Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 15 August 2025Main stream

Thika e goditi afër zemrës, 27-vjeçari nga Korça niset me urgjencë drejt Traumës në kryeqytet

By: M C
15 August 2025 at 22:55

27-vjeçari Ari Kodra, i cili mbeti i plagosur me thikë pasditen e sotme në Korçë nga Aleks Qiqi, është dërguar për mjekim të specializuar drejt spitalit të Traumës në kryeqytet.

Referuar burimeve për media, Ari Kodra ka pësuar dëmtime në pjesën e poshtme të shpatullës nga krahu i zemrës dhe se duhet të kryen ekzaminime të imtësishme për të parë nëse goditja me thikë i ka shkaktuar dëmtime që mund t’i rrezikojnë jetën.

Sakaq, autoritetet kanë arrestuar autorin Aleks Qiqi ndërsa ky i fundit nuk është i panjohur nga autoritetet. Qiqi rezulton person me precedentë të theksuar kriminalë për falsifikim dhe drogë, në Shqipëri dhe Greqi.

Aleks Qiqi sapo ishte liruar nga burgu, ku kishte vuajtur dënimin për drogë ndërsa autoritetet vijojnë hetimet për të zbardhur të tjera detaje.

The post Thika e goditi afër zemrës, 27-vjeçari nga Korça niset me urgjencë drejt Traumës në kryeqytet appeared first on Albeu.com.

Alaska 2025/ Konfirmohet përbërja e delegacionit amerikan dhe atij rus

By: M C
15 August 2025 at 22:35

Presidenti i ShBA, Donald Trump dhe ai rus, Vladimir Putin, pritet të vazhdojnë bisedimet me qëllimin kryesor për të diskutuar rrugët drejt përfundimit të luftës në Ukrainë pritet të nisë së shpejti.

Në bisedimet mes presidentit amerikan Donald Trump dhe homologut rus Vladimir Putin, ky i fundit do të shoqërohet nga ministri i tij i jashtëm Sergei Lavrov dhe ndihmësi Yuri Ushakov.

Ndërkohë që Donald Trump do të shoqërohet nga Marco Rubio dhe Steve Witkoff, në atë që tani quhet një format tre-me-tre, në vend të një-me-një.

The post Alaska 2025/ Konfirmohet përbërja e delegacionit amerikan dhe atij rus appeared first on Albeu.com.

Pa zbritur mirë në Alaskë, gazetarët në “sulm” ndaj Putinit: “A do t’i ndaloni vrasjet e civilëve?”- Presidenti rus “përgjigjet” duke…

By: M C
15 August 2025 at 22:05

Në një moment gjatë takimit me Donald Trump në Alaska, presidenti rus Vladimir Putin u pyet nga gazetarët nëse do të “ndalte vrasjen e civilëve”.

Putin iu përgjigj pyetjes vetëm duke treguar gishtin drejt veshit dhe duke ngritur supet, pa dhënë asnjë fjalë.

Ndërkohë edhe pyetjes nëse “do të pranojë paqen” përsëri Putin revuzoi që t’I përgjigjej.

The post Pa zbritur mirë në Alaskë, gazetarët në “sulm” ndaj Putinit: “A do t’i ndaloni vrasjet e civilëve?”- Presidenti rus “përgjigjet” duke… appeared first on Albeu.com.

“Në kërkim të paqes”, brenda sallës ku po takohen Trump e Putin

By: M C
15 August 2025 at 21:53

Një foto ka zbuluar detaje të reja nga vendi se ku do të mbahet takimi me presidentëve të SHBA, Donald Trump dhe atij rus, Vladimir Putin.

Në tryezën e vogël, është vendosur një afishë e madhe, ku shkruhet me të mëdha “në kërkim të paqes”.

Sekretari i Shtetit, Marco Rubio, dhe i dërguari Steve Witkoff do t’i bashkohen Trumpit në anën amerikane të tryezës së bisedimeve, ndërsa ministri i Jashtëm Sergei Lavrov dhe ndihmësi i tij, Yuri Ushakov, do të shoqërojnë Putinin.

The post “Në kërkim të paqes”, brenda sallës ku po takohen Trump e Putin appeared first on Albeu.com.

FOTO/ Trump pret Putin, dy liderët të buzëqeshur shtrëngojnë duart në Alaska

By: M C
15 August 2025 at 21:21

Ppresidenti amerikan Donald Trump ka pritur presidentin rus, Vladimir Putin, në një takim të veçantë në Alaska.

