❌

Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 27 July 2025Main stream

GJERMANI – Merz telefonon Netanyahun pĂ«r dhĂ«nien fund tĂ« krizĂ«s sĂ« urisĂ« nĂ« Gaza

27 July 2025 at 19:33

BERLIN, 27 korrik /ATSH-DPA/ – Kancelari gjerman Friedrich Merz ka zhvilluar sĂ«rish njĂ« bisedĂ« telefonike me kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu, duke i bĂ«rĂ« thirrje kĂ«tij tĂ« fundit qĂ« tĂ« bĂ«jĂ« gjithçka qĂ« Ă«shtĂ« nĂ« fuqinĂ« e tij pĂ«r tĂ« lehtĂ«suar situatĂ«n e rĂ«ndĂ« humanitare nĂ« Gaza.

“Kancelari shprehu shqetĂ«simin e tij tĂ« thellĂ« pĂ«r situatĂ«n katastrofike humanitare nĂ« Gaza. Ai i bĂ«ri thirrje kryeministrit Netanyahu tĂ« ndĂ«rmarrĂ« çdo hap tĂ« mundshĂ«m pĂ«r tĂ« arritur menjĂ«herĂ« njĂ« armĂ«pushim”,  tha sot zĂ«dhĂ«nĂ«si i qeverisĂ«, Stefan Kornelius.

“Masat e shpallura nga qeveria izraelite duhet tĂ« ndiqen tani me hapa tĂ« tjerĂ« domethĂ«nĂ«s dhe tĂ« shpejtĂ«â€, thuhet mĂ« tej nĂ« deklaratĂ«n nga Berlini.

Qeveria gjermane planifikon të vendosë në ditët në vijim, në bashkërendim me vendet e E3-shit, që përfshijnë gjithashtu Francën dhe Britaninë e Madhe, si dhe me partnerë të tjerë evropianë, Shtetet e Bashkuara  të Amerikës dhe shtete arabe, se si mund të kontribuojë për përmirësimin e situatës.

E3-shi publikoi tĂ« premten njĂ« deklaratĂ«, duke bĂ«rĂ« thirrje pĂ«r njĂ« armĂ«pushim tĂ« menjĂ«hershĂ«m nĂ« konfliktin e GazĂ«s dhe pĂ«r lirimin e pakushtĂ«zuar tĂ« tĂ« gjithĂ« pengjeve izraelite qĂ« mbahen nga “Hamas”.

Kornelius përsëriti se njohja e shtetit të Palestinës nuk është aktualisht në agjendën e Gjermanisë. Qeveria gjermane vazhdon ta konsiderojë këtë si një nga hapat përfundimtarë në drejtim të arritjes së një zgjidhjeje me dy shtete. /Ad.Ab./

The post GJERMANI – Merz telefonon Netanyahun pĂ«r dhĂ«nien fund tĂ« krizĂ«s sĂ« urisĂ« nĂ« Gaza appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

IZRAEL – MijĂ«ra vetĂ« protestojnĂ« sĂ«rish nĂ« Tel Aviv pĂ«r lirimin e pengjeve

27 July 2025 at 18:18

TEL AVIV, 27 korrik /ATSH-DPA/ – MijĂ«ra persona protestuan nĂ« Tel Aviv duke kĂ«rkuar njĂ« armĂ«pushim nĂ« Rripin e GazĂ«s dhe lirimin e pengjeve tĂ« mbetura qĂ« mbahen nga grupi islamik Hamas.

Gjatë tubimit, Or Levy, i cili ka qenë vetë peng në Rripin e Gazës për 491 ditë, iu drejtua me një apel presidentit amerikan Donald Trump.

“Ju lutem, pĂ«rdorni çdo mjet, çdo ndikim qĂ« keni, pĂ«r t’i sjellĂ« tĂ« gjithĂ« nĂ« shtĂ«pi, miqtĂ« e mi, vĂ«llezĂ«rit dhe motrat e mia, çdo shpirt ende i ngecur nĂ« errĂ«sirĂ«. NjĂ« marrĂ«veshje gjithĂ«pĂ«rfshirĂ«se Ă«shtĂ« e vetmja rrugĂ« pĂ«rpara dhe vetĂ«m ju mund ta bĂ«ni tĂ« ndodhĂ«â€,  tha Levy.

Të enjten, Izraeli dhe Shtetet e Bashkuara tërhoqën ekipet e tyre negociuese nga bisedimet indirekte në Katar për një armëpushim të mëtejshëm.

“NĂ« kohĂ« si kĂ«to, tĂ« mbushura me pasiguri dhe raporte shqetĂ«suese pĂ«r kolapsin e negociatave, e ndjej tĂ« rĂ«ndĂ«sishme tĂ« them, nga pĂ«rvoja, nga pĂ«rvojĂ« tepĂ«r e hidhur,  se nĂ« çdo ndĂ«rprerje bisedimesh, nĂ« çdo dĂ«shtim tĂ« tyre, janĂ« pengjet qĂ« paguajnĂ« çmimin”,  tha Levy pĂ«rpara se protestuesit tĂ« marshonin drejt ambasadĂ«s sĂ« SHBA-sĂ«.

Në Rripin e Gazës ndodhen ende rreth 50 pengje, për të paktën 20 prej të cilëve besohet se janë gjallë.

Militantë të Hamasit dhe grupe të tjera islamike rrëmbyen mbi 250 persona nga Izraeli për në Gazë gjatë sulmit të tyre më 7 tetor 2023. Më shumë se 1,200 persona u vranë.

Izraeli reagoi me sulme të fuqishme ajrore dhe me një ofensivë tokësore.

Sipas autoriteteve shëndetësore të kontrolluara nga Hamasi, dhjetëra mijëra persona janë vrarë në Rripin e Gazës që prej atëherë.  /Ad.Ab./

The post IZRAEL – MijĂ«ra vetĂ« protestojnĂ« sĂ«rish nĂ« Tel Aviv pĂ«r lirimin e pengjeve appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

TURQI – Erdogan dhe Macron diskutojnĂ« situatĂ«n e krijuar nĂ« Gaza

27 July 2025 at 17:39

STAMBOLL, 27 korrik /ATSH-AA/ – Presidenti i TurqisĂ«, Recep Tayyip Erdogan dhe presidenti i FrancĂ«s, Emmanuel Macron, kanĂ« diskutuar nĂ« njĂ« bisedĂ« telefonike pĂ«rshkallĂ«zimin e krizĂ«s humanitare nĂ« Gaza dhe perspektivat pĂ«r paqe nĂ« rajon.

Sipas presidencës turke, gjatë bisedës telefonike me homologun e tij francez, presidenti Erdogan shprehu shqetësim të madh për përkeqësimin e kushteve në Gaza, si dhe kërkoi ndërhyrje të shpejtë ndërkombëtare.

“Situata humanitare nĂ« Gaza po pĂ«rkeqĂ«sohet”, theksoi Erdogan, duke theksuar se “komuniteti ndĂ«rkombĂ«tar duhet tĂ« ndĂ«rmarrĂ« veprime drejt njĂ« zgjidhje tĂ« menjĂ«hershme”.

Erdogan pĂ«rsĂ«riti gjithashtu  thirrjen e tij pĂ«r njĂ« zgjidhje afatgjate tĂ« konfliktit izraelito-palestinez, duke deklaruar se “konflikti midis Izraelit dhe PalestinĂ«s duhet tĂ« marrĂ« fund” dhe se “njĂ« zgjidhje me dy shtete Ă«shtĂ« thelbĂ«sore pĂ«r paqen e qĂ«ndrueshme nĂ« rajon.

Presidenti turk e shfrytëzoi rastin për të përgëzuar vendimin e fundit të Francës për të njohur zyrtarisht Palestinën si shtet. Ai e përgëzoi Macronin për veprimin e Francës, i cili është mirëpritur edhe nga zërat pro-palestinezë në të gjithë botën. /Ad.Ab./

The post TURQI – Erdogan dhe Macron diskutojnĂ« situatĂ«n e krijuar nĂ« Gaza appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

SPANJË – DhjetĂ«ra tĂ« mitur kalojnĂ« me not nga Maroku drejt CeutĂ«s

27 July 2025 at 17:00

MADRID, 27 korrik /ATSH-DPA/ – PesĂ«dhjetĂ« e katĂ«r tĂ« mitur, kryesisht marokenĂ«, kanĂ« kaluar me not nga Maroku drejt CeutĂ«s, enklavĂ« spanjolle nĂ« AfrikĂ«n e Veriut, raportoi televizioni shtetĂ«ror spanjoll RTVE.

Sipas raportit, ekipet e shpĂ«timit kanĂ« qenĂ« tĂ« angazhuara gjatĂ« gjithĂ« natĂ«s dhe ditĂ«s nĂ« vijim pĂ«r t’i shpĂ«tuar ata, tĂ« cilĂ«t kaluan distancĂ«n nga 300 deri nĂ« 500 metra nĂ« detin qĂ« ndan Marokun nga Ceuta.

Pamjet televizive treguan disa nga migrantët duke u sjellë në breg me një varkë.

Fillimisht nuk është raportuar për viktima.

