Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Zyrtare: Qatip Osmani emërohet trajner i ri i Malishevës

30 July 2025 at 17:26

Malisheva ka zyrtarizuar emërimin e Qatip Osmanit si kryetrajnerin e ri të skuadrës për sezonin e ri.

Klubi nga Malisheva ka arritur marrëveshje me trajnerin e mirënjohur tetovar, i cili do të udhëheqë skuadrën në aventurat e ardhshme në futbollin vendor.

Osmani, një nga emrat më të spikatur në futbollin e rajonit, ka ndërtuar një karrierë të suksesshme në Maqedoninë e Veriut dhe në Shqipëri, duke fituar trofe dhe duke udhëhequr ekipe me histori.

Me përvojën e tij të pasur dhe qasjen strategjike, ai pritet t’i japë skuadrës së Malishevës stabilitet dhe ambicie për rezultate të larta.

“Mirë se vjen kampion, Prof. Qatip!” – shkruan FC Malisheva në njoftimin zyrtar, duke theksuar entuziazmin për fillimin e këtij kapitulli të ri.

Osmani pritet të nisë punën menjëherë me ekipin, ndërsa drejtuesit e klubit shprehen optimistë për ndikimin e tij në zhvillimin dhe konkurrueshmërinë e skuadrës në sezonin e ardhshëm të Superligës së Kosovës. /Telegrafi/

The post Zyrtare: Qatip Osmani emërohet trajner i ri i Malishevës appeared first on Telegrafi.

Zyrtare/ Elbasani forcon sulmin, firmos me 21-vjeçarin e Malishevës

By: armand
26 July 2025 at 11:56

Fatjon Bunjaku është lojtari më i ri i Elbasanit. 21-vjeçari është transferuar nga Malisheva ku kishte edhe një vit të mbetur kontratë. Bunjaku ka luajtur me Kosovën U-21. Po ashtu këtë sezon e nisi duke luajtur me Malishevën në Ligën e Konferencës, edhe pse nuk kaloi asnjë tur. “Fatjon Bunjaku është verdheblu. Sulmuesi premtues i […]

The post Zyrtare/ Elbasani forcon sulmin, firmos me 21-vjeçarin e Malishevës appeared first on BoldNews.al.

Arbër Prekazi largohet nga Malisheva

24 July 2025 at 17:26

Malisheva ka konfirmuar largimin e mesfushorit Arbër Prekazi, duke përmbyllur një periudhë dyvjeçare të mbushur me emocione, kontribut të jashtëzakonshëm dhe ndjenja të thella mirënjohjeje mes klubit dhe futbollistit.

Prekazi ka lënë gjurmë të pashlyeshme në historinë e klubit nga Malisheva, jo vetëm për paraqitjet e tij në fushën e lojës, por edhe për rolin udhëheqës brenda dhomave të zhveshjes. Me profesionalizëm dhe përkushtim, ai ka qenë një shembull për lojtarët e rinj, të cilët i ka mbështetur dhe motivuar në çdo hap.

“Preki dha një kontribut historik për fanellën, për klubin dhe tregoi respekt të madh për tifozët dhe qytetin tonë,” thuhet në deklaratën e klubit. Malisheva ka theksuar se emri i tij do të mbetet përgjithmonë i gdhendur në historinë e klubit.

Largimi i tij shënon fundin e një epoke të lavdishme, ndërsa vetë futbollisti ka vendosur të nisë një aventurë të re në karrierën e tij. Klubi i ka uruar shëndet dhe suksese në rrugëtimin e radhës, duke e cilësuar si një “kampion” që do të mbetet përherë pjesë e identitetit të Malishevës.

Ky përshëndetje e ngrohtë vjen si një testament i lidhjes së fortë që Prekazi ka ndërtuar me klubin dhe komunitetin gjatë qëndrimit të tij. /Telegrafi/

The post Arbër Prekazi largohet nga Malisheva appeared first on Telegrafi.

Hidhet shorti për sezonin e ri në Superligë, derbi në xhiron e parë

21 July 2025 at 13:52

Sot, në ambientet e Federatës së Futbollit të Kosovës, u bë tërheqja e shortit për edicionin e ri të garave në Superligë dhe Ligën e Parë.

Në emër të FFK-së, kryetari i Komisionit të Garave, Abdyl Bellopoja, u dëshiroi një edicion të mbarë klubeve pjesëmarrëse, ndërsa njëkohësisht u bëri thirrje atyre që të organizohen sa më mirë për mbarëvajtjen e garës.

Pas tërheqjes së shortit, në javën e parë të Superligës do të zhvillohen këto ndeshje:

Dukagjini –Prishtina

Gjilani –Ballkani

Malisheva –Prishtina e Re

Ferizaj –Drita

Drenica –Llapi

Sezoni i ri fillon më 16 gusht, ndërsa ndeshjet e xhiros së parë do të zhvillohen më 16 dhe 17 gusht 2025. /Telegrafi/

The post Hidhet shorti për sezonin e ri në Superligë, derbi në xhiron e parë appeared first on Telegrafi.

