Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 26 August 2025Main stream

Guterres bën thirrje për ‘hetim të shpejtë’ të sulmeve izraelite në spitalin Nasser në Gaza

By: A R
25 August 2025 at 23:00

Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres, ka dënuar fuqishëm vrasjen e palestinezëve në sulmet ajrore izraelite që goditën spitalin Nasser në Gaza dhe ka bërë thirrje për një hetim të shpejtë dhe të paanshëm, tha zëdhënësi Stephane Dujarric.

“Sekretari i përgjithshëm rikujton se civilët, përfshirë personelin mjekësor dhe gazetarët, duhet të respektohen dhe të mbrohen në çdo kohë”, u tha Dujarric gazetarëve.

“Ai bën thirrje për një hetim të shpejtë dhe të paanshëm për këto vrasje”, shtoi ai më tej.

Kujtojmë se sulmi i sotëm izraelit në spitalin në Gaza ka vrarë me dhjetëra persona, mes të cilëve edhe gazetarë.

The post Guterres bën thirrje për ‘hetim të shpejtë’ të sulmeve izraelite në spitalin Nasser në Gaza first appeared on JavaNews.al.

Yesterday — 25 August 2025Main stream

Trump beson te “miqësia” me Putinin, rezultati një ngërç i rrezikshëm

By: A R
25 August 2025 at 22:52

Opinion nga David E.Sanger, The New York Times

“Asgjë nuk do të ndodhë derisa unë dhe Putini të ulemi bashkë,” deklaroi presidenti Donald Trump në muajin maj, duke lënë të kuptohej se zgjidhja për luftën e Ukrainës nuk qëndron te diplomacia e gjatë shumëpalëshe, por te një marrëveshje mes dy superfuqive.

Takimi me Vladimir Putinin në bazën ajrore amerikane në Anchorage ndodhi, por 9 ditë më pas nuk ka shenja të progresit real. Trump kishte dhënë sinjale se Putini dhe presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky do të zhvillonin bisedime direkte, por një gjë e tillë nuk është planifikuar. Ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov tha hapur se “agjenda nuk është gati fare”.

Trump e portretizon veten si ndërmjetës, si aleat të Ukrainës, ose si njeri që mund të bindë Putinin…

Një ditë thotë se Ukraina nuk ka shanse të fitojë pa sulmuar brenda territorit rus, ditën tjetër premton garanci sigurie për Kievin.

Diplomacia si spektakël personal

Trump kërkon të imitojë Theodore Roosevelt-in, i cili në 1905-ën ndërmjetësoi paqen midis Rusisë dhe Japonisë dhe fitoi Çmimin Nobel. Por krahasimet janë të zbehta: në Anchorage, takimi me Putinin ngjante më shumë me show-in e tij me Kim Jong-un në 2018, shumë kamera, përqafime dhe asnjë rezultat konkret.

Madje, sipas ish-ambasadorit amerikan në NATO, Ivo Daalder, Trump e nisi me një pozicion të përbashkët perëndimor që kërkonte armëpushim, por më pas e braktisi dhe i dha avantazh Moskës. “Një autogol diplomatik,” e quajti ai.

Siguria e Ukrainës, dilemat amerikane

Trump deklaron se SHBA-të mund të ofrojë garanci sigurie për Ukrainën, por pa trupa amerikane në terren. Ai sugjeron që këtë ta bëjnë disa vende europiane, ndërsa SHBA-të të ofrojnë inteligjencë e mbështetje ajrore. Ky është një zotim serioz: të mbrosh një vend jo-anëtar të NATO-s nga agresioni rus.
Por Rusia kërkon të jetë pjesë e këtyre garancive, duke i kthyer gjërat në absurditet: pushtuesi të jetë “garant sigurie”.

Dyshimi i Kievit

Për ukrainasit, kujtesa e Memorandumit të Budapestit të vitit 1994 është ende e gjallë. Atëherë ata dorëzuan arsenalin bërthamor në këmbim të garancive nga SHBA-të, Britania dhe Rusia dhe e panë Moskën të shkelë marrëveshjen. Sot, Zelensky dhe ekipi i tij e shohin me dyshim diplomacinë e Trump, që shpesh relativizon fajin e Rusisë dhe ka shuar strukturat amerikane që hetonin krimet e luftës.

Trump herë e sheh veten si Roosevelt-in që sjell paqe, herë si ndërmjetës neutral, herë si lider që do të “lajë duart” duke ia lënë fatin ukrainasve e rusëve.

Por kjo strategji e paqartë krijon më shumë konfuzion sesa stabilitet. Lufta në Ukrainë nuk është thjesht për territor, siç mendon Trump, por për identitetin e një kombi dhe të drejtën e tij për të zgjedhur të ardhmen.

The post Trump beson te “miqësia” me Putinin, rezultati një ngërç i rrezikshëm first appeared on JavaNews.al.

Zjarri në zonën e Pish Poros në Vlorë, ja si paraqitet situata

By: A R
25 August 2025 at 22:45

Zjarri në zonën e Pish Poros në Vlorë po vazhdon, teksa ka kapur një gjatësi prej 2–3 kilometër.

Burime bëjnë me dije se nga të dhënat paraprake dyshohet për zjarrvënie të qëllimshme.

Ndërkohë, sot është operuar nga ajri dhe nga toka me katër helikopterë dhe 34 forca zjarrfikëse e pyjore, për të bërë të mundur shuarjen e flakëve.

Pritet që operacionet të nisin sërish herët në mëngjes, në orën 05:30, me ndihma shtesë nga Forcat e Armatosura, ku pritet të vijnë mbi 40 trupa në ndihmë për shuarjen e flakëve.

The post Zjarri në zonën e Pish Poros në Vlorë, ja si paraqitet situata first appeared on JavaNews.al.

Aksidenti në Vorë, identifikohet 66-vjeçari që u përplas për vdekje

By: A R
25 August 2025 at 22:37

Mbrëmjen e kësaj të hëne, në dalje të Vorës, automjeti me drejtues Jani Tanushi 53vjeç ka përplasur këmbësorin rreth 66-vjeçarin Kujtim Luka, i cili për pasojë ka humbur jetën.

Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në komisariat për veprime të mëtejshme.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

The post Aksidenti në Vorë, identifikohet 66-vjeçari që u përplas për vdekje first appeared on JavaNews.al.

Vendi i Trump është në Hagë, jo në ceremoninë e Çmimit Nobel

By: A R
25 August 2025 at 22:30

Nga Gideon Levy, Haaretz

Thuhet se ëndrra e presidentit amerikan është të fitojë Çmimin Nobel për Paqe në Oslo; vendi i duhur për të është Gjykata Penale Ndërkombëtare në Hagë.

