Reading view

“Më 8 Shkurt të gjithë bashkë do mbushim rrugët e Tiranës” – Floriana Garo takim me qytetarët në Durrës

Zëdhënësja e Partisë Demokratike, Floriana Garo, ka zhvilluar një takim me demokratët e Durrësit, Spitallës dhe Kënetës.

Përmes një postim në rrjetin e saj social Instagram, zëdhënësja e PD shkruan se takimet e saj me demokratët ishin entuziaste.

Teksa bën me dije se një ndër temat që ajo diskutoi me ata ishte protesta kombëtare e PD, që do të mbahet në Tiranë më 8 shkurt ora 17:00.

Ajo ka ftuar qytetarët dhe mbështetësit e opozitës në protestën e ditës së shtunë.

“Demokratet jane ne kembe! Te gjithe bashke do mbushim rruget e Tiranes me 8 shkurt ora 17.00!”, ka shkruar Floriana Garo krahas fotove që postoi në rrjetin social me demokratët.

The post “Më 8 Shkurt të gjithë bashkë do mbushim rrugët e Tiranës” – Floriana Garo takim me qytetarët në Durrës appeared first on Gazeta Shqiptare Online.

  •  

Armëpushimi mes Izraelit dhe Hamasit tema kryesore e takimit, Donald Trump pret sot në Shtëpinë e Bardhë kryeministrin izraelit!

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump pret sot në Shtëpinë e Bardhë Kryeministrin e Izraelit, Benjamin Netanyahu dhe armëpushimi mes Izraelit dhe Hamasit në Rripin e Gazës do të jetë tema kryesore.

Takimi vjen në një fazë kyçe të armëpushimit. Izraeli dhe Hamasi kanë më pak se katër javë për të rënë dakord mbi parimet e fazës së dytë, që duhet të përfshijë lirimin e të gjitha pengjeve që ende po mbahen në Gazë, një përfundim të plotë të luftimeve dhe tërheqjen e Izraelit nga ky territor.

“Nuk kam garanci që paqja do të jetë e qëndrueshme”, tha Presidenti Trump të hënën.

Para takimit në Shtëpinë e Bardhë, zoti Netanyahu bisedoi të hënën me të dërguarin e posaçëm amerikan për Lindjen e Mesme Steve Witkoff, i cili ishte pjesë e përpjekjeve për të siguruar marrëveshjen e armëpushimit.

Zyra e Kryeministrit Netanyahu njoftoi përmes një deklarate se takimi ishte “pozitiv dhe miqësor” dhe se ai do të mbledhë Kabinetin e Sigurisë së Izraelit pas kthimit nga Shtetet e Bashkuara për të “diskutuar qëndrimet e përgjithshme të Izraelit përsa i përket fazës së dytë të marrëveshjes”.

I dërguari Witkoff pritet të takohet me zyrtarët e Katarit dhe Egjiptit ndërkohë që tre vendet vazhdojnë të ndërmjetësojnë përfundimin e luftimeve.

Përveç armëpushimit, zoti Netanyahu tha se ai dhe Presidenti Trump do të diskutojnë mbi kundërpërgjigjen ndaj agresionit të Iranit dhe zgjerimin e marrëdhënieve diplomatike me shtetet arabe.

Presidenti Trump ndërmjetësoi marrëveshjet për normalizimin e marrëdhënieve mes Izraelit dhe katër shteteve arabe gjatë mandatit të tij të parë. Tani ai po synon arritjen e një marrëveshjeje më të gjerë përmes të cilës Izraeli do të vendoste marrëdhënie me Arabinë Saudite.

Por Arabia Saudite ka thënë se do të pajtohet me një marrëveshje të tillë nëse përfundon lufta në Gazë dhe nëse ekziston një rrugë e qëndrueshme për krijimin e shtetit palestinez në Gazë, Bregun Perëndimor dhe në Jeruzalemin lindor, territore që Izraeli i pushtoi në luftën e vitit 1967 në Lindjen e Mesme.

Shtetet e Bashkuara përkrahin krijimin e shtetit palestinez, por qeveria e Kryeministrit Netanyahu e kundërshton atë.
Hamasi, që konsiderohet organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara, ka liruar 18 pengje deri më tani, ndërsa Izraeli ka liruar qindra të burgosur palestinezë.

Lufta në Gazë filloi me sulmin e militantëve të Hamasit ndaj Izraelit më 7 tetor të vitit 2023, gjatë të cilët ata vranë 1,200 persona dhe rrëmbyen 250 pengje.

