Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Ekskluzive: Këta janë dy të rinjtë që u arrestuan sot në Skenderaj pasi u kapën me armë ilegale

By: Rreze
30 April 2025 at 15:22

Posedimi i armëve ilegale është një dukuri shqetësuese në vendin tonë, pasi që Policia vazhdimisht has në persona të armatosur të cilët cenojnë sigurinë e qytetarëve dhe rrezikojnë jetën e tyre. Ata shpesh kapen në flagrancë me armët, me të cilat sillen lirshëm, raporton Gazeta Sinjali.

Një rast i tillë ka ndodhur edhe sot në Skenderaj, ku dy të rinjë kanë përfunduar në prangat e Policisë pasi janë kapur me armë pa leje.

Sinjali mëson ekskluzivisht se personat që u arrestuan në lidhje me këtë rast janë: Ermal Smakaj (rreth 23-vjeçar) nga fshati Junik dhe Argjent Babaj (rreth 22-vjeçar) nga fshati Llaushë.

Burimet e Sinjalit bëjnë me dije se të dyshuarit janë arrestuar sot në fshatin Prelloc, pas një kontrolli në veturën e të dyshuarit.

Gjatë kontrollit të veturës, tek shoferi është gjetur dhe konfiskuar një armë zjarri e llojit pistoletë me shtatë fishek, ndërsa tek pasagjeri është gjetur një mjet i mprehtë (thikë).

Pas intervistimit dhe procedurave të tjera, me urdhër të prokurorit të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt. 

Ndaj të dy të dyshuarve janë iniciuar rastet për veprën penale ,,Mbajtje në pronësi ,kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.

Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Ekskluzive: Këta janë dy të rinjtë që u arrestuan sot në Skenderaj pasi u kapën me armë ilegale appeared first on Sinjali.

Aksidenti ku humbi jetën 63-vjeçarja në Skenderaj: Katër persona të lënduar

By: Rreze
30 April 2025 at 15:02

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur sot në Skenderaj, si pasojë e të cilit një grua 63-vjeçare ka humbur jetën, raporton Gazeta Sinjali.

Aksidenti ka ndodhur rreth orës 12:50, në rrugën rajonale Mitrovicë – Skenderaj, saktësisht në fshatin Klinë e Ulët.

Sinjali mëson se viktima e këtij aksidenti është një grua 63-vjeçare.

Si pasojë e aksidentit, të lënduar kanë mbetur katër persona.

Policia ka konfirmuar se në këtë aksident janë përfshirë 2 vetura.

Personat e lënduar janë dërguar për të pranuar ndihmë mjekësore në Spitalin e Mitrovicës.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet policore, të cilët kanë nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave të rastit.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Aksidenti ku humbi jetën 63-vjeçarja në Skenderaj: Katër persona të lënduar appeared first on Sinjali.

Aksidenti i rëndë në Skenderaj: Humb jetën një grua 63-vjeçare

By: Rreze
30 April 2025 at 14:54

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në Skenderaj, ku një grua ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti, raporton Gazeta Sinjali.

Sinjali mëson se viktima e këtij aksidenti është një grua 63-vjeçare.

Në vendin e ngjarjes tashmë kanë arritur njësitet policore dhe veturat e ambulancës.

Sinjali ka kontaktuar Policinë e Kosovës dhe është në pritje të përgjigjes zyrtare.

Gazeta Sinjali do të sjellë të tjera detaje rreth këtij rasti sapo të ketë zhvillime të reja.

/GazetaSinjali/

The post Aksidenti i rëndë në Skenderaj: Humb jetën një grua 63-vjeçare appeared first on Sinjali.

Mineralet e Ukrainës, sot pritet të nënshkruhet marrëveshja me SHBA

By: Rreze
30 April 2025 at 14:48

Marrëveshja për mineralet mes SHBA dhe Ukrainës, mund të nënshkruhet sot sipas një raporti nga Bloomberg dhe Financial Times.

Kushtet e sakta të marrëveshjes mbeten të paqarta, pasi ka disa pengesa, përfshirë një përplasje tani famëkeqe midis presidentit ukrainas, Volodymyr Zelensky, dhe atij amerikan Donald Trump në Shtëpinë e Bardhë, të cilët e kanë vonuar dakordësinë.

Në fund të marsit, Trump ‘kërcënoi’ Zelenskyn, duke i thënë se ‘do të përballet me probleme të mëdha nëse tërhiqet nga marrëveshja e mineraleve’.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Mineralet e Ukrainës, sot pritet të nënshkruhet marrëveshja me SHBA appeared first on Sinjali.

Aksident i rëndë trafiku në Skenderaj, Policia dhe ambulanca në vendin e ngjarjes

By: Rreze
30 April 2025 at 14:33

Një aksident i rëndë trafiku raportohet se ka ndodhur para pak minutash në Skenderaj, raporton Gazeta Sinjali.

