dhe forcimin e partneritetit mes dy shteteve.

Në këtë takim, Presidentja Osmani shprehu falënderimet për mikpritjen e ngrohtë të Kryeministrit Ishiba dhe për angazhimin e Japonisë në avancimin e bashkëpunimit dypalësh me Kosovën.

Në një postim të saj në Facebook, Osmani shkroi: “Në Tokio, e falënderova Kryeministrin japonez Shigeru Ishiba për mikpritjen e ngrohtë dhe për përkushtimin e tij për thellimin e partneritetit mes Kosovës dhe Japonisë.”

Gjatë takimit, Presidentja e Kosovës diskutoi për mundësitë konkrete të bashkëpunimit ekonomik dhe në fusha të tjera me interes të përbashkët.

“Gjatë takimit, biseduam për mundësitë konkrete të bashkëpunimit ekonomik dhe në fusha të tjera me interes të përbashkët. Kosova mbetet një partnere e besueshme dhe një zë i përkushtuar në mbrojtjen e paqes, demokracisë dhe bashkëpunimit — vlera që na bashkojnë me Japoninë”.

Presidentja Osmani gjithashtu e shprehu mirënjohjen për mbështetjen e vazhdueshme të Japonisë në procesin e shtetndërtimit, integrimit ndërkombëtar dhe zhvillimit të qëndrueshëm të Kosovës.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Osmani nga Tokio: Kosova mbetet një partnere e besueshme e Japonisë appeared first on Sinjali.

Thirrje për siguri nga Ambasada e Kosovës në Izrael: Qëndroni në vende të sigurta

13 June 2025 at 11:45

Ambasada e Republikës së Kosovës në Izrael ka paralajmëruar të gjithë qytetarët kosovarë që ndodhen atje të shmangin lëvizjet e panevojshme dhe të qëndrojnë në vende të sigurta për shkak të tensioneve të rritura në rajon.

Në një njoftim të bërë përmes një postimi në faqen zyrtare, Ambasada ka theksuar rëndësinë e ndjekjes së udhëzimeve të Komandës së Mbrojtjes së Brendshme të Izraelit, të cilat janë të disponueshme në linkun e tyre të dedikuar https://www.oref.org.il/eng.

Për çdo pyetje ose nevojë për ndihmë, qytetarët kosovarë mund të kontaktojnë Ambasadën e Republikës së Kosovës në Izrael në numrin e telefonit: +972 (0) 586 340 450.

Ambasada ka apeluar që të gjithë qytetarët të jenë të kujdesshëm dhe të respektojnë udhëzimet për siguri, për të shmangur rreziqet dhe për të siguruar një reagim të shpejtë në rast emergjence.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Thirrje për siguri nga Ambasada e Kosovës në Izrael: Qëndroni në vende të sigurta appeared first on Sinjali.

Kallas e BE-së apelon për diplomaci dhe qetësi mes tensioneve Izrael–Iran

13 June 2025 at 11:27

Pas sulmit izraelit ndaj objekteve bërthamore të Iranit, ka ardhur edhe reagimi i shefes për Politikën e Jashtme të Bashkimit Evropian, Kaja Kallas, e cila e ka cilësuar situatën si “të rrezikshme”.

Përmes një postimi në X, Kallas ka bërë thirrje që palët të tregojnë përmbajtje dhe të parandalojnë përshkallëzime të mëtejshme.

“Diplomacia mbetet rruga më e mirë përpara, dhe jam e gatshme të mbështes çdo përpjekje diplomatike për de-përshkallëzim,” ka thënë Kallas.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Kallas e BE-së apelon për diplomaci dhe qetësi mes tensioneve Izrael–Iran appeared first on Sinjali.

Çfarë dihet për Air India, aeroplanin që shkaktoi tragjedinë me mbi 290 të vdekur

13 June 2025 at 09:36

Air India, transportuesi kryesor indian, është aktualisht një kompani private, ku shumica e pronësisë i takon konglomeratit indian Tata Group, ndërsa pjesa tjetër e aksioneve është në duar të Singapore Airlines.

Që nga tetori i vitit të kaluar, Grupi Air India ka 25.1% të aksioneve të tij në pronësi të Singapore Airlines, ndërsa pjesa tjetër është në pronësi private nga Tata Group.

