Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Yesterday — 12 July 2025Main stream

Samanta dhe Tzanca Uraganu publikojnë këngën “Alo Alo”

12 July 2025 at 21:41

Samanta dhe Tzanca Uraganu, kanë bashkuar forcat për të sjellë këngën e re “Alo Alo”.

Ky hit i freskët dhe energjik po konsiderohet tashmë si një këngë perfekte për këtë verë.

Kënga sjell ritme të gëzueshme dhe një atmosferë perfekte për sezonin e ngrohtë.

Foto: Screenshot/YouTube

Në videoklip, Samanta duket në formë të mrekullueshme dhe tejet simpatike, duke tërhequr vëmendjen me stilin e saj të veçantë dhe energjinë pozitive.

Kënga dhe klipi kanë marrë menjëherë reagime pozitive nga fansat, të cilët po e konsiderojnë “Alo Alo” si një hit veror. /Telegrafi/

The post Samanta dhe Tzanca Uraganu publikojnë këngën “Alo Alo” appeared first on Telegrafi.

Si u bënë këngët e animeve japoneze fiksimi më i ri muzikor i brezit Gen Z

12 July 2025 at 12:43

Nga Gazeta “SI”– Që nga pandemia e Covid-19, muzika Anime japoneze po lulëzon në Spotify, në koncerte dhe klubet e natës , veçanarisht mes të rinjve, të cilët tërhiqen prej refreneve të guximshme dhe emocioneve të mëdha që ajo ofron.

Rreth 20 mijë fansa entuziastë mbushin O2 Arenën e Londrës në një natë vere. Shkopinjtë me drita pulsuese çajnë ajrin e elektrizuar; në skenë, diva enigmatike e J-pop-it, Ado (që performon në siluetë të errët), nis këngën që të gjithë në publik e njohin: Kura Kura, nga seriali anime Spy x Family.

Kënga është stilistikisht e paparashikueshme, por menjëherë e kapshme. Përplaset mes një groove pop të viteve ’60, riffeve xhaz dhe një opere rock dramatike,  një shembull bashkëkohor i një himni muzikor anime, në një skenë që po fiton jetë më vete.

Animet japoneze, një formë arti që daton që në fillim të shekullit XX, kanë një shtrirje krijuese që përfshin histori e stile të pafundme nga sagat e piratëve te luftërat fantastiko-shkencore; nga magjitë te sportet; nga mitologjia e arteve marciale te romancat e pamundura.

Edhe muzika që i shoqëron është po aq aventureske. Këngët ndryshojnë ndjeshëm në zhanër dhe ritëm (shpesh ndryshojnë brenda të njëjtës këngë), por ndajnë disa cilësi të përbashkëta. E lartësojnë aksionin vizual dhe e ngulisin thellë lidhjen tonë emocionale me të.

Një poster për turneun aktual botëror të mbretëreshës së anime-popit, Ado

Në epokën dixhitale, temat evokative, ritmike dhe ngjitëse janë thelbësore për ndikimin viral të serialeve dhe filmave kult të animuar japonezë si One Piece, Demon Slayer, Jujutsu Kaisen, Dragon Ball Z, Cowboy Bebop, Attack on Titan apo Naruto. Të njohura si “anisongs”, këto këngë janë sot një forcë e madhe muzikore, sidomos mes të rinjve.

Sipas një studimi të fundit nga platforma e transmetimit të animeve Crunchyroll dhe grupi kërkimor National Research Group, anime-t janë pothuajse po aq të mëdha sa Beyoncé mes brezit Gen Z, me 54% të tyre në mbarë botën që identifikohen si fansa anime.

Ndërkohë, Spotify raportoi një rritje prej 395% në transmetimet globale të muzikës anime nga viti 2021 në 2024, si dhe 7.2 milionë lista të krijuara nga përdoruesit me përmbajtje anime.

Një zëdhënës i Spotify i tha gjithashtu BBC-së se gati 70% e dëgjuesve të muzikës anime janë nën moshën 29 vjeç.

“Muzika anime është shndërruar në një forcë kulturore globale dhe brezi Gen Z është në zemër të kësaj lëvizjeje,” thotë për BBC Sulinna Ong, drejtore globale e redaksisë së Spotify.

“Po shohim fansa që lidhen me këtë muzikë përtej ekranit, pasi këto seriale u ofrojnë dëgjuesve një dritare drejt stileve muzikore që ndryshe nuk do t’i kishin zbuluar. Ndërsa më shumë artistë marrin frymëzim nga ky univers, tingulli vazhdon të rritet në mënyra të guximshme dhe të papritura.”

Ky shpërthim global nuk kufizohet vetëm te publikimet e shekullit XXI; falë aksesit të lehtë te katalogët e gjerë të animeve, himne të dekadave të shkuara si tema e parë entuziaste e One Piece, “We Are!” e kënduar nga Hiroshi Kitadani po fitojnë adhurues të rinj.

Refrenet e muzikës anime janë krijuar për të pasur jetë të gjatë; meloditë dhe tekstet (lehtësisht të përkthyeshme online ose të publikuara në versione shumëgjuhëshe) shkaktojnë një shpërthim ndjesish si lidhje me personazhet ose historitë e preferuara; adrenalinë; arratisje; nostalgji.

“Këngët hyrëse dhe mbyllëse janë kritike për lidhjen emocionale që fansat krijojnë me animet,” thotë për BBC Satoshi Uto, drejtor për blerjet muzikore në Crunchyroll.

Një shembull klasik i një anisong është kënga Gurenge e vitit 2019 nga këngëtarja-lirikëshkruesja japoneze Lisa, që shërben si intro për Demon Slayer: Kimetsu no Yaiba.

Kjo baladë e fuqishme me shpërthime është bërë objekt i qindra interpretimeve, që nga ndikuesit në TikTok (si pianisti britanik Joe Jenkins) deri te ceremonia përmbyllëse e Lojërave Olimpike të Tokios në 2020, ku u përfshi në një simfoni instrumentale.