Ndërsa të rriturit zakonisht riatdhesohen menjëherë, të miturit e pashoqëruar lejohen të qëndrojnë të paktën deri në moshën 18-vjeçare.

Megjithatë, kapacitetet pritëse janë të mbingarkuara dhe qeveria rajonale i ka kërkuar qeverisë qendrore në Madrid të transferojë të rinjtë në Spanjën kontinentale.

MigrantĂ«t pĂ«rpiqen vazhdimisht tĂ« arrijnĂ« nĂ« njĂ«rĂ«n nga dy enklavat spanjolle nĂ« AfrikĂ«n e Veriut nga Maroku, duke rrezikuar jetĂ«n pĂ«r njĂ« jetĂ« mĂ« tĂ« mirĂ« dhe pĂ«r t’i shpĂ«tuar konflikteve apo varfĂ«risĂ« nĂ« vendet e tyre.

Sipas UNHCR -së, këtë vit kanë mbërritur në Spanjë gati 20 000 migrantë, përfshirë 1 500 që kanë arritur në Ceuta./  /Ad.Ab./

The post SPANJË – DhjetĂ«ra tĂ« mitur kalojnĂ« me not nga Maroku drejt CeutĂ«s appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

GJERMANI – TĂ« gjelbrit i kĂ«rkojnĂ« Merzit njĂ« nismĂ« evropiane pĂ«r paqen nĂ« LM

27 July 2025 at 16:19

BERLIN, 27 korrik /ATSH-DPA – Partia e tĂ« GjelbĂ«rve nĂ« Gjermani i ka bĂ«rĂ« thirrje kancelarit Friedrich Merz qĂ« tĂ« ndĂ«rmarrĂ« njĂ« nismĂ« evropiane pĂ«r tĂ« nisur njĂ« proces politik drejt njĂ« zgjidhjeje paqĂ«sore nĂ« Rripin e GazĂ«s, nĂ« sfondin e njĂ« krize urie qĂ« po afron nĂ« kĂ«tĂ« territor tĂ« goditur rĂ«ndĂ«.

“Duke pasur parasysh situatĂ«n dramatike dhe tĂ« papranueshme humanitare nĂ« Gaza, qeveria gjermane duhet mĂ« nĂ« fund tĂ« kalojĂ« nga komente nĂ« veprim”,  tha bashkĂ«kryetarja e partisĂ«, Franziska Brantner.

“NjĂ« armĂ«pushim, dorĂ«zimi i ndihmave humanitare dhe lirimi i tĂ« gjitha pengjeve mund tĂ« jenĂ« vetĂ«m hapi i parĂ«. Mbi tĂ« gjitha, nevojitet urgjentisht njĂ« nismĂ« evropiane pĂ«r njĂ« proces politik, pasi kjo nuk mund t’i lihet vetĂ«m nĂ« dorĂ« Trumpit”,  tha ajo, duke iu referuar presidentit amerikan.

”Ky proces duhet tĂ« garantojĂ« tĂ« drejtĂ«n e Izraelit pĂ«r tĂ« ekzistuar, si dhe mbijetesĂ«n e palestinezĂ«ve me dinjitet dhe vetĂ«vendosje nĂ« njĂ« shtet tĂ« tyre”, theksoi Brantner.

Sipas saj, kjo mund të arrihet në mënyrë realiste vetëm përmes Autoritetit Palestinez me qendër në Bregun Perëndimor.

“DorĂ«zimi i domosdoshĂ«m i Hamasit do tĂ« pĂ«rshpejtonte ndjeshĂ«m njohjen e PalestinĂ«s”, shtoi ajo.

Brantner theksoi se Izraeli duhet tĂ« pĂ«rballet me presion serioz, duke pĂ«rfshirĂ« “ndalimin e eksporteve tĂ« armĂ«ve pĂ«r pĂ«rdorim nĂ« Gaza, pezullimin e lehtĂ«simeve tregtare dhe sanksione ndaj ministrave izraelitĂ« Bezalel Smotrich dhe Itamar Ben-Gvir”.

Të dy politikanët e ekstremit të djathtë mbështesin, ndër të tjera, aneksimin e Bregut Perëndimor të pushtuar.

Sipas Brantner, Merz duhet të udhëheqë një nismë të tillë së bashku me Bashkimin Evropian, Francën dhe Britaninë e Madhe. /Ad.Ab./

The post GJERMANI – TĂ« gjelbrit i kĂ«rkojnĂ« Merzit njĂ« nismĂ« evropiane pĂ«r paqen nĂ« LM appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

RUSI – Anulohet parada detare pĂ«r shkak tĂ« shqetĂ«simeve pĂ«r siguri

27 July 2025 at 15:41

MOSKË, 27 korrik /ATSH-DPA/ – Qeveria ruse ka anuluar paradĂ«n vjetore tĂ« DitĂ«s sĂ« MarinĂ«s nĂ« ShĂ«n PetĂ«rburg, e planifikuar pĂ«r sot, duke pĂ«rmendur shqetĂ«sime pĂ«r sigurinĂ«.

“Kjo Ă«shtĂ« e lidhur me situatĂ«n e pĂ«rgjithshme, pĂ«r arsye sigurie, tĂ« cilat kanĂ« pĂ«rparĂ«si mbi gjithçka”, u shpreh zĂ«dhĂ«nĂ«si i Kremlinit, Dmitry Peskov, pĂ«r agjencitĂ« ruse tĂ« lajmeve.

Presidenti Vladimir Putin e kishte prezantuar paradën detare në vitin 2017.

Në rajonin përreth Shën Petërburgut, më shumë se 10 dronë janë rrëzuar në mëngjes, sipas informacioneve zyrtare.

Guvernatori Alexander Drozdenko tha se një grua në Lomonosov ishte plagosur nga mbeturina e një droni të rrëzuar.

Aeroporti ”Pulkovo” i ShĂ«n PetĂ«rburgut u mbyll pĂ«r disa orĂ« nĂ« mĂ«ngjes pĂ«r ngritje dhe ulje. Ushtria ruse raportoi rrĂ«zimin e 99 dronĂ«ve nĂ« shkallĂ« kombĂ«tare.

Sulmet me dronë nga Ukraina ndaj territorit rus janë shtuar muajt e fundit.

Këto janë një përgjigje ndaj bombardimeve të vazhdueshme të qyteteve dhe fshatrave ukrainase nga ushtria ruse, si pjesë e luftës së nisur nga Putini në vitin 2022 kundër Ukrainës.

Pavarësisht sulmeve në rritje në territorin e tij, Kremlini këmbëngul se Moska është në rrugën e duhur për të arritur të gjitha objektivat e saj ushtarake./  /Ad.Ab./

 

The post RUSI – Anulohet parada detare pĂ«r shkak tĂ« shqetĂ«simeve pĂ«r siguri appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

AUSTRALI – Albanese: Izraeli po shkel qartazi ligjin ndĂ«rkombĂ«tar

27 July 2025 at 15:00

SIDNEJ, 27 korrik /ATSH-DPA/ – Kryeministri i AustralisĂ«, Anthony Albanese deklaroi sot se Izraeli po shkel “nĂ« mĂ«nyrĂ« tĂ« qartĂ«â€ ligjin ndĂ«rkombĂ«tar nĂ« Rripin e GazĂ«s, por Kanberra nuk ka nĂ« plan tĂ« njohĂ« njĂ« shtet palestinez “nĂ« mĂ«nyrĂ« tĂ« menjĂ«hershme”.

“Numri i viktimave civile dhe vdekjet nĂ« Gaza janĂ« krejtĂ«sisht tĂ« papranueshme, krejtĂ«sisht tĂ« pambrojtshme”,  tha Albanese pĂ«r transmetuesin australian ABC.

“ËshtĂ« e qartĂ« se Ă«shtĂ« shkelje e ligjit ndĂ«rkombĂ«tar tĂ« ndalosh dĂ«rgimin e ushqimit, gjĂ« qĂ« Izraeli vendosi ta bĂ«jĂ« nĂ« mars”, theksoi ai, edhe pse shtoi se vlerĂ«simet formale pĂ«r kĂ«to shkelje do tĂ« “ndjekin rrugĂ«n e tyre ligjore”.

“Ligji ndĂ«rkombĂ«tar thotĂ« se nuk mund t’i mbash njerĂ«zit e pafajshĂ«m pĂ«rgjegjĂ«s pĂ«r atĂ« qĂ« Ă«shtĂ« njĂ« konflikt”, shtoi ai.

I pyetur nĂ«se Australia ka nĂ« plan tĂ« ndjekĂ« shembullin e FrancĂ«s pĂ«r tĂ« njohur PalestinĂ«n si shtet nĂ« tĂ« ardhmen e afĂ«rt, Albanese tha se qeveria e tij nuk do tĂ« marrĂ« njĂ« vendim tĂ« tillĂ« “nĂ« mĂ«nyrĂ« tĂ« menjĂ«hershme”.

