Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 14 August 2025Main stream

Arben Malaj vijon “sherrin” me Myslym Murrizin: Më kërcënove me bandat e Fierit!

By: Ke Si
14 August 2025 at 20:51

Nuk resht sherri në distance ndërmjet ish-ministrit të Financave Arben Malajt dhe ish, nënkryetarit të Kuvendit, Myslym Murrizi. Të cilët sot kanë vijuar disa repplika në rrjetet sociale përkatëse.

Pas replikës së Murrizit, që i ka gjithmone të hidhura batutat e tij, Malaj nuk është ndalur por e ka rritur nivelin e akuzave, duke theksuar se ish-deputeti i PD i ka çuar bandat e Fierit.

Postimi i Malajt

Ti më kërcënove me bandat e Fierit kur të shkarkova në vitin 1997, si Zëvendësdrejtor i Përgjithshëm i Tatimeve me një arsimim bazë veterinar. Te kishte priomvuar Tritan Shehu, qe ti tani e percmon perdite. Të vërtetën e kërcënimeve të tua banale, e njoh më mirë se kushdo ish-Drejtorin e Përgjithshëm të Tatimeve dhe një nga ekspertët më të respektuar të taksave tartimeve ne Shqiperi , Flori Mima, i cili gjate qeverise se Pajtimit Kombetare vazhdoj Drejtor i Pergjithshem i tatimeve. I cili i frikur nga arrioganca jote banale më kërkoi t’ju thoja  vetë për shkarkimin. Te prita ne zyre, sulmove me fjalorin me te poshtet te nje nepunesi shteti, me kercenoive me rrugacet dhe te fortet e Fiwerit. Të thashë pushka top” dhe po me detyron te them se ike  me bisht nen shalë.

Por një javë më vonë, kur gruaja jote ishte në gjendjejo te mire shëndetësore, Flori erdhi me nxitim tek une dhe me  ngriti  shqetësin tuaj per kete rast, Edhe pse ti e kishe kërcënuar familjen time me banditët dhe të fortët e Fierit,urdherova betjen urgjente te procedura qe me firmen time si minister te sigurohej viza, në rreth 20 minuta të dhamë kërkesën urgjente në ambasadë dhe të ndihmuam në një moment kritik. Ti me shpifjet e tua banale dhe pa asnje shenje mirenjohje e metiron te te permenden keto raste fisnikerie.

Sa i përket skemave piramidale, ato lindën, u rritën deri ne 50% te PBB-se dhe u shndërruan ne gropa e madhe ku humben miliona dollare rreth 1.8 milion shqiptarë nën qeverisjen varferuese te partise per te cilen ti ndjehesh here krenare dhe here kritik i ” rendesishem” publik.

Pretendon siikur ti mbyllje Xhaferin, por ata të penguan.              Kush të pengon, kush i rrti humbjet e kreditoreve, pikerisht parrtia jote.

Pse u bashkuat përsëri me partinë e piramidave?  Vete Berisha me shume vonese e pranoj se tolerimi i skemave piramidale ishte një gabim i rëndë.

Ti, heroi yne kombetare”, kishe gjithë pushtetin me Saliun dhe Ritvanin per te bere hetimin e skemave piramidale duke u mburrur se do te kalit  në burg.

U lodhet shumë dhe gjete vetëm “qenin e ngordhur” të Kadri Rroshit.

Unë i kam fituar të gjitha gjyqet kundër sulmeve shpifëse të PD-së, kur do të vë në dispozicion një kopje, o shpifës origjinal dhe krenar.

Por mbaj mend, o shpifës i zakonshëm, mençurinë e popullit se kush nuk ha  hudhrat nuk i mban erë goja..

Une profsor ne ekonomi, me karrire te shkelqyer profesionale ndoqa rrugetimin tim, profesional, akadmeike dhe politike.

Ndërsa ti, një veteriner, krijove një universitet privat, e rrite dhe e mbylle???.

Sipas medias, ti je shitur disa herë tek maxhoranca aktuale  shumica për përfitime financiare, Bej te fal Taulantit!!!

E mbaj mend kohën kur të thashë ballë për ballë në korridorin e parlamentit pse u shite për votën për të më shkarkuar nga KMBSH!?

Ta thashe por nuk te shpalla armik, thjeshte te shtova si numer statistikore ne kopene e shpifese dhe te vete-shiturve.

Do një kopje të procesverbalit të asaj mbledhjeje në komisionin e ekonomisë???

Çdo shpifje e jotja është provë se sa i vogël je në shpirt,

Njerëzit e vegjël mbeten të vegjël edhe kur u bëjnë thirrje më të mëdhenjve për t’u vet-quajtur heronj.

Do ta lë këtu kete pergjigje, kur të duash mund ta plotësoj profilin tënd si shpifës i zakonshëm dhe përfitues abuziv i shumicës aktuale.

Nqs nuk ndalesh nuk ehste faj im  qe e vet meriton shprehjen e popullit tone te mencur: ” Edhe dhia është e zgjebosur dhe bishtin perpjete.

Kam kohë, prova dhe dëshmitarë që vërtetojnë lehtësisht se në këtë rast je një shifes i pa vetpermbajtur.

Zoti të ndihmoftë të kuptosh se je duke u bërë deri qesharak!!!./e.t

Rusia shpall Reporterët pa Kufij “organizatë të padëshirueshme”

By: Ke Si
14 August 2025 at 20:40

Rusia ka futur Reporterët pa Kufij në listën e “organizatave të padëshirueshme”, që në praktikë nënkupton se këtij vëzhguesi të mediave i ndalohet operimi në këtë shtet.

Sipas një ligji kundërthënës të miratuar më 2015, por që rrallë ishte përdorur para se Rusia të niste pushtimin e Ukrainës më 2022, Rusia mund të ndalojë organizatat e huaja që i konsideron kërcënim për sigurinë kombëtare.

Stafi i këtyre organizatave që shpallen “të padëshirueshme” rrezikojnë ndjekjen penale.

Kremlini ka intensifikuar shtypjen e mediave të pavarura, fushatë që zgjat që një dekadë, pas dërgimit të trupave në Ukrainë në vitin 2022, duke miratuar ligje censurimi që ndalojnë kritikat ndaj ushtrisë.

Reporterët pa Kufij, me seli në Francë, denoncon vazhdimisht sulmet ndaj lirisë së shprehjes dhe ndihmon gazetarët e përndjekur.

Vetëm muajin e kaluar, një gjykatë ruse dënoi një gazetare dhe ish-vullnetare të liderit të ndjerë opozitar Alesei Navalny – organizatat e të cilit janë shpallur “ekstremiste” në Rusi – me 12 vjet burgim.

Reporterët pa Kufij e përshkruan burgosjen e saj si një “simbol të shtypjes së zërave të pavarur nga Kremlini” dhe bëri thirrje për lirimin e saj, siç kërkon për të gjithë gazetarët e arrestuar në Rusi.

Lista e entiteteve “të padëshirueshme” që ka Ministria ruse e Drejtësisë deri më tani përfshin rreth 250 organizata, duke përfshirë Radion Evropa e Lirë, Amnesty International, Greenpeace dhe Universitetin Jale. REL

Detaje nga vrasja në Maliq/ Dy të miturit ishin konfliktuar një ditë më parë

By: Ke Si
14 August 2025 at 20:30

Erald Xhejo dhe Enedio Guri ishin konfliktuar një ditë më parë, teksa e enjtja do rezultonte fatale për njërin prej tyre.

Dy 14-vjeçaret u takuan në një lokal në Maliq, teksa pas përleshjes me thika, humbi jetën Erald Xhejo, teksa mbeti i plagosur Eneido Guri.

Ngjarja u regjistrua rreth orës 17:30, në fshatin Pirg.

Guri është shoqëruar në spital, për të marrë mjekim, dhe është nën mbikëqyrjen e Policisë.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes./e.t

OMONIA del me qëndrim zyrtar: Zjarret goditën qëllimisht grekët autoktonë në Shqipëri

By: Ke Si
14 August 2025 at 20:26

Organizata e Minoritetit grek në Shqipëri, Omonia, ka dalë në një deklaratë publike pas situatës së rëndë të zjarreve në jugun e vendit. Organizata Omonia bën të ditur me anë të një deklarate të dërguar me email, se ka mbledhur kryesinë për situatën e zjarreve dhe akuzon qeverinë se ka lënë minoritetin me qëllim nën pushtetin e zjarreve.

Deklarata e OMONIA

Mbledhje jashtëzakonshme e Kryesisë së Përgjithshme të Organizatës. Indinjatë dhe trishtim për pasojat e zjarreve të tejzgjatura dhe të përgjithshme në trevat bazike të Minoritetit Etnik Grek. Vlerësim i dëmeve dhe pasojave në shoqërinë dhe ekonominë lokale.

Nën kryesimin e Kryetarit të Organizatës dhe ndjenjë përgjegjësie të thellë ndaj gjendjes që krijon vazhdimi i tejzgjatur i zjarreve masive në zonat e Sarandës – Delvinës, u mblodh me emergjencë Kryesia e Përgjithshme e Organizatës.

Në një vlerësim të parë të pasojave tragjike shkaktuar nga zjarret në thuajse të gjitha komunitetet me dimension historik, veçanarisht impaktit psikologjik që krijon situata duke qenë periudhë ku numër i madh banorësh kthehen në vatrat e tyre atërore, duke ndarë perceptimin e përgjithshëm në komunitet se zjarret aspak të rastësishme nuk janë dhe më së shumti u provokuan qëllimisht, Kryesia e Përgjithshme shpreh protestën e saj për neglizhencën dhe indiferencën e autoriteteve shtetërore dhe ineficencën në parandalim dhe në vazhdim përballimin e tyre.