Lisa tha për Billboard Japan se “u përpoqa të vendosesha në këpucët e protagonistëve, që vazhdojnë përpara pavarësisht së kaluarës së tyre tragjike”.

Arsyet e shpërthimit

Koha e kësaj rritjeje sugjeron se pandemia pati një rol kyç në ndërgjegjësimin masiv për animet dhe muzikën e tyre atmosferike; temat fantastike, intensiteti emocional dhe tingujt e lirë mund të jenë ndjerë si një arratisje e ëmbël nga izolimi.

“Jemi përballë një shpërthimi masiv të aksesit në anime për fansa të rinj, falë platformave online, dhe kohës që kishin në dispozicion për t’i parë,” shpjegon Jonathan Clements, autor i librave përfshirë Anime: A History të British Film Institute.

Këngëtarja dhe kompozitorja japoneze Lisa pati një sukses të madh me Gurenge, që është hyrja e serialit anime Demon Slayer 

Për fansat e rinj, muzika anime është një derë hyrëse për kulturën pop japoneze dhe më gjerë. Ajo ka ndihmuar të ngjiten në skenën botërore yje të rinj si:

Yoasobi , duoja J-pop me këngën Idol nga anime Oshi no Ko, që u bë kënga e parë anime që kryeson listën Billboard Global.

Creepy Nuts me Bling-Bang-Bang-Born, intro e Mashle: Magic and Muscles, që kombinon rep të shpejtë dhe ritme latine.

Radwimps me himnet melodike për filmat fantastiko-dramatikë të Makoto Shinkai (Your Name, Weathering With You, Suzume).

Ado, që njohu sukses ndërkombëtar falë One Piece Film Red, ku këndon New Genesis në rolin e Uta, një himn elektro-pop shpërthyes.

“Kur dëgjova për herë të parë demonstrimin për New Genesis, pata ndjesinë sikur u hap bota dhe një rreze e ngrohtë drite kaloi nëpër të,” thotë Ado për BBC-në.

“Uta është një personazh i ndjeshëm në kuptimin më të mirë,” shton ajo, “ajo shpreh ndjenja gëzimi e lumturie, por edhe zemërim, urrejtje dhe trishtim, në mënyrë të thjeshtë dhe të afërt.”

Muzika anime në arenën live

Muzika anime po përkthehet gjithnjë e më shumë në botën reale: nga turnetë ndërkombëtare të kompozitorëve legjendarë si Joe Hisaishi (i njohur për filmat e Studio Ghibli), te artistë bashkëkohorë si Ado dhe Yoasobi, apo ngjarje të komunitetit si ato të organizuara nga kolektivi britanik “Anime & Chill”.

“Për Gen Z, anime ndjehet ndryshe,” thotë Eneni Bambara-Abban, themeluese e Anime & Chill.

“Ky brez është rritur me kulturën globale të internetit, ku J-pop, K-pop dhe AMV-të janë pjesë e të njëjtit ekosistem online.”

“Platforma si TikTok dhe YouTube i japin këtyre këngëve një jetë të dytë, klipet bëhen virale, njerëzit i remiksojnë dhe, papritur, një temë nga një serial i panjohur kthehet në himn global.”

Ajo nënvizon se këto këngë lënë “gjurmë emocionale”:

“Muzika anime nuk është thjesht sfond është zemra e veprës.”

Edhe muzikantë perëndimorë po përqafojnë kulturën anime. Në vitin 2003, Daft Punk e transformuan albumin e tyre Discovery në një film anime: Interstella 5555.

Drama mbi rritjen e moshës, The Colours Within, paraqiti një kolonë zanore të shkëlqyer nga Kensuke Ushio, një nga kompozitorët më të nderuar të animeve 

Sot, yje të hip-hop-it si Lil Uzi Vert, Megan Thee Stallion apo këngëtarja alternative Billie Eilish i përmendin karakteret anime në këngët e tyre. Reperi londinez Shao Dow madje shkruan këngë personale të frymëzuara nga anime të famshme dhe thotë:

“Përdor animet si mjet për të eksploruar idetë e jetës sime”. Ai përmend kapitenin adoleshent të One Piece, Luffy, si frymëzim: “Edhe kur njerëzit talleshin me të, ai vazhdonte të thërriste se do bëhej mbreti i piratëve. Edhe pse është vizatim, energjia pozitive më frymëzoi. Po ndiqte ëndrrën e tij me këmbëngulje.”

Ndoshta kjo është fuqia përfundimtare e këngëve anime. Mund të rritesh me to, por kurrë nuk rritesh prej tyre.

Burimi: BBC

The post Si u bënë këngët e animeve japoneze fiksimi më i ri muzikor i brezit Gen Z appeared first on Gazeta Si.

Before yesterdayMain stream

‘Sofra Pejane’ prezanton vlerat muzikore shqiptare në televizionin shtetëror franko-gjerman ARTE

11 July 2025 at 11:35

Një rikonfirmim më tepër se “Sofra Pejane” tashmë i ka kaluar kufijtë nacional e kombëtar.

Rrjeti i Televizionit shtetëror franko-gjerman ARTE këto ditë ka qëndruar në Pejë për pasqyrimin e vlerave tradicionale, kulturore e muzikore të Kosovës.

Lajmin është konfirmuar edhe nga vet kjo Shoqëri kulturo-Artistike, në faqen zyrtare në Facebook.

‘Televizioni shtetëror franko-gjerman ARTE ka zbritur në Pejë, për një dokumentar muzikor dhe të traditës me SHKA ‘Sofra Pejane’!

Normalisht me shumë respekt jemi përkujdesur me forcat tona që ti presim e nderojmë siç i ka hije traditës, mikpritjes dhe bujarisë pejane!’-thuhet në njoftimin zyrtar.

