Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Gjakova nis aktivitetet për nder të 15 Qershorit – Ditës së Çlirimit të qytetit

12 June 2025 at 15:49

Gjakova ka nisur sot aktivitetet për nder të 15 Qershorit – Ditës së Çlirimit të qytetit, me një atmosferë të ngrohtë dhe plot frymë artistike.

Aktivitetet u hapën me një performancë emocionuese nga kori fëmijëror “Lyra”, i cili solli tingujt e pastër dhe të gëzueshëm të fëmijërisë në qendër të qytetit.

Pas koncertit, u hap edhe ekspozita personale e artistes së re Alsea Ymeri, një emër premtues në skenën e artit pamor.

Ekspozita personale e artistes së re Alsea Ymeri

Punimet e saj paraqesin një ndërthurje të freskët mes kreativitetit rinor dhe ndjeshmërisë artistike, duke sjellë një perspektivë të re në shprehjen vizuale.

Këto aktivitete po organizohen me përkushtim nga Drejtoria për Kulturë, Rini dhe Sport në Gjakovë, si pjesë e programit festiv që do të vazhdojë edhe përgjatë ditëve në vijim.

The post Gjakova nis aktivitetet për nder të 15 Qershorit – Ditës së Çlirimit të qytetit appeared first on Telegrafi.

Komuna e Malishevës hap thirrjen për subvencionimin e bletarëve të kësaj komune

9 June 2025 at 12:21

Drejtoria për Bujqësi, Pylltari dhe Zhvillim Rural e Komunës së Malishevës ka shpallur thirrjen publike për subvencionimin e bletarëve në kuadër të mbështetjes me pagesa direkte për vitin 2025.

Sipas njoftimit zyrtar, të gjithë bletarët e komunës që plotësojnë kriteret përkatëse kanë të drejtë të aplikojnë për mbështetje financiare në vlerë prej 4 euro për çdo shoqëri bletësh.

Afati për aplikim është i hapur nga 9 qershori deri më 20 qershor 2025, ndërsa për të përfituar nga kjo skemë subvencionimi, aplikuesit duhet të plotësojnë këto kushte:

  • Të kenë së paku 10 shoqëri bletësh;
  • Bletët të jenë të vendosura brenda territorit të Komunës së Malishevës;
  • Aplikuesi të jetë banor i Komunës së Malishevës.

Ky program synon të mbështesë dhe inkurajojë zhvillimin e sektorit të bletarisë në komunë, duke kontribuar në fuqizimin ekonomik të fermerëve lokalë dhe promovimin e prodhimit të mjaltit vendor.

Për më shumë informacion rreth dokumentacionit të nevojshëm dhe mënyrës së aplikimit, bletarët mund t’i drejtohen Drejtorisë për Bujqësi, Pylltari dhe Zhvillim Rural në Malishevë.

The post Komuna e Malishevës hap thirrjen për subvencionimin e bletarëve të kësaj komune appeared first on Telegrafi.

KRM “Çabrati” ndryshon orarin e mbledhjes së mbeturinave për shkak të festës së Kurban Bajramit

5 June 2025 at 14:37

Kompania Rajonale e Mbeturinave “Çabrati” njofton të gjithë konsumatorët se, për shkak të festës së Kurban Bajramit, sektori për mbledhjen e mbeturinave nuk do të operojë të premten, më 6 qershor 2025.

Nga qytetarët kërkohet që të mos i nxjerrin mbeturinat para shtëpive apo oborreve gjatë kësaj dite, për të shmangur grumbullimin dhe ndotjen e ambientit.

Të gjitha lagjet dhe zonat që sipas planit operativ duhej të shërbeheshin më 6 qershor, do të mbulohen të premten, më 13 qershor 2025, gjatë javës së ardhshme.

KRM “Çabrati” falënderon qytetarët për mirëkuptimin dhe bashkëpunimin.

The post KRM “Çabrati” ndryshon orarin e mbledhjes së mbeturinave për shkak të festës së Kurban Bajramit appeared first on Telegrafi.