Ky zhvillim ka ardhur pas një bashkimi të katër kompanive ajrore nën pronësinë e Tata, duke krijuar një forcë të re në industrinë ajrore të Indisë. Në këtë kontekst, linja ajrore Vistara është bërë pjesë e grupit, duke kontribuar në forcimin e operacioneve të Air India. Kompania operon më shumë se 5600 fluturime çdo javë, lidh 90 destinacione vendase dhe ndërkombëtare dhe disponon një flotë prej 208 aeroplanësh.

Air India transporton më shumë se 120 mijë pasagjerë çdo ditë dhe ofron lidhje me mbi 800 destinacione përmes partneriteteve me më shumë se 75 kompani ajrore.

E themeluar në vitin 1932, Air India ka kaluar nëpër ndryshime të mëdha strukturore gjatë viteve. Nga viti 1953 deri në 2022, ajo ishte në pronësi të qeverisë indiane, përpara se të kalonte në duar private. Si kompani private, Air India nuk është e detyruar të publikojë informacione financiare dhe operative, duke i dhënë asaj një fleksibilitet të madh për menaxhimin e aktivitetit të saj. Kjo gjithashtu do të thotë që çmimet e aksioneve të saj nuk mund të gjurmohen, pasi ato nuk tregtohen publikisht.

Një tjetër aspekt është se pjesa e Tata që zotëron Air India nuk është e listuar në bursë, duke i bërë të pamundura vlerësimet e drejtpërdrejta të performancës së saj nga investitorët. Kjo situatë i jep Tata Group mundësinë për të fokusuar zhvillimin e Air India pa ndikuar nga tronditjet e tregut financiar publik.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Çfarë dihet për Air India, aeroplanin që shkaktoi tragjedinë me mbi 290 të vdekur appeared first on Sinjali.

KFOR shënon 26 vjet, Barduani bën homazhe për misionin më të madh të NATO-s

12 June 2025 at 15:54

Komandanti i misionit paqeruajtës të NATO-s në Kosovë, gjeneralmajor Enrico Barduani, ka kryesuar sot ceremoninë përkujtimore me rastin e 26-vjetorit të themelimit të KFOR-it, mbajtur në kampin ushtarak “Film City” në Prishtinë.

Në këtë ngjarje morën pjesë përfaqësues nga 33 shtetet që kontribuojnë me trupa, të cilët nisën ceremoninë me vendosjen e një kurore dafine në monumentin e të rënëve që prej fillimit të misionit më 1999.

Në fjalën e tij, gjeneralmajor Barduani bëri homazhe për 220 pjesëtarë të shërbimit që kanë humbur jetën gjatë kryerjes së detyrës.

“Shembulli i tyre duhet të frymëzojë detyrat tona të përditshme në përmbushjen e misionit tonë.”

“Si misioni më jetëgjatë dhe aktualisht më i madhi në historinë e NATO-s, KFOR-i qëndron si një dëshmi e angazhimit të qëndrueshëm dhe të prekshëm të Aleancës…, dhe përpjekjet e tij mbeten themelore në mbështetjen e progresit të nevojshëm politik drejt stabilitetit afatgjatë në rajon”, thuhet në njoftimin e KFOR-it.

Misioni i KFOR-it vazhdon të mbështetet në Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, për të siguruar një mjedis të qetë dhe të sigurt për të gjithë qytetarët e Kosovës dhe lirinë e lëvizjes – në mënyrë të paanshme dhe të vazhdueshme.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post KFOR shënon 26 vjet, Barduani bën homazhe për misionin më të madh të NATO-s appeared first on Sinjali.

Platformës eKosova i shtohen dy shërbime të reja

12 June 2025 at 15:47

Platformës digjitale eKosova i janë shtuar edhe dy shërbime të reja, njoftojnë nga Agjencia e Shoqërisë së Informacionit në bashkëpunim me Ministrinë e Punëve të Brendshme.

Lansimi i këtyre shërbimeve u bë së fundmi sipas njoftimit në Facebook, dhe ato lidhen me divizionin për çështjet e të huajve.

