Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Yesterday — 13 August 2025Main stream

FOTOLAJM/ Banorët ‘braktisin’ banesat, çfarë mbeti pas flakëve në Gramsh, të moshuarës i kalon ‘jeta’ para syve mbi gurë

13 August 2025 at 12:26

Prej më shumë se 24 orësh, Gramshi është mbuluar nga flakët që kanë shkrumbuar mbi 6 fshatra dhe vijojnë të jenë kokfortë në përhapjen e tyre.

Tre helikopterë po vijojnë operacionet për shuarjen e flakëve që po favorizohen nga era e fortë.

Mbi 39 shtëpi janë djegur, ndërkohë që Ministria e Mbrojtjes ka lëshuar urdhër evakuimi për fshatin Nartë.

Gazetarja Bleona Sari sjell pamjet nga fshati Nartë ku ka nisur evakuimi i banorëve të cilët po marrin çfarë të munden nga banesat e tyre, por edhe bagëtitë e imëta.

/ abcnews.al /

Gjirokastër/ Vendoset në kontroll zjarri në Lekël dhe Hormovë

13 August 2025 at 12:07

Zjarri i rene nje dite me pare ne fshatrat Lekël  dhe Hormove eshte shuar plotesisht.

Me dhjetra forca te te gjitha bashkive ne jug te vendit u angazhuan ne kete mision,ku flaket shkuan deri ne brendesi te fshatit Hormovë,ku pati dhe evakuim te banoreve.

Pas disa oresh nderhyrje zjarri u shua ndersa terreni i thyer pengoi jashtezakonisht nderhyrjen e mjeteve zjarrfikese.

Per fat te mire  deme ne njerez nuk pati ndersa kane nisur herimet mbi kete ngjarje qe dyshohet te kete ardhe si pasoje e zjarrevenies se qellimshme. / abcnews.al /

‘Thirrje banorëve për kujdes’, Rama: Flakët nën kontroll në disa zona falë guximit vetëmohues

13 August 2025 at 11:43

Dy ditë e netë ekstremisht të vështira, ku forcat zjarrfikëse të bashkive, Emergjencat Civile, Forcat e Armatosura po përballen me zjarre të mëdha në Skënderbegas, Sojnik të Gramshit, Koshtan të Memaliajt, në Hormovë, Kodër e Lekël të Tepelenës, në kufi me Gjirokastrën, Dhivër, Kakodhiq në Finiq, si dhe në Dropull në kufi me Delvinën, ku rreziku dhe flakët kanë qenë të pamëshirshme.

Falë guximit vetëmohues dhe angazhimit total të të gjitha forcave në terren, është arritur fatmirësisht që zjarret të vihen nën kontroll, ndërkohë që vazhdon puna papushim drejt shuarjes së tyre dhe gatishmëria maksimale për çdo riaktivizim të mundshëm apo vatra të reja.

Thirrje të gjithë banorëve të tregohen të kujdesshëm, të sinjalizojnë çdo vatër zjarri para se të jetë vonë dhe të ndjekin këshillat e autoriteteve, ndërsa për kriminelët që luajnë me flakët, ndëshkimi do të jetë maksimal.

Shqipëria në pushtetin e flakëve/ Bilanci i fundit: 24 vatra aktive zjarri, një viktimë dhe mbi 10 mijë forca në terren

13 August 2025 at 10:54

Gjatë 24 orëve të fundit, janë evidentuar 64 vatra zjarri në Shqipëri, prej të cilave 24 janë ende aktive. Mbi 10 mijë forca të emergjencave janë angazhuar në terren, ndërsa operacioni për shuarjen e flakëve ka vijuar gjatë gjithë natës. Ndërhyrja po kryhet në bashkëpunim me helikopterë dhe forca të specializuara në zonat më të rrezikuara si Gramsh dhe Delvinë.

