Gazeta Si – Hera e parë që një aeroplan u përplas me një rrokaqiell në Nju Jork, nuk ishte në vitin 2001, por 56 vjet më parë, pak më shumë se një muaj para përfundimit të Luftës së Dytë Botërore.
Më 28 korrik 1945, një ditë me mjegull, një avion-bombardues me tre persona në bord u përplas në katet e 78-të dhe 79-të të “Empire State Building”, e cila atëherë ishte ndërtesa më e lartë në botë.
Piloti dhe ushtarët e tjerë në bord vdiqën, si dhe 11 persona në zyrat e rrokaqiellit. Një vit më vonë, pikërisht për shkak të këtij aksidenti, Kongresi miratoi një ligj që u lejonte qytetarëve të padisin qeverinë. Aeroplani që u rrëzua ishte një bombardues B-25 Mitchell, një avion me dy motorë, 16 metra i gjatë.
Pilotohej nga Kapiteni William Franklin Smith, i cili kishte marrë medalje të shumta për pjesëmarrjen e tij në betejat ajrore në Evropë.
Një pjesë e aeroplanit të rrëzuar
Megjithatë, kapiteni Smith nuk ishte i angazhuar në luftime atë ditë; ai thjesht po fluturonte me dy ushtarë të tjerë nga Baza Ajrore Hanscom në Massachusetts, për në aeroportin komunal të New York City, i cili më vonë do të merrte emrin Fiorello LaGuardia.
Megjithatë, në Manhattan kishte aq shumë mjegull sa katet e sipërme të rrokaqiellit (të cilat kanë 102), nuk mund të shiheshin nga rruga poshtë “Empire State Building” dhe anasjelltas.
Stafi i kullës së kontrollit të aeroportit e paralajmëroi Smithin për dukshmërinë jashtëzakonisht të kufizuar mbi New York dhe e këshilloi të mos ulej në LaGuardia, por piloti nuk u dekurajua.
“Empire State Buliding” e parë nga vrima në çatinë e një ndërtese poshtë në Rrugën e 33-të, e cila u dëmtua gjithashtu nga avioni
Përplasja ndodhi në anën veriore të ndërtesës, mbi Rrugën e 34-të. Krahët e aeroplanit u prenë nga përplasja, ndërsa trupi i avionit krijoi një vrimë të madhe në murin e jashtëm të grataçelës njujorkeze.
Rezervuarët e karburantit shpërthyen, duke shkaktuar zjarr. Më shumë se njëzet persona u plagosën. Meqenëse Shtetet e Bashkuara ishin ende në luftë me Japoninë, shumë në Nju Jork supozuan se përplasja ishte shkaktuar nga një sulm japonez.
Megjithatë, pasojat për ndërtesën dhe qytetin ishin mjaft të kufizuara: struktura e “Empire State Building” kufizoi përhapjen e zjarrit, i cili u shua pas rreth një ore dhe pavarësisht prerjes gjashtë metra, aktivitetet normale të punës rifilluan të hënën pasardhëse.
Dëmet nga aksidenti në “Empire State Building”
Pas tre muajsh, dëmi u riparua plotësisht me një kosto prej afërsisht 1 milion dollarësh në atë kohë (rreth 15 milion euro sot).
Një imazh i rremë i rrëzimit qarkulloi së fundmi në mediat sociale, duke treguar një aeroplan shumë më të madh se një bombardues B-25 Mitchell të përplasur në “Empire State Building”.
Disa burime e përdorën atë për të përsëritur disa nga teoritë më të përhapura të konspiracionit në lidhje me 11 shtatorin 2001 dhe shkakun e shembjes së Kullave Binjake.
Një burrë shqyrton dokumentet e djegura në zjarr
Megjithatë, ekzistojnë shumë fotografi të pasojave të rrëzimit të 28 korrikut 1945. Më pak se një vit më vonë, më 20 maj 1946, ishte përsëri një ditë me mjegull në Nju Jork dhe një aeroplan tjetër ushtarak u përplas me një rrokaqiell në Manhattan.
Aeroplani ishte një “Beechcraft C-45F Expeditor”, një avion me dy motorë, 35 metra i gjatë dhe ndërtesa ishte 40 Wall Street, e njohur që nga viti 1995 si “Trump Building”: një ndërtesë zyrash në pronësi të Organizatës Trump të Donald Trump, por që nuk duhet ngatërruar me “Trump Tower”, selinë e kompanisë.
Kati i 58-të u godit. Pesë persona në bordin e aeroplanit vdiqën, katër burra dhe një grua. Pas dy aksidenteve, Ushtria ndaloi uljen e avionëve të saj në Nju Jork në mot me mjegull.
Gazeta Si – Nëntë muaj pas arrestimit, SPAK ka mbyllur hetimet për dosjen e ish-presidentit Ilir Meta, ku janë marrë të pandehur për aferën CEZ-DIA dhe lobimin e LSI në SHBA, edhe ish-bashkëshortja e tij, Monika Kryemadhi dhe nëna e saj, Fatime Kryemadhi, ndaj të cilës nuk ka pasur masë sigurie.
Fatime Kryemadhi është paraqitur këtë të hënë në SPAK për t’u njohur me akuzën, bashkë me mikeshën e Monika Kryemadhit, Ema Çokun, si edhe ish-kreun e AKEP, Pirro Xhixho. Ky i fundit është hetuar për korrupsion pasiv, ndërsa Çoku për pastrim parash.
Ish-presidenti akuzohet nga SPAK për korrupsion, pastrim parash dhe fshehje pasurie në lidhje me çështjet CEZ-DIA, lobimin e ish-LSI në SHBA dhe shpenzimet e familjes së tij.
Vetë Meta dhe Kryemadhi u morën të pandehur më datë 29 maj, ku iu komunikuan akuzat e “korrupsionit”, “pastrimit të parave” dhe “fshehjes së pasurisë”.
Nesër, të martën 29 korrik, në orën 13:00, Monika Kryemadhi do të jetë në dyert e SPAK vetëm për t’u njohur me mbylljen e hetimeve.
Për ish-presidentin Meta nuk dihet ende kur do t’i komunikohet mbyllja e hetimeve. Avokati i tij, Kujtim Cakrani, deri më tani nuk ka dijeni dhe njoftim nga SPAK.
Gazeta Si – Pak ditë më parë, SPAK njoftoi zgjatjen e hetimeve për Erion Veliajn, ndërsa i komunikoi zyrtarisht akuzat kryebashkiakut, bashkëshortes së tij Ajola Xoxa dhe disa biznesmenëve të përfshirë në dosjen e tij.
Por sot avokatët e Veliajt kërkuan kohë për t’u njohur me aktet hetimore të dosjes që ka rreth 60 mijë faqe në total. Ata kanë pretenduar se 10 ditë kohë nuk u mjaftojnë për t’u njohur plotësisht me provat dhe aktet hetimore.
Mbrojtja ligjore e kryebashkiakut ka kërkuar kohë deri më 24 shtator për shkak të volumit të materialeve hetimore.
në pamundësi objektive për t’u njohur në mënyrë efektive me përmbajtjen e plotë të provave dhe akteve, brenda afatit 10-ditor të parashikuar nga neni 327, pika 4 e Kodit të Procedurës Penale.
Në dosjen prej 60 mijë faqesh, Veliaj akuzohet për korrupsion pasiv në 9 raste, pastrim parash dhe fshehje pasurie.
Për të njëjtat vepra penale akuzohet edhe bashkëshortja e tij, Ajola Xoxa me të cilën dyshohet se kishte ngritur një skemë të përvetësimit të fondeve publike të bashkisë Tiranë, pjesë e së cilës akuzohen se janë edhe 5 biznesmenë.
Gazeta Si – Vetëvrasje. Ky është përfundimi i arritur nga çdo hetim i Departamentit të Drejtësisë të SHBA-ve për vdekjen e Jeffrey Epstein, e cila ndodhi më 10 gusht 2019, në një qeli në Qendrën Korrektuese Metropolitane (MCC), burgu federal në Manhatan.
Autopsia e kryer një ditë më pas, raporti përfundimtar i hetimit të brendshëm të Departamentit të Drejtësisë i publikuar në qershor 2023 dhe, së fundmi, deklarata e vetë Departamentit të Drejtësisë – e bashkëfirmosur nga FBI – e publikuar më 7 korrik, e kanë konfirmuar gjithmonë këtë version.
Por një sërë elementësh, që kanë dalë gjatë gjashtë viteve të fundit, kanë dhënë shkas për më shumë se një dyshim, përfshirë dhe hipotezën se financieri i futur në terlashe nuk u vetëvra.
Një foto e bërë e Jeffrey Epstein në burg në korrik 2019
Vlerësimi psikologjik
Epstein u arrestua më 6 korrik 2019, në Aeroportin Teterboro, New Jersey, pas kthimit të tij nga Parisi. Akuzat ishin serioze: komplot për të kryer trafikim seksual dhe trafikim seksual.
Kjo nuk ishte hera e parë që ai hetohej nga sistemi i drejtësisë amerikane. Në vitin 2008, ai u deklarua fajtor për nxitje prostitucioni dhe nxitje të një të mituri për prostitucion para një gjykate në Florida dhe u dënua me 13 muaj burg dhe një vit lirim me kusht.
