Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 5 August 2025Main stream

Lily Collins dukej plot stil në rolin e Emily-t gjatë xhirimeve për sezonin e pestë të serialit

5 August 2025 at 07:30

Lily Collins dukej shumë stil gjatë xhirimeve për sezonin e pestë të “Emily in Paris” në kryeqytetin francez të hënën.

Aktorja 36-vjeçare, e njohur për rolin e ekzekutives së marketingut, Emily Cooper, u pa në set duke mbajtur një buqetë të madhe me lule jashtë një lulishte.

Ajo tërhoqi vëmendjen me një palë pantallona të shkurtuara me printime lulesh dhe një bluzë të kuqe e të bardhë, të thurur me grep.

Për të kompletuar pamjen, veshi këpucë sportive kafe të markës Adidas dhe mbante një çantë ngjyrë kafe.

Në një moment, ajo dukej e thelluar në bisedë me shitësen në dyqan, ndërsa mbante edhe një çantë të bardhë prej rrjeteje, plot me ushqime.

Seria e ardhshme, që po pritet me padurim, do të shfaqë Emily-n duke u përpjekur të gjejë ekuilibrin mes jetës së saj të re në Romë dhe asaj që la pas në Paris.

Në fund të sezonit të katërt, Emily duhej të merrte një vendim të rëndësishëm pasi iu ofrua pozicioni i drejtoreshës së zyrës së Agence Grateau në Itali. /Telegrafi/

The post Lily Collins dukej plot stil në rolin e Emily-t gjatë xhirimeve për sezonin e pestë të serialit appeared first on Telegrafi.

Bora Zemani tërhoqi vëmendjen në paraqitjen e saj më të fundit me fustan ngjyrë vanilje

4 August 2025 at 23:50

Bora Zemani, një ndër figurat më të dashura të ekranit shqiptar, ka tërhequr sërish vëmendjen me paraqitjen e saj të fundit, duke dëshmuar edhe një herë stilin e saj të sofistikuar dhe elegancën natyrale.

Në disa imazhe të publikuara në rrjetet sociale, Bora shfaqet e veshur me një fustan të gjatë ngjyrë vanilje, i cili i binte lirshëm deri në fund të këmbëve, duke e theksuar me delikatesë siluetën e saj elegante.

Detajet e fustanit – prerja e pastër, materiali që rrëshqet lehtësisht mbi trup dhe tonaliteti i butë – i jepnin veshjes një ndjesi të lehtë, verore dhe njëkohësisht shumë tërheqëse.

Foto: Bora Zemani / Instagram

Flokët e saj, të lëna të lirshme dhe të stiluara në valë të buta, e plotësonin pamjen duke nxjerrë në pah veçoritë e bukura të fytyrës së saj: tiparet e rregullta, shikimin e qetë dhe buzëqeshjen e saj të ëmbël që tashmë është bërë pjesë e identitetit të saj publik.

Për të përmbyllur look-un me finesë, Bora kishte zgjedhur një çantë dhe një palë taka në të njëjtën ngjyrë si fustani, duke ruajtur një harmoni të përkryer në veshje.

Foto: Bora Zemani / Instagram

Kombinimi i nuancave dhe aksesorëve i jepte paraqitjes së saj një pamje të kuruar deri në detaj, por pa humbur thjeshtësinë që e karakterizon. /Telegrafi/

Foto: Bora Zemani / Instagram
Foto: Bora Zemani / Instagram

The post Bora Zemani tërhoqi vëmendjen në paraqitjen e saj më të fundit me fustan ngjyrë vanilje appeared first on Telegrafi.

Një fanse e Katy Perryt humbi ndjenjat në njërin prej koncerteve të saj

4 August 2025 at 23:15

Një fanse humbi ndjenjat në skenë gjatë koncertit të Katy Perry-t të dielën.

Gjatë çdo nate të turneut të saj Lifetimes, këngëtarja 40-vjeçare fton disa fansa në skenë për ta ndihmuar në interpretimin e këngës së saj të vitit 2011, The One That Got Away.

Por emocionet ishin tepër të forta për një fanse të vogël, me emrin McKenna, e cila humbi ndjenjat pikërisht në momentin kur Perry po përgatitej të niste këngën.

Sipas Billboard, këngëtarja e njohur thirri McKennën dhe një shoqe të saj nga skaji më i lartë i arenës Little Caesars në Detroit, Michigan, për t’u bashkuar në skenë.

Kur McKenna u rrëzua, ajo u ndihmua menjëherë nga pjesëtarë të stafit të Perry-t dhe nga ekipi mjekësor i vendit, ndërkohë që vetë këngëtarja u ul pranë saj për t’i qëndruar afër.

Pas largimit të vajzës nga skena, Perry përqafoi tre fanset e tjera në një përqafim të përbashkët dhe bëri një lutje, duke thënë:

“O Zot, lutemi për McKennën, që ajo të rikthehet plotësisht, më e ndritshme dhe më e fortë se kurrë. Amen”.

Ajo shtoi gjithashtu:

“Është shumë. Ndonjëherë je kaq e guximshme dhe ngjitesh në skenë, por ndihesh e tejmbushur nga emocionet. E kuptoj plotësisht atë ndjesi.”

Më vonë, Perry i siguroi të pranishmit duke thënë se “McKenna është mirë”.

Ndërkohë, dy javë më parë, Katy Perry përjetoi një moment frike gjatë koncertit të saj në San Francisko, kur flutura mekanike që ajo po përdorte për të fluturuar mbi publikun papritur ra disa metra poshtë. /Telegrafi/

The post Një fanse e Katy Perryt humbi ndjenjat në njërin prej koncerteve të saj appeared first on Telegrafi.

Yesterday — 4 August 2025Main stream

“Ndoshta ke harruar se kush është babai yt”, Fero me një postim emocionues për vajzën e tij Ninën

4 August 2025 at 21:49

Reperi i njohur shqiptar, Feronit Shabani, i njohur si Fero, ka bërë një postim emocionues për vajzën e tij, Ninën.

Përmes një postimi në InstaStory, ai deklaron se nuk e ka parë të bijën prej gati një viti.

“Gati një vit pa të parë. Ndoshta ke harruar se kush është babai yt, ose ndoshta po të mungoj. Mendoj shumë për ty, na kanë bërë padrejtësi”, shkroi Fero, duke i shtuar edhe hashtagun #shtetikorruptuar.

Foto: Fero / Instagram

Fero prej kohësh ka hedhur akuza ndaj ish-bashkëshortes së tij, Arbenita Ismajlit, duke pretenduar se ajo ka shkelur marrëveshjen e kujdestarisë.

Pas rikthimit në muzikë, reperi ka deklaruar se ka kaluar muaj pa e parë vajzën e tij. Çështja e kujdestarisë mbetet ende e paqartë.

Nga ana tjetër, Fero po përballet me një proces gjyqësor të veçantë, ku iu janë ngritur tri aktakuza për vepra penale.

Sipas disa burimeve mediale, ende të pakonfirmuara nga gjykata, ato përfshijnë ngacmim seksual dhe dhunë psikologjike ndaj ish-bashkëshortes së tij, Arbenitës.

