Dy emra të shquar të skenës ndërkombëtare në fushën e baletit, Angelin Preljocaj dhe Erion Kruja, sjellin në skenën e Teatrit Kombëtar të Operës dhe Baletit dy balete të veçanta: “La Stravaganza” dhe “Intricate Threads of Humanity”. Këto dy vepra artistike vijnë si një eksplorim i përvojës njerëzore, ku baleti bëhet gjuha universale që shpreh ndjenjat, kontrastet dhe kompleksitetin e jetës.
“La Stravaganza”, e cila rivjen në TKOB, është një vepër që ndërthur elementet e traditës me ato të modernitetit. Ajo është krijuar nga Angelin Preljocaj, një nga koreografët më të njohur bashkëkohorë me origjinë shqiptare.
Me një koreografi të fuqishme dhe ekspresive, ky balet eksploron kalimin mes epokave, ndikimin e ndryshimeve kulturore dhe përplasjen mes botës së vjetër dhe asaj të re.
Ndërkohë, koreografi Erion Kruja, një tjetër artist shqiptar me karrierë të suksesshme ndërkombëtare, sjell premiere absolute në skenën e TKOBAP-së “Intricate Threads of Humanity”, një vepër që zhytet në thellësitë e sjelljes dhe emocioneve njerëzore.
Me një qasje të guximshme ndaj koreografisë dhe një ndjeshmëri të veçantë ndaj muzikës dhe skenografisë, Erion Kruja do të krijojë një eksperiencë të paharrueshme për publikun.
Këto dy balete do të vijnë për publikun artdashës në datat 24, 25 dhe 27 shkurt. /Atsh
Kryeministri Edi Rama u bëri sërish thirrje sot shqiptarëve jashtë vendit të nxitojnë të regjistrohen për të votuar në zgjedhjet e 11 majit.
Në podkastin “Flasim”, kryeministri Rama kujtoi se data e fundit e regjistrimit është 4 marsi.
“Kush dëshiron duhet të nxitojë të regjistrohet, mirë është të regjistrohet secili, sidomos shqiptarët e Italisë dhe Greqisë që janë dëshmitarë të shumë ndryshimeve që kanë ndodhur, por mbi të gjitha të ndryshimit të reputacionit dhe këndit të shikimit, jo të masës kryesore të popullatës, por edhe të tyre”, tha Rama.
Kryeministri theksoi se procedura e regjistrimit është e thjeshtë, në platformën e KQZ-së dhe tani mund të regjistrohen edhe ata me pasaporta apo karta identiteti që kanë dalë jashtë afatit.
“Kërkon pak durim dhe duhet bërë me kujdes, por procesi nuk është i vështirë. Votimi është falas dhe do të financohet tërësisht nga shteti. Do të vijë zarfi në shtëpi në adresën që duhet të jetë e shtëpisë, duhet të bëhet kujdes të hapet me kujdes, se brenda ka një zarf ku do të hidhet prapë vota dhe do të hidhet në postë, e parapaguar”, sqaroi Rama.
Kryeministri theksoi se sa më shumë votues të marrin pjesë, aq më mirë është, pasi kjo është hera e parë që votohet nga jashtë vendit, është historike.
“E di që ne shqipot i lëmë gjërat për ditën e fundit, por mos i lini për ditën e fundit se mund të ketë një ngarkesë sistemi dhe mund të mbeteni pa regjistruar. Kështu që bëni çmos që të regjistroheni deri në 4 mars, sepse duhen përgatitur të gjitha për t’i ridhënë kohë postës t’i sjellë. Nuk janë vetëm Italia dhe Greqia, por janë edhe në Amerikë, edhe në Australi. Kështu që kërkon kohën e vetë posta për të sjellë dhe pastaj ta rimarrë e sjellë këtu votën në zarf”, tha Rama.
Numri i shtetasve shqiptarë të regjistruar në Platformën Elektronike të Regjistrimit (PER) që nga 11 janari, për të marrë pjesë në zgjedhjet parlamentare që do të mbahen me 11 maj, ka arritur shifrën 133 049 shtetas.
Gjatë muajve të fundit, ka pasur thashetheme sa i përket të ardhmes së Carlo Ancelottit tek Real Madridi.
Duke marrë parasysh se ka qenë një sezon jo aq i mirë deri më tani për kampionin në fuqi të Spanjës dhe Evropës, janë hedhur dyshime mbi pozitën e tij, veçanërisht duke ditur se zëvendësuesi i tij po pret me krahë hapur.
Ancelotti tashmë e ka udhëhequr Real Madridin drejt dy trofeve këtë sezon, duke fituar Superkupën e Evropës dhe Kupën Interkontinentale.
Sidoqoftë, zyrtarët e klubit nuk janë të kënaqur me këtë dhe ideja është që të fitohet një trofe i madh në fund të sezonit, pra, të paktën një prej La Liga, Kupën e Mbretit dhe Ligën e Kampionëve.
Nëse Real Madridi humbet në të tria garat, Ancelotti do të shkarkohej në fund të sezonit ka raportuar Relevo.
Plani për momentin është që italiani të mbetet pjesë e klubit deri sa t’i skadojë kontrata në fund të sezonit 2025/2026, por largimi i tij do të shpejtohej për 12 muaj nëse ‘Los Blancos’ nuk arrijnë të fitojnë ndonjë trofe nga tani deri në verë.
Në rast se Ancelotti largohet nga Real Madridi, zëvendësimi i tij do të jetë Xabi Alonso.
Tashmë po merret si e mirëqenë se ish-mesfushori i madrilenëve do të marrë ‘frenat’ në ‘Santiago Bernabeu’, por pyetja e vetme mbetet se kur do të ndodhë kjo.
Bayer Leverkusen, klubi aktual i Alonsos, është i vetëdijshëm për situatën, dhe sipas raportit, një pakt tashmë është arritur mes palëve, sipas të cilit klubi gjerman do ta lironte atë nga kontrata e tij nëse Alonso shpreh dëshirën të shkojë tek Real Madridi./Telegraf
Mehdi Taremi raportohet se është në rrezik që të shitet nga Interi në verë, vetëm një vit pasi iu bashkua si lojtar i lirë nga Porto.
Taremi pritet që ta nisë nga minuta e parë në duelin ndaj Juventusit të dielën pasi Marcus Thuram dhe Marko Arnautovic janë në dyshim për t’u paraqitur në këtë derbi.
Një golashënues konsistent në Portugali para transferimit në Itali, reprezentuesi iranian ka gjetur rrjetën në vetëm tri raste në të gjitha garat, me vetëm një gol në Serie A pas 18 paraqitjeve.
Sipas një raportimi nga Calciomercato, Oaktree, të cilët morën kontrollin e Interit në fund të sezonit 2023/2024, janë të irrituar nga fakti se lojtari ka një pagë të madhe por nuk ka aq shumë vlerë si 32-vjeçar.
Raportimet e së premtes bëjnë me dije se Oaktree nuk do ta pranonin transferimin e Taremit në rast se do të kishin marrë në pronësi klubin disa javë më parë.
Kështu që mundësia që Taremi të largohet nga Interi në verë është tejet e madhe, por ai nuk është i vetmi.
