Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 28 July 2025Main stream

“CEZ DIA”, SPAK mbyll hetimet/ Prokuroria merr të pandehur edhe nënën e Kryemadhit

By: Re Nato
28 July 2025 at 14:51

Nëntë muaj pas arrestimit, SPAK ka mbyllur hetimet për dosjen e Ilir Metës, për aferën CEZ-DIA dhe skandalin e lobimit të LSI në SHBA.

Me mbylljen e hetimeve zbulohet se SPAK ka marrë të pandehur edhe nënë e Monika Kryemadhit, e cila është paraqitur  mesdoten e së hënës në SPAK për tu njohur me akuzën.

Po Brenda të hënës, akuzat i komunikohen edhe mikeshës së Monika Kryemadhit, Ema Çokut, si edhe ish-kreu i AKEP, Pirro Xhixho.

Vetë Meta dhe Kryemadhi u morën të pandehur më datë 29 maj, ku iu komunikuan akuzat e korrupsionit, pastrimit të parave dhe fshehjes së pasurisë. Nesër në orën 13:00, Monika Kryemadhi do të jetë në dyert e SPAK vetëm për tu njohur me mbylljen e hetimeve.

Meta që prej 21 tetorit të kaluar ndodhet në arrest ,e burg, ndërsa Kryemadhi me detyrim paraqitje. Kryemadhi-Meta, tashmë ligjërisht të divorcuar, akuzohen se ndër vite kanë ushtruar pushtetin e tyre për të përfituar pasuri në mënyrë të paligjshme dhe kanë fshehur burimin e tyre duke përdorur edhe familjarët.

/abcnews.al

OKB e alarmuar nga rritja shqetësuese e ekzekutimeve në Iran

By: Re Nato
28 July 2025 at 14:47

Kombet e Bashkuara i kanë bërë thirrje Iranit që t’i ndalë dënimet me vdekje, duke përmendur “rritje shqetësuese të ekzekutimeve” këtë vit.

“Raportimet se janë kryer disa qindra ekzekutime në Iran vetëm këtë vit, tregojnë sa shqetësuese është situata, si dhe për nevojën urgjente për një moratorium të menjëhershëm në këtë shtet në kryerjen e dënimeve me vdekje”, ka thënë shefi i Kombeve të Bashkuara për të Drejta të Njeriut, Volder Turk përmes një deklarate.

Sipas të dhënave të mbledhura nga zyra e tij, të paktën 612 persona janë ekzekutuar në gjysmën e parë të vitit 2025.

Kjo shifër është dyfish më e madhe sesa ajo e periudhës së njëjtë më 2024, kur autoritetet iraniane raportohet t’i kenë kryer të paktën 297 ekzekutime, është thënë në deklaratë.

Sipas shefit të zyrës së OKB-së, minoritetet janë prekur në mënyrë joproporcionale.

“Është alarmante të shohim raportime që tregojnë se janë të paktën 48 persona në listë për t’u ekzekutuar”, ka thënë Turk.

Lapaj kërkon mandatin/ Frrok Çupi: Nuk largohet, do që të mbrojë të kaluarën familjare shumë të keqe

By: Re Nato
28 July 2025 at 13:26

Analisti Frrok Çupi thotë se Adriatik Lapaj kërkon mandatin e deputeti dhe nuk largohet nga politika, pasi do të mbrojë të kaluarën familjare.

Në një intervistë për “Newsline” në ABC News, Çupi u shpreh se Lapaj vjen nga një korrupsion shumë i madh nga Gjykata e Sarandës, së bashku me vjehrrin e tij.