“Njohja e njĂ« shteti palestinez Ă«shtĂ« pjesĂ« e ecjes pĂ«rpara,” u shpreh ai. “Por si sigurohesh qĂ« njĂ« shtet palestinez tĂ« funksionojĂ« nĂ« mĂ«nyrĂ« tĂ« pĂ«rshtatshme dhe tĂ« mos pĂ«rbĂ«jĂ« kĂ«rcĂ«nim pĂ«r ekzistencĂ«n e Izraelit”?

“Prandaj, nuk do tĂ« marrim njĂ« vendim vetĂ«m si gjest simbolik , do ta bĂ«jmĂ« vetĂ«m nĂ«se plotĂ«sohen rrethanat pĂ«rkatĂ«se”,  tha mĂ« tej kryeministri.

“Hamasi nuk mund tĂ« ketĂ« asnjĂ« rol nĂ« njĂ« shtet tĂ« ardhshĂ«m”, shtoi ai.

Presidenti francez Emmanuel Macron njoftoi të enjten se Franca do ta njohë Palestinën si shtet në shtator.

Rreth 150 shtete anĂ«tare tĂ« OKB-sĂ« e kanĂ« njohur tashmĂ« shtetĂ«sinĂ« palestineze. MegjithatĂ«, disa shtete perĂ«ndimore tĂ« rĂ«ndĂ«sishme ende nuk e kanĂ« bĂ«rĂ« kĂ«tĂ«, pĂ«rfshirĂ« vende  anĂ«tare me fuqi vetoje nĂ« KĂ«shillin e Sigurimit  si Shtetet e Bashkuara  tË AmerikĂ«s dhe Britania e Madhe./  /Ad.Ab./

The post AUSTRALI – Albanese: Izraeli po shkel qartazi ligjin ndĂ«rkombĂ«tar appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

GAZA – Rreth 100 kamionĂ« me ndihma hyjnĂ« nĂ« zonĂ«, ndĂ«rsa Izraeli nis njĂ« pauzĂ« taktike

27 July 2025 at 13:23

TEL AVIV, 27 korrik /ATSH-DPA/ – NĂ« sfondin e njĂ« krize tĂ« afĂ«rt urie nĂ« Rripin e GazĂ«s, dĂ«rgesa masive ndihmash humanitare arritĂ«n sot pĂ«r herĂ« tĂ« parĂ«, pas shumĂ« muajsh nĂ« kĂ«tĂ« zonĂ« tĂ« rrethuar dhe tĂ« goditur rĂ«ndĂ« nga lufta.

”NjĂ« autokolonĂ« me rreth 100 kamionĂ« me ndihma pĂ«r popullsinĂ« e vuajtur hyri nĂ« Gaza pĂ«rmes pikĂ«s kufitare Kerem Shalom”, sipas burimeve palestineze nga territori.

Pak orĂ« mĂ« parĂ«, ushtria izraelite njoftoi se do tĂ« zbatojĂ« njĂ« “pauzĂ« taktike nĂ« aktivitetet ushtarake pĂ«r qĂ«llime humanitare” nga ora 10:00 deri nĂ« 20:00 (07:00–17:00 GMT), çdo ditĂ« dhe deri nĂ« njĂ« njoftim tĂ« dytĂ«.

Kjo pauzë do të vlejë për zonën al-Mawasi në jugperëndim të Rripit të Gazës, për Deir al-Balah në qendër dhe për qytetin e Gazës në veri, zona ku ushtria izraelite thotë se nuk është aktive për momentin.

Izraeli e kishte shpallur mĂ« herĂ«t al-Mawasi si njĂ« “zonĂ« humanitare”, por qĂ« nga ajo kohĂ«, ushtria izraelite ka kryer disa sulme atje, me pasoja fatale pĂ«r civilĂ«t. Deir al-Balah strehon magazinĂ«n qendrore tĂ« OrganizatĂ«s BotĂ«rore tĂ« ShĂ«ndetĂ«sisĂ« (OBSH), e cila, sipas OBSH-sĂ«,   ështĂ« dĂ«mtuar gjatĂ« ndĂ«rhyrjes sĂ« trupave tokĂ«sore izraelite.

Gjithashtu, do të hapen korridore humanitare nga ora 06:00 deri në 23:00 për të lejuar Kombet e Bashkuara dhe organizatat e ndihmës të shpërndajnë ushqime dhe ilaçe për popullsinë në Gaza, njoftoi ushtria izraelite.

Këto masa vijnë si reagim ndaj rritjes së kritikave ndërkombëtare për operacionet ushtarake të Izraelit në territorin palestinez. Që nga përfundimi i armëpushimit në mars, vetëm një sasi e kufizuar ndihmash ka arritur në zonë.

OBSH-ja  paralajmëroi së fundmi për një krizë urie vdekjeprurëse mes rreth dy milionë banorëve të Gazës.

Izraeli mohon ekzistencĂ«n e njĂ« rreziku pĂ«r uri, duke e pĂ«rshkruar atĂ« si njĂ« “fushatĂ«â€ tĂ« grupit islamik Hamas. /Ad.Ab./

 

The post GAZA – Rreth 100 kamionĂ« me ndihma hyjnĂ« nĂ« zonĂ«, ndĂ«rsa Izraeli nis njĂ« pauzĂ« taktike appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

KROACI – PĂ«rmbytje nĂ« disa zona tĂ« vendit

27 July 2025 at 12:41

DUBROVNIK, 27 korrik /ATSH/ – PjesĂ« tĂ« KroacisĂ« u goditĂ«n nga njĂ« stuhi me shira qĂ« shkaktuan pĂ«rmbytje, sipas telegrafi.com.

Ndërkohë, në afërsi të Karlovacit dhe Loshinjit ra edhe breshër, ndërsa një sasi e madhe shiu ra në Cres, raportojnë mediet kroate.

Administrata e qytetit të Dubrovnikut kishte lëshuar një njoftim ku thuhej se Shërbimi Meteorologjik dhe Hidrologjik Kroat (DHMZ) ka dhënë një paralajmërim për mot të keq për zonën e Dubrovnikut, sipas dubrovniktimes.com.
Sipas njoftimit, ekziston mundësia e stuhive të izoluara, ndërsa gjatë natës nga e shtuna në të diel priten reshje të dendura shiu, erëra të forta dhe kushte të rënda atmosferike.

DHMZ paralajmëron se mund të shkaktohen dëme në prona, përmbytje të menjëhershme lokale, shpërthime ere me forcë stuhie si dhe breshër.

Po ashtu, janë të mundshme ndërprerje të aktiviteteve në natyrë dhe të transportit./
/Ad.Ab./

The post KROACI – PĂ«rmbytje nĂ« disa zona tĂ« vendit appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

TURQI – Zjarre tĂ« fuqishme, ndĂ«rsa temperaturat arrijnĂ« nivele ekstreme

27 July 2025 at 12:05

IZMIR, 27 korrik /ATSH-DPA/ – NjĂ« zjarr i dytĂ« i madh pyjor shpĂ«rtheu mbrĂ«mĂ« nĂ« Turqi duke u pĂ«rhapur me shpejtĂ«si pĂ«r shkak tĂ« kushteve tĂ« thata dhe erĂ«rave tĂ« forta.

”FlakĂ«t iu afruan zonave tĂ« banuara nĂ« provincĂ«n perĂ«ndimore tĂ« BursĂ«s, ku rreth 1 300 persona u evakuuan pĂ«r nĂ« zona tĂ« sigurta”, sipas ministrit tĂ« Transportit, Abdulkadir Uraloğlu.

Ai tha se ”edhe njĂ« strehĂ« pĂ«r kafshĂ« ishte evakuar”.

Autoritetet bënë të ditur se rreth 500 punonjës shpëtimi ndodhen në terren. Helikopterë dhe avionë janë përdorur për të luftuar flakët nga ajri, por u detyruan të ndaleshin gjatë natës për shkak të rrezikut të operacionit në errësirë.

Departamenti i zjarrfikësve të Stambollit njoftoi se kishte dërguar shtatë automjete për të ndihmuar në shuarjen e zjarrit.

Një zjarr tjetër i madh ka shpërthyer prej katër ditësh në provincën veriperëndimore të Karabukut.

Sipas raporteve zyrtare, 14 fshatra janë evakuuar.

NdĂ«rsa shkaku i zjarreve mbetet ende i paqartĂ«, ministri i BujqĂ«sisĂ« dhe PylltarisĂ«, Ibrahim Yumakli, tha se ”vendi Ă«shtĂ« pĂ«rballur me nxehtĂ«si ekstreme dhe thatĂ«sirĂ« ditĂ«t e fundit, ku temperaturat nĂ« pjesĂ«n juglindore tĂ« TurqisĂ« arritĂ«n mbi 50 gradĂ« Celsius tĂ« premten”.

Ai u bëri thirrje qytetarëve të tregojnë kujdes të shtuar për të shmangur rrezikun e zjarreve.

