Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 10 August 2025Main stream

Zef Skiroi, kronisti i shpirtit arbëresh, testamenti prozaik plot pasion i një figure legjendare

By: berti
10 August 2025 at 12:58

Nga Albert Vataj Në mëngjesin e 10 gushtit të vitit 1865, në Piana dei Greci, atëherë e njohur mes arbëreshëve si Hora e Arbëreshëvet, u hap dritarja e parë e jetës së një shpirti të thirrur për të qenë kujtesë dhe lavdi e një kombi, anipse në dhé të huaj, në atë tokë ku mbiu fara e arbërve, u kultivua dhe u harlis pema e lartë e vetëdijes dhe përkatësisë nacionale. Në atë fshat të rrëzuar mbi…

Source

Plot 20200 aplikime në fazën I, ministrja Manastirliu: Shifrat janë dëshmi e besimit tek universitetet tona

By: berti
10 August 2025 at 12:39

Raundi i parë i garës për në universitet është mbyllur me të dhëna pozitive: janë 500 aplikime më shumë se një vit më parë nga maturantët. Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu tha sot se “20200 maturantë kanë aplikuar në fazën e parë për të ndjekur studimet e larta, 500 më shumë se një vit më parë, duke dëshmuar besimin në universitetet tona, që sot ofrojnë një ofertë më të pasur…

Source

Grenell thotë se Trump do të përfshihet hap pas hapi në çështjen e Kosovës

By: berti
10 August 2025 at 12:04

Përfaqësuesi special i presidentit Donald Trump, Richard Grenell, ka treguar për planet e shefit të tij për t’u përfshirë në çështjen e Kosovës. Në një intervistë ekskluzive për Klan Kosova, Grenelli tha se administrata Trump do të shkojë hap pas hapi në çështjen e Kosovës. “Mendoj se do të shkojmë hap pas hapi. Sigurisht jemi plotësisht të angazhuar në këto çështje, por siç e thashë…

Source

Jashari, Xhaka, Broja… afati kalimtar më i pasur deri më tani

By: berti
10 August 2025 at 12:01

Afati kalimtar veror nuk përfundon edhe disa javë. Por skuadrat evropiane të futbollit tashmë kanë marrë formë dhe lëvizjet do të jenë më të pakta deri në fund të gushtit. Pavarësisht se sa do të ketë lëvizje, afati i kësaj vere është prej më të pasurve, nëse jo më i pasuri, sa u takon lëvizjeve të futbollistëve shqiptarë. Kalimi i Ardon Jasharit te Milani është lëvizja bindshëm më e madhe e…

Source

Kryeministri Edi Rama paralajmëroi reformimin e strukturës së kontrollit të territorit dhe Inspektorateve të Mbrojtjes së Territorit

By: berti
10 August 2025 at 11:47

Në një komunikim të drejtpërdrejtë në rrjetet sociale, Rama u ndal tek aksioni për prishjen e ndërtimeve pa leje, duke evidentuar përgjegjësinë e strukturave shtetërore. “Unë nuk mendoj se këtu janë të gjithë njësoj dhe se të gjithë kanë të njëjtën përgjegjësi, por patjetër, ashtu siç ka pasur një përshkallëzim të valës së lëvizjeve me drejtuesit nëpër bashkitë e qytete të mëdha…

Source

Në përvjetorin e ndarjes nga jeta të Havzi Nelës, martirit të zërit të shpirtit

By: berti
10 August 2025 at 11:41

Nga Albert Vataj Nga pak na shtrëngon të gjithëve në fyt ai litar që të shteri frymën e fundit Havzi Nelës, asaj pasmesnate të 10 gushtit 1988. Sot pas kaq vitesh qysh prej atij akti mizorie, sekush ndër ne e ndjen peshën e rëndë të atij krimi. Ata që kanë moshën e këtij ekzekutimi do ta kenë të vështirë të besojnë mbi absurdin që çoi në litar një poet të andshëm, një mësues të përkushtuar…

Source

Interpol Tirana me homologët e Romës ekstradojnë të shpallurin në kërkim ndërkombëtar

By: berti
10 August 2025 at 11:25

Në një publikim të Policisë së Shtetit, bëhet me dije se Interpol Tirana, vijon bashkëpunimi me homologët për finalizimin e ekstradimeve të shtetasve të shpallur në kërkim ndërkombëtar, të kapur jashtë vendit. Ekstradohet nga Italia një shtetas i kërkuar për veprën penale “Ushtrim i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”. Në vijim të bashkëpunimit të ngushtë të…

