Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Yesterday — 15 August 2025Main stream

KESH blen mbi 71 mijë MWh energji elektrike për periudhën 18-24 gusht

By: A R
15 August 2025 at 20:52

Temperaturat e larta dhe mungesa e reshjeve kanë ndikuar negativisht në prodhimin e energjisë nga kaskada e lumit Drin, burimi kryesor i energjisë në vend.

Si pasojë, Korporata Elektroenergjetike Shqiptare (KESH) ka ndërhyrë në tregun ndërkombëtar për të garantuar furnizimin me energji elektrike në vend.

KESH ka realizuar blerjen e 71 561 megavat-orë (MWh) energji elektrike për periudhën 18–24 gusht, për të përballuar kërkesën në rritje dhe reduktimin e prodhimit vendas për shkak thatësirës së zgjatur.

KESH arriti të blejë këtë sasi energjie në tre lote.

Në lotin e parë KESH bleu 45 696 MWh energji elektrike me çmim të ponderuar 138,31 euro/MWh.

Çmimi më i lartë i kontraktuar ishte 142,50 euro/MWh, ndërsa çmimi më i ulët i kontraktuar ishte 119,30 euro/MWH.

Në lotin e dytë, KESH bleu 20 825 MWh me çmim të ponderuar 136,24 euro/MWh. Çmimi më i lartë i kontraktuar ishte 139,40 euro/MWh, ndërsa çmimi më i ulët i kontraktuar ishte 132,88 euro/MWh.

Në lotin e tretë, KESH bleu 5 040 MWh me çmim të ponderuar 126,06 euro/MWh. Çmimi më i lartë i kontraktuar ishte 139,70 euro/MWh, ndërsa çmimi më i ulët i kontraktuar ishte 109 euro/MWh.

The post KESH blen mbi 71 mijë MWh energji elektrike për periudhën 18-24 gusht first appeared on JavaNews.al.

Shtrohet tapeti i kuq për Putinin në Alaska, i pari mbërrin Donald Trump

By: A R
15 August 2025 at 20:43

Skena është bërë gati në pistën e Bazës Ajrore Elmendorf për mbërritjen e Presidentit të SHBA-së Donald Trump dhe Presidentit rus Vladimir Putin.

Një tapet i kuq është shtruar në formë L-je që udhëheqësit të ecin drejt një platforme që është etiketuar si “ALASKA 2025”. Një mal i mbuluar me re në sfond plotëson tablonë.

Por karakteristika më mbresëlënëse është se ka katër avionë luftarakë F-22 Raptor janw rreshtuar pranë tapetit të kuq, ku do të parakalojnë dhe shtrëngojnë duart dy liderët.

Shtrohet tapeti i kuq për Putinin në Alaska, i pari mbërrin

Presidenti i SHBA-ve ishte i pari që zbriti në Alaska, përpara takimit historik që pritet të vulosë fatet e luftës në Ukrainë.

Donald Trump zbarkoi në bazën ushtarake Elmendorf-Richardson në Alaska me avionin presidencial, Air Force One, rreth orës 8:30.

The post Shtrohet tapeti i kuq për Putinin në Alaska, i pari mbërrin Donald Trump first appeared on JavaNews.al.

“Takimi i Alaskës, jo si Jalta e 1945”/ The Times: Nuk priten marrëveshje të mëdha mes Trump dhe Putin

By: A R
15 August 2025 at 20:35

Presidentët Donald Trump dhe Vladimir Putin ulen sot ballë për ballë për të gjetur një zgjidhje për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë.

Por, “samiti Trump-Putin në Alaskë nuk do të jetë një ndarje e stilit të Jaltës dhe nuk ka gjasa të ketë ndonjë marrëveshje të madhe”.

Kështu shkruan gazeta amerikane “The Times”, e cila sjell në kujtesë samitin fatal të Jaltës më 1945, ku tre të mëdhenjtë (Rusvelti i SHBA, Stalini i Bashkimit Sovjetik dhe Churchill i Mbretërisë së Bashkuar) ndanë planetin në fund të Luftës së Dytë Botërore.

Sipas “The Times”, “nga Uashingtoni përpara samitit po flitet se nuk do të ketë marrëveshje të mëdha, as largime historike. Suksesi në samitin e Anchorage do të matet me faktin nëse arrihet të paktën një lëvizje graduale drejt paqes”.

Në analizën e saj, gazeta amerikane hedh poshtë idenë e ndarjes së territoreve si në Jaltën e 1945-ës, pasi tashmë në tryezë mungon anëtari i ri i “Tre të Mëdhenjve”, Kina, si dhe për faktin se historia e luftës në 20 vitet e fundit është shumë e ndryshime nga ajo e para vitit 1945, çka hedh dyshime të mëdha mbi aftësinë e SHBA-ve, Rusisë apo Kinës, për të arritur qëllimet e tyre me forcë.

Pra, asnjë dorëzim, asnjë ndarje territoriale midis fuqive të mëdha, asnjë hap i madh strategjik i SHBA-së. Çfarë mund të presim nga Anchoragem cilat janë pesë gjërat kryesore, që kërkojnë liderët? Presidenti amerikan, Donald Trump, ka thënë se dëshiron ta shfrytëzojë këtë samit për ta shtruar rrugën për një takim tjetër që do ta përfshinte edhe presidentin ukrainas, Volodymyr Zelensky. Trump e ka bërë të qartë se dëshiron të arrijë një armëpushim sa më shpejt që është e mundur, si hap i parë drejt zgjidhjes përfundimtare.