Çfarëdo justifikime dhe krahasime me të tjera situata në kohë ose dhe shtete të tjera nuk mund të mbulojnë faktet reale rreth të cilave u bë diskutim i gjerë dhe i hollësishëm.

Pasojat e zjarreve të sezonit të sivjetëm janë ndoshta më tragjiket meqënse përfshinë vetë zonat e banuara duke shkaktuar dëme në banesa familjare por edhe kisha Orthodhokse sikundër në Lefterohor, Lekël, Senicë etj. Për më tepë u shkatërruan ullishta të vjetra dhe të reja, vreshta, ferma blegtorale etj, dëmi financiar dhe ekonomik i të cilave është veçanarisht i lartë. Në veçanti fokusojmë tek pasojat dhe impakti që shkakton kjo në largimin e familjeve të reja shtesë nga trevat meqënse ndërmarrja e përpjekjes sërish kërkon fonde nga njëra anë dhe vullnet nga ana tjetër.

I mëshojmë me përgëzimet e rastit pjesëmarrjes me sensibilitet shoqëror të gjithë banorëve sa mundeshin – sidomos të rinjve që u ndodhën në vatrat tona – në përpjekjen për përballimin e zjarreve dhe shpëtimit të pasurive të tyre por edhe vendeve të adhurimit: manastire, kisha dhe paraklise.

Duke shprehur indinjatën dhe zemërimin për braktisjen në mëshirën e fatit të banorëve dhe komuniteteve nga ana e autoriteteve shtetërore, duke shmangur trajtimin fatalist të gjendjes, Kryesia e Përgjithshme e BDMEG OMONOIA kërkon dhe do të përpiqet në mënyrë që nga ana e shërbimeve të bashkive lokale të bëhet regjistrimi i menjëhershëm dhe vlerësimi ekonomik i dëmeve që lanë pas flakët e zjarrit. Të ketë reflektim të menjëhershëm për zhdëmtimin e tyre meqënse më së shumti i dedikohet neglizhencës shtetërore. Përsa i përket sektorit të bujqësisë kërkojmë me këmbëngulje mbështetjen me prioritet dhe pa justifikime të fermerëve dhe blegtorëve ekonomitë e të cilëve u shkatërruan. Vëmendje dhe financim respektiv kërkojmë edhe përsa i përket procedurave të ripyllëzimit por edhe masave preventive për shmangien e fenomeneve po aq rënduese që do të pasojnë nga rreshjet atmosferike të stinës në zonat e dëmtuara malore.

Në mënyrë që të mos përsëritet përvit e njëjta situatë kërkohet rishikim thelbësor i mentalitetit, strukturimit dhe forcimit të infrastrkurës teknike si edhe shtim i konsiderueshëm i personelit në shërbimet e zjarrfikseve dhe përballimit të situatave emergjente.

Jo si fjalë ngushëlluese dhe urata por në koshiencë të kursit tonë historik dhe dashurisë së shquar për vendlindjen që na dallon, në përgjigje edhe të objektivit të synuar nën konsideratën se zjarret u provokuan qëllimisht dhe me shkaktar, bëjmë thirrje për pjesëmarrje  koshiente këmbëngulëse të secilit prej nesh në mënyrë që të shndërrohet situata në një shans për aktivizim politik të përgjegjshëm në përpjekjen për vijimin e pandërprerë të prezencës së komuniteteve autoktone Greke në trevat tona historike atërore./e.t

Oferta nga Spanja dhe Italia, mbrojtësi kuqezi merr vendimin për të ardhmen

By: Ke Si
14 August 2025 at 20:14

Mbrojtësi shqiptar Marash Kumbulla duket se ka marrë një vendim për të ardhmen e tij, duke synuar një transferim në Spanjë te Mallorca, pasi pritet të mbyllë kapitullin e aventurës me Romën. Sipas gazetarit të njohur Fabrizio Romano, Kumbulla ka pasur oferta nga disa ekipe të ndryshme në Itali dhe Spanjë, por destinacioni i tij i preferuar mbetet Mallorca, ku luan edhe sulmuesi i përfaqësueses së Kosovës, Vedat Muriqi.

Klubi spanjoll duket se ka në plan të përforcojë mbrojtjen dhe të përgatitet për sezonin e ardhshëm, duke marrë në konsideratë një lojtar me përvojë në Seria A dhe Champions League. Kumbulla do të sjellë eksperiencë dhe aftësi mbrojtëse që mund të ndihmojnë skuadrën në stabilizimin e repartit pas një sezoni të vështirë.

Transferimi pritet të përparojë gjatë ditëve në vijim, ndërsa tifozët e Mallorcas presin me padurim konfirmimin zyrtar nga klubi. Afrimi i Kumbullës mund të konsiderohet një goditje e rëndësishme për skuadrën spanjolle, e cila synon të ketë një mbrojtje të fortë dhe të qëndrueshme për të arritur objektivat e sezonit të ri.

Për Kumbullën, kjo mund të jetë një mundësi për të rikuperuar ritmin e lojës dhe për të demonstruar cilësitë e tij në një kampionat të fuqishëm si La Liga, duke kontribuar në suksesin e Mallorcas dhe duke rritur prezencën e tij në futbollin ndërkombëtar. Transferimi gjithashtu do t’i mundësojë mbrojtësit të luajë pranë bashkëkombësve dhe të forcojë marrëdhëniet sportive në skuadër, duke krijuar një ambient të favorshëm për performanca të mira.

Nëse gjithçka shkon sipas planit, Kumbulla do të bëhet një nga afrimet më të rëndësishme të Mallorcas këtë verë dhe pritet të ketë një rol kryesor në strategjinë e skuadrës për sezonin e ri./e.t

‘Berisha-news’, por s’di ku bie Gërdeci e çfarë bëhet në Sazan!

By: Ke Si
14 August 2025 at 19:59

Jakin Marena

Sali Berisha nuk ka asnjëherë informacion kur atij nuk i intereson për çfarë flitet e bëhet apo dëshiron të fshehë diçka të madhe, përfshirë edhe tentativën për të mos dhënë një qëndrim të qartë mbi një ngjarje apo mbi një fakt.

Me një fjalë, kur Berishës nuk i shkon diçka për ‘osh’ ai bën sikur nuk di asgjë, nuk ka asnjë informacion sado i thjeshtë të jetë, sikur s’njeh askënd, sikur s’ka kaluar kurrë nëpër ato rrugë apo vise që përmenden. E bën aq hapur një gjë të tillë, sa teksa në fillim besohej se vërtetë lideri demokrat nuk merrej me ‘gjëra aq të vogla’ në dukje, por me kalimin e kohës një besim i tillë ka rënë tërësisht, për të zënë vend qartë akuza për hipokrizi ndaj tij.

E themi këtë sepse Berisha ndërsa shprehet për gjërat që nuk i shërbejnë se nuk ka dijeni apo nuk i njeh, tregon qartë se e mban syrin te ‘vrima e çelësit’, duke ‘përgjuar’ dhe marrë nëpër gojë të gjithë ata shqiptarë, politikanë, gjyqtarë, prokurorë ose të thjeshtë, të cilët i cilëson kundërshtarë të tij dhe të familjes së tij, teksa nxjerr në tregun mediatik ‘lajme’ nga më të paimagjinueshmet dhe të pabesueshmet!

Dikush tha se Berisha na kujton atë barcaletën që kishim në rini, kur pyetej një nga personat me kujtesë fenomenale por autodidakt, për ngjarje, data e periudha historike dhe për ta zënë gafil, e pyesnin se ku është bërë Lidhja e Prizrenit, ndërkohë që ai thoshte me pafajësinë proverbiale të tij: Këtë vërtet nuk e di! Por Berisha nuk është nga ky kontigjent. Ai ka kujtesë të fortë, ndërkohë që ‘harron’ vetëm atë që i leverdis ta harrojë, të mos e kujtojë apo të mos e njohë!

Këto na erdhën në mendje, teksa dëgjuam ditë më parë përgjigjen e tij në lidhje me situatën e investimit të dhëndrit të Donald Trump në Sazan! Duke këmbëngulur se nuk ka asnjë dijeni nëse mund të jetë shitur apo falur për Jared Kushner ky ishull, pavarësisht se është në Shqipëri dhe për më tepër Berisha pretendon se nuk fluturon, as noton e as ecën në tokë asgjë pa qenë ai në dijeni.

“Së pari, të jem i hapur me ju, nuk kam asnjë të dhënë se kemi të bëjmë me një shitje. Ligjet shqiptare lejojnë dhënien me 1 euro, siç dihet, për një periudhë të caktuar të terreneve, trojeve dhe tokave. Unë nuk kam asnjë dijeni se, ishulli i Sazanit është blerë nga çifti Kushner apo është shitur nga kreu i organizatës kriminale, Edi Rama personalisht, nuk kam asnjë lloj dijenie, sepse ligjet shqiptare nuk parashikojnë një gjë të tillë”, deklaroi Berisha para mediave. Pra, s’di gjë!

Por vetëm pak kohë më parë Berisha ka deklaruar se kryeministri Rama ia dha Sazanin dhëndrit të presidentit amerikan Donald Trump për qëllime e influencë politike. Teksa u shpreh se për Sazanin ka pasur kërkesa dhe oferta për Sazanin nga shumë biznesmenë dhe investitorë që prej vitit 2001, por qeveria së fundmi vendosi ta jepte të Jared Kushner. Berisha tha i bindur se Rama ia dha Sazanin dhëndrit të presidentit amerikan thjeshtë e vetëm për qëllime e influencë politike. Duke prezantuar tashmë një ndryshim qëndrimi me 360 gradë, në deklaratën e një ditë më parë për këtë investim të rëndësishëm, krahasuar me atë që ka dhënë disa muaj më parë!

