❌

Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 31 July 2025Main stream

Lirimi i hapësirave publike, protestojnë bizneset e pedonales së Korçës; Bashkia shtyn vendimin

31 July 2025 at 15:18

Pas disa ditësh aksion në mbarë vendin për lirimin e hapësirave publike të zëna nga baret dhe restorantet, institucionet shtetërore nëpërmjet shkresave po njoftojnë bizneset se kanë afat deri më 2 Gusht për lirimin e tyre vullnetar, në të kundërt hapësirat e vendosura do të shemben dhe subjekti do të penalizohet me gjobë.

Për shumë biznese vendimi për shkatërrimin e strukturave metalike konsiderohet i padrejtë, pasi siç ata pohojnë operojnë kundrejt kontratave të rregullta të miratuara nga pushteti vendor, ndërsa më i padrejtë cilësohet vendimi për heqjen e tyre në mesin e sezonit turistik.

NĂ« qytetin e Korçës dy tĂ« rinj sipĂ«rmarrĂ«s tĂ« barit “MĂ«sonjĂ«torja” nĂ« zonĂ«n e pedonales sĂ« qytetit (pranĂ« shkollĂ«s sĂ« parĂ« shqipe), pas njoftimit tĂ« marrĂ« mĂ« 29 Korrik nga Drejtoria e Kontrollit tĂ« Territorit pĂ«r pezullim tĂ« kontratĂ«s kanĂ« protestuar me mbylljen e biznesit jo vetĂ«m pĂ«r vendimmarrjen e padrejtĂ« tĂ« institucioneve shtetĂ«rore, por edhe zbatimin e njĂ« aksioni nĂ« mes tĂ« sezonit turistik.

Dy të rinjtë nga qyteti i Korçës kërkojnë zgjidhje nga institucionet e qeverisë për shtyrjen e afatit të heqjes së strukturave deri në mbylljen e sezonit turistik. Deri tani kërkesat e tyre kanë rënë në vesh të shurdhët nga pushteti vendor.

Leonard Ligori njëri prej drejtuesve të këtij biznesi i kontaktuar nga Monitor tha se prej vitit 2022 që ka marrë me qira lokalin, operon me kontratë të rregullt për zhvillimin e aktivitetit me tavolina, brenda strukturës metalike të ngritur, e domosdoshme për zonën e Korçës, që njihet për klimën e ftohtë.

Zoti Ligori thotë se në kontratë parashikohet  që leja për strukturën shtesë është e rinovueshme çdo vit. Në rastin konkret leja është rinovuar në muajin Mars 2025 me afat vlefshmërie deri më  Mars 2026.

NĂ« lejen e lĂ«shuar pĂ«r kĂ«tĂ« subjekt “Leje pĂ«r zhvillimin e aktivitetit me tavolina” nga Drejtoria e Kontrollit tĂ« Territorit, Bashkia Korçë pĂ«rcaktohen kushtet zbatuese tĂ« lejes, ku subjekti duhet tĂ« respektojĂ« sipĂ«rfaqen e lejuar me skica topografike.

“NĂ« rastin e mosrespektimit tĂ« sipĂ«rfaqes sĂ« lejuar me (tavolinĂ«, karrige, mbajtĂ«se lulesh, çadra dielli, tendĂ« dielli, dhe sende tĂ« tjera tĂ« lĂ«vizshme apo tĂ« palĂ«vizshme, subjekti penalizohet me masĂ«n e kundĂ«rvajtjes administrative”, citohet nĂ« lejen e dhĂ«nĂ« pĂ«r kĂ«tĂ« subjekt mĂ« 13 Mars 2025.

Për rrjedhojë Ligori ngre shqetësimin se jo vetëm që njoftimi për shfuqizim kontrata është në shkelje me afatet e lejes së marrë në muajin Mars 2025, por mbi të gjithë nga bashkia e Korçës nuk ka pasur asnjë njoftim paraprak për heqjen e strukturës së lokalit.

Në shkresën dërguar më 28 Korrik 2025 nga Drejtoria e Kontrollit të Bashkisë Korçë.

“NĂ« zbatim tĂ« kuadrit ligjor nĂ« fuqi, ligjit nr.139/2015 “PĂ«r vetĂ«qeverisjen vendore” , Vendimit tĂ« KĂ«shillit tĂ« Ministrave 28.12.2015 “PĂ«r miratimin e rregullave, kushteve dhe procedurave pĂ«r pĂ«rdorimin e hapĂ«sirave publike” ju njoftojmĂ« se leja e dhĂ«nĂ« pĂ«r shfrytĂ«zimin e hapĂ«sirĂ«s publike pĂ«r vendosjen e strukturave tĂ« pĂ«rkohshme Ă«shtĂ« pezulluar nĂ« kuadĂ«r tĂ« procesit tĂ« lirimit dhe sistemimit tĂ« hapĂ«sirave publike nĂ« tĂ« gjithĂ« territorin.

PĂ«r kĂ«tĂ« qĂ«llim jeni tĂ« detyruar tĂ« lironi hapĂ«sirĂ«n publike brenda datĂ«s 2 Gusht 2025. NĂ« rast tĂ« mosrespektimit tĂ« afatit tĂ« pĂ«rcaktuar mĂ« lart, strukturat gjithĂ«pĂ«rfshirĂ«se do tĂ« ndĂ«rmarrin veprime pĂ«r lirimin e plotĂ« tĂ« hapĂ«sirĂ«s puplike”, citohet nĂ« shkresĂ«n e DrejtorisĂ« sĂ« Kontrollit tĂ« BashkisĂ« Korçë.

“Sot protestojmĂ«! Na falni qĂ« jemi mbyllur” “KĂ«rkojnĂ« shtyrje tĂ« afatit deri nĂ« mbyllje tĂ« sezonit turistik”; a ka partneritet pa konsultim? Bizneset nuk janĂ« armiku juaj” ; “Pse njoftohemi vetĂ«m 4 ditĂ« para dhe nĂ« mes tĂ« sezonit turistik?; Nuk jemi zaptues, por taksapagues. Duam dĂ«mshpĂ«rblim!” janĂ« disa nga pankartat e afishuar sot nĂ« xhamat e barit MĂ«sonjĂ«torja nĂ« Korçë.

Bizneset kërkojnë nga qeveria dhe pushteti vendor që vendimmarrja të shtyhet pas përfundimit të sezonit turistik, në mënyrë që të shmanget falimentimi i subjekteve që varen nga kjo periudhë.

“Kjo situatĂ« po na çon drejt falimentimit, edhe pse kemi kontrata tĂ« rregullta dhe nuk kemi marrĂ« asnjĂ« paralajmĂ«rim pĂ«r marrje masash. Vendimi Ă«shtĂ« i njĂ«anshĂ«m dhe pa asnjĂ« formĂ« dialogu,” pĂ«rfundon Ligori.

Sakaq sot, Kryetari i Bashkisë Korçë, Sotiraq Filo, ka njoftuar në një deklaratë për mediat se aksioni për lirimin e hapësirave publike në qytet, i cili prek edhe bizneset në zonën e pedonales, do të shtyhet deri më 17 gusht, në përfundim të Festës së Birrës Korça.

“Diskutimi i djeshĂ«m me bizneset u trajtua nga ana ime si diskutim konstruktiv, ku kam qenĂ« i hapur tĂ« dĂ«gjoj e tĂ« pranoj deri nĂ« masĂ« tĂ« caktuar shqetĂ«simet reale tĂ« bizneseve. Ju Ă«shtĂ« dhĂ«nĂ« ky afat nga ana ime deri mĂ« 17 gusht qĂ« pĂ«rkon me mbylljen e festĂ«s sĂ« birrĂ«s, por ndĂ«rkohĂ« u Ă«shtĂ« kĂ«rkuar qĂ« t’i heqin tĂ« gjithĂ« elementĂ«t e tjerĂ«, pedanat, vazot, dhe mund tĂ« qĂ«ndrojnĂ« tendat deri mĂ« 17 gusht, e mĂ« pas tĂ« zĂ«vendĂ«sohen,” deklaroi Filo.

Prej disa ditësh aksioni për lirimin e hapësirave publike nga baret dhe restorantet po zbatohet edhe në Tiranë, të cilët pohojnë se zbatimi i aksionit gjatë sezonit turistik po u shkakton atyre dëme në xhiro. Ankesa ka pasur edhe nga kompanitë prodhuese të ujit të pijshëm të botiluar të cilët furnizojnë këto struktura. Prodhuesit pohojnë se kjo situatë po u shkakton rënie të shitjeve.

The post Lirimi i hapësirave publike, protestojnë bizneset e pedonales së Korçës; Bashkia shtyn vendimin appeared first on Revista Monitor.

Uljet e normave nga bankat qendrore po ngadalësohen, në fokus tarifat dhe politika

31 July 2025 at 14:56

Ritmi i uljes së normave të interesit nga bankat qendrore në mbarë botën po ngadalësohet, teksa Banka Qendrore Europiane (BQE) i afrohet fundit të ciklit të saj lehtësues, Rezerva Federale e SHBA-së mbetet e kujdesshme përballë inflacionit të nxitur nga tarifat dhe investitorët presin të shohin nëse Mnretëria e Bashkuar do të përshpejtojë ritmin.

Fed mbajti të pandryshuara normat e interesit, duke shprehur një qëndrim të ashpër që forcoi dollarin dhe zbuti shqetësimet se presioni i madh i Presidentit Donald Trump ndaj kryetarit Jerome Powell ka cënuar pavarësinë e bankës qendrore.

Më poshtë paraqitet situata në dhjetë bankat kryesore qendrore:

  1. Zvicra
    Parashikimet se Banka Kombëtare e Zvicrës do të përdorë norma negative interesi për të përballuar rritjen e pandalshme të frangës, një monedhë tradicionalisht e sigurt, janë zbehur pasi institucioni la të pandryshuara normat bazë në 0% në qershor.

Tregtarët e shohin një pauzë tjetër në shtator si thuajse të sigurt dhe spekulojnë se SNB ka filluar të ndërhyjë për të dobësuar frangën.

  1. Kanadaja
    Banka e Kanadasë mbajti normën kryesore të politikës monetare në 2.75% për të tretën mbledhje radhazi, duke përmendur rrezikun më të ulët të një lufte tregtare globale të rëndë dhe në përshkallëzim.

Megjithatë, ajo nuk publikoi parashikime të detajuara ekonomike, duke përmendur pasigurinë rreth politikave tregtare të SHBA-së, dhe theksoi se, nëse ekonomia dobësohet më tej, do të ishte e gatshme të ulte përsëri normat.

BoC ka ulur normat me 225 pikë bazë që nga qershori 2024, dhe tregjet e konsiderojnë të arsyeshme mundësinë për një tjetër ulje deri në fund të vitit.

  1. Suedia
    Përpara publikimit të të dhënave zhgënjyese për PBB-në në tremujorin e dytë, Riksbank uli muajin e kaluar normën bazë në 2% dhe sinjalizoi se politika monetare mund të lehtësohet sërish këtë vit nëse inflacioni mbetet i butë dhe rritja e dobët.
  2. Zelanda e Re
    Banka Qendrore e Zelandës së Re, e cila ka ulur normat me 225 pikë bazë gjatë këtij cikli, i mbajti të pandryshuara kostot e huamarrjes në fillim të këtij muaji, por deklaroi se pret të lehtësojë politikën monetare nëse presionet mbi çmimet vazhdojnë të bien, siç parashikohet.
  3. Eurozona
    Banka Qendrore Europiane mbajti normat të pandryshuara javën e kaluar pas tetë uljeve brenda një viti, dhe shumë analistë janë të mendimin se ajo tashmë e ka përfunduar ciklin lehtësues.

Marrëveshja tregtare BE-SHBA zbuti skenarët më të këqij për tarifa, dhe së bashku me vlerësimin relativisht optimist të BQE për perspektivën ekonomike, ulën shqetësimet se inflacioni do të binte ndjeshëm nën objektivin prej 2%.

Norma kryesore e politikës së BQE është aktualisht në 2%, nga 4% një vit më parë, megjithatë tregjet e shohin ende një mundësi të vogël për një ulje tjetër.

  1. SHBA
    Rezerva Federale mbeti në pritje të mërkurën dhe tregtarët reaguan ndaj komenteve të kryetarit Jerome Powell duke ulur pritshmëritë se normat e interesit do të fillojnë të bien në shtator, duke vënë në rrezik rreth 18 miliardë dollarë parashikime për dobësim të dollarit.

Kjo mund të nxisë zemërimin e Presidentit Donald Trump, i cili ka kërkuar ulje të menjëhershme dhe të thella të normave.

Powell tha se prioritet i Fed mbetet kontrolli i inflacionit, jo borxhi qeveritar apo kostot e hipotekave qĂ« Trump dĂ«shiron t’i ulĂ«.

Ai shtoi se rreziku i rritjes sĂ« çmimeve, si pasojĂ« e politikave tregtare dhe tĂ« tjera tĂ« administratĂ«s, mbetet shumĂ« i lartĂ« qĂ« Fed tĂ« fillojĂ« zbutjen e “qĂ«ndrimit kufizues” ndaj ekonomisĂ« pa mĂ« shumĂ« tĂ« dhĂ«na nĂ« dispozicion.

Fed ka qenë në pauzë gjatë gjithë këtij viti, dhe tregjet i vlerësojnë me më pak se 50% mundësitë për një ulje të normës në shtator.

  1. Britania e Madhe
    Banka e Anglisë do të mblidhet më 7 gusht. Tregjet presin një ulje me 25 pikë bazë, edhe pas të dhënave të fundit që treguan një rritje surprizë të inflacionit dhe një ftohje më pak të fortë të tregut të punës.

Inflacioni “ngjitĂ«s” ka bĂ«rĂ« qĂ« BoE tĂ« jetĂ« mĂ« e kujdesshme se shumica e bankave tĂ« tjera qendrore nĂ« procesin e lehtĂ«simit. Tregjet parashikojnĂ« dy ulje tĂ« normĂ«s me 25 pikĂ« bazĂ« deri nĂ« fund tĂ« vitit, pĂ«rfshirĂ« edhe ndryshimin nĂ« gusht.

  1. Australia
    Banka Qendrore e Australisë po tregohet gjithashtu e kujdesshme dhe befasoi tregjet në fillim të këtij muaji duke i mbajtur normat të pandryshuara në 3.85%, ndërsa pret të konfirmojë se inflacioni vazhdon të bjerë.

TĂ« dhĂ«nat e publikuara treguan se çmimet pĂ«r konsumatorĂ«t nĂ« Australi janĂ« rritur me ritmin mĂ« tĂ« ngadaltĂ« nĂ« mbi katĂ«r vjet nĂ« tremujorin e dytĂ«,– njĂ« lajm qĂ« duhet ta ndihmojĂ« RBA tĂ« marrĂ« vendimin pĂ«r ulje. Tregjet janĂ« pothuajse tĂ« sigurta se banka do tĂ« ulĂ« normĂ«n bazĂ« me 25 pikĂ« bazĂ« muajin e ardhshĂ«m dhe do tĂ« vijojĂ« uljet deri nĂ« 3.10% deri nĂ« fund tĂ« vitit.

  1. Norvegjia
    Banka qendrore e Norvegjisë uli muajin e kaluar normën me 25 pikë bazë në 4.25%, ulja e parë që nga viti 2020, por tregjet presin vetëm një tjetër për vitin 2025.

