Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Yesterday — 18 August 2025Main stream

Vesa Smolica mahnit me fotografi nga pushimet në Greqi

18 August 2025 at 14:13

Këngëtarja e njohur shqiptare, Vesa Smolica, ka tërhequr vëmendjen e ndjekësve të saj në rrjete sociale me një sërë imazhesh mahnitëse nga pushimet verore.

Artistja ka zgjedhur Greqinë si destinacion për të pushuar dhe rigjeneruar energjitë, dhe nuk ka nguruar të ndajë momente të veçanta me fansat e saj.

Në disa nga fotografitë e publikuara, ajo shfaqet duke u relaksuar buzë detit.

Foto: Vesa Smolica / Instagram

 

Ajo ka postuar gjithashtu disa imazhe në bikini, ku linjat e saj të tonifikuara dhe eleganca natyrale kanë marrë komente të shumta pozitive nga ndjekësit.

Përveç fotografive, edhe përshkrimi i saj në një nga postimet mori vëmendje të madhe dhe rezonoi me shumë njerëz:

Foto: Vesa Smolica / Instagram

“Paqja është luksi i ri”, shkroi Vesa, duke sjellë një mesazh të thellë.

Përndryshe, Vesa njihet si një artiste me një vokal të jashtëzakonshëm dhe me interpretimet e saj mbresëlënëse.

Foto: Vesa Smolica / Instagram

The post Vesa Smolica mahnit me fotografi nga pushimet në Greqi appeared first on Telegrafi.

Mila Kunis kufizoi në mënyrë ekstreme zakonet ushqimore për filmin “Black Swan”

18 August 2025 at 12:18

Mila Kunis kufizoi në mënyrë ekstreme zakonet e saj ushqimore gjatë xhirimeve të trilerit psikologjik “Black Swan.”

“Përgatitja ime konsistonte në shumë vallëzim dhe shumë pak ushqim — e di që nuk duhet ta thuash, por është e vërteta,” tha aktorja për Vogue, në një intervistë të përbashkët me bashkë-protagonisten e saj në filmin e vitit 2010, Natalie Portman.

“Pija shumë supë (broth) dhe vallëzoja 12 orë në ditë,” shtoi ajo në artikullin e publikuar të premten.

Kunis, tani 42 vjeçe, tregoi se ajo dhe Portman — që luanin rolet e balerinave profesioniste — kishin menduar fillimisht se do të kishin vetëm tre muaj për t’u përgatitur për rolet e tyre fizikisht kërkuese.

Megjithatë, pasi producentët humbën një pjesë të financimit, projekti “u zgjat në gjashtë muaj ndërsa Darren [Aronofsky, regjisori i filmit] kërkonte fonde”.

“Ishte një situatë e keqe për Darren, por unë dhe Nat ishim të lumtura, sepse kishim tre muaj shtesë për të ushtruar vallëzimin,” tha aktorja e njohur nga “That ’70s Show.”

Kunis — e cila luante personazhin Lily, që përfaqësonte “Black Swan” — ndau gjithashtu disa nga efektet fizike të rënda që pati si pasojë e skenave intensive të vallëzimit.

“Xhironim ato skena për orë të tëra dhe unë kisha mavijosje në gjithë brinjët, vetëm nga ngritjet që përsëriteshin vazhdimisht,” kujton ajo.

“Gjithashtu, e kam dislokuar krahun që në fillim të xhirimeve dhe mendova se isha e mbaruar, por Darren më çoi te një akupunkturist dhe, për çudi, dola krejt në rregull”.

Portman, e cila luajti rolin kryesor të Nina Sayers, shtoi se gjatë xhirimeve mësoi shumë rreth botës së baletit.

The post Mila Kunis kufizoi në mënyrë ekstreme zakonet ushqimore për filmin “Black Swan” appeared first on Telegrafi.

Cozman feston ditëlindjen, merr urim të veçantë nga e dashura e tij

18 August 2025 at 10:45

Reperi i njohur shqiptar, Cozman feston ditëlindjen dhe në këtë ditë të veçantë ai mori një urim shumë të veçantë nga një person i dashur për të – e dashura e tij.

Ajo publikoi një fotografi të përbashkët me reperin, e cila më pas u ripostua nga vetë Cozman në profilin e tij në Instagram.

“Urime ditëlindjen, dashuria e jetës”, shkroi ajo krahas fotos, duke emocionuar ndjekësit e çiftit.

Foto: Cozman / Instagram

Kjo ishte një befasi për të gjithë, pasi që pavarësisht këtij momenti publik, lidhja e tyre është mbajtur larg vëmendjes mediatike dhe nuk dihen shumë detaje rreth raportit të tyre.

Sa i përket karrierës, Cozman ka pasur periudha ndërprerjeje në muzikë, por herë pas here rikthehet me projekte të reja muzikore, duke ruajtur vazhdimisht interesin e fansave. /Telegrafi/

The post Cozman feston ditëlindjen, merr urim të veçantë nga e dashura e tij appeared first on Telegrafi.

