❌

Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 26 July 2025Main stream

Tirana, ndër qytetet me numrin më të lartë të taksive në Europë në raport me popullsisë

By: Mira Leka
25 July 2025 at 22:12

Lufta për pasagjerët, taksitë fitojnë terren në rrugët e Tiranës. Shqipëria, ndër të parat në Europë për numrin e lartë të taksive në raport me popullsinë. Rritja e turistëve, transporti i dobët publik dhe hyrja e flotave të taksive elektrike i kanë dhënë hov zhvillimit të këtij tregu

 

Armela Toska

NĂ« RrugĂ«n e Elbasanit, brenda vetĂ«m 5 minutave kaluan 87 taksi, sipas njĂ« vĂ«zhgimi qĂ« bĂ«ri “Monitor” nĂ« orĂ«n 9:30 tĂ« mĂ«ngjesit. Dhe nĂ«se lĂ«viz pak mĂ« pranĂ« qendrĂ«s, pĂ«rballĂ« Toptanit tĂ« presin 17 taksi tĂ« parkuara, gati pĂ«r tĂ« marrĂ« pasagjerĂ« nĂ« zemĂ«r tĂ« kryeqytetit.

Sipas Drejtorisë së Transportit dhe Trafikut Rrugor, në Tiranë kishte 2850 mjete të licencuara dhe 130 subjekte juridike që operojnë në kryeqytet deri në fund të majit 2025.

Bazuar në të dhënat e Cens 2023 për popullsinë banuese, kryeqyteti shqiptar ka aktualisht 4.8 taksi për çdo 1,000 banorë.

Kjo shifër e rendit Tiranën ndër vendet me numrin më të lartë në Europë dhe në Ballkan, teksa ia kalon vetëm Podgorica (4.9). Pas kryeqytetit shqiptar vjen Sarajeva (4.6).

Në Europë, kryeqyteti më i ngarkuar është Parisi, me 8.5 taksi për 1 mijë banorë.

Sipas burimeve pĂ«rkatĂ«se nga institucionet zyrtare tĂ« çdo vendi, tĂ« pĂ«rpunuara nga “Monitor”, Tirana lĂ« pas shumĂ« nga metropolet mĂ« tĂ« mĂ«dha dhe mĂ« tĂ« zhvilluara tĂ« kontinentit.

Në krahasim me qytete si Berlini (1.49), Londra (1.62) apo Roma (2.74), Tirana ka dukshëm më shumë taksi në raport me popullsinë.

 

Përpunime të Monitor, sipas të dhënave zyrtare nga shtetet përkatëse

 

Vendet e njohura për turizmin si Athina (4.33 taksi për 1,000 banorë), Stambolli (1.17) dhe Madridi (2.3) kanë një numër dukshëm më të ulët taksish për banor në krahasim me Tiranën.

Ky krahasim thekson jo vetëm një veçori të tregut shqiptar të transportit urban, por edhe faktin se, ndonëse Shqipëria është një destinacion më i vogël, ajo ofron një akses më të lartë ndaj shërbimeve të taksive, një element që ndikon pozitivisht në përvojën e vizitorëve dhe lehtësinë e lëvizjes brenda qytetit.

Kthimi i vendit në një destinacion turistik ka nxitur dukshëm këtë treg në vend. Ndërkohë, problemet e vazhdueshme të transportit publik i kanë detyruar qytetarët të mbështeten gjithnjë e më shumë tek alternativa si taksitë.

Këta dy faktorë u kombinuan me hyrjen e flotave të taksive elektrike, që përveçse shtuan ofertën, ulën dhe çmimet e shërbimit për shkak të kostos më të lirë në raport me taksitë e zakonshme që përdornin karburant.

Brenda vetëm pesë muajve të parë të këtij viti janë regjistruar 274 taksi të reja në Tiranë. Sipas të dhënave nga Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor, në 2024, numri i taksive të regjistruara ishte 2,576 dhe në maj të këtij viti ky numër arriti në 2,850, duke shënuar një rritje prej rreth 10.6%.

Përballë kërkesës së madhe, shumë operatorë të rinj kanë hyrë në treg, duke sjellë më shumë konkurrencë dhe si rrjedhojë, një ulje të ndjeshme të çmimeve për udhëtime brenda dhe jashtë qytetit.

Platformat online dhe aplikacionet për porositjen e taksive kanë shtuar fleksibilitetin për klientët, ndërkohë që operatorët garojnë për të ofruar çmime sa më të lira dhe shërbim sa më cilësor.

 

Numri i taksive rritet, çmimet ulen

Rritja e numrit të operatorëve të taksive në treg ka sjellë me vete jo vetëm më shumë alternativa për pasagjerët, por edhe një ulje të dukshme të çmimeve për destinacionet më të kërkuara.

Hyrja e operatorëve që shërbejnë me flota elektrike ka ulur dukshëm kostot e transportit. Një taksi elektrike mund të udhëtojë për 300 km për një kosto karikimi prej 200-500 lekë.

NjĂ« taksi me karburant pĂ«r tĂ« njĂ«jtĂ«n rrugĂ« shpenzon rreth 4 – 5 mijĂ« lekĂ« naftĂ« ose benzinĂ«.

Sipas një vëzhgimi në treg, me shtimin e konkurrencës janë rritur edhe ofertat, sidomos nga operatorët e mëdhenj, që synojnë të tërheqin klientë me çmime promocionale apo zbritje të herëpashershme.

Në të kaluarën, udhëtimi drejt Aeroportit të Rinasit kushtonte mes 2,000 dhe 2,500 lekë, ndërsa tani, përmes aplikacioneve dhe operatorëve të ndryshëm, ky çmim mesatarisht shkon 1,200 lekë por ka operatorë që ofrojnë çmime edhe më të lira deri në 1,000 lekë.

Sipas të dhënave të publikuara nga disa prej operatorëve më të mëdhenj në vend tarifat aktuale për shërbimin taksi në Tiranë janë si më poshtë

Tarifa e nisjes: 300 lekë për 1.5 km të para
Zona A (5 km pas 1.5 km): 120 lekë/km dhe 25 lekë/minutë
Zona B (10 km pas 6.5 km): 95 lekë/km dhe 21.25 lekë/minutë
Zona C (mbi 16.5 km): 80 lekë/km dhe 20 lekë/minutë

Z. Kurtaj shprehet se te Green Taxi ata përpiqen të ruajnë stabilitet gjatë gjithë vitit, por në raste të veçanta, si gjatë festave ose sezonit turistik, mund të ketë rregullime të moderuara për të përballuar fluksin e shtuar dhe rritjen e kostove për destinacionet jashtë juridiksionit të Bashkisë së Tiranës.

Zhvillimi teknologjik ka nisur tĂ« ndryshojĂ« rrĂ«njĂ«sisht mĂ«nyrĂ«n si operohet nĂ« kĂ«tĂ« treg. Platforma “Uber” ka futur standarde tĂ« reja nĂ« shĂ«rbim, duke mundĂ«suar pagesa tĂ« thjeshta, udhĂ«time tĂ« monitoruara dhe rritje tĂ« besimit te klientĂ«t.

Teknologjia ka sjellë më shumë transparencë dhe mundësi zgjedhjeje për qytetarët, ndërsa për vetë taksistët ka krijuar një kanal më të drejtë për të ofruar shërbimin, pa qenë të detyruar të operojnë në mënyrë të ndërmjetme apo joformale.

P.sh. Patoko, një platformë vendase, aktualisht numëron mbi 800 shoferë të regjistruar, prej të cilëve 760 operojnë në Tiranë. Arbër Kadia, CEO dhe bashkëthemelues i Patoko-s, thotë se përdoruesit më aktivë janë të rinjtë nga 18 deri në 42 vjeç, një grup që kërkon komoditet, pagesë të sigurt dhe shërbim të mirë.

“Shohim çdo muaj rritje tĂ« pagesave me kartĂ« edhe nga konsumatorĂ«t shqiptarĂ«â€, – thotĂ« z. Kadia, duke theksuar se besimi nĂ« teknologji Ă«shtĂ« rritur ndjeshĂ«m.

Pavarësisht risive në teknologji, problemi mbetet pasi pjesa më e madhe janë taksistë individualë.

Sipas Dashnor Memaj, kreut tĂ« ShoqatĂ«s sĂ« Transportit Publik, “pjesa mĂ« e madhe e taksive janĂ« individ taksi, pa qenĂ« tĂ« strukturuar nĂ« kompani tĂ« mĂ«dha dhe kjo e vĂ«shtirĂ«son kryerjen e shĂ«rbimit nĂ« kohĂ« dhe me standard tĂ« mirĂ«â€.

Ndryshe nga kompanitĂ«, qĂ« ndjekin orare tĂ« paracaktuara dhe plane pune mĂ« tĂ« sakta, taksistĂ«t individualĂ« shpesh “dalin nĂ« punĂ« dhe ikin sipas kohĂ«s sĂ« tyre”, duke krijuar boshllĂ«qe nĂ« mbulimin e kĂ«rkesĂ«s, veçanĂ«risht nĂ« orare tĂ« ngarkuara apo zona periferike.

Kjo diferencë në mënyrën e organizimit përkthehet në cilësi të ndryshme të përvojës për qytetarët dhe tregon se, ndonëse teknologjia ka nisur të sjellë rregull, tregu ka ende nevojë për standardizim më të plotë.

 

Numri i taksive rritet, po çmimet?!

Rritja e numrit të operatorëve të taksive në treg ka sjellë me vete jo vetëm më shumë alternativa për pasagjerët, por edhe një ulje të çmimeve për destinacionet më të kërkuara. Hyrja e operatorëve që shërbejnë me flota elektrike ka ulur dukshëm kostot e transportit.

NjĂ« taksi elektrike mund tĂ« udhĂ«tojĂ« pĂ«r 300 km pĂ«r njĂ« kosto karikimi prej 200-500 lekĂ«. NjĂ« taksi me karburant pĂ«r tĂ« njĂ«jtĂ«n rrugĂ« shpenzon rreth 4 – 5 mijĂ« lekĂ« naftĂ« ose benzinĂ«.

Sipas një vëzhgimi në treg, me shtimin e konkurrencës janë rritur edhe ofertat, sidomos nga operatorët e mëdhenj, që synojnë të tërheqin klientë me çmime promocionale apo zbritje të herëpashershme.

Në të kaluarën, udhëtimi drejt Aeroportit të Rinasit kushtonte mes 2,000 dhe 2,500 lekë, ndërsa tani, përmes aplikacioneve dhe operatorëve të ndryshëm, ky çmim mesatarisht shkon 1,200 lekë por ka operatorë që ofrojnë çmime edhe më të lira deri në 1,000 lekë.

Sipas të dhënave të publikuara nga disa prej operatorëve më të mëdhenj në vend tarifat aktuale për shërbimin taksi në Tiranë janë si më poshtë

Tarifa e nisjes: 300 lekë për 1.5 km të para
Zona A (5 km pas 1.5 km): 120 lekë/km dhe 25 lekë/minutë
Zona B (10 km pas 6.5 km): 95 lekë/km dhe 21.25 lekë/minutë
Zona C (mbi 16.5 km): 80 lekë/km dhe 20 lekë/minutë

Z. Kurtaj shprehet se te Green Taxi ata përpiqen të ruajnë stabilitet gjatë gjithë vitit, por në raste të veçanta, si gjatë festave ose sezonit turistik, mund të ketë rregullime të moderuara për të përballuar fluksin e shtuar dhe rritjen e kostove për destinacionet jashtë juridiksionit të Bashkisë së Tiranës.

Zhvillimi teknologjik ka nisur të ndryshojë rrënjësisht mënyrën si operohet në këtë treg.

Platforma “Uber” ka futur standarde tĂ« reja nĂ« shĂ«rbim, duke mundĂ«suar pagesa tĂ« thjeshta, udhĂ«time tĂ« monitoruara dhe rritje tĂ« besimit te klientĂ«t. Teknologjia ka sjellĂ« mĂ« shumĂ« transparencĂ« dhe mundĂ«si zgjedhjeje pĂ«r qytetarĂ«t, ndĂ«rsa pĂ«r vetĂ« taksistĂ«t ka krijuar njĂ« kanal mĂ« tĂ« drejtĂ« pĂ«r tĂ« ofruar shĂ«rbimin, pa qenĂ« tĂ« detyruar tĂ« operojnĂ« nĂ« mĂ«nyrĂ« tĂ« ndĂ«rmjetme apo joformale.

P.sh. Patoko, njĂ« platformĂ« vendase, aktualisht numĂ«ron mbi 800 shoferĂ« tĂ« regjistruar, prej tĂ« cilĂ«ve 760 operojnĂ« nĂ« TiranĂ«. ArbĂ«r Kadia, CEO dhe bashkĂ«themelues i Patoko-s, thotĂ« se pĂ«rdoruesit mĂ« aktivĂ« janĂ« tĂ« rinjtĂ« nga 18 deri nĂ« 42 vjeç, njĂ« grup qĂ« kĂ«rkon komoditet, pagesĂ« tĂ« sigurt dhe shĂ«rbim tĂ« mirĂ«. “Shohim çdo muaj rritje tĂ« pagesave me kartĂ« edhe nga konsumatorĂ«t shqiptarĂ«â€, – thotĂ« z. Kadia, duke theksuar se besimi nĂ« teknologji Ă«shtĂ« rritur ndjeshĂ«m.

Pavarësisht risive në teknologji, problemi mbetet pasi pjesa më e madhe janë taksistë individualë.

Sipas Dashnor Memaj, kreut tĂ« ShoqatĂ«s sĂ« Transportit Publik, “pjesa mĂ« e madhe e taksive janĂ« individ taksi, pa qenĂ« tĂ« strukturuar nĂ« kompani tĂ« mĂ«dha dhe kjo e vĂ«shtirĂ«son kryerjen e shĂ«rbimit nĂ« kohĂ« dhe me standard tĂ« mirĂ«â€.

Ndryshe nga kompanitĂ«, qĂ« ndjekin orare tĂ« paracaktuara dhe plane pune mĂ« tĂ« sakta, taksistĂ«t individualĂ« shpesh “dalin nĂ« punĂ« dhe ikin sipas kohĂ«s sĂ« tyre”, duke krijuar boshllĂ«qe nĂ« mbulimin e kĂ«rkesĂ«s, veçanĂ«risht nĂ« orare tĂ« ngarkuara apo zona periferike.

Kjo diferencë në mënyrën e organizimit përkthehet në cilësi të ndryshme të përvojës për qytetarët dhe tregon se, ndonëse teknologjia ka nisur të sjellë rregull, tregu ka ende nevojë për standardizim më të plotë.

 

Taksitë rrisin importin e makinave elektrike

GjatĂ« periudhĂ«s 2019–2024 Ă«shtĂ« vĂ«rejtur rritje graduale dhe e qĂ«ndrueshme nĂ« numrin e automjeteve elektrike tĂ« regjistruara pĂ«r herĂ« tĂ« parĂ« nĂ« ShqipĂ«ri, e ndikuar kryesisht nga shtimi i kompanive tĂ« taksive qĂ« kanĂ« flota elektrike.

Sipas të dhënave nga Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor (DPSHTRR) në vitin 2024 u regjistruan 3,127 automjete elektrike, me rritje 72% në krahasim me vitin e mëparshëm dhe gati 5 herë më shumë se në 2022, kur u regjistruan vetëm 675 mjete.

 

Burimi: DPShTRr

 

NĂ« pjesĂ«n mĂ« tĂ« madhe, automjetet elektrike janĂ« kryesisht pĂ«r t’u pĂ«rdorur si taksi.