“E para është elementi të rinj dhe jo të rinj. Publiku u mashtrua me fjalën të rinj, Të vjetër në mentalitet, zakone, përfitime. Këtu del problemi i madh i politikës që nuk dëgjon. Lapaj vjen nga një korrupsion shumë i madh nga gjykata e Sarandës. Përfitimet nuk janë çudira, u tentuan të futeshin në strehën e Lapajt. Lapaj kërkon të mbrojë të shkuarën familjare. Ajo ishte skemë mashtruese. Ai mednonte se me një deputet do fitonte dhjetë, si Sudja. Ishte e pamundur. Nuk mund ta mashtrosh publikun me disa manovra.”, theksoi ai./abcnews.al

GJKKO rrëzon Berishën për trupën gjykuese/ “Partizani”, Çupi: Procesi gjyqësor është goditur dhe korruptuar

By: Re Nato
28 July 2025 at 13:26

Analisti Frrok Çupi e quan hipokrizi kërkesën e Sali Berishës për përjashtimin e Elsa Ullirit nga trupa gjykuese për aferën Partizani.

Në një intervistë për “Newsline” në ABC News, Çupi u shpreh se procesi është goditur dhe korruptuar.

“Berisha ka kërkuar të shmanget ky gjykim. Është hipokrizi. E vërteta është ndryshe. Më sulmo publikisht. Çdo vendim që merret për Berishën, përsëri do të ketë problem. Procedi gjyqësor është korruptuar, i goditur dhe i pabesueshëm. Kjo është e disa grupimeve politike. Berisha po mbledh ushtarë, janë sa politikë, aq edhe gjyqësore. Ai thjesht, bashkë me dikë në sistemin e drejtësisë, ai po ndërton muret e kështjellës së tij.”, theksoi ai./abcnews.al

Vuloset 11 maji/ Frrok Çupi: Certifikimi i mandateve, i vonuar. Rasti i Andia Ullirit? Opozitarët në Kuvend për interesat e tyre

By: Re Nato
28 July 2025 at 13:24

Analisti Frrok Çupi certifikimi i mandateve për zgjedhjet e 11 majit nga KQZ, ishte i vonuar.

Në një intervistë për “Newsline” në ABC News, Çupi u shpreh se opozitarët duan të shkojnë në Kuvend për interesin e tyre, duke iu referuar edhe rastit të Andia Ullirit, që kërkonte mandatin e Arjan Ndojës.

“Është pikë përfundimtare e zgjedhjeve, por është shumë vonë. I bëget qejfi opozitës, opozitë konsiderohet Sali Berisha që është i plagosur politikisht dhe i pavlefshëm për të dominuar në skenën politike. Ishte kohë bosh, e përdorur keq. E dinim të gjithë, asnjë surprizë nuk kishte. shtë situatë ku janë krijuar dyshime, ku mendohet se në Shqipëri vidhen votat, qeveria i tha opozitës, çfarë do? Kjo që ndodhi, ndodhi në mënyrë spektakolare. Kjo ka ndodhur edhe me zonjën Ulliri, ku përveçse në thelb, në opozitë, shkojnë me idenë për t’i shërbyer mandatin e tyre. Në raport të zonjës Ulliri me të drejtën, kjo ha diskutim. Zonja Ulliri po i afrohet Berishës si politikane, kurse kushërira e saj për të minizuar veprat e tij.”, theksoi ai./abcnews.al

Iu dogj banesa, 52-vjeçarja humbi jetën/ Në trupin e viktimës shenja dhune, dyshohet për vrasje

By: Re Nato
28 July 2025 at 11:29

Zjarri në banesë në lagjen 1 të Pogradecit dyshohet se është i qëllimshëm. Burime nga grupi hetimor sqarojnë se ngjarja dyshohet të jetë kriminale. Nga kqyrja paraprake e trupit të viktimës, ekspertët mjeko ligjorë kanë konstatuar shenja të jashtme dhune. Deri më tani, pista e hetimit është ajo e vrasjes për motive pronësie. 52 vjeçarja Kozeta Teço u gjet e pajetë sot në mëngjes në banesën e saj, e cila ishte e djegur.

Shiste doza kanabisi, pranga 53-vjeçarit në Tepelenë

By: Re Nato
28 July 2025 at 11:27

Tepelenë/Finalizohet operacioni policor antidrogë, i koduar “Dealer”.