Fotot nga tregojnë momentin kur Trump e mirëpret Putinin me duartrokitje, duke simbolizuar një përshëndetje dhe atmosferë të veçantë mes të dy udhëheqësve.

Në takimin e dy udhëheqësve marrin pjesë edhe sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, dhe i dërguari i posaçëm amerikan, Steve Witkoff.

Pas këtij takimi, delegacionet do të kenë një drekë pune, ku marrin pjesë Rubio, Witkoff, sekretari i Thesarit, Scott Bessent, ai i Tregtisë, Howard Lutnick, shefi i Mbrojtjes, Pete Hegseth dhe shefja e stafit të Trumpit, Susie Wiles.

The post FOTO/ Trump pret Putin, dy liderët të buzëqeshur shtrëngojnë duart në Alaska appeared first on Albeu.com.

Gati për takimin e shumëpritur, Trump zbarkon i pari në Alaskë

By: M C
15 August 2025 at 20:57

Tapeti i kuq është shtruar mes avionëve ushtarakë, duke krijuar një atmosferë solemne për pritjen e Vladimir Putinit dhe Donald Trumpit.

Air Force One po ulet në Anchorage me Donald Trumpin në bord. Disa nga aleatët më të afërt të presidentit amerikan – Sekretari i Shtetit Marco Rubio, emisar i posaçëm i Shtëpisë së Bardhë Steve Witkoff dhe drejtori i CIA-s John Ratcliffe – e shoqërojnë atë në përpjekjen për të ndërmjetësuar paqen në luftën Rusi-Ukrainë.

Presidenti amerikan ishte i pari që zbriti në tokën e Alaskës, duke dhënë sinjalin për nisjen e një takimi shumë të pritur nga komuniteti ndërkombëtar.

Trump pritet të takohet me presidentin rus Vladimir Putin në bazën Elmendorf-Richardson rreth orës 11:30 lokale (19:30 GMT/20:30 BST), duke shënuar për herë të parë ndërveprimin ballë për ballë të dy udhëheqësve që nga rikthimi i Trump në Shtëpinë e Bardhë për mandat të dytë.

Autoritetet lokale kanë intensifikuar masat e sigurisë, ndërsa mediat mbulojnë çdo moment të ngjarjes.

Ky takim pritet të ketë pasoja të rëndësishme për marrëdhëniet ndërkombëtare dhe politikat globale.

Ndërkohë, qytetarët dhe turistët kanë shprehur kureshtje dhe interes për ngjarjen që po zhvillohet.

Avionët ushtarakë që rrethojnë zonën dhe prezenca e trupave të sigurisë nënvizojnë rëndësinë e lartë të këtij takimi.

The post Gati për takimin e shumëpritur, Trump zbarkon i pari në Alaskë appeared first on Albeu.com.

Stuhi me erëra të forta godet plazhet e Vlorës, pushuesit largohen me nxitim

By: M C
15 August 2025 at 20:38

Një stuhi e fortë me erëra të fuqishme dhe reshje të befasishme ka goditur sot plazhet e Vlorës, duke shkaktuar kaos mes pushuesve.

Çadrat dhe shezlongët u përmbysën e fluturuan, ndërsa pushuesit u detyruan të largohen me nxitim për t’u strehuar.

Situata zgjati disa minuta, por mjaftoi për të boshatisur të gjithë vijën bregdetare të qytetit.

Fatmirësisht, nuk raportohet për të lënduar.

The post Stuhi me erëra të forta godet plazhet e Vlorës, pushuesit largohen me nxitim appeared first on Albeu.com.

Plagosja në Korçë, reagon policia: Autor një 41-vjeçar! Është vënë në pranga, sekuestrohet thika

By: M C
15 August 2025 at 20:23

Policia ka dalë me një njoftim zyrtar në lidhje me plagosjen e regjistruar sot në Korçë. Në njoftim bëhet me dije se ngjarja ka ndodhur në fshatin Mollaj rreth orës 19:00. Nga ngjarja konfirmohet se ka mbetur i plagosur një 27-vjeçar i cili ndodhet në spital.

Policia gjithashtu bën me dije se ka vënë në pranga autorin, një 41-vjeçari i identifikuar me inicialet A.Q. Thika e përdorur është sekuestruar ndërsa shkaqet e ngjarjes ende nuk dihen

Njoftimi i policisë:

Korçë/Informacion paraprak/ Rreth orës 19:00, në fshatin Mollaj, Korçë, shtetasi A. K., 27 vjeç, është dëmtuar, dyshohet me mjet prerës thikë nga shtetasi A. Q, 41 vjeç. 27-vjeçari, po merr ndihmë mjekësore në spital. Autori i dyshuar i ngjarjes shtetasi A. Q., është shoqëruar në Komisariat për veprime të mëtejshme.