Megjithatë, në vitin 2019, ai u deklarua i pafajshëm dhe u dërgua në Qendrën e Strehimit të Posaçëm (QBP), ku u mbajt në paraburgim për 22 orë në një qeli të përbashkët, përpara se të transferohej në një qeli në Njësinë Speciale të Strehimit, zona për të burgosurit e mbajtur në izolim për shkak të famës së tij të keqe dhe vëmendjes së medias kushtuar çështjes së tij.
Dy ditë pas arrestimit të tij, Epstein iu nënshtrua një kontrolli fillestar rutinë psikologjik. Sipas një memorandumi të përpiluar pas vdekjes së tij, të datës 17 shtator 2019, financieri mohon çdo qëllim vetëvrasës.
Ndërkohë, nëpërmjet avokatëve të tij, ai kërkoi që t’i jepej “arrest shtëpiak”, i cili do të kryhej në shtëpinë e tij në Upper East Side (një rezidencë 22,000 metra katrorë e shitur në vitin 2021 për 51 milionë dollarë).
Një tabelë reklamuese në “Times Square” bën thirrje për publikimin e dosjes “Epstein” më 23 korrik 2025 në New York City
Më 18 korrik, një gjyqtar e hodhi poshtë kërkesën, duke përmendur rrezikun që i burgosuri të kryente krime të mëtejshme ose të përpiqej të arratisej jashtë vendit. Avokatët e tij apeluan, por Epstein vdiq para se kërkesa të dëgjohej.
Refuzimi për të dhënë “arrest-shtëpiak”, në fakt “ishte një zhgënjim i madh për Epsteinin”, thuhet në dokument.
Natën e 23 korrikut, financierit i jepet ndihma e parë në një gjendje gjysmë të pavetëdijshme, me lëndime në qafë që i bënë oficerët të besonin se ai kishte tentuar vetëvrasje. Prandaj, ai u transferua në një dhomë tjetër, ku qëndroi për 31 orët e ardhshme nën vëzhgim.
Pastaj u kthye në qelinë e tij. Askush nuk e ka përcaktuar ndonjëherë me siguri nëse ishte një tentativë vetëvrasjeje apo një sulm nga shoku i tij i qelisë, një vrasës i shumëfishtë.
Sidoqoftë, dokumenti thotë se në ditët në vijim financieri tregoi disa shenja shqetësimi: ai kishte vshtirësi për të fjetur, ankohej për zhurmat e vazhdueshme në qelinë e tij dhe për këtë arsye shpesh i mbulonte veshët me duar, e quante veten “frikacak” dhe përsëriste se nuk mund ta përballonte dhimbjen.
Disa orë pas arrestimit të Epstein, disa gra të reja protestuan duke mbajtur pankarta me foton e financierit përpara një gjykate në Nju Jork
“Identiteti i tij”, përfundon memoja, “bazohet në pasurinë e tij, pushtetin e tij dhe lidhjet e tij me njerëz të tjerë të profilit të lartë. Në ditët e tij të fundit, ai përsëriti disa herë se po luftonte për t’u përshtatur me jetën e tij të re si i burgosur”.
I njëjti dokument nxjerr në pah një fakt: se më 9 gusht, një gjykatës federal lejoi publikimin e mbi 2.000 faqeve dokumente të paraqitura në një padi për shpifje të ngritur nga Virginia Giuffre (një nga vajzat viktimë të përfshira nga Epstein mes njerëzve të famshëm) kundër Ghislaine Maxwell, ish-e dshura e financierit, e cila aktualisht ndodhet në qeli e dënuar për këtë çështje.
Në të njëjtën kohë, shoku i ri i qelisë së Epstein – protokolli për të burgosurit nën vëzhgim psikologjik dikton që ata nuk lihen kurrë vetëm – u transferua dhe askush nuk e zuri vendin e tij.
Financieri u takua me avokatët e tij, bëri një telefonatë të fundit me të dashurën e tij dhe më pas, pak para orës 20:00 të mbrëmjes, u kthye në qelinë e tij.
Një tjetër dokument, që detajon orët e fundit të Epstein minutë pas minute, e përshkruan atë si “me humor të mirë: asgjë të pazakontë”.
Një dokument i botuar në vitin 2023 që rindërton ditën e fundit të jetës së Epsteinit
Nata e fundit
Ndërsa kthehej në qelinë e tij, Epstein u filmua nga një prej kamerave të sigurisë së burgut. Ishte ora 7:49 e mbrëmjes më 9 gusht.
Objektivi përqendrohet në zonën e përbashkët të “S.H.U”, ku mbahet financieri: është një dhomë e madhe katrore, me një korridor të ngushtë në secilën anë, ku secila prej tyre përmban 8 qeli.
Këto korridore janë gjithashtu të pajisura me një kamera, por ajo regjistron vetëm pamjet filmike, pa i arkivuar imazhet në asnjë mënyrë.
Prandaj, të vetmet video nga ajo natë, janë ato që tregojnë zonën e përbashkët: nuk mund të shihet dera e qelisë së Epsteinit dhe po ashtu edhe shkallët që të çojnë në korridor.
Pas orës 19:49, u regjistrua vetëm një lëvizje: një person – njëri nga dy rojet, sipas Departamentit të Drejtësisë – duke ecur në zonën e përbashkët në orën 22:39 dhe 22:41. Askush tjetër nuk u shfaq në video deri në orën 6:33 të mëngjesit të nesërmen, kur ra alarmi.
Kjo pavarësisht faktit se dy rojet në detyrë, atë natë duhej të kontrollonin Epstein çdo gjysmë ore, siç kërkohet nga protokolli për të burgosurit nën vëzhgim psikologjik.
Harta e burgut dhe këndi i kamerës, me të verdhë, e vetmja që regjistroi imazhet natën mes 9-10 gushtit 2019. Me të kuqe, qelia e Epsteinit
Një hetim i brendshëm më vonë zbuloi se dy rojet ecën nëpër dhoma të tjera atë natë, shfletuan internetin dhe ranë në gjumë për dy orë. Të dy më vonë, dolën në gjyq për falsifikim të të dhënave të kontrolleve të asaj nate: ata pranuan fajësinë.
I njëjti hetim, megjithatë, theksoi se dy rojet po punonin jashtë orarit, sepse MCC kishte mungesë stafi: njëri prej tyre kishte punuar pothuajse 24 orë atë ditë.
Në orën 6:33 të mëngjesit më 10 gusht, Epstein u gjet pa ndjenja në qelinë e tij. Dy rojet u përpoqën ta ringjallnin me CPR. Pas dy minutash, u thirr një ambulancë, e cila mbërriti në orën 6:45 të mëngjesit.
Epstein u intubua dhe iu dhanë tre doza epinefrin (adrenalinë), por zemra e tij nuk arriti të rifillonte të pulsonte.
Në orën 7:10 të mëngjesit, ai u ngarkua në ambulancë dhe u transportua në Spitalin Beekman. Në orën 7:36 të mëngjesit, mjeku e shpalli Epsteinin, 66 vjeç, të vdekur.
Një nga fotot e bëra në qelinë e Epsteinit disa orë pas vdekjes së tij: thuhet se financieri u vetëvra me një çarçaf në formë laku, të lidhur në njërën nga shkallët e shtratit të tij
Autopsia
Më 11 gusht, një ekzaminuese mjekësore, Kristin Roman, kreu autopsinë, e ndihmuar nga Michael Baden, një mjek i caktuar nga vëllai i vetëm i Epsteinit, Mark.
Pas katër orësh, Roman arriti në përfundimin se shkaku i vdekjes nuk mund të përcaktohej: “Në pritje”, shkroi ai në raport.
Megjithatë, më 16 gusht, superiorja e tij, ekzaminuesja mjekësore Barbara Sampson, deklaroi se Epstein “i mori jetën vetes, duke u varur”. Prova, tha ajo, erdhi nga prova të tjera që i ishin paraqitur. Dëshmi që nuk janë bërë kurrë publike.
Nga ana tjetër, Baden është i bindur se ishte një vrasje. Dhe në janar 2020, ai dëshmoi në programin popullor të CBS-së, “60 Minutes”.
Sipas mendimit të tij, disa prova tregojnë në këtë drejtim. Së pari, një kockë dhe dy kërcij në qafën e Epsteinit, tregojnë fraktura që përputhen me vrasjen me mbytje, sesa me vetëvrasje.
Laku i analizuar gjatë autopsisë: Epstein dyshohet se e përdori për t’i marrë jetën vetes
Së dyti, ka disa hemorragji okulare, të cilat janë gjithashtu më të zakonshme në vrasjet me mbytje, sesa në vetëvrasje.
Së treti, shenjat në qafë nuk ndodhen nën nofull, por në mes të qafës: sikur dikush ta kishte mbytur viktimën nga prapa.
CBS konsultoi ekspertë të tjerë të patologjisë mjeko-ligjore: disa pajtohen, të tjerë nuk pajtohen, duke argumentuar se frakturat janë të zakonshme edhe tek vetëvrasjet e të moshuarve dhe Epstein ishte 66 vjeç kur vdiq.
Megjithatë, të gjithë arrijnë në të njëjtin përfundim: vetëm me një foto që tregon pozicionin e Epsteinit kur u gjet, mund të përcaktohet me siguri shkaku i vdekjes.