Sipas pamjeve të publikuara, shihet një veturë e dëmtuar rëndë nga aksidenti.

Në vendin e ngjarjes tashmë kanë arritur njësitet policore dhe veturat e ambulancës.

Raportohet se nga ky aksident ka edhe persona të lënduar.

Sinjali ka kontaktuar Policinë e Kosovës dhe është në pritje të përgjigjes.

PAMJE

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Aksident i rëndë trafiku në Skenderaj, Policia dhe ambulanca në vendin e ngjarjes appeared first on Sinjali.

Ekskluzive: Tjetër vjedhje në rrugën “Vicianum” – Të njëjtit hajna, i njëjti lokacion, kësaj radhe shënjestër bëhen pasqyrat

By: Rreze
30 April 2025 at 14:19

Rruga “Vicianum” në Prishtinë po shndërrohet në epiqendër të vjedhjeve të çuditshme. Pas rastit të raportuar dje për vjedhjen e dy palëve goma nga një garazh banimi, një tjetër incident është regjistruar sot – dhe sërish me stil të ngjashëm: këta hajna nuk morën veturën, por xhamat e pasqyrave anësore.

Burime të Gazeta Sinjali bëjnë me dije se më 30 prill 2025, rreth orës 10:30, një qytetar, E.D., ka raportuar se i janë vjedhur xhamat e pasqyrave anësore të veturës së tij BMW X1, me targa 01-724-IY, teksa ajo ishte e parkuar në të njëjtën zonë ku dje ndodhi vjedhja e gomave.

Sipas informacioneve, i dëmtuari ka njoftuar Policinë, e cila ka dalë në vendin e ngjarjes, ndërsa më pas është udhëzuar të paraqitet në Stacionin Policor për procedura të mëtejshme.

Prokurorja kujdestare, është vënë në dijeni dhe ka urdhëruar që rasti të inicohet si vjedhje në përputhje me nenin 313 të Kodit Penal.

Rasti po ngjall dyshime të forta se mund të kemi të bëjmë me të njëjtën dorë kriminale, e cila brenda dy ditësh ka goditur dy herë në të njëjtin lokacion – një herë duke marrë goma e herën tjetër pasqyra.

Policia po shqyrton pamjet e kamerave të sigurisë në zonë për të zbuluar identitetin e të dyshuarve.

Gazeta Sinjali po ndjek me prioritet këtë zinxhir ngjarjesh dhe do të raportojë menjëherë për çdo zhvillim të ri.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Ekskluzive: Tjetër vjedhje në rrugën “Vicianum” – Të njëjtit hajna, i njëjti lokacion, kësaj radhe shënjestër bëhen pasqyrat appeared first on Sinjali.

KQZ ndan mbi 3.6 milionë euro për subjektet politike për vitin 2025

By: Rreze
30 April 2025 at 14:00

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) në mbledhjen e mbajtur të mërkurën ka miratuar rekomandimin e Zyrës për ndarjen e mjeteve financiare nga Fondi për Mbështetjen e Subjekteve Politike, ndërsa ndarja e mjeteve për Listën Serbe u kundërshtua nga VV-ja.

Ushtruesi i detyrës së drejtorit të Sekretariatit të KQZ-së, Besnik Buzhala, njoftoi se ndarja e mjeteve financiare për periudhën 1 prill deri më 31 dhjetor 2025 është paraparë të jetë në vlerë prej 3,670,800 eurosh. Këto fonde ndahen për 15 subjektet politike të përfaqësuara në Kuvendin e Republikës së Kosovës.

Poashtu, është paraparë ndarja e mjeteve shtesë për mbështetjen e punës së deputetëve, në vlerë prej 106,898.31 eurosh, bazuar në rezultatin e certifikuar të zgjedhjeve parlamentare të 14 shkurtit 2021.

Gjatë mbledhjes, anëtari i KQZ-së nga Lëvizja Vetëvendosje, Sami Kurteshi, shprehu kundërshtimin e tij për ndarjen e fondeve për Listën Serbe.

“Unë i votoj këto ndarje. Votoj kundër për Listën Serbe në çdo rast”, tha Kurteshi.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post KQZ ndan mbi 3.6 milionë euro për subjektet politike për vitin 2025 appeared first on Sinjali.

Arbër Hajdari pas përfundimit të Big Brother: Dyfytyrësha, njëri më shau e pastaj më përqafoi

By: Rreze
30 April 2025 at 13:43

Opinionisti i katër edicioneve të Big Brother VIP Albania, Arbër Hajdari, ka dhënë së fundmi një intervistë për “Ftesë në 5”.

Ai ka folur për eksperiencën e tij në këto katër vite dhe për problemet që ka hasur.