Mirëpo, disa analistë kanë thënë se Putini do t’i trazojë ujërat duke bërë propozime tjera. Shumë analistë e shohin takimin me Trumpin si fitore për Putinin, teksa lideri rus tenton t’i japë fund izolimit ndërkombëtar. Përtej kësaj, synimi i Putinit për territore vazhdon të mos ndryshojë qysh prej fillimit të luftës. Për këtë arsye, Putini pritet t’i rezistojë idesë së pranimit të armëpushimit.

Nga ana e tij, Presidenti ukrainas dëshiron ta ketë një ulëse në tavolinë. Zelensky është përjashtuar nga bisedimet dhe ka paralajmëruar se vendimet që merren në mungesë të tij do të jenë pa asnjë kuptim. Çështja e koncesioneve territoriale është diçka që Zelensky e ka hedhur poshtë vazhdimisht.

Si është situata në fushëbetejë? Rusia kontrollon rreth një të pestën e territorit ukrainas, që përbën afërsisht 114.500 kilometra katrorë. Vija e frontit të luftës është rreth 1.000 kilometra e gjatë dhe kalon nëpër rajonet kryesore të Ukrainës.

Rusia do të vazhdojë të insistojë në diskutimin e asaj që e konsideron “rrënjën” e konfliktit – kod i Kremlinit përmes të cilit kërkon që Ukraina të heqë dorë nga ambiciet për anëtarësim në NATO, si dhe marrjen e hapave për çarmatosje të ushtrisë ukrainase. Secila palë i ka vijat e kuqe, prandaj rruga deri te arritja e paqes nuk është e lehtë.

The post “Takimi i Alaskës, jo si Jalta e 1945”/ The Times: Nuk priten marrëveshje të mëdha mes Trump dhe Putin first appeared on JavaNews.al.

Kush është autori i plagosjes në Korçë, pak kohë më parë doli nga burgu…

By: A R
15 August 2025 at 20:27

Aleks Qiqi është autori i plagosjes së 27-vjeçarit Ari Kodra në Korçë.

ABC News mëson se 41-vjeçari Qiqi ka qen, i dënuar për falsifikime, dhe vepra të tjera penale. Ai ka dalë pak kohë më parë nga burgu, teksa është dënuar për drogë.

Gjithashtu, ka qenë i dënuar edhe në Greqi.

Nga ngjarja e sotme, edhe vetë Qiqi mbeti i lënduar, teksa u transportua në spital.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

The post Kush është autori i plagosjes në Korçë, pak kohë më parë doli nga burgu… first appeared on JavaNews.al.

“1 milionë euro dëm në blegtori”/ Ekspertët: U dogjën mijëra bagëti e koshere bletë, shifrat pritet të rriten!

By: A R
15 August 2025 at 20:06

Flakët e zjarrit që dogjën fshatrat e Shqipërisë kanë shkaktuar dëme të mëdha ekonomike në familjet që zjarri u dogji shtëpinë apo gjënë e gjallë.

Demi më tani, vetëm në sektorin e blegtorisë, dëmi përllogaritet te 1 milion euro, pasi sipas të dhënave janë djegur 1000 koshere bletë dhe 4000 krerë bagëti, por kjo shifër në ditët e ardhshme mund të jetë shumë herë më lartë, pasi trupa inspektuese e veterinerëve ende nuk ka rritur të shkojë të gjithë fshatrat e djegur.

“Për të bërë një përllogaritje të thjeshtë, duke pasur parasysh që një koshere bletësh shkon 250-300 euro, nga 1000 bletë të dëmtuar 300 mijë euro dëm kemi vetëm tek bletët. Nëse llogarisim më pas numrin e blegtorisë së djegur që shkon diku tek 4000 dhe një kokë kushton 150-200 euro vlera e dëmit shkon tek 900 mijë euro”, thotë eksperti i ekonomisë, Klodian Muço.

Teksa dimë që do të subvencionohen fermerët për kafshët e djegura, nga ana tjetër ende nuk ka një vendim nëse do të veprohet me të njëjtën formë me ato ferma, ku sëmundja e murtajës u shfarosi delet dhe dhitë. si pasojë e këtij infeksioni, deri më tani janë groposur 2164 të imta.

Por zjarri nuk dogji vetëm shtëpi dhe kafshë, por edhe mijëra hektarë tokë me të mbjella si ullishta apo pemë drufrutore, për këto të fundit ende nuk ka asnjë statike se sa është sipërfaqja e djegur dhe a do të do dëmshpërblehet bujku shqiptar

“Duhet të keni parasysh që 1 hektarë pyll kushton 15-25 mijë euro çdo gjë ka kosto pa llogaritur shtëpitë e djegura”, shpjegon Muço.

Por, zjarret e qëllimshme apo jo, nuk janë një ngjarje e re për Shqipërinë, pasi për çdo verë, mijëra hektarë tokë në vendin tonë pushtohet nga flakët, dhe për këtë sipas ekspertit të ekonomisë, qeveria duhet të jetë gati edhe financiarisht.

” Jo më kot në një raport të Bankës Botërore citohej që Shqipëria duhet të stacionojë 6-8 mld euro që t’i shpenzojë për mbrojtjen ndaj ndryshimeve klimaterike”.

Reshjet e shiut ndihmuan në fikjen e zjarrit, edhe në ato zona ku ndërhyrja me zjarrfikëse ishte e vështirë.

The post “1 milionë euro dëm në blegtori”/ Ekspertët: U dogjën mijëra bagëti e koshere bletë, shifrat pritet të rriten! first appeared on JavaNews.al.