Ekzistojnë qindra foto të qelisë së Epsteinit, të bëra në mëngjesin e 10 gushtit. Megjithatë, ajo foto nuk ekziston, sepse dy rojet që e gjetën atë në orën 6:33 të mëngjesit, edhe një herë, nuk ndoqën protokollin.
Kur hynë në qeli, në realitet, nuk kishte shpresë për të shpëtuar financierin. Autopsia më vonë e përcaktoi këtë: kur ra alarmi, Epstein kishte qenë i vdekur për të paktën dy orë.
Një portret i Jeffrey Epstein, i dyshuar se u vetëvra në burg në moshën 66-vjeçare
Në këto raste, ligji kërkon që “vendi i ngjarjes” të mos jetë i prekur. Kjo nuk ndodhi atë mëngjes. Autopsia dhe dëshmia e dëshmitarëve, zbuluan se Epstein u gjet me një copë çarçaf të mbështjellë rreth qafës, të lidhur në majë të një krevati marinari në qelinë e tij.
Ai u gjet i gjunjëzuar, i përkulur. Duke iu përgjigjur CBS, Baden thekson një mospërputhje të supozuar: si është e mundur që një burrë 1.88 metra i gjatë dhe 84 kg të ketë varur veten nga një krevat marinari dhe që shishet në raftin e të njëjtit krevat, qëndruan të gjitha në këmbë të palëvizura dhe të parrëzuara?
Ekziston një tjetër mospërputhje e dukshme: në qeli u gjetën dy litarë, të bërë nga çarçafë ngjyrë portokalli. Ai që u analizua gjatë autopsisë, i kishte të dyja skajet të palosura dhe të qepura.
Por roja që u përpoq ta ringjallte Epsteinin, zbulon CBS, tha se ai e preu pëlhurën për të liruar trupin e tij para se të fillonte t’i jepte ndihmën e parë. Dhe laku i ekzaminuar nuk tregon prerje.
Jeffrey Epstein dhe e dashura e tij, Ghislaine Maxuell, bashkëpunëtore në krimet sekuale të financierit
Neglizhenca
“Stafi i burgut krijoi të gjitha kushtet e nevojshme që Epstein të kryente vetëvrasje në burg”. Ky është përfundimi i një hetimi të gjatë të brendshëm nga Departamenti i Drejtësisë, i cili në qershor 2023 publikoi një raport përfundimtar më shumë se 120 faqe.
Përveç problemeve të lartpërmendura me sistemin e mbikëqyrjes, ai zbuloi gjithashtu neglizhencë nga ana e rojeve të MCC, të cilët i siguruan Epstein çarçafë, batanije dhe uniforma shtesë, “edhe pasi ai kishte tentuar vetëvrasje” më herët.
Për më tepër, ata i siguruan financierit sende të ndaluara, përfshirë një stilolaps, të cilin Jeffrey e përdori për të shkruar një shënim, të gjetur në qelinë e tij: “Më mbajtën në një kabinë dushi të mbyllur me çelës për një orë. Më dhanë ushqim të djegur. Buburrecat gjigantë zvarriteshin nëpër duart e mia. Nuk ishte argëtuese”.
I njëjti dokument, megjithatë, regjistron një bisedë midis Epsteinit dhe shokut të tij të fundit të qelisë: “Mos e vrit veten”, – e këshilloi ai. “Mos u shqetëso”, – përgjigjet financieri.
Jeffrey Epstein me avokatët e tij pak ditë para se të kryente vetëvrasje në burg
Dhe ofron prova të reja: “Përfundimi se Epstein i mori jetën vetes, mbështetet më tej nga pamjet filmike nga zona e përbashkët e Njësisë Speciale të Strehimit (S.H.U), ku Epstein ishte i mbyllur në kohën e vdekjes së tij”.
Videoja e bashkëngjitur dokumentit është një material 10 orë e 52 minuta, që përfshin nga ora 19:49 më 9 gusht 2019, deri në orën 6:39 të mëngjesit më 10 gusht. Imazhet janë “të paprera dhe të papërpunuara”, thekson memorandumi.
Misteri i parë: 62 sekonda pamje filmike mungojnë, pak para mesnatës. Ministrja e Drejtësisë, Pam Bondi shpjegoi se boshllëku nuk është asgjë e pazakontë; ishte mënyra se si funksiononin sistemet e mbikëqyrjes së burgjeve në atë kohë. Një rivendosje standarde e sistemit, në fakt.
Epstein dhe Donald Trump në Mar-a-Lago, në rezidencën e presidentit në Florida, në vitin 1997
Së dyti, një hetim digjital nga faqja e internetit “Wired” zbuloi se pamjet filmike në fakt përbëhen nga dy klipe të ndara: i pari përfundon në orën 23:58 dhe 58 sekonda më 9 gusht.
Versioni përfundimtar u modifikua disa herë para se të publikohej dhe 2 minuta e 53 sekonda u prenë nga fundi i klipit të parë.
Është e pamundur të dihet nëse ato 173 sekonda zbuluan ndonjë gjë domethënëse. Por ky lajm ishte i mjaftueshëm për të nxitur dyshimet e shumë njerëzve që besojnë se Epstein nuk kreu vetëvrasje.
Donald Trump gjithashtu i ushqente këto dyshime: në mbrëmjen e 10 gushtit 2019, nga Shtëpia e Bardhë, ai ripostoi një postim në Tëitter që shkruante: “Vdiq nga VETËVRASJA gjatë vëzhgimit 24/7 për vetëvrasje? Po, sigurisht! Si është e mundur kjo?”.
Presidenti ka ndryshuar mendje që atëherë. Më 8 korrik, kur një gazetar pyeti për memorandumin e publikuar një ditë më parë, ai u përgjigj me zemërim: “A po flet ende për Jeffrey Epstein?”
Gazeta Si – Gjykata e Posaçme ka rrëzuar kërkesën e kryedemokratit Sali Berisha për përjashtimin e trupës gjykuese të aferës “Partizani” duke pretenduar se kontrollohen nga SPAK.
E njëjta trupë gjykuese, me në krye gjyqtaren e posaçme, Elsa Ulliri dhe anëtarët Bib Ndreca e Rudina Palloi, do të gjykojë dosjen në të cilën janë marrë të pandehur ish-kryeministri Sali Berisha, dhëndri i tij Jamarbër Malltezi, ndërtuesi Fatmir Bektashi, juristja Andia Pustina dhe Xhimi Begeja.
Javën e kaluar u vendos që seanca e radhës për gjyqin ndaj 5 të pandehurve të mbahet më 15 shtator. Ndërsa në dalje të SPAK, avokati i Berishës, Genc Gjokutaj tha se kanë kërkuar gjykimin e dosjes nga një trupë tjetër pasi sipas tij gjyqtarët e posaçëm kontrollohen nga SPAK.
Ish-kryeministri Berisha akuzohet për “korrupsion pasiv kryer në bashkëpunim”, ndërsa Malltezi për korrupsion aktiv dhe pastrim parash.
Të pandehur në këtë çështje janë marrë edhe shtetasit: Fatmir Bektashi, Xhimi Begeja dhe Andia Pustina.
Gazeta Si – Një 23-vjeçar i identifikuar si Paulo Gjini është arrestuar në Tiranë, pasi iu gjet një pistoletë teksa qarkullonte me taksi.
I riu me banim në Lezhë, u ndalua në Rrugën e Dibrës, brenda taksisë me të cilën ndodhej së bashku me kushëririn e tij Xh.Gj., 24 vjeç. Gjatë kontrollit, në çantën e 23 vjeçarit u gjet dhe sekuestrua arma e zjarrit.
Për kushëririn e tij, nisi procedimi penal për moskallëzim krimi. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.
Gazeta Si – Kreu i Prokurimeve Publike, Jonaid Myzyri është paraqitur mëngjesin e kësaj të hëne në Apelin e Gjykatës së Posaçme, ku do të zhvillohet seanca mbi ankimin e tij me anë të të cilit kërkon heqjen e masës “pezullim nga detyra”, pasi po hetohet nga SPAK nën dyshimin se ka kryer abuzim me tenderat publikë.
Pak ditë më parë u publikuan edhe përgjimet e zbardhura mes punonjëseve të institucionit që flisnin mbi ankesat që kishin ndaj Myzyrit, për të cilin thonin se i kishte përdorur vetëm për të firmosur tendera.
Bëhet fjalë për tenderin e mirëmbajtjes së aksit rrugor Shpal-Ura e Repsit me gjatësi 58.7 kilometra dhe vlerë 2.29 milionë euro.
Krahas Jonaid Myzyrit, janë marrë të pandehur edhe 10 persona të tjerë, 7 prej të ciëlve akuzohen për shkelje të barazisë në tendera publikë të kryer në bashkëpunim. Ndërsa tre të tjerët, Ardian Kaza, Ndoc Kulla dhe Gerald Aidhaj dyshohen për falsifikim dokumentesh.
Gazeta Si – Një pishinë është e domosdoshme në verë (dhe në vapën përvëluese), për të notuar ose thjesht për t’u freskuar.
Edhe pse pishinat publike dhe private mund të jenë vatra infeksionesh nëse nuk mirëmbahen siç duhet, ja gjithçka që mund të fshihet në ujë, duke përfshirë bakteret dhe parazitët.