Sipas të dhënave të DPShTRr nga 2,576 taksi që operonin në 2024, 1,467 janë elektrike, 63 hibride dhe 1,046 me lëndë djegëse. Mjetet elektrike përbënin 57% të flotës totale të taksive (nga 31.2% që ishin në 2023).

 

Burimi: DPShTRr

 

Kjo shihet edhe në infrastrukturën për këto mjete. Ndërsa qytetarët hasin vështirësi për të gjetur poste karikimi, kompanitë e taksive kanë investuar në stacione të posacme për flotën e tyre, duke i dhënë vetes një avantazh të qartë në përdorimin e kësaj teknologjie.

Administratori i Green Taxi pohon pĂ«r “Monitor” se “pĂ«rdorimi i makinave elektrike ka sjellĂ« ulje tĂ« konsiderueshme tĂ« kostove tĂ« karburantit dhe mirĂ«mbajtjes rutinĂ«.
Ne si kompani kemi pika tĂ« posaçme karikimi, duke na dhĂ«nĂ« avantazh operativ”.

Ai thekson se strategjia e kompanisë për një flotë më të qëndrueshme lidhet ngushtë me kërkesat e reja të tregut dhe pritshmëritë gjithnjë e më të larta të klientëve.

Sipas Entit Rregullator të Energjisë, në total, në Republikën e Shqipërisë janë regjistruar gjithsej rreth 178 kontrata për stacione karikimi, me fuqi të instaluar totale prej 26,627 kWh.

Pavarësisht rritjes, numri i mjeteve elektrike mbetet minimal në raport me totalin e makinave të reja të regjistruara në një vit.

Në vitin 2019, numri i automjeteve elektrike ishte vetëm 35, nga një total prej 51,994 mjeteve të regjistruara atë vit.

Kulmi i kësaj tendence arriti në vitin 2024, me 3,127 automjete elektrike të regjistruara, që përbëjnë rreth 3.1% të totalit prej 99,441 regjistrimesh të reja.

 

Burimi: DPShTRr

 

Sfidat teknike dhe infrastrukturore

Megjithatë, ky tranzicion nuk është i lehtë. Shqipëria ende përballet me mungesë të specialistëve të trajnuar për mirëmbajtjen e makinave hibride dhe pjesët e këmbimit shpesh mungojnë ose janë të shtrenjta.

Për më tepër, infrastruktura rrugore lë për të dëshiruar: gropat, trotuaret e dëmtuara dhe ndalesat e pakta të karikimit elektrike mund të shkaktojnë dëme dhe vonesa për drejtuesit
që përdorin automjete elektrike.

Z. Kurtaj nga Green Taxi shprehet se “sfida kryesore Ă«shtĂ« mungesa e pjesĂ«ve rezervĂ« specifike pĂ«r modelet elektrike nĂ« tregun vendas”.

 

Kompanitë më të mëdha në treg

Në Tiranë operojnë disa kompani të mëdha taksish, të cilat zënë një pjesë të konsiderueshme të tregut të transportit të udhëtarëve brenda dhe jashtë qytetit.

Sipas të dhënave nga QKB mbi xhiron vjetore të realizuar në vitin 2023, katër nga emrat më të njohur në këtë sektor janë:

Merr Taxi, aktualisht një nga operatorët më të mëdhenj në vend, ka realizuar një xhiro prej 562.6 milionë lekësh.

Lux Taxi, i njohur për shërbimin me mjete të kategorisë së lartë, ka raportuar të ardhura në vlerën 138.1 milionë lekë.

City Taxi, një tjetër emër i konsoliduar në treg, ka gjeneruar 79.7 milionë lekë të ardhura.

Smart Taxi, një operator më i vogël në krahasim me të tjerët, ka raportuar një xhiro prej 9.2 milionë lekësh.

Norma e fitimit të operatorëve luhatet në 8-10%, sipas bilanceve të operatorëve, duke mos rezultuar një biznes shumë fitimprurës.

 

Burimi: DPShTRr

Lexoni edhe:

“Tregu i taksive drejt dixhitalizimit dhe automjeteve elektrike dhe hibride”

Transporti publik me Google Maps, çorientues

 

The post Tirana, ndër qytetet me numrin më të lartë të taksive në Europë në raport me popullsisë appeared first on Revista Monitor.

“Tregu i taksive drejt dixhitalizimit dhe automjeteve elektrike dhe hibride”

By: Mira Leka
25 July 2025 at 22:10

Intervistë me Dashnor Memaj, Kryetari i Shoqatës së Transportit

 

Në një qytet si Tirana, ku infrastruktura e transportit publik mbetet ende sfiduese për shumë banorë dhe vizitorë, tregu i taksive zë një vend thelbësor në jetën urbane.

Dashnor Memaj, kryetari i Shoqatës së Transportit, thotë se rritja e përdorimit të aplikacioneve për thirrjen e taksive dhe hyrja e operatorëve më të organizuar në treg ka sjellë një standard më të lartë shërbimi për qytetarët.

Ai thotĂ« pĂ«r “Monitor” se ShqipĂ«ria ka ende njĂ« potencial tĂ« madh pĂ«r zhvillim nĂ« kĂ«tĂ« sektor.

 

Si e vlerësoni zhvillimin e tregut të taksive në Shqipëri në vitet e fundit?

Gjatë viteve të fundit, tregu i taksive në Shqipëri ka pësuar  transformim të ndjeshëm.

Nga një shërbim tradicional i kufizuar në zona urbane, ai po orientohet gjithnjë e më shumë drejt dixhitalizimit dhe profesionalizimit.

Rritja e përdorimit të aplikacioneve për thirrjen e taksive dhe hyrja e operatorëve më të organizuar në treg ka sjellë një standard më të lartë shërbimi për qytetarët.

Megjithatë, ka ende  mungesë uniformiteti në cilësinë dhe strukturën e shërbimit midis operatorëve dhe kujtojmë se pjesa më e madhe e taksive janë individë taksi pa qenë të strukturuar në kompani të mëdha dhe kjo e vështirëson kryerjen e shërbimit në kohë dhe me standard të mirë.

NjĂ« taksist individ “del nĂ« punĂ« dhe ikĂ«n nga puna sipas kohĂ«s sĂ« tij, jo sipas nevojĂ«s sĂ« punĂ«s sĂ« paracaktuar”, ndĂ«rsa pjesa e kompanive Ă«shtĂ« mĂ« e organizuar.

 

Cilat janë tendencat më të fundit që po ndikojnë në sektor?

Tendencat kryesore përfshijnë dixhitalizimin e shërbimeve përmes aplikacioneve mobile, rritjen e kërkesës për automjete elektrike apo hibride, si dhe presionin për një shërbim më të sigurt dhe të rregulluar.

Gjithashtu, ka një orientim drejt integrimit të shërbimit të taksive me platformat e transportit publik dhe rritje të bashkëpunimit me sektorin turistik, veçanërisht në sezonin veror.

Pandemia dhe pasojat e saj ndikuan negativisht përkohësisht, por rikuperimi ka qenë i qëndrueshëm në dy vitet e fundit.

 

A ka Shqipëria hapësirë për rritje në këtë sektor dhe cilat janë pengesat kryesore?

Shqipëria ka ende potencial të madh për zhvillim në këtë sektor.

Rritja e urbanizimit, zgjerimi i turizmit dhe kërkesa për shërbime më cilësore krijojnë një terren të favorshëm për rritje.

Pengesat kryesore janë mungesa e një rregullimi të qartë dhe të unifikuar në nivel kombëtar, informaliteti, infrastruktura e dobët në disa qytete dhe mungesa e stimujve për investime në automjete të gjelbra.

Një tjetër sfidë është edhe mungesa e politikave të mirëkordinuara mes bashkive si pushtet vendor dhe institucioneve qendrore si qeveria.

 

A ekziston një konkurrencë e pandershme në treg dhe si ndikon ajo?

Konkurrenca e pandershme, si në shumë sektorë, edhe këtu mbetet një problem i madh.

Operimi i mjeteve pa licencë e me shoferë të pakualifikuar, mungesa e kontrollit të rregullt nga autoritetet dhe evazioni fiskal krijojnë një mjedis të pabarabartë për operatorët e rregullt.

Kjo jo vetëm që dëmton konkurrencën e ndershme, por ndikon negativisht edhe në cilësinë e shërbimit dhe besimin e konsumatorëve.

Për këtë arsye, nevojitet një mbikëqyrje më rigoroze dhe reforma ligjore që të garantojnë barazi në treg, koordinim dhe angazhim të përbashkët me operatorët, institucionet dhe specialistët e fushës.

 

Si e parashikoni tĂ« ardhmen e kĂ«tij sektori nĂ« 5–10 vitet e ardhshme?

NĂ«se ndĂ«rmerren politikat e duhura, sektori i taksive nĂ« ShqipĂ«ri ka potencial tĂ« kthehet nĂ« njĂ« element tĂ« rĂ«ndĂ«sishĂ«m tĂ« transportit urban dhe turistik me çmime tĂ« favorshme dhe me kompani tĂ« integruara nĂ« njĂ« platformĂ« tĂ« vetme, siç Ă«shtĂ« nĂ« vendet e tjera tĂ« zhvilluara – po marrim rastin e Uber-it.

Presim qĂ« teknologjia tĂ« luajë  rol edhe mĂ« tĂ« madh – me integrim tĂ« shĂ«rbimeve nĂ«pĂ«rmjet aplikacioneve tĂ« pĂ«rbashkĂ«ta, pĂ«rdorim tĂ« tĂ« dhĂ«nave pĂ«r optimizimin e flotĂ«s dhe rritjen e transparencĂ«s.

Gjithashtu, pritet që automjetet elektrike të zënë një përqindje më të madhe të flotës, sidomos në qytete si Tirana.

Me standardizim, mbështetje institucionale dhe luftë efektive kundër informalitetit, ky sektor mund të rrisë kontributin e tij në ekonomi dhe në përmirësimin e jetës urbane.

Duke pasur parasysh se aktualisht transporti Ă«shtĂ« i organizuar me autobusĂ«, taksi dhe makina me qira, pĂ«r turistĂ«t nuk ka aktualisht alternativa tĂ« tjera pĂ«r tĂ« lĂ«vizur nga njĂ« vend nĂ« tjetrin, nga njĂ« destinacion nĂ« tjetrin – edhe nĂ« pikat turistike.

 

Lexoni edhe:

Tirana, ndër qytetet me numrin më të lartë të taksive në Europë në raport me popullsisë

Transporti publik me Google Maps, çorientues

 

The post “Tregu i taksive drejt dixhitalizimit dhe automjeteve elektrike dhe hibride” appeared first on Revista Monitor.

Transporti publik me Google Maps, çorientues

By: Mira Leka
25 July 2025 at 22:08

Edhe pse të dhënat për transportin publik dhe ndërqytetas janë tashmë të disponueshme në Google Maps, përsëri nuk ndihmojnë shumë në orientim drejt destinacioneve të kërkuara, pasi rrugët dhe linjat urbane që aplikacioni sugjeron nuk janë të qarta as për vendasit.

Linjat e autobusëve në Tiranë shënohen me një shkronjë dhe një numër, jo me emrin e plotë të linjës dhe oraret nuk janë të sakta. Gjithashtu, mungon infrastruktura bazë në stacionet e autobusëve, duke e bërë të vështirë orientimin dhe identifikimin e ndalesave.

Destinacionet nuk janĂ« tĂ« pĂ«rcaktuara qartĂ« nĂ« aplikacion, pĂ«r shembull, Mali i Dajtit figuron gabimisht si i vendosur nĂ« sheshin “SkĂ«nderbej”.

Një shembull tjetër është rruga nga Qendra e Tiranës drejt Dajti Ekspres. Ky udhëtim zgjat rreth 50 minuta, 36 minuta me urban dhe më pas 14 minuta në këmbë, por aplikacioni sugjeron tri linja të ndryshme autobusi: 11, 15A dhe 15B.

Këto linja përkatësisht janë Linza, Kinostudio dhe Porcelani, por në aplikacion nuk ka asnjë shenjë dalluese që të ndihmojë përdoruesin të kuptojë cilës linjë i përket secili numër, pasi autobusët në terren shënohen vetëm me emrat e linjave, jo me numrat përkatës.

 

Turistët eksplorojnë taksitë

Turistët që vizitojnë Tiranën shpesh përballen me vështirësi serioze në përdorimin e transportit publik, për shkak të mungesës së informacionit të saktë dhe të aksesueshëm në gjuhë të huaja.

Deri në janar 2025, harta e transportit publik nuk ishte e hedhur në Google Map, duke bërë që shumë turistë të orientoheshin drejt makinave me qira, ose taksive, çka nxiti zhvillimin e shpejtë të tyre.

Edhe sot, shumë prej linjave kryesore të autobusëve nuk kanë orare të qarta në platforma si Google Maps, apo në stacionet e transportit, dhe shumica e informacionit nuk është i disponueshëm në anglisht.

Kjo krijon konfuzion dhe stres, sidomos për ata që duan të udhëtojnë nga qendra e qytetit drejt aeroporteve ose terminaleve të autobusëve ndërqytetës.

“Zakonisht kur udhĂ«toj mendoj se taksia Ă«shtĂ« zgjidhja mĂ« e mirĂ«. Ndryshe nga autobusĂ«t, taksitĂ« janĂ« tĂ« shpejta, tĂ« sigurta dhe tĂ« lehta pĂ«r t’u pĂ«rdorur, sidomos kur nuk ke kohĂ« pĂ«r tĂ« humbur duke pritur ose duke kĂ«rkuar orare.

Deri mĂ« tani pĂ«r tĂ« bĂ«rĂ« udhĂ«time tĂ« gjata dhe jashtĂ« qendrĂ«s kam pĂ«rdorur taksi si pĂ«r tĂ« ardhur nga Aeroporti, si dhe pĂ«r tĂ« shkuar nĂ« terminalin e autobusĂ«ve, pĂ«r tĂ« dalĂ« jashtĂ« qytetit”, thotĂ« Mak, turist nga Holanda.

Ana vizitoi Tiranën për herë të parë këtë vit. Ajo planifikoi të zbulonte qytetin me transportin publik, por përballë mungesave dhe vonesave të autobusëve, përfundoi duke përdorur taksinë në shumicën e udhëtimeve.

“Fillimisht mendova se taksia do tĂ« mĂ« kushtonte shumĂ«, por nĂ« fakt nuk ishte dhe aq shtrenjtĂ« sa prisja. Paguaja direkt nĂ« aplikacion dhe ishte shumĂ« mĂ« e lehtĂ« sesa mendoja. Transporti publik? Nuk e marr mĂ« kurrĂ«! Doja tĂ« shkoja nĂ« Dajt, por autobusi mĂ« çoi nĂ« anĂ«n tjetĂ«r tĂ« qytetit dhe humba shumĂ« kohĂ« dhe nerva”.

Por përdoruesit më të mëdhenj të taksive janë vendasit, në rastin e aplikacionit Patoko, 90% e konsumatorëve janë vendas dhe 10% të huajt.

Në vitin 2025, përdorimi i aplikacionit Patoko nga turistët të huaj është rritur me 90%, duke shtuar nevojën që shërbimet të jenë të aksesueshme edhe në gjuhë të huaj dhe me sisteme ndërkombëtare pagese.

“SynojmĂ« tĂ« ofrojmĂ« njĂ« pĂ«rvojĂ« sa mĂ« tĂ« ngjashme me atĂ« qĂ« vizitorĂ«t janĂ« mĂ«suar nĂ« vendet e tyre”, – shprehet ArbĂ«r Kadia, drejtor administrativ i Patoko.