Norges Bank ka qenë ndër më të kujdesshmet në mesin e bankave qendrore të tregjeve të zhvilluara, dhe të dhënat e këtij muaji që treguan inflacionin bazë në 3.1% e përforcuan këtë qëndrim.

  1. Japonia
    Banka e Japonisë, e vetmja bankë qendrore kryesore që ndodhet në cikël rritjeje të normave, i mbajti normat të pandryshuara në 0.5%, por rriti parashikimet për inflacionin dhe paraqiti një pamje më pak të zymtë për ekonominë krahasuar me tre muaj më parë.

Këto ndryshime forcuan pritshmëritë se BOJ do të rinisë rritjen e normave më vonë gjatë këtij viti. / Reuters

 

The post Uljet e normave nga bankat qendrore po ngadalësohen, në fokus tarifat dhe politika appeared first on Revista Monitor.

Nga Alpet Shqiptare në bregun Jonian, Shqipëria një arratisje alternativë me buxhet të përballueshëm

31 July 2025 at 14:43

Nga Alpet Shqiptare në bregun Jonian, ky thesar ballkanik po kthehet në një nga arratisjet më joshëse të Europës

RTL Radio ka çelur serinë e saj mbi destinacionet alternative të pushimeve në Europë.

NĂ« pjesĂ«n e tretĂ« tĂ« kĂ«saj serie, vĂ«mendja Ă«shtĂ« pĂ«rqendruar te ShqipĂ«ria – njĂ« vend nĂ« mes tĂ« njĂ« transformimi tĂ« shpejtĂ«, qĂ« po kthehet nĂ« njĂ« pikĂ« tĂ« nxehtĂ« nĂ« hartĂ«n turistike tĂ« EuropĂ«s. Me njĂ« territor qĂ« shtrihet nga majat e egra tĂ« Alpeve Shqiptare deri te bregdeti magjepsĂ«s i Jonit, ShqipĂ«ria po perceptohet gjithnjĂ« e mĂ« shumĂ« si njĂ« nga arratisjet mĂ« tĂ«rheqĂ«se tĂ« kĂ«saj vere.

Natyrë e paprekur në veri
ShqipĂ«ria ofron njĂ« shumĂ«llojshmĂ«ri tĂ« jashtĂ«zakonshme brenda njĂ« sipĂ«rfaqeje tĂ« vogĂ«l, me peizazhe natyrore larg turizmit masiv. NĂ« veri, pranĂ« kufirit me KosovĂ«n dhe Malin e Zi, ndodhen tĂ« ashtuquajturat “BjeshkĂ«t e Nemuna” ose Alpet Shqiptare. Zonat e ValbonĂ«s dhe Thethit pĂ«rshkohen nga shtigje ecjeje qĂ« kalojnĂ« nĂ«pĂ«r peizazhe malore spektakolare, thuajse tĂ« paprekura nga dora e njeriut.

Fshatra të vegjël me shtëpi guri, lumenj të kthjellët dhe pamje panoramike e kthejnë këtë rajon në një parajsë për adhuruesit e natyrës dhe ata që kërkojnë qetësi.

Parku KombĂ«tar i VjosĂ«s – njĂ« mrekulli natyrore unike nĂ« EuropĂ«
Parku KombĂ«tar i VjosĂ«s, i shpallur nĂ« vitin 2023 si “Parku i ParĂ« KombĂ«tar i Lumit tĂ« EgĂ«r” nĂ« EuropĂ«, shton edhe mĂ« shumĂ« bukuri natyrore nĂ« hartĂ«n e ShqipĂ«risĂ«. Lumi Vjosa konsiderohet si lumi i fundit i madh nĂ« kontinent qĂ« rrjedh i lirĂ«, pa diga apo pengesa, ndĂ«rsa rajoni pĂ«rreth Ă«shtĂ« habitat i mbi 1,100 llojeve tĂ« kafshĂ«ve dhe bimĂ«ve, pĂ«rfshirĂ« rrĂ«qebullin ballkanik, lundĂ«rtarĂ«t dhe zogj tĂ« rrallĂ«.

Zona monitorohet dhe mbrohet me përkushtim, ndërsa promovohen forma të qëndrueshme të turizmit të butë.

Riviera – plazhe si nĂ« Maldive
Për ata që preferojnë detin më shumë se malet, edhe këtu Shqipëria nuk zhgënjen. Riviera Shqiptare përgjatë bregut të Jonit është një nga rajonet më të bukura, por ende të paeksploruara plotësisht të Mesdheut.

Plazhet e Ksamilit, DhĂ«rmiut dhe HimarĂ«s ofrojnĂ« rĂ«rĂ« tĂ« imĂ«t, ujĂ«ra tĂ« kristalta ngjyrĂ« smeraldi dhe njĂ« atmosferĂ« tĂ« qetĂ« – larg turmave tĂ« resorteve tĂ« mĂ«dha.

Që prej verës së vitit 2024, kjo pjesë e bregdetit është bërë më lehtësisht e aksesueshme falë Tunelit të Llogarasë, një projekt i rëndësishëm infrastrukturor që lidh më shpejt malet me detin. Udhëtimi nëpër kalimin dikur të rrezikshëm është shkurtuar nga 30 në vetëm 7 minuta, duke nxitur ndjeshëm turizmin në rajon.

Jeta urbane dhe kujtesa historike
Kryeqyteti, Tirana, Ă«shtĂ« njĂ« pĂ«rzierje ngjyrash, historie dhe gjallĂ«rie urbane. Qendra e saj Ă«shtĂ« plot energji krijuese – nga kafenetĂ« me muzikĂ« live dhe arti nĂ« rrugĂ«, te restorantet inovative dhe njĂ« popullatĂ« e re qĂ« i jep jetĂ« qytetit.

Tirana pĂ«rballet hapur edhe me tĂ« shkuarĂ«n e saj. Muzeumet Bunk’Art 1 dhe Bunk’Art 2, tĂ« vendosura nĂ« bunkerĂ« nĂ«ntokĂ«sorĂ« nga koha e diktaturĂ«s, tregojnĂ« historinĂ« e komunizmit nĂ« njĂ« mĂ«nyrĂ« vizuale mbresĂ«lĂ«nĂ«se.

Kulturë dhe thesare historike
Trashëgimia kulturore e Shqipërisë është po aq e pasur sa peizazhet e saj natyrore. Në veriperëndim ndodhet Shkodra, një nga vendbanimet më të vjetra të rajonit, e vendosur pranë liqenit më të madh në Ballkan. Kalaja e Rozafës ngrihet mbi qytet, duke ofruar pamje të gjera mbi ujërat, malet dhe lumin që përshkon zonën.

MĂ« nĂ« jug, qytetet e trashĂ«gimisĂ« botĂ«rore tĂ« UNESCO-s, Berati – i njohur si “qyteti i njĂ« mbi njĂ« dritareve” – dhe Gjirokastra, e dalluar pĂ«r arkitekturĂ«n osmane dhe shtĂ«pitĂ« prej guri, ofrojnĂ« pamje autentike dhe plot gjallĂ«ri tĂ« traditave dhe identitetit shqiptar.

Informacione praktike
Edhe pse ende jashtë Bashkimit Europian, Shqipëria pranon euron në shumë restorante dhe dyqane. Monedha kombëtare është leku, por turistët shpesh nuk kanë nevojë të këmbejnë para.

Me një kosto jetese më të ulët se vendet fqinje, Shqipëria ofron një mundësi pushimi të përballueshme për buxhetin.

Me pak fjalĂ«, ShqipĂ«ria ofron natyrĂ« spektakolare, mikpritje tĂ« ngrohtĂ«, kulturĂ« tĂ« pasur dhe njĂ« RivierĂ« qĂ« mund tĂ« krahasohet me destinacionet mĂ« tĂ« njohura. QoftĂ« nĂ« ecje nĂ« male, relaks buzĂ« detit apo eksplorim tĂ« qyteteve historike, mbetet njĂ« destinacion i paprekur – afĂ«r shtĂ«pisĂ«, por me ndjesinĂ« e njĂ« bote tjetĂ«r./ RTL

 

The post Nga Alpet Shqiptare në bregun Jonian, Shqipëria një arratisje alternativë me buxhet të përballueshëm appeared first on Revista Monitor.

Bullgaria vendos kontroll çmimesh ndërsa afrohet kalimi në euro

31 July 2025 at 13:58

Parlamenti i Bullgarisë miratoi të mërkurën një ligj që vendos kontrolle njëvjeçare të çmimeve duke filluar nga 8 gushti, si pjesë e procesit teknik të kalimit drejt monedhës euro, që pritet të ndodhë në janar.

Ky vendim vjen pasi ministrat e Financave tĂ« Bashkimit Europian vendosĂ«n kĂ«tĂ« muaj kursin e kĂ«mbimit mes levĂ«s bullgare dhe euros – hapi i fundit pĂ«r ta bĂ«rĂ« BullgarinĂ« anĂ«taren e 21-tĂ« tĂ« eurozonĂ«s.

Muajin e kaluar, ministrat e financave të BE-së dhanë mbështetje zyrtare për anëtarësimin e Bullgarisë në eurozonë, pas vlerësimeve pozitive të Komisionit Europian dhe Bankës Qendrore Evropiane mbi gatishmërinë e vendit.

Sipas faqes zyrtare të parlamentit bullgar, ligji përfshin një periudhë prove deri më 8 tetor, gjatë së cilës bizneset pritet të fillojnë të shënojnë çmimet në të dyja monedhat (leva dhe euro), si dhe të lëshojnë fatura me vlerat përkatëse në të dyja.

Legjislacioni u jep autoriteteve mundësinë për të ndërhyrë me masa të përkohshme në rast se çmimet e produkteve bazë apo shërbimeve rriten ndjeshëm.

Gjoba për tregtarët që do të kapen duke manipuluar çmimet në mënyrë të padrejtë do të variojnë nga 2,556 euro (2,930 dollarë) deri në 511,290 euro (586,245 dollarë). Ndërkohë, shitësit e mëdhenj me pakicë do të detyrohen të publikojnë përditë në faqet e tyre zyrtare çmimet finale të produkteve bazë dhe shërbimeve.

Bullgaria ka synuar kalimin nga leva në euro që kur u bë pjesë e BE-së në vitin 2007. Megjithatë, entuziazmi fillestar i qytetarëve është zbehur: rreth 50% e bullgarëve janë aktualisht skeptikë, nga frika se kalimi në euro do të shkaktojë rritje të çmimeve.

Kroacia ishte vendi i fundit i BE-sĂ« qĂ« iu bashkua eurozonĂ«s, nĂ« fillim tĂ« vitit 2023. Me anĂ«tarĂ«simin e BullgarisĂ« nĂ« vitin 2026, vetĂ«m gjashtĂ« nga 27 vendet anĂ«tare tĂ« BE-sĂ« do tĂ« mbeten jashtĂ« eurozonĂ«s: Suedia, Polonia, Çekia, Hungaria, Rumania dhe Danimarka.

The post Bullgaria vendos kontroll çmimesh ndërsa afrohet kalimi në euro appeared first on Revista Monitor.

Beteja për energjinë në Kosovë: Gjykata ndal hovin e tregut të lirë, ZRRE ende pa qëndrim

31 July 2025 at 13:00

Gjykata Komerciale e Kosovës ka njoftuar dje se ka anuluar pjesërisht vendimin e Zyrës së Rregullatorit për Energji (ZRRE) për daljen e bizneseve në tregun e lirë të energjisë elektrike, duke e cilësuar si të kundërligjshëm dhe të zbatuar në kundërshtim me procedurat ligjore.

 

Gjykata Komerciale e Kosovës ka pezulluar vendimin e Zyrës së Rregullatorit për Energji që parasheh daljen e bizneseve në tregun e liberalizuar të energjisë elektrike.

Masa e pezullimit do të vlejë derisa Gjykata të marrë një vendim përfundimtar për këtë çështje.

Vendimi i ZRRE-së për liberalizimin e tregut të energjisë ka hyrë në fuqi më 1 qershor. Sipas vendimit, të gjitha kompanitë që kanë më shumë se 50 punëtorë ose qarkullim mbi 10 milionë euro në vit u detyruan të kalojnë në tregun e hapur të energjisë nga 1 qershori.

Kompanitë që nuk kanë arritur të lidhin kontratë me një furnizues, po furnizohen nga Korporata Energjetike e Kosovës (KEK), si mundësi e fundit për sigurimin e energjisë elektrike, për një periudhë 60-ditore.

Kjo periudhë, për ata që kanë lidhur kontratë me KEK-un, skadon më 31 korrik.

Për këtë datë është paralajmëruar se të gjitha bizneset në Kosovë me mbi 50 punëtorë, ose me qarkullim vjetor mbi 10 milionë euro, që nuk kanë lidhur kontratë me ndonjë furnizues të licencuar të energjisë elektrike, do të mbesin pa rrymë.

Por, në aktgjykimin e publikuar më 30 korrik, lidhur me padinë e ngritur nga kompania Proex kundër ZRRE-së, Gjykata Komerciale vendosi që të anulojë njoftimin e lëshuar nga ZRRE-ja më 12 mars, përmes së cilit njoftonte kompanitë për dalje në tregun e lirë, duke e cilësuar si të kundërligjshëm.

“TĂ« gjithĂ« konsumatorĂ«t qĂ« sipas njoftimit tĂ« paditurĂ«s [ZRRE-sĂ«] do tĂ« dalin ne treg tĂ« lirĂ« pĂ«r t’u furnizuar me energji elektrike, janĂ« njoftuar pĂ«r njĂ« ndryshim me rĂ«ndĂ«si kaq tĂ« lartĂ« vetĂ«m 2 muaj e gjysmĂ« paraprakisht. E paditura, pĂ«rveç faktit qĂ« ka dĂ«shtuar qe kĂ«tĂ« çështje ta rregullojĂ« pĂ«rmes aktitadministrativ, duke ju ofruar palĂ«ve arsyetimin, bazĂ«n ligjore, kĂ«shillĂ«n juridike si dhe çështjet e tjera me rendĂ«si pĂ«r njĂ« tranzicion tĂ« tillĂ«, ka dĂ«shtuar qĂ« fillimisht tĂ« ju ofroj konsumatorĂ«ve informata tĂ« nevojshme dhe jetike pĂ«r kĂ«tĂ« proces”, u tha nĂ« vendimin e GjykatĂ«s.

Gjykata Komerciale tha se vendimi i ZRRE-sĂ« pĂ«r tĂ« nxjerrĂ« tĂ« gjithĂ« konsumatorĂ«t nĂ« treg tĂ« lirĂ«, tĂ« “bazuar nĂ« njĂ« interpretim tĂ« gabuar” tĂ« dispozitave ligjore, pĂ«rbĂ«n shkelje tĂ« rĂ«ndĂ« tĂ« ligjit, pasi sipas gjykatĂ«s ZRRE-ja i ka trajtuar nĂ« mĂ«nyrĂ« tĂ« padrejtĂ« konsumatorĂ«t, qĂ« sipas ligjit, plotĂ«sojnĂ« tĂ« paktĂ«n njĂ« nga kriteret e kĂ«rkuara pĂ«r dalje nĂ« treg tĂ« lirĂ«.

