Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 16 August 2025Main stream

Rezervuar trikombësh/ Meksika, Guatemala e Belize marrëveshje për mbrojtjen e pyllit

By: Re Nato
16 August 2025 at 16:18

Meksika, Guatemala dhe Belize do të krijojnë një rezervuar natyror tri kombësh për të mbrojtur pyllin tropikal maka.

Rezerva natyrore do të shtrihet përgjatë zonave të xhunglës së Meksikës jugore dhe pjesëve veriore të dy kombeve të Amerikës Qendrore, duke përfshirë më shumë se 5.7 milionë hektarë.

Presidentja meksikane Claudia Sheinbaum tha se ky hap do të krijojë rezervën e dytë më të madhe natyrore në Amerikën Latine, pas pyllit tropikal të Amazonës.

Megjithatë vendimi u prit me një entuziazëm të kujdesshëm nga grupet mjedisore me bazë në Meksikë, të cilët kanë kritikuar ashpër qeverinë meksikane dhe aleatët e Sheinbaum në vitet e fundit për shkatërrimin mjedisor të shkaktuar nga megaprojekte si një linjë treni, e njohur si Treni Maya.

Grupiet thanë në një deklaratë se rezerva është një hap monumental për ruajtjen pyjeve, por theksuan se shpresojnë që ajo të jetë më shumë se simbolike.

Liderët e tre vendeve diskutuan gjithashtu propozimin e Meksikës për të zgjeruar linjën e Trenit Maya, nga Meksika jugore në Guatemalë dhe Belize.

Megjithatë, kjo ka nxitur polemika dhe beteja ligjore, ndërsa ka prerë sipërfaqe të mëdha xhungle dhe ka dëmtuar një sistem delikat shpellash në Meksikë që shërben si burimi kryesor i ujit në zonë.

Në një hark kohor prej katër vitesh, autoritetet kanë prerë afërsisht 7 milionë pemë, sipas shifrave qeveritare.

Paraardhësi i Sheinbaum e përshpejtoi projektin e trenit pa studime të hollësishme mjedisore dhe injoroi vazhdimisht urdhrat e gjyqtarëve për të ndaluar ndërtimin për shkak të shqetësimeve mjedisore. Presidentja aktuale ka vazhduar me projektin, por Guatemala ka deklaruar se ligjet e vendit nuk e lejojnë ndërtimin në xhunglën e mbrojtur.

Mbetet e paqartë se si do të ndikohej rruga e mundshme e trenit nga zona e re e mbrojtur që të tre vendet shpallën./abcnews.al

Zelensky: Duhet paqe e vërtetë, jo vetëm një tjetër pauzë mes pushtimeve ruse

By: Re Nato
16 August 2025 at 16:06

Presidenti Zelensky ka lëshuar një deklaratë tjetër pas takimit të Trump me Putinin, duke këmbëngulur se “duhet të arrihet paqja e vërtetë” dhe jo “thjesht një pauzë tjetër midis pushtimeve ruse”. 

Komentet e tij vijnë pasi një marrëveshje armëpushimi dështoi të materializohej nga bisedimet në Alaska, në të cilat presidenti ukrainas nuk ishte i ftuar.

Presidenti i SHBA-së, Trump, ka thënë që të gjitha palët bien dakord që duhet të ndjekin një marrëveshje paqeje midis Rusisë dhe Ukrainës, duke anashkaluar një marrëveshje të mundshme armëpushimi paraprakisht.

Zelensky, i cili do të takohet me Trump në Uashington të hënën, foli me presidentin amerikan në telefon më herët.

Ai tha se i kishte thënë se “sanksionet duhet të forcohen kundër Rusisë nëse nuk ka takim trepalësh ose nëse Rusia përpiqet t’i shmanget një përfundimi të ndershëm të luftës”.