Rritje të kërkesës nga të huajt kanë parë edhe operatorët në treg. Sipas Arbër Kurtaj, drejtor dhe administrator i kompanisë së taksive Green Taxi, gjatë sezonit turistik, rritja është më e lartë.

“Sidomos gjatĂ« sezonit turistik, kemi  rritje tĂ« ndjeshme tĂ« klientĂ«ve tĂ« huaj. PĂ«r tĂ« menaxhuar mĂ« mirĂ« kĂ«tĂ« kĂ«rkesĂ«, kemi trajnuar shoferĂ«t pĂ«r tĂ« komunikuar nĂ« gjuhĂ« tĂ« huaja bazĂ« dhe dua tĂ« theksoj se operatorĂ«t tanĂ« shĂ«rbejnĂ« 24/7 duke pritur telefonata dhe rezervime”.

 

 

The post Transporti publik me Google Maps, çorientues appeared first on Revista Monitor.

Një zhytje në biznesin e pishinave

By: Mira Leka
25 July 2025 at 22:06

Tregu i pishinave nĂ« ShqipĂ«ri po shfaq shenja zgjerimi, i nxitur nga rritja e turizmit dhe interesit pĂ«r mirĂ«qenie. Nga njĂ« luks pĂ«r pak veta, pishinat po bĂ«hen pjesĂ« e kĂ«rkuar nĂ« bujtina, resorte dhe vila. MegjithatĂ«, mungesa e specializimit dhe kostot e larta mbeten sfida kryesore. Potenciali pĂ«r zhvillim Ă«shtĂ« i madh, veçanĂ«risht nĂ« njĂ« klimĂ« me turistĂ« nĂ« rritje dhe investime nĂ« infrastrukturë 

 

Nga Deada Hyka

Disa dekada më parë, pishinat ishin privilegj i pak njerëzve. Sot, ato po shndërrohen në një komponent të kërkuar jo vetëm për shtëpitë luksoze, por edhe për bujtinat, resortet turistike dhe bizneset që investojnë në mirëqenie dhe përvojë.

Tregu i pishinave është ende i vogël në Shqipëri, por sinjalet e kërkesës në rritje dhe risi teknologjike po e bëjnë këtë sektor gjithnjë e më interesant për sipërmarrje.

Sipas të dhënave ndërkombëtare, tregu i pishinave pritet të rritet nga 3.54 miliardë dollarë në vitin 2025 në 3.9 miliardë në vitin 2029, me rritje vjetore mesatare 2.5%.

Zhvillimi i sektorit të turizmit, rritja e interesit për hapësirat e jashtme të banimit dhe trendet e mirëqenies kanë qenë motorët kryesorë të këtij zhvillimi.

Në Shqipëri, përveç zonave tradicionale turistike përgjatë bregdetit, po vihet re një rritje graduale e interesit për pishina edhe në zonat periferike të qyteteve të mëdha si Tirana, Durrësi.

Trendi po ndikohet nga ndërtimi i vilave individuale, komplekseve rezidenciale dhe rritja e kërkesës për përvoja rekreative dhe mirëqenieje nga shtresa të mesme të popullsisë.

Sektori i pishinave mbetet megjithatë ende i pazhvilluar dhe përballet me një sërë pengesash strukturore.

Sipas të dhënave të marra në treg, aktualisht nuk ka një strukturë të qartë institucionale që certifikon profesionistë në ndërtimin, mirëmbajtjen apo dizajnin e pishinave.

Shumica e shërbimeve ofrohen shpesh edhe nga kompani ndërtimi që nuk janë të specializuara në këtë fushë, duke ndikuar në cilësinë dhe sigurinë e punimeve. Trajnimet janë sporadike dhe zakonisht kryhen jashtë vendit, duke e vështirësuar hyrjen në treg të aktorëve të rinj.

NjĂ« nga problematikat aktualisht lidhet me koston e lartĂ« pĂ«r ndĂ«rtim dhe mirĂ«mbajtje. Krijimi i njĂ« “akademie noti” apo i njĂ« mjedisi tĂ« specializuar pĂ«r pĂ«rdorim publik kĂ«rkon investime tĂ« konsiderueshme.

Kjo pĂ«rfshin trotuaret mbrojtĂ«se, dhomat e zhveshjes, pajisje filtrimi, sistemet e ngrohjes dhe personelin e licencuar. VetĂ«m pĂ«r trajnimet e stafit teknik, kostoja shkon deri nĂ« 500 euro pĂ«r person pĂ«r certifikim pesĂ«vjeçar.

Ndërkohë, ndërtimi i një pishine me standarde europiane mund të shkojë nga 20,000 deri në 50,000 euro, në varësi të materialit dhe dizajnit.

Rritja e kostove tĂ« ndĂ«rtimit nĂ« ShqipĂ«ri, e ndikuar nga rritja e çmimeve tĂ« materialeve dhe mungesa e fuqisĂ« punĂ«tore tĂ« kualifikuar, ka bĂ«rĂ« qĂ« investimi nĂ« njĂ« pishinĂ« tĂ« mos jetĂ« mĂ« “luksi i lirĂ«â€ i Ballkanit.

Shpesh, çmimet për ndërtimin e një pishine janë të njëjta ose më të larta se ato në Greqi apo në Itali për të njëjtën sipërfaqe.

Potenciali i tregut është i padiskutueshëm. Shqipëria regjistroi 11.7 milionë turistë në vitin 2024, një rekord historik dhe pritet që ky numër të vazhdojë të rritet.

Mbi 360 km vijë bregdetare, së bashku me një rritje të dukshme të investimeve në turizmin malor dhe rural, e bëjnë vendin të përshtatshëm për zgjerimin e shërbimeve të relaksit dhe përmirësimit të përvojës së vizitorëve, ku pishinat janë një element kyç.

Ndërkohë, investimet publike në infrastrukturë, si zgjerimi i rrugëve, aeroportet rajonale dhe përmirësimi i aksesit në zonat turistike kanë rritur kërkesën për struktura akomoduese me standarde të reja.

Kjo e bën integrimin e pishinave në resorte, bujtina apo vila për përdorim të përbashkët një vlerë të shtuar jo vetëm për turistët, por edhe për vetë zhvilluesit e tregut.

 

Aktivitet në rritje

Bazuar nĂ« tĂ« dhĂ«nat nga aktiviteti i kompanive “Solaris” dhe “Hidrosolar”, tregu i ndĂ«rtimit tĂ« pishinave nĂ« ShqipĂ«ri po njeh rritje tĂ« qĂ«ndrueshme vitet e fundit, i ndikuar nga rritja e ndĂ«rtimit tĂ« vilave nĂ« periferi, zhvillimit tĂ« turizmit dhe pĂ«rmirĂ«simit tĂ« standardeve tĂ« jetesĂ«s.

Sipas “Solaris”, e cila operon nĂ« bashkĂ«punim me “Powatec” (njĂ« nga markat gjermane mĂ« tĂ« specializuara pĂ«r pishina), ka pasur rritje tĂ« ndjeshme tĂ« projekteve pĂ«r ndĂ«rtimin e pishinave si pĂ«r sektorin privat, ashtu edhe pĂ«r subjekte turistike.

“KĂ«rkesa vjen kryesisht nga individĂ« qĂ« ndĂ«rtojnĂ« vila nĂ« zonat e TiranĂ«s, DurrĂ«sit dhe bregdetit jugor, si dhe nga hotele, resorte dhe ‘guesthouse’ qĂ« duan tĂ« shtojnĂ« vlerĂ«n e akomodimit”, – pohojnĂ« nga kompania.

Sipas tyre, pishinat mĂ« tĂ« kĂ«rkuara pĂ«r banesa private janĂ« ato me sistem “skimmer”, tĂ« cilat janĂ« mĂ« ekonomike dhe mĂ« tĂ« lehta pĂ«r mirĂ«mbajtje.

NdĂ«rsa pĂ«r subjektet komerciale, si resortet apo qendrat SPA, kĂ«rkohet gjithnjĂ« e mĂ« shumĂ« sistemi “overflow”, qĂ« ofron pĂ«rvojĂ« estetike dhe funksionale mĂ« tĂ« lartĂ«, si dhe pĂ«rputhje me standardet e BE-sĂ« pĂ«r pĂ«rdorim publik.

Kostot për ndërtimin e një pishine ndryshojnë ndjeshëm në varësi të teknologjisë, materialeve dhe sistemit të filtrimit të përzgjedhur.

Sipas “Hidrosolar”, ndĂ«rtimi i njĂ« pishine tĂ« zakonshme me pĂ«rmasa mesatare (rreth 8×4 metra) mund tĂ« nisĂ« nga 10,000–15,000 euro, ndĂ«rsa projektet mĂ« tĂ« sofistikuara qĂ« pĂ«rfshijnĂ« sisteme ndriçimi LED, mbulesa automatike dhe sisteme dozimi inteligjent, mund tĂ« arrijnĂ« nĂ« 25,000–30,000 euro.

 

Kosto

Kostot pĂ«r ndĂ«rtimin e njĂ« pishine ndryshojnĂ« ndjeshĂ«m nĂ« varĂ«si tĂ« teknologjisĂ«, materialeve dhe sistemit tĂ« filtrimit tĂ« pĂ«rzgjedhur. Sipas “Hidrosolar”, ndĂ«rtimi i njĂ« pishine tĂ« zakonshme me pĂ«rmasa mesatare (rreth 8×4 metra) mund tĂ« nisĂ« nga 10,000–15,000 euro, ndĂ«rsa projektet mĂ« tĂ« sofistikuara qĂ« pĂ«rfshijnĂ« sisteme ndriçimi LED, mbulesa automatike dhe sisteme dozimi inteligjent, mund tĂ« arrijnĂ« nĂ« 25,000–30,000 euro.

 

Të dyja kompanitë theksojnë se ndërtimi i një pishine nuk është vetëm një luks, por një investim që rrit vlerën e pronës, sidomos në zonat turistike. Pishinat janë kthyer në një kërkesë gjithnjë e më të zakonshme nga blerësit e banesave të reja.

 

 

 

Ende nuk “notohet thellĂ«â€

Në Shqipëri, pishinat vazhdojnë të jenë kryesisht të lidhura me zonat turistike bregdetare, veçanërisht në Jug, ku hotelet dhe resortet përgjatë rivierës i kanë përfshirë në paketën e tyre të shërbimeve për të tërhequr klientë të huaj me standarde më të larta akomodimi.

Megjithatë, panorama po ndryshon. Së fundmi është rritur ndjeshëm kërkesa edhe në zonat periferike të qyteteve të mëdha si Tirana, Durrësi, Vlora dhe Shkodra, ku ndërtimi i vilave individuale ose komplekseve rezidenciale me pishina private po bëhet një trend në rritje.

Kjo ndodh si pasojĂ« e zhvendosjes urbane, shtimit tĂ« tĂ« ardhurave pĂ«r njĂ« pjesĂ« tĂ« popullsisĂ« dhe ndikimit tĂ« trendeve ndĂ«rkombĂ«tare pĂ«r “outdoor living”.

Në treg aktualisht operojnë disa kompani vendase, të cilat ofrojnë ndërtimin dhe mirëmbajtjen e pishinave. Shumica e tyre ofrojnë produkte standarde, të importuara, që përfshijnë pishina me strukturë betoni ose fibra xhami, me çmime që fillojnë nga 15,000 deri në 50,000 euro, në varësi të përmasave dhe teknologjisë së përdorur (si p.sh. sistemet automatike të filtrimit, ngrohja e ujit apo ndriçimi LED).

Pavarësisht këtij zhvillimi të fragmentuar, segmenti mbetet ende i pazhvilluar në raport me potencialin real të vendit, sidomos në raport me turizmin dhe ndërtimin e banesave të reja.

TĂ« dhĂ«nat mĂ« tĂ« fundit nga INSTAT tregojnĂ« se nĂ« vitin 2023 janĂ« dhĂ«nĂ« mbi 1,500 leje ndĂ«rtimi pĂ«r banesa individuale vetĂ«m nĂ« Qarkun e TiranĂ«s – njĂ« pjesĂ« e madhe e tĂ« cilave janĂ« nĂ« zonat periferike, si Farka, Lundra, Petrela apo Mulleti, ku pishinat shpesh pĂ«rfshihen si pjesĂ« e projektit ndĂ«rtues.

NĂ« zonat turistike, nga Jugu deri nĂ« bregun verior tĂ« LezhĂ«s, njĂ« pjesĂ« e hoteleve dhe bujtinave tĂ« reja qĂ« po ndĂ«rtohen pas pandemisĂ« po pĂ«rfshijnĂ« pishinat si “element vendimtar” pĂ«r tĂ« qenĂ« konkurrues nĂ« tregun ndĂ«rkombĂ«tar tĂ« platformave si Booking apo Airbnb.

Resortet në ndërtim ose në zhvillim, si ato në zonën e Palasës, Dhërmiut, Gjirit të Lalëzit apo Thethit, shpesh promovohen me pishina panoramike, të ngrohta apo me dizajn natyral (eco-pools), për të tërhequr turistë me interes në mirëqenie dhe përvoja unike.

Në mungesë të një sistemi të përqendruar tek të dhënat për pishinat nuk ka statistika zyrtare nga INSTAT apo ALUIZNI për numrin e saktë të pishinave të ndërtuara në Shqipëri, por trendi mund të vërehet nëpërmjet projekteve të lejeve të ndërtimit të bashkive, ku shumë vila individuale dhe struktura turistike aplikojnë për pishina si pjesë e projektit.

Në Bashkinë e Tiranës, për shembull, një pjesë e lejeve të dhëna në vitin 2023-2024 për komplekse vilash përfshijnë edhe ndërtimin e pishinave të përbashkëta apo individuale.

Sidoqoftë, mungesa e një strategjie të qartë për këtë sektor, mungesa e lehtësive specifike dhe kostot e larta të ndërtimit dhe mirëmbajtjes po bëjnë që tregu i pishinave në Shqipëri të ecë me hapa të ngadaltë, pa e shfrytëzuar ende potencialin që ofron kombinimi i turizmit gjithëvjetor, ndryshimeve të klimës dhe kërkesës për alternativa çlodhjeje dhe mirëqenieje në hapësira private apo gjysmëprivate.

 

Një biznes sezonal, por me rikthim

Edhe pse i lidhur ngushtësisht me muajt e verës, ndërtimi dhe menaxhimi i pishinave po rezulton një biznes gjithnjë e më i qëndrueshëm në Shqipëri. Pas pandemisë dhe kufizimeve të lëvizjes, kërkesa për pishina, si në përdorim privat ashtu edhe komercial, është rikthyer me ritme të larta.

Kjo është reflektuar jo vetëm në shtimin e ndërtimeve të reja, por edhe në rritjen e investimeve nga komplekset turistike dhe resortet e mëdha që operojnë gjatë sezonit veror.

NĂ« hartĂ«n e bizneseve qĂ« kanĂ« investuar ndjeshĂ«m nĂ« pishina dhe infrastrukturĂ« bien nĂ« sy emra si “Equos Resort” nĂ« Baldushk, i cili ka kombinuar pishinat me agroturizmin dhe aktivitetet natyrore, apo “Palma Nova Resort”, qĂ« ofron pĂ«rvojĂ«n e njĂ« pishine familjare me ambiente relaksi dhe gastronomi.

Edhe komplekse si “Flumen Park” nĂ« IbĂ« dhe “Delta Pool Complex” nĂ« Sauk janĂ« shndĂ«rruar nĂ« pika tĂ« frekuentuara tĂ« fundjavĂ«s pĂ«r familje dhe tĂ« rinj.