‘Nerazzurrët’ gjitashtu po përgatiten që të ndajnë rrugët edhe me dy sulmuesit e tjerë Marko Arnatuovic dhe Joaquin Correa./Telegraf
Agjencia e Mbikqyrjes Policore (AMP) ka reaguar publikisht për rastin e oficerit të policisë rrugore, Azbi Spahiu, i cili u hodh nga lartësia dhe tashmë ndodhet për kurim në Spitalin e Traumës.
AMP ka nisur hetimet në lidhje me rastin referuar aludimeve që kanë qarkulluar së fundmi në rrjet edhe pse në lidhje me këtë ngjarje nuk ka patur një ankesë apo pretendim zyrtar.
Në reagimin e AMP thuhet se punonjësi i policisë Azbi Spahiu, nuk ka ngritur asnjë pretendim lidhur me ushtrimin e ndikimit të paligjshëm kundrejt tij, përfshirë çdo lloj forme presioni tjetër presioni, për shkak të ushtrimit të detyrës.
Reagimi i Agjencisë së Mbikqyrjes Policore: “Nisur nga interesi i disa mediave, pranë Agjencisë së Mbikqyrjes Policore, e duke marrë shkas nga lajmet e publikuara në media dhe rrjete sociale, lidhur me ngjarjen e oficerit të Policisë A.S., në Komisariatin e Qarkullimit Rrugor Tirane, strukturat e AMP-së Tiranë pavarësisht se nuk kanë administruar një ankesë apo pretendim zyrtar, kryen verifikimet e nevojshme për sqarimin e rrethanave të ngjarjes. Kështu, në kuadër të veprimeve verifikuese, që nga momenti i marrjes dijeni, drejtuesit e AMP-së Tiranë janë paraqitur pranë Spitalit të Traumës, për t’u interesuar mbi shëndetin e punonjësit të Policisë, por dhe për të administruar çdo pretendim të mundshëm, për shkak të detyrës. Nga deklarimi me shkrim i administruar nga Agjencia e Mbikëqyrjes Policore, punonjësi i Policisë A.S. nuk ngre pretendim lidhur me ushtrimin e ndikimit të paligjshëm, apo çdo formë tjetër presioni, shantazhi gjatë ushtrimit të detyrës dhe për shkak të saj. Veprimet verifikuese vazhdojnë për sqarimin e plotë të ngjarjes”.
Pesë ditë pas arrestimit dhe lirimit të Martin Manes, djalit të biznesmenit Samir Mane, Versus zbardh për herë të parë raportin që Policia e Shtetit dërgoi në Prokurori për këtë rast.
Në këtë referim sqarohet se Martin Mane, më 12 janar, ora 04:13 e mëngjesit ka përplasur dy motora përballë Parlamentit. Me të përplasur motorat, ai është larguar dhe 15 minuta më vonë, Policia Rrugore e ka gjetur te “Luigj Gurakuqi”. Efektivët i kanë kërkuar kryerjen e testit të alkoolit, por ai nuk ka pranuar.
Martin Mane ka pretenduar se vuan nga alergjia. Më pas ai është shoqëruar në Polici ku sërish është ftuar të kryejë testin e alkoolit dhe nuk ka pranuar që ta kryejë. Në këtë moment, sipas Prokurorisë Policia Gjyqësore e ka bërë marrjen e kampionëve të gjakut, pa pëlqimin e tij. Kjo ka bërë që Prokuroria ta cilësojë arrestimin e tij si të jashtëligjshëm dhe ta lirojë.
Ditën e ngjarjes Policia e Shtetit sqaroi se Martin Mane rezultoi i dehur dhe ky rezultat ka dalë nga kampionet e analizave të gjakut. Mënyra sesi këto kampione u morën duket se është edhe shkaku i zanafillës së presioneve që dyshohet se kanë qenë arsyeja pse polici që trajtoi rastin e tij, Azbi Spahiu u vetëhodh nga kati i 11-të i një pallati në kryeqytet.
REFERIMI I NGJARJES NË PROKURORI: Në referimin e policisë thuhet se, më datë 12.01.2025, në orën 04.13′, salla operative ka njoftuar se përballë Parlamentit një automjet…, ka përplasur 2 motomjete me targa.. të parkuar dhe është larguar në drejtim të 9-katsheve. Shërbimi i policisë rrugore ka shkuar përballë Parlamentit ku ka konstatuar 2 motomjete të parkuar dhe të dëmtuar. Në orën 04.35′ shërbimet e policisë kanë konstatuar tek kryqëzimi Luigj Gurakuqi automjetin auto veturë me targa AB….të drejtuar nga shtetasi M.M dhe kanë konstatuar se automjeti kishte dëmtim të lehtë. Drejtuesit i automjetit është ftuar të bëjë testin e alkoolit, por ka pretenduar se vuan nga alergjia. Me pas është shoqëruar në polici dhe është ftuar përsëri të bëjë testin e alkoolit por përsëri ka pretenduar se vuan nga alergjia. Gjithashtu nuk ka pranuar ti merret kampion gjaku me pretendimin e vuajtjes së tij nga alergjia.
Më pas policia gjyqësore, pa respektuar procedurën e parashikuar nga neni 201/a pika “5” të Kodit të Procedurës Penale, (procedura e marrjes së kampionëve të gjakut pa pëlqimin e personit) më datë 12.01.2025, ora 09.25’ ka kryer arrestimin në flagrancë të shtetasit M. M, si i dyshuar për kundërvajtjet penale “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik” dhe “Largimi nga vendi i aksidentit” të parashikuara nga neni 242 dhe 273 të Kodit Penal. Gjithashtu ndaj shtetasit M.M, ka marrë dhe masë administrative sipas kërkesave të parashikuara nga neni 127/3/1, 184/2/c/6/10 dhe 187/1/6/8 të ligjit nr. 8378, datë 22.07.1998 “Për Kodin Rrugor të Republikës së Shqipërisë”.
Më datë 13.01.2025 është depozituar referimi nga policia dhe nga kjo prokurori është regjistruar procedimi penal nr. 167 datë 13.01.2025 për kundërvajtjet penale “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik” dhe “Largimi nga vendi i aksidentit” të parashikuara nga neni 242 dhe 273 të Kodit Penal, në ngarkim të shtetasit M.M.
Ndërkohë duke qenë se shtetasi M.M ishte arrestuar për kundërvajtjet penale “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik” dhe “Largimi nga vendi i aksidentit” të parashikuara nga neni 242 dhe 273 të Kodit Penal, është vlerësuar se nuk janë respektuar kriteret për arrestimin në flagrancë të parashikuar nga neni 251 të K. Pr. Penale dhe për këtë shkak është urdhëruar lirimi i shtetasit M.M dhe vazhdimi i hetimeve ndaj tij, në gjendje të lirë.
Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, ka ndarë në rrjetet sociale një video ku paraqet planin emergjent të propozuar nga PD për t’u përballur me krizën ekonomike që po rëndon çdo familje shqiptare.