Mes tjerash, Arbëri thotë se ka pasur dyfytyrësha shumë, të cilët i kanë ndërruar qëndrimet për një javë.

“Kemi pasur dyfytyrësha boll. Kanë mbajtur dy qëndrime në një javë, dy qëndrime të ndryshme sepse ashtu i ka leverdisur. Nuk është etike t’i përmendi, Big Brother ka mbaruar”, u shpreh ai.

I njëjti tregoi një rast me një person që kishte, i cili e kishte sharë në rrjete sociale e më pas në takim shkoi për ta përqafuar.

“E kam rastin me një person që më shau në rrjete sociale në nja dy vende dhe më pas kur u takova m’u hodh në krahë më përqafoi edhe i them si ke qenë mirë, kam qenë me nerva nuk kam pasur gjë me ty. Më pas bëri fotografi me mua dhe e postoi”, tha ai ndër tjerash.

Arbëri duhet theksuar se është pjesë e Big Brother VIP në rolin e opinionistit që nga fillimi i këtij spektakli.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Arbër Hajdari pas përfundimit të Big Brother: Dyfytyrësha, njëri më shau e pastaj më përqafoi appeared first on Sinjali.

Luizi dhe Kiara publikojnë videon emocionuese nga lindja e vajzës

By: Rreze
30 April 2025 at 12:51

Sot është ditë shumë e veçantë për Kiarën dhe Luizin.

Vajza e tyre Luna Mari feston njëvjetorin e lindjes.

Për këtë çifti ka emocionuar rrjetin duke publikuar pamje intime nga çasti kur erdhi në jetë vajza e tyre.

“Në këtë çast ndaloi koha…dhe nisi përjetësia jone kur erdhe ti Luna Marí Ejlli. 30.04.2024”ishin fjalët e tyre. Videoja, e postuar në rrjetet sociale, ka marrë mijëra pëlqime dhe komente pozitive ku ndjekësit i urojnë çiftit jetë të gjatë e plot lumturi me vogëlushen e tyre.

Me këtë gjest të ndjerë, Luizi dhe Kiara kanë treguar edhe një herë lidhjen e tyre të fortë dhe dashurinë e pakushtëzuar për njëri-tjetrin dhe për vajzën e tyre.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Luizi dhe Kiara publikojnë videon emocionuese nga lindja e vajzës appeared first on Sinjali.

Putin: Trashëgimia e Luftës së Dytë Botërore po shtrembërohet për qëllime politike

By: Rreze
30 April 2025 at 12:24

Rusia aktualisht po përballet me sfida të mëdha, ndërsa po bëhen përpjekje për të shtrembëruar rezultatin e Luftës së Dytë Botërore, prandaj është e rëndësishme të kundërshtohet përhapja e racizmit, neonazizmit, rusofobisë dhe ideve të tjera shkatërruese, tha Presidenti Vladimir Putin në një fjalim në Kongresin e Tretë Ndërkombëtar Antifashist.

“Sot, ndërsa po përballemi me sfida serioze, me rezultatin e luftës më brutale të shekullit të 20-të që po rishikohet dhe shtrembërohet për hir të interesave politike egoiste. Me rolin e Bashkimit Sovjetik në arritjen e Fitores që po zvogëlohet, është e rëndësishme të jemi të bashkuar në mbrojtjen e së vërtetës rreth luftës së kaluar”, theksoi Putin.

Ai theksoi nevojën “për të luftuar përhapjen e të gjitha formave të racizmit, neonazizmit, rusofobisë, antisemitizmit dhe ideve të tjera shkatërruese”.

“Ua kemi borxh veteranëve të luftës dhe brezave të ardhshëm. Një themel të fortë për ndërtimin e një bote të sigurt dhe të drejtë, si dhe marrëdhënie partneriteti të barabarta midis kombeve”, theksoi kreu i shtetit.

Putin theksoi gjithashtu se në vitin 2025, Rusia po festonte 80-vjetorin e Fitores në Luftën e Madhe Patriotike, një festë që bashkon miliona njerëz në të gjithë botën. “Është e dashur për të gjithë ata që e ruajnë kujtimin e shenjtë të bëmës së pavdekshme të brezit të fitimtarëve; të heronjve të vërtetë dhe të sinqertë që shtypën nazizmin, duke mbrojtur atdheun e tyre dhe duke shpëtuar popujt e Evropës nga skllavëria”, tha ai.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Putin: Trashëgimia e Luftës së Dytë Botërore po shtrembërohet për qëllime politike appeared first on Sinjali.

Irani ekzekuton një person të akuzuar për spiunazh

By: Rreze
30 April 2025 at 12:01

Një iranian, i dënuar për spiunazh dhe bashkëpunim të inteligjencës me Izraelin, është ekzekutuar më 30 prill, raportoi media shtetërore iraniane.