Komuna e Gjakovës nis asfaltimin e rrugëve në Firzë dhe Brekoc

3 June 2025 at 12:32

Komuna e Gjakovës ka nisur asfaltimin e segmentit të parë rrugor në fshatrat Firzë dhe Brekoc, si pjesë e një projekti më të gjerë që përfshin edhe katër segmente të tjera, të cilat pritet të realizohen gjatë ditëve në vijim.

Ky projekt infrastrukturor ka një vlerë investimi prej 148 mijë eurosh dhe përfshin një gjatësi totale prej 1890 metrash.

“Kjo nuk është vetëm një punë ndërtimi, por një zotim i kthyer në realitet”, ka deklaruar kryetari i Komunës së Gjakovës, Ardian Gjini.

Sipas tij, ky investim sjell një qasje më të lehtë dhe një lëvizje më të sigurt për banorët, duke ndikuar pozitivisht në jetën e përditshme të familjeve në këto fshatra.

Tutje u bë e ditur që përmirësimi i infrastrukturës rrugore në zonat rurale është pjesë e strategjisë së komunës së Gjakovës për të përmirësuar qasjen për banorët e këtyre zonave si dhe për të nxitur zhvillimin lokal.

The post Komuna e Gjakovës nis asfaltimin e rrugëve në Firzë dhe Brekoc appeared first on Telegrafi.

Të shtëna me armë në një aheng familjar në Gjakovë, kërkohet paraburgim për pesë persona

2 June 2025 at 15:45

Prokuroria Themelore në Gjakovë ka bërë të ditur se ka filluar hetimet dhe ka paraqitur kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit prej 30 ditësh ndaj pesë personave të arrestuar më 31 maj 2025 në fshatin Rogovë të Gjakovës.

Sipas Prokurorisë, të arrestuarit me inicialet S.H., L.H., F.H., A.H. dhe Sh.H., dyshohen për përfshirje në të shtëna me armë zjarri gjatë një ahengu familjar. Të dyshuarit fillimisht janë ndaluar për 48 orë dhe tashmë ndaj tyre është paraqitur kërkesa për paraburgim në Gjykatën Themelore në Gjakovë.

Prokuroria njofton se ndaj të dyshuarve rëndojnë një sërë veprash penale, përfshirë: Përdorim i armës apo mjetit të rrezikshëm (neni 367), Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm (neni 356), Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim i paautorizuar i armëve (neni 366), Manipulim me prova (neni 389), Moslajmërim i veprave penale apo kryesve të tyre (neni 378).

Në kuadër të hetimeve, Policia e Kosovës ka sekuestruar një sasi të konsiderueshme armësh dhe municioni në vendin e ngjarjes, përkatësisht:

  • Dy armë automatike,
  • Një pushkë gjuetie,
  • Një pistoletë,
  • 463 fishekë të kalibrave të ndryshëm,
  • Disa gëzhoja të gjetura në vendin e ngjarjes.

Hetimet për këtë rast janë në vazhdim, ndërkohë që autoritetet po shqyrtojnë provat dhe dëshmitë për të proceduar më tej me çështjen.

The post Të shtëna me armë në një aheng familjar në Gjakovë, kërkohet paraburgim për pesë persona appeared first on Telegrafi.

Fillon ndërtimi i Qendrës së Mjekësisë Familjare në Kijevë të komunës së Malishevës

28 May 2025 at 09:34

Kanë filluar punimet për ndërtimin e Qendrës së Mjekësisë Familjare në fshatin Kijevë, një projekt i rëndësishëm në fushën e shëndetësisë që po realizohet përmes bashkëpunimit të Komunës së Malishevës dhe organizatës humanitare “Qatar Charity”.

Ky projekt, i cili është bashkëfinancuar nga të dy palët, është cilësuar si një ndër investimet më të mira në sektorin e shëndetësisë në këtë komunë, me qëllim përmirësimin e shërbimeve mjekësore për banorët e Kijevës dhe zonave përreth.

Kryetari i Komunës së Malishevës, Ekrem Kastrati, ka theksuar rëndësinë e këtij investimi për komunitetin lokal, duke e cilësuar atë si një premtim të mbajtur dhe një hap konkret drejt përmirësimit të infrastrukturës shëndetësore.

