Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Yesterday — 29 July 2025Main stream

Galatasaray dërgon ofertën e parë për Donnarummën

By: armand
29 July 2025 at 17:32

Pas transferimit të bujshëm të Victor Osimhen, Galatasaray po tenton një tjetër goditje të madhe. Klubi turk ka dërguar ofertën e parë zyrtare në drejtim të PSG-së për një transferim të mundshëm të Gigio Donnarumma-s. Portierit italian, të cilit i skadon kontrata me PSG-në verën e vitit të ardhshëm, nuk ka gjetur gjuhën e përbashkët […]

The post Galatasaray dërgon ofertën e parë për Donnarummën appeared first on BoldNews.al.

Donnarumma ka pesë opsione ku mund ta vazhdojë karrierën në rast largimi nga PSG-ja

28 July 2025 at 23:31

Paris Saint-Germain është shumë pranë arritjes së një marrëveshjeje për transferimin e Lucas Chevalier nga Lille, duke ngritur dyshime mbi të ardhmen e Gianluigi Donnarummas.

Sipas FootMercato, PSG ka arritur një marrëveshje verbale me portierin 23-vjeçar, i cili pritet t’i bashkohet kampionëve francezë së shpejti.

Por ky zhvillim ka shkaktuar pasiguri rreth pozicionit të Donnarummas, i cili është në vitin e fundit të kontratës së tij.

Megjithëse disa klube kanë shprehur interesim për italianin, përfshirë Manchester United, Manchester City, Galatasaray dhe ekipe nga Arabia Saudite, Donnarumma nuk ka ndërmend të largohet menjëherë, sipas gazetarit Fabrice Hawkins.

Ai do të shqyrtojë një largim vetëm nëse paraqitet një projekt që e bind plotësisht.

Agjentët e tij janë aktualisht duke vlerësuar opsionet e mundshme, por Donnarumma mbetet i lidhur me projektin e trajnerit Luis Enrique dhe nuk është i gatshëm të ndërrojë ambient pa kushtet e duhura.

Në brendësi të klubit, po diskutohet mundësia që Chevalier dhe Donnarumma të konkurrojnë për vendin e titullarit gjatë sezonit të ardhshëm./Telegrafi/

The post Donnarumma ka pesë opsione ku mund ta vazhdojë karrierën në rast largimi nga PSG-ja appeared first on Telegrafi.

Before yesterdayMain stream

Donnarumma do të largohet nga PSG, dy gjigantët anglezë në garë për italianin

27 July 2025 at 13:42

Gianluigi Donnarumma pritet të largohet nga Paris Saint-Germain gjatë kësaj vere, pasi klubi ka vendosur të mos rrezikojë ta humbasë në një transferim të lirë në të ardhmen.

Sipas L’Equipe, PSG është e gatshme të dëgjojë oferta për portierin italian, pasi bisedimet për rinovimin e kontratës së tij e cila skadon në qershor 2026  kanë ngecur për shkak të mosmarrëveshjeve rreth pagës.

Klubi parisien po punon për të gjetur një zëvendësues, dhe kandidati kryesor është Lucas Chevalier nga Lille. Ky transferim mund t’i kushtojë PSG-së rreth 40 milionë euro.

Duke parë këtë situatë, Manchester United dhe Manchester City kanë shfaqur interes të fortë për Donnarumman dhe tashmë janë futur seriozisht në garë për nënshkrimin e tij.

Për portierin 25-vjeçar janë raportuar më parë interesime edhe nga Chelsea dhe Galatasaray, por dy klubet nga Manchesteri shihen si favoritë aktualë.

Donnarumma vjen nga një sezon shumë i mirë me PSG-në, duke pasur rol kyç në fitoren historike të Ligës së Kampionëve për klubin francez.

Nëse ai vendos të rikthehet në Serie A, kandidatët më të besueshëm mbeten vetëm Interi dhe Juventusi të vetmit që mund të përballojnë pagën dhe statusin e tij. /Telegrafi/

The post Donnarumma do të largohet nga PSG, dy gjigantët anglezë në garë për italianin appeared first on Telegrafi.

PSG arrin marrëveshje me portierin i cili do ta zëvendësojë Donnarumman

27 July 2025 at 09:45

Sipas një raporti nga L’Equipe, Paris Saint-Germain ka hapur bisedimet për të transferuar portierin Lucas Chevalier nga Lille. 

Gardiani francez ka qenë prej kohësh një objektiv i klubit parizien, që kërkon të përforcojë konkurrencën mes shtyllave për sezonet në vazhdim. 

Interesi i kampionëve francezë për Chevalier nuk është më një sekret, pasi PSG ka ndjekur portierin prej disa muajsh. Megjithatë, tashmë është ndërmarrë edhe një hap konkret. 

Chevalier ka arritur marrëveshje për kushtet personale me PSG-në, dhe nëse arrihet marrëveshje mes klubeve, ai do të nënshkruajë një kontratë 5-vjeçare me klubin nga kryeqyteti francez. 

PSG ende nuk ka nisur negociatat zyrtare me Lille, por është në dijeni të kërkesave të klubit. 

Presidenti i Lille, Olivier Letang, do të kërkojë një shumë në zonën e 40 milionë eurove për ta lënë të lirë Chevalier. 

🚨🔴🔵 Paris Saint-Germain have agreed personal terms with Lucas Chevalier.

Talks ongoing with Lille as request starts from €40m, as L’Équipe reported.