Postimi i plotë:

Agjencia e Shoqërisë së Informacionit në bashkëpunim me Ministrinë e Punëve të Brendshme në Platformën eKosova ka lansuar dy shërbime:

1.Divizioni për të huaj – Caktimi i terminit për aplikim për lejeqëndrim për herë të parë

2.Divizioni për të huaj – Caktimi i terminit për aplikim për vazhdim të lejeqëndrimit

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Platformës eKosova i shtohen dy shërbime të reja appeared first on Sinjali.

Rohde: Qëllimi ishte që forcat e Millosheviqit të largoheshin, NATO të hynte dhe refugjatët të ktheheshin

12 June 2025 at 09:46

Sot shënohen 26 vjet nga fillimi i misionit ushtarak të NATO-s në Kosovë, KFOR-i, një ngjarje kyçe që solli paqen në vend dhe rrugën drejt çlirimit.

Vendi caktoi datën 12 qershor si Ditë të Paqes, duke e lidhur atë me ditën e çlirimit.

Në këtë përvjetor, ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, ka publikuar një mesazh në profilin e tij në “BlueSky”, duke cituar fjalët e ish-Sekretarit të Mbrojtjes Britanike dhe Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s, Lord Robertson.

“Qëllimi ishte që forcat e Millosheviqit të largoheshin, NATO të hynte dhe refugjatët të ktheheshin”.

“Misioni u përmbush. Kosova shpalli pavarësinë në vitin 2008 dhe është një histori suksesi. Gjermania është dhe mbetet ndër partnerët më të ngushtë të Kosovës”, tha Rohde.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Rohde: Qëllimi ishte që forcat e Millosheviqit të largoheshin, NATO të hynte dhe refugjatët të ktheheshin appeared first on Sinjali.

Sane në Turqi, mbi një milion ndjekës e shikojnë fluturimin “live”

12 June 2025 at 09:39

Galatasaray ka realizuar një nga transferimet më të mëdha të kësaj merkatoje vere – duke sjellë në Stamboll yllin gjerman, Leroy Sane.

Sane ka firmosur një kontratë trevjeçare me kampionët e Turqisë për sezonin 2024/25. Interesimi për këtë lëvizje ishte i jashtëzakonshëm, më shumë se një milion persona e ndoqën “live” fluturimin e tij për në Stamboll përmes faqes zyrtare të klubit në YouTube.

29-vjeçari, i cili sezonin e kaluar në Bundesligë zhvilloi 30 ndeshje, shënoi 11 gola dhe dhuroi 6 asistime, i është bashkuar Galatasarayt si lojtar i lirë, pasi kontrata me Bayernin kishte skaduar.

Transferimi i tij nuk i kushtoi asnjë cent klubit turk, ndërsa sipas faqes së njohur Transfermarkt, vlera aktuale e Sane është 32 milionë euro.

Me këtë përforcim, Galatasaray synon jo vetëm dominimin në futbollin turk, por edhe sukses në garat evropiane.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Sane në Turqi, mbi një milion ndjekës e shikojnë fluturimin “live” appeared first on Sinjali.

OKB: Luftërat kanë zhvendosur mbi 122 milionë njerëz në mbarë botën

12 June 2025 at 09:09

Numri i njerëzve të zhvendosur për shkak të luftërave dhe persekutimeve në mbarë botën ka kaluar shifrën alarmante prej 122 milionë këtë vit.

Këtë e ka bërë të ditur të enjten Agjencia e OKB-së për Refugjatët (UNHCR), e cila paralajmëron se rritja e vazhdueshme e konflikteve, sidomos në Sudan dhe Ukrainë, po e thellon krizën globale humanitare.

Sipas raportit më të fundit, i cituar nga Reuters kishte mbi 2 milionë më shumë të zhvendosur deri në fund të prillit 2025 krahasuar me një vit më parë. Kjo ndodhi pavarësisht kthimit të një numri të konsiderueshëm sirianësh në vend pas rënies së sundimit të Bashar al-Assad.

Agjencia e OKB-së ka theksuar edhe një tjetër problem serioz si rënien e ndihmës financiare ndërkombëtare.

Sipas OKB-së, fondet për të ndihmuar refugjatët kanë rënë në nivelin më të ulët që nga viti 2015, ndërkohë që nevojat janë në rritje të vazhdueshme.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post OKB: Luftërat kanë zhvendosur mbi 122 milionë njerëz në mbarë botën appeared first on Sinjali.

❌
❌