Malisheva turpërohet në Islandë – humbja më e thellë që nga pranimi në UEFA

17 July 2025 at 22:36

Malisheva është eliminuar nga parakualifikimet në Ligën e Konferencës, pasi pësoi humbje 8-0 në ndeshjen e dytë ndaj Vikingur Reykjavik, ndërsa rezultati i përgjithshëm është 9-0.

Pas vetëm 11 minutash lojë, Nikolaj Hansen realizoi për 1-0 me asistimin e Daniel Hafsteinsson.

Dhjetë minuta më vonë, sërish kjo dyshe kombinuan, për rezultatin 2-0.

Kur kaluan 29 minuta lojë, Oliver Ekroth realizoi golin e tretë për Vikingurin, duke demoralizuar lojtarët e Malishevës.

Në minutën e 36-të, Hansen kompletoi het-trikun e tij, për rezultatin 4-0, ndërsa rezultati i përgjithshëm është 5-0.

 

Kæru Víkingar. Það gleður okkur að tilkynna að staðan er 5-0 í hálfleik. Mörkin okkar skoruðu Danni, Oliver og Niko með þrennu. Sjáumst eftir smá í seinni! Veislan er rétt að byrja pic.twitter.com/V2xcgPAvrn

— Víkingur (@vikingurfc) July 17, 2025

Edhe 45 minutat e dytë ishin skandaloz nga Malisheva, pasi pësoi edhe tri gola të tjera.

Në minutën e 68-të, Ingimundarson realizoi për 6-0, për të pasuar dy gola të tjerë.

Agon Xhaka bëri ndërhyrje të palejueshme në minutën e 72-të, duke u ndëshkuar me karton të kuq, ndërsa nga penalltia realizoi Jonasson për 7-0.

Ndërsa goli i tetë u realizua prej Thoreklsson, për të mbyllur këtë paraqitje të turpshme nga Malisheva dhe eliminim nga gara e tretë e UEFA-së. /Telegrafi/

 

The post Malisheva turpërohet në Islandë – humbja më e thellë që nga pranimi në UEFA appeared first on Telegrafi.

“Nëse luajmë si në pjesën e dytë, gjithçka është e mundur” – Isufi nuk dorëzohet

10 July 2025 at 22:49

Trajneri i Malishevës, Bekim Isufi, ka vlerësuar se ekipi i tij ka ende mundësi reale për të përmbysur rezultatin ndaj Vikingurit në ndeshjen e kthimit të fazës së parë eliminatore të Ligës së Konferencës.

Në sfidën e parë të zhvilluar në stadiumin “Fadil Vokrri”, skuadra nga Kosova u mposht minimalisht 1-0 nga kampionët e Islandës.

Pas ndeshjes, Isufi tha se ekipi i tij kishte treguar respekt të tepruar ndaj kundërshtarit në pjesën e parë, gjë që ndikoi në paraqitjen në fushë.

“Mendoj se përderisa ekziston mundësia, pjesa e dytë e sfidës, mundësitë janë reale. Nuk bën të kemi respekt të tepruar për kundërshtarin, si në pjesën e parë”.

“Duhet të fokusohemi në ndërprerje, në lojën në ajër. Nëse luajmë si në pjesën e dytë, me më shumë vetëbesim, çdo gjë është e mundur. Kemi një javë të përgatitemi. Tani i dimë mundësitë dhe se si të paraqitemi më mirë. Në pjesën e parë kishim shumë respekt për kundërshtarin. Në pjesën e dytë kishim raste, por na mungoi fati për të konkretizuar,” – ka thënë Isufi për KTV-në.

Tutje, ai theksoi se plani për pjesën e parë ishte kontrolli i topit dhe tentimi për të rrezikuar më shumë, por se respekti i tepruar ndikoi që kjo të mos ndodhte.

“Në pjesën e parë u morëm vesh të kemi kontrollin e lojës dhe të rrezikojmë më shumë. Respekti i tepruar bëri që mos të kemi mundësi të hyjmë në lojë. Në pjesën e dytë e kemi ditur se nuk kemi çka të humbim. Pjesa e dytë ishte dominante, kishim aksione. Jemi munduar të eliminojmë gabimet. Vikinguri na ka dominuar në lojën në ajër, ndërsa në aspektet tjera kemi dominuar”, përfundoi trajneri i Malishevës. /Telegrafi/

The post “Nëse luajmë si në pjesën e dytë, gjithçka është e mundur” – Isufi nuk dorëzohet appeared first on Telegrafi.

Komuna e Malishevës hap thirrjen për subvencionimin e bletarëve të kësaj komune

9 June 2025 at 12:21

Drejtoria për Bujqësi, Pylltari dhe Zhvillim Rural e Komunës së Malishevës ka shpallur thirrjen publike për subvencionimin e bletarëve në kuadër të mbështetjes me pagesa direkte për vitin 2025.