SHBA-të dhe Ukraina thuhet se po bëjnë presion për një takim midis Trump, Zelensky dhe Putin, por Kremlini nuk ka rënë dakord deri më tani./abcnews.al

“Pa ndalim deri në çlirimin e çdo trotuari”/ Rama ndan pamje të reja nga lirimi i hapësirave publike

By: Re Nato
16 August 2025 at 15:32

Kryeministri Edi Rama ka ndarë pamje nga vijimi i aksionit për lirimin e hapësirave publike.

Përmes një video në rrjetet sociale, shihen heqje të strukturave të disa lokaleve.

“Pa ndalim deri në çlirimin e çdo trotuari”, shkruan Rama./abcnews.al

Thethi, përvojë që lë gjurmë/ Fshati piktoresk, destinacioni më i kërkuar i të huajve

By: Re Nato
16 August 2025 at 15:28

Në zemër të Alpeve Shqiptare, Thethi nuk është thjesht një destinacion turistik, por një përvojë që mbetet në kujtesë përjetë.

Nga Australia në Zelandën e Re, nga Franca në Austri e Gjermani, turistë nga çdo cep i globit e kanë vendosur këtë fshat piktoresk në listën e tyre të vendeve më të dashura ,  dhe arsyet janë të pafundme.

“Shiko ku jam: të zgjohesh në një ditë me diell, me qiell të kaltër, të rrethuar nga malet, në një fshat të bukur si Thethi, si mund të mos jetë një ditë e mirë. Jam nga Australia, e dua Thethin aq shumë sa kam ardhur në Shqipëri 8 javë më parë dhe në total, kam kaluar gati një muaj këtu në Theth, duke u larguar dhe kthyer përsëri, sepse e dua aq shumë. E rekomandoj shumë Thethin sepse shtëpitë e pritjes këtu janë thjesht të bukura dhe ndjesia këtu është thjesht magjike, është mistike, të jep ngrohtësi. Ti vjen në Theth, eksploron ujvarën, del për ecje tek Syri i Kaltër, noton në ujin e ftohtë, shkon në male, ha ushqim të mirë tradicional, pi me miqtë e tu.  Nuk njoh ndonjë që s’do të vijë sërish apo nuk dëshiron të rrijë më gjatë.”

” Vij nga Austria, përshtypja jonë e parë për Thethin ishte e mrekullueshme sepse nuk e prisnim këtë lloj lëndine në mes të maleve. Është më thjeshtë, më relaksuese këtu sesa në Austri.”

“Është e mrekullueshme, ne po e shijuam shumë të vinim këtu me motocikleta dhe u ndjemë shumë të relaksuar.”

Të apasionuarit pas hiking  e gjejnë Thethin si një strehë të përsosur për të eksploruar shtigjet malore. Thethi është një kombinim perfekt i natyrës së paprekur, traditës dhe mikpritjes shqiptare.

“Ne na pëlqen të bëjmë hiking dhe na pëlqejnë njerëzit këtu, janë shumë të këndshëm dhe të ndihmojnë shumë me çdo gjë.”

“Jemi nga Austria, ne na pëlqen natyra dhe vendosëm të vinim në Theth sepse kërkuam një vend më të largët. Ne shkuam tek Syri i Kaltër, natyrë shumë e bukur do të thoja dhe vetëm mund ta rekomandoj.”

“Është shumë fantastike këtu, na pëlqeu shumë, është shumë impresionuese me kaq male, thjesht shumë bukur.”

“Jemi nga Zelanda e Re, po e shijojmë atë, është shumë këndshëm, duket pak a shumë si malet Dalmat, na pëlqen kisha.”

“Jam nga Franca, po kërkoja për një vend ku të bëja hiking në malet këtu, pashë këtë dhe disa njerëz ma rekomanduan nga Tirana. Po më pëlqen shumë, është shumë bukur, shiko malet, lumin, isha te Syri i Kaltër sot.”