Source

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky: Putinin po përpiqet të legalizojë pushtimin e territoreve ukrainase

By: berti
10 August 2025 at 11:19

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky akuzoi presidentin rus Vladimir Putin se dëshiron “plaçkë territoriale” dhe legalizon pushtimin e territoreve ukrainase. Zelensky përsëriti nevojën për t’i dhënë fund luftës së vendit të tij me Rusinë dhe jo vetëm “një pauzë në vrasje”. “Duhet të ketë një fund të drejtë të luftës dhe është Rusia ajo që duhet t’i japë fund luftës që e filloi vetë.

Source

Dronët ukrainas sulmojnë rafinerinë e naftës Saratov në Rusi, duke shkaktuar zjarr në shkallë të gjerë

By: berti
10 August 2025 at 10:45

Dronët sulmuan një rafineri nafte natën e 9-10 gushtit në qytetin rus të Saratovit, në rajonin e Saratovit, pas së cilës shpërtheu një zjarr në shkallë të gjerë në objekt. Ka gjithashtu raportime për aktivitet të mbrojtjes ajrore dhe shpërthime në një numër rajonesh të tjera ruse, transmeton Telegrafi. Banorët vendas vunë re se Saratovi u sulmua në shkallë të gjerë me dronë. Fotot dhe videot e…

Source

Ambasadori i Suedisë, Jonas Westerlund: Pa kompromis, rrezikohet funksionimi i demokracisë në Kosovë

By: berti
10 August 2025 at 10:42

Ambasadori i Suedisë në Kosovë, Jonas Westerlund ka thënë se Kosova ndodhet në një situatë të ndjeshme, të cilën mund ta shfrytëzojnë shtetet që nuk e njohin pavarësinë e saj. Megjithatë, ai ka vlerësuar se vendi ka arritur shumë që nga lufta, por procesi “nuk ka përfunduar ende”. Westerlund ka kujtuar eksperiencën e Suedisë në vitin 2018, kur formimi i qeverisë zgjati disa muaj…

Source

Vengu: Zjarri në Finiq nën kontroll, vatra aktive edhe në Bulqizë, Mat, Himarë e Tepelenë

By: berti
10 August 2025 at 10:23

Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu informoi sot se zjarri në Finiq aktualisht është vënë nën kontroll, ndërkohë që ka vatra aktive në Bulqizë, Mat, Bolenë të Himarës dhe Tepelenë. Në një intervistë televizive, Vengu informoi se për menaxhimin e situatës në Finiq janë angazhuar 120 forca ndërkohë që pritet të ndërhyhet gjithashtu edhe me një avion “Canadair” nga Mekanizmi i Mbrojtjes i BE-së.

Source

Liderët evropianë theksojnë nevojën për t’i mbrojtur interesat e Ukrainës para takimit Trump–Putin

By: berti
10 August 2025 at 10:01

Udhëheqësit evropianë e kanë përshëndetur vendimin e presidentit amerikan, Donald Trump, për t’u takuar me presidentin rus, Vladimir Putin, për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë, por theksuan nevojën për ta vazhduar trysninë mbi Moskën dhe për t’i mbrojtur interesat e sigurisë së Ukrainës dhe Evropës. Trumpi do të takohet me Putinin në Alaskë të premten, për të biseduar për arritjen e një…

Source

Tre persona u plagosën në një të shtënë me armë zjarri në sheshin ikonik ”Times Square” të New Yorkut

By: berti
10 August 2025 at 09:59

”Një person u arrestua nga policia dhe u mor në pyetje në lidhje me të shtënat”, deklaroi Departamenti i Policisë së New York-ut. Një video në mediat sociale tregon njerëz që ikin nga vendi i ngjarjes, policinë që rrethon një automjet dhe trajton të plagosurit në tokë. New York City ka parë një rënie të dukshme të dhunës me armë këtë vit. Deri më 3 gusht, ka regjistruar numrin më të ulët të të…

Source

Pazari i Vjetër i Shkodrës, zemra e gjallë e qytetit të lashtë që rikthehet në jetë përmes kujtesës