Paraziti – Gjatë 25 viteve të fundit, pishinat kanë qenë vendi më i zakonshëm për shpërthimet e sëmundjeve infektive të zorrëve që transmetohen përmes ujit.
Fajtori kryesor është kriptosporidiumi, një parazit që mund të shkaktojë një infeksion të zorrëve që mund të zgjasë deri në dy javë.
Pacientët mund të përjetojnë diarre, të vjella dhe dhimbje barku dhe afërsisht 40% e rasteve do të përjetojnë një rikthim të simptomave, pasi sëmundja fillestare të zgjidhet.
Megjithatë, sëmundjet enterike (ato që shkaktojnë diarre dhe të vjella) zhduken spontanisht tek individët e shëndetshëm.
Notarët mund të infektohen me kriptosporidium kur një person i infektuar has në një “incident fekal” në pishinë, madje edhe në sasi të vogla.
Zgjidhja – Për të shmangur infeksionin, thjesht shmangni pirjen e ujit të pishinës. Megjithatë, një studim i OBSH-së zbuloi se, pavarësisht se sa përpiqemi ta shmangim atë, një sasi uji prapë përfundon në trupin tonë: mesatarisht, një i rritur konsumon 21 mililitra ujë në orë, dhe një fëmijë plot 49 mililitra.
Nëse gëlltitet, gjasat që ky ujë të mbartë infeksione rriten, ndërsa pishina bëhet më e mbushur me njerëz. Kështu, infeksioni me kriptosporidium është më i mundshëm kur notohet gjatë orëve të pikut dhe pushimeve shkollore.
Infeksione të tjera – Rreziqe të tjera përfshijnë stafilokokun, shkakun kryesor të infeksioneve të lëkurës dhe indeve të buta.
Ekziston gjithashtu rreziku i kontraktimit të infeksioneve kërpudhore në dhomën e zhveshjes, pasi këta patogjenë mbijetojnë më gjatë në mjedise të ngrohta dhe të lagështa.
Një tjetër infeksion i zakonshëm bakterial që mund të kontraktohet në pishinë është “veshi i notarit”, i cili zakonisht shkaktohet nga uji që mbetet në kanalin e veshit për një kohë të gjatë.
Ndryshe nga infeksionet e tjera, ky lloj infeksioni nuk përhapet nga personi në person. Për më tepër, megjithëse i rrallë, parazitët nga grupi i akantamebave mund të folezojnë edhe në ujë dhe të shkaktojnë infeksione shumë serioze të syve.
Së fundmi, infeksionet mund të kontraktohen edhe përmes thithjes: për shembull, bakteri Legionella, nëse thithet përmes pikave të ajrit, mund të shkaktojnë infeksion të mushkërive të njohur si sëmundja e “legjionelozës”.
Epidemi të rralla – Megjithatë, mos u shqetësoni: shpërthimet e shumicës së sëmundjeve infektive që lidhen me pishinat janë të rralla.
Dezinfektimi me klor është efektiv, veçanërisht në pishinat publike, megjithëse nuk garanton 100% pastërti të ujit.
Kjo është e pamundur të arrihet, veçanërisht kur pishina frekuentohet shumë. Megjithatë, në raste të rralla është e mundur të infektoheni me infeksione bakteriale nga pishinat, por në shumicën e rasteve, këto baktere shkaktojnë simptoma gastrointestinale, si diarre dhe dhimbje stomaku, pa pasoja veçanërisht serioze. Kjo falë veprimit të klorit, i cili kufizon përqendrimet bakteriale.
Përdorimi i Klorit – Po, sepse klori është mjeti kryesor i higjienës në pishina. Kimikati u përdor për herë të parë në vitin 1903 në Shtetet e Bashkuara.
Por klori gjithashtu mbart një surprizë: aroma e pagabueshme që ju godet kur dilni nga dhoma e zhveshjes dhe hyni në pishinë nuk është teknikisht aroma e klorit.
Në fakt është aroma e gjeneruar nga reagimi midis klorit dhe substancave të tjera, veçanërisht amoniakut të pranishëm në ujë nga urina dhe djersa (edhe në sasi të vogla).
Amoniaku reagon me klorin dhe formon kloraminë, e cila shkakton erën. Nëse është veçanërisht e vazhdueshme, mund të irritojë fytin dhe sytë.
Kjo është arsyeja pse ventilimi është veçanërisht i rëndësishëm për një pishinë. Por si mund ta zvogëloni formimin e kloraminës?
E thjeshtë: thjesht kërkoni që të gjithë të bëjnë dush para se të hyjnë në pishinë, gjë që ndihmon në uljen e sasisë së djersës në ujë dhe gjithashtu largon mbetjet fekale.
Gazeta Si – Më 25 korrik 2000, ndodhi aksidenti i parë dhe i vetëm fatal në historinë e Concorde, i vetmi avion pasagjerësh supersonik i përdorur në shkallë të gjerë. Ky aksident, 25 vjet më parë, shënoi fundin e një epoke për aviacionin civil dhe jo vetëm.
Nëntëdhjetë sekonda pas ngritjes nga Aeroporti Charles de Gaulle i Parisit, fluturimi 4590 i “Air France” u rrëzua, duke vrarë të 109 personat në bord dhe katër punëtorët në hotelin, ku u rrëzua avioni.
Që nga ai moment, fluturimet supersonike të pasagjerëve, të cilat për çerek shekulli të mëparshëm kishin përgjysmuar kohën e udhëtimit të biznesit midis Europës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, por mbi të gjitha kishin përfaqësuar një koncept të ri në aviacionin civil, nuk ishin më kurrë të njëjta.
Fluturimet e planifikuara të Concorde filluan në vitin 1976 dhe për 27 vitet e ardhshme, këta avionë, me dizajnin dhe shpejtësinë e tyre dalluese dhe inovative, u bënë një simbol i aviacionit të epokës, pavarësisht kostos së tyre jashtëzakonisht të lartë që i bënte të paarritshëm për shumicën.
Ishte një kohë kur avionët reaktivë ishin përhapur gjerësisht dhe fluturimi nuk kishte më kostot penguese të viteve të kaluara, por kur udhëtimi ajror ende kishte një patinë joshjeje dhe luksi.
Tërheqja e tyre nga përdorimi përkoi, nga njëra anë, me periudhën pas sulmeve të 11 shtatorit 2001, të cilat e bënë udhëtimin ajror më pak të sigurt dhe ndryshuan shumë aspekte të tij dhe, nga ana tjetër, me suksesin e linjave ajrore me kosto të ulët, të cilat e bënë përvojën e fluturimit më të arritshme, por edhe më të zakonshme.
Fluturimi 4590 i Air France ishte i destinuar për në Aeroportin John F. Kennedy në Nju Jork dhe kishte 100 pasagjerë në bord (2 danezë, 1 amerikan dhe 97 gjermanë) dhe 9 anëtarë të ekuipazhit.
Pesha e tij gjatë nisjes ishte pak më e lartë se sa lejonin rregulloret e sigurisë: mbante më shumë bagazhe dhe karburant sesa duhej, por sipas hetimit të autoriteteve franceze, kjo nuk e shkaktoi aksidentin.
Zjarrfikësit në vendin e aksidentit, 25 korrik 2000
Ndërsa po ngrihej, rrotat e tij u përplasën në pistë me një shirit prej aliazh titaniumi që kishte rënë nga një aeroplan i Continental Airlines, i cili ishte ngritur pak më parë.
Shiriti ishte rreth dyzet centimetra i gjatë dhe tre centimetra i gjerë. Goditja e tij me rrotat e Concorde, i cili tashmë po udhëtonte me rreth 300 kilometra në orë, bëri që një copë e madhe gome të fluturonte drejt njërit prej rezervuarëve të karburantit të aeroplanit. Goditja çau rezervuarin, duke shkaktuar rrjedhje të një sasie të madhe karburanti.
Motorët 1 dhe 2 (ata në anën e majtë) humbën papritur fuqinë dhe e rifituan atë menjëherë pas saj, por kur aeroplani u ngrit nga toka, karburanti që po rridhte u ndez, ndoshta për shkak të një shkarkimi elektrik rreth marshit të uljes, duke shkaktuar një zjarr në krahun e majtë.
Sapo panë flakët, kontrollorët e trafikut ajror njoftuan pilotët, por në atë pikë, dhe me atë shpejtësi, nuk ishte më e mundur të ndërpritej ngritja: nëse pilotët do ta kishin bërë këtë, do të kishte pasur pasoja shumë serioze.
Pjesa që goditi gomën e Concorde, i cili më pas shpërtheu në flakë
Prandaj, pilotët dhe inxhinieri i fluturimit në bord vendosën të fiknin motorin 2 dhe të përpiqeshin të ngrinin marshin e uljes, i cili, megjithatë, nuk arriti të tërhiqej.
Ata u përpoqën të shkonin drejt aeroportit të afërt Le Bourget për të provuar një ulje emergjente, por motori numër një humbi fuqinë.
Ndërkohë, flakët po shpërbënin pjesën e pasme të krahut të majtë, ku ndodheshin komponentët që ndihmonin Concorde gjatë ngritjes (të cilët, për shkak të formës delta të krahëve të tyre, ishin të ndryshëm nga ato të shumicës së aeroplanëve), duke bërë që mjeti të anohej në njërën anë.