Analizë/ Nafta si armë politike, Putin u detyrua të shkojë në Alaska

By: A R
15 August 2025 at 19:57

Artikull i La Stampa, përshtatur në shqip

50 hijet e naftës”, mënyrat e ndryshme me të cilat sulmi mbi naftën ruse mund të dobësojë strukturën ekonomike, industriale, ushtarake dhe politike të Rusisë.

Strategjia e ish-presidentit Joe Biden kishte pak rezultate, ndërsa Donald Trump duket se po arrin disa fitore. Sipas disa analistëve, vetëm kërcënimi i SHBA-ve për të goditur “arin e zi” rus ka bindur Putinin të pranojë ftesën për samitin e Ferragostit në Anchorage, Alaska.

Tre vjet më parë, administrata Biden kishte vendosur një “politikë të zgjuar” për të kufizuar mundësinë e Rusisë për të financuar luftën në Ukrainë. Në vend që të nxirrte naftën ruse nga tregu global, Washingtoni kishte inkurajuar vende si India të vazhdonin blerjet, duke detyruar Moskën të shiste me çmime të ulëta.

Strategjia për të kufizuar çmimin e naftës, kur një fuçi po afrohej në 120 dollarë, favorizoi blerësit kryesorë, si India dhe Kina, por nuk arriti të pengonte ambiciet e Putinit për Ukrainën.

Sot, me çmimin e naftës Brent 66,45 dollarë për fuçi, Trump ka parë mundësinë për të shtuar presionin mbi Moskën. Javën e kaluar, presidenti amerikan shpalli një tarifë shtesë 25% për Indinë që blen naftë ruse, duke paralajmëruar sanksione të ngjashme edhe për blerësit tjerë, përfshirë Kinën, përpara samitit me Putinin. Këto masa shkaktuan tensionin më të madh midis Washingtonit dhe New Delhit në dekada.

Eksportet e naftës dhe produkteve të saj, vlera e të cilave tejkalon 500 milionë dollarë në ditë, janë shtylla e ekonomisë ruse dhe lejojnë Kremlinin të rekrutojë trupa dhe të financojë industrinë e ushtrisë.

Tymofiy Mylovanov, president i Kyiv School of Economics dhe ish-ministër i Ekonomisë i Ukrainës, thotë se “nëse sanksionet mbi naftën ruse do të zbatohen realisht dhe do të zgjasin disa muaj, ata që janë pranë Putinit do të shqetësohen seriozisht se fondet mund të mbarojnë”.

Lëvizjet e Trump vijnë ndërkohë që BE ka zgjeruar sanksionet ndaj flotës ruse të tankerëve. India dhe Kina janë bërë blerësit kryesorë të naftës ruse, ndërsa disa vende të BE dhe Turqia vazhdojnë të blejnë përmes përjashtimeve të veçanta.

Kombinimi i sanksioneve dhe ndikimit ekonomik të konfliktit ka filluar të krijojë çarje në ekonominë ruse. Fondi Kombëtar i Mirëqenies, i cili merr të ardhura nga shitja e naftës, ka humbur rreth 80% të aseteve të lëngshme, pasi Moska përdor rezervat për industrinë e mbrojtjes dhe pagat e ushtarëve që shkojnë në Ukrainë.

Sipas Wall Street Journal, “Moska po përballet me defiçit buxhetor dhe mungesë fondesh, gjë që mund ta detyrojë Putinin të reduktojë shpenzimet sociale për të mbajtur fokusin te mbrojtja”.

Ukraina po përpiqet të dobësojë të ardhurat ruse nga nafta, duke sulmuar rafineritë dhe depot e karburantit me dronë, me rezultate të dukshme në javët e fundit.

The post Analizë/ Nafta si armë politike, Putin u detyrua të shkojë në Alaska first appeared on JavaNews.al.

Kosova pajiset me autoblinda amerikane, Kurti: Ushtria do zhvillohet krah për krah me SHBA-në

By: A R
15 August 2025 at 19:47

Forca e Sigurisë së Kosovës është pajisur me autoblinda të reja amerikane, ceremonia e dorëzimit të së cilave është realizuar sot në Prishtinë.

Kryeninistri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti njoftoi përmes një postimi në rrjetet sociale se sot janë pranuar autoblindat e reja të prokuruara në Shtetet e Bashkuara të Amerikës për ushtrinë e Kosovës.

“Sot isha i nderuar që së bashku me ministrin e Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, komandantin e Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari dhe atasheun e Ushtrisë në ambasadën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Nënkolonel Jonathan Shaw, morëm pjesë në ceremoninë e pranim-dorëzimit të autoblindave të prokuruara në ShBA për FSK-në. Ky furnizim i jashtëzakonshëm është një tjetër dëshmi e partneritetit tonë të palëkundur me ShBA-të dhe gjithashtu edhe një hap i rëndësishëm në fuqizimin e kapaciteteve mbrojtëse të vendit tonë”, shkruan Kurti përkah fotove nga ceremonia.

Më tej, kreu i ekzekutivit në Prishtinë nënvizon se ushtria e Kosovës “do të vazhdojë të zhvillohet krahë për krahë me partnerin strategjik”.

Sipas Kurtit, ky zhvillim do të vijojë si në aspektin e trajnimeve, ashtu edhe në atë të shkollimit dhe doktrinës e cila është e bazuar në atë të ushtrisë së ShBA-ve.

The post Kosova pajiset me autoblinda amerikane, Kurti: Ushtria do zhvillohet krah për krah me SHBA-në first appeared on JavaNews.al.