Shërbimet e Policisë kanë gjetur dhe sekuestruar mjetin prerës thikë që dyshohet se shtetasi A.Q, ka plagosur 27 vjeçarin. Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes

The post Plagosja në Korçë, reagon policia: Autor një 41-vjeçar! Është vënë në pranga, sekuestrohet thika appeared first on Albeu.com.

Korça nuk gjen qetësi/ Plagoset 27-vjeçari, dërgohet me urgjencë në spital

By: M C
15 August 2025 at 19:53

Një ditë pas vrasjes me thikë të 14-vjeçarit Erald Xhejo në Korçë, një tjetër ngjarje kriminale ka ndodhur në Dvoran. Sipas raportimeve, Ari Kodra 27 vjeç është plagosur me thikë.

Autori i ngjarjes ende nuk është identifikuar ndërsa i riu i plagosur është dërguar me urgjencë në spital për të marrë ndihmë mjekësore.

Shkaqet dhe rrethanat e plagosjes janë ende të paqarta ndërsa policia dhe grupi hetimor vijojnë hetimet për të zbardhur ngjarjen.

The post Korça nuk gjen qetësi/ Plagoset 27-vjeçari, dërgohet me urgjencë në spital appeared first on Albeu.com.

Samiti në Alaskë, Trump: Dua të shoh një armëpushim! Nuk do të jem i lumtur nëse nuk ndodh sot

By: M C
15 August 2025 at 19:19

Presidenti amerikan, Donald Trump ka publikuar një video të re të bisedës së tij me gazetarët në Air Force One, në të cilën ai përgjigjet në detaje rreth asaj që do të konsiderohet një sukses i samitit të sotëm me homologun e tij rus, Vladimir Putin. Trump shprehet se do të shohë një armëpushim.

Ai më tej është shprehur se nuk e di nëse kjo do të arrihet sot por nesë nuk do të ndodhe nuk do të jetë aspak i lumtur për këtë rezultat. Takimi do të nisë në orën 21:00 (me orën okale në Shqipëri), në Alaskë.

“Nuk mund t’ju them këtë. Nuk e di nëse ka ndonjë gjë përfundimtare. Dua gjëra specifike. Dua të shoh një armëpushim. Kjo nuk ka të bëjë fare me Evropën. Evropa nuk më thotë çfarë të bëj, por ata do të përfshihen në proces, natyrisht, ashtu si edhe Zelenskyy, por unë dua të shoh një armëpushim shpejt.

Nuk e di nëse do të ndodhë sot, por nuk do të jem i lumtur nëse nuk ndodh sot. Të gjithë thonë se nuk mund të ndodhë sot, por unë thjesht po them se dua që vrasjet të ndalen. Jam këtu për të ndaluar vrasjet. E dini, ne nuk japim para. Ne fitojmë para. Ata blejnë armët tona, ne i dërgojmë në NATO dhe NATO na dërgon çekë të mëdhenj e të mirë. Por kjo nuk më shqetëson… Ajo që më shqetëson është se javën e kaluar ata humbën 7,011 njerëz, pothuajse të gjithë ushtarë. 36 persona në një qytet që u godit nga një raketë. Mbi 7,000 ushtarë. Është çmenduri,’ tha Trump.

Tema kryesore e samitit do të jetë konflikti në Ukrainë, me qëllim gjetjen e një zgjidhjeje dhe dhënien fund të luftës që vazhdon prej disa vitesh. Liderët pritet të diskutojnë edhe për çështje të ndjeshme si kufijtë dhe shkëmbimi i territoreve, teza që kanë qarkulluar prej kohësh. Takimi fillestar do të jetë ‘kokë më kokë’, i ndjekur më pas nga një sesion me delegacionet përkatëse dhe një drekë pune.

The post Samiti në Alaskë, Trump: Dua të shoh një armëpushim! Nuk do të jem i lumtur nëse nuk ndodh sot appeared first on Albeu.com.

Dëmet e shkaktuara nga zjarret, ministri Vengu tregon si do të bëhet kompensimi i banesave, bizneseve dhe kulturave bujqësore

By: M C
15 August 2025 at 18:44

Vlerësimi dhe kompensimi i dëmeve të shkaktuara nga zjarret do të realizohet në çdo bashki të prekur, sipas një procedure të veçantë, e cila nis me evidentimin e tyre nga Grupi i Konstatimit për inventarizimin e dëmeve, i ngritur me urdhër të kryetarit të Bashkisë.

