Fjalët e perandorit Justinian zbulojnë vitin kur e ndërtoi bazilikën në qytetin e lashtë në Dardani

GĂ«rmimet e sivjetme tĂ« arkeologĂ«ve nĂ« Parkun Arkeologjik Ulpiana, i cili gjendet nĂ« territorin e komunĂ«s sĂ« GraçanicĂ«s â rreth 12 kilometra nga Prishtina, kanĂ« sjellĂ« zbulime tĂ« reja nĂ« historinĂ« e DardanisĂ« sĂ« lashtĂ«.
Zbulimet e njĂ« mbishkrimi tĂ« ri nĂ« dyshemenĂ« e bazilikĂ«s, saktĂ«suan vitin kur u inaugurua bazilika dhe emrin e qytetit romak ku ajo u ndĂ«rtua â Justiniana Secunda.
Në komunën e Graçanicës ndodhen mbetjet arkeologjike të kësaj bazilike e cila është më e madhja e zbuluar deri më tani në Ballkan (78 x 23 metra), e ndërtuar nga perandori romak Justiniani i Madh, i cili kishte prejardhje dardane dhe që sundoi në vitet 527-565 pas erës sonë.
Punimet po udhĂ«hiqen nga profesori francez, Christophe Goddard nga Universiteti âEcole Normale Superieureâ nĂ« Paris dhe ekipi i tij, nĂ« bashkĂ«punim me profesorĂ« nga Universiteti i PrishtinĂ«s dhe Instituti Arkeologjik i KosovĂ«s.

Profesori Goddard thotë se mbishkrimi që zbuluan ishte një kushtim nga vetë perandori Justinian dhe saktëson se bazilika në këtë qytet të lashtë romak u ndërtua në vitin 545 pas erës sonë, apo 1480 vjet më parë.
âNdĂ«rtesa nuk jetoi shumĂ« â maksimumi 150 vjet â dhe kjo bĂ«ri qĂ« dyshemetĂ« tĂ« ruheshin mrekullisht. Mbishkrimi i dytĂ« jep edhe emrin e qytetit: âJustiniana Secundaâ dhe tregon se bazilika i ishte kushtuar ShĂ«n MĂ«risĂ«â, thotĂ« Goddard