Kundërofensiva e Izraelit gjatë 15 muajsh luftime shkaktoi vdekjen e 47,500 palestinezëve, mbi gjysma e të cilëve gra dhe fëmijë. Ushtria e Izraelit thotë se kjo shifër përfshin 17 mijë militantë të vrarë./voa/

The post Armëpushimi mes Izraelit dhe Hamasit tema kryesore e takimit, Donald Trump pret sot në Shtëpinë e Bardhë kryeministrin izraelit! appeared first on Gazeta Shqiptare Online.

  •  

ZYRTARE/ Shqipëria organizon Europianin U-21 me Serbinë në vitin 2027, ja detajet

UEFA ka zyrtarizuar Shqipërinë dhe Serbinë si dy vendet organizatore në Europianin U-21 të vitit 2027.

Të dyja vendet do të presin nga 8 skuadra për fazën e grupeve. Finalja e madhe do të mbahet në stadiumin “Arena Kombëtare”.

Stadiumet e tjera që do të presin ndeshje do të jenë “Loro Boriçi”, “Elbasan Arena” dhe “Arena Egnatia”. Gjithçka do të marrë jetë në qershor të vitit 2027.

Njoftimi i FSHF:

“Federata Shqiptare e Futbollit mirëpret vendimin e sotëm të Komitetit Ekzekutiv të UEFA-s që i jep të drejtën Shqipërisë të jetë një nga vendet organizatore të Kampionatit Europian U-21 të vitit 2027.

Ky turne, i cili do të zhvillohet në qershor të vitit 2027, do të përfshijë 16 skuadra që përfaqësojnë talentet më të spikatura të futbollit të moshave në Europë, mes tyre edhe lojtarë që tashmë aktivizohen në ligat më të mira të kontinentit. Si një nga vendet pritëse, Shqipëria do të ketë për herë të parë mundësinë që të përfaqësohet me brezin e saj të ri të futbollistëve U-21 në një turne madhor ndërkombëtar.

Presidenti i FSHF-së, Armand Duka, deklaroi: “Ky është një vendim shumë i rëndësishëm nga UEFA, sepse Kampionati Europian U-21 i vitit 2027 do të jetë më shumë sesa një turne futbolli. Ai do të shërbejë si një katalizator për të thyer barriera, për të forcuar mirëkuptimin e ndërsjellë dhe për të krijuar një të ardhme më pozitive për popujt e Shqipërisë dhe Serbisë. Ky turne do të tregojë gjithashtu se çfarë mund të arrihet kur njerëzit bashkohen rreth një objektivi të përbashkët, të frymëzuar nga fuqia e futbollit”.

Presidenti Duka shtoi: “Ky do të jetë eventi më i madh sportiv në historinë e Shqipërisë. Prandaj, ai na jep mundësinë që, me mbështetjen e UEFA-s, të modernizojmë stadiumet dhe infrastrukturën e futbollit në të gjithë vendin. Gjithashtu, ky organizim do të krijojë një trashëgimi të qëndrueshme për të frymëzuar brezat e ardhshëm të lojtarëve, vullnetarëve dhe tifozëve në të dyja vendet”.

Dy vendet organizatore do të mirëpresin secila nga tetë skuadra pjesëmarrëse, ndërsa ekipet do të luajnë në vendin e tyre pritës deri në finalen e madhe, e cila do të zhvillohet në “Arenën Kombëtare” në Tiranë.

Ky stadium, me një kapacitet prej 22,000 spektatorësh, ka pritur finalen e UEFA Europa Conference League në vitin 2022. Ndërkohë, ndeshjet e tjera të Kampionatit Europian U-21 të vitit 2027 që do të zhvillohen në Shqipëri, do të luhen në stadiumin “Loro Boriçi” në Shkodër, “Elbasan Arena” në Elbasan dhe “Arena Egnatia” në Rrogozhinë.

PANORAMASPORT.AL

The post ZYRTARE/ Shqipëria organizon Europianin U-21 me Serbinë në vitin 2027, ja detajet appeared first on Gazeta Shqiptare Online.

  •  

Fitoi 200 mijë euro duke rekrutuar shtetase të huaja për prostitucion, shpallet në kërkim 36-vjeçari!

Finalizohet operacioni policor i koduar “Escort 1”.

Rekrutonte shtetase të huaja, për prostitucion, nëpërmjet faqeve online, shpallet në kërkim 36-vjeçari.

36-vjeçari kishte përfituar rreth 200 000 euro nga kjo veprimtari, gjatë 1 viti.

Procedohen penalisht 16 shtetase me origjinë braziliane dhe kolumbiane, që ushtronin prostitucion në ambiente me qira ditore.

Sekuestrohen 7000 euro dhe 6 celularë.