Tani këtë ‘piruetë’, Berisha e ka bërë nga frika prej Trump, nga frika se do t’i shkojnë dëm gati 20 milionë dollarët lobime në SHBA për të hequr ‘non gratën’ apo së paku për të garantuar një vizë sa për të shkelur tokën amerikane, nga frika se mund të zbardhen detaje tronditëse nga dosja e tij në DASH që e shpalli ‘non grata’, nëse ‘harron’ sulmon vajzën e preferuar të Trump, Ivanka e dhëndrin e tij Kushner, apo se kështu i volit politiksht në këtë moment, kjo mbetet për t’u parë.

E themi këtë sepse Berisha po atë ditë doli si gjithnjë jashtë kontrollit me fantazitë e tij, duke sulmuar kryeministrin Edi Rama, në lidhje me atë që kreu i PD e quan skandali me shefin e FBI, McGonigal. Teksa ka deklaruar se do të ngrejë një komision hetimi për këtë çështje, ndërsa akuzon kreun e SPAK, Altin Dumani se është një vegël e Edi Ramës, pasi sipas tij e ka varrosur këtë dosje të rëndë! Që për hir të së vërtetës s’ka lidhje aspak me Shqipërinë e shqiptarët!

Hyn dhe në detaje të imta fare, a thua ka qenë prezent në SHBA në të gjitha aktet që ai thotë se kanë ndodhur mes ish shefit të FBI dhe njerëzve të Ramës, që i përmend me emër, mbiemër, familjarë, nga vijnë si origjinë, ku kanë punuar, kur janë martuar, sa kalamaj kanë, e gjëra të tjera të këtij lloji! E di se nuk merret njeri për verifikimin e këtyre detajeve të panevojshme, ndërkohë që ata që u përmend emrin as duan t’ia dinë se çfarë thotë Berisha. Kapet pas çdo situate, pas çdo lajmi të rremë në media, të cilin pasi e merr dhe e përpunon siç di vetëm ai, e degjeneron në atë farë feje, sa dhe nëse ka ndonjë përqindje sado të vogël vërtetësie brenda tij, e “këput” fare, duke e bërë tërësisht të pabesueshëm e të papërtypshëm. Berisha këtu është në ‘habitatin’ e vet!

Kërkon hetim për McGonigal, pavarësisht se SHBA e ka mbyllur hetimin e vet atje, për shkelje të rregullave e ligjeve amerikane nga ana ish zyrtarit të lartë të FBI-së, ku s’përmendet në asnjë rast fjala “korrupsion” apo lidhje me Shqipërinë. Berisha ditë pas dite po bën teori konspirative, duke e kthyer Shqipërinë në qendër e botës dhe duke cilësuar Ramën me pa të drejtë, njeriun që qeveris jo vetëm Shqipërinë por dhe Amerikën. Dikur përmes Sorosit e zyrtarëve të lartë të FBI, sipas Berishës, ndërsa tani hajde merre vesh se me kë po e ‘menaxhon’ Rama dhe Trump-in.

Ndërkohë që Berisha nuk di se çfarë ndodh me ishullin tonë në Shqipëri, Sazanin, e tha një ditë më parë, kohë më parë sajonte teori të pabesueshme konspiracioni, për nga nga shkalla e fantazisë, duke e “impostuar” kryeministrin e vendit Rama, në “një ishull” të veçuar të Paqësorit në mes të askundit dhe ku sipas tij “po pyetet nga agjentët e FBI”. Paçka se asokohe Berishës, ende nuk ia kishin pranuar 20 milionë dollarët për lobim në SHBA për të hequr atë të bekuar ‘non grata’. Ndërsa ende nuk kishte ardhur Trump në Shtëpinë e Bardhë!

Dhe këtu ka një kontraditkë shumë të madhe në ato që thotë Berisha, në kohë të ndryshme, për të treguar se ka informacion të ‘thelluar’ për gjithçka dhe nga ana tjetër bën sikur është i paditur dhe për informacione elementare. Nga njëra anë flet me detaje për gjithçka, duke thurur teori të mëdha konspiracioni, sikur ka qenë në “ishullin” ku “qëndroi për tre ditë” sipas tij Rama duke u pyetur nga agjentët e FBI”, sikur ka qenë pas ferrës dhe ka dëgjuar dhe mbajtur shënim gjithçka, sikur ka qenë prezent si hije në të gjitha marrëveshjet e supozuara nga vetë ai, mes Ramës e ish zyrtarit të FBI që i paskan bërë “puçin” kreut të PD për ta shpallur ‘non grata’ nga SHBA e për ta evidentuar nga CIA amerikane si filorusin më të madh në Shqipëri, që u financua me gjysmë milioni dollarë për të destabilizuar vendin, para që i mori Berisha në fakt!

E sipas këtij realiteti paralel që ka krijuar vetë dhe me të vetët, Berisha kërkon të ngrejë komision hetimi për ‘McGonigal’, çështje që tashmë e ka harruar dhe vetë Amerika! Hajde merre vesh!

Apo flet me kompetencë dhe për ngjarjet më të fundit, ato të  përfshirjes së shumë fshatrave dhe zonave turistike nja zjarret, pothuajse në 99 për qind të raste të vënë nga dora e njerëzve, ‘piromanët’ ndjejnë kënaqësi kur shohin djegien e vreshtave me ullinj, pemëtoreve, pyjeve apo banesave, ndonjë kishe dhe kasolleve të bagëtive me gjithë bagëtitë brenda, duke rrezikuar seriozisht jetën e qytetarëve shqiptarë! Berisha sërish bën kompetentin, të gjithëditurin, duke deklaruar se nuk kishte ushtarë e policisë shqiptarë për fikjen e flakëve, por ishin të huaj! Ka fyer të gjithë këta heronj që u përballën e flakët për të shpëtuar jetë njerëzish e pasurinë e shqiptarëve, anipse rrezikuan dhe jetën e tyre.

U poqën nga njëra anë zjarri, fryt i devijancës së trurit njerëzor siç janë ‘piromanët’, nga ana tjetër vapa e tmerrshme nga temperaturat më të lartat e dekadave me radhë, nga ana tjetër Berisha që flet ‘kaluar’ nga bjeshkët e Tropojës ku gjendet bashkë me dhëndrin, se ushtarët dhe policët shqiptarë nuk janë në aksion për fikjen e zjarreve. Madje hedh dhe lajme të tjera me ithtarë të tij, sipas të cilave zjarret janë ndezur për të pastruar vendin për ndërtimin e kullave! Kulla në Gramsh, në Delvinë, Bulqizë, Munellë? S’ka faj’ i ka punët në terezi, është me vila e shtëpi në Shqipëri dhe në të gjitha kryeqytetet më në zë të Evropës, leku letër dhe e ka harruar kasollen e lopës në Viçidol të Tropojës, ku ka lindur dhe është rritur!!

Nga ana tjetër Berisha bën të paditurin për shumë e shumë gjëra, përfshirë dhe ishullin tonë, jo në mes të Paqësorit, por diku aty përballë Vlorës sonë heroike. Bën të paditurin sidomos për ato shkelje ligji e deri korrupsioni të përgjakshëm ku kanë gisht ai e familja e tij, kanë shkaktuar humbje jetësh të pafajshme, miliona euro të vjedhura, prona të tjetërsuara dhe vrasje nga shteti i drejtuar prej tij në mes të bulevardit. Sipas akuzës këto të gjitha, nuk po ia shpikim ne! Për këto gjëra të ‘vogla’ nuk kishte dhe nuk ka ‘dijeni” Berisha fare. Po fare. Madje as nuk i kupton, bën sikur nuk dëgjon pyetjet dhe nuk sheh asgjë.

Ende ka ‘dilema’, nëse Berisha e ka mësuar se ku ‘bie’ Gërdeci, fshati që hodhi në erë djali i tij me biznesin e demontimit të municioneve, duke vrarë 26 njerëz të pafajshëm dhe plagosur mbi 300 të tjerë. Berisha asokohe deklaroi se nuk e dinte ku binte Gërdeci, megjithëse e ka marrë me zvarritje këtë zonë gjatë zboreve, një jetë të tërë. Deklaroi se nuk dinte se nga binte Gërdeci, nuk e kishte dëgjuar këtë emër kurrë më parë, pavarësisht se ishte ‘therur’ me ish zv.kryeministrin Ilir Rusmali e ish ministrin Financave Ritvan Bode, të cilët nuk pranuan për qamet kalimin e lejes për Gërdecin me vendim qeverie, duke ia lënë ‘peshqesh’ ministrisë së Mbrojtjes, të drejtuar asokohe nga Fatmir Mediu, i cili tani është në dyert e gjykatave!

Berisha madje nuk ‘dinte’ as se punonte baxhanaku i tij në këtë punishte, i marrë në punë nga Shkelzeni, duke i ngatërruar me qëllim dhe emrin, teksa deklaronte emrat e viktimave të këtij shpërthimi të korrupsionit shtetëror të drejtuar nga djali i tij sipas akuzave, dhe për të cilin ishte angazhuar i gjithë shteti, në fillim për ta ngritur e më pas për të mbrojtur krimin që ndodhi. Duke shkatërruar edhe drejtësinë shqiptare nga themelet. S’i kish treguar gjë liria për martesën e motrës! Le më të ketë qenë në drekën e vogël në formë dasme, të organizuar me këtë rast!