“Ne po bëjmë shtigjet e Majave të Ballkanit, u ndalëm këtu të vizitonim këtë kishë dhe të marrim një impresion nga Thethi. E zgjodhëm sepse i duam malet, shtigjet. Ne jemi nga Gjermania, shqiptarët janë shumë miqësorë, na pëlqen kjo gjë, i duam malet dhe kjo është përshtypja jonë e parë.”

“Jam nga Skocia, e zgjodhëm Thethin nga Majat e Ballkanit, përshtypja e parë është shumë e këndshme, ushqim i mirë, biseda të këndshme dhe bujtinat shumë të këndshme. Mund ta rekomandoj vërtet, është një vend shumë i mirë në Shqipëri, është ndryshe nga Tirana ku ishim më parë.”

“Jemi nga Australia, vendosëm të vinim në Theth nga pamja e maleve, është këndshëm të relaksohesh, siç tani që thjesht po lexoj, por pata mundësi të dal dhe të bëj hiking. Jam këtu të gjej një vend të këndshëm dhe të qetë, larg qytetit dhe të relaksohem dhe po, po e kam atë eksperiencë.”

Për pronarët e  bujtinave është koha për një vizion më të qartë për turizmin në zonë.

Në Theth mund të gjejnë veten dhe  aventurierët. Me  zip line  vizitorëve mund të  shohin  panoramën e fshatit nga lart  dhe të kalojnë një  përvojë të paharrueshme mes malesh

Me bukuritë natyrore që mahnisin dhe aventurat që të ngrenë adrenalinën, Thethi vazhdon të fitojë zemrat e turistëve nga çdo e gjithe bota./abcnews.al

Parandalohet ngjarja kriminale në Kurbin/ Arrestohet 37-vjeçari pas një konflikti, kishte armën gati për qitje

By: Re Nato
16 August 2025 at 15:25

Pas njoftimit për një konflikt fizik ndërmjet disa shtetasve, rreth orës 11:00, në rrugën “Kurbini”, Laç, shërbimet e Komisariatit të Policisë Kurbin kanë ndërhyrë menjëherë, duke parandaluar përshkallëzimin e konfliktit fizik ndërmjet 5 shtetasve, gjatë të cilit dyshohet se është qëlluar edhe me armë zjarri.

Nga veprimet e shpejta u kap dhe u vu në pranga shtetasi Klajdi Rryta, alias Klajdi Tusha, 37 vjeç, banues në Tiranë, të cilit iu gjet dhe iu sekuestrua në cilësinë e provës materiale një armë zjarri e tipit “Glock”, me fishek në fole gati për qitje.

Nga të dhënat e para rezulton se shtetasit e tjerë të përfshirë në këtë konflikt, të identifikuar me iniciale G. D., 27 vjeç, banues në Tiranë; E. Sh., 29 vjeç; E. Sh., 34 vjeç; si dhe E. R., 32 vjeç, banues në Laç, janë shpallur në kërkim dhe po punohet për kapjen e tyre.

Nën drejtimin e Prokurorisë vijon puna për dokumentimin e plotë të ngjarjes dhe identifikimin e personave të tjerë të përfshirë në konflikt, nga i cili nuk ka të dëmtuar.

Yesterday — 15 August 2025Main stream

Zelensky: Rusia nuk ka dhënë asnjë sinjal se është gati t’i japë fund luftës

By: Re Nato
15 August 2025 at 22:46

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky tha se nuk ka “sinjale” se Rusia do t’i japë fund luftës së saj, duke përmendur sulme të shumta në qytetet ukrainase sot, ndërsa presidentët rusë dhe amerikanë përgatiten për takimin e tyre në Alaska.

“Lufta vazhdon”, tha Zelensky në një fjalim të regjistruar. “Ajo vazhdon pikërisht sepse nuk ka asnjë urdhër, as ndonjë sinjal nga Moska se po përgatitet t’i japë fund kësaj lufte.”

«Ata po vrasin edhe ditën e negociatave», vazhdoi Zelensky. «Dhe kjo flet shumë».

