Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 26 August 2025Main stream

Pamje e rëndë, helikopteri lufton me flakët në pyllin e Poros

By: redi
26 August 2025 at 18:37

Vatra e zjarrit në pyllin e Poros në Vlorë ka marrë përmasa më të mëdha. Flakët po djegin pishat në këtë zonë, teksa pamjet tregojnë për një situatë apokaliptike. Tymi i dendur ka mbuluar zonën dhe është përhapur drejt qytetit të Vlorës. Nga ajri po luftojnë intensivisht dy helikopterë për të shuar zjarret.

Source

“Male të Pastra”, Rama poston fotot: Qindra vullnetarë pjesë e aksionit të pastrimit në 10 Parqe Kombëtare

By: redi
26 August 2025 at 18:18

Nisma “Male të Pastra” është rikthyer sërish këtë vit, ku sot u zhvilluan aksione pastrimi në parqet kombëtare të Dajtit, Tomorit, Llogorasë, Qafështamës, Zagorisë, Prespës, Shebenikut, Korab-Koritnikut si dhe në Alpet Shqiptare. Kryeministri Edi Rama ka postuar foto nga ky aksion pastrimi, i cili për të është kthyer në traditë në datën 26 gusht. ”Nisma ”Male të Pastra”…

Source

Motrat shisnin misra në Sarandë për kurimin e vëllait me leucemi! Halla shpërthen në lot: Na ndihmoni për trajtimin

By: redi
26 August 2025 at 18:04

Elvisa 22-vjeçe dhe Rozina 20-vjeçe, u përcollën mes lotësh në banesën e fundit. Në familjen Dhimaku në Kopaçëz të Delvinës ka pllakosur zia. Sakrificat për të kuruar vëllanë 7-vjeçar, i cili vuan nga leucemia ishin të mëdha jo vetëm nga kryefamiljari që merret me blegtori, por edhe dy vajzat që punonin dy punë për të përballuar kushtet e vështira ekonomike. “Jetojmë në këtë dhimbje kaq të madhe.

Source

Takimi Putin-Zelensky? Trump ul pritshmëritë

By: redi
26 August 2025 at 17:37

Do të kemi një takim mes Presidentit rus Vladimir Putin dhe atij ukrainas Volodymyr Zelenski? “Nuk e di nëse ata do të takohen. Ndoshta do të takohen. Ndoshta jo”, tha Trump në Uashington në përgjigje të pyetjeve të gazetarëve. Presidenti Amerikan u tha gazetarëve se pas takimit për Ukrainën në Shtëpinë e Bardhë kishte folur në telefon me Putinin dhe se çdo bisedë që ka pasur me Putinin ka qenë…

Source

Vuloset rezultati i 11 Majit, të enjten merr fund saga e zgjedhjeve

By: redi
26 August 2025 at 16:50

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve shpalli rezultatin përfundimtar të zgjedhjeve parlamentare të 11 Majit, që pritet të miratohet në mbledhjen e Komisionit Rregullator në 28 gusht. Hapi i fundit i takon Komisionit Rregullator, që do të mblidhet të enjten në orën 11:30 për të miratuar rezultatin final. …

Source

Rama: Shkolla 9-vjeçare ”Rilindja” në Gramsh, me standarde europiane. Klasa të reja e mjedise bashkëkohore

By: redi
26 August 2025 at 16:40

Rreth 250 nxënës të shkollës 9-vjeçare ”Rilindja” në Gramsh do të kenë në shtator ambiente me standarde evropiane të zhvillimit të procesit mësimor. Teksa ka ndarë foto për ndjekësit në Facebook, Rama thotë se kjo shkollë 9-vjeçare do të ketë standarde evropiane, klasa të reja dhe mjedise bashkëkohore. ”Shkolla 9-vjeçare “Rilindja” në Gramsh, me standarde europiane, klasa të reja e mjedise…

Source

Ndërpritet seanca konstituive në Kosovë

By: redi
26 August 2025 at 16:37

Konstituimi i Kuvendit të Kosovës dështoi sërish dhe shkak u bë moszgjedhja e nënkryetarit nga radhët e komunitetit serb. Lista Serbe ka insistuar që Sllavko Simiqin të zgjidhet nënkryetar, por tre herë ka dështuar të zgjidhet duke marrë vetëm 10 vota (9 nga Lista Serbe dhe një nga Adem Hoxha nga komuniteti goran). Kësisoj, pas insistimit të Listës Serbe në kandidatin e njëjtë…

Source

Një “VAJZË” që ndez Shqipërinë!