Xhirimet janë realizuar në qytet ndërsa pjesa qëndrore në një nga restoranet e njohura të traditës pejane ‘Taverna’.

Një hapësirë e veçant prezantuese, në saje të interesimeve të ekipit realizues, në dokumentar i është kushtuar edhe hit këngëtarit të njohur shqiptar nga Peja, pjesë e Sofrës pejane. Ramadan Krasniqit – Danit.

Ndryshe, nga viti 2017 SHKA ‘Sofra Pejane’ është pjesë e listës së Trashëgimisë Kulturore për mbrojtje nga shteti.

Nga viti 2020 gjatë viteve pandemike, kjo shoqëri famoze, ka funksionuar me mbështetje financiare të plotë nga gjigandi ekonomik kosovar ‘ELKOS Group’ respektivisht, presidenti i saj, biznesmeni i njohur Ramiz Kelmendi.

Dokumenatri në fjalë, në ARTE TV, ku do të paraqitet ‘Sofra Pejane’ me vlerat e muzikës dhe traditës, pritet transmetohet rreth muajit tetor të këtij viti. /Njeshi & Radio 1/

The post ‘Sofra Pejane’ prezanton vlerat muzikore shqiptare në televizionin shtetëror franko-gjerman ARTE appeared first on Telegrafi.

Bardhi dhe Ronela Hajati lansojnë këngën e re “Mos nënshkruaj”

10 July 2025 at 22:49

Të enjten në mbrëmje, artistët e njohur shqiptarë Bardhi dhe Ronela Hajati kanë publikuar bashkëpunimin e tyre më të ri, një këngë dinamike dhe plot ritëm të titulluar “Mos nënshkruaj”.

Ky projekt shënon një tjetër bashkim të fuqishëm në skenën muzikore shqiptare, duke sjellë një kombinim të veçantë të zërit melankolik të Bardhit me energjinë karakteristike të Ronelës.

Teksti i këngës është shkruar nga vetë artistët, të cilët edhe këtë herë dëshmojnë se dinë të përcjellin emocione përmes vargjeve autentike dhe të ndjera.

Foto: Screenshot/YouTube

Prodhimi muzikor është realizuar nga Engliversal, i cili ka sjellë një ‘beat’ modern, të pasuruar me elemente ritmike dhe elektronikë që krijojnë një atmosferë të freskët verore, por me një ndjeshmëri të theksuar në sfond.

Ndërsa videoklipi është realizuar nga produksioni kreativ Fullmoon, nën regjinë e The Claudia.

Foto: Screenshot/YouTube

Veshjet, ndriçimi dhe lokacionet moderne i japin klipit një pamje bashkëkohore dhe tërheqëse, në linjë me temën dhe ritmin e këngës.

Të plotë tashmë këngën mund ta gjeni edhe në platformën YouTube. /Telegrafi/

The post Bardhi dhe Ronela Hajati lansojnë këngën e re “Mos nënshkruaj” appeared first on Telegrafi.

Pak para lindjes, Dafina Zeqiri publikon këngën e re “Inshallah”

10 July 2025 at 18:39

Dafina Zeqiri ka surprizuar fansat e saj këtë të enjte me publikimin e këngës më të re, të titulluar “Inshallah”, një projekt që vjen në një nga momentet më të rëndësishme dhe delikate të jetës së saj – teksa ndodhet në ditët e fundit të shtatzënisë.

Dafina vjen me një pamje të natyrshme dhe elegante, duke përcjellë përmes skenave të videoklipit jo vetëm bukurinë e shtatzënisë, por edhe forcën shpirtërore dhe besimin që mbart çdo grua në këtë periudhë të jetës.

Kënga “Inshallah” është fryt i një bashkëpunimi të ngushtë dhe të kujdesshëm artistik, me tekst dhe melodi nga Sardi Mneri, Deyzoh dhe Rron Krasniqi.

Foto: Screenshot/YouTube

Videoklipi është realizuar nga produksioni kreativ “Sekuencë”, që njihet për estetiken e rafinuar dhe ndjeshmërinë artistike.

Titulli “Inshallah” (nëse do Zoti) mbart një domethënie të thellë dhe universale, një shprehje shprese, lutjeje dhe pranimi të rrjedhës së jetës.

Foto: Screenshot/YouTube

Me zërin e saj të ngrohtë dhe tekstin e ndjerë, Zeqiri njëherazi prek dhe frymëzon publikun.

“Inshallah” pritet të bëhet një nga projektet më të dashura të artistes, jo vetëm për vlerën artistike, por edhe për autenticitetin dhe ndjeshmërinë që e përshkon nga fillimi në fund. /Telegrafi/

The post Pak para lindjes, Dafina Zeqiri publikon këngën e re “Inshallah” appeared first on Telegrafi.

‘Zone Club’ feston 15-vjetorin – Institucioni i jetës së natës në Prishtinë që bëri histori në skenën ndërkombëtare

10 July 2025 at 14:56

Të shtunën, më 12 korrik 2025, Zone Club shënon plot 15 vite jetë, duke kurorëzuar një rrugëtim të jashtëzakonshëm që e ka kthyer këtë hapësirë në simbol të jetës urbane në Prishtinë.

Që nga dita e parë, Zone nuk ishte thjesht një klub nate – ishte një pikë referimi për kulturën elektronike dhe te hip hopit në Kosovë dhe më gjerë. Me një program të përzgjedhur artistik ndër vite, klubi ka sjellë emrat më të mëdhenj të skenës botërore si Rita Ora , Black Coffee, Solomun, Debora De Luca ,Seth Troxler, Ricardo Villalobos, Raresh, Radoo, Argy, Colin, Blondish , Loco Dice, Luciano, Shimza, Dubfire, Apollonia, Sona …dhe shumë të tjerë, duke e vendosur Prishtinën në hartën globale të muzikës elektronike e me gjere.