Pilotët më pas ulën shtytjen e motorëve numër tre dhe katër, në anën e djathtë, për të balancuar aeroplanin.
Një Concorde në fluturim në vitin 1978
Në një video të filmuar nga një shofer kamioni që kalonte, aeroplani, me një flakë të madhe pas motorëve, mund të shihet duke fluturuar disa dhjetëra metra mbi tokë: imazhet u kthyen në faqet e para të lajmeve ndërkombëtare një ditë më pas.
Concorde, duke udhëtuar me 370 kilometra në orë, u bë i pakontrollueshëm për shkak të ngadalësimit, humbjes së lartësisë dhe u përplas me hotelin “Les Relais Bleus” në Gonesse.
Ai kurrë nuk u ngrit më shumë se rreth 60 metra, as nuk e kaloi shpejtësinë e konsideruar të sigurt për ngritje, afërsisht 400 kilometra në orë.
Operacionet e ngritjes së Concorde ishin veçanërisht delikate: krahët delta janë thelbësorë për fluturimin supersonik, por mjaft të papërshtatshëm për fluturimin me shpejtësi më të ulët.
Një Concorde ulet në Miami në vitin 1974 gjatë një turneu promovues nëpër botë, përpara se të hynte në shërbim. Fluturimi nga Bostoni kishte zgjatur një orë e njëzet minuta; sot, zgjat më shumë se tre orë.
Prandaj, ato kërkonin shtytje të konsiderueshme, shpejtësi më të larta se avionët normalë dhe një shpat shumë të pjerrët.
Si pothuajse të gjitha aksidentet e avionëve, ai i Concorde 4590 ishte për shkak të një kombinimi faktorësh.
Autoritetet franceze të aviacionit e klasifikuan ndikimin me rripin e lidhjes së titanit si shkakun kryesor, gjë që çoi në urdhërimin e “Continental Airlines” për të paguar një gjobë dhe kompensim në vitin 2010.
Këto përfundime janë kritikuar në disa raste për dështimin e marrjes në konsideratë të faktorëve të tjerë, siç është pesha e tepërt e bagazheve dhe karburantit, i cili ishte shumë i rëndë për Concorde dhe zinte pjesën më të madhe të hapësirës brenda avionit.
Pilotët e Concorde valëvisin një flamur amerikan dhe britanik pasi ulën në Seattle në nëntor 2003. Aeroplani u bë pjesë e ekspozitës së një muzeu aviacioni pas tërheqjes së tij nga fluturimet komerciale
Gjatë lëvizjeve tokësore, u konsumua një sasi më e vogël karburanti nga sa pritej, duke shkaktuar një ndryshim në peshën e avionit dhe shpërndarjen e saj.
Mosvendosja e një elementi të marshit të uljes që parandalon rrëshqitjen e rrotave, i cili ishte hequr gjatë mirëmbajtjes, konsiderohet gjithashtu kritik nga disa, ashtu si edhe manovra të caktuara nga pilotët dhe inxhinieri i fluturimit, të cilat do ta kishin fikur motorin 2 shumë herët.
Pas aksidentit, “Air France” pezulloi menjëherë fluturimet e Concorde, të ndjekura brenda disa ditësh nga e vetmja linjë ajrore tjetër që i operonte ato komercialisht, “British Airëays”.
Siguria e Concorde u rivlerësua dhe punime të kushtueshme mirëmbajtjeje u kryen në modelet ekzistuese, të cilat u përfunduan më shumë se një vit më vonë, në nëntor 2001.
Një Concorde që mbante Presidentin Francez Valéry Giscard d’Estaing në një bazë ajrore amerikane në vitin 1976. Një flamur francez dhe amerikan valëvitet nga dritaret
Megjithatë, deri atëherë, bota e udhëtimit ajror kishte ndryshuar për shkak të sulmeve të 11 shtatorit 2001, të cilat, ndër të tjera, ulën kërkesën për fluturime ndërkontinentale midis Europës dhe Shteteve të Bashkuara, e cila ishte padyshim rruga kryesore e fluturimit nga Concorde.
Pavarësisht famës dhe prestigjit të madh të Concorde dhe faktit që ato u lejonin linjave ajrore të kalonin Oqeanin Atlantik në tre orë e gjysmë krahasuar me shtatë orë për avionët standardë reaktivë, avantazhet e tyre komerciale për linjat ajrore që i operonin, ishin minimale që nga prezantimi i tyre në vitin 1976, për shumë arsye.
Ato ishin jashtëzakonisht të shtrenjta, si për linjat ajrore, ashtu edhe për udhëtarët: çmimi mesatar i një udhëtimi transatlantik vajtje-ardhje ishte 12,000 dollarë, për shkak të kostove të mirëmbajtjes dhe sasisë së lartë të karburantit të djegur nga fluturimi supersonik.
Një Concorde në aeroportin e Bostonit, “Logan International”
Kjo do të thoshte që kërkesa për to ishte mjaft e kufizuar vetëm në udhëtime biznesi dhe për këtë arsye e vetmja rrugë ku kishte kuptim t’i mbanin, ishte ajo në të cilën ato përdoreshin më shpesh në atë kohë, midis Evropës dhe Shteteve të Bashkuara.
Vetë shpejtësia e tyre ishte gjithashtu një problem për t’u menaxhuar: kur diçka tejkalon shpejtësinë e zërit (e cila në tokë është rreth 1,200 kilometra në orë), ajo prodhon një zhurmë të fortë, të quajtur “bum sonik”.
Shumë shpejt, komitete qytetarësh u formuan për t’i kundërshtuar ato: përfundimisht, Franca, Mbretëria e Bashkuar dhe Shtetet e Bashkuara ndaluan linjat ajrore të fluturonin me Concorde me shpejtësi supersonike mbi zonat e populluara.
Mbretëresha Elizabeth II dhe bashkëshorti i saj, Princi Philip, zbresin nga një avion Concorde gjatë një vizite në Barbados
Problemi ishte se, për shkak të formës së tyre, siç u përmend, ky lloj avioni ishte mjaft joefikas në shpejtësi të ulëta, gjë që rriti më tej kostot e tyre.
Pas aksidentit, modifikimeve dhe rivendosjes së Concorde, aeroplanët nuk ishin më aq të suksesshëm sa dikur: ata shpesh fluturonin gjysmë të zbrazët, pjesërisht për shkak të shqetësimeve për sigurinë.
Në vitin 2003, 27 vjet pasi filloi fluturimet komerciale, “Air France” dhe “British Airëays” njoftuan se së shpejti do ta ndërprisnin modelin: fluturimet e fundit të pasagjerëve për dy linjat ajrore ishin përkatësisht më 30 maj dhe 24 tetor të atij viti.
Gazeta Si – Presidenti Volodimir Zelenski i ka paraqitur parlamentit ukrainas një projektligj që synon rivendosjen e autonomisë për dy agjencitë kryesore kundër korrupsionit të vendit, pas dy ditësh protestash dhe kritikash nga qeveritë e huaja dhe institucionet evropiane.
Ligji i ri, i cili ende nuk është votuar nga parlamenti, do të përmbysë efektet e një ligji shumë të kontestuar të miratuar të martën nga partia e presidentit, i cili i kishte vendosur agjencitë nën një kontroll më të madh politik.
Agjencia Kombëtare Kundër Korrupsionit (NABU) tha se ishte përfshirë në formulimin e propozimit të ri, duke pretenduar se do të “rikthente të gjitha pushtetet dhe garancitë e pavarësisë”, si për veten, ashtu edhe për Zyrën e Prokurorit të Specializuar Kundër Korrupsionit (Sapo). SAPO është agjencia tjetër që ishte vendosur nën kontrollin e Prokurorit të Përgjithshëm, një i emëruar politik.
Prandaj, sipas opozitës dhe medias, politikanët mund të kishin kufizuar ndjeshëm aktivitetet e agjencive.
Nuk është e qartë se kur do të votohet propozimi: parlamenti njëdhomësh sapo ka hyrë në pushimet e verës, por presidenti i tij, Ruslan Stefanchuk, ka ngritur mundësinë që ai të sillet në seancë para rifillimit zyrtar të punës në fund të gushtit.
OJQ-ja kryesore antikorrupsion e Ukrainës, Qendra e Veprimit Kundër Korrupsionit, gjithashtu vlerësoi iniciativën, duke e quajtur atë provë të efektivitetit të protestave të fundit, por i bëri thirrje parlamentit ta miratojë atë menjëherë.
Në një mesazh video të mërkurën në mbrëmje, Zelenski premtoi të ndërhynte, duke pretenduar se kishte “dëgjuar njerëzit”.
Të mërkurën, Kievi dhe qytete të tjera ukrainase panë ditën e dytë radhazi të protestave kundër Zelenskyit, me pjesëmarrje më të gjerë se një ditë më parë.
Rreth 3,000 njerëz u mblodhën jashtë pallatit presidencial, duke brohoritur kundër ligjit dhe duke valëvitur pankarta me slogane kundër korrupsionit.
Demonstratat janë protestat e para të mëdha kundër Zelenskit që nga fillimi i luftës në vitin 2022: që atëherë, ai në përgjithësi ka ruajtur nivele shumë të larta popullariteti.