Ndaj nuk e besojnë më shqiptarët Berishën, në këto ‘pirueta’ që bën herë pas here. I ka mashtruar aq shumë, sa dhe historinë më të bukur konspirative të tregojë, madje të ‘qendisur dhe me fije ari’ ta rrëfejë, gjithnjë shqiptarëve Berisha do t’ju kujtohet se tha se nuk e dinte ku binte Gërdeci, nuk njihte baxhanakun e tij. Prandaj nuk na bëri shumë përshtypje deklarata e Berishës se s’dinte asgjë çfarë ndodhte me Sazanin dhe investimet e dhëndrit të Trump. ‘Film’ i parë ky!Për më tepër dukej sikur pajtohej me Ramën në këtë pikë, duke dalë tërësisht nga boshti i tij konspirativ i kohëve më parë. Sidomos para zgjedhjeve të 11 majit të këtij viti.

Megjithatë, në fund të herës Berisha është shumë, shumë argëtues! Sidomos kur bën sikur s’sheh, sikur s’kupton, sikur s’njeh askënd, sikur nuk ka asnjë informacion! E pastaj ngrihet ‘pupthi’ e fillon e ‘kurdiset’ pas disa minutash, me informacione të ‘dorës së parë’ për detaje nga më të imtat! Anipse në 99% të tyre del bllof, duke i ardhur përgënjeshtrimet nga të gjitha anët! Por ama bën sikur i di të gjitha!

Ta ‘hajë kush ta hajë’, ai ka për detyrë që ta nxjerrë nga goja atë që ka në mendje, jo të thotë ndonjë të vërtetë! Kështu ka vepruar gjithnjë, ky është ‘habitati’ i tij për 35 vite me radhë! Nuk presim të ndryshojë tani në pleqërinë e thellë! Madje as nuk duam që të ndryshojë për aq vite sa i kanë mbetur. Është më argëtues kështu! Dhe mbi të gjithë, larg pushtetit, pa mundur të ngatërrojë gjë më. Na dhimbsen pak, demokratët, por ata Berishën duan!

“Ku do jetojmë? Ne s’na dogji as gjermani”/ Delvina e mbuluar nga hiri i zi i zjarreve

By: Ke Si
14 August 2025 at 19:55

Hija e zezë që la pas zjarri, ka mbuluar Delvinën.

Pyjet, ullishtet, vreshtat dhe pemët frutore që dikur e stolisnin këtë vend, sot janë shndërruar në një peizazh të zymtë.

Dëmet janë të mëdha, mijëra rrënjë ullinj, dardhë, qershi, fiq e vreshta u shkrumbuan ende pa u korrur.

“Pjesa më e madhe e Nishanit u dogj e gjitha. Shokët e mi njëri kishte 3 mijë rrënjë dardha, tjetri kishte 2 mijë rrënjë ullinj. Nga Nishani, zjarri kalojë tek ullinjtë shekullore”, tregon një banor i Delvinës që iu dogjën 400 rrënjë ullinj.

Bashkë me pronat, flakët duket se u kanë përpirë çdo shpresë delvinjotëve, që enden mbi hirin e zjarrit për të parë dëmet mbi pronat e tyre.

Efekte plaka duart lidhur shikon vreshtat e fikun

Në fytyrat e banorëve lexohet dhimbja e humbjes, teksa me duar tregojnë humbjet.

“Me çdo jetojmë? Mbaruan bagëtitë u dogjën, shtëpia po. Çfarë jete është kjo? Unë 100 mijë lekë pension marr”, thotë një pensionist i Delvinës.

“Ishim me djemtë e Delvinës dhe zjarrëfikësit që Zoti i ruajt u futën brenda flakëve, u asfiksuan”, tregon Lulzim Çallari, banor i Delvinës.

Së bashku me familjen, erdhi me pushime në Delvinë, por gjeti vetëm gërmadhat e shtëpisë.

“Erdhëm nga Greqia për të kaluar pushimet dhe festën e fshatit, por gjetëm gjithçka në flakë. As gjermani nuk e ka bërë këtë që na ndodhi, e nuk dimë kush na e bëri. Shtëpia ime u dogj, ra në shesh”

Brenda pak minutash pemëtaria e fshatit Kakodhiq të Delvinës u shkrumbua.

“Situata ishte tepër e vështirë. Zjarri erdhi në mënyrë të papritur ditën e fundit. Ullishta u dogj për disa minuta. Edhe pse u munduam erdhën edhe zjarrëfikësit, por fatkeqësisht… Kakodhiqi ka 1800 rrënjë ullinj, mund të jenë djegur 1000 rrënjë”, thotë kryetari i fshatit.

Flakët që nuk kursyen fshatin Kakodhiq, ku 10 banesa u dogjën, shkrumbuan edhe shtëpinë ku ka lindur heroi Dhimitër Konduri.

“Kjo është shtëpia e familjes Konduri, Vangjel dhe Kristo Konduri ishin aktivistë të mëdhenj të luftës nacional çlirimtare. Këtu lindi Dhimitër Konduri që vdiq, i djegur në kampet e përqendrimit të gjermanit. Pra shtëpinë nuk e dogji gjermani, por u dogj sot”, tha kryeplaku.

Të njëjtin fat pati edhe Muzeu i Kakodhiqit.

“Këtu ndodhemi para gërmadhave të muzeut të fshatit, i ngritur tek familja Konduri”, tregon banori.

E vetmja gjë e gjallë mes pyjeve të zeza duket se janë bagëtitë, të cilat kanë mbetur pa kullota./shqiptarja.com

Familja mbetet në qiell të hapur, shkrumbohet banesa

By: Ke Si
14 August 2025 at 19:50

Flakët e zjarrit kanë përfshirë  një banesë në fshatin Çinar në njësinë administrative Fier Shegan në bashkinë Lushnje. Zjarri ka rënë rreth orës 17:00 kur në banesë nuk ka pasur asnjë pjesëtar i familjes sepse ishin në punë bujqësore.

Kanë qenë komshinjtë të cilët pasi kanë parë zjarrin kanë njoftuar sektorin zjarrfikës dhe të zotin e shtëpisë.

Ndonëse banorët e lagjes janë përpjekur me mjete rrethanore, por edhe ardhja e zjarrfikësve të Lushnjës nuk kanë mundur të parandalojnë shkatërrimin total të banesës.

Në këtë banesë nuk ka mbetur asgjë dhe as një orendi shtëpiake dhe gjithçka është shkrumbuar duke mbetur vetëm muret anësore. Familja e Besnik Hatisë, mbet në qiell të hapur.

Sipas zjarrfikësve në vendngjarje, dyshohet se shkaku i zjarrit të ketë qenë një shkëndijë elektrike./E.T

Revolucion në mjekësi!/ Shkencëtarët krijojnë dy antibiotikë nga inteligjenca artificiale

By: Ke Si
14 August 2025 at 19:42

Shkencëtarët e Massachusetts Institute of Technology (MIT) kanë zhvilluar dy antibiotikë të rinj potencialë, të krijuar plotësisht nga inteligjenca artificiale, që mund të luftojnë bakteret rezistente ndaj barnave, si gonorrea rezistente dhe MRSA (Methicillin-resistant Staphylococcus aureus).

Barnat u dizajnuan atom pas atomi nga një sistem gjenerues i AI-së dhe kanë treguar rezultate premtuese në testet laboratorike dhe eksperimentet me kafshë. Sipas studiuesve, ky arritje mund të shënojë fillimin e një “epoke të dytë të artë” në zbulimin e antibiotikëve.

Megjithatë, barnat janë ende në fazat e hershme dhe kërkojnë disa vite rafinimi dhe prova klinike para se të mund të përdoren te pacientët.

Rezistenca ndaj antibiotikëve është një nga kërcënimet më serioze shëndetësore në botë, duke shkaktuar mbi një milion vdekje çdo vit, dhe mungesa e antibiotikëve të rinj ka qenë një problem për dekada.

Ndryshe nga studimet e mëparshme që përdornin AI për të analizuar kimikate ekzistuese, ekipi i MIT e përdori teknologjinë për të dizajnuar nga e para molekula të reja me potencial antibakterial.

Nga 36 milionë komponime të analizuara, vetëm pak u sintetizuan dhe u testuan, duke rezultuar në dy kandidatë të fortë për antibiotikë të rinj.

Pavarësisht optimizmit, ekspertët theksojnë se testimi për sigurinë dhe efikasitetin do të jetë një proces i gjatë dhe i kushtueshëm, me sfida të mëdha shkencore, prodhuese dhe ekonomike./E.

Dhitë zjarrfikëse/ Katalonja aktivizon ushtrinë e pazakontë që po lufton flakët

By: Ke Si
14 August 2025 at 18:48

Ndërsa zjarret përshkojnë Evropën Jugore çdo verë, dhe më gjerë, Katalonja (Spanja) dhe konkretisht qyteti i Mataros ka nisur një program pilot mbrojtjeje që, në fakt, daton që nga praktikat shekullore. Kope dhish të uritura po lirohen në rrugë për të konsumuar barin e thatë që përndryshe do të shërbente si lëndë djegëse për zjarret.

Rezultatet deri më tani janë mbresëlënëse: edhe pse Katalonja po përjeton një tjetër verë thatësire ekstreme, zjarret janë ulur në rajon, pjesërisht falë dhive.

Kope dhish të uritura lëshohen në rrugë për të përpirë barin e thatë, i cili përndryshe do të shërbente si lëndë djegëse për zjarrin. Por pse pikërisht dhitë? Sepse, siç lexojmë në një raport të ri të Reuters, ato nuk janë selektive në dietën e tyre: madje hanë edhe gjemba. Agjencia e lajmeve na prezanton me dy barinj të rinj, Francesc Teixido dhe Pedro Alba, të cilët po marrin pjesë në këtë strategji.

