Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 28 July 2025Main stream

“Vdekje e Amerikës dhe e Trump”/ Panik në fluturimin Londer-Glasgow, avioni bën ulje emergjente

28 July 2025 at 15:35

Një ngjarje e rëndë tronditi pasditen e të dielës pasagjerët e një fluturimi të kompanisë ajrore Easy Jet që ishte nisur nga Aeroporti Luton I Londrës dhe kishte si destinacion Belfastin, por për shkak të një kërcënimi me bombë u detyrua të bënte ulje emergjente në aeroportin e Glasgow në Skoci.

Gjatë fluturimit, një burrë 41-vjeçar, identiteti i të cilit nuk është bërë ende publik, u ngrit dhe bërtiste me zë të lartë “Allahu Akbarr” ndërsa kërcënonte se kishte një bombë me vete. Dëshmitarët thane se burri bërtit gjithashtu frazat “vdekje e Amerikës” dhe “vdekje e Donald Trump” në një kohë kur presidenti Amerikan po zhvillon një vizitë zyrtare në Mbretërinë e Bashkuar.

Pas këtyre deklaratave burri hyri me force në tualetin e Avionit. Nën panik një grup pasagjerësh pritën daljen e tij nga tualeti dhe më pas ndërhynë me vendosmëri duke e neutralizuar burrin dhe duke e mbajtur të lidhur me rripa sigurie deri në uljen emergjente të avionit në Glasgou.

Në aeroport, policia skoceze ka arrestuar menjëherë të dyshuarin. Pas një kontrolli të imtësishëm, autoritetet konfirmuan se nuk u gjet asnjë eksploziv në bordin e avionit. Zedhenesi I policise Skoceze tha se ngjarja po hetohet si një incident me motiv të mundshëm terrorist.

Fatmirësisht, asnjë prej udhëtarëve nuk pësoi lëndime, ndërsa reagimi i shpejtë i tyre dhe i ekuipazhit u vlerësua si vendimtar për parandalimin e një tragjedie të mundshme.

41 vjecari pritet të dale përpara gjykatës ku do të njihet me akuzat që rëndojnë ndaj tij.

 

Përleshen me thikë dy të moshuar/ Durrës, ‘molla e sherrit’ loja e dominosë

28 July 2025 at 15:28

Loja e dominove eshte kthyer ne nje perleshje mes dy te moshuareve, perplasje qe degradoi deri ne perdorimin e armeve te ftohta.

Burime nga policia thone per ABC News se ngjarja ka ndodhur rreth ores 15.00 te mesdites se kesaj te hene ne qender te qytetit te Durresit ne sheshin “Pranvera”. Ne vendin e ngjarjes kane mberritur disa patrulla policie dhe nja autambulance qe transportoi drejt spitalit te Durresit te plagosurin.

Policia ka nisur hetimet dhe ka shoqeruar autorin e dyshuar te cilin po e pyet ne lidhje me motivin e konfliktit dhe dinamiken e ngjarjes. /abcnews.al

Trump ultimatum Rusisë/ “Marrëveshje paqeje me Ukrainën për 10-12 ditë, në të kundërt tarifa 100 për qind”

28 July 2025 at 15:18

Presidenti i SHBA, Donald Trump, ka njoftuar një afat të ri të shkurtuar prej 10 deri në 12 ditësh për Rusinë që të ndërmarrë hapa konkretë për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë, duke shprehur pakënaqësinë e tij me mungesën e përparimit në terren.

I pyetur nga gazetarët për deklaratat e mëparshme mbi afatin 50-ditor, Trump tha:

“Do të vendos një afat të ri, rreth 10 ose 12 ditë që nga sot. Nuk ka arsye për të pritur më… nuk po shohim asnjë përparim të vërtetë.”

Ky reagim vjen pas deklaratës së tij të mëparshme, ku presidenti amerikan u shpreh “shumë i zhgënjyer” me Vladimir Putinin, për shkak të sulmeve të fundit ruse në qytete si Kievi, ku pati viktima civile, përfshirë në një shtëpi pleqsh.