Një sulm rus vrau një civil në Ukrainën qendrore më parë, të shtënat me armë zjarri ruse në rajonin lindor të Donetskut vranë dy oficerë policie dhe një tjetër sulm goditi “infrastrukturën civile” në Sumy, sipas autoriteteve ukrainase.

“Ukraina është gati të punojë sa më produktivisht të jetë e mundur për t’i dhënë fund luftës”, tha Zelensky. “Shpresojmë për një qëndrim të fortë nga Amerika. Gjithçka do të varet nga kjo – rusët respektojnë forcën amerikane. Vetëm forcën.”

Zelensky shtoi se administrata e tij po koordinohet me aleatët evropianë dhe kërkoi “të paktën” një takim midis Rusisë, Ukrainës dhe SHBA-së.

“Rusia duhet t’i japë fund luftës që e filloi vetë dhe që ka zgjatur prej vitesh”, tha presidenti ukrainas. “Vrasjet duhet të ndalen. Nevojitet një takim udhëheqësish. Të paktën, Ukraina, Shtetet e Bashkuara dhe Rusia duhet të takohen.”

Cilët janë personat që shoqërojnë Trump dhe Putin në takimin në Alaskë?

By: Re Nato
15 August 2025 at 22:30

Në takimin midis Presidentit amerikan Donald Trump dhe Presidentit rus Vladimir Putin , i cili fillimisht ishte menduar të ishte një takim kokë më kokë me vetëm dy përkthyes të pranishëm, po marrin pjesë katër persona të tjerë.

Nga ana amerikane është Sekretari i Shtetit Marco Rubio , i cili në vitin 2016 e sfidoi Trumpin në zgjedhjet paraprake republikane për të zgjedhur kandidatin presidencial (ai doli i treti), por më pas u bë aleat i ish-manjatit, dhe Steve Witkoff, një avokat dhe zhvillues pasurish të paluajtshme dhe mik i Trumpit, i cili në muajt e fundit është bërë i dërguari special i Shtëpisë së Bardhë i ngarkuar me menaxhimin e dosjeve më të ndjeshme ndërkombëtare, siç është kriza e Lindjes së Mesme dhe, pikërisht, konflikti midis Rusisë dhe Ukrainës.

Nga pala ruse, Putinit ju bashkua shtatëdhjetë e pesë vjeçari Sergei Lavrov, një veteran që shërbeu si ambasador i Moskës në Kombet e Bashkuara për dhjetë vjet dhe ka qenë Ministër i Jashtëm për njëzet e një vjet, dhe Yuri Ushakov, këshilltari që është gjithmonë në anën e “carit” kur bëhet fjalë për marrëdhëniet me Shtetet e Bashkuara, falë përvojës së tij dhjetëvjeçare si ambasador i Kremlinit në Uashington, nga viti 1998 deri në vitin 2008.

Trump dhe Putin do të diskutojnë mënyrat për dhënien fund të luftës së Rusisë në Ukrainë.

Para se të nisej nga Uashingtoni në Alaskë, Trump u ka thënë gazetarëve se shpreson që do të ketë rezultat.

Para këtij takimi, dy liderët kanë biseduar të paktën pesë herë përmes telefonit, prej kur Trump e ka marrë mandatin në janar të këtij viti./abcnews.al

Balena e zhdukur/ Fosili 25 milionë vjeçar zbulohet në Australi

By: Re Nato
15 August 2025 at 22:18

Zbulimi i një fosili 25 milionë vjeçar në një plazh në Australi munt të shënojë një kthesë të rëndësishme për evolucionin e një prej specieve më të mëdha në planetin Tokë, pikërisht balenat.

Paleontologët kanë identifikuar një specie të rrallë, krejtësisht të re që mund të zbulojë misteret e evolucionit të balenave.

Shumë kohë para se balenat të bëheshin gjigantë madhështorë dhe të butë, disa nga paraardhësit e tyre prehistorikë ishin të vegjël, të çuditshëm dhe të egër.