Sipas disa aktivistëve, me ligjin e së martës, presidenti shkeli një lloj pakti të nënkuptuar me popullsinë gjatë kohës së luftës, falë të cilit qeveria ishte në gjendje të mbështetej në mbështetje të gjerë edhe për masa jopopullore.
Zelenski është akuzuar për njëfarë kohe për centralizim gjithnjë e më të madh të pushtetit tek vetja dhe rrethi i tij i aleatëve më besnikë.
Ligji u pa si një mënyrë për të dobësuar opozitën e brendshme dhe u motivua nga nevoja për të hequr ndikimin rus në agjenci (i njëjti justifikim i dhënë për kontrollet e zyrave të tyre nga shërbimet sekrete të hënën).
Përpara njoftimit të Zelenskit, një grup prej 48 parlamentarësh (nga 450), përfshirë disa nga partia Shërbëtor i Popullit e Zelenskit, kishin paraqitur projektligjin e tyre me të njëjtin objektiv.
Lufta kundër korrupsionit është një çështje thellësisht e ndjeshme në Ukrainë: agjencitë u krijuan pas protestave historike pro-evropiane të njohura si Euromaidan, të cilat filluan në vitin 2013, dhe pavarësia e tyre institucionale është një nga kërkesat kryesore të vendosura nga Komisioni Evropian për pranimin në Bashkim, për të cilin Ukraina është kandidate që nga viti 2022.
Gazeta Si – Një tjetër sherr masiv ka ndodhur në Sarandë në orët e para 24 korrikut, por këtë herë protagonistë kanë qenë disa turistë italianë nga Napoli dhe Avelino.
Dy grupe italianësh janë përfshirë në një sherr, ku kanë goditur njëri-tjetrin me grushte e sende të forta duke shkaktuar panik tek kalimtarët.
Pas hetimeve të kryera, janë shpallur në kërkim 5 italianë me banim në Napoli, të identifikuar si: G.T., 23 vjeç, M.A., 20 vjeç, S.D., 60 vjeç, A L.,19 vjeç dhe S.B., 19 vjeç.
Sipas policisë së Sarandës, 5 personat të shpallur në kërkim, kanë goditur me sende të forta tre të rinj të tjerë italianë, G.M., 19 vjeç, F.D., 22 vjeç, L.D., 20 vjeç, të gjithë banues në Avelino, Itali.
Ndërkohë është proceduar penalisht edhe për italianin E.G., i cili shiste bileta për festa pa pasur lejen përkatëse dhe kishte punësuar për këtë qëllim edhe persona të tjerë të pasiguruar.
Qyteti bregdetar i Sarandës është përfshirë kohët e fundit nga dhuna e ashpër fizike mes grupeve të ndryshme, ku në disa raste kanë qenë pronarë lokalesh.
Gazeta Si – NASA ka njoftuar se asteroidi 2025 OW, i madh sa Kulla e Pizës në Itali, do të kalojë “vetëm” 393,000 milje (rreth 632,457 kilometra) nga Toka të hënën, më 28 korrik.
Është një nga pesë asteroidët nga Laboratori i Propulsionit me Avion (JPL) që do të kalojnë pranë planetit tonë javën e ardhshme.
Dy asteroide të tjerë, të dy midis 100 dhe 200 këmbëve (rreth 30 deri në 60 metra) të gjatë, parashikohet të kalojnë brenda më shumë se një milion miljesh (rreth 1,609,344 kilometra) nga Toka të enjten.
Një tjetër asteroid i vogël pritet gjithashtu të kalojë pranë planetit tonë të shtunën. Megjithatë, 2025 OW është më i madhi i këtij grupi kërcënues dhe ai që do të jetë më i afërt me Tokën të hënën.
Shkëmbi hapësinor është rreth 64 metra i gjatë, afërsisht sa madhësia e një ndërtese 15-katëshe ose e një aeroplani të madh.
Distanca e tij e projektuar, 393,000 milje, do ta vendoste atë pak përtej Hënës, e cila orbiton Tokën në një distancë prej 384,634 metrash.
Edhe pse NASA ka thënë se 2025 OW aktualisht nuk përbën rrezik, asteroidët e kësaj madhësie mund të shkaktojnë dëme të vogla strukturore ose të thyejnë dritare nëse hyjnë në atmosferë mbi një zonë të populluar.
Astronomët e kanë klasifikuar 2025 OW si një asteroid të vogël deri në të mesëm, që do të thotë se nuk është një vrasës planetësh, gjë që do të shkaktonte një ngjarje të nivelit të zhdukjes në Tokë.
Në mënyrë tipike, ky lloj asteroidi shpërthen në atmosferë dhe nuk arrin sipërfaqen e Tokës për shkak të ngrohjes intensive nga fërkimi dhe presioni mbi shkëmbin kur hyn me shpejtësi të lartë.
Shkencëtarët thanë se 2025 OW po udhëton me një shpejtësi prej 47,000 miljesh në orë (75,639 kilometra), që është afërsisht shpejtësia mesatare për asteroidët pranë Tokës, orbitat e të cilëve janë afër asaj të Tokës.
Asteroidi nuk do të jetë i dukshëm me sy të lirë ose me dylbi kur të arrijë në pikën e tij më të afërt me Tokën.
Gazeta Si – Prokuroria e Tiranës ka sekuestruar pasuritë e pajustifikuara të Edmond Çaçës, i cili ka mbajtur më parë postin e ambasadorit të Shqipërisë në Katar.
Mësohet se në kuadër të hetimeve ndaj tij të nisura në 2019-ën, janë sekuestruar edhe pasuritë nën emrin e bashkëshortes së tij B.Ç.
Organi i akuzës njofton se në 2025-ën është regjistruar një procedim pasuror ndaj tij dhe bashkëshortes. Hetimet nisën pas një kallëzimi të bërë nga Inspektoriati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive për shkak se ndaj tij ishin ngritur dyshime për fshehjen e pasurive të cilat nuk i justifikonte.
Hetimet e prokurorisë kanë nxjerrë në pah pasuri që nuk justifikohen me burime të ligjshme të ardhurash, disa pasuri të paluajtshme dhe të luajtshme, në vlerë të konsiderueshme.
Sipas hetimeve, gjatë periudhës 2014–2017, kur E.Ç. ka mbajtur detyrën si ambasador në Doha, nuk ka deklaruar të ardhurat dhe pasuritë, përfshirë edhe interesa private që, sipas ligjit, duhej t’i raportonte në ILDKPI.
Ndaj tij rëndojnë akuzat për “Fshehje apo deklarim të rremë të pasurisë” dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale”.
Pas një hetimi të thelluar financiar, rezultoi se disa pasuri të tij dhe të bashkëshortes nuk mund të justifikohen me burime të ligjshme të të ardhurave.
Si rezultat, Prokuroria regjistroi edhe një procedim pasuror më vete, në kuadër të ligjit për goditjen e krimit të organizuar dhe trafikimit, për sekuestrimin e aseteve.
Pasuri të paluajtshme:
Truall në pronësi të E.Ç., me sipërfaqe të madhe dhe disa regjistrime në ZK 8330. Një pjesë e kësaj pasurie është në pronësi të bashkëshortes (10/33).
Apartament 65.5 m², në ZK 3292.
Pyll me sipërfaqe 500 m² në ZK 2380.
Pyll tjetër me sipërfaqe 300 m² në të njëjtën zonë.
Pyll 10.000 m², i kufizuar në favor të E.Ç. dhe B.C., blerë me kontratë me rezervë kalimi pronësie në vitin 2020.
Apartament 52.63 m² në ZK 2364.
Pasuri të luajtshme:
Llogari bankare në “Credins Bank” në emër të bashkëshortes, me një shumë prej 90,093.76 euro.
Gjykata e gjeti të bazuar kërkesën e Prokurorisë dhe urdhëroi menjëherë sekuestrimin e pasurive të mësipërme, që pritet të qëndrojnë nën administrim shtetëror deri në përfundimin e hetimeve dhe vendimin përfundimtar të gjykatës.
Gazeta Si – Një intervistë me britaniken “Guardian”, vëllai i Jeffrey Epstein rihap një plagë që nuk është shëruar kurrë në politikën amerikane.
Sipas Mark Epstein, financieri që kreu vetëvrasje në burg kishte “informacione kompromentuese” për Donald Trump.
Deklarata vjen në mes të procedurave ligjore në vazhdim, me Ghislaine Maxwell – tashmë e dënuar për trafikim seksual të vajzave të mitura – të paraqitura në sistemin e drejtësisë amerikane.
Kongresi tani kërkon sqarime, ndërsa emri i presidentit amerikan vazhdon të shfaqet në dosjet e klasifikuara në çështjen “Epstein”,
Mark Epstein, vëllai i Jeffrey Epstein, tha se financuesi pretendonte se zotëronte informacione kompromentuese mbi Donald Trump, por nuk specifikoi natyrën e informacionit.
“Vite më parë, ai tha se kishte materiale”, shpjegon Mark. Ai nuk jep detaje: “Nuk e di se çfarë ishte”, këmbëngul ai. Deklarata ngriti pyetje të reja rreth asaj se sa shumë mund të ketë ditur Jeffrey Epstein për lidhjet e Trump në rrethin e tij ekskluziv.