Asnjë jo-izraelit tjetër nuk mban aq përgjegjësi për gjakderdhjen në Gaza sa Donald Trump. Nëse do të donte, ai (dhe vetëm ai) mund ta ndalte këtë luftë të tmerrshme dhe vrasjen e pengjeve izraelite me një telefonatë.

Nuk e ka bërë. Jo vetëm që Trump nuk ka telefonuar, ai vazhdon të financojë, furnizojë me armë dhe mbështesë makinën luftarake izraelite sikur të mos ishte duke ndodhur asgjë.

Ai është fansi i saj i fundit. Javën e kaluar, ai e quajti komandantin e përgjithshëm të Izraelit, kryeministrin Benjamin Netanyahu, një “hero lufte”. Më pas e lavdëroi veten me të njëjtin nder të dyshimtë, duke shtuar: “Besoj se edhe unë jam”, me modesti karakteristike.

Presidenti i SHBA-ve mendon se dikush që kryen një gjenocid në Gaza është hero. Ai gjithashtu mendon se dikush që lëshon bombardues nga zyra e tij për një operacion të vetëm, pa rrezik, kundër Iranit është hero. Ky është mentaliteti i njeriut më të fuqishëm në botë.

Të lidhësh Trump-in me Çmimin Nobel për Paqe është njësoj si të kthesh natën në ditë, gënjeshtrën në të vërtetë dhe autorin e luftës më të tmerrshme të këtij shekulli në një përzierje të Martin Luther King Jr. dhe Dalai Lamës, që të dy fitues të çmimit.

Trump dhe Nelson Mandela në të njëjtën varkë. Nuk ka kufij për grotesken, dhe është krejtësisht në kurrizin tonë.

Nëse Netanyahu dhe Trump meritojnë ndonjë çmim, është një që, fatmirësisht, ende nuk është themeluar: Çmimi për Gjenocid.

Dy raporte tronditëse të publikuara të premten nuk lanë asnjë dyshim për natyrën gjenocidale të luftës.

Iniciativa e mbështetur nga OKB-ja, Integrated Food Security Phase Classification, ose IPC – autoriteti kryesor botëror mbi krizat ushqimore – konfirmoi se mbi 500 mijë njerëz në qytetin e Gazës dhe zonat përreth përballen me kushte katastrofike urie në nivelin më të lartë.

Forcat Mbrojtëse të Izraelit pritet të pushtojnë këtë qytet të uritur, dhe Trump po i jep dritën jeshile këtij pushtimi brutal, mbështetje ndërkombëtare dhe armë.

Në të njëjtën kohë, faqja izraelite e lajmeve +972 Magazine, portali i saj simotër në hebraisht Local Call (ose Sikha Mekomit) dhe e përditshmja britanike The Guardian zbuluan një bazë të dhënash të inteligjencës ushtarake izraelite që tregon se 83 për qind e palestinezëve të vrarë nga IDF në këtë luftë deri tani ishin civilë – një përqindje jashtëzakonisht e lartë edhe në krahasim me luftërat më të tmerrshme si ato në Bosnjë, Irak dhe Siri.

Sipas të dhënave të vetë IDF-së, vetëm një në gjashtë nga palestinezët e vrarë ishin luftëtarë. Pesë nga gjashtë ishin civilë të pafajshëm, kryesisht gra dhe fëmijë. Siç e dyshonim, siç e dinim – ky është gjenocid. Amerika qëndron pas tij.

Trump i ka dhënë dorën kësaj lufte, por ende guxon të ëndërrojë për një Çmim Nobel për Paqe.

Opinioni publik amerikan mbetet i pandryshuar, po ashtu edhe presidenti.

Vetëm një telefonatë nga Shtëpia e Bardhë mund ta ndalë këtë masakër, dhe ndërkohë, nuk ka asnjë shenjë se presidenti do ta bëjë.

I mbështetur nga një aparat gjigand inteligjence, me 16 agjenci me buxhete të mëdha, Trump tha se e pa në TV që kishte “uri të vërtetë” në Gaza.

Por, TV-ja e Trump nuk e tronditi mjaftueshëm për të ndërmarrë veprimin e vetëm shpëtimtar që Amerika mund dhe duhet të marrë: urdhërimin e Izraelit për një armëpushim të plotë dhe të menjëhershëm.

Izraeli i Netanyahu-t nuk mund të sfidojë terrorin e botës. Për më tepër, Trump po bën gjithçka që mundet për të penguar vendet e tjera që të vendosin sanksione ndaj Izraelit për të ndaluar gjenocidin.

Evropa është e tërbuar, por e paralizuar nga frika ndaj tij, ashtu si edhe organizatat ndërkombëtare.

Politikani hebre-amerikan që është gjithashtu ministër në kabinetin izraelit, Ron Dermer, arriti ta mashtrojë Shtëpinë e Bardhë dhe 16 agjencitë e saj të inteligjencës për të besuar se gjaku është shi – madje shi i bekuar për Amerikën.

Rezultati: Babai i planit “Gaza Riviera”, presidenti i SHBA-ve, tani është një Kahanist i shpallur. Ai do Çmimin Nobel për Paqe për këtë.

The post Vendi i Trump është në Hagë, jo në ceremoninë e Çmimit Nobel first appeared on JavaNews.al.

“Ethet” e qeverisë së re, Rama kthehet në zyrë, pritet mbledhja e Asamblesë Kombëtare

By: A R
25 August 2025 at 22:21

Kryeministri Edi Rama është kthyer sot në zyrën e tij në godinën e qeverisë, për herë të parë pas pushimeve të verës.

Pushimet kanë përfunduar edhe për kabinetin qeverisës, por edhe për deputetët, të cilët pritet të marrin mandatin më 10 shtator, kur pritet të zhvillohet mbledhja e parë e Parlamentit të ri.

Mbetet për t’u parë se cili do të jetë ekipi me të cilin Edi Rama do të vendosë të drejtojë vendin, pasi shqiptarët i dhanë një mandat të katërt në krye të qeverisë.

Tradicionalisht, lideri i mazhorancës i ka shpallur emrat e ministrave të rinj në Asamblenë Kombëtare në fund të muajit gusht ose në fillim të muajit shtator.

Por deri më tani ende nuk ka një datë se kur kryeministri mund të thërrasë forumet e Partisë Socialiste apo kur do të vendosë të shpallë kabinetin qeverisës dhe prioritetet e mandatit të katërt në krye të vendit.

Vizion+

The post “Ethet” e qeverisë së re, Rama kthehet në zyrë, pritet mbledhja e Asamblesë Kombëtare first appeared on JavaNews.al.