I përfshirë për dekada të tëra në një luftë në hije me Izraelin, Irani ka dënuar me vdekje shumë persona që i ka akuzuar se kishin pasur lidhje me shërbimin izraelit të inteligjencës, Mossad, dhe për ndihmën e operacioneve të këtij shërbimi në Iran, veçanërisht për vrasje apo akte sabotimi, që Teherani thotë se synonin minimin e programit bërthamor të tij.

Sipas agjencisë së lajmeve të gjyqësorit iranian, Mizan, i pandehuri u identifikua si Mohsen Langarneshin. Ai ishte akuzuar për përfshirje në disa raste, përfshirë në vdekjen e një koloneli të Gardës Revolucionare Islamike më 2022.

“Gjatë dy vjetëve sa ai ka spiunuar, ai ishte përgjegjës për veprime të rëndësishme, përfshirë mbështetjen e operacioneve terroriste dhe ishte i pranishëm në vendin ku u vra Sayad Khodaei”, tha media shtetërore.

Sipas autoriteteve, Langarneshin kishte ofruar mbështetje operacionale për një sulm në një qendër industriale në Isfahan, që është e lidhur me Ministrinë e Mbrojtjes.

Media shtetërore iraniane po ashtu pretendoi se Langarneshin kishte pranuar fajësinë për akuzat.

Ndryshe, koloneli i Gardës iraniane, Sayyad Khodaei ishte vrarë nga një sulmues i armatosur, teksa ai ishte jashtë shtëpisë së tij në Teheran. Mediat izraelite e kishin përshkruar Khodaein si një figurë të rëndësishme “që qëndronte prapa komploteve për të vrarë izraelitë dhe hebrenj” dhe për sulme ndaj interesave hebraike në mbarë botën, raporton REL.

Në raportin vjetor për të drejtat e njeriut, organizata Amnesty International tha më 29 prill se Irani “në mënyrë arbitrare” ka ekzekutuar qindra persona vitin e kaluar, teksa autoritetet “përdorin dënimin me vdekje si mjet për shtypje politike ndaj protestuesve, disidentëve dhe minoriteteve etnike”.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Irani ekzekuton një person të akuzuar për spiunazh appeared first on Sinjali.

Shpërthimi i veturës së U.D drejtorit të QKUK-së: Nuk ka persona të lënduar nga incidenti

By: Rreze
30 April 2025 at 11:28

Një incident i papritur ka ndodhur sot në parkingun e administratës së Qendrës Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), ku vetura private e ushtruesit të detyrës së drejtorit të QKUK-së, Osman Hajdari, ka shpërthyer, raporton Gazeta Sinjali.

Ngjarja ka ndodhur gjatë përgatitjeve për fillimin e mbledhjes së Bordit Drejtues të ShSKUK-së, e cila ishte paraparë të mbahej në hapësirat e administratës qendrore.

Dëmtimi i veturës ka ndodhur nën rrethana ende të panjohura dhe ka shkaktuar shqetësim për sigurinë në këtë ambient.

Sinjali mëson se nga ky incident nuk ka persona të lënduar apo vetura të tjera të dëmtuara.

“Sot, në parkingun e administratës së Qendrës Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), ka ndodhur një incident që përfshin dëmtimin e veturës private të ushtruesit të detyrës së drejtorit të QKUK-së, e parkuar në parkingun e administratës.

Dëmtimi ka ndodhur në rrethana ende të panjohura, në kohën kur po bëheshin përgatitjet për fillimin e mbledhjes së rregullt të Bordit Drejtues të Shërbimit Spitalor dhe Klinik Universitar të Kosovës (ShSKUK), e cila ishte paraparë të mbahej në hapësirat e administratës qendrore të ShSKUK-së. Për incidentin janë njoftuar menjëherë organet kompetente, përfshirë Policinë e Kosovës, e cila tashmë ka filluar procedurat e nevojshme hetimore për të sqaruar rrethanat e këtij rasti.

ShSKUK shpreh shqetësim dhe keqardhje lidhur me rastin, duke ofruar bashkëpunimin e plotë me autoritetet përkatëse”, shkruhet në njoftimin zyrtar.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Shpërthimi i veturës së U.D drejtorit të QKUK-së: Nuk ka persona të lënduar nga incidenti appeared first on Sinjali.

Ekskluzive: 41-vjeçari që u kap me kokainë në Qendrën e Mbajtjes dyshohet edhe për vjedhje të rëndë dhe vjedhje veture në Prishtinë

By: Rreze
30 April 2025 at 11:03

Një person që u kap me kokainë të fshehur në çorap, ndërsa ndodhej në Qendrën e Mbajtjes në Prishtinë, rezulton të jetë i dyshuar edhe për një rast të rëndë vjedhjeje, përfshirë edhe një veturë të vjedhur, raporton Gazeta Sinjali.