Nxehtësia e vetme nuk shkakton zjarre pyjore, por temperaturat e larta, thatësia, lagështia e ulët dhe era janë faktorë që rrisin ndjeshëm rrezikun e përhapjes së tyre./  /Ad.Ab./

The post TURQI – Zjarre tĂ« fuqishme, ndĂ«rsa temperaturat arrijnĂ« nivele ekstreme appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Yesterday — 26 July 2025Main stream

MUZIKË – Katalogu i  Ozzy Osbourne rikthehet nĂ« klasifikimet muzikore britanike

25 July 2025 at 22:48

LONDËR, 25 korrik /ATSH-DPA/ – Katalogu muzikor i Ozzy Osbourne dhe grupit tĂ« tij “Black Sabbath“ Ă«shtĂ« ngjitur ndjeshĂ«m nĂ« klasifikimet muzikore tĂ« BritanisĂ« pas vdekjes  tre ditĂ« mĂ« parĂ«  tĂ« yllit tĂ« rrymĂ«s muzikore  “Heavy Metal”.

KĂ«nga e famshme e Black Sabbath, “Paranoid”, e cila arriti vendin e katĂ«rt nĂ« vitin 1970, Ă«shtĂ« rikthyer nĂ« Top 40 (nĂ« vendin e 32-tĂ«) pĂ«r herĂ« tĂ« parĂ« pas gati 45 vitesh, njoftoi “Official Charts Company”.

“The Ultimate Collection” i “Black Sabbath” Ă«shtĂ« rikthyer nĂ« klasifikimin e albumeve, duke u ngjitur me 129 pozicione nĂ« vendin e 22-tĂ«.

ËshtĂ« njĂ«ra nga gjashtĂ« daljet muzikore tĂ« Black Sabbath dhe Osbourne qĂ« gjenden kĂ«tĂ« javĂ« nĂ« top 200, pĂ«rfshirĂ« albumin “Paranoid” (1970) nĂ« vendin e  52-tĂ«, pĂ«rmbledhjen e hiteve tĂ« Osbourne nga viti 2014 “Memoirs Of A Madman” nĂ« vendin 60-tĂ«, “Prince Of Darkness” nĂ« vendin 71 dhe albumin “Mob Rules” tĂ« Sabbath nĂ« vendin 107-tĂ«.

Oyyz Ozbourne, vdiq të martën, në moshën 76 vjeç.  Ai vuante nga sëmundja e Parkinsonit dhe nga disa probleme të tjera shëndetësore vitet e fundit,  përfshirë disa  ndërlikime nga një kolaps në vitin 2019. /Ad.Ab./

The post MUZIKË – Katalogu i  Ozzy Osbourne rikthehet nĂ« klasifikimet muzikore britanike appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

FOKUS – Trump mbĂ«rrin nĂ« Skoci pĂ«r bisedime dypalĂ«she

25 July 2025 at 22:42

LONDËR, 25 korrik /ATSH-DPA/ – Presidenti amerikan, Donald Trump mbĂ«rriti sot nĂ« mbrĂ«mje nĂ« Skoci pĂ«r njĂ« vizitĂ« katĂ«rditore.

Avioni presidencial, “Air Force One”, u ul nĂ« aeroportin Prestwick nĂ« Ayrshire, ku Trump u prit nga sekretari i Shtetit  Ian Murray.

Pas mbĂ«rritjes, ai u drejtua menjĂ«herĂ« drejt helikopterit presidencial “Marine One”, me destinacion nĂ« fushĂ«n e tij tĂ« golfit nĂ« Turnberry.

Gjatë qëndrimit në Skoci, presidenti do të takohet me kryeministrin britanik, Keir Starmer, kryministrin skocez, John Swinney dhe me presidenten e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen. /Ad.Ab./

 

The post FOKUS – Trump mbĂ«rrin nĂ« Skoci pĂ«r bisedime dypalĂ«she appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

MUZIKË – “Zonja e ParĂ« e Jazz-it” vdes nĂ« moshĂ«n 97-vjeç

25 July 2025 at 22:10

LONDËR,  25 korrik /ATSH-DPA/ – KĂ«ngĂ«tarja veterane e muzikĂ«s jazz, Dame Cleo Laine, e njohur pĂ«r stilin e saj tĂ« veçantĂ« tĂ« tĂ« kĂ«nduarit “scat”, ka vdekur nĂ« moshĂ«n 97-vjeçare.

E mbiquajtur  “Zonja e ParĂ« e Jazz-it”, ajo ishte njĂ« figurĂ« kryesor e skenĂ«s muzikore britanike tĂ« jazz-it, sĂ« bashku me bashkĂ«shortin e saj tĂ« ndjerĂ«, saksofonistin John Dankworth.

Gjatë karrierës së saj, ajo ka bashkëpunuar me emra të mëdhenj si Ray Charles dhe Frank Sinatra.

“The Stables”, njĂ« organizatĂ« bamirĂ«se dhe sallĂ« koncertesh e themeluar nga Cleo dhe John, njoftoi me trishtim tĂ« thellĂ« ndarjen nga jeta tĂ« njĂ« prej themeluesve tĂ« saj dhe Presidente Nderi, Dame Cleo Laine.

David Meadowcroft, kryetar i bordit tĂ« “The Stables”, tha se “Dame Cleo ishte njĂ« artiste e jashtĂ«zakonshme, e dashur nga audiencat nĂ« mbarĂ« botĂ«n. PĂ«rkushtimi i saj pĂ«r t’u ofruar tĂ« rinjve qasje nĂ« muzikĂ« dhe arsim muzikor do tĂ« vazhdojĂ« pĂ«rmes punĂ«s sĂ« ‘The Stables”.

Monica Ferguson, drejtoreshĂ« ekzekutive dhe artistike e qendrĂ«s, tha se “Dame Cleo admirohej shumĂ« nga fansat, muzikantĂ«t dhe stafi e vullnetarĂ«t e ‘The Stables’. Do tĂ« na mungojĂ« shumĂ«, por talenti i saj i pazĂ«vendĂ«sueshĂ«m do tĂ« kujtohet gjithmonĂ«â€.

John Dankworth, i cili ishte një figurë e rëndësishme e jazz-it britanik për më shumë se 50 vjet, ndërroi jetë në vitin 2010 në moshën 82-vjeçare.

Dame Cleo ishte bija e një babai xhamajkan dhe një nëne angleze. Ajo u rrit në Southall, në perëndim të Londrës, dhe fëmijërinë e kaloi mes muzikës dhe këngëve familjare, falë talentit të të atit, i cili këndonte në rrugë.

Eksperiencat e para tĂ« tĂ« kĂ«nduarit i pati nĂ« shtĂ«pi, nĂ« ambientin e ngrohtĂ« familjar. Por pĂ«rpara se tĂ« fillonte karrierĂ«n e saj muzikore, ajo punoi si asistente parukerie. Pa u dorĂ«zuar kurrĂ«, ajo mori pjesĂ« nĂ« konkurse talentesh dhe filloi tĂ« kĂ«ndonte nĂ« mĂ«nyrĂ« gjysmĂ«-profesionale, derisa bĂ«ri audicion pĂ«r grupin “Johnny Dankworth Seven”. Pas kĂ«saj, karriera e saj mori hov.

Ajo dhe Dankworth u martuan nĂ« vitin 1958 dhe punuan me disa nga emrat mĂ« tĂ« mĂ«dhenj tĂ« muzikĂ«s. NĂ« vitin 1961, Cleo arriti njĂ« sukses tĂ« madh me kĂ«ngĂ«n “You’ll Answer To Me”, qĂ« u rendit nĂ« Top 10 nĂ« Britani.

NĂ« njĂ« intervistĂ« pĂ«r agjencinĂ« AP, ajo pati treguar se “nĂ« moshĂ«n trevjeçare unĂ« kĂ«ndonte, sepse  e hjithĂ« familja e saj   kĂ«ndonte dhe kĂ«shtu  argĂ«tonim njĂ«ri-tjetrin”

“QĂ« nĂ« fĂ«mijĂ«ri, e ndjeja si njĂ« Ă«ndĂ«r qĂ« do tĂ« bĂ«hesha kĂ«ngĂ«tare. Kur shkrova autobiografinĂ« time, kuptova qĂ« jeta ime ishte nĂ« njĂ« farĂ« mĂ«nyre njĂ« histori si e Hirushes.”

“PĂ«r mua, gjĂ«ja mĂ« e bukur nuk Ă«shtĂ« nderimi, por fakti qĂ« kam mundur tĂ« kĂ«ndoj dhe tĂ« vazhdoj tĂ« kĂ«ndoj edhe nĂ« kĂ«tĂ« moshĂ«. Kjo Ă«shtĂ« pjesa mĂ« e mrekullueshme.”

NĂ« vitin 1997, ajo u nderua me titullin “Dame” nĂ« listĂ«n e nderimeve pĂ«r ditĂ«lindjen e MbretĂ«reshĂ«s.