NdĂ«rkohĂ«, “Aquapark Tirana”, njĂ« ndĂ«r investimet mĂ« tĂ« mĂ«dha tĂ« kĂ«tij lloji pranĂ« TiranĂ«s, ka sjellĂ« njĂ« koncept mĂ« afĂ«r “water park”-ut modern europian, me rrĂ«shqitĂ«se tĂ« mĂ«dha dhe mjedise argĂ«timi pĂ«r tĂ« gjitha moshat.

NĂ« tĂ« njĂ«jtĂ«n linjĂ«, edhe “Select Hill Resort”, nĂ« periferi tĂ« TiranĂ«s, ka shtuar pishinat nĂ« paketĂ«n e vet tĂ« shĂ«rbimeve, duke e bĂ«rĂ« tĂ« frekuentuar nga tĂ« huaj dhe vendas.

KĂ«to biznese funksionojnĂ« me cikĂ«l sezonal, por ndikimi i tyre ekonomik Ă«shtĂ« i ndjeshĂ«m, gjenerojnĂ« punĂ«sim tĂ« pĂ«rkohshĂ«m, rrisin frekuentimin nĂ« zonat pĂ«rreth dhe ofrojnĂ« alternativa argĂ«timi pĂ«r njĂ« qytet qĂ« nĂ« verĂ« kĂ«rkon gjithnjĂ« e mĂ« shumĂ« “freski” dhe pushim afĂ«r.

 

Çmimet

Çmimet pĂ«r hyrje apo pĂ«rdorim tĂ« pishinave nĂ« kĂ«to komplekse ndryshojnĂ«, nĂ« varĂ«si tĂ« shĂ«rbimeve dhe nivelit tĂ« cilĂ«sisĂ«.

NĂ« “Equos Resort”, njĂ« ndĂ«r mĂ« tĂ« mĂ«dhenjtĂ« nĂ« vend, çmimi pĂ«r hyrje ditore nĂ« sezonin veror varion zakonisht nga 1,000 deri nĂ« 1,500 lekĂ« pĂ«r tĂ« rriturit, ndĂ«rsa pĂ«r fĂ«mijĂ«t ofrohen shpesh tarifa tĂ« reduktuara ose paketa familjare.

Përveç pishinës, vizitorët përfitojnë akses edhe në ambientet e tjera si programet artistike, zonat e lojërave dhe shërbimet e restorantit e barit pranë pishinës.

NdĂ«rkohĂ«, “Flumen Park”, me konceptin e tij mĂ« tĂ« qetĂ« dhe tĂ« lidhur me natyrĂ«n, mban çmime tĂ« ngjashme pĂ«r ditĂ«t e zakonshme, por me rritje tĂ« lehtĂ« gjatĂ« aktiviteteve tĂ« posaçme.

Hyrja përfshin qëndrimin në ambientet e parkut, por shërbime shtesë si qiratë e vilave apo ushqimi nuk përfshihen në biletën standarde.

NĂ« “Aquapark Tirana”, çmimet janĂ« zakonisht 1,200–1,800 lekĂ« pĂ«r person, nĂ« varĂ«si tĂ« moshĂ«s dhe ditĂ«s sĂ« javĂ«s, duke pĂ«rfshirĂ« pĂ«rdorimin e tĂ« gjitha pishinave dhe rrĂ«shqitĂ«seve.

Fëmijët nën një moshë të caktuar (zakonisht 3 vjeç) hyjnë falas, ndërsa ofrohen edhe paketa familjare apo zbritje për grupe të mëdha.

“Select Hill Resort”, qĂ« synon segmentin e mesĂ«m – tĂ« lartĂ« tĂ« tregut, ofron pishina me pagesĂ« tĂ« veçuar nga akomodimi dhe çmimet pĂ«r hyrje nĂ« pishinĂ«n e jashtme nĂ« sezonin e verĂ«s janĂ« rreth 1,500 deri nĂ« 2,000 lekĂ« pĂ«r person, duke pĂ«rfshirĂ« shezlong, peshqirĂ« dhe mjedise çlodhĂ«se.

Në të gjitha rastet, fundjavat dhe sezoni i lartë (korrik-gusht) shoqërohen me tarifa më të larta, ndërsa në ditët e javës aplikohen shpesh zbritje ose oferta për tërheqjen e vizitorëve.

Kjo strukturë tarifimi tregon se përdorimi i pishinave nuk është më luks i pakicës, por një alternativë edhe për pushuesit urbanë dhe familjet që nuk kanë mundësi të udhëtojnë gjatë çdo fundjave në bregdet apo duan të shmangin trafikun e autostradës.

 

 

Roli i influencuesve dhe përmbajtjes vizuale në rrjete

Rritja e popullaritetit të resorteve me pishina në Shqipëri nuk lidhet vetëm me rritjen e kërkesës për relaks në verë, por edhe me ndikimin në rritje të influencuesve dhe përmbajtjes vizuale në rrjetet sociale.

Platforma si Instagram dhe TikTok kanë shërbyer si katalizatorë të fuqishëm për promovimin e këtyre ambienteve, ku çdo cep i dizajnuar me kujdes dhe çdo moment argëtimi shndërrohet në përmbajtje virale.

Influencuesit publikojnë video dhe foto që jo vetëm prezantojnë vendndodhjen, por edhe i japin asaj një identitet vizual dhe emocional, një përvojë që të tjerët duan ta ripërjetojnë.

PĂ«r rrjedhojĂ«, shumĂ« biznese kanĂ« filluar tĂ« investojnĂ« nĂ« mĂ«nyrĂ« tĂ« drejtpĂ«rdrejtĂ« nĂ« elemente qĂ« “fotografohen bukur”, si pishina me formĂ« tĂ« pazakontĂ«, shezlongĂ« tĂ« stilit boho, rrjetĂ« lundruese, dekor veror me lule apo detaje tĂ« tilla si “floating breakfast” dhe kokteje tropikale qĂ« duken mirĂ« nĂ« kamera.

Shumë prej komplekseve organizojnë shfaqje tematike, festa në pishinë dhe koncerte, të cilat më pas shndërrohen në materiale për promovim organik falë postimeve të vizitorëve.

Sipas komunikimit me bizneset, ky ndĂ«rveprim mes pĂ«rmbajtjes vizuale dhe aktivitetit turistik ka bĂ«rĂ« qĂ« strategjia e marketingut tĂ« zhvendoset gjithnjĂ« e mĂ« shumĂ« drejt krijimit tĂ« pĂ«rvojĂ«s “Instagrammable”, ku shĂ«rbimi Ă«shtĂ« i rĂ«ndĂ«sishĂ«m, por imazhi Ă«shtĂ« shpesh vendimtar pĂ«r zgjedhjen e destinacionit.

Ata pohojnë se në një treg gjithnjë e më konkurrues, prania në rrjete sociale dhe bashkëpunimi me influencues është bërë një nga mjetet më efektive të pozicionimit dhe diferencimit për resortet që operojnë në tregun e pishinave në Shqipëri.

 

Problematikat e bizneseve të pishinave

  • Kostoja fillestare e lartĂ«
  • Marzhet e fitimit (ndĂ«rtimi, mirĂ«mbajtja, shitja e pajisjeve)
  • Nevoja pĂ«r staf teknik dhe trajnime
  • Sezonaliteti dhe ruajtja e likuiditetit

 

Trendet që po e transformojnë tregun

Inovacionet në dizajn, mirëmbajtje dhe eficiencë energjetike po rrisin interesin për pishinat si produkte funksionale dhe estetike. Klientët kërkojnë më shumë: sisteme automatike për pastrimin e ujit, dizajne ekologjike, e madje edhe burime alternative uji (shi, riciklim).

Ka kërkesa në rritje nga klientët privatë për:

  • Pishinat ekologjike (natural pools)
  • Pishinat me panele modulare pĂ«r shtĂ«pi tĂ« vogla
  • BashkĂ«punim me arkitektĂ« dhe studio dizajni

 

Tregu i pishinave në vitin 2025 dhe norma e rritjes

Tregu i pishinave ka shënuar rritje të lehtë vitet e fundit. Ai pritet të rritet nga 3.52 miliardë dollarë në vitin 2024 në 3.54 miliardë dollarë në vitin 2025, me një normë mesatare vjetore të rritjes prej 0.7%.

Kjo rritje historike lidhet me zhvillimet në sektorin e pasurive të paluajtshme, trendet në fushën e argëtimit dhe relaksit, preferencat për luks dhe stil jete, vetëdijen për shëndetin dhe mirëqenien, si dhe zgjerimin e industrisë së mikpritjes.

 

Parashikimi për rritjen e tregut të pishinave

Tregu i pishinave pritet të shënojë rritje të qëndrueshme në vitet e ardhshme. Ai do të arrijë në 3.9 miliardë dollarë në vitin 2029, me një rritje prej 2.5%.

Rritja gjatë kësaj periudhe do të nxitet nga kërkesa e vazhdueshme për pasuri të paluajtshme, fokusi në mirëqenie dhe aktivitet fizik, urbanizimi dhe shtimi i popullsisë, hapësirat e jashtme për jetesë, si dhe zgjerimi i turizmit dhe sektorit të mikpritjes.

Ndër trendet kryesore në këtë periudhë parashikohen: rritja e përdorimit të produkteve natyrale dhe organike për mirëmbajtjen e pishinave, projektimi i pishinave kompakte dhe që kursejnë hapësirë, përfshirja e elementeve për shëndet dhe mirëqenie në dizajnin e pishinës, bashkëpunimet për ndërtimin e qëndrueshëm të pishinave dhe përdorimi gjithnjë e më i madh i burimeve alternative të ujit për to.

 

 

 

 

 

The post Një zhytje në biznesin e pishinave appeared first on Revista Monitor.

BSH uli normat e interesit, por inflacioni bazë u rrit për të katërtin muaj radhazi në qershor

By: Mira Leka
25 July 2025 at 22:04

Inflacioni bazë u rrit për të katërtin muaj radhazi në qershor, duke konfirmuar një rritje graduale të komponentit më të qëndrueshëm të inflacionit në ekonomi

Sipas të dhënave nga Banka e Shqipërisë, inflacioni bazë u rrit në 2.69%, nga 2.54% që kishte qenë për majin.

Inflacioni bazë tashmë po përvijon një tendencë të qëndrueshme të rritjes me bazë vjetore. Në qershorin e vitit të kaluar ai kishte qenë në nivelin 2.21%

NĂ«nshporta qĂ« mat inflacionin bazĂ« Ă«shtĂ« zgjeruar lehtĂ«sisht me rishikimin e peshave nĂ« vitin 2025, nĂ« 69.6% tĂ« totalit tĂ« shportĂ«s sĂ« IÇK-sĂ«, nga 69% nĂ« vitin 2024.

Inflacioni bazë përjashton kryesisht ato produkte që kanë luhatshmëri të lartë, produktet ushqimore dhe ato energjetike dhe ka si qëllim kryesor ta zhveshë rritjen e përgjithshme të çmimeve nga luhatjet me natyrë më afatshkurtër.

Në fillim të këtij muaji, Banka e Shqipërisë vendosi të ulë normën bazë të interesit nga 2.75% në 2.5%.

Ulja e normës bazë duket se u nxit nga vijimësia e inflacionit të ulët të importuar (ku një ndikim vijon të ketë edhe Leku i fortë në kursin e këmbimit), por edhe rritja ekonomike më e dobët se pritshmëritë e Bankës Qendrore në tremujorin e parë të vitit.

Megjithatë, fakti që inflacioni bazë është më i lartë se inflacioni total dhe po vazhdon të rritet prej disa muajsh duket një sinjal se presionet më të qëndrueshme inflacioniste në ekonomi mund të jenë në rritje.

Inflacioni bazë është i lidhur në një shkallë më të madhe me presionet e brendshme inflacioniste, që pas vitit 2022 janë ndikuar shumë prej rritjes së kostos së punës të bizneseve.

Duke pasqyruar rritjen më të fortë të inflacionit të shërbimeve dhe të mallrave me afat të gjatë përdorimi, Banka e Shqipërisë vlerëson se inflacioni bazë e zgjeroi kontributin në formimin e inflacionit total në pjesën e parë të këtij viti.

Vlerat e inflacionit bazë qëndrojnë mbi mesataret e tyre të dekadës së fundit.

Paralelisht me inflacionin bazĂ«, edhe inflacioni bazĂ« neto pĂ«r qershorin u rrit nĂ« 2.45%, nga 2.22% qĂ« kishte qenĂ« pĂ«r prillin. Inflacioni bazĂ« neto pĂ«rjashton mĂ« tej nga inflacioni edhe nĂ«ngrupet e ushqimeve tĂ« pĂ«rpunuara (pĂ«rfshirĂ« bukĂ«n dhe drithĂ«rat) dhe matet mbi 44.6% tĂ« shoqĂ«risĂ« sĂ« IÇK-sĂ«.

Ndërkohë, inflacioni që përjashton të gjitha produktet ushqimore dhe energjetike për muajin qershor u rrit në 2.38%, nga 2.2% që kishte qenë në muajin maj.

Sipas INSTAT, inflacioni total në ekonomi, i matur për të gjithë shportën e mallrave dhe shërbimeve të konsumit, ra lehtë në muajin maj, në 2.4%, nga 2.2% që kishte qenë për muajin prill dhe 2.1% që kishte qenë një vit më parë./ E.Shehu

 

Burimi: Banka e Shqipërisë

Burimi: Banka e Shqipërisë

 

 

The post BSH uli normat e interesit, por inflacioni bazë u rrit për të katërtin muaj radhazi në qershor appeared first on Revista Monitor.

Lufta në Ukrainë tregon se Perëndimi mund të shtojë kapacitetin ushtarak pa u riindustrializuar

By: Mira Leka
25 July 2025 at 22:02

Kapaciteti industrial në kohë paqeje nuk është më i domosdoshëm për sukses në kohë lufte, shkruan The Economist

 

Në brendësi të Joint Systems Manufacturing Centre (JSMC) në Ohio, fabrika kryesore e Shteteve të Bashkuara të Amerikës për automjetet e blinduara që nga viti 1942, vazhdon linja e prodhimit për versionin më të fundit të tankut Abrams.

Atje nuk prodhohen më tanke të reja nga e para.

Në vend të kësaj, fabrika rinovon pjesë të modeleve të vjetra, të cilat mbahen në magazina në Alabama. Procesi i rindërtimit të tankut më të avancuar në botë zgjat rreth dy vjet.

Polonia porositi një sasi të madhe tankesh Abrams nga JSMC në vitin 2022, më pak se gjashtë javë pas pushtimit të Ukrainës nga Rusia, dhe ende është duke pritur për shumicën prej tyre.

Ky proces tepër i ngadaltë prodhimi është larg, si në distancë ashtu edhe në qasje, nga zyrat moderne të një prodhuesi dronësh të avancuar në periferi të Kievit, kryeqytetit të Ukrainës.

Kjo kompani (që nuk dëshiron të identifikohet) projekton një model të ri brenda disa muajve, të cilin e sjell në jetë për katër javë në ambiente që ngjajnë më shumë me garazhe të pajisura mirë sesa fabrika të zakonshme.

Ato janë të shpërndara qindra kilometra larg njëra-tjetrës, për të shmangur të qenët objektiv i lehtë për sulme ajrore ruse. Volumi mujor i prodhimit të kësaj kompanie është dy herë më i madh se ai i JSMC.

Ideja se industritë e mbrojtjes në Perëndim janë shumë të ngadalta dhe shumë të vogla përbën një shqetësim për qeveritë perëndimore.

