Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

Përfundon takimi Trump-Putin pas pothuajse tre orë

Takimi me dyer të mbyllura i Donald Trump me Vladimir Putin ka përfunduar pasi zgjati pothuajse tre orë.

Sekretari i shtetit i SHBA-së, Marco Rubio, dhe i dërguari Steve Witkoff u ulën pranë Trumpit, ndërsa ministri i jashtëm rus, Sergei Lavrov, dhe ndihmësi Yuri Ushakov ishin pranë Putinit.

Tani pritet një konferencë për shtyp së shpejti.

Kremlini e konfirmoi se Vladimir Putin do t’i bashkohet Donald Trumpit në një konferencë të përbashkët për shtyp.

Ndryshe, më shumë se gjashtë vjet pas takimit të tyre të fundit, Trump dhe Putin janë përsëri ballë për ballë.

The post Përfundon takimi Trump-Putin pas pothuajse tre orë appeared first on Telegrafi.

Promovimi i turizmit malor, fillon festivali Via Dinarica Kosovo në Pejë

Në qytetin e Pejës ka filluar sot edicioni i parë i festivalit Via Dinarica Kosovo, një ngjarje që synon të promovojë turizmin malor, prodhimet vendore dhe trashëgiminë kulturore të rajonit.

Aktiviteti po organizohet nga Fondacioni Utalaya me mbështetjen e Agjencisë Italiane për Bashkëpunim në Zhvillim dhe do të zgjasë deri më 17 gusht, raporton KosovaPress.

Festivali u hap me Panairin e Produkteve Vendore dhe turin virtual të “Via Dinarica Kosovo”, ku vizitorët patën mundësinë të njihen me ofertat gastronomike e artizanale të zonës.

Ceremonia zyrtare e hapjes, e mbajtur në mbrëmje, përfshiu fjalime nga përfaqësues të institucioneve vendore dhe ndërkombëtare, mes tyre ambasadori i Italisë në Kosovë, zyrtarë të komunave të Pejës dhe Junikut, si dhe përfaqësues të federatave sportive.

Gjatë ceremonisë u bë edhe prezantimi i markës Via Dinarica Kosovo, një hap i rëndësishëm për promovimin e kësaj rruge malore si destinacion turistik.

Kryetarja e fondacionit “Utalaya”, Uta Ibrahimi, tha se ky projekt do t’i bëjë njerëzit nga gjithë bota të bien zë dashuri me malet tona.

“Kemi sjellë blogerë, gazetarë nga e gjithë bota, që të ecim së bashku me ne në shtegun e Via Dinarica, Kemi prodhuar një dokumentar, të cilin ju ftoj ta shohim bashkë nesër si premierë dhe sot, gjersa e hapëm këtë festival, po e mbyllim edhe një projekt shumë fantastik, sepse Via Dinarica Kosova nuk është më vetëm një projekt tjetër po me shumë siguri mund të them që Via Dinarica për herë të parë është një shtet që rri, që frymon që pret hapat e ardhshëm. Është ftesë për të ardhur për të parë, për t’i dashuruar malet tonë, ashtu sikurse ju duam edhe ne,” tha Ibrahimi.

Ambasadori i Italisë në Prishtinë, Maurizio Antonini, tha se ky projekt është hap i rëndësishëm drejt zhvillimit të trashëgimisë natyrore në Kosovë.

“Ky event është një festim i trashëgimisë së pasur natyrore të Kosovës dhe një testament i vlerave të përbashkëta të bashkëpunimit dhe këmbimit kulturor që na bashkojnë të gjithëve. ia Dinarica është më shumë se një shteg, është një urë që bashkon komunitete dhe kalon kufij, nxit dialog mes kulturave dhe sjell njerëz së bashku me shpirtin e zbulimit, respektit dhe kuptimit të përbashkët. Nga projekti Natur Kosova e mbështetur nga Agjencia Italiane për zhvillim dhe bashkëpunim, e implementuar nga organizata italiane Voluntari nel mondo dhe partneri lokal Utalaya foundation, po bëjmë hapa të rëndësishëm për të nxjerrë në pah trashëgiminë unike natyrore dhe kulturore të Kosovës”, tha ai.

Ministrja në detyrë e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë Rozeta Hajdari tha se hapja e shtegut Via Dinarica paraqet një hap të madh drejt integrimit të vendit drejt familjes së madhe evropiane.

“Ndjehem e lumtur që hapim sot festivalin Via Dinarica Kosova, duke filluar në Pejë, për të vazhduar edhe në Junik e Deçan, të vendit tonë, Kosovë, me natyrë të jashtëzakonshme, me një trashëgimi kulturore e historike të pasur e të larmishme me malin Mahnicë dhe resurset natyrore dhe më e rëndësishmja me një rini dinamike, me shumë talent e shpirt, ndërmarrësie dhe kulturë moderne, me vlerat tona kombëtare drejtë integrimit në familje

tonë evropiane. Më vjen mirë që ky festival, po e shënon edhe fazën përmbyllëse të një projekti shumë të suksesshëm të turizmit në Kosovë, projekti Naturë Kosova, që ka kontribuar në zhvillimin e turizmit të qëndrueshëm përmes aktiviteteve lidhur me trashëgiminë natyrore e kulturore në Kosovë dhe zhvillimin e turizmit të qëndrueshëm të shtetit, Via Dinarica, me rëndësi strategjike për vendin tonë”, tha Hajdari.