“Jam thellĂ«sisht e nderuar, por mendoj se arsyeja e kĂ«tij vlerĂ«simi Ă«shtĂ« paksa e gabuar. ËshtĂ« jazz-i britanik qĂ« duhet tĂ« kishte marrĂ« kĂ«tĂ« nderim pĂ«r kontributin e tij ndaj meje ,mĂ« ka dhĂ«nĂ« njĂ« jetĂ« tĂ« mrekullueshme, njĂ« karrierĂ« tĂ« suksesshme dhe njĂ« mundĂ«si pĂ«r tĂ« udhĂ«tuar nĂ«pĂ«r botĂ« duke bĂ«rĂ« atĂ« qĂ« dua; tĂ« kĂ«ndoj dhe tĂ« punoj me disa nga muzikantĂ«t mĂ« krijues nĂ« botĂ«. Jam njĂ« zonjĂ« shumĂ« me fat dhe thellĂ«sisht mirĂ«njohĂ«se”, kishte deklaruar ajo nç cermoninĂ« e nedrimit. /Ad.Ab./

 

The post MUZIKË – “Zonja e ParĂ« e Jazz-it” vdes nĂ« moshĂ«n 97-vjeç appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Before yesterdayMain stream

FOKUS – 221 deputetĂ« kĂ«rkojnĂ« qĂ« Britania të njohĂ« shtetin palestinez

25 July 2025 at 21:13

LONDËR, 24 korrik /ATSH- DPA/ – Rreth 221 deputetĂ« britanikĂ« nga parti tĂ« ndryshme politike janĂ« bashkuar pĂ«r t’i bĂ«rĂ« thirrje qeverisĂ« britanike tĂ« njohĂ« shtetin palestinez.

Deputetët i kërkojnë qeverisë të ndërmarrë këtë hap përpara një konference të Organizatës së  Kombeve të Bashkuara që do të mbahet javën e ardhshme në Nju Jork.

Kjo vjen pas njoftimit të Francës  mbrëmë se do të njohë zyrtarisht Palestinën në një samit të OKB-së në shtator.

NĂ« letrĂ«n e deputetĂ«ve, tĂ« koordinuar nga Sarah Champion, kryetare laburiste e Komitetit tĂ« Zhvillimit NdĂ«rkombĂ«tar, thuhet se “presim qĂ« rezultati i konferencĂ«s tĂ« jetĂ« qĂ« qeveria e BritanisĂ« se Madhe tĂ« sqarojĂ« se kur dhe si do ta realizojĂ« angazhimin e saj tĂ« kahershĂ«m pĂ«r zgjidhjen me dy shtete, por dhe se si do tĂ« bashkĂ«punojĂ« me partnerĂ«t ndĂ«rkombĂ«tarĂ« pĂ«r ta bĂ«rĂ« kĂ«tĂ« realitet”.

Letra është nënshkruar nga parlamentarë të Partisë Laburiste, Konservatorëve, Liberal Demokratëve, SNP-së, të Gjelbërve, Plaid Cymru, SDLP-së dhe deputetë të pavarur.

Ndër firmëtarët kryesorë janë kryetarët laburistë të komiteteve të përzgjedhura Liam Byrne, Emily Thornberry dhe Ruth Cadbury, lideri i Lib Dem Sir Ed Davey, si dhe ish-ministri konservator Kit Malthouse.

Deputetja e Rotherham-it (Laburiste), Sarah Champion, pranoi se “njohja e PalestinĂ«s nuk do ta pĂ«rfundojĂ« dhimbjen nĂ« Gaza apo zgjerimin e shpejtĂ« tĂ« vendbanimeve dhe dhunĂ«s sĂ« kolonĂ«ve nĂ« Bregun PerĂ«ndimor”.

Por ajo theksoi se kjo do tĂ« ishte njĂ« “hap i rĂ«ndĂ«sishĂ«m drejt njĂ« zgjidhjeje me dy shtete pĂ«r t’i dhĂ«nĂ« fund luftĂ«s”.

“Njohja do tĂ« dĂ«rgonte njĂ« mesazh simbolik tĂ« fuqishĂ«m se ne mbĂ«shtesim tĂ« drejtat e popullit palestinez, se ata nuk janĂ« vetĂ«m dhe se duhet tĂ« ruajnĂ« shpresĂ«n pĂ«r njĂ« rrugĂ« qĂ« çon drejt paqes dhe sigurisĂ« sĂ« qĂ«ndrueshme si pĂ«r popullin izraelit ashtu edhe pĂ«r atĂ« palestinez.”, tha ajo.

Ministrat janë përballur me thirrje në rritje për të njohur menjëherë shtetin palestinez, në mes të zemërimit global për popullsinë e uritur në Gaza.

Kryeministri Keir Starmer tha sonte se njĂ« veprim i tillĂ« duhet tĂ« jetĂ« pjesĂ« e njĂ« “rruge” drejt paqes nĂ« Lindjen e Mesme, pĂ«r tĂ« cilĂ«n ai dhe aleatĂ«t e tij po punojnĂ«.

“Kjo rrugĂ« do tĂ« pĂ«rcaktojĂ« hapat konkretĂ« pĂ«r ta shndĂ«rruar armĂ«pushimin e dĂ«shpĂ«ruar nĂ« njĂ« paqe tĂ« qĂ«ndrueshme,” tha ai.

“Njohja e shtetit palestinez duhet tĂ« jetĂ« njĂ« nga kĂ«to hapa. Jam i qartĂ« pĂ«r kĂ«tĂ«. Por duhet tĂ« jetĂ« pjesĂ« e njĂ« plani mĂ« tĂ« gjerĂ« qĂ« çon pĂ«rfundimisht nĂ« njĂ« zgjidhje me dy shtete dhe siguri tĂ« pĂ«rhershme pĂ«r palestinezĂ«t dhe izraelitĂ«t”, shtoi Starmer

Kryeministri tha gjithashtu se pamjet “tronditĂ«se nga Gaza janĂ« tĂ« pandĂ«rprera.”. “Vazhdimi i mbajtjes sĂ« pengjeve, uria dhe mohimi i ndihmĂ«s humanitare pĂ«r popullin palestinez, dhuna nĂ« rritje nga grupet ekstreme tĂ« kolonĂ«ve dhe pĂ«rshkallĂ«zimi i tepruar ushtarak i Izraelit nĂ« Gaza janĂ« tĂ« gjitha tĂ« pajustifikueshme”.

NĂ« njĂ« deklaratĂ« tĂ« pĂ«rbashkĂ«t tĂ« publikuar sot  me liderĂ«t e FrancĂ«s dhe GjermanisĂ«, kryeministri i bĂ«ri thirrje “tĂ« gjitha palĂ«ve tĂ« ndalojnĂ« konfliktin duke arritur njĂ« armĂ«pushim tĂ« menjĂ«hershĂ«m”.

Starmer, presidenti francez Emmanuel Macron dhe kancelari gjerman Friedrich Merz gjithashtu i kërkuan Izraelit të ndalojë kufizimin e ndihmave për në Gaza.

Organizatat bamirĂ«se qĂ« veprojnĂ« nĂ« Gaza kanĂ« paralajmĂ«ruar se bllokada izraelite dhe ofensiva e vazhdueshme ushtarake po e çojnĂ« popullsinĂ« drejt urisĂ« ekstreme, duke thĂ«nĂ« se edhe punonjĂ«sit e tyre dhe palestinezĂ«t “po tretĂ«n dita-ditĂ«s”.

Izraeli thotë se lejon mjaftueshëm ndihma humanitare në territor dhe fajëson agjencitë e OKB-së për dështimet në shpërndarje, të cilat vetë agjencitë i justifikojnë me kufizimet izraelite dhe prishjen e sigurisë.

Teksa u nis sot pĂ«r nĂ« Skoci, presidenti amerikan Donald Trump e minimizoi njoftimin e Macron-it pĂ«r njohjen e PalestinĂ«s, duke thĂ«nĂ« se  “ajo qĂ« thotĂ« ai nuk ka rĂ«ndĂ«si”,  u tha ai gazetarĂ«ve nĂ« ShtĂ«pinĂ« e BardhĂ«.

Starmer pritet të takohet me presidentin amerikan gjatë vizitës së tij pesë-ditore private në Skoci.

Bisedimet e paqes tĂ« udhĂ«hequra nga SHBA-ja nĂ« Katar u ndĂ«rprenĂ« dje, pasi i dĂ«rguari special i Uashingtonit, Steve Witkoff, akuzoi Hamasin pĂ«r “mungesĂ« dĂ«shire pĂ«r tĂ« arritur njĂ« armĂ«pushim”.

Marrëveshja e diskutuar pritet të përfshijë një armëpushim 60-ditor, gjatë të cilit Hamasi do të lironte 10 pengje  dhe eshtrat e  18 të tjerëve në këmbim të palestinezëve të burgosur nga Izraeli.

Ndihmat humanitare do të shtoheshin, dhe të dy palët do të zhvillonin negociata për një armëpushim të përhershëm.

Lufta e Izraelit në Gaza ka shkaktuar vrasjen e mbi 59 000 palestinezë, sipas Ministrisë së Shëndetësisë në Gaza, e cila nuk bën dallim mes militantëve dhe civilëve. /Ad.Ab./

The post FOKUS – 221 deputetĂ« kĂ«rkojnĂ« qĂ« Britania të njohĂ« shtetin palestinez appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

BRUKSEL – Von der Leyen dhe Trump do tĂ« takohen nĂ« Skoci

25 July 2025 at 20:24

BRUKSEL, 25 korrik /ATSH – DPA/ – Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, njoftoi se do tĂ« takohet tĂ« dielĂ«n me presidentin amerikan Donald Trump nĂ« Skoci.