Trump kishte kërcënuar më herët gjatë këtij muaji me “tarifa të ashpra” deri në 100% ndaj Rusisë, nëse nuk arrihet një marrëveshje paqeje brenda afatit fillestar 50-ditor.

Me këtë paralajmërim të ri, Trump rrit ndjeshëm presionet mbi Kremlinin, duke kërkuar veprim të menjëhershëm për t’i dhënë fund një lufte që ka shkaktuar mijëra viktima dhe ka trazuar stabilitetin global. / abcnews.al

Ndezi zjarr për të pastruar kullotën duke djegur tokë dhe bagëti/ Konispol, procedohet 70 vjeçari

28 July 2025 at 15:06

Si rezultat i veprimeve hetimore për dokumentimin e rasteve të zjarrvënieve dhe nxjerrjen përpara përgjegjësisë ligjore të autorëve, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Sarandë referuan materialet procedurale në Prokurori, për shtetasin:

F.M., 70 vjeç, banues në fshatin Markat, Konispol.

Nga hetimet paraprake dyshohet se ky shtetas, më datë 26.07.2025, rreth orës 09:00, ka ndezur zjarr me qëllim pastrimin e një pjese toke kullotë në malin e fshatit Markat dhe, si pasojë e përhapjes së flakëve nga era e fortë, është djegur një sipërfaqe prej 3.5 hektarësh me barishte dhe shkurre. Zjarri është përhapur edhe në territorin e banuar të fshatit, ku ka shkaktuar djegien e një stalle me bagëti të imta (10 krerë dele) dhe një koteci me shpendë. / abcnews.al

Rritet çmimi i naftës/ Arrin në 69 dollarë për fuçi, shtyhet nga marrëveshja SHBA-BE

28 July 2025 at 14:59

Çmimet e naftës u rritën të hënën pas marrëveshjes tregtare të arritur mes Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimit Europian, duke lehtësuar shqetësimet se tarifat e larta mund të dëmtonin aktivitetin ekonomik dhe të kufizonin kërkesën për karburante.

Kontratat feature të naftës brent u rritën më 0.8%, duke arritur në 69 dollarë për fuçi. Çmimet e naftës u mbështetën edhe nga pritshmëritë pozitive për një zgjatje të mundshme të afatit të tarifave të SHBA ndaj Kinës.

Të hënën pritet që negociatorët e nivelit të lartë të dy vendeve të zhvillojnë një takim në Stokholm, ku synohet zgjatja e afatit të tarifave më 12 gusht, jo më 1 gusht siç presidenti amerikan Donald Trump ka përcaktuar si datë për nisjen e zbatimit.

Çmimet e naftës prekën të premten e kaluar nivelin më të ulët në tre javë, të ndikuara nga shqetësimet në rritje për tregtinë globale. ndërkohë, ecuria e tyre do të varet në vijim edhe nga vendimi i Organizatës së Vendeve Eksportuese të naftës dhe aleatëve, por dhe tensionet në Lindjen e Mesme.

Sipas analistëve të tregut, nuk ka gjasa që të ndryshojnë planet aktuale për rritjen e prodhimit të naftës me 548 mijë fuçi në ditë në gusht, por burime pranë organizimit thanë se është ende herët për ta thënë këtë.

Analistët e JP Morgan thanë se kërkesa globale për naftë u rrit me 600,000 fuçi në ditë në korrik në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë, ndërsa rezervat globale të naftës u rritën me 1.6 milion fuçi në ditë.

Në Lindjen e Mesme, Huthet e Jemenit thanë të dielën se do të shënjestrojnë anijet e kompanive që bëjnë biznes me portet izraelite, pavarësisht kombësisë, në atë që e quajtën një fazë e katërt e operacioneve ushtarake kundër Izraelit për shkak të konfliktit në Gaza.

