Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Yesterday — 3 August 2025Main stream

Skandal korrupsioni me dronët ushtarakë në Ukrainë, arrestohen deputetë dhe zyrtarë të tjerë të lartë

By: A R
3 August 2025 at 15:00

Përshtatur në shqip, artikull i BBC-së

Një deputet ukrainas dhe zyrtarë të tjerë janë arrestuar pasi agjencitë anti-korrupsion të vendit zbuluan një skemë të madhe ryshfeti në blerjen e dronëve dhe sistemeve të luftës elektronike.

Në një deklaratë në rrjetin social X, Presidenti Volodymyr Zelensky tha se një deputet ukrainas, kryetarë administratash rajonale dhe qytetare, si dhe disa anëtarë të Gardës Kombëtare janë ekspozuar për përfshirjen e tyre, që kishte të bënte me kontrata shtetërore me furnizues që u nënshkruan me çmime të fryra deri në 30%.

Zelensky shkroi se për korrupsionin në Ukrainë do të ketë “tolerancë zero”, dhe falënderoi agjencitë për punën e tyre.

Kujtojmë se pavarësia e agjencive anti-korrupsion të Ukrainës u rikthye të enjten, pas protestave në gjithë vendin. Qeveria e Zelensky përballoi një kundërshtim të gjerë pas miratimit të një projektligji që do të hiqte pavarësinë e Byrosë Kombëtare Anti-Korrupsion (NABU) dhe Zyrës së Prokurorit Special Anti-Korrupsion (SAP).

Presidenti pretendonte se agjencitë duhej të “pastroheshin nga ndikimi rus” dhe synonte t’i jepte prokurorit të përgjithshëm autoritetin për të vendosur se kush duhej të ndiqej penalisht në rastet e korrupsionit në nivele të larta.

BBC shkruan se shumë e panë këtë veprim si një hap prapa për luftën kundër korrupsionit në Ukrainë, duke shkaktuar demonstratat më të mëdha anti-qeveritare që nga fillimi i pushtimit të plotë rus në vitin 2022.

Zelensky pranoi zemërimin publik dhe paraqiti një projektligj të ri që rikthente pavarësinë e mëparshme të agjencive, i cili u miratua nga parlamenti vetëm nëntë ditë pas miratimit të projektligjit origjinal.

Kreu i Drejtorisë Kryesore të Inteligjencës në Ministrinë e Mbrojtjes së Ukrainës (HUR), Kyrylo Budanov, e falënderoi Zelenskyn për “dëgjimin e thirrjes së publikut” në lidhje me fuqitë e agjencive anti-korrupsion dhe për “zhbërjen e gabimit”.

Ky veprim u përgëzua gjithashtu nga aleatët e BE-së, të cilët kishin shprehur shqetësime lidhur me pasojat e projektligjit origjinal.

Lufta kundër korrupsionit është me rëndësi të madhe në përpjekjet e Ukrainës për t’u bashkuar me BE-në. Krijimi i NABU-së dhe SAP-it ishte një kërkesë e Komisionit Evropian dhe Fondit Monetar Ndërkombëtar në vitin 2014, për të avancuar drejt lehtësimit të kufizimeve të vizave.

Si rezultat, Kievi mori statusin e kandidatit për BE në vitin 2022, duke e afruar vendin një hap më pranë lidhjeve më të ngushta me Perëndimin.

Që nga themelimi i tyre, NABU dhe SAP janë përfshirë në hetime të gjera mbi keqpërdorimin e miliona dollarëve pasuri dhe ryshfetesh në ministri dhe sektorë të ndryshëm.

Një hetim i përbashkët në vitin 2023 çoi në arrestimin e kreut të Gjykatës së Lartë të Ukrainës, Vsevolod Kniaziev, lidhur me një ryshfet prej 3 milionë dollarësh (2.9 milionë euro).

The post Skandal korrupsioni me dronët ushtarakë në Ukrainë, arrestohen deputetë dhe zyrtarë të tjerë të lartë first appeared on JavaNews.al.

Manifaktura apel qeverisë: Ta kthejmë Shqipërinë në qendër prodhimi për ushtritë e NATO-s

By: A R
3 August 2025 at 14:51

Rritja e shpenzimeve për mbrojtjen nga vendet anëtare të NATO-s dhe interesi i lartë për veshje ushtarake kohët e fundit, po shihet si një mundësi e mirë nga industria fason në Shqipëri për ta kthyer vendin në një qendër prodhimi të artikujve ushtarak duke u shkëputur nga varësia e kontratave me palët e treta dhe për të negociuar direk me këto vende.

“Në këtë strategji të përfshihen jo vetëm veshjet dhe këpucët, por një pjesë e mirë e ekonomisë shqiptare ku futen dyshekët, çarçafët, aksesorët për ushtrinë pasi ka një gamë të gjerë të produkteve. Ajo që na intereson është që Shqipëria këtë potencial që ka, ta përdori dhe të bëhet markë në rajon. Ne pretendojmë të mos jemi më dorë e tretë në këtë proces, por të jemi vendimtarë dhe të dalim me “Made in Albana””, u shpreh Florjan Zekja , përfaqësues i sektorit të manifakturës.

Por për daljen në tregjet evropiane me produkt “Made in Albania”, biznesit të manifakturës i duhet mbështetja e qeverisë dhe përfshirja në një strategji të mirëmenduar për kalimin në një cikël të plotë prodhimi.

“Qeveria ka mekanizma të shumtë që po i përdor për një pjesë të këtyre artikujve, që te marketingu që mund të bëjë ministria, vënia në dispozicion i ambienteve në pronësi të qeverisë, gantete që ndihmon biznesin dhe certifikimin e tyre”, tha ai.

Aktualisht në Shqipëri prodhohen veshje ushtarake për vende si Italia, Greqia apo edhe Finlanda, por nëpërmjet palëve të treta.

The post Manifaktura apel qeverisë: Ta kthejmë Shqipërinë në qendër prodhimi për ushtritë e NATO-s first appeared on JavaNews.al.

Largohet nga banesa e mitura në Pogradec, babi kërkon ndihmë në polici: Më gjeni vajzën

By: A R
3 August 2025 at 14:42

Një vajzë e mitur është raportuar e zhdukur ditën e djeshme në fshatin Çezmë të Pogradecit.

Sipas njoftimit të policisë, babai i vajzës ka bërë kallëzim se vajza e tij e mitur është larguar nga banesa që prej 1 gushtit.

Policia po punon intesivisht për gjetjen dhe kthimin e të miturës në banesë.

“Më datën 02.08.2025, në komisariatin e policisë Pogradec ka bërë kallëzim shtetasi B. B., 41 vjeç, banues në fshatin Çezmë se më datën 01.08.2025, është larguar nga banesa vajza e tij e mitur. Po punohet për gjetjen e saj”, njoftoi sot policia.

The post Largohet nga banesa e mitura në Pogradec, babi kërkon ndihmë në polici: Më gjeni vajzën first appeared on JavaNews.al.