Sipas njoftimit zyrtar, të gjithë bletarët e komunës që plotësojnë kriteret përkatëse kanë të drejtë të aplikojnë për mbështetje financiare në vlerë prej 4 euro për çdo shoqëri bletësh.

Afati për aplikim është i hapur nga 9 qershori deri më 20 qershor 2025, ndërsa për të përfituar nga kjo skemë subvencionimi, aplikuesit duhet të plotësojnë këto kushte:

  • Të kenë së paku 10 shoqëri bletësh;
  • Bletët të jenë të vendosura brenda territorit të Komunës së Malishevës;
  • Aplikuesi të jetë banor i Komunës së Malishevës.

Ky program synon të mbështesë dhe inkurajojë zhvillimin e sektorit të bletarisë në komunë, duke kontribuar në fuqizimin ekonomik të fermerëve lokalë dhe promovimin e prodhimit të mjaltit vendor.

Për më shumë informacion rreth dokumentacionit të nevojshëm dhe mënyrës së aplikimit, bletarët mund t’i drejtohen Drejtorisë për Bujqësi, Pylltari dhe Zhvillim Rural në Malishevë.

The post Komuna e Malishevës hap thirrjen për subvencionimin e bletarëve të kësaj komune appeared first on Telegrafi.

Fillon ndërtimi i Qendrës së Mjekësisë Familjare në Kijevë të komunës së Malishevës

28 May 2025 at 09:34

Kanë filluar punimet për ndërtimin e Qendrës së Mjekësisë Familjare në fshatin Kijevë, një projekt i rëndësishëm në fushën e shëndetësisë që po realizohet përmes bashkëpunimit të Komunës së Malishevës dhe organizatës humanitare “Qatar Charity”.

Ky projekt, i cili është bashkëfinancuar nga të dy palët, është cilësuar si një ndër investimet më të mira në sektorin e shëndetësisë në këtë komunë, me qëllim përmirësimin e shërbimeve mjekësore për banorët e Kijevës dhe zonave përreth.

Kryetari i Komunës së Malishevës, Ekrem Kastrati, ka theksuar rëndësinë e këtij investimi për komunitetin lokal, duke e cilësuar atë si një premtim të mbajtur dhe një hap konkret drejt përmirësimit të infrastrukturës shëndetësore.

Komuna e Malishevës ka paralajmëruar se do të vazhdojë me projekte të ngjashme në të ardhmen, duke synuar rritjen e cilësisë së jetës për të gjithë qytetarët e saj.

The post Fillon ndërtimi i Qendrës së Mjekësisë Familjare në Kijevë të komunës së Malishevës appeared first on Telegrafi.

Klubet nga Kosova që do të luajnë në garat evropiane sezonin e ardhshëm

25 May 2025 at 19:29

Sot (e diel) ka përfunduar edicioni 2024/2025 në Superligën e Kosovës në futboll. 

Në një sezon me shumë befasi, Drita ia doli që ta rikthejë titullin kampion në Gjilan duke lënë pas veten ish-kampionin Ballkanin që nuk kaloi një sezon të suksesshëm. 

Në atë që ishte një maratonë ndeshjesh, këtë të premte u luajtën të gjitha ndeshjet në një orar. 

Drita triumfoi me rezultat 4-1 ndaj Feronikelit ‘74, ndërsa Prishtina luajti baras me rezultat 2-2 ndaj Malishevës. 

Me rezultat të njëjtë përfunduan edhe dy duelet e tjera Suhareka-Ballkani dhe Ferizaj-Gjilani. 

Llapi në ndërkohë mori një fitore jetike ndaj Dukagjinit me rezultat 3-1, duke siguruar kështu barazhin. 

Tashmë janë konfirmuar edhe katër ekipet të cilat do ta përfaqësojnë Kosovën në arenën ndërkombëtare. 

Drita – si fituese e kampionatit kosovar do të luajë në kualifikueset e Ligës së Kampionëve. 

Ballkani – si nënkampion i Kosovës do të luajë në kualifikueset e Ligës së Evropës. 

Prishtina – si fituese e Kupës së Kosovës do të luajë po ashtu në kualifikueset e Ligës së Evropës. 

Malisheva – si e treta e pozicionuar në tabelë do të luajë në kualifikueset e Ligës së Konferencës. 

/Telegrafi/

The post Klubet nga Kosova që do të luajnë në garat evropiane sezonin e ardhshëm appeared first on Telegrafi.

Përfundon sezonin 24/25 në Superligën e Kosovës: Përcaktohen vendi për Evropë dhe ai për barazh

25 May 2025 at 17:57

Ka përfunduar sezonin 2024/25 në Albi Mall Superligën e Kosovës, me disa nga skuadrat e mëdha që befasuan të gjithë në këtë sezon.