Siguronte sasi Cannabisi, të cilën e ndante në doza dhe e shiste në lagje të ndryshme të qytetit, vihet në pranga 53-vjeçari.

Sekuestrohen doza të lëndës narkotike dhe celulari i të arrestuarit.

Si rezultat i administrimit të menjëhershëm të informacioneve të siguruara në rrugë operative, për një shtetas që shiste doza të lëndës narkotike Cannabis Sativa, në Tepelenë, shërbimet e Sektorit për Hetimin e Narkotikëve, në bashkëpunim me ato të Komisariatit të Policisë Tepelenë dhe ato të Sektorit Operacional, finalizuan operacionin “Dealer”.

Gjatë operacionit u arrestua në flagrancë shtetasi Q. Ç., 53 vjeç, banues në Tepelenë.

Nga kontrollet fizike dhe në banesë, 53-vjeçarit iu gjetën sasi Cannabisi, gati për t’u ndarë në doza, me qëllim shitjen.

VIDEO/ Zjarri në Lukovë, digjet kurora e malit. Flakët ende larg banesave

By: Re Nato
28 July 2025 at 11:18

Vijon të jetë aktiv zjarri në Lukovë. Zjarri vazhdon të djegë kurorën e malit duke zbritur poshtë, por momentalisht është larg fshatit dhe banesave.

Një helikopter i cili operonte për fikjen e zjarrit, po furnizohet me karburant.

Aktualisht, vatra është aktive dhe asnjë forcë zjarrfikëse nga toka apo ajri./abcnews.al

Aksident në Milot/ Përplasen dy automjete, një person i plagosur

By: Re Nato
28 July 2025 at 11:01

Një aksident automobilistik është regjistruar në autostradën në Milot.

Dy automjete janë përplasur me njëra-tjetrën, teksa një person është plagosur.

I plagosuri është dërguar për ndihmë mjekësore në Spitalin e Laçit.

Policia ndodhet ne vendngjarje, ndersa ka nje trafik te shtuar nga ky aksident./abcnews.al

Kavajë/ Grabitën para në banesë dhe një automjet, pranga dy personave (EMRAT)

By: Re Nato
28 July 2025 at 09:30

Dy persona janë arrestuar në Kavajë në kuadër të operacionit policor të koduar “Precedenti”.

Shtetasit Nazim Liçi dhe Gentina Gjyzeli në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë vjedhur shuma parash në një banesë dhe në një automjet, në fshatin Qerret.

Sekuestrohen një shumë parash, një automjet, tre celularë dhe veshje të përdorura nga autorët, gjatë kryerjes së vjedhjeve./abcnews.al

Google dështoi t’i paralajmëronte 10 milionë turq për tërmetin e vitit 2023

By: Re Nato
28 July 2025 at 09:26

Gjiganti Google e ka pranuar se sistemi i tij i paralajmërimit për tërmete ka dështuar që t’i njoftojë njerëzit në kohën e tërmetit vdekjeprurës që ka ndodhur në Turqi më 2023.

Dhjetë milionë njerëzve brenda 157 kilometrave të epiqendrës do të mund t’iu dërgohej alarmi i nivelit më të lartë – pra një paralajmërim 35-sekondësh për të gjetur diku strehim.

Si përfundim, vetëm 469 persona kanë pranuar këso paralajmërime para tërmetit 7.8 shkallësh të Rihterit.

Google i ka thënë transmetuesit britanik BBC se gjysmë milioni njerëz kanë pranuar paralajmërime të nivelit më të ulët, të cilat janë të dizajnuara për “shkundje të lehta”.

Paraprakisht, ky gjigant teknologjik kishte deklaruar se sistemi ka performuar “mirë”.

Sistemi funksionon në pajisjet Android, të cilat i përdorin mbi 70 për qind e banorëve të Turqisë.