Situata më problematike:

  • Delvinë: Zjarri ka përfshirë fshatrat Pecë, Sirakat dhe Kardhikaq. Në fshatin Vllahat po ndërhyhet nga ajri me helikopterë të huaj.
  • Finiq: Flakët vijojnë të përhapen nga Syri i Kaltër deri në malet e Gjerës dhe Sopotit.
  • Gramsh: Zjarri në Kullollas dhe Skënderbegas ka shkaktuar dëme dhe një viktimë. Puna për shuarjen vazhdon, përfshirë ndihmën ajrore.
  • Tepelenë: Në Turan, zjarri është përhapur drejt Lekelit dhe Koderit, duke djegur stalla dhe kafshë.
  • Shkodër: Në Xeth, vatra po mbahet nën kontroll nga forcat pyjore dhe zjarrfikësit.
  • Tiranë: Vatrat në Arbanë dhe Kryevidh të Rrogozhinës janë nën monitorim, me djegie të konsiderueshme të tokës dhe dy shtëpish të pabanuara.
  • Korçë: Ndërhyrja është e vështirë në Gërmenj për shkak të terrenit të vështirë dhe shpërthimeve municionesh.

Sipas të dhënave meteorologjike, temperatura të larta dhe erëra të forta priten në orët e mesditës, duke rritur rrezikun për përhapjen e zjarreve. Autoritetet kërkojnë nga qytetarët të shmangin çdo veprim që mund të shkaktojë zjarre dhe të raportojnë çdo vatër të re menjëherë.

Delvina nuk gjen qetësi! Vatër e re zjarri pranë zonave të banuara/ Ndërhyrja e vështirë për shkak të terrenit

13 August 2025 at 10:40

Pas 24 orëve tejet të vështira, Delvina vijon në terrin e flakëve. Sipas burimeve për ABC News, një vatër e re zjarri është regjistruar pranë zonave të banuara duke kërcënuar bindshëm përhapjen e mëtejshme. Era e fortë duket se favorizon përhapjen e flakëve, ku ndërkohë edhe terreni i thyer vështirëson punën e ekipeve të zjarrfikësve.

Gjatë natës, Delvina përjetoi ferrin me qindra hektarë toke të djegur dhe me banorë të evakuuar. Spitali i qytetit u zhvendos përkohësisht tek Kinoteatri, ndërkohë që 10 qytetarë mes tyre 4 efektivë morën ndihmë mjekësore pasi u asfiksuan nga tymi.

/ abcnews.al /

‘Për zjarrvënësit, dënimin më të rëndë ligjor’, Rama: Falenderim dhe respekt për frontin e parë përballë flakëve

13 August 2025 at 10:32

Kryeministri Edi Rama ka shprehur falenderimet më të sinqerta dhe mirënjohjen për zjarrfikësit, forcat e ushtrisë, policinë, vullnetarët dhe banorët, që po luftojnë pa pushim me flakët, duke rrezikuar jetën e tyre për të mbrojtur njerëzit, shtëpitë dhe natyrën.

Ai bëri një apel të fortë ndaj drejtësisë, duke kërkuar që ata që shkaktojnë zjarre qëllimisht, të shkatërrojnë pasurinë dhe të rrezikojnë jetë, të përballen me dënimet më të rënda të mundshme sipas ligjit.

“Falenderim, respekt, mirënjohje me zemër për zjarrfikësit, forcat e ushtrisë, policinë, vullnetarët dhe banorët që po përballen me flakët, duke rrezikuar jetën për të mbrojtur njerëzit, shtëpitë dhe natyrën tone.

Ata që ndezin zjarre qëllimisht, shkatërrojnë pasurinë dhe rrezikojnë jetë, në këtë kohë të vështirë ngrohjeje globale dhe flakësh që po sfidojnë të gjitha shtetet e Mesdheut sidomos, duhet të marrin dënimin më të rëndë që parashikon ligji.”, shkruan Rama. / abcnews.al /

Gramsh, flakë në pyje, situata mbetet kritike/ 6 fshatra të shkrumbuar. Era favorizon përhapjen

13 August 2025 at 10:24

Që prej ditës së djeshme, Gramshi është përfshirë nga zjarre masive të pandodhur më parë të cilat kanë shkrumbuar së paku 6 fshatra dhe vijojnë të kërcënojnë bindshëm edhe zona të tjera.

Gazetarja Bleona Sari raporton për ABC News nga fshati Skënderbeaj se situata është ende kritike pasi era po favorizon përhapjen e flakëve. Më tej, Sari tha se 6 fshatra janë të shkrumbuar përfshirë fshatin Shkëmbërdhenj dhe Bregas ku tokat dhe banesat janë totalisht të dëmtuara nga flakët.