Përveç emrave ndërkombëtarë, skena e Zone Club ka mirëpritur edhe artistët shqiptarë dhe dj’t më të njohur, duke i dhënë hapësirë të barabartë talentëve lokal dhe duke ndërtuar një identitet të fortë dhe autentik.

Në vitin 2024, Zone arriti një nga kulmet e suksesit të saj, duke u shpallur si klubi më i mirë në rajon, një dëshmi e përkushtimit, profesionalizmit dhe pasionit që ky vend ka ofruar për më shumë se një dekadë e gjysmë.

Pas çdo suksesi qëndron një vizion, dhe për Zone Club, ky vizion erdhi nga themeluesit dhe ekipi i mrekullueshëm që ndër vite, e nisën këtë rrugëtim me dashuri për muzikën, për qytetin dhe për jetën e natës.

Kontributi i tyre, puna pa ndalesë dhe guximi për të ëndërruar më shumë, e bënë Zone atë që është sot.

Falënderimi më i madh shkon për publikun besnik, për të gjithë brezat që u rritën me këtë klub, që e kthyen në shtëpinë e tyre të knaqsisë, në kujtime të bukura, në simbol të muzikës dhe vallëzimit.

Zone është këtu për ta, dhe falë tyre!

Këtë të shtunë më 12 korrik, stage-i i Zone Club mirëpret një tjetër emër të madh të muzikës botërore, DJ Awen.

Vlen të theksohet se festa fillon në orën 22:00 në tarracën e Zone, për të vazhduar nga ora 00:00 në hapësirën e brendshme, ku atmosfera do të zgjasë deri në orët e mëngjesit. Ndërsa për të gjithë ata që nuk duan që nata të përfundojë, after party do të vazhdojë në tarracë, edhe për një përjetim të plotë të magjisë së quajtua Zone <3.

The post ‘Zone Club’ feston 15-vjetorin – Institucioni i jetës së natës në Prishtinë që bëri histori në skenën ndërkombëtare appeared first on Telegrafi.

Gjon Mili Jazz & Blues Festival, sonte te “Reja” artistë shqiptarë dhe italianë

10 July 2025 at 12:48

TIRANË, 10 korrik/ATSH/ Gjon Mili Jazz & Blues Festival vijon rrugëtimin e tij me të tjerë artistë. Sot është radha e Andi Kongo Trio dhe Swing Strings, drejtuar nga Pjetër Guralumi. Ndërkohë Instituti Italian i Kulturës njoftoi edhe pjesëmarrjen e trombistit Fulvio Sigurtà.

Ky është edicioni i katërt i Festivalit të xhazit dhe bluzit “Gjon Mili” dhe këtë vit zhvillohet tek instalacioni “Reja”, ku hyrja është e lirë për këdo.

Trombisti Fulvio Sigurtà, i cili sonte do të performojë për publikun e Tiranës, u formua artistikisht pranë Konservatorit “L. Marenzio” në Brescia, shkollës së muzikës “Berklee” në Boston dhe shkollës së muzikës “Guildhall” në Londër, qyteti ku jetoi më pas nga viti 2003, deri në vitin 2019.

Ai ka bashkëpunuar artistikisht në projekte të një natyre shumë të larmishme, duke nisur nga formacionet klasike dhe Big Band, deri te produksionet që takojnë teatrin, baletin bashkëkohor dhe muzikën elektronike, duke bashkëpunuar me emra të rëndësishëm të skenës kombëtare dhe ndërkombëtare të xhazit. Aktiviteti i tij si sideman (muzikant mbështetës) përfshin më shumë se 40 albume.

Që nga viti 2015, punon si docent pranë Konservatorit të Rovigos dhe në seminaret verore të Siena Jazz dhe Nuoro Jazz.

/e.r//a.f//r.e/

The post Gjon Mili Jazz & Blues Festival, sonte te “Reja” artistë shqiptarë dhe italianë appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Arti sjell këngën e re “BMW” – një projekt personal me shumë shpresë për të ardhmen

9 July 2025 at 18:13

Reperi i ri në skenën shqiptare, Arti, ka publikuar së fundmi këngën e tij më të re me titull “BMW”, një projekt që ai e konsideron krejtësisht të vetin – nga ideja, tek muzika e deri tek videoklipi.

Në një intervistë të shkurtër për Telegrafi, Arti tregoi se kënga i përket stilit drill, një rrymë mjaft e ndjekur nga të rinjtë dhe që po gjen terren gjithnjë e më shumë edhe në tregun shqiptar.

“Tema e këngës është “drill”, shpresoj që edhe me klip edhe me këngë të dal më mirë herën tjetër” – tha ai me sinqeritet.

I vendosur për të ndërtuar një identitet autentik si artist, Arti thekson se çdo detaj i projektit ka ardhur nga ai vetë: “Edhe regjinë, edhe klipin, edhe këngën i kam bërë vet. Ideja ime. Edhe po shpresoj për ditë më të mira”.

Kënga “BMW” është publikuar me videoklip në platformat digjitale dhe ka filluar të tërheqë vëmendjen e publikut, sidomos për energjinë e tij spontane dhe lirikat tipike të stilit urban.

Në fund të bisedës, Arti pati edhe një falënderim për platformën që i dha hapësirë: “E falënderoj Telegrafin që po më mbështet”.

Me përkushtimin e tij dhe dëshirën për të krijuar vetë çdo aspekt të muzikës, Arti premton të jetë një emër për t’u ndjekur në skenën e repit shqiptar në të ardhmen e afërt. /Telegrafi/

The post Arti sjell këngën e re “BMW” – një projekt personal me shumë shpresë për të ardhmen appeared first on Telegrafi.

Shqipëria e ftuar nderi në ‘Festival du Périgord Noir’ në Francë

9 July 2025 at 14:36

Nga Gazeta “SI”– Trashëgimia muzikore shqiptare do të performojë në skenën e një nga festivaleve më prestigjioze të verës franceze. Edicioni i sivjetëm i Festival du Périgord Noir, që mbahet nga 3 deri më 17 gusht në rajonin historik të Nouvelle-Aquitaine, i kushtohet Mesdheut me një fokus të veçantë mbi Shqipërinë.

