Allegri vlerëson lartë punën e Igli Tares te Milani
Massimiliano Allegri ka lavdëruar punën e bërë nga drejtuesit e Milanit në tregun e transferimeve të verës në prag të ndeshjes së parë zyrtare të sezonit, ku kuqezinjtë do të përballen me Barin në kuadër të Kupës së Italisë.
Trajneri italian nuk do të jetë në pankinë për shkak të një pezullimi të marrë në finalen e Kupës së Italisë të edicionit të kaluar, por për Mediaset dha vlerësimin e tij për situatën aktuale të ekipit.
“Besoj se klubi dhe Tare kanë punuar shumë mirë si në afrime, ashtu edhe në largime. E rëndësishme është që të ketë entuziazëm dhe besim te forca e skuadrës. Lojtarët e rinj janë integruar mirë dhe ka një frymë të shëndoshë. Është normale që me fillimin e sezonit të shtohet presioni”.
Ai theksoi se futbolli nuk është shkencë e saktë dhe se skuadra, pavarësisht vështirësive të mundshme, ruan vlerat e saj.
“Ky grup vitin e kaluar fitoi Superkupën dhe luajti finalen e Kupës së Italisë. Duhet të jemi të përqendruar në objektivat e sezonit 2025/26 dhe t’i arrijmë ato në një kampionat që zgjat 38 ndeshje”.
Në Milano vazhdojnë të presin ardhjen e një qendërsulmuesi të ri, Rasmus Hojlund mbetet në krye të listës së dëshirave, edhe pse Allegri nuk e përmendi drejtpërdrejt emrin e tij. /Telegrafi/
The post Allegri vlerëson lartë punën e Igli Tares te Milani appeared first on Telegrafi.