Sakaq, flakët kërcënojnë bindshëm disa fshatra të tjerë si Harunaj, Bulcars, Grabovë e Poshtme. Së paku, 32 banorë janë evakuuar në qytetin e Gramshit ndërkohë që banorët e tjerë që kanë lënë shtëpitë po ndihmojnë me sa munden edhe forcat e tjera që ndodhen në terren prej më shumë se 24 orësh.

Ndërkohë, nga ana e autoriteteve vendore bëhet me dije se janë siguruar së paku 120 shtretër nga bizneset dhe konviktet për banorët.

Krahas Gramshit, situate disi më e normalizuar paraqitet në Delvinë pas një nate ferri me qindra hektarë tokë të djegur dhe me flakët që kërcënuan bindshëm qytetin, por janë vënë në kontroll. / abcnews.al /

(EMRAT) Ndezën zjarr në Lushnje dhe Vjosë, pranga 2 personave

13 August 2025 at 10:14

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Fier arrestuan në flagrancë shtetasin Shezai Banaj 61 vjeç, banues në fshatin Cakran, për veprat penale “Shkatërrim i pronës me zjarr” dhe “Dëmtimi i habitateve në zonat e mbrojtura mjedisore”, pasi dyshohet se ka ndezur zjarr në luginën e lumit Vjosa, konkretisht në vendin e quajtur “Mezarak”, ku si pasojë e përhapjes së flakëve, janë djegur një sipërfaqe e konsiderueshme toke (arë), 300 pemë ulliri dhe bimësi e llojeve të ndryshme e parkut kombëtar.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Lushnjë arrestuan në flagrancë shtetasin Arjan Kaja 58 vjeç, banues në fshatin Dushk, për veprat penale “Shkatërrimi i pronës me zjarr” dhe “Kundërshtimi i punonjësit që kryen një detyrë shtetërore ose një shërbim publik”, pasi dyshohet se ka ndezur zjarr në tokën e tij në fshatin Dushk, ku si pasojë e përhapjes së flakëve, u dogj një sipërfaqe toke. / ABCNEWS.AL /

Vlorë/ Gjendet i mbytur në Plazhin e Vjetër një 70 vjeçar, dyshimet e para

13 August 2025 at 10:01

 

Është gjetur i mbytur në plazhin e vjetër të qytetit të Vlorës një shtetas rreth 70 vjeç. Sipas informacioneve paraprake nga policia, viktima dyshohet të ketë qenë pushues. Ende nuk dihet nëse ai ka qenë banor i zonës apo turist, ndërsa shkaqet e ngjarjes mbeten të paqarta — mund të jetë mbytur aksidentalisht ose të ketë pësuar një arrest kardiak.

 

Në vendngjarje shkuan menjëherë forcat e policisë dhe autoambulanca, e cila transportoi trupin e 70-vjeçarit drejt morgut të spitalit rajonal të Vlorës. Deri më tani nuk është bërë e ditur identiteti i viktimës.

 

 

‘Fole’ prostitucioni në Vlorë/ Procedohen katër kineze dhe klientë, në kërkim një tjetër

13 August 2025 at 09:48

Specialistët për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme të DVP Vlorë, në vijim të punës për goditjen e rasteve të shfrytëzimit të prostitucionit, bazuar edhe në informacionet e siguruara, kanë evidentuar dhe goditur një rast të kësaj veprimtarie kriminale, në një apartament të marrë me qira në lagjen “Uji i Ftohtë”, Vlorë.

Në vijim të veprimeve hetimore për këtë rast:

u shpall në kërkim shtetasja kineze M. Y., 36 vjeçe, e dyshuar për veprën penale “Trafikimi i personave të rritur”; u referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetaset kineze Q. Zh., 49 vjeçe, dhe X. L., 42 vjeçe, të dyshuara për veprën penale “Ushtrimi i prostitucionit”, pasi ushtronin këtë veprimtari kundrejt pagesës; u proceduan penalisht edhe shtetasi A. D., 38 vjeç, dhe shtetasi italian M. F., 25 vjeç, pasi u konstatuan në ambientet ku ushtrohej prostitucioni, në rolin e klientëve.