Drita si kampione e mbylli sezonin me fitore, duke triumfuar 4-1 në shtëpi përballë Feronikeli ’74.

Ballkani që e mbyll këtë edicion në vendin e dytë barazoi përballë rivalit lokal Suharekës, me rezultat 2-2, ndërsa ishte me një lojtar më pak në fushë, pasi Bernard Karrica u përjashtua me kartonin e dytë të verdhë në minutën e 43-të.

Malisheva ia doli të siguronte kualifikimin në fazën kualifikuese të ligës në Ligën e Konferencës, duke i mjaftuar barazimin 2-2 me Prishtinën në stadiumin “Fadil Vokrri”.

Gjilani dhe Ferizaj po ashtu i ndanë pikë, duke barazuar 2-2, përkundër se mysafirët kërkonin kualifikimin në Evropë, por që atë vend e mori Malisheva.

Llapi ia doli të siguronte zonën e barazhit me fitoren 3-1 në shtëpi përballë Dukagjinit, ndërsa pas pak ditësh do të përballet me Vushtrrinë, nëse do të qëndrojë në elitë apo do të garojë në Ligën e Parë.

Drita do të luajë në kualifikimet për në fazë të ligës së Ligën e Kampionëve, Ballkani dhe Prishtina që fitoi Kupën e Kosovës, do të luajnë në kualifikimet për në fazën e ligës në Ligën e Evropës dhe Malishva që luanë në kualifikimet për në fazën e ligës në Ligën e Konferencës.

Nga liga kanë rënë Suhareka dhe Feronikeli ’74, derisa promovimin e kanë siguruar direkt Prishtina e Re dhe Drenica. /Telegrafi/

Standings provided by Sofascore

The post Përfundon sezonin 24/25 në Superligën e Kosovës: Përcaktohen vendi për Evropë dhe ai për barazh appeared first on Telegrafi.

Policia e Kosovës ndalon në Malishevë veturën e dyshuar të vjedhur në Gjermani

19 May 2025 at 09:36

Një operacion i shpejtë policor në komunën e Malishevës ka rezultuar me ndalimin e një automjeti transportues që po bartte një veturë të dyshuar si e vjedhur në territorin e Gjermanisë.

Sipas informacioneve zyrtare nga Policia e Kosovës, rreth orës 19:05, Stacioni Policor në Malishevë është njoftuar nga pjestarët e Policisë në Mitrovicën e Veriut për një automjet që po transportonte një veturë me targa gjermane, me dyshimin se ishte vjedhur, dhe se mjeti po udhëtonte në drejtim të komunës së Malishevës.

Njësitë kompetente janë aktivizuar menjëherë dhe gjatë zhvillimit të hetimeve kanë pranuar informacion shtesë se vetura e dyshuar ndodhej në fshatin Senik të Malishevës, dhe policia ka ndërhyrë me sukses në këtë lokacion, duke ndaluar automjetin transportues së bashku me veturën e ngarkuar.

Të dy mjetet janë sekuestruar dhe janë dërguar në Stacionin Policor në Malishevë për procedurat e mëtejshme hetimore. Në këtë fazë të hetimeve, janë intervistuar dy persona në cilësinë e dëshmitarëve, ndërsa në konsultim me prokurorin e shtetit është iniciuar rasti “Pranim i mallrave të vjedhura”, rasti do të trajtohet në procedurë të rregullt.

Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjakovë ka bërë të ditur se do të vazhdojë hetimet për të zbardhur të gjitha rrethanat lidhur me rastin.

Ky reagim i shpejtë dhe i koordinuar i njësive policore është vlerësuar si një dëshmi e qartë e përkushtimit të Policisë së Kosovës në luftimin e krimit dhe ruajtjen e sigurisë publike.

The post Policia e Kosovës ndalon në Malishevë veturën e dyshuar të vjedhur në Gjermani appeared first on Telegrafi.

Luhet për Evropë, barazh dhe mbijetesë – sot zhvillohen të gjitha përballjet e xhiros së 35-të

17 May 2025 at 08:23

Sot (e shtunë) është planifikuar të zhvillohen të gjitha ndeshjet e vlefshme për xhiron e 35-të në Albi Mall Superligën e Kosovës.

Superliga e Kosovës po shkon drejt fundit pasi sot zhvillohet xhiro e parafundit dhe garat është ende shumë e hapur dhe e zjarrtë për një vend që dërgon në Evropë, për pozitën e barazhit dhe për mbijetesë.

Në këtë kontekst, ndeshja mes Malishevës dhe Suharekës mund të jetë më interesantja, pasi vendasit synojnë të bëjnë thuajse hapin final për të siguruar pozitën e tretë dhe Evropën, teksa mysafirët me një fitore do të shpresonin shumë të kapnin pozitën e barazhit.