Tjetër i plagosur me thikë në Korçë, 27-vjeçari përfundon me plagë të thella në spital

By: A R
15 August 2025 at 19:38

Një tjetër ngjarje e rëndë është regjistruar ditën e sotme në Korçë, ku sërish gjatë një sherri janë përdorur thikat.

Një 40 vjeçar është paraqitur në gjendje kritike për jetën në spitalin rajonal të Korçës. Burime bëjnë me dije se 27 vjeçari është paraqitur me plagë të thella të dyshuara të bëra me mjet prerës thikë.

Policia ndodhet në vendngjarje dhe po heton për zbardhjen e plotë. Kujtojmë që një ditë më parë në fshatin Pirg një 14-vjeçar humbi jetën pasi u godit me thikë nga një bashkëmoshatar.

The post Tjetër i plagosur me thikë në Korçë, 27-vjeçari përfundon me plagë të thella në spital first appeared on JavaNews.al.

Banesa dhe krerë të humbur nga zjarret? Rama garanton rifinancim një më një!

By: A R
15 August 2025 at 19:32

Kryeministri Edi Rama thotë se vlerësimi dhe kompensimi i dëmeve të shkaktuara nga zjarret do të realizohet në çdo bashki të prekur, sipas një procedure të veçantë që nis me evidentimin e tyre nga Grupi i Konstatimit për inventarizimin e dëmeve.

Pas këtij hapi, bashkitë do të hartojnë listat e subjekteve të dëmtuara dhe dokumentacionin shoqërues për vlerësim financiar. Në bazë të vlerësimit, çdo bashki do të përcaktojë koston e kompensimit, që do të mbulohet nga fondet e saj përmes fondit për mbrojtjen civile.

Rama thekson në postimin e tij në Facebook se “Kujt humbi shtëpinë do t’ia rindërtojmë falas” dhe se “Kujt humbi krerët do t’ia rifinancojmë një më një”.

Ky plan synon të sigurojë mbështetje të menjëhershme dhe të plotë për qytetarët që u prekën nga zjarret, duke rikthyer normalitetin dhe duke garantuar ndihmë të drejtpërdrejtë nga shteti.

The post Banesa dhe krerë të humbur nga zjarret? Rama garanton rifinancim një më një! first appeared on JavaNews.al.

“Zbutet” Trump, para takimit me Putin telefonon aleatin e ngushtë të Rusisë

By: A R
15 August 2025 at 18:51

Presidenti amerikan, Donald Trump, ka biseduar të premten me liderin bjellorus, Alexander Lukashenka – aleat i ngushtë i Vladimir Putinit – disa orë para samitit të Trumpit me Putinin që do të zhvillohet në Alaskë.

Bisedën telefonike e kanë konfirmuar të dyja palët. Trump ka thënë përmes një postimi në X – dikur Twitter – se qëllimi i bisedës ka qenë që ta falënderojë liderin bjellorus për lirimin e 16 të burgosurve.

“Po diskutojmë për lirimin e 1.300 të burgosurve tjerë. I kemi diskutuar disa çështje, përfshirë vizitën me Putinin në Alaskë. Mezi pres ta takoj presidentin Lukashenka në të ardhmen”, ka shkruar Trump.

Lukashenko është i përjashtuar nga Perëndimi, për shkak të shtypjes brutale të protestave të bjellorusëve pas zgjedhjeve presidenciale të vitit 2020.

Trump dhe Putin do të takohen ballë për ballë për t’i diskutuar mënyrat për dhënien fund të luftës së Rusisë në Ukrainë.

Para se të nisej nga Uashingtoni në Alaskë, Trump u ka thënë gazetarëve se shpreson që do të ketë rezultat.

Para këtij takimi, dy liderët kanë biseduar të paktën pesë herë përmes telefonit, prej kur Trump e ka marrë mandatin në janar të këtij viti.

Ukrainasit janë lënë anash në këto bisedime, të cilat zhvillohen në kohën kur Ukraina është e dërmuar nga lufta, ndërsa Rusia bën përpjekje që ta ndryshojë imazhin në skenën botërore.

“Po llogarisim në Amerikën. Jemi të gatshëm, sikurse gjithmonë, të punojmë në mënyrë sa më produktive që është e mundshme”, ka thënë presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky pasi Trump është nisur për takim.

“Gjëja kryesore është që ky takim hap rrugën për bisedime të sinqerta për paqe në mes të liderëve në format trepalësh, mes Ukrainës, Shteteve të Bashkuara dhe Rusisë”, ka shkruar ai në platforma sociale.

Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, ka folur më shumë më 14 gusht për kushtet që duhet të plotësohen për të arritur te paqja e qëndrueshme.

“Besoj se të gjithë jemi në dijeni që do të ketë diskutime për garanci të sigurisë. Duhet të diskutohet edhe për kontestet territoriale dhe pretendimet për të cilat luftojnë të dyja palët”, ka thënë Rubio.

Rusia do të vazhdojë të insistojë në diskutimin e asaj që e konsideron “rrënjën” e konfliktit – kod i Kremlinit përmes së cilit kërkon që Ukraina të heqë dorë nga ambiciet për anëtarësim në NATO, si dhe marrjen e hapave për çarmatosje të ushtrisë ukrainase.

Secila palë i ka vijat e kuqe, prandaj rruga deri te arritja e paqes nuk është e lehtë.

Lufta në Ukrainë ka nisur më 24 shkurt të vitit 2022.