Vijon puna për lokalizimin dhe kapjen e shtetases së shpallur në kërkim dhe për dokumentimin e plotë të veprimtarisë kriminale. / abcnews.al /

 

Zjarri në Parkun Natyror të Gërmenjës, nën kontroll/ Ndërhyrje e vështirë në terren, shkak shpërthimet e minave

13 August 2025 at 08:45

Sipas informacionit të përditësuar nga Ministria e Mjedisit dhe Shërbimi i Pyjeve të Kolonjës, zjarri i shpërthyer pasditen e datës 11 Gusht në drejtim të Parkut Natyror të Gërmenjes, në territorin e bashkisë Kolonjë, nuk ka pësuar përhapje më të madhe gjatë natës, por mbetet ende aktiv dhe me risk për t’u përhapur më tej. Era e favorizon përhapjen e tij, prandaj forcat janë duke punuar për të krijuar një perimetër mbrojtës.

Aktualisht, rreth 40 forca janë në terren dhe janë angazhuar në operacione për të mbajtur zjarri nën kontroll, pa lejuar që të depërtojë në kurorën e zonës së mbrojtur të parkut. Shërbimi i Bashkisë ka nisur operacionin e hapjes së rrugëve për të mundësuar qasjen më të lehtë të mjeteve zjarrfikëse në sipërfaqen e prekur, megjithatë, prania e minave në këtë zonë kufitare e bën situatën shumë të rrezikshme.

Dëgjohen shpërthime të herëpashershme nga minat, ndaj forcat e zjarrfikësve dhe të tjera janë të kufizuara në afërsinë me perimetrin e zjarrit. Një grup xhenjos, i dërguar nga Tirana, ka mbërritur mbrëmë dhe është nisur drejt vendngjarjes për të kryer demontimin e minave të konstatuara në territori.

Përveç veprimeve të brendshme, autoritetet shqiptare janë në komunikim të vazhdueshëm me autoritetet greke për të koordinuar veprimet dhe për të minimizuar rrezikun e mëtejshëm në këtë zonë të ndjeshme natyrore. / abcnews.al /

Meta ‘në kërkim të lirisë’/ Mbahet sot seanca për shqyrtimin e kërkesës së ish presidentit

13 August 2025 at 08:29

Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) do të zhvillojë ditën e sotme seancën për të shqyrtuar kërkesën e Ilir Metës për lirimin nga masa e sigurisë “arrest në burg”.

Gjyqtari për këtë cështje është caktuar Erjon Çela, i cili do të vendosë mbi kërkesën e paraqitur nga avokatët mbrojtës të Metës.

Ish-presidenti dhe kreu i Partisë së Lirisë ndodhet në qeli pas masës së sigurisë të vendosur nga GJKKO, në kuadër të një hetimi të SPAK për çështje korrupsioni dhe pastrimi parash, akuza të cilat Meta i ka mohuar me forcë, duke i cilësuar “të motivuara politikisht”. / abcnews.al /

Delvina ‘në ferrin e flakëve’/ 10 qytetarë asfiksohen nga tymi, spitali i zhvendosur përkohësisht te Kinoteatri

13 August 2025 at 08:17

Një natë tmerri dhe frike ishte kjo që kaloi për Delvinën. Lufta me zjarrin ishte heroike. Forca të shumta zjarrfikëse, këto të bashkive të jugut por edhe të ardhur nga Tirana, forca të ushtrisë dhe banorë bënë të mundur shuarjen e zjarrit nga afërsia e qytetit. Ende mbj Delvinë, andej edhe nga erdhi, nga zona e Kakodhiqit vazhdon të ketë vatër zjarri.

Gjatë natës në kushtet e krijuara nga zjarri dhe tymi në Delvinë rreth 10 qytetarë, ku 4 prej të cilëve nga forcat e ushtrisë kanë marrë ndihmë mjekësore nga asfiksia, në mjediset e Kinoteatrit ku u vendos përkohësisht spitali. / abcnews.al /

Meksika dëbon drejt SHBA 26 kartelë të drogës/ Ishin në kërkim nga autoritetet amerikane

13 August 2025 at 08:00

Meksika ka dëbuar 26 figura të larta të kartelëve drejt Shteteve të Bashkuara në një marrëveshje të re me administratën Trump, ndërsa autoritetet amerikane intensifikojnë presionin ndaj rrjeteve kriminale që dërgojnë drogë përtej kufirit.

Zyra e Prokurorit të Përgjithshëm të Meksikës dhe Ministria e Sigurisë konfirmuan transferimet, të cilat u realizuan pas një premtimi nga Departamenti i Drejtësisë i SHBA-së se prokurorët nuk do të kërkonin dënimin me vdekje për asnjërin nga rastet.

