Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 4 August 2025Main stream

Rama: Problem më serioz që ka liria në Shqipëri nuk është as regjimi, as drafti!

By: Ke Si
4 August 2025 at 15:50

Kryeministri Edi Rama ka reaguar ndaj kritikave për draftin e ri të Kodit Penal, duke i cilësuar alarmet për “gojëmbyllje” të lirisë së shprehjes si të pavend dhe të nxitura nga keqkuptime ose spekulime.

Në një postim në platformën “X”, Rama u shpreh se drafti është prezantuar publikisht për të mbledhur sa më shumë opinione në mënyrë demokratike dhe transparente.

“Të alarmuarit nga drafti i Kodit të ri Penal dhe gojëmbyllja me ligj e forcave liridashëse politike dhe mediatike, mbase duhet të kujdesen që të mos ekspozohen shumë në diell, ndërkohë që drafti i ekspertëve të nderuar të fushës është prezantuar publikisht pikërisht për të mbledhur në mënyrën më demokratike dhe transparente të mundshme të gjitha opinionet rreth tij.

Hëpërhë problem më serioz që ka liria në Shqipëri nuk është as regjimi, as drafti i kodit të ri jo e jo, po masa domethënëse e atyre që e përdorin lirinë vetëm për të bërë sherr e shamata për mungesën e saj”, ka shkruar kryeministri Rama.

“Shqipëria diktaturë autoritare”/ Berisha: Droga është forca lëvizëse, vendos për çdo gjë

By: Ke Si
4 August 2025 at 15:40

Kreu i PD Sali Berisha ka vijuar akuzat e ashpra ndaj qeverisë, duke e cilësuar Shqipërinë si një “diktaturë autoritare”, ku sipas tij, droga dhe krimi kanë marrë rolin udhëheqës në të gjitha hallkat e shtetit.

Në një dalje për mediat, Berisha theksoi se vendi ndodhet në një regjim ku nuk ekziston më vlera e votës së lirë, dhe se opozita ka si mision rikthimin e saj me çdo kusht.

“Shqipëria është sot në një diktaturë autoritare. Nuk kemi më një shtet të qytetarëve, por një regjim ku forca lëvizëse është droga, e cila vendos kush zgjidhet, kush emërohet dhe kush sundon,” – u shpreh Berisha.

Ai e cilësoi procesin e zgjedhjeve të 11 majit si “një farsë të turpshme elektorale”, duke pretenduar se as rezultati dhe as përfaqësimi që dolën prej saj nuk reflektojnë vullnetin e qytetarëve.

Berisha publikoi gjithashtu një letër që, sipas tij, vërteton ndërhyrjet e qeverisë ndaj misioneve ndërkombëtare vëzhguese për të ndryshuar raportin për zgjedhjet. Ai deklaroi se ka prova të tjera të ndërhyrjeve dhe presioneve të kryera nga kryeministri Edi Rama dhe ministri i Jashtëm Igli Hasani, por zgjodhi të paraqesë dokumentin zyrtar si provë të padiskutueshme.

“Unë kam dhe dëshmi të tjera për veprimet banditeske të Edi Ramës ndaj vëzhguesve ndërkombëtarë, por kjo letër është fakt i shkruar,” – theksoi ai.

Sipas Berishës, Shqipëria ndodhet në një nga format më të rrezikshme të diktaturës autoritare, që e dallon atë nga vendet e tjera: “Nëse diktaturat totalitare mbështeten te ideologjitë komuniste apo fetare, ajo shqiptare mbështetet te krimi dhe droga.”

Ai akuzoi qeverinë se kontrollon gjithçka – nga gjykatat e deri te emërimet në polici e drejtësi – përmes lidhjeve me trafikantët dhe krimin e organizuar.

Duke theksuar se opozita do të përqendrojë të gjithë energjinë në mbrojtje të votës së lirë, Berisha bëri thirrje për një mobilizim të përgjithshëm qytetar:

“Ne do ta bindim shqiptarin e fundit se duhet t’i dalim zot votës, dinjitetit dhe lirive tona.”/E.T

31 mijë subjekte dorëzuan bilancin vjetor në kohë

By: Ke Si
4 August 2025 at 15:31

Qendra Kombëtare e Biznesit përmes një njoftimi ka bërë me dije se 31 mijë subjekte dorëzuan bilancin vjetor para se të mbaronte afati i përcaktuar.

Sipas statistikave të bëra nga QKB rezuolton se për herë të parë mbi 90% e bilanceve u dorëzuan brenda afatit duke shënuar një nga performancat më të larta të viteve të fundit.

31 korriku ishte data e fundit ku bizneset duhet të dorëzonin online në Qendrën kombëtare të Biznesit pasqyrat e tyre financiare për vitin 2024.

Më herët QKB i ka paralajmëruar bizneset se ata që nuk e dorëzonin në këtë datë do të gjobiten në vlerën 60 mijë lekë.

Njoftimi i plotë:

Dorëzim rekord i bilanceve vjetore 2024 brenda afatit ligjor – 31 korrik 2025

Më shumë se 31,000 subjekte dorëzuan bilancin vjetor në kohë, duke shënuar një nga performancat më të larta të viteve të fundit.