​Diaspora dërgoi mbi 651 milionë euro në Kosovë brenda 6 muajve

By: A R
25 August 2025 at 22:08

Mbi 651 milionë euro ka dërguar diaspora në Kosovë në periudhën janar-qershor të këtij viti. Vlerë kjo mbi 21 milionë euro më shumë, krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar.

Sipas të dhënave të Bankës Qendrore të Kosovës (BQK), gjatë periudhës janar-qershor të këtij viti, shuma e dërgesave nga diaspora ka arritur në 651.7 milionë euro, ndërsa të dhënat për muajin qershor janë ende paraprake.

Krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar, kur dërgesat kishin arritur në 630.1 milionë euro, këtë vit është shënuar një rritje prej 21.6 milionë eurosh.

“Për periudhën janar-qershor të këtij viti, shuma e dërgesave e shënuar është 651.7 milionë euro (të dhënat e muajit qershor janë preliminare). Krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar, është shënuar një rritje për 21.6 milionë euro. Dërgesat për periudhën janar-qershor 2024 janë 630.1 milionë”.

Vlera e remitencave në gjashtëmujorin e parë të vitit 2023, ishin afro 633 milionë euro. Ndërkaq, në periudhën e njëjtë të vitit 2022, diaspora kishte dërguar në Kosovë mbi 555 milionë euro./Marrë nga Monitor

The post ​Diaspora dërgoi mbi 651 milionë euro në Kosovë brenda 6 muajve first appeared on JavaNews.al.

Aksident me pasojë vdekjen në dalje të Vorës, 53-vjeçari përplas këmbësorin

By: A R
25 August 2025 at 22:00

Një aksident me pasojë vdekjen është shënuar mbrëmjen e sotme, 25 gusht 2025, në dalje të Vorës, ku një automjet ka përplasur një këmbësor, i cili ndërroi jetë.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 20:30, kur automjeti që drejtohej nga 53-vjeçari me iniciale J.T., përplasje këmbësorin 66-vjeçar.

Sakaq, 53-vjeçari është shoqëruar në Komisariat për veprime të mëtejshme. Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të këtij aksidenti.

“Me datë 25.08.2025, rreth orës 20:30, në dalje të Vorës, automjeti me drejtues shtetasin J. T., rreth 53 vjeç, ka përplasur këmbësorin shtetasin K. L., rreth 66 vjeç, i cili për pasojë ka humbur jetën. Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në Komisariat për veprime të metejshme. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit“, njofton policia.

The post Aksident me pasojë vdekjen në dalje të Vorës, 53-vjeçari përplas këmbësorin first appeared on JavaNews.al.

Cilët do të jenë deputetët e ardhshëm? Kush rikthehet dhe kush ulet për herë të parë në Parlament

By: A R
25 August 2025 at 21:52

Kolegji Zgjedhor vendosi sot të rrëzojë kërkesën e Adriatik Lapajt dhe la në fuqi vendimin e Komisionit të Ankimimeve dhe Sanksioneve që mandati i Nismës Shqipëria Bëhet t’i jepet Ana Dajkos. Ajo ishte e para në listën e mbyllur të Tiranës për koalicionin në fjalë, mandati i të cilit krijoi një përplasje mes dy palëve, Adriatik Lapajt dhe Endrit Shabani.

Megjithatë, vendimi i sotëm është një lajm i mirë pasi i hap rrugë certifikimit përfundimtar të zgjedhjeve të 11 majit. Pas pushimeve të gjata të verës, pritet që politika shqiptare të rikthehet në skenë në shtator.

Mandati i Kuvendit aktual mbyllet më 9 shtator. Kushtetuta thotë që parlamenti i ri do t’i hapë dyert pasi Presidenti të përcaktojë datën me një dekret dhe ajo nuk mund të vonohet më shumë se 10 ditë. Pra brenda 20 shtatorit, shqiptarët do të kenë Kuvendin e ri.

Por kush do të jenë deputetët që do t’i përfaqësojnë?

Rezultati i zgjedhjeve të 11 majit la në pushtet sërish Partinë Socialiste, kësaj here me një mazhorancë më të madhe, me 83 mandate të fituara. Partia Demokratike mori 50 mandate. Partia Socialdemokrate fitoi tre mandate, ndërsa dy i mori Partia e Agron Shehajt, “Mundësia”. Nga një mandat morën Lëvizja Bashkë dhe Koalicioni Nisma Shqipëria Bëhet.

Për këtë të fundit, vendosi sot Kolegji dhe përfundimisht do të jetë Ana Dajko ajo që do i përfaqësojë në Kuvend. Nga Lëvizja Bashkë, deputet do të jetë Redi Muçi.

Agron Shehaj do të rikthehet në karrigen e Kuvendit, por si kryetar i partisë së tij teksa bashkë me të do të jetë edhe Erald Kapri, i renditur i dyti në listën e mbyllur.

Partia Socialdemokrate do të ketë një përfaqësuese në Tiranë, Albana Pëllumbin ndërsa dy në Shkodër, Tom Doshin dhe Sabina Jorgon.

Siç e përmendëm edhe më lart, “peshën” më të madhe të karrigeve të kuvendit do ta mbajë Partia Socialiste me 83 mandate. 30 prej tyre kanë qenë në legjislaturën që po lëmë pas ndërsa 53 emra të rinj do të ulet për herë të parë në parlamentin shqiptar.

Mes tyre përmendim emra si Delina Brahimaj, Petrit Malaj, Arbjan Mazniku, Bora Muzhaqi, Pirro Vengu, Igli Hasani, Ervin Hoxha që kanë mbajtur post ministri por nuk kanë qenë pjesë e Parlamentit. Emra të tjerë që vlejnë të përmendim janë Ervin Demo, Agron Malaj, apo edhe profesoresha Iris Luarasi apo edhe Ardit Bidon dhe Marjana Koçekun nga Shkodra. 24-vjeçarja është edhe deputetja më e re në moshë.

Nga Partia Demokratike, do të jenë 14 deputetë të rinj teksa pjesa të tjerë do ta rigjejnë sërish ulësen në Kuvend, po nga ana e opozitës. Nga radhët e selisë blu është deputeti më i vjetër i Kuvendit, Sali Berisha.

Cilët janë deputetët e rinj nga Partia Socialiste?