Burime të sigurta brenda hetuesisë bëjnë me dije se Gurakuq Pireva, 41-vjeçar, përveç që u zbulua me substancë narkotike gjatë kontrollit në mbajtje, është i dyshuari kryesor në rastin e vjedhjes së raportuar më 29 prill 2025, në rrugën “Ymer Paqarizi” në Prishtinë, ku një person ka deklaruar se i janë vjedhur disa sende nga shtëpia dhe vetura e tij, një Seat Ibiza me ngjyrë të zezë.

Hetuesit kanë ndërmarrë veprime të menjëhershme dhe kanë arritur të sigurojnë prezencën e të dyshuarit, tek i cili është gjetur çelësi i veturës së raportuar si e vjedhur.

Gjatë intervistimit në prani të avokatit mbrojtës, Pireva ka pranuar se e ka vjedhur veturën, ndërsa me urdhër të Prokurorit kujdestar, ndaj tij është lëshuar aktvendim për ndalim prej 48 orësh për veprën penale “Vjedhje e rëndë”.

Aktualisht, Pireva po hetohet për dy raste penale: “Posedim i paautorizuar i narkotikëve” dhe “Vjedhje e rëndë”.

Gazeta Sinjali do të vijojë të raportojë për zhvillimet rreth këtij rasti që po zgjerohet me elemente të reja.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Ekskluzive: 41-vjeçari që u kap me kokainë në Qendrën e Mbajtjes dyshohet edhe për vjedhje të rëndë dhe vjedhje veture në Prishtinë appeared first on Sinjali.

Ekskluzive: Gjendet i riu i raportuar si i zhdukur në Shtime – babai i tij konfirmon se është në gjendje të mirë

By: Rreze
30 April 2025 at 10:58

Sinjali dje ka raportuar për zhdukjen e një të riu në Shtime, për gjetjen të cilit babai i tij kishte kërkuar ndihmën e Policisë. Por, Gazeta Sinjali tashmë ka mësuar se 24-vjeçari, Shqiprim Llugaxhija është gjetur dhe është konfirmuar se është në gjendje të mirë shëndetësore, raporton Gazeta Sinjali.

Burime të sigurta të Sinjalit bëjnë me dije se më 29 prill 2025, rreth orës 12:00, në Stacionin Policor në Shtime ishte paraqitur Shukri Llugaxhija, i cili kishte raportuar zhdukjen e djalit të tij që nga data 28 prill, ora 17:00, duke ngritur dyshime për sigurinë e tij.

Menjëherë pas raportimit, me urdhër të Prokurorit kujdestar, është iniciuar rasti si “Person i zhdukur”, ndërkohë që Policia ka ndërmarrë veprimet për lokalizimin e të riut.

Rreth orës 20:50, babai i të zhdukurit ka konfirmuar para Policisë se e kishte takuar djalin e tij, me të cilin kishin pirë kafe në një ëmbëltore në rrugën “Tahir Sinani” në Shtime, dhe më pas kishin qëndruar bashkë në parkun “Ahmet Shtimja”, ku familja ka një lokal.

Sipas deklaratës së babait, i riu vuan nga probleme shëndetësore, për të cilat është nën terapi, por nuk e ka ndjekur rregullisht trajtimin.

Ai shtoi se nuk dyshon që djali të jetë marrë me forcë dhe se gjendja e tij aktuale është e mirë.

Rasti është mbyllur si person i zhdukur i gjetur, ndërsa institucionet do të vazhdojnë të monitorojnë situata të ngjashme që lidhen me mirëqenien e personave në trajtim psikiatrik.

Gazeta Sinjali mbetet e angazhuar në raportimin e përgjegjshëm të rasteve që prekin jetën dhe sigurinë e qytetarëve.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Ekskluzive: Gjendet i riu i raportuar si i zhdukur në Shtime – babai i tij konfirmon se është në gjendje të mirë appeared first on Sinjali.

SHBA-ja dhe Britania kryejnë sulme ndaj rebelëve në Jemen

By: Rreze
30 April 2025 at 10:18

Ushtria britanike së bashku me Shtetet e Bashkuara kanë kryer sulme ajrore ndaj rebelëve Huthi në Jemen, thanë zyrtarët britanikë mëngjesin e 30 prillit.

Kjo është përfshirja e parë e ushtrisë britanike në fushatën e re ajrore amerikane që ka për shënjestër grupin që mbështetet nga Irani.

Mbretëria e Bashkuar ka ofruar një shpjegim të detajuar për kryerjen e sulmeve, ndryshe nga SHBA-ja, e cila ka ndarë pak detaje lidhur me mbi 800 sulmet që ka kryer që kur ka nisur fushatën ajrore më 15 mars.