Teixido në fakt e nisi kopenë si një “hobi”, me shtatë dhi, pasi ishte lodhur nga puna e tij e mëparshme si instruktor sportesh ujore. Alba ishte një muzikant, i cili, kur goditi pandemia, nuk mundi më të siguronte jetesën. Ai kërkoi një punë që do t’i lejonte të kalonte kohë me të birin. Kështu që, kur takoi Teixidon, vendosi të blinte disa nga dhitë e tij.

Pavarësisht sfidave që shoqërojnë profesionet bujqësore sot, edhe në Spanjë, siç janë taksat e larta dhe rregulloret e rrepta shëndetësore, një nga gjërat që Alba shijon janë produktet e qumështit të freskëta dhe me cilësi të lartë që ai prodhon vetë. Përveç kësaj, ai nuk ka nevojë të sigurojë ushqim për kafshët e tij, pasi ato rriten në natyrë. Së fundmi, ato kryejnë një detyrë të rëndësishme sociale dhe mjedisore./e.t

Durrësi i mbushur me pushues!/ Rama publikon videon dhe ironizon Berishën

By: Ke Si
14 August 2025 at 18:42

Kryeministri Edi Rama ka ndarë disa pamje nga plazhi i Durrësit, ku duken shumë pushues duke shijuar detin.

Në postimin e tij, Rama falënderon personin që i ka dërguar videon, duke mos i kursyer as ironitë.

“Faleminderit për këtë video kujt ma dërgoi!

Nga plazhet e Durrësit siç nuk ua tregojnë ata që duan t’ju thonë se turizmi ka ngecur”, shkruan Rama./e.t

Kali i lidhur mes flakëve të Ferrit!

By: Ke Si
14 August 2025 at 18:33

Alban Daci

Ngjarjet e rënda  edhe të formës së tragjedisë, edhe pse shpesh njerëzimi është përpjekur t’i evitoi, shpesh ata kanë ndodhur, për shkak se njeriu mundet të kushtëzoi fatin e tij dhe jo më faktorët që tejkalojnë forcën e tij kontrolluese.

Historia e njerëzimit është e mbushur për fat të keq me ngjarje të rënda që shpesh kanë ndryshuar rrjedhën e historisë e herë të tjera kanë ndikuar për të ndryshuar vetë optikën njerëzore për jetën dhe mjedisin që e rrethon.

Megjithatë, historia na mëson se tragjedia dhe lumturia janë dy binar paralel, dhe ashtu siç ndodh me trenat, për shkak të precedencës, kohës apo edhe neglizhencë,  takohen duke sjellë tronditje që  mbeten të ngulitura thellë në memorie.

As shqiptarët nuk mund të përjashtohen nga ngjarjet apo fenomenet që kanë përjetuar popujt e tjerë në këtë cikël të gjatë të jetës njerëzore. Zjarret e fundit sigurisht që janë një tragjedi e rëndë, me pasoja të rënda, por mund të jenë edhe një faktor që të ndryshojmë optikën edhe kundrejt kafshëve siç ishte rasti i kalit të djegur dhe të lidhur.

Dikur kali simboli i revolucionit njerëzor, pushtimeve, lëvizjeve, ndryshime gjeopolitike, përhapjes se formave të pushtetit, mendimit, kulturave, krejt papritur na u shfaq në një kalë të vetëm sikur donte të dëshmonte, se të gjithë vitet e revolucionit njerëzor që kemi bërë, mund të bllokohen, të mbeten pezull, sepse ai që e kishte simbolizuar, kali ishte lidhur pikërisht nga dora e njeriut, të cilin e ka shoqëruar me shekuj me besnikëri në çdo sfidë dhe ngjarje që kanë ndryshuar vetë historinë njerëzore.

Kali i lidhur, i djegur sikur donte të na dëshmonte, se evolucionin dhe revolucionin tonë e lidhim dhe ndërpresim me një kalë të lidhur me litar. Një litar që nuk lidh vetëm kalin, por tenton të lidhë edhe fatet tona. Pra, mesazhi ishte se ne mund ta lidhim vetë fatin tonë drejt tragjedisë,  ose atë mund ta lëshojmë që të ndjekë rrjedhën e vazhdueshmërisë dhe të së ardhmes.

Flakët e Shqipërisë, na dëshmuan se portat e ferrit janë gjithmonë pranë nesh, ata mund t’i hapim ne edhe për shkak të sjelljes tonë shpërfillëse ose të pakujdesi, ose mund t’i mbajmë të mbyllura.

Pra, Ferri me portat e tij dhe me zjarrin është gjithmonë pranë nesh, hapja ose mbajtja e mbyllur varet nga vullneti ynë dhe nga zgjedhjet tona.

Njerëzit kanë mësuar nga tragjeditë, e kanë pësuar nga tragjeditë, mund t’i kishin shmangur ato, por mbetet një udhëtim paralel në jetën tonë bashkë me lumturinë.

Tragjeditë, mund të jenë mësime të mëdha për të reflektuar, për të kuptuar dimensionin njerëzor që e harrojmë shpesh nga jeta e vrullshme që bëjmë.

Njeriut, edhe nëse nuk mund ta zgjedhë, parandalojë tragjedinë, ai e ka në dorë të reflektojë dhe të rigjejë dimensionet për t’i rikthyer jetës dimensionin e lumturisë të ri ngritur mbi hirin që le flaka pas./e.t

Situata nga zjarret vijon në ‘alert’, 23 vatra aktive! Zonat që ende po digjen nga flakët

By: Ke Si
14 August 2025 at 18:21

Pas angazhimit të forcave të emergjencave, situata nga zjarret paraqitet e stabilizuar në shumë zona problematike. Aktualisht janë raportuar 23 vatra zjarri aktive.

Po punohet në këto zona:

Syri i Kaltër (Delvinë) – Vazhdon puna për shuarjen e zjarrit në lartësitë e Malit të Sopotit. Në terren janë 67 forca zjarrfikëse me 11 automjete, 30 forca bashkiake, 80 efektivë të FA me 10 automjete, 6 autoambulanca dhe 30 forca mbështetëse. Në mbështetje edhe avioni italian “Canadair”.

Pecë, Sirikat, Kardhikaq (Finiq) – Vatra në sipërfaqe me shkurre dhe pyje, po mbahet në vëzhgim nga strukturat vendore.

Kuç (Himarë) – Zjarr në sipërfaqe pyjore, në operim forcat zjarrfikëse.

Brataj (Selenicë) – Zjarr në shkurre dhe pyje, forcat zjarrfikëse në terren.

Mali me Gropa, Val (Bulqizë) – Dy vatra në zonë të mbrojtur, terren i thyer; po monitorohet nga punonjës të AdZM dhe forca vullnetare.

Tërnovë (Bulqizë) – Zjarr në pyje të dendura, në operacion 8 zjarrfikës, forca pyjore, bashkiake dhe FA, me mbështetje nga një helikopter.

Zhapokikë, Plashnik, Rezervati Balloll (Poliçan) – Zjarr me përhapje të shpejtë, dje u evakuuan 20 banorë. Në terren po operojnë zjarrfikës, punonjës të AdZM, forca ushtarake dhe 3 helikopterë (2 nga Emiratet e Bashkuara Arabe dhe 1 nga Çekia).

Velçan (Berat) – Pas angazhimit që në mesditë, me ndërhyrje nga toka dhe nga ajri, është arritur të shmanget rreziku për banesat në Velçan, Bashkia Berat. Situata po monitorohet nga pranë nga AKMC, teksa 20 efektivë shtesë të  Forcave të Armatosura dhe 2 helikopterë të Forcës Ajrore do vazhdojnë të operojnë deri në neutralizimin e plotë të vatrës.

Orizaj (Skrapar) – Zjarr në shkurre, pa rrezik për banesat, nën monitorim.

Vokopolë (Poliçan) – Vatra me intensitet të ulët, nën monitorim.

Mbrakull (Poliçan) – Situatë e qetë dhe nën kontroll.

Ibë (Tiranë) – Zjarr i vënë nën kontroll, u shmang rreziku për banesat.

Damjan-Fortuzaj dhe Isufaj (Tiranë) – Vatra e vënë nën kontroll, pa rrezik për banesat.

Ferraj dhe Zall-Herr (Tiranë) – Vatra është vënë nën kontroll, pas një pune mjaft të vështirë për shkak të terrenit.

Spanesh, Kazie (Rrogozhinë) – Zjarr i izoluar, nën vëzhgim.

Dhuvjan, Lugar, Frashtan (Dropull) – Zjarr i vënë nën kontroll, situata e qetë.

Hormovë (Tepelenë) – Zjarr në lartësitë e Majës së Golikut; një vatër tjetër pranë antenave të RTSH, po mbahet nën monitorim.

Kullollas, Kodovjat, Ermenj (Gramsh) – Është ndërprerë përhapja drejt fshatit Nartë, pas punës së forcave. Në terren zjarrfikës, forca bashkiake, FA dhe vullnetarë.

Mukaj, Sojnik (Gramsh) – Zjarr në shkurre e ferra, nuk rrezikohen banesat; në terren forca zjarrfikëse, FA dhe vullnetarë.

Kunorë Dardhë – Laku Klyz, Rrafshi i Sakatit (Fushë Arrëz) – Situata e rënduar, zjarri po përparon në terren të vështirë drejt zonave malore. Në operacion janë mbi 150 forca bashkiake, pyjore, vullnetare dhe efektivë të FA.