Këtë e bëri të ditur ministri i Mbrojtjes Pirro Vengu në një reagim në rrjetet sociale, ndërsa më herët u lajmërua edhe nga kryeministri Edi Rama.

“Ky grup realizon inventarizimin e dëmeve në banesa infrastrukturë, biznese, kultura bujqësore, mjete mekanike, objekte social-kulturore dhe plotëson formularët me kostot financiare. Më pas, bashkitë përgatisin listat për subjektet e dëmtuara dhe dokumentacionin përkatës dhe pas vlerësimit financiar çdo bashki përcaktohen koston e kompensimit, i cili kryhet nga fondet e bashkisë së prekur, përmes fondit për mbrojtjen civile”, shkruan Vengu.

The post Dëmet e shkaktuara nga zjarret, ministri Vengu tregon si do të bëhet kompensimi i banesave, bizneseve dhe kulturave bujqësore appeared first on Albeu.com.

Gazetarët e Radio Televizionit të Kosovës dy muaj pa rroga, Qeveria Kurti miraton kërkesë për 2.5 kilionë euro kredi

By: M C
15 August 2025 at 18:26

Qeveria në detyrë e Kosovës ka mbajtur sot mbledhjen e radhës në të cilën ka marrë disa vendime, ndër to edhe aprovimin e kërkesës së Radio Televizionit të Kosovës për huamarrje pas situatës së vështirë financiare ku punonjësit kanë mbetur pa paga.

Është “miratuar në parim kërkesa për huamarrje deri në 2,540,000 euro të Radio Televizionit të Kosovës për qëllime të likuiditetit të transmetuesit publik”.

Më herët, ushtruesi i detyrës së drejtorit të përgjithshëm të RTK-së, Hysen Hundozi ka njoftuar punonjësit e transmetuesit publik për gjendjen e rëndë financiare, ndërkohë që ka bërë të ditur se i ishte drejtuar Ministrisë së Financave me kërkesë për një kredi.

“Për shkak të pamundësisë për të komunikuar drejtpërdrejt me themeluesin tonë, Kuvendin e Kosovës, ne iu kemi drejtuar Qeverisë së Republikës së Kosovës, me të cilën kemi shqyrtuar të gjitha mundësitë për tejkalimin e gjendjes.

Gjatë kësaj periudhe janë shqyrtuar alternativa të shumta, derisa kemi arritur bashkërisht te një modalitet i ligjshëm që mundëson ndihmën e Qeverisë për RTK-në deri në konstituimin e Kuvendit”, thuhej në reagimin e Hysen Hundozit.

The post Gazetarët e Radio Televizionit të Kosovës dy muaj pa rroga, Qeveria Kurti miraton kërkesë për 2.5 kilionë euro kredi appeared first on Albeu.com.

Vrasja e 14-vjeçarit në Maliq/ Reagon Luiz Ejlli: Fëmijët po mbyten në dhunë! Janë pasqyra e shoqërisë që ne kemi ndërtuar, sa kohë heshtim thika është në duart tona

By: M C
15 August 2025 at 18:11

Këngëtari Luiz Ejlli ka reaguar në lidhje me vrasjen e 14-vjeçarit, Erald Xhejo. Ejlli përmes një instastory shprehet se fëmijët në vendin tonë janë të rrethuar nga dhuna dhe mungesa e dashurisë. Sipas tij këto faktorë kanë ndikuar në sjelljen e të rinjtve të cilët mendojnë se konfliktet zgjidhen me gjak.

Ai më tej tha se autoritetet mbyllin sytë përballë këtij fenomeni dhe shkollat e prindërit flenë duke lënë fëmijët të mbyten në dhunë. Sipas tij për sa kohë do të ketë heshtje në lidhje me këtë çeshtje raste të tilla do të përsëriten.

“Dy nëna që sot nuk dinë ku të gjejnë frymën dhe dy familje që nuk do të jenë më të njëjta. Këta fëmijë janë të uritur, mes dhunës, inatit, mungesës së dashurisë dhe mungesës së kujdesit. Shkollat flenë, prindërit nuk e kanë mendjen, shteti mbyll sytë, fëmijët po mbyten në dhunë.