The post “Ndoshta ke harruar se kush është babai yt”, Fero me një postim emocionues për vajzën e tij Ninën appeared first on Telegrafi.

Ylli që shndriti Prishtinën: Dua Lipa në Sunny Hill solli magjinë e skenave botërore

4 August 2025 at 21:16

Dua Lipa, ylli me famë botërore, dhuroi një spektakël të jashtëzakonshëm para mijëra të pranishmëve në natën e parë të Sunny Hill Festival në Prishtinë, duke hapur edicionin e sivjetshëm me gjithë madhështinë që e karakterizon si një artiste e kompletuar dhe ndër më të suksesshmet në skenën ndërkombëtare.

Ashtu siç pritej, ajo e nisi performancën me këngën “Training Season”, ndërsa e përmbylli me stil me hitin “Houdini”.

Dua solli një kombinim magjepsës të këngëve nga albumi i saj i fundit Radical Optimism dhe nga suksesi i mëhershëm Future Nostalgia, duke sjellë në Kosovë energjinë e një turneu botëror që sapo ka përfunduar në Evropë dhe do të vazhdojë në shtator në Shtetet e Bashkuara.

Foto: Ridvan Slivova/Telegrafi

Në qendër të vëmendjes nuk munguan as veshjet e saj ikonike, të cilat tashmë janë pjesë e imazhit të saj të turneut. Publiku u befasua veçanërisht nga një moment emocional: Dua interpretoi së bashku me babanë e saj, Dukagjin Lipa, këngën ikonike “Era”, një klasik i muzikës shqiptare. Para se ta ftonte në skenë, ajo tha:

“Ai ka qenë gjithmonë inspirimi im”.

Foto: Ridvan Slivova/Telegrafi

Dua dhe Dukagjini janë gjithashtu bashkëthemelues të Sunny Hill Festival, një iniciativë që synon të sjellë artistë të njohur ndërkombëtarë në Kosovë dhe ta vendosë Prishtinën në hartën e ngjarjeve të mëdha muzikore.

“Është kënaqësi me pas mundësinë me kriju një festival me familjen time për vendin tonë,” u shpreh ajo në shqip gjatë performancës, duke falënderuar gjithashtu organizatorët që kanë bërë të mundur këtë ngjarje tashmë të përvitshme.

Foto: Ridvan Slivova/Telegrafi

Atmosfera ishte elektrizuese. Publiku këndonte njëzëri çdo këngë, ndërsa koreografitë e menduara me kujdes dhe skenografia ikonike që ka shoqëruar turneun Radical Optimism u sollën në Prishtinë – duke e bërë qytetin epiqendrën e një magjie që jemi mësuar t’i shohim dikur vetëm në skenat më të mëdha në Evropë, Amerikë e kudo në botë.

Energjia që shpërndau Dua Lipa me zërin, lëvizjet dhe praninë e saj skenike bëri që çdo spektator të përfshihej emocionalisht. Ishte një natë që shumëkush nuk do ta harrojë lehtë – një performancë që jo vetëm përmbushi pritshmëritë, por i tejkaloi ato.

Foto: Ridvan Slivova/Telegrafi

Sunny Hill Festival këtë vit bashkoi emra të mëdhenj si Shawn Mendes, Fatboy Slim, Anyma, dhe Mochakk, duke e konfirmuar statusin e tij si festivali më prestigjioz në rajon.

Vizita e Dua Lipës në Kosovë këtë herë ishte edhe më e veçantë, jo vetëm sepse hapi festivalin si artistja kryesore e mbrëmjes, por edhe sepse mori shtetësinë kosovare.

Shtetësia iu dha me dekret presidencial gjatë një ceremonie pritëse nga presidentja Vjosa Osmani. Nuk kaloi shumë dhe mediat prestigjioze si BBC dhe The Guardian nisën të raportojnë mbi këtë ngjarje, duke i dedikuar artikuj jo vetëm Dua Lipës, por edhe vizitës së saj në Kosovë. /Telegrafi/

The post Ylli që shndriti Prishtinën: Dua Lipa në Sunny Hill solli magjinë e skenave botërore appeared first on Telegrafi.

Peggy Gou e befasuar me Kosovën: Ishte hera ime e parë këtu, çfarë publiku!

4 August 2025 at 19:48

Peggy Gou ishte ndër DJ-të më të njohur ndërkombëtarë që performoi para mijëra spektatorëve në edicionin e sivjetëm të Festivalit Sunny Hill në Prishtinë.

Kompozitorja e hitit “Na Na Na” duket se është larguar me përshtypje të jashtëzakonshme për Kosovën e po ashtu edhe për publikun entuziast, të cilit i dhuroi një performancë spektakolare.

Menjëherë pas përfundimit të festivalit, Peggy Gou ndau emocionet e saj në rrjetet sociale, duke veçuar Kosovën dhe eksperiencën unike që përjetoi në Sunny Hill. Artistja koreano-jugore u shpreh e mahnitur me publikun dhe atmosferën.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Peggy Gou 구 (@peggygou_)

“Kosovë, wow! @sunnyhillfestival ❤ është hera ime e parë këtu – çfarë publiku! Faleminderit që vallëzuat në shi, dhe faleminderit familjes Lipa për ftesën!” – shkroi ajo, duke ndarë disa nga përshtypjet më të bukura nga festivali.

Sunny Hill Festival mbylli me sukses edicionin e këtij viti, duke sjellë emra të mëdhenj të muzikës botërore si Shawn Mendes, Fatboy Slim, Anyma dhe Mochakk.

Foto: Peggy Gou /Instagram

Në natën hapëse, Dua Lipa, bashkëthemeluese e festivalit, ndezi atmosferën me një performancë madhështore, duke e kthyer ngjarjen në një festë të paharrueshme për publikun vendas dhe ndërkombëtar. /Telegrafi/

Foto: Peggy Gou /Instagram

The post Peggy Gou e befasuar me Kosovën: Ishte hera ime e parë këtu, çfarë publiku! appeared first on Telegrafi.

Ashton Kutcher dhe Mila Kunis vodhën vëmendjen në koncertin e grupit legjendar

4 August 2025 at 17:07

Ashton Kutcher dhe Mila Kunis vendosën t’i jepnin vetes një fundjavë romantike në Las Vegas, dhe kulmi i mbrëmjes ishte një koncert nga grupi legjendar Backstreet Boys.

Çifti, i cili u pa së fundmi duke bërë pazar rastësisht me fëmijët e tyre në Los Angeles, e shijuan nostalgjinë muzikore të shtunën në mbrëmje dhe ishin të akomoduar në në seksionin VIP të sallës Sphere.

TikTok është plot me video të çiftit të famshëm, të cilët festuan 10-vjetorin e martesës më 4 korrik, duke kërcyer dhe kënduar së bashku me këngën hit “I Want It That Way”.

@asahedbonilla Anoche en Las Vegas 🎤 Mila Kunis y Ashton Kutcher coreando “You are… my fireee” 🔥 con los Backstreet Boys 🤩 ¡Momentazo de nostalgia total! @Backstreet Boys @Sphere #BackstreetBoys #LasVegas #MilaKunis #AshtonKutcher #IWantItThatWay #ConcertVibes ♬ original sound – Asahed Bonilla | Viajes

Kasti i “That ’70s Show” nuk dukej se e kishin problem se kush po i shikonte, dhe në një moment ata madje ndanë një puthje pasionante.