Kantieri i rrugës Shirokë-Zogaj/ Rama: Nxit turizmin në zonë, lidh Shqipërinë me Malin e Zi

28 July 2025 at 14:54

Kantieri i rrugës Shirokë – Zogaj në Shkodër, ku punimet po vijojnë me ritme të shpejta për zgjerimin e këtij segmenti, një investim i rëndësishëm infrastrukturor që jo vetëm nxit zhvillimin e turizmit në zonë, por edhe lidh Shqipërinë me Malin e Zi.

/ abcnews.al

Grabitën 2 të moshuar/ Librazhd, pranga 2 të rinjve. Arrestohet një i tretë, bleu celularin e vjedhur nga autorët

28 July 2025 at 14:46

Komisariati i Policisë Librazhd, në bashkëpunim me Sektorin për Hetimin e Krimeve të Rënda të DVP Elbasan, në vijim të punës për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e vjedhjes së pronës dhe pasurisë, si rezultat i veprimeve të shpejta hetimore të kryera me metoda proaktive, në drejtimin e Prokurorisë së Elbasanit, ka finalizuar operacionin policor të koduar “Partners in crime”.

Si rezultat i këtij operacioni është bërë i mundur identifikimi, kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasve:

V.K., 32 vjeç, banues në Shkodër dhe M. K., 33 vjeçe, banuese në Tiranë, për veprën penale “Vjedhja me dhunë”, kryer në bashkëpunim;

E.Sh., 40 vjeç, banues në Pogradec, për veprën penale “Përvetësimi i parave ose mallrave të vjedhura”.

Nga hetimet e kryera gjatë operacionit dyshohet se shtetasit M. K. dhe V. K., në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë kryer 2 vjedhje në fshatin Sheje, konkretisht:

-Më datë 25.07.2025, i kanë marrë me dhunë portofolin me një shumë parash, një 68-vjeçari, i cili është dëmtuar lehtë;

-Më datë 27.07.2025, i kanë marrë me dhunë çantën dhe celularin, një 62-vjeçareje, e cila është dëmtuar lehtë. Ajo ka marrë mjekim në spitalin e Librazhdit dhe është jashtë rrezikut për jetën.

Celularin që ia kanë vjedhur 62-vjeçares, ata ia shitur shtetasit E. Sh.

Gjatë operacionit janë sekuestruar celulari i blerë nga shtetasi E. Sh. dhe 3 celularë që i janë gjetur autorëve, të cilët dyshohen të vjedhur, çanta e vjedhur, automjeti që përdornin autorët, të cilin e kishte marrë me qira shtetasiV. K. dhe veshje të ndryshme që dyshohet se ata i përdornin gjatë vjedhjeve. / abcnews.al

‘Nëse nuk do isha unë në krye, do të kishit 6 luftëra botërore’/ Trump i zhgënjyer me Putinin, kërcënon me ulje të afatit 50 ditor

28 July 2025 at 14:39

Presidenti i SHBA, Donald Trump, ka shprehur zhgënjimin e tij të thellë ndaj presidentit rus Vladimir Putin, duke kërcënuar se do të shkurtojë afatin 50-ditor që i kishte dhënë më herët Moskës për të arritur një marrëveshje paqeje në Ukrainë.

Duke folur për mediat në Skoci, pak para se të hynte në ambientet e brendshme pas një takimi me kryeministrin britanik Sir Keir Starmer, Trump u ndal tek lufta mes Rusisë dhe Ukrainës – një konflikt për të cilin ai ka premtuar vazhdimisht se do ta përfundojë brenda një dite nëse rizgjidhet.

“Nëse unë nuk do të isha këtu, do të kishit gjashtë luftëra të mëdha në botë,” deklaroi Trump, duke iu referuar ndikimit të tij si faktor stabiliteti.

Më pas, ai foli për zhvillimet më të fundit në Ukrainë:

“Ne kemi pasur diskutime, ti dhe unë [drejtuar Starmer], dhe kemi menduar disa herë se kishim arritur një zgjidhje. Dhe pastaj presidenti Putin del dhe nis të hedhë raketa në ndonjë qytet si Kievi dhe vret një numër të madh njerëzish.”