PSG start moving as they still can not agree new deal with Gigio Donnarumma. pic.twitter.com/65ypuRdnpQ

— Fabrizio Romano (@FabrizioRomano) July 27, 2025

E ardhmja e Gianluigi Donnarummas ‘Parc des Princes’ mbetet ende e pasigurt, me kontratën e tij që skadon në vitin 2026. 

Ndërkohë, Galatasaray ka paraqitur një ofertë për të nënshkruar me portierin italian, duke shtuar edhe më shumë dilema rreth portës së PSG-së për sezonin e ardhshëm./Telegrafi/

The post PSG arrin marrëveshje me portierin i cili do ta zëvendësojë Donnarumman appeared first on Telegrafi.

Rinovimi në ngërç, gjigantët europianë vëzhgojnë situatën e Donnarummas te PSG-ja

By: armand
23 July 2025 at 17:53

Kampion Europe, kampion i Francës dhe nënkampion bote. Ka qenë një sezon i gjatë për Gianluigi Donnarumma, i cili tani po shijon pushimet në “Costa Smeralda”. Portieri i PSG-së po ruan formën edhe në Sardenjë, teksa qëndron në pritje të sinjaleve nga Parisi për të ardhmen e tij. Kontrata i skadon për pak më shumë […]

The post Rinovimi në ngërç, gjigantët europianë vëzhgojnë situatën e Donnarummas te PSG-ja appeared first on BoldNews.al.

Dilema e Donnarummas, largim nga PSG pasi e duan dy gjigantë evropianë apo rinovim me kushte të reja?

17 July 2025 at 16:55

Kontrata e Gianluigi Donnarumma me Paris Saint-Germain skadon verën e ardhshme dhe e ardhmja e portierit italian mbetet e pasigurt.

Edhe pse ndihmoi klubin francez të fitonte Ligën e Kampionëve në sezonin 2024/25, rinovimi i kontratës së tij nuk është i sigurt, për shkak të kërkesave të larta për pagë.

Sipas raportimeve nga Tuttosport, disa klube të mëdha evropiane si Bayern Munich dhe Manchester City janë të interesuara për shërbimet e 26-vjeçarit.

Megjithatë, rikthimi në Serie A mbetet i vështirë, për shkak të kushteve financiare që kërkon Donnarumma, të cilat shumica e klubeve italiane nuk mund t’i përmbushin.

PSG, nga ana tjetër, ka shprehur gatishmëri të vazhdojë me portierin, por me kushte të reja financiare. Në vend të 12 milionë eurove në sezon që ai përfiton aktualisht, kampionët e Francës po planifikojnë t’i ofrojnë një pagë bazë prej 8 deri në 9 milionë euro, ndërsa pjesa tjetër do të mbulohet përmes bonuseve të lidhura me objektiva individualë dhe të ekipit.

Dilema e Donnarumma-s mbetet: të pranojë ofertën më të ulët për të vazhduar me PSG-në apo të kërkojë një aventurë të re në një tjetër klub evropian, ku oferta financiare mund të jetë më e favorshme.

Me vetëm 10 muaj të mbetura nga kontrata, vendimi pritet të merret shumë shpejt. /Telegrafi/ 

The post Dilema e Donnarummas, largim nga PSG pasi e duan dy gjigantë evropianë apo rinovim me kushte të reja? appeared first on Telegrafi.

Donnarumma ia theu këmbën, Musiala del me video-mesazh për italianin

9 July 2025 at 16:21

Jamal Musiala ka kërkuar që të mos fajësohet askush për lëndimin e tij.

Mesfushori i Bayern Munichu postoi një video-mesazh në rrjetet sociale.

Më parë, Musiala iu nënshtrua një ndërhyrjeje kirurgjikale për një frakturë të fibulës që pësoi në një përplasje me portierin e PSG-së, Gianluigi Donnarumma, në ndeshjen çerekfinale të Kupës së Botës për Klube (0–2).

“Faleminderit për dashurinë dhe mbështetjen që kam marrë nga të gjithë ju. Do të thotë shumë për mua”, ka thënë fillimisht talenti gjerman.

“Është mirë të shohësh botën e futbollit të bashkohet në momente si kjo dhe e vlerësoj vërtet këtë. Operacioni shkoi mirë.

“Jam nën mbikëqyrje të ngushtë. Dua të them se nuk ka askush për t’u fajësuar për atë që ndodhi”.

“Këto situata ndodhin dhe tani kam ndërmend ta shfrytëzoj këtë kohë për të rifituar forcën dhe mentalitetin tim pozitiv”.

“Pres me padurim t’ju shoh përsëri”, përfundon mesazhin e tij Musiala. /Telegrafi/

The post Donnarumma ia theu këmbën, Musiala del me video-mesazh për italianin appeared first on Telegrafi.

Donnarumma i theu këmbën, Musiala thyen heshtjen pas dëmtimit të rëndë : bën një apel

By: user 2
9 July 2025 at 15:36

Jamal Musiala flet për herë të parë pas dëmtimit të rëndë dhe mbron portierin Gianluigi Donnarumma nga kritikat që ka marrë gjatë dhe pas ndeshjes mes PSG e Bayern Munchen: “Nuk ka askënd për të fajësuar, situata të tilla ndodhin”.

Pas disa ditësh diskutimi në lidhje me atë që ndodhi, futbollisti gjerman, i cili është operuar me sukses në klinikën e specializuar të Murnau në Bavari, ka folur për herë të parë dhe ka dashur të dërgojë mesazhin e tij për ata që kanë kritikuar portierin italian për kontaktin që çoi në dëmtimin e tij.