“Ditë të rënda për ne! Mos i provoftë askush”, Rexhep Qosja thyen heshtjen pas vdekjes të së bijës

By: A R
3 August 2025 at 14:34

Akademiku dhe shkrimtari i njohur shqiptar, Rexhep Qosja, ka dalë për herë të parë me një reagim publik pas humbjes së vajzës së tij, Edita Qosja-Rexhepi, e cila ndërroi jetë pak ditë më parë.

Në një mesazh të ndjerë dhe të mbushur me dhimbje, Qosja falënderon të gjithë ata që kanë qenë pranë familjes së tij në këto ditë të vështira, duke shprehur mirënjohjen për ngushëllimet e shumta dhe mbështetjen e sinqertë që ka marrë.

“Humbja e vajzës sime të shtrenjtë më ka bërë të kuptoj thellësinë e dashurisë prindërore dhe pafundësinë e dhimbjes që sjell largimi i parakohshëm i një fëmije për prindërit,” shkruan akademiku.

Ai lutet që askush të mos përballet me një dhimbje kaq të madhe dhe ndan refleksionet e tij mbi natyrën njerëzore, fisnike dhe të domosdoshme të solidaritetit në këto momente të vështira.

The post “Ditë të rënda për ne! Mos i provoftë askush”, Rexhep Qosja thyen heshtjen pas vdekjes të së bijës first appeared on JavaNews.al.

“Gjykatësi vendos për ligjet, jo destinacionet”, Tajani për vendimin për kampet në Shqipëri: Çështje jakobine…

By: A R
3 August 2025 at 14:00

«Mund ta them: kjo gjë më bën pothuajse të qesh», – thotë Antonio Tajani, duke komentuar vendimin e Gjykatës së Drejtësisë së Bashkimit Evropian, e cila përcakton se për sigurinë e vendeve të kthimit të emigrantëve vendosin gjykatësit.

Të qeshësh? Në qendrën e djathtë, ai është i vetmi që e sheh me këtë qetësi…

«Po, sigurisht… si mund të mendohet që një gjyqtar të vendosë nëse një vend është i sigurt? Për hartimin e listës së vendeve të sigurta punojnë gjatë gjithë vitit shumë persona që analizojnë parametra të ndryshëm, në bashkëpunim me ambasadat dhe diplomatët. Nuk është një vendim individual, as një ministër nuk vendos vetë. Është rezultat i punës së ministrive, Pallatit Chigi, Ministrisë së Brendshme, ambasadorëve, funksionarëve… Tani duam të vendosim një gjykatës në Ministrinë e Jashtme? Vetëm në diktaturat gjyqësore të gjithë janë të kritikueshëm, përveç gjykatësve. Kjo është mendësi jakobine. Gjyqtari duhet të zbatojë ligjin, jo të zgjedhë se cilat janë destinacionet e sigurta. Kjo nuk është siguri juridike, por pasiguri».

Nëse gjithçka shkon sipas planit, Pakti i ri evropian për migracionin dhe azilin do të hyjë në fuqi vetëm në qershorin e ardhshëm. Deri atëherë, çfarë ndodh?

«E ka thënë edhe Pallati Chigi: ne kemi ndërmend të ecim përpara. Gjithashtu ekziston mundësia që Komisioni të vendosë për përshpejtimin e zbatimit të tij…».

Presidenti Mattarella dhe kryeministrja Meloni kanë folur me tone të ashpra për situatën në Gaza. A do ta njohë edhe Italia shtetin palestinez?

«Kemi diskutuar edhe ditët e fundit për këtë temë. Njohja është një akt formal me rëndësi, dhe ne jemi në parim dakord. Por sot nuk ekzistojnë kushtet konkrete për një shtet palestinez. Duhet të ndërtojmë së pari kushtet për një shtet që e njeh Izraelin dhe njihet prej tij. Ndërsjelltësia nuk është e dorës së dytë. Gaza dhe Bregu Perëndimor duhet të ribashkohen. Kombet e Bashkuara mund të drejtojnë një mision të paqeruajtësve nën udhëheqje arabe për të garantuar stabilitetin në Rripin e Gazës, dhe Italia është e gatshme të marrë pjesë».

Po tani, një “por”?

«Por nuk mund të njohim diçka që në fakt nuk ekziston. E përsëris: njohja duhet të vijë në fund të një procesi, kur të jenë plotësuar të gjithë “përbërësit” kushtetues të një shteti. Në shtator, në Asamblenë e OKB-së do të diskutohet gjerësisht për këtë, por ndërkohë duhet të arrihet një armëpushim dhe lirimi i pengjeve».

Deri atëherë, ndihmat humanitare vazhdojnë?

«Sigurisht. Dhe jemi në gjendje ta bëjmë këtë vetëm falë marrëdhënieve tona me Izraelin. Të jeni të sigurt: dënimi ynë për atë që po ndodh është i qartë – e kanë theksuar edhe Mattarella edhe Meloni. Ajo që po bën qeveria izraelite ka kaluar vijën e kuqe. Për kolonët e dhunshëm duhet të ashpërsohen sanksionet. Është absurde të qëllohet mbi një kishë ose të sulmohen fshatra të krishterë në Bregun Perëndimor. Të krishterët janë një faktor stabiliteti në të gjithë Lindjen e Mesme dhe nuk ndikohen nga Hamas. T’i përndjekësh nuk i shërben as Izraelit, përkundrazi, i jep më shumë fuqi Hamasit».

Presidenti Trump ka lëvizur nëndetëset bërthamore. Duhet të shqetësohemi?

«Është një mesazh politik për një Rusi që reagon gjithmonë në mënyrë agresive sa herë që i kërkohet të angazhohet për paqen. Trump është treguar i gatshëm për dialog, por në këmbim ka marrë deklarata agresive nga Medvedev. Shtetet e Bashkuara janë të hapura për një marrëveshje; Trump ka bërë më shumë se mjaft për të arritur paqen. Por sigurisht, nuk do të lejojnë që Putini t’i mashtrojë».

Megjithatë, tarifat doganore shkaktojnë shqetësim…

«Do të duhet kohë për të kuptuar plotësisht gjithçka. Marrëveshja kornizë do të duhet të zbatohet produkt pas produkti, një punë e detajuar që do të bëhet me SHBA-në dhe Brukselin. Është e vërtetë që 15% është shumë, por është marrëveshja më e mirë e mundshme. Shikoni edhe tarifat doganore diku tjetër: në Indi janë 25%, gjë që krijon edhe mundësi për ne. Unë jam ende i bindur se Banka Qendrore Evropiane duhet të ulë më tej koston e parasë, të zbatojë politika lehtësuese monetare dhe të injektojë para në treg. Raporti euro/dollar është krejtësisht në disfavorin tonë, me dollarin që është zhvlerësuar me 13% që nga fillimi i vitit».

Dhe si mund të veprohet?