Nuk janë tragjedi të rastit, janë pasqyra e shoqërisë që ne kemi ndërtuar dhe po e vazhdojmë, ku dashuria është opsionale. Dhe fëmijët mësojnë nga rruga që konfliktet zgjidhen vetëm me thikë ose me gjak. Dhe për sa kohë ne heshtim, thika është në duart tona. Nëse sot nuk çohemi, nesër e ka radhën ai tjetri që mund ta njohim personalisht,” u shpreh ai.

Si ndodhi ngjarja

Ngjarja tragjike ka ndodhur pasditen e 14 gushtit në ambientet e jashtme të lokalit në fshatin Pirg të Maliqit. Erald Xhejo 14 vjeç është vrarë nga bashkëmoshatari i tij gjatë një sherri në një lokal. I mituri nuk ka mundur t’i mbijetojë plagëve të marra nga thika dhe fatkeqësisht ndërroi jetë në spital. Dy të miturit, autori Enedio Guri dhe viktima Erald Xhejo kanë qenë duke folur fillimisht e më pas kanë nisur të debatojnë, duke vijuar më tej me përdorimin e armëve të ftohta, përkatësisht thikë. Autori Enedio Guri ende nuk ka dhënë asnjë dëshmi për ngjarjen.

The post Vrasja e 14-vjeçarit në Maliq/ Reagon Luiz Ejlli: Fëmijët po mbyten në dhunë! Janë pasqyra e shoqërisë që ne kemi ndërtuar, sa kohë heshtim thika është në duart tona appeared first on Albeu.com.

‘Shkundet’ Shqipëria/ Lëkundje tërmeti ndihen në Tiranë, ja sa ishte magnituda

By: M C
15 August 2025 at 17:50

Lëkundje tërmeti janë ndjerë para pak çastesh në Tiranë.

Magnituda e këtij tërmeti ka qenë 3.1 ballë.

Nuk ka raportime për dëme materiale apo në njerëz.

The post ‘Shkundet’ Shqipëria/ Lëkundje tërmeti ndihen në Tiranë, ja sa ishte magnituda appeared first on Albeu.com.

Mbyllet kufiri mes Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut në Glloboqicë, shkak zjarret

By: M C
15 August 2025 at 17:41

Qendra Kombëtare e Menaxhimit Kufitar në Kosovë ka bërë të ditur se në pasditen e së premtes është mbyllur pika kufitare mes Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut në Glloboqicë, për shkak të përhapjes së zjarreve.

Përmes një postimi në Facebook, kjo organizatë qeveritare ka thënë se është njoftuar nga pala maqedonase se zjarret janë afruar afër rrugës së fshatit Jazhincë, ndërsa vendimin për mbylljen e kufirit e ka marrë Ministria e Punëve të Brendshme.

Vendet e Ballkanit dhe një pjesë e mirë e kontinentit evropian po përballen këtë javë me temperatura rreth apo mbi 40 gradë Celsius.

Agjencia për Menaxhim Emergjent në Kosovë ka bërë të ditur më 14 gusht se i ka regjistruar 61 vatra zjarri, dhe që shumica janë lokalizuar.

Një ekip i Radios Evropa e Lirë e ka vizituar të martën fshatin Kçiq në Mitrovicë për t’i parë nga afër dëmet që i kanë shkaktuar zjarret në atë zonë.

Disa banorë janë shprehur shumë të shqetësuar, duke thënë se kanë humbur gjithçka që kanë pasur.

Në Shqipëri dhe Mal të Zi është raportuar edhe për viktima në përpjekjet për shuarje zjarresh, ndërsa qindra mijëra hektarë tokë janë djegur.

Autoritetet në disa shtete kanë thënë se disa zjarre janë nisur edhe qëllimshëm dhe tashmë i kanë arrestuar disa persona që dyshohen për këtë shkelje.

Shkencëtarët për klimën kanë thënë disa herë se disa dekada të nxjerrjes së gazrave serrë në atmosferë, kanë ndikuar në rritje të temperaturave globale.

Bota është ngrohur për 1.1 gradë Celsius në krahasim me epokën industriale, ndërsa shtetet synojnë që ta mbajë atë nën 1.5 gradë Celsius, për të shmangur katastrofa të mëdha natyrore./REL

The post Mbyllet kufiri mes Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut në Glloboqicë, shkak zjarret appeared first on Albeu.com.