Putin e quan luftën “operacion special ushtarak” për të çmilitarizuar Ukrainën.

Perëndimi është përgjigjur ndaj Rusisë, duke goditur ekonominë e këtij shteti me sanksione të ashpra.

Si pasojë e luftës kanë vdekur mijëra persona dhe miliona të tjerë janë zhvendosur nga shtëpitë e tyre.

The post “Zbutet” Trump, para takimit me Putin telefonon aleatin e ngushtë të Rusisë first appeared on JavaNews.al.

Tërmet në Shqipëri, lëkundjet ndihen të forta në Tiranë e Durrës

By: A R
15 August 2025 at 18:43

Lëkundje tërmeti janë regjistruar pasditen e sotme në vendin tonë. Lëkundjet u ndjenë të forta në Tiranë, Durrës e Krujë, rreth orës 18:20.

Forca e tërmetit është 3.6 ballë dhe deri më tani nuk raportohet për dëme.

Tërmeti me thellësi fokale 15 km, e kishte epiqendrën rreth 8 km në jugperëndim të Krujës dhe 18 km në veriperëndim të Tiranës.

Tërmet në Shqipëri, lëkundjet ndihen të forta në

The post Tërmet në Shqipëri, lëkundjet ndihen të forta në Tiranë e Durrës first appeared on JavaNews.al.

Analiza e REL: Pesë gjëra që duhet t’i dini para samitit Trump – Putin

By: A R
15 August 2025 at 18:35

Këto janë gjërat kryesore që duhet t’i dini para takimit të presidentit amerikan, Donald Trump me presidentin rus, Vladimir Putin ballë për ballë.

Çfarë dëshiron Putini?

Shumë analistë e shohin takimin me Trumpin si fitore për Putinin, teksa lideri rus tenton t’i japë fund izolimit ndërkombëtar.

“Asnjë lider perëndimor nuk është takuar me Putinin prej nisjes së luftës në Ukrainë në shkallë të plotë. Tani ai e zhvillon një samit me presidentin amerikan, pa ndonjë koncesion paraprak”, ka thënë Jana Kobzova, e cila ka shërbyer si këshilltare për politikë të jashtme për ish-presidenten sllovake, Zuzana Çaputova.

Përtej kësaj, synimi i Putinit vazhdon të mos ndryshojë qysh prej fillimit të luftës.

“Kremlini beson se është në epërsi në fushëbetejë, prandaj nëse nuk mund të bëjë lëshime diplomatike, ai vetëm vazhdon misionin në terren”, ka thënë Kobzova.

Për këtë arsye, Putini pritet t’i rezistojë idesë së pranimit të armëpushimit.

Çfarë dëshiron Trumpi?

Trump ka thënë se dëshiron ta shfrytëzojë këtë samit për ta shtruar rrugën për një takim tjetër që do ta përfshinte edhe presidentin ukrainas, Volodymyr Zelensky.

“Besoj që do të jetë takim i mirë, mirëpo edhe më i rëndësishëm do të jetë takimi i dytë që do ta kemi. Do ta kemi një takim me presidentin Putin, presidentin Zelensky, mua, dhe ndoshta do t’i ftojmë edhe liderët evropianë, ndoshta jo”, ka thënë Trump më 14 gusht.

Trump e ka bërë të qartë se dëshiron të arrijë një armëpushim sa më shpejt që është e mundur, si hap i parë drejt zgjidhjes përfundimtare. Mirëpo, disa analistë kanë thënë se Putini do t’i trazojë ujërat duke bërë propozime tjera.

Jim O’Brien, zyrtari që ka shërbyer si ndihmëssekretar i Shtetit për çështje evropiane në administratën e Joe Bidenit, ka thënë se ka shumë mundësi që në propozimet e

Putinit të dominojë aspekti financiar, si mundësi për t’i shmangur hollësitë konkrete të ndonjë armëpushimi.

“Mund të ketë marrëveshje bilaterale, sidomos për marrëveshje tregtare prej të cilave përfitojnë bizneset amerikane”, ka thënë ai.

Çfarë kërkon Zelensky?

Presidenti ukrainas dëshiron ta ketë një ulëse në tavolinë. Zelensky është përjashtuar nga bisedimet dhe ka paralajmëruar se vendimet që merren në mungesë të tij do të jenë pa asnjë kuptim.

Çështja e koncesioneve territoriale është diçka që Zelensky e ka hedhur poshtë vazhdimisht. Trump ka thënë para samitit se nuk do ta detyrojë Kievin të dorëzojë tokë, mirëpo sugjerimi i tij se Putini dhe Zelensky “mund t’i ndajnë gjërat”, e ka rritur alarmin në Kiev.

Kërkesa të tilla janë të papranueshme jo vetëm për Zelenskyn, por edhe për të gjithë ukrainasit.

Ai shpreson që Trumpi dhe Putini nuk do të pajtohen për diçka që për të është e papranueshme, sepse nuk dëshiron të duket në sytë e Shtëpisë së Bardhë si njeriu që po e pengon procesin e arritjes së paqes.

Si është situata në fushëbetejë?

Rusia kontrollon rreth një të pestën e territorit ukrainas, që përbën afërsisht 114.500 kilometra katrorë.

Vija e frontit të luftës është rreth 1.000 kilometra e gjatë dhe kalon nëpër rajonet e Harkivit, Luhanskut, Donjeckut, Zaporizhjas dhe Hersonit.