Musiala mbron italianin: “Nuk ka askënd për të fajësuar”

Musiala ka publikuar një video në Instagram ku ka dashur të theksojë se është mirë dhe ka vlerësuar mbështetjen e botës së futbollit: “Përshëndetje të gjithëve, doja t’ju falënderoja për gjithë mbështetjen e ngrohtë që kam marrë, do të thotë shumë për mua. Është prekëse të shohësh se si bota e futbollit arrin të bashkohet në momente të tilla, dhe e vlerësoj jashtëzakonisht”.

Futbollisti i Bayern Munchen vazhdoi ndërhyrjen e tij të shkurtër duke u fokusuar tek përplasja me portierin Donnarumma dhe e çliroi italianin nga çdo përgjegjësi: “Operacioni shkoi shumë mirë, jam në duar të mira dhe doja të thoja se nuk ka askënd për të fajësuar për atë që ndodhi. Janë gjëra që ndodhin, dhe do ta përdor këtë kohë për të rikuperuar forcat dhe energjinë pozitive. Mezi pres t’ju shoh sërish”.

Jamal Musiala’s message following his surgery pic.twitter.com/SCYgGmc9ri

— Bayern & Germany (@iMiaSanMia) July 9, 2025

Musiala i operuar pas dëmtimit: kohët e rikuperimit

Jamal Musiala është operuar në klinikën e specializuar të Murnau, në Bavari, pas dëmtimit të rëndë të pësuar në çerekfinalet e Botërorit për Klube kundër Paris Saint-Germain. Futbollisti gjerman 22-vjeçar pësoi një frakturë të fibulës dhe dëmtime në ligamentet e kyçit të këmbës së majtë: Bayern komunikoi zyrtarisht rezultatin e operacionit përmes kanaleve të tij sociale.

Kohët e rikuperimit të nevojshme për të parë sërish talentin Jamal Musiala në fushë do të jenë mes 5 dhe 6 muajsh: kur futbollisti gjerman me shumë talent të jetë gati dhe të ketë rikuperuar gjendjen më të mirë fizike, atëherë do të kthehet në fushë. Është shumë e mundshme që rikthimi i tij të ndodhë mes fundit të dimrit dhe pranverës 2026.

Mesazhi mesazh Whatsapp në pushim të ndeshjes

Gigio Donnarumma ishte shumë i mërzitur për dëmtimin e gjermanit Musiala dhe i shkroi një mesazh në Whatsapp gjatë pushimit të ndeshjes mes PSG-së dhe Bayern, menaxherit të tij Vincenzo Raiola: “Sapo hyri në dhomat e zhveshjes madje hapi edhe telefonin. Në kaq vite që punojmë bashkë nuk e ka bërë kurrë. Zakonisht e fik një orë para fishkëllimës së parë për t’u përqendruar tek ndeshja dhe e ndiz përsëri pas ndeshjes. Kësaj here më dërgoi një mesazh për të më thënë që ishte i tronditur dhe që nuk e kishte bërë me qëllim”.

The post Donnarumma i theu këmbën, Musiala thyen heshtjen pas dëmtimit të rëndë : bën një apel appeared first on Lapsi.al.

Musiala “fal” Donnarumma-n: Gjëra që ndodhin, nuk fajësoj askënd për dëmtimin

By: armand
9 July 2025 at 16:44

Jamal Musiala ka reaguar për herë të parë pas dëmtimit të rëndë që pësoi në ndeshjen mes Bayern Munich dhe PSG në Botërorin e Klubeve. Përmes një video-mesazhi në rrjetet sociale, ai falënderoi tifozët dhe botën e futbollit për mbështetjen. Mesfushori gjerman theksoi se nuk fajëson askënd për dëmtimin, duke e konsideruar një situatë që […]

The post Musiala “fal” Donnarumma-n: Gjëra që ndodhin, nuk fajësoj askënd për dëmtimin appeared first on BoldNews.al.

“Ndihem keq por s’kam faj”: Donnarumma nën akuzë, zbulohet mesazhi whatsapp në pushim

By: user 2
7 July 2025 at 10:10

Nuk qëndroi pranë Jamal Musiala në ato momente sepse ishte i tronditur nga dëmtimi, që, sigurisht, nuk do të kishte dashur kurrë t’ia shkaktonte një kolegu. Gianluigi Donnarumma megjithatë përfundoi gjithsesi në shënjestrën e rrjeteve sociale, pas çerekfinales së Botërorit mes Psg dhe Bayern Munchen. Dhe gjithashtu të portierit bavarez, Manuel Neuer, i cili e akuzoi se ndërhyri në mënyrë të panevojshme të ashpër. Një version i kundërshtuar nga portieri i Real Madrid, Thibaut Courtois, i cili do ta sfidojë italianin në gjysmëfinale. Dhe po ashtu nga Vincenzo Raiola, menaxheri i kapitenit të Italisë. Vetë Donnarumma gjithashtu ka treguar versionin e tij për Gazzetta dello Sport: “Jam shumë i tronditur nga ajo që ndodhi, nuk ishte aspak qëllimi im të dëmtoja Musiala.”

NDJESHËMRIA

Në aksionin e diskutuar, Donnarumma ndërhyri për të kapur topin para gjermanit Musiala. Një ndërhyrje e rregullt, që nuk u ndëshkua nga gjyqtari Taylor. “Është çështje fraksionesh sekonde — thekson Vincenzo Raiola —, mjafton një çast që pritja të kthehet në penallti. Gigio arriti i pari te topi dhe nuk mund ta shmangte më përplasjen. Është e padrejtë të mendohet se donte ta dëmtonte kundërshtarin, të cilit i urojmë të rikuperohet sa më shpejt për t’u kthyer më i fortë se më parë”.