Takimi do të zhvillohet disa ditë përpara datës 1 gusht, kur Trump ka paralajmëruar se do të vendosë tarifa prej 30% ndaj importeve nga Bashkimi Evropian, për shkak të të ashtuquajturave çekuilibra tregtare.

BE-ja ka qenë duke u përpjekur prej javësh të arrijë një marrëveshje me Uashingtonin për të shmangur rritjen e tarifave.

Von der Leyen dhe Trump yhvilluan sot  njĂ« “telefonatĂ« tĂ« frytshme” , tha presidentja von der Leyen  nĂ« platformĂ«n X, pĂ«rpara se tĂ« bien dakord tĂ« takohen tĂ« dielĂ«n “pĂ«r tĂ« diskutuar marrĂ«dhĂ«niet tregtare transatlantike dhe si mund t’i ruajmĂ« ato tĂ« forta”.

Pavarësisht përpjekjeve për një zgjidhje të negociuar, vendet e BE-së miratuan një propozim të komisionit për të vendosur potencialisht tarifa ndaj importeve të mallrave me një volum tregtar total prej 93 miliardë eurosh (109 miliardë dollarë) nëse bisedimet me Shtetet e Bashkuara të Ameerikës dështojnë. /Ad.Ab./

The post BRUKSEL – Von der Leyen dhe Trump do tĂ« takohen nĂ« Skoci appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

ANALIZË – BE-KinĂ«, 50 vjet marrĂ«dhĂ«nie diplomatike mes tensioneve tregtare

25 July 2025 at 19:43

BRUKSEL, 25 korrik /ATSH-DPA/- Bashkimi Evropian dhe Kina festuan 50 vjet marrëdhënie dypalëshe diplomatike në një samit të profilit të lartë në Pekin. Por shumë çështje të debatueshme zbehën atmosferën festive.

Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, dhe Presidenti i Këshillit Europian, António Costa, mbërritën në kryeqytetin kinez dje në mëngjes, të shoqëruar nga shefja e diplomacisë së BE-së, Kaja Kallas.

Megjithëse janë partnerë të dytë më të mëdhenj tregtarë të njëri-tjetrit, marrëdhëniet BE-Kinë janë bërë gjithnjë e më të tensionuara. Brukseli është i alarmuar nga një deficit tregtar rekord prej mbi 300 miliardë euro (351.9 miliardë dollarë) vitin e kaluar dhe nga kontrollet kineze të eksporteve për mineralet e rralla të domosdoshme për motorët elektrikë dhe sensorët.

Para samitit, presidenti kinez Xi Jinping tha se Kina dhe BE-ja duhet tĂ« thellojnĂ« besimin ndaj njĂ«ra-tjetrĂ«s nĂ« njĂ« botĂ« tĂ« trazuara, por drejtuesit e bllokut kĂ«rkuan “zgjidhje reale” pĂ«r tĂ« kapĂ«rcyer njĂ« “pikĂ« kthese”.

BE-ja u zotua të përballet me ndarjet e thella rreth tregtisë, përfshirë frikën se mallrat kineze të lira dhe të subvencionuara mund të pushtojnë tregjet europiane, si dhe mbështetjen e heshtur të Pekinit ndaj luftës së Rusisë në Ukrainë.

MbĂ«shtetja e KinĂ«s pĂ«r RusinĂ« nĂ« luftĂ«n e saj ndaj UkrainĂ«s ka qenĂ« njĂ« shqetĂ«sim i vazhdueshĂ«m pĂ«r BE-nĂ«. Costa dhe von der Leyen i kĂ«rkuan Pekinit tĂ« “pĂ«rdorĂ« ndikimin e tij” ndaj RusisĂ« pĂ«r tĂ« ndihmuar nĂ« pĂ«rfundimin e “luftĂ«s sĂ« agresionit” nga Moska.

Pas samitit, presidentja e Komisionit tha se “mĂ«nyra se si Kina vazhdon tĂ« ndĂ«rveprojĂ« me presidentin rus Vladimir Putin dhe luftĂ«n e tij do tĂ« jetĂ« njĂ« faktor vendimtar pĂ«r marrĂ«dhĂ«niet tona nĂ« tĂ« ardhmen”.

Costa tha se Kina, “si anĂ«tare e pĂ«rhershme e KĂ«shillit tĂ« Sigurimit tĂ« Kombeve tĂ« Bashkuara, ka njĂ« pĂ«rgjegjĂ«si tĂ« veçantĂ« pĂ«r tĂ« ndikuar RusinĂ« qĂ« tĂ« ndalĂ« kĂ«tĂ« luftĂ«, tĂ« pranojĂ« njĂ« armĂ«pushim pa kushte dhe tĂ« hyjĂ« nĂ« njĂ« negociatĂ« tĂ« drejtĂ« me UkrainĂ«n”.

Bashkëpunimi për klimën

Brukseli ka theksuar gjithashtu çështjet klimatike ku dëshiron që Kina të bëjë më shumë. Megjithatë, këtu bashkëpunimi shihet si më i mundshëm.

Dy drejtuesit europianĂ« theksuan se Kina dhe BE-ja ranĂ« dakord qĂ« tĂ« dyja “duhet tĂ« respektojnĂ« MarrĂ«veshjen e Parisit”. E miratuar nĂ« vitin 2015, kjo marrĂ«veshje ishte e para me karakter universal dhe juridikisht detyruese pĂ«r tĂ« kufizuar ngrohjen globale nĂ«n 2 gradĂ« Celsius mbi nivelet paraindustriale.

Makina elektrike dhe konjaku

NĂ« njĂ« konferencĂ« shtypi nĂ« Pekin, Costa tha se BE-ja dhe Kina “kanĂ« njĂ« interes tĂ« pĂ«rbashkĂ«t pĂ«r tĂ« ndjekur njĂ« marrĂ«dhĂ«nie konstruktive, tĂ« qĂ«ndrueshme, tĂ« balancuar dhe tĂ« dobishme pĂ«r tĂ« dyja palĂ«t”.

“Evropa e mirĂ«pret konkurrencĂ«n. Ne e pĂ«lqejmĂ« konkurrencĂ«n. Por konkurrenca duhet tĂ« jetĂ« e ndershme”, tha Von der Leyen.

Tensionet tregtare janë veçanërisht të forta në disa sektorë.

Në një përballje vitin e kaluar, BE-ja vendosi tarifa shtesë deri në 35,3% për makinat elektrike të prodhuara në Kinë, duke pretenduar se subvencionet në shkallë të gjerë u japin prodhuesve kinezë një avantazh të padrejtë. Po ashtu, ka filluar një hetim ndaj furnitorëve kinezë të turbinave me erë.

Ky vendim nuk u mirëprit në mënyrë unanime në Evropë. Sllovenia ishte një nga vendet që nuk e mbështeti vendosjen e tarifave.

NĂ« qershor, ministri slloven i EkonomisĂ«, Matjaz Han, u takua me pĂ«rfaqĂ«sues tĂ« prodhuesit kinez tĂ« makinave elektrike “Nio” nĂ« Mynih pĂ«r tĂ« diskutuar mundĂ«sinĂ« e prodhimit tĂ« makinave nĂ« Slloveni nĂ« njĂ« fabrikĂ« nĂ« pronĂ«si tĂ« kompanisĂ« austriake Magna Steyr.

Kina i ka hedhur poshtë pretendimet e Brukselit mbi konkurrencën e pandershme të automjeteve elektrike dhe ka njoftuar hetime hakmarrëse për produktet europiane si derri, konjaku dhe bulmeti.

Pothuajse i gjithë konjaku i BE-së është prodhim francez, eksporti i të cilit në Kinë vlerësohet në 1,4 miliardë euro në vit.

Shenja të kujdesshme zbutjeje në mosmarrëveshjen për këtë pije të çmuar u shfaqën ndërsa ministri i Jashtëm kinez Wang Yi, presidenti francez Emmanuel Macron dhe ministri francez  Europën dhe pun[t e Jashtme Jean-Noel Barrot u takuan në fillim të këtij muaji në Paris.

Megjithatë, Kina vendosi tarifa antidumping deri në 34,9% mbi konjakun, duke detyruar eksportuesit europianë të rrisin çmimet për të shmangur këto taksa.

Sanksionet ndaj Rusisë zbehën festimet e samitit

VetĂ«m disa ditĂ« para bisedimeve nĂ« Pekin, BE miratoi njĂ« paketĂ« tĂ« re sanksionesh kundĂ«r RusisĂ« pĂ«r shkak tĂ« luftĂ«s nĂ« UkrainĂ«, pĂ«rfshirĂ« dy banka kineze. Ministri kinez i TregtisĂ« i dĂ«rgoi homologut tĂ« tij europian njĂ« mesazh zyrtar proteste,  tĂ« njohur si “pĂ«rfaqĂ«sim solemn” nĂ« gjuhĂ«n diplomatike.