Për këtë rast, 41-vjeçarja Kunis zgjodhi një kombinim të përditshëm të një bluze të ngushtë dhe pantallonave me bel të lartë, ndërsa 47-vjeçari Kutcher mbante veshur një bluzë të gjerë, pantallona me prerje të drejtë dhe një kapelë të zezë bejsbolli të kthyer mbrapsht. /Telegrafi/

The post Ashton Kutcher dhe Mila Kunis vodhën vëmendjen në koncertin e grupit legjendar appeared first on Telegrafi.

Before yesterdayMain stream

Gjithçka që duhet të dini para se të shkoni në Festivalin Sunny Hill

1 August 2025 at 15:40

Festivali Sunny Hill nis sonte, dhe këto janë disa informacione të rëndësishme që duhet t’i dini përpara se të merrni pjesë:

Dyert e festivalit hapen nga ora 14:00. Në hyrje, do t’ju kërkohet bileta për skanim në mënyrë që të merrni shiritin (wristband), i cili ju jep qasje në hapësirat e festivalit.

Për ata që tashmë e kanë marrë shiritin, nuk është e nevojshme të skanojnë përsëri biletën.

Mund të shkoni në festival me autobusët e dedikuar për ngjarjen, të cilët nisen nga Stacioni i Trenit në Arbëri (Prishtinë), që nga ora 14:00 e deri në orën 5 të mëngjesit. Ky orar ju mundëson kthimin edhe pas përfundimit të festivalit. Gjithashtu, do të ketë në dispozicion edhe linja të ndryshme të taksive.

Këtë vit festivali përfshin tri skena të ndryshme:

Skena “Next Stage”, ku artistë të ndryshëm performojnë nga ora 14:00 deri rreth orës 17:00 ose 18:00.

Skena kryesore, që është edhe më e madhja, ku performancat zhvillohen nga ora 18:00 deri në mesnatë.

Skena C4, pas mesnate, performancat vazhdojnë në skenën “C4”, deri në orën 5 të mëngjesit, me përjashtim të natës së fundit, kur festivali përfundon më herët.

Në festival nuk lejohet të hyni me mjete të mprehta, ushqime apo pije të sjella nga jashtë, mjete ndezëse si shkrepëse apo fishekzjarrë.

Hyrja në festival mbyllet në orën 23:00, prandaj sigurohuni që të jeni brenda përpara këtij orari. /Telegrafi/

The post Gjithçka që duhet të dini para se të shkoni në Festivalin Sunny Hill appeared first on Telegrafi.

Psikologët shpjegojnë pse është e rëndësishme ta lini fëmijën tuaj të zgjedhë rrobat që vesh

31 July 2025 at 15:55

Si prindër, nuk keni gjithmonë nevojë të kuptoni zgjedhjet e modës së fëmijëve tuaj. Kur u jepni atyre liri, ata ndonjëherë përfundojnë me veshje të ndryshme, të çrregullta ose thjesht diçka që shkon kundër shijes suaj.

Ndërsa zgjedhjet e tyre mund të mos kenë gjithmonë kuptim, ekspertët bien dakord se t’u lejosh fëmijëve të zgjedhin vetë rrobat e tyre është thelbësore për zhvillimin dhe pjekurinë e tyre.

“Fëmijët kanë shumë pak kontroll mbi jetën e tyre, kështu që t’u lejosh atyre të bëjnë zgjedhje të kufizuara dhe të sigurta është thelbësore për rritjen e tyre emocionale”, thotë psikoterapistja Rebecca A. Love.

Ajo shton se “t’u japësh fëmijëve liri për t’u shprehur përmes veshjeve është një mënyrë e lehtë për t’u ofruar atyre njëfarë kontrolli mbi jetën e tyre, në vend që të krijosh luftëra të panevojshme për pushtet që shkaktojnë stres si për ju ashtu edhe për fëmijën tuaj”.

Si e ndërton veshja vetëbesimin dhe përgjegjësinë?

Edhe pse mund të duket si një gjë e vogël, t’u lejosh fëmijëve të shprehen lirisht përmes zgjedhjeve të tyre të veshjeve ka një ndikim të rëndësishëm pozitiv. Ja disa nga përfitimet kryesore.

Vetëshprehja dhe vetëvlerësimi

Të lejosh fëmijën të zgjedhë vetë rrobat mund të jetë një nxitës i madh i vetëbesimit, thotë Nechama Sorscher, një psikologe fëmijësh në New York City. “Të lejosh fëmijën të zgjedhë vetë rrobat dhe të diktojë stilin e vet është një formë e madhe e vetëshprehjes, dhe të lejosh fëmijën të marrë vendimet e veta mund të nxisë një ndjenjë vetëbesimi”, shpjegon ajo.

Përgjegjësia dhe pavarësia

Zgjedhja e rrobave mund të ngjallë gjithashtu një ndjenjë përgjegjësie dhe pavarësie. “Të lejosh fëmijët të zgjedhin se çfarë të veshin u jep atyre një hapësirë të sigurt për të praktikuar vendimmarrjen”, thotë Aja Chavez, një terapiste martesore dhe familjare.

“Ata mësojnë të mendojnë përpara dhe të përjetojnë rezultatet natyrore të zgjedhjeve të tyre”, shton ajo, duke shpjeguar se pikërisht kështu mësojnë fëmijët për pavarësinë dhe përgjegjësinë – përmes provës dhe gabimit.

Ndjenja e kontrollit

Fëmijët marrin shumë kënaqësi nga marrja e vendimeve të tyre, madje edhe të vogla, thotë Dr. Sorscher. “Kjo u jep atyre një ndjenjë kontrolli që nuk e ndiejnë gjithmonë se e kanë”, përshkruan ajo. Gjithashtu i ndihmon ata të zhvillojnë aftësi të përgjithshme vendimmarrëse. Për fëmijët neurodivergjentë në veçanti, lejimi i tyre për të bërë zgjedhje në lidhje me veshjet e tyre “mund të ndihmojë vërtet me zhvillimin shqisor dhe nevojat”, shton Dr. Sorscher.

The post Psikologët shpjegojnë pse është e rëndësishme ta lini fëmijën tuaj të zgjedhë rrobat që vesh appeared first on Telegrafi.

Pesë tipare të prindërve emocionalisht inteligjentë

31 July 2025 at 13:55

Inteligjenca emocionale nuk shprehet vetëm në marrëdhëniet me partnerët dhe kolegët, por edhe në ndërveprimet e përditshme me fëmijët.

Sipas ekspertëve të ndryshëm të marrëdhënieve familjare, prindërit që zhvillojnë vetëdijen e tyre emocionale janë më të aftë t’u përgjigjen nevojave të fëmijëve të tyre dhe të krijojnë një mjedis më të qëndrueshëm dhe të sigurt për zhvillimin e tyre.