ËshtĂ« e pranuar gjerĂ«sisht qĂ«, qĂ« nga luftĂ«rat nĂ« kohĂ«n e Napoleonit, konfliktet e gjata dhe me intensitet tĂ« lartĂ« fitohen nga vendi me kapacitet mĂ« tĂ« madh prodhimi.

NĂ«se SHBA-ja do tĂ« pĂ«rfshihej nĂ« njĂ« luftĂ« tĂ« gjatĂ« me KinĂ«n pĂ«r Tajvanin, apo nĂ«se NATO-s do t’i duhej tĂ« pĂ«rballonte njĂ« tjetĂ«r pushtim rus nĂ« njĂ« vend europian, a do tĂ« mund tĂ« mbanin ritmin me makinerinĂ« ushtarake tĂ« kundĂ«rshtarit?

Po rritet bindja se shumë industri strategjike do të duhet të ruhen dhe mbështeten për të mbajtur fuqinë ushtarake të Perëndimit. Megjithatë, kontrasti midis ritmit të ngadaltë të JSMC dhe dinamizmit të firmës ukrainase tregojnë sa i gabuar është ky mendim.

Lufta transformon ekonomitë. Kërkesa e menjëhershme për më shumë armatim dhe me cilësi më të mirë, ndihmon në krijimin e industrive të reja pothuajse brenda natës.

Presioni e detyron një vend të zhvendosë kapitalin dhe fuqinë punëtore drejt sektorit të mbrojtjes, duke ndryshuar mënyrën se si operojnë prodhuesit.

Kjo nxit inovacion industrial që riformëson fushëbetejën.

Në vitin 2022, marina ukrainase përbëhej vetëm nga një anije luftarake e madhe, e pafuqishme përballë flotës së fuqishme ruse në Detin e Zi. Ukraina nuk kishte as kapacitetin industrial dhe aq më pak kohën për të nisur ndërtimin e anijeve të mëdha luftarake.

Megjithatë, dronët detarë të prodhuar brenda vendit arritën të fundosin mjaft anije ruse, duke e detyruar pjesën tjetër të flotës ruse të strehohet në porte të largëta.

 

 

Industria e mbrojtjes amerikane është shumë më e vogël se më parë.

Ajo vazhdon tĂ« pĂ«rfaqĂ«sojĂ« 43% tĂ« vlerĂ«s totale tĂ« eksporteve globale tĂ« armĂ«ve çdo vit (ndĂ«rsa ajo kineze pĂ«rbĂ«n vetĂ«m 6%), por nuk prodhon mĂ« sasinĂ« masive tĂ« pajisjeve qĂ« nevojitej pĂ«r tĂ« mbĂ«shtetur operacionet ushtarake nga vitet 1940 – 1960.

Sot ajo prodhon sasi të vogla të pajisjeve më të sofistikuara dhe më të kushtueshme në botë. Në vitin 1956, forcat ajrore amerikane kishin 26,000 avionë.

Në vitin 2025, ky numër do të bjerë nën 5,000. Avionët luftarakë të gjeneratës së gjashtë, që aktualisht janë në zhvillim e sipër, do të jenë në gjendje të koordinojnë një flotë dronësh, por secili prej tyre mund të kushtojë deri në 300 milionë dollarë.

Sasia e këtyre avionëve, që forcat ajrore planifikojnë të blejnë, përfaqëson vetëm 20% krahasuar me avionët e gjeneratës së pestë që synojnë të blejnë këtë dekadë.

Që nga viti 1980, ndërsa armët janë bërë më komplekse, pjesa e buxhetit ushtarak që shkon për mirëmbajtje dhe riparime është dyfishuar (shih grafikun 1).

Kompanitë amerikane të mbrojtjes janë përshtatur natyrshëm me këtë qasje të rafinuar të prokurimit, kryesisht përmes konsolidimit. Në vitin 2022 kishte vetëm 29,000 kompani të tilla, nga 42,000 në vitin 2000.

Shumë prej tyre janë furnizues të vetëm për komponentët që prodhojnë, si motorët për raketat antitank Javelin apo kushinetat e specializuara për nëndetëset.

Konsolidimi ka çuar gjithashtu në një fuqi punëtore më të vogël dhe më të vjetër në moshë: mosha mesatare e një punëtori në një fabrikë të madhe të mbrojtjes është 59 vjeç.

 

Pse ky ritëm

Një industri e tkurrur që prodhon armë kaq të sofistikuara nuk mund të shmangë ritmin e ngadaltë.

Shumica e “sistemeve” – term qĂ« pĂ«rdoret pĂ«r pajisjet mĂ« tĂ« sofistikuara, kĂ«rkojnĂ« njĂ« vit pĂ«r t’u prodhuar, 18 muaj pĂ«r njĂ« avion luftarak tĂ« gjeneratĂ«s sĂ« pestĂ« dhe dy vjet pĂ«r raketat me rreze tĂ« gjatĂ« veprimi.

“KĂ«to gjĂ«ra janĂ« nĂ« thelb produkte artizanale”, thotĂ« Chris Brose, president i kompanisĂ« sĂ« teknologjisĂ« sĂ« mbrojtjes Anduril. “Ato prodhohen gjatĂ« njĂ« periudhe tĂ« gjatĂ« kohore, me punĂ«torĂ« tĂ« specializuar dhe tĂ« kualifikuar, materiale tĂ« rralla dhe procese tĂ« ndĂ«rlikuara”.

 

Koha për të vepruar

Rezultati është jo vetëm një arsenal më i vogël, por edhe që nuk mund të zëvendësohet ose zgjerohet shpejt. Me ritmet aktuale të prokurimit, do të duhen shtatë vjet që SHBA të rikthejë rezervat e municioneve në nivelet para se të fillonte ndihma ushtarake për Ukrainën.

Një përballje për Tajvanin mund të shteronte shpejt këto rezerva, ndërsa municionet konsumohen dhe anijet e avionët shkatërrohen.

Në një simulim të një lufte me Kinën, të zhvilluar në vitin 2023 nga Qendra për Studime Strategjike dhe Ndërkombëtare (CSIS) në Uashington, SHBA-ja e konsumoi inventarin e raketave me rreze të gjatë brenda tre javësh. Edhe armët mund të bëhen të papërdorshme nëpërmjet sulmeve kibernetike.

Në vitin 2015, Akademia Detare e SHBA e riktheu navigimin astronomik në programin e saj mësimor, nga frika se sistemet e navigimit satelitor mund të dëmtohen.

Përpjekjet për të përshpejtuar ritmin e rritjes së kapaciteteve ushtarake amerikane kanë rezultuar zhgënjyese. Vitin e kaluar, Pentagoni vendosi një objektiv për të prodhuar 75,000 predha artilerie 155 mm në muaj deri në prill të këtij viti.

Objektivi nuk u arrit. SHBA arriti të prodhonte vetëm 40,000 predha në muaj, më pak se një e treta e konsumit mujor të Ukrainës. Prodhuesit amerikanë të armëve mund të përshpejtojnë prodhimin në raste emergjente, por jo ndjeshëm.

Kapaciteti maksimal i JSMC Ă«shtĂ« tĂ« dyfishojĂ« prodhimin – nga 15 nĂ« 30 tanke nĂ« muaj. Sipas CSIS, do tĂ« duheshin tetĂ« vjet pĂ«r tĂ« zĂ«vendĂ«suar ato raketa qĂ« u harxhuan brenda tri javĂ«sh.

Ekspertët shqetësohen gjithashtu se Kina mund të ndalojë prodhimin amerikan të disa armëve duke kufizuar eksportet e komponentëve apo materialeve kritike.

Disa nga importet kineze mund të zëvendësohen me burime të tjera, por jo të gjitha. Politikanët në Perëndim kanë promovuar prodhimin e brendshëm të çipave për të shmangur këtë pikë të dobët.

Kina ka pothuajse monopol në metalet e rralla që duhen për motorët reaktivë dhe motorët që përdoren për dronët. Ajo është gjithashtu furnizuesi kryesor i nitrocelulozës, një përbërës i barutit, të cilin Ukraina e ka të vështirë ta sigurojë në sasi të mjaftueshme.

 

 

Vendet perëndimore tashmë shpenzojnë më shumë për mbrojtjen sesa Kina dhe Rusia dhe buxhetet po rriten vazhdimisht.

SHBA, që prej kohësh është vendi që shpenzon më shumë për mbrojtjen në botë, i caktoi rreth 1 trilion dollarë këtij sektori vitin e kaluar, katërfish më shumë sesa Kina (shih grafikun 2).

Bashkimi Europian raportoi 378 miliardë dollarë në shpenzime ushtarake, ose 1.9% të PBB-së, 30% më shumë se në vitin 2021.

Vendet anëtare të NATO-s premtuan ta rrisin këtë përqindje në 3.5% të PBB-së deri në vitin 2035. Japonia ka dyfishuar përqindjen e PBB-së që shpenzon për mbrojtjen gjatë dekadës së fundit.

Në vitin 2024, shpenzimet globale për mbrojtjen arritën në 2.7 trilionë dollarë, nga 2.5 trilionë në vitin 2023, rritja më e madhe vjetore që nga fundi i Luftës së Ftohtë.

Megjithatë, SHBA dhe aleatët e saj shqetësohen se të gjitha këto para nuk garantojnë domosdoshmërisht epërsi afatgjatë, për shkak të problemeve në prokurim.

Kina ende zotĂ«ron njĂ« kapacitet shumĂ« mĂ« tĂ« madh industrial. Ajo pĂ«rfaqĂ«son mbi njĂ« tĂ« tretĂ«n e prodhimit global industrial – dy herĂ« mĂ« shumĂ« sesa SHBA.

Për këtë arsye, përveçse po shpenzojnë për ushtritë, qeveritë e vendeve perëndimore po japin miliarda në subvencione për industri, në emër të sigurisë kombëtare.

Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN) vlerëson se 20% e të gjitha politikave industriale në botë në vitin 2023 kishin të paktën pjesërisht këtë justifikim.

Edhe Donald Trump i ka mbrojtur tarifat e tij mbi importet e aluminit, çelikut dhe makinave, si përpjekje për të forcuar aftësinë e Amerikës për të mbrojtur veten.

 

Bujaria

Ideja themelore e kësaj bujarie fiskale është se sa më e madhe dhe më e larmishme të jetë industria e një vendi, aq më e ulët është kostoja për ta përshtatur atë për prodhim në kohë lufte.

Kjo ishte e vërtetë në të kaluarën: gjatë Luftës së Dytë Botërore, për shembull, ishte relativisht e lehtë të shndërrohej një fabrikë makinash Ford në Detroit për të prodhuar bombarduesit B-24 Liberator, sepse shumë nga komponentët ishin të ngjashëm.

Forca industriale civile e Amerikës u lejoi fabrikave të saj të prodhonin armë më shpejt, më lirë dhe në sasi më të mëdha.

Megjithatë, korrelacioni midis fuqisë industriale në kohë paqeje dhe aftësisë për luftë, nuk është më aq i drejtpërdrejtë. Në dekadat e fundit, teknologjia e përfshirë në çdo formë të prodhimit është bërë më e specializuar.

Sipas një vlerësimi të bërë nga studiues të London School of Economics, raporti mes fuqisë punëtore dhe pajisjeve kapitale (makinerive dhe teknologjive të përdorura në prodhim) në industrinë prodhuese të vendeve të pasura, është përgjysmuar nga viti 1995 deri në 2017.

“Dekada mĂ« parĂ«, fabrikat ishin tĂ« mbushura me punĂ«torĂ« tĂ« aftĂ« qĂ« operonin makina standarde” thotĂ« njĂ« drejtues nĂ« industrinĂ« e prodhimit. “Sot, asgjĂ« nuk Ă«shtĂ« mĂ« njĂ«soj”.

Mallrat e prodhuara janë bërë më të ndërlikuara dhe më të larmishme. Përparimet në automatizim dhe në makineri me saktësi të lartë kanë ndihmuar në përshtatjen e linjave të montimit për prodhimin e artikujve specifikë.

(Disa pajisje moderne prodhimi janĂ« mĂ« tĂ« gjithanshme – printerĂ«t 3D luajnĂ« njĂ« rol tĂ« madh nĂ« fabrikat e improvizuara nĂ« UkrainĂ«.)

“E imagjinoni dot tĂ« shndĂ«rrosh njĂ« linjĂ« prodhimi tĂ« Ford-it pĂ«r tĂ« ndĂ«rtuar bombardues B-21 sot?” pyet Chris Brose.

“ËshtĂ« e pamundur”. Kompania amerikane Hadrian ndĂ«rton fabrika tĂ« mbrojtjes tĂ« dizajnuara pĂ«r tĂ« qenĂ« fleksibĂ«l ndaj mungesave tĂ« pajisjeve ushtarake.

“Nuk po flasim pĂ«r tĂ« ndĂ«rruar produktin qĂ« del nga linja, por pĂ«r tĂ« modifikuar majĂ«n e njĂ« rakete kruz”, – thotĂ« njĂ« punonjĂ«s. Edhe kjo, sipas tyre, kĂ«rkon njĂ« fabrikĂ« tĂ« mbushur me makineri dhe pajisje qĂ« janĂ« tĂ« rralla nĂ« AmerikĂ«.

 

 

Shembujt

Ukraina është shembulli më i qartë i vështirësisë për të përshtatur industrinë ekzistuese, madje edhe atë të armëve, me kërkesat e luftës moderne.

Edhe pse vendi ka qenë pjesë e zemrës industriale të Bashkimit Sovjetik dhe ende ka fabrika ushtarake të braktisura, zyrtarët ukrainas zbuluan se kjo trashëgimi kishte pak vlerë kur Rusia nisi pushtimin në vitin 2022.

Zyrtarët thonë se 82% e industrisë së armëve të Ukrainës ishte atëherë në pronësi shtetërore, një fakt që të paktën e zvogëloi pengesën administrative për rritjen e prodhimit.

Në fund të atij viti, shteti përfaqësonte 89% të prodhimit ushtarak, pasi fabrikat ekzistuese rritën kapacitetin.

MegjithatĂ«, rritja mĂ« e shpejtĂ« erdhi vitin pasues, falĂ« kompanive private mĂ« tĂ« shpejta. “Pas vitit tĂ« parĂ«, sektori privat filloi tĂ« rritej shumĂ« mĂ« shpejt se ndĂ«rmarrjet shtetĂ«rore tĂ« mbrojtjes”, – thotĂ« njĂ« ish-zyrtar.

Deri në vitin 2024, 58% e industrisë së armëve në rritje të shpejtë të Ukrainës ishte në duart e kompanive private.

As ndĂ«rmarrjet shtetĂ«rore dhe as ato private nuk pĂ«rdorĂ«n fabrikat sovjetike tĂ« braktisura, edhe pse ka plane pĂ«r t’i shfrytĂ«zuar. NdĂ«rtimi i fabrikave tĂ« reja tĂ« vogla sesa konvertimi i atyre ekzistuese rezultoi mĂ« i shpejtĂ« dhe mĂ« efikas.

Disa armĂ« janĂ« tĂ« lehta pĂ«r t’u prodhuar nĂ« shkallĂ« tĂ« gjerĂ«. Prodhimi ukrainas i predhave tĂ« artilerisĂ« u rrit nga 50,000 njĂ«si nĂ« vitin 2022 nĂ« 2.4 milionĂ« vitin e kaluar.

Prodhimi i automjeteve të blinduara u trefishua në vitin 2024.

DronĂ«t janĂ« njĂ« fushĂ« ku Ukraina spikat. Ata janĂ« shumĂ« mĂ« tĂ« lirĂ« dhe mĂ« tĂ« lehtĂ« pĂ«r t’u ndĂ«rtuar sesa armĂ«t e sofistikuara tĂ« parapĂ«lqyera nga vendet mĂ« tĂ« pasura, edhe pse versionet mĂ« tĂ« avancuara kĂ«rkojnĂ« ekspertizĂ« dhe komponentĂ« tĂ« specializuar nga SHBA dhe BE.