Lexo më tej:

Në pamjet filmike, Donnarumma duket i hutuar: largohet, ulet në gjunjë, bën sikur ecën drejt pankinës, kthehet pas i vrerosur. “Nuk deshi të bënte sikur nuk ndodhi gjë — vazhdon menaxheri —, Gigio është një djalë shumë i ndjeshëm. Nuk do të kishte mundur ta përballonte skenën dhe preferoi të largohej që mjekët të kujdeseshin sa më mirë për Musiala. Sapo hyri në dhomat e zhveshjes madje hapi telefonin. Në kaq vite që punojmë bashkë, nuk e ka bërë kurrë. Zakonisht e fik një orë para fillimit të ndeshjes për t’u përqendruar dhe e ndez pas ndeshjes. Kësaj here më dërgoi një mesazh për të më thënë se ishte i tronditur dhe që nuk e kishte bërë me qëllim”.

DUELI

Në pjesën e dytë, tifozët e fishkëllyen, si paralajmërim për fyerjet që më pas erdhën në rrjetet sociale. Dhe gjithashtu për kritikën publike të Neuer: “Në të vërtetë — pranon Raiola — e kuptoj Neuer. Siç thotë Courtois, është normale të mbrojë shokun e skuadrës. Dhe ka të drejtë edhe kur thotë që mund të sillesh ndryshe. Është e vërtetë, por jemi të gjithë të ndryshëm dhe secili sillet si mundet. Ishte një episod loje në duelin e përjetshëm mes portierëve dhe sulmuesve. Në dhjetor, Gigio gati sa nuk humbi një sy në një përplasje me një lojtar të Monaco (Singo, shën. red.). Edhe Neuer në 2014 goditi me grushta në dalje Higuain, në një ndeshje mes kombëtareve. Pastaj kërkoi falje edhe pse pranoi se donte të shmangte një rrezik për skuadrën e tij, duke ditur që rrezikonte të dëmtonte kundërshtarin.”

RINOVIMI

Gigio në fund të ndeshjes u këshillua me Raiola për të ditur nëse duhej të shkonte ta vizitonte Musiala në spital: “Ishte shumë i shqetësuar dhe i mërzitur.” Orët në vijim postoi një mesazh mbështetës dhe urimi për gjermanin, që u kontaktua gjithashtu nga presidenti Al Khelaifi. Por ndërsa Psg përgatitet për gjysmëfinalen me Real Madrid, kontrata e italianit që skadon më 2026 mbetet pezull: “Po flasim — përfundon Raiola —, nuk është e pazakontë një negociatë kaq e gjatë sepse flitet për portierin më të fortë në botë. Për mua, Gianluigi e meriton Topin e Artë. Dembélé ka bërë shumë me golat e tij, por pa pritjet e Gianluigit ndaj Liverpool, Aston Villa dhe Arsenal, Psg nuk do ta kishte fituar kurrë Champions. Jemi optimistë. Psg është një klub i madh. Të kalojnë ndeshjet e fundit. Në lojë është kulmi i një sezoni tashmë historik. Pastaj do të mundohemi të gjejmë një marrëveshje në një kohë të arsyeshme.”

The post “Ndihem keq por s’kam faj”: Donnarumma nën akuzë, zbulohet mesazhi whatsapp në pushim appeared first on Lapsi.al.

Musiala dëmtohet rëndë në PSG-Bayern: Donnarumma i thyen këmbën e shpërthen në lot

By: user 2
5 July 2025 at 21:06

Gjatë ndeshjes çerekfinale të Botërorit për klube mes PSG e Bayern Mynih Jamal Musiala është dëmtuar rëndë, pas një përplasje loje me Ëillian Pacho e portierin Donnarumma. Këmba e gjermanit është përthyer në mënyrë jo natyrale, duke pësuar frakturë. Donnarumma mbeti i tronditur, ndërsa disa nga shokët e skuadrës të Bayern u afruan te Musiala duke vënë duart në kokë.

Një top po shkonte ngadalë drejt portierit Donnarumma, me Pacho që mbronte daljen e italianit. Musiala u përpoq ta parakalojë, por portieri kapi topin e njëkohësisht ra mbi këmbët e lojtarit të Bayern. Gjermani bërtiti nga dhimbja, pamjet janë tmerrësisht të qarta: kyçi i këmbës së majtë është kthyer në një mënyrë jo natyrale, është e dukshme që ka një frakturë. Episodi ndodhi në kohën shtesë të pjesës së parë të PSG-Bayern, me rezultatin 0-0. Donnarumma ishte me shpinë nga Musiala, por pa mbrojtësin Hakimin që kapi kokën me duar. Portieri i PSG u kthye dhe e kuptoi çfarë kishte ndodhur, duke u ulur në gjunjë dhe duke shpërthyer në lot.