Trump u shpreh se është “shumë i zhgënjyer” me Putinin dhe shtoi se do të rishikojë afatin 50-ditor që kishte vendosur për të gjetur një zgjidhje paqësore:

“Do ta ul këtë afat, sepse mendoj se tashmë e di përgjigjen,” tha ai.

Më herët gjatë muajit, Trump kishte paralajmëruar taksat e ashpra ndaj Rusisë, duke përmendur tarifa rreth 100%, nëse nuk arrihet një marrëveshje për t’i dhënë fund luftës brenda afatit të vendosur. / abcnews.al

Netanyahu: Në Gaza nuk ka uri/ Reagon Trump: Vendi është në kaos. Fëmijët vuajnë nga uria, po dërgojmë ndihma

28 July 2025 at 14:31

Presidenti i SHBA, Donald Trump, ka dhënë deklarata të drejtpërdrejta lidhur me krizën humanitare në Gaza, gjatë një vizite në Skoci ku u takua me kryeministrin britanik Sir Keir Starmer në fushën e golfit Turnberry.

I pyetur nga gazetarët nëse pajtohej me vlerësimin e kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu, i cili kishte deklaruar se në Gaza nuk ka uri masive për shkak të ndihmave humanitare, Trump u përgjigj:

“Nuk e di. Dua të them, bazuar në atë që shoh në televizor, nuk duket kështu ata fëmijë duken shumë të uritur.”

Trump shtoi se Shtetet e Bashkuara po dërgojnë shumë ndihma në formën e ushqimit dhe parave, ndërsa theksoi se edhe vende të tjera po fillojnë të ndihmojnë:

“Ne po japim shumë para dhe shumë ushqim. Dhe tani po angazhohen edhe vende të tjera. E di që edhe Britania e Madhe është këtu.”

Ai theksoi se nevojitet më shumë ndihmë për të hyrë në Gaza dhe se SHBA “ka bërë shumë” në këtë drejtim.

I pyetur nëse Izraeli ka bërë mjaftueshëm për të shmangur viktimat civile në Gaza, Trump u përgjigj:

“Mendoj se askush nuk ka bërë ndonjë gjë të madhe atje,  i gjithë vendi është në kaos.”

Në fund, ai bëri thirrje për përqendrim të menjëhershëm tek “ushqimi dhe siguria” për civilët në Gaza. Deklaratat e tij vijnë mes presioneve në rritje ndërkombëtare për një përgjigje më të efektshme ndaj krizës humanitare në territorin palestinez. / abcnews.al

VIDEO/ Rroba me njolla gjaku në plehra. Shoqërohet autori i dyshuar i vrasjes në Pogradec

28 July 2025 at 13:47

Një 52 vjeçare u gjet e pajetë në banesën e saj në Pogradec. Sipas hetimeve policore, gruaja Kozeta Teço fillimisht u dhunua dhe u vra më pas banesës së saj iu vu flaka duke u shkrumbuar. Nga ekspertiza, trupi i gruas nuk ishte djegur plotësisht ndërkohë që në fyt iu gjet një shenjë që dyshohet të jetë shkaktuar nga mbytja. Detaji tjetër që solli dyshime për një vrasje e më pas zjarrvënie të qëllimshme, ishte fakti se zjarri ra në dy vatra në banesë.

Ndërkohë nga policia është shoqëruar një autor i dyshuar Ilirian Selmani i cili mendohet se kishte lidhje intime me viktimën. Zbulimi i ngjarjes erdhi pasi u kryen këqyrja e kamerave të sigurisë. Në kazanin e mbetjeve u gjetën një palë pantallona që dyshohet se janë të autorit.