Këtë javë, studiuesit e emëruan zyrtarisht specien Janjucetus dullardi, një krijesë që ngjan me personazhet e filmave vizatimorë, me sy të fryrë sa madhësia e topave të tenisit.

Ndryshe nga balenat e sotme, ekzemplari i ri ishte mjaftueshëm i vogël sa për t’u futur në një shtrat të vetëm.

Megjithatë ai dhëmbë të mprehtë dhe një fytyrë si peshkaqen, kjo balenë e ccuditshme e oqeanit ishte një grabitqar i mprehtë.

Zbulimi i rrallë i kafkës së pjesshme, duke përfshirë kockat e veshit dhe dhëmbët, ndodhi vite më parë, por vetëm së fundi shkencëtarët kanë arritur të identifikojnë specien dhe t’I japin vendin e vet në historinë e evolucionit.

Grabitqarët e vegjël ishin një degë e hershme në linjën që çoi në balenat e mëdha të sotme, të tilla si balenat me gungë, balenat blu dhe balenat minke.

Por paraardhësit me dhëmbë dhe nofulla të fuqishme dukeshin rrënjësisht ndryshe nga çdo specie moderne./abcnews.al

Putin hesht para gazetarëve, nuk përgjigjet nëse do të pranonte armëpushim

By: Re Nato
15 August 2025 at 21:42

Presidenti rus Vladimir Putin nuk u përgjigj nëse do të pranonte një armëpushim kur gazetarët i bënë pyetje atij dhe Presidentit të SHBA-së Donald Trump në aeroport.

I pyetur nëse do të “ndalonte së vrari civilët”, Putini u duk sikur bëri shenjë se nuk mund ta dëgjonte pyetjen, shkruan CNN.

Donald Trump dhe Vladimir Putin kanë filluar takimin e tyre në Alaska.

Pasi u takuan në aeroport u nisën, dy udhëheqësit u nisën drejt bazës Elmendorf-Richardson, në afërsi të Ankorixhit në Alaskës, ku mbahet takimi.

Sekretari i shtetit amerikan, Marco Rubio, dhe i dërguari Steve Witkoff janë ulur përkrah Trump, ndërsa ministri i jashtëm rus, Sergei Lavrov, dhe ndihmësi i tij, Yuri Ushakov, janë pranë Putinit.

Trump dhe Putin do të diskutojnë mënyrat për dhënien fund të luftës së Rusisë në Ukrainë./abcnews.al

Fillon takimi midis Donald Trump dhe Vladimir Putin në Alaskë

By: Re Nato
15 August 2025 at 21:33

Donald Trump dhe Vladimir Putin kanë filluar takimin e tyre në Alaska.

Pasi u takuan në aeroport u nisën, dy udhëheqësit u nisën drejt bazës Elmendorf-Richardson, në afërsi të Ankorixhit në Alaskës, ku mbahet takimi.

Sekretari i shtetit amerikan, Marco Rubio, dhe i dërguari Steve Witkoff janë ulur përkrah Trump, ndërsa ministri i jashtëm rus, Sergei Lavrov, dhe ndihmësi i tij, Yuri Ushakov, janë pranë Putinit.

Më shumë se gjashtë vjet pas takimit të tyre të fundit, Donald Trump dhe Vladimir Putin janë përsëri ballë për ballë.

Të dy udhëheqësit përshëndetën njëri-tjetrin me një shtrëngim duarsh pasi zbresin nga aeroplanët e tyre në bazën ushtarake Elmendorf-Richardson në Anchorage të Alaskës.

Trump, i buzëqeshur e duartrokiti presidentin rus ndërsa ky i afrohej në qilimin e kuq.

Trump dhe Putin do të diskutojnë mënyrat për dhënien fund të luftës së Rusisë në Ukrainë.

Para se të nisej nga Uashingtoni në Alaskë, Trump u ka thënë gazetarëve se shpreson që do të ketë rezultat.