Komuna e Malishevës ka paralajmëruar se do të vazhdojë me projekte të ngjashme në të ardhmen, duke synuar rritjen e cilësisë së jetës për të gjithë qytetarët e saj.

The post Fillon ndërtimi i Qendrës së Mjekësisë Familjare në Kijevë të komunës së Malishevës appeared first on Telegrafi.

Teatri “Hadi Shehu” anulon shfaqjen “Menaxheria e Qelqtë” për arsye teknike

26 May 2025 at 15:45

Ishte paraparë që  sonte me fillim nga ora 20:00 në teatrin “Hadi Shehu” në Gjakovë të jipej shfaqja “Menaxheria e Qelqtë” e interpreruar nga trupa e aktorëve të Teatrit “Muharrem Qena” nga Mitrovica, mirëpo sipas një njoftimi të bërë nga Teatri “Hadi Shehu” si shkak i disa problemeve teknike, shfaqja e kësaj shfaqjeje anulohet.

Në njoftimin e bëë nga Teatri “Hadi Shehu” nuk është bërë e ditur ndonjë datë, apo orë tjetër se kur pritet të jipet kjo shfaqje në skenën e teatrit të Gjakovës.

Theksojmë që premiera e shfaqjes “Menaxheria e Qelqtë” ishte dhënë fillimisht në teatrin e Mitrovicës me datë 27 shkurt 2025.

The post Teatri “Hadi Shehu” anulon shfaqjen “Menaxheria e Qelqtë” për arsye teknike appeared first on Telegrafi.

Komuna e Gjakovës ndan 140 mijë euro për zhvillimin e bizneseve lokale, 26 biznese përfituese

22 May 2025 at 13:33

Komuna e Gjakovës, ka ndarë 140 mijë euro për përkrahjen e zhvillimit ekonomik lokal, përmes granteve që do të shpërndahen për 26 biznese ekzistuese dhe start-up-e.

Ky lajm wshtw bwrw i ditur nga Kryetari i Komunws sw Gjakovws, Ardian Gjini, i cili pwrmes kwtij njfotimi bwri tw ditur se kjo përkrahje është realizuar nga Drejtoria për Zhvillim Ekonomik në komunën e Gjakkows, me qëllim të fuqizimit të ndërmarrjeve vendore, rritjes së kapaciteteve të tyre dhe krijimit të vendeve të reja të punës në k

“Jam veçanërisht i lumtur që si institucion po arrijmë të ofrojmë ndihmë për ndërmarrësit tanë, të cilët me shumë punë, ide dhe përkushtim po kontribuojnë çdo ditë në zhvillimin e ekonomisë,” theksoi Gjini.

Në njoftimin e tij Gjini po ashtu bëri të ditur që komuna e Gjakovës do të vazhdojë të përkrahë çdo iniciativë që sjell zhvillim ekonomik dhe një jetë më të mirë për qytetarët kësaj komune.

Kjo iniciativë vjen si pjesë e strategjisë së Komunës së Gjakovës për të stimuluar rritjen e sektorit privat në Komunën e Gjakovës.

The post Komuna e Gjakovës ndan 140 mijë euro për zhvillimin e bizneseve lokale, 26 biznese përfituese appeared first on Telegrafi.

Zjarrfikësit e Junikut pajisen me shkallë motorike falë një donacioni nga Zvicra

21 May 2025 at 13:53

Shërbimi i Zjarrfikësve në Komunën e Junikut është forcuar me një pajisje të re të rëndësishme, një shkallë motorike, që pritet të rrisë ndjeshëm kapacitetet operative të këtij shërbimi.

Kjo pajisje moderne është dhuruar nga Zjarrfikësit e Komunës Ruswil, kantoni i Lucernit në Zvicër, në bashkëpunim me Shoqatën “Sali Çekaj”.