“Rrjedhimisht, vendimi dhe njoftimi i tĂ« paditurĂ«s janĂ« tĂ« kundĂ«rligjshme, si pĂ«r nga pĂ«rmbajtja ligjore ashtu edhe pĂ«r nga forma procedurale, duke u bazuar nĂ« interpretim tĂ« pasaktĂ« tĂ« dispozitave dhe zbatim tĂ« gabuar tĂ« normave nĂ« dĂ«m tĂ« konsumatorĂ«ve”, tha Gjykata Komerciale, e cila po ashtu ka anuluar pikĂ«n 4 tĂ« vendimit tĂ« ZRRE-sĂ«, me tĂ« cilin, konsumatorĂ«t fundorĂ« kanĂ« tĂ« drejtĂ« tĂ« furnizohen me energji elektrike nĂ« tregun konkurrues.

Oda Ekonomike e KosovĂ«s ka mirĂ«pritur vendimin e GjykatĂ«s Komerciale, duke e vlerĂ«suar si vendim tĂ« rĂ«ndĂ«sishĂ«m dhe qĂ« konfirmon shqetĂ«simet e ngritura nga komuniteti i biznesit dhe nga kjo odĂ« “lidhur me mĂ«nyrĂ«n e njĂ«anshme dhe jo transparente tĂ« zbatimit tĂ« kĂ«tij procesi”.

“NĂ« mungesĂ« tĂ« njĂ« njoftimi tĂ« vlefshĂ«m dhe nĂ« mungesĂ« tĂ« njĂ« baze ligjore pĂ«r zbatim, Oda Ekonomike e KosovĂ«s kĂ«rkon nga ZRRE qĂ« tĂ« anulojĂ« vendimin e datĂ«s 05.04.2024, i cili nuk mund tĂ« prodhojĂ« mĂ« efekte juridike. ZRRE Ă«shtĂ« e detyruar tĂ« zbatojĂ« aktgjykimet pĂ«rfundimtare tĂ« gjykatĂ«s, dhe moszbatimi i tyre pĂ«rbĂ«n shkelje tĂ« rĂ«ndĂ« tĂ« rendit juridik qĂ« sjellĂ« pĂ«rgjegjĂ«si penale”, u tha nĂ« reagimin e OdĂ«s Ekonomike tĂ« KosovĂ«s.

NdĂ«rkaq, Oda Ekonomike Amerikane i bĂ«ri thirrje ZRRE-sĂ« qĂ« “tĂ« shfuqizojĂ« menjĂ«herĂ« vendimin e saj tĂ« kontestuar pĂ«r liberalizimin e tregut tĂ« energjisĂ«â€.

“Aktgjykimi i sotĂ«m, por edhe ato tĂ« para disa javĂ«ve, konfirmojnĂ« shqetĂ«simet e ngritura nga bizneset dhe Oda Amerikane, duke theksuar mĂ« tej tĂ« metat procedurale dhe substanciale nĂ« procesin e liberalizimit. Pasiguria juridike e krijuar muajve tĂ« fundit ka shkaktuar konfuzion tĂ« jashtĂ«zakonshĂ«m nĂ« mesin e bizneseve, duke minuar parashikueshmĂ«rinĂ« rregullative dhe duke cenuar planifikimin operativ”, tha Oda Ekonomike Amerikane.

Deputetja e LDK-së, Hymete Bajrami, ka kërkuara edhe një herë nga Zyra e Rregullatorit për Energji që të pezulloi vendimin për përjashtimin e bizneseve nga shërbimi universal i furnizimit me energji.

Në nuk e bënë sot një gjë të tillë, ka thënë Bajrami, ZRrE do të hyjë në histori si armiku më i madh i ekonomisë në vend.

NĂ« profilin e saj nĂ« “Facebook”, ajo ka shkruar se janĂ« nĂ« rrezik mbi 140 mijĂ« vende pune.

“Zyra e Rregullatorit pĂ«r Energji, nĂ«se sot nuk e pezullon vendimin pĂ«r pĂ«rjashtimin e bizneseve nga shĂ«rbimi universal i furnizimit me energji, do tĂ« hyjĂ« nĂ« histori si armiku mĂ« i madh i ekonomisĂ« nĂ« vend. JanĂ« nĂ« rrezik mbi 140 mijĂ« vende pune dhe valĂ« e re inflacionit pĂ«r secilin produkt. E kemi thĂ«nĂ« qĂ« nĂ« fillimi: nuk ka treg tĂ« lirĂ«, bizneset nuk janĂ« tĂ« pĂ«rgatitura, as institucionet, andaj bizneset e pĂ«rjashtuara nga tregu i rregulluar ende nuk i kanĂ« faturat e muajit qershor. Prokuroria nuk duhet tĂ« ketĂ« pardon pĂ«r bordin e ZRRE-sĂ«. Nuk duhet tĂ« lejohet asnjĂ«herĂ« qĂ« njerĂ«z qĂ« paguhen me para publike me punu pĂ«r interesa private”, ka shkruar ajo, duke ia drejtuar disa pyetje ZRrE-sĂ«.

Edhe Dhoma Ekonomike e Grave të Kosovës (G7) ka mirëpritur vendimin e Gjykatës Komerciale për shfuqizimin e vendimit të Zyrës së Rregullatorit për Energji (ZRrE) që detyronte bizneset të dalin në tregun e lirë të energjisë elektrike.

Sipas njĂ« njoftimi pĂ«r media bĂ«het e ditur se ky vendim i GjykatĂ«s vjen si njĂ« konfirmim i asaj pĂ«r tĂ« cilĂ«n G7 dhe shumĂ« biznese tĂ« vogla e tĂ« mesme kanĂ« ngritur zĂ«rin vazhdimisht: imponimi i menjĂ«hershĂ«m dhe pa pĂ«rgatitje i daljeve nĂ« tregun e lirĂ« ishte i nxituar, i padrejtĂ« dhe i paqĂ«ndrueshĂ«m pĂ«r mijĂ«ra biznese qĂ« nuk kishin kapacitetin pĂ«r t’u pĂ«rballur me njĂ« treg tĂ« papĂ«rshtatshĂ«m dhe tĂ« paqĂ«ndruar.

“Ky proces i imponuar i vendosur nga ZRrE jo vetĂ«m qĂ« rrezikonte mbylljen e dhjetĂ«ra bizneseve tĂ« udhĂ«hequra nga gra, por cenonte thellĂ«sisht barazinĂ« ekonomike dhe mundĂ«sinĂ« pĂ«r pjesĂ«marrje tĂ« drejtĂ« nĂ« treg. G7 rithekson se liberalizimi i tregut duhet tĂ« jetĂ« njĂ« proces i menaxhuar me kujdes, me politika tranzicioni, subvencione tĂ« drejta, mbĂ«shtetje teknike dhe informim tĂ« qartĂ« pĂ«r tĂ« gjitha palĂ«t”, thuhet nĂ« njoftim.

Po ashtu siç thuhet nĂ« njoftimin G7-tĂ«s: “Nuk mund tĂ« flasim pĂ«r njĂ« treg tĂ« lirĂ«, nĂ«se ai favorizon vetĂ«m tĂ« mĂ«dhenjtĂ« dhe pĂ«rjashton tĂ« vegjlit”.

Më shumë se 1.300 biznese private tashmë janë pjesë e këtij tregu.

Në Kosovë, liberalizimi i tregut të energjisë është paraparë me Ligjin për energjinë elektrike të miratuar në vitin 2016, por zbatimi i tij është shtyrë për shkak të rrethanave të ndryshme.

Kurse nĂ« vendet e Bashkimit Evropian, procesi i liberalizimit tĂ« tregut tĂ« energjisĂ« ka filluar nĂ« fund tĂ« viteve ’90 me qĂ«llim rritjen e konkurrencĂ«s, efikasitetit, sigurisĂ« dhe zgjedhjes pĂ«r konsumatorĂ«t.

Në Ballkanin Perëndimor ky proces është ende në zhvillim e sipër.

 

The post Beteja për energjinë në Kosovë: Gjykata ndal hovin e tregut të lirë, ZRRE ende pa qëndrim appeared first on Revista Monitor.

Partnerët tregtarë të SHBA nxitojnë të nënshkruajnë marrëveshje para se tarifat të hyjnë në fuqi

31 July 2025 at 12:57

Kanadaja dhe Meksika udhëheqin ofensivën diplomatike në Uashington, ndërsa afrohet afati i 1 gushtit

 

Zyrtarë të lartë nga partnerët më të mëdhenj tregtarë të SHBA-së kanë vërshuar në Uashington në një përpjekje për të arritur marrëveshje tregtare të minutës së fundit me Donald Trump, më pak se 24 orë përpara se të përballen sërish me nivelet më të larta të tarifave nga presidenti.

Aleatët e SHBA-së, Kanadaja dhe Meksika, kanë dërguar delegacione, sipas personave në dijeni të negociatave, dhe janë përfshirë në bisedime intensive me zyrtarë të administratës Trump.

Ndërsa afrohej afati i 1 gushtit, Trump sinjalizoi përparime me disa partnerë tregtarë kyç, duke njoftuar një marrëveshje me Korenë e Jugut të mërkurën vonë, ndërkohë që tha se do të zhvillonte bisedime të minutës së fundit me Indinë, vetëm pak orë pasi kishte shpallur tarifa 25 për qind ndaj këtij vendi.

Por Trump paralajmëroi gjithashtu partnerët e tjerë tregtarë se nuk do të tërhiqet nga regjimi i ri gjithëpërfshirës i tarifave, që ka kërcënuar të vendosë për vendet që nuk arrijnë një marrëveshje deri në afatin e tij.

KĂ«rcĂ«nimet, tĂ« kombinuara me marrĂ«veshjet e arritura gjatĂ« ditĂ«ve tĂ« fundit me BE-nĂ« dhe JaponinĂ«, kanĂ« lĂ«nĂ« negociatorĂ«t e partnerĂ«ve tĂ« tjerĂ« tregtarĂ« nĂ« njĂ« nxitim tĂ« madh, pĂ«r tĂ« gjetur kohĂ« pĂ«r t’u takuar me zyrtarĂ«t e administratĂ«s dhe pĂ«r tĂ« pĂ«rmbyllur kushtet.

Pavarësisht kërcënimit me tarifa ndaj Indisë, një person në dijeni të negociatave me këtë vend tha se Nju Delhi ishte gjithashtu afër një marrëveshjeje, megjithëse negociatorët e saj kryesorë kishin lënë Uashingtonin.

Kryeministri i Kanadasë, Mark Carney, u shpreh me tone të kujdesshme për ecurinë e bisedimeve të vendit të tij me administratën Trump, mbrëmjen e së mërkurës.

“KĂ«to janĂ« negociata tĂ« ndĂ«rlikuara, gjithĂ«pĂ«rfshirĂ«se dhe konstruktive,” u tha Carney gazetarĂ«ve. “Ka mundĂ«si qĂ« tĂ« mos pĂ«rmbyllen deri mĂ« 1 gusht.”

Diplomatët e huaj kanë kaluar orë të tëra gjatë javëve të fundit duke negociuar me sekretarin e Tregtisë, Howard Lutnick, dhe përfaqësuesin amerikan të tregtisë, Jamieson Greer.

MegjithĂ«se njĂ« diplomat e pĂ«rshkroi Lutnick si “vendimtar” nĂ« sigurimin e çdo marrĂ«veshjeje, shumĂ« tĂ« tjerĂ« thanĂ« se ai i kishte paralajmĂ«ruar se vendimet pĂ«rfundimtare i takonin Trump.

Persona në dijeni të bisedimeve të ndryshme tregtare thanë se Trump kishte refuzuar më shumë se një herë marrëveshje të propozuara nga Lutnick dhe ndihmës të tjerë, duke kërkuar që ata të shtynin për më shumë lëshime në favor të SHBA-së.

Presidenti ka ndërhyrë personalisht në disa marrëveshje, përfshirë edhe pjesëmarrjen në një telefonatë me ministrin indian të tregtisë dhe Lutnick, ndërsa negociatat vazhdonin.

Trump pritet gjithashtu të vendosë nëse do të zgjasë pezullimin e luftës së tij tregtare me Kinën, pas raundit të tretë të bisedimeve të zhvilluara këtë javë në Suedi mes sekretarit të Thesarit, Scott Bessent, dhe Greer me një ekip nga Pekini.

Fushata e fundit diplomatike vjen në një kohë kur tregjet amerikane në përgjithësi po e injorojnë luftën tregtare të Trump. Indeksi i aksioneve S&P 500 ka arritur nivele rekord, ndërsa dollari është rritur në nivelin më të lartë që nga maji, pasi tregtarët po parashikojnë se presidenti do të tërhiqet nga vendosja e tarifave aq të ashpra sa për të trembur investitorët.

Megjithatë, disa banka të Wall Street dhe investitorë mbeten të shqetësuar se tregjet janë bërë tepër të qeta.

Përpjekjet diplomatike përmbyllin një gjashtëmujor të trazuar në marrëdhëniet tregtare të SHBA-së, të shënuar nga retorikë kërcënuese dhe kërcënime me tarifa nga Trump, shpesh të ndjekura nga tërheqje dhe zbutje qëndrimesh.

Partnerët tregtarë të SHBA-së që nuk arrijnë një marrëveshje kanë afat deri në orën 12:01 të mëngjesit të premten me orën lindore, përndryshe do të përballen me riaktivizimin e tarifave të rënda të shpallura nga Trump në prill, por të pezulluara pas disa ditësh trazirash të forta në tregje.

Pas kërcënimeve ndaj kryeqyteteve të huaja përmes tarifave me qëllim përfitime politike, presidenti ka vendosur që tarifat reciproke të jenë pjesë qendrore e axhendës së tij tregtare.

KĂ«to tarifa, tĂ« vendosura nĂ« “ditĂ«n e çlirimit” nĂ« prill, arritĂ«n deri nĂ« 50 pĂ«r qind pĂ«r shumicĂ«n e partnerĂ«ve tregtarĂ« tĂ« SHBA-sĂ«. Trump ka thĂ«nĂ« se dĂ«shiron qĂ« tarifat tĂ« eliminojnĂ« deficitin tregtar me eksportuesit e huaj.

Edhe pse Trump premtoi të nënshkruante 90 marrëveshje në 90 ditë gjatë pezullimit të mëparshëm të tarifave reciproke, negociatat kanë qenë shpesh të vështira, me partnerë kryesorë që kërkonin të mbronin industritë strategjike dhe me disa negociatorë të hutuar nga mesazhet e përziera të administratës.

Meksikës dhe Kanadasë, ndër partnerët kryesorë tregtarë të SHBA-së, u janë ofruar përjashtime të ndjeshme për mallrat që përputhen me marrëveshjen ekzistuese të tregtisë së lirë të vitit 2020 me SHBA-në.

Por ata kanë qenë gjithashtu mes vendeve që Trump i ka kërcënuar me tarifa më të ashpra përmes një sërë letrash të postuara në internet javët e fundit.

Partnerët tregtarë janë përpjekur gjithashtu të kuptojnë mekanizmin për tarifat e reja, ose për heqjen e tyre, dhe janë hutuar se cilat tarifa mund të rikthehen ose të vendosen, dhe cilat do të ndryshojnë nga ato tashmë të shpallura.

Trump duhet të nxjerrë urdhra ekzekutivë para afatit të së enjtes në mbrëmje për të vendosur çdo tarifë që ndryshon nga ato të shpallura në prill.

Në Britani javën e kaluar, presidenti ngriti gjithashtu mundësinë e vendosjes së tarifave të përgjithshme prej 15-20 për qind për vendet që nuk arrijnë një marrëveshje të re deri më 1 gusht.