Operacioni i quajtur “Rough Rider”, ka shënjestruar rebelët teksa administrata e presidentit amerikan, Donald Trump, po negocion me përkrahësin kryesor të rebelëve jemenas, Iranin, lidhur me programin bërthamor të Teheranit që po përparon me shpejtësi.

Ministria e Mbrojtjes e Mbretërisë së Bashkuar tha se ka sulmuar “një grup ndërtesash, që përdoren nga rebelët Huthi për të prodhuar dronë të llojit që përdoren për të sulmuar anijet në Detin e Kuq dhe Gjirin e Adenit, dhe vendndodhja e sulmit ishte rreth 25 kilometra në jug të kryeqytetit, Sana”.

Sipas Ministrisë, në sulme morën pjesë avionët e llojit Typhoon FGR4, të cilët lëshuan bomba të llojit Paveway IV.

“Sulmet u kryen pasi ra nata, kur mundësia që civilët të ndodheshin në atë zonë ishte më e ulët”, tha Ministria e Mbrojtjes.

Autoritetet britanike nuk dhanë informacione lidhur me dëmet e shkaktuara nga sulmet, as nëse besojnë se kanë vrarë ndonjë. Ndërkaq, Komanda Qendrore e Ushtrisë amerikane ende nuk ka konfirmuar se ky sulm është kryer.

“Ky veprim u ndërmor në përgjigje të një kërcënimi të vazhdueshëm që rebelët Huthi paraqesin ndaj lirisë së lundrimit”, tha sekretari britanik i Mbrojtjes, John Healey. “Një rënie prej 55 për qind e qarkullimit të anijeve përmes Detit të Kuq veçse ka shkaktuar humbje në miliarda, duke nxitur paqëndrueshmëri rajonale dhe duke rrezikuar sigurinë ekonomike të familjeve në Mbretërinë e Bashkuar”.

Rebelët Huthi – që janë të shpallur organizatë terroriste nga SHBA-ja – kanë raportuar për disa sulme ajrore në Sana, kryeqytetin jemenas që grupi e ka nën kontroll që nga viti 2014. Sulme të tjera janë raportuar përreth Sanas.

Britanikët kanë marrë pjesë në sulmet ajrore, së bashku me SHBA-në, që kur administrata e ish-presidentit Joe Biden, nisi fushatën ajrore kundër rebelëve jemenas në janar të vitit 2024. Megjithatë, këto janë sulmet e para ajrore që Britania është përfshirë që kur Trump ka marrë detyrën e presidentit.

Sulmet e përbashkëta ajrore të Britanisë dhe SHBA-së u kryen pasi në fillim të javës, një sulm i pretenduar amerikan goditi një burg ku mbaheshin migrantët afrikanë, duke vrarë të paktën 68 persona dhe duke plagosur 47 të tjerë. Ushtria amerikane ka thënë se po e heton këtë sulm.

Më 18 prill, një sulm amerikan në portin Ras Isa – ku mbahen karburante – vrau të paktën 74 persona dhe plagosi 171 të tjerë. Ky ishte sulmi më vdekjeprurës që kur SHBA-ja ka nisur fushatën ajrore ndaj rebelëve Huthi.

SHBA-ja po kryen sulme ajrore në Jemen nga dy aeroplanmbajtëset që ka në rajon – USS Harry S. Truman në Detin e Kuq dhe USS Carl Vinson në Detin Arabik – duke shënjestruar rebelët Huthi për shkak të sulmeve që grupi kryen ndaj anijeve në Detin e Kuq, që është rrugë kyç për tregtinë globale, si dhe për shkak të sulmeve ndaj Izraelit, raporton REL.

Rebelët Huthi janë grupi i fundit militant brenda të ashtuquajturit “Bosht të Rezistencës” – një rrjet i krijuar nga Irani, ku bënin pjesë bashkëpunëtorët e armatosur rajonalë të Teheranit.

Rebelët jemenas kanë nisur sulmet e tyre për shkak të luftës mes Izraelit dhe Hamasit – grupit palestinez të shpallur organizatë terroriste nga SHBA-ja dhe Bashkimi Evropian – në Gazë dhe për shkak të vendimit të Izraelit për të bllokuar dërgesat e ndihmës për palestinezët.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post SHBA-ja dhe Britania kryejnë sulme ndaj rebelëve në Jemen appeared first on Sinjali.

E rëndë në Gjakovë: Gruaja rrahet e keqtrajtohet në familjen e burrit, arrestohen bashkëshorti dhe vjehrra e viktimës

By: Rreze
30 April 2025 at 09:29

Një rast i dhunës në familje është raportuar të martën në rrugën “Fehmi Agani” në Gjakovë, ku një grua ka denoncuar bashkëshortin dhe vjehrrën për keqtrajtim fizik e psikologjik, raporton Gazeta Sinjali.