«Nëse euro zhvlerësohet, është më mirë. Për më tepër, disa instrumente duhet të përditësohen. Për shembull, mund të rishikohet, me një vendim të përbashkët evropian, mekanizmi “SME supporting factor” i përfshirë në marrëveshjet e Bazelit. Kufiri për kreditë ndaj ndërmarrjeve të vogla është aktualisht 2.5 milionë euro; unë mendoj se mund të ngrihet në 5 milionë. Sidoqoftë, tregu i brendshëm i BE-së është pasuria jonë më e madhe. Por për të rritur fuqinë blerëse, duhet ulur presioni fiskal. Dhe unë ndodhem sot në Reggio Calabria për takimin tre-ditor të Forza Italia, nga i cili do të dalin propozimet tona për qeverinë për Jugun e vendit».

Roberto Occhiuto, presidenti i rajonit të Kalabrisë dhe përfaqësues i FI, dha dorëheqjen në mënyrë të papritur. E mbështesni këtë vendim?

«Ishte një akt guximi që i mundëson të rindezë motorët e administratës. Rritmi i drejtësisë nuk është ai i politikës: kur nis një hetim, të gjithë ndalojnë, kanë frikë të firmosin. Kjo po ndodh edhe në Milano: po bllokohen qytetet dhe rajonet. Unë jam garantist ndaj Occhiuto-s, por edhe ndaj Sala-s dhe Ricci-t: drejtësia duhet të bëjë punën e saj, por nuk mund të pranojmë paralizimin e administratës».

Kur do të mblidhet tryeza për kandidaturat në zgjedhjet rajonale?

«Ende nuk është caktuar një datë: nesër do të jemi së bashku në Ankona me Giorgia Meloni dhe Matteo Salvini, dhe ndoshta atje do të vendosim kur do të takohemi. Mbani parasysh se ne nuk kemi problemet e së majtës: e jona është një aleancë politike e strukturuar dhe jo thjesht elektorale, e tillë që nga viti 1994. Në çdo rajon do të garojmë me një kandidat të përbashkët»./Corriere Della Sera – Përktheu Shqiptarja.com

The post “Gjykatësi vendos për ligjet, jo destinacionet”, Tajani për vendimin për kampet në Shqipëri: Çështje jakobine… first appeared on JavaNews.al.

VIDEO / “Ecim”, vijon aksioni për lirimin e hapësirave publike, Rama ndan pamjet

By: A R
3 August 2025 at 13:52

Aksioni për lirimin e hapësirave publike nga tavolinat, karriget dhe objektet që kanë zaptuar në mënyrë të paligjshme trotuaret dhe ambientet e përbashkëta po vijon me intensitet në disa qytete të Shqipërisë.

Sot, kryeministri Edi Rama publikoi në rrjetet sociale një tjetër video nga ky aksion, ku tregohen momente ku inspektorët bashkiakë ndërhynë për të liruar një zonë të pushtuar padrejtësisht nga një subjekt privat biznesi. Në video shfaqen momente nga çmontimi dhe largimi i elementëve që pengonin kalimin e lirë të qytetarëve në trotuar.

Në një koment të shkurtër që shoqëronte videon, kryeministri Rama shkroi “Ecim”, duke lënë të kuptohet se ky proces është i vazhdueshëm dhe do të përfshijë qytete të tjera në ditët në vijim.

Ky aksion është pjesë e projektit kombëtar “Rilindja Urbane 2.0”, që synon të rikthejë përdorimin e hapësirave publike në funksion të qytetarëve dhe komuniteteve lokale.

Fushata “Rilindja Urbane 2.0” është e fokusuar në rregullimin dhe funksionalizimin e hapësirave publike, duke përmirësuar cilësinë e jetës urbane dhe duke vendosur rregull e disiplinë në shfrytëzimin e pronës publike, në respekt të interesit të përbashkët.

The post VIDEO / “Ecim”, vijon aksioni për lirimin e hapësirave publike, Rama ndan pamjet first appeared on JavaNews.al.

Sulmoi Bashkinë e Korçë me gurë, arrestohet ish-futbollisti dhe reperi i njohur si “Çekiçi 14”

By: A R
3 August 2025 at 13:43

Një i ri shkaktoi një incident pasditen e së shtunës në Korçë, kur gjatë një lidhje live në rrjetet sociale, goditi me gurë xhamat e Bashkisë së Korçës.

Sipas burimeve nga ky qytet, autori i ngjarjes, 27-vjeçari Kostandin Dramolli, është ish-portier i njohur në futbollin profesional.

Sipas asaj që dëgjohet në video, ai e ka kryer këtë akt në shenjë proteste ndaj aksioneve të qeverisë për lirimin e hapësirave publike.

Ngjarja u filmua dhe u shpërnda në kohë reale nga vetë Dramolli, i cili gjatë transmetimit dëgjohet të thotë:

“Shiko si sulmohet bashkia” ndërsa revolta duket se ka ardhur si pasojë e prishjes së disa strukturave në lagjen nr. 14, ku ai jeton prej vitesh.

Kostandin Dramolli, i njohur ndryshe me emrin e artit si “Çekiçi 14”, është tërhequr nga futbolli aktiv dhe aktualisht aktivizohet në muzikën “rap”.

Në karrierën e tij sportive, Dramolli ka qenë pjesë e ekipeve të njohura si Skënderbeu, ku është shpallur kampion me ekipin U-19, Bylis, Pogradeci, Maliqi dhe Pierikos në Greqi.

Policia njofton se ka proceduar penalisht të riun për këtë veprim ndërsa ngjarja ka rikthyer në vëmendje tensionet sociale që shoqërojnë aksionet e lirimit të hapësirave publike. Ndërkohë, Bashkia e Korçës ende nuk ka reaguar mbi ngjarjen.

The post Sulmoi Bashkinë e Korçë me gurë, arrestohet ish-futbollisti dhe reperi i njohur si “Çekiçi 14” first appeared on JavaNews.al.

U arrestua 4 muaj pas vrasjes së Renato Hoxhës në Vlorë, gjykata jep masën e sigurisë

By: A R
3 August 2025 at 13:27

Në gjykatën e shkallës së parë në Vlorë, është mbajtur seanca për dhënien e masës së sigurisë për shtetasin Kleanth Bylyku alias Armando Gega. Ai është arrestuar ditën e premte nga policia e Vlorës dhe forcat operacionale në kuadër të operacionin policor të koduar “Në gjurmë”.

Armando Gega është vënë në pranga si një prej autorëve të dyshuar të vrasjes së një 58-vjeçari, në prill 2025, në qytetin e Vlorës, rojës së pallatit në ndërtim e sipër në qytetin e Vlorës, Renato Hoxhaj. Seanca gjyqësore është mbajtur me dyer të mbyllura.

Gjykata e Vlorës ka vendosur të pranojë kërkesën e prokurorisë për të. Prokuroria e Vlorës pasi ka hetuar dosjen ka argumentuar se provat në të janë të pakundërshtueshme, raporton A2 CNN.

Sipas policisë së qarkut, por edhe prokurorisë, Gega ka qenë pjesëtar i një grupi kriminal që vepron në fushën e krimeve të rënda dhe i dënuar më parë për armëmbajtje pa leje. Sipas policisë dhe prokurorisë ky shtetas ka patur rolin e informatorit të grupit në të cilin bënin pjesë disa anëtarë të cilët bashkëpunuan për të organizuar vrasjen, shkruan A2 CNN.