Për herë të parë, mbi 90% e bilanceve u dorëzuan brenda afatit, duke tejkaluar ndjeshëm vitet pararendëse:

2024 – 28,200 bilance të dorëzuara në afat

2023 – 26,000 bilance të dorëzuara në afat

2022 – 20,700 bilance të dorëzuara në afat

Ky progres pasqyron një ndërgjegjësim më të madh të bizneseve për detyrimet ligjore dhe përdorimin në rritje të shërbimeve online të QKB-së.

Dorëzimi i bilancit vjetor nuk është thjesht një detyrim – është një hap drejt transparencës dhe formalizimit të aktivitetit./e.t

Krimet elektorale, PD “heton” dumanin në shtator, Berisha tregon planin

By: Ke Si
4 August 2025 at 15:22

Në derën e prokurorisë së posaçme Sali Berisha bëri të ditur edhe aksionin e parë të opozitës në Kuvend duke paralajmëruar ngritjen e një komisioni hetimor për krimet elektorale. Duke u ndalur te qëndrimet e para pak ditëve të kreut të SPAK, Altin Dumani, se paditë për krime elektoral nuk ishin të plota, Berisha u shpreh se verifikimi i këtyre deklaratave do të jetë objekt i këtij komisioni. Kjo nënkuptuar se hetimit parlamentar mund t’i nënshtrohet edhe Dumani.

Dilemat e aksionit opozitar në shtator filloi t’i shuante Sali Berisha. Paraqitja para Prokurorisë së Posaçme në kundër të masës shtrënguese u shfrytëzua nga krye demokrati për të deklaruar se në vjeshtë, nën hetim nga opozita pritet të jetë Altin Dumani.

Idetë e hetimit parlamentar Berisha i qartësoi më shumë në selinë e PD-së kur u shpreh drejtuesi i SPAK duhet të përgjigjet për krimet elektorale të pahetuara.

Akuzat e opozitës për procesin zgjedhor të 11 majit u mbështetën edhe në raportin paraprak të monitorimit të OSBE-ODIHR, gjetjet e të cilit ishin kundërshtuar zyrtarisht nga Qeveria Shqiptare. Sali Berisha publikoi një letër të ministrit të Jashtëm, Igli Hasani, i cili kërkonte nga ndërkombëtarët të ruanin në raport të balancuar të monitorimit, kërkesë e cila u konsiderua turp nga ish-kryeministri.

Raporti përfundimtar i monitorimit të OSBE-ODIHR nuk është publikuar ende në pritje të certifikimit final të zgjedhjeve parlamentare nga KQZ./E.T

“Zgjedhjet ishin farsë”, Bardhi: Vëzhguesit në Fier kanë votuar në emër të qytetarëve

By: Ke Si
4 August 2025 at 15:22

Deputeti i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ka publikuar sot një video denoncuese nga një qendër votimi në Fier në zgjedhjet e 11 majit, ku sipas tij tregohet sesi vëzhgues të Partisë Socialiste votojnë në emër të qytetarëve, duke shkelur fshehtësinë e votës.

Pamjet janë regjistruar në qendrën e votimit nr. 3153/1, në Njësinë Administrative Dërmenas, Bashkia Fier. Në postimin e tij në rrjetet sociale, Bardhi e cilëson këtë si një “farsë elektorale”, ku, sipas tij procesi i votimit është nën kontrollin e patronazhistëve dhe i manipuluar në thelb.

“Votim i kontrolluar = farsë elektorale. Shkelja e fshehtësisë së votimit është krim sipas nenit 327 të Kodit Penal dhe dënohet me deri në 3 vite burgim,” shkruan Bardhi, duke akuzuar qeverinë dhe strukturat e saj për mbështetje të shkeljeve.

Sipas tij, në vetëm 4 orë regjistrimi, rezulton se shumica e qytetarëve nuk kanë votuar vetë, por në emër të tyre kanë votuar vëzhgues të PS-së. Bardhi pretendon gjithashtu se kamerat në qendër janë fikur më pas nga patronazhistët, për të shmangur dokumentimin e mëtejshëm të shkeljeve.

 

 

Ai i drejton gishtin zëvendëskryeministres Belinda Balluku, duke e akuzuar se ka dhënë “garanci” për mosndëshkimin e këtyre veprimeve dhe se Task Forca e ngritur për garantimin e zgjedhjeve ishte thjesht një “alibi”, jo një mekanizëm real për të ndalur krimet zgjedhore.

Postimi i plotë:

VOTIM I KONTROLLUAR = FARSË ELEKTORALE

Shkelja e fshehtësisë së votimit është krim sipas nenit 327 të Kodit Penal që dënohet me 3 vjet burgim. Por në zgjedhjet e 11 Majit në qarkun Fier ajo ishte forma kriminale që patronazhistët të kontrollonin çdo votë që hidhet në kuti. Belinda Balluku kishte dhënë garanci që krimi i tyre nuk do të ndëshkohej, sepse Task Forca ishte alibi, jo mekanizëm për ndëshkimin e krimeve zgjedhore!

Në vetëm 4 orë regjistrim, sepse më pas patronazhistët i fikin kamerat e QV nr. 3153/1, rezulton se në shumicë dërrmuese nuk kanë votuar qytetarët, në mënyrë të lirë dhe të fshehtë, por vëzhguesit e PS në emër të tyre.