Burimet e Sinjalit bëjnë me dije se viktima, Gj.K.B (32-vjeçare), është paraqitur në Stacionin Policor në Prishtinë, ku ka deklaruar se është goditur me shuplakë nga burri i saj, Granit Bala, si dhe është ofenduar dhe keqtrajtuar psikologjikisht nga vjehrra, Leonora Bala.

Përkundër dhunës së përjetuar, viktima ka refuzuar të kërkojë ndihmë mjekësore, me arsyetimin se nuk kishte nevojë, po ashtu ka refuzuar të kërkojë strehim, pasi disponon banesë personale në Prishtinë.

Pas raportimit, në rast është përfshirë edhe punëtori social, ndërsa të dyshuarit janë arrestuar dhe intervistuar në prani të autoriteteve përkatëse.

Me urdhër të Prokurorit kujdestar, të dy janë liruar në procedurë të rregullt, ndërsa ndaj tyre është iniciuar rasti penal për “Dhunë në familje”.

Gazeta Sinjali do të vazhdojë të raportojë për çdo zhvillim të mëtejmë të këtij rasti.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

/GazetaSinjali/

The post E rëndë në Gjakovë: Gruaja rrahet e keqtrajtohet në familjen e burrit, arrestohen bashkëshorti dhe vjehrra e viktimës appeared first on Sinjali.

Sot shënohen 26 vjet nga rënia heroike e komandantit të UÇK-së, Ilaz Kodra

By: Rreze
30 April 2025 at 09:17

Sot bëhen 26 vjet që nga rënia heroike e njërit prej komandantëve të parë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Ilaz Kodra, i cili dha jetën në mbrojtje të popullit të tij, në një nga momentet më të vështira të luftës në Kosovë.

Ilaz Kodra, i lindur më 3 maj 1966 në lagjen Kodra të Prekazit, ishte pjesë e celulave të para të UÇK-së dhe një prej figurave kyçe të rezistencës në Drenicë dhe më gjerë.

Ai përfundoi shkollimin në Skenderaj dhe studimet e larta në Pejë, ndërsa shërbimin ushtarak e kreu në Slloveni.

Më 30 prill 1999, në orët e para të mëngjesit, në përpjekje për të ndihmuar popullatën civile në fshatrat Verboc dhe Shtuticë, të rrezikuar nga forcat serbe, Kodra bie heroikisht në një përballje të drejtpërdrejtë me armikun, në fshatin Shtuticë, në një rrethim të hekurt të organizuar nga armiku.

Për të nderuar veprën dhe sakrificën e tij, sot Komuna e Drenasit dhe ajo e Skenderajt organizojnë homazhe në varrezat e dëshmorëve dhe martirëve, si dhe zbulimin e pllakave përkujtimore në fshatrat Shtuticë dhe Gllobar.

Lavdi e përjetshme për dëshmorin Ilaz Kodra – emri i tij mbetet i gdhendur në historinë e lavdishme të luftës për liri.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Sot shënohen 26 vjet nga rënia heroike e komandantit të UÇK-së, Ilaz Kodra appeared first on Sinjali.

Turqia burgos disa zyrtarë të Stambollit

By: Rreze
30 April 2025 at 09:08

Një gjykatë turke ka burgosur 18 punonjës të Komunës së Stambollit, të cilët po presin gjykimin nën akuza për korrupsion, raportoi agjencia shtetërore e lajmeve, Anadolu.

Njoftimi vjen në mes të shtypjes së opozitës në Turqi dhe pas arrestimit të kryetarit të Stambollit, Ekrem Imamoglu.

Imamoglu, rivali kryesor politik i presidentit turk, Recep Tayyip Erdogan, u burgos në mars dhe tani po pret gjykimin nën akuza për korrupsion. Ai po ashtu akuzohet se ka ndihmuar një grup terrorist.

Imamoglu i ka mohuar të gjitha akuzat dhe arrestimi i tij nxiti protestat më të mëdha në Turqi në dekadën e fundit, trazira dhe akuza për gjyqësor të politizuar.

Qeveria turke mohon të gjitha këto pretendime dhe thotë se gjyqësori është i pavarur.

Transmetuesi NTV ka raportuar se 34 nga 52 personat që u arrestuan gjatë fundjavës janë liruar me kusht.

Mediat turke raportuan të shtunën se autoritetet kishin ndaluar dhjetëra punonjës të Komunës së Stambollit, si pjesë e hetimit gjyqësor të fokusuar rreth Imamoglut, duke zgjeruar shtypjen ndaj opozitës, që nisi vitin e kaluar, raporton REL.

Në mesin e zyrtarëve të arrestuar janë edhe sekretari i Përgjithshëm i Komunës, shefi i stafit të Imamoglut, kryetari dhe nënkryetari i administratës për ujëra në Stamboll dhe kreu i këtij departamenti.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Turqia burgos disa zyrtarë të Stambollit appeared first on Sinjali.