“Adri për dy gra”, Iliriana ia ktheu përgjigjen ndjekësit duke i reaguar me humor

18 August 2025 at 08:58

Adri dhe Iliriana, çifti shumë i dashur për publikun që rrëmbeu zemrat gjatë edicionit të dytë të Big Brother VIP Kosova, vazhdojnë të jenë në qendër të vëmendjes.

Të dy artistë në fushën e muzikës, ata po shkëlqejnë jo vetëm si çift, por edhe si bashkëpunëtorë në skenë.

Performancat e tyre, sidomos gjatë sezonit veror në dasma dhe evente të ndryshme, janë mirëpritur ngrohtësisht nga publiku.

Së fundmi, dyshja ndanë një video nga një nga performancat e tyre në Instagram, e cila mori shumë vëmendje dhe komente pozitive. Ndër to, ra në sy edhe një koment komik nga një ndjekës që shkroi:

Foto: Adri dhe Iliriana / Instagram

“Çfarë zani ky djali, mashallah belivallha, për dy gra është, respekt!”.

Ky koment shkaktoi të qeshura, dhe nuk mungoi as reagimi me humor i Ilirianës, e cila iu përgjigj me sportivitet:

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Iliriana Sadriu (@ilirianasadriu)

“Fshije sa s’e ka pa Adri, hahah!”. /Telegrafi/

The post “Adri për dy gra”, Iliriana ia ktheu përgjigjen ndjekësit duke i reaguar me humor appeared first on Telegrafi.

Sabri Fejzullahu publikon fotografi me mbesën, ndan lajmin e madh për të

18 August 2025 at 08:31

Këngëtari shumë i dashur për publikun shqiptar, Sabri Fejzullahu, ka ndarë me ndjekësit e tij një moment të veçantë dhe emocionues.

Në një postim prekës në rrjetin social Facebook, ai ka publikuar një fotografi me mbesën e tij, Enën, duke e shoqëruar me një mesazh plot krenari dhe dashuri.

Në përshkrimin që shoqëron fotografinë, Sabriu ka zbuluar një lajm mjaft të bukur dhe entuziast: mbesa e tij e dashur do të debutojë së shpejti në fushën e kinematografisë.

Këto fjalë të ngrohta nuk lanë pa reaguar ndjekësit dhe adhuruesit e artistit, të cilët e mbuluan postimin me komente pozitive dhe urime për suksesin e Enës në këtë rrugëtim të ri dhe të rëndësishëm artistik.

“Mbesa e ime Ena, një yll që do t’shpërthejë së shpejti në kinematografi”, ka shkruar këngëtari.

Megjithëse ende nuk janë bërë publike detaje konkrete rreth projekteve filmike në të cilat do të marrë pjesë Ena, interesimi për të ka nisur të rritet. /Telegrafi/

The post Sabri Fejzullahu publikon fotografi me mbesën, ndan lajmin e madh për të appeared first on Telegrafi.

Before yesterdayMain stream

Arsyeja e vërtetë pse Kylie Jenner dhe Timothee Chalamet nuk janë parë me javë mes thashethemeve për ndarje

17 August 2025 at 07:30

Lidhja e Kylie Jenner dhe Timothée Chalamet po shkon për mrekulli, ndonëse dyshja po përballen me distancën.

Kur aktori 29-vjeçar mungoi në festën e ditëlindjes së 28-të të Kylie-t këtë javë, fansat filluan të dyshojnë nëse çifti ishte ndarë.

Megjithatë, një burim për PEOPLE tregon se ata janë ende bashkë, duke theksuar oraret e ngjeshura si arsye pse kohët e fundit kanë kaluar më shumë larg njëri-tjetrit.

“Ata nuk janë parë për disa javë vetëm sepse Timothée ka qenë duke xhiruar Dune në një studio në Budapest, dhe Kylie gjithashtu ka qenë duke punuar,” thotë burimi. “Ajo e vizitoi atë në korrik.”

“Por edhe pse Kylie ka avion privat, fluturimi prapë zgjat 12 orë,” shton burimi. “Ajo është nënë dhe gjithashtu punon. Ka shumë përgjegjësi në Los Angeles. Ndërkohë, orari i Timothée është shumë i ngarkuar, me shumë pak kohë të lirë.”

“Megjithatë, ata po e bëjnë të funksionojë,” vazhdon burimi. “Flasin pothuajse çdo ditë me FaceTime. U mungon njëri-tjetri dhe janë krejtësisht mirë.”

Një burim tjetër shton se udhëtimet e Chalamet do të vazhdojnë, pasi ai po përgatitet të shkojë në Jordani dhe Abu Dhabi për fazën e radhës së xhirimeve.

The post Arsyeja e vërtetë pse Kylie Jenner dhe Timothee Chalamet nuk janë parë me javë mes thashethemeve për ndarje appeared first on Telegrafi.

Lewis Capaldi tregon takimin e rastësishëm me Justin Bieber gjatë një feste: Mendova se do të bëhemi miq të mirë, por nuk ma ktheu të nesërmen mesazhin

16 August 2025 at 23:53

Pas një takimi miqësor me të në një festë, Lewis Capaldi u injorua nga Justin Bieber.