Ditët në vijim do të sjellin aktivitete të ndryshme, përfshirë garën malore “Podi i Jakupit-Pepaj”, diskutime me blogerë e udhëtarë, premierën e dokumentarit “Via Dinarica Kosovo” dhe koncerte nga artistë vendorë. Festivali synon të krijojë një platformë bashkëpunimi mes komuniteteve vendore, operatorëve turistikë dhe institucioneve, duke nxitur zhvillimin e turizmit në Kosovë.

The post Promovimi i turizmit malor, fillon festivali Via Dinarica Kosovo në Pejë appeared first on Telegrafi.

“1 milionë euro dëm në blegtori”/ Ekspertët: U dogjën mijëra bagëti e koshere bletë, shifrat pritet të rriten!

Flakët e zjarrit që dogjën fshatrat e Shqipërisë kanë shkaktuar dëme të mëdha ekonomike në familjet që zjarri u dogji shtëpinë apo gjënë e gjallë.

Demi më tani, vetëm në sektorin e blegtorisë, dëmi përllogaritet te 1 milion euro, pasi sipas të dhënave janë djegur 1000 koshere bletë dhe 4000 krerë bagëti, por kjo shifër në ditët e ardhshme mund të jetë shumë herë më lartë, pasi trupa inspektuese e veterinerëve ende nuk ka rritur të shkojë të gjithë fshatrat e djegur.

“Për të bërë një përllogaritje të thjeshtë, duke pasur parasysh që një koshere bletësh shkon 250-300 euro, nga 1000 bletë të dëmtuar 300 mijë euro dëm kemi vetëm tek bletët. Nëse llogarisim më pas numrin e blegtorisë së djegur që shkon diku tek 4000 dhe një kokë kushton 150-200 euro vlera e dëmit shkon tek 900 mijë euro”, thotë eksperti i ekonomisë, Klodian Muço.

Teksa dimë që do të subvencionohen fermerët për kafshët e djegura, nga ana tjetër ende nuk ka një vendim nëse do të veprohet me të njëjtën formë me ato ferma, ku sëmundja e murtajës u shfarosi delet dhe dhitë. si pasojë e këtij infeksioni, deri më tani janë groposur 2164 të imta.

Por zjarri nuk dogji vetëm shtëpi dhe kafshë, por edhe mijëra hektarë tokë me të mbjella si ullishta apo pemë drufrutore, për këto të fundit ende nuk ka asnjë statike se sa është sipërfaqja e djegur dhe a do të do dëmshpërblehet bujku shqiptar

“Duhet të keni parasysh që 1 hektarë pyll kushton 15-25 mijë euro çdo gjë ka kosto pa llogaritur shtëpitë e djegura”, shpjegon Muço.

Por, zjarret e qëllimshme apo jo, nuk janë një ngjarje e re për Shqipërinë, pasi për çdo verë, mijëra hektarë tokë në vendin tonë pushtohet nga flakët, dhe për këtë sipas ekspertit të ekonomisë, qeveria duhet të jetë gati edhe financiarisht.

” Jo më kot në një raport të Bankës Botërore citohej që Shqipëria duhet të stacionojë 6-8 mld euro që t’i shpenzojë për mbrojtjen ndaj ndryshimeve klimaterike”.

Reshjet e shiut ndihmuan në fikjen e zjarrit, edhe në ato zona ku ndërhyrja me zjarrfikëse ishte e vështirë./Top Channel

The post “1 milionë euro dëm në blegtori”/ Ekspertët: U dogjën mijëra bagëti e koshere bletë, shifrat pritet të rriten! appeared first on Telegrafi.

Tifozët e Liverpoolit ‘i luten’ Arne Slotit ta shesë një lojtar startues sa ka ende kohë në afatin kalimtar

Tifozët e Liverpoolit kanë rënë dakord me vlerësimin kritik të ish-mbrojtësit Jamie Carragher për paraqitjen e dobët të Ibrahima Konates në ndeshjen hapëse të Ligës Premier kundër Bournemouth, të zhvilluar të dielën.

Liverpooli kaloi në epërsi 2-0 falë një goli debutues nga Hugo Ekitike dhe një tjetër nga Cody Gakpo. Megjithatë, Antoine Semenyo reagoi për “Cherries” me dy gola të bukur, pasi më parë kishte raportuar një koment racist nga një tifoz gjatë pjesës së parë.

Në pjesën e dytë, Federico Chiesa hyri nga stoli për të shënuar golin e tij të parë në Ligën Premier, ndërsa Mohamed Salah vulosi rezultatin me një tjetër gol në javën e parë të sezonit.

Skuadra e Arne Slot tregoi momente të shkëlqyera në sulm, sidomos me bashkëpunimin mes Ekitikes dhe talentit të ri Florian Wirtz, por dobësitë në mbrojtje – të dukshme edhe në Community Shield kundër Crystal Palace – u shfaqën përsëri.

Carragher, duke komentuar ndeshjen, kritikoi shpeshherë Konaten për lojën e dobët pozicionale, duke e cilësuar atë si “të çuditshëm” dhe “absolutisht tronditës”. Francezi nuk arriti të mbrohej mirë në asnjërin prej golave të Semenyos.

Kritikat nuk erdhën vetëm nga Carragher. Në rrjetet sociale, tifozët shprehën zhgënjimin e tyre:

“Konate është shumë larg nivelit të kërkuar” – shkroi një përdorues në X.

“Duhet t’i merret paga për atë përpjekje të mjerueshme në mbrojtje” – komentoi një tjetër.