Sipas prokurorisë ka prova që Armando Gega ka qenë i përfshirë drejtpërdrejt në krim, ka udhëtuar me makinën e ekzekutorit rumun, i cili vijon të jetë në arrati sepse ka dalë nga Shqipëria, i ka dhënë informacione këtij të fundit dhe për më tepër i ka siguruar armën e zjarrit.

Duke dëgjuar pretencën e prokurorisë dhe duke parë dosjen, por edhe provat, gjykata e Vlorës e ka cilësuar të drejtë arrestimin. Edhe për gjykatën e shkallës së parë për këtë shtetas provat janë të pakundërshtueshme, teksa ka dhënë masën e sigurisë arrest me burg.

Ngjarja e rëndë, ku mbeti viktimë 58-vjeçari ndodhi mëngjesin e datës 27 prill, rreth orës 06:20, pranë Poliklinikës së qytetit të Vlorës.

The post U arrestua 4 muaj pas vrasjes së Renato Hoxhës në Vlorë, gjykata jep masën e sigurisë first appeared on JavaNews.al.

Dhunoi qytetarin në pikën e kalimit kufitar të Bllatës, AMP pezullon nga detyra efektivin

By: A R
3 August 2025 at 13:19

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore, ka arrestuar punonjësin e Policisë, shtetasin V.A, me detyrë N/Specialist në Seksionin e Hetimit dhe Zbatimit të Masave Plotësuese  e Kontrollit të Territorit në Komisariatin e Policisë Kufitare Dibër.

Ky shtetas akuzohet për veprat penale  “Shpërdorim i detyrës” dhe “Kryerja e veprimeve arbitrare”. Arrestimi i tij u bë i mundur pasi më datën 2 korrik, rreth orës 01:30, në Pikën e Kalimit Kufitar Bllatë, dhunoi një qytetar me ininciale F.K, banues në Dibër.

Ngjarja u regjistrua pas një konflikti që efektivi pati me qytetarin, konflikt i cili degradoi deri në dhunë.

Materialet proceduriale u referuan në Prokurorinë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiskionit të Përgjithshëm Dibër.

Njoftimi i AMP:

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (Rajoni Kukës – Dibër) ka arrestuar në flagrancë punonjësin e policisë V. A., me detyrë N/Specialist në Seksionin e Hetimit dhe Zbatimit të Masava Plotësuese e Kontrollit të Territorit në Komisariatin e Policisë Kufitare Dibër, i dyshuar për kryerjen e veprave penale “Shpërdorim i detyrës” dhe “Kryerja e veprimeve arbitrare”.

Arrestimi i tij u bë i mundur pasi nga veprimet e para hetimore, janë krijuar dyshimet e arsyeshme të bazuara në prova e fakte, se punonjësi i policisë me datë 02.07.2025 rreth orës 01.30 në Pikën e Kalimit Kufitar Bllatë, Dibër, gjatë kryerjes së detyrës është konfliktuar fizikisht duke kryer dhe veprime arbitrare në dëm të shtetasit F. K., banues në Dibër.

Materialet proceduriale u referuan në Prokurorinë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiskionit të Përgjithshëm Dibër.

AMP mbetet e përkushtuar në misionin e saj për garantimin e zbatimit të ligjit dhe fton qytetarët të denoncojnë çdo rast të abuzimit apo shkeljes së ligjit nga ana e punonjësve të strukturave, duke telefonuar në numrin e gjelbër 0800 9090, ose duke dërguar Email në adresën ankesa@amp.gov.al.

Për ankesa me Whatsapp 0694151511

Ose shkarkoni në Play Store dhe App Store aplikacionin “Agjencia Digjitale”.

The post Dhunoi qytetarin në pikën e kalimit kufitar të Bllatës, AMP pezullon nga detyra efektivin first appeared on JavaNews.al.

Pas vizitës së Steve Witkoff, të paktën 51 palestinezë të vrarë nga ushtria izraelite

By: A R
3 August 2025 at 13:10

Përshtatur në shqip, artikull i L’Orient Le Jour

Qetësia e lehtë e vërejtur gjatë vizitës së të dërguarit amerikan në Rripin e Gazës nuk zgjati. Të paktën 51 palestinezë janë vrarë që nga agimi i së shtunës gjatë sulmeve ajrore të ushtrisë izraelite në të gjithë Gazën, vetëm një ditë pas vizitës së të dërguarit të posaçëm amerikan Steve Witkoff në enklavë.

Sipas burimeve mjekësore të cituara nga televizioni Al-Jazeera, mbi njëzet viktima janë dërguar në spitale pas një serie bombardimesh që goditën rajone të ndryshme në qendër dhe jug të Gazës. Spitali “Nasser” në Khan Younis raportoi se ka pranuar trupat e pesë viktimave, mes tyre një nënë dhe vajza e saj, pas dy sulmeve të ndara ndaj tendave të të zhvendosurve në zonën e al-Mawassi.

Ndërkohë, në zonën mes qyteteve Zawaida-s dhe Deir al-Balah, një sulm ajror shkatërroi një shtëpi, duke lënë të vrarë dy prindërit dhe tre fëmijët e tyre, sipas shërbimeve të emergjencës të Ministrisë së Shëndetësisë në Gaza.

Pas vizitës së Steve Witkoff në një qendër të GHF-së, e cila solli një moment qetësie, sulmet rifilluan, përfshirë edhe qendrat e shpërndarjes së ndihmës humanitare të mbështetura nga SHBA dhe Izraeli. Sipas spitaleve në zonë, të paktën 27 persona u vranë gjatë ditës nga të shtënat izraelite pranë korridoreve të Netzarim dhe Morag, në jug të enklavës. Po ashtu raportohet për mbi 100 të plagosur.

Uria vret në heshtje

Në një deklaratë zyrtare, Ministria e Shëndetësisë në Gaza njoftoi se në 24 orët e fundit janë regjistruar shtatë vdekje të reja për shkak të urisë, përfshirë një fëmijë. Bllokada e vazhdueshme izraelite që pengon hyrjen e ndihmës humanitare që prej fillimit të luftës ka shkaktuar deri më tani vdekjen e 169 palestinezëve nga uria, përfshirë 93 fëmijë.

Këto viktima të reja e çojnë në të paktën 60 mijë e 430 numrin total të të vrarëve palestinezë që nga fillimi i ofensivës izraelite në tetor 2023, si dhe 148 mijë e 722 të plagosur. Prej tyre, 1 mijë e 422 janë vrarë gjatë shpërndarjes së ndihmave nga GHF, sipas të dhënave zyrtare palestineze.

Hamasi: Nuk i dorëzojmë armët

Pas deklaratës së Witkoff , i cili pas vizitës në Gaza tha se Hamas “është i gatshëm të çarmatoset”, dega ushtarake e Hamasit reagoi përmes rrjetit Telegram duke theksuar se:

“Rezistenca dhe mbajtja e armëve janë një e drejtë kombëtare dhe ligjore për sa kohë që vazhdon pushtimi izraelit.”