“Humbëm një djalë të mrekullueshëm, plot ëndrra”/ Mesazhi prekës i shkollës ku studionte 14-vjeçari: Banka ku uleshe do të mbetet bosh, por kujtimet tona do të jenë gjithmonë plot

By: M C
15 August 2025 at 17:13

Dhimbje e thellë në shkollën ku studionte 14-vjeçari Eraldo Xhejo, i cili humbi jetën dje pas një goditjeje me thikë nga bashkëmoshatari Enedio Guri.

Në një postim prekës në rrjete sociale, Shkolla e mesme e bashkuar “Tafil Rexhepi” Pirg ka shprehur ngushëllime për vdekjen e tij.

“Lamtumirë, ylli ynë i ndritur Erald! Sot zemrat tona janë më të rënda se kurrë. Humbëm jo thjesht një nxënës, por një djalë të mrekullueshëm, plot ëndrra, buzëqeshje dhe mirësjellje. Ti ishe shembull i përkushtimit, i dashurisë për dijen dhe i shpirtit të pastër. Shkolla nuk do të jetë më e njëjta pa ty,” shkruan shkolla.

Në mesazhin prekës, thuhet se banka ku ai ulej do të mbetet bosh, por kujtimet do të mbajnë gjithmonë dritën që ai u fali të gjithëve.

“Ti nuk u largove, por u bëre engjëlli më i bukur i Parajsës! Ngushëllime familjarëve! Jemi bashkë me ju në këtë dhimbje të madhe,” përfundon reagimi i shkollës.

The post “Humbëm një djalë të mrekullueshëm, plot ëndrra”/ Mesazhi prekës i shkollës ku studionte 14-vjeçari: Banka ku uleshe do të mbetet bosh, por kujtimet tona do të jenë gjithmonë plot appeared first on Albeu.com.

Besimtarët ortodoksë kremtojnë festën e Shën Marisë, Kryepiskopi Joan thirrje lutjeje për situatën e rënduar të zjarreve që po kalon vendi ynë: Le t’i lutemi Zotit

By: M C
15 August 2025 at 16:53

Sot, më 15 gusht 2025 besimtarët orthodhoksë kremtuan me madhështi Fjetjen e Hyjlindëses së Tërëshenjtë Mari, të paraprirë nga dy javë kreshmimi.

Fortlumturia e Tij, Krepiskopi i Tiranës, Durrësit dhe i Gjithë Shqipërisë, Imzot Joani, drejtoi liturgjinë Hyjnore në Manastirin e Fjetjes së Hyjlindëses Mari në Boboshticë, Korçë.

Në Liturgjinë Hyjnore që drejtoi Fortlumturia i Tij, por edhe në kishat e mbarë vendit, me vendim të Sinodit të shenjtë të Kishës sonë u shtua një thirrje lutjeje për situatën e rënduar të zjarreve që po kalon vendi ynë:

“Për pushimin e shpejtë dhe pa pasoja të zjarreve, për shpirtrat e atyre që humbën jetën, për ndihmën e vëllezërve e motrave që gjenden në rrezik e në vuajtje për shkak të tyre, si edhe për ata që me vetëmohim luftojnë për shuarjen e tyre, me përgjërim dhe solidaritet, le t’i lutemi Zotit”.

Kjo lutje u bë sot në të gjitha manastiret dhe kishat e shumta që mbajnë emrin e Fjetjes së Hyjlindëses Mari në të gjitha dioqezat e Shqipërisë.

Kjo festë është një nga të kremtet më të ndjera e të festuara historikisht, gjë që e dëshmon edhe numri i madh i kishave e manastireve në vendin tonë dhe në gjithë botën orthodhokse, kushtuar kësaj ngjarjeje.

Në këtë festë ato bëhen vende pelegrinazhi me praninë e qindra dhe mijërave besimtarësh dhe veprimtarish të shumta.

The post Besimtarët ortodoksë kremtojnë festën e Shën Marisë, Kryepiskopi Joan thirrje lutjeje për situatën e rënduar të zjarreve që po kalon vendi ynë: Le t’i lutemi Zotit appeared first on Albeu.com.

Takimi Trump-Putin, Zelenskyy: Rreziqet janë të larta por është koha për t’i dhënë fund luftës

By: M C
15 August 2025 at 16:34

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelenskyy njoftoi se në takimin e shtabit të tij u diskutuan tre çështje kritike, e para prej të cilave ishin zhvillimet ushtarake në vijën e frontit, veçanërisht në sektorin e Pokrovsk. Zelenskyy tha se forcat ukrainase po i zmbrapsin përpjekjet e ushtrisë ruse për t’u konsoliduar dhe po intensifikojnë presionin ndaj pushtuesit, duke vënë në dukje se operacionet janë të suksesshme.