OBSH: Kequshqyerja në Gazë po prek nivele alarmante

By: Re Nato
28 July 2025 at 09:06

Niveli i kequshqyerjes në Rripin e Gazës ka arritur në “nivele alarmante”, ka paralajmëruar Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH), dhe që “bllokada e qëllimshme” e ndihmës ka qenë krejtësisht e parandalueshme, por që ka kushtuar me shumë jetë.

“Kequshqyrja është në trajektore të rrezikshme në Rripin e Gazës, edhe për shkak të rritjes së numrit të vdekjeve në korrik”, ka thënë OBSH-ja përmes një deklarate.

Prej 74 vdekjeve të regjistruara më 2025 si pasojë e kequshqyerjes, 63 janë raportuar në korrik, përfshirë 24 fëmijë nën pesë vjeç, një tjetër mbi pesë vjeç dhe 38 të rritur.

“Shumica e këtyre njerëzve janë shpallur të vdekur sapo kanë arritur në qendrat shëndetësore, ose kanë vdekur pas një kohe të shkurtër, dhe trupat e tyre kanë treguar shenja të rënda të lodhjes”, ka thënë kjo agjenci e Kombeve të Bashkuara.

“Kriza vazhdon të jetë krejtësisht e parandalueshme. Bllokimi i qëllimshëm dhe vonesa e madhe e ushqimit dhe ndihmës shëndetësore e humanitare ka kushtuar me shumë jetë”.

Izraeli ka bërë të ditur të dielën për një “pauzë të kufizuar taktike” në operacionet ushtarake, për t’i lejuar Kombet e Bashkuara dhe agjencitë për ndihmë që ta luftojnë krizën e thellë të urisë.

Shuhet zjarri në fshatin Shalës, vetëm një vatër aktive në Konispol

By: Re Nato
28 July 2025 at 08:42

Zjarri i rënë mbrëmjen e të dielës në lagjen “Barç” në Shalës është shuar.

Gjatë gjithë natës shërbimet zjarrfikëse të Konispolit kanë qenë në sherbim të shuarjes së zjarrit.

Në ndihmë ishte edhe zjarrfikësja e bashkisë Finiq me 8 zjarrfikës.

Për momentin në këtë zonë ka vetëm një vatër të vogël në vendin e qyajtur Kokotraf, në Markat, bashkia Konispol./abcnews.al

Rubio: SHBA kërkon që konflikti mes Tajlandës dhe Kamboxhias të përfundojë sa më shpejt të jetë e mundur

By: Re Nato
28 July 2025 at 08:22

Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio tha se SHBA-të duan që konflikti midis Tajlandës dhe Kamboxhias të përfundojë “sa më shpejt të jetë e mundur”.

Zyrtarët e Departamentit të Shtetit janë në Malajzi për të ndihmuar në bisedimet e paqes, tha Rubio në prag të negociatave.

Bisedimet vijnë pasi Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, u kërkoi të dy vendeve të Azisë Juglindore të bien dakord për një armëpushim si kusht për bisedimet tregtare me Uashingtonin.

Rama ndan pamjet: Aksi Ura e Çerenecit–Zgosht po sjell më afër bukuritë natyrore dhe pasuritë e turizmit malor

By: Re Nato
28 July 2025 at 08:04

Kryeministri Edi Rama ka ndarë pamje nga aksi Ura e Çerenecit-Zgosht, një investim që lidh Dibrën me Elbasanin.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Rama shprehet se ky aks krijon dhe një korridor të ri lindor duke sjell më afër bukuritë natyrore dhe pasuritë e turizmit malor.

“Mirëmëngjes dhe me rrugën e re Bulqizë–Librazhd, aksi Ura e Çerenecit–Zgosht, që jo vetëm lidh Dibrën me Elbasanin, por krijon një korridor të ri lindor duke sjell më afër bukuritë natyrore dhe pasuritë e turizmit malor, nxit ekonominë rurale dhe i jep jetë sipërmarrjeve të reja bujqësore e turistike, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama në Facebook.