Në vitin 2024, firmat ukrainase prodhuan rreth 2.2 milionë dronë, afërsisht 95% e totalit të përdorur nga forcat ukrainase. Qëllimi është të prodhohen edhe miliona të tjerë gjatë këtij viti.

“ÇfarĂ«do pajisje qĂ« Ă«shtĂ« e vogĂ«l dhe pa ekuipazh, ne mund ta prodhojmĂ«â€, thotĂ« njĂ« ish-ministĂ«r. Sistemet pa ekuipazh mund tĂ« jenĂ« mĂ« tĂ« thjeshta sepse nuk kanĂ« nevojĂ« tĂ« mbrojnĂ« jetĂ« njerĂ«zish.

Ato gjithashtu reduktojnĂ« nevojĂ«n pĂ«r fuqi punĂ«tore. KomponentĂ«t pĂ«r armĂ«t e vogla zakonisht nuk kĂ«rkojnĂ« makina tĂ« specializuara, ndaj janĂ« mĂ« tĂ« lehta pĂ«r t’u prodhuar ose pĂ«r t’u blerĂ«.

Disa prodhohen përmes printerëve 3D në ambiente të mëdha nëntokësore të mbushura me qindra makineri dhe pajisje. Të tjerë mund të importohen lehtësisht.

Në vitin 2022, industria e armëve e Ukrainës prodhoi armë me vlerë 1 miliard dollarë. Vitin e kaluar, kapaciteti i saj arriti në 35 miliardë dollarë, sipas Herman Smetanin, ministrit 32-vjeçar të Industrive Strategjike të Ukrainës, i cili drejtonte një fabrikë tankesh para luftës.

Kjo vlerë ishte 20 miliardë më shumë sesa qeveria mund të përballonte të blinte, sipas një zyrtari, i cili shton se 40% e armëve të Ukrainës vazhdojnë të jenë të prodhuara në vend.

 

Epoka e dronëve

TĂ« dyja palĂ«t nĂ« luftĂ«n Rusi–UkrainĂ« janĂ« bĂ«rĂ« aq tĂ« suksesshme nĂ« prodhimin e dronĂ«ve, sa qĂ« kĂ«to pajisje po formĂ«sojnĂ« vetĂ« fushĂ«betejĂ«n.

“E nisĂ«m kĂ«tĂ« luftĂ« si LuftĂ«n e ParĂ« BotĂ«rore me dronĂ«â€, thotĂ« Oleksandr Kamyshin, kĂ«shilltar i qeverisĂ« ukrainase. “Tani jemi nĂ« luftĂ«n e parĂ« tĂ« vĂ«rtetĂ« tĂ« dronĂ«ve”.

Llogoret, që dikur përcaktonin vijat e frontit, po zhduken pasi janë bërë shumë të pambrojtura nga sulmet ajrore të drejtuara nga dronët.

Gjithashtu, dronët me kapacitet të lartë mbajtës e kanë bërë të rrezikshëm përdorimin e tankeve në sulme frontale. Ato nuk mund të afrohen më në një rreze prej 10 kilometrash nga vijat e frontit.

Po kështu, dronët detarë kanë nxjerrë jashtë loje një pjesë të madhe të flotës detare ruse.

NjĂ« prodhues e krahason zhvillimin e kĂ«saj lufte me ngjarjet e filmit “Home Alone”, ku njĂ« fĂ«mijĂ« mbron shtĂ«pinĂ« e tij nga hajdutĂ«t me pajisje tĂ« improvizuara nga lodra dhe sende shtĂ«piake.

Qasja e forcave ukrainase ka qenë që të gjejnë zgjidhje të menjëhershme me pajisjet që kanë në dispozicion.

Shumë dronë janë dizajnuar në mënyrë aq kompakte, sa të mund të transportohen me makinë.

ËshtĂ« i vĂ«shtirĂ« tĂ« vlerĂ«sohet dĂ«mi qĂ« shkaktojnĂ« kĂ«to pajisje dhe operatorĂ«t e tyre mbĂ«shteten ende nĂ« artileri tradicionale dhe mjete ushtarake pĂ«r pĂ«rforcim.

Megjithatë, duket se ato po bëhen gjithnjë e më fatalë.

Në vitin 2022, sipas qeverisë ukrainase, dronët shkaktuan rreth 10% të viktimave në të dy anët.

Por Instituti Mbretëror i Shërbimeve të Bashkuara (RUSI), një think-tank britanik, vlerësoi në mars se dronët janë përgjegjës për deri në 70% të dëmeve të shkaktuara ndaj infrastrukturës ruse dhe për rreth gjysmën e të gjitha humbjeve njerëzore.

Megjithatë, industria e armëve e Ukrainës nuk mund të prodhojë gjithçka që i nevojitet. Anijet luftarake, raketat dhe armët e rënda nuk mund të prodhohen në masë brenda një kohe të shkurtër.

KĂ«to janĂ« pikĂ«risht llojet e armĂ«ve, qĂ« vendet e NATO-s druhen se mund t’ju mbarojnĂ« gjatĂ« njĂ« konflikti tĂ« zgjatur.

Industria kineze e ndërtimit të anijeve për qëllime civile prodhon tre nga çdo pesë anije të prodhuara në botë dhe ndërton anije luftarake me ritëm shumë më të shpejtë se Shtetet e Bashkuara.

Megjithatë, mbështetja në industritë joushtarake në Perëndim, si ato të prodhimit të anijeve, dronëve apo pajisjeve teknologjike, me shpresën se mund të shërbejnë në kohë lufte, do të ishte e kushtueshme dhe me përfitime të pasigurta.

Kostot e punës për ndërtimin e një anijeje në Korenë e Jugut, aleatin e Perëndimit me industrinë më të madhe pas Kinës, janë dukshëm më të larta sesa në Kinë.

Qeveritë perëndimore do të duhej të mbulonin diferencën. Subvencionet industriale zakonisht konceptohen si të përkohshme, për të ndihmuar prodhuesit të arrijnë një nivel efikasiteti dhe shkalle prodhimi, që më pas të mund të konkurrojnë pa ndihmë.

Por mbajtja e kapaciteteve të tepërta me përdorim të dyfishtë në rast lufte, nuk funksionon kështu. Ajo përbën një angazhim të hapur dhe afatgjatë.

Mund të jetë edhe pa vlerë. Vendet ku do të zhvillohen luftërat dhe kushtet në të cilat do të ndodhin janë të paparashikueshme.

Prodhuesit e armĂ«ve duhet tĂ« pĂ«rshtaten me natyrĂ«n dhe kĂ«rkesat specifike tĂ« çdo konflikti dhe teknologjitĂ« e reja tĂ« kundĂ«rshtarit. ËshtĂ« e vĂ«shtirĂ« tĂ« dihet paraprakisht çfarĂ« do tĂ« nevojitet.

Fakti qĂ« Ukraina Ă«shtĂ« bĂ«rĂ« shumĂ« e aftĂ« nĂ« prodhimin e dronĂ«ve, ka bĂ«rĂ« tĂ« mundur kompensimin e mungesĂ«s relative tĂ« saj nĂ« anije, tanke dhe sisteme tĂ« mĂ«dha, fusha ku Rusia ka epĂ«rsi dhe qĂ« Ukraina do ta kishte tĂ« pamundur t’i prodhonte nĂ« shkallĂ« tĂ« gjerĂ«.

Kjo nuk do të thotë se fuqia industriale është pa vlerë. Zyrtarët ukrainas kanë zbuluar se burimi më i vlefshëm industrial është forca punëtore e kualifikuar.

Duhen rreth dy vjet për të trajnuar një inxhinier nafte apo gazi për të punuar në industrinë ajrore. SHBA mund të ketë më pak prodhues sesa Kina, por ka ende shumë inxhinierë dhe një sektor privat shumë inovativ.

Por inovacioni në kohë lufte përparon shumë më shpejt se industria në kohë paqeje. JSMC dërgoi 31 tanke Abrams në Ukrainë në vitin 2023.

Rusisë iu deshën vetëm tre muaj për të shkatërruar 20 prej tyre, pas së cilës pjesa tjetër u tërhoq kryesisht nga vijat e frontit.

Zyrtarë amerikanë pranuan më vonë se tanket ishin të pambrojtura ndaj artilerisë ruse dhe dronëve kamikazë. Linjat e prodhimit vazhdojnë të ecin me ritme të ngadalta por SHBA-ja ndoshta nuk ka nevojë për më shumë prej tyre.

 

 

The post Lufta në Ukrainë tregon se Perëndimi mund të shtojë kapacitetin ushtarak pa u riindustrializuar appeared first on Revista Monitor.

“ËshtĂ« vajzĂ«â€!

By: Mira Leka
25 July 2025 at 22:00

Gjithnjë e më shumë prindër në botë parapëlqejnë vajzat ndaj djemve. Dëshira për të lindur djem po zbehet në vendet në zhvillim, ndërsa në botën e pasur po lind një prirje e re për vajzat, shkruan The Economist

 

NjĂ« çift amerikan po organizon njĂ« festĂ« pĂ«r tĂ« zbuluar gjininĂ« e fĂ«mijĂ«s sĂ« tyre qĂ« nuk ka lindur ende. “ËshtĂ« djalĂ«!” Entuziazmi pĂ«rfshin tĂ« ftuarit, e mĂ« pas video bĂ«het virale nĂ« TikTok.

Por nëna e ardhshme nuk arrin ta fshehë zhgënjimin për shumë gjatë. Brenda pak sekondash, ajo përqafon partnerin e saj dhe shpërthen në lot.

Ai përpiqet ta ngushëllojë, duke i thënë se do të kenë një vajzë në të ardhmen, përpara se të largohen nga festa, tepër të mërzitur për të qëndruar me të ftuarit.

Festat e quajtura “gender reveal” mund tĂ« jenĂ« tejet madhĂ«shtore. NĂ« rrjete sociale dominojnĂ« hashtagĂ«t si #boyorgirl dhe #TractorsOrTiaras.

Por kur këto festa përfundojnë me zhgënjim për nënat, që shpresonin për vajzë dhe me keqardhje nga të ftuarit, ato i japin jetë një zhanri të ri në rrjetet sociale: videot zhgënjyese, disa prej të cilave arrijnë miliona shikime.

Me mijĂ«ra postime tregojnĂ« apo pĂ«rshkruajnĂ« ndjesinĂ« e trishtimit pĂ«r faktin qĂ« “nuk do tĂ« bĂ«hemi me vajzĂ«â€.

Në të kaluarën, prindërit në mbarë botën shfaqnin një preferencë të theksuar për djemtë. Në shumë kultura, djemtë trashëgonin emrin dhe pasurinë e familjes.

Madje, djemtë ishin aq shumë të dëshiruar saqë shumë prindër zgjidhnin të abortonin nëse prisnin vajzë, duke sjellë breza me më shumë djem sesa vajza në vende si Kina dhe India.

Por vitet e fundit, kjo përparësi për djemtë është zbehur ndjeshëm në vendet në zhvillim dhe ndërkohë po shfaqen sinjale të njëanshme në favor të vajzave në botën e pasur.

Ndoshta për herë të parë në historinë e njerëzimit, në shumë pjesë të botës djemtë po shihen gjithnjë e më shumë si barrë, ndërsa vajzat, si bekim.

NĂ« mĂ«nyrĂ« natyrore, lindin rreth 105 djem pĂ«r çdo 100 vajza — kjo duket se Ă«shtĂ« njĂ« pĂ«rgjigje ndaj vdekshmĂ«risĂ« mĂ« tĂ« lartĂ« te meshkujt.

Ky raport mund të luhatet për arsye, që shkenca ende nuk i kupton plotësisht. Për shembull, numri i lindjeve të djemve priret të rritet menjëherë pas luftërave.

Por deri nĂ« vitet 1980, kur ekografia u bĂ« e pĂ«rballueshme pĂ«r shumicĂ«n e prindĂ«rve tĂ« ardhshĂ«m, kishte pak mĂ«nyra pĂ«r tĂ« ndikuar mbi gjininĂ«, pĂ«rveçse duke pasur shumĂ« fĂ«mijĂ« dhe duke “pĂ«rkĂ«dhelur mĂ« tepĂ«r djemtĂ«â€.

Dhe meqenëse familjet zakonisht ishin të mëdha, shumica e prindërve kishin edhe vajza edhe djem.

 

Një plagë që po shërohet

Por në dekadat e fundit, ndërsa prindërit në shumë vende të botës filluan të kenë më pak fëmijë, ata nuk mund të dinin më me siguri nëse do të kishin të paktën një djalë.

Ekografia u dha mundĂ«sinĂ« tĂ« zgjedhin. Rezultati? NjĂ« “masakĂ«r” ndaj fetuseve femra. Sipas pĂ«rllogaritjeve tĂ« The Economist, qĂ« nga viti 1980 kanĂ« lindur rreth 50 milionĂ« vajza mĂ« pak sesa do tĂ« kishin lindur natyrshĂ«m.

NĂ« vitin mĂ« tĂ« keq, 2000, u regjistruan rreth 1.7 milionĂ« lindje djemsh mĂ« shumĂ« nga sa duhej. Edhe nĂ« vitin 2015, numri i lindjeve tĂ« tepĂ«rta tĂ« djemve ishte mbi 1 milion — çka tĂ« bĂ«n tĂ« hamendĂ«sosh qĂ« njĂ« numĂ«r i ngjashĂ«m vajzash tĂ« palindura janĂ« abortuar.

Por kĂ«tĂ« vit, The Economist parashikon se ky numĂ«r do tĂ« bjerĂ« nĂ« rreth 200 mijĂ«. Kjo rĂ«nie drastike nĂ« pabarazinĂ« gjinore pĂ«rfaqĂ«son “shpĂ«timin” e rreth 7 milionĂ« vajzave, qĂ« nga viti 2001 e nĂ« vijim.

ParapĂ«lqimi global pĂ«r djemtĂ« Ă«shtĂ« zhdukur pothuajse, dhe me tĂ« edhe vajzat “e humbura” 

 

 

Vendet me pabarazitë më të mëdha midis gjinive në lindje, po i afrohen normës natyrore. Në Korenë e Jugut, në vitin 1990 lindnin rreth 116 djem për çdo 100 vajza.

Pabarazia ishte edhe më e theksuar në familjet me më shumë fëmijë. Te fëmijët e tretë, lindnin mbi 200 djem për çdo 100 vajza; tek të katërtit, raporti i afrohej 250 me 100. Por sot, Koreja e Jugut ka pothuajse barazi midis gjinive.

Po aq i rëndësishëm është fakti, se dëshira për djem është zbehur shpejt edhe në Kinë dhe Indi, ndonëse raporti midis gjinive në lindje mbetet i pabarabartë. Në Kinë, ky raport ka rënë nga një kulm prej 117 në shumicën e viteve 2000, në 111 në vitin 2023. Në Indi, ai ishte 107 në vitin 2023, nga 109 në vitin 2010.

Të dhënat nga sondazhet e konfirmojnë këtë ndryshim. Në shumë vende në zhvillim, kur njerëzit shprehin ndonjë preferencë për gjininë e fëmijëve të tyre, tani duket se duan një përzierje vajzash dhe djemsh. Gratë nga Bangladeshi, që ende nuk kanë pasur fëmijë raportojnë një dëshirë pothuajse të njëjtë për djem dhe vajza.