Sipas Wall Street Journal, Prokurorja e Përgjithshme e atëhershme Pam Bondi e informoi Donald Trump majin e kaluar se emri i tij shfaqej vazhdimisht në dosjet e klasifikuara që lidheshin me çështjen “Epstein”.
Ndërsa nuk nënkuptonte akuza të drejtpërdrejta, administrata zgjodhi të mos i publikonte dokumentet për të mbrojtur privatësinë e viktimave dhe sigurinë e burimeve të caktuara hetimore. Megjithatë, çështja vazhdoi të nxiste spekulime.
Trump mohoi të gjitha akuzat, duke i quajtur ato “lajme të rreme” dhe duke kujtuar se e largoi Epstein nga Mar-a-Lago shumë vite më parë.
Ndërkohë, ai ka njoftuar një padi për shpifje prej 3 miliardë dollarësh kundër Ëall Street Journal për deklarata të caktuara të përfshira në raport.
Ndërkohë, pakënaqësia po rritet midis mbështetësve të tij për trajtimin e dokumenteve të papublikuara, të premtuara gjatë fushatës zgjedhore si një shenjë transparence.
Në Capitol Hill, Komiteti Mbikëqyrës votoi në favor të një thirrjeje dypalëshe për të marrë dosjet ende të klasifikuara dhe për të thirrur Ghislaine Maxwell në një seancë dëgjimore.
Ish-prokurorët e përgjithshëm republikanë dhe demokratë u përfshinë gjithashtu në listën e dëshmitarëve.
Disa republikanë votuan me demokratët, një shenjë e presionit në rritje për të sqaruar mbulimet e mundshme politike.
Gazeta Si – Gjykata e Posaçme ka lënë në fuqi masën e “arrestit në burg” për Denis Bajrin, i akuzuar për disa vepra penale, mes tyre dhe vrasje. 37-vjeçari dyshohet se është autori i vrasjes së Gjin Boriçit, më 9 Gusht të vitit 2020.
Arrestimi i Bajrit, u bë falë shkëmbimit të informacioneve mes Interpol Tirana dhe autoriteteve të Emirateve të Bashkuara Arabe.
Roli i 37-vjeçarit në ngjarjen për të cilën akuzohet, u zbulua pas zbërthimit të aplikacionit “SKY ECC”, nga ku rezultoi se porositës i vrasjes së Boriçit ishte Ervis Martinaj.
Konkretisht ky i fundit përmes biznesmenit Pëllumb Gjoka i kishte kërkuar Behar Bajrit, gjithashtu i arrestuar në operacionin Metamorfoza, të ekzekutonte Gjin Ndoj Boriçin.
Kështu, Behar Bajri, i cili edhe pse rezulton të ketë patur marrëdhënie shoqërore me Boriçin, i jep porosi Denis Brajoviçit për të finalizuar ekzekutimin.
Në këmbim të vrasjes së tij, Ervis Martinaj do të realizonte vrasjen e Kleant Musabelliut, ngjarje kjo që nuk u krye. Për ekzekutimin e Musabelliut ishte i interesuar biznesmeni Gjoka, pasi kishte tentuar ta vriste këtë të fundit në vitin 2017.
Gazeta Si – Prokuroria e Posaçme (SPAK) ka mbyllur hetimet dhe ka dërguar për gjykim dosjen në ngarkim të 2 të pandehurve Astrit Vladi dhe Erida Lazimi, të cilët akuzohen se kanë ushtruar ndikim të paligjshëm tek një gjyqtar për dosjen “Toyota Auris” në favor të Alfred, Elvis Vladi dhe Alban Mollaymeri.
Këta të fundit akuzohen për mosdeklarim të të hollave në kufi nën dyshimin se kishin futur në Shqipëri një makinë tip “Toyota Auris” brenda së cilës u gjetën 3.4 milionë euro të padeklaruara të ardhura nga Belgjika në Portin e Durrësit.
Sipas SPAK, hetimet kanë provuar se më 14 shtator të vitit 2020 kur është zhvilluar seanca paraprake ndaj të arrestuarve, Astrit Vladi i ka kërkuar avokates Erida Lazimi të ushtrojë ndikim të paligjshëm te gjyqtari i seancës paraprake, me qëllim për të favorizuar, Alfred Vladin dhe 2 të tjerët.
Lazimi i ka premtuar dhe siguruar Astrit Vladit se e kishte aftësinë për të ushtruar ndikim të paligjshëm tek gjyqtari i seancës paraprake kundrejt ryshfetit me qëllim për të favorizuar personat që ishin në gjyq.
Të dy akuzohen për veprën penale “ushtrim i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”.
Për dosjen “Toyota Auris” janë dënuar më herët edhe ish kreu i prokurorisë së Vlorës Aurela Zarka dhe avokati Radovan Çela.
Sipas Prokurorisë së Posaçme, Aurel Zarka ka përdorur aplikacionin “Sky Ecc” që mundësonte komunikime të fshehta, ku është provuar se ka kërkuar vlera monetare për të ndërhyrë në dosjen “Toyota Auris” në bashkëpunim me Radovan Çelën, avokatin e Elvis Vladit, njërit prej të dënuarve për këtë çështje.
SPAK dyshon se këta persona kanë ndërhyrë dhe janë korruptuar në zbutjen e rrethanave penale për personat e arrestuar për futjen në Shqipëri të 3.4 milionë eurove në disa makina “Toyota Auris” në vitin 2018.
Gazeta Si – Përveç akuzave për “korrupsion pasiv”, “pastrim parash”, “fshehje e mosdeklarim i pasurisë”, Erion Veliaj u mor zyrtarisht i pandehur nga SPAK dhe për “futje të sendeve të palejuara në institucionet e ekzekutimit të vendimeve penale”.
Pikërisht për këtë akuzohet edhe polici i Burgjeve, Fatmir Baçi, i cili e shoqëroi kryebashkiakun e Tiranës nga paraburgimi i Durrësit, në GJKKO në muajin mars.
Por këtë periudhë kohore, Veliaj duket se e ka shfrytëzuar për të bërë telefonata me familjarë të tij, pasi i kërkoi celularin efektivit që e shoqëronte, sipas asaj që thuhet në dosjen hetimore.
Bisedat e tij me Ajola Xoxën, Arbër Veliajn dhe një person tjetër janë kryer gjatë datave 11, 12 dhe 13 mars.
Sipas policit Fatjon Baçi, në deklarimet e tij në SPAK, Veliaj kishte qarë gjatë komunikimit me Xoxën, duke i kërkuar të kujdesej për djalin.
Duke rrëfyer sesi ia kishte dhënë celularin për shkak të frikës së pushtetit të kryebashkiakut, Baçi ka zbuluar se Veliaj foli me 2 persona duke përdorur telefonin e tij.
Fillimisht me vëllain e tij Arbër Veliajn, të cilit i ishte shprehur “e kanë me mua personale” pa përmendur emra.
“Në furgon, para se të mbërrinim në Tiranë, më kërkoi të telefononte vëllain se ndihej keq. Ia dhashë telefonin dhe ai komunikoi vetë me numrin. Më pas, përsëri pas gjyqit, para se të kalonim shinat pranë SPAK-ut, më kërkoi sërish telefonin. Edhe atëherë ja dhashë nga frika”, – dëshmon efektivi sipa dosjes hetimore.
Sipas dëshmisë, kreu i Bashkisë Tiranë ka komunikuar me vëllain e tij lidhur me ecurinë e seancës gjyqësore, ku iu la në fuqi masa e sigurisë duke thënë se avokatët e kishin vlerësuar paraqitjen e tij si “10/10” dhe kishin shprehur optimizëm për shtyrjen e vendimit.
“Sa kemi kaluar shinat, në vendin ku ka qenë një pazar që shiteshin gjëra të vjetra, Erioni më kërkoi telefonin që të bënte një telefonatë. Ia dhashë, dhe foli me vëllain e tij. Këtë e verifikova më vonë”, – shtoi efektivi.
Mes detajeve të zbuluara, polici tha se Veliaj përmendi edhe ministrin e Drejtësisë, Ulsi Manja, duke u shprehur i zhgënjyer prej tij.
“Erioni gjatë bisedës me gruan ose vëllain, thoshte se Ulsiun e ka nxjerrë ai deputet nga Paskuqani ose Lapraka, por nuk e dinte që mbante anën e Spak-ut, i thoshte Erioni se Ulsiun e dinte që e kishte mik. Pasi mbaroi bisedat telefonike, Erioni më kërkoi që të lexonte lajmet. Unë e lashë ta përdorte telefonin tim”, – vijon polici.
Ndërsa plani i vetëm që kishte Veliaj për t’i shpëtuar SPAK-ut, ishte që njëri prej të rinjve të PS të tërhiqej në mënyrë që ai të kandidonte si deputet.
Për këtë përmendi edhe rastet e kryebashkiakëve Agron Malaj e Tërmet Peçi të cilët janë zgjedhur aktualisht deputetë. Sipas Veliajt edhe ata kanë dashur t’i shpëtonin SPAK-ut.
“I ka thënë bashkëshortes ose vëllait se: ‘Të sakrifikonin një nga studentët për deputet, sikur të ishin sëmurë apo nuk ndiheshin mirë nga gjendja shëndetësore, dhe që të futej Erioni si kandidat për deputet, që t’i shpëtonte burgut’. Këtë gjë e thoshte se është ‘Plani B’, plani i vetëm për të shpëtuar. Ai mbaj mend se më ka thënë se edhe disa kryebashkiakë të tjerë si Tërmet Peci dhe një me mbiemër Malaj, po bëhen deputetë që t’i shpëtojnë SPAK-ut”.