Në një intervistë për Capital FM me Chris Stark të premten, më 15 gusht, këngëtari 28-vjeçar i hitit “Someone You Loved” kujtoi takimin e tij me këngëtarin e hitit Baby, në një festë në Los Angeles. Në atë kohë, Capaldi ishte i bindur se Bieber, 31 vjeç, nuk kishte asnjë ide kush ishte ai.

“Bieber më afrohet dhe më thotë, ‘Hej, ç’kemi?’ Dhe unë i them, ‘Ti nuk e di kush jam unë, nuk e di emrin tim?’”, kujtoi Capaldi.

Ai vazhdoi: “Dhe ai më tha, ‘Sigurisht që e di — Lewis Capaldi.’ Ne kaluam një natë fantastike, një mbrëmje shumë të bukur së bashku… dolëm bashkë dhe unë thashë, ‘Unë dhe Biebs do të bëhemi shokë të ngushtë; kjo është e madhe.’”

Capaldi mbeti edhe më i befasuar kur Bieber i tha të “sigurohej që të marr numrin e tij nesër.” Duke mbajtur fjalën, Capaldi i dërgoi një mesazh të këndshëm:

“Thjesht doja të të shkruaja, vëlla, dhe të thoja që nata e kaluar ishte kaq speciale, je një djalë fantastik, shumë bukur që kaluam një kohë së bashku”.

Sipas Capaldi-t, Bieber e pëlqeu mesazhin, por nuk i ktheu përgjigje.

“Pra, nëse je aty, Bieber, më shkruaj përsëri,” përfundoi ai.

Në qershor, Capaldi u rikthye për një performancë surprizë në Festivalin Glastonbury, dy vjet pasi kishte pasur vështirësi për të përfunduar setin e tij në festivalin e Mbretërisë së Bashkuar. /Telegrafi/

The post Lewis Capaldi tregon takimin e rastësishëm me Justin Bieber gjatë një feste: Mendova se do të bëhemi miq të mirë, por nuk ma ktheu të nesërmen mesazhin appeared first on Telegrafi.

Alba Vukaj vjen me poza nga plazhi, vë në pah linjat e përkryera

16 August 2025 at 22:59

Ish-banorja e Big Brother VIP Kosova, Alba Vukaj, ka mahnitur ndjekësit e saj me një sërë imazhesh të reja nga plazhi.

Ajo pozoi në bikini të bardha që theksonin në mënyrë perfekte linjat e saj trupore, duke lënë të gjithë pa fjalë.

Me një sfond të mrekullueshëm të detit të kristaltë dhe diellit që shkëlqente mbi lëkurën e saj, Alba rrezatonte bukuri dhe elegancë.

Foto: Alba Vukaj / Instagram

Çdo pozë e saj dukej si një imazh nga një revistë mode, duke kombinuar sensualitetin me stilin e saj unik.

Ish-banorja e BBVK-së, di gjithmonë se si të tërheqë vëmendjen e të gjithëve. /Telegrafi/

Foto: Alba Vukaj / Instagram

The post Alba Vukaj vjen me poza nga plazhi, vë në pah linjat e përkryera appeared first on Telegrafi.

Adrola Dushi me një dukje të sofistikuar në setin e fundit fotografik

16 August 2025 at 20:07

Modelja e njohur Adrola Dushi ka mahnitur ndjekësit e saj me një sërë imazhesh të reja të publikuara në Instagram, ku shfaqet me një paraqitje që i la të gjithë pa fjalë.

Me sharmin dhe elegancën që e karakterizojnë, Adrola arriti edhe një herë të tërheqë vëmendjen e publikut.

Në setin e fundit fotografik, ajo kishte zgjedhur një kombinim perfekt: një fund të gjatë ngjyrë vanilje që i jepte finesë pamjes, të kombinuar me një bluzë elegante në formë korseje me ngjyrë të zezë.

Foto: Adrola Dushi / Instagram

Ky kontrast ngjyrash nxirrte në pah harmoninë e veshjes dhe theksonte siluetën e saj elegante.

Ajo e kompletoi dukjen e saj me një palë taka të sofistikuara, që mbanin po të njëjtat nuanca si fundi dhe bluza.

Foto: Adrola Dushi / Instagram

Si detaj shtesë, modelja mbante një çantë të vogël të zezë, që i shtonte hijeshi dhe thjeshtësi kombinimit. /Telegrafi/

Foto: Adrola Dushi / Instagram
Foto: Adrola Dushi / Instagram
Foto: Adrola Dushi / Instagram

The post Adrola Dushi me një dukje të sofistikuar në setin e fundit fotografik appeared first on Telegrafi.

Dua Lipa me fustan ekstravagant në festimet e hershme të ditëlindjes në Ibiza

16 August 2025 at 18:34

Dua Lipa ka nisur festimet e hershme të ditëlindjes së saj, të cilat po zhvillohen tashmë prej disa ditësh në Ibiza, Spanjë.

E rrethuar nga miqtë më të afërt dhe familjarët, këngëtarja ka ndarë pamje nga celebrimet plot muzikë, net të gjata argëtimi dhe torta të shumta.

Kësaj here, ajo publikoi disa fotografi ku shfaqej e veshur me një fustan ekstravagant që theksonte siluetën e saj skulpturore.