“Nuk mund tĂ« ulesh dhe tĂ« bĂ«sh 200 marrĂ«veshje,” tha Trump nĂ« Skoci, ku zbuloi marrĂ«veshjen tregtare me BE-nĂ«.

Disa vende kanë marrë njoftime ku përshkruhen nivele të reja tarifore ose kanë rënë dakord për tarifa të reja, por administrata ende nuk ka lëshuar dokumente ligjore të reja për të zbatuar këto kërcënime.

Trump ka sugjeruar se mund të dërgojë më shumë njoftime për vendet ku përcakton tarifa të tjera. / FT

The post Partnerët tregtarë të SHBA nxitojnë të nënshkruajnë marrëveshje para se tarifat të hyjnë në fuqi appeared first on Revista Monitor.

Vendet me ujërat më të pastra në Europë, pse Shqipëria renditet e fundit?

31 July 2025 at 12:14

Adhuruesit e notit qĂ« kĂ«rkojnĂ« vendin e pĂ«rsosur pĂ«r t’u larĂ« ka shumĂ« gjasa tĂ« jenĂ« nĂ« ujĂ«ra tĂ« sigurta nĂ« EuropĂ« – tĂ« paktĂ«n sa i pĂ«rket pĂ«rmbajtjes kimike.

Analiza mĂ« e fundit e AgjencisĂ« Europiane tĂ« Mjedisit (EEA), e cila shqyrtoi 22,127 pika bregdetare, liqenore dhe lumore, vlerĂ«soi si “tĂ« shkĂ«lqyera” 85% tĂ« vendeve pĂ«r larje.

Qipro u shpall destinacioni më i mirë për notuesit, me mbi 99% të ujërave të saj që morën vlerësimin maksimal. Ky vend është renditur vazhdimisht ndër më të mirët gjatë viteve, duke ofruar vende mahnitëse si Aya Napa, Plazhi Nissi, Gjiri i Fikut dhe Gjiri Konnos, ndër të tjera.

Lajm i mirĂ« pĂ«r ata qĂ« do tĂ« udhĂ«tojnĂ« drejt Detit tĂ« Zi kĂ«tĂ« verĂ«: Bullgaria u ngjit me tre pozicione dhe u rendit e dyta, me njĂ« rezultat prej 98% tĂ« ujĂ«rave tĂ« vlerĂ«suara si “tĂ« shkĂ«lqyera”.

Alarmi, Shqipëria me cilësinë më të keqe të ujërave në plazhe në Europë, vetëm 16% të shkëlqyera

Pse Shqipëria renditet e fundit?

MegjithatĂ«, gjetjet e raportit tĂ« EEA-sĂ« nuk janĂ« aq pozitive pĂ«r ShqipĂ«rinĂ«, njĂ« nga destinacionet nĂ« zhvillim tĂ« turizmit nĂ« EuropĂ«. Ajo shĂ«non pĂ«rqindjen mĂ« tĂ« ulĂ«t tĂ« ujĂ«rave tĂ« vlerĂ«suara si me cilĂ«si “tĂ« shkĂ«lqyer” (16%) dhe pĂ«rqindjen mĂ« tĂ« lartĂ« tĂ« pikave tĂ« renditura si “tĂ« dobĂ«ta” (23%).

Universiteti Bujqësor i Tiranës thotë se shumë zona të banuara me mbi 5,000 banorë kanë munguar deri së fundmi në impiantet e trajtimit të ujërave të ndotura, gjë që ka sjellë derdhjen e drejtpërdrejtë të ujërave të zeza në det apo lumenj.

NĂ« veçanti, “sistemi i kanalizimeve nĂ« qytetin e DurrĂ«sit ka qenĂ« prej vitesh njĂ« problem si pĂ«r banorĂ«t, ashtu edhe pĂ«r ekosistemet”, thuhet nĂ« European Journal of Environment & Earth Sciences.

Ndotja nga plastika dhe mikroplastika paraqet probleme të tjera shtesë. Pas Malit të Zi dhe Maqedonisë së Veriut, Shqipëria renditej e treta për sasinë më të lartë të hedhjes të plastikës në ujë për frymë, me tre kilogramë në vit. Këto të dhëna vijnë nga një raport i vitit 2020 i publikuar nga Bashkimi Ndërkombëtar për Ruajtjen e Natyrës (IUCN).

Megjithatë, me ndihmën e Bashkimit Europian dhe Bankës Botërore, vendi po ndërmerr hapa të rëndësishëm, duke investuar miliona euro për zgjerimin e infrastrukturës së trajtimit të ujërave dhe përmirësimin e menaxhimit të pellgjeve lumore, veçanërisht në zona si Divjakë, Durrës, Kavajë, Ksamil, Lezhë, Orikum, Sarandë, Spille, Velipojë dhe Vlorë, ndër të tjera.

Ndalim për larje? Zona në Francë, Itali dhe Spanjë nën vëzhgim

Harta interaktive e EEA-së tregon një numër të madh pikash të rrezikshme në rajonet jugore dhe qendrore të Francës, si dhe në brendësi të Korsikës. Në Itali, përqendrimet më të mëdha të pikave me cilësi të dobët ndodhen në jug: në veri të Reggio Calabrias dhe pranë Napolit e Salernos.

As ishulli i mrekullueshëm spanjoll i Palma de Mallorca nuk është plotësisht imun: uji në Playa Tamarells, Playa de Albercuix dhe Cala Egos është klasifikuar si me cilësi të dobët.

NdĂ«rmjet viteve 2019 dhe 2023, gjithsej 58 pika larjeje nĂ« BE janĂ« vlerĂ«suar vazhdimisht si “tĂ« dobĂ«ta”.

Prej tyre, 30 ndodhen në Itali, 20 në Francë, nga dy në Danimarkë, Holandë dhe Suedi, dhe nga një në Estoni dhe Spanjë.

“VetĂ«m pesĂ« nga kĂ«to vende arritĂ«n tĂ« pĂ«rmirĂ«sojnĂ« cilĂ«sinĂ« e ujĂ«rave tĂ« tyre nĂ« njĂ« nivel tĂ« paktĂ«n tĂ« mjaftueshĂ«m deri nĂ« vitin 2024”, thuhet nĂ« raportin e EEA-sĂ«.

Sipas DirektivĂ«s sĂ« BE-sĂ« pĂ«r UjĂ«rat e PĂ«rshtatshme pĂ«r Larje, çdo vend qĂ« klasifikohet si “i dobĂ«t” pĂ«r tĂ« paktĂ«n pesĂ« vite radhazi duhet t’i nĂ«nshtrohet njĂ« ndalimi tĂ« pĂ«rhershĂ«m pĂ«r larje, ose tĂ« shoqĂ«rohet me njĂ« paralajmĂ«rim tĂ« pĂ«rhershĂ«m kundĂ«r larjes.

ÇfarĂ« duhet tĂ« keni parasysh kur zgjidhni vendin pĂ«r t’u larĂ«?

Ujërat e përshtatshme për not duhet të kenë nivele të ulëta të baktereve E. coli dhe enterokokëve intestinalë, të cilat janë baktere fekale që vijnë nga ujërat e zeza dhe plehrat organike.

Nëse gëlltiten, ato mund të shkaktojnë diarre, dhimbje barku, infeksione urinare dhe sëmundje të tjera.

Prania e lulĂ«zimeve cianobakteriale—tĂ« njohura ndryshe si alga blu tĂ« gjelbra (edhe pse nĂ« fakt nuk janĂ« alga)—ështĂ« gjithashtu tregues i cilĂ«sisĂ« sĂ« dobĂ«t tĂ« ujit.

Ato janĂ« tĂ« pranishme natyrshĂ«m si nĂ« ujĂ«rat e kripura ashtu edhe nĂ« ato tĂ« Ă«mbla, por nĂ«se nivelet rriten shumĂ«, toksinat qĂ« prodhojnĂ« mund tĂ« shkaktojnĂ« tĂ« pĂ«rziera, dobĂ«si muskulore, irritime dhe madje vdekje tĂ« kafshĂ«ve pĂ«rmes thithjes ose kontaktit me lĂ«kurĂ«n. PĂ«r mĂ« tepĂ«r, kĂ«to mund tĂ« shkaktojnĂ« erĂ«ra tĂ« pakĂ«ndshme dhe turbullirĂ« tĂ« ujit (i ashtuquajturi “efekti i supĂ«s me bizele”).

Lulëzimet e cianobaktereve përhapen lehtë për shkak të rrjedhjeve bujqësore dhe ujërave të zeza, ndaj sistemet e mira të kanalizimeve janë thelbësore për të kontrolluar lëndët ushqyese që i nxisin ato.

MegjithatĂ«, disa shenja tĂ« cilĂ«sisĂ« sĂ« dobĂ«t tĂ« ujit janĂ« mĂ« tĂ« vĂ«shtira pĂ«r t’u dalluar me sy tĂ« lirĂ«, pĂ«r shembull kur bĂ«het fjalĂ« pĂ«r ndotĂ«s kimikĂ« si merkuri.

“KĂ«ta ndotĂ«s nuk kapen nga monitorimi i ujĂ«rave pĂ«r larje, edhe kur tejkalojnĂ« kufijtĂ« ligjorĂ«â€, thuhet nĂ« raportin e EEA-sĂ«.

Prandaj, është gjithmonë më mirë të bëni një kërkim të plotë për vendin që keni zgjedhur, sesa të gjykoni cilësinë vetëm përmes vëzhgimit me sy./ Euronews

 

The post Vendet me ujërat më të pastra në Europë, pse Shqipëria renditet e fundit? appeared first on Revista Monitor.

Bie indeksi i besimit të biznesit të Amcham, gjetja e stafit mbetet problemi kryesor

31 July 2025 at 11:45

Indeksi i Biznesit i Dhomës Amerikane të Tregtisë (AmCham) për vitin 2024 arriti në 46.47 pikë nga 100, duke shënuar një rënie prej -1.10 pikë krahasuar me 47.57 pikë, që ishte në vitin 2023, sipas publikimit të Amcham.

Vlerësimi i drejtpërdrejtë i anëtarëve të AmCham për klimën e biznesit në Shqipëri gjatë vitit 2024 mbeti pothuajse i njëjtë, me 46.36 pikë.

Pesë shqetësimet kryesore të raportuara nga kompanitë anëtare për vitin 2024 vazhdojnë të jenë:
– Gjetja e stafit tĂ« kualifikuar vendas
– Monopolet dhe konkurrenca e pandershme
– Ekonomia informale
– Burokracia qeveritare
– Niveli i pĂ«rgjithshĂ«m i taksave tĂ« zbatuara

Pavarësisht një përmirësimi të lehtë, vështirësia për të gjetur staf të kualifikuar lokal u raportua nga 73.3% e kompanive pjesëmarrëse si një nga problemet më serioze.

NĂ« vitin 2024, perceptimi negativ pĂ«r “Monopolet dhe KonkurrencĂ«n e PabartĂ«â€ ka rĂ«nĂ« me -3.20 pikĂ«, pĂ«r “EkonominĂ« Informale” me -1.44 pikĂ« dhe pĂ«r “Korrupsionin” me -1.66 pikĂ«.

Nga ana tjetĂ«r, “Furnizimi me energji” dhe “Rendi dhe siguria nĂ« vend” janĂ« perceptuar pozitivisht nga kompanitĂ«, ndĂ«rsa infrastruktura ka pĂ«suar njĂ« pĂ«rmirĂ«sim tĂ« lehtĂ« me +0.60 pikĂ«.

Megjithëse marrëdhënia me autoritetet publike është perceptuar si kryesisht pozitive gjatë 2024-ës, disa indikatorë kanë shënuar rënie:
-Marrëdhëniet me ministritë: -1.35 pikë
-Marrëdhëniet me pushtetin vendor: -2.87 pikë
-Marrëdhëniet me gjykatat: -3.50 pikë

Perceptimi pĂ«r “PerformancĂ«n e EkonomisĂ« Shqiptare” ka shĂ«nuar rĂ«nie me -3.05 pikĂ«, i shoqĂ«ruar nga njĂ« ulje nĂ« kĂ«rkesĂ«n pĂ«r mallra dhe shĂ«rbime me -3.83 pikĂ«.

Megjithatë, treguesi për kërkesën për mallra dhe shërbime në eksport është rritur ndjeshëm me +4.69 pikë.

Biznesi vlerëson si më pak problematike furnizimin me energji, rendin dhe sigurinë publike, marrëdhëniet me doganat dhe ato me tatimet.

Për vitin 2025, anëtarët e AmCham shprehen optimistë, duke parashikuar një përmirësim të klimës së biznesit, rritje të kërkesës për mallra e shërbime, dhe zhvillime pozitive në politikat ekonomike dhe reformat e qeverisë qendrore.

 

The post Bie indeksi i besimit të biznesit të Amcham, gjetja e stafit mbetet problemi kryesor appeared first on Revista Monitor.

Yield-i mesatar i borxhit të brendshëm zbret në nivelin më të ulët të tre viteve të fundit

31 July 2025 at 11:00

Yield-i mesatar i borxhit të brendshëm publik pësoi rënie për të dytin tremujor radhazi.

Sipas të dhënave nga Ministria e Financave, yield-i mesatar për të gjitha letrat me vlerë të borxhit ra në 4.3%, nga 4.42% që kishte qenë në fund të tremujorit të parë dhe nga 4.56% që kishte qenë në fund të vitit 2024.

Duke përjashtuar portofolin e bonove të financuar nga Banka e Shqipërisë, yield-i mesatar ka arritur në 4.43%, nga 4.65% që kishte qenë në fund të vitit të kaluar.

Aktualisht, yield-i mesatar i borxhit të brendshëm ka arritur nivelin më të ulët të tre viteve të fundit.

Yield-et e bonove dhe obligacioneve qysh vitin e kaluar patën një tendencë në rënie, për shkak të uljes së normës bazë të interesit nga Banka e Shqipërisë, por edhe gjendjes së mirë të likuiditetit në treg dhe kërkesës së lartë nga investitorët. Kjo tendencë ka vijuar edhe në gjysmën e parë të këtij viti dhe është reflektuar në rënien graduale të yield-it mesatar të portofolit të borxhit.

PĂ«rmirĂ«simi i vlerĂ«simit tĂ« kreditit nga agjencitĂ« e specializuara vitin e kaluar ka ndikuar nĂ« hyrjen pĂ«r herĂ« tĂ« parĂ« nĂ« tregun e titujve tĂ« qeverisĂ« nĂ« LekĂ« edhe tĂ« investitorĂ«ve nga jashtĂ« vendit. NĂ« muajin mars tĂ« kĂ«tij viti, agjencia e vlerĂ«simit “S&P Global Ratings” pĂ«rmirĂ«soi pĂ«r tĂ« dytin vit radhazi vlerĂ«simin afatgjatĂ« tĂ« borxhit sovran, nga “BB-” nĂ« “BB”, me perspektivĂ« tĂ« qĂ«ndrueshme.

Sipas të dhënave nga Banka e Shqipërisë, investitorët jorezidentë financuan 29% të shtesës së huamarrjes së brendshme për vitin 2024. Kërkesa e investitorëve të huaj është ndër faktorët që ka ndikuar në rritjen e likuiditetit dhe në uljen e yield-eve të titujve qeveritarë në Lekë gjatë vitit të kaluar, por edhe në tremujorin e parë të këtij viti, sidomos në tregun e obligacioneve referencë. Kjo kërkesë ka shtuar likuiditetin dhe ka ndikuar në presione rënëse të yield-eve edhe për instrumentet e tjera të borxhit të brendshëm.