Ervin Demo, Agron Malaj, Tërmet Peci, Aulona Bylykbashi, Elton Korreshi, Genti Lakollari, Bledi Çomo, Besa Spaho, Onid Bejleri, Romina Kuko, Arbjan Mazniku, Bora Muzhaqi, Petrit Malaj, Pirro Vengu, Adea Pirdeni, Albana Koçiu, Igli Hasani, Delina Ibrahimaj, Ervin Hoxha, Ceno Klosi, Ilva Gjuzi, Ani Dyrmishi, Agron Gaxho, Brunilda Mersini, Ermal Pacaj, Olsi Komici, Adi Qose, Klevis Jahaj, Ardit Bido, Etleva Budini, Kiduina Zaka, Erjo Mile, Zegjine Caushi, Adnan Kadeli, Marjana Koceku, Xhenis Çela, Erion Malaj, Sara Mila, Adnan Kadeli, Skënder Pashaj, Bujar Rexha, Vasil Llajo, Alma Selami, Ana Nako, Enriketa Jaho, Asfloral Haxhiu, Dhimitër Kurti, Piro Dhima, Zamira Sinaj, Iris Luarasi, Hysen Buzali, Loer Kume, Ermal Elezi, Erjona Ismaili.

Cilët janë deputetët e rinj nga Partia Demokratike dhe Aleanca për Shqipërinë Madhështore?

Gjin Gjoni, Arjan Ndoja, Manjola Luku, Artan Luku, Kliti Hoti, Zija Ismaili, Denisa Vata, Bledi Himçi, Klodiana Çapja, Ivi Kaso, Fidel Kreka, Besart Xhaferi, Tedi Blushi, Brunilda Haxhiu.

Cilët janë deputetët që do të rikthehen në Kuvend?

Nga PS

Edi Rama, Ogerta Manastirliu, Elisa Spiropali, Bledi Çuçi, Lindita Nikolla, Ulsi Manja, Taulant Balla, Erion Braçe, Fatmir Xhafaj, Fadil Nasufi, Hatixhe Konomi, Blendi Klosi, Klodiana Spahiu, Milva Ikonomi, Aurora Mara, Evis Kushi, Saimir Hasalla, Belinda Balluku, Antoneta Dhima, Niko Peleshi, Ilirian Pendavinji, Eduart Shalsi, Ornaldo Rakipi, Anila Denaj, Olta Xhaçka, Damian Gjiknuri, Vullnet Sinaj

Nga PD

Sali Berisha, Flamur Noka, Albana Vokshi, Edi Paloka, Jorida Tabaku, Xhelal Mziu, Oerd Bylykbashi, Tomor Alizoti, Gazment Bardhi, Luan Baçi, Saimir Korreshi, Tritan Shehu, Bledjon Nallbati, Flamur Hoxha, Isuf Çelaj, Agron Gjekmarkaj, Elda Hoti, Luçiano Boçi, Greta Bardeli, Ramadan Likaj, Bujar Lesaj, Ina Zhupa, Vangjel Dule (aleat), Fatmir Mediu (aleat)

The post Cilët do të jenë deputetët e ardhshëm? Kush rikthehet dhe kush ulet për herë të parë në Parlament first appeared on JavaNews.al.

“Të çarmatoset Hezbollahu”/ Izraeli dhe Libani në “udhëkryq historik”

By: A R
25 August 2025 at 21:46

Izraeli njoftoi sot, 25 gusht, se është i gatshëm të tërheqë një pjesë të trupave të vendosura në jug të Libanit gjatë vitit të fundit, nëse çarmatoset Hezbollah, grupin militant shiit që prej vitesh është aktori jo-shtetëror më i fuqishëm në Liban.

Deklarata erdhi pas aprovimit nga qeveria libaneze e një plani të propozuar nga i dërguari special amerikan, Tom Barrack, i cili synon çarmatosjen e grupit. Zyrat e Kryeministrit izraelit, Benjamin Netanyahu, e përshkruan vendimin e Libanit si “historik”.

Sipas njoftimit, nëse ushtria libaneze merr hapat e nevojshëm për çarmatosjen e Hezbollahut, Izraeli do të marrë masa reciproke, duke përfshirë uljen e pjesshme të pranisë ushtarake, në koordinim me mekanizmin e sigurisë të udhëhequr nga SHBA-të.

Megjithatë, zyrtarët në Bejrut e konsideruan ofertën e Izraelit si të pamjaftueshme, duke kërkuar veprime konkrete nga Izraeli. Plani amerikan parashikon gjithashtu që Izraeli të ndalojë operacionet tokësore, ajrore dhe detare brenda 15 ditëve nga vendimi i Libanit për çarmatosjen e grupit.

Hezbollahu ka refuzuar të njohë këtë plan, dhe lideri i tij, Naim Qassem, paralajmëroi se konflikti civil mund të shpërthejë nëse Libani e zbaton planin.

Përplasjet mes Izraelit dhe Hezbollahut nisën në fund të vitit 2023 pas sulmeve raketore të grupit ndaj Izraelit në solidaritet me Hamasin.

The post “Të çarmatoset Hezbollahu”/ Izraeli dhe Libani në “udhëkryq historik” first appeared on JavaNews.al.

Nga morali te pazari për kushërirat: Si Lapaj dhe KQZ e shndërruan në farsë ligjin për mandatet

By: A R
25 August 2025 at 21:38

Kolegji Zgjedhor i vuri sot vulën çështjes së mandatit të “Lëvizjes Shqipëria Bëhet”, duke djegur përfundimisht shpresat e Adriatik Lapajt për ta menaxhuar mandatin sipas qejfit. Vendimi u vonua dy javë përtej afatit ligjor, duke ushqyer dyshime se vonesa nuk vinte nga pamundësia e gjyqtarëve për t’u mbledhur, por nga nevoja për kohë, derisa të “gjendej” rruga për prishjen e vendimit të KAS-it.

Dyshimet u davaritën pasi u bë publik fakti se Lapaj kishte ndërruar mendje dhe nuk kërkonte më mandatin për vete, por që të linte në fuqi vendimin e Celibashit, i cili ia jepte atë kushërirës së tij, Kleana Xhuveli. Ky ndryshim drastik vetëm 24 orë para vendimit të Kolegjit ka dy shpjegime: ose Lapaj, me vonesë, e kuptoi gafën me “taktikën” për anashkalimin e ligjit, ose përpjekjet për të “ëmbëlsuar” gjykatën nuk patën sukses.

Me tërheqjen nga pozicionet fillestare, Lapaj i bëri të qartë opinionit publik paligjshmërinë e pretendimeve të veta, para se të shprehej gjykata. Vendimi i Kolegjit konfirmoi KAS-in, duke ia kaluar mandatin Anaj Dajkos, si e para në listën shumëemërore. Sa i takon Lapajt dhe partisë së tij, nuk mbetet më çështje interesi publik nëse mandatin do ta marrë Dajko apo një tjetër nga lista e koalicionit.