“Ne e dimĂ« qĂ« kompanitĂ« kineze furnizojnĂ« rreth 80% tĂ« mallrave me pĂ«rdorim tĂ« dyfishtĂ« pĂ«r luftĂ«n”, tha Costa, duke iu referuar mallrave me pĂ«rdorim civil, por qĂ« mund tĂ« pĂ«rdoren edhe pĂ«r qĂ«llime ushtarake. “Nuk jemi naivĂ«. Nuk po i kĂ«rkojmĂ« KinĂ«s tĂ« ndĂ«rpresĂ« marrĂ«dhĂ«niet, por tĂ« pĂ«rforcojĂ« kontrollet doganore dhe financiare”, shtoi ai.

Brukseli thotë se marrëdhëniet politike dhe ekonomike të Kinës me Rusinë që nga pushtimi i vitit 2022 përfaqësojnë mbështetje të heshtur ndaj Moskës, gjë që e ka ndihmuar ekonominë ruse të përballojë sanksionet perëndimore.

Kina i mohon kĂ«to pretendime dhe Pekini deklaroi tĂ« hĂ«nĂ«n se sanksionet “do tĂ« kenĂ« njĂ« ndikim negativ serioz nĂ« marrĂ«dhĂ«niet ekonomike dhe tregtare KinĂ«-BE”.

Paketa e 18-të e masave ekonomike nga Europa kundër Rusisë që nga pushtimi i vitit 2022 vjen në një kohë kur aleatët shpresojnë që presidenti amerikan Donald Trump të përmbushë kërcënimin për të ndëshkuar Moskën për bllokimin e përpjekjeve për paqe.

BE-ja i kërkon Pekinit veprim për klimën


Pavarësisht tensioneve mbi tregtinë dhe luftën në Ukrainë, BE-ja shpreson për bashkëpunim me Kinën në luftën kundër ndryshimeve klimatike dhe në uljen e emetimeve të gazeve serë.

Ngrohja globale ka qenë historikisht një fushë bashkëpunimi mes Brukselit dhe Pekinit, me të dyja palët që kanë sinjalizuar gatishmëri për të bashkëpunuar në këtë drejtim.

Sipas njĂ« deklarate pĂ«r shtyp, zyrtarĂ«t kinezĂ« dhe tĂ« BE-sĂ« ranĂ« dakord nĂ« samit “se forcimi i bashkĂ«punimit KinĂ«-BE pĂ«r ndryshimet klimatike Ă«shtĂ« nĂ« tĂ« mirĂ« tĂ« popujve tĂ« tĂ« dy palĂ«ve dhe ka rĂ«ndĂ«si tĂ« madhe dhe tĂ« veçantĂ« pĂ«r mbrojtjen e multilateralizmit dhe avancimin e qeverisjes globale tĂ« klimĂ«s”.

Deklarata theksonte gjithashtu se “ngjyra e gjelbĂ«r Ă«shtĂ« ngjyra pĂ«rfaqĂ«suese e bashkĂ«punimit KinĂ«-BE dhe se dy palĂ«t kanĂ« njĂ« bazĂ« tĂ« fortĂ« dhe hapĂ«sirĂ« tĂ« gjerĂ« pĂ«r bashkĂ«punim nĂ« fushĂ«n e tranzicionit tĂ« gjelbĂ«r”.

GjatĂ« njĂ« vizite nĂ« Pekin kĂ«tĂ« muaj, zv/presidentja e Komisioni Evropian Teresa Ribera paralajmĂ«roi se “mungesa e mundshme e ambicies nga ndotĂ«sit kryesorĂ« Ă«shtĂ« njĂ« shqetĂ«sim pĂ«r komunitetin ndĂ«rkombĂ«tar dhe qytetarĂ«t tanĂ«â€, duke kĂ«rkuar veprim mĂ« tĂ« madh.

ZĂ«vendĂ«skryeministri kinez Ding Xuexiang, nga ana tjetĂ«r, vlerĂ«soi “pjesĂ«marrjen e KinĂ«s nĂ« qeverisjen globale pĂ«r mjedisin”.

E pyetur nĂ«se masat e BE-sĂ« ndaj kompanive kineze tĂ« energjisĂ« sĂ« gjelbĂ«r mund tĂ« dĂ«mtojnĂ« tranzicionin global drejt energjive tĂ« rinovueshme, Ribera u pĂ«rgjigj se, ndonĂ«se BE-ja “mund tĂ« pĂ«rfitojĂ« nĂ« afat tĂ« shkurtĂ«r” nga importet mĂ« tĂ« lira, “mund tĂ« dĂ«mtojĂ« mundĂ«sinĂ«â€ pĂ«r investime afatgjata nĂ« tĂ« ardhmen e bllokut.

BE-ja synon të bëhet neutrale ndaj karbonit deri në vitin 2050. Kina, ndotësi më i madh në botë ,  ka premtuar ta arrijë këtë qëllim deri në vitin 2060.  /Ad.Ab./

 

The post ANALIZË – BE-KinĂ«, 50 vjet marrĂ«dhĂ«nie diplomatike mes tensioneve tregtare appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Turqi – Irani: Bisedimet bĂ«rthamore me fuqitĂ« evropiane pĂ«rfunduan pa rezultate

25 July 2025 at 18:39

STAMBOLL, 25 korrik  /ATSH-DPA/  – Bisedimet pĂ«r programin bĂ«rthamor midis Iranit dhe vendeve tĂ« njohura si E3, Gjermania, Franca dhe Britania e Madhe qĂ« u mbajtĂ«n sot nĂ« Stamboll, pĂ«rfunduan pa ndonjĂ« rezultat konkret, sipas burimeve iraniane.

“PatĂ«m njĂ« diskutim serioz, tĂ« sinqertĂ« dhe tĂ« detajuar”, shkroi nĂ« platformĂ«n X, Kasem Gharibabadi, zĂ«vendĂ«sministri i JashtĂ«m Iranian pĂ«r Çështje Ligjore dhe NdĂ«rkombĂ«tare.

“SidoqoftĂ«, u ra dakord qĂ« konsultimet tĂ« vazhdojnĂ«,” shtoi ai.

Ky ishte takimi i parë mes zëvendësministrave të jashtëm të katër vendeve që prej sulmit të Izraelit kundër  Iranit muajin e kaluar.

Irani pret vizitë nga IAEA, por nuk lejon inspektime

ZĂ«dhĂ«nĂ«si i ministrisĂ« sĂ« Jashtme iraniane, Esmaeil Baghaei, deklaroi se brenda “javĂ«ve tĂ« ardhshme” Ă«shtĂ« planifikuar njĂ« vizitĂ« e zĂ«vendĂ«sdrejtorit tĂ« pĂ«rgjithshĂ«m tĂ« AgjencisĂ« NdĂ«rkombĂ«tare pĂ«r Energji Atomike (IAEA) nĂ« Teheran, pĂ«r tĂ« diskutuar kuadrin e bashkĂ«punimit mes palĂ«ve.

“Inspektimi i objekteve bĂ«rthamore tĂ« dĂ«mtuara gjatĂ« luftĂ«s nuk Ă«shtĂ« i planifikuar”, shtoi ai.

BE e shqetësuar, marrëveshja e Vjenës drejt skadimit

Diplomatët evropianë po përpiqen të rrisin presionin ndaj Teheranit që të angazhohet seriozisht në bisedime bërthamore.

Marrëveshja bërthamore e Vjenës e vitit 2015, e cila ka mbetur kryesisht joaktive, skadon zyrtarisht në mes të tetorit.

“Koha po mbaron,” paralajmĂ«roi njĂ« diplomat para takimit, duke thĂ«nĂ« se nĂ« mungesĂ« tĂ« pĂ«rparimit, vendet E3 mund tĂ« aktivizojnĂ« mekanizmin e “snapback”, qĂ« do tĂ« rikthente automatikisht sanksionet e OKB-sĂ« ndaj Iranit. /Ad.Ab./

 

The post Turqi – Irani: Bisedimet bĂ«rthamore me fuqitĂ« evropiane pĂ«rfunduan pa rezultate appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

IZRAEL – Netanyahu po shqyrton “opsione alternative” pĂ«r lirimin e pengjeve nĂ« Gaza

25 July 2025 at 17:43

TEL AVIV, 25 korrik /ATSH-DPA/ – Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu e cilĂ«soi grupin palestinez “Hamas” si njĂ« “pengesĂ«â€ pĂ«r arritjen e njĂ« marrĂ«veshjeje, pas njĂ« dĂ«shtimi tĂ« ri nĂ« negociatat indirekte pĂ«r armĂ«pushim nĂ« luftĂ«n nĂ« Gaza.

NjĂ« marrĂ«veshje armĂ«pushimi do tĂ« pĂ«rfshinte gjithashtu lirimin e pengjeve qĂ« mbahen ende nga “Hamas”.

“SĂ« bashku me aleatĂ«t tanĂ« amerikanĂ«, po shqyrtojmĂ« opsione alternative pĂ«r tĂ« kthyer pengjet nĂ« shtĂ«pi, pĂ«r tĂ« shkatĂ«rruar sundimin terrorist tĂ« “Hamasit” dhe pĂ«r tĂ« siguruar paqe tĂ« qĂ«ndrueshme pĂ«r Izraelin dhe rajonin tonĂ«â€,  shkroi sot Netanyahu  nĂ« platformĂ«n X.