Po kaq interesant është situata edhe në ndeshjen mes Dukagjinit dhe Ferizajt, ku klinasit synojnë fitore për të siguruar thuajse qind për qind mbijetesën, ndërsa ferizajasit duan tri pikët për të pritur pastaj gabimin e Malishevës për t’ia rrëmbyer pozitën e tretë.

Prishtina do të synoj vetëm fitoren në udhëtim te Feronikeli ’74 pasi tri pikët do t’ia siguronin përfundimisht mbijetesën, ndërsa mysafirët tash e disa javë veçse kanë rënë matematikisht nga kategoria.

Sot zhvillohet edhe derbi i madh i Anamoravës mes Gjilanit dhe Dritës, ku fitorja është imperativ vetëm për vendasit e kuq pasi janë ende në garë për pozitën e tretë që i dërgon në Evropë, ndërsa bardhekaltrit tashmë janë shpallur kampion të Kosovës këtë edicion.

Në ndeshjen e fundit, por jo nga rëndësia, Llapi do të kërkoj pikë jetike në udhëtim te Ballkani, i cili ka siguruar pozitën e dytë, ndërsa për llapjanët një humbje do ta rrezikonte shumë qëndrimin e tyre në elitë.

Të gjitha ndeshjet është paraparë të fillojnë nga ora 16:00. /Telegrafi/

The post Luhet për Evropë, barazh dhe mbijetesë – sot zhvillohen të gjitha përballjet e xhiros së 35-të appeared first on Telegrafi.

Kryetari i Malishevës takon Drejtorin e Policisë në Gjakovë për forcimin e bashkëpunimit në siguri

15 May 2025 at 14:57

Kryetari i Komunës së Malishevës, Ekrem Kastrati, ka zhvilluar një takim me drejtorin e Drejtorisë Rajonale të Policisë në Gjakovë, kolonel Lumni Graishta. Gjatë takimit, ata kanë diskutuar mbi mundësitë e përmirësimit të bashkëpunimit të ndërsjellë dhe avancimin e projekteve të përbashkëta që kanë si objektiv sigurimin e territorit të komunës sw Malishevës.

Kryetari Kastrati ka falënderuar Policinë e Kosovës, përfshirë Stacionin Policor të Malishevës dhe Drejtorinë Rajonale në Gjakovë, për mbështetjen dhe bashkëpunimin e ngushtë në realizimin e projekteve që kanë për qëllim zhvillimin e komunës, me theks të veçantë në procesin e lirimit të hapësirave publike në qytetin e Malishevës.

Po ashtu, ata kanë diskutuar edhe për çështje të tjera të sigurisë që ndikojnë në jetën e përditshme të qytetarëve të komunës.

Në fund të takimit, të dyja palët u angazhuan për vazhdimin e bashkëpunimit të frytshëm, me qëllim rritjen e sigurisë për qytetarët e Malishevës, duke shprehur gatishmërinë për të shqyrtuar mundësinë e krijimit të mundësive të reja bashkëpunimi, veçanërisht në fushën e sigurisë në shkolla.

The post Kryetari i Malishevës takon Drejtorin e Policisë në Gjakovë për forcimin e bashkëpunimit në siguri appeared first on Telegrafi.

Rezultatet dhe renditja pas javës së 33-të në Superligën e Kosovës: Katër barazime e bëjnë të paqartë luftën për kreun dhe mbijetesën

8 May 2025 at 17:24

Java e 33-të e Superligës së Kosovës solli disa barazime të rëndësishme dhe një fitore në udhëtim, duke e bërë edhe më të paqartë luftën për garat evropiane dhe mbijetesë.

Ndeshja kryesore ndërmjet Ballkanit dhe Dritës përfundoi 1-1, një rezultat që nuk ndryshoi shumë, pasi gjilanasit u shpallën kampion më herët.

Po ashtu, Llapi dhe Ferizaj ndanë pikët me rezultat të njëjtë 1-1, ku kësaj radhe dy skuadrat kanë pretendime të ndryshime.

Gjilani dhe Malisheva nuk arritën të gjenin rrjetën duke përfunduar 0-0, ku në fundin e ndeshjes, Oltion Bilalli i Gjilani u lëndua dhe vazhdon të jetë në QKUK për trajtim.

Edhe takimi mes Dukagjinit dhe Prishtinës mbaroi pa gola, edhe pse rastet nuk munguan.  Fitore e vetme e javës u regjistrua në Drenas, ku FC Suhareka triumfoi 3-1 ndaj Feronikelit 74, për të shpresuar për mbijetesë.

Në renditje, Drita vazhdon të kryesojë me 70 pikë, e ndjekur nga Ballkani me 58. Malisheva dhe Ferizaj ndajnë vendin e tretë me nga 49 pikë, ndërsa Gjilani (46) dhe Prishtina (44) qëndrojnë pas tyre.

Dukagjini dhe Llapi janë në luftë për t’i ikur barazhit me 42 dhe 41 pikë respektivisht.