Paralelisht, Ministria e Financave vazhdon të rrisë peshën e instrumenteve më afatgjata të huamarrjes. Kjo tendencë ka vazhduar edhe në gjysmën e parë të vitit 2025.

Në mesin e këtij viti, maturiteti mesatar i instrumenteve të borxhit të brendshëm u rrit në 1045 ditë, nga 923 ditë që kishte qenë në fund të vitit 2024. Maturiteti mesatar i borxhit është aktualisht në nivelet më të larta historike. Kjo rritje dëshmon përdorimin më të madh të instrumenteve me maturim afatgjatë gjatë vitit të kaluar. Rritja e maturitetit mesatar të borxhit të brendshëm është një tendencë disavjeçare, që Ministria e Financave e ka ndërmarrë me qëllim uljen e rrezikut të rifinancimit.

Borxhi i brendshëm i qeverisë shqiptare në fund të qershorit arriti në 798.7 miliardë lekë,  me dhjetë miliardë lekë krahasuar me fundin e vitit të kaluar. Në terma realë, borxhi i brendshëm publik vlerësohej sa 30.48% e PBB-së, nga 31.31% që kishte qenë në fund të vitit të kaluar.

Borxhi publik total në mesin e këtij viti vlerësohet nga Ministria e Financave sa 54.02% e PBB-së, nga 54.21% në fund të vitit 2024./ E.Shehu

 

The post Yield-i mesatar i borxhit të brendshëm zbret në nivelin më të ulët të tre viteve të fundit appeared first on Revista Monitor.

AmCham kĂ«rkon qĂ« ShqipĂ«ria tĂ« heqĂ« e para tarifat me SHBA-nĂ«, pĂ«r t’u hapur rrugĂ« negociatave

31 July 2025 at 10:00

Me qëllim lehtësimin e mëtejshëm të tregtisë mes Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Dhoma Amerikane e Tregtisë në Shqipëri (AmCham) ka propozuar heqjen e tarifave për mallrat e importuara nga SHBA.

Aktualisht, Shqipëria nuk gëzon një marrëveshje tregtare preferenciale me SHBA-në, siç është rasti me CEFTA-n apo Bashkimin Europian. Për këtë arsye, tarifat që aplikohen për importet amerikane variojnë nga 0 deri në 15%, në varësi të llojit të produktit dhe kodit tarifor.

Për makineritë dhe pajisjet industriale, tarifa është zakonisht 0%, ndërsa për produkte ushqimore, tekstile apo mallra të tjera mund të arrijë deri në 15%. Përveç tarifës doganore, zbatohet edhe TVSH në masën 20%, e cila llogaritet mbi vlerën e mallit plus detyrimet doganore.

Drejtori ekzekutiv i AmCham, Neritan Mullaj, ka deklaruar më herët se nisja e diskutimeve për këtë nismë nga pala shqiptare do të forconte partneritetin ekonomik dypalësh dhe do të krijonte kushte më të favorshme për eksportuesit dhe investitorët amerikanë që duan të hyjnë në tregun shqiptar me produktet e tyre.

Ky konsiderohet nga z. Mullaj, si një hap i parë i nevojshëm për të nxitur përmes diskutimit institucional, krijimin e një zone të lirë pa tarifa.  Dhoma Amerikane beson se kjo lëvizje do të ndihmojë në rritjen e vëllimit të eksporteve mes dy vendeve por edhe zgjerim të investimeve amerikane, krijim të vendeve të reja të punës si dhe rritje të stabilitetit ekonomik në rajon.

Qëllimi i kësaj nisme është edhe krijimi i një marrëveshjeje të ndërsjellë, që të mundësojë heqjen e tarifave edhe për eksportet shqiptare drejt SHBA-ve, përfshirë edhe tarifat e vendosura gjatë administratës Trump për eksportet shqiptare drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Më 5 prill 2025, administrata e Presidentit Donald Trump vendosi tarifa të reja tregtare për importet nga dhjetëra vende, si pjesë e një strategjie të re me qëllim të mbrojtjes së industrisë vendase amerikane.

Ky vendim përfshinte edhe Shqipërinë, ku për herë të parë u aplikua një tarifë 10% për eksportet drejt SHBA nga zero që ishte më parë. Krahasuar me shtetet e BE-së niveli i tarifës së vendosur për Shqipërinë është e ulët, duke u renditur bashkë me Kosovën ndër shtetet me tarifat më të ulëta për eksportet.

Pas reagimeve ndërkombëtare dhe shqetësimeve për destabilizimin e tregjeve, më 9 prill 2025 Presidenti Trump shpalli një pezullim të përkohshëm 90-ditor të tarifave për shumicën e vendeve partnere, duke ulur tarifat në nivelin 10% ose duke i pezulluar përkohësisht për disa shtete.

Shqipëria, megjithatë, nuk përfitoi nga pezullimi dhe tarifa prej 10% mbeti në fuqi edhe gjatë periudhës 90-ditore. Për shtetet e tjera fillimisht afati i fundit për pezullim të përkohshëm të tarifave ishte deri më 9 Korrik 2025.

Ndërkohë administrata e SHBA-së ka njoftuar për hyrjen përfundimtare në fuqi të tarifave prej 1 Gushtit 2025.

ShkĂ«mbimet tregtare ShqipĂ«ri–SHBA

Për vitin 2024 shkëmbimet tregtare mes Shqipërisë dhe SHBA-së sipas të dhënave të INSTAT arritën një total prej 27,5 miliardë lekë apo rreth 281 mln euro. Krahasuar me 2024, volumi tregtar u rrit 2%.

Në total nga SHBA drejt Shqipërisë për 2024 hynë mallra tregtare me vlerë 20,5 mld lekë. Krahasuar me 2023 importet u rritën me 18,5%.

Gjatë vitit 2024, Shqipëria ka importuar nga Shtetet e Bashkuara kryesisht produkte industriale, transporti dhe teknologjike, duke reflektuar orientimin drejt modernizimit dhe zhvillimit të sektorëve strategjikë.

Grupi më i madh i importeve ishin mjetet e transportit, me vlerë rreth 8,4 mld lekë. Krahasuar me 2023 importet e grupit u rritën 34%.

E ndjekur nga grupi “produktet minerale” me 4 mld lekĂ« pĂ«r 2024. Krahasuar me 2023 importet e grupit u rritĂ«n 53,4%.  NĂ« vend tĂ« tretĂ« qĂ«ndrojnĂ« makineritĂ« dhe pajisjet mekanike/elektrike, me 1,6 miliardĂ« lekĂ«, qĂ« tregojnĂ« investime nĂ« industri dhe prodhim. Importet e grupit shĂ«nuan rritje 3%.

Grupet e tjera me peshë përfshijnë: Instrumentet optike dhe teknologjike (1,2 mld lekë); Produktet kimike (1,1 mld lekë); Plastika dhe goma (548 mln lekë).

Ndërsa eksportet në total nga Shqipëria për 2024-n drejt SHBA-ve arritën 7 mld lekë mallra tregtarë. Krahasuar me 2023 eksportet ranë rreth 28%. Sipas të dhënave të INSTAT për vitin 2024, eksportet shqiptare drejt SHBA-ve u dominuan nga dy grupe kryesore: bimët medicinale dhe produktet metalike si çeliku dhe gizë.

Grupi i mallrave “Farat vajore, bimĂ«t industriale apo medicinale dhe ushqimi pĂ«r kafshĂ«t” zuri 23% tĂ« totalit tĂ« eksporteve shqiptare drejt SHBA-ve, me njĂ« vlerĂ« prej 1,6 mld lekĂ«sh. Krahasuar me vitin 2023 eksportet u ulĂ«n 18%, duke reflektuar efektet e zhvlerĂ«simit tĂ« valutave.

Nga ana tjetĂ«r, grupi i eksporteve tĂ« “gizĂ«s dhe çelikut” pĂ«r vitin 2024 arriti nĂ« 2,9 mld lekĂ«, duke pĂ«rfaqĂ«suar 41% tĂ« totalit tĂ« eksporteve shqiptare drejt SHBA-ve.

Tregtia e produkteve të peshkut drejt SHBA-ve ka nisur të lulëzojë prej 2021-t, veçanërisht e ndikuar nga eksporti i peshkon ton, pas ngritjes së fermës për kultivimin e tij në Sarandë.

Drejt SHBA-ve eksportet e grupit “peshku dhe kafshĂ«t guackore tĂ« nĂ«nujshme” pĂ«r 2024 arritĂ«n nĂ« vlerĂ«n e 119,5 mln lekĂ«ve sipas tĂ« dhĂ«nave tĂ« INSTAT. Krahasuar me 2023 eksportet u shtuan me 21%, kryesisht e ndikuar nga tregtia e ShqipĂ«risĂ« me peshkun e freskĂ«t ton drejt SHBA-ve./ D.Azo

 

 

 

The post AmCham kĂ«rkon qĂ« ShqipĂ«ria tĂ« heqĂ« e para tarifat me SHBA-nĂ«, pĂ«r t’u hapur rrugĂ« negociatave appeared first on Revista Monitor.

Tabela, sa do ndryshojë taksa e ndërtesës për bizneset në rrethe, deri trefishim për Durrësin

30 July 2025 at 23:02

Ndryshimet në çmimet e referencës së apartamenteve në rrethe pritet të sjellin rritje të detyrimit të taksës së ndërtesës edhe për bizneset, ashtu siç ndodhi edhe në Tiranë.

Me çmimet e referencës së apartamenteve llogaritet vlera e ndërtesës edhe për rastet kur ajo nuk përdoret për qëllime banimi.

Formula e llogaritjes së vlerës së taksës së ndërtesës ku zhvillohet aktiviteti ekonomik, parashikon që taksa është 0,2% e vlerës së dyqanit. Për rrethet, çmimi i vlerës së dyqaneve është 1,5 herë më shumë se çmimi për metër katror i apartamenteve.

Ndërsa në Tiranë vlera e dyqanit llogaritet sa dyfishi i çmimit fiskal për metër katror të apartamenteve.

Për qytetin e Durrësit në projektligjin e ri, Ministria e Financave ka propozuar rritje të çmimeve fiskale deri 196% (zona e Portit) nga niveli aktual. Nga një zonë të vetme kadastrale qyteti i Durrësit propozohet të ndahet në 13 zona kadastrale.

Sipas llogaritjeve tĂ« Monitor nĂ«se njĂ« biznes posedon njĂ« dyqan nĂ« kĂ«tĂ« zonĂ« me sipĂ«rfaqe 60 m2 katror, pagesat vjetore do t’i rriten 23,850 lekĂ« nĂ« vit apo 196%. Detyrimi pĂ«r bizneset nĂ« kĂ«tĂ« zonĂ« do tĂ« 3-fishohet, duke shĂ«nuar rritjen mĂ« tĂ« lartĂ« krahasuar me tĂ«rĂ«sinĂ« e zonave tĂ« reja kadastrale tĂ« rretheve.

Shembulli

Sa është detyrimi

67,500 x 1,5 x 60 m2 = 6,075,000 lekë është vlera e dyqanit.

Taksa që paguhet është sa 0,2% e vlerës së dyqanit e llogaritur sa 1,5 herë e çmimit fiskal të apartamenteve.

6,075,000 x 2% = 12,150 lekë në vit

Sa bëhet detyrimi i ri  

200,000 x 1,5 x 60 m2 =18,000,000 lekë

Taksa që paguhet është sa 0,2% e vlerës së dyqanit e llogaritur sa 1,5 herë e çmimit fiskal të ri të propozuar për zonën prej 200,000 lekë/m2.

18,000,000 x 0,2 =36,000 lekë në vit detyrimi i ri.

 

Detyrimi do të rritet për të gjitha bizneset në rrethe në të njëjta nivele të rritjes së propozuar për referencat.

Në qytetin e Korçës aktualisht një biznes me dyqan me sipërfaqe 60 m2 paguan 8,730 lekë në vit. Detyrimi për bizneset do të jetë nga 8,2 mijë lekë në 12,6 mijë lekë në varësi të vendndodhjes së dyqanit. Qyteti i Korçës ashtu si rrethet e tjera nga 1 zonë e vetme kadastrale është propozuar të ndahet në 4 zona. Në Korçë detyrimi për bizneset do të rritet nga 5,2 deri 44,3%.

Për të parë zonat e reja dhe çmimet përkatëse të referencës referoju hartave të zonave kadastrale:

https://monitor.al/publikohen-hartat-e-zonave-kadastrale-per-cmimet-e-references-per-61-bashkite/

Për qytetin e Lezhës detyrimi i biznesit për taksën e ndërtesës pritet të rritet nga 12 deri në 25%. Me çmimin aktual të referencës një biznes që disponon një dyqan me sipërfaqe 60 m2 paguan 10,080 lekë në vit. Një biznes që operon në zonën e Tales apo Shëngjinit do të paguajë 12,600 në vit. Rritja 25%.

Detyrimi vjetor për taksën e ndërtesës për 1 biznes që operon në Kavajë dhe disponon një dyqan me sipërfaqe 60m2 është 9,180 lekë në vit. Me projektligjin e ri qyteti i Kavajës është propozuar të ndahet në 6 zona kadastrale. Detyrimi i bizneseve për taksën e ndërtesës pritet të rritet deri në 47%. Nga 9,180 lekë në vit që paguante një biznes i zonës kadastrale nr.1 pritet të paguajë 13,500 lekë në vit.

 

Sa ndryshoi detyrimi i biznesit në Tiranë në 2023

Pas hyrjes në fuqi në muajin gusht të 2023-t të çmimeve të referencës për 32 zonat kadastrale të Tiranës, detyrimet vjetore të bizneseve për taksën e ndërtesës u rritën deri 76% në nivele të njëjta me ndryshimet e referencës.

Konkretisht nĂ«se njĂ« pronar dyqani me sipĂ«rfaqe 100 metĂ«r katror me vendodhje nĂ« zonĂ«n kadastrale 1/1 (pĂ«rfshin zonat nga Kinema “Ali Demi”, Fusha e Sportit, fshati ShkozĂ« deri te Depo e Ujit)  ku çmimi i referencĂ«s me vendimin e vitit 2018 ishte 97,700 lekĂ« pĂ«r metĂ«r katror paguante nĂ« vit taksĂ« pĂ«r ndĂ«rtesĂ«n 39,080 lekĂ« (97,700x2x100 m2 vlera e dyqanit Ă«shtĂ« 19,540,000 lekĂ«. Taksa qĂ« paguhet Ă«shtĂ« sa 0,2% e vlerĂ«s sĂ« dyqanit e llogaritur sipas dyfishit tĂ« çmimit fiskal tĂ« apartamenteve pĂ«r zonĂ«n kadastrale 1/1 ku ndodhet edhe ndĂ«rtesa e biznesit).

Me rritjen e çmimeve fiskale, konkretisht në zonën kadastrale 1/1 çmimi i referencës për 2023 u bë 102,800 lekë për metër katror, biznesi paguan 41,120 lekë në vit taksë. Krahasuar me më parë taksa është shtuar në vlerë 2,040 lekë në vit apo 5% më shumë.