Sipas burimeve izraelite, në Rripin e Gazës ndodhen ende rreth 50 pengje, dhe mendohet se të paktën 20 prej tyre janë ende gjallë.

Negociatat në Doha në ngërç

Bisedimet për armëpushim në Doha, të ndërmjetësuara nga SHBA-ja, Egjipti dhe Katari, u bllokuan sërish dje.

Sipas burimeve izraelite dhe amerikane, Hamas ka penguar bisedimet duke paraqitur kërkesa të tepruara. Nga ana tjetër, Hamasi shprehu habinë e tij, duke thënë se kishte bërë lëshime së fundmi ndaj Izraelit.

Delegacionet amerikane dhe izraelite janë thirrur në kryeqytetet e tyre për konsultime, sipas raporteve. Megjithatë, nuk dihet nëse dhe kur do të rinisin bisedimet.

ÇfarĂ« nĂ«nkuptojnĂ« “opsionet alternative”?

Nuk Ă«shtĂ« ende e qartĂ« se çfarĂ« ka nĂ«nkuptuar Netanyahu me “opsione alternative”. AsnjĂ«ra palĂ« nuk e ka deklaruar zyrtarisht pĂ«rfundimin e negociatave nĂ« Doha, por deklarata e tij mund tĂ« jetĂ« njĂ« sinjal nĂ« atĂ« drejtim.

Gjithashtu, kërcënimi për ndërprerjen e procesit diplomatik dhe për masa më të ashpra ushtarake në Gaza mund të jetë një strategji për të detyruar Hamasin të tërhiqet nga kërkesat e tij. /Ad.Ab./

 

The post IZRAEL – Netanyahu po shqyrton “opsione alternative” pĂ«r lirimin e pengjeve nĂ« Gaza appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

FOKUS – Trump viziton SkocinĂ«, pritet tĂ« takohet me kryeministrin britanik Starmer

25 July 2025 at 17:01

EDINBURGH/LONDËR, 265 korrik /ATSH/ – Presidenti amerikan Donald Trump udhĂ«ton sot drejt SkocisĂ« nĂ« njĂ« vizitĂ« qĂ« pĂ«rfshin vajtjen nĂ« fushat e tij tĂ« golfit dhe takime politike kryesisht larg syrit tĂ« publikut.

Trump planifikon të vizitojë resortin e tij të golfit në Turnberry, në bregun lindor të Skocisë, ku të hënën do të takohet me kryeministrin britanik Keir Starmer, para se të shkojë në pronën tjetër të tij në Aberdeen, rreth 320 kilometra në perëndim, për të hapur një fushë të dytë golfi të emërtuar në nder të nënës së tij Mary Anne MacLeod, e lindur në një ishull skocez para se të emigronte në SHBA.

Sipas zĂ«dhĂ«nĂ«ses sĂ« ShtĂ«pisĂ« sĂ« BardhĂ« Karoline Leavitt, vizita Ă«shtĂ« “njĂ« udhĂ«tim pune qĂ« pĂ«rfshin njĂ« takim bilateral me kryeministrin Starmer pĂ«r tĂ« ratifikuar marrĂ«veshjen historike tĂ« tregtisë  mes SHBA-sĂ«d dhe BritanisĂ« sĂ« Madhe”. .

Marrëdhënie më të thella me Britaninë

Vizita e presidentit Trump, fillimisht e quajtur “private”, i jep atij dhe kryeministrit Starmer mundĂ«sinĂ« pĂ«r tĂ« forcuar marrĂ«dhĂ«niet, me tema si lufta nĂ« UkrainĂ« dhe situata nĂ« Gaza nĂ« rendin e ditĂ«s.

Zyrtarë britanikë janë inkurajuar nga ndryshimi i qëndrimit të Trump ndaj Rusisë dhe Ukrainës kohët e fundit.

Gjithashtu, Starmer ka shprehur shqetĂ«simin pĂ«r krizĂ«n humanitare nĂ« Gaza, duke e cilĂ«suar situatĂ«n “tĂ« papranueshme dhe tĂ« pafalshme”, dhe ka kĂ«rkuar lejimin e ndihmave humanitare nĂ« enklavĂ«n palestineze. MĂ« shumĂ« se 100 persona kanĂ« vdekur nga uria, sipas autoriteteve shĂ«ndetĂ«sore nĂ« Gaza.

Marrëveshja tregtare dhe tarifat

Që nga zgjedhja e tij, Starmer ka ruajtur një qasje pragmatike ndaj Trump-it, duke theksuar rëndësinë e aleancës së sigurisë me SHBA-në dhe shmangur kritikat e drejtpërdrejta për tarifat e presidentit Trump.

Kjo qasje ndihmoi në maj të këtij viti që Britania  e Madhe të siguronte një marrëveshje për uljen e tarifave, duke eliminuar tarifat për sektorin ajror, po duke lënë në fuqi tarifat për çelikun.

Starmer pritet të kërkojë heqjen e tarifave për çelikun, por një marrëveshje gjatë kësaj vizite nuk është e sigurt.

Takime dhe protesta në Skoci

Trump gjithashtu mund të takohet me liderin skocez John Swinney, i cili ka mbështetur hapur kundërshtaren e Trump-it, Kamala Harris, në zgjedhjet presidenciale të 2024-ës.

Edhe pse Trump e ka pĂ«rshkruar SkocinĂ« si njĂ« “vend shumĂ« tĂ« veçantĂ«â€ dhe ka bĂ«rĂ« njĂ« vizitĂ« tĂ« ngjashme atje nĂ« vitin 2016, pritja kĂ«tĂ« herĂ« nuk pritet tĂ« jetĂ« e ngrohtĂ«,  sipas njĂ« sondazhi tĂ« Ipsos nĂ« mars, 70% e skocezĂ«ve kanĂ« opinion negativ pĂ«r tĂ«, ndĂ«rsa vetĂ«m 18% kanĂ« opinion pozitiv.

Policia skoceze po përgatitet për protesta në Aberdeen dhe Edinburg.

Trump do të rikthehet sërish në Britani nga 17 deri më 19 shtator për një vizitë shtetërore të organizuar nga Mbreti Charles, duke u bërë i vetmi lider botëror modern me dy vizita shtetërore në Britani. Ai u prit për herë të parë nga Mbretëresha Elizabeth në një vizitë tre-ditore në qershor 2019.  /Ad.Ab./

The post FOKUS – Trump viziton SkocinĂ«, pritet tĂ« takohet me kryeministrin britanik Starmer appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

RUSI – Moska: Militarizimi i GjermanisĂ« nga Merz Ă«shtĂ« njĂ« arsye pĂ«r shqetĂ«sim

24 July 2025 at 22:46

MOSKË, 24 korrik /ATSH/ – Rusia akuzoi sot  kancelarin gjerman Friedrich Merz pĂ«r ndjekjen e njĂ« rruge tĂ« “militarizimit” dhe tha se kjo Ă«shtĂ« njĂ« arsye pĂ«r shqetĂ«sim, sipas Reuters

Merz, një konservator që mori detyrën në muajin maj, ka mbajtur një qëndrim më të ashpër në mbështetje të Ukrainës sesa paraardhësi i tij socialdemokrat Olaf Scholz, ndërsa ka premtuar të rrisë presionin ndaj Rusisë për shkak të konfliktit në Ukrainë.

Ai vizitoi Kievin brenda pak ditësh pasi mori detyrën si kancelar dhe mbështeti të drejtën e Ukrainës për të kryer sulme me raketa me rreze të gjatë në territorin rus.

Nën drejtimin e Merz-it, Gjermania planifikon të rrisë shpenzimet për mbrojtjen në mënyrë të shpejtë, duke arritur në 3,5% të prodhimit të brendshëm bruto deri në vitin 2029.

ZĂ«dhĂ«nĂ«sja e MinistrisĂ« sĂ« Jashtme ruse, Maria Zakharova, tha nĂ« konferencĂ«n e saj javore pĂ«r shtyp se “Gjermania ka ndjekur njĂ« politikĂ« tĂ« hapur armiqĂ«sore ndaj RusisĂ« gjatĂ« viteve tĂ« fundit dhe se Merz po e shton retorikĂ«n anti-ruse fjalĂ« pĂ«r fjalĂ« çdo ditĂ«â€.

“Kjo retorikĂ« po bĂ«het gjithnjĂ« e mĂ« agresive dhe militante. Dhe ne besojmĂ« se kursi qĂ« ai ka zgjedhur, pĂ«r tĂ« pĂ«rshkallĂ«zuar marrĂ«dhĂ«niet me RusinĂ« paralelisht me militarizimin e detyruar tĂ« GjermanisĂ«, Ă«shtĂ« njĂ« arsye pĂ«r shqetĂ«sim tĂ« madh, para sĂ« gjithash pĂ«r vetĂ« qytetarĂ«t e GjermanisĂ«â€, tha Zakharova. /Ad.Ab./

 

The post RUSI – Moska: Militarizimi i GjermanisĂ« nga Merz Ă«shtĂ« njĂ« arsye pĂ«r shqetĂ«sim appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

❌
❌