Donnarumma’s reaction to Musiala’s injury…

pic.twitter.com/XD60si524r

— Bayern & Football (@MunichFanpage) July 5, 2025

Lexo më tej: PSG me 9 lojtarë eliminon Bayern Mynih: Doué e Dembélé, francezët në gjysmëfinale

Reagim natyral për numrin një të francezëve, edhe pse sigurisht që nuk pati asnjë qëllim në ndërhyrje. Musiala doli me barelë, i zëvendësuar nga Gnabry (përveç kësaj, Bayern kishte humbur për shkak dëmtimi Stanisic dhjetë minuta më parë, në vend të tij kishte hyrë Sasha Boey). Në fillim të pjesës së dytë kamerat fokusuan në plan të afërt portierin e PSG, i cili dukej ende i tronditur nga ajo që ndodhi. Vetë Donnarumma kishte qenë viktimë e një dëmtimi të rëndë dhjetorin e kaluar, kur kishte marrë një goditje me shkelm në fytyrë nga Singo i Monaco, që i kushtoi disa qepje.

The post Musiala dëmtohet rëndë në PSG-Bayern: Donnarumma i thyen këmbën e shpërthen në lot appeared first on Lapsi.al.

Akuza ndaj Donnarummas se po qeshte kur ia theu këmbën Musialas

5 July 2025 at 19:12

Ndeshja mes Paris Saint-Germain dhe Bayern Munich në kuadër të çerekfinales së Kupës së Botës për Klube, që po zhvillohet në “MetLife Stadium”, ka sjellë tensione të mëdha në fund të pjesës së parë, e jo vetëm për rezultatin 0-0.

Gjermanët ishin në kontroll të lojës dhe po kërkonin golin me ngulm, por gjithçka ndryshoi kur ylli i Bayernit, Jamal Musiala, pësoi një dëmtim të rëndë.

Musiala u përplas me portierin Gianluigi Donnarumma, i cili ndërhyri me forcë në zonë për të larguar topin, por përfundoi duke i shkaktuar një frakturë të rëndë në këmbë mesfushorit gjerman.

Lojtari u largua me barelë nga fusha, ndërsa situata në stadium ishte dramatike.

Megjithatë, ajo që ka shkaktuar zemërim të madh në rrjet është reagimi i Donnarummas pas aksidentit.

Sipas shumë përdoruesve në X, portieri italian u pa duke qeshur pak çaste pas ndërhyrjes fatale ndaj Musialas, çka është cilësuar si “i papërshtatshëm dhe joetik” nga tifozët.

 

Donnarumma really was out there smirking at Musiala’s ankle injury. Disgusting. pic.twitter.com/mFvavaLjvq

— nate (@aStoicNate) July 5, 2025

Postimet në X janë shpërndarë me shpejtësi, me komente si: “Si mund të qeshësh kur i the theva këmbën një lojtari?” dhe “Donnarumma ka kaluar çdo kufi të sportivitetit.”

Për momentin nuk ka pasur reagim zyrtar nga PSG apo vetë lojtari, por polemikat vazhdojnë të rriten, ndërsa gjendja e Musialas pritet të konfirmohet nga mjekët e ekipit në orët në vijim. /Telegrafi/

I was genuinely celebrating when I saw Donnarumma acting like that because I thought this means it‘s a pen pic.twitter.com/QezQWS69Ht

— bayali (@bayali_) July 5, 2025

Disgusting from Donnarumma smirking at the injury pic.twitter.com/iRJwJhSPwX

— nate (@aStoicNate) July 5, 2025

Donnarumma really was out there smirking at Musiala’s ankle injury. Disgusting. pic.twitter.com/mFvavaLjvq

— nate (@aStoicNate) July 5, 2025

The post Akuza ndaj Donnarummas se po qeshte kur ia theu këmbën Musialas appeared first on Telegrafi.

Pamje të dhimbshme: Donnarumma ia thyen këmbën Musialas

5 July 2025 at 18:57

Paris Saint-Germaini dhe Bayern Munich po luajnë baras me rezultat 0-0 pas pjesës së parë në ‘MetLife Stadium’. 

Këto dy skuadra janë vënë përballë njëra-tjetrës në kuadër të çerekfinales së Kupës së Botës për Klube. 

Gjatë pjesës së parë u vërejt një dominim i gjermanëve, të cilët po e kërkonin me ngulm golin e avantazhit. 

Kur dukej se çdo gjë po shkonte mirë për bavarezët, ndodhi lëndimi i yllit kryesor Jamal Musiala. 

Reprezentuesi gjerman mbeti i lënduar në fund të pjesës së parë, pas një ndërhyrje nga portieri Gianluigi Donarumma. 

Ky i fundit në përpjekje për të spastruar topin nga zona, i ka shkaktuar një lëndim të rëndë Musialas duke ia thyer këmbën. 

I menjëhershëm ishte reagimi i stafit mjekësor dhe në fund u desh që lojtari të largohej me barelë nga fusha./Telegrafi/

The post Pamje të dhimbshme: Donnarumma ia thyen këmbën Musialas appeared first on Telegrafi.

Donnarumma e Fabian Ruiz e katranosin: rrezikojnë eliminimin në Botërorin e Klubeve

By: user 2
24 June 2025 at 10:44

Një gabim në pasim i portierit Donnarumma mund t’i kishte kushtuar shtrenjtë Paris Saint-Germain (i kualifikuar për në 1/8, do të përballet me Inter Miamin e Messit) në ndeshjen e Kupës së Botës për Klube ndaj Seattle Sounders. Portieri italian pa sërish fantazmat për shkak të të njëjtit defekt që shpesh ka qenë objekt kritikash në drejtim të tij: është shumë i mirë mes shtyllave, por loja me këmbë nuk është pika e tij e fortë dhe mund të mjaftojë edhe një veprim i thjeshtë për ta vënë në vështirësi. Ai bëri një rrëmujë, duke i dhuruar madje topin një kundërshtari i cili, për fat të tij, e goditi lart mbi traversë. Gjithçka nisi nga një pasim mbrapa i Fabian Ruiz, dhe çfarë ndodhi pak çaste më pas përshkruhet për mrekulli nga pamjet e asaj faze të ndeshjes.