Në dosje, sipas dëshmisë së policit, është edhe një detaj: “Kur më ktheu telefonin, nuk më tha asgjë. As faleminderit. Kam dorëzuar Erionin në IEVP dhe jam larguar për në banesë. Gjatë rrugës, verifikova numrat, që ishin po të njëjtët që kishte biseduar një ditë më para. Pra dy numrat, vëllai dhe bashkëshortja. Numrin tjetër që përmenda më sipër që kishte “21” nuk e gjeta. Kam fshirë thirrjet dhe kam vijuar programin tim ditor”- u shpreh Baçi.
Gazeta Si – “Where Giorgia Meloni is leading Europe”, “Ku Giorgia Meloni po e udhëheq Evropën” – me këtë titull dhe një foto në kopertinë, revista “Time” zë sërish një vend të spikatur në profilin e kryeministres italiane, pasi e ka kandiduar atë si një nga 100 njerëzit më me ndikim në botë.
Në bisedën e saj me intervistuesin, kryeministrja theksoi nevojën për të “mbrojtur atë që jemi, kulturën tonë, identitetin tonë, qytetërimin tonë”. “Je një person i ndershëm”, filloi Meloni, duke iu drejtuar gazetarit: “A ka ndonjë gjë rreth fashizmit që ta kujton përvoja ime, rreth asaj që bëj në qeveri?”.
Gjatë intervistës, Giorgia Meloni kundërshtoi atë që e quajti një globalizëm “homogjenizues”, ndërsa mbështeti integrimin evropian.
Përpara se të bëhej kryeministrja e parë femër, asaj iu desh të “përballej me stereotipe qesharake” në karrierën e saj.
TIME's new cover: Nearly three years into her term, Giorgia Meloni has emerged as one of Europe's most interesting figures—and how she leads could change the world https://t.co/1NGdSF8bAnpic.twitter.com/Rqhp0UJvOp
Megjithatë, ajo hodhi poshtë përpjekjet e qeverisë për t’i adresuar ato ose format e tjera të diskriminimit, duke i quajtur ato “kuota”.
“Ne jemi trashëgimtarë të partisë së krahut të djathtë”, tha këshilltari kryesor politik i Melonit, nënsekretari Giovanbattista Fazzolari.
Por dega që ajo themeloi, Vëllezërit e Italisë, është “bërë partia që bashkon të djathtët, njerëz që janë patriotë të vendit tonë, të moderuar, pavarësisht nga prejardhja e tyre e mëparshme politike”.
Kryeministrja më pas deklaroi qëllimin e saj për të “rindërtuar identitetin tonë, për të rindërtuar krenarinë tonë, krenarinë e të qenit kush jemi me çdo kusht”.
Meloni mbrojti me forcë Volodymyr Zelenskin dhe nevojën për të mbështetur Ukrainën deri në fund. Edhe me Donald Trump, të cilin e quajti “një luftëtar, si unë”.
Meloni theksoi gjithashtu për “Time” se si kritikët e saj e kanë përdorur prejardhjen e saj të ekstremit të djathtë si armë kundër çdo politike që ajo miraton.
“Më kanë akuzuar për gjithçka të imagjinueshme, nga lufta në Ukrainë deri te njerëzit që vdesin në Mesdhe. Thjesht sepse nuk kanë argumente. Unë nuk jam raciste, nuk jam homofobike. Nuk jam gjithçka që kanë thënë”.
Kur u pyet se çfarë lloj nacionalizmi mbështet, udhëheqësja e “Fratelli d’Italia” u përgjigj, se i saji është “kryesisht një mënyrë për të mbrojtur veten nga një globalizim që nuk ka funksionuar”.
Gazeta Si – Një aferë me vlerë prej 40.9 milionë lekësh, ku rezulton se janë kryer një sërë veprimesh të paligjshme me shmangie taksash, ka çuar në vënien nën hetim nga Prokuroria e Fierit 4 zyrtarë të kësaj bashkie, mes tyre dhe ish-nënkryetarja, Adela Hysenaj.
Sipas Prokurorisë, funksionarët nuk kanë lejuar që të arkëtohen të ardhurat për parkimin nëntokësor (që administrohet nga bashkia), duke mos vendosur kasën e fiskalizimit.
Po ashtu, ata kanë favorizuar subjekte tregtare përmes uljes së paligjshme të taksave, në këmbim të përfitimeve personale. Bëhet fjalë për dy drejtoresha në bashki, një drejtor të Kontrollit Tatimor dhe Sekretarin e Përgjithshëm të bashkisë Fier.
Personi nën hetim Adela Hysenaj, me detyrë Drejtoreshë e Drejtorisë së Përgjithshme të Taksave dhe Urbanistikës në Bashkinë Fier, duke shfrytëzuar pozicionin e saj, në pesë episode, ka ushtruar ndikim të paligjshëm tek Drejtoresha e Drejtorisë së Taksave dhe Tarifave Vendore të Bashkisë Fier, me qëllim që kjo e fundit të lëshonte vërtetime për pagesën e detyrimeve dhe përllogaritje të taksave e tarifave vendore nën vlerën e përcaktuar.
Gjithashtu, Hysenaj nuk ka marrë masat e nevojshme për vendosjen e pajisjes fiskale në parkimet e Bashkisë Fier dhe si pasojë e mosveprimeve të saj, vlera e të ardhurave të krijuara për të cilat nuk është paguar asnjë tatim është 40.912.640 lekë dhe detyrimi tatimor i shmangur është i lartë.
Personi nën hetim Anisa Cjapi me detyrë Drejtore e Drejtorisë së Taksave dhe Tarifave Vendore në Bashkinë Fier, ka lëshuar fatura të taksave dhe tarifave mbi vlerën reale, për subjekte të caktuara, vlera e të cilave ka ndryshuar pas ankesës së subjekteve, në disa raste duke u ulur tej parashikimeve të vendimeve të Këshilli Bashkiak Fier.
Po ashtu, në funksion të detyrës, Cjapi nuk ka marrë asnjë masë në lidhje me fiskalizimin e pikave të parkimit të mjeteve të cilat janë në administrimin e Bashkisë.
Personi nën hetim Martin Dodi me detyrë Sekretar i Përgjithshëm i Bashkisë Fier, ka ushtruar ndikim të paligjshëm tek personi nën hetim Cjapi, me detyrë Drejtore e Drejtorisë së Taksave dhe Tarifave Vendore në Bashkinë Fier, për t’i ulur vlerën e detyrimeve që do të paguante më pas shtetasi A.M. subjekt privat.
Personi nën hetim Vasil Ceku me detyrë Drejtor i Drejtorisë Vendore të Kontrollit Tatimor Rajoni Jugor, me një urdhërin të nxjerrë prej tij në muajin maj të vitit 2024 ka detyruar inspektorët tatimorë të kryejnë kontroll në një subjekt tregtar, pa pasur më parë një urdhër pune nga Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve.
Pas kryerjes së kontrollit, Ceku nuk ka kryer procedurën ligjore për të kërkuar rikontroll në Drejtorinë e Përgjithshme. Rezulton gjithashtu se nga ana e personit nën hetim nuk është mbikëqyrur fushata sensibilizuese, pasi nuk është kontrolluar asnjë subjekt tjetër. Procedura e ndjekur në kontrollin e vitit 2024 bie ndesh me procedurën e ndjekur në vitin 2025.
Gazeta Si – Klaus Jaçaj, 31-vjeçarit të cilit i hodhën makinën në erë me eksploziv pas përfshirjes në plagosjen e dyfishtë në Sarandë, është arrestuar nga policia e qytetit bregdetar.
Jaçaj ishte shpallur në kërkim pasi akuzohet për veprat penale përkrahje e autorit të krimit dhe moskallëzimi, akuza që lidhen me ngjarjen e 17 Korrikut në Sarandë, ku mbetën të plagosur me armë dy persona nga Kamza, Gëzim Hajdaraj dhe Ernest Lama.
“Strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë dhe të Komisariatit të Policisë Sarandë vijojnë punën për kapjen e shtetasve në kërkim dhe për ekzekutimin e vendimeve gjyqësore ndaj shtetasve në hetim apo të dënuar. Në këtë kuadër, u ndalua K. J., 31 vjeç, banues në Sarandë, ndaj të cilit Prokuroria e Sarandës ka lëshuar urdhër ndalimi, për veprat penale “Përkrahja e autorit të krimit” dhe “Moskallëzimi i krimit”, lidhur me ngjarjen e ndodhur më datë 17.07.2025, në Sarandë, ku u plagosën me armë zjarri dy shtetas”, njofton policia.
Blutë e akuzojnë Jaçajn se ka përkrahur Ramadan Canajn, i cili akuzohet si personi që qëlloi me armë ndaj dy të plagosurve.
Katër ditë pas kësaj ngjarje, më 22 Korrik, Klaus Jaçajt i hodhën makinën në erë me eksploziv. Video më poshtë tregon edhe momentin në flakë të automjetit tip BMW, pak sekonda pas shpërthimit të tritolit në automjetin e parkuar.