(EMRI) Skenar filmi në Pogradec, e vrau më pas e dogji në banesë/ Kapet autori i dyshuar. Dyshohet se kishte lidhje intime…

28 July 2025 at 13:39

Një 56 vjeçare u gjet e pajetë në banesën e saj në Pogradec. Sipas hetimeve policore, gruaja fillimisht u dhunua dhe u vra më pas banesës së saj iu vu flaka duke u shkrumbuar. Nga ekspertiza, trupi I gruas nuk ishte djegur plotësisht ndërkohë që në fyt iu gjet një shenjë që dyshohet të jetë shkaktuar nga mbytja. Detaji tjetër që solli dyshime për një vrasje e më pas zjarrvënie të qëllimshme, ishte fakti se zjarri ra në dy vatra në banesë.

Ndërkohë nga policia është shoqëruar një autor i dyshuar, i identifikuar si Ilirian Selmani, i cili mendohet se kishte lidhje intime me viktimën.

‘Kantierët e ndërtimit do të kenë kamera’, Rama: Kompanitë e mëdha, të detyrueshme të kenë departamentin e inovacionit

28 July 2025 at 13:30

Kryeministri Rama në një takim me të rinj të angazhuar në start up-e në fushën e ndërtimit tha se kantierët e ndërtimit do të kenë të domosdoshme vendosjen e kamerave për monitorim 24/7 të punës së tyre. Përpara përfaqësuesve të kompanive të mëdha në fushën e ndërtimit, Rama tha se kompanitë që kanë më shumë se 100 punonjës do të kenë të detyrueshme praninën e departamentit të inovacionit.

“Në dy tre vitet në vijim do të marrim pjesë në ekspozitat e Real Estate për të prezantuar projektet, investitorët me palë të tjera të interesuara. E gjitha kjo kërkon garanci, garancia është realizimi I projekteve në mënyrë shumë besnike dhe do të bëjmë çmos që të ndërtojmë një plan masash të reja represive që do të duhet të balancojnë mbështetjen e kanaleve të reja që do të duhet të hapim në këtë industry.

Projektet e mëdha nuk mund të realizohen duke u mbështetur tek kleringu, blerësit e rastit apo shitja në gropë. Të gjithë ato hapa duhet t’i parashtrojmë dhe ligjërisht. Duhet garanci për lejet, duke përfshirë listën e zezë pë rata që nuk zbatojnë ligjet. Do shikojmë dhe çdo gjë që e lehtëson punën. Ne do vendosim si kusht që kantierët e ndërtimi do të kenë kamera dhe do monitorohen 24/7.

Në një program monitorimi përmes AI mund të ndiqet kantieri nga larg dhe të shihet puna në raport me projektin. Po përfundojmë qendrën e monitorimit me dronë të integruar edhe me satelitët, do t’ju sugjeroja të shihnit se çfarë bëhet në këtë godinë për të pasur një sens të kompanive tuaja që të angazhojnë dhe një ekip për inovacionin. Të gjitha kompanitë që kanë mbi 100 punonjës do ta vendosim të detyrueshëm një departament të inovacionit.” / abcnews.al

Start up-et në fushën e ndërtimit/ Rama: Projektet nga arkitektë të huaj ngjallën interes nga investitorët

28 July 2025 at 13:15

Start up-et në fushën e ndërtimit/ Rama: Projektet nga arkitektë të huaj ngjallën interes nga investorët

Kryeministri Rama ndodhet në një takim me të rinjtë shqiptarë që po ndërmarrin start up-e në sektorin e ndërtimit. Rama tha se projektet nga arkitektë të huaj po ngjallin një interesim të shtuar nga investitorët.

“Fonde të tjera nga SHBA, Britania dhe Gjermania kanë ardhur më parë dhe kanë shprehur interes për të investuar shuma të mëdha në ndërtim edhe në funksion të interest të lartë që ka Shqipëria në aspektin e nevojat.

