Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 7 August 2025Main stream

Drejtori i IKMT Korçë: Janë evidentuar rreth 370 subjekte që cenojnë sigurinë kombëtare

By: redi
7 August 2025 at 17:40

Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit në Korçë ka ngritur grupet e punës në bashkëpunim me Autoritetin Rrugor Shqiptar (ARRSH). Sipas Edi Bitrit, drejtor rajonal i IKMT Korçë, nga monitorimet e deritanishme në terren janë evidentuar rreth 370 subjekte që kanë zënë hapësira publike në mënyrë të paligjshme, duke rrezikuar sigurinë rrugore dhe kombëtare. Fjala është për rrethime banesash…

Source

Taravari fajëson kryeministrin Mickovski për thirrjet antishqiptare: Skandaloze dhe të orkestruara

By: redi
7 August 2025 at 17:03

Skandaloze dhe të orkestruara, i quan kryetari i Partisë Aleanca për Shqiptarët në Maqedoninë e Veriut, Arben Taravari, thirrjet kundër shqiptarëve gjatë ndeshjes së basketbollit mes Maqedonisë dhe Rumanisë, të zhvilluar fundjavën e kaluar në qytetin e Kumanovës. Nga Pogradeci pas një takimi që zhvilloi me kryetarin e bashkisë së këtij qytetit, Taravari fajësoi kryeministrin maqedonas Mickovski.

Source

Nis çlirimi i buzërrugëve kombëtare, Rama poston pamjet: Asnjë rraqe nuk do të jetë më nën qiell të hapur

By: redi
7 August 2025 at 16:51

Në mbarë vendin ka nisur çlirimi i buzërrugëve kombëtare, duke përcaktuar një kufi tërheqjeje të subjekteve. Kryeministri Edi Rama ka ndarë pamje nga aksioni që po kryhet për lirimin e këtyre hapësirave në akset kombëtare në qarkun e Durrësit. Rama tha se “subjektet duhet të sigurohen se asnjë rraqe nuk do të jetë më nën qiell të hapur”. ”Njëkohësisht, sipas kritereve të programit të ri të…

Source

Është gati, tashmë mund të gjurmoni autobusët në Tiranë në kohë reale

By: redi
7 August 2025 at 16:44

Qytetarët që përdorin transportin publik në Tiranë, tashmë nëpërmjet Google Maps do të mund të gjurmojnë në kohë reale autobusat e linjave në kryeqytet. Kjo risi u vjen në ndihmë jo vetëm qytetarëve vendas, por ndihmon gjithashtu edhe turistët që kanë zgjedhur të vizitojnë Shqipërinë Ky projektt u realizua nga GIZ Albania dhe Bashkisë së Tiranës me mbështetjen e Albanian Technology Distribution…

Source

Nis protesta kundër Gjykatës Speciale, mijëra qytetarë nga e gjithë Kosova bashkohen në Prishtinë

By: redi
7 August 2025 at 16:15

Mijëra qytetarë nga të gjitha anët e Kosovës janë mbledhur në Prishtinë për të marrë pjesë në protestën e organizuar nga organizatat e dala nga lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Protesta mbahet në sheshin “Skënderbeu”. Në përkrahje të pjesëtarëve të UÇK-së dhe në kundërshtim me veprimet e Gjykatës Speciale, protestuesit mbajnë në duar flamuj kombëtarë dhe pankarta me mesazhe solidariteti.

Source

Vetmia merr fund për 3 shenja të horoskopit

By: redi
7 August 2025 at 16:01

Dashi-Ndihesh aq i fortë sa e mashtron veten duke menduar se nuk ke nevojë për askënd. Megjithatë, kjo është një nga arsyet që të çoi në këtë vend të vetmuar ku ndodhesh tani. Për fat të mirë, që nga sot e kupton se nuk është aq keq të kesh një mik pranë teje, që ai madje mund të të ofrojë pikërisht ndihmën që të nevojitet, kur ke nevojë. Thjesht duhet ta kërkosh, ose të paktën ta pranosh.