QV 3153/1, Njësia Administrative Dërmenas, Bashkia Fier./e.t

“Doja të bëhesha mjeke”/ Realiteti i hidhur për vajzat afgane nën sundimin e talebanëve

By: Ke Si
4 August 2025 at 15:21

“Dua të bëhem mjeke, por kur talebanët erdhën në pushtet, të gjitha dyert e shkollave u mbyllën,” rrëfen një vajzë adoleshente që ndjek mësimet në medresenë Naji-e-Bashra, një shkollë fetare vetëm për vajza në periferi të Kabulit, e miratuar dhe kontrolluar nga talebanët.

Ajo flet me frikë dhe kujdes, ndërsa shoqja e saj e kap krahun poshtë tavolinës, duke e paralajmëruar që çdo kritikë ndaj regjimit është e rrezikshme, shkruan CNN.

Afganistani mbetet i vetmi vend në botë që ua ndalon vajzave dhe grave të ndjekin arsimin e mesëm dhe të lartë. Qeveria talebane ka imponuar një sërë kufizimesh të rrepta, përfshirë mënyrën e veshjes, lëvizjet e tyre në publik, dhe kërkesën që gratë duhet të kenë një kujdestar mashkull me vete gjatë çdo udhëtimi. Ky ndalim është pjesë e një fushate të gjerë për të kufizuar të drejtat e grave që kur talebanët morën kontrollin e vendit në gusht 2021.

Në korrik të vitit 2023, Gjykata Ndërkombëtare Penale lëshoi urdhër-arreste ndaj dy udhëheqësve talebanë, duke i akuzuar për krime kundër njerëzimit, përfshirë persekutimin e grave dhe vajzave. Por talebanët i kanë mohuar këto akuza dhe i cilësojnë si sulme ndaj fesë së tyre.

Në fillim, talebanët deklaruan se ndalimi i arsimit për vajzat do të ishte i përkohshëm dhe premtonin rihapjen e shkollave kur të zgjidheshin çështjet e sigurisë. Por katër vjet më vonë, kjo premtim nuk është përmbushur. Universitetet, shkollat jofetare dhe qendrat e trajnimit mbeten të mbyllura për gjysmën e popullsisë – vajzat dhe gratë.

Raporti i UNESCO-s nga marsi 2023 tregon se rreth 1.5 milion vajza në Afganistan nuk mund të ndjekin shkollën e mesme që nga viti 2021. Ministrja në detyrë e Arsimit të Lartë, Nida Mohammad Nadim, në një intervistë televizive, justifikoi mbylljen duke thënë se vajzat nuk respektonin kodin e veshjes dhe studionin fusha që “nuk përputhen me kulturën afgane dhe nderin”.

Në këtë situatë, medresetë fetare janë bërë e vetmja alternativë për vajzat mbi 12 vjeç që kërkojnë arsim. Sipas Ministrisë së Arsimit talebane, gjatë tre viteve të fundit janë hapur mbi 22,000 medrese në të gjithë vendin. Në medresenë Naji-e-Bashra, ku CNN siguroi një akses të rrallë, regjistrimet janë rritur ndjeshëm. Këtu, kurrikula kontrollohet nga talebanët dhe fokusohet kryesisht në studime fetare.

Në medresetë private, të financuara nga familjet më të privilegjuara, mësohen edhe shkenca dhe gjuhë të huaja, por në institucionet shtetërore programet janë pothuajse tërësisht fetare. Drejtori i medresesë Naji-e-Bashra, Shafiullah Dilawar, mbështetës i talebanëve, thotë se arsimi i vajzave duhet të përqendrohet në rolin e tyre si nëna dhe edukatore në shoqëri, duke mohuar çdo akuzë se medresetë janë vegël për përhapjen e ideologjisë radikale.

Por shumë vajza nuk e pranojnë këtë “arsim fetar” si zëvendësim të arsimit të përgjithshëm. Nargis, një vajzë 23-vjeçare nga Kabul, tregon historinë e saj. Në vitin 2021, ajo studioi ekonomi në universitet dhe punonte me kohë të pjesshme, duke ëndërruar për një karrierë të suksesshme dhe një shkollë për vajza. Por kur talebanët mbyllën shkollat, e gjithë bota e saj u shemb. Vajzat e motrës së saj që ishin në klasën e 6-të dhe të 7-të, nuk shkonin më në shkollë dhe nuk hanin për muaj të tërë, të shqetësuara nga situata.

Nargis nisi të mësonte fshehurazi një grup prej 45 vajzash në shtëpinë e saj, duke u dhënë mësim matematikë, shkencë dhe anglisht. Megjithëse ishte e frikësuar, ajo nuk ndali. Së fundmi, anëtarët e talebanëve bastisën shtëpinë e saj dhe ajo kaloi një natë në burg, por vazhdoi misionin e saj.

Shumë programe arsimore të financuara nga organizata ndërkombëtare janë pezulluar, duke i lënë vajzat pa mbështetje dhe me pak mundësi për të ardhmen. Nargis është shembulli i përpjekjeve të pafundme të vajzave afgane për të sfiduar ndalimet dhe për të kërkuar njohuri, pavarësisht kërcënimeve.