Ajo që është e padiskutueshme është që ky moment do vinte dhe nuk është një gjë që po ndodh për herë të parë, edhe ato projekte që u demostruan me imazhe janë projekte të financuara nga isntitucione dhe fonde investimesh që nuk janë banka drejtpërdrejtë dhe që përfaqësojnë investitorë. Projektet nga arkitektë të huaj kanë ngjallur një interesim që po shtrihet dhe në fushën e investitorëve.

Arkitekti është personi garant i projektit, dhe nuk është çështje masash ligjore por është efekt vetëdijesh në këtë treg komplet të ri financiar. “

Më tej, Rama tha në fjalën e tij se koha është një faktorë i rëndësishëm në projektet e ndryshme dhe se kleringu ditët e sotme nuk mund të ekzistojë me mundësitë e ndryshme për të pasur akses në forma të ndryshme financimi. Rama u shpreh optimist se në vitet në vijim, Shqipëria do të ketë emra të rëndësishëm në fushën arkitekturore.

“Të mos bazohet tek kleringu se janë dy forma që janë të pranueshme dhe nuk mund të jenë të pranueshme sot kur mundësitë janë për të pasur akses në forma të tjera financimi. Apartamente të blera në gropë janë rishitur me një çmim shumë të lartë që e fiton ai që blen në gropë jo ai që ka ndërtuar. Kjo ka të bëjë me cilësinë dhe kohën që realizohen projektet. Investitorët institucionalë duan të dijnë kohën, nuk mund të japësh një projekt dhe të marrë 10 vjet për tu realizuar. Këtu përfshihen dhe faktorë të tjerë që kanë të bëjnë me kapacitetet ndërtimore. Në 5-10 vitete e ardhshme Shqipëria do të ketë emra të mëdhenj në arkitekturën botërore. “

Grenell: Thaçi ende në Hagë, e turpshme!/ Emisari amerikan: Haga ka marrë fund, procesi mashtrim

28 July 2025 at 11:21

Eshte e turpshme qe ish presidenti i Kosoves Hashim Thaci eshte ende ne burg. Keshtu shkruan ne rrjetin e tij social X i derguari i presidentit Trump per misione special, Richard Grenell.

Richard Grenell Jack Smith e arrestoi Thaçin në vitin 2020, kur Donald Trump ishte duke punuar për marrëveshjen Kosovë-Serbi. Është aq turpëruese që ai ende është në burg. E gjitha është një mashtrim. Haga ka marre fund.

Kjo nuk eshte hera e pare qe i zgjedhur i administrates Trump per misione te posacme reagon per Kosoven dhe vendimet e Hages.

Hashim Thaçi ndodhet ne paraburgim ne Hage qe prej 2020-tes dhe akuzohet per krime lufte dhe pengim te drejtesisise.

Gjate ketyre viteve prokuroria ka parashtruar kerkesen e saj dhe jane degjuar me qindra deshmitare, ndersa ne shtator pritet te nis faza e mbrojtjes.
Per kete te fundit, nuk ka financa te mjaftueshme, ndersa qeveria ne detyre e Albin kurti ka shfuqizuar hapsirat ligjore qe mundesojne alokimin e fondeve shtese, c’ka rrezikon qe avokati kryesor i mbrojtjes se Thacit, Luka Misetic te terhiqet nga detyra.

Ish kreu i UCK Hashim Thaci eshte deklaruar i pafajshem per akuzat qe rendojne mbi te, Dhomat e Specializuara të Kosovës deri më tani kanë shpallur dy aktgjykime për pengim në administrim të drejtësisë.

Dy ish-figura të Organizatës së Veteranëve të UÇK-së, Hysni Gucati dhe Nasim Haradinaj, janë dënuar për pengimin e drejtësisë deri tani. Ndërkohë, ato ka shqiptuar edhe dy aktgjykime për krime lufte.

Ish-eprori i UÇK-së, Salih Mustafa, është dënuar me 22 vjet burgim për krime lufte, ndërsa ish-pjesëtari i UÇK-së, Pjetër Shala është dënuar me 18 vjet burgim për ndalim arbitrar, torturë dhe vrasje.