Foto: Dua Lipa / Instagram

Fustani me shkëlqim, i gjatë dhe me një prerje të veçantë në anën e djathtë, i dha një tjetër dimension stilit të saj të veçantë.

E njohur për qasjen e saj avangardë ndaj modës, Dua i ka kushtuar kujdes të veçantë dukjes gjatë këtyre festimeve.

Foto: Dua Lipa / Instagram

Ajo e kompletoi pamjen me një palë taka të larta, në të njëjtën nuancë me fustanin, duke i dhënë një prekje elegante e moderne kombinimit. /Telegrafi/

Foto: Dua Lipa / Instagram
Foto: Dua Lipa / Instagram
Foto: Dua Lipa / Instagram
Foto: Dua Lipa / Instagram

The post Dua Lipa me fustan ekstravagant në festimet e hershme të ditëlindjes në Ibiza appeared first on Telegrafi.

Dua Lipa nuk harron traditën shqiptare, kërcen me gotë mbi kokë në pushimet në Ibiza

15 August 2025 at 14:53

Dua Lipa ka nisur festimet e hershme të ditëlindjes së saj të 30-të, me disa ditë në Ibiza, Spanjë, e rrethuar nga miqtë dhe të afërmit më të ngushtë.

Artistja shqiptare me famë botërore ka publikuar pamje nga atmosfera festive, ku shihet duke kërcyer dhe shijuar muzikën spanjolle në një festë plot ngjyra dhe energji.

E veshur me stil dhe e rrethuar nga njerëzit e saj të dashur, Dua nuk iu rezistoi ritmeve, teksa vallëzimi i vinte krejt natyrshëm. Ajo rrezatonte sharm dhe vetëbesim, duke u kthyer në qendër të vëmendjes në çdo lëvizje.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by DUA LIPA (@dualipa)

Një nga momentet më të veçanta që ajo ndau me ndjekësit ishte vallëzimi me gotë mbi kokë – një zakon i njohur në dasmat shqiptare.

Në njërën nga videot, ajo shihet duke kërcyer me hijeshi, me një gotë të mbushur mbi kokë që nuk lëviz asnjë centimetër, edhe pse lëvizjet e saj janë plot dinamizëm.

Ky detaj i ka emocionuar fansat, pasi risjell një moment tjetër të ngjashëm nga e kaluara, kur Dua ishte parë duke kërcyer me gotë mbi kokë, por atëherë nën ritmet e muzikës tradicionale shqiptare.

Përmes këtij vallëzimi simbolik dhe pranisë së miqve të ngushtë, Dua Lipa feston një kapitull të ri të jetës. /Telegrafi/

The post Dua Lipa nuk harron traditën shqiptare, kërcen me gotë mbi kokë në pushimet në Ibiza appeared first on Telegrafi.

Taylor Swift dhe mesazhi i koduar përmes ngjyrës portokalli, ajo paralajmëroi albumin e ri që në Eras Tour?

15 August 2025 at 12:59

Taylor Swift ka vënë nën ethe fansat pasi njoftoi albumin e saj më të ri, të titulluar “The Life of a Showgirl”, i cili publikohet më 3 tetor, por mund të porositet me pagesë paraprakisht.

Ky është albumi i 12-të në karrierën e saj dhe përmban gjithsej 12 këngë, njëra prej të cilave është në bashkëpunim me artisten amerikane Sabrina Carpenter.

Pas përfundimit të turneut të saj madhështor Eras Tour, në shfaqjen e fundit, Taylor e përmbylli me dritë portokalli, një detaj që fansat e konsideruan si një aludim të fshehtë për projektin e radhës, të cilin tashmë e kishin hamendësuar.

Nuk është për t’u habitur që gjithçka ishte e planifikuar me kujdes nga Taylor, pasi edhe kopertina e albumit përmban të njëjtën ngjyrë portokalli.

Swift ka zbuluar se albumin e ka shkruar gjatë kohës kur ishte në turneun Eras Tour. E ftuar në podcastin e Jason Kelce, ajo ndau ekskluzivitetin për albumin dhe u pyet pse zgjodhi pikërisht këtë ngjyrë. Artistja e hiteve të panumërta tha se portokallia ka qenë gjithmonë një nga ngjyrat e saj të preferuara, pasi përfaqëson energjinë e jetës së saj.

“Ky album ka të bëjë me atë që po ndodhte prapa skenave, në jetën time të brendshme gjatë këtij turneu, i cili ishte kaq elektrizues dhe plot energji”, – deklaroi ajo.

Taylor zbuloi gjithashtu se, gjatë turneut, mbante tre shfaqje për tre ditë me radhë, ndërsa në tri ditët e pushimit udhëtonte për në Suedi, ku punonte për kompozimin dhe regjistrimin e albumit. /Telegrafi/

The post Taylor Swift dhe mesazhi i koduar përmes ngjyrës portokalli, ajo paralajmëroi albumin e ri që në Eras Tour? appeared first on Telegrafi.

