Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 13 August 2025Main stream

Alarmi nga zjarret, eksperti Softa: Shqipëria është e papërgatitur, dëmet kapin 78 milionë euro

By: redi
13 August 2025 at 16:31

Eksperti i sigurisë, Fatjon Softa thotë se këtë vit janë djegur mbi 12,600 hektarë, me një vlerë dëmi prej rreth 78 milionë euro, duke e cilësuar situatën si dyfish më të rëndë se në vitin 2024. “Po të analizojmë gjendjen e deri tanishme të këtij viti, përkon me një dëm të caktuar me një dëm të shkaktuar në një sipërfaqe mbi 12 mijë e 600 hektarë me një vlerë rreth 78 milionë euro…

Source

Situatë e rëndë në fshatin Plashnik të Poliçanit

By: redi
13 August 2025 at 16:20

Situata me zjarret në fshatin Plashnik të Poliçanit vijon që të jetë në gjendje të rëndë. Kryetari i Bashkisë Poliçan kërkon evakuimin e banorëve, ndërkohë që pritet ndërhyrje nga ajri. ”Është një situatë e rënduar në fshatin Plashnik, sidomos në komunën Tërban. Është situatë kritike. Mezi po nxjerrim banorët nga banesat për shkak të zjarrit dhe tymit”.

Source

Dy “Black Hawk” nga Emiratet betejë kundër flakëve në Shqipëri

By: redi
13 August 2025 at 16:13

Emiratet e Bashkuara Arabe (UAE) i vijnë në ndihmë Shqipërisë për situatën alarmuese me zjarret. Ndihma është me dy helikopterë Black Hawk të Forcës Ajrore, që janë dislokuar në bazën ajrore të Kuçovës dhe po operojnë efektivisht në zjarret në të gjithë territorin e vendit, duke qenë një ndihmë shumë e madhe në mbështetje të strukturës nga toka për fikjen e zjarreve. Gjeneral Brigade…

Source

Kryepeshkop Joani pret delegacionin e kishës ruse

By: redi
13 August 2025 at 16:02

Fortlumturia e Tij, Kryepiskopi i Tiranës, Durrësit dhe gjithë Shqipërisë, Imzot Joani, priti një ditë më parë një delegacion të Kishës Orthodhokse të Rusisë, të kryesuar nga Hirësia e Tij Andoni, Mitropoliti i VoloKolamskut, Kryetar i Departamentit për Marrëdhënie të Jashtme të Kishës së Rusisë. Në përbërje të delegacionit ishin gjithashtu, Protopresviteri Nikolaj Balashov dhe Protopresviteri…

Source

Rama poston pamjet: Policia ka identifikuar 14 autorë të zjarrvënieve, 10 prej tyre janë arrestuar

By: redi
13 August 2025 at 15:55

Kryeministri Edi Rama ka ndarë pamjet se një qytetari që është zjarrëvënës. Kreu i qeverisë ka treguar se në 24 orët e fundit, Policia e Shtetit ka identifikuar 14 autorë të zjarrvënieve, ku 10 prej tyre janë arrestuar. ”Gjatë 24 orëve të fundit, strukturat e Policisë kanë identifikuar 14 autorë të zjarrvënieve. 10 prej tyre janë arrestuar, ndërsa 4 janë proceduar penalisht.

Source

Drejtori i Policisë, Proda pret homologun çek: Bashkëpunim i bazuar në profesionalizëm e besueshmëri

By: redi
13 August 2025 at 15:33

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ilir Proda priti në një takim Presidentin e policisë çeke, gjenerallejtnant Martin Vondrašk, të shoqëruar nga zëvendëspresidenti i policisë çeke, drejtues të lartë të Presidiumit të kësaj policie dhe nga oficeri ndërlidhës i policisë çeke. Qëllimi i takimit ishte intensifikimi dhe zgjerimi i bashkëpunimit dypalësh, jo vetëm në fushën e sigurisë dhe…

Source

Në lidhje të re? Egli Tako: Stop, mjaft është mjaft. Edhe me tim atë po të më shihni do të shkruani