Sipas Zelensky, Brigadat e 79-të dhe 82-të të Ndërhyrjes së Shpejtë po operojnë në mënyrë efektive në rajonin Dompropilya, ndërsa u mor një vendim për të forcuar më tej si këtë ashtu edhe sektorë të tjerë në rajonin e Donetskut. Ai theksoi se ushtria ruse po shënon humbje të mëdha në përpjekjet e saj për të siguruar pozicione më të favorshme politike për udhëheqjen ruse në prag të takimit në Alaskë.

“Ne jemi të vetëdijshëm për këtë plan dhe po i informojmë partnerët tanë për situatën reale”, vuri në dukje ai.

Sipas tij çështja e dytë e diskutuar, ishte zhvillimi i sistemit të kontratave në Forcat e Armatosura dhe financimi i mbrojtjes dhe sigurisë së Ukrainës për periudhën 2025-2026. Zelenskyy siguroi se në çdo rast ushtria ukrainase do të jetë e gatshme të reagojë shpejt dhe në mënyrë efektive ndaj çdo kërcënimi.

Presidenti urkainas iu referua pritjeve nga takimi i ardhshëm në Alaska, ku do të marrin pjesë Shtetet e Bashkuara dhe Rusia. Ai tha se pret një raport përkatës nga shërbimet e inteligjencës mbi qëllimet e Moskës dhe përgatitjet e saj për takimin.

“Rreziqet janë të larta . Gjëja thelbësore është që ky takim të hapë një rrugë të vërtetë për një paqe të drejtë dhe një diskutim substancial. Është koha që lufta të përfundojë dhe hapat e nevojshëm duhet të ndërmerren nga Rusia”, tha ai, duke shtuar se Ukraina mbështetet te Shtetet e Bashkuara dhe mbetet e gatshme të punojë me produktivitet maksimal.

The post Takimi Trump-Putin, Zelenskyy: Rreziqet janë të larta por është koha për t’i dhënë fund luftës appeared first on Albeu.com.

Eva Murati mahnit ndjekësit me fotot nga pushimet në jug

By: M C
15 August 2025 at 16:18

Moderatorja e njohur e sportit, Eva Murati, vazhdon të jetë një nga emrat më të komentuar në rrjetet sociale.

Së fundmi, ajo ka ndarë me ndjekësit disa foto nga pushimet e saj në jug të vendit, ku shfaqet me bikini, duke treguar format e saj elegante dhe linjat trupore tërheqëse.

Postimet e saj kanë marrë menjëherë vëmendjen e ndjekësve, të cilët nuk kanë kursyer komentet pozitive.

“Shumë e bukur”, “Zot i madh”, “Foto të mrekullueshme”, “Je shumë e bukur” , janë vetëm disa nga komentet që kanë vërshuar në postimin e saj.

The post Eva Murati mahnit ndjekësit me fotot nga pushimet në jug appeared first on Albeu.com.

Horoskopi 15 Gusht, ja çfarë kanë parashikuar yjet për ju

By: M C
14 August 2025 at 23:48

Dashi

Nëse ndiheni te lumtur pranë partnerit sot do kaloni çaste edhe me te këndshme. Do bashkëpunoni për gjithçka dhe do argëtoheni pa fund. Beqaret do hezitojnë t hedhin çdo lloj hapi për te filluar një lidhje dhe do mbeten me te njëjtin status. Financat fatmirësisht do jene te mira. Gjithsesi rekomandohet qe çdo lloj shpenzimi te kryhet me maturi.

Demi

Pasioni do shtohet mjaft ne jetën tuaj ne çift. Gjithçka do ndryshoje ne jetën e tyre dhe tashme do i shohin gjerat me një sy tjetër. Beqaret do kenë serish vështirësi për ta gjetur princin e tyre te kaltër dhe here pas here mund te bien ne melankoli. Ne planin financiar tregohuni te kujdesshëm dhe mos kërkoni qe situata te përmirësohet menjëherë.

Binjaket

Gjerat nuk do shkojnë ashtu si ju i kishit menduar sot ne jetën tuaj ne çift dhe mërzitja do e pushtoje gjithë këtë dite. Nuk do përjetoni aspak emocionet qe keni ëndërruar. Beqaret nuk duhet te vrapojnë me sy mbyllur drejt dashurisë sepse mund te pengohen dhe te lëndohen. Financat fillimisht duhet t’i riorganizoni nëse doni qe situata te filloje te përmirësohet.