Donnarumma ia jep topin kundërshtarit

Dinamika e aksionit është një déjà vu, duket si fotokopje e asaj që ndodhi para disa vitesh në Champions, kur Donnarumma përfundoi në qendër të kritikave (por i ka ndodhur edhe në raste të tjera, përfshirë Ligue 1) për mungesën e aftësisë në kontrollin e topit me këmbë. Atëherë ishte Benzema i Real Madrid që përfitoi nga ajo ngatërresë dhe shënoi gol. Te portieri mbërrin një pasim mbrapa nga mesfushori spanjoll, duket si një top i padëmshëm, që mund të menaxhohet pa ndonjë vështirësi.

Por jo, Gigio bën një gafë të rëndë brenda zonës së tij: e ndal topin por nuk e largon as nuk e pason menjëherë te lojtari më i afërt, vazhdon ta mbajë ndër këmbë duke i bërë ballë presionit të kundërshtarit. Është ai lloj topi “që digjet” për një portier, dhe në atë moment ai bën atë që asnjë portier nuk duhet ta bëjë kurrë: të kërkojë një pasim të rrezikshëm, duke u kapur nga paniku. E gabon dhe përfundon duke i dhënë topin një rivali i cili, me portën bosh, nuk arrin të përfitojë.

Fabian Ruiz e Donnarumma stavano facendo 𝐥𝐚 𝐟𝐫𝐢𝐭𝐭𝐚𝐭𝐚 🍳
I Seattle Sounders ad un passo dal vantaggio 😮

Guarda TUTTA la #FIFACWC LIVE e GRATUITAMENTE su #DAZN pic.twitter.com/pZtflEDoIz

— DAZN Italia (@DAZN_IT) June 23, 2025

Donnarumma dhe sfida e ardhshme me Messi në 1/8

Në turin e ardhshëm (të tetat e finales), Paris Saint-Germain do të përballet me Inter Miamin e Messit, ish-lojtarin e tyre. Në Paris kishin besuar se ai mjaftonte për të tentuar sulmin final ndaj Champions-it, por e dështuan, megjithëse në skuadër ndriçonte ylli i tij përkrah atyre të Neymar dhe Mbappé. Donnarumma do ta gjejë përballë numrin 10 argjentinas si kundërshtar. “Me Leon – tha portieri italian pas ndeshjes – kam kaluar dy vite fantastike. Ta sfidosh është pa dyshim diçka e bukur, por në çdo rast ne duam të fitojmë, sepse jemi këtu për të fituar edhe këtë Botëror.”

The post Donnarumma e Fabian Ruiz e katranosin: rrezikojnë eliminimin në Botërorin e Klubeve appeared first on Lapsi.al.

PSG i jep ultimatum Donnarummas: Nënshkruaj rinovimin ose largohu

19 June 2025 at 11:42

Paris Saint-Germain thuhet se i ka lëshuar një ultimatum të ashpër portierit të tyre, Gianluigi Donnarumma, duke i thënë të pranojë një kontratë të re ose do të shitet këtë verë.

Kontrata e 26-vjeçarit italian është e vlefshme deri në vitin 2026, por bisedimet për zgjatjen e saj kanë ngecur për shkak të mosmarrëveshjeve mbi pagën.

Klubi, i cili së fundmi fitoi Ligën e Kampionëve, është i etur të mbajë njërin nga lojtarët kyç, por nuk është i gatshëm t’i përmbushë të gjitha kërkesat e tij financiare.

Ndërkohë, Manchester United po tregon interes të fortë për Donnarumman. Raportet thonë se portieri tashmë ka diskutuar një transferim të mundshëm në Ligën Premier me shokët e tij të ekipit.

Megjithatë, Donnarumma ka deklaruar publikisht se PSG mbetet përparësia e tij, megjithëse ai po i mban të gjitha opsionet hapur në rast se negociatat dështojnë.

Manchester City, Inter dhe Napoli thuhet gjithashtu se janë të interesuar për portierin italian.

Për çdo rast, PSG tashmë po shqyrton një zëvendësim, duke etiketuar Lucas Chevalier të Lille, i cili është bërë portieri i dytë i zgjedhur për ekipin kombëtar francez. /Telegrafi/

The post PSG i jep ultimatum Donnarummas: Nënshkruaj rinovimin ose largohu appeared first on Telegrafi.

PSG-ja ia cakton një çmim të ulët kartonit të Donnarummas

7 June 2025 at 13:06

Paris Saint-Germaini ia ka vendosur çmimin Gianluigi Donnarummas, me Real Madridin, Bayern Munichun dhe Interin që po eksplorojnë një lëvizje të mundshme.

Sipas mediumit Italian La Repubblica, PSG-ja po kërkon 40 milionë euro për Donnarumman, kontrata e të cilit do të skadojë në qershor të vitit 2026.

Pasi nuk është arritur një marrëveshje për zgjatjen e saj dhe aspekti financiar ka mbetur i pazgjidhur, klubi është i hapur që ta shesë italianin këtë verë.

Sezoni fantastik që pati Donnarumma, duke përfshirë trofeun e Ligës së Kampionëve, nuk ia ka garantuar atij qëndrimin afatgjatë tek kampioni francez.