Kjo është hera e dytë brenda disa muajve që Meksika dëbon figura të kartelëve të akuzuar për trafikun e drogës, vrasje dhe krime të tjera, mes presionit të shtuar nga administrata Trump për të frenuar ‘rrjedhën’ e drogës përtej kufirit. Në shkurt, Meksika dorëzoi 29 figura të kartelëve, përfshirë kreun e kartelit Rafael Caro Quintero, i cili ishte përgjegjës për vrasjen e një agjenti të DEA-s në vitin 1985.

Këto transferime u bënë disa ditë para se të hyjnë në fuqi tarifat 25% për importet nga Meksika. Në fund të muajit të kaluar, Presidenti Donald Trump ka biseduar me Presidenten e Meksikës, Claudia Sheinbaum, dhe ra dakord të shtyjë për 90 ditë tarifat prej 30% për të mundësuar negociata.

Sheinbaum ka treguar gatishmëri për të bashkëpunuar më shumë në fushën e sigurisë sesa paraardhësi i saj, duke u angazhuar më ashpër në luftën kundër kartelëve të Meksikës. Megjithatë, ajo ka tërhequr një vijë të qartë kur bëhet fjalë për sovranitetin e Meksikës, duke refuzuar sugjerimet nga Trump dhe të tjerë për ndërhyrjen e ushtrisë amerikane. / abcnews.al /

Ukraina nën pushtimin rus/ Zelenksy dhe liderët europianë, takim ‘online’ me Trump

13 August 2025 at 07:32

Grupime të vogla ushtarake ruse avancuan më thellë në Ukrainën lindore, para samitit midis Presidentit të Rusisë Vladimir Putin dhe Presidentit të SHBA-ve Donald Trump, të cilin liderët evropianë i frikësohen se mund të përfundojë me kushte paqeje që do t’i imponohet një Ukrainë të pasigurt.

Në një nga përpjekjet më të gjera të ndërhyrjeve këtë vit, trupat ruse u avancuan afër qytetit të minierave të qymyrit të Dobropillia, pjesë e fushatës të Putinit për të marrë nën kontroll të plotë rajonin e Donetskut në Ukrainë. Ushtria e Ukrainës dërgoi trupa rezerve, duke thënë se ata po përballen me një luftë të vështirë kundër ushtarëve rusë.

Trump ka thënë se çdo marrëveshje paqeje do të përfshinte “këmbim territoresh për përmirësimin e të dyja palëve”, duke përfshirë Rusinë dhe Ukrainën, e cila ka varur mbështetje të madhe nga SHBA për furnizimet me armë.

Por, për shkak se të gjitha zonat që janë në kontestim ndodhen brenda Ukrainës, Presidenti Volodymyr Zelenski dhe aleatët e tij të Bashkimit Evropian frikohen se ai mund të ndodhet nën presion për të dorëzuar më shumë sesa do të bëjë Rusia.

Në samitin e parë SHBA-Rusi që nga viti 2021, Putin dhe Trump do të takohen të premten në Bazën Ajrore Elmendorf në Anchorage, Alaskë, sipas dy zyrtarëve të Shtëpisë së Bardhë.

Administrata Trump e zbuti pritshmërinë për progres të madh drejt një armëpushimi, duke e quajtur samitin një “ushtrim dëgjimi”.

Në këtë linjë, Sekretari i Shtetit i SHBA-së, Marco Rubio, tha se Presidenti dëshiron të vlerësojë drejtpërdrejt Putinin.

Zelenski dhe shumica e homologëve të tij evropianë kanë thënë se paqja e qëndrueshme nuk mund të arrihet pa Ukrainën në tryezën e negociatave, dhe çdo marrëveshje duhet të jetë në përputhje me ligjin ndërkombëtar, sovranitetin dhe integritetin territorial të Ukrainës.

Ata do të mbajnë një takim virtual me Trumpin për të theksuar këto shqetësime para samitit me Putinin.

“Bisedimet substanciale dhe produktive për ne pa ne nuk do të funksionojnë,” tha Zelenski në një intervistë të martën për NewsNation. “Ashtu siç unë nuk mund të them asgjë për një shtet tjetër ose të marr vendime për të.” / abcnews.al /

 

❌
❌