Gaforrja

Dite e paqëndrueshme dhe shpeshherë delikate kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Asgjë nuk do ece ashtu si ju e kishit menduar. Beqaret do kenë mundësi te mira për te gjetur një person qe do iu përshtatet ne çdo sektor. Ne planin financiar do përballeni me sfida te vështira te cilat nuk mund te kalohen pa ndihmën apo këshillat e specialisteve.

Luani

Yjet do iu bekojnë sot juve qe jeni ne një lidhje dhe gjithçka do shkoje për mrekulli. Do i zgjidhni me qetësi edhe disa hatërmbetje te se kaluarës. Beqaret do kenë një dite te zakonshme dhe pa ndonjë takim te veçante. Merrini gjerat shtruar sepse nuk keni çfarë te bëni tjetër. Merkuri do iu ndihmoje ne planin financiar dhe do iu gjeni zgjidhje problemeve.

Virgjeresha

Priten ndryshime shume te mëdha sot ne jetën tuaj sentimentale. Partneri do jete i gatshëm edhe për ndonjë çmenduri dhe do iu surprizoje pa mase. Beqaret do ëndërrojnë me kot për princin e kaltër sepse mundësitë gjate kësaj dite nuk do jene aspak te mira. Financat nuk do jene aspak ne një gjendje te qëndrueshme. Duhet shume maturi dhe kujdes për t’ia dale mbanë.

Peshorja

Pozicioni i Hënës ne qiellin tuaj te dashurisë do ketë ndikim mjaft pozitiv tel lidhja qe keni. Do tregoheni me tolerante dhe me te kuptueshëm me partnerin. Beqaret do tërhiqen tej mase nga një person i cili nuk do i beje aspak te lumtur madje mund t’iu krijoje edhe ankth. Financat fatmirësisht do jene ne një gjendje te qëndrueshme. Vazhdoni te shpenzoni me kujdes.

Akrepi

Marrëdhënia me atë qe keni ne krah do jete e tendosur sot dhe here pas here mund te keni edhe debate te forta. Te dy do kërkoni te dale e juaja dhe nuk do hapni rruge aspak. Beqaret me ne fund do kenë takime te rëndësishme dhe mund te fillojnë lidhje serioze. Ne planin financiar fati do iu buzëqeshë. Jo vetëm qe nuk do keni vështirësi, por mund te ketë edhe përmirësime.

Shigjetari

Ambienti do jete edhe me i ngrohte gjate kësaj dite ne jetën tuaj sentimentale. Do afroheni mjaft me partnerin dhe do e keni me te thjeshte për te folur hapur. Beqaret mund te zbulojnë me ne fund personin e ëndrrave. Gjithçka do jete shume me ndryshe për ta duke filluar qe sot. Financat do jete aq te mira sa mund te përfitoni për te hequr edhe disa para mënjanë.

Bricjapi

Duhet t’i kushtoni me shume vëmendje se kurrë sot jetës suaj ne çift dhe nuk duhet absolutisht ta lini pas dore atë qe keni ne krah. Ka disa persona qe iu vrojtojnë nga larg dhe mund te përfitojnë për t’ua rrëmbyer. Beqaret vetëm ne mbrëmje mund te realizojnë ndonjë takim interesant. Financat nuk do jene shume te mira kështu qe tregohuni te kujdesshëm.

Ujori

Shprehjani partnerit tuaj sot gjithçka qe ndjeni dhe mendoni dhe mos u mbyllni ne vetvete. Ne këtë mënyrë do i zgjidhni edhe problemet dhe do ndiheni me te qete. Beqaret do bëjnë edhe sakrifica vetëm për te gjetur një person, por serish do jene pa fat. Financat do jene te mira për aq kohe sa ju te tregoheni te organizuar dhe te shpenzoni me kujdes.

Peshqit

Rutina do mbizotërojë gjate gjithë kësaj dite ne jetën tuaj sentimentale. Asgjë nuk do shkoje ashtu si e kishit menduar dhe serish emocionet nuk do ekzistojnë. Beqaret do jene ende pa fat dhe nuk do e gjejnë ende personin e tyre te ëndrrave. Me financat nuk duhet te bëni çmenduri sepse situata mund t’iu dale jashtë kontrollit dhe do jete e vështirë te rivendoset ekuilibri.

The post Horoskopi 15 Gusht, ja çfarë kanë parashikuar yjet për ju appeared first on Albeu.com.

❌
❌