Para këtij takimi, dy liderët kanë biseduar të paktën pesë herë përmes telefonit, prej kur Trump e ka marrë mandatin në janar të këtij viti./abcnews.al

 

U plagos me thikë/ 27-vjeçari nga Korça transportohet drejt Traumës

By: Re Nato
15 August 2025 at 21:27

Niset me ambulancë drejt spitalit të traumës në Tiranë 27 vjeçari Ari Kodra, i cili u plagos me thikë në Korçë.

Nga bluzat e bardha mësohet se i dëmtuari po dërgohet për mjekim më të specializuar pasi ka dëmtim poshtë shpatullës, në anën e zemrës dhe duhen kontrolle më të imtësishme për të parë nëse i janë shkaktuar dëmtime të rënda.

Lidhur me ngjarjen, mësohet se autori Aleks Qiqi dhe i plagosuri ishin në një tavolinë së bashku me disa persona të tjerë, ndërsa kanë nisur duke u “ngacmuar” me fjalë me njëri tjetrin.

Autori ka shkuar në banesë, ka marrë thikën dhe është kthyer për ta plagosur, ndërsa personat e tjerë që kanë qenë në tavolinë kanë goditur fizikisht pas plagosjes autorin, duke i shkaktuar dëmtime por jashtë rrezikut për jetën./abcnews.al

Pasi shtrënguan duart, Trump dhe Putin në një makinë/ Presidentët nisen drejt vendit ku do të mbahet samiti

By: Re Nato
15 August 2025 at 21:20

Pasi shtrënguan duart në tapetin e kuq, Donald Trump dhe Vladimir Putin u drejtuan drejt automjeteve të tyre që po prisnin.

Por, pavarësisht se Putini kishte sjellë limuzinën e tij “Aurus” dhe ajo u pa në pistën pranë aeroplanëve, presidenti rus hipi në limuzinën presidenciale amerikane, të njohur si “Bisha”.

Presidenti rus u pa me një buzëqeshje në fytyrë, ndërsa Trump dukej duke përshëndetur turmën, shkruan Sky News.

Më shumë se gjashtë vjet pas takimit të tyre të fundit, Donald Trump dhe Vladimir Putin janë përsëri ballë për ballë.

Të dy udhëheqësit përshëndetën njëri-tjetrin me një shtrëngim duarsh pasi zbresin nga aeroplanët e tyre në bazën ushtarake Elmendorf-Richardson në Anchorage të Alaskës.

Trump, i buzëqeshur e duartrokiti presidentin rus ndërsa ky i afrohej në qilimin e kuq.

Trump dhe Putin do të diskutojnë mënyrat për dhënien fund të luftës së Rusisë në Ukrainë.

Para se të nisej nga Uashingtoni në Alaskë, Trump u ka thënë gazetarëve se shpreson që do të ketë rezultat.

Para këtij takimi, dy liderët kanë biseduar të paktën pesë herë përmes telefonit, prej kur Trump e ka marrë mandatin në janar të këtij viti./abcnews.al

Trump dhe Putin zbresin nga avionët, takohen në Alaskë. Shtrëngim duarsh midis tyre

By: Re Nato
15 August 2025 at 21:12

Më shumë se gjashtë vjet pas takimit të tyre të fundit, Donald Trump dhe Vladimir Putin janë përsëri ballë për ballë.

Të dy udhëheqësit përshëndetën njëri-tjetrin me një shtrëngim duarsh pasi zbresin nga aeroplanët e tyre në bazën ushtarake Elmendorf-Richardson në Anchorage të Alaskës, shkruan Sky News.

Trump, i buzëqeshur e duartrokiti presidentin rus ndërsa ky i afrohej në qilimin e kuq.

Trump dhe Putin do të diskutojnë mënyrat për dhënien fund të luftës së Rusisë në Ukrainë.

Para se të nisej nga Uashingtoni në Alaskë, Trump u ka thënë gazetarëve se shpreson që do të ketë rezultat.