By: redi
26 August 2025 at 16:30

Ju ftojmë të ndiqni tre ditët magjike të edicionit të tretë të “Vajzë Fest 2025”, festës së traditës dhe trashëgimisë në fshatin e vogël që u bë sofra e madhe e Labërisë, por jo vetëm, e krejt Shqipërisë. Në këtë udhëtim tre-ditor, Vajza u bë altari i mallit, i historisë, i kulturës, i etnografisë, i mikpritjes dhe i dashurisë. “Vajzë Fest 2025”, nuk u përjetua thjesht si një aktivitet…

Source

“ADN-ja” e Getinjos, lëvizje e re në karrierë

By: redi
26 August 2025 at 16:14

Getinjo ka paralajmëruar publikimin e këngës së tij më të re, e cila mban titullin “ADN”. Projekti pritet të publikohet pas pak ditësh dhe tashmë ka ndezur pritshmëritë e fansave. Pas bashkëpunimit me Mozzik në “P9 & Ice”, që u mirëprit nga publiku, Getinjo vjen këtë herë në versionin solo me një këngë që sipas burimeve do të ketë një energji krejt të veçantë. Edhe pse detajet për klipin dhe…

Source

Poli Hoxha: SPAK po punon, prandaj sulmohet nga politika

By: redi
26 August 2025 at 15:57

Poli Hoxha komenton situatën aktuale të SPAK-ut. Për të sulmet ndaj këtij institusioni janë një tregues që SPAK po bën punën, edhe pse nuk janë të gjitha gjërat perfekte. ”Tranzicioni ka shkrirë politikën dhe kronikën. Krimi i organizuar ka lidhje me politikën. Sali Berisha është më i hapur, e thotë se është kundër SPAK. Bashkë Rama e Berisha e sulmojnë, njëri më ndryshe e njëri më pak.

Source

FOTO/ Shqipëria ”dërgon” Edon Zhegrovën te Juventusi, futbollisti falënderon Ramën: Krenar që jam shqiptar

By: redi
26 August 2025 at 15:55

Presidenti Bajram Begaj ka dekretuar më 22 gusht dhënien e nënshtetësisë shqiptare për Edon Zhegrovën. Sulmuesi anësor i Lille dhe Kosovës po kërkon një kalim te Juventusi në Serie A, por statusi i tij si ekstrakomunitar mund të jetë një pengesë. Për këtë vetë futbollisti ka falënderuar kryeministrin Edi Rama, ku edhe ka ndarë një foto nga biseda me të në Whatsapp. ”Proud to be Albanian”…

Source

Kuvendi i ri do të bëhet me 11 Komisione

By: redi
26 August 2025 at 15:34

Kuvendi i dalë nga 11 Maji do të ketë ketë strukturë të re. Puna e nisur më herët nga një grup i drejtuar nga Eduard Shalsi, ka arritur në përfundimin se duhen shtuar 3 komisione parlamentare të përhershme, duke e bërë më të profilizuar dhe konkrete. Komisioni aktual parlamentar për Veprimtarinë Prodhuese do të ndahet në 3 komisione: Komisioni për Energjinë; Komisioni për Infrastrukturën…

Source

Gushti me rekord aksidentesh, pasoja në jetë njerëzish në Fier

By: redi
26 August 2025 at 14:58

Muaji gusht ka shënuar një numër të lartë aksidentesh në qarkun e Fierit, me pasojë tre humbje jete dhe 9 të plagosur rëndë. Përdorimi i automjeteve nga adoleshentët mbetet një problematikë tjetër madhore. Edhe pse kjo periudhë shënon fundin e sezonit veror, trafiku në të gjithë qarkun e Fierit vijon të jetë tepër i rënduar, dhe përballë këtij fluksi të lartë automjetesh të shtuar krahasuar me…