Politika strikte e klubit sa i përket pagave dhe kërkesa e tij për një pagë prej 10 milionë eurosh, kanë bërë që të ngecin bisedimet.

Me vetëm një vit të mbetur në kontratën e tij, parisienët rrezikojnë që ta humbasin atë falas verën e ardhshme, andaj kjo ka bërë që ta vënë atë në dispozicion për shitje me një çmim të përgjysmuar.

Kjo ka kapur vëmendjen e klubeve të mëdha evropiane duke përfshirë Real Madridin, Bayernin dhe Interin.

Donnarumma aktualisht është i angazhuar me kombëtaren e Italisë dhe një vendim sa i përket të ardhmes së tij me klubin pritet që të merret së shpejti./Telegrafi/

The post PSG-ja ia cakton një çmim të ulët kartonit të Donnarummas appeared first on Telegrafi.

Amorim ka gjetur zëvendësuesin perefekt të Onanas

10 May 2025 at 16:32

Portieri i ekipit kombëtar italian dhe i Paris Saint-Germain, Gianluigi Donnarumma është në radarin e Manchester United, sipas mediave angleze dhe italiane.

Këtë sezon, 26-vjeçari është një nga lojtarët kryesorë të ekipit parisien, i cili tashmë ka siguruar një titull të ri në Le Championnat, si dhe një vend në finalen e Ligës së Kampionëve.

Portieri italian shkëlqeu veçanërisht kundër klubeve angleze Liverpool, Aston Villa dhe Arsenal në raundin e 16-tave, çerekfinalet dhe gjysmëfinalet e Ligës së Kampionëve.

Kontrata e tij me klubin skadon në qershor të vitit 2026, megjithatë ka spekulime se ai mund të largohet këtë verë.

Mediat e “ishullit” po përmendin gjithnjë e më shumë interesin e Manchester United. Raportohet se trajneri i United, Ruben Amorim, kërkoi një ofertë për Donnarumman, i pakënaqur me performancat e Andrea Onanas.

Donnarumma mbërriti në Parc des Princes në qershor 2021 si lojtar i lirë nga Milani, dhe spekulohet se PSG do të kërkojë të paktën 50 milionë euro për të. /Telegrafi/

The post Amorim ka gjetur zëvendësuesin perefekt të Onanas appeared first on Telegrafi.

Donnarumma u hutua nga VAR, nuk kuptoi se penalltia ishte për PSG:“Po çfarë po bëni?”

By: user 2
8 May 2025 at 12:02

Gigio Donnarumma u shqua me të paktën tre pritje spektakolare dhe vendimtare gjatë ndeshjes PSG-Arsenal, e vlefshme për kualifikimin në finalen e Ligës së Kampionëve kundër Interit. Portieri ish-Milan ishte gjithashtu protagonist i një episodi mjaft të veçantë në pjesën e dytë. Gardiani i kaltërve, ashtu si i gjithë “Parc des Princes” dhe publiku në shtëpi, nuk kishte kuptuar pse gjyqtari ndaloi lojën papritur për të shkuar te monitori pas thirrjes nga VAR-i. Frika për një penallti në favor të Arsenalit ishte e madhe.

Faulli i supozuar i Kvaratskhelia

Pak më herët, në zonën e penalltisë së parizienëve, Kvara duket se kryen faull ndaj një kundërshtari, por aksioni vazhdon. E kështu, kur loja ndalet dhe arbitri vrapon drejt monitorit, të gjithë mendojnë se bëhet fjalë për penalltinë që do t’u akordohej anglezëve. Donnarumma, siç raporton Alessandro Alciato për Prime, vrapon i tërbuar te Gjyqtari i Katërt duke kërkuar shpjegime: “Po çfarë po bëni, çfarë keni fishkëllyer?”. Në një moment, megjithatë, gjyqtari kthehet nga ai dhe i flet. Një frazë e thjeshtë, e qartë dhe e saktë: “Por shiko që është penallti për ty.” Dhe Donnarumma mbetet i habitur.

Lexo më tej: Hakimi, njeriu i finales së Champions për PSG, ku rigjen Inter: “Diçka e veçantë”

Episodi i penalltisë që hutoi portierin Donnarumma

Portieri i kaltërve kishte frikë seriozisht se gjyqtari donte të rishikonte me VAR aksionin që kishte çuar te faulli i supozuar i Kvarës në zonën franceze. Që nga ai moment kalojnë 3-4 minuta derisa gjyqtari, në fakt, vëren një prekje me dorë nga mbrojtja londineze pas një përpjekjeje për gjuajtje nga Hakimi. Një episod që i ka shpëtuar plotësisht edhe syve më të vëmendshëm, si në shtëpi, ashtu edhe në stadium, përfshirë stafin në pankinë dhe vetë lojtarët. Ashtu si Donnarumma, që vrapon i pabesueshëm drejt Gjyqtarit të Katërt, i bindur se ishte penallti kundër tyre.

Faulli që i dha mundësinë PSG-së të gjuante një penallti

Donnarumma kthehet në portën e tij pasi kupton çfarë kishte ndodhur dhe qetësohet. Por atë penallti, Vitinha do ta humbë, edhe pse kjo nuk i ndaloi parizienët të shënonin një tjetër gol me Hakimin përpara se të pësonin rrjetën nga Saka. PSG-ja shkon kështu në finalen e Ligës së Kampionëve ku do të përballet me Interin. Një përballje e veçantë për Donnarumma-n, i cili ka sfiduar zikaltërit në derbit me Milanin, dhe padyshim një ndeshje speciale për Hakimin, i cili te Interi i Contes ishte protagonist i vërtetë i atij titulli të fituar me trajnerin salentin në pankinë.