Në një vend ku gratë nuk mund të punojnë si mjeke, avokate, ose të lëvizin lirshëm, arsimi i fshehtë është shpresa e vetme për shumë vajza. Por sfidat janë të mëdha dhe perspektiva e tyre për një të ardhme më të mirë mbetet e paqartë./E.T

Stuhia Floris ‘mbërthen’ Skocinë dhe Anglinë/ Koas në qarkullim, pezullohen fluturimet

By: Ke Si
4 August 2025 at 15:11

Stuhia Floris ka paralizuar Skocinë, duke shkaktuar kaos në transport dhe vënë në rrezik sigurinë e qytetarëve. Autoritetet kanë lëshuar disa paralajmërime dhe u kanë kërkuar banorëve të tregohen të kujdesshëm.

Transporti hekurudhor është ndërprerë pothuajse tërësisht. Janë vendosur kufizime shpejtësie dhe anuluar shërbime, ndërsa linjat e trenave do të qëndrojnë të mbyllura deri në një inspektim të dëmeve.

Fluturimet nga aeroporti i Glasgout janë pezulluar. Rreziku i pemëve që bien dhe i ndërprerjeve të energjisë elektrike mbetet i lartë.

Autoritetet u bëjnë thirrje qytetarëve të kontrollojnë vazhdimisht përditësimet dhe të shmangin udhëtimet e panevojshme. / e.t

Dimri arktik mund të mos ekzistojë më!

By: Ke Si
4 August 2025 at 15:11

Një punim i ri i botuar në Nature Communications nga James Bradley, profesor i shkencave mjedisore në Universitetin Queen Mary të Londrës, raporton një ndryshim dramatik dhe shqetësues në zemër të dimrit arktik . Në shkurt të vitit 2025, gjatë një fushate në terren në Svalbard, ekipi regjistroi temperatura jashtëzakonisht të larta, reshje dimërore dhe shkrirje të gjerë të akullit , me ujë që dilte nga toka, duke e transformuar peizazhin në një tundër çuditërisht të harlisur.

Gjithmonë shi, kurrë borë. Svalbardi, duke u ngrohur gjashtë deri në shtatë herë më shpejt se mesatarja globale , përfaqëson një rast prove për krizën klimatike : ngrohja e dimrit po rritet pothuajse dyfishi i mesatares vjetore.

Hulumtimet paralajmërojnë se temperaturat mbi 0°C në mes të dimrit nuk janë më ngjarje të izoluara, por norma e re e një sistemi klimatik të ndryshuar në mënyrë dramatike . “Shtresa e trashë e dëborës u zhduk brenda pak ditësh. Pajisjet që kisha sjellë për të përballuar akullin dukeshin si një relike nga një klimë tjetër”, thotë Bradley.

Hartë - Ngrohje
a) Anomalia e temperaturës së ajrit sipërfaqësor për shkurtin e vitit 2025 mbi rajonin e Arktikut krahasuar me mesataren e shkurtit për periudhën 1991–2020. Burimi: ERA58, marrë nga Shërbimi i Ndryshimeve Klimatike Copernicus (C3S), i zbatuar nga Qendra Evropiane për Parashikimet e Motit me Afat Mesëm (ECMWF). b) Temperaturat ditore të ajrit për shkurtin e vitit 2025 nga stacioni i vëzhgimit në lartësi 8 m në Ny-Ålesund, Svalbard, i vendosur në korrik 1974. Vija e zezë e plotë është mesatarja ditore. Kutitë e zeza përfaqësojnë temperaturat minimale dhe maksimale të regjistruara. Vija horizontale e zezë me pika përfaqëson temperaturat mesatare të ajrit për Longyearbyen, Svalbard, për muajin shkurt midis viteve 1959 dhe 2001, të vlerësuara nga seritë instrumentale në Aeroportin e Svalbardit. Shiritat e sfondit janë të ngjyrosur sipas temperaturës maksimale ditore.

Misioni dështoi. Ekipi, i pajisur për temperaturat e ulëta, në vend të kësaj e gjeti veten duke punuar me duar të zhveshura në shi, një shenjë e prekshme e një realiteti që ndryshonte me shpejtësi.

Laura Molares Moncayo, një studente doktorature në Queen Mary dhe Muzeun e Historisë Natyrore, shpjegon se qëllimi i tyre ishte të mblidhnin borë të freskët, por kjo dështoi: në dy javë, ata hasën vetëm një reshje bore ; pjesa tjetër ishte shi dimëror. Kjo e bëri të pamundur përfundimin e planeve të tyre shkencore dhe rrezikoi sigurinë e operacioneve në terren.

Pasoja të rrezikshme. Kalimi i “pragut të shkrirjes”, fillimi i shkrirjes së akullit në mes të dimrit, transformon rrënjësisht mjedisin fizik, dinamikën e ekosistemit dhe madje edhe metodat e kërkimit të kryera në gjerësi të larta gjeografike.

Pasojat janë të thella: shkrirja ndikon në ciklet mikrobike të karbonit , mbijetesën e faunës së Arktikut dhe shkakton një cikël vicioz që përshpejton shkrirjen e ngricës së përhershme, degradimin mikrobik të karbonit dhe çlirimin e gazrave serrë. Liqene të përkohshme janë formuar në tokën e ngrirë ; zona të gjera kanë humbur mbulesën e tyre të borës, sipërfaqja e zhveshur ka stimuluar një shpërthim aktiviteti biologjik – dhe bimësia e gjelbër ka mbirë aty ku pritej vetëm akull dhe borë. Dimri shndërrohet në një pranverë të hershme.