Suhareka, me fitoren e fundit, ka grumbulluar 36 pikë. Në fund të tabelës mbetet Feronikeli 74 me vetëm 15 pikë.

Në xhiron e 34-të takohen: Prishtina – Gjilani, Drita – Dukagjini, Suhareka – Llapi, Ferizaj – Ballkani, Malisheva – Feronikeli 74. /Telegrafi/ 

The post Rezultatet dhe renditja pas javës së 33-të në Superligën e Kosovës: Katër barazime e bëjnë të paqartë luftën për kreun dhe mbijetesën appeared first on Telegrafi.

Gjilani dhe Malisheva kërkojnë fitore për Evropën, formacionet zyrtare

6 May 2025 at 13:40

Gjilani dhe Malisheva do të përballen në kuadër të xhiros së 33-të në Albi Mall Superligë.

Dy skuadrat kanë vetëm një objektiv, daljen në Evropë përmes vendit të tretë dhe diferenca është vetëm tre pikë me Gjilanin që ndodhet pas Malishevës.

Fitorja vlen shumë, si për vendasit ashtu edhe për mysafirët.

Bardhekuqët synojnë tre pikët për t’u barazuar me Malishevën, derisa mysafirët duan pikët e plota për ta blinduar pozitën e tretë.

Tanimë dy trajnerët, Ardian Nuhiu dhe Bekim Isufi kanë publikuar formacionet zyrtare me të cilët do të luajnë në këtë sfidë.

Formacionet zyrtare:

Gjilani: Bllaca, Kqiku, Roganovic, Arago, Ibrahimi, Shabani, Taipi, Prapashtica, Basa, Jarovic, Aganspahic.

Malisheva: Avdyli, Pira, Xhaka, Prekazi, Veliu, Brruti, Ndjigi II, Vitija, Hazrollaj, Xhylani, Bunjaku.

/Telegrafi/

The post Gjilani dhe Malisheva kërkojnë fitore për Evropën, formacionet zyrtare appeared first on Telegrafi.

Rezultatet dhe renditja pas javës së 32-të në Superligën e Kosovës: Drita kampion matematikisht, luftë e nxehtë për Evropë dhe mbijetesë

4 May 2025 at 17:44

Janë zhvilluar të gjitha ndeshjet e javës së 32-të në Albi Mall Superligën e Kosovës në futboll, me disa rezultate që ndikuan drejtpërdrejt në renditjen përfundimtare të sezonit.

Ndeshja kryesore e javës doli të jetë ajo mes Dritës dhe Llapin, ku gjilanasit fituan me rezultat 1-0, falë golit të Iljesa Zylfiut, duke e konfirmuar titullin e kampionit matematikisht.

Prishtina shënoi fitore të rëndësishme në derbi ndaj Ballkanit me rezultat 1-0, duke bërë hap të madh drejt mbijetesës.

Në ndeshjet tjera, Gjilani triumfoi 3-2 ndaj Feronikelit 74, në një ndeshje me shumë kthesa.

Malisheva dhe Dukagjini ndanë pikët me rezultat 1-1, duke mbetur në luftë për objektiva të ndryshëm. Ferizaj fitoi si mysafir ndaj Suharekës me rezultat 2-1, një fitore jetike në garën për Evropë.

Pas 32 javësh, Drita kryeson tabelën me 69 pikë dhe është kampion i Kosovës, kur kanë mbetur edhe katër xhiro deri në fund.

Ballkani ndodhet në vendin e dytë me 57 pikë, pozitë që duket e siguruar. Malisheva dhe Ferizaj ndajnë pozitën e tretë me nga 48 pikë, duke luftuar për biletën evropiane.

Gjilani me 45 pikë dhe Prishtina me 43 pikë ende shpresojnë në garën për Evropë. Dukagjini dhe Llapi me nga 41 dhe 40 pikë do të luftojnë deri në fund për të siguruar mbijetesën dhe për ti ikur barazhit.

Suhareka me 33 pikë është shumë pranë rënies, ndërsa  Feronikeli 74 tashmë ka rënë nga liga, me vetëm 15 pikë.

Në xhiron e ardhshme, atë të 33-të takohen: Gjilani – Malisheva, Dukagjini – Prishtina, Feronikeli 74 – Suhareka, Llapi – Ferizaj, Ballkani – Drita. /Telegrafi/ 

 

The post Rezultatet dhe renditja pas javës së 32-të në Superligën e Kosovës: Drita kampion matematikisht, luftë e nxehtë për Evropë dhe mbijetesë appeared first on Telegrafi.

Lufta për një vend në Evropë dhe ajo për mbijetesë: Malisheva – Dukagjini, formacionet zyrtare

3 May 2025 at 13:56

Malisheva dhe Dukagjini përballen në kuadër të javës së 32-të në Albi Mall Superligën e Kosovës.

Ndeshja që fillon në ora 15:00, do të luhet në stadiumin “Liman Gegaj”.

