Mickoski prezantoi tre propozimet urgjentisht të nevojshme për zgjidhjen e problematikave në qytetin e Shkupit
Atë që e ka bërë OBRM-PDUKM dhe Koalicioni këto dy ditë paraqet vërtet një risi në skenën politike në Maqedoni. Është mirë që çdo vit përpiqemi të sjellim risi, është mirë që partitë e tjera politike opozitare mund të ndjekin dhe të mësojnë diçka të re, e cila në të ardhmen mund t’u jetë e dobishme kur të prezantojnë disa nga idetë e tyre opozitare, të cilat ne, si Qeveri, do të jemi në gjendje t’i analizojmë dhe t’i përdorim disa prej tyre, tha kryetari i OBRM-PDUKM-së, Hristijan Mickoski në panairin e partisë.
Mickoski për zgjedhjet lokale në Shkup tha se tre gjëra janë urgjentisht të nevojshme, dhe gjëja e parë është higjiena, ndërsa duke iu drejtuar kandidatit për kryetar të Qytetit të Shkupit, Orce Gjorgjievski, tha se ai më në fund duhet ta trajtojë këtë problem dhe ta pastrojë Shkupin nga mbeturinat.
“Paralelisht me atë proces, po zhvillohet një proces i zgjerimit urban dhe pasurimit me hortikulturë. Natyrisht, në vitin e parë të mandatit, besoj se bërthama kryesore, qendrore e Shkupit duhet të jetë pjesë e fokusit të tij. Kur flas për bërthamën kryesore qendrore të Shkupit, mendoj para së gjithash për Parkun e Qytetit, në mënyrë që Shkupi dhe më të rinjtë e tij më në fund të marrin parkun e argëtimit që meritojnë”, theksoi Mickoski.
Mickoski përmendi dhe turizmin, tha se duhet të gjallërohet Kalaja e Shkupit si dhe Çarshia e Vjetër.
Ai tha se pret fitore madhëhtore të OBRM-PDUKM-së në zgjedhjet lokale.
The post Mickoski prezantoi tre propozimet urgjentisht të nevojshme për zgjidhjen e problematikave në qytetin e Shkupit appeared first on Telegrafi.