Të dyja palët vazhdojnë të përballen me humbje të mëdha, mirëpo më herët gjatë muajit Rusia ka nisur të shënojë fitore në lindje të Ukrainës, duke avancuar 10 kilometra, teksa ushtria koncentrohet rreth rajoneve të Toretskut dhe Pokrovskut.

Moska vazhdon ta çojë përpara strategjinë që analistët ushtarakë e kanë parë si tregtim të shumë viktimave në luftë, në këmbim të një pjesë të vogël të tokës.

Çfarë ndodh tani?

Trump ka propozuar një takim të dytë trepalësh brenda pak ditësh, i cili mund të mbahet sërish në Alaskë.

Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, ka folur më shumë më 14 gusht për kushtet që duhet të plotësohen për të arritur te paqja e qëndrueshme.

“Besoj se të gjithë jemi në dijeni që do të ketë diskutime për garanci të sigurisë. Duhet të diskutohet edhe për kontestet territoriale dhe pretendimet për të cilat luftojnë të dyja palët”, ka thënë Rubio.

usia do të vazhdojë të insistojë në diskutimin e asaj që e konsideron “rrënjën” e konfliktit – kod i Kremlinit përmes së cilit kërkon që Ukraina të heqë dorë nga ambiciet për anëtarësim në NATO, si dhe marrjen e hapave për çarmatosje të ushtrisë ukrainase. Secila palë i ka vijat e kuqe, prandaj rruga deri te arritja e paqes nuk është e lehtë.

The post Analiza e REL: Pesë gjëra që duhet t’i dini para samitit Trump – Putin first appeared on JavaNews.al.

Zjarret në vend, kompensim për dëmet në çdo bashki, ja procedurat që ndiqen

By: A R
15 August 2025 at 18:27

Ministria e Mbrojtjes ka njoftuar se vlerësimi dhe kompensimi i dëmeve të shkaktuara nga zjarret do të kryhet në çdo bashki të prekur, sipas një procedure të posaçme.

Procesi nis me evidentimin në terren nga Grupi i Konstatimit për inventarizimin e dëmeve, i ngritur me urdhër të kryetarit të bashkisë.

Ky grup do të regjistrojë dëmet në banesa, infrastrukturë, biznese, kultura bujqësore, mjete mekanike dhe objekte social-kulturore, duke plotësuar formularë me kostot financiare përkatëse.

Pas këtij hapi, bashkitë do të hartojnë listat e subjekteve të dëmtuara dhe dokumentacionin shoqërues për vlerësim financiar. Në bazë të vlerësimit, çdo bashki do të përcaktojë koston e kompensimit, që do të mbulohet nga fondet e saj përmes fondit për mbrojtjen civile.

The post Zjarret në vend, kompensim për dëmet në çdo bashki, ja procedurat që ndiqen first appeared on JavaNews.al.

Zbulohet kundërshtari i Dinamos në play-off për grupet e Conference League

By: A R
15 August 2025 at 18:22

Pasi shkruajti historinë dhe për herë të parë siguroi kualifikimin në play-off-in e Conference League, për Dinamo nuk ka pushime pasi menjëherë duhet të mendojë për kundërshtarin e radhës . Blutë do të përballen me polakët e Jagelonias.

Në letër ata kushtojnë 4-fish më shumë se skuadra e Dinamos megjithatë ashtu si ndaj gjigandëve të Hajduk Splitit, blutë do të tentojnë për të marr maksimumin.

Në turin e tretë të Conference League, Jagielonia eliminoi Silkeborgun. me dueli e parë që përfundoi me rezultatin  0-1 për polakët ndërsa ndeshja e kthimit u mbyll në barazim 2-2

Përveç arritjes historike, nga ky sukses, Dinamo ka mbushur dhe arkat e klubit. Falë kalimit në play-off, edhe nëse eliminohet, Dinamo ka siguruar  minimalisht 1 milion e 275 mijë euro, falë pjesëmarrjes në tre ture të kompeticionit, të ardhura të majme që i japin siguri kryeqytetasve edhe për sezonin e ri.

Dueli i parë mes Dinamos dhe Jagielonias do të luhet të enjten në datën 21 gusht në Poloni.

The post Zbulohet kundërshtari i Dinamos në play-off për grupet e Conference League first appeared on JavaNews.al.

DETAJE / Takimi “kokë më kokë” do të zgjasë 7 orë, Trump do ta presë Putinin te shkallët e avionit

By: A R
15 August 2025 at 18:15

Vladimir Putin zhvilloi një vizitë zyrtare në qytetin Magadan në lindjen e largët të Rusisë përpara udhëtimit të tij për në Alaska për t’u takuar me Donald Trump. Udhëheqësi rus u takua me përfaqësuesit vendor dhe vendosi lule në memorialin “Heronjtë e Alsibit”, i cili përkujton Bashkëpunimin Sovjetik dhe Amerikan gjatë Luftës së Dytë Botërore.

Monumenti i kushtohet rrugës ajrore Alaska-Siberi, e cila u përdor për të transportuar mbi 8,000 avionë nga SHBA-ja në Bashkimin Sovjetik, shpesh në mot ekstrem.

Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, ka konfirmuar se Vladimir Putin është planifikuar të mbërrijë në Anchorage në orën 11:00 sipas kohës lokale (21:00 me orën në Shqipëri) dhe do të përshëndetet personalisht nga Presidenti Trump kur të zbresë nga aeroplani i tij.

Peskov po ashtu tha se gjatë fluturimit që do të zgjasë katër orë nga qyteti rus i Magadanit në Anchorage të Alaskës, Putin do të studiojë dhe shqyrtojë me kujdes të gjitha çështjet që do të jenë në agjendën e bisedimeve.