Donacioni është realizuar me angazhimin e veprimtarit dhe humanistit të njohur nga mërgata shqiptare në Zvicër, Gasper Merkuri, si dhe Shoqatës Humanitare “Sali Çekaj”, të cilëve Komuna e Junikut u ka shprehur mirënjohjen më të thellë për këtë ndihmë të çmuar.

Kontribut të veçantë në realizimin e këtij donacioni ka dhënë edhe veprimtari nga Juniku, Muhamet Krasniqi.

 

Sipas njoftimit të bërë nga Komuna e Junikut, ky bashkëpunim i suksesshëm është një shembull i shkëlqyer i solidaritetit dhe lidhjeve të forta mes mërgatës shqiptare dhe institucioneve në vendlindje.

The post Zjarrfikësit e Junikut pajisen me shkallë motorike falë një donacioni nga Zvicra appeared first on Telegrafi.

Dëmtohet ndriçimi në parkun prapa ShML “Xhelal Hajda – Toni” në Rahovec, autoritetet reagojnë menjëherë

21 May 2025 at 13:44

Autoritetet komunale të komunës së Rahovecit kanë reaguar me shpejtësi pas raportimeve për dëmtimin e shtyllave të ndriçimit në parkun që ndodhet prapa Shkollës së Mesme të Lartë “Xhelal Hajda – Toni”, shkollë e cila gjindet në këtë komunë.

Pasi janë njoftuar për incidentin, përfaqësues të komunës, në bashkëpunim me Policinë, kanë dalë menjëherë në terren për të parë nga afër gjendjen dhe për të vlerësuar dëmet e shkaktuara.

Aktualisht, shtyllat dhe elementet tjera të ndriçimit janë duke u riparuar, pasiqë kompania përgjegjëse për mirëmbajtje është angazhuar për sanimin e dëmeve që dyshohet të jenë shkaktuar nga persona të papërgjegjshëm.

Autoritetet kanë bërë apel të drejtpërdrejtë ndaj qytetarëve, e veçanërisht të rinjve, që të tregojnë kujdes dhe përgjegjësi ndaj hapësirave publike.

The post Dëmtohet ndriçimi në parkun prapa ShML “Xhelal Hajda – Toni” në Rahovec, autoritetet reagojnë menjëherë appeared first on Telegrafi.

Policia e Kosovës ndalon në Malishevë veturën e dyshuar të vjedhur në Gjermani

19 May 2025 at 09:36

Një operacion i shpejtë policor në komunën e Malishevës ka rezultuar me ndalimin e një automjeti transportues që po bartte një veturë të dyshuar si e vjedhur në territorin e Gjermanisë.

Sipas informacioneve zyrtare nga Policia e Kosovës, rreth orës 19:05, Stacioni Policor në Malishevë është njoftuar nga pjestarët e Policisë në Mitrovicën e Veriut për një automjet që po transportonte një veturë me targa gjermane, me dyshimin se ishte vjedhur, dhe se mjeti po udhëtonte në drejtim të komunës së Malishevës.

Njësitë kompetente janë aktivizuar menjëherë dhe gjatë zhvillimit të hetimeve kanë pranuar informacion shtesë se vetura e dyshuar ndodhej në fshatin Senik të Malishevës, dhe policia ka ndërhyrë me sukses në këtë lokacion, duke ndaluar automjetin transportues së bashku me veturën e ngarkuar.

Të dy mjetet janë sekuestruar dhe janë dërguar në Stacionin Policor në Malishevë për procedurat e mëtejshme hetimore. Në këtë fazë të hetimeve, janë intervistuar dy persona në cilësinë e dëshmitarëve, ndërsa në konsultim me prokurorin e shtetit është iniciuar rasti “Pranim i mallrave të vjedhura”, rasti do të trajtohet në procedurë të rregullt.

Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjakovë ka bërë të ditur se do të vazhdojë hetimet për të zbardhur të gjitha rrethanat lidhur me rastin.

Ky reagim i shpejtë dhe i koordinuar i njësive policore është vlerësuar si një dëshmi e qartë e përkushtimit të Policisë së Kosovës në luftimin e krimit dhe ruajtjen e sigurisë publike.