Pejë: 580 aktakuza në tre muaj, 658 persona në bankën e të akuzuarve – Prokuroria jep detaje

By: Rreze
30 April 2025 at 08:55

Prokuroria Themelore në Pejë ka bërë të ditur se gjatë tremujorit të parë të vitit 2025 – përkatësisht në muajt janar, shkurt dhe mars – ka ngritur 580 aktakuza kundër 658 personave të dyshuar për vepra të ndryshme penale.

Në këtë periudhë, sipas njoftimit zyrtar, aktakuzat janë ngritur nga Departamenti i Krimeve të Rënda, Departamenti i Përgjithshëm dhe ai për të Mitur, për një varg shkeljesh të ndryshme që bien ndesh me Kodinin Penal të Republikës së Kosovës.

Bazuar në shifrat e publikuara, mesatarja mujore e aktakuzave është 193, ndërsa rreth 220 persona akuzohen çdo muaj për veprimtari të paligjshme.

Në komunikatën e saj, Prokuroria ka theksuar se mbetet e vendosur në luftën kundër kriminalitetit:

“Prokuroria Themelore në Pejë mbetet e përkushtuar në luftimin e dukurive negative dhe gjithë atyre personave që bien ndesh me ligjin konform Kodit Penal të Republikës së Kosovës”.

Ky raportim vjen si dëshmi e angazhimit të vazhdueshëm të institucioneve të drejtësisë në përballjen me veprimtaritë kriminale në rajonin e Pejës.

Njoftimi i plotë:

Prokuroria e Pejës për tre muaj ngrit 580 aktakuza kundër 658 personave

Pejë, 30 prill 2025- Prokuroria Themelore në Pejë, njofton opinionin publik se për periudhën tre mujore janar, shkurt mars, ka ngritur gjithsej 580 aktakuza, kundër 658 personave për vepra të ndryshme penale.

Nga departamenti i krimeve të rënda, departamenti i përgjithshëm dhe për të mitur, prokuroret e shtetit, kanë ngritur 580 aktakuza, ndaj 658 personave për lloje të ndryshme të veprave penale nga Kodi Penal i Republikës së Kosovës.

Mesatarja për muaj e ngritjes se aktakuzave është 193, kurse e personave të akuzuar rreth 220 persona të akuzuar për një muaj pune.

Prokuroria Themelore në Pejë, mbetet e përkushtuar në luftimin e dukurive negative dhe gjithë atyre personave që bien ndesh me ligjin komfor Kodit Penal i Republikës së Kosovës.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Pejë: 580 aktakuza në tre muaj, 658 persona në bankën e të akuzuarve – Prokuroria jep detaje appeared first on Sinjali.

Ekskluzive: Zjarr i fuqishëm përfshin objektin e një biznesi në Ferizaj – Dëmet shkojnë deri në 80 mijë euro

By: Rreze
30 April 2025 at 08:34

Një zjarr i fuqishëm ka përfshirë pasditen e së martës një objekt afarist në Ferizaj, duke shkaktuar dëme të mëdha materiale që kapin shifrën deri në 80 mijë euro, raporton Gazeta Sinjali.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 14:30 në rrugën “Bajram dhe Gursel Sylejmani”, ku është kapluar nga flakët objekti i njohur si Autongjyrosa “Albani”, në pronësi të qytetarit Gezim Kadriu.

Menjëherë pas pranimit të informacionit, në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet e Policisë, Zjarrfikësit dhe KEDS-i, për të marrë situatën nën kontroll.

Falë ndërhyrjes së shpejtë, zjarri është lokalizuar dhe shmangur përhapja në zona të tjera, por dëmet në objektin kryesor kanë qenë të konsiderueshme.

Sipas pronarit, vlera e humbjeve materiale llogaritet të jetë ndërmjet 70 mijë dhe 80 mijë euro, ndërsa për fat të mirë nuk ka pasur persona të lënduar fizikisht.

Njësia e Hetimeve nga Stacioni Policor në Ferizaj ka dalë në vendin e ngjarjes për të nisur procedurat hetimore dhe me udhëzim të Prokurorit, është inicuar zyrtarisht rasti si “Incident Zjarri”.

Shkaqet e zjarrit janë ende të panjohura, ndërsa hetimet vazhdojnë për të zbuluar nëse bëhet fjalë për ndonjë defekt teknik apo ndonjë veprim të qëllimshëm.

Gazeta Sinjali do të raportojë për çdo zhvillim të ri lidhur me këtë rast.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Ekskluzive: Zjarr i fuqishëm përfshin objektin e një biznesi në Ferizaj – Dëmet shkojnë deri në 80 mijë euro appeared first on Sinjali.

❌
❌