Malisheva dëshiron ta ruajë vendin e tretë, pasi aktualisht ka 47 pikë, dy më shumë se Gjilani dhe Ferizaj.

Në anën tjetër, Dukagjini dëshiron të largohet nga zona e barazhit, ndërsa vazhdon luftën për mbijetesë.

Formacionet zyrtare:

Malisheva: Avdyli, Kryeziu, Veliu, Aliu, Hazrollaj, Brruti, Pira, Limaj, Ndjigi, Prekzai, Berisha.

Dukagjini: Margono, Basri, Pllana, Syla, Sinani, Pefqeli, Xhemajli, H.Berisha, Isufi, Hugo, Neziri. /Telegrafi/

The post Lufta për një vend në Evropë dhe ajo për mbijetesë: Malisheva – Dukagjini, formacionet zyrtare appeared first on Telegrafi.

Gara për titullin, Evropën dhe mbijetesën – Kush me kë luan në pesë xhirot e fundit në Superligë

30 April 2025 at 16:32

Elita e futbollit kosovar, Albi Mall Superliga është futur në fazën finale dhe vazhdon të mbetet gjithçka e paqartë.

Titulli, Evropa dhe mbijetesa vazhdon të jetë ende e hapur me nëntë skuadra që vazhdojnë të jenë brenda objektivave që kishin në fillim të sezonit.

E vetmja skuadër pa objektiva është Feronikeli ’74, që tanimë edhe matematikisht ka rënë nga Superliga, por që po vazhdon të respektoj kampionatin duke luajtur fort ndaj të gjitha skuadrave.

Titulli mund të mbyllet këtë javë, por edhe mund të vazhdoj drama. Drita aktualisht ka nëntë pikë më shumë se Ballkani kur kanë mbetur edhe pesë xhiro për t’u zhvilluar deri në fund të kampionatit.

Gjilanasit shpresojnë ta mbyllin çështjen e titullit këtë xhiro dhe kjo arrihet vetëm nëse mposhtin Llapin dhe Ballkani humbet nga Prishtina. Nëse ndodh e kundërta që Drita të humbas dhe Ballkani të fitoj, atëherë edhe çështja e titullit do të jetë edhe më e zjarrtë, pasi pas dy javëve dy skuadrat takohen në Suharekë.

Drita deri në fund të sezonit do t’i luaj edhe pesë ndeshje, ku tre nga to i luan në shtëpi ndaj Llapit, Dukagjinit dhe Feronikelit ’74, ndërsa ndeshjet në udhëtim i ka ndaj Ballkanit dhe Gjilanit.

Nga ana tjetër Ballkani ka tre ndeshje në udhëtim dhe dy në shtëpi. Kampioni në fuqi i Kosovës që ka 57 pikë, nëntë më pak se lideri Drita luan ndaj Prishtinës, Ferizajt dhe Suharekës në udhëtim dhe para adhuruesve të vet pret Dritën dhe Llapin.

Gara e nxehtë për pozitën e tretë, por edhe për t’i ikur barazhit dhe t’iu shmangur rënies

Përveç Dritës dhe Ballkanit që po luftojnë për titullin, pjesa tjetër e skuadrave po luftojnë për pozitën e tretë, t’i shmangën rënies ose barazhit.

Nga Malisheva që është e treta në tabelë me 47 pikë te Dukagjini që është e teta në tabelë (pozitë që i dërgon skuadrat në barazh) me 40 sosh janë vetëm shtatë pikë diferencë.

Suhareka është e nënta me 33 pikë dhe ndodhet në një pozitë më të vështirë, pasi objektivi është vetëm t’i shpëtoj rënies dhe gjasat për Evropë janë thuajse të pamundura.

Malisheva rrezikun më të madh e ka nga Ferizaj, pasi ndodhet vetëm dy pikë mbrapa, por edhe nga Gjilani me pesë sosh.

Skuadra e Bekim Isufit në pesë ndeshjet e fundit në kampionat luajnë tri në shtëpi ndaj Dukagjinit, Feronikelit dhe Suharekës, derisa në udhëtim përballen me Gjilanin dhe Prishtinën.

Në pozitën e katërt është Ferizaj me 45 pikë, por kjo skuadër do t’i luaj tre ndeshje në udhëtim ndaj Suharekës, Llapit dhe Dukagjinit, derisa pret në shtëpi Ballkanin dhe në fund Gjilanin.

Gjilani është një tjetër skuadër që kërkon Evropën, por edhe t’i shmanget barazhit. ‘Skifterat’ do të përballen me Feronikelin, Prishtinën dhe Ferizajn në udhëtim, por para adhuruesve të vet presin Malishevën dhe Dritën.

Llapi, Prishtina dhe Dukagjini ndajnë pozitat, gjashtë, shtatë dhe tetë me nga 40 pikë.