“Konate duhet të largohet, edhe ai vetë duket se dëshiron të ikë” – shtoi një tifoz tjetër.

“Po luan sikur ka një marrëveshje paraprake me Madridin” – ironizoi një komentues.

Konates i skadon kontrata me Liverpoolin verën e ardhshme dhe ai vazhdon të përmendet si objektiv i Real Madridit. /Telegrafi/

The post Tifozët e Liverpoolit ‘i luten’ Arne Slotit ta shesë një lojtar startues sa ka ende kohë në afatin kalimtar appeared first on Telegrafi.

“Zemra e Sarajevës shkon në Palestinë”, aktivistët dërgojnë një mesazh të fortë para tapetit të kuq të Festivalit të Filmit në Sarajevë

Në prag të fillimit të edicionit të 31-të të Festivalit të Filmit në Sarajevë, aktivistët dërguan një mesazh të fortë para tapetit të kuq në mbështetje të popullit të Palestinës, kundër të cilit izraelitët po kryejnë gjenocid.

Përballë Teatrit Kombëtar të Sarajevës, ata shpalosën një banderolë që shkruante “Zemra e Sarajevës shkon në Palestinë”, me një zemër të vizatuar me ngjyrat e flamurit palestinez. Ata mbanin qefije dhe valëvitnin flamujt e vendit.

Këta aktivistë kanë organizuar protesta në Sarajevë në disa raste, duke tërhequr vëmendjen e publikut dhe të botës ndaj gjenocidit kundër palestinezëve. Çdo të martë te Flaka e Përjetshme, lexohen emrat e fëmijëve të vrarë në Gaza.

Foto: DS/Klix.ba

Nga ana tjetër, një numër i madh personazhesh të famshëm po ecin sonte në tapetin e kuq të Festivalit të Filmit në Sarajevë. Midis tyre janë aktorët Stellan Skarsgard dhe Simon McBurney.

Festivali i Filmit në Sarajevë do të hapet me premierën e filmit “Pavilion” të regjisores boshnjake Dina Mustafić. /Telegrafi/

Foto: DS/Klix.ba

 

Foto: DS/Klix.ba

 

Foto: DS/Klix.ba

The post “Zemra e Sarajevës shkon në Palestinë”, aktivistët dërgojnë një mesazh të fortë para tapetit të kuq të Festivalit të Filmit në Sarajevë appeared first on Telegrafi.

Nga Alaska, Trump nis fushatën për mbledhje fondesh: Ky takim është me rrezik të lartë

Ekipi i Donald Trump u ka dërguar një email mbështetësve të tij duke kërkuar donacione ndërsa ai zhvillon bisedime me Putinin.

Emaili titullohet: “TRUMP NË ALASKA! ME PUTININ!”

Teksti thotë: “Do të takohem me Putinin në Alaska! Bën pak ftohtë.”

“KY TAKIM ËSHTË ME RREZIK SHUMË TË LARTË për botën.”

“Demokratët nuk do të donin asgjë më shumë sesa që UNË TË DËSHTOJ.”

“Askush në botë nuk di si të bëjë marrëveshje si unë!”

“SONTE në mesnatë skadon afati im SHUMË KRITIK i mbledhjes së fondeve, dhe e Majta Radikale po i shikon shifrat tona këtë natë nga të gjitha netët për të parë nëse humbasim…”

“POR, unë po nis fushatën TRUMP BLITZ ku çdo Patriot që lexon këtë mesazh do të japë 10 dollarë për të QËNDRUAR ME TRUMPIN!”

Ndërkohë, mbështetësit e Trump janë mbledhur pranë vendit në Anchorage, Alaska, ku po zhvillohen bisedimet. /Telegrafi/

The post Nga Alaska, Trump nis fushatën për mbledhje fondesh: Ky takim është me rrezik të lartë appeared first on Telegrafi.

Parku Natyror “Syri i Kaltër” i hapur dhe i sigurt për vizitorët

Agjencia Kombëtare e Zonave të Mbrojtura (AKZM) njoftoi sot se Parku Natyror “Syri i Kaltër” në Sarandë tashmë është i hapur për vizita dhe i sigurt për turistët. AKZM apelon që vizitorët të tregojnë kujdes, të jenë vigjilentë dhe të njoftojnë strukturat shtetërore për çdo situatë të pazakontë.

Një ditë më parë, punonjës të AKZM kryen një inspektim në terren, ku në vlerësimin paraprak u evidentua se 30.66 hektarë të sipërfaqes së parkut janë përshkruar ose dëmtuar nga zjarri. Struktura e AKZM, në bashkëpunim me AdZM Vlorë dhe institucionet e tjera shtetërore, janë angazhuar për rikthimin e plotë të sigurisë për komunitetin, bizneset në zonë dhe vizitorët.

“Analiza e dëmeve dhe humbjeve nga zjarret në pyje dhe kullota është pjesë e masave për fazën e rimëkëmbjes. Solidariteti, bashkimi i përpjekjeve dhe rikuperimi psikologjik e emocional janë parimet që na udhëheqin”, thekson AKZM.

Zjarri që nisi në fshatin Krane, njësia administrative Mesopotam, kaloi në fshatin Pecë, shumë pranë Syrit të Kaltër. Falë ndërhyrjes së menjëhershme të forcave zjarrfikëse dhe strukturave shtetërore, flakët u shuan duke parandaluar dëmtimin e monumentit natyror. Sipas Ministrisë së Mbrojtjes, në lartësitë e Malit të Sopotit vijoi puna për shuarjen e zjarrit me 67 forca zjarrfikëse, 30 forca bashkiake, 80 efektivë të Forcave të Armatosura, 6 autoambulanca, 30 forca mbështetëse dhe 11 automjete zjarrfikëse. Në ndihmë u angazhua edhe avioni italian “Canadair”.