Martohet aktorja e “Bashkallajk”, Sara Bajrami – dukej tejet elegante në fustanin e nusërisë

15 August 2025 at 10:16

Aktorja e njohur Sara Bajrami i ka dhënë fund beqarisë, duke kurorëzuar dashurinë e saj me një ceremoni martese plot elegancë dhe emocion përkrah partnerit të saj, Mirad, i cili i ka rrëmbyer zemrën.

E njohur për publikun si një nga aktoret më të dashura të teatrit dhe sidomos për rolin e Lizës në serialin shumë të ndjekur Bashkallajk, Sara u shfaq mahnitëse në fustanin e bardhë të nusërisë, duke rrezatuar hijeshi dhe thjeshtësi.

Përmes një sërë postimesh në ‘Instastory’, ndjekësit kanë pasur mundësinë të shohin pamje nga ceremonia dhe festa, e cila ishte një kombinim perfekt mes modernes dhe traditës shqiptare – që nga muzika bashkëkohore, e deri tek ritmet e dasmave tradicionale me tupana.

Foto: Sara Bajrami / Instagram

Në mesin e të ftuarve nuk munguan as emrat e njohur të ekranit dhe kolegët e saj nga seriali Bashkallajk, përfshirë Ryva Kajtazin dhe Behar Nesimin, të cilët ndanë çaste të bukura me çiftin në këtë ditë të veçantë.

Nga postimet në llogarinë e saj në Instagram, vihet re se Sara kishte zgjedhur të vishej me dy fustane të bardha – njëri me prerje më të gjerë e madhështore, ndërsa tjetri më i thjeshtë dhe i rrjedhshëm, i zbukuruar me detaje të bukura me perla në pjesën e dekoltesë, që i shtonin edhe më shumë hijeshi pamjes së saj engjëllore.

Foto: Sara Bajrami / Instagram
Foto: Sara Bajrami / Instagram
Foto: Sara Bajrami / Instagram
Foto: Sara Bajrami / Instagram

The post Martohet aktorja e “Bashkallajk”, Sara Bajrami – dukej tejet elegante në fustanin e nusërisë appeared first on Telegrafi.

Lela Seferi mahnit me pozat e saj në bikini, vë në pah linjat e tonifikuara

15 August 2025 at 08:48

Ish-banorja e Big Brother VIP Kosova, Lela Seferi, ka tërhequr vëmendjen e ndjekësve të saj në rrjetet sociale me një sërë imazhesh të reja nga pushimet verore.

Lela ka poastuar disa poza mahnitëse me bikini, të cilat kanë bërë bujë menjëherë në rrjet.

Me një pamje të freskët dhe tërheqëse, ajo ka vënë në pah trupin e saj të tonifikuar dhe barkun e sheshtë, duke dëshmuar se është në formë të shkëlqyer fizike.

Foto: Lela Seferi / Instagram

Përveç linjave trupore që nuk kanë kaluar pa u vënë re, ndjekësit janë impresionuar edhe nga bukuria e saj natyrale dhe sharmi që e karakterizon.

Me flokë të lëshuar dhe një buzëqeshje rrezatuese, Lela është shfaqur plot pozitivitet, duke sjellë një atmosferë verore dhe energji të mirë në postimin e saj.

Foto: Lela Seferi / Instagram

Në përshkrimin që ka bashkëngjitur pranë fotove, ajo ka shkruar thjesht por me kuptim: “Jeta është e bukur këtu”, duke lënë të kuptohet se po shijon në maksimum pushimet.

The post Lela Seferi mahnit me pozat e saj në bikini, vë në pah linjat e tonifikuara appeared first on Telegrafi.

Leonardo DiCaprio zbulon “pendesën më të madhe” në karrierën e tij filmike

15 August 2025 at 08:19

Leonardo DiCaprio ka zbuluar “pendesën më të madhe” që ka nga karriera e tij, në një rrëfim të sinqertë.

Fituesi i çmimit Oscar, 50 vjeç, ka luajtur në disa nga hitet më të mëdha të Hollivudit, nga Titanic te The Wolf of Wall Street – por ka një rol që ai pendohet që e ka refuzuar.

Duke folur për Variety, Leo zbuloi se filmi nga i cili u detyrua të tërhiqej ishte Boogie Nights, i regjisorit Paul Thomas Anderson.

Leo duhej të hiqte dorë nga roli në filmin e vitit 1997, sepse tashmë kishte firmosur kontratën për të luajtur personazhin ikonik Jack Dawson në filmin historik Titanic.

Në vend të tij, rolin e Eddie Adams e mori Mark Wahlberg – një rol që u nominua për tre çmime Oscar dhe u vlerësua nga Variety si një nga filmat më të mirë të të gjitha kohërave. Ndërkohë, Titanic u nominua për 14 çmime Oscar dhe fitoi 11 prej tyre.

“Do ta them, edhe pse je këtu: pendesa ime më e madhe është që nuk luajta në Boogie Nights, ishte një film i thellë për gjeneratën time”.

“Nuk mund ta imagjinoj askënd tjetër përveç Mark-ut në atë rol. Kur më në fund e pashë atë film, thashë me vete që ishte një kryevepër”. /Telegrafi/

The post Leonardo DiCaprio zbulon “pendesën më të madhe” në karrierën e tij filmike appeared first on Telegrafi.