Për opinionin rëndësi ka fakti se pas këtij vendimi kemi dy praktika për shpërndarjen e mandateve: njëra ligjshme, e vendosur nga KAS-i dhe e konfirmuar nga Kolegji, që ndalon KQZ-në të ndryshojë listën pas regjistrimit dhe rirenditjes me votat preferenciale; dhe tjetra e kundërligjshme, me të cilën Celibashi ka modifikuar listën duke administruar dorëheqje kolektive ose individuale, në kundërshtim me kompetencat ligjore. Celibashi nuk ka vepruar në kundërshtim me ligjin vetëm në rastin e “Nisma Shqipëria Bëhet”, por edhe në shpërndarjen e mandateve të PSD-së apo në rastin e Zegjine Çaushit në listën e PS-së për Fierin.

Dy praktika të kundërta nuk mund të prodhojnë njësoj deputetë në Kuvend. Deputetët e dalë nga vendime të kundërligjshme duhet të kthehen mbrapsht, përndryshe shteti ligjor kthehet në farsë. Komisioneri ka jo vetëm detyrimin, por edhe kompetencën për të korrigjuar këto vendime dhe kjo duhet bërë para se Kuvendi të nisë punimet në shtator. Nuk ka nevojë të pritet zbardhja e Kolegjit, pasi arsyetimi është gati nga KAS-i. Deputetët që kanë dalë nga lista, si Maldrita Bardho në PS apo Ana Dajko në koalicion, duhet të paraqiten në seancën e parë dhe të deklarojnë vetë, me vullnet të lirë, nëse do ta mbajnë mandatin apo do t’i hapin rrugë pasuesit.

vna.al

The post Nga morali te pazari për kushërirat: Si Lapaj dhe KQZ e shndërruan në farsë ligjin për mandatet first appeared on JavaNews.al.

Vendimi: Të certifikohet Lista Srpska për zgjedhjet lokale në Kosovë

By: A R
25 August 2025 at 18:52

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve e ka pranuar vendimin e Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP), i cili urdhëron KQZ që ta certifikojë partinë politike Lista Srpska për zgjedhjet lokale të 12 tetorit. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve dy ditë më parë nuk e certifikoi subjektin më të madh të serbëve për zgjedhjet lokale, me arsyetimin e përfaqësuesve të Vetëvendosjes në KQZ, se kandidatët e Srpska janë të përfshirë në strukturat paralele serbe në Kosovë. “90 për qind të personave që janë në listat e kandidatëve të Listës Serbe janë të anëtarësuar në institucione paralele serbe në Kosovë”,  u shpreh një nga anëtarët e Vetëvendosjes në KQZ, Sami Kurteshi.

Vendimi që revokoi KQZ

Ky arsyetim nuk ishte i mjaftueshëm për PZAP, që urdhëroi KQZ që ta certifikojë subjektin më të madh të serbëve të Kosovës, parti kjo që e ka mbështetjen e Beogradit zyrtar.  “Anulohet vendimi i KQZ-së dhe urdhërohet KQZ-ja që ta certifikojë subjektin politik Lista Serbe me listën e kandidatëve për asamble komunale dhe kandidatëve për kryetar të komunave, sipas rekomandimit të Zyrës për regjistrim, certifikim dhe kontroll financiar të subjekteve politike në KQZ”, thuhet në vendimin e PZAP-it.

Sipas këtij paneli, “Lista Serbe i ka përmbushur të gjitha detyrimet pasi ka paraqitur dokumentacionin e kërkuar, përfshirë deklaratën politike, kodin e sjelljes, listën e kandidatëve dhe formularët për konfirmimin e kandidatëve”. Andaj, PZAP thotë se “Komisioni Qendror i Zgjedhjeve nuk ka të drejtë të refuzojë ose të mos certifikojë në mënyrë arbitrare, pa shpjegime, një subjekt politik ose kandidat”, duke shtuar se “me këtë sjellje, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve shkeli edhe nenin 31 të Kushtetutës së Republikës së Kosovës”.

Reagime nga Ministria e Drejtësisë në Prishtinë

Ndaj vendimit të Panelit për Ankesa dhe Parashtresa, PZAP, reaguan ashpër zyrtarë të lartë të Ministrisë së Drejtësisë në qeverinë e Kosovës. Zëvendësministri në detyrë i Drejtësisë, Blerim Sallahu, tha se “PZAP, në vendimin e vet, thekson se nuk e di se cili është roli i KQZ-së përballë rekomandimit pozitiv për plotësim të kushteve ligjore për certifikim të një subjekti politik”. “Tutje, vendosja për certifikimin e Listës Serbe a duhet të varet nga vullneti i anëtarëve të KQZ-së apo nga vendosja mbi rekomandimin e zyrës përkatëse të KQZ-së…!? PZAP shtron supozime, në vend që t’i zgjidhë ato. PZAP, përmes supozimeve, jo argumenteve ligjore, vendos ta certifikojë një subjekt politik jashtëzakonisht të dëmshëm për funksionimin demokratik dhe rendin kushtetues të vendit tonë”, shkroi Sallahu në reagimin e tij.

Shqetësimet e vendeve të QUINT-it

Vendimi fillestar i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve që nuk e certifikoi listën Srpska, u kundërshtua dhe u kritikua ashpër nga vendet e QUINT-it: ambasadat e Gjermanisë, Francës, Italisë, Mbretërisë së Bashkuar, Shteteve të Bashkuara dhe Zyra e Bashkimit Evropian. Ato i bënë thirrje qeverisë së Kosovës në detyrë dhe partive politike të mos ndërmarrin ndonjë hap tjetër për ta penguar regjistrimin e Listës Serbe për zgjedhjet e 12 tetorit.

“Shprehim shqetësimin lidhur me përpjekjet e aktorëve politikë për të kufizuar garën midis partive politike që përfaqësojnë komunitetet pakicë para zgjedhjeve lokale të 12 tetorit. Çdo veprim i tillë për të përjashtuar komunitete të caktuara cenon parimet demokratike dhe minon besimin në institucionet e Kosovës”, thuhej në deklaratën e QUINT-it.