The post Parku Natyror “Syri i Kaltër” i hapur dhe i sigurt për vizitorët appeared first on Telegrafi.

Laporta i jep lajmin fantastik Flickut para ndeshjes me Mallorcan

Presidenti i Barcelonës, Joan Laporta, ka njoftuar se përforcimet e reja, Joan Garcia dhe Marcus Rashford, kanë marrë lejen për të luajtur në ndeshjen hapëse të La Ligës kundër Mallorcas, në pritje të miratimit përfundimtar nga La Liga.

Duke folur në Takimin e Klubeve të Barcelonës të Ishujve Balearik, organizuar nga Klubi Maria de la Salut në kuadër të festimeve të 35-vjetorit, Laporta shprehu optimizëm për sezonin e ri dhe për rikthimin e afërt në Camp Nou.

“Nëse trajneri Hansi Flick dëshiron, Joan Garcia dhe Rashford mund të luajnë nesër” – deklaroi Laporta para të pranishmëve.

Sipas tij, klubi ka përfunduar të gjitha procedurat e regjistrimit për portierin dhe sulmuesin, ndërsa tani po pret vetëm miratimin final nga La Liga.

Njoftimi u prit me duartrokitje të forta nga të pranishmit, ku morën pjesë personalitete lokale, ish-lojtarë dhe tifozë të zjarrtë.

Laporta ishte i shoqëruar nga figura kyçe të klubit, përfshirë Josep Ignasi Macia (drejtor i Shoqatës Penyes), si dhe nga kryetari i bashkisë Maria de la Salut, Jaume Ferriol, dhe presidenti i klubit Pere Jordà.

Delegacioni i Barcelonës përfshinte gjithashtu Enric Bosch (kreu i Departamentit të Shoqatës Penyes), Juan Haro (Marrëdhëniet Institucionale) dhe oficerin e sigurisë Jesus Jimenez. /Telegrafi/

The post Laporta i jep lajmin fantastik Flickut para ndeshjes me Mallorcan appeared first on Telegrafi.

Operacioni “Lavazhi”, arrestohen tre persona për trafikim të drogës në Mitrovicë

Zyrtarët policorë nga Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Narkotikë – Njësia Mitrovicë, kanë zhvilluar sot një aksion të koduar “Lavazhi”, me qëllim arrestimin e personave të dyshuar për përfshirje në trafikim me lëndë narkotike.

Aksioni është realizuar pas urdhrit për kontroll të lëshuar nga Gjykata Themelore e Mitrovicës, ku policia ka bastisur disa lokacione në Mitrovicë, me asistimin e Njësisë Speciale Operative dhe Forenzikës.

Gjatë bastisjeve janë sekuestruar: 19 qese me substancë të dyshuar narkotike të llojit marihuanë (184.8 gr), 25 qese me substancë të dyshuar kokainë (85 gr), 1,080 euro para të gatshme, 2 peshore digjitale, 3 automjete, 3 telefona celularë, si dhe prova tjera relevante.

Si të dyshuar për veprën penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge”, janë arrestuar tre persona – njëri prej tyre i mitur.

Me vendim të prokurorit, dy prej tyre janë dërguar në mbajtje për 48 orë, ndërsa i mituri për 24 orë./Telegrafi/

The post Operacioni “Lavazhi”, arrestohen tre persona për trafikim të drogës në Mitrovicë appeared first on Telegrafi.

Zbulohet se përse u ndërpre për disa minuta ndeshja mes Liverpoolit dhe Bournemouthit

Ndeshja e parë e sezonit të ri të Ligës Premier mes Liverpool dhe Bournemouth u ndërpre përkohësisht në minutën e 28-të pasi sulmuesi i këtyre të fundit, Antoine Semenyo, raportoi abuzim racist nga një tifoz i The Reds në tribunat e Anfield.

Incidenti, i cili ndodhi vetëm 30 minuta pas fillimit të sezonit të ri, ka nxitur reagime të ashpra nga klubet, federatat dhe komuniteti i futbollit, duke nënvizuar problemin e vazhdueshëm të racizmit në sport.

Sipas dëshmive të menjëhershme, referi Anthony Taylor ndërpreu lojën pas sinjalizimit të Semenyo, duke thirrur trajnerët e të dyja skuadrave për një diskutim në fushë.

Policia u përfshi menjëherë, duke identifikuar një tifoz në karrige me rrota si autorin e dyshuar të abuzimit.

Loja rifilloi pas pak minutash, por incidenti ka lënë një hije mbi ndeshjen. Bournemouth shënoi dy gola përmes Semenyo më vonë, por fokusi mbetet te ngjarja e turpshme.

Liverpool lëshoi një deklaratë zyrtare duke dënuar abuzimin dhe duke premtuar një ndalim të menjëhershëm për shkelësin: “Racizmi nuk ka vend në futboll ose në shoqëri. Ne do të bashkëpunojmë plotësisht me policinë dhe autoritetet për të marrë masat e duhura”.