Hulumtimi po bëhet gjithnjë e më i vështirë. Studimi bën thirrje për investime urgjente në intensifikimin e monitorimit të dimrit në Arktik , pasi ekziston një boshllëk serioz i të dhënave për këtë sezon kritik. Vëzhgimet dhe eksperimentet më të hollësishme janë thelbësore jo vetëm për të konsoliduar standardet, por edhe për të parashikuar dhe parandaluar dëmet e ardhshme .

Autorët propozojnë një rishikim të politikave: nga ato reaktive në ato parandaluese, duke e vendosur dimrin në qendër .

Vështirësitë e hasura gjatë fushatës – bora e hollë dhe me baltë që e bën zonën të paarritshme, rreziqet për motorët e borës dhe siguria e studiuesve në rast të takimeve me arinj polarë – tregojnë se si operacionet në terren po bëhen gjithnjë e më komplekse dhe të rrezikshme./Pershtati ne shqip nga Focus.it.E.T

Shpërthen bombula e gazit në Vlorë, banesa shkrumbohet plotësisht

By: Ke Si
4 August 2025 at 15:00

Një shpërthim i fuqishëm ka ndodhur pasditen e kësaj të hëne në brendësi të zonës së Çoles, pjesë e lagjes “24 Maji” në Vlorë.

Një bombul gazi ka shpërthyer në një banesë, në një prej pallateve katërkatëshe të zonës, duke shkaktuar dëme të mëdha materiale. Shpërthimi ka shkrumbuar totalisht banesën, duke lënë pas vetëm shkatërrim të plotë, ndërsa fatmirësisht nuk raportohet për viktima apo të lënduar.

Personat që ndodheshin në banesë kanë mundur të dalin menjëherë dhe të largohen nga godina, pa pësuar ndonjë dëmtim. Në vendngjarje ka ndërhyrë menjëherë zjarrfikësja e Vlorës, e cila ka bërë të mundur shuarjen e flakëve dhe ka parandaluar përhapjen e tyre në banesat përreth./e.t

Monument kombëtar lundrues në Francë/ Mbërrin në Durrës anija 81-vjeçare “Bel Espoir”

By: Ke Si
4 August 2025 at 15:00

E njohur si anija e shpresës “Bel Espoir” është një skunë historike me vela, e cila nuk është vetëm një dëshmi e mjeshtërisë detare, por edhe një simbol i shpresës dhe ringritjes sociale.

E ndërtuar në vitin 1944 në Svendborg, Danimarkë, nga kantieri detar J. Ring Andersen, ajo fillimisht shërbeu për tregti në Detin Baltik dhe më pas si anije peshkimi në ujërat e largëta të Terre-Neuve.

Në vitin 1968, ajo u ble nga shoqata franceze AJD (Amis du Jeudi-Dimanche), e themeluar nga ish-kapelani Michel Jaouen, me qëllimin për të ndihmuar të rinjtë me probleme sociale dhe varësi përmes praktikës së lundrimit dhe jetës në bord.

Që nga 26 marsi i vitit 1993, “Bel Espoir” është shpallur monument kombëtar lundrues në Francë dhe vazhdon të lundrojë mes Karaibeve dhe brigjeve të Francës, si një anije shprese dhe ringritjeje për shumë të rinj./E.T

Qëlluan me armë makinën ku lëvizte 35-vjeçari në autostradë, në kërkim 2 vëllezër

By: Ke Si
4 August 2025 at 13:50

Dy vëllezër nga fshati Xhafzotaj i Durrësit janë shpallur në kërkim nga policia pasi dyshohet se, pas një konflikti për një parakalim në autostradë, kanë ndjekur një 35-vjeçar dhe kanë qëlluar me armë zjarri drejt makinës së tij.

Policia njofton se në vijim të veprimeve hetimore në lidhje me ngjarjen e ndodhur rreth orës 01:00 të datës 03.08.2025, në autostradën “Durrës-Tiranë”, ku u qëllua me armë zjarri në drejtim të automjetit me të cilin lëvizte shtetasi L. Sh., 35 vjeç, janë identifikuar dhe shpallur në kërkim shtetasit Emiliano dhe Elton Domi, vëllezër, të dy banues në fshatin Xhafzotaj.

Nga të shtënat u dëmtua 35-vjeçari, i cili është jashtë rrezikut për jetën ndërkohë, po punohet intensivisht për kapjen e dy shtetasve të shpallur në kërkim.

Njoftimi i policisë

“Qëlluan me armë zjarri, në drejtim të automjetit me të cilin lëvizte një 35-vjeçar, pas një konflikti për motive të dobëta me të, identifikohen dhe shpallen në kërkim 2 shtetas (vëllezër).

Në vijim të veprimeve hetimore në lidhje me ngjarjen e ndodhur rreth orës 01:00 të datës 03.08.2025, në autostradën “Durrës-Tiranë”, ku u qëllua me armë zjarri, në drejtim të automjetit me të cilin lëvizte shtetasi L. Sh., 35 vjeç, specialistët për Hetimin e Krimeve të Rënda të Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës identifikuan dhe shpallën në kërkim shtetasit E. D., 46 vjeç dhe E. D., 40 vjeç, vëllezës, të dy banues në fshatin Xhafzotaj.