Llapjanët në pesë duelet e ardhshme luajnë ndaj Dritës në udhëtim, presin Ferizajn, përballen me Suharekën dhe Ballkanin jashtë shtëpisë dhe në fund kanë duelin direkt me Dukagjinin.

Prishtina do të luaj tre sfida në shtëpi dhe dy të tjera në udhëtim. Kryeqytetasit presin Ballkanin, Gjilanin dhe Malishevën, derisa luajnë jashtë shtëpisë me Dukagjinin në Klinë dhe Feronikelin ’74 në Drenas.

Ndeshje të vështira e presin edhe Dukagjinin, ku skuadra e udhëhequr nga Ismet Munishi përballet në udhëtim me Malishevën, Dritën dhe Llapin, derisa në shtëpi luajnë me Prishtinën dhe Ferizajn.

Suhareka është skuadra që u fut në Superligë me ambicie të mëdha, por tani i duhen pesë fitore në pesë xhirot e fundit për t’iu shmangur rënies. Të besuarit e Mirel Josës do të luajnë në shtëpi me Ferizajn, Llapin dhe Ballkanin, derisa sfidat jashtë shtëpisë i kanë me Feronikelin ’74 dheMalishevën. /Telegrafi/ 

The post Gara për titullin, Evropën dhe mbijetesën – Kush me kë luan në pesë xhirot e fundit në Superligë appeared first on Telegrafi.

Ballkani dhe Malisheva janë gati për një super ndeshje, formacionet zyrtare

26 April 2025 at 13:49

Ballkani dhe Malisheva kanë publikuar tashmë formacionet zyrtare për ndeshjen e vlefshme për javën e 31-të në Albi Mall Superligën e Kosovës.

Therandasit janë nikoqir të malishevasve në ndeshjen që pritet të zhvillohet në stadiumin me bari artificial, me fillim nga ora 15:00.

Ekipi i Orges Shehit vjen në këtë ndeshje me një formë të lartë dhe tri fitore radhazi dhe një barazim, teksa synon pikët e radhës për të betonuar pozitën e dytë, por edhe për të tentuar presionin ndaj Dritës lidere.

Në anën tjetër, ekipi i Bekim Isufit ka dy humbje radhazi dhe synon të kthehet te rezultate pozitive, pasi një humbje do të mund t’i afronte rivalët e saj në pozitën e tretë.

Trajnerët e të dyja ekipeve kanë vendosur të startojnë me formacionet më të mira të mundshme.


Ballkani: Iljazi, Jashanica, Smjali, Potoku, Halili, Tolaj, Sunday, Kryeziu, Ismjalgeci, Riberio, Inacio. 

Malisheva: Avdyli, Xhaka, Veliu, Bushaj, Bunjaku, Hazrollaj, Pirra, Limaj, Ndjigi, Vitija, Prekazi. 


/Telegrafi/

The post Ballkani dhe Malisheva janë gati për një super ndeshje, formacionet zyrtare appeared first on Telegrafi.

Përfundon xhiro e 30-të në Albi Mall Superligë: Drita edhe më afër titullit, luftë e madhe për ikje nga barazhi

21 April 2025 at 17:34

Ka përfunduar xhiro e 30-të në Albi Mall Superligën e Kosovës, ku edhe këtë javë nuk munguan rezultatet befasuese. 

Lideri Drita mori një fitore të rëndësishme në udhëtim ndaj Suharekës me rezultat 2-1, duke i dhënë këtyre të fundit një goditje të fortë në luftën për mbijetesë. 

Kampioni në fuqi i Kosovës, Ballkani, u ndal me barazim 3-3 në Drenas nga Feronikeli ‘74 që tashmë është përshëndetur me elitën e futbollit kosovar. 

Malisheva u mposht në shtëpi nga Llapi me rezultat 3-1 me djelmoshat e Tahir Batatinës që ishin tejet të disponuar për lojë. 

Prishtina e Arsim Thaçit luajti baras pa gola në stadiumin ‘Fadil Vokrri’ ndaj Ferizajt që po tregohet arrë e fortë këtë edicion. 

Me barazim përfundoi edhe dueli mes Gjilanit dhe Dukagjinit, me këta të parët që barazuan krejt në fund të takimit me Armend Thaçin. 

Drita po vazhdon me hapa të sigurt drejt tiullit me 66 pikë të grumbulluara, ndërsa pas tyre renditet Ballkani me 54 sosh. 

Luftë e madhe po zhvillohet në pjesën e poshtme të tabelës, ku shumë ekipe po tentojnë t’i shmangen barazhit. 

Dukagjini gjendet në pozitën e barazhit apo në të shtatën me 37 sosh, por ata i ndajnë vetëm dy pikë me ekipet e tjera si Gjilani, Llapi dhe Prishtina që kanë nga 39 pikë secila./Telegrafi/

The post Përfundon xhiro e 30-të në Albi Mall Superligë: Drita edhe më afër titullit, luftë e madhe për ikje nga barazhi appeared first on Telegrafi.

❌
❌