Me taksimin e ri në vitin 2018 qeveria përfshiu edhe garazhet dhe bodrumet e mbyllura. Taksa për garazhet dhe bodrumet është 0,2% e vlerës, por për garazhet dhe bodrumet taksa llogaritet sa 70% e çmimit fiskal, për parkimit e hapur sa 30% e çmimit fiskal të apartamenteve dhe magazinat e përpunimit për 50% e çmimit të sipërfaqeve të banesave të zonës përkatëse sipas qyteteve.

ÇfarĂ« parashikon vendimi “PĂ«r metodologjinĂ« pĂ«r pĂ«rcaktimin e vlerĂ«s sĂ« taksueshme tĂ« pasurisĂ« sĂ« paluajtshme “ndĂ«rtesa”, e bazĂ«s sĂ« taksĂ«s pĂ«r kategori specifike”.

Llogaritja e shumĂ«s sĂ« taksĂ«s sĂ« ndĂ«rtesĂ«s/ njĂ«sisĂ« pronĂ«sore NjĂ«sitĂ« e vetĂ«qeverisjes vendore, duke pĂ«rdorur tĂ« dhĂ«nat e mbledhura pĂ«r ndĂ«rtesĂ«n/njĂ«sinĂ« pasurore, pĂ«rcaktojnĂ« bazĂ«n e taksĂ«s dhe llogarisin shumĂ«n e taksĂ«s vjetore tĂ« ndĂ«rtesĂ«s pĂ«r t’u paguar nga çdo taksapagues. Baza e llogaritjes sĂ« taksĂ«s sĂ« ndĂ«rtesĂ«s Ă«shtĂ« vlera e ndĂ«rtesĂ«s/njĂ«sisĂ« pronĂ«sore, pĂ«rcaktuar me njĂ« nga metodat e parashikuara nĂ« kĂ«tĂ« metodologji.

Për efekt të llogaritjes së taksës për ndërtesën/ njësi pronësore, baza e taksës shumëzohet me shkallën në përqindje të taksës së miratuar me ligj, sipas kategorive të ndërtesave, si më poshtë: a) 0,05%, për ndërtesën/njësinë pronësore që përdoret, shfrytëzohet për banim;

b) 0,2%, për ndërtesën/njësinë pronësore që përdoret, shfrytëzohet për veprimtari ekonomike;

c) 30% e shkallës së taksës përkatëse, për të gjithë sipërfaqen ndërtimore, për të cilën zhvilluesi është pajisur me leje ndërtimi dhe nuk ka arritur ta përfundojë atë, sipas afatit të përcaktuar në aktin e miratimit të kërkesës për leje ndërtimi.

 

ÇMIMET MESATARE PËR METËR KATROR SIPËRFAQE NDËRTIMI PËR NDËRTESAT QË NUK SHËRBEJNË PËR BANIM

a) Çmimi pĂ«r metĂ«r katror sipĂ«rfaqe ndĂ«rtimi pĂ«r veprimtari tregtimi dhe shĂ«rbimi Ă«shtĂ« 1.5 (njĂ« pikĂ« pesĂ«) herĂ« mĂ« i lartĂ« se çmimi i sipĂ«rfaqeve tĂ« banimit sipas qyteteve. NĂ« kĂ«tĂ« kategori do tĂ« pĂ«rfshihen edhe ndĂ«rtesa tregtare, ku njĂ«kohĂ«sisht realizohen edhe procese tĂ« pĂ«rziera prodhim, tregtim ose/edhe shĂ«rbime me pakicĂ«. NĂ« zonat qĂ« pĂ«rfshihen nĂ« BashkinĂ« TiranĂ«, ky koeficient Ă«shtĂ« 2 (dy) herĂ« mĂ« i lartĂ«.

b) Çmimi pĂ«r metĂ«r katror sipĂ«rfaqe ndĂ«rtimi pĂ«r parkim tĂ« mbuluar dhe bodrume Ă«shtĂ« 70 (shtatĂ«dhjetĂ«) pĂ«r qind e çmimit tĂ« sipĂ«rfaqeve tĂ« apartamenteve tĂ« banimit sipas qyteteve.

c) Çmimi pĂ«r metĂ«r katror sipĂ«rfaqe ndĂ«rtimi pĂ«r parkim tĂ« hapur Ă«shtĂ« 30 (tridhjetĂ«) pĂ«r qind e çmimit tĂ« sipĂ«rfaqeve tĂ« apartamenteve tĂ« banimit sipas qyteteve.

ç) Çmimi pĂ«r metĂ«r katror sipĂ«rfaqe ndĂ«rtimi tĂ« destinuara pĂ«r veprimtari industriale, si: prodhim, pĂ«rpunim ose magazinim tĂ« mallrave industriale, duke pĂ«rfshirĂ« fabrikat, depot, magazinat dhe objektet e tjera tĂ« ngjashme, Ă«shtĂ« 50 (pesĂ«dhjetĂ«) pĂ«r qind e çmimit tĂ« sipĂ«rfaqeve tĂ« banesave tĂ« zonĂ«s pĂ«rkatĂ«se sipas qyteteve.

d) Çmimi pĂ«r metĂ«r katror sipĂ«rfaqe ndĂ«rtimi qĂ« pĂ«rdoren pĂ«r bujqĂ«si dhe blegtori apo veprimtari mbĂ«shtetĂ«se, si grumbullim, magazinim dhe ruajtje tĂ« produkteve bujqĂ«sore dhe blegtorale Ă«shtĂ« 30 (tridhjetĂ«) pĂ«r qind e çmimit tĂ« sipĂ«rfaqeve tĂ« banesave tĂ« zonĂ«s pĂ«rkatĂ«se, me pĂ«rjashtim tĂ« pĂ«rpunimit ushqimor. dh) Çmimi pĂ«r metĂ«r katror sipĂ«rfaqe ndĂ«rtimi tĂ« destinuara pĂ«r banim nĂ« njĂ«sitĂ« administrative jashtĂ« qytetit pĂ«rkatĂ«s, tĂ« cilat iu bashkuan njĂ«sive tĂ« vetĂ«qeverisjes vendore pas hyrjes nĂ« fuqi tĂ« ligjit nr. 115/2014, reduktohet deri nĂ« 35 (tridhjetĂ« e pesĂ«) pĂ«r qind, krahasuar me çmimin e zonĂ«s mĂ« tĂ« afĂ«rt, pĂ«rjashtuar zonat rezidenciale. NĂ« zonat qĂ« pĂ«rfshihen nĂ« BashkinĂ« TiranĂ«, ky reduktim Ă«shtĂ« deri nĂ« 30 (tridhjetĂ«) pĂ«r qind krahasuar me çmimin e zonĂ«s mĂ« tĂ« afĂ«rt.

e) PĂ«r ndĂ«rtesat e privatizuara me ligjin nr. 7652, datĂ« 23.12.1992, “PĂ«r privatizimin e banesave shtetĂ«rore”, tĂ« ndryshuar, çmimi pĂ«r metĂ«r katror Ă«shtĂ« 70 (shtatĂ«dhjetĂ«) pĂ«r qind e çmimit sipas zonave tĂ« tabelĂ«s, vetĂ«m nĂ« rastin e shitjes sĂ« parĂ«./ Dorina Azo

The post Tabela, sa do ndryshojë taksa e ndërtesës për bizneset në rrethe, deri trefishim për Durrësin appeared first on Revista Monitor.

Kredia pĂ«r shtĂ«pi “prek majat”, para hyrjes nĂ« fuqi tĂ« masave kufizuese

30 July 2025 at 23:01

Kredia për shtëpi e dhënë nga sektori bankar shqiptar ka arritur rekorde të reja në gjysmën e parë të këtij viti. Sipas statistikave të Bankës së Shqipërisë, në gjashtë muaj sektori bankar dha 36.2 miliardë lekë kredi të re për shtëpi, në rritje me 31.6% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Rritja e kredisë për shtëpi është mbështetur nxitur nga oferta e lartë për financim nga sektori bankar, rikthimi i një cikli rënës të normave të interesit, por edhe nga çmimet e larta të pasurive të paluajtshme.

Vetëm gjatë muajit qershor, sektori bankar disbursoi një vlerë rekord prej 7.4 miliardë lekësh kredi të reja për blerje banesash, vlerë kjo 60% më e lartë krahasuar me qershorin e vitit të kaluar.

Qershori ishte muaji i fundit para hyrjes në fuqi të masave kufizuese të vendosura nga Banka e Shqipërisë. Për këtë arsye, shifrat e larta të qershorit mund të shpjegohen edhe me përpjekjet për të mbyllur sa më shumë kredi në proces, para hyrjes në fuqi të kufizimeve.

Duke filluar nga 1 korriku, bankat do tĂ« jenĂ« tĂ« detyruara tĂ« respektojnĂ« disa kritere tĂ« administrimit tĂ« rrezikut, konkretisht pĂ«r treguesit “Raporti i kredisĂ« ndaj vlerĂ«s” (pĂ«rqindja e çmimit tĂ« blerjes sĂ« banesĂ«s qĂ« banka merr pĂ«rsipĂ«r tĂ« financojĂ« nĂ«pĂ«rmjet kredisĂ«) dhe “Raporti i shĂ«rbimit tĂ« borxhit ndaj tĂ« ardhurave” (raportin mes kĂ«stit ose kĂ«steve tĂ« kredisĂ« pĂ«r prona ndaj tĂ« ardhurave tĂ« huamarrĂ«sve).

Raporti tavan i kredisë ndaj vlerës në monedhën Lekë do të jetë 85% për shtëpinë e parë dhe 80% për shtëpinë e dytë, ndërsa në valutë të huaj 75% për shtëpinë e parë dhe 70% për shtëpinë e dytë.

Raporti i shërbimit të borxhit ndaj të ardhurave për kreditë në Lekë do të jetë në nivelin 40% për shtëpinë e parë dhe 35% për shtëpinë e dytë. Në valutë të huaj, niveli tavan do të jetë 35% për shtëpinë e parë dhe 30% për shtëpinë e dytë.

https://monitor.al/kredia-per-shtepi-shtrengoni-doren/

Sipas Bankës së Shqipërisë, zbatimi i këtyre kufijve do të mundësojë uljen e rrezikut të dështimit të huamarrësve dhe pakësimin e humbjeve bankare të lidhura me këto kredi, si pasojë e zhvillimeve eventuale të pafavorshme në çmimet e pronave të paluajtshme ose në kuadrin makroekonomik të vendit.

Në fakt, kritere të ngjashme janë aplikuar gjithmonë nga bankat në politikat e tyre të brendshme, por megjithatë në vitet e fundit është vërejtur një rritje e rasteve kur bankat kanë ofruar kredi në tejkalim të kufijve të mësipërm. Ekspertët mendojnë se kufizimet e vendosura nga Banka e Shqipërisë do të ndikojnë sidomos blerjet e shtëpive të dyta me kredi ose në përgjithësi blerjet e pronave për qëllime investimi.

Sipas statistikave të bankës qendrore, tashmë portofoli aktiv i kredisë për blerjen e banesave ka arritur vlerën e 230.1 miliard lekëve, në rritje vjetore me 17.4%. Ky portofol përbën tashmë 27% të kredisë totale për ekonominë shqiptare.

Kredia e dhënë nga sektori bankar vazhdon të jetë një mbështetje thelbësore për kërkesën në tregun e pasurive të paluajtshme. Sipas rezultateve të vrojtimit për tregun e pasurive të paluajtshme, të kryer nga Banka e Shqipërisë, për 6-mujorin e dytë 2024 gjysma e pronave për banim dhe e atyre për përdorim tregtar të shitura prej tyre janë blerë me hua bankare. Nga këto, në 72% të rasteve, kredia ka mbuluar deri në 60% të vlerës./ E.Shehu

Burimi: BSH

The post Kredia pĂ«r shtĂ«pi “prek majat”, para hyrjes nĂ« fuqi tĂ« masave kufizuese appeared first on Revista Monitor.

Një ndër tre banorë në Shqipëri ka makinë, ende ndër më të ulëtat në Europë

30 July 2025 at 23:00

Shqipëria mbetet ndër vendet me nivelin më të ulët të motorizimit në Europë. Sipas të dhënave të publikuara nga Eurostat për vitin 2024, në Shqipëri ka 328 makina për çdo 1,000 banorë, që do të thotë se vetëm një në tre banorë zotëron një automjet.

Pavarësisht rritjes së treguesit për shkak të rishikimit të popullsisë me ulje dhe shtimit të numrit të automjeteve në 2024-n, kjo normë është dukshëm më e ulët krahasuar me pjesën më të madhe të kontinentit. (në vitin 2023, Eurostat raporton shifrën 202 mjete për 1000 banorë për Shqipërinë, ose 0.2 mjete për banor, por që është e llogaritur në bazë të popullsisë së vjetër rreth 2.7 milionë banorë, ndërsa me Censin e ri popullsia zbriti në rreth 2.4 milionë banorë).

Në rajonin e Ballkanit, Shqipëria renditet më lart se vetëm disa vende: Bosnja dhe Hercegovina (321), Maqedonia e Veriut (303), dhe Turqia, që ka nivelin më të ulët në Europë me vetëm 189 makina për 1,000 banorë.

Ndërkohë, Kosova ka një normë më të lartë se Shqipëria, rreth 349 makina për 1,000 banorë (sipas të dhënave të vitit 2023), ndërsa Mali i Zi qëndron ndjeshëm më lart me 417. Serbia dhe Gjeorgjia kanë gjithashtu norma më të larta, respektivisht 377 dhe 388 makina për mijë banorë.

Në Europën Qendrore e Lindore, vendet si Rumania (444) dhe Hungaria (447) kanë nivele të krahasueshme me mesataren e rajonit, por përsëri dukshëm më të larta se Shqipëria.

Në krahun tjetër të tabelës, vendet perëndimore dhe nordike dominojnë me norma shumë më të larta motorizimi. Italia kryeson me 701 makina për 1,000 banorë, e ndjekur nga Luksemburgu, Finlanda dhe Qipro, të cilat gjithashtu kalojnë kuotën e 650 makinave për mijë banorë. Vende si Gjermania, Franca, Austria dhe Spanja kanë gjithashtu norma që variojnë ndërmjet 550 dhe 650.

Mesatarja e Bashkimit Europian për vitin 2024 qëndron në rreth 576 makina për 1,000 banorë, gati dy herë më shumë se niveli shqiptar. Ky tregues tregon jo vetëm për mundësitë ekonomike, por edhe për mënyrën e jetesës, nivelin e urbanizimit dhe zhvillimin e infrastrukturës rrugore në vend.

Ndërsa Shqipëria ka parë rritje të numrit të mjeteve në vitet e fundit, krahasuar me standardet europiane, niveli i motorizimit vijon të mbetet ndër më të ulëtit në kontinent, çka nënvizon diferencat e mëdha ekonomike dhe të zhvillimit mes vendeve.

Të dhënat e tjera të Drejtorisë së Transportit Rrugor dhe INSTAT bëjnë të ditur se numri më i lartë i mjeteve është në Tiranë dhe Durrës, me rreth 500 makina për një mijë banorë, ose një makinë për dy banorë.

Deri në qershor të vitit 2024 në vend ishin të regjistruara 914 mijë mjete, (nga të cilat 738 mijë ishin autovetura), sipas DPSHTRR.