Para këtij takimi, dy liderët kanë biseduar të paktën pesë herë përmes telefonit, prej kur Trump e ka marrë mandatin në janar të këtij viti./abcnews.al

Plagosja në Korçë, si nisi konflikti midis autorit dhe të plagosurit

By: Re Nato
15 August 2025 at 21:00

Zbardhet shkaku i plagosjes së 27-vjeçarit Ari Kodra në Korçë.

Mësohet se autori Aleks Qiqi  dhe i plagosuri ishin në një tavolinë së bashku me disa persona të tjerë, ndërsa kanë nisur duke u “ngacmuar” me fjalë me njëri tjetrin.

Autori ka shkuar në banesë, ka marrë thikën dhe është kthyer për ta plagosur, ndërsa personat e tjerë që kanë qenë në tavolinë kanë goditur fizikisht pas plagosjes autorin, duke i shkaktuar dëmtime por jashtë rrezikut për jetën.

I plagosuri ndodhet ende në sallën e reanimacionit nën kujdesin e mjekëve, ku mësohet se ka plagë në trup, poshtë shpatullës./abcnews.al

Takimi në Alaskë, Shtëpia e Bardhë: Me Trump do të jenë Rubio dhe Witkoff

By: Re Nato
15 August 2025 at 20:35

Takimi kokë më kokë që ishte planifikuar midis presidentëve Donald Trump dhe Vladimir Putin nuk do të ndodhë, sipas Shtëpisë së Bardhë.

Sekretarja e shtypit Karoline Leavitt u tha gazetarëve në bordin e Air Force One se Trump tani do të shoqërohej nga Sekretari i Shtetit Marco Rubio dhe i Dërguari i Posaçëm Steve Witkoff për pjesën dypalëshe të bisedimeve, shkruan CNN.

Leavitt tha më parë këtë javë se udhëheqësit do të takoheshin kokë më kokë, dhe nuk ishte menjëherë e qartë pse këto plane kishin ndryshuar.

Pas pjesës dypalëshe të samitit, delegacionet do të takohen për drekë. Rubio, Witkoff, Sekretari i Thesarit Scott Bessent, Sekretari i Tregtisë Howard Lutnick, Sekretari i Mbrojtjes Pete Hegseth dhe shefja e shtabit Susie Wiles pritet të bashkohen gjithashtu./abcnews.al

Samiti në Alaskë, mbërrin presidenti Donald Trump

By: Re Nato
15 August 2025 at 20:25

Presidenti amerikan, Donald Trump ka mbërritur në bazën ushtarake Elmendorf-Richardson në Alaska me aeroplanin Air Force One.

Trump ka mbërritur në bazën ushtarake përpara Vladimir Putinit, shkruan Sky News.

Trump dhe Putin do të takohen ballë për ballë për t’i diskutuar mënyrat për dhënien fund të luftës së Rusisë në Ukrainë.

Para se të nisej nga Uashingtoni në Alaskë, Trump u ka thënë gazetarëve se shpreson që do të ketë rezultat.

Para këtij takimi, dy liderët kanë biseduar të paktën pesë herë përmes telefonit, prej kur Trump e ka marrë mandatin në janar të këtij viti./abcnews.al

Plagosi 27-vjeçarin, kush është autori në Korçë. Pak kohë më parë doli nga burgu (EMRI)

By: Re Nato
15 August 2025 at 19:57

Aleks Qiqi është autori i plagosjes së 27-vjeçarit Ari Kodra në Korçë.

ABC News mëson se 41-vjeçari Qiqi ka qen, i dënuar për falsifikime, dhe vepra të tjera penale. Ai ka dalë pak kohë më parë nga burgu, teksa është dënuar për drogë.

Gjithashtu, ka qenë i dënuar edhe në Greqi.

Nga ngjarja e sotme, edhe vetë Qiqi mbeti i lënduar, teksa u transportua në spital.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes./abcnews.al

❌
❌