Gjykata Speciale u themelua në vitin 2015 nga Kuvendi i Kosovës dhe është pjesë e sistemit gjyqësor të Kosovës, por vepron me personel ndërkombëtar dhe ka selinë në Hagë.

Dhomat e Specializuara dhe Zyra e Prokurorit të Specializuar – që njihen edhe si Gjykata Speciale – hetojnë krimet e pretenduara të pjesëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të kryera nga janari i vitit 1998 deri në dhjetor të vitit 2000. / abcnews.al

Polici dhunues, ende në spital/ Ardian Isufi, me fraktura në kokë. Jashtë rrezikut

28 July 2025 at 11:16

Ardian Isufi, ish-polici që u përfshi  në konfliktin e Vlorës, ndodhet ende në spitalin e Vlorës.

Sipas informacioneve brenda spitalit, Isufi ndodhet në reanimacion në gjendje stabël, me fraktura në kokë. Isufi dhunoi  një kamarier 18 vjeçar në Vlorë për shkak se I ngatërroi porosinë. Pronari I barit  kur ka parë skenën ka ndërhyrë  duke e rrahur.

/ abcnews.al

(EMRI) Hyri në banesë për të vjedhur/ Lushnje, arrestohet në flagrancë 43 vjeçari

28 July 2025 at 11:05

U kap në flagrancë, në banesën ku kishte hyrë për të vjedhur, vihet në pranga 43-vjeçari.

Kjo është vjedhja e dytë që parandalohet gjatë 24 orëve të fundit, si rezultat i reagimit të shpejtë të Policisë së Lushnjës.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Lushnjë, menjëherë pas njoftimit se një shtetas po tentonte të vidhte në një banesë në qytet, organizuan punën dhe shkuan në adresën e dhënë.

Si rezultat i veprimeve të shpejta policore, u arrestua në flagrancë, në këtë banesë, autori, shtetasi Jani Prence, 43 vjeç.

 

Kolumbia dënon dëbimin masiv të qytetarëve nga Ekuadori, tensione diplomatike mes dy vendeve

28 July 2025 at 10:47

Ministria e Jashtme e Kolumbisë ka kritikuar ashpër Ekuadorin për dëbimin e një numri të madh qytetarësh kolumbianë, duke e cilësuar veprimin si një “gjest jomiqësor”. Sipas një deklarate zyrtare të lëshuar, Kolumbia ka protestuar zyrtarisht ndaj autoriteteve ekuadoriane dhe është duke shqyrtuar masa të mëtejshme diplomatike.

Qeveria kolumbiane thotë se dëbimet janë kryer pa ndonjë protokoll të qartë që të sigurojë një proces të sigurt, të rregullt dhe me respekt për të drejtat e njeriut të të burgosurve. Sipas saj, nuk është garantuar trajtim dinjitoz dhe i ligjshëm për shtetasit e saj.

Nga ana tjetër, Ministria e Jashtme e Ekuadorit ka deklaruar se dëbimet nuk janë masive dhe se çdo rast është trajtuar individualisht duke respektuar procedurat ligjore. Sipas saj, autoritetet kolumbiane janë njoftuar për proceset e dëbimit që nga data 8 korrik dhe çdo rast ka pasur vendim gjyqësor dhe urdhër lirimi përkatës.

Megjithatë, sipas raportimeve të Radio Caracol, kryetari i bashkisë së qytetit kufitar kolumbian Ipiales, Amilcar Pantoja, ka konfirmuar se rreth 700 shtetas kolumbianë janë dërguar papritur përtej urës kufitare binacionale, pa ndonjë paralajmërim zyrtar paraprak.