Zjarri në Sasaj/ Balluku: Era favorizon përhapjen e flakëve, të gjitha strukturat në gatishmëri

By: Re Nato
28 July 2025 at 07:31

Zëvendëskryeministrja, njëherësh ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku thotë se zjarri në Sasaj të Himarës vijon, teksa era favorizon përhapjen e flakëve.

Balluku u shpreh se të gjitha strukturat janë në gatishmëri.

Ndër të tjera, Balluku shtoi se vatra zjarri ka edhe në zona të tjera të bregdetit.

“Tashmë, edhe për shkak të erërave të forta, zjarri po zbret në zonat e banuara. Këtu janë të gjitha forcat e dislokuara. Kemi kërkuar forca të tjera që të vijnë në ndihmë. Duhet e gjithë zona përreth dhe afër të jetë e hidratuar dhe e lagur. Ka vatra aktive, që do mundohemi t’i kalojmë. Jemi duke akumuluar dhe duke sjellë të gjitha forcat që të bëhen bashkë. Këtu ka ardhur ushtria, janë forcat zjarrfikëse, Policia e Shtetit, të gjithë jemi në këmbë. Kemi vatra në Lukovë, por edhe pjesë të tjera të bregdetit.”, theksoi ajo./abcnews.al

Pogradec/ Banesa përfshihet nga flakët, humb jetën 52-vjeçarja (EMRI)

By: Re Nato
28 July 2025 at 07:22

Një 52-vjeçare ka humbur jetën në Pogradec mëngjesin e së hënës.

Në banesën e saj ra zjarr, teksa 52-vjeçarja Kozeta Teço ndërroi jetë si pasojë e asfiksimit nga tymi.

Grupi hetimor dhe shërbimi zjarrfikës ndodhen në vendngjarje, ku kanë bërë të mundur shuarjen e zjarrit dhe po punojnë për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit./abcnews.al

Horoskopi 28 Korrik 2025, zbuloni parashikimet e yjeve

By: Re Nato
28 July 2025 at 07:10

DASHI

Më në fund po rifitoni energjinë dhe iniciativën tuaj. Nëse diçka ju ka penguar në muajt e fundit, tani mund të thoni atë që mendoni. Në dashuri, kini kujdes me fjalët tuaja: jo të gjithë falin aq shpejt sa ju. Në punë, një propozim interesant deri të premten.

DEMI

Sipas horoskopit të Paolo Fox (e hënë, 28 korrik 2025), ky qiell kërkon durim dhe fleksibilitet, cilësi që nuk ju pëlqen gjithmonë t’i përdorni. Në dashuri, keqkuptimet e vogla mund të zgjidhen me butësi. Paratë janë për tu shpenzuar, por për gjëra të dobishme. Mos i shpenzoni për gjëra të panevojshme.

BINJAKËT

Kjo është një javë e shkëlqyer për organizim, sqarim llogarish dhe bërje kërkesash. Por në dashuri, nevojitet spontanitet: mos e teproni me çdo gjë. Lini vend për të papriturën.

GAFORRJA

Jeni plot ide, por duhet të jeni po ashtu edhe konkret. Një mik mund të të japë këshilla ndriçuese. Në dashuri, je magjepsës: ata përreth teje do të kenë vështirësi të të mbajnë në hap!

LUANI

Sipas horoskopit të Paolo Fox (e hënë, 28 korrik 2025), keni nevojë për siguri dhe dashuri, por edhe kohë për veten tuaj. Mos thoni po për gjithçka vetëm për t’i pëlqyer të tjerëve. Duke filluar nga kjo fundjavë, marrëdhëniet dhe komunikimi do të përmirësohen.

VIRGJËRESHA

Pas një periudhe pasiviteti, jeni sërish në qendër të vëmendjes. Në dashuri, do të jeni në gjendje të ringjallni një marrëdhënie që ishte lënë në pritje. Beqarët mund të kenë një takim të veçantë. Në punë: ide fituese!