Artisti i njohur Tedi Papavrami dhe sopranoja Besa Cane do të sjellin repertorë klasikë dhe bashkëkohorë, ndërsa skena e festivalit do të mirëpresë edhe emra të njohur të artit dhe kulturës shqiptare në mërgatë, si Anri Sala, Angelin Preljocaj dhe Ornela Vorpsi, të cilët do të marrin pjesë në diskutime dhe veprimtari të ndryshme artistike.

Në mes të gjelbërimit të Saint-Léon-sur-Vézère dhe në afërsi të shpellave parahistorike të Montignac-Lascaux, zëri i Shqipërisë do të rezonojë përtej kufijve, në një përballje kulturore që e vendos atë në qendër të hartës mesdhetare. Një ngjarje e rrallë për artdashësit dhe një mundësi e veçantë për të përjetuar artin shqiptar në një kontekst evropian.

The post Shqipëria e ftuar nderi në ‘Festival du Périgord Noir’ në Francë appeared first on Gazeta Si.

Bruno Revolt dhe Eli Malaj publikojnë këngën “Qejf o Qejf”

6 July 2025 at 00:07

Bruno Revolt dhe Eli Malaj kanë sjellë atmosferën e verës me këngën e tyre më të re, “Qejf o Qejf”.

Dyshja energjike janë bashkuar për një projekt të mbushur me ritëm, hare dhe dashuri – një himn i vërtetë për netët e nxehta verore.

Në klipin muzikor, Bruno dhe Eli shihen në zemër të një feste plot ngjyra e gjallëri, ku këndojnë mes turmës që feston.

Foto: Screenshot/YouTube

Kënga përcjell një mesazh dashurie dhe lirie, ndërsa artistët shfaqen duke kërcyer, pirë gota e duke bërë “gëzuar” me miqtë në një atmosferë të zjarrtë.

Ky bashkëpunim tregon anën më të hareshme dhe shpërthyese të dy artistëve, duke sjellë një valë pozitiviteti që ndihet që në sekondat e para të këngës.

“Qejf o Qejf” po pritet me entuziazëm nga fansat e të dy artistëve. /Telegrafi/

The post Bruno Revolt dhe Eli Malaj publikojnë këngën “Qejf o Qejf” appeared first on Telegrafi.

Xhensila Myrtezaj sjell këngën “Hajde Dalim”

5 July 2025 at 17:56

Këngëtarja e njohur shqiptare, Xhensila Myrtezaj, ka publikuar projektin e saj më të ri muzikor të titulluar “Hajde Dalim”, një këngë me ritme të gjalla dhe me frymë verore.

Në videoklip, Xhensila shfaqet natyrale dhe elegante në bregdet, me flokët e lëshuara dhe një fustan të zi të thjeshtë, ndërsa këndon për ndjesinë e dashurisë dhe dëshirën për afërsi në verë.

Atmosfera e këngës është pozitive dhe e ngrohtë, duke sjellë një energji relaksuese e njëkohësisht joshëse.

Foto: Screenshot/YouTube

Artistja nuk nguron të paraqitet edhe në skena më të guximshme, ku shfaqet e shtrirë në shtrat, në poza provokuese, duke theksuar anën sensuale të saj – gjithmonë me stil dhe finesë.

Kjo balancë mes ëmbëlsisë dhe hijeshisë e bën videoklipin tërheqës dhe tërësisht në përputhje me tematikën e këngës.

“Hajde Dalim” është një kombinim i tingujve modernë me një tekst, i cili flet për ftesën e hapur për t’u larguar nga rutina dhe për të shijuar dashurinë dhe natyrën në verë. /Telegrafi/

The post Xhensila Myrtezaj sjell këngën “Hajde Dalim” appeared first on Telegrafi.

Lewis Capaldi rikthehet pas dy vitesh: Nuk u largova për t’u rregulluar, por sepse nuk po ia dilja më

By: gaze tare
3 July 2025 at 10:51

Pas një pauze të gjatë nga muzika, Lewis Capaldi ka bërë një rikthim të ndjerë dhe të sinqertë në skenën muzikore, duke emocionuar publikun dhe fansat me rrëfimin e tij personal mbi betejat me shëndetin mendor dhe presionin e famës.

Këngëtari skocez, tashmë 28 vjeç, ka prekur zemrat e ndjekësve me një video të publikuar së fundmi në rrjetet sociale, ku flet për momentet e vështira që e detyruan të tërhiqej nga dritat e skenës dhe për emocionet që shoqëruan rikthimin e tij të shumëpritur, kulmuar me performancën në festivalin Glastonbury gjatë fundjavës së kaluar.

“Po ta përshkruaja me një fjalë si ndihem tani, do të thoja: spektakular”, tha Capaldi, me një ndjeshmëri që rrallë shfaqet publikisht nga artistët e këtij kalibri.

Në videon e ndarë me fansat, ai reflektoi për momentin e tij në Glastonbury në vitin 2023 , një arritje që për shumë do të ishte kulmi i karrierës, por që për të ishte shenjë alarmi.

“Kjo duhet të ishte një nga momentet më të lumtura të jetës sime… por nuk ishte”, rrëfeu ai. “E kisha përmbushur ëndrrën time, por ndihesha sikur nuk isha aty. Kur e pashë videon më vonë, ndjeva vetëm trishtim”.

Capaldi pranoi se ndjeu nevojën për t’u larguar nga skena, jo për të nisur një rrugëtim vetë-zhvillimi, por thjesht sepse kishte arritur kufirin. “Nuk u shkëputa për të punuar me veten. U shkëputa sepse më duhej një pushim. Thjesht nuk po mundesha më”, tha ai hapur.