The post Policia e Kosovës ndalon në Malishevë veturën e dyshuar të vjedhur në Gjermani appeared first on Telegrafi.

Ruzhdi Shehu zyrtarizon kandidaturën për mandatin e tretë si kryetar i komunës së Junikut

16 May 2025 at 22:27

Kryetari aktual i Komunës së Junikut, Ruzhdi Shehu, nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), ka bërë të ditur se do të kandidojë për një mandat të tretë në zgjedhjet e ardhshme lokale.

Përmes një njoftimi publik, Shehu ka konfirmuar se dega e partisë në Junik i ka dhënë sërish besimin për të garuar në zgjedhjet lokale për kryetar komune.

“Me nder dhe përgjegjësi të lartë ju njoftoj se Dega e Lidhjes Demokratike të Kosovës në Junik më ka nominuar edhe për një mandat si kandidat për Kryetar të Komunës”, ka shkruar fillimisht Shehu.

Ai shton se përkrahja që po merr nga qytetarët i jep motiv të vazhdueshëm për të qenë në shërbim të komunës.

“Kjo mbështetje e strukturës së partisë, e kombinuar me besimin dhe përkrahjen që çdo ditë po e ndjej nga qytetarët e Junikut, më jep forcë dhe vullnet për të vazhduar angazhimin tim në shërbim të komunës sonë”, thekson ai.

Megjithatë, Shehu nw postimin e tij ka bwrw tw ditur se ky do të jetë mandati i tij i fundit në krye të komunës sw Junikut.

“Zgjedhjet e ardhshme lokale do të jenë zgjedhjet e fundit në të cilat unë do të kandidoj për Kryetar të Junikut. Pra, mandati i ardhshëm do të jetë mandati i fundit si Kryetar i Komunës”, ka deklaruar ai.

Në njoftim, ai përmendi edhe projektet e realizuara gjatë mandateve të kaluara, si dhe ato që janë planifikuar për të ardhmen.

“Së bashku kemi realizuar shumë projekte e iniciativa që kanë ndikuar drejtpërdrejt në jetën e qytetarëve, dhe njëkohësisht kemi të planifikuara edhe shumë projekte të tjera që do të realizohen në vazhdim, me synim zhvillimin e qëndrueshëm të Junikut në çdo drejtim.” thuhet më tej në deklaratë.

Ai përmbylli postimin duke falënderuar qytetarët dhe mërgatën e Junikut për mbështetjen e vazhdueshme dhe shprehu bindjen se në zgjedhjet e ardhshme, LDK do të fitojë pa balotazh.

The post Ruzhdi Shehu zyrtarizon kandidaturën për mandatin e tretë si kryetar i komunës së Junikut appeared first on Telegrafi.

Kryetari i Malishevës takon Drejtorin e Policisë në Gjakovë për forcimin e bashkëpunimit në siguri

15 May 2025 at 14:57

Kryetari i Komunës së Malishevës, Ekrem Kastrati, ka zhvilluar një takim me drejtorin e Drejtorisë Rajonale të Policisë në Gjakovë, kolonel Lumni Graishta. Gjatë takimit, ata kanë diskutuar mbi mundësitë e përmirësimit të bashkëpunimit të ndërsjellë dhe avancimin e projekteve të përbashkëta që kanë si objektiv sigurimin e territorit të komunës sw Malishevës.

Kryetari Kastrati ka falënderuar Policinë e Kosovës, përfshirë Stacionin Policor të Malishevës dhe Drejtorinë Rajonale në Gjakovë, për mbështetjen dhe bashkëpunimin e ngushtë në realizimin e projekteve që kanë për qëllim zhvillimin e komunës, me theks të veçantë në procesin e lirimit të hapësirave publike në qytetin e Malishevës.

Po ashtu, ata kanë diskutuar edhe për çështje të tjera të sigurisë që ndikojnë në jetën e përditshme të qytetarëve të komunës.

Në fund të takimit, të dyja palët u angazhuan për vazhdimin e bashkëpunimit të frytshëm, me qëllim rritjen e sigurisë për qytetarët e Malishevës, duke shprehur gatishmërinë për të shqyrtuar mundësinë e krijimit të mundësive të reja bashkëpunimi, veçanërisht në fushën e sigurisë në shkolla.