By: berti
10 August 2025 at 09:54

Nga Albert Vataj Që në shekullin e katërmbëdhjetë, kur koha përshkruhej me shkronja gurësh, Statutet e Shkodrës shkruanin për Pazarin, një dritare tregtie e ndritshme në hapësirë. Një çerdhe e zejtarisë, ku era përgjonte fjalët e tregtarëve, e ku zhurma e mallrave gjallëronte mes gurëve dhe historisë së kalasë. Pas erës së pushtimit, në vitin 1479, ku historia ndryshoi rrymat e saj…

Source

Shërbimet e Policisë Himarë i vijnë në ndihmë 3 turistëve të huaj, të bllokuar në zonën e plazhit të Akuariumit

By: berti
10 August 2025 at 09:43

Krahas detyrës për garantimin e rendit dhe sigurisë publike, shërbimet e Policisë mbeten të angazhuara edhe për të ndërhyrë dhe për t’iu ardhur në ndihmë çdo qytetari apo turisti në raste emergjente. Mbrëmjen e sotme, patrulla e rendit me shërbim në zonën e Jalës, pas një njoftimi se tre turistë të huaj kishin mbetur të bllokuar në një zonë të thepisur shkëmbore, në plazhin e Akuariumit…

Source

LONDER – Arrestohen 466 mbështetës të organizatës ”Palestine Action”

By: berti
10 August 2025 at 09:41

Të paktën 466 mbështetës të organizatës ”Palestine Action” u arrestuan dje në Londër gjatë një proteste në mbështetje të organizatës filo-palestineze, të ndaluar nga autoritetet britanike dhe të etiketuar nga ato si një “organizatë terroriste”. Arrestimet, numri më i lartë në një protestë të vetme në kryeqytetin britanik, u bënë me motivacionin e “mbështetjes së organizatës së ndaluar nga…

Source

Evakuime nga zjarret në jug, parandalohet përhapja e flakëve që rrezikonin HEC-in e Bistricës

By: berti
10 August 2025 at 09:39

Situata e zjarreve në bashkinë e Finiqit është përkeqësuar gjatë natës. “Natë tepër sfiduese” e cilësoi ministri i Mbrojtjes Pirro Vengu situatën në Finiq, ku ekipet zjarrfikëse të bashkive Finiq, Delvinë, Konispol, Sarandë, të mbështetura nga 5 zjarrëfikëse dhe 70 efektivë të FA, si dhe 20 efektivë të Policisë së Shtetit, u përballën pareshtur me vatrat që u përhapën të favorizuara nga era e…

Source

Rama rikonfirmon vendosmërinë për prishjen e ndërtimeve pa leje dhe lirimin e hapësirave publike të zaptuara

By: berti
10 August 2025 at 09:37

Në një bashkëbisedim të hapur me ndjekësit në rrjetet sociale, kryeministri Edi Rama riktheu temën e lirimit të hapësirave publike që janë zaptuar nga prona private, duke sqaruar se kjo nismë nuk përbën një sulm ndaj sipërmarrësve, por një përpjekje për të vendosur rregulla të qarta dhe për të mbrojtur interesin e përbashkët. “Ky nuk është një sulm ndaj aktivitetit sipërmarrës.

Source

Kina hap dyqanin e parë në botë ku shiten vetëm … robotë

By: berti
10 August 2025 at 08:58

Kina sapo ka hapur një qendër të re tregtare me katër kate që shet vetëm robotë… në rast se jeni në kërkim të tyre, sipas BBC-së Kjo qendër ka gjithçka që ju duhet me një gamë të gjerë robotësh të disponueshëm. Ka një robot humanoid në madhësi reale që i ngjan fizikantit Albert Einstein, një robot që luan shah, qen robotë shtëpiakë dhe më shumë se 100 robotë të ndryshëm gjithsej.

Source

BBC: Aleatët evropianë të Ukrainës thonë se bisedimet e paqes duhet të përfshijnë me patjetër edhe Kievin

By: berti
10 August 2025 at 08:51

Aleatët evropianë janë rreshtuar sërish në mbështetje të Ukrainës, duke këmbëngulur se çdo bisedim paqeje me Rusinë duhet të përfshijë edhe Kievin. “Rruga drejt paqes në Ukrainë nuk mund të vendoset pa Ukrainën,” thuhet në një deklaratë të përbashkët të udhëheqësve të Mbretërisë së Bashkuar, Francës, Italisë, Gjermanisë, Polonisë, Finlandës dhe Komisionit Evropian.

Source

❌
❌