Vapa e madhe – si të përballoni temperaturat ekstreme

14 August 2025 at 14:38

Shumica prej nesh e mirëpresin motin e ngrohtë, por kur bëhet shumë nxehtë, paraqiten rreziqe për shëndetin. Gjatë valëve të të nxehtit, më shumë njerëz se zakonisht sëmuren rëndë apo edhe vdesin.

Nëse këtë verë godet një valë e të nxehtit, sigurohuni që të mos dëmtojë ju apo dikë që njihni.

Pse është problem vala e të nxehtit?

Rreziqet kryesore të shkaktuara nga vala e të nxehtit janë:

-Moskonsumimi i mjaftueshëm i ujit (dehidratimi)

-Mbinxehja, e cila mund të përkeqësojë simptomat për ata që tashmë kanë probleme me zemrën apo frymëmarrjen

-Rraskapitja nga nxehtësia dhe goditja nga nxehtësia

Kush është më së shumti në rrezik?

Valët e të nxehtit mund të ndikojnë te secili, por njerëzit më të ndjeshëm janë:

-Të moshuarit – veçanërisht ata mbi 75 vjeç dhe gratë

-Ata që jetojnë vetëm ose në shtëpi përkujdesjeje

-Njerëzit me sëmundje të rënda apo afatgjata, përfshirë sëmundjet e zemrës apo mushkërive, diabetin, sëmundjet e veshkave, Parkinsonin apo disa gjendje të shëndetit mendor

-Ata që marrin disa lloje të ilaçeve që mund t’i bëjnë më të ndjeshëm ndaj të nxehtit

-Ata që e kanë të vështirë të freskohen – foshnjat dhe fëmijët e vegjël, personat që janë të shtrirë në shtrat, ata me varësi ndaj drogës apo alkoolit ose me sëmundjen e Alzheimerit

-Njerëzit që kalojnë shumë kohë jashtë ose në vende të nxehta – ata që jetojnë në katin e sipërm, personat pa strehë ose ata që punojnë jashtë

Këshilla për përballimin e motit të nxehtë

Qëndroni larg të nxehtit sa të mundeni. Nëse duhet të dilni jashtë, qëndroni në hije, sidomos mes orës 11:00 dhe 15:00, përdorni krem kundër diellit, kapelë dhe veshje të lehta, dhe shmangni ushtrimet fizike ose aktivitetet që ju nxehin më shumë.

Ftohni veten. Hani dhe pini gjëra të ftohta, shmangni alkoolin, kafeinën dhe pijet e nxehta, bëni dush të ftohtë ose vendosni ujë të ftohtë mbi lëkurë apo rroba.

Mbani hapësirat ku jetoni të freskëta. Mbyllni dritaret gjatë ditës dhe hapini natën kur temperatura bie. Ventilatorët elektrikë mund të ndihmojnë nëse temperatura është nën 35 gradë. Kontrolloni temperaturën në dhoma, veçanërisht aty ku jetojnë ose flenë persona në rrezik më të lartë.

The post Vapa e madhe – si të përballoni temperaturat ekstreme appeared first on Telegrafi.

Çiftet që nuk kanë gjasa të divorcohen ndonjëherë praktikojnë tre zakone

14 August 2025 at 08:59

Një marrëdhënie e suksesshme nuk varet nga përsosmëria, por nga zakonet e përditshme që partnerët kultivojnë për të kuptuar më mirë njëri-tjetrin, për të ndërtuar besim dhe për të ruajtur afërsinë.

Çiftet që qëndrojnë bashkë për një kohë të gjatë nuk ikin nga problemet, por i zgjidhin ato në mënyrë paqësore dhe me respekt.

Më poshtë janë disa zakone që praktikohen shpesh nga çiftet, marrëdhëniet e të cilëve mbijetojnë, pavarësisht sfidave.

Ata flasin hapur për atë që i shqetëson

Një marrëdhënie e shëndetshme përfshin ndershmëri. Në vend që të fshehin frustrimet, partnerët diskutojnë hapur gjërat që i shqetësojnë. Ata nuk e akuzojnë njëri-tjetrin, por flasin për ndjenjat e tyre, duke nxitur kështu mirëkuptimin e ndërsjellë. Në këtë mënyrë, problemet zgjidhen pa krijuar tension shtesë.

Ata bëjnë një pushim kur tensionet rriten

Kur lindin mosmarrëveshje ose tensione, është e dobishme të bëni një pushim të shkurtër. Në vend që të reagojnë me afekt, partnerët largohen për një kohë të shkurtër – bëjnë një shëtitje, tërhiqen në një dhomë tjetër ose thjesht gjejnë kohë për veten e tyre. Ky lloj distance ndihmon në qetësimin e emocioneve dhe parandalimin e debateve të panevojshme.