Gërmenj (Kolonjë) – Zjarr në pyje pishe, në operim nga forcat zjarrfikëse.

Velës (Mirditë) – Zjarri në pyll pishe, në terren forca zjarrfikëse, bashkiake, pyjore dhe vullnetare, me vështirësi për shkak të dendësisë së bimësisë./e.t

Murrizi i përgjigjet Arben Malajt/O Ben piramida, kukuvajkë që e shet veten për një rrogë

By: Ke Si
14 August 2025 at 18:10

Myslim Murrizi ka reaguar ashpër ndaj Arben Malajt, pasi ky i fundit replikoi me të për çështjen e Bankersit.

Replikat e Murrizit

Paska çar satokartin Ben Malaj dhe nga rrjedhja e vajit ka djegur motorrin e vet dhe gonicionin e disa portaleve.

Nuk jam heroik une o Ben Malaj, por nuk jam piramidal si ti dhe per modesti po te them qe nuk jam heroik por ne fakt ne krahasim me ty Ben jam sepse ti more “graden” prof kr tek firma piramidale e Lefter Cenajt ndersa une kam bllokuar fondacionin piramidal Xhaferri.

Nuk kam qenë deputet ne 2005 une o Ben Malaj por veten ne 1997-2001 kur ty te bene bandat deputet e une ne zonen time nuk pordha per bandat e PS e per komitetet e shpetimit te leshit qe te komandonin ty si top futbolli.

Madje ti e di mire qe nuk te pordha as ty ne mars 1997 kur doje te me hiqje si nendrejtor tatimesh e te thashe qe je minister pa vota e nuk te pjerdh. Nese e ke harruar se kohet e fundit je letuar pak, pyet Flor Mimen.

Nuk kam qen deputet ne 2005 o Ben Malaj por duke qene qe nuk i servilosem kryetareve te partisë kam kaniduar i pavarur ne zonen 61 te dushkut te famshem qe bere ti me Meten, Nanon dhe Kaç Islamin ne vitin 2001 kur me vodhet mandatin me Celibashin ne KQZ, qe e zgjodhi prapë ne 2020 Lyl Basha.

Qe te jesh i sakte o Ben Malaj qe Murrizi nuk ka qenë deputet ne 2005, para se te thuash broçkulla per nje rroge tek Irfani pyete Boden se e ke patur koleg tek Banka e Shqiperisë, ose shkruaj Berishes per t’u siguruar se ne 1997-2001 kur une isha deputet te therriste Alamudhi i piramidave.

Nuk kam qenë deputet ne 2005 o Ben Malaj (Cenaj) se po te kisha qene do flisja per ty si ish- minister Finance qe shite te gjith pronat e firmave piramidale me Farudin Arapin per 5 lekë.

Nuk kam qene deputet ne 2005 une o Ben Malaj se po te kisha qenë do kisha folur per Bankersin qe ti me qeverinë Nano ja dhate kanadezit ne 2004 para se te iknit nga pushteti siç i dhate turqeve BKT, Telekomin, Kurumin, dhe mbushet xhepat.

Pastaj pas 1997-2001 jam bere deputet ne vitin 2017-2021 o Ben Malaj dhe kam ardhe ne Komision te Ekonomisë ne 2019 kur te shkarkuan ty nga anëtar i Keshillit Mbikqyres i Bankes se Shqiperisq per te mbrojtur se po te luftonte Rama dhe partia tende.

Dhe kur kam qenë deputet une o Ben Malaj ne 2017-2021 kam folur per Bankersin qysh ne 2019 para 6 vitesh dhe kam thene fiks kete qe ka dal sot ashiqare qe tek Bankersi jane bere pis te gjithë haletë e politikes, perfshi edhe ty o Ben Hysenbelliu.

Habitem shume edhe me disa port-hale qe shkruajn broçkulla pacientesh pa i verifikuar e madje u kenaqa shum nga titulli bombastik i nje portali qe thoshte ish- ministri i ps i ul hunden Murrizit.

O port-hale te ç’ nderuara.

Ministra dhe ish- ministra te ketij lloj nuk i ulin dot hunden Murrizit por vetem mund ti ngrejne k…..urajon se Murrizi as ka firmos kontrata as ka firmos tendera as ka punuar tek firmat piramidale te 95, as punon tek firmat piramidale te 2025, as ka mare tendera e as ka dhene tendera.

Prandaj para se te beni lajm traplliqet e trapave me gradë shkencore prof kr e me qafore per nje rroge nuk do ishte keq qe te verifikonit ndonje trapllik te pacienteve politik.

Nje fjal e urte thote:

Burri ka koh boll me u felliq derisa te vdesi.

Te shkuara fare o Ben Malaj  dhe nese pret per ngushellime nga shtatori se tani jam me pushime po te vij per vizite.

Murrizi o Ben Malaj (Hysenbelliu) nuk pjerdh per asnje mashtrues apo hajdut ordiner qofshin keta ne politikë, ne qeveri, ne biznes, ne drejtesi apo ne media dhe nuk leh per nje rroge per asnje padrino palaço duke shpifur si i paftyre.

Por meqe je me “raport” mjekesor dhe vasal ekonomik nuk te padis ne gjykate si mashtrues sepse e di mire qe gjykata nuk i mer per baze çfar nxjerin nga goja ata qe kane rrjedhje vaji.

Te rroni vetë Ben Malaj dhe zoti ju forcofte per humbjen e madhe te asaj qe dallon njeriun nga kafsha, mendjes.

Nuk ka me turp kur shef keta qe demek kanë qeveris shqiperin te shnderrohen ne zagarë te atyre qe kane vjedhur pronat e shqiptareve.

Prapë do flas per Bankersin o Ben Malaj dhe per çdo afer qe di se ma ke ngritur aq shum k……..urajon sa nuk di ku ta derdh kete energji qe me ka dhene kjo thirrja jote si kukuvajke e Irfanit./e.t

Zjarret në Delvinë/ Kali i djegur merret nën kujdes veterinar pas traumës nga flakët

By: Ke Si
14 August 2025 at 18:03

Pamjet e një kali të djegur nga zjarret masive në Delvinë, të regjistruara më 13 gusht, kanë shpërndarë shqetësim të madh në rrjetet sociale dhe jashtë Shqipërisë. Flakët, që po përfshijnë prej ditësh territore të shumta në vend, kanë shkaktuar dëme të mëdha: një i moshuar ka humbur jetën, disa persona janë plagosur, dhjetëra shtëpi janë shkrumbuar, qindra kafshë kanë ngordhur dhe shumë zgjoje bletësh janë shkatërruar. Përveç dëmeve mbi komunitetet njerëzore dhe kafshët, zjarret kanë përfshirë qindra hektarë me pyje, kullota, bimësi dhe pemëtari, duke lënë pas një tablo të rëndë shkatërrimi natyror.

Në këtë situatë dramatike, një lajm i mirë erdhi nga aktivisti Endri Goxhaj, i cili përmes rrjetit social Facebook njoftoi se kali i plagosur nga zjarri ishte marrë nën kujdes të specializuar. Ai theksoi se kafsha kishte marrë trajtim paraprak falë bashkëpunimit me Shërbimin Veterinar Vlorë dhe tashmë po transportohet drejt qendrës veterinare Tier Life Tirana për trajtim më të specializuar dhe rehabilitim.

“Kalin e djegur nga zjarret në Delvinë sapo e morëm. Tani jemi në udhëtim drejt @tierlife_tirana – na uroni që gjithçka të shkojë sa më mirë. Faleminderit gjithë veterinerëve të AKVMB Vlorë për bashkëpunimin. Bashkë bëjmë shumë! Do t’ju mbajmë të përditësuar!”, shkruan Goxhaj në postimin e tij.

Fotot e publikuara tregojnë kafshën të lyer me preparat veterinar kundër djegieve, me ngjyrë blu, një masë parandaluese për infeksionet dhe vdekjen e mundshme të kafshës. Trajtimi fillestar ka për qëllim të stabilizojë gjendjen e kalit dhe të përgatisë kafshën për kujdes të mëtejshëm veterinar.

Ky episod nënvizon ndikimin e madh që zjarret kanë mbi jetën e kafshëve dhe ekosistemet lokale, duke përfshirë edhe kafshët shtëpiake dhe bagëtinë, përveç humbjeve të mëdha materiale dhe rrezikut për jetën e njerëzve. Ndërhyrja e shpejtë e aktivistëve dhe veterinerëve është një shembull i rëndësishëm i bashkëpunimit në situata emergjente, duke ofruar shpresë për kafshët e dëmtuara dhe për komunitetet që po përballen me pasojat e zjarreve.

Situata mbetet kritike në Delvinë dhe qarqe të tjera të Shqipërisë, ndërsa ekipet emergjente dhe autoritetet lokale vijojnë monitorimin dhe ndërhyrjen për neutralizimin e vatërave dhe mbrojtjen e banorëve dhe kafshëve.

     

“Pse nuk kishte zjarre në kohën e Enverit?”/ Ja si përgjigjet kryeministri Rama

By: Ke Si
14 August 2025 at 17:54

“Zoti Edi Rama duhet ta kishte bërë ditë më parë, mos i lije të digjeshin, se tani nuk vlen, pse nuk kishim zjarr edhe në kohën e Enverit”-ishte pyetja e një komentuesi në videon live të kryeministrit Edi Rama, lidhur me situatën nga zjarret.

Rama tha se nëse do të kishte një fuqi që t’i paraprinte zjarreve dhe mos linte zjarret që të bënin të tyren, me siguri këtë fuqi do e kishin gjetur të tjerët.

“Po dhe është dikush që shkruan me një emër grek që nuk di se si lexohet, por pyet një atje në Greqi pse nuk kishte zjarre në kohën e Papandreut, për shembull.