The post Kryetari i Malishevës takon Drejtorin e Policisë në Gjakovë për forcimin e bashkëpunimit në siguri appeared first on Telegrafi.

KRU “Gjakova” vazhdon me shkyçjen e konsumatorëve me borxhe të papaguara nga rrjeti i ujësjellësit

15 May 2025 at 14:44

KRU “Gjakova” edhe gjatë ditës së sotme ka vazhduar aksionin në terren për shkyçjen nga rrjeti i ujësjellësit të konsumatorëve që nuk kanë shlyer detyrimet financiare ndaj kësaj kompania, pavarësisht vërejtjeve të dërguara me kohë nga kompania ndaj këtyre konsumatorëve.

Sipas njoftimit zyrtar, pas shpërndarjes së paralajmërimeve për borxhet e papaguara, ekipet operative kanë dalë në terren për të ndërprerë shërbimin ndaj atyre konsumatorëve të cilët nuk janë i janë përgjigjur thirrjeve të KRU “Gjakova” për pagesë të shërbimeve që kjo kompani ofron.

Në njoftimin e bërë nga KRU “Gjakova” thuhet se ky aksion do të vazhdojë në të gjitha zonat në të cilat kjo kompani ofron shërbime.

“Ky aksion do të vazhdojë pa ndërprerje në të gjitha zonat e mbuluara me shërbim, në përputhje me planin e paraparë, derisa të realizohet shlyerja e detyrimeve nga të gjithë konsumatorët debitorë,” thuhet në njoftim e kompanisë.

Tutje, KRU “Gjakova” u bën thirrje të gjithë konsumatorëve që ende nuk i kanë përmbushur obligimet e tyre financiare që të veprojnë sa më parë, në mënyrë që të shmangin masat e mëtejshme, përfshirë shkyçjen nga shërbimet e ujësjellësit.

The post KRU “Gjakova” vazhdon me shkyçjen e konsumatorëve me borxhe të papaguara nga rrjeti i ujësjellësit appeared first on Telegrafi.

Kanoset një zyrtar policior në komunën e Malishevës

13 May 2025 at 11:53

Drejtoria Rjonale e Policisë në Gjakovë, në raportin e tyre 24 orësh ka bëtë të ditur se gjatë lësaj periudhe kohore, në stacionin policor në Malishevë është raportuar për një kanosje ndaj një zyrtari policior.

“Është shoqëruar në stacionin policor i dyshuari mashkull kosovar pasi që, i njëjti pas një mosmarrëveshje lidhur me shqiptimin e një tikete ka kanosur zyrtarët policor. Me vendim të prokurorit pas intervistimit rasti procedohet në procedurë të rregullt.”

Po ashtu në këtë raport 24 orësh bëhët e ditur se është raportuar një rast i dhunës në familje, ku pas një mosëmarrëveshjeje i dyshuari, mashkull kosovar, i kishte shkaktuar dhunë psiqike dhe e kishte gjuajtur me një shkop plastike viktimën, femër kosovare.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që, i njëjti pas një mosmarrëveshje dyshohet se i kishte shkaktuar dhunë psiqike dhe e kishte gjuajtur me një shkop plastike, viktimën femër kosovare. Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.”

The post Kanoset një zyrtar policior në komunën e Malishevës appeared first on Telegrafi.

Hapet edicioni i 24-të i festivalit folklorik “Anadrinia jehon”

12 May 2025 at 13:55

Gjatë mbrëmjes së djeshme është hapur edicioni i 24-të i festivali folklorik “Anadrinia jehon”, festival ky i cili tashmë ka fituar një profil të qëndrueshëm kulturor dhe është bërë pjesë zyrtare e agjendës së festave të Komunës së Rahovecit.

Ky aktivitet, i cili zhvillohet në fshatin Dejnë, ka tejkaluar përmasat lokale dhe po merr përmasa kombëtare, pasiqë pjesë e këtij festivali janë artistë nga shumë vise të shqiptarisë, por edhe nga mërgata.