Ata tregojnë mirëkuptim dhe tolerancë të ndërsjellë

Secili ka të metat dhe ditët e veta të këqija. Në vend që të kritikojnë ose ekzagjerojnë të metat e partnerit të tyre, çiftet që kultivojnë një marrëdhënie të qëndrueshme përpiqen të tregojnë mirëkuptim. Ata nuk i marrin gjithçka personalisht dhe e dinë se zakonet që mund t’i irritojnë nuk janë të drejtuara kundër tyre. Toleranca, durimi dhe gatishmëria për kompromis ndihmojnë në ruajtjen e harmonisë.

The post Çiftet që nuk kanë gjasa të divorcohen ndonjëherë praktikojnë tre zakone appeared first on Telegrafi.

Këto ushqime ju ndihmojnë të humbni dhjamin e barkut, përfshijini në planin tuaj të dietës

14 August 2025 at 08:51

Mënyra më e shpejtë për të humbur dhjamin e barkut përfshin një qasje të ekuilibruar të adoptimit të një diete të shëndetshme dhe përfshirjes së një rutine efektive ushtrimesh. Megjithatë, ushqyerja është pak më e rëndësishme në këtë proces.

Filloni procesin e humbjes së peshës duke zgjedhur ushqime të pasura me fibra ndërsa bëni pazar. Këto ushqime ju mbajnë të ngopur për më gjatë dhe ndihmojnë në rregullimin e niveleve të sheqerit në gjak.

Kombinojini ato me ushqime të pangopura dhe të pasura me proteina, të cilat njihen për faktin se ju bëjnë të ndiheni të ngopur, për një kombinim të shijshëm dhe të shëndetshëm që ju vendos në rrugën e humbjes së peshës.

Arritja e humbjes së peshës ose ndërtimit të muskujve sillet rreth mbajtjes së një diete të shëndetshme dhe të ekuilibruar me një deficit kalorish. Ushqimet e mëposhtme janë shtesa të shkëlqyera në dietën tuaj për humbje efektive të peshës.

Kërpudha

Me pak kalori, kërpudhat janë një zgjedhje fantastike, veçanërisht për ata që shmangin mishin. Ato ofrojnë proteina me bazë bimore së bashku me minerale thelbësore si kaliumi, fosfori, seleni, folati dhe kolina.

Kërpudhat kanë efekte anti-inflamatore, duke parandaluar potencialisht sindromën metabolike dhe problemet që lidhen me obezitetin. Kjo barishte e gjithanshme dhe me pak kalori mund të përfshihet në sallata, makarona dhe shumë pjata të tjera.

Mjedra

Përveçse janë të shijshme dhe u shtojnë freski gatimeve, mjedrat janë të pasura me fibra, vitamina (K, mangan, C) dhe lëndë ushqyese. Përmbajtja e fibrave luan një rol kyç në djegien e dhjamit të barkut duke nxitur një ndjenjë ngopjes, duke zvogëluar marrjen e përgjithshme të kalorive.

Arra

Pavarësisht se janë të pasura me kalori, arrat mund të mos çojnë në shtim në peshë dhe në fakt mund të parandalojnë obezitetin dhe sëmundjet kronike. Të pasura me proteina dhe fibra, arrat kontribuojnë në uljen e dhjamit të barkut.

Proteina përshpejton metabolizmin dhe ruan masën muskulore, duke ndihmuar në djegien e kalorive dhe shkrirjen e dhjamit në pjesën e mesme të trupit. Porcioni i rekomanduar ditor është 30 gramë, që është një shtesë e pranueshme në dietën tuaj pa tejkaluar marrjen tuaj ditore të kalorive.

Avokado

Avokado është një shtesë e vlefshme në dietën tuaj që djeg shpejt dhjamin e barkut. Ngrënia e gjysmës së një avokadoje për drekë zvogëlon dëshirën për të ngrënë ose për të ngrënë diçka të lehtë më vonë. Yndyrnat mono të pangopura në avokado janë të shëndetshme për zemrën, duke ofruar një ndjenjë ngopjeje dhe kënaqësie, edhe pse janë të larta në kalori.

Grejpfrut

I reklamuar si një nga ushqimet më të mira për humbje peshe, grejpfruti ka tërhequr vëmendjen për përfitimet e tij të mundshme. Përfshirja e grejpfrutit ose lëngut të tij në dietën tuaj mund të çojë në humbje më të madhe të peshës.

Speca djegës

Specat djegës, falë kapsaicinës, kontribuojnë në mënyrë aktive në humbjen e peshës. Kapsaicina, e gjetur në speca të ndryshëm përveç specave zile, shoqërohet me rritjen e oksidimit të yndyrës, termogjenezës (prodhimit të nxehtësisë) dhe shpenzimit të energjisë në trup.

Kombinimi i këtyre faktorëve mund të lehtësojë humbjen e peshës dhe yndyrës në të gjithë trupin, përfshirë zonën e barkut.

Fara Chia

Të mbushura me lëndë ushqyese thelbësore si acidet yndyrore omega-3, fibrat dhe proteinat, farat chia luajnë një rol në kontrollin e peshës.

Salmon

I pasur me acide yndyrore omega-3 dhe proteina të ligët, salmoni është një tjetër mundësi për djegien e dhjamit të barkut. Acidet yndyrore omega-3 ndihmojnë në kënaqjen e oreksit, ndërsa proteina e ligët rrit ngopjen dhe metabolizmin.