Këto përfshijnë konfliktin e Ukrainës, si dhe çështje në marrëdhëniet dypalëshe Rusi-SHBA, projekte të mundshme të përbashkëta ekonomike dhe çështje të tjera rajonale dhe ndërkombëtare.

Samiti Trump-Putin mund të zgjasë midis gjashtë dhe shtatë orësh, u tha gazetarëve po ashtu Peskov, duke shtuar se Moska pret që takimi të jetë produktiv. Ai gjithashtu deklaroi se takimi ballë për ballë midis dy presidentëve do të mbahet me praninë e ndihmësve.

Ndërkohë, i dërguari ekonomik presidencial, Kirill Dmitriev përveç konfliktit në Ukrainë dhe lidhjeve ekonomike tha se të dy palët presin të diskutojnë rivendosjen e marrëdhënieve dypalëshe në tërësi.

Dmitriev, i cili është zyrtarisht pjesë e delegacionit rus që merr pjesë në diskutime, tha se delegacioni rus ishte në humor të mirë në prag të bisedimeve.

The post DETAJE / Takimi “kokë më kokë” do të zgjasë 7 orë, Trump do ta presë Putinin te shkallët e avionit first appeared on JavaNews.al.

VIDEO / Lavrov provokon amerikanët, zbret në Alaska me bluzën e Bashkimit Sovjetik

By: A R
15 August 2025 at 18:08

Një zgjedhje stilistike e Ministrit të Jashtëm rus Sergei Lavrov që u evidentua me mbërritjen e tij në Anchorage përpara takimit Trump-Putin në Alaska, shkaktoi shumë diskutime.

Ministri i Jashtëm rus mbante veshur një bluzë me mbishkrimin Bashkimi i Republikave Socialiste Sovjetike (BRSS), shteti “paraardhësi” i Rusisë së sotme.

Siç vëren CNN në analizën e saj, kreu i diplomacisë ruse ishte veshur me një veshje të pazakontë për një diplomat të lartë. Lavrov mbante xhinse blu të çelëta, një xhaketë të zezë dhe një T-shirt të bardhë me simbolin me shkronjat cirilike që i referohet Bashkimit Sovjetik, pjesë e të cilit dikur ishte edhe Ukraina.

Mesazhi i referohet ‘epokës së artë’ të supozuar të Rusisë si një fuqi e madhe gjatë Luftës së Ftohtë, diçka si versioni i Kremlinit, që thotë: ‘Ta bëjmë Rusinë të madhe përsëri’”.

Në këtë kontekst, CNN kujton se Presidenti rus Vladimir Putin dikur tha se rënia e Bashkimit Sovjetik ishte “katastrofa më e madhe gjeopolitike e shekullit të 20-të”, me përpjekjen për të ringjallur madhështinë e vjetër perandorake të Rusisë që ishte bërë një nga qëllimet kryesore të presidencës së tij.

Simbolika e bluzës nuk kaloi pa u vënë re nga mediat ruse, të cilat ishin entuziaste për zgjedhjen e Lavrovit, duke e paraqitur atë si përgjigjen e tij ndaj demonstratave pro-ukrainase në Anchorage me qëllim që t’i jepnin atij një vend në tryezën e negociatave në Kiev.

Olga Skabeeva, prezantuese e televizionit shtetëror, ndau një foto të bluzës së Lavrovit, duke shkruar: “Lavrovi përgjigjet. Bluza! BRSS! Më e mira!!

Bluza e Lavrovit tregon gjithashtu besimin e Rusisë përpara samitit, gjë që i lejon Moskës të projektojë imazhin që dëshironte aq shumë: se Rusia është përsëri një fuqi e madhe që nuk mund të injorohet në skenën ndërkombëtare“, përfundon CNN analizën e saj.

The post VIDEO / Lavrov provokon amerikanët, zbret në Alaska me bluzën e Bashkimit Sovjetik first appeared on JavaNews.al.

“Efektet deri në 2050, ndikim edhe në sektoret ekonomike”, Shqipëria dhe Serbia, më të rrezikuarat nga ndryshimet klimatike

By: A R
15 August 2025 at 18:00

Një raport i Bankës Botërore rendit Shqipërinë dhe Serbinë si dy vendet që preken më shumë nga ndryshimet klimatike. Raporti identifikon 6 rreziqet me të cilat pritet të përballet vendi ynë deri në vitin 2050. Siç duket nga ky dokument, vendi ynë rrezikohet nga vapë ekstreme vjetore me ditë të nxehta, duke sjellë pasoja në prodhimet bujqësore.

Përsa u përket zjarreve, Banka Botërore ka përcaktuar se jugu i Shqipërisë është më i rrezikuari. Nga viti në vit, Shqipëria po përjeton rritje të temperaturave me të paktën 3 gradë.

Popullsia shqiptare sipas raportit rrezikohet edhe nga përmbytjet, sidomos në zonat bregdetare. Ndryshimet klimatike pritet të kenë efekte edhe në rrjetin e transportit.

Raporti i Bankës Botërore analizon 6 vendet e Ballkanit Perëndimor, sipas së cilit rreziqet në rritje të motit, si nxehtësia ekstreme, thatësirat, përmbytjet dhe reshjet, do të kenë pasoja edhe në ekonomi. Produktiviteti i punëtorëve do të zvogëlohet, rreziqet e shëndetit në punë do të rriten, ndërsa do të ketë ndikim edhe në sektorët kryesorë ekonomikë që varen nga kushtet e motit, si bujqësia, ndërtimi dhe turizmi.