Bournemouth gjithashtu shprehu mbështetje për lojtarin e tyre, duke theksuar se Semenyo, një sulmues me origjinë ganeze, meriton respekt të plotë. /Telegrafi/

The post Zbulohet se përse u ndërpre për disa minuta ndeshja mes Liverpoolit dhe Bournemouthit appeared first on Telegrafi.

Liverpooli e nis mbrojtjen e titullit në Ligën Premier me fitore dramatike përballë Bournemouthit

Liverpooli e ka nisur me fitore mbrojtjen e titullit në Ligën Premier, pasi ka mposhtur në shtëpi Bournemouthin me rezultat 4-2.

The Reds ia dolën ta thyenin mbrojtjen e hekurt të skuadrës kundërshtare vetëm pas 37 minutash lojë.

Ishte Hugo Ekitike, ai që realizoi golin e parë të këtij sezoni, duke debutuar me gol te The Reds në elitën e futbollit anglez.

Sulmuesi ia dedikoi golin Diogo Jotas, portugezit të Liverpoolit që ndërroi jetë tragjikisht këtë verë në një aksident me veturë.

Me këtë gol përfunduan 45 minutat e parë, ndërsa pjesa e dytë ishte edhe më dramatike.

Mysafirët vendosën ta shikonin Liverpoolin, që menduan se e kishin fituar këtë takim, kur shënuar me anë të Cody Gakpos në minutën e 49-të.

Antoine Semenyo i tronditi tifozët e Liverpoolit, kur u shënoi dy gola. Fillimisht lojtari realizoi në minutën e 64-të me asistimin e Brooks, ndërsa në minutën e 76-të e shërbeu Traore për 2-2.

Liverpooli tentoi me të gjitha forcat për ta rikthyer epërsinë dhe këtë ia mundësoi Federio Chiesa në minutat e fundit të ndeshjes.

Italiani realizoi në minutën e 88-të, për ta rikthyer epërsinë e kampionëve në fuqi për 3-2.

Mohamed Salah vulosi fitoren e Liverpoolit, duke realizuar për 4-2 në minutën e 90+4-të, duke qetësuar të gjithë në Anfield.

Kështu, Liverpooli e nisë me fitore këtë sezon, ndërsa në javën e dytë përballen me Newcastle United, një përballje tejet e vështirë. /Telegrafi/

Standings provided by Sofascore

The post Liverpooli e nis mbrojtjen e titullit në Ligën Premier me fitore dramatike përballë Bournemouthit appeared first on Telegrafi.

Priscilla Presley akuzohet se ka fikur aparaturat që mbanin në jetë vajzën e saj për përfitime financiare

Dy ish-bashkëpunëtorë të Priscilla Presley, Brigitte Kruse dhe Kevin Fialko, kanë ngritur një padi këtë javë në Gjykatën e Qarkut të Los Anxhelosit kundër të vesë së Elvis Presley-t, duke e akuzuar atë për mashtrim, shkelje kontrate dhe shkelje të tjera civile, raporton NBC News.

Sipas padisë, Presley synonte të forconte pozitën e saj në krye të perandorisë financiare të Elvisit dhe, sipas pretendimeve të paditësve, madje ka përshpejtuar vdekjen e vajzës së saj, Lisa Marie Presley.

Kruse, një ankandore e specializuar për shitjen e objekteve të Elvisit, dhe Fialko, një koleksionist kujtimesh, pretendojnë se kanë bashkëpunuar për vite me Priscillën për të maksimizuar fitimet nga emri i saj. Ata thonë se në nëntor 2023 e ndihmuan ta stabilizonte financërisht, por se ajo ndërpreu bashkëpunimin pak kohë më vonë dhe u mohoi pagesat e lidhura me filmin Priscilla.

Foto: Profimedia/EPA

Përveç kësaj, padia përmban akuza serioze lidhur me vdekjen e Lisa Marie Presley. Sipas paditësve, Lisa Marie kishte ndërmend ta shkarkonte nënën nga roli i administratores kryesore të fondacionit familjar të sigurimit të jetës. Ata pretendojnë se kur Lisa Marie pësoi arrest kardiak në janar 2023 dhe u dërgua me urgjencë në spital, Priscilla shfrytëzoi situatën.

Vetëm disa orë pas shtrimit, sipas padisë, ajo dha lejen për shkëputjen nga aparaturat që e mbanin në jetë, duke vepruar kundër dëshirës së shkruar të vajzës që jeta t’i zgjatej sa më shumë, sipas standardeve mjekësore.

Foto: Profimedia/EPA

Padia gjithashtu përmend një deklaratë të supozuar të Priscillës, dhënë një javë pas vdekjes së Lisa Marie: “Unë jam mbretëresha. Unë e drejtoj Graceland-in.” Sipas paditësve, kjo tregon se motivimi kryesor i saj ishte marrja e kontrollit mbi pasurinë familjare, jo mirëqenia e vajzës.

Avokati Marty Singer, përfaqësuesi ligjor i Priscilla Presley, i ka cilësuar akuzat si “të turpshme, të pabazuara dhe plotësisht të trilluar”. Ai shtoi se çështja do të hidhet poshtë dhe se Riley Keough, mbesa e Priscillës dhe aktore e njohur, e mbështet plotësisht gjyshen e saj, duke e konsideruar padinë si një përpjekje dashakeqe për të dëmtuar reputacionin e saj.

Foto: Profimedia/EPA

Elvis dhe Priscilla Presley ishin të martuar nga viti 1967 deri në 1973. Këngëtari legjendar ndërroi jetë në vitin 1977, në moshën 42-vjeçare. Priscilla Presley sot është 80 vjeçe. /Telegrafi/

The post Priscilla Presley akuzohet se ka fikur aparaturat që mbanin në jetë vajzën e saj për përfitime financiare appeared first on Telegrafi.