Nga hetimet e deritanishme dyshohet se pasi janë konfliktuar verbalisht, me 35-vjeçarin, për parakalimin me automjet, vëllezërit kanë qëlluar me armë zjarri, në drejtim të automjetit me të cilin lëvizte ai.

Nga të shtënat u dëmtua 35-vjeçari, i cili është jashtë rrezikut për jetën.

Punohet intensivisht për kapjen e 2 shtetasve të shpallur në kërkim.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Durrësit, për veprime të mëtejshme”, thuhet në njoftim./e.t

Sfidat e një Shqipërie që nuk e pret dot as verën, as të ardhmen

By: Ke Si
4 August 2025 at 13:44

Nga Shpëtim Luku

Prej shumë vitesh më ka bërë përshtypje, dhe nuk jam i vetëm, ndikimi i emigrantëve shqiptarë gjatë kthimit të tyre në atdhe, sidomos gjatë verës. Kjo prani dy herë në vit, për Vitin e Ri dhe më theksuar gjatë sezonit të nxehtë, ka pasur ndikime të drejtpërdrejta në kursin e këmbimit të euros me lekun, por më tepër se kaq, ka qenë një test i vërtetë për kapacitetet infrastrukturore të vendit.

Rrugët tona, tashmë të ngushta, duken edhe më të pamjaftueshme për shkak të fluksit të makinave që vijnë nga jashtë. Aeroporti ndërkombëtar, që në vitet e para të dhënies me konçesion nisi të “zvogëlohej”, sot, në kohën kur udhëtimi me avion është bërë mënyra më e zakonshme e transportit për shqiptarët, duket krejtësisht i pamjaftueshëm.

Emigrantët, ndoshta pa qëllim, ekspozojnë me prezencën e tyre mungesën e vizionit afatgjatë dhe planifikimit strategjik të shtetit në lidhje me investimet publike. Këto investime, në dukje të mëdha, shpesh janë konceptuar duke marrë për bazë vetëm popullsinë rezidente në Shqipëri, pa llogaritur dinamikat reale të vendit, siç janë kthimet e përkohshme të emigrantëve apo rritja e ndjeshme e turizmit.

Tani që edhe turizmi ka marrë hov dhe Shqipëria është futur seriozisht në hartën e vendeve më të kërkuara për pushime verore, dobësitë infrastrukturore janë bërë edhe më të dukshme: rrugët janë të pamjaftueshme, portet dhe aeroportet nuk i përballojnë dot flukset, ndërsa infrastruktura për ujërat e zeza dhe ato të pijshëm është në gjendje problematike, sidomos në zonat turistike.

Duket, pra, se çdo investim publik bëhet për t’iu përshtatur situatës së krijuar, jo për t’i paraprirë asaj. Kjo mungesë vizioni është një nga pengesat më të mëdha për zhvillimin e qëndrueshëm të vendit.

Në vend që të jemi të përgatitur për të nesërmen, duket sikur gjithmonë kapemi në befasi nga e sotmja.

Vijon aksioni për lirimin e hapësirave publike, Rama thirrje për komentatorët: Bëni durim

By: Ke Si
4 August 2025 at 13:31

Kryeministri Edi Rama ka reaguar përmes një postimi në Facebook lidhur me vijimin e aksionit për lirimin e hapësirave publike në kryeqytet. Duke e cilësuar operacionin si të pandalshëm, Rama theksoi se puna po vijon “pa pushim”.

“Vazhdojmë, papushim”, shkruan Rama, duke lënë të kuptohet se pastrimi i hapësirave publike në Tiranë do të vijojë me të njëjtin ritëm dhe vendosmëri.

Në të njëjtin postim, kreu i qeverisë ka një mesazh edhe për ata që kritikojnë apo kundërshtojnë aksionin në rrjetet sociale:
“U lutemi komentatorëve që brenda mundësive të bëjnë ca durim, por edhe po s’mundën, i përshëndesim me mirëkuptim.”/E.T

Tabaku: Reforma në politikën tatimore është e domosdoshme, përndryshe fshati do të vdesë

By: Ke Si
4 August 2025 at 13:31

Deputetja demokrate Jorida Tabaku ka shprehur shqetësimet e saj për situatën në bujqësinë shqiptare, duke e cilësuar rritjen e TVSH-së në 20% si një politikë të gabuar që ka sjellë informalitet dhe ka marginalizuar fermerët e vegjël. Ajo sugjeron që TVSH-ja të rikthehet në nivelet e mëparshme, 6% ose madje në 0%, për të ndihmuar ndjeshëm bujqësinë.

Në një video të postuar në rrjetet sociale, Tabaku theksoi se mbështetja për bujqësinë duhet të kalojë përtej granteve dhe skemave të shkëputura, duke përqendruar përpjekjet në politika tatimore që nxisin prodhimin vendas dhe fuqizojnë prodhuesit e vegjël. Ajo theksoi rëndësinë e lidhjes së këtyre prodhuesve me të mëdhenjtë për të garantuar konkurrueshmëri dhe për të krijuar një model ekonomik që funksionon.