Sipas Tabakut, tre janë plagët kryesore që prekin qytetarët sot: çmimet e larta, të cilat nuk reflektojnë uljen e çmimeve në rajon dhe Evropë për shkak të tregjeve të kapura; pagat e ulëta, të pamjaftueshme për të përballuar jetesën; dhe pensionet e pamjaftueshme për 800 mijë pensionistë që jetojnë në kushte të vështira, si në qytet ashtu edhe në fshat.
Tabaku thekson se Shqipëria ka nevojë për reforma të thella që të sjellin frymëmarrje për familjet dhe të ndryshojnë modelin ekonomik, por gjithashtu thekson urgjencën për një plan emergjent për 100 ditët e para. Ky plan përfshin tre pika kryesore:
1. Rritje të pensioneve për 800 mijë pensionistët , duke siguruar që minimumi jetik të përmirësohet dhe pensionet të arrijnë deri në 500 euro.
2. Rritje të pagave në sektorin publik dhe nxitje për sektorin privat, duke synuar një mesatare prej 1200 eurosh .
3. Hapjen e tregjeve dhe promovimin e konkurrencës, për të çliruar ekonominë dhe për të eliminuar rritjet e pajustifikuara të çmimeve .
”Janë masa të realizueshme dhe që kanë në qendër qytetarët shqiptarë, ” u shpreh Tabaku, duke theksuar se plani i Partisë Demokratike është një ofertë konkrete për të adresuar plagët ekonomike të vendit dhe për të ndihmuar qytetarët të jetojnë në mënyrë më dinjitoze.
Ky propozim është pjesë e strategjisë së Partisë Demokratike për të ofruar një zgjidhje të qartë dhe të drejtë për sfidat që po përjeton vendi.
Deklarata e Tabakut: “Pak ditë më parë pyeta të gjithë përdoruesit e rrjeteve të mia sociale se cilët janë problemet kryesore që kanë qytetarët shqiptarë. 3 janë plagët që ka sot cdo familje shqiptare: cmimet e larta nga tregjet e kapura që edhe kur ulen cmimet në gjithë Evropën e rajonin dhe në Shqipëri nuk ulen, pagat jodinjitoze në sektor privat e në sektor publik të cilat nuk i përballojnë dot këto rritje cmimesh dhe pensionet për 800 mijë pensionistët që qoftë në qytet, qoftë në fshat që nuk i lejojnë dot të jetojnë në një mënyrë dinjitoze. Sigurisht që familja shqiptare ka nevojë për shumë reforma, ka nevojë për frymëmarrje, ka nevojë për ndryshimin e një modeli ekonomik i cili prodhon për të gjithë, ka nevojë për hapjen e tregut, për konkurrencë por për 100 ditët e para ka nevojë dhe për një plan emergjence që ka 3 elementë bazë. E para,pensioni për 800 mijë pensionistët, të paktën 20% më shumë se minimumi jetik me një pension që shkon deri në 500 euro. Paga në sektorin publik që duhet patjetër të ndiqet dhe nga sektori privat , 1200 euro mesatare dhe së treti, konkurrenca në tregje për të hapur dhe për të cliruar ekonominë në mënyrë që kjo rritje e cmimeve që sot përjeton cdo sektor të jetë vetëm pjesë e së shkuarës. Të gjitha të realizueshme, të gjitha objektiva për qytetarët shqiptarë”.
Tenori Armaldo Kllogjeri dhe njëkohësisht ish-banor i BBVIP 2 ka dhënë lajmin se ka fituar gjyqin ndaj Teatrit të Operës dhe Baletit, që sipas tij, e hoqën padrejtësisht nga puna.
Lajmin ai e ndau me ndjekësit në rrjetet sociale, por u shpreh se tashmë lufta do të vazhdojë me qëllim që ai të rikthehet sërish në punë në Teatrin e Operës dhe Baletit.
Ai është shprehur se për bukën e fëmijëve të tij e çoi deri në fund këtë çështje teksa tha: “Kam thënë që për bukën e fëmijëve të mi do t’i shkoj deri në fund kësaj çështje.”
“Dua të ndaj me ju një lajm të gëzueshëm që kam fituar gjyqin me Teatrin e Operas dhe Baletit. Doja t’ju falënderoja nga zemra për mbështetjen dhe suportin që më keni dhënë,” u shpreh ai.
Reagimi:
Ju e dini që prej disa muajsh unë kam hedhur në gjyq Teatrin e Operas dhe Baletit dhe kam thënë që për bukën e fëmijëve të mi do t’i shkoj deri në fund kësaj çështje.
Doja t’ju falënderoja nga zemra për mbështetjen dhe suportin që më keni dhënë.
Por gjithashtu dua të ndaj me ju një lajm të gëzueshëm që kam fituar gjyqin me Teatrin e Operas dhe Baletit, në fakt me ish-drejtoreshën e Operas dhe Baletit e cila ka shkelur ligjin me të dyja këmbët. Tashmë lufta vazhdon për tu rikthyer në Teatrin e Operas dhe Baletit.
U hoq padrejtësisht nga puna
Ishte shtator i 2024 kur Armaldo i njohur si “Maestro” në Big Brother Vip Albania 2, kur bëri më dije për ndjekësit padrejtësinë që i ishte bërë.
Me anë të një videomesazhi ai tha se nuk i kishte bërë keq askujt ndërsa shtoi se kishte hedhur në gjyq Teatrin e Operas dhe Baletit, që e hoqën nga puna.
“Kjo video është për ata që komentojnë në një mënyrë tallëse që thonë, ‘o i sekreti ti, mbete pa punë, t’u prish karriera, nga një tenor përfundove në dasmaxhi’. Po mirë kam një pyetje, kujt i ka hyrë në hak?
Kujt i kam bërë keq unë? Që me zërin tim shkon në familje të nderuara që më thërrasin dhe këndoj, apo s’ka problem ‘ky le të rrijë pa bukë, pa punë, t’ia mbajë dynjaja kalamajtë’…
Ua kam thënë një herë që jam në gjyq! Dhe ja ku po ua them! Kam hedhur në gjyq Teatrin e Operas dhe Baletit i cili një muaj pa mbaruar Big Brother më ka hequr nga puna në një mënyrë të rrufeshme, pa iu dridh qerpiku fare, pa menduar se ky person ka kontribuar në teatër 20 vjet, 20 vjet lumenj djerse, sakrifica emocione, e kemi mbajtur Teatrin dhe në kushte më të vështira dhe Teatri pa vënë logjikën në punë më lë në rrugë me nusen shtatzënë dhe një fëmijë të mitur. Po ua them se ju nuk besoni, megjithatë ia kam lënë drejtësisë. Por do t’u them dhe një gjë tjetër, shikoni punët tuaja, hallet tuaja se të miat i zgjidh vetë”, deklaron ai, i cili shtoi se “për fëmijët e mi, do t’i shkoj me çdo çmim deri në fund”./Panorama
Sanksionet amerikane kundër Industrisë së Naftës së Serbisë (NIS) nuk do të krijojnë asnjë efekt në tregun e karburanteve në Kosovë, vlerësojnë nga Shoqata e Naftëtarëve të Kosovës.
Kryetari Fadil Berjani thotë se Kosova nuk importon karburante nga Serbia dhe rrjedhimisht “nuk do të ketë as lëvizje të çmimeve të naftës dhe të benzinës në vend”.