Source

Berisha konfirmon Bardhin si kreun e grupit: Punoi me dinjitet

By: redi
26 August 2025 at 14:45

Gazment Bardhi do të vijojë që të jetë kreu i grupit parlamentar të PD-së. Këtë e konfirmoi këtë të martë vetë kreu i PD-së, Sali Berisha në një konferencë për mediat. ”Riorganizimi do të jetë në vazhdim, PD do i ketë në vazhdim proceset. I përcakton grupi dhe strukturat. Unë nuk prononcohem, por kam vlerësim pozitiv për detyrën që ai ka kryer si kryetar grupi. Por ne funksionet i bëjmë në…

Source

Yesterday — 25 August 2025Main stream

Shpërndarja e librave shkollorë, Xhixho: Propagandë e qeverisë

By: redi
25 August 2025 at 22:04

Partia e Lirisë ka reaguar ndaj deklaratës së kryeministrit Edi Rama për shpërndarjen e librave falas për nxënësit, duke e cilësuar si akt propagandistik. Zv/kryetarja e PL-së, Erisa Xhixho, ka akuzuar qeverinë se po mashtron publikun, pasi sipas saj, vetëm nxënësit e klasave I deri në III përfitojnë tekste të reja. Ndërkohë, për klasat IV deri në IX, librat që shpërndahen janë të përdorur dhe…

Source

Osmani pritet nga presidenti austriak: Austria, një nga aleatët tanë më të fortë

By: redi
25 August 2025 at 21:59

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani është takuar sot me presidentin e Austrisë, Alexander Van der Bellen, si dhe Zonjën e Parë, Doris Schmidauer, në Alpbach. Osmani ka shkruar në Facebook se me presidentin austriak ka diskutuar mbi forcimin e marrëdhënieve mes dy vendeve, teksa ka thënë se Austria është një nga aleatët më të fortë të Kosovës. “Me Presidentin e Austrisë, Alexander Van der Bellen…

Source

Nuk ka më siguri në rrugë, aksident me vdekje në Vorë

By: redi
25 August 2025 at 21:40

Ditët e fundit rrugët në vend janë përgjakur nga aksidente me pasoja fatale. Një aksident me pasojë vdekjen e një personi është regjistruar mbrëmjen e së hënës në zonën e Vorës. Sipas të dhënave paraprake, automjeti me drejtues shtetasin Jani Tanushi, rreth 53 vjeç, ka përplasur këmbësorin shtetasin Kujtim Luka rreth 66 vjeç, i cili për pasojë ka humbur jetën. Drejtuesi i automjetit është…

Source

Urdhri i ri hyri në fuqi, mbi 30-vjeç nuk bëhesh dot polic

By: redi
25 August 2025 at 21:32

Nëse je mbi 30 vjeç, harrojeni ëndrrën se mund të bëheni oficer policie. Ky është urdhri i ministrit të brendshëm Ervin Hoxha që në përmbushje të ligjit të Policisë së Shtetit hyrë në fuqi në korrik 2024 ka caktuar moshën brenda të cilës mund të konkurroni për të hyrë në polici. Mosha për tu pranuar në polici urdhëron ministri i Brendshëm është deri në 30 vjeç. Që do të thotë ky është viti i…

Source

Humbi betejën për të qenë deputet, Lapaj: Politika na ka borxh 7 mandate, Shabani ka 12 vite që ha bukë tek unë

By: redi
25 August 2025 at 21:19

Adriatik Lapaj flet për vijimin e aksionit të tij politik në krye të “Shqipëria Bëhet”. Për të beteja nuk ka qenë për një mandat deputeti, por për hapjen e listave dhe garë të ndershme për qytetarët. Ai tha se nëse do të kishte dashur të hynte në Kuvend, e kishte të lehtë, pasi vetë kishte firmosur listën, por theksoi se qëllimi ka qenë gjithmonë përfaqësimi dinjitoz dhe ndryshimi i sistemit.

Source

❌
❌