Në videon emocionale, ai përfshiu edhe pamje nga fëmijëria, një Capaldi i vogël me mikrofon në dorë, plot pasion për muzikën. Përshkrimi i videos ishte po aq prekës:

“Ka qenë çmenduri ta shikoj gjithë këtë rrugëtim mbrapa. Faleminderit që ende jeni këtu.”

The post Lewis Capaldi rikthehet pas dy vitesh: Nuk u largova për t’u rregulluar, por sepse nuk po ia dilja më appeared first on iconstyle.al.

Kanye West nuk mund të hyjë më në Australi për shkak të këngës për Hitlerin

2 July 2025 at 23:52

Ministri i Brendshëm i Australisë, Tony Burke, ka konfirmuar të mërkurën se reperit amerikan Kanye West, i njohur gjithashtu si Ye, i është anuluar viza dhe i është ndaluar hyrja në vend, pas publikimit të këngës së tij të re të titulluar “Heil Hitler”, e cila sipas autoriteteve australiane promovon hapur ideologjinë naziste dhe glorifikon Adolf Hitlerin.

Kënga, e cila u publikua në fillim të muajit maj, erdhi pas një sërë deklaratash antisemite të West-it në rrjetet sociale, përfshirë fraza si “E dua Hitlerin” dhe “Jam nazist”, të cilat më parë i kishte ndarë në platformën X (ish-Twitter).

Edhe pse deklaratat e mëhershme nuk kishin sjellë ndonjë ndalim konkret, autoritetet australiane ndërhynë pas publikimit të këngës kontroverse. Në një intervistë për ABC News, ministri Burke deklaroi: “Nëse dikush pretendon se antisemitizmi është një ide e arsyeshme, nuk ka pse të hyjë në vendin tonë. Kanye ka ardhur më parë në Australi dhe ka bërë komente fyese, por pas publikimit të ‘Heil Hitler’, zyrtarët e mi rishqyrtuan rastin dhe vendosën se ai nuk duhet të ketë më vizë valide”.

Burke sqaroi se bëhej fjalë për një vizë të nivelit më të ulët, por theksoi se ligji australian është i qartë: “Nëse promovon nazizmin përmes muzikës – nuk je i mirëpritur këtu. Kemi mjaftueshëm probleme të brendshme – nuk kemi nevojë të importojmë edhe urrejtje të planifikuar”.

Ministri nuk dha një datë të saktë kur u anulua viza e reperit, ndërsa ekipi i Kanye West-it nuk ka reaguar zyrtarisht ndaj këtij vendimi. Gjithashtu, nuk është bërë e qartë nëse ndalimi është i përhershëm apo i përkohshëm.

Megjithë reagimet e forta dhe dënimin publik ndërkombëtar, kënga “Heil Hitler” ka arritur miliona klikime brenda pak ditësh nga publikimi. Në përpjekje për të zbutur reagimet, Kanye publikoi më pas një version të modifikuar të këngës me titull “Hallelujah”, ku referencat naziste u zëvendësuan me motive të krishtera.

Ky rast ka ndezur sërish debatet globale për kufijtë mes artit, lirisë së shprehjes dhe promovimit të urrejtjes. /Telegrafi/

The post Kanye West nuk mund të hyjë më në Australi për shkak të këngës për Hitlerin appeared first on Telegrafi.

“Baby”, bashkëpunimi i parë muzikor mes Egli Takos dhe Sergios

2 July 2025 at 08:28

Dy emra të rinj, por me potencial të dukshëm në muzikën shqiptare, Egli Tako dhe Sergio, kanë lansuar projektin e tyre të parë të përbashkët – këngën “Baby”.

Kjo këngë është punuar me kujdes në çdo detaj. Teksti dhe melodia mbajnë firmën e Ghulos, i cili ka krijuar një atmosferë muzikore që përçon emocione, por që ruan gjithashtu ritmin e lehtë dhe të kapshëm për dëgjuesit.

Producimi është realizuar nga SBS Entertainment – një studio e njohur, pjesë e së cilës është edhe vet artistja nga Shqipëria.

Foto: Screenshot/YouTube

Në videoklip, Tako shkëlqen me një interpretim të ndjerë dhe një stil të veçantë vizual, që e dallon nga artistet e tjera të brezit të saj. Me një prezencë elegante, por njëkohësisht të fuqishme, ajo i jep këngës një dimension të veçantë.

Ndërsa Sergio sjell karizmën dhe energjinë e tij në skenë, duke plotësuar në mënyrë perfektë dinamiken e projektit.

Foto: Screenshot/YouTube

Ky duet është më shumë se sa një eksperiment artistik – është një dëshmi e përpjekjeve të dy artistëve për të sjellë diçka të freskët, autentike dhe me identitet në skenën muzikore shqiptare.

Egli dhe Sergio tregojnë se janë artistë në zhvillim, por me një qasje profesionale ndaj punës së tyre dhe me ambicie për të lënë gjurmë. /Telegrafi/

The post “Baby”, bashkëpunimi i parë muzikor mes Egli Takos dhe Sergios appeared first on Telegrafi.

RAVE rikthen energjinë e verës në Prishtinë – me Armend Rexhepagiqin, Yousuke Yukimatsu, SVEN VÄTH dhe një Gala Night të paharrueshme

1 July 2025 at 17:18

Muaji korrik dhe gusht pritet të sjellin net të paharrueshme muzikore në Prishtinë, teksa RAVE dhe partnerët e saj organizojnë një seri ngjarjesh që do të ndezin qytetin me emra të mëdhenj të muzikës, nga artistët legjendarë shqiptarë, tek yje të muzikës elektronike botërore.

Armend Rexhepagiqi dhe 15 vjet RAVE – “Dashni e Vjetër” në një natë të veçantë (19 korrik)

Festimet për 15-vjetorin e RAVE nisin me një mbrëmje emocionale dhe plot nostalgji. Më 19 korrik, këngëtari i njohur Armend Rexhepagiqi do të ngjitet në skenë me projektin “Dashni e Vjetër”, duke sjellë balada të dashura për publikun, në një atmosferë intime dhe të thellë muzikore.

