Juventusi do ta marr Kolo Muanin pavarësisht se a largohet sulmuesi që dështoi për disa sezone
Juventusi ka intensifikuar përpjekjet për të rikthyer në skuadër sulmuesin francez Randal Kolo Muani, në pronësi të Paris Saint-Germain, dhe transferimi i tij nuk varet nga largimi i Dusan Vlahovicit.
Pjesën më të madhe të verës, “Bianconerët” kanë synuar rikthimin e Kolo Muanit në Torino, pas një huazimi të suksesshëm në gjysmën e dytë të sezonit 2024-25, ku ai shënoi një gol në çdo dy ndeshje nga 16 paraqitjet në Serie A.
Juventusi ka afruar këtë verë edhe sulmuesin kanadez Jonathan David, duke rritur konkurrencën në repartin ofensiv.
Megjithatë, klubi po kërkon të shesë Vlahovicin, i cili ndodhet në 11 muajt e fundit të kontratës dhe rrezikon të largohet si lojtar i lirë verën e ardhshme. Ish sulmuesi i Fiorentinës, nuk arriti të tregojë pritshmëritë prej ardhjes te Juve.
Sipas Gianluca Di Marzio, Juventusi është i gatshëm të nënshkruajë me Kolo Muanin edhe nëse Vlahovic mbetet në skuadër. Madje, nëse ai vendos ta çojë kontratën deri në fund, ai mund të përfundojë si zgjedhja e tretë për pozitën e qendërsulmuesit në “Allianz Stadium”.
PSG vazhdon të kërkojë një shumë të lartë për 25-vjeçarin francez, me raportime që variojnë nga 50 deri në 65 milionë euro.
Aktualisht, të dy klubet po negociojnë për një marrëveshje që mund të përfshijë detyrim blerjeje, dhe Juventusi shpreson ta finalizojë transferimin në një të ardhme të afërt. /Telegrafi/
The post Juventusi do ta marr Kolo Muanin pavarësisht se a largohet sulmuesi që dështoi për disa sezone appeared first on Telegrafi.