Ndër ato me një ose dy fëmijë, të pasurit e një djali rrit dëshirën për një vajzë, dhe anasjelltas. Studiuesit kanë vërejtur një prirje të ngjashme për ekuilibër në pjesën më të madhe të Afrikës Sub-Sahariane.

Në një perspektivë afatgjatë, zbehja e preferencës për djem do të ndihmojë që vendet me pabarazitë më të mëdha të kthehen drejt një shpërndarjeje normale midis gjinive.

Kjo do të thotë zbehje të shumë problemeve sociale të lidhura me mungesën e vajzave, nga rritja e kriminalitetit, te trafikimi i nuseve të huaja, ndonëse do të duhen dekada për të zhdukur pasojat e paragjykimeve të së kaluarës.

 

Djemtë, një zhgënjim i vogël?

Në Amerikë, dikur, prindërit që kishin vetëm vajza, kishin më shumë gjasa të vazhdonin të lindnin fëmijë, që të bënin djalë.

Ky ishte pĂ«rfundimi i njĂ« studimi tĂ« publikuar nĂ« vitin 2008 nga Gordon Dahl i Universitetit tĂ« KalifornisĂ« nĂ« San Diego dhe Enrico Moretti i Universitetit tĂ« KalifornisĂ« nĂ« Berkeley. Studimi, i cili analizoi tĂ« dhĂ«na nga Censi amerikan nĂ« periudhĂ«n 1960–2000, arriti nĂ« pĂ«rfundimin se prindĂ«rit amerikanĂ« kishin njĂ« prirje tĂ« qartĂ« pĂ«r djemtĂ«.

Por kjo prirje Ă«shtĂ« pĂ«rmbysur me kalimin e kohĂ«s. NjĂ« studim i vitit 2017, i udhĂ«hequr nga ekonomistja Francine Blau nga Universiteti Cornell, zbuloi se tĂ« pasurit e fĂ«mijĂ«s sĂ« parĂ« vajzĂ« lidhet sot me norma mĂ« tĂ« ulĂ«ta tĂ« lindshmĂ«risĂ« nĂ« SHBA – njĂ« tregues se çiftet e martuara preferojnĂ« vajzat dhe nuk ndihen tĂ« “shtyrĂ«â€ tĂ« provojnĂ« pĂ«r njĂ« djalĂ«.

Tendenca të ngjashme vërehen edhe në vende të tjera të pasura. Në Skandinavi është identifikuar një paragjykim në favor të vajzave. Prindërit që kanë një djalë dhe një vajzë priren të ndalojnë aty, ndërsa ata me dy djem kanë më shumë gjasa të vazhdojnë të lindin fëmijë.

NĂ« FinlandĂ«, prindĂ«rit qĂ« e kanĂ« fĂ«mijĂ«n e parĂ« vajzĂ«, zakonisht zgjedhin tĂ« kenĂ« mĂ« pak fĂ«mijĂ« nĂ« total. Studime tĂ« ngjashme kanĂ« vĂ«nĂ« nĂ« dukje njĂ« prirje tĂ« ngjashme nĂ« RepublikĂ«n Çeke, Lituani, HolandĂ« dhe Portugali.

Edhe trajtimet e fertilitetit tregojnë shenja të preferencës për vajza. Në një klinikë IVF në Midtown Manhattan, New York City IVF, prindërit paguajnë deri në 20,000 dollarë për të zgjedhur gjininë e foshnjës, që do të ngjizet përmes fekondimit in vitro. Familje të pasura vijnë nga vende si Britania, ku kjo praktikë është e ndaluar.

“MĂ« parĂ«, gjithçka rrotullohej rreth djemve”, thotĂ« Alyaa Elassar, drejtuesja e klinikĂ«s. “Por gjithnjĂ« e mĂ« shumĂ«, prindĂ«rit zgjedhin vajza”.

Prindërit adoptues gjithashtu priren të preferojnë vajzat. Sipas një studimi të vitit 2010, prindërit në SHBA ishin të gatshëm të paguanin deri në 16,000 dollarë për të birësuar një vajzë. Në vitin 2009, studiuesja Abbie Goldberg nga Universiteti Clark intervistoi mbi 200 çifte amerikane që prisnin të adoptonin.

Megjithëse shumë thoshin se nuk kishin ndonjë preferencë të fortë, burrat dhe gratë heteroseksuale si edhe çiftet lezbike pranonin, mesatarisht, një prirje për vajzat.

Vetëm burrat homoseksualë shprehën më shumë dëshirë për të pasur djem. Në Korenë e Jugut, vajzat përbëjnë shumicën e birësimeve. Edhe pse interesi për të birësuar vajza nuk ndikon në raportin midis gjinive në lindje, ai jep një tregues të qartë mbi prirjet e prindërve.

Arsyet pas kësaj prirjeje gjithnjë në rritje për vajzat dhe zhvlerësimit relativ të djemve mbeten të paqarta. Ka shumë faktorë që mund të kontribuojnë. Në studimin e Goldberg, ku prindërit ishin ndarë sipas orientimit seksual, grupet e ndryshme kishin arsye të ndryshme për prirjet e tyre.

Meshkujt heteroseksualĂ«, pĂ«r shembull, mendonin se vajzat janĂ« “mĂ« tĂ« lehta pĂ«r t’u rritur”, “mĂ« interesante” dhe “mĂ« komplekse”, si dhe “mĂ« pak sfiduese fizikisht” sesa djemtĂ«. NdĂ«rsa gratĂ« lezbike shprehnin pasiguri pĂ«r aftĂ«sinĂ« e tyre pĂ«r tĂ« edukuar djemtĂ« sipas pritshmĂ«rive sociale.

Në vendet që dikur vuanin nga një paragjykim i theksuar në favor të djemve, ky ndryshim mund të pasqyrojë thjesht dëshirën për të shmangur problemet, që kanë lindur nga raportet e shtrembëruara midis gjinive.

Në Kinë, ku burrat janë aq të shumtë në krahasim me gratë, sa që shumë prej tyre kanë mbetur të pamartuar dhe pa fëmijë, prindërit mund të përpiqen të shmangin një jetë të vetmuar për fëmijët e tyre.

ËshtĂ« gjithashtu e kushtueshme tĂ« rrisĂ«sh njĂ« djalĂ«, pasi nĂ« shumĂ« raste, pĂ«r burrat e klasĂ«s sĂ« mesme qĂ« jetojnĂ« nĂ« qytet ekziston pritshmĂ«ria qĂ« tĂ« zotĂ«rojnĂ« njĂ« apartament pĂ«rpara se tĂ« martohen. PrindĂ«rit e djemve shpesh ankohen pĂ«r kostot e frikshme qĂ« lidhen me blerjen e njĂ« banese pĂ«r ta.

Një tjetër mundësi është se kjo prirje në rritje për vajzat nuk është domosdoshmërisht tregues i një lehtësimi shoqëror, por më tepër pasqyrim i roleve tradicionale gjinore, që vazhdojnë të jenë të rrënjosura.

Supozimi se vajzat janë më të përkushtuara dhe të kujdesshme, ndërsa djemtë priren të largohen nga familja, mbetet i fortë edhe në shoqëritë me barazi më të madhe midis gjinive.

NĂ« DanimarkĂ«, Norvegji dhe Suedi – vende ku gratĂ« pĂ«rfaqĂ«sohen ndjeshĂ«m si nĂ« botĂ«n e biznesit ashtu edhe nĂ« politikĂ« – çiftet gjithsesi e konsiderojnĂ« mĂ« tĂ« rĂ«ndĂ«sishme tĂ« kenĂ« tĂ« paktĂ«n njĂ« vajzĂ« sesa njĂ« djalĂ«.

Disa sociologë e shpjegojnë këtë me faktin se vajzat kanë më shumë gjasa se djemtë të kujdesen për prindërit e moshuar që jetojnë vetëm.

 

 

Vajza mes pyllit të problemeve sociale

Dëshira gjithnjë në rritje për vajza mund të pasqyrojë gjithashtu problemet sociale, që prekin burrat në një pjesë të madhe të botës së pasur.

Burrat vazhdojnĂ« tĂ« dominojnĂ« nĂ« biznes dhe politikĂ« dhe tĂ« fitojnĂ« mĂ« shumĂ« pĂ«r tĂ« njĂ«jtĂ«n punĂ« nĂ« pothuajse çdo vend – por nga ana tjetĂ«r, ata priren tĂ« devijojnĂ« nga normat.

Në shumë vende të pasura, djemtë adoleshentë kanë më shumë gjasa të jenë si autorë ashtu edhe viktima të krimeve të dhunshme. Ata gjithashtu kanë një rrezik më të lartë për vetëvrasje. Në çdo fazë të arsimit, djemtë mbeten pas vajzave dhe përjashtohen nga shkolla me ritme shumë më të larta.

Gjithashtu, kanĂ« mĂ« pak gjasa tĂ« ndjekin universitetin. NĂ« fakt, hendeku midis gjinive nĂ« universitetet amerikane Ă«shtĂ« sot mĂ« i madh se nĂ« vitin 1972, kur u miratuan ligjet qĂ« ndalonin diskriminimin gjinor nĂ« arsim – por tani nuk janĂ« mĂ« vajzat ato qĂ« janĂ« mĂ« tĂ« pakta nĂ« numĂ«r.

PrindĂ«rit ambiciozĂ« mund tĂ« shohin vajzat si mĂ« tĂ« afta pĂ«r tĂ« pasqyruar imazhin e tyre pozitiv, krahasuar me djemtĂ«. NĂ« fund tĂ« fundit, djemtĂ« zhvillojnĂ« mĂ« ngadalĂ« aftĂ«sitĂ« motorike tĂ« imĂ«ta dhe kanĂ« mĂ« shumĂ« vĂ«shtirĂ«si pĂ«r tĂ« qĂ«ndruar tĂ« qetĂ« – mangĂ«si qĂ« vihen nĂ« pah nĂ« njĂ« botĂ« ku edhe fĂ«mijĂ«t nĂ« sistemin parashkollor ndjekin kurse muzike apo pikture.

“Nuk kemi mĂ« gra trofe” (trofy wives), thotĂ« Richard Reeves, president i American Institute for Boys and Men, njĂ« organizatĂ« qĂ« synon tĂ« zgjidhĂ« problemet sociale tĂ« meshkujve. “Tani kemi fĂ«mijĂ« trofe.”

 

 

Ndarja

Kjo ndarje midis gjinive vazhdon edhe në moshë të rritur. Ndërsa vajzat e reja të suksesshme largohen nga shtëpia e prindërve, djemtë e rinj kanë më shumë gjasa të qëndrojnë në shtëpinë e prindërve.

NjĂ« shembull Ă«shtĂ« Japonia, ku njĂ« numĂ«r tepĂ«r i madh i tĂ« rinjve – tĂ« njohur si hikikomori – jetojnĂ« tĂ« izoluar dhe shumica dĂ«rrmuese e tyre janĂ« meshkuj.

Edhe nĂ« AmerikĂ«, djemtĂ« e rinj kanĂ« mĂ« shumĂ« gjasa sesa vajzat tĂ« jetojnĂ« ende me prindĂ«rit. Rreth njĂ« nĂ« pesĂ« meshkuj amerikanĂ« tĂ« moshĂ«s 25–34 vjeç jeton me prindĂ«rit, krahasuar me pak mĂ« shumĂ« se njĂ« nĂ« dhjetĂ« femra nĂ« tĂ« njĂ«jtĂ«n grupmoshĂ«.

NjĂ« pĂ«rballje kulturore me mizogjininĂ« mund tĂ« jetĂ« gjithashtu njĂ« ndĂ«r faktorĂ«t e kĂ«saj pabarazie. NĂ« librin “BoyMom: Reimagining Boyhood in the Age of Impossible Masculinity”, autorja Ruth Whippman vĂ«ren se bota Ă«shtĂ« pĂ«rballur kohĂ«t e fundit me njĂ« valĂ« lajmesh mbi sjelljet e kĂ«qija tĂ« burrave.

Lëvizja #MeToo nxori në pah abuzimet e burrave fillimisht në Hollywood, e më pas në industri dhe vende të tjera. Emra si Harvey Weinstein, Jeffrey Epstein dhe Andrew Tate janë bërë të njohur botërisht, pasi janë akuzuar për forma të shumta të dhunës ndaj grave (dhe në rastin e Epstein, edhe ndaj vajzave të mitura).

SĂ« fundmi, rasti i GisĂšle Pelicot, gruaja franceze e cila ishte droguar dhe pĂ«rdhunuar nĂ« mĂ«nyrĂ« tĂ« pĂ«rsĂ«ritur nga bashkĂ«shorti dhe 50 burra tĂ« tjerĂ« ka shkaktuar zemĂ«rim tĂ« gjerĂ« publik. Seriali “Adolescence” nĂ« Netflix, qĂ« trajton arrestimin e njĂ« djali britanik 13-vjeçar pĂ«r vrasje, ka nxitur njĂ« debat global mbi sjelljet mizogjene te djemtĂ«.

Sipas Whippman, sot Ă«shtĂ« njĂ« kohĂ« tejet e ndĂ«rlikuar pĂ«r tĂ« rritur djem. Lista e shqetĂ«simeve, shkruan ajo nĂ« “BoyMom”, Ă«shtĂ« e gjatĂ«: “PĂ«rdhunues, atentatorĂ« nĂ« shkolla, beqarĂ«, tĂ« papjekur, ndĂ«rpresin tĂ« tjerĂ«t, pĂ«rçmues, tĂ« droguar, nuk pĂ«rfshihen emocionalisht, nuk ndihmojnĂ« nĂ« shtĂ«pi”.

Një tregues domethënës i shqetësimit të përgjithshëm për djemtë në botën e zhvilluar është interesi në rritje i politikanëve për këtë temë.

Vitin e kaluar, Parlamenti britanik hapi njĂ« hetim mbi prapambetjen e meshkujve nĂ« arsim. Norvegjia shkoi edhe mĂ« tej, duke krijuar nĂ« vitin 2022 njĂ« Komision pĂ«r BarazinĂ« e Burrave. NĂ« raportin pĂ«rfundimtar tĂ« vitit 2024, komisioni pĂ«rfundoi se pĂ«rballja me sfidat e djemve dhe burrave do tĂ« jetĂ« “hapi i radhĂ«s” nĂ« barazinĂ« midis gjinive.

LigjvĂ«nĂ«s nĂ« tĂ« gjithĂ« spektrin politik nĂ« SHBA po ndjekin njĂ« qasje tĂ« ngjashme. Guvernatori i Utah, Spencer Cox (republikan), ka krijuar njĂ« grup pune pĂ«r mirĂ«qenien e meshkujve; guvernatori i Maryland-it, Wes Moore (demokrat), Ă«shtĂ« zotuar pĂ«r “zgjidhje tĂ« synuara pĂ«r tĂ« ngritur burrat dhe djemtĂ«â€; ndĂ«rsa guvernatorja e Michigan-it, Gretchen Whitmer (demokrate) synon tĂ« rrisĂ« pĂ«rfshirjen e djemve tĂ« rinj nĂ« universitetet dhe kurset profesionale nĂ« shtet.

MegjithatĂ«, Ă«shtĂ« e rĂ«ndĂ«sishme qĂ« kjo panoramĂ« e zymtĂ« pĂ«r djemtĂ« nĂ« vendet e pasura tĂ« shihet me realizĂ«m. “Ka pak dĂ«shmi qĂ« tregojnĂ« se dĂ«shira pĂ«r vajza pĂ«rkthehet nĂ« diskriminim ndaj djemve apo vajzave”, – thotĂ« Lisa Eklund nga Universiteti i Lundit nĂ« Suedi.