Ata nuk janë perfektë (askush nuk është), por janë të pranishëm dhe të vetëdijshëm se sjellja e tyre lë një gjurmë të qëndrueshme.

Pra, këto janë disa nga karakteristikat e prindërve me inteligjencë emocionale.

Ata dinë si të qetësohen para se të reagojnë

Prindërit me inteligjencë të lartë emocionale nuk bërtasin nga zemërimi. Kur ndiejnë një valë zemërimi, ata marrin frymë thellë, largohen për një moment ose presin që fëmija i tyre të qetësohet para se të flasin. Psikologët theksojnë se ky lloj rregullimi i emocioneve i dërgon fëmijës një mesazh se ndjenjat janë në rregull, por se nuk ka nevojë të reagohet menjëherë ndaj tyre në mënyrë impulsive.

Ata i respektojnë emocionet e fëmijëve të tyre, edhe kur ata nuk i kuptojnë ato

Një fëmijë që qan sepse i ra akullorja në dysheme nuk duhet të hesht me deklarata të tilla si “nuk është asgjë”. Prindërit emocionalisht inteligjentë përpiqen ta vendosin veten në vendin e fëmijës së tyre dhe t’i pranojnë ndjenjat e tij, edhe nëse i konsiderojnë ato të parëndësishme. Ekspertët theksojnë se është nëpërmjet këtij lloj empatie që ndërtohet siguria emocionale.

Ata kërkojnë falje kur bëjnë një gabim

Në vend që të veprojnë si një autoritet i pagabueshëm, prindërit me inteligjencë emocionale pranojnë kur kanë reaguar tepër ose kanë marrë një vendim të keq. Për shembull, “Më vjen keq që bërtita, isha i lodhur dhe nuk duhej të kisha reaguar në atë mënyrë” është një deklaratë që i tregon fëmijës se edhe të rriturit janë përgjegjës për sjelljen e tyre.

Ata dinë si të vendosin kufij pa bërtitur dhe kërcënime

Të jesh i disponueshëm emocionalisht nuk do të thotë të dorëzohesh. Këta prindër komunikojnë qartë rregullat dhe pasojat, por e bëjnë këtë pa frikësim ose poshtërim. Psikologët besojnë se kufijtë e shëndetshëm mund të vendosen me respekt dhe një ton të qetë, gjë që gjithashtu i mëson fëmijës si të shprehë autoritetin pa agresion.

Ata nuk përpiqen të kontrollojnë çdo emocion dhe reagim të fëmijës së tyre

Në vend që të përpiqen të “mbysin” emocionet e pakëndshme si trishtimi, turpi ose zemërimi, prindërit me inteligjencë emocionale i lejojnë fëmijët e tyre t’i ndiejnë dhe t’i përjetojnë ato. Ata nuk përpiqen vazhdimisht t’ia rregullojnë humorin, por përkundrazi janë aty për fëmijën e tyre ndërsa ai kalon nëpër këto ndjenja. Kjo krijon hapësirë për një kuptim dhe qëndrueshmëri më të thellë.

The post Pesë tipare të prindërve emocionalisht inteligjentë appeared first on Telegrafi.

Ju nuk e dini por pjepri përveçse i shijshëm ka veti të mahnitshme shëndetësore

31 July 2025 at 11:43

Pjepri është një nga frutat më të dashur të verës – i ëmbël, freskues dhe i mbushur me lëng, dhe është shpesh zgjedhja e parë për të luftuar vapën përvëluese të ditëve të nxehta.

Me ngjyrën e ngrohtë dhe aromën karakteristike, pjepri jo vetëm që shuan etjen, por sjell edhe kënaqësi të menjëhershme për shijen.

Por pjepri nuk është vetëm i shijshëm, ky frut është gjithashtu një burim i pasur vitaminash, mineralesh dhe antioksidantësh që kontribuojnë në shëndetin e përgjithshëm të organizmit.

Ndër shumë lloje të tij, pjepri veçohet për përfitimet e shumta që ofron.

Më poshtë janë disa nga vetitë më të rëndësishme shëndetësore që e bëjnë këtë frut një aleat të vërtetë për mirëqenien tuaj:

Hidraton organizmin. Pjepri ka një përmbajtje të lartë uji, pothuajse sa shalqini, dhe përmban elektrolite që ndihmojnë në ruajtjen e ekuilibrit të lëngjeve në trup. Kjo e bën atë një zgjedhje ideale për hidratim, veçanërisht gjatë ditëve të nxehta.

Mbron shikimin. Ky frut përmban luteinë dhe zeaksantinë – dy antioksidantë të fuqishëm që mbrojnë sytë nga dëmtimet e shkaktuara nga mosha, si degjenerimi makular. Të kombinuar me vitaminën A, këta përbërës ndihmojnë në ruajtjen e shëndetit të syve dhe mund të ngadalësojnë përkeqësimin e shikimit.

Ndihmon në parandalimin e astmës. Beta-karoteni, i cili në trup shndërrohet në vitaminë A, mund të ulë rrezikun për shfaqjen e astmës. Gjithashtu, kolina – një tjetër përbërës me veti anti-inflamatore që ndodhet në pjepër – mund të ndihmojë në lehtësimin e simptomave të astmës.

Ul tensionin e gjakut. Pjepri përmban kalium, fibra dhe vitaminë C – të gjitha të rëndësishme për shëndetin e zemrës. Kaliumi ndihmon në balancimin e tensionit të gjakut, ndërsa fibrat ndihmojnë në uljen e kolesterolit dhe mbajtjen e enëve të gjakut të pastra.

Zvogëlon rrezikun e kancerit. Fibrat ushqyese ndihmojnë në parandalimin e kancerit kolorektal, ndërsa antioksidantët e pranishëm në pjepër luftojnë inflamacionin dhe stresin oksidativ – dy faktorë që lidhen me zhvillimin e shumë llojeve të kancerit.

Përmirëson tretjen. Me përmbajtje të lartë uji dhe nivel të ulët të karbohidrateve, pjepri ka një indeks glikemik të ulët (vetëm 4), që do të thotë se tretet ngadalë dhe nuk shkakton rritje të menjëhershme të sheqerit në gjak. Kjo e bën të përshtatshëm për personat me diabet.

Ushqen lëkurën dhe nxit rritjen e flokëve. Një filxhan pjepër përmban më shumë se 100% të dozës së rekomanduar ditore për vitaminën A, si dhe pothuajse 100% të nevojës për vitaminën C. Këto dy vitamina janë thelbësore për shëndetin e lëkurës dhe flokëve. Vitamina C ndihmon në prodhimin e kolagjenit – proteina bazë për strukturën e lëkurës, flokëve dhe kërcit.

Përkundër vetive shëndetësore, pjepri duhet të konsumohet me sasi dhe pa e tepruar.

Rreziqet shëndetësore nga pjepri

Edhe pse pjepri është një frut i shijshëm dhe i dobishëm për shëndetin, ai mund të jetë gjithashtu një ndër burimet më të zakonshme të sëmundjeve të shkaktuara nga ushqimet. Lëkura e tij me teksturë rrjete mund të bllokojë bakteret që shkaktojnë infeksione dhe probleme shëndetësore.