Dy vitet e fundit numri i mjeteve të regjistruara në vend është rritur ndjeshëm për shkak të importeve masive nga Koreja e Jugut, që tregton mjete me çmim ekonomik. Sipas DPSHTRR, në 2024-n u regjistruan për herë të parë 18.8 mijë automjete që kishin origjinën nga Koreja e Jugut, duke kaluar në shtetin më të madh importues, me 19% të totalit.

 

https://monitor.al/ndertime-trafik-e-veshtiresi-ne-parkim-nje-ne-dy-banore-ka-tashme-nje-makine-ne-tirane/

 

The post Një ndër tre banorë në Shqipëri ka makinë, ende ndër më të ulëtat në Europë appeared first on Revista Monitor.

Yesterday — 30 July 2025Main stream

Euro sjell mundësi në Bullgari, jo garanci

30 July 2025 at 14:55

Përdorimi i Euros sjell në mënyrë të pashmangshme një ndjesi pasigurie dhe ankthi, ashtu si ndodhi me vendosjen e bordit monetar në vitet 1990. Kështu e përshkroi ndjesinë publike Petar Ganev, ekonomist i lartë në Institutin për Ekonomi të Tregut, në një intervistë për Radion Kombëtare Bullgare, pas miratimit përfundimtar të anëtarësimit të Bullgarisë në Eurozonë.

Ganev theksoi se shqetësimet e qytetarëve të zakonshëm, veçanërisht në rajonet më të dobëta ekonomikisht, lidhen më shumë me çështje themelore ekonomike si punësimi, pagat dhe pensionet, sesa me vetë Euron si monedhë.

Ai vuri në dukje se inflacioni, që shpesh fajësohet padrejtësisht për shkak të Euros, ka qenë i pranishëm disa herë në dy dekadat e fundit, pavarësisht se cila monedhë përdorej në një vend. Si shembull, Ganev përmendi vitin 2022, ndërkohë që theksoi se disa nga nivelet më të larta të inflacionit sot hasen në Rumani, një vend që ende përdor monedhën e vet kombëtare. Sipas tij, problemet strukturore afatgjata shpesh i atribuohen gabimisht Euros.

Sipas Ganev, miratimi i monedhës së përbashkët eliminon mundësinë e zhvlerësimit të monedhës kombëtare, sepse tashmë nuk ke më një të tillë. Megjithatë, Euro ofron qasje në më shumë investime dhe perspektiva të përmirësuara ekonomike. Ajo u jep qeverive dhe bizneseve më shumë mundësi, por nuk garanton automatikisht rezultate më të mira, paralajmëron Ganev.

QĂ« nga 1 janari, bullgarĂ«t nuk tĂ« do kenĂ« mĂ« nevojĂ« tĂ« shqetĂ«sohen pĂ«r kursin e kĂ«mbimit. Madje edhe pas njĂ« dekade, leva do tĂ« kĂ«mbehet me tĂ« njĂ«jtin kurs fiks tĂ« pĂ«rdorur gjatĂ« tranzicionit. PĂ«r ata qĂ« kanĂ« para tĂ« kursyera, Ganev rekomandoi qĂ« t’i depozitojnĂ« nĂ« llogari bankare tĂ« denominura nĂ« leva para fundit tĂ« vitit – nĂ«se Ă«shtĂ« e nevojshme, edhe pĂ«rmes ndihmĂ«s sĂ« tĂ« afĂ«rmve – pĂ«r tĂ« shmangur bezdinĂ« e kĂ«mbimit tĂ« parave nĂ« postĂ« nĂ« janar.

Ai shtoi se nuk ka asnjë nevojë urgjente për të konvertuar llogaritë në Leva në Euro. Bankat duhet ta sqarojnë qartë se llogaritë ekzistuese do të kalojnë automatikisht në Euro dhe klientët nuk kanë nevojë të ndërmarrin ndonjë veprim shtesë në këtë drejtim.

Për sa i përket tregut të pasurive të paluajtshme, Ganev tha se anëtarësimi i Bullgarisë në Eurozonë pritet të nxisë më shumë interes, përfshirë investimet e huaja. Ai parashikon një likuiditet të lartë të vazhdueshëm në sistemin bankar, gjë që do të mbështesë rritjen aktuale të kreditimit. Sipas tij, tregu i pasurive të paluajtshme mbetet shumë aktiv dhe kalimi në Euro pritet të rrisë më tej kërkesën.

 

The post Euro sjell mundësi në Bullgari, jo garanci appeared first on Revista Monitor.

Faza III e Tiranë-Durrës, 25 mln euro për ndërhyrjen në superstradë dhe nyjen në Laknas

30 July 2025 at 14:10

Faza e tretë e punimeve në lotin e parë të zgjerimit të superstradës Tiranë-Durrës pritet të vijojë me ndërhyrjen në segmentin kryesor të rrugës, nga kilometri 6 deri në atë 7.05, si dhe me nyjet lidhëse të kësaj rruge me zonat përreth.

Autoriteti Rrugor Shqiptar çeli kĂ«tĂ« tĂ« mĂ«rkurĂ« tenderin me objekt “ Zgjerim i superstradĂ«s TiranĂ« – DurrĂ«s Faza III” me njĂ« fond limit 2.5 miliardĂ« lekĂ«sh apo rreth 25 milionĂ« euro.

Në relacionin teknik që shoqëron projektin thuhet se ndërhyrja përfshin shtresat asfaltike të korsive shtesë në kilometrin e superstradës të përfshirë në këtë fazë, sistemin e drenaxhimit të ujërave në këtë pjesë ndërlidhjen e nyjes së Laknasit me superstradën dhe ndërhyrjen në nënkalimin e Limuthit në afërsi të Citypark.

Pavarësisht vlerës së procedurës që duket e konsiderueshme duket se nyja e re e Laknasit përfshin një ndryshim tërësor të qarkullimit në këtë pjesë dhe vepra arti.

“Referuar kĂ«rkesave, zgjidhja e gjeometrisĂ« sĂ« nyjĂ«s dhe segmenteve rrugore pĂ«r objektin e kontratĂ«s “Studim Projektim “NdĂ«rtimi I NyjĂ«s qĂ« lidh RrugĂ«n e Laknasit me Projektin “Zgjerimi i SuperstradĂ«s TiranĂ«-DurrĂ«s”” pĂ«rfshin realizimin e njĂ« nyje nĂ« disnivel, e cila siguron aksesin e rrugĂ«s sĂ« Laknasit me autostradĂ«n TiranĂ«-DurrĂ«s.

Duke marrë parasysh faktin që nyja e propozuar ka një distance të kufizuar (rreth 1.5km) nga fillimi i autostradës (nyjes së Casa Italia), realizimi i saj nuk cenon sigurinë në lëvizje për shkak se zona në fjalë duhet të marrë në konsideratë kufizimet në shpejtësi (në zvogëlimin e shpejtësisë në dalje të autostradës apo rritjen e shpejtësisë në mënyrë graduale deri në njëfaëe distance).

Lidhja e rrugĂ«s kryesore dhe tĂ« Laknasit me kĂ«tĂ« segment rrugor, realizohet nĂ«pĂ«rmjet rampave pĂ«rkatĂ«se, tĂ«e cilat sigurojnĂ« parametra gjeometrike tĂ« duhura, pĂ«r lĂ«vizshmĂ«ri tĂ« sigurt. Referuar V.K.M Nr.628, secila nga degĂ«t e rampave do ketĂ« gjerĂ«si tĂ« pjesĂ«s kaluese jo mĂ« tĂ« vogĂ«l sesa 6 m dhe pjerrĂ«si gjatĂ«sore jo mĂ« tĂ« madhe sesa 7- 8%” thuhet nĂ« dokument.

Më herët për këtë lot, qeveria ka çelur edhe dy procedura të tjera fazën 2 dhe 1 të cilat janë në zbatim dhe që në total kanë një vlerë kumulative prej rreth 3 miliardë lekësh pa TVSH sipas ofertave të shpallura fituese, apo rreth 30 milionë euro.

 

The post Faza III e Tiranë-Durrës, 25 mln euro për ndërhyrjen në superstradë dhe nyjen në Laknas appeared first on Revista Monitor.

Tregu i sigurimeve i Ă«shtĂ« “dorĂ«zuar” produkteve tĂ« detyrueshme

31 July 2025 at 14:00

Tregu i sigurimeve rriti varësinë ndaj produkteve të sigurimit të detyrueshëm në gjysmën e parë të këtij viti.

Sipas të dhënave nga Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare (AMF), tregu raportoi prime të shkruara bruto në vlerën e 12.8 miliardë lekëve, në rritje me 8% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Por, në masën dërrmuese rritja vazhdon të vijë nga sigurimet e detyrueshme motorike, ndërsa shumica e produkteve të sigurimit vullnetar janë në rënie.

Sigurimet e detyrueshme motorike për përgjegjësitë ndaj palëve të treta u rritën me 13.4% në 6-mujorin e parë të viti. Normat më të larta të rritjes u regjistruan në produktin e Kartonit Jeshil, me 14.5% dhe sigurimit të brendshëm TPL, me 13.5%.

Në një pjesë të madhe, rritja e sigurimit TPL i detyrohet shtrenjtimit mesatar të çmimeve, pas fillimit të aplikimit të rregullores që parashikon diferencimin e primeve mbi bazën e disa elementeve të rrezikut.

Tashmë, pesha e sigurimeve të detyrueshme motorike në sigurimin e Jo-Jetës ka arritur në 64.5%, nga 61.2% që kishte qenë më parë.

Pothuajse të gjitha produktet e sigurimit vullnetar, me përjashtim të sigurimit Kasko të automjeteve dhe sigurimit të garancive, për gjysmën e parë të këtij viti janë në rënie.

Produkti më i rëndësishëm i sigurimit vullnetar, sigurimi i pronës nga zjarri dhe fatkeqësitë natyrore, është në rënie me 1% krahasuar me një vit më parë. Ky produkt sjell më pak se 12.5% të primeve në tregun e Jo-Jetës, nga 13.5% një vit më parë.

Ecuria e dobët e këtij produkti tregon dështimin e tregut për të arritur të bindë publikun e gjerë lidhur me nevojën e sigurimit të pronës. Edhe ato kontrata sigurimi të lidhura, në pjesën dërrmuese janë të lidhura me sigurimin e kolateraleve, për kreditë bankare. Faktikisht, bëhet fjalë për një sigurim të detyrueshëm, të kërkuara nga bankat ose institucionet financiare.

Duke parë shkallën e ulët të sigurimit të pronave nga fatkeqësitë, qeveria ka rikthyer në konsultim projektligjin për sigurimin e detyrueshëm të banesave nga tërmetet.

Situata paraqitet e ngjashme edhe në tregun e sigurimit të jetës. Primet e shkruara bruto u rritën me 12.3% për 6-mujorin e parë të vitit, por edhe në këtë rast rritja është përcaktuar në masën dërrmuese nga sigurimi i jetës së debitorit. Edhe ky është një produkt i kërkuar në shumicën e rasteve në mënyrë të detyrueshme nga bankat dhe institucionet financiare ndaj huamarrësve.

Nga ana tjetër, vlera e dëmeve të paguara për 6-mujorin paraqitet në rënie. Kompanitë e sigurimeve paguan gjithsej më pak se 4.1 miliardë lekë dëme, me një rënie prej 0.7% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Rënia erdhi nga segmenti i dëmeve që janë objekt i fondit të kompensimit të Byrosë Shqiptare të Sigurimeve./ E.Shehu

The post Tregu i sigurimeve i Ă«shtĂ« “dorĂ«zuar” produkteve tĂ« detyrueshme appeared first on Revista Monitor.

Ekonomia e Eurozonës u zgjerua me 0.1% në tremujorin e dytë pavarësisht tensioneve tregtare globale

30 July 2025 at 13:29

Shifra e papritur e rritjes vjen pas zgjerimit 0.6% në tre muajt e mëparshëm

Ekonomia e Eurozonës u zgjerua papritur me 0.1% në tremujorin e dytë pavarësisht tensioneve tregtare globale.

Analistët e anketuar nga Reuters kishin pritur zero rritje midis prillit dhe qershorit.

Shifra erdhi pasi statistikat zyrtare gjermane më herët gjatë ditës treguan se ekonomia më e madhe e rajonit u tkurr me 0.1% gjatë kësaj periudhe.

Banka Qendrore Europiane (BQE) mbajti normat e interesit në 2% këtë muaj në takimin e saj të fundit para pushimeve verore, duke vënë në dukje se inflacioni në zonën e euros ishte afër objektivit afatmesëm 2%.

Që nga vendimi i BQE-së, tregtarët në tregjet e këmbimiy kanë ulur parashikimet e tyre për një ulje tjetër prej një çerek pike në shtator ose tetor. Ata tani parashikojnë vetëm një probabilitet 50-50 për një lëvizje të tillë deri në fund të vitit.

Euro ishte e qëndrueshme pas publikimit të të dhënave, e pandryshuar kundrejt dollarit në 1.155 dollarë.

Eurozona u zgjerua me 0.6% gjatĂ« tremujorit tĂ« parĂ«, njĂ« rritje e pĂ«rkohshme e nxitur nga pĂ«rpjekjet e blerĂ«sve amerikanĂ« pĂ«r tĂ« vendosur tarifa importi nga Presidenti i SHBA-sĂ« Donald Trump. Uashingtoni dhe Brukseli fundjavĂ«n e kaluar ranĂ« dakord qĂ« shumica e importeve europiane do t’i nĂ«nshtroheshin njĂ« tarife prej 15%.

Presidentja e BQE-së, Christine Lagarde, u tha gazetarëve javën e kaluar se ekonomia e Eurozonës kishte performuar pak më mirë sesa priste banka qendrore deri më tani këtë vit.

“Jemi nĂ« njĂ« pozicion tĂ« mirĂ«â€, tha Lagarde.

Ndërsa rritja ekonomike gjermane ka qenë e ngadaltë për më shumë se tre vjet, Franca performoi më mirë sesa pritej në tremujorin e dytë, duke regjistruar një rritje 0.3% krahasuar me tre muajt e mëparshëm. Ekonomistët e anketuar nga Reuters kishin pritur një shifër 0.1%.

Spanja, e cila ka qenë një nga motorët e rritjes së bllokut për disa vite, u rrit me 0.7% në tremujorin e dytë, krahasuar me 0.6% midis janarit dhe marsit.

NdĂ«rsa ‘pluhuri’ i shpĂ«rthimit tĂ« tarifave do tĂ« qetĂ«sohet gradualisht gjatĂ« vitit, do tĂ« bĂ«het e qartĂ« se momenti ekonomik nĂ« Gjermani mbetet i dobĂ«t – veçanĂ«risht nĂ« krahasim me shumĂ« fqinjĂ« europianĂ«â€, tha Ulrich Kater, kryeekonomist i Deka Bank tĂ« GjermanisĂ«.

Kancelari Friedrich Merz është zotuar të ringjallë ekonominë e Gjermanisë që po pëson rënie dhe të zbusë kufijtë e rreptë të huamarrjes së vendit, duke hapur derën për një investim të financuar nga borxhi prej 1 trilion eurosh gjatë viteve të ardhshme.

“Kthimi nĂ« rritje nĂ« Gjermani dhe njĂ« ekonomi e fortĂ« mbetet njĂ« projekt i gjatĂ« dhe i ndĂ«rlikuar”, tha kreu global i makro-financave tĂ« ING, Carsten Brzeski. / FT

The post Ekonomia e Eurozonës u zgjerua me 0.1% në tremujorin e dytë pavarësisht tensioneve tregtare globale appeared first on Revista Monitor.