Me rreth 100,000 aborte selektive të fetuseve femra, që ndodhin ende çdo vit në Kinë, zhdukja e paragjykimeve ndaj vajzave duhet të mbetet përparësi.

Por teknologjia mund të ndryshojë këtë situatë, ashtu siç ndodhi me ekografitë para 50 vjetësh. Me një mënyrë të thjeshtë për të vepruar sipas preferencës për vajza, prindërit në vendet e zhvilluara mund të nisin ta bëjnë këtë në numra më të mëdhenj. Metoda të reja testimi po u mundësojnë prindërve të zbulojnë gjininë e foshnjës, që në fillim të shtatzënisë.

Disa kite që mund të blihen online apo në dyqane, kërkojnë vetëm disa pika gjaku nga nëna dhe japin rezultate që në javën e gjashtë të shtatzënisë. Në atë fazë, miqtë dhe familja mund të mos jenë ende në dijeni për shtatzëninë dhe për pasojë, as për vendimet që mund të merren.

Fertilizimi in-vitro (IVF) dhe trajtime të tjera të fertilitetit po bëhen gjithnjë e më të përballueshme ekonomikisht, më efektive dhe më të përhapura.

Në Amerikë, ku IVF me përzgjedhje gjinore është i ligjshëm, rreth një e katërta e përpjekjeve çojnë sot në lindje të suksesshme, krahasuar me vetëm 14% në vitet 1990. Rreth 90% e çifteve që përdorin teknikën e përzgjedhjes së spermës për të zgjedhur gjininë e fëmijës, thonë se duan barazi mes djemve dhe vajzave.

Megjithatë, në praktikë, 80% e tyre zgjedhin vajza. Nëse kjo pabarazi vijon edhe kur këto metoda të përhapen, raporti midis gjinive në SHBA mund të fillojë të shtrembërohet.

Edhe nëse raporti midis gjinive në lindje mbetet natyral, prirja për vajza mbetet e rëndësishme. Ashtu si abortet selektive në vendet në zhvillim janë pasqyrim i pabarazive dhe paragjykimeve të rrënjosura, edhe prirja e re për vajza në botën e pasur është tregues se si funksionojnë shoqëritë.

Lehtësimi i presioneve sociale, që çojnë prindërit të parapëlqejnë vajzat ndaj djemve, do të ishte një hap i dobishëm, pavarësisht se çfarë thonë statistikat më të fundit për raportin midis gjinive në lindje.

 

 

 

 

 

 

The post “ËshtĂ« vajzĂ«â€! appeared first on Revista Monitor.

Before yesterdayMain stream

Industri dhe bujqësi, 2024

By: Mira Leka
21 July 2025 at 12:28

Sektorët prodhues në vend, industria dhe bujqësia, baza e zhvillimit të qëndrueshëm dhe gjenerues të mëdhenj të punësimit, janë në një krizë të thellë.
Të dhënat zyrtare të INSTAT tregojnë se bujqësia shënoi rënie vjetore në 3-mujorin e parë 2025 me 2.76 për qind, ndërsa sektori i industrisë përpunuese me -7.46 për qind, rënia më e fortë që nga tremujori i parë i vitit 2020 ku lëvizjet u bllokuan ...

Nevojitet abonim për të lexuar artikull të revistës

Plani juaj aktual nuk ofron qasje në artikujt më të fundit të revistës. Për të pasur qasje të plotë, ju lutemi përmirësoni abonimin tuaj në premium.

The post Industri dhe bujqësi, 2024 appeared first on Revista Monitor.

A janë ndryshe themeluesit e startup-eve?

By: Mira Leka
21 July 2025 at 12:19

Sipërmarrësit më të mirë i bëjnë vetes një pyetje specifike
 
Kur mendoni për hapin e radhës në karrierë, me shumë gjasa keni në mendje një rritje page, një aftësi të re apo thjesht një rrugë më të shkurtër për në punë.
Kur sipërmarrësi holandez Salar al Khafaji po mendonte për hapin e radhës, ai kishte kritere disi të ndryshme, shkruan The Economist.
Al Khafaji kishte themeluar më parë një startu...

Nevojitet abonim për të lexuar artikull të revistës

Plani juaj aktual nuk ofron qasje në artikujt më të fundit të revistës. Për të pasur qasje të plotë, ju lutemi përmirësoni abonimin tuaj në premium.

The post A janë ndryshe themeluesit e startup-eve? appeared first on Revista Monitor.

ÇfarĂ« do tĂ« thotĂ«, “si vis pacem, para bellum”

By: Mira Leka
21 July 2025 at 12:15

Justifikohen shpenzimet ushtarake në rritje?
 
Nga MSc Roland Tashi, ekspert i çështjeve të sigurisë
 
Shprehja latine “Si vis pacem, para bellum”, qĂ« do tĂ« thotĂ« “NĂ«se do paqe, pĂ«rgatitu pĂ«r luftĂ«â€, shpreh idenĂ« e mbajtjes dhe pĂ«rgatitjes sĂ« forcave ushtarake si mjet parandalues. Sot pĂ«rdoret si njĂ« thirrje pĂ«r riarmatim qĂ« nuk mbaron vetĂ«m kĂ«tu, pasi pĂ«r tĂ« pasur njĂ« ushtri tĂ« fortĂ«, kĂ«rkoh...

Nevojitet abonim për të lexuar artikull të revistës

Plani juaj aktual nuk ofron qasje në artikujt më të fundit të revistës. Për të pasur qasje të plotë, ju lutemi përmirësoni abonimin tuaj në premium.

The post ÇfarĂ« do tĂ« thotĂ«, “si vis pacem, para bellum” appeared first on Revista Monitor.

Lufta në Ukrainë tregon se Perëndimi mund të shtojë kapacitetin ushtarak pa u riindustrializuar

By: Mira Leka
21 July 2025 at 12:04

Kapaciteti industrial në kohë paqeje nuk është më i domosdoshëm për sukses në kohë lufte, shkruan The Economist
 
Në brendësi të Joint Systems Manufacturing Centre (JSMC) në Ohio, fabrika kryesore e Shteteve të Bashkuara të Amerikës për automjetet e blinduara që nga viti 1942, vazhdon linja e prodhimit për versionin më të fundit të tankut Abrams.
Atje nuk prodhohen më tanke të reja nga e para...

Nevojitet abonim për të lexuar artikull të revistës

Plani juaj aktual nuk ofron qasje në artikujt më të fundit të revistës. Për të pasur qasje të plotë, ju lutemi përmirësoni abonimin tuaj në premium.

The post Lufta në Ukrainë tregon se Perëndimi mund të shtojë kapacitetin ushtarak pa u riindustrializuar appeared first on Revista Monitor.

Ferrari po ngjan më pak me një prodhues makinash dhe më shumë me HermÚs

By: Mira Leka
21 July 2025 at 11:54

Por a do të lulëzojë në epokën elektrike?
 
Qyteti i zakonshëm i Maranellos, pranë thesareve arkitekturore si Bolonja dhe Modena, ndan pak nga hijeshia e tyre. Megjithatë, atraksioni i tij kryesor është një simbol i kulturës italiane.
Një statujë e kalit në një rreth-rrotullim u kujton vizitorëve se kjo është shtëpia e Ferrarit.
Dizajni italian, ekskluziviteti dhe trashëgimia në garat me maki...

Nevojitet abonim për të lexuar artikull të revistës

Plani juaj aktual nuk ofron qasje në artikujt më të fundit të revistës. Për të pasur qasje të plotë, ju lutemi përmirësoni abonimin tuaj në premium.

The post Ferrari po ngjan më pak me një prodhues makinash dhe më shumë me HermÚs appeared first on Revista Monitor.

Serbi, FMN: PBB reale do të rritet me 3% në 2025 dhe 4% në 2026

By: Mira Leka
21 July 2025 at 11:41

Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN) njoftoi se Bordi Ekzekutiv ka përfunduar Konsultimin e Nenit IV për vitin 2025 me Republikën e Serbisë, duke përmbyllur gjithashtu shqyrtimin e parë të performancës së vendit në kuadër të Instrumentit të Koordinimit të Politikave (PCI).
“Performanca makroekonomike e SerbisĂ« mbetet e qĂ«ndrueshme pavarĂ«sisht njĂ« mjedisi tĂ« vĂ«shtirĂ« global. Stafi i FMN-sĂ« parashikon r...

Nevojitet abonim për të lexuar artikull të revistës

Plani juaj aktual nuk ofron qasje në artikujt më të fundit të revistës. Për të pasur qasje të plotë, ju lutemi përmirësoni abonimin tuaj në premium.

The post Serbi, FMN: PBB reale do të rritet me 3% në 2025 dhe 4% në 2026 appeared first on Revista Monitor.

Kroaci, BERZH jep 25 milionë euro kredi për PBZ Leasing

By: Mira Leka
21 July 2025 at 11:28

Banka Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) ka dhënë një kredi prej 25 milionë eurosh për kompaninë PBZ Leasing në Kroaci, me qëllim rishpërndarjen e fondeve për ndërmarrjet mikro, të vogla dhe të mesme (NMVM) në nivel lokal.
Kredia synon të përmirësojë aksesin në financim për sektorin privat kroat, me të paktën 30% të fondeve që do të përdoren për leasing të teknologjive dhe pajisjeve miqë...

Nevojitet abonim për të lexuar artikull të revistës

Plani juaj aktual nuk ofron qasje në artikujt më të fundit të revistës. Për të pasur qasje të plotë, ju lutemi përmirësoni abonimin tuaj në premium.

The post Kroaci, BERZH jep 25 milionë euro kredi për PBZ Leasing appeared first on Revista Monitor.

Bullgari, rritje deri në 15% e pagave në punët e nënpaguara

By: Mira Leka
21 July 2025 at 11:24

Numri i lejeve të punës të lëshuara për punëtorë të huaj në Bullgari vazhdon të rritet, me parashikimet për këtë vit që pritet të arrijnë në rreth 40,000, sipas Nikolay Nikolov nga Shoqata Bullgare për Menaxhimin e Burimeve Njerëzore dhe Konfederata Bullgare për Punësim.
Fuqia punëtore e huaj vjen kryesisht nga dy rajone, në varësi të sektorit. Një grup vjen nga vendet ish-sovjetike dhe Azia Qendr...

Nevojitet abonim për të lexuar artikull të revistës

Plani juaj aktual nuk ofron qasje në artikujt më të fundit të revistës. Për të pasur qasje të plotë, ju lutemi përmirësoni abonimin tuaj në premium.

The post Bullgari, rritje deri në 15% e pagave në punët e nënpaguara appeared first on Revista Monitor.

Pse punëtorët rumunë emigrantë po i kthehen BE-së kundër?

By: Mira Leka
21 July 2025 at 11:21

Miliona njerëz gjetën punë jashtë vendit falë lirisë së lëvizjes. Por sot, ata po bëhen gjithnjë e më euroskeptikë
 
Do të ishte e arsyeshme të mendohej se njerëzit, që zhvendosen nga një vend i Bashkimit Europian në një tjetër për punë dhe më shumë mundësi, janë ndër mbështetësit më të fortë të unionit.
Liria e lëvizjes brenda bllokut me 27 shtete është, në fund të fundit, një nga përfitimet...

Nevojitet abonim për të lexuar artikull të revistës

Plani juaj aktual nuk ofron qasje në artikujt më të fundit të revistës. Për të pasur qasje të plotë, ju lutemi përmirësoni abonimin tuaj në premium.

The post Pse punëtorët rumunë emigrantë po i kthehen BE-së kundër? appeared first on Revista Monitor.

Mbrojtja e konsumatorit në një etapë të re

By: Mira Leka
21 July 2025 at 10:14

Qeveria ka gati njĂ« draftligj tĂ« ri pĂ«r mbrojtjen e konsumatorit i cili synon tĂ« pĂ«rmirĂ«sojĂ« kuadrin aktual duke plotĂ«suar edhe vakumet qĂ« vijnĂ« sot nga zhvillimi dinamik i tregut nĂ« aspektin dixhital. Zv.ministri i MEKI, Enkelejd Musabelliu, sqaron pĂ«r “Monitor” se cilat janĂ« risitĂ« e kĂ«tij drafti tĂ« ri, nga tregtia online te reklamat mashtruese, ngritja e njĂ« Agjencie tĂ« re tĂ« posaçme e deri te ...

Nevojitet abonim për të lexuar artikull të revistës

Plani juaj aktual nuk ofron qasje në artikujt më të fundit të revistës. Për të pasur qasje të plotë, ju lutemi përmirësoni abonimin tuaj në premium.

The post Mbrojtja e konsumatorit në një etapë të re appeared first on Revista Monitor.

Shqipëria turistike në syrin e botës

By: Mira Leka
21 July 2025 at 10:05

Shqipëria vijon të mbetet një destinacion me interes për të huajt në aspektin turistik, edhe pse ritmi i rritjes është ngadalësuar në raport me një vit më parë. Në platforma të udhëtimit bëhen çdo ditë mijëra komente për atë se çfarë pëlqejnë apo jo vizitorët, ku nuk mungojnë komentet pozitive dhe negative. Plazhet dhe bekimi që na ka dhënë natyra janë në krye të vlerësimeve pozitive, ashtu sikurs...

Nevojitet abonim për të lexuar artikull të revistës

Plani juaj aktual nuk ofron qasje në artikujt më të fundit të revistës. Për të pasur qasje të plotë, ju lutemi përmirësoni abonimin tuaj në premium.

The post Shqipëria turistike në syrin e botës appeared first on Revista Monitor.

Çmimet e bulmetit nĂ« ShqipĂ«ri janĂ« tĂ« katĂ«rtat mĂ« tĂ« shtrenjtat nĂ« EuropĂ«

By: Mira Leka
21 July 2025 at 09:40

Pikërisht pas 2019-s, me uljen e TVSH-së së kreditueshme (nga 20% u bë 6%) prej vitit 2020, konsumatori shqiptar e ka blerë qumështin dhe produktet e bulmetit më shtrenjtë sesa shtetasit europianë dhe ballkanas.
Në vitin 2005, çmimet e produkteve të bulmetit në Shqipëri ishin sa 88.6% e mesatares së Bashkimit Europian (mesatarja e vendeve të BE=100) sipas të dhënave të Eurostat.
Kjo tregon se në a...

Nevojitet abonim për të lexuar artikull të revistës

Plani juaj aktual nuk ofron qasje në artikujt më të fundit të revistës. Për të pasur qasje të plotë, ju lutemi përmirësoni abonimin tuaj në premium.

The post Çmimet e bulmetit nĂ« ShqipĂ«ri janĂ« tĂ« katĂ«rtat mĂ« tĂ« shtrenjtat nĂ« EuropĂ« appeared first on Revista Monitor.

Zinxhiri jo konkurrues i qumështit

By: Mira Leka
21 July 2025 at 09:36

Kostoja e lartë e prodhimit të qumështit si lëndë e parë prej mungesës së ekonomisë së shkallës e subvencioneve dhe konkurrenca nga importet po rrisin vështirësitë te industria përpunuese. Fabrikat po përballen me kosto të lartë të prodhimit, ndërsa produktet vendase po humbasin konkurrueshmërinë përballë importeve më të lira. Prej katër vitesh, konsumatori blen mallrat e bulmetit me çmime që kalo...

Nevojitet abonim për të lexuar artikull të revistës

Plani juaj aktual nuk ofron qasje në artikujt më të fundit të revistës. Për të pasur qasje të plotë, ju lutemi përmirësoni abonimin tuaj në premium.

The post Zinxhiri jo konkurrues i qumështit appeared first on Revista Monitor.

❌
❌