Për këtë arsye, është e rëndësishme të lahet mirë pjesa e jashtme e pjeprit para se të pritet. Lajeni nën ujë të rrjedhshëm duke përdorur një furçë për perime dhe shpëlani thikën pas çdo prerjeje, për të shmangur ndotjen e pjesës së brendshme me baktere nga lëkura.

Gjithashtu, konsumimi i tepërt i disa vitaminave dhe mineraleve që gjenden në kantalup mund të shkaktojë ndonjë shqetësim. Nivelet shumë të larta të vitaminës A ose C, për shembull, mund të shkaktojnë efekte anësore tek disa persona, sidomos nëse merren edhe nga suplemente apo burime të tjera.

Kaliumi. Sasia e tepërt e kaliumit mund të shkaktojë probleme, sidomos nëse vuani nga sëmundjet e veshkave. Kjo ndodh sepse veshkat nuk janë gjithmonë në gjendje të eliminojnë sasinë e tepërt të kaliumit nga organizmi. Kjo mund të çojë në një gjendje serioze të quajtur hiperkalemi, e cila mund të rrezikojë jetën nëse nuk trajtohet.

Fibrat. Marrja e tepërt e fibrave mund të jetë problematike në disa raste, veçanërisht nëse keni kancer, sëmundje inflamatore të zorrëve, ose keni kaluar kirurgji në zorrë. Sasi të mëdha fibrash, si ato që gjenden te frutat si pjepri, mund të jenë të vështira për t’u përpunuar nga sistemi tretës, sidomos nëse keni diarre, dhimbje barku, ose vështirësi në tretje.

The post Ju nuk e dini por pjepri përveçse i shijshëm ka veti të mahnitshme shëndetësore appeared first on Telegrafi.

Lindsay Lohan zbulon këshillën që i ndryshoi jetën nga kolegia e saj Jamie Lee Curtis në filmin ikonik Freaky Friday

30 July 2025 at 21:38

Lindsay Lohan nuk e ka harruar kurrë këshillën që Jamie Lee Curtis ia dha mbi 20 vjet më parë gjatë xhirimeve të filmit “Freaky Friday”.

“Ajo më tha: ‘Si paraqitesh në xhirime ndikon te i gjithë ekipi. Ti kontrollon energjinë që qarkullon në set, ndaj gjithmonë sill versionin tënd më të mirë’,” – tregoi ekskluzivisht aktorja 39-vjeçare për Page Six, gjatë një shfaqjeje speciale të filmit “Freakier Friday” të hënën në mbrëmje.

Dy aktoret kanë luajtur në filmin ikonik të vitit 2008, i cili u xhirua kur Lohan ishte ende adoleshente.

Vazhdimi i shumëpritur i filmit, që do të dalë në kinema më 8 gusht, i vendos sërish në një situatë ku trupat ndërrohen, por kësaj here me një ndryshim.

Ylli i “Mean Girls” pranoi se rikthimi për të xhiruar vazhdimin pas kaq shumë kohësh ishte një përvojë emocionale.

“Për mua ishte një moment që mbylli rrethin,” – shpjegoi ajo, – “dhe ishte një ditë vërtet emocionuese kur u bashkuam të gjithë për herë të parë.”

Lohan është nënë në jetën reale. Ajo ka një djalë dyvjeçar të quajtur Luai, me bashkëshortin e saj Bader Shammas, me të cilin u martua në vitin 2022. /Telegrafi/

The post Lindsay Lohan zbulon këshillën që i ndryshoi jetën nga kolegia e saj Jamie Lee Curtis në filmin ikonik Freaky Friday appeared first on Telegrafi.

Tom Cruise dhe Ana de Armas siç duket zyrtarizuan lidhjen, shihen dorë për dore së bashku

30 July 2025 at 17:19

Tom Cruise dhe “dashuria e tij e re” Ana de Armas u panë dorë për dore gjatë një pushimi piktoresk këtë javë në Vermont.

Javën e kaluar, ylli i Top Gun, 63 vjeç, dhe aktorja e Blonde, 37 vjeçe, udhëtuan në Londër me helikopterin e tij dhe kaluan një mbrëmje së bashku në koncertin e Oasis në Wembley.

Tani udhëtimet e tyre verore i kanë kthyer sërish në SHBA, ku u panë duke shijuar një shëtitje romantike në Vermont.

Pas muajsh me thashetheme të vazhdueshme mbi natyrën e marrëdhënies së tyre, duket se Ana dhe Tom më në fund e kanë konfirmuar se janë çift.

Ata u panë duke ecur ngadalë përgjatë një trotuari të mbuluar me pemë në fshatin Woodstock, të shoqëruar nga disa miq, ndërsa dora e saj ishte kapur fort me të tijën.

Tom tregonte fizikun e tij të mirëmbajtur prej aktori aksion në një bluzë të ngushtë, të cilën e kishte kombinuar me xhinse të errëta dhe një kapele bejsbolli.

Ndërkohë Ana dukej e thjeshtë, por me stil, me një bluzë të bardhë të zakonshme, të futur në një palë pantallona elegante të zeza, të stilit “cigarette”. /Telegrafi/

The post Tom Cruise dhe Ana de Armas siç duket zyrtarizuan lidhjen, shihen dorë për dore së bashku appeared first on Telegrafi.

Si ta pastroni siç duhet një dërrasë kuzhine?

30 July 2025 at 15:50

Dërrasa e prerjes është një nga sendet më të përdorura në kuzhinë, por mirëmbajtja e saj e duhur shpesh neglizhohet. A dini si ta pastroni dhe ta ruani siç duhet?

Pastrimi dhe mirëmbajtja e papërshtatshme, veçanërisht e dërrasave prej druri, mund të çojë në grumbullimin e baktereve që përbëjnë një rrezik serioz për shëndetin.

Ndryshe nga dërrasat plastike që mund të lahen në makinë larëse, dërrasat prej druri kërkojnë kujdes të veçantë. Mirëmbajtja e duhur jo vetëm që zgjat jetëgjatësinë e dërrasës, por siguron edhe siguri higjienike gjatë përgatitjes së ushqimit.

Tharja e duhur është çelësi

Pas çdo përdorimi, dërrasa prej druri duhet të lahet me detergjent enësh dhe ujë të ngrohtë. Është e rëndësishme që më pas të fshihet dhe të lihet të thahet. Larja në makinë larëse nuk rekomandohet, pasi uji i nxehtë dhe detergjentët e fortë mund të dëmtojnë drurin, duke shkaktuar çarje dhe deformim.

Nëse ka shenja më të thella thikash në dërrasë, ato duhet të pastrohen veçanërisht me kujdes, pasi mbetjet e ushqimit dhe bakteret shpesh mbeten në këto gropëza.

Produkte natyrale pastrimi

Për pastrim dhe dezinfektim shtesë, mund të përdorni përbërës të thjeshtë që i keni tashmë në kuzhinën tuaj. Spërkatni dërrasën me kripë të trashë, pastaj fërkojeni me gjysmë limoni. Lëreni për disa minuta, pastaj shpëlajeni me ujë të ngrohtë. Kjo metodë është efektive në largimin e baktereve dhe aromave të pakëndshme.