Dogana e Kosovës konfirmon se gjatë vitit 2024 nuk ka pasur fare importe të naftës dhe benzinës nga Serbia.
Nga Oda Ekonomike e Kosovës, ndërkaq, thonë se sanksionet ndaj NIS-it mund të ndikojnë në ngritjen eventuale të çmimeve të produkteve në Serbi, të cilat më pas importohen në Kosovë.
Më 10 janar, Shtetet e Bashkuara e kanë vendosur NIS-in në listën e sanksioneve, për shkak të aksioneve që ka në të kompania ruse, Gazprom Neft.
Qëllim i sanksioneve është ta pengojnë Rusinë që t’i përdorë të ardhurat nga energjia për luftën e saj në Ukrainë.
Nuk ka varësi nga Serbia
Naftëtarët e Kosovës janë të gatshëm dhe e kanë të lehtë ta mbështesin embargon ndaj importit të karburanteve nga Serbia, thotë Berjani.
Sipas tij, ata nuk importojnë fare naftë nga Serbia dhe nuk kanë asnjë lidhje me NIS-in.
“Të gjithë importuesit që i ka Kosova – rreth 60 syresh – importojnë nga Porto Romano, nga Durrësi në Shqipëri”, thotë Berjani.
Sipas të dhënave nga Dogana e Kosovës për vitin 2024, Kosova ka importuar mbi 808 milionë litra naftë, në vlerë prej mbi 501 milionë eurosh, dhe mbi 92 milionë litra benzinë, në vlerë prej rreth 56 milionë eurosh.
Gjatë vitit 2023, ndërkaq, janë importuar mbi 740 milionë litra naftë, në vlerë prej mbi 507 milionë eurosh, dhe mbi 86 milionë litra benzinë, në vlerë prej mbi 55 milionë eurosh.
Atë vit, importi i karburanteve nga Serbia ka përbërë më pak se 1 për qind të sasisë së tërësishme të importit, sipas Doganës, ndërsa vitin e kaluar nuk ka pasur fare.
Efektet eventuale “minimale”
Berjani thotë se edhe në rast të rritjes së çmimeve të naftës dhe benzinës në Serbi, një gjë e tillë nuk do të ndikojë në Kosovë.
“Në të gjitha situatat, nuk varemi asgjë nga Serbia, për sa u përket derivateve të naftës. Nuk ka nevojë për panik lidhur me çmimet, sepse nuk ka kurrfarë ndikimi tregu i Serbisë”, thotë Berjani.
Ai tregon se në Kosovë, aktualisht, çmimi i naftës për litër është mesatarisht nga 1.25 deri në 1.28 euro, ndërsa në Serbi 1.70 euro.
As Lulzim Rafuna, kryetar i Odës Ekonomike të Kosovës, nuk pret rritje të çmimeve të karburanteve në Kosovë.
“Serbia është treg i vogël për të shkaktuar ndonjë çrregullim. Nuk është si Amerika ose Gjermania”, thotë ai.
Megjithatë, Rafuna paralajmëron se rritja eventuale e çmimeve të karburanteve në Serbi – si pasojë e sanksioneve – mund të ndikojë në mënyrë jodirekte në Kosovë.
Ai thotë se në Serbi ka mjaft kompani të huaja, amerikane, gjermane, italiane dhe turke, të cilat produktet e tyre i shesin edhe në Kosovë.
Ngritja eventuale e kostos së prodhimit të produkteve në Serbi për këto kompani, sipas tij, mund të shkaktojë “efekte indirekte minimale” edhe për tregun e Kosovës.
“Produktet që importojmë prej këtyre kompanive të huaja, të cilat prodhojnë në Serbi, mund të na vijnë me një kosto pak më të lartë sesa që e kemi tani. Por, ky është vetëm supozim”, thotë Rafuna.
Ai shton se edhe në atë rast, efekti do të ishte minimal, sepse nëse tregu i Kosovës nuk do të jetë i gatshëm t’i pranojë produktet e njëjta nga Serbia me çmime eventualisht pak më të larta, importuesit do të orientohen drejt produkteve më të lira nga vendet e tjera.
Kosova, shumicën e mallrave i importon nga jashtë – vendet e rajonit, të Bashkimit Evropian, Turqia etj.
Mesatarisht në vit, ajo importon mallra në vlerë prej 5 miliardë eurosh – duke filluar nga produktet bazë deri tek ato ndërtimore – ndërsa eksporton nën vlerën e 1 miliard eurove – më së shumti produkte të metalit dhe plastikës. /REL
Përfaqësues të Partisë Demokratike shprehen se qytetarët e Kombinatit – pavarësisht se kanë paguar taksën sipas ligjit dhe tezgat e bashkisë – po përballen me një situatë të paprecedentë, ku policia bashkiake ka mësyrë mëngjesin e sotëm me dhunë për të larguar tregtarët.
Klevis Balliu, shefi i organizimit të Partisë Demokratike në Tiranë, u shpreh për mediat se në prag të zgjedhjeve vjen bashkia për t’u bërë qoka dhe ndere militantëve të vet, kërkon që të largojë ata që kanë 30 vite që paguajnë taksa të Bashkia e Tiranës.
“Shiko se sa policë kanë ardhur për të hequr dy qese pras, ndërkohë që kur shesin tonelatat e drogës, këta i marrin e i fusin në parlament e i bëjnë drejtora.
Kjo vjen nga një bashki që 70% të drejtorëve të saj i ka në burg dhe unë nuk e di se cili drejtor e ka dhënë këtë urdhër se drejtorat e bashkisë janë në burg.
Nga burgu i japin urdhërat këta për t’i ngritur qytetarët që këtu?
PD denoncon këtë akt dhe do të marim përsipër mbështetjen e këtyre qytetarëve dhe cilitdo polici apo punonjësi bashkie i bëj thirrje të kujtojnë se ku i ka drejtorët e vet dhe i garantoj se duke larguar qytetarët, duke shkelur ligjin, do të keni fatin e drejtorëve të 5D te 313. Mos i prekni bizneset e qytetarëve dhe lërini urdhërat e jashtëligjshëm!”.
Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur një komentuesi kritik, i cili thotë se emigrantet nuk kanë pse të votojnë me postë, por të vinë në Shqipëri dhe të votojnë.
Komentuesi thotë se me postë do të bëhen manipulime, por kryeministri Rama i përgjigjet duke i renditur disa fakte, që sipas tij emigrantët janë më të kthjellët sesa shqiptarët që jetojnë këtu.
Kreu i qeverisë thotë se emigrantet e vlerësojnë dallimin mes asaj që shohin kur vijnë dhe asaj që kanë parë kur kanë ardhur herën e kaluar.
Kryeministri premtoi se në 2030 Shqipërinë do ta çojë në majë dhe do të jetë pjesë e BE si barabartë mes të barabartësh.
“Në fakt unë mendoj se emigrantët e dinë mirë, madje shumica dërrmuese e tyre janë më të kthjellët se ne për të paktën për tre gjera themelore. E para janë më të kthjellet në vlerësimin e shkallës së përparimit të Shqipërisë, sepse nga një anë patjetër që nuk i kanë ato gër mëret e jetës së përditshme këtu, por kanë mundësinë të vlerësojnë dallimin mes asaj që shohin kur vijnë dhe asaj që kanë parë kur kanë ardhur herën e kaluar.