Tabaku u shpreh se pa një rregullim të politikave tatimore dhe fiskale, fshati do të vazhdojë të vdesë, siç ka ndodhur deri më tani. Ajo përmendi se toka është pasuria më e madhe që ka Shqipëria dhe se ajo nuk po shfrytëzohet siç duhet. Përfundimisht, ajo paralajmëroi se nëse nuk ndërhyhet në mënyrë sistematike për të përmirësuar kushtet e bujqësisë, e ardhmja e fshatrave shqiptare do të jetë e errët./e.t

Berisha shfrenon fantazinë: Ministri i Jashtëm kërcënon vëzhguesit ndërkombëtarë

By: Ke Si
4 August 2025 at 13:25

Kreu i PD Sali Berisha e ka shfrenuar sot fantazinë, duke u shprehur se ministri i Jashtëm ka kërcënuar vëzhguesit ndërkombëtarë të ndryshojnë raportin e zgjedhjeve të 11 Majit.

Në një deklaratë për mediat, Berisha ka publikuar një letër, sipas tij të dërguar nga ministri i Jashtëm Igli Hasani ndaj përfaqësuesve të misioneve ndërkombëtare të vëzhgimit, që sipas tij përbën një presion të paprecedent ndaj tyre për të ndryshuar tonin kritik të raportit për zgjedhjet.

Letra, e datës 12 maj, është adresuar për Farah Karimi, koordinatore speciale e OSBE-së, si dhe për përfaqësues të misioneve të ODIHR-it, Parlamentit Europian dhe Këshillit të Europës, mes tyre Lamberto Zannier, Bjorn Soder, Simone Billi dhe Michael Gahler.

Sipas Berishës, në letrën e Hasanit theksohet “pritshmëria që raportet të pasqyrojnë me saktësi realitetet e vëzhguara në terren”, ndërsa ministri shpreh “shqetësim serioz” për paragrafin hyrës të deklaratës paraprake të vëzhguesve, të cilin e cilëson si “thellësisht negativ dhe të pabalancuar”./E.T

Thirrjet antishqiptare në Kumanovë, reagon për herë të parë Mickoski: Nuk i vura re

By: Ke Si
4 August 2025 at 13:22

Kryeministri maqedonas, Hristijan Mickoski, tha se dënon thirrjet nacionaliste dhe ksenofobe kundër shqiptarëve gjatë një ndeshjeje të zhvilluar në Kumanovë.

Në fundjavë, gjatë ndeshjes mes Maqedonisë së Veriut dhe Rumanisë në basketboll u dëgjuan thirrje sikurse “shqiptar i mirë është shqiptar i vdekur”, “dhoma gazi për shqiptarët”, “Maqedoni e pastër”.

Në këtë ngjarje, që ishte ndeshja e parë e fazës së dytë të parakualifikimeve për Kupën e Botës 2027 në Katar, të pranishëm ishin edhe kryeministri maqedonas Hristijan Mickoski, zëvendëskryeministri Ivan Stoilkoviq dhe ministri i Punëve të Brendshme, Panço Toshkovski.

Mickoski gjatë një prononcimi për media më 4 gusht tha se edhe pse ishte i pranishëm në sallë, nuk i “vura re” tifozët që brohoritën këto thirrje, pasi tha se bëhet “fjalë për një grup të vogël njerëzish”.

“Dua ta shfrytëzoj këtë rast për t’iu bashkuar dënimit të nacionalizmit dhe ksenofobisë – së pari për atë që ndodhi gjatë ndeshjes së basketbollit ndërmjet Maqedonisë [së Veriut] dhe Rumanisë, e më pas për të dërguar një mesazh te të gjitha grupet e tifozëve: të mbështesin në mënyrë sportive, ta përkrahin ekipin e tyre dhe përfaqësuesen kombëtare të Maqedonisë”, tha Mickoski.

Ai tha se thirrjet kundër shqiptarëve “do të jetë objekt hetimi dhe sanksionesh, pa marrë parasysh nga vjen”. Prokuroria maqedonase ka nisur hetimet për këtë ngjarje.

“Dua të përsëris edhe një herë: e dënoj në mënyrë absolute brohoritjen e pazakontë dhe të papranueshme të disa individëve, të cilët nuk hasën në mbështetje nga asnjë prej të pranishmëve në sallë”, tha ai.

Kodi Penal i Maqedonisë së Veriut parasheh dënime për thirrjet raciste dhe gjuhën e urrejtjes në disa nene, ndërsa më i rëndësishmi është neni 319, i cili parashikon se kushdo që nxit ose përhap publikisht urrejtje, përçarje apo jotolerancë mbi baza racore, fetare, etnike apo kombëtare, dënohet me burgim nga një deri në pesë vjet./e.t

Shalqinjtë kalben në fushat e Myzeqesë, s’ka treg për shitje

By: Ke Si
4 August 2025 at 13:20

Fermerët e zonave të Frakullës dhe Kafarajt në Fier shprehin revoltën për situatën e vështirë ku gjenden, pasi shalqiri, kultura kryesore, ka mbetur pa shitur dhe po kalbet në ara.

Ata pohojnë jashtë kamerave se janë të braktisur nga shteti dhe përballen çdo vit me mungesën e shitjes në vend apo gjetjen e mundësive për eksportin e prodhimit.

Një pjesë e mirë e shalqinjve ka mbetur pa u mbledhur në ara, pasi mungon kërkesa në treg dhe çmimet janë tepër të ulëta.

Fermerëve u ofrohet vetëm 8 lekë për kilogram në shitje me shumicë – një çmim që, sipas tyre, nuk mbulon as kostot bazë të prodhimit.