AME: 78 vatra zjarri regjistrohen sot në Kosovë, zjarrfikësit dhe FSK në terren

Agjencia e Menaxhimit Emergjent (AME) bën të ditur se sot janë regjistruar gjithsej 78 vatra zjarri në vend, prej të cilave 17 vazhdojnë të jenë ende aktive, ndërsa 61 janë lokalizuar falë ndërhyrjes së Njësive të Zjarrfikësve dhe strukturave mbështetëse.

Situata më e rënduar paraqitet në komunën e Vushtrrisë, në fshatrat Tërllabuq, Gojbulë, Sllatinë dhe Miraxhë, ku zjarri mbetet aktiv, por nën kontroll. Këto zona sot i ka vizituar Drejtori Ekzekutiv i AME-së, z. Metaj, i cili është njohur nga afër me veprimet e ndërmarra në terren.

AME shpreh mirënjohje për përkushtimin e Zjarrfikësve, Policisë së Kosovës, KFOR-it, Forcës së Sigurisë së Kosovës, komunave dhe qytetarëve që kanë kontribuar në menaxhimin e situatës.

;

The post AME: 78 vatra zjarri regjistrohen sot në Kosovë, zjarrfikësit dhe FSK në terren appeared first on Telegrafi.

La Liga heton Real Madridin për regjistrimin e një lojtari

Presidenti i La Ligës, Javier Tebas, ka ngritur pikëpyetje mbi praktikat e regjistrimit të Real Madridit, duke u ndalur veçanërisht te mënyra se si është trajtuar rasti i talentit të ri Franco Mastantuono.

Në një intervistë për RNE në ditën e parë të sezonit, Tebas theksoi se disa klube po shfrytëzojnë në mënyrë të diskutueshme regjistrimet e ekipit rezervë.

Si shembull, ai përmendi vendimin e Real Madridit për ta regjistruar Mastantuonon me një kartë të ekipit rezervë, pavarësisht se lojtari nuk pritet të luajë asnjë minutë për ekipin e dytë.

“Ekipet e Divizionit të Parë kanë 25 lojtarë dhe Real Madridi i ka dhënë 30, duke i dhënë një kartë të ekipit rezervë një lojtari që nuk do të luajë atje” – deklaroi Tebas.

Ai e krahasoi këtë rast me regjistrimin e Vinicius Jr., duke kujtuar se braziliani dikur ishte regjistruar me ekipin rezervë dhe luante rregullisht për ta.

“Nëse flasim për integritetin e garës, duhet të diskutojmë edhe për këto raste. Mendoj se ata mund ta bëjnë”, shtoi ai.

Deklaratat e Tebas vijnë në një kohë kur La Liga po diskuton gjerësisht për rregulloret e regjistrimit të lojtarëve dhe kriteret e qëndrueshmërisë financiare, të cilat sipas tij janë miratuar nga të gjitha klubet për të ruajtur stabilitetin ekonomik të kampionatit.

“Mund të ketë surpriza në regjistrime, sepse gjithmonë ka klube që u duhet më shumë kohë për t’i finalizuar” – tha ai, pa përmendur emra konkretë. /Telegrafi/

The post La Liga heton Real Madridin për regjistrimin e një lojtari appeared first on Telegrafi.

“Qindra kompani po luftojnë padrejtësinë e ZRRE-së”, Ajvazi: Nuk jemi kundër tregut të lirë

Kushtrim Ajvazi nga Shoqata e Prodhuesve të Kosovës, në emisionin Debat Plus në RTV Dukagjini, ka deklaruar se sipas Zyrës së Rregullatorit për Energji (ZRRE), bizneset kosovare kanë dalë në tregun e lirë që nga 1 qershori.

Ai theksoi se tashmë kanë kaluar 75 ditë ku kompanitë po përballen me këtë që e konsideron padrejtësi.

“Kemi pas vendime nga Gjykata, ku biznese ka të cilat e kanë fituar masën e sigurisë dhe janë kthyer nga ZRRE në tregun e rregulluar, në FSHU, sepse ajo që e kemi thënë nga dita e parë janë 1000 biznese të cilat jashtëligjshëm janë nxjerrë në treg dhe ne i kemi thënë ZRRE-së: nuk jemi kundër tregut të lirë, ne jemi pro tregut të lirë, por kur ka konkurrencë dhe kur ligji e parasheh,” ka deklaruar Ajvazi.

Ai shtoi se ka qindra lëndë në gjykatë dhe se çdo ditë ka biznese që plotësojnë kriterin ligjor për të dalë në tregun e lirë, të cilat, sipas tij, duhet të trajtohen ndryshe.

“ZRRE i ka nxjerrë në tregun e lirë në mënyrë ‘shabllon’ 1.300 kompani, duke e ditur që po e shkel ligjin”, tha ai.

The post “Qindra kompani po luftojnë padrejtësinë e ZRRE-së”, Ajvazi: Nuk jemi kundër tregut të lirë appeared first on Telegrafi.

Reagimi i çuditshëm i Putinit gjatë takimit me Trumpin ndaj gazetarëve

Ky është momenti kur presidenti rus Vladimir Putin çuditet me gazetarët që ndodhen të pranishëm në takimin e tij me presidentin amerikan Donald Trump në Alaska.