By: redi
13 August 2025 at 14:50

Egli Tako u bë dje qendër e thashethemeve për një lidhje të mundshme dashurie. Në rrjet qarkulluan disa video ku ajo shihej në shoqërinë e një mashkulli misterioz gjatë pushimeve në jug. Sipas disa fansave që komentuan pamjet, ai mund të jetë partneri i një shoqeje të saj me të cilën po kalon pushimet. Këngëtarja ka bërë një reagim të ashpër, ku i ka mohuar këto zëra, duke theksuar se personi në…

Source

Situata me zjarret, Berisha: Qytetarët të braktisur, ushtria përdoret për të konfiskuar kompjuterët e gazetarëve

By: redi
13 August 2025 at 14:36

Kryetari i PD-së, Sali Berisha e quan një emergjencë kombëtare jashtë kontrollit, situatën me zjarret në vend. Ai tha se në dy ditët e fundit Shqipëria ka përjetuar dëmet më të rënda nga flakët në historinë e saj, me mijëra hektarë pyje, kullota dhe pemë frutore të djegura, dhjetëra shtëpi të shkatërruara, gjë të gjallë të humbur dhe viktima. Sipas Berishës, qytetarët nga jugu në veri janë lënë…

Source

Yesterday — 12 August 2025Main stream

Zjarret në vend/ Ministri Hoxha: Dënoj me ashpërsinë më të madhe çdo akt që shkakton zjarrvënie, asnjë tolerancë

By: redi
12 August 2025 at 22:00

Ministri i Brendshëm, Ervin Hoxha dënon çdo akt që shkakton zjarrvënie dhe rrezikon jetën, shëndetin dhe pronën e qytetarëve. Ai shkruan për zero tolerancë, ku edhe ka një mesazh për banorët e prekur nga zjarret, që të binden dhe të braktisin banesat që rrezikohen nga flakët. ”Gjithashtu dua ti bëj thirrje çdo qytetari të tregojë përgjegjësi maksimale, të shmangë çdo veprim që mund të shkaktojë…

Source

Flakët në Delvinë jashtë kontrollit, arrijnë afër puseve të naftës

By: redi
12 August 2025 at 21:39

Katër zjarrfikëse ndodhen në vendngjarje, por flakët i janë afruar shumë puseve të naftës në Delvinë. Situata është jashtë kontrollit të autoriteteve dhe zjarri po shtrihet deri në lagjen “Llakë” të qytetit. Po ashtu 3 autoambulanca të Delvinës janë vënë në gatishmëri. Krahas zjarrfikëseve që ndodhen në vendngjarje, për shuarjen e flakëve pritet të mbërrijnë edhe zjarrfikëse nga Himara dhe…

Source

Errësira ndal ndeshjen Vllaznia-Kukësi

By: redi
12 August 2025 at 21:34

Ndeshja miqësore mes Vllaznisë dhe Kukësit në stadiumin “Loro Boriçi” u ndërpre në minutën e 84-të, pasi energjia elektrike u shkëput, duke lënë fushën në errësirë. Me 6 minuta lojë të mbetura dhe rezultatin 4-2 për shkodranët, situata u normalizua pas disa minutash falë gjeneratorit, duke bërë të mundur rifillimin e lojës.

Source

”Flakët përpijnë pyje, shtëpi e jetë njerëzish”, Tabaku poston fotot: Shteti i pafuqishëm, pa mjete dhe infrastrukturë

By: redi
12 August 2025 at 21:12

Deputetja e PD-së, Jorida Tabaku në një reagim për situatën me zjarret në vend, thotë se flakët përpijnë pyje, shtëpi e jetë njerëzish dhe për të shteti është i pafuqishëm, pa mjetet dhe infrastrukturën. Po ashtu Tabaku ka edhe një mesazh mbështetës për sakrificën e punonjësve. ”Punonjësit që luftojnë me zjarrin meritojnë mirënjohje të veçantë: në kushte ekstreme dhe temperatura përvëluese…

Source

Ambasada e SHBA-së thirrje për qytetarët amerikanë: Shmangni zonat e rrezikuara nga zjarret