E dyta emigrantët nuk kanë iluzione për jetën atje ku janë dhe shpesh as i kuptojnë madje ankesat tona, për faktin se kafet dhe restorantet janë plotë, por ata që rrini më shumë ulur ankohen se nuk ka bukë, ujë e rrugë. Emigrantët punojnë fort, shpesh bëjnë nga dy punë. Atje nuk ka kushëri e krushqi, parti e punë në shtet ose rashë e vdiqa. Emigrantët paguajnë fatura pas faturash dhe lodhen shumë për të përballuar kostot që janë rritur në Evropë në krahasim me pagat që ata marrin.
E treta Emigrantët dinë ta vlerësojnë më shumë sesa ne imazhin dhe reputacionin e Shqipërisë jashtë kufijve, që deri dje ju kthehej kokoës sepse i shikonin si të ardhur nga një vend shejtanësh. Ndërsa sot ata po e thonë cdo ditë me gojën plotë se “jam nga Shqipëria”, sepse Shqipërisë i kemi dhënë një dinjitet që nuk e ka pasur kurrë në botën e jashtme dhe do ta ngjisim në majën e 2030 si të barabartë mes të barabartësh, jo vetëm në marrëdhënie se këtë e kemi arritur që sot, por edhe në tryezën e familjes së bashkuar evropiane. Emigrantët e dinë shumë mirë se çfarë duhet të bëjnë dhe do ta shikosh që do ta bëjnë”, tha Rama.
Një ditë pas protestës së opozitës para bashkisë së Tiranës, policia ka referuar materialet në Prokurori dhe ka nisur hetimet për 5 zyrtarë të opozitës.
Bëhet fjalë për Dorian Telitin, Adriana Kalanë, Klevis Balliun, E.E dhe Tedi Blushin, të cilët në bashkëpunim me persona të tjerë ende të paidentifikuar, kanë zhvilluar një protestë të paligjshme.
Sipas policisë ata kanë bllokuar rrugën, penguar qarkullimin e lirë të qytetarëve si dhe duke prishur rendin dhe qetësinë publike.
“Më datë 17.01.2025, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë, të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për shtetasit D.T, A.K, K.B, E.E dhe T.B, pasi tek Bashkia e Tiranës, këta shtetas në bashkëpunim me persona të tjerë ende të paidentifikuar, kanë zhvilluar një protestë të paligjshme duke bllokuar rrugën, penguar qarkullimin e lirë të qytetarëve si dhe duke prishur rendin dhe qetësinë publike”, tha policia.
Stadiumi më i madh dhe më modern i vendit, nuk do të ketë për momentin një emër tregtar. Pas hapjes së garës për të pritur ofertat nga Qendra Sportive Kombëtare Kuq e Zi në muajin nëntor të vitit të shkuar, me një afat deri më 30 nëntor të vitit të shkuar, duket se gjërat nuk kanë shkuar sipas parashikimeve.
Kompanitë e paraqitura për t’u informuar rreth kritereve dhe kushteve të këtij sponsorizimi nuk kanë arritur të shkojnë në ofertat e tyre financiare deri në nivelin e kërkuar nga organizatorët e këtij procesi publik, madje duke qenë aq të ulta sa nuk janë marrë as në konsideratë.
Si rrjedhojë tashmë stadium më i madh dhe më modern i vendit me një kapacitet prej 22.500 vendesh, i ndërtuar në vitin 2019, do të mbajë thjesht emrin “Arena Kombëtare”, pas një emëri tregtar siç është njohur prej 5 vitesh, “Air Albania”.
Bashkëpunimi me kompaninë ajrore, edhe pse shumë përfaqësuese për vendin tonë, duket se nuk ka plotësuar pritshmëritë dhe angazhimet e palëve për të patur një rinovim. Çmimi që paguhej për këtë lloj marketing në një prej godinave më në trend të Tiranës, sipas burimeve konfidenciale të Gazetës Si, prej 600.000 eurosh në vit, një shifër që jo gjithmonë është përmbushur si duhet. Po sipas këtyre burimeve, por duke u zëvendësuar apo justifikuar me përfitime shkëmbimi (clering), ku herë pas here shfrytëzoheshin avionët e kompanisë për zgjidhje udhëtimi të ekipit kombëtar në destinacione të ndryshme.
Edhe pse në dukje një shifër e konsiderueshme, më shumë se gjysma e asaj shifre, pra mbi 300.000 euro në vit janë vetëm kostot e mirëmbajtjes së stadiumit, pa përfshirë këtu kostot ekstra që ka patur në këto vite, me ndryshimin tërësisht të tipit të fushës në hibrid, me një kosto rreth 1 milionë euro.
Por pavarësisht të gjithave, vlerës së impiantit, impaktit që ka patur në këto vite si “Shtëpia e Kombëtares”, apo si një prej zonave të biznesit më të lakmuara në kryeqytet, procesi i pritjeve të ofertave u mbyll “thatë“, duke pritur një moment tjetër për t’u rihapur, ndërkohë që në këtë vit “Arenën Kombëtare” pritet të jetë një “armë” plus për kuqezinjtë në synimin e tyre për t’u kualifikuar në Botërorin e vitit 2026.
Real Madrid thuhet se nuk do të shkarkojë Carlo Ancelottin nëse nuk ndodh ndonjë fatkeqësi në Ligën e Kampionëve.
Los Blancos nuk e kanë në plan të shkarkojnë trajnerin italian pavarësisht humbjes së rëndë ndaj Barcelonës.
Sipas raportimeve nga Relevo, pozicioni i trajnerit është i sigurt nëse nuk ka një dështim të madh në Ligën e Kampionëve.
Nëse Real Madrid eliminohet në fazën e grupeve, klubi pritet të veprojë. Në një rast të tillë, Santiago Solari do të marrë drejtimin e përkohshëm deri në verë.
Ancelotti, i cili është lidhur me kombëtaren e Brazilit, mbetet i fokusuar në ndeshjet e ardhshme të Real Madridit.
Klubi po i jep përparësi stabilitetit ndërsa synon suksesin në Evropë. /Telegraf
Ministri i Jashtëm, Igli Hasani u takua sot me Presidentin e Ukrainës, Volodymyr Zelensky.
Ai theksoi se këta hapa përfaqësojnë progres të rëndësishëm në forcimin e marrëdhënieve midis vendeve tona dhe riafirmojnë angazhimin e Shqipërisë për një partneritet të fortë dhe të qëndrueshëm.
“Takime produktive në Kiev me Presidentin Volodymyr Zelenskyy, Kryetarin e Parlamentit Ruslan Stefanchuk, Kryeministrin Denys Shmyhal, zv/kryeministren Olga Stefanishyna dhe Ministrin e Jashtëm Andrii Sybiha.
Shkëmbyem instrumentet e ratifikimit të Marrëveshjes së Miqësisë dhe Bashkëpunimit ndërmjet Ukrainës dhe Shqipërisë dhe nënshkruam një Memorandum Mirëkuptimi, të fokusuar në bashkëpunimin në integrimin evropian.