Putin shihet duke shtrembëruar fytyrën kur stafi i presidentit amerikan nis të thërrasë “Thank you Press” (Faleminderit medias) dhe duke u kërkuar atyre të largohen.

Mesa duket Putin është mësuar të ketë përballë vetëm gazetarë të regjimit dhe nga ata të cilët as nuk e marrin mundimin ta sfidojnë me pyetje.

Andaj gjesti i tij ka tërhequr vëmendje në rrjetet sociale.

Ndryshe, në takim janë edhe Sekretari i shtetit i SHBA-së, Marco Rubio, dhe i dërguari Steve Witkoff.

Si dhe ministri i jashtëm rus, Sergei Lavrov, dhe ndihmësi Yuri Ushakov. /Telegrafi/

 

The post Reagimi i çuditshëm i Putinit gjatë takimit me Trumpin ndaj gazetarëve appeared first on Telegrafi.

UEFA shton presionin ndaj Barcelonës para startit të sezonit të ri

Barcelona po synon të rikthehet në Spotify Camp Nou këtë sezon, por koha përgatitore po ngushtohet ndjeshëm.

Klubi planifikon të zhvillojë ndeshjen e parë në shtëpi kundër Valencias në javën e 4-t, më 14 shtator, pas tre takimeve jashtë fushe kundër Mallorcas, Levantes dhe Rayo Vallecanos.

Fillimisht, rikthimi ishte parashikuar për nëntor 2024, më pas për shkurt 2025 dhe më pas maj 2025, por asnjë nga këto afate nuk u arrit.

Tani, Barcelona po e planifikon një rihapje graduale për tifozët: 30,000 fillimisht, 45,000 për ndeshjet e Ligës së Kampionëve, dhe më pas 60,000 para fundit të vitit.

Presion shtesë vjen nga UEFA, e cila ka vendosur një afat të prerë për gatishmërinë e Camp Nou.

Sipas Marca, Barcelona duhet të konfirmojë deri më 28 gusht nëse stadiumi do të jetë gati për ndeshjet e Ligës së Kampionëve, pasi rregulloret e UEFA-s kërkojnë që të gjitha ndeshjet e raundit të parë të luhet në të njëjtin stadium.

Barcelona është e bindur se do të marrë miratimet e nevojshme nga këshilli bashkiak dhe planifikon të zhvillojë të gjitha ndeshjet në shtëpi këtë sezon në Camp Nou, për sa kohë që afatet respektohen.

Tifozët do të duhet të presin, por klubi është i vendosur ta bëjë rikthimin një realitet. /Telegrafi/

The post UEFA shton presionin ndaj Barcelonës para startit të sezonit të ri appeared first on Telegrafi.

Hapet edicioni i 31-të i Festivalit të Filmit në Sarajevë: Tetë ditë të magjishme të kinemasë në kryeqytetin e Bosnjës

Me një ceremoni solemne në Teatrin Popullor të Sarajevës, nisi zyrtarisht edicioni i 31-të i Festivalit të Filmit në Sarajevë, duke e shndërruar kryeqytetin e Bosnjës dhe Hercegovinës në qendër të industrisë së filmit.

Ceremoninë e hapi aktorja malazeze Lidija Kordić, e cila u shpreh se ishte një nder i veçantë për të të kishte këtë detyrë. “Shijoni filmin, edicioni i 31-të i Festivalit të Filmit në Sarajevë është i hapur”, tha ajo.

Drejtori i festivalit, Jovan Marjanović, theksoi se sot jetojmë në një botë ku konflikti është bërë përditshmëri dhe se në këto momente filmi duhet të jetë një zë i fuqishëm.
“Festivali është këtu për ta mbajtur atë zë dhe me programin e tij merr përsipër këtë përgjegjësi,” u shpreh ai, duke shtuar se kinematografia e Bosnjës ndodhet në një pozitë të vështirë dhe se autoritetet duhet të reagojnë.

Festivali u hap me shfaqjen e filmit “Paviljoni” të regjisorit Dino Mustafić – një komedi e zezë që rrëfen historinë e një grupi banorësh në një shtëpi të të moshuarve, të cilët pas viteve të abuzimeve dhe poshtërimeve vendosin të ngrihen në një kryengritje të armatosur. Ata marrin peng stafin, zënë godinën dhe përballen me autoritetet.

Skenarin e filmit e ka shkruar Viktor Ivančić, ndërsa bashkëskenarist është Emir Imamović Pirke. Në kastin e aktorëve përfshihen emra të njohur si Rade Šerbedžija, Zijah Sokolović, Miralem Zubčević, Ksenija Pajić, Jasna Diklić, Branka Petrić, Meto Jovanovski, Mirjana Karanović, Ermin Bravo dhe shumë të tjerë.

Përveç në Teatrin Popullor, “Paviljoni” po shfaqet edhe në Letrën e Verës “Coca-Cola”, “UNIQA” Letrën e Verës Stari Grad, Kinemanë Grbavica, si dhe në disa hapësira të tjera në Sarajevë, Ilidža dhe Tuzla.

Në garë për çmimet “Zemra e Sarajevës” në programet konkurruese të këtij edicioni janë 50 filma, ndërsa një film do të shfaqet jashtë konkurrencës. Katër kategoritë kryesore përfshijnë filmin artistik të gjatë, dokumentarin, filmin e shkurtër dhe filmin studentor. Këtë vit do të ketë 15 premiera botërore, 6 premiera ndërkombëtare, 28 premiera rajonale dhe 2 premiera kombëtare.