By: redi
12 August 2025 at 20:54

Ambasada e Amerikës në Tiranë ka bërë një thirrje për qytetarët amerikanë në Shqipëri, duke theksuar rëndësinë e kujdesit maksimal për shkak të zjarreve të shumta që po përfshijnë vendin. Përmes një postimi në rrjetet sociale, ambasada kërkon që amerikanët të shmangin zonat e rrezikuara dhe të respektojnë urdhrat për evakuim, apo çdo lloj udhëzimi të policisë. ‘‘Ambasada e SHBA-së në Tiranë…

Source

Banori tregon tmerrin: U dogj gjithçka, po të mos kishte ardhur Policia dhe Ushtria nuk do të isha larguar

By: redi
12 August 2025 at 20:21

Gramshi është në luftë me egër me zjarret. Një banor asfiksuar nga zjarri, teksa ndodhet i shtruar në shtratin e spitalit të qytetit shprehet se situata në fshat është e vështirë pasi është djegur gjithçka, shtëpi dhe bagëti. Gjendja e tij është jashtë rrezikut për jetën, por mund të kishte qenë fatal vendimi i tij për të mos u larguar, derisa erdhi Ushtria dhe Policia, duke e larguar me forcë.

Source

Zjarret në Lekël të Tepelenës, shpërthejnë dy bomba të Luftës së Dytë Botërore

By: redi
12 August 2025 at 20:08

Një vatër zjarri ka shpërthyer në fshatin Lekël të Tepelenës, duke shkaktuar dëme të mëdha materiale. Flakët kanë përpirë disa hektarë me pyje dhe të mbjella, ndërsa janë djegur disa banesa, tre stane dhe tre krerë gjedhë. Ndër objektet e prekura rëndë është edhe kisha ortodokse “Shën Ilia”, e shpallur monument kulture i kategorisë II. Kisha, e ndërtuar rreth viteve 1800 nga Thanas Vaja…

Source

Pista e atletikës dhe fusha e futbollit në Universitetin e Sporteve, Rama ndan pamjet: Po ecin me ritme të shpejta

By: redi
12 August 2025 at 19:53

Kryeministri Edi Rama ka ndarë pamje nga pista e atletikës dhe fusha e futbollit në Universitetin e Sporteve. Kreu i qeverisë shkruan se puna po ecën me ritme të shpejta, dhe se do t’iu shërbejë studentëve por edhe sportistëve elitarë, komunitetit dhe të rinjve që dëshirojnë të merren me sport. ”Punimet për pistën e atletikës dhe fushën e futbollit që po ndërtohen në Universitetin e Sporteve po…

Source

Zjarret në Gramsh, banorët akuzojnë shtetin: Na sollën vetëm 1 zjarrfikëse

By: redi
12 August 2025 at 19:38

Banorët që janë evakuuar nga fshatrat të cilat u dogjën prej flakët masive, akuzojnë shtetin për reagim të vonuar dhe jo proporcional me rrezikshmërinë e situatës. ”Shkrumb me banesë, me lopë, të gjitha. Na dogji zjarri. Për çfarë e kemi shtetin, për çfarë e duam shtetin. Mundësi shteti pati ta fikte, vërtetë ka zjarr në tërë rrethet, ama të bëhet shteti pak i gjallë. Ne e marrim në telefon…

Source

Gramshi në luftë me flakët, 200 të evakuuar

By: redi
12 August 2025 at 19:25

Rreth 200 banorë janë evakuuar nga zonat e prekura nga zjarret, pasi flakët kanë përfshirë 5 fshatra dhe vijojnë ende aktive në Gramsh. Për strehimin e tyre, autoritetet kanë vendosur që të përdorin konviktet, hotelet dhe çadrat që do të ngrihen në fushën e sportit, në varësi të numrit të të evakuuarve.

Source

Spahiu për situatën me zjarret: Qeveria të deklarojë emergjencën civile kombëtare

By: redi
12 August 2025 at 18:54

Juristi Kreshnik Spahiu teksa flet për alarmin që është dhënë në disa zona për zjarret, sugjeron shpalljen e gjendjes së emergjencës dhe përfshirjen e të gjitha institucioneve në operacion për parandalim dhe shuarje flakësh. ”Do ishte e udhës që qeveria të shpallë gjendjen e emergjencës civile dhe gjendjes së jashtëzakonshme në të gjithë vendin duke parë situatën ku ndodhemi. Ka tre nivele të…

Source

❌
❌