Këta hapa përfaqësojnë progres të rëndësishëm në forcimin e marrëdhënieve midis vendeve tona dhe riafirmojnë angazhimin tonë për një partneritet të fortë dhe të qëndrueshëm. Shqipëria qëndron me vendosmëri me Ukrainën në rrugën e saj drejt paqes, sigurisë dhe të ardhmes evropiane”, shkruan Hasani në X.
Gjykata e Lezhës ka dhënë dënimet në lidhje me përplasjen me armë të ndodhur në muajin prill të viti 2022 në fshatin Kallmet, ku u përfshi dhe ish kreu i Njësisë Administrative, Besnik Simoni.
Ky i fundit u gjet fajtor për veprat penale “Vrasja në kapërcim të kufijve të mbrojtjes së nevojshme” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit” dhe u dënua me 6 vite e 6 muaj burgim.
Ndërsa Altin Marku u dënua me 20 vite burg për veprat penale” “Vrasja me paramendim” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”.
Prokurori i çështjes Françesk Ganaj kishte kërkuar dënimin maksimal me 40 vite burg në total për dy të pandehurit, por trupa gjykuese e përbërë nga gjyqtaret Aurel Arapi, Aldi Kareco dhe Migena Laska ju dha një masë dënimi më të butë me 26 vite e 6 muaj burg në total.
Vendimi i Gjykatës:
Deklarimin fajtor të pandehurit Altin Marku për veprën penale “Vrasja me paramendim”, mbetur në tentativë, parashikuar nga neni 78/1 dhe 22 i Kodit Penal dhe dënimin e tij me 18 (tetëmbëdhjetë) vjet burgim.
Deklarimin fajtor të pandehurit Altin Marku për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”, parashikuar nga neni 278/1 i Kodit Penal dhe dënimin e tij me 5 (pesë) vjet burgim.
Në zbatim të nenit 55 të Kodit Penal, bashkimin e dënimeve në një dënim të vetëm, duke e dënuar përfundimisht të pandehurin Altin Marku me 20 (njëzetë) vjet burgim.
Në zbatim të nenit 266 pika 2 gërma b) të K.Pr.Penale, rivënien në fuqi të masës së sigurimit personal “Arrest në burg”, caktuar me vendimin nr.146, datë 04.04.2022 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Lezhë. Urdhërohet Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë për ekzekutimin e menjëhershëm të këtij vendimi.
Vuajtja e dënimit për të pandehurin Altin Marku të fillojë nga momenti i arrestimit 01.04.2022 dhe dënimi të vuhet në një burg të sigurisë së lartë.
Deklarimin fajtor të pandehurit Besnik Simonaj për veprën penale “Vrasja në kapërcim të kufijve të mbrojtjes së nevojshme”, mbetur në tentativë, parashikuar nga neni 83 dhe 22 i Kodit Penal dhe dënimin e tij me 4 (katër) vjet burgim. Deklarimin fajtor të pandehurit Besnik Simonaj për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”, parashikuar nga neni 278/1 i Kodit Penal dhe dënimin e tij me 5 (pesë) vjet burgim.
Në zbatim të nenit 55 të Kodit Penal, bashkimin e dënimeve në një të vetëm duke e dënuar përfundimisht të pandehurin Besnik Simonaj me 6(gjashtë) vjet e 6(gjashtë) muaj burgim. Vuajtja e dënimit për të dënuarin Besnik Simonaj të fillojë nga momenti i arrestimit 01.04.2022 dhe dënimi të vuhet në një burg të sigurisë së zakonshme.
Një punëtor ndërroi jetë në kantierin e ndërtimit të aeroportit të Vlorës. Viktima e moshës 60 vjeçare ndërroi jetë pasi dyshohet se u shtyp nga fadroma mbrëmjen e së premtes, rreth orës 21:20. Sipas policisë, shoferi i fadromës, një 63-vjeçar, shqiptar nga Kosova, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e mjetit dhe ka përplasur një trajler. Si pasojë, drejtuesi i trajlerit, 60-vjeçari nga Dibra ka humbur jetën. Njoftimi i policisë: Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Vlorë arrestuan shtetasin Rr. S., 63 vjeç, banues në Prishtinë, Kosovë, pasi dyshohet se më datë 17.01.2025, rreth orës 21:20, në kantierin e ndërtimit të Aeroportit të Vlorës, duke drejtuar një fadromë, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e saj dhe ka përplasur një trajler. Si pasojë, drejtuesi i trajlerit, shtetasi N. Xh., 60 vjeç, banues në Dibër, ka humbur jetën. Në aeroportin e Vlorës po punohet me tre turne me qëllim që punimet të përfundojnë brenda afatit. Punëtori rezulton të jetë pjesë e kompanisë 2A Group.
Robert Carmona (62-vjeçar), zyrtarisht futbollisti më i vjetër në botë, është në kërkim të klubit të tij të 50-të pasi i skadoi kontrata me Nuevo Casabo në Uruguaj.
Carmona u njoh si futbollisti më i vjetër në botë nga Libri i Rekordeve Guinness, ku mbahet si mbajtësi absolut i rekordeve. Megjithatë, edhe pse ka kohë që është në vitet e fundit të lojës, ky uruguajan nuk ka ndërmend të ndalet.
Pak ditë më parë ai u largua nga klubi i kategorisë së katërt uruguajane Nuevo Casabo dhe është në kërkim të një klubi të ri.
“Do të jetë shumë e vështirë për këdo që të përsërisë arritjen time si futbollisti më i vjetër në botë, thuajse e pamundur. Ka pasur nga ata që dikur kanë qenë futbollistët më të vjetër në botë, dhe tani shohim se ata i thanë lamtumirë këtij sporti shumë më të rinj se unë”, ka thënë fillimisht Carmona.
Ky uruguajan 62-vjeçar e filloi karrierën e tij në vitin 1976. Ai garanton klubin që dëshiron ta transferojë se është “i ngjashëm me Cristiano Ronaldon për nga profesionalizmi”.
Robert Carmona foi considerado pelo livro de recordes do Guiness o jogador mais velho da história do futebol
Në një intervistë për mediat uruguajane, ai ka zbuluar sekretin e jetëgjatësisë. Ai thekson se trajnimi është çelësi i përpjekjes së tij për të thyer rekorde.
“Edhe si fëmijë, e dija se kisha aftësinë për t’u bërë një futbollist i madh. Gjithmonë kam thënë se një nga gjërat më të rëndësishme për sukses është stërvitja. Prandaj e bëj çdo ditë për 49 vjet. Unë stërvitem dy ose tre orë çdo ditë, gjashtë ditë në javë, unë jam si Ronaldo për profesionalizëm”.
Ai shtoi se vitet e fundit ka luajtur futboll pa kontratë, i duhet vetëm një marrëveshje me klubin. Ai nuk ka nevojë për para.
“Edhe pse rroga ime bazë nuk mjafton për të jetuar, kam burime të tjera të ardhurash që lidhen me të drejtat sportive dhe pjesëmarrjen në evente. Kam luajtur më shumë se 2000 ndeshje në jetën time dhe në fillim të vitit të ri po analizoj opsionet që kam, mund të luaj akoma 90 minuta, pasi kam luajtur në 95 për qind të karrierës sime”.