Edhe ministri i Jashtëm i Serbisë, Marko Gjuriç, tha se vendimi i KQZ-së “ishte shembull flagrant i inxhinierisë politike që synon përjashtimin e popullit serb nga jeta demokratike”. Subjekti politik Vetëvendosja dhe KQZ ka të drejtë ankese edhe në një shkallë, në Gjykatën Supreme të Kosovës, për ta kundërshtuar vendimin e PZAP-it për certifikimin e listës Srpska për zgjedhjet lokale. Lista Srpska, që e ka mbështetjen e Beogradit, vendosi të garojë në zgjedhjet lokale të 12 tetorit 2025, pasi kishte bojkotuar zgjedhjet e kaluara lokale, duke u mundësuar kështu që në katër komunat me shumicë serbe në veri – Mitrovicë e Veriut, Leposaviq, Zveçan dhe Zubin Potok, të zgjidhen kryetarët shqiptarë. Sipas organizatave joqeveritare që vazhdimisht përcjellin proceset zgjedhore, nëse lista Srpska certifikohet për zgjedhjet lokale në Kosovë, ajo pritet t’i rimarrë të gjitha katër komunat veriore të Kosovës./ DW

The post Vendimi: Të certifikohet Lista Srpska për zgjedhjet lokale në Kosovë first appeared on JavaNews.al.

Si vazhdon OBSH të thellojë bashkëpunimin për zhvillimin e qëndrueshëm

By: A R
25 August 2025 at 18:35

2025-a është përcaktuar si Viti i Zhvillimit të Qëndrueshëm i Organizatës së Bashkëpunimit të Shangait (OBSh).

Si vend kryetar i radhës i OBSh-së gjatë viteve 2024-2025, Kina ka kryer në mënyrë aktive një sërë veprimesh bashkëpunimi me shtetet anëtare të OBSh-së rreth fushave kyçe, përfshirë zbutjen e varfërisë, sigurinë ushqimore, shëndetin publik, financimin e zhvillimit, ndryshimet klimatike, zhvillimin e gjelbër, ekonominë digjitale dhe ndërlidhshmërinë.

Samiti i OBSh-së për vitin 2025 planifikohet të zhvillohet në Tianjin të Kinës Veriore nga 31 gushti deri më 1 shtator.

Kjo është hera e pestë që Kina është vendi mikpritës i samitit të OBSh-së dhe sivjet do të jetë samiti me përmasën më të madhe që nga themelimi i organizatës. Udhëheqës nga më shumë se 20 vende dhe drejtues të 10 organizatave ndërkombëtare do të marrin pjesë në të.

Sot zhvillimi i gjelbër është bërë një pikë kryesore e bashkëpunimit midis vendeve të OBSh-së. Novacioni teknologjik në industritë e mbrojtjes ekologjike dhe mjedisore shërben si një shtytës kyç për përmirësimin e strukturave të energjisë dhe lehtësimin e transformimit të gjelbër dhe me karbon të ulët.

Ndërkohë, OBSh-ja vitet e fundit ka kryer në mënyrë aktive bashkëpunimin bujqësor, për të nxitur zhvillimin cilësor të bujqësisë rajonale.

Që nga themelimi i saj më 2019, Baza Demonstruese për Shkëmbimin dhe Trajnimin e Teknologjisë Bujqësore e OBSh-së ka forcuar ndihmën teknike të prodhimit në përputhje me nevojat e zhvillimit bujqësor të vendeve anëtare të OBSh-së. Ajo ka dërguar 73 grupe me mbi 190 ekspertë në vendet e OBSh-së për të krijuar parqe moderne demonstruese të teknologjisë bujqësore, duke promovuar dhe përhapur më shumë se 110 varietete bimësh me cilësi të lartë dhe teknika efikase të kultivimit.

The post Si vazhdon OBSH të thellojë bashkëpunimin për zhvillimin e qëndrueshëm first appeared on JavaNews.al.

Zbulohet plantacioni më i madh i marijuanës në historinë e Mal të Zi

By: A R
25 August 2025 at 18:28

Policia ka zbuluar plantacionin më të madh të marijuanës në Mal të Zi deri më tani, me afërsisht 13,100 fidanë, në Tërnovo pranë Tivarit.

Thuhet se plantacioni i marijuanës u gjet dhe u neutralizua si pjesë e operacionit kompleks “Trnovo” dhe se dy të dyshuar nga Bari dhe Zeta u arrestuan në operacion.

Sipas njoftimit për media, plantacioni ishte i pajisur me sisteme ujitjeje, kultivimi dhe sigurie fizike e teknike, gjë që tregon një nivel të lartë organizimi, ka shkruar MINA.

“Si pjesë e këtij operacioni, me të mbërritur në vendngjarje, u arrestuan ZM (40) nga Zeta dhe DP (65) nga Tivari”, thuhet në njoftimin për shtyp.

Njoftimi për media i policisë shton se po ndërmerren aktivitete të mëtejshme për të identifikuar dhe përpunuar personat e lidhur me kultivimin, prodhimin dhe shpërndarjen e mëtejshme të marijuanës.

The post Zbulohet plantacioni më i madh i marijuanës në historinë e Mal të Zi first appeared on JavaNews.al.

“Gjermanisë s’i del hesapi të financojë të papunët”, Manjani: Imagjinoni shtetin tonë social ku shitet p**dhë nëpër rrugë…

By: A R
25 August 2025 at 18:11

Ylli Manjani ka komentuar lajmin se Gjermania do të rishikojë financimin e shtetit social.

“Gjermanët punojnë e prodhojnë. Si ata pakkush.

Por kancelari Merz ngre alarmin se shteti social i sotëm në Gjermani është i pafinancueshëm nga ekonomia gjermane.

Nuk del më hesapi për të financuar pensionet e çdo gjermani mbi 67 vjeç.

Nuk mbahen më me asistencë ukrainas, afrikanë, aziatikë, ballkanas etj.

Sistemi shëndetësor në prag kolapsi. Kostot e të ardhurave të qytetarëve gjermanë janë jashtë kontrolli.

E thotë zyrtarisht Gjermania këtë gjë.  Gjermania që prodhon Benzin, Audi, BMW, VW, OPEL dhe prapë nuk i del hesapi të mbajë njerëz pa punë.

Imagjinoni shtetin tonë social ku shitet veç pordhë nëpër rrugë me makina gjermane, pa prodhuar asgjë përveç groshëve me të cilat shtojmë pordhët.

Ah, po shesim shtrenjtë edhe detin… Aq shtrenjtë sa nuk ja vlen barra të lahemi as vetë…

Gjermania po flet për reformë radikale.

Ehaaaaa….

Hajde javë të mbarë”, shkruan ai.

The post “Gjermanisë s’i del hesapi të financojë të papunët”, Manjani: Imagjinoni shtetin tonë social ku shitet p**dhë nëpër rrugë… first appeared on JavaNews.al.

Ndahet nga jeta legjenda e portës bardheblu

By: A R
25 August 2025 at 18:05

Futbolli shqiptar është në zi pas ndarjes nga jeta të një prej figurave të tij më emblematike. Bujar Tafaj, ish-portieri i Tiranës dhe një nga emrat më të respektuar të viteve ’60–’70, është ndarë nga jeta në moshën 81-vjeçare.