Për rezultate edhe më të mira, mund të shtoni sodë buke, e cila neutralizon më tej aromat dhe largon njollat kokëforta.

The post Si ta pastroni siç duhet një dërrasë kuzhine? appeared first on Telegrafi.

Ulçera që nuk largohet? Ekspertët paralajmërojnë çfarë të bëni

30 July 2025 at 11:21

Ulçerat në gojë janë të zakonshme, por ekspertët paralajmërojnë se duhet t’i raportoni në disa raste të veçanta. Nëse nuk shërohen ose nëse i merrni shpesh, ia vlen të kontrolloni nëse kjo është normale.

Edhe pse mund të mendoni se nuk ka ndonjë problem serioz me to, është më mirë të jeni të kujdesshëm dhe të bëni kërkime ose të vizitoheni nëse keni ulçera që përsëriten shpesh ose nuk largohen.

Cancer Research thotë: “Është e zakonshme të krijohen ulçera të vogla në gojë kur jeni të lodhur apo të dobësuar – zakonisht largohen për rreth dy javë. Por duhet të raportoni te mjeku ose dentisti një ulçerë apo një njollë të kuqe ose të bardhë që nuk shërohet pas 3 javësh”.

NHS jep këshilla të ngjashme, por thekson se ka disa mënyra që mund t’i provoni vetë për t’i trajtuar ulçerat në gojë. Në përgjithësi, këto ulçera rrallë janë shenjë e ndonjë problemi serioz, por mund të jenë të bezdisshme.

Ato kanë nevojë për kohë për t’u shëruar, dhe nuk ka ndonjë trajtim që i largon menjëherë. Megjithatë, shmangia e gjërave që i irritojnë mund të ndihmojë në përshpejtimin e shërimit, lehtësimin e dhimbjes dhe uljen e mundësisë që të rikthehen.

Shërbimi britanik Kombëtar Shëndetësor (NHS) rekomandon:

Përdorni një furçë dhëmbësh me qime të buta.

Pini pije të ftohta me pipëz.

Hani ushqime të buta.

Bëni kontrolle të rregullta dentare.

Ndiqni një dietë të shëndetshme dhe të balancuar.

Çfarë duhet të shmangni:

Mos konsumoni ushqime pikante, të kripura ose acidike.

Shmangni ushqimet e forta dhe të ashpra si tostin apo patatinat.

Mos pini pije shumë të nxehta ose me acid, si p.sh. lëngje frutash.

Shmangni përdorimin e pastave të dhëmbëve që përmbajnë sodium lauryl sulfate.

Duke ndjekur këto këshilla të thjeshta, mund të ndihmoni në parandalimin e përsëritjes së ulçerave në gojë dhe të mbani gojën tuaj të shëndetshme dhe pa dhimbje.

The post Ulçera që nuk largohet? Ekspertët paralajmërojnë çfarë të bëni appeared first on Telegrafi.

Gjashtë arsye pse duhet ta filloni mëngjesin me një shëtitje

29 July 2025 at 23:55

Një shëtitje në mëngjes nuk është vetëm një aktivitet fizik, por një zakon i fuqishëm që hedh themelet për një ditë të shëndetshme dhe produktive.

Vetëm 20-30 minuta ajër të pastër menjëherë pas zgjimit e ndihmojnë trupin tonë të zgjohet, që trupi të fillojë metabolizmin e tij.

Ky zakon nuk kërkon pajisje, trajnim të shtrenjtë ose shumë kohë, dhe efektet janë të dukshme nëpërmjet një përqendrimi më të mirë, një humori më të ndritshëm, gjumit cilësor dhe një trupi më elastik.

Gjashtë arsye pse një shëtitje në mëngjes është e rëndësishme:

Një shëtitje e shkurtër në mëngjes nxit qarkullimin e gjakut, ju hap për ditën e re dhe siguron një burim energjie afatgjatë – dhe pa kafeinë.

Dalja jashtë rrit rrjedhën e oksigjenit në tru, gjë që përmirëson përqendrimin, kreativitetin dhe kujtesën. Ecja zvogëlon tensionin dhe ofron një ndjesi qetësie që zgjat gjatë gjithë ditës.

Ekspozimi ndaj dritës së mëngjesit ndihmon trupin tuaj, e bën më të lehtë të bjerë në gjumë dhe sjell një gjumë më të thellë dhe më qetësues.

Ecja stimulon qarkullimin e gjakut dhe rrit rezistencën e trupit ndaj infeksioneve. Ecja e rregullt mund të zvogëlojë ndjeshëm numrin e ditëve të sëmura, duke ju bërë më rezistentë ndaj sëmundjeve sezonale.

Një shëtitje e lehtë në mëngjes aktivizon muskujt e këmbëve dhe të torsos dhe përmirëson lëvizshmërinë e kyçeve. Kjo kontribuon në një qëndrim më të mirë dhe gjendje të përgjithshme fizike.

Ecja e rregullt ndihmon në djegien e kalorive, nxit një metabolizëm më aktiv dhe mund të ndihmojë në kontrollin e peshës trupore – të gjitha pa përpjekje dhe pa dieta të rrepta, shpesh joefektive.

The post Gjashtë arsye pse duhet ta filloni mëngjesin me një shëtitje appeared first on Telegrafi.

Pse është e rëndësishme të zhvilloni vetëdijen tek fëmijët tuaj: Një tipar kyç për të kuptuar emocionet

29 July 2025 at 18:00

Prindërit bëjnë shumë përpjekje për të rritur fëmijët e tyre për t’i ndihmuar ata të kenë sukses, duke u mësuar atyre fjalë, rregulla sjelljeje dhe rutina të përditshme, dhe në të gjitha këto, është e rëndësishme që ata të mësojnë një aftësi kyçe.

Domethënë, është një aftësi që përcakton nëse një fëmijë do të jetë i lumtur dhe i qëndrueshëm në jetë, dhe kjo është vetëdija. Psikologu i fëmijëve Rim Rauda, i cili ka studiuar marrëdhëniet prind-fëmijë për vite me radhë, pohon se kjo është aftësia më e rëndësishme për fëmijët.

Vetëdija do të thotë që një fëmijë mund të njohë dhe kuptojë ndjenjat, nevojat dhe zërin e tij të brendshëm. Fëmijët që ndihen të sigurt në atë që janë kanë më shumë gjasa të përballen me sfidat, të lidhen më mirë me të tjerët, të lidhen me njerëzit më lehtë dhe të marrin vendime më të mira.

Nëse u mungon një themel, vetëvlerësimi i tyre mund të shembet lehtësisht. Prindërit, përmes veprimeve të caktuara, minimizojnë emocionet me deklarata me qëllime të mira. Në këtë mënyrë, ata dërgojnë mesazhin se ndjenjat që përjetojnë fëmijët nuk janë të rëndësishme ose nuk janë të vërteta. Nëse kjo përsëritet, fëmija fillon të dyshojë në ndjenjat e tij dhe humbet kontaktin me veten. Në planin afatgjatë, kjo mund të çojë në ankth, pasiguri ose tërheqje.