The post Donnarumma u hutua nga VAR, nuk kuptoi se penalltia ishte për PSG:“Po çfarë po bëni?” appeared first on Lapsi.al.

Ndryshojnë shanset e pretendentëve kryesor për të fituar Topin e Artë 2025

7 May 2025 at 15:23

Një emër tronditës mund ta sfidojë Raphinhan për Topin e Artë 2025 – dhe nuk është një nga gjashtë lojtarët që ylli i Barcelonës i emëroi si rivalë të tij.

Raphinha, 28 vjeç, shënoi golin e fundit të ekipit të tij gjatë humbjes 4-3 (7-6 në total) të Barcelonës kundër Interit në gjysmëfinalet e Ligës së Kampionëve të martën në mbrëmje (6 maj).

Dhe kjo mund të ketë një ndikim negativ në shanset e tij për të fituar Topin e Artë 2025 – megjithëse ai e ka fituar Kupën e Mbretit dhe duket se do ta fitojë La Ligën, pasi Barça është katër pikë përpara Real Madridit me katër ndeshje të mbetura.

Kur foli me gazetaren braziliane Isabela Pagliari, lojtari i kombëtares braziliane përmendi gjashtë lojtarë të tjerë që ai mendon se mund ta sigurojnë Topin e Artë.

“Topi i Artë? Lamine [Yamal], Salah, Mbappe gjithashtu. Pedri, për mua, është një nga lojtarët më të mirë në botë. Vinicius, për mua, është gjithmonë një kandidat, edhe nëse shifrat e tij janë pak më të ulëta se vitin e kaluar”.

“Dhe, sigurisht, Rodrygo do të konsiderohej. Ai është spektakolar, fenomenal, i jashtëzakonshëm, një nga më të mirët që kam parë ndonjëherë”, ka thënë Raphinha.

Megjithatë, pas ndeshjes së mbrëmshme, mund të ketë një tjetër pretendentë që Raphinha nuk e përmendi.

Sipas Odds Checker, Lamine Yamal i Barcelonës është favoriti për të fituar çmimin e madh individual, ndërsa Ousmane Dembele i PSG-së dhe Raphinha përbëjnë treshen e parë të favoritëve.

I katërti është Mohamed Salah i Liverpoolit, ndërsa Pedri i Barcelonës është favoriti i pestë për ta fituar këtë çmim.

Edhe kapiteni i Interit, Lautaro Martinez, i cili shënoi golin e parë të skuadrës së Serie A të martën, është i gjashti në listën e favoritëve, një pozicion që pa dyshim do të forcohej nëse skuadra e tij arrin të fitojë Ligën e Kampionëve.

Pas argjentinasit vijnë Declan Rice, Robert Lewandowski, Gianluigi Donnarumma dhe Khvicha Kvaratskhelia që përbejnë top dhjetëshen.

Jashtë listës së 10 favoritëve kanë mbetur yjet e Real Madridit si Kylian Mbappe, i cili renditet i 11-ti, Vinicius Junior i 13-ti dhe Jude Bellingham i 19-ti. /Telegrafi/

The post Ndryshojnë shanset e pretendentëve kryesor për të fituar Topin e Artë 2025 appeared first on Telegrafi.

Formacioni më i mirë i gjysmëfinaleve të Ligës së Kampionëve, dominohet nga lojtarët e PSG-së

2 May 2025 at 08:35

Të katër klubet e mbetura janë të përfaqësuara në ekipin e javës të ndeshjeve të para gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve të UEFA-s, të përzgjedhur nga Grupi i Vëzhguesve Teknikë të UEFA-s.

Gjatë të martës dhe mërkurës u zhvilluar ndeshjet e para gjysmëfinale, ku Paris Saint-Germain fitoi 0-1 te Arsenali, teksa Barcelona dhe Interi luajtën baras 3-3.

Në këto ndeshje pati shumë lojtarë që shkëlqyen me paraqitjet e tyre, të cilat nuk mbeten pa u vlerësuar nga faqja zyrtare e UEFA-s.

Në formacionin më të mirë të ndeshjeve të para, PSG përfaqësohet me katër lojtarë, Barcelona dhe Interi me nga tre, ndërsa Arsenali me një.

Portieri Gianluigi Donnarumma, mbrojtësi Marquinho, mesfushori Vitihna dhe sulmuesi Ousmane Dembele janë lojtarët e PSG-së që zënë vend në formacion.

Nga Barcelona vijnë Pedri, Raphinha dhe Lamine Yamal, teksa Interi përfaqësohet nga Dunzel Dumfries, Frencesco Acerbi dhe Nicolo Barella.

 

Introducing your Team of the Week! 🥁@cryptocom | #UCLTOTW pic.twitter.com/44jm0E9pm4

— UEFA Champions League (@ChampionsLeague) May 1, 2025

Lojtari i vetëm i Arsenalit që ka zënë vend në formacionin më të mirë është Myles Lewis-Skelly.

Ndeshjet kthyese gjysmëfinale në Ligën e Kampionëve do të zhvillohen javën e ardhshme, me 6 dhe 7 maj. /Telegrafi/

The post Formacioni më i mirë i gjysmëfinaleve të Ligës së Kampionëve, dominohet nga lojtarët e PSG-së appeared first on Telegrafi.

❌
❌