Hapen aplikimet pĂ«r SkemĂ«n KombĂ«tare tĂ« Investimeve 2025 – 9 masat mbĂ«shtetĂ«se

30 July 2025 at 13:00

Aplikimet për Skemën Kombëtare të Investimeve 2025 për sektorin bujqësor  hapen sot duke ofruar një paketë financimi të integruar që përfshin kredinë e butë dhe mbështetje financiare përmes granteve, njoftoi në rrjetet e saj sociale Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Anila Denaj.

Sipas Denaj, kjo skemë ka për qëllim rritjen e konkurrueshmërisë dhe fuqizimin e inovacionit në zinxhirin agroushqimor, duke siguruar gjithashtu përmbushjen e standardeve të BE-së për sigurinë ushqimore.

“PĂ«r mĂ« tepĂ«r, ajo synon realizimin e objektivit ambicioz tĂ« qeverisĂ« pĂ«r eksportimin e 1 miliard eurove produkte bujqĂ«sore deri nĂ« 2030-Ă«n.

PĂ«r tĂ« mbĂ«shtetur zhvillimin bujqĂ«sor, Skema KombĂ«tare e Investimeve 2025 ofron njĂ« fond rekord prej 20 milionĂ« eurosh, tĂ« cilat janĂ« tĂ« strukturuara nĂ« nĂ«ntĂ« masa mbĂ«shtetĂ«se, tĂ« cilat mund tĂ« pĂ«rdoren nga fermerĂ«t dhe subjektet bujqĂ«sore pĂ«r tĂ« zhvilluar plane investimi tĂ« personalizuara”, thekson Ministrja Denaj.

Kredia e butë e nisur prej janarit, me një normë interesi vetëm 2% dhe 70% kolateral nga shteti, gërshetohet me Skemën Kombëtare të Investimeve 2025 me 50% grant, duke krijuar një paketë të plotë financimi për sektorin bujqësor.

Ministrja sqaron në postimin e saj, se aplikantët mund të përfitojnë nga disa masa mbështetjeje, duke i mundësuar kështu të krijojnë një plan të qëndrueshëm dhe tërësor për zhvillimin e fermave të tyre.

Ky program është i hapur për fermerët individualë, si dhe për shoqëritë me status fizik ose juridik, të cilët mund të aplikojnë për ndihmë financiare nëpërmjet Agropikave ose Agjencive Rajonale të Ekstensionit Bujqësor në zonën e tyre.

Skema Kombëtare e Investimeve 2025 ofron 9 masa mbështetëse:

  • ndĂ«rtimin e serrave diellore tĂ« reja pĂ«r prodhimin e perimeve,
  • luleshtrydheve dhe rrushit tĂ« tavolinĂ«s;
  • mbjellje tĂ« reja nĂ« pemĂ« frutore, ullinj, agrume dhe vreshta;
  • rrjeta antibreshĂ«r pĂ«r pemĂ«t, agrumet dhe vreshtat ekzistuese;
  • sistemet e ujitjes me pika nĂ« pemĂ«tore dhe vreshta;
  • ndĂ«rtimi i ambienteve pĂ«r mbarĂ«shtimin e blegtorisĂ« dhe shpendĂ«tarisĂ«;
  • mekanizimi dhe modernizimi i fermave bujqĂ«sore dhe blegtorale;
  • pajisjet pĂ«r pĂ«rpunim dhe paketim pĂ«r perime, fruta, rrush, verĂ«, ullinj dhe vaj ulliri;
  • investime nĂ« agroturizĂ«m;
  • koshat dhe rrjetat e peshkimit pĂ«r akuakulturĂ«.

Aplikimet janë të hapura nga data 30 korrik deri më 30 shtator, dhe fermerët mund të marrin asistencë nga ekipi i Ministrisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural për çdo pyetje ose nevojë për ndihmë.

Skema e Investimeve 2025 ofron mundësi të shkëlqyera për zhvillimin dhe modernizimin e sektorit bujqësor në Shqipëri, duke kontribuar në rritjen e eksporteve dhe përmirësimin e standardeve të prodhimit.

The post Hapen aplikimet pĂ«r SkemĂ«n KombĂ«tare tĂ« Investimeve 2025 – 9 masat mbĂ«shtetĂ«se appeared first on Revista Monitor.

Kreditimi i ekonomisë u rrit edhe për qershorin

30 July 2025 at 12:40

Kredia e re për ekonominë vijoi rritjen edhe për qershorin, duke i ruajtur shifrat e deritanishme të vitit 2025 në nivelet më të larta historike.

Sipas të dhënave nga Banka e Shqipërisë, për qershorin sektori bankar disbursoi rreth 38.9 miliardë lekë kredi të reja, në rritje me 24.7% krahasuar me qershorin e vitit të kaluar. Kredia për qershorin shfaqi ecuri pozitive, si në segmentin e bizneseve, ashtu edhe në atë të individëve, që sërish dha kontributin kryesor në rritje.

Për të gjithë 6-mujorin e parë 2024, vlera e kredisë së re arriti në 202 miliardë lekë, 11.7% më shumë krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Shifrat e deritanishme të këtij viti tregojnë se rritja e kredisë është mbështetur kryesisht në segmentin e individëve.

Në gjashtë muaj, kredia e re për individët arriti në 67.2 miliardë lekë, me një rritje prej 27.6% krahasuar me një vit më parë. Ecuria e kredisë për individë ka qenë paralelisht e mirë si në segmentin konsumator, ashtu edhe në atë për blerje banesash.

Megjithatë, në fillim të muajit korrik ka nisur zbatimi i masave kufizuese të vendosura nga Banka e Shqipërisë për kredinë për blerje banesash nga individët. Këto masa parashikojnë aplikimin e niveleve tavan të përqindjes së financimit me kredi të pronave dhe të raportit mes kësteve të kredisë dhe të ardhurave.

Këto masa besohet se do të ndikojnë veçanërisht blerjen e një prone të dytë me kredi. Një ngadalësim i kredidhënies në këtë segment pritet të ketë ndikim të konsiderueshëm edhe në ecurinë e përgjithshme të kredisë për muajt në vazhdim.

Edhe kredia për biznesin është në rritje pozitive për 6-mujorin, megjithëse me ritme më të ulëta krahasuar me kredinë për individë. Në gjashtë muaj, sektori dha 132.2 miliardë lekë kredi të reja për ndërmarrjet private, me një rritje prej 2.6%.

Kredia për bizneset e ka ngadalësuar rritjen e shpejtë që regjistroi vitin e kaluar, megjithatë ecuria e saj ka ardhur në përmirësim gjatë tremujorit të dytë të vitit.

Në fund të muajit qershor, portofoli apo teprica e kredisë për ekonominë arriti vlerën e 892.7 miliard lekëve, me një rritje prej afërsisht 12 miliardë lekësh krahasuar me muajin maj.

Me bazë vjetore krahasimi, portofoli i kredisë për ekonominë është në rritje me 12.1%. Me luhatje të vogla mujore, rritja vjetore e kredisë ngelet pranë niveleve më të larta në 17 vitet e fundit.

Në segmentin e individëve, portofoli i kredisë është në rritje me 16.7% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Ndërkohë, për bizneset rritja ngelet në nivele pak më të ulëta, me 10.3% me bazë vjetore.

Burimi: Banka e Shqipërisë

The post Kreditimi i ekonomisë u rrit edhe për qershorin appeared first on Revista Monitor.

Konfirmohen rastet e para tĂ« sĂ«mundjes ‘’Gjuha e KaltĂ«r’’ nĂ« KosovĂ«

30 July 2025 at 12:25

Agjencia e Ushqimit dhe VeterinarisĂ« ka njoftuar se janĂ« identifikohuar rastet e para tĂ« prezencĂ«s se sĂ«mundjes “Gjuha e KaltĂ«r” nĂ« KosovĂ« dhe se ka vendosur masa pĂ«r parandalim tĂ« pĂ«rhapjes se sĂ«mundjes.

 

Agjencia e Ushqimit dhe VeterinĂ«s ka njoftuar se pas lajmĂ«rimit tĂ« rasteve tĂ« dyshuara tĂ« prezencĂ«s sĂ« sĂ«mundjes ‘’Gjuha e KaltĂ«r’’, me hulumtimin e plotĂ« diagnostik dhe analizat laboratorike konfirmohet prezenca e sĂ«mundjes nĂ« dy ferma.

Sipas AUV, dy rastet janĂ« nĂ« fshatin Marec tĂ« PrishtinĂ«s dhe njĂ« fermĂ« nĂ« fshatin Brus – komuna e Lipjanit.

“Me qellim tĂ« parandalim tĂ« pĂ«rhapjes se sĂ«mundjes nĂ« fermat tĂ« tjera, Agjencia e Ushqimit dhe VeterinarisĂ« nga sot, ka vendosur masat e pĂ«rgjithshme kufizuese tĂ« lĂ«vizjes se kafshĂ«ve brenda territorit tĂ« KosovĂ«s. NjĂ«kohĂ«sisht urdhĂ«rohen tĂ« gjithĂ« fermerĂ«t ne bashkĂ«punim me veterineret privat tĂ« pĂ«rdorin masat e dezinsektimi nĂ« ferma dhe pĂ«rreth tyre. Me qellim tĂ« eliminimit tĂ« mushkonjave si vektor kryesor i pĂ«rhapjes se sĂ«mundjes. Po ashtu tĂ« shmangin kontakte me kafshĂ«t e tufave tjera. TĂ« gjitha autoritetet mbikĂ«qyrĂ«se ligjezbatuese obligohen tĂ« ndihmojnĂ« nĂ« mbikĂ«qyrjen e zbatimit tĂ« masave strikte kufizuese tĂ« lĂ«vizjes se bagĂ«tive nĂ« gjithĂ« territorin e vendit”, thuhet nĂ« njoftim.

Sipas AUV, sëmundja e kafshëve Gjuha e Kaltër është sëmundje virusale jo ngjitëse, e cila transmetohet përmes pickimit të insekteve të llojit Colicoides (mushkonjave). Nga kjo sëmundje preken ruminantet shtëpiak( gjedhet, delet dhe dhit) Prej këtyre me e ndjeshme është delja pastaj dhitë dhe gjedhi. Shenjat klinike dhe ngordhjet shfaqen vetëm tek delja. Gjedhi shërben si rezervar i sëmundjes. Sëmundja nuk transmetohet nga kafshët tek njeriu, dhe nuk transmetohet nga kafsha ne kafshë.

“Bazuar nĂ« Ligjin Nr. 2004/21 pĂ«r VeterinarinĂ«, Agjencia e Ushqimit dhe VeterinarisĂ« me datĂ« 29.07.2025 ka nxjerrĂ« ‘’Vendim’’ me nr. 01/574/2025 PĂ«r masat e pĂ«rgjithshme pĂ«r kontrollin, parandalimin dhe luftimin e sĂ«mundjes ‘’ Gjuha e KaltĂ«r’’. Me ketĂ« vendim janĂ« zgjeruar masat kufizuese tĂ« cilat ende janĂ« nĂ« fuqi pĂ«r parandalimin e pĂ«rhapjes se sĂ«mundjeve tjera.

Vendimi zbatohet nĂ« gjithĂ« territorin e RepublikĂ«s se KosovĂ«s, masat e pĂ«rgjithshme: Ndalohet lĂ«vizja e kafsheve nga fermat, tregtimi nĂ« tregjet dhe shitblerja; Fermat nĂ« tĂ« cilat konfirmohet prezenca e sĂ«mundjes, marrin statusin tĂ« infektuara dhe vendosen ne masĂ« izolimi/karantine tĂ« plot. U ndalohet çdo lĂ«vizje hyrje dalje. Obligohen fermerĂ«t, qe pĂ«r çdo ndryshim tĂ« gjendjes shĂ«ndetĂ«sore tĂ« kafshĂ«ve menjĂ«herĂ« tĂ« njoftojnĂ« veterinarian: Praktikat veterinare janĂ« tĂ« obliguar tĂ« zbatojnĂ« protokollet shĂ«ndetĂ«sore veterinare pĂ«r parandalimin dhe luftimin e kĂ«saj sĂ«mundje: FermerĂ«t aktivizojnĂ« masat e biosigurisĂ« ne fermat e tyre. TĂ« pĂ«rdorin repelent/insekticide pĂ«r eliminimin e mushkonjave (lloji i preparatit tĂ« pĂ«rdoret sipas rekomandimit tĂ« veterinerit): TĂ« pĂ«rcaktohen lokacionet pĂ«r Groposjen e kafshĂ«ve tĂ« ngordhura; AUV vazhdon me hulumtimin epidemiologjik, marrjen e mostrave dhe kryerjen e testimeve laboratorike”.

Po ashtu thuhet se përjashtimisht nga pika 1 e këtij vendimi, lejohet lëvizja kafshëve nga fermat e lira nga kjo sëmundje deri në thertore të licencuara, me pëlqimin paraprak të inspektorit veterinar të Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë.

Sipas UAV urdhërohen të gjithë menaxheret e tregjeve që nga momenti i hyrjes në fuqi të këtij vendimi të pezullojnë punën, si dhe obligohen, Policia e Kosovës, organet Komunale në koordinim dhe bashkëpunim me AUV-në të bëjnë mbikëqyrjen e zbatimit të masave.

AUV njofton se masat hynë në fuqi sot datë 29.07.2025.

Me ketë vendim janë zgjeruar masat kufizuese të cilat ende janë në fuqi për parandalimin e përhapjes se sëmundjeve tjera.

Masat e përgjithshme:

a) Ndalohet lëvizja e kafsheve nga fermat, tregtimi në tregjet dhe shitblerja;

b) Fermat në të cilat konfirmohet prezenca e sëmundjes, marrin statusin të infektuara dhe vendosen ne masë izolimi/karantine të plot. U ndalohet çdo lëvizje hyrje dalje.

c) Obligohen fermerët, qe për çdo ndryshim të gjendjes shëndetësore të kafshëve menjëherë të njoftojnë veterinarin. Praktikat veterinare janë të obliguar të zbatojnë protokollet shëndetësore veterinare për parandalimin dhe luftimin e kësaj sëmundje

d) Fermerët aktivizojnë masat e biosigurisë ne fermat e tyre. Të përdorin repelent/insekticide për eliminimin e mushkonjave (lloji i preparatit të përdoret sipas rekomandimit të veterinerit)

e) Të përcaktohen lokacionet për Groposjen e kafshëve të ngordhura;

f) AUV vazhdon me hulumtimin epidemiologjik, marrjen e mostrave dhe kryerjen e testimeve laboratorike;

Përjashtimisht nga pika I e këtij vendimi, lejohet lëvizja kafshëve nga fermat e lira nga kjo sëmundje deri në thertore të licencuara, me pëlqimin paraprak të inspektorit veterinar të Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë.

III. Urdhërohen të gjithë menaxheret e tregjeve që nga momenti i hyrjes në fuqi të këtij vendimi të pezullojnë punën.

Obligohen, Policia e Kosovës, organet Komunale në koordinim dhe bashkëpunim me AUV-në të bëjnë mbikëqyrjen e zbatimit të masave.

Masat hynë në fuqi sot datë 29.07.2025

The post Konfirmohen rastet e para tĂ« sĂ«mundjes ‘’Gjuha e KaltĂ«r’’ nĂ« KosovĂ« appeared first on Revista Monitor.

❌
❌