Specialistët për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme të DVP Tiranë në bashkëpunim dhe me DVKM Tiranë, në zbatim të planit të masave me qëllim goditjen e veprimtarive të paligjshme që lidhen me shfrytëzimin e prostitucionit, kanë evidentuar dhe goditur një rast, në kuadër të operacionit “Escort 1”. Për këtë rast u shpall në kërkim shtetasi:

M. N., 36 vjeç, banues në Tranë.

Ky shtetas bashkëpunonte me shtetas me huaj për dërgimin në Shqipëri dhe më pas i rekrutonte shtetaset e huaja, nga Kolumbia dhe nga Brazili, me qëllim shfrytëzimin për prostitucion, duke përdorur faqe online. Këtë aktivitet e ushtronte në ambiente me qira ditore, të cilat i siguronte nëpërmjet agjencive të ndryshme.

Vijon puna për lokalizimin dhe kapjen e tij.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.

vijon…

The post Fitoi 200 mijë euro duke rekrutuar shtetase të huaja për prostitucion, shpallet në kërkim 36-vjeçari! appeared first on Gazeta Shqiptare Online.

  •  

“Ishte nervoze dhe e frikësuar” – Bianca Censori doli n*do në Grammy 2025, ekspertja e gjuhës së trupit analizon sjelljen e saj

Bianca Censori doli n*do në ndarjen e çmimeve Grammy 2025. Kjo gjë bëri bujë dhe duket se do të diskutohet edhe për një kohë të gjatë, si në mediat e huaja ashtu edhe në rrjetet sociale.

30-vjeçarja u shfaq përkrah bashkëshortit të saj, Kanye Ëest, në mbrëmjen e çmimeve, e veshur me një pallto të zezë leshi.

Kur çifti mbërriti në pikën ku ishin fotografët, Censori hoqi pallton dhe zbuloi trupin e saj të zhveshur, të cilin e “mbulonte” me një minifustan transparent.

Që nga ai moment, kjo lëvizje e saj është komentuar dhe analizuar në shtypin e huaj, ku shumica janë përpjekur të kuptojnë se çfarë po ndodh në fund të fundit në mendjen e kësaj gruaje dhe nëse ajo është kthyer në një “kukull” të Ëest.

Sipas ekspertes së gjuhës së trupit, Judy James, e cila analizoi videon e paraqitjes së Biancas, ndonëse bashkëshortja e reperit të famshëm fillimisht dukej e sigurt për pamjen, vetëbesimi i saj shpejt ia la vendin frikës pasi zbuloi fustanin transparent.

Siç raportoi ekspertja për Daily Mail, Censori e shikoi partnerin e saj pak para se të hiqte pallton, një lëvizje që tregonte një nervozizëm momental.

“Ajo dukej se “thyen” rregullin e pozimit duke qeshur në një moment, gjë që tradhtoi nervozizmin e saj”, tha James, duke shtuar se pasi zbuloi pamjen, fytyra e saj tregonte se po përpiqej të shtypte frikën.

Qëndrimi i saj tregoi gjithashtu ankth të minutës së fundit, pasi ajo kryqëzoi këmbët dhe vendosi duart mbi ijet e saj në një mënyrë jashtëzakonisht të vështirë.

Që kur u martua me Kanye West, Bianca Censori duket se ka humbur të gjithë ndjenjën e autonomisë.

Sipas burimeve, reperi i ka ndaluar përdorimin e rrjeteve sociale, duke promovuar një strategji izolimi me argumentin se “një yll duhet të ruajë misterin ” .

Në të njëjtën kohë, ai zgjedh veshjet e saj dhe drejton çdo paraqitje të saj.

“Ajo nuk ka zgjidhje tjetër, është e bllokuar ”, tha një burim për Daily Mail.

Familja e saj po i shikon me shqetësim zhvillimet, ku babai i saj, Leo Censori, beson se Ëest po e largon qëllimisht

Miqtë e saj theksojnë se femra dinamike që ata njihnin është zhdukur, pasi tashmë ajo shfaqet ekskluzivisht me sytë e reperit.

Në mediat sociale, publiku mbetet i ndarë: a është Censori një grua që menaxhon me vetëdije imazhin e saj apo thjesht një person tjetër nën kontrollin absolut të Kanye Ëest? Cilado qoftë e vërteta, emri i saj vazhdon të ngjall debate.

 

The post “Ishte nervoze dhe e frikësuar” – Bianca Censori doli n*do në Grammy 2025, ekspertja e gjuhës së trupit analizon sjelljen e saj appeared first on Gazeta Shqiptare Online.

  •  

Bashkia e Tiranës shpall 2,337 fitues në fazën e parë për subvencionimin e kredive të buta

Bashkia e Tiranës ka shpallur fituesit e fazës së parë të programit të subvencionimit të kredive të lehtësuara nga shteti.

Sipas njoftimit zyrtar në këtë fazë janë shpallur 2,337 fituas nga aplikimet e bëra, ndërsa 954 aplikime nuk kanë përmbushur kriteret e përcaktuara.