Carmona shprehet ndërkaq se ndërprerja e bashkëpunimit me klubin Nuevo Casabo ka ardhur si pasojë e problemeve me lëndime, dhe jo për paraqitje të këqija. /Telegraf
Kombëtarja e Belgjikës ka konfirmuar zyrtarisht se ka marrë vendimin për të ndarë rrugët me trajnerin italian Domenico Tedesco me efekt të menjëhershëm.
Tedesco nuk do të jetë më trajner i kombëtares së Belgjikës.
“Pas një vlerësimi të detajuar, Komiteti Sportiv i RBFA vendosi sot të përfundojë bashkëpunimin me trajnerin kombëtar Domenico Tedesco”.
“Ky vendim është miratuar nga Bordi i Drejtorëve. Kërkimi për një pasardhës tani është duke u zhvilluar”, thuhet në një deklaratë zyrtare nga FA belge.
The national team ends its chapter with Domenico Tedesco. Thank you, Domenico, for your commitment and passion over the last two years. We wish you all the best for the future! pic.twitter.com/nKElQuYoKc
Tedesco u emërua si trajner i kombëtares së Belgjikës në shkurt 2023 dhe mbikëqyri skuadrën pasi siguruan kualifikimin në Euro 2024.
Turneu nuk ishte i favorshëm për trajnerin apo lojtarët, pasi ata përfunduan të dytët në grupin e tyre me Ukrainën, Rumaninë dhe Sllovakinë, përpara se të eliminoheshin nga Franca në një humbje 1-0 në raundin tjetër.
Pasoi një fushatë dërrmuese e Ligës së Kombeve. Pati katër humbje nga gjashtë ndeshje të fazës së grupeve, duke përfshirë një humbje 1-0 në shtëpi ndaj Italisë.
39-vjeçari Tedesco, i cili gjithashtu ka në CV-në e tij klube si Schalke, Spartak Moskë dhe RB Leipzig, tani është në dispozicion për mundësitë e ardhshme. /Telegraf
Përzgjedhësi i Kombëtares së Kosovës, Franco Foda, ka bërë një përmbledhje të detajuar të vitit të tij të parë në krye të Dardanëve, duke dhënë opinionin e tij mbi progresin e skuadrës, afrimin e lojtarëve të rinj dhe pritshmëritë për sfidat e ardhshme.
Në një intervistë për faqen zyrtare të Federatës së Futbollit të Kosovës, Foda shpreh kënaqësinë për arritjet e ekipit gjatë vitit 2024 dhe optimizmin për ndeshjen kundër Islandës në mars 2025, që mund të ngrejë Kosovën në Ligën B të UEFA Nations League.
Po ashtu, Foda ka ndarë përshtypjet e tij edhe mbi kampin stërvitor të organizuar për talentet premtuese të së ardhmes dhe rëndësinë e mbështetjes së tyre për zhvillimin e ekipit kombëtar.
Trajner, ky ka qenë viti juaj i parë duke drejtuar Kosovën. Si mund ta përshkruani këtë vit nga perspektiva juaj?
FODA: Në përgjithësi, mund të jemi shumë të kënaqur me vitin 2024. Ekipi është zhvilluar jashtëzakonisht mirë gjatë dhjetë muajve të fundit. Tani kemi një dinamikë të shkëlqyer, konkurrencë të fortë brenda grupit dhe mbi të gjitha, një frymë të madhe ekipi. Tani, thjesht duhet të vazhdojmë këtë progres në vitin 2025. Jam shumë i sigurt se në ndeshjet e ardhshme kundër Islandës, do të performojmë mirë edhe atje.
Gjatë 2024-s ekipit Kombëtar të Kosovës i janë bashkuar shumë futbollistë. Sa kanë arritur të inkorporohen në ekip këta lojtarë dhe si e vlerësoni afrimin e tyre?
FODA: Çdo trajner është i lumtur kur ka lojtarë të rinj që sjellin energji të freskët në ekip. Siç e përmenda më parë, tani kemi konkurrencë të fortë brenda skuadrës, gjë që është shumë e dobishme për ekipin. Besoj fort se këta lojtarë i kanë dhënë ekipit një impuls të ri, siç u tregua qartë në ndeshjet e fundit.
Marsi do të na sjellë ballafaqimin kundër Islandës, i vlefshëm për “play off”, ku mund të ngjitemi në Ligën B, si e vlerësoni kundërshtarin dhe ekipin tonë?
FODA: Megjithatë, mendoj se jemi pak të zhgënjyer që përfunduam vetëm të dytët në grupin tonë, veçanërisht pasi ndeshja e fundit në Rumani tregoi se ishte e mundur më shumë në këtë grup. Islanda ka një ekip shumë dinamik dhe atletik. Shumë prej lojtarëve të tyre luajnë në liga të forta jashtë vendit. Megjithatë, nëse mund të ndërtojmë mbi performancat e vitit 2024, veçanërisht nëse luajmë si në ndeshjen e fundit jashtë fushe në Rumani, atëherë kemi shanse shumë të mira të përballemi me Islandën dhe, mbi të gjitha, të ngjitemi në Ligën B.
Gjatë katër ditëve të kaluara, FFK ka organizuar një kamp me talentët dhe lojtarët premtues të së ardhmes, të cilët janë potencial për Kombëtaren A të Kosovës. Si shkoj kampi dhe a jeni i kënaqur me atë që futbollistët treguan në këtë kamp?
FODA: Për ekipin tim të trajnerëve dhe për mua, ishte e rëndësishme të njihnim personalisht lojtarët më të mirë ose talentet e reja më premtuese që mund të jenë të përshtatshëm për ekipin kombëtar të Kosovës në të ardhmen. Donim të shikonim më nga afër aftësitë e tyre atletike këtu në vend. Gjithashtu, donim të kishim biseda me ta. Dhe besoj se seancat stërvitore gjatë ditëve të fundit ishin shumë, shumë të mira.
Kishim intensitet të mirë në stërvitje. Lojtarët janë të gjithë shumë të etur për të mësuar, shumë kuriozë, por gjëja më e rëndësishme për ne ishte t’ua përcillnim idetë, parimet dhe rregullat tona lojtarëve brenda ekipit kombëtar. Dhe e kemi bërë këtë gjatë ditëve të fundit. Jemi shumë, shumë të kënaqur me këtë kamp stërvitor.
Mendoj se do të jetë shumë e rëndësishme për të ardhmen të vazhdojmë të mbajmë kampe të tilla stërvitore, sepse këta janë lojtarët tanë të së ardhmes, talentet tona për të ardhmen. Duhet t’i kultivojmë dhe t’i zhvillojmë më tej. Siç e përmenda tashmë, do të jetë thelbësore për ne të mbështesim këta lojtarë të rinj në të ardhmen. Shumë prej tyre tashmë luajnë jashtë vendit, ndërsa të tjerë luajnë këtu në ligën vendase. Duhet t’i shoqërojmë, t’i promovojmë, t’i zhvillojmë më tej dhe të përpiqemi t’i mbështesim në punën e tyre të përditshme, sepse këta lojtarë përfaqësojnë të ardhmen e Kosovës. /Telegrafi
Shtetet e Bashkuara të Amerikës i kanë dhënë jeshile Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK), për blerjen e helikopterëve ushtarakë “Balck Hawk”.