Fëmijët që e kuptojnë veten janë më të aftë të përballojnë stresin dhe zhgënjimin, u besojnë instinkteve të tyre, vendosin kufij të shëndetshëm dhe janë më pak të ndjeshëm ndaj presionit të bashkëmoshatarëve. Fëmijë të tillë zhvillojnë vetëbesim të vërtetë, jo sepse të tjerët i kanë lavdëruar, por sepse e dinë se kush janë dhe se janë të vlefshëm pikërisht ashtu siç janë.

Për të zhvilluar vetëdijen tek fëmijët tuaj, duhet të konfirmoni ndjenjat e tyre, jo t’i minimizoni ato, të tregoni pranim, t’u jepni hapësirë për vendime, të flisni me ta për emocionet dhe të vëzhgoni se çfarë shkakton sjellje të caktuara.

The post Pse është e rëndësishme të zhvilloni vetëdijen tek fëmijët tuaj: Një tipar kyç për të kuptuar emocionet appeared first on Telegrafi.

Në çfarë temperature duhet të lani të brendshmet për të shmangur grumbullimin e baktereve?

29 July 2025 at 16:00

Të brendshmet që lahen në temperatura më të ulëta se 60 gradë mund të jenë plot me baktere në pjesët që vijnë në kontakt të drejtpërdrejtë me pjesët intime të trupit, dhe ekspertët shpjegojnë se si t’i lani siç duhet këto të brendshme.

Siç thotë higjienistja britanike Dr. Lisa Ackerley, shumë njerëz harrojnë se një lavatriçe nuk është sterilizues.

«Në temperatura më të ulëta, shumë baktere të dëmshme mbijetojnë dhe mund të transferohen nga një veshje në tjetrën», pohon Dr. Ackerley.

Kjo është veçanërisht shqetësuese kur të brendshmet lahen së bashku me peshqirët e kuzhinës dhe peshqirët e tjerë, sepse ndodh ndotja, ku bakteret nga duart, ushqimi dhe madje edhe sipërfaqet mund të përfundojnë aty ku nuk i dëshironi më.

Gjithashtu, makinat dhe detergjentët më të rinj nxisin larje më efikase nga ana e energjisë në 30 ose 40 gradë, por kur bëhet fjalë për rroba intime, kjo nuk është e mjaftueshme. Makineritë dhe detergjentët më të rinj nxisin larje më efikase nga ana e energjisë në 30 ose 40 gradë, por kur bëhet fjalë për rroba intime, kjo nuk është e mjaftueshme. Për një higjienë të besueshme, rrobat që vijnë në kontakt me pjesët intime të trupit duhet të lahen të paktën në 60 gradë.

Një temperaturë e tillë shkatërron shumicën e baktereve dhe viruseve. Megjithatë, shumë pëlhura si të brendshmet prej mëndafshi ose të brendshmet me dantellë nuk i rezistojnë temperaturave të larta. Në këtë rast, zgjidhja qëndron në përdorimin e aditivëve antibakterialë për larje, të cilët mund të eliminojnë deri në 99 përqind të mikroorganizmave, madje edhe në temperaturat më të ulëta. Përveç kësaj, në treg ka produkte të shumta të bazuara në oksigjen, enzima aktive ose vajra esencialë që kanë një efekt dezinfektues, por në të njëjtën kohë mbrojnë pëlhurën.

Përveç kontaminimit bakterial, njollat kokëforta, veçanërisht njollat e gjakut, janë gjithashtu një shqetësim i zakonshëm. Dr. Ackerley këshillon që njollat e tilla të mos trajtohen kurrë me ujë të nxehtë, pasi nxehtësia i bën ato më të vështira për t’u hequr. Në vend të kësaj, ato duhet të shpëlahen me ujë të ftohtë dhe më pas të trajtohen me agjentë me bazë hidrogjeni ose oksigjeni para larjes. Kjo metodë jo vetëm që është efektive, por as nuk dëmton fibrat.

Të brendshmet prej pambuku lahen idealisht në 60 gradë. Kjo temperaturë shkatërron shumicën e mikroorganizmave që janë bllokuar në fibra. Nëse keni të brendshme më delikate të bëra nga dantella, mëndafshi ose materiale sintetike, lajini në 30 ose 40 gradë me një shtesë antibakteriale që kompenson efektin e temperaturës së lartë.

Çarçafët dhe peshqirët duhet të lahen të paktën në 60 gradë, dhe idealisht në 90 gradë, veçanërisht nëse keni fëmijë të vegjël në shtëpi. Temperatura e lartë siguron që marimangat, bakteret dhe myku të hiqen plotësisht.

Peshqirët dhe leckat e kuzhinës janë një cak i shpeshtë i baktereve, prandaj rekomandohet t’i lani në 90 gradë, veçmas nga rrobat e tjera.

Për rrobat e foshnjave, rekomandohet larja në 60 gradë, por gjithmonë me një detergjent të butë pa parfum. Lëkura e një foshnje është veçanërisht e ndjeshme, kështu që është e rëndësishme të gjendet një ekuilibër midis pastërtisë dhe butësisë ndaj pëlhurave.

Për veshjet sportive, të cilat shpesh janë të bëra nga materiale teknike dhe elastike, temperatura nuk duhet të kalojë 30 deri në 40 gradë. Megjithatë, meqenëse bie në kontakt me sasi të mëdha djerse, rekomandohet përdorimi i dezinfektantëve që funksionojnë në temperatura më të ulëta.

Xhinset, rrobat e errëta dhe delikate të përditshme zakonisht lahen në 30 deri në 40 gradë, për të shmangur konsumimin e pëlhurës. E njëjta gjë vlen edhe për shumicën e veshjeve të ditës si bluzat. Pizhamet dhe këmishat e natës, meqenëse vijnë në kontakt të drejtpërdrejtë me lëkurën, idealisht lahen në 40 deri në 60 gradë, varësisht nga materiali.

Përveç kësaj, lavatriçja kërkon pastrim të rregullt. Për këtë arsye, rekomandohet që periodikisht të përdorni një cikël bosh në 90 gradë me pak uthull të bardhë ose një pastrues të posaçëm për lavatriçen. Kjo largon depozitat e baktereve, mykun dhe gëlqeren që grumbullohen me kalimin e kohës.

The post Në çfarë temperature duhet të lani të brendshmet për të shmangur grumbullimin e baktereve? appeared first on Telegrafi.

Tre shenja që burri juaj ju do pa kushte, sipas një eksperteje

28 July 2025 at 15:50

Në çdo martesë, ka raste kur dashuria nuk shprehet me zë të lartë ose hapur. Lodhja, stresi dhe detyrimet e përditshme mund të errësojnë ndjenjat dhe të lënë një ndjesi distance. Megjithatë, ka shenja delikate që zbulojnë se sa shumë një burrë e do vërtet partneren e tij, edhe kur mund të mos e shprehë këtë me fjalë, thotë këshilltarja Mitzi Bockmann.

“Mund të mos duket gjithmonë në mënyrën që prisni, por këto shenja zbulojnë një lloj dashurie të thellë dhe të palëkundur”, thekson këshilltari për YourTango.