Qytetarët fitues duhet të plotësojnë formularin e strehimit elektronikisht në portalin e-Albania, duke bashkëngjitur dokumentacionin e kërkuar.

Dokumentet mund të dorëzohen nga data 4 shkurt deri më 4 mars 2025, pranë Sektorit të Informimit dhe Shërbimeve për Qytetarët në Bashkinë Tiranë, ose me postë, në adresën zyrtare të Bashkisë Tiranë.

Gjithashtu, për aplikimet brenda së njëjtës certifikatë familjare, dokumentacioni duhet të dorëzohet vetëm nga një prej aplikantëve për të gjithë anëtarët madhorë të familjes.

Që pas ardhjes së Erion Veliajt në krye të Bashkisë së Tiranës, programi i “Subvencionimit të interesave të kredisë”, u rihap sërish pasi ishte mbyllur nga administrata e mëparshme. Ky program ka në fokus përmirësimin e kushteve të jetesës së familjeve dhe çifteve të reja, të cilat nuk kanë aftësi ekonomike të përballojnë ofertën e tregut të lirë të banesave ose atë të kredive hipotekore në treg. Qëllimi i këtij projekti është mbështetja e familjeve dhe çifteve të reja në blerjen e shtëpive, me synim përmirësimin e kushteve të jetesës së tyre.

The post Bashkia e Tiranës shpall 2,337 fitues në fazën e parë për subvencionimin e kredive të buta appeared first on Gazeta Shqiptare Online.

  •  

Analiza/ Alternativa niveli, barazimi nuk i cënoi garancitë e Interit

“Nëse nuk mund të fitosh, është e rëndësishme të mos humbësh.” Këto ishin fjalët e Stefan De Vrajit, heroit të papritur zikaltër, që me golin e tij shmangu humbjen e tretë në po aq derbi në këtë sezon.

Fjalë të shenjta dhe të kuptueshme për një barazim që ndikon pak për renditjen e kampionëve të Italisë, por që rezulton thelbësore për moralin e një ekipi të cilin e presin ndeshje vendimtarë gjatë muajit shkurt.

Porta e Menjasë u duk e mallkuar për Interin gjatë gjithë pjesës së dytë, me portierin francez që gjeti një aleat të papritur dhe të paçmuar në shtyllën e tij të majtë, që i shmangu tri gola në po aq goditje nga Bisek, Turam dhe Dumfris.

Dhe kur fantazmat e Superkupës po fluturonin mbi një “San Siro” kuqezi që po shijonte një tjetër sukses ndaj kushërinjve, ja ku erdhi goditja e De Vrajit në të cilën kishte një ndikim edhe i ardhuri i fundit, Zalevski.

Nëse në Superkupë minuta e 93-të i kishte buzëqeshur “Djallit”, të dielën mbrëma rolet ndryshuan, duke respektuar objektivisht atë që ishte parë për më shumë se 90 minuta në fushë.

ZËVENDËSIME TË GJETURA – Krahasuar me rreth një muaj më parë në Riad, kur Konseisao kishte bërë zëvendësimet e duhura duke përmbysur avantazhin e dyfishtë, në derbin e fundit Inzagi nuk gaboi. Veçanërisht me besimin që i shfaqi Bisekut dhe Zalevskit.

Mbrojtësi gjerman goditi të parën nga tri shtyllat dhe më pas dërgoi krosin që ardhja e fundit e shënoi për De Vrajin i cili duke shënuar meritoi edhe çmimin “Lojtari i Ndeshjes”. Zielinski, dhe jo Asllani, ishte gjithashtu i paçmuar edhe në rolin e regjisorit në vend të Çalhanoglusë, i cili nuk ishte në maksimumin e tij pas një mungese të gjatë.

MORAL I LARTË – Në pjesën e dytë skuadra zikaltër me të vërtetë dha gjithçka, duke krijuar shumë raste, dhe nëse ka diçka për t’u zhgënjyer, është pjesa e parë, në të cilën Interi nuk mundi të sulmonte thellësinë siç duhet dhe në momentet e fundit lejoi një kundërsulm vdekjeprurës ndaj Leaos që solli në golin e Reijnders.

Lautaro me shokë u futën në telashe vetëm në 7-8 minutat e fundit, në të cilat i dhanë shanse portugezit dhe vetë holandezit. Më pas në pjesën e dytë ishte praktikisht një ndeshje në një portë, sidomos për çerek orëshin e fundit. Nuk mjaftoi për të marrë tri pikët, por morali dhe siguria e krijuar deri tani nuk pësuan asnjë goditje.

PANORAMASPORT.AL

The post Analiza/ Alternativa niveli, barazimi nuk i cënoi garancitë e Interit appeared first on Gazeta Shqiptare Online.

  •  
❌