Pyet njëherë atje dhe ata që digjen çdo vit, shumë më shumë sesa ne, për shkak se janë në një pozicion edhe më të komplikuar se sa ne, mund të tregojnë pse nuk kishte zjarr në kohën e Enverit dhe nëse do të kishte një fuqi që t’i paraprinte zjarreve dhe mos linte zjarret që të bënin të tyren, me siguri këtë fuqi do e kishin gjetur të tjerët, të paktën. Do e kishte gjetur Turqia, do kishte gjetur Spanja, do e kishte gjetur Italia, do e kishte gjetur Greqia, E kështu me radhë, e kështu me radhë, pra të mos flasim qesim”-njofton Rama./e.t

Ilir Meta ngre dyshime nga burgu, se flakët në “Syrin e Kaltër” janë të qëllimshme

By: Ke Si
14 August 2025 at 17:33

Ilir Meta, në një postim në Facebook ka reaguar lidhur me zjarrin që përfshiu zonën e “Syrit të Kaltër”, duke e cilësuar ngjarjen si një tjetër sinjal alarmi për abuzimin dhe mungesën e përgjegjësisë shtetërore ndaj pasurive natyrore.

Meta shpreh indinjatën e tij për shkatërrimin e një prej perlave turistike të vendit dhe thekson se zjarri i rënë në pyllin përreth nuk është një aksident i rastësishëm, por pasojë e neglizhencës së qëllimshme dhe mungesës së çdo mase parandaluese nga qeveria.

Ai e quan të pakuptueshme se si në një zonë me mijëra vizitorë çdo ditë, me prezencë të policisë private, restorante dhe të ardhura të konsiderueshme nga biletat, zjarri ka mundur të marrë përmasa apokaliptike pa u ndërhyrë në kohë.

Ndër të tjera, Meta ngre shqetësimin se, ashtu si në raste të mëparshme në zona si Manastiri i Sarandës apo pyjet e Shëngjinit, edhe në këtë rast flakët mund të jenë parapërgatitje për të hapur rrugën e betonit dhe interesave klienteliste.

Postimi i Metës

Srebrenica, Syri i Kaltër dhe “pikëzat” e Rilindjes

Ishin të pabesueshme për mua përmasat e flakëve në pyllin që rrethon dhe hijeshon Syrin e Kaltër, këtë monument natyror unik, që në këtë kohë vizitohet nga mijëra turistë çdo ditë.

E pamundur, thashë me vete, që këto flakë apokaliptike po kapin qiellin pikërisht te Syri i Kaltër.
M’u kujtua vizita ime e fundit atje para dy vitesh, te ajo mrekulli natyrore që ka një fuqi magnetizuese në rritje, që përherë të shton padurimin për t’u rikthyer.

Si shumë vizitorë të tjerë edhe unë nuk i rezistova tundimit për t’u zhytur në ujërat e freskëta të Syrit të Kaltër ku, bashkë me freskinë e atij uji të bekuar, soditja e atij pylli madhështor dhe shumëshekullor e çon kënaqësinë në zenit.

Çudi sesi mund të shkonin flakët e zjarrit në qiell atje ku jo vetëm në çdo moment ka qindra vizitorë, por edhe shumë personel të policisë private, që nis nga parkingu e ndodhet kudo.

Atje ku çdo ditë mblidhen mijëra euro nga biletat e vizitorëve, atje ku ka edhe plot restorante dhe ambiente shërbimi.

Atje ku ka ujë pa fund dhe, sikur vetëm kova me ujë të ishin përdorur nga policia private, do ishte fikur zjarri që në shkëndijën e parë.

Por m’u kujtua edhe “pikëza” e vogël që na tregoi Ministrja Kumbaro te Manastiri i Sarandës, që sot është kthyer në një qytezë betoni.

M’u kujtua edhe flaka që fshiu pak kohë më parë pyllin me pisha në mes të Shëngjinit, ditën për diell, që thonë se u bë për t’i çelur rrugë betonizimit fitimprurës.

Ndërkohë m’u kujtua 15 vite më parë edhe vizita në Srebrenicë, në përkujtim të 8 mijë viktimave që u vranë mizorisht nga kriminelët e Karaxhiçit dhe Mlladiçit.

Pas ceremonisë, në kthim, diskutonim për atë tragjedi të papërshkrueshme që turpëron sot e përgjithmonë jo vetëm ata që e bënë dhe kombin e tyre, por edhe ata që nuk e parandaluan.

Ndërkohë soditnim pyjet e mrekullueshme të Bosnjës, që janë të pafund dhe të mirëmbajtur me shumë përkujdesje.

Atje çdo pemë ishte e matrikulluar me çdo të dhënë.

Duke diskutuar për këtë përkujdesje të jashtëzakonshme ndaj pyjeve atje, papritur bashkëbiseduesi im tha diçka që u gdhend përgjithmonë në kujtesën time:

Vërtet ata ishin kriminelë dhe vranë mijëra njerëz, por nuk prenë asnjë pemë dhe nuk dogjën asnjë pyll.

Ndërsa “Rilindja” këtu ka zgjedhur prej kohësh jo vetëm t’i përzërë njerëzit nga vendi i tyre, e sidomos zonat rurale, por edhe atyre të paktëve që kanë mbetur, t’ua shtojë vuajtjet dhe dëmet, siç po ndodh edhe këtë vit ku asnjë politikë parandaluese nuk u ndoq, e jo më të shpallej Gjendja e Fatkeqësisë Natyrore.

Si mund të pritet përgjegjshmëri nga një Kryeministër i provuar si armik i mjedisit, si shkatërrues i hapësirave të gjelbra dhe publike, armik i zonave të mbrojtura dhe promotor i betonizimit të Tiranës, që sot vetëm për këtë arsye ka një nxehtësi përvëluese disa gradë më shumë dhe po kështu është kryeqyteti më i ndotur në kontinent.

Ndaj të mos habitemi që flakët që pamë te Syri i Kaltër të jenë në të ardhmen një “pikëz” betoni si ajo e Manastirit të Sarandës./E.T

“Do ketë pasoja të rënda”, Trump kërcënon putin nëse dështon takimi i Alaskës

By: Ke Si
14 August 2025 at 17:20

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, kërcënoi me “pasoja të rënda” nëse Vladimir Putin nuk pranon paqen në Ukrainë, por tha gjithashtu të mërkurën se një takim midis tyre mund të pasohet shpejt nga një i dytë që do të përfshijë udhëheqësin e Ukrainës.

Trump nuk specifikoi se cilat mund të jenë pasojat, por ai ka paralajmëruar për sanksione ekonomike nëse takimi i tij me Putinin në Alaska të premten rezulton i pafrytshëm. Megjithatë, Rusia ka të ngjarë t’i rezistojë fuqimisht kërkesave të Ukrainës dhe Evropës pasi më parë ka thënë se qëndrimi i saj nuk kishte ndryshuar që kur u detajua për herë të parë nga Putini në qershor 2024.

Kur u pyet nëse Rusia do të përballet me ndonjë pasojë nëse Putini nuk pranon të ndalojë luftën pas takimit të së premtes, Trump u përgjigj: “Po, do të përballen”.

I pyetur nëse këto pasoja do të jenë sanksione apo tarifa, Trump u tha gazetarëve: “Nuk kam pse ta them. Do të ketë pasoja shumë të rënda”.

Por presidenti e përshkroi gjithashtu qëllimin e takimit midis dy udhëheqësve në Alaska si “përgatitje të tryezës” për një takim të shpejtë pasues që do të përfshinte Zelenskiy-n. “Nëse takimi i parë shkon mirë, do të kemi një të dytë të shpejtë,” tha Trump.

Sipas një raporti të parë nga prestigjiozja Politico, Presidenti i SHBA-së Donald Trump po u ofron politikanëve evropianë garanci sigurie nga SHBA-ja për Ukrainën. Trump gjithashtu siguroi Presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky dhe aleatët se nuk do të negociojë një ndarje të territorit ukrainas gjatë takimit të tij me udhëheqësin e Kremlinit Vladimir Putin këtë javë.

Qeveria amerikane po pezullon pjesërisht disa sanksione kundër Rusisë për të lejuar takimin midis Presidentit Donald Trump dhe udhëheqësit të Kremlinit Vladimir Putin në Alaska të premten. Pauza do të zgjasë deri më 20 gusht, njoftoi Departamenti i Thesarit i SHBA-së.

Qeveria amerikane ka vendosur sanksione ndaj agjencive dhe kompanive qeveritare ruse vitet e fundit. Një arsye kryesore për këtë ishte lufta e agresionit e Rusisë në Ukrainë. Kjo mund ta bëjë udhëtimin drejt Alaska më të vështirë për ata që preken. Në të njëjtën kohë, Departamenti i Thesarit sqaroi se asnjë pronë e bllokuar nuk do të lirohej dhe se pezullimi zbatohej shprehimisht vetëm për aktivitetet që lidhen me takimin në Alaska. Në njoftimin e Departamentit të Thesarit nuk u përmendën emra./E.T

O hero, pse nuk fole kur Bode dhe Berisha bllokuan hetimet për Uzinën e Ballshit?!

By: Ke Si
14 August 2025 at 17:20

Arben Malaj, ka reaguar për një shënim të ish-deputetit Myslim Murrizi, i cili akuzonte politikën se kishte vjedhur naftën e Ballshit, teksa kërkonte dhe hetime për “Bankers”.