PESHORJA

Mos u bëni më gjysmëzemër: kjo javë kërkon qartësi, si në dashuri ashtu edhe në punë. Përgjigja që prisni do të vijë deri të mërkurën. Mos e neglizhoni mirëqenien tuaj fizike. Kjo është një javë e shkëlqyer për t’u organizuar, për të larë hesapet dhe për të bërë kërkesa. Por në dashuri, nevojitet spontaniteti: mos e teproni me gjithçka. Lini vend për të papriturat.

AKREPI

Sipas horoskopit të Paolo Fox (e hënë, 28 korrik 2025), emocionet janë fokusi kryesor, dhe nëse e doni dikë… do ta bëni të qartë! Thjesht kini kujdes të mos jeni shumë impulsivë. Në punë, ndryshimet e vogla çojnë në rezultate të mëdha.

SHIGJETARI

Ti dëshiron shumë të ikësh, të udhëtosh dhe të zbulosh. Kjo javë sjell mundësi për t’i shfrytëzuar, madje edhe të papritura. Në dashuri, zgjidh ata që të bëjnë të buzëqeshësh, jo ata që të kufizojnë.

BRICJAPI

Jo gjithçka vjen menjëherë, por ajo që mbillni tani do të japë fryt. Në dashuri, nëse diçka nuk po funksionon, trajtojeni me pjekuri. Në punë: njohuri të shkëlqyera të martën dhe të enjten.

UJORI

Sipas horoskopit të Paolo Fox (e hënë, 28 korrik 2025), është një javë perfekte për inovacion, iniciativë dhe eksperimentim. Nëse dikush përpiqet t’ju kufizojë… injorojeni! Në dashuri, do të gjeni lidhje të shkëlqyer emocionale me një shenjë të Ajrit.

PESHQIT

Kjo është një javë e mirë për të dëgjuar zemrën tuaj, por duhet të jeni edhe konkretë. Dashuria i shpërblen ata që kanë guximin të shprehin veten. Kini kujdes nga shpërqendrimet në punë.

Egnatia, Dinamo dhe Vllaznia, sukses në Ligën e Konferencës/ Çoçlli: Skuadrat shqiptare janë në rritje

By: Re Nato
27 July 2025 at 22:40

Trajneri Nikolin Ça☼lli thotë se paraqitja e Egnatias, Dinamos dhe Vllaznisë në takimet e para të turit të dytë kualifikues në Ligën e Konferencës, ku fituan, tregon se skuadrat shqiptare janë në rritje.

Në emisionin “Botërori i vogël” në ABC News, Çoçlli u shpreh se Vllaznia duhet të ketë kujdes nga islandezët e Vikingur.

“Më ka bërë përshtypje kthimi i rezultatit. Kjo tregon që skuadrat tona janë në rritje. Ballafaqohemi në Europë, Europa ndryshon nga kampionati vendas. Mendoj që skuadrat kanë një rritje më të mirë, në raport me vitet e kaluara. E ardhmja e këtyre skuadrave është e mirë. Vllaznia është më e brishtë se Dinamo dhe Engatia. Për mendimin tim është në rrezik, pavarësisht se e ka fituar atë ndeshje”, theksoi ai./abcnews.al

Zjarret në Gjirokastër, rrezikohet zona e mbrojtur e Piksit

By: Re Nato
27 July 2025 at 22:15

Situata e krijuar si pasojë e vatrave të zjarrit të rëna ne Delvine konsiderohet problematike edhe për Bashkinë Gjirokastër, pasi flakët rrezikojnë të hyjnë në këtë territor.

Si pasojë e drejtimit të erës, flakët po përhapen me shpejtësi në drejtim të zonës së mbrojtur të Piksit.

Efektivët e Mzsh Gjirokastër po monitorojnë situatën, por ndërhyrja nga toka është e pamundur për shkak të terrenit ndërsa mundësia e vetme është vetëm ndërhyrja nga ajri për të kontrolluar dhe neutralizuar flakët./abcnews.al

❌
❌