Source

Sërish fusha e mbetjeve përfshihet nga flakët, merr zjarr edhe fadroma

By: redi
7 August 2025 at 15:53

Sërish fusha e mbetjeve në Vlorë është përfshirë nga zjarri. Po ashtu edhe një fadromë e cila punonte për të mbuluar mbeturinat me rërë është përfshirë nga flakët. Era e fortë që fryn nga veri-perëndimi tymin që çlirohet nga djegia e mbeturinave e përhap drejt qytetit. Shtëllungat e tymit të zi, të favorizuara edhe nga era, janë shpërndarë në të gjithë hapësirën ajrore dhe i janë drejtuar zonave…

Source

Shkolla 9-vjeçare “Liri Gero” në Fier, Rama: Do të hapë dyert këtë vit të ri shkollor me ambiente të reja

By: redi
7 August 2025 at 15:36

Kryeministri Edi Rama ka ndarë foto nga rindërtimi i shkollës 9-vjeçare “Liri Gero” në Fier, ku sipas tij, do të hapë dyert këtë vit të ri shkollor me ambiente të reja. Kreu i qeverisë ka ndarë detaje nga shkolla e re. ”Drejt përfundimit rindërtimi i shkollës 9-vjeçare “Liri Gero” në Fier, që do të hapë dyert këtë vit të ri shkollor me ambiente të reja, klasa moderne dhe kushte bashkëkohore për…

Source

Ish-deputeti Murrizi letër Dumanit: Hidhi sytë nga “Bankers”

By: redi
7 August 2025 at 15:16

Ish-deputeti i PD-së Myslim Murrizi i ka drejtuar një letër publike drejtuesit të Prokurorisë së Posaçme, Altin Dumani për çështjen “Bankers Petroleum”. Murrizi kërkon nga drejtuesi i SPAK-ut të hedhë sytë nga Bankers dhe të hetohet nga SPAK si çështje. Ai shkruan se shuma e parave që është vjedhur në rastin Bankers, nuk është vjedhur as nga të gjithë të burgosurit së bashku, që nga vitit 1991.

Source

Tendera gjatë fushatës, Berisha akuza për disa kryebashkiakë

By: redi
7 August 2025 at 14:59

Kreu i PD-së, Sali Berisha akuzon qeverinë dhe drejtues lokalë për shkelje të rënda të Kodit Zgjedhor, përmes promovimeve dhe inaugurimeve të projekteve publike gjatë periudhës së ndaluar nga ligji elektoral. Berisha u ndal në Bashkinë e Durrësit dhe atë të Beratit, duke përmendur me emra kryebashkiaken e Durrësit, Emirjana Sako, dhe ish-kryebashkiakun e Beratit, Ervin Demo. Sipas tij…

Source

Hapësirat publike, Sulaj: Masa për zaptuesit

By: redi
7 August 2025 at 14:39

Nënkryetari i Bashkisë së Tiranës, Blendi Sulaj i shoqëruar nga drejtori i Policisë Bashkiake, Elona Lalaj dhe drejtori i Kontrollit të Territorit në IMT, Klajdi Meçi, këtë të enjte inspektuan zonën e njësisë 9 në kryeqytetit për të parë ecurinë e aksionit për lirimin e hapësirave publike. Nënkryetari Sulaj tha se Bashkia e Tiranës është e angazhuar që të gjitha sipërfaqet publike të cilat janë…

Source

Zjarr katastrofik në Francë, viktima dhe evakuime masive

By: redi
6 August 2025 at 22:00

Një zjarr masiv ka përfshirë zonën e kodrave Corbières pranë kufirit me Spanjën, duke shkaktuar një viktimë e nëntë të plagosur. Mediat vendase bëjnë të ditur, duke djegur mbi 16,000 hektarë, një sipërfaqe sa madhësia e Parisit. Një grua vdiq në shtëpinë e saj dhe një person ishte në gjendje kritike me djegie të rënda, sipas prefekturës Aude. Disa zjarrfikës u plagosën gjithashtu.