Në kushtet kur çmimi është tej i ulët nën kosto, shumë fermerë e kanë lënë pa mbledhur prodhimin./e.t

SHBA i kthen shpinën botës? Mbyllja e USAID rrezikon miliona jetë deri në vitin 2030

By: Ke Si
4 August 2025 at 11:49

Mbyllja e Agjencisë Amerikane për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID) po shkakton tronditje serioze në sistemet shëndetësore të vendeve në zhvillim, teksa ekspertët paralajmërojnë se ndikimet e kësaj lëvizjeje mund të jenë fatale për miliona njerëz deri në fund të kësaj dekade.

Sipas një raporti të publikuar nga revista mjekësore The Lancet, ndihma ndërkombëtare e USAID ka kontribuar në shpëtimin e mbi 92 milionë jetëve gjatë 20 viteve të fundit, përmes programeve që luftojnë HIV/AIDS-in, malarien dhe sëmundjet infektive tek fëmijët. Por, ky progres është vënë në rrezik serioz pas vendimit të administratës së ish-presidentit Donald Trump për të ndërprerë deri në 80% të ndihmës humanitare ndërkombëtare, përmes një strukture të re të quajtur “Department of Government Efficiency” (DOGE).

Pasojat e këtij vendimi tashmë janë të dukshme në terren. Në Eswatini, një prej vendeve më të goditura, spitalet po mbyllen, furnizimet mjekësore janë drejt shterimit, dhe programet e parandalimit të HIV-it janë reduktuar në mënyrë drastike. Spitali “Miracle Campus”, dikur qendër shëndetësore model që trajtonte mbi 300 mijë pacientë në vit, sot ndodhet pranë mbylljes për shkak të mungesës së fondeve.

Zyrtarë të USAID dhe ekspertë të shëndetit publik në nivel ndërkombëtar shprehen se mungesa e financimit mund të rikthejë sëmundje të rrezikshme në forma më agresive dhe të pamenaxhueshme. Ata paralajmërojnë se vendet me burime të kufizuara nuk kanë kapacitetet e nevojshme për të përballuar një krizë të tillë shëndetësore.

“Ndërprerja e ndihmës nuk është vetëm një akt politik është një çështje që ndan jetën nga vdekja për miliona njerëz,” thuhet në raportin e The Lancet.

Aktualisht, Kongresi amerikan po shqyrton mundësinë e rivendosjes së një pjese të financimeve për programin PEPFAR një nga iniciativat më të suksesshme të USAID në luftën kundër HIV/AIDS, por mbështetja për programet e tjera shëndetësore mbetet e paqartë.

Ndërkohë, mijëra punonjës humanitarë janë detyruar të braktisin terrenin, dhe tonelata me pajisje e medikamente qëndrojnë të bllokuara në magazina, pa mundësi shpërndarjeje tek ata që kanë më shumë nevojë./e.t

Irani krijon një organ mbrojtës pas sulmeve të Izraelit dhe SHBA-së

By: Ke Si
4 August 2025 at 11:47

Irani ka themeluar një këshill të ri mbrojtës pas sulmeve në qershor nga Izraeli dhe SHBA-të, raportojnë mediat shtetërore iraniane.

Këshilli do të merret me planet mbrojtëse dhe do të përmirësojë aftësitë e forcave të armatosura të Iranit dhe do të kryesohet nga Presidenti Masoud Pezeshkian.

Vendimi i Iranit vjen pas një lufte ajrore 12-ditore nga Izraeli dhe SHBA-të në qershor.

Në orët e para të 13 qershorit, shpërthime goditën Teheranin ndërsa Izraeli kreu një sulm të madh ndaj kapaciteteve të tij bërthamore.

Irani kërcënoi se do të hakmerrej dhe u kundërpërgjigj shpejt me një sulm raketash.

Dhe më pas, më 22 qershor, Amerika hyri në konflikt dhe Donald Trump njoftoi se forcat amerikane kishin goditur tre lokacione bërthamore iraniane në një “sulm shumë të suksesshëm”.

MegjithatëQ lufta nuk zgjati shumë, pasi më 24 qershor u shpall armëpushimi. Që prej atëherë nuk ka pasur sulme nga asnjë palë./e.t

Aksident në Devoll/ Zetori përmbyset dhe zë poshtë drejtuesin 75-vjeçar

By: Ke Si
4 August 2025 at 11:46

Një ngjarje e rëndë është regjistruar ditën e sotme në fshatin Menkulas të Devollit, ku një mjet bujqësor tip zetor ka dalë nga rruga dhe është përmbysur, duke zënë poshtë drejtuesin e tij.

Sipas informacioneve paraprake, viktima e mundshme është një 75-vjeçar, i cili ndodhej vetëm në momentin e aksidentit. Dyshohet se plagosjet janë fatale, ndërsa autoritetet nuk kanë konfirmuar ende zyrtarisht nëse ai ka ndërruar jetë.

Policia ndodhet në vendngjarje dhe ka nisur hetimet për të zbardhur shkaqet dhe rrethanat e aksidentit. Paraprakisht mendohet se zetori ka humbur kontrollin në një terren të vështirë dhe është përmbysur në një kthesë.

Pritet që grupi hetimor të kryejë veprimet e mëtejshme dhe të konfirmojë identitetin dhe gjendjen e saktë të të moshuarit./e.t

❌
❌