The post Këto ushqime ju ndihmojnë të humbni dhjamin e barkut, përfshijini në planin tuaj të dietës appeared first on Telegrafi.

Pse nuk këshillohet të ktheni gotat përmbys pas larjes

14 August 2025 at 08:41

Shumë njerëz nuk i kushtojnë vëmendje mënyrës se si i vendosin gotat pas larjes, por ka një arsye të mirë pse ekspertët këshillojnë që të mos i kthejnë kurrë përmbys.

Edhe pse shumë njerëz i vendosin gotat përmbys kur lajnë enët, kjo, siç shpjegojnë ekspertët, është krejtësisht e gabuar sepse dëmton cilësinë dhe fortësinë e gotave.

Nga ana shkencore, shpjegimi për këtë është: “Fundi i gotës është pjesa më e brishtë. Kur e vendos përmbys, ajo mban peshën e të gjithë gotës”.

Si pasojë, me kalimin e kohës, gjasat e thyerjes së xhamit mund të rriten. Kjo tezë u konfirmua nga Key Wagner për The Sun.

“Disa gota kanë një buzë shumë delikate që nuk është bërë për të mbështetur peshën e plotë të gotës. Nëse është kështu, mos i ruani gotat përmbys, pasi kjo do të ushtrojë presion të tepërt mbi buzë dhe përfundimisht do t’i thyejë gotat”, tha ajo.

Megjithatë, ekspertët janë të vetëdijshëm se kjo metodë e hedhjes së gotave pas larjes përdoret për të parandaluar vendosjen e pluhurit në gota.

The post Pse nuk këshillohet të ktheni gotat përmbys pas larjes appeared first on Telegrafi.

Shpesh i harrojmë në moshë madhore, disa mësime jetësore që mësojmë nga më të vegjlit

13 August 2025 at 23:55

Të jesh prind është një nga detyrat më të bukura, por edhe më të vështirat dhe më të përgjegjshme në jetë. Është një udhëtim i mbushur me ulje-ngritje, përvoja që formësojnë jo vetëm jetën e fëmijëve, por edhe të vetë prindërve.

Shpesh harrojmë se edhe prindërit mund të mësojnë shumë nga fëmijët e tyre, nëse përpiqemi ta shohim botën përmes syve të tyre.

Duke i vëzhguar ata dhe duke u lidhur vërtet me ta, prindërit mund të fitojnë njohuri të reja, të zvogëlojnë stresin prindëror dhe të bëhen versione më të mira të vetes, shkruan Times of India .

Besimi në të pamundurën

Si fëmijë, ne besojmë se jemi të pamposhtur. Kjo ndjenjë e plotfuqishmërisë vjen nga besimi se çdo gjë në këtë botë është e arritshme. Ne ëndërrojmë të ndryshojmë botën, por ndërsa rritemi, gjërat ndryshojnë.

Të tërhequr në garën për para, sukses dhe status, të rriturit “gëlltisin” realitetet e ashpra të jetës. Megjithatë, shikimi në sytë e fëmijëve u kujton prindërve diçka të veçantë – fuqinë e besimit në mesazhin se gjithçka është e mundur.

Kuriozitet dhe çudi

Për fëmijët, bota është një vend magjepsës. Gëzimi i zbulimit të gjërave të reja, i provimit të shijeve të reja dhe pyetjeve të pafundme mbushin fëmijërinë e tyre. Kureshtja e tyre duhet t’i frymëzojë prindërit të rizbulojnë bukurinë në jetë dhe të zgjojnë pasionet e tyre, cilatdo qofshin ato. Kjo gjithashtu nxit një dashuri për të mësuarit që zgjat gjithë jetën.

Gëzim në gjëra të vogla

Fëmijët janë krijesa të mrekullueshme që gjejnë lumturi në gjërat më të thjeshta. Një pellg me ujë pas shiut, një insekt shumëngjyrësh ose një shije e re akulloreje – aftësia e tyre për të parë të mirën në gjithçka dhe kudo është diçka që prindërit duhet ta vlerësojnë. Mund ta bëjë jetën e prindërve të tyre edhe më të lehtë. Filloni të vini re gjërat e vogla përreth jush dhe të vlerësoni jetën që jetoni.

Lehtësia e faljes

Nëse ka ndonjë person që mund ta harrojë lehtë dhe të ecë përpara, ata janë fëmijët. Aftësia e tyre unike për të lënë mënjanë zemërimin dhe për të falur shpejt mund t’u kujtojë prindërve rëndësinë e faljes në ruajtjen e marrëdhënieve të shëndetshme.

Ndërsa të rriturit nuk arrijnë të gjejnë gjithmonë të mirën në çdo gjë, fëmijët mund ta bëjnë. Ky duhet të jetë kuptimi i jetës: të gjesh të mirën, të falësh atë që mund të falet dhe të ecësh përpara, duke përqafuar një vetvete të re dhe më të mirë, shkruan The Times of India.

The post Shpesh i harrojmë në moshë madhore, disa mësime jetësore që mësojmë nga më të vegjlit appeared first on Telegrafi.

❌
❌