Situata ka tensionuar marrëdhëniet mes dy vendeve fqinje, teksa pritet reagimi i mëtejshëm i qeverisë kolumbiane ndaj kësaj çështjeje. / abcnews.al

Yesterday — 27 July 2025Main stream

‘Të hetohet shoqërimi i efektivit me personin e proceduar’/ Ngjarja në Vlorë, Softa: Rrezikon nga gjobë deri në 5 vite burg

27 July 2025 at 15:26

Eksperti i sigurisë Fatjon Softa komentoi për ABC Neës episodin e dhunës mes një efektivi policie dhe një të riu kamarier në një prej bareve të qytetit bregdetar të Vlorës. Softa tha se AMP duhet të nis një procedim penal ndaj efektivit të Pikës Kufitare në Dibër dhe se duhet ët vijojnë më tej hetimet për lidhjen që ka pasur me personin me precedent kriminal i cili ishte i përfshirë në ngjarje. Më tej Softa tha se efektivi rrezikon nga gjobë deri në 5 vite burgim.

“Do të jetë AMP, Komisioni i Disiplinës për të nisur një procedim penal. Mund të jenë procedura nga largimi nga forcat e rendit deri në procedim penal. Kjo është pjesë e asaj që drejtori i përgjithshëm do ndërmarrë. Vihet në punë AMP, e asaj zone dhe komisariati, të dhënat që ka pasur dhe nëse ka pasur të dhëna pse nuk janë shfaqur sepse nuk është rastësi shoqërimi me persona me precedent. Duhet hetuar nëse ka implikime dhe mblidhet komisioni i disiplinës duke bërë verifikimet përkatëse.

Duhet të jetë raporti mjeko ligjor, çfarë dëmtimesh ka nga plagosja. Nëse ndiqet penalisht është kodi penal dhe cilat pika janë. Ai rrezikon nga gjobë deri në 5 vite burgim.” / abcnews.al

‘Siguria detare’, nga Ksamili në Koman intensifikohen kontrollet/ Bllokohen 33 mjete lundruese

27 July 2025 at 15:15

Me qëllim rritjen e parametrave të sigurisë detare  gjatë kësaj jave janë intensifikuar monitorimet dhe kontrollet  dhe si rezultat nga Ksamili në Koman janë kontrolluar 452 mjete lundruese nga të cilat 33 janë bllokuar.

8 prej tyre për shkelje të perimetrit të sigurisë.

9 shtetas (shqiptarë dhe të huaj) u shpëtuan në det, përmes ndërhyrjes së Policisë Kufitare dhe Njësisë Policore Detare.

Policia Kufitare në bashkëpunim me Njësinë Policore Detare, në kuadër të operacionit “SIGURIA DETARE”, po kryen monitorime dhe kontrolle intensive në hapësirën detare nga Ksamili në Velipojë, si dhe në hapësirat liqenore dhe lumore, me qëllim evidentimin e shkelësve të rregullave të lundrimit, të perimetrit të sigurisë, apo të përdorimit të mjeteve lundruese pa dokumentacion përkatës.

Gjatë monitorimeve janë kontrolluar 452 mjete lundruese, nga të cilat 33 janë bllokuar për shkelje të perimetrit të sigurisë detare, ushtrim aktivitetesh jashtë zonave të miratuara dhe pa dokumentacion përkatës.

Mjetet e bllokuara janë 19 jet ski, 8 skafe, 3 gomone dhe 3 varka metalike me motor uji të instaluar.

8 mjete lundruese janë konstatuar duke lundruar brenda perimetrit të sigurisë, duke rrezikuar jetën e pushuesve. Drejtuesit e tyre janë ndëshkuar me masë administrative 100,000 lekë secili.

Ndërkohë, nga Ksamili në Velipojë, Policia Kufitare ka ndërhyrë në 4 raste për t’u ardhur në ndihmë 9 shtetasve, të cilët ndodheshin në rrezik për shkak të dallgëve të forta apo defekteve në mjetet e tyre lundruese.

Policia Kufitare apelon për respektimin me rigorozitet të rregullave për përdorimin e mjeteve lundruese, që të mos shkelin perimetrin e sigurisë, të lundrojnë vetëm në zonat e lejuara dhe të jenë të pajisur me mjetet e shpëtimit. / abcnews.al

❌
❌