“Prej 21 vitesh qent, haletë, zagaret dhe felliqesirat politike qe ju shqiptarë votoni çdo 4 vjet vjedhin se bashku qindra miliona euro pasuri tuajën dhe ju e bleni naften e benzinen me shtrenjte se te gjith vendet e tjera te rajonit e Europes”, shkruante ndër të tjera Murrizi.

Arben Malaj thotë se në 2005 kur qeveria e parë e Slai Berishës mori pushtetin, vetë bllokoi një hetim të thelluar për  rafineritë e naftës.

“S’po e kuptoj dot pse kaq heroik Myslymi. Pse kaq poshterues ndaj gjithë të tjerëve, “heroi” mediatik ish-kolegu Myslymi? Kemi folur, shoku Myslym. Kemi folur në parlament, kemi folur në media, kemi apeluar që SPAK duhet të hetojë me prioritet falimentimin e përshpejtuar të Unionit të Përpunimit të Thellë të Naftës.

Pse nuk dhe dorëheqje, Myslym, kur pas vitit 2005 autoritetet policore bllokuan hetim të thelluar për rafineritë e naftës dhe ministri juaj i Financave certifikoj qendrimin e policise dhe nuk mbrotji autoritetet tatimore??? Pse nuk protestove në atë ditë? Pse nuk i bëre një apel të hapur ministrit të Financave dhe kryeministrit tënd dhe te partise tuaj, qe ajo ishte kapje e shtetit?”, shkruan ish-ministri socialist.

Arben Malaj i thotë Murrizit se ai dhe të tjerët kanë folur, por asnjëherë me gjuhë alabakësh dhe pa vetë-personalizim si heronj, ndërkohë që të njëjtën gjë kërkon dhe nga kolegu demokrat.

“Aty ke qenë deputet Murriz, kishe të gjithë të drejtën dhe mundësitë ligjore jo thjesht të flisje, por edhe të hetoje çdo vjedhje dhe t’u nxirrje ujë të zi “të zinjve” politikë që futën thellë duart në paratë e zeza të UPTHN-së në Ballsh.

Nuk kam asgjë personale, as po e bëj për të mbrojtur ndonjë, sepse, fatmirësisht, hajdutët dhe të babëziturit, përditë e më shumë, do të jenë publikë.

Jam krenar që edhe pas 20 viteve dhe pas shpifjeve pa fund të PD-së – ndaj të cilave ti asnjëherë nuk reagove pse e partia jote e bazonte luftën politike vetëm tek shpifjet ndaj kundërshtarëve politikë. Populli i zgjuar shqiptare thote se kush nuk ha hudhra nuk i vjen ere goja”, vijon reagimi./E.T

Endërr e një nate të trazuar gushti

By: Ke Si
14 August 2025 at 16:40

Nga Thoma Gëllçi

Këtë nate të trazuar gushti, kur Shqipëria eshte ne flake nga zjarre të qëllimshme e të paqëllimshme, fshatari patronazhist Helidon, pa enderr sikur ishte në sallën e konferencave të qeverisë ku po zhvillohej një ngjarje historike: prezantimi i sukseseve të Shqipërisë në uljen e lindjeve, me të dhënat e INSTAT për gjashtëmujorin e parë të vitit 2025. Në podium, Ministri i Popullsisë – një post i shpikur enkas dhe që paguhet vetëm për të vënë firmën – u ngjit me një buzëqeshje dhe nisi me krenari:

— Të nderuar qytetarë, kemi lajme fantastike! Lindjet kanë rënë edhe këtë vit. Nga 12,620 në vitin 2021, kemi arritur në vetëm 9,644 në vitin 2025. Një ulje historike prej 24%! Ne udhëheqim rajonin në kursimin e burimeve natyrore – sa më pak njerëz, aq më pak ujë, energji, pelena dhe qumësht. Kjo e fundit ka rëndësi sepse edhe numri i krerëve të lopëve si dhe i bagëtive të imta ka shkuar më pak se krahasuar me vitin 1938. Kjo nuk është thjesht statistikë, është art! Disiplinë kombëtare!

Duke parë reagimin e të pranishmëve, ministri mori zemër dhe shtoi:
— Me vdekjet që kalojnë lindjet me 835 persona, po çlirojmë ekonominë nga barra e pensioneve. Në 30 vjet nuk do kemi borxh ndaj pensionistëve… sepse nuk do ketë pensionistë. Por dhe ata pensioniste qe kane mbetur ketu, ua kemi lene pensionet aq te ulta saqe femijeve te tyre u bije me lire qe ti marrin prinderit me vete ne emigracion, sesa t’u dergojne para per te mbajtur frymen gjalle ketu. Ky është inovacion financiar që as Gjermania nuk e ka shpikur.

Kur u pyet për krahasimin me fqinjët, ministri u shtriq në buzëqeshje:
— Po ç’të thuash për fqinjët tanë?! Ata janë për të ardhur keq! Kosova ende ka një lindshmëri si në vitet ’80. Maqedonia e Veriut paguan nënat për fëmijën e tretë 8,000 denarë në muaj për 10 vjet, plus një ndihmë modeste për të parin. Serbia? Për fëmijën e parë japin 100,000 dinarë menjëherë, për të tretin 100 euro në muaj për 10 vjet, për të katërtin 150 euro në muaj dhe deri në 18,000 euro bonus. Kroacia? Një qytet si Novska jep 10,000 euro për fëmijën e tretë. Hungaria fal taksat përjetë për nënat me mbi dy fëmijë. Italia dhe Gjermania hedhin nga 85 deri në 219 euro në muaj për çdo fëmijë, për vite me radhë. Franca jep deri në 500 euro në muaj për familjet me katër fëmijë e më shumë. Dhe ne…? Ndërsa ne? Ne e kemi kuptuar sekretin: më e lirë është të mos bësh asgjë. Kjo është politika që s’ka dështuar kurrë!

Më pas, me një krenari të ftohtë prej mjeshtri të strategjive, ministri shtoi:
— Dhe nuk ndalemi vetëm te lindjet. E kemi bërë të pamundur për të rinjtë të kenë një punë të qëndrueshme dhe u kemi lënë ta kuptojnë mirë se këtu nuk do ndryshojë diçka. Çmimet e apartamenteve në qytetet kryesore? I kemi ngritur aq lart, sa shumica as nuk guxon t’i afrohet me mendim, jo më me kredi. Kjo është politikë demografike e sofistikuar: kur nuk ke ku të rrisësh fëmijën, nuk bën fëmijë.Ne themi me plot gojen se zjarret nuk na trembin prandaj fuqizojme me perpara me mjete divizionet e prishjeve te ndertimeve pa leje, se sa mjetet zjarrfikese.

Me një ndriçim krenarie në sy, ministri vazhdoi:
— Strategjia jonë për integrimin në Europë ka qenë një sukses i madh… individual. Kemi integruar një pjesë të madhe të brezit të ri në Gjermani, Francë, Belgjikë, Itali e gjetkë. Ata po jetojnë ëndrrën europiane. Dhe kjo na lehtëson edhe më shumë punën: sa më pak të rinj të kemi, aq më pak halle për punësim, shkolla, shëndetësi. Gjithashtu jemi krenarë se djemtë dhe vajzat tona po e mbushin Gjermaninë, Francën, Anglinë, Greqinë etj. me mijëra gjermanë, francezë, anglezë, grekë dhe italianë të vegjël. Dhe të jeni të sigurt, që ata, kur të rriten, do të thonë me krenari që janë me origjinë nga vendi i shqiponjave.

Në ekran, ministri projektoi një grafik ku vija e lindjeve binte si skiator në pistat e lojërave olimpike. “Ky është kërcimi olimpik drejt qetësisë kombëtare” – tha me krenari.
— Brenda pak dekadash, Shqipëria do të jetë vendi më i qetë në rajon. Nuk do keni radhë në spitale, as zhurmë në lagje, as trafik. Çdo fshatar do ketë një fshat të tërë për vete, së bashku me dy lumenj dhe tre kodra bonus. “Një fshatar – një fshat” është vazhdim i politikës sonë “nje pallat – një votë”, por e modernizuar dhe e përshtatur për epokën e Inteligjencës Artificiale.

Pastaj erdhi pjesa e artë e konferencës:
— Kjo është formula jonë fituese: ulje lindjesh + rritje vdekjesh + emigracion masiv. Tre-në-një, si shampot e lira. Lindjet i ulim vetë, vdekjet i shton natyra me pak ndihmë nga infrastruktura jonë shëndetësore, emigracionin e menaxhojmë me një politikë të thjeshtë – mos krijo kushte që t’i mbajnë njerëzit këtu. Mos u jep shpresë… Dhe besomëni, funksionon!

Në fund, për t’i vënë kapakun, ai tha me ton solem:
— Kush do popullsi të re, le të shkojë në Kanada. Ne duam cilësi, jo sasi. Dhe cilësia arrihet kur gjysma e popullsisë është jashtë, gjysma tjetër është në pension dhe fëmijët… janë thjesht legjenda urbane.
Një këshilltar i qeverisë e përforcoi mesazhin:

— Me këtë ritëm, Shqipëria do të jetë si Zvicra… por pa zviceranë.
Në dalje, një gazetar guxoi të pyesë nëse nuk kishin frikë nga boshatisja e vendit. Ministri buzëqeshi i qetë:

— Jo, jo. Është faza e parë e projektit tonë për të rritur cilësinë e jetës… duke ulur sasinë e atyre që e jetojnë.
Dhe kështu u mbyll konferenca më optimiste për lajmin më pesimist që mund të ketë një komb. Siç do ta thoshte Mark Tueni: “Kur nuk ke dot shpresë, bëje të paktën një broshurë me ngjyra dhe quaje strategji kombëtare.”

❌
❌