Dashamirësia me të cilën janë pritur artistët ka ndikuar që organizatorët e këtij festivali të jenë sa më të përkushtuar në organizim e këtij festivali i cili tashmë nuk është vetëm i fshatit Dejnë apo vetëm i Komunës së Rahovecit, por tashmë “Anadinia jehon” është festival kombëtar.

The post Hapet edicioni i 24-të i festivalit folklorik “Anadrinia jehon” appeared first on Telegrafi.

Delegacioni nga Italia viziton Gjakovën për të shënuar 25-vjetorin e ndërtimit të Aeroportit të Gjakovës

8 May 2025 at 17:16

Në kuadër të një vizite miqësore, një delegacion i veçantë nga Italia qëndroi sot në Gjakovë për të shënuar 25-vjetorin e ndërtimit të Aeroportit të Gjakovës, një nga projektet më të rëndësishme infrastrukturore pas luftës në Kosovë.

Delegacioni i përbërë nga ish-komandanti i KFOR-it Italian në Kosovë, z. Salvatore Raimondo, dhe gjeneralët Francesco Noto e Carmelo Giardina, vizituan qytetin për të rikthyer kujtimet nga periudha kur u realizua ky projekt madhor.

Raimondo ka qenë një nga figurat kyçe në udhëheqjen e punimeve për ndërtimin e aeroportit, i cili për vite me radhë ka shërbyer si nyje e rëndësishme logjistike dhe simbol i bashkëpunimit ndërkombëtar.

Gjatë qëndrimit të tyre në Gjakovë, delegacioni u prit nga kryetari i komunës së Gjakoës, Ardian Gjini me bashkëpunëtorë, ku gjatë kësaj vizite ata u informuan për zhvillimet e fundit në qytet dhe projektet që po realizohen.

Gjatë një ecjeje në qendër të qytetit, mysafirët vlerësuan lart transformimet pozitive që ka përjetuar Gjakova ndër vite.

Vizita u mbyll në një ambient miqësor ku delegacionit italian iu bashkua edhe ish-kryetari i Komunës së Gjakovës, z. Mazllom Kumnova, duke e bërë takimin një moment përkujtimor dhe bashkimi për kontributin e dhënë në ndërtimin e qytetit të Gjakovës pasluftës.

The post Delegacioni nga Italia viziton Gjakovën për të shënuar 25-vjetorin e ndërtimit të Aeroportit të Gjakovës appeared first on Telegrafi.

Komuna e Rahovecit siguron 1.5 milion euro nga MMPHI për projekte të rëndësishme infrastrukturore

8 May 2025 at 13:57

Kryetari i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi, në bashkëpunim me zëvendësministrin e Ministrisë së Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës (MMPHI), Hysen Durmishi, kanë nënshkruar një memorandum të ri bashkëpunimi që sjellin investime të reja infrastrukturore në vlerë prej mbi 1.5 milion euro në komunën e Rahovecit.

Ky bashkëpunim konkretizon përkushtimin institucional për zhvillim dhe përmirësim të infrastrukturës rrugore në zonat rurale dhe urbane, përmes bashkëfinancimit të dy projekteve kyçe:

– Rregullimi i rrugës Sapniq – Nashpall, me një investim prej 894,888.00 €;

– Ndërtimi i rrugës Fortesë – Celinë, në vlerë prej 650,000.00 €.

Këto projekte pritet të ndikojnë drejtpërdrejt në lehtësimin e qarkullimit, rritjen e sigurisë në komunikacion dhe zhvillimin ekonomik të zonave përkatëse.

Kryetari Latifi falënderoi MMPHI-në për bashkëpunimin dhe mbështetjen e vazhdueshme, duke theksuar se këto investime janë dëshmi e angazhimit të përbashkët për përmirësimin e jetës së qytetarëve të komunës së Rahovecit.

The post Komuna e Rahovecit siguron 1.5 milion euro nga MMPHI për projekte të rëndësishme infrastrukturore appeared first on Telegrafi.