RAVE Night me Yousuke Yukimatsu në Pallatin e Rinisë (25 korrik)

Prishtina përgatitet për një nga netët më elektrizuese të muzikës elektronike. DJ dhe producenti japonez Yousuke Yukimatsu, i njohur për setet e tij eksperimentale dhe atmosferike, do të performojë më 25 korrik në Pallatin e Rinisë – duke garantuar një përvojë unike për të gjithë adhuruesit e zhanrit.

“Rame Lahaj & Friends” Gala Night në kuadër të RLIOF (2 gusht)

Jashtë skenës RAVE, por në bashkëpunim artistik, më 2 gusht do të mbahet nata gala “Rame Lahaj & Friends” në kuadër të festivalit RLIOF. Një natë e veçantë operistike me yje të mëdhenj si Nino Machaidze (soprano), Dario Russo (bas) dhe vetë Rame Lahaj, nën drejtimin e dirigjentit italian Roberto Rizzi Brignoli. Një ngjarje klasike që do t’i japë Prishtinës madhështi muzikore.

SVEN VÄTH, ADIEL dhe QUEST – Day & Night Edition (16 gusht)

Një nga emrat më të fuqishëm të muzikës teknologjike, SVEN VÄTH, vjen në Prishtinë për një eksperiencë të plotë Day & Night, më 16 gusht. I shoqëruar nga ADIEL dhe QUEST, ky maraton muzikor do të fillojë në orën 14:00 dhe do të zgjasë deri në orët e para të mëngjesit. Me dy skena dhe artistë të shumtë, kjo pritet të jetë një nga ngjarjet kulmore të verës.

Biletat dhe informacionet praktike

Të gjitha eventet e mësipërme (përveç Gala Night) organizohen nga RAVE.

Biletat janë në shitje ekskluzive online në: www.rave-travel.com

Eventet e organizuara nga RAVE do të jenë cashless, andaj pjesëmarrësit këshillohen të përgatiten për pagesa digjitale në terren. /Telegrafi/

The post RAVE rikthen energjinë e verës në Prishtinë – me Armend Rexhepagiqin, Yousuke Yukimatsu, SVEN VÄTH dhe një Gala Night të paharrueshme appeared first on Telegrafi.

MIK Festival vjen në edicionin e tij të 8-të

1 July 2025 at 13:53

Nga Gazeta “SI”– Korça po përgatitet për edicionin e 8-të të MIK Festivalit, një aktivitet artistik vjetor i drejtuar nga sopranoja e njohur Inva Mula.

Me një program të pasur në lokacione të ndryshme të Korçës, MIK Festival do të presë artistë kombëtarë dhe ndërkombëtarë në një festë e cila do të zgjasë tre ditë.

Hapja e festivalit, nderohet nga artisti kinez Guo Gan me Erhu, dhe shoqërohet nga Xia Wang soprano dhe Genc Tukiçi në piano.

Inva Mula


Nata e dytë rezervon një natë homazh për artistin e madh Gaqo Çako, me praninë e artistëve Inva Mula, Kastriot Tusha, Gjergji Mani dhe shoqëruar nga orkestrа simfonike e Forcave të Armatosura.

Ndërkohë nata e tretë është e gjitha një natë vjeneze, ku artistët Inva Mula, Eno Peçi, koreografi dhe primobalerini i Teatrit të Vjenës dhe Adela Muçollari do të performojnë nën tingujt e orkestrës simfonike të ushtrisë, duke e përmbyllur festivalin me natën e fundit nën shoqërinë e sopranos Norma Sereni.

MIK Festival do të zhvillohet në lokacione të ndryshme, duke kaluar nga Hani i Pazarit në Teatrin “Çajupi”, nga Drenova në Vithkuq, dhe vende të tjera.

The post MIK Festival vjen në edicionin e tij të 8-të appeared first on Gazeta Si.

Bebe Rexha ndez skenën e festivalit ‘Intencity’ në Rumani me performancë spektakolare

1 July 2025 at 07:20

Artistja shqiptare me renome botërore, Bleta Bebe Rexha, ka dhuruar një prej performancave më elektrizuese të verës gjatë qëndrimit të saj të fundit në Rumani.

Ajo ishte e ftuara speciale në edicionin e sivjetmë të Intencity Festival, që u mbajt në qytetin Craiova, ku pushtoi skenën me energjinë dhe hitet e saj të njohura globalisht.

Atmosfera në koncert ka qenë magjepsëse, me turmën që këndonte bashkë me të çdo varg. Në videot që po qarkullojnë në rrjetet sociale, Bebe Rexha shihet duke interpretuar disa nga sukseset e saj më të mëdha si “I’m Good (Blue)”, “Meant To Be”, “Me, Myself and I”, si dhe këngën legjendare “The Monster”, që ajo e ka shkruar për dyshen Rihanna dhe Eminem. Reagimet e publikut ishin të jashtëzakonshme, me entuziazëm dhe duartrokitje që nuk pushuan gjatë gjithë shfaqjes.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by @teambrexha

Përveç performancës, këngëtarja me origjinë shqiptare u vlerësua edhe për paraqitjen e saj në skenë, duke dëshmuar edhe një herë se është një prej emrave më të fuqishëm të muzikës pop në skenën ndërkombëtare.

Bebe Rexha do të vazhdojë turneun e saj veror me paraqitje në festivale të tjera në vende si Zvicra, Gjermania dhe disa shtete të tjera evropiane, duke sjellë muzikën e saj pranë fansave në çdo cep të kontinentit.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Rexhar Reelz (@rexhar_reelz)

Rexha, e cila prej vitesh po shkëlqen në industrinë muzikore ndërkombëtare, vazhdon të mbetet një ambasadore e denjë e muzikës shqiptare në botë. /Telegrafi/

 

View this post on Instagram

 

A post shared by @teambrexha

The post Bebe Rexha ndez skenën e festivalit ‘Intencity’ në Rumani me performancë spektakolare appeared first on Telegrafi.