Kjo u bë e ditur nga ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci gjatë një vizite të tij në ShBA.
“Në fazën e tretë të tranzicionit, do të kërkohen sisteme më të avancuara sidomos të mbështetjes ushtarake, që nënkupton helikopterë radarë të mbrojtjes ajrore. Dhe kemi marrë mbështetje që Shtetet e Bashkuara të Amerikës do ta mbështesin Republikën e Kosovës në ndërtimin e këtyre kapaciteteve”, ka deklaruar Maqedonci.
Ministri bëri edhe një vizitë në fabrikë “Sikorsky – Lockheed Martin”, ku prodhohen helikopterë të ndryshëm, ndër të cilët edhe helikopterët “Black Hawk”.
Përveç helikopterëve, FSK këtë vit do të furnizohet edhe me pajisjen anti-tank Javelin me një numër të konsiderueshëm prej tyre.
Lidhur me këtë hap të rëndësishëm në rritjen e kapaciteteve ushtarake të Kosovës, drejtori i Institutit Octopus, Arben Fetoshi, shprehet se kjo është arritja më e madhe e Kosovës.
Fetoshi thekson se ky hap është një element kyç në procesin e zhvillimit të Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK), i cili përforcon aftësitë e saj për të mbrojtur vendin dhe rajonin.
“Avancimi i kapaciteteve të FSK-së me helikopterët amerikanë “Black Hawk” është një zhvillim tejet i rëndësishëm për konsolidimin e ushtrisë së Kosovës”, ka thënë Fetoshti duke shtuar se “veprimet e koordinuara me partnerët e NATO-s në tranzicionin e FSK-së, jo vetëm që i kanë përgënjeshtruar skeptikët, por janë konfirmuar si domosdoshmëri për ngritjen e aftësive mbrojtëse në një mjedis gjithnjë e më të sfiduar të sigurisë”.
Fetoshi ka vlerësuar se kalimi në fazën finale të zhvillimit të FSK-së, me fokus në sistemin e mbrojtjes ajrore, është një hap i rëndësishëm në këtë proces. Ai ka theksuar se “përmbyllja e fazës së dytë me kapacitetet e plota luftarake të këmbësorisë, sistemet e armatimit të rëndë dhe pajisjet e sofistikuara, i mundëson FSK-së kalimin në fazën finale të zhvillimit me sistemin e mbrojtjes ajrore”.
Drejtori i Institutit Octopus shperhet se ky zhvillim ka një rëndësi të madhe për afirmimin ndërkombëtar të Kosovës, duke shtuar se miratimi i helikopterëve “Black Hawk” nga Shtetet e Bashkuara është arritja më e madhe e Kosovës, jo vetëm në aftësimin e saj për mbrojtje nga kërcënimet e jashtme, por edhe në afirmimin ndërkombëtar si faktor ndërveprimi me aleatët për paqen dhe sigurinë në botë.
Arben Fetoshi
Fetoshi ka nënvizuar se Kosova ka dëshmuar përgjegjësi dhe angazhim konstruktiv në stabilitetin rajonal, pavarësisht provokimeve dhe sulmeve të vazhdueshme nga Serbia.
Ai ka theksuar se mbështetje e vazhdueshme nga partnerët si SHBA-ja, Britania e Madhe, Gjermania dhe Turqia ka siguruar një forcë moderne sipas standardeve të NATO-s.
“Tranzicioni i koordinuar dhe mbështetur nga aleatët kryesorë jo vetëm që ka siguruar ndërtimin e një force moderne sipas standardeve të NATO-s, por po ashtu i ka neutralizuar ‘shqetësimet’ dhe zërat kundërshtues për FSK-në,” ka shtuar Fetoshi.
Në kontekstin e zhvillimeve të fundit, ai ka theksuar se kërcënimet reale për sigurinë që ka shkaktuar agresioni i Rusisë në Ukrainë, kanë imponuar një dinamikë të re në prioritizimin e sigurisë.
“Duke pasur parasysh specifikat e veriut të Kosovës dhe në kuadrin e bashkëveprimit me misionin e NATO-s, nuk mendoj se do të ketë pengesa. Në raport me Serbinë, ndërtimi i kapaciteteve të mbrojtjes ajrore është edhe një mesazh i qartë për realitetin tonë fqinjësor, të cilin, sa më parë që e pranon, do të jetë në të mirën e përbashkët të dy vendeve dhe të rajonit në përgjithësi”, thotë Fetoshi.
Ai thekson se integrimi sa më i shpejtë i Kosovës në NATO është përgjigja më e mirë ndaj kërcënimeve hibride dhe qëllimeve ruse në rajon.
“Duke pasur parasysh rrezikun e vazhdueshëm të ndikimit rus nëpërmjet Serbisë dhe Bosnjë-Hercegovinës si shtete jashtë NATO-s, tranzicioni i FSK-së në forcë mbrojtëse do t’i rriste kapacitetet e saj për parandalimin e ndërhyrjeve malinje kundër interesave strategjike të Perëndimit. Për këtë arsye, integrimi sa më i shpejtë në NATO do të ishte përgjigja më e mirë ndaj kërcënimeve hibride dhe qëllimeve ruse në rajon”, u shpreh Fetoshi.
Fetoshi tutje ka deklaruar se një përfshirje më e madhe siç do ishte ‘Partneriteti për Paqe’ fillimisht dhe një rritje presioni mbi Serbinë për ta pranuar realitetin me Kosovën e pavarur, përveç se do ta forconte sigurinë rajonale, do të garantonte gjithashtu mbushjen e boshllëkut që Rusia po tenton vazhdimisht ta shfrytëzojë për qëllimet e saj kundër Perëndimit.
Çfarë janë helikopterët “Black Hawk”?
Helikopterët “Black Hawk” janë helikopterë ushtarakë shumëfunksionalë të prodhuar nga kompania amerikane Sikorsky Aircraft, dhe janë përdorur gjerësisht nga ushtritë e shumë vendeve të botës.
Disa specifika kyçe për helikopterët “Black Hawk” janë: Transporti i trupave, evakuim, kërkim-shpëtimi, mbështetje ajrore me armë, transporti i ngarkesave
Mund të transportojë rreth 12 ushtarë të armatosur, ose 2,600 kg ngarkesë të pajisjeve dhe armëve. Ka një sistem të avancuar navigimi dhe komunikimi.
Funksionon me dy motorë. Mund të pajiset me armë automatike dhe raketa, si dhe mund të mbajë deri në dy mitralozë për mbrojtje.
“Black Hawk” është përdorur për dekada nga ushtria amerikane, si dhe nga shumë aleatë të saj, përfshirë shumë shtete të NATO-s.
Helikopterët “Black Hawk” janë të njohur për qëndrueshmërinë e tyre, fleksibilitetin dhe aftësitë e shumta që mundësojnë operacione të ndryshme ushtarake, duke e bërë këtë model të një helikopteri kyç në arsenalin e ushtrive moderne. /Telegrafi