Mbi 10 mijë vizita mjekësore u kryen gjatë muajit prill në Spitalin “Isa Grezda” në Gjakovë

8 May 2025 at 13:48

Gjatë muajit prill, Spitali Rajonal “Isa Grezda” në Gjakovë, ka vazhduar të ofrojë një gamë të gjerë shërbimesh shëndetësore për qytetarët, duke reflektuar angazhimin e stafit mjekësor në përmbushjen e nevojave të pacientëve.

Sipas të dhënave zyrtare, gjatë këtij muaji janë realizuar gjithsej 10674 vizita mjekësore dhe ekzaminime të ndryshme, ndërsa janë ofruar edhe 333 shërbime të CT-së dhe 1306 shërbime radiologjike (rentgen i thjeshtë), ndërsa raporti muajit prill bënë të ditur se në Njësinë e Mjekësisë Fizikale dhe Rehabilitimit janë trajtuar 1028 pacientë.

Sipas të dhënavë zyrtare, thuhet se gjatë muajit prill janë hospitalizuar 1176 pacientë, ndërsa janë kryer gjithsej 200 operacione, ku po gjatë këtij muaji janë shënuar 98 lindje, nga të cilat 55 djem dhe 43 vajza.

Shërbime laboratorike në kuadët të Spitalit “Isa Grezda” kanë marrë 2811 pacientë, në Repartin e Hemodializës janë kryer 795 seanca dialize, duke siguruar kujdes të vazhdueshëm për pacientët që kanë nevojë për këtë shërbim.

The post Mbi 10 mijë vizita mjekësore u kryen gjatë muajit prill në Spitalin “Isa Grezda” në Gjakovë appeared first on Telegrafi.

Gjini: Lidhjet me SHBA-në po thellohen – YMCA një urë bashkëpunimi për të ardhmen

8 May 2025 at 13:36

Kryetari i Komunës së Gjakovës, Ardian Gjini, ka zhvilluar një vizitë zyrtare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës me ftesë të organizatës prestigjioze rinore YMCA, një prej organizatave më të vjetrav dhe më me ndikim në botë.

Gjatë qëndrimit në SHBA, kryetari Gjini, i shoqëruar nga drejtoresha e YMCA në Kosovë, Dorina Lluka – Davies, realizoi disa takime të rëndësishme në Chicago, Iowa dhe veçanërisht në Fort Dodge, i njohur si qytet mik i Gjakovës.

Gjatë vizitës së tij në këtë qytet, kryetari Gjini, u shprej tejet lumtur që lidhjet e këtyre dy qyteteve po forcohen çdo vit.

“Falënderoj përzemërsisht kryetarin e Fort Dodge, Matt Bemrich dhe stafin e tij për mikpritjen. Jam tejet i lumtur që lidhjet tona po forcohen çdo vit.” u shpreh fillimisht Gjini.

Ai gjithashtu vlerësoi kontributin e konsullatës së Kosovës në Des Moines, Iowa, duke përmendur veçanërisht pritjen e ngrohtë dhe angazhimin e vazhdueshëm të stafit, me në krye Drilon Zogajn, në përfaqësimin dinjitoz të shtetit të Kosovës në SHBA.

Në kuadër të vizitës, delegacioni pati mundësinë të vizitojë edhe disa nga kampet dhe aktivitetet më përfaqësuese të YMCA-së, ku u diskutua rritja e nivelit të bashkëpunimit mes kësaj organizate dhe Komunës së Gjakovës, ku Gjini potencoi që kampi i organizatës YMCA në Gjakovë do të shërbejë si një shembull i shkqlqyer bashkëpunimi në të ardhmen.

“Komuna e Gjakovës dhe YMCA kanë një histori të gjatë bashkëpunimi, e cila po thellohet çdo ditë e më tepër. Jam i bindur se kampi i YMCA-së në Gjakovë do të shërbejë si një shembull i shkëlqyer në të ardhmen.” shtoi tutje Gjini.

The post Gjini: Lidhjet me SHBA-në po thellohen – YMCA një urë bashkëpunimi për të ardhmen appeared first on Telegrafi.

❌
❌