Pra, sipas Bockmann, nëse një partner i njeh këto sjellje, ka shumë të ngjarë që dashuria e tij për të të jetë e thellë dhe e pakushtëzuar.

Ai të përfshin në jetën e tij

“Kur burri yt të do, ai dëshiron që ti të jesh pjesë e gjithçkaje që po ndodh – edhe kur ai po kalon kohë të vështira. Në vend që të mbyllet në vetvete dhe t’i fshehë problemet e tij, ai të rrëfen mendimet dhe ndjenjat e tij. Kjo të tregon se ai të sheh si partnere, aleate dhe dikë që është i rëndësishëm për të, jo vetëm kur gjithçka po shkon mirë, por edhe kur ai po lufton me diçka”, shpjegon këshilltarja.

Ai të beson

Besimi është themeli i çdo marrëdhënieje. Bockmann pohon: “Një burrë që të do pa kushte nuk do t’i fshehë gjërat, nuk do të mbyllet në vetvete dhe nuk do të ngjallë dyshime. Ai do të jetë i ndershëm dhe i gatshëm të ndajë edhe gjërat e vështira, sepse e di që ti nuk do t’ia kthesh shpinën. Kjo tregon se ai të respekton dhe se beson se ti je aty për të, pavarësisht gjithçkaje.”

Të vlerëson

Mirënjohja në një marrëdhënie nuk duhet të vijë gjithmonë në formën e fjalëve të mëdha. “Megjithatë, një burrë që të do vërtet do të tregojë se të vlerëson – përmes gjesteve të vogla, përpjekjeve për të jetuar së bashku dhe një gatishmërie për të qenë aty, një partner i barabartë në gjithçka. Kur ai e di se prania juaj është e çmuar, ai nuk do ta marrë si të mirëqenë”, përfundoi Bockmann.

The post Tre shenja që burri juaj ju do pa kushte, sipas një eksperteje appeared first on Telegrafi.

Shtatë ushqime që shkaktojnë akne tek të rriturit

28 July 2025 at 13:56

Ajo që hamë nuk ndikon vetëm në shëndetin tonë të përgjithshëm, por edhe në lëkurën tonë. Disa ushqime mund të shkaktojnë inflamacion dhe të ndikojnë në hormonet, duke çuar në bllokimin e poreve dhe shpërthime aknesh.

Edhe pse gjenetika dhe stili i jetesës luajnë një rol të rëndësishëm në zhvillimin e aknes, disa ushqime mund ta përkeqësojnë gjendjen. Nëse po përpiqeni të shmangni shpërthimet dhe të mbani lëkurën të pastër, dermatologët që folën për “Eat This, Not That!” rekomandojnë të shmangni këto shtatë ushqime:

Qumështi i tërshërës (Oat Milk)

Edhe pse është një zëvendësues shumë i njohur për qumështin e lopës, qumështi i tërshërës mund të shkaktojë akne tek disa persona.

“Oat milk ka gjithashtu një përmbajtje të lartë karbohidratesh dhe mund të kontribuojë në shfaqjen e aknes,” thotë Dr. Karan Lal, drejtor i dermatologjisë pediatrike dhe kirurgjisë kozmetike në Scottsdale, Arizona. “E kam parë vetë këtë efekt!”

Proteina e hirrës (Whey Protein)

Proteina e hirrës përdoret shpesh në smoothie apo shake për të shtuar proteina, por mund të çojë në probleme me lëkurën.

“Proteina e koncentruar e hirrës është njësoj sikur të pije 6 deri në 12 litra qumësht,” thotë dermatologia Emily Wood nga Westlake Dermatology, në Marble Falls, Texas.

Ajo shpjegon: “Arsyeja është sepse proteina e hirrës ndikon në rritjen e një faktori që quhet IGF-1 (Insulin-like Growth Factor 1), i cili rrit nivelet e androgjenëve, estrogjenit dhe proliferimin e qelizave të lëkurës (keratinociteve).”

“Androgjenët janë hormone si testosteroni që rrisin aknen. Ndërsa proliferimi i keratinociteve ndihmon në formimin e komedoneve (pikat e zeza apo të bardha).”

Ushqimet me indeks të lartë glicemik

Këtu përfshihen ushqime si biskota, ëmbëlsira, pijet me sheqer, orizi i bardhë, buka e bardhë dhe karamelet – të gjitha të lidhura me përkeqësimin e aknes.

“Këto ushqime rrisin nivelin e sheqerit në gjak, që më pas rrit inflamacionin dhe prodhimin e yndyrës në lëkurë,” thotë Dr. Wood.

Dr. Lal pajtohet dhe shton: “Sheqeri në përgjithësi nxit inflamacionin dhe është ‘ushqim’ për bakteret dhe majat që shkaktojnë akne! Mundohuni të shmangni sheqernat e rafinuara dhe zgjidhni burime më të shëndetshme si frutat.”

Suplemente me vitaminë B6 apo B12

Shumë njerëz marrin suplemente me vitamina B6 apo B12, por Dr. Wood thotë se këto mund ta përkeqësojnë aknen.

Ajo shpjegon: “Një teori është se këto vitamina ndryshojnë mikrobiomën e lëkurës, veçanërisht ndikojnë sjelljen e bakterit Propionibacterium acnes (P. acnes), i cili është një nga shkaktarët kryesorë të aknes.”

Marrja e tepruar e jodit (Iodine)

Sipas Dr. Wood, marrja e tepruar e jodit mund ta përkeqësojë aknen.

“Jodi gjendet në sasi të larta në algat detare dhe suplementet me kelp. Disa smoothie që pretendojnë se ndihmojnë lëkurën përmbajnë gjithashtu këto përbërës,” shpjegon ajo.

Ajo shton: “Kujdes me ato që pini – mund të jenë duke ju përkeqësuar aknen. Nuk dihet saktësisht pse jodi e përkeqëson aknen, por duket se rrit inflamacionin dhe prodhimin e yndyrës në lëkurë.”

Qumështi pa yndyrë (Skim Milk)

Edhe pse është zgjedhje më e shëndetshme për ata që duan të reduktojnë yndyrën, qumështi pa yndyrë mund të shkaktojë akne.

Studime vëzhguese kanë treguar një lidhje mes konsumit të qumështit pa yndyrë dhe rritjes së aknes tek adoleshentët. Ka disa teori pse ndodh kjo:

Qumështi përmban hormone si androgjenët dhe IGF-1 që ndikojnë në ndryshimet hormonale në trup;

Disa proteina në qumështin pa yndyrë mund të përkeqësojnë aknet;

Qumështi pa yndyrë mund të rrisë insulinën më shumë se qumështi i plotë;

Një tjetër hipotezë lidhet me përmbajtjen e jodit në qumësht, që ndikon në akne;

Dr. Lal shton: “Studimet kanë treguar se qumështi pa yndyrë lidhet me akne, dhe mendojmë se kjo ndodh për shkak të përmbajtjes më të lartë të sheqerit! Zgjidhni më mirë qumështin e bajames apo qumësht të plotë”. /Telegrafi/

The post Shtatë ushqime që shkaktojnë akne tek të rriturit appeared first on Telegrafi.

❌
❌