Source

Yesterday — 6 August 2025Main stream

Gent Nehani i bashkisë Shkodër sfidon këshilltarin e PD për shpifje

By: redi
6 August 2025 at 21:34

Genti Nehani, inspektor i IMT për ndërtimet në Theth, ka reaguar pas debateve që pati në mbledhjen e Këshillit Bashkiak të Shkodrës, lidhur me ndërtimet në zonën e Thethit. Ai sfidon këshilltarin e PD-së për shpifje, dhe thotë se që prej muajit shkurt të këtij viti, për ndërtimet pa leje, janë ndërmarrë mbi 50 procedura për prishje të këtyre objekteve në përputhje të plotë me legjislacionin në…

Source

Ministrat akuzohen për mashtrim me fondet e BE-së! Kryeministri bllokon hetimet: S’kemi nevojë për skandale

By: redi
6 August 2025 at 21:08

Ministrat dhe zyrtarë të lartë të qeverisë greke janë përfshirë në një nga skandalet më të mëdha financiare në vitet e fundit në vend, pasi dyshohen për pjesëmarrje në një mashtrim masiv me subvencionet bujqësore të Bashkimit Evropian. Sipas një dosjeje 3.000-faqëshe të siguruar nga Zyra e Prokurorit Publik Evropian, zyrtarët grekë përfituan në mënyrë të paligjshme qindra miliona euro duke…

Source

Zelensky flet pas telefonatës me Trump: Rusia duhet të ndalojë luftën që nisi

By: redi
6 August 2025 at 20:55

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky, thotë se është në një mendim me homologun amerikan Donald Trump se lufta në Ukrainë duhet të përfundojë. Deklarata erdhi pas një telefonate mes tyre, zhvilluar menjëherë pas takimit të dërguarit special amerikan, Steve Witkoff, me presidentin rus Vladimir Putin në Kremlin. ”Qëndrimi ynë i përbashkët me partnerët është i qartë: lufta duhet të marrë fund dhe…

Source

Patos, digjen 4 hektarë me pisha

By: redi
6 August 2025 at 20:40

Në Patos rreth 4 hektarë pyll me pisha janë djegur brenda pak orëve në Gjinoqarë. Masivi pyjor ka dekada pa pastruar ndaj është dhe shumë e vështirë ndërhyrja e mjeteve zjarrfikëse. Nëse nuk do të ketë ndërhyrje përveç mjeteve rrethanore, situata do të dalë jashtë kontrollit e madje rrezikohen edhe zonat e banuara të fshatrave përreth. Zjarrfikësit, strukturat e bashkisë dhe banorët e zonës po…

Source

Starmer mbron planin për njohjen e shtetit palestinez

By: redi
6 August 2025 at 20:32

Kryeministri britanik Keir Starmer, thotë se kishte një “ndjenjë neverie” për vuajtjet në Gaza, ndërsa mbrojti planin e tij për të njohur potencialisht shtetin palestinez. Starmer ka thënë se Britania e Madhe do të njohë një shtet palestinez në shtator, nëse Izraeli nuk pranon të përmbushë kushte të caktuara, duke përfshirë menaxhimin e krizës humanitare, zbatimin e një armëpushimi dhe ringjalljen…

Source

Vatër zjarri në Poliçan, problematike situata në zonën ku ndodhen magazina me lëndë plasëse

By: redi
6 August 2025 at 20:25

Këtë të mërkurë një vatër zjarri ka rënë edhe në pyllin pranë Uzinës së Poliçanit. Flakët kanë marrë përmasa të mëdha, teksa janë siguruar edhe pamjet e këtij zjarri. Më problematike situata është pranë “Zonës C” të uzinës, në të cilën ndodhen edhe magazinat me lëndë plasëse. Në vendngjarje kanë shkuar zjarfikëset, forca të ushtrisë, si dhe një helikopter i Bazës Kuçovës, për hedhje të ujit nga…

Source

Komision hetimor për 11 Majin? Xhaferaj: Berisha më keq se Basha

By: redi
6 August 2025 at 20:01

Tre proceset e fundit parlamentare, që nga ai i vitit 2017, kanë treguar se aksioni i PD-së mbetet i njëjtë, komision hetimor për të bërë politikë me humbjen. 4 vite nga dështimi i komisionit që u bë në vitin 2021, Sali Berisha duket se po ecën në të njëjtën rrugë me Lulzim Bashën. Objektivi është i qartë, hetim të parlamentareve të 11 majit me pretendimin se nuk kishte zgjedhje, por farsë.

Source

❌
❌