Ekipi seleksionues, i udhëhequr nga drejtoresha kreative Izeta Građević, ka shqyrtuar 1,036 filma – përfshirë 195 filma artistikë të gjatë, 291 dokumentarë dhe 550 filma të shkurtër e studentorë.

Në mesin e të ftuarve ndërkombëtarë që do të marrin pjesë janë Paolo Sorrentino, Michel Franco, Ray Winstone, Ilya Khrzhanovskiy dhe Willem Dafoe, të cilët do të mbajnë edhe masterclass-e të hapura për publikun. Hyrja është falas me bileta të cilat mund të merren online ose në qendrën kryesore të biletave në Qendrën Kulturore Boshnjake.

Biletat për filmat dhe masterclass-et janë në shitje në sff.ba, tickets.sff.ba dhe përmes aplikacionit zyrtar të festivalit. Edicioni i këtij viti i Festivalit të Filmit në Sarajevë do të zgjasë deri më 22 gusht. /Telegrafi/

The post Hapet edicioni i 31-të i Festivalit të Filmit në Sarajevë: Tetë ditë të magjishme të kinemasë në kryeqytetin e Bosnjës appeared first on Telegrafi.

Coman prezantohet zyrtarisht nga Al Nassr

Kingsley Coman, ylli francez i Bayern Munich, ka zyrtarizuar kalimin e tij te Al Nassr, duke nënshkruar një kontratë 3-vjeçare me një pagë vjetore që varion nga 20 deri në 25 milionë euro, sipas burimeve të Sky Sports Germany. Lajmi u konfirmua mbrëmjen e sotme, duke e shënuar si një nga lëvizjet më të bujshme të merkatos verore në futbollin botëror.

Transferimi i 29-vjeçarit, i cili ka zhvilluar 339 ndeshje me Bayern Munich që nga viti 2017, vjen pas negociatave intensive mes dy klubeve. Sipas The Athletic, shifra e marrëveshjes besohet të jetë mes 25 dhe 30 milionë eurosh.

Me këtë transferim, Coman i bashkohet listës së yjeve të mëdhenj si Cristiano Ronaldo dhe Karim Benzema, të cilët tashmë luajnë në Ligën Profesionale Saudite, kompeticion i mbështetur fuqimisht nga Fondi Publik i Investimeve (PIF) i Arabisë Saudite.

 

النجم الفرنسي كينجسلي كومان يـوقع رسميًا لـ ⁧#العالمي✍#كومان_نصراوي 💛 pic.twitter.com/qTTAHsnQ2P

— نادي النصر السعودي (@AlNassrFC) August 15, 2025

Ky hap është pjesë e strategjisë ambicioze të Al Nassr dhe të vetë ligës për të tërhequr talente nga Evropa, duke shfrytëzuar investimet e mëdha në kuadër të vizionit “Saudi Vision 2030”.

Sipas të dhënave të Transfermarkt, Liga Saudite ka regjistruar një shpenzim neto rekord prej -25.94 milionë eurosh për sezonin 2025/26, duke sfiduar gjithnjë e më shumë ligat kryesore evropiane.

Një studim i Journal of Sports Economics tregon se transferimet e lojtarëve evropianë në Lindjen e Mesme janë rritur me 40 për qind që nga viti 2020, duke hapur debat mbi ndikimin e këtyre lëvizjeve në futbollin global.

 

يسابق الزمـن ⚡
من أجل النصـر 💛

رحِّبـوا بنجمنا الجديد 🤩🇫🇷#كومان_نصراوي 💛 pic.twitter.com/QvO77PfB0d

— نادي النصر السعودي (@AlNassrFC) August 15, 2025

Coman, i formuar në akademinë e Paris Saint-Germain dhe me eksperiencë te Juventus para se të bashkohej me Bayern, pritet të sjellë shpejtësi, teknikë dhe përvojë në repartin ofensiv të Al Nassr, ku do të luajë krah për krah me Cristiano Ronaldon.

Reagimet në rrjetet sociale kanë qenë të përziera: disa tifozë shprehen të entuziazmuar për ardhjen e tij në Arabinë Saudite, ndërsa të tjerë nga Evropa e shohin këtë si një humbje për futbollin kontinental. /Telegrafi/

The post Coman prezantohet zyrtarisht nga Al Nassr appeared first on Telegrafi.

Pamje nga brenda takimit Trump-Putin

Donald Trump dhe Vladimir Putin kanë filluar takimin e tyre në Alaska.

Sekretari i shtetit i SHBA-së, Marco Rubio, dhe i dërguari Steve Witkoff janë ulur pranë Trumpit, ndërsa ministri i jashtëm rus, Sergei Lavrov, dhe ndihmësi Yuri Ushakov janë pranë Putinit.

Ndryshe, më shumë se gjashtë vjet pas takimit të tyre të fundit, Trump dhe Putin janë përsëri ballë për ballë.

Të dy udhëheqësit përshëndetën njëri-tjetrin me një shtrëngim duarsh pasi zbresin nga aeroplanët e tyre në bazën ushtarake Elmendorf-Richardson në Anchorage, Alaska.

Trump i buzëqeshur madje duartrokiti presidentin rus ndërsa ai iu afrua në qilimin e kuq.

Pasi u përshëndetën, të dy u panë duke u futur në të njëjtën veturë dhe duke u larguar. /Telegrafi/

The post Pamje nga brenda takimit Trump-Putin appeared first on Telegrafi.

❌