Red Bull Symphonic sjell për herë të parë në Kosovë një natë magjike mes muzikës moderne dhe asaj klasike

30 June 2025 at 17:56

Një ngjarje unike muzikore do të mbahet për herë të parë në Kosovë këtë të mërkurë, më 2 korrik, në ambientet e AMC Hall në Prishtinë.

Fjala është për Red Bull Symphonic, një event ndërkombëtar që ka bërë jehonë në shumë vende të botës dhe që tani sjell për publikun kosovar një përzierje të veçantë mes zhanreve muzikore moderne dhe tingujve klasikë përmes një performance me orkestër simfonike.

Mbrëmja do të udhëhiqet nga artisti i mirënjohur PINT, i cili do të sjellë projektin e tij muzikor të rikompozuar dhe të shoqëruar nga një orkestër e plotë simfonike nën drejtimin e Dzijan Emin, dirigjent dhe kompozitor me renome ndërkombëtare.

Si mysafirë specialë të natës do të jenë edhe LLUNI dhe Shpat Deda, dy emra të dashur për publikun shqiptar, të cilët pritet të sjellin momente të veçanta artistike në skenën e këtij eventi të jashtëzakonshëm.

Red Bull Symphonic ka për qëllim të krijojë ura mes traditës muzikore dhe rrymave të reja, duke i ofruar publikut një përvojë të papërsëritshme dhe emocionale përmes bashkimit të dy botëve të ndryshme muzikore.

Për shkak të interesimit të lartë, numri i biletave të mbetura është shumë i kufizuar. Të gjithë të interesuarit këshillohen që të sigurojnë biletat e tyre sa më parë përmes platformës rave-travel.com.

Ky event sjell një hap të ri në zhvillimin e skenës muzikore në Kosovë dhe është një mundësi e rrallë për të përjetuar muzikën në një formë të re, inovative dhe të fuqishme.

The post Red Bull Symphonic sjell për herë të parë në Kosovë një natë magjike mes muzikës moderne dhe asaj klasike appeared first on Telegrafi.

Policia, kontrolle për nivelin e zhurmave në zonat turistike në Korçë e Gjirokastër

TIRANË, 30 qershor /ATSH/ Policia e Korçës ka kryer kontrolle për nivelin e zhurmave në zonat turistike të Gjirokastrës.

Policia njoftoi sot se “strukturat e sigurisë publike të Drejtorisë Vendore të Policisë Korçë, gjatë ditëve të fundit, sipas hartëzimit të zonave me ndotje akustike, kanë organizuar grupe kontrolli në terren”.

Policia njoftoi se “si rezultat i verifikimeve të deritanishme, janë konstatuar 3 subjekte që operonin në kundërshtim me normat ligjore për nivelin e zhurmës. Ndaj këtyre subjekteve janë vënë masa administrative me vlerë 200 000 lekë secila”.

Gjithashtu kontrolle janë kryer edhe në Gjirokastër.

Sipas policisë “matjet e realizuara, sipas kushteve të përcaktuara në procedurën standarde për këtë qëllim, kanë rezultuar brenda kufijve të lejuar”.

Krahas matjes së nivelit të zhurmës, strukturat përgjegjëse kanë ushtruar kontrolle edhe për respektimin e orarit të lejuar për muzikën në ambiente të hapura, në zona apo qendra të banuara, i cili është nga ora 11:00 deri në orën 24:00.

/m.q/j.p/

The post Policia, kontrolle për nivelin e zhurmave në zonat turistike në Korçë e Gjirokastër appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Martohet djali i Et’hem Çekut, politikanët shqiptarë shfaqen me plisa në kokë në dasmë

29 June 2025 at 19:56

Kryetari i parë i Pejës së çliruar dhe Ministër në disa qeveri të Kosovës prof.Dr. Et’hem Çeku, e ka martuar djalin.

Solemniteti u zhvillua në një nga hotelet prestigjioze të Pejës, ndërsa për pjesën muzikore është kujdesur këngëtari i njohur shqiptar nga Peja, Ramadan Krasniqi-Dani.

Ahengu i ka bashkuar figura të njohura publike nga të gjitha trojet etnike shqiptare.

Tre ish-Kryeministra të Republikës së Kosovës Ramush Haradinaj, Bajram Kosumi e Agim Çeku, kryetari i BDI-së Ali Ahmeti, ish-Ministri i Jashtëm i Shqipërisë gjatë luftës së Kosovës, Paskal Milo, Diplomati i shtetit shqiptar Pëllumb Xhufi, ishin disa nga figurat që ju bashkuan gëzimit familjar të Et’hem Çekut.

Nuk munguan as kolegë nga AAK si Besnik Tahiri e Lahi Brahimaj, e as gjenerali në pension Nazmi Brahimaj.

E veçant e këtij solemniteti ishte simbolika e krushqve me plisa të bardhë, kur reth 400 sosh u nxorën nga mysafirët në sallë, duke i dhënë atmosferës shpërthim.

Për solemnitetin dhe veçantinë e pranisë së rreth 400 plisave të bardhë, ka shkruar edhe këngëtari që udhëhoqi ahengun, Dani.

‘Miku im Et’hem Çeku, urime martesa e djalit! Dritit dhe Andrës jetë të gjatë e të lumtur! Çfarë kënaqësie tek kjo familje e madhe, një dasëm shqiptare me simbolikën e krushqve në plisa të bardhë, që moti se kam parë! Familjeve Çeku dhe Ukella, përhajrë miqasia e re!
I juaji, Dani!’ – shkroi Krasniqi. /Radio 1/

The post Martohet djali i Et’hem Çekut, politikanët shqiptarë shfaqen me plisa në kokë në dasmë appeared first on Telegrafi.

❌
❌