Tafaj ka qenë pjesë e një brezi të artë të bardhebluve, me të cilët ka fituar tri herë titullin kampion të Shqipërisë. Me paraqitjet e tij të sigurta dhe vendimtare, ai ka kontribuar në mënyrë të pazëvendësueshme në sukseset e klubit të kryeqytetit, duke fituar respektin e bashkëlojtarëve dhe tifozëve.

Përveç Tiranës, Bujar Tafaj ka mbrojtur edhe portën e Pogradecit, duke lënë gjurmë edhe jashtë Tiranës dhe dëshmuar cilësitë e tij në nivele të ndryshme të futbollit shqiptar.

Me ndarjen e tij nga jeta, futbolli ynë humb jo vetëm një ish-lojtar të shquar, por edhe një simbol të përkushtimit dhe pasionit për sportin. Kujtimi i Bujar Tafajt do të mbetet i gjallë në historinë e futbollit shqiptar dhe në zemrat e sportdashësve.

Ndahet nga jeta ish-portieri i Tiranës, Bujar Tafaj |

The post Ndahet nga jeta legjenda e portës bardheblu first appeared on JavaNews.al.

VIDEO / Veliaj mesazh në TikTok: Kur të flas unë, do të jem “lajm i fundit”…

By: A R
25 August 2025 at 17:50

Kryebashkiaku, Erion Veliaj vijon të jetë aktiv në TikTok teksa së fundmi ka ndarë një video të re. Në video Veliaj ka dhënë një mesazh teksa shkruan se momentalisht është i heshtur. Teksa ka ndarë pamje të tij në evente të ndryshme, Veliaj shkruan kur të flasë ai do të jetë “lajmi i fundit”.

Kryebashkiaku së fundmi nuk ka bërë reagime të shumta në rrjetet sociale, por për kë është ky mesazh?

“Je kaq i qetë”. Modaliteti i heshtur është aktiv sepse nuk më pëlqen më. Kur te flas une do te jem lajm i fundit”, shkruan në Tiktok Veliaj.

The post VIDEO / Veliaj mesazh në TikTok: Kur të flas unë, do të jem “lajm i fundit”… first appeared on JavaNews.al.

“Ja 47 deputetët parazitë të PD-së”, Murrizi: Mos bashkoni votat me PS, siç bëtë për trafikantët….

By: A R
25 August 2025 at 17:45

Myslim Murrizi ka reaguar, pas zërave për djegien e mandateve nga ana e deputetëve të Partisë Demokratike.

“Po degjoj disa zera cicerues qe po artikulojne versionin e djegies se mandateve.

Te perseritesh dy herë te njenjtin gabim fatal eshte me shum se idiotesi apo miopi politike, madje eshte nje veprim me dashje per te shkrirë PD dhe per te perjetesuar monizmin modern me emrin demek-kraci.

Nje parti politike kurre nuk duhet te udhehiqet nga emocionet histerike te disa pseudo militanteve “radikalë” por duhet te jete e qarte ne vizionin e asaj per ate qe ka si objektiv.

Militantet jane palca e çdo partie politike por kush mer vendime sipas thirrjeve emocionale te tyre eshte e destinuar te deshtojë.

A ju kujtohen thirrjet histerike te porositura te nje grushti militantesh “mercenarë” se as demokratë nuk mu duken ne shkurt 2019 kur ulerinin ne oborrin e PD ne kor digjni mandatet??

E çfar fitoi PD???

Ja ku jemi sot ne nje gjendje te mjerueshme dhe me nje çorganizim te “organizuar”.

Joooo ore jooo nuk duhet t’i digjni kurre mandatet.

Por nuk duhet t’i bashkoni votat me PS per menderen tuaj te levizshme e te qelbur siç bete ne korrik 2024 kur miratuat kete kod zgjedhor qelbanikesh dhe mashtruat se keni hapur listat me 2/3 dhe sot nga 50 deputetë qe jeni gjithsej, vetem 7 jane deputetë me vota.

Ju 43 te tjeret jeni parazitë politik dhe vegjetues te peshtire qe shitet demokratet ne korrik 2024 vetem per karriken tuaj te piste e te ndyre.

Joooo ore joooo nuk duhet t’i digjni mandatet por mos bashkoni votat me PS siç bete per amnistin e trafikanteve”, shkruan ai.

“Nuk duhet t’i digjni mandatet por duhet te digjni flakë Parlamentin duke bere opozitë jo selektive por me fakte dhe denoncime per çdo afere korruptive.

Nuk duhet t’i digjni mandatet joooo por duhet te uleni me bythë ne toke se kembe e kellqe nuk keni ju butak pa vota dhe te kerkoni rishikimin e reformes territoriale dhe urgjentisht te prishni kete kod zgjedhor qelbanikesh qe miratuat per te qenë ne ate parlament pa vota”, vijon Murrizi.

“Duhet te shkoni ne Parlament e te flisni per 15 miliardë euro vjedhje te Bankers, per mberurinat toksike te Kurumit, per konçensionin 130 milionë euro te Jani Karathanasit, per 110 milion euro konçension te Klod Allajbeut, per konçensionin dy herë me shum se vlera te rruges Thuman-Kashar, per traun e Kukesit, traun e rinasit, per Alabarin ne Durres dhe halabaket e politikes qe fshihen pas tyre, per investitoret strategjikë pa i ndare ne te PS e PD se grabitesit nuk kane bindje politike por veç grykesi.

Jooo ore jooo nuk duhet t’i digjni mandatet por nuk duhet t’i perdorni ato per te marre tendera, leje per kulla, konçensione dhe resorte turistike per veten apo familjaret tuaj.

Duhet te jeni ne Parlament per te mbrojtur 500 mijë votues opozitarë qe edhe pse pushteti tentoi t’i blejë e t’i mashtrojë apo frikesojë, votuan per kandidatet e listes se hapur te PD ne 12 qarqet se per ju 43 nuk votoi e kam bindjen qe nuk ju votojne as ata qe keni komshinj, kusherinj e krushqi.

Nuk duhet t’i digjni mandatet jooo, por nuk duhet t’i perdorni per te punesuar familjaret, bashkeshortë, bashkëjetues, femije, motra, vellezer, kuneter e baxhanakë neper vendet me te paguara ne administrate siç i keni deri me sot ne Banken e Shqiperis, ne KLSH, ne Bashki, si perfaqesues te Rames ne Europe, ne KESH, ne ERT, apo tek çdo drejtori ku pagat jane me te lartat.

E nese jeni ne Parlament per te gjitha keto dhe shumë e shumë te tjera qe nje opozitë jo selektive dhe jo e pazareve te pista ka per detyre te bejë, ju garantoj se mandatet tuaja vlejne shum dhe ne 2027 shkojme 600 mij vota dhe fitojme mbi 25 bashki dhe ne 2029 shkojme mbi 700 mijë vota dhe kthejme PD dhe demokratët ne pushtet.

Perrallat me revolucion, me mosbindje, me permbysje dhe dengla te ketij lloji tregojani njeri tjetrit neper festa kur dridhni belin e kerceni si hipokritë ne valle kengen e Berishes qe deri ne 2029 nuk besoj se keni me nevojë te dridheni si k ne tub duke kercyer.

Vetem duke bere ate qe ju takon te beni si opozite, pa shtirje dhe pa hipokrizi e fallcitet mashtrues keni shlyer nje pjese minimale te borxhit dhe detyrimeve qe keni ndaj demokratëve.

Ndryshe mereni ate mandat dhe mos e digjni fare por lyeni me vaj ulliri dhe futeni aty ku te ndjeheni rehat kur te kerceni me dredhje e tundje beli si balerina politike te viteve 2021-2025 qe “vallezuat” preher me preher pas 8 janarit 2022 ku blinduat dyert e PD dhe dhunuat demokratët qe donin te hynin ne selin e tyre”, përfundon Murrizi.

The post “Ja 47 deputetët parazitë të PD-së”, Murrizi: Mos bashkoni votat me PS, siç bëtë për trafikantët…. first appeared on JavaNews.al.

Më pak emigrantë të parregullt, Shqipëria jo më trampolinë drejt Perëndimit për të huajt

By: A R
25 August 2025 at 16:53

Jo vetëm nga shqiptarët… Shqipëria po braktiset edhe nga të huajt. Nga mbi 6 mijë e në 2019-n, vitin e shkuar pati vetëm 104 kërkesa për azil. Krahasuar me vitin 2023, kërkesat për azil janë përgjysmuar.

Më pak emigrantë të parregullt, Shqipëria jo më

Pjesa më e madhe  tyre janë nga Afganistani, ndjekur nga ana nga Siria dhe Pakistani.

Më pak emigrantë të parregullt, Shqipëria jo më

“Kemi disa faktorë. Së pari, Shqipëria nuk është më pjesë e rrugëve prioritare të emigrimit. Mungesa e një strategjie të qartë për integrimin e të huajve dhe perceptimi për pasiguri politike, administrative apo ekonomike, ka ndikuar ndjeshëm”, thotë për A2 CNN Armela Xhaho, studiuese e çështjeve të emigracionit.

Në vitet e fundit, pasaporta shqiptare ishte bërë një alternativë për shumë qytetarë nga vende të treta, për arsye praktike, kulturore apo thjesht për të pasur një dokument shtesë për lëvizje më të lirë. Por ky trend ka ndryshuar. Sipas të dhënave zyrtare, numri i të huajve që aplikojnë për shtetësinë shqiptare është në rënie, jo vetëm përmes martesës apo qëndrimit të zgjatur, por edhe për kategori të veçanta si investitorët apo ish-shtetasit shqiptarë që kërkonin riatdhesim. Numri i tyre në vetëm 919 nga 1 mijë e 382 në 2023-shin.

Më pak emigrantë të parregullt, Shqipëria jo më

“Arsyet janë të shumta: nga mungesa e incentivave konkrete, te klima politike, vonesat procedurale apo edhe mungesa e promovimit institucional për tërheqjen e të huajve. Në një kohë kur disa vende të rajonit ofrojnë modele të qarta për tërheqjen e diasporës apo profesionistëve të huaj, Shqipëria duket se ka mbetur pa një strategji të qartë edhe në këtë drejtim”, thotë Xhaho.

Vitin e shkuar, kryesisht në jug-lindje të vendit, Sarandë e Korçë u kapën 1 mijë e 540 emigrantë të parregullt. Të dhënat nga Departamenti për Kufirin dhe Migracionin tregojnë e në raport me vitin 2023, numri i refugjatëve nga Lindja e Mesme dhe Afrika e Veriut ka rënë me 77 për qind.

Më pak emigrantë të parregullt, Shqipëria jo më

Ndonëse në rënie, flukset tregojnë se Shqipëria vijon të konsiderohet si “vend transit”.

“Ata e kanë rrugëtim kalimthi Shqipërinë. Nuk kërkojnë azil. ata duan të ikin në Perëndim. aty e kanë destinacionin e synuar. Dhe kryesisht në kufirin Kapshticë-Kakavijë. Ky është një trend ndryshe nga vitet e mëhershme. Më parë kapeshin rëndom edhe brenda territorit të Shqipërisë”, thotë Xhaho.

Më pak emigrantë të parregullt, Shqipëria jo më

Emigrantët, kryesisht nga Siria, Maroku, Algjeria dhe të tjera shtete të varfra ekonomikisht apo në konflikte, hyjnë në vend përmes pikave kufitare me Greqinë. Më pas, përpiqen që nëpërmjet veriut të vendit t’i drejtohen “Rrugës Ballkanike” për t’u stacionuar në “Perëndim”. Që nga 2016-a e deri në fundin e fitit të shkuar në pikat kufitare dhe në brendësi të territorit të vendit janë kapur gati 70 mijë emigrantë të parregullt.

The post Më pak emigrantë të parregullt, Shqipëria jo më trampolinë drejt Perëndimit për të huajt first appeared on JavaNews.al.

Tentoi të fuste në Shqipëri makinën e vjedhur në Itali, arrestohet italiani në portin e Durrësit

By: A R
25 August 2025 at 16:45

Një shtetas italian është arrestuar në portin e Durrësit, teksa tentoi të fuste në vendin tonë një makinë të vjedhur në vendin fqinj.

“Si rezultat i shtimit të kontrolleve, verifikimeve dhe intervistimeve, në hyrje/dalje të vendit, me objektiva parandalimin e paligjshmërive, shërbimet e Policisë Kufitare të portit të Durrësit vunë në pranga, në hyrje të Shqipërisë, shtetasin italian G. L., 38 vjeç. Nga verifikimet e kryera rezultoi se automjeti që ky shtetas po tentonte të fuste në Shqipëri, ishte vjedhur në Itali, më datë 25.07.2025”, informon policia.

Policia ka sekuestruar automjetin që rezulton i vjedhur një muaj më parë, ndërsa mbi italianin rëndon vepra penale “Trafikimi i mjeteve motorike”.

The post Tentoi të fuste në Shqipëri makinën e vjedhur në Itali, arrestohet italiani në portin e Durrësit first appeared on JavaNews.al.

❌
❌