Po ashtu, vendet e varura nga hidroenergia, si Mali i Zi dhe Shqipëria, sipas Bankës Botërore, do të përballen me vështirësi për shkak të rënies së ujit.

The post “Efektet deri në 2050, ndikim edhe në sektoret ekonomike”, Shqipëria dhe Serbia, më të rrezikuarat nga ndryshimet klimatike first appeared on JavaNews.al.

Historia, 11 takime mes presidentëve të SHBA dhe Rusisë. Shumica për dhënien fund të luftërave botërore

By: A R
15 August 2025 at 17:52

Që pas përfundimit të Luftës së Dytë Botërore, ka pasur 11 takime mes presidentëve të Shteteve të Bashkuara dhe atyre të Bashkimit Sovjetik, e më pas të Rusisë.

Takimi i parë u zhvillua gjatë Konferencës së Potsdamit më 1945 mes Harry Truman dhe Josif Stalinit, ku u vendos rendi pasluftës. Në vitet ’60, takimet Kennedy–Khrushchev, përfshirë Samitin e Vjenës në 1961, nuk shmangën Krizën Kubane, por hapën kanale direkte komunikimi.

Vitet ’70 shënuan përmirësim të marrëdhënieve mes Uashingtonit dhe Moskës, me dy takime kyçe: Nikson–Brezhnjev dhe Karter–Brezhnjev, ku u nënshkruan marrëveshjet “Salt 1” dhe “Salt 2” për kufizimin e armëve bërthamore.

Në vitet ’80, Ronald Reagan dhe Mihail Gorbaçov zhvilluan katër samite, duke përfunduar me marrëveshjen historike të 1987-ës për eliminimin e raketave me rreze të mesme veprimi. Në vitin 1991, George H. W. Bush dhe Gorbaçov shpallën fundin e Luftës së Ftohtë.

Pas periudhës sovjetike, takimet ishin më të shkurtra dhe shpesh simbolike: Clinton–Jelcin për tranzicionin rus, Bush i dytë, Putin në 2001 për luftën kundër terrorizmit, Obama–Medvedev në 2009 për rigjallërimin e marrëdhënieve dhe disa takime Trump–Putin, më i diskutueshmi në Helsinki 2018.

Më 16 qershor 2021, Joe Biden dhe Vladimir Putin u takuan në Gjenevë për çështje të sigurisë kibernetike, të drejtave të njeriut, Ukrainës dhe kontrollit të armëve. Takimi u cilësua si konstruktiv, por nuk solli marrëveshje konkrete. Pas pushtimit rus të Ukrainës në 2022, kontaktet direkte mes dy vendeve u ndërprenë.

The post Historia, 11 takime mes presidentëve të SHBA dhe Rusisë. Shumica për dhënien fund të luftërave botërore first appeared on JavaNews.al.

Doli të kërkonte qenin, 54-vjeçari në Gjinar rrëzohet në kanione dhe humbet jetën

By: A R
15 August 2025 at 10:53

Mbrëmjen e djeshme, dyshohet se është rrëzuar aksidentalisht, në kanionin e quajtur “Shkëmbi i Vashës”, në Gjinar, shtetasi P. T., 54 vjeç, banues në fshatin Pashtresh, i cili si pasojë humbi jetën.

Mediat raportuan nje nate me pare se shtetasi ne fjale kishte dale ne malet prane baneses per te kerkuar qenin e tij. Qeni u gjet i gjalle nga grupet e shpetimit, teksa P.T fatkeqesisht eshte gjetur i vdekur.

Trupi i tij u gjet dhe u nxorr nga ujërat e kanionit, nga polumbarët e Repartit Special “RENEA”. 54-vjeçari ishte larguar nga banesa e tij, mëngjesin e djeshëm. Një grup i posaçëm hetimor po punon për të sqaruar dhe dokumentuar rrethanat e rastit. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për ngjarje aksidentale.

 

The post Doli të kërkonte qenin, 54-vjeçari në Gjinar rrëzohet në kanione dhe humbet jetën first appeared on JavaNews.al.

Përmirësohet situata në Gramsh, vetëm 1 vatër aktive. Më 18 gusht ngrihen grupet e punës për dëmet

By: A R
15 August 2025 at 10:46

Përmirësohet situata e zjarreve në Bashkinë e Gramshit. Sipas informacioneve nga gazetari Enes Molla, bëhet me dije se vetëm një vatër është aktive pranë njësisë administrative Skënderbegas.

Vatrat të cilat deri ditën e djeshme ishin aktive në zonën e Teqesë së Dushkut dhe në Ermënj, janë shuar.

Sipas burimeve zyrtare, pritet që ditën e hënë (18 gusht), të ngrihen grupet e punës me agronomë, veterinerë, ekonomisë dhe ekspertë për të vrojtuar më nga afër dëmet që janë shkaktuar si pasojë e zjarreve në fshatrat e Gramshit.

Një ditë më parë, kryeministri Rama siguroi të gjithë qytetarët që kanë pësuar dëme nga zjarret se do të përfitojnë mbështetje të plotë dhe do të dëmshpërblehen. Kryeministri sqaroi se procesi i inventarizimit të dëmeve është në vazhdim, ndërsa u zotua për ndërtimin e banesave të reja për qytetarët që u janë dëmtuar.

The post Përmirësohet situata në Gramsh, vetëm 1 vatër aktive. Më 18 gusht ngrihen grupet e punës për dëmet first appeared on JavaNews.al.

❌
❌