Kylie Jenner përjetoi një moment të sikletshëm me partnerin e saj, aktorin Timothée Chalamet, gjatë ndarjes së çmimeve David Di Donatello në Itali.
Çifti, të cilët për herë të parë u shfaqën së bashku në tapetin e kuq, ishin të ftuar në këtë ceremoni ku Timothée u nderua me çmimin “David Speciale”, që i jepet aktorëve me kontribute të veçanta dhe filma inovativë, shkruan DailyMail.
Në momentin që emri i aktorit u thirr për të marrë çmimin, ai ndau një puthje të shkurtër me Kylien, por situata mori një kthesë të sikletshme kur ajo tentoi një puthje të dytë, të cilën Timothée nuk e vuri re, duke e injoruar pa dashje.

Ai vazhdoi të shtrëngonte duart me disa të pranishëm pas tij dhe më pas doli në skenë për të marrë trofeun.
Ky moment u bë viral në TikTok, ku fansat shpejt vërejtën sikletin mes çiftit. Komentet nuk munguan: “Hahaha, ajo donte më shumë”, “Dikush po i fliste Timothée pas shpine, s’e pa puthjen e dytë”, “Ajo tentoi sërish, por ai nuk e vuri re”, “Ishte shumë në siklet, ai s’u kujdes fare për puthjen tjetër”.

Kjo nuk është hera e parë që Kylie dhe Timothée përjetojnë momente të sikletshme në publik. Në mars, gjatë turneut të tenisit BNP Paribas Open në Indian Wells, Kaliforni, çifti u kap nga kamerat në një moment të pazakontë ndërveprimi.
Sipas ekspertit të leximit të buzëve, Jeremy Freeman, i cili analizoi ekskluzivisht për DailyMail, Kylie kërkoi një fotografi romantike me Timothée. Ai pranoi, por me sytë ende të fiksuar te ndeshja midis Holger Rune dhe Ugo Humbert, i tha asaj: “Prit një minutë, e dashur”.

Kylie e kapi fytyrën e tij me duar dhe e puthi, por Timothée mbajti sytë hapur dhe të fiksuar te loja. Ajo pastaj i kërkoi me humor: “Kontakto me sy!”, ndërsa ai u përgjigj: “Vazhdo… mmm, po”.
Pas këtij momenti, Timothée u ul sërish në karrige dhe u ankua me zë: “Au!”, ndërsa Kylie qeshi dhe e pyeti: “Je në rregull?”
Ajo nisi ta ledhatonte në stomak, ndërsa ai qetësoi situatën duke thënë: “Nuk ka problem, jam mirë, mos u shqetëso”.
Më pas ata rikthyen vëmendjen te loja, me Timothée që i tha: “Shiko pikën, shiko pikën!”.

Ai u pa duke brohoritur “Bravo Ugo!” dhe më pas duke thirrur me zhgënjim: “Jo, jo, si mund ta humbësh atë!”, “Ishte një humbje e keqe!”, komentoi ai, ndërsa Kylie e zymtë bënte një foto të fushës.
Në rrjete sociale, shumë përdorues komentuan ndërveprimin: “Ai nuk e puthi mbrapsht dhe ajo po e puthte me sytë hapur, shumë siklet”.
“Kjo duket si unë duke puthur macen time”, “Ai ishte plotësisht i përqendruar në ndeshje dhe jo te ajo, ajo dukej pak e detyruar. Por ndoshta ishte vetëm ai moment”, “Po ndjej siklet të dorës së dytë duke e parë”.

Megjithëse Timothée humbi çmimin “Aktori më i mirë” në “Oscars” ndaj Adrien Brody, ai nuk ishte favorit në këtë kategori. /Telegrafi/
The post Kylie Jenner përjeton një moment të sikletshëm kur i dashuri i saj Timothee Chalamet, i shmanget puthjes në ceremoninë e çmimeve appeared first on Telegrafi.