Hamasi thekson se kjo e drejtë njihet nga traktatet dhe normat ndërkombëtare dhe nuk do të hiqet dorë prej saj deri në realizimin e të gjitha të drejtave kombëtare palestineze, përfshirë krijimin e një shteti të pavarur me kryeqytet Jerusalemin.

Po ashtu, lëvizja palestineze e cilësoi vizitën e Witkoff si një “inskenim të qëllimshëm për të mashtruar opinionin publik dhe për të zbardhur imazhin e ushtrisë izraelite”.

Hamasi publikoi gjithashtu një video të re në Telegram, ku shfaqet Evyatar David, një nga pengjet izraelite që ndodhet ende i gjallë në Gaza. Ai është një nga 22 të mbijetuarit nga 49 pengje që mbahen aktualisht nga Hamas.

Më herët, shefi i shtabit të ushtrisë izraelite Eyal Zamir deklaroi se:

“Nëse negociatat për lirimin e pengjeve dështojnë, luftimet do të vazhdojnë pa ndërprerje.”

Sipas një raporti të CNN, kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu ka shtyrë marrjen e një vendimi mbi hapat e ardhshëm ushtarakë në Gaza, në rast të mungesës së një armëpushimi. Opsionet në shqyrtim përfshijnë rrethimin total të qytetit të Gazës dhe qendrave urbane, madje edhe “pushtimin” e tyre të plotë, sipas burimeve pranë qeverisë izraelite.

The post Pas vizitës së Steve Witkoff, të paktën 51 palestinezë të vrarë nga ushtria izraelite first appeared on JavaNews.al.

Goditi me shpullë Gjestin, Danja fton në dasmën e motrës Jozin, ish-banori shfaqet duke kënduar

By: A R
3 August 2025 at 13:02

Jozefin Marku ka qenë i ftuar në dasmën e motrës së Danja Koka, ish banore e Big Brother Albania Vip 4.

Në videot e ndara në rrjetet sociale nga vetë modelja, shihet Jozefin Marku duke kënduar. “Joz Marku e mbajte fjalën”, shkruan Danja krahas videos së postua në insta-story.

Edhe pse ish-banori goditi me shpullë Gjesin, fituesin e edicionit të katërt, Danja e ftoi atë në dasmë. Në shtëpinë e Big Brother dyshja ka pasur marrëdhënie relativisht të mira me njëri-tjetrin.

The post Goditi me shpullë Gjestin, Danja fton në dasmën e motrës Jozin, ish-banori shfaqet duke kënduar first appeared on JavaNews.al.

Rrezikonin pushuesit, 20 mjete të bllokuara nga Velipoja në Ksamil, Policia: 11 persona të shpëtuar në det

By: A R
3 August 2025 at 12:54

Nga Velipoja në Ksamil, Policia Kufitare dhe Njësia Policore Detare po vijojnë monitorimet në të gjithë hapësirën detare, liqenore dhe lumore për sigurinë detare.

Gjatë javës janë kontrolluar 316 mjete lundruese, nga të cilat 20 janë bllokuar për shkelje të ndryshme, mes tyre 8 mjete që rrezikonin pushuesit duke lundruar brenda perimetrit të sigurisë. Drejtuesit janë ndëshkuar me gjoba prej 100.000 lekësh secili.

Gjithashtu, falë ndërhyrjeve të shpejta në 8 raste emergjente, janë shpëtuar në det 11 shtetas, vendas dhe të huaj, që kishin mbetur në rrezik për shkak të dallgëve apo defekteve teknike.

Policia apelon për respektimin e rregullave të qarkullimit detar dhe fton qytetarët të denoncojnë çdo shkelje në numrin 112.

Njoftimi i Policisë

Vijon operacioni “SIGURIA DETARE”

Monitorime intensive nga Njësia Policore Detare dhe Policia Kufitare, me qëllim rritjen e parametrave të sigurisë detare.

Si rezultat i monitorimeve dhe kontrolleve të kryera nga Komani në Ksamil, janë bllokuar 20 mjete lundruese, 8 prej tyre për shkelje të perimetrit të sigurisë.

Gjithashtu, janë shpëtuar në det 11 shtetas (shqiptarë dhe të huaj), falë ndërhyrjes së menjëhershme të Policisë Kufitare dhe Njësisë Policore Detare.

Policia Kufitare, në bashkëpunim me Njësinë Policore Detare, po vijon kontrollet dhe monitorimet intensive në gjithë hapësirën detare, nga Velipoja në Ksamil, si dhe në zonat liqenore e lumore, për të evidentuar shkeljet që lidhen me:

përdorimin e mjeteve lundruese pa dokumentacion përkatës,

shkeljen e perimetrit të sigurisë,

zhvillimin e aktiviteteve jashtë zonave të lejuara.

Gjatë javës janë kontrolluar 316 mjete lundruese, nga të cilat 20 janë bllokuar për shkelje të ndryshme.

Konkretisht 12 jet ski, 4 skafe, 2 gomone dhe 2 varka metalike me motor uji të instaluar.

8 prej mjeteve lundruese janë konstatuar duke lundruar brenda perimetrit të sigurisë, duke rrezikuar jetën e pushuesve. Drejtuesit e tyre janë ndëshkuar me masë administrative prej 100.000 lekësh secili.

Ndërkohë, nga Ksamil në Velipojë, Policia Kufitare ka ndërhyrë në 8 raste emergjente, për t’u ardhur në ndihmë 11 shtetasve, që kishin mbetur në rrezik për shkak të dallgëve të forta apo defekteve në mjetet e tyre lundruese.

Policia Kufitare apelon për respektimin me rigorozitet të rregullave të përdorimit të mjeteve lundruese:

Mos shkelni perimetrin e sigurisë;

Lundroni vetëm në zonat e lejuara;

Pajisuni me mjetet e nevojshme të shpëtimit.

Policia e Shtetit fton qytetarët dhe pushuesit të denoncojnë çdo shkelje të rregullave të lundrimit apo të perimetrit të sigurisë në numrin pa pagesë 112, duke i garantuar reagim të menjëhershëm dhe masa konkrete ndaj çdo shkelësi.

The post Rrezikonin pushuesit, 20 mjete të bllokuara nga Velipoja në Ksamil, Policia: 11 persona të shpëtuar në det first appeared on JavaNews.al.

Sipërmarrjet të informohen për tregun e BE, ekspertët këshillojnë biznesin të nisë përshtatjen me tregun evropian

By: A R
3 August 2025 at 12:46

Në një kohë rekord, ndërmarrjeve shqiptare iu duhet të informohen e reagojnë për të dalë në tregun evropianë prej më se 465 milionë konsumatorë. Ekspertët e fushës bëjnë thirrje që në këtë volum pune intensive, grupet e interesit, biznes e konsumatorë të përfshihen duke nisur nga sqarimi i rrethanave që së shpejti do të jetë realiteti i vendit.

“Në shumë tryeza që ne organizojmë del si një shqetësim shumë i madh nga përfaqësuesit e biznesit, mospërgatitja ende e grupit të interesit për të qenë pjesë e tregut të përbashkët unik. Do të thotë po reformat janë shumë të rëndësishme por të shoqërohen gjithashtu me komunikim”, tha ekspertja.

Përveç komunikimit, ekspertët shohin si faktor veprues përgatitjen e atyre që shumë shpejt do iu duhet të prodhojnë brenda një tregu evropianë.

“Është sfidues jo vetëm për qeverinë që është pala kryesore me të cilën KE negocion, por dhe për shoqërinë. Anëtarësimi i përshpejtuar duhet të përkthehet në një ingranazh me efikas të përfshirjes së grupeve të interesit. Nëse shpejtësia nuk do të jetë pak e shumë e përafërt do të kemi humbës nga ky proces”, tha ajo.

Ekspozimi i përfitimeve dhe rrezikut për biznesin janë pjesë e ingranazhit të transformimit drejt BE-së që nuk mund të shihet vetëm si detyrim i aktorit kryesor për informim se sa si përfshirje aktive e vetë biznesit

The post Sipërmarrjet të informohen për tregun e BE, ekspertët këshillojnë biznesin të nisë përshtatjen me tregun evropian first appeared on JavaNews.al.

Policia detaje nga plagosja e të rinjve në Vlorë, arrestohet 32-vjeçari

By: A R
3 August 2025 at 11:51

Policia e Vlorës ka zbardhur ngjarjen e djeshme të ndodhur në lagjen Pavarësia, ku gjatë një konflikti mes të rinjve dy prej tyre përfunduan në spital të plagosur me thikë. Pas këqyrje së kamerave të sigurisë nga vendi i ngjarjes, policia ka vënë në pranga një 32-vjeçar, i cili ka goditur me thikë dy të rinjtë e tjerë.

Njoftimi i Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë

Në vijim të informacionit paraprak të dhënë mbrëmjen e djeshme, u bë i mundur dokumentimi i plotë, bazuar edhe në pamjet filmike të siguruara nga vendi i ngjarjes, i konfliktit të ndodhur në Vlorë. Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Vlorë arrestuan në flagrancë shtetasin I. H., 32 vjeç, banues në Vlorë, për veprën penale “Plagosje e rëndë me dashje”.

Ky shtetas, për motive të dobëta, është konfliktuar fizikisht, në lagjen “10 Korriku” dhe në lagjen “Pavarësia 2”, me dy shtetas të ndryshëm, të cilët gjatë konfliktit i ka dëmtuar me mjet prerës (thikë).

Shtetasit e dëmtuar, M. F., 39 vjeç dhe K. K., 32 vjeç, kanë marrë ndihmën mjekësore dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Gjithashtu, edhe shtetasi i arrestuar I. H. ka marrë ndihmën mjekësore për dëmtimet e marra gjatë konfliktit.

Në cilësinë e provës materiale u bë sekuestrimi i mjetit prerës (thikë) i përdorur nga shtetasi I. H.

The post Policia detaje nga plagosja e të rinjve në Vlorë, arrestohet 32-vjeçari first appeared on JavaNews.al.

Asgjësohen mbi 16 mijë bimë narkotike në Shkodër, sekuestrohen qindra boçe me kanabis

By: A R
3 August 2025 at 11:43

Policia e Shkodrës, ka zbuluar dhe asgjësuar 16 755 bimë narkotike dhe ka sekuestruar 320 kg degë kanabisi me boçe në proces tharjeje.

Ato u gjetën në zonat Pult, Shalë, Postribë, Shosh, Kastrat, Shllak dhe Temal, ndërsa vijon puna për identifikimin dhe ndëshkimin e autorëve.

Operacioni zhvillohet në bashkëpunim me FNSH Tiranë dhe do të vijojë pa ndërprerje.

Policia njofton se operacioni i koduar “Koordinata” po zhvillohet me intensitet të lartë në bashkëpunim me FNSH Tiranë.

Asgjësohen mbi 16 mijë bimë narkotike në Shkodër,

Njoftimi i Policisë Shkodër

Vijon operacioni policor i koduar “Koordinata”, për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e tentativave dhe rasteve të kultivimit të bimëve narkotike

Gjenden dhe asgjësohen 16 755 bimë të dyshuara narkotike Cannabis Sativa

Sekuestrohen 320 kg degë kanabisi me boçe, të prera dhe në proces tharjeje

Në vijim të operacionit policor të koduar “Koordinata”, dhe si rezultat i kontrolleve intensive në të gjithë territorin e qarkut Shkodër, shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër dhe të komisariateve vartëse, në bashkëpunim me Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë Tiranë, të dislokuara prej disa ditësh në këtë qark, kanë gjetur dhe asgjësuar:

16 755 bimë të dyshuara narkotike Cannabis Sativa

320 kg degë me boçe të prera, në proces tharjeje, konkretisht:

Shërbimet e Komisariatit të  Policisë Shkodër, gjatë kontrollit në terrenin e njësive administrative Pult, Shalë, Postribë dhe Shosh gjetën dhe asgjësuan 15 852 bimë të dyshuara Cannabis Sativa, si dhe sekuestruan 320 kg degë me boçe në proces tharjeje.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Malësi e Madhe gjatë kontrollit në terrenin e njësisë administrative Kastrat gjetën dhe asgjësuan 429 bimë të dyshuara Cannabis Sativa.

Shërbimet e Komisariatit të  Policisë Vau i Dejës gjatë kontrollit në  terrenin e njësive administrative Shllak dhe Temal gjetën dhe asgjësuan 474 bimë të dyshuara Cannabis Sativa.

Vijon puna për identifikimin, kapjen dhe nxjerrjen përpara përgjegjësisë penale të autorëve të këtyre rasteve të kultivimit të bimëve narkotike.

Operacioni antikanabis “Koordinata” vijon me intensitet të lartë.

The post Asgjësohen mbi 16 mijë bimë narkotike në Shkodër, sekuestrohen qindra boçe me kanabis first appeared on JavaNews.al.

Aksident, kërcënime me armë dhe grabitje! Çfarë ka ndodhur në Shkodër

By: A R
3 August 2025 at 11:24

Një aksident ka ndodhur rreth orës 09:40 të mëngjesit të sotëm në aksin rrugor “Shkodër– Velipojë”. Policia njofton se shtetasi E. H., duke drejtuar automjetin, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe si pasojë automjeti është përplasur me motomjetin me drejtues shtetasin L. H.

Nga aksidenti është dëmtuar lehtë shtetasi L. H.. i cili  ndodhet nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

Ndërkohë specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin I. B., 44 vjeç, banues në Shkodër, pasi u kap duke drejtuar motomjetin, pa leje drejtimi.

Policia e Shkodrës ka nisur procedimin penal për dy persona të cilët nuk i janë bindur urdhrit të policisë.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Shkodër referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin Xh. Sh., 24 vjeç, banues në Shkodër, për veprën penale “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik” dhe shtetasin F. F., 21 vjeç, banues në Shkodër, për veprën penale “Prishja e qetësisë publike”.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Stacionit të Policisë Velipojë referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin P. N., 45 vjeç, për veprën penale “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik””.

Ndërkaq dy të rinj nga fshati Hajmel kanë bërë kallëzim në policinë e Shkodrës pasi një vajzë nga Kamza i ka kërcënuar nëpërmjet celularit, për motive të dobëta.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Vau i Dejës referuan materialet në Prokurori për shtetasen K. K., banuese në Kamëz, pasi kanë bërë kallëzim shtetasit E. D., 23 vjeç dhe R. D., 24 vjeç, të dy banues në fshatin Hajmel, se kjo shtetase i ka kërcënuar nëpërmjet celularit, për motive të dobëta”.

Ditën e djeshme shtetasi E. N., 37 vjeç, banues në fshatin Spaç, ka kallëzuar se në largësi të Stanit të tij, në bjeshkët e Munelles, në fshatin Mesul, kanë qëlluar me armë zjarri në ajër. Në vendin e ngjarjes kanë shkuar menjëherë shërbimet e Policisë të cilët kanë gjetur e sekuestruar në cilësinë e provës materiale 6 gëzhoja.

Më datë 01.08.2025, ka kallëzuar shtetasi B. J., 87 vjeç, se i kanë vjedhur një shumë parash dhe një celular, në banesën e tij, në fshatin Vorfë, gjatë kohës që në banesë nuk ka pasur njeri. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Pukë referuan materialet në Prokurori, për vlerësim pasi ditën e djeshme, në aksin rrugor “Luf-Gomsiqe”, dyshohet se për shkak të një shkrëndi elektrike në automjet, ka marrë flakë në lëvizje, automjeti që drejtohej nga shtetasi B. Ç., 28 vjeç, banues në fshatin Qerret i Madh. Si pasojë janë shkaktuar vetëm dëme materiale.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.

The post Aksident, kërcënime me armë dhe grabitje! Çfarë ka ndodhur në Shkodër first appeared on JavaNews.al.

“The National”: Tirana në 48 orë: Vizitoni atraksionet kryesore të kryeqytetit plot jetë të Shqipërisë

By: A R
3 August 2025 at 11:13

Me fluturime direkte nga Abu Dhabi që do të vazhdojnë deri në fund të gushtit, tani është koha ideale për të zbuluar qytetet interesante të Ballkanit me kosto të përballueshme, shkruan Phil Johnson në një artikull të botuar në të përditshmen “The National” – në pronësi të shtetit të Emirateve të Bashkuara Arabe, që botohet në Abu Dhabi.

Kryeqyteti dinamik i Shqipërisë ofron një ndërthurje magjepsëse të ndikimeve osmane, të epokës komuniste dhe bashkëkohore, perla e Ballkanit e rrethuar nga vargmali Skënderbej është një destinacion interesant.

Qendra e qytetit është vetëm gjysmë ore larg aeroportit me autobus dhe mjaft kompakte për të lëvizur tërësisht në këmbë.

Por, në muajin gusht mund të jetë vapë, rreth 8°C më freskët se në Abu Dhabi në verë, kështu që të ecësh përreth për të parë pamjet është e realizueshme.

Dhe ka shumë atraksione interesante për vizitorët kuriozë për 48 orë, veçanërisht ata me një buxhet të kufizuar.

1-Sheshi Skënderbej: Zemra e qytetit

Shumica e librave udhëzues rekomandojnë fillimin e një aventure në Tiranë në Sheshin Skënderbej, sheshin qendror që mban emrin e heroit kombëtar të Shqipërisë, Gjergj Kastrioti Skënderbej.

Komandanti ushtarak vdiq në vitin 1468 dhe kujtohet për udhëheqjen e një rebelimi kundër Perandorisë Osmane.

Ky shesh, është i rrethuar nga monumente si Muzeu Historik Kombëtar dhe Teatri i Operas.

Statuja e vetë Skënderbeut mbi kalë është një pikë qendrore e sheshit, sfondi i saj i fasadave në ndryshim pasqyron një qytet që ka një të kaluar komplekse dhe një të tashme të gjallë.

2-Xhamia e Et’hem Beut: Një dëshmi e qëndrueshmërisë

Ngjitur me Sheshin Skënderbej ndodhet Xhamia e mrekullueshme e Et’hem Beut, një dëshmi e qëndrueshmërisë fetare.

E ndërtuar në fund të shekullit XVIII dhe fillim të shekullit XIX – afresket e saj të ndërlikuara dhe arti delikat janë një pamje e rrallë në arkitekturën islame, duke përshkruar peizazhe natyrore dhe jetën e qetë.

Xhamia i mbijetoi mrekullisht politikave ateiste të regjimit totalitar, duke shërbyer si një simbol i fuqishëm i shpirtit elastik të Shqipërisë dhe ringjalljes së lirisë fetare.

Hyrja është falas dhe një vështrim përreth nuk zgjat më shumë se gjysmë ore.

3-Bunk’Art 1: Zbulimi i një të kaluare të fshehur

Duhen vetëm disa minuta për të ecur nga xhamia në një nga atraksionet turistike më interesante të qytetit.

Bunk’Art 1, një rrjet bunkerësh nëntokësorë të ndërtuar fillimisht për elitën politike – në rast të një sulmi bërthamor, është transformuar në një muze dhe hapësirë arti bashkëkohor magjepsës.

Vizitorët mund të zhyten në historinë komuniste të Shqipërisë dhe të eksplorojnë korridoret dhe dhomat e saj të ftohta.

Ekspozitat detajojnë paranojën dhe shtypjen e regjimit të Hoxhës në vend, duke ofruar një pasqyrë të fuqishme të një epoke të kaluar.

Hyrja është 500 lekë dhe rekomandohet të paktën një orë për ta shijuar të gjithën.

4-Ngjitja e piramidës: Historia me një pamje

Nevojiten 10 minuta për të ecur në atraksionin që ofron një pamje të horizontit të qytetit nga lart.

Ngjitja e Piramidës së Tiranës – një aktivitet tjetër falas – ndihet si ngjitja në një relike betoni të historisë, anët e saj të pjerrëta, por krenare.

Fillimisht, e ndërtuar në vitin 1988 si një muze për të nderuar diktatorin komunist Enver Hoxha, struktura dikur madhështore – tani simbolizon me guxim identitetin në ndryshim të Shqipërisë.

Çdo hap në ngjitje zbulon më shumë nga sharmi kaotik i qytetit, i rrethuar nga grafiti. Në majë, hapet panorama, me qytetin e shtrirë poshtë dhe vargmalin e bukur në distancë.

5-Turneu i stadiumit “Air Albania”: Një pikë referimi moderne sportive

Stadiumi kombëtar i futbollit përfaqëson me krenari arkitekturën më moderne të qytetit.

Për adhuruesit e sportit, një turne në stadiumin “Air Albania” ia vlen dhe është vetëm 10 minuta larg nga Piramida në këmbë.

Stadiumi, i hapur në vitin 2019, ndodhet në ish-stadiumin Qemal Stafa.

I ndërtuar si një vend kompakt në stilin anglez me spektatorë të ulur afër fushës, ai ka një kapacitet prej 22,000 vendesh dhe biletat shiten për çdo ndeshje të ekipit kombëtar.

6-Shëtitje në Parkun e Madh dhe liqen: Një oaz i gjelbër

Parku i Madh i Tiranës dhe liqeni i tij artificial janë vetëm pesë minuta larg në këmbë, nëpërmjet Sheshit Nënë Tereza, nga stadiumi.

Kjo hapësirë e gjerë dhe e qetë është një vend i preferuar për vendasit, duke ofruar shtigje për ecje dhe vrap, kafene dhe vende të qeta për t’u çlodhur dhe për t’i shpëtuar zhurmës urbane.

Ecja në unazën prej 5,3 km rreth liqenit zgjat rreth 45 minuta. I formuar nga një digë në mesin e shekullit XX, liqeni ofron një pamje piktoreske.

Pse duhet ta vizitoni tani

Nga bunkerët e Luftës së Ftohtë, te shëtitjet buzë liqenit dhe pamjet e horizontit nga çatitë plot me grafite, Tirana ofron një gamë të gjerë atraksionesh për t’u vizituar.

Një mbrëmje e kaluar në Bllok, zona elegante dhe e gjallë e kafeneve dhe restoranteve të qytetit, është mënyra perfekte për të përfunduar ditën tuaj.

Udhëtimi drejt majës së malit të Dajtit me teleferik; vizita në tregun e Pazarit të Ri; dhe shëtitja nëpër Kalanë e Tiranës – një fortesë mesjetare – e cila tani është një rrugë për këmbësorë me një sërë restorantesh dhe dyqanesh artizanale – janë disa nga vendet kryesore që mund të zbuloni.

Tirana është një perlë e Mesdheut – e lehtë për t’u eksploruar. Me linjën direkte të “Wizz Air” nga Abu Dhabi në kryeqytetin shqiptar – mund të shijoni pushime cilësore me një kosto të përballueshme.

The post “The National”: Tirana në 48 orë: Vizitoni atraksionet kryesore të kryeqytetit plot jetë të Shqipërisë first appeared on JavaNews.al.

Zjarr në vendgrumbullim mbetjesh në Fier-Patos, tymi i dendur mbulon zonën

By: A R
3 August 2025 at 11:04

Një vendgrumbullim mbetjesh urbane në zonën e Portëzit, përgjatë aksit Fier–Patos, u përfshi nga flakët mëngjesin e kësaj të diele (3 gusht). Ngjarja ka shkaktuar shqetësim tek banorët dhe drejtuesit e mjeteve që kalonin në këtë segment rrugor, pasi tymi mbuloi zonën.

Në vendngjarje mbërritën forcat e policisë dhe dy mjete zjarrfikëse, të cilat punuan për disa minuta derisa arritën të vendosnin situatën nën kontroll. Flakët u shuan, por tymi vazhdoi të mbetej i pranishëm për një kohë të gjatë pas fikjes së zjarrit.

Shkaqet e zjarrit nuk janë bërë ende të ditura, por dyshohet se mund të jetë shkaktuar nga ndezja e qëllimshme ose nga pakujdesia. Autoritetet kanë nisur hetimet për të përcaktuar rrethanat dhe përgjegjësit e mundshëm të ngjarjes.

The post Zjarr në vendgrumbullim mbetjesh në Fier-Patos, tymi i dendur mbulon zonën first appeared on JavaNews.al.

Hamasi refuzon të çarmatoset derisa të krijohet shteti palestinez

By: A R
3 August 2025 at 10:56

Hamasi ka riafirmuar se nuk do të bjerë dakord të çarmatoset nëse nuk krijohet një shtet sovran palestinez, në përgjigje të njërës prej kërkesave kryesore të Izraelit në bisedimet për një armëpushim në Gaza.

Hamasi tha në deklaratën e tij se nuk mund të heqë dorë nga e drejta e tij për “rezistencë dhe armët e tij” nëse nuk do të krijohej një “shtet palestinez i pavarur dhe plotësisht sovran me Jerusalemin si kryeqytet”.

Izraeli e konsideron çarmatimin e Hamasit një nga disa kushtet kryesore për çdo marrëveshje që synon t’i japë fund konfliktit.

Gjenerali i Forcave Mbrojtëse të Izraelit (IDF), Eyal Zamir, paralajmëroi të premten se nuk do të ketë pushim në luftimet në Gaza nëse negociatat dështojnë për të siguruar lirimin e shpejtë të pengjeve që mbahen nga Hamasi.

Negociatat indirekte midis Izraelit dhe Hamasit për të siguruar një armëpushim dhe lirimin e pengjeve ngecën javën e kaluar.

Në ditët e fundit, qeveritë arabe i kanë kërkuar Hamasit të çarmatoset dhe të dorëzojë kontrollin e Gazës, pasi një numër vendesh perëndimore, përfshirë Francën dhe Kanadanë, njoftuan plane për të njohur shtetin e Palestinës. Mbretëria e Bashkuar tha se do ta bënte këtë nëse Izraeli nuk përmbushte disa kushte deri në shtator.

Agjencitë e OKB-së kanë paralajmëruar se në Gaza ka uri masive të shkaktuar dhe kanë fajësuar Izraelin, i cili kontrollon hyrjen e të gjitha furnizimeve në territor. Izraeli ka këmbëngulur se nuk ka kufizime në shpërndarjen e ndihmave dhe se “nuk ka uri”.

Shifrat e fundit nga Kombet e Bashkuara thonë se të paktën 1,373 palestinezë janë vrarë duke kërkuar ushqim që nga fundi i majit. OKB-ja thotë se shumica janë vrarë nga ushtria izraelite pranë vendeve të shpërndarjes së Fondacionit Humanitar të Gazës (GHF) të mbështetur nga Izraeli dhe SHBA-të.

Izraeli ka akuzuar Hamasin për nxitjen e kaosit pranë vendeve dhe thotë se trupat e tij nuk hapin qëllimisht zjarr ndaj civilëve.

The post Hamasi refuzon të çarmatoset derisa të krijohet shteti palestinez first appeared on JavaNews.al.

“Në 20 ditë u bllokuan 103 ton mallra!” Malaj njofton nisjen e fazës së dytë të formalizimit të tregut

By: A R
3 August 2025 at 10:49

Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi përfundimin e fazës së parë të verifikimeve në terren, në kuadër të forcimit të ligjshmërisë fiskale në sektorin e produkteve bujqësore dhe blegtorale. Përmes një postimi në Facebook, ai tha se brenda 20 ditëve të para janë inspektuar 283 subjekte dhe janë bllokuar 103 ton mallra.

Malaj njoftoi se tashmë administrata Tatimore do të nisë fazën e dytë, e cila do të fokusohet në monitorimin e vazhdueshëm të shoqërimit të produkteve me faturë tatimore.

Sipas tij qëllimi i kësaj nisme është formalizimi i tregut, rritja e sigurisë ushqimore dhe mbrojtja e konsumatorit.

“Zero tolerancë ndaj çdo subjekti që shkel ligjin dhe nuk respekton rregullat e tregtimit të produkteve bujqësore dhe blegtorale”, deklaroi Malaj.

The post “Në 20 ditë u bllokuan 103 ton mallra!” Malaj njofton nisjen e fazës së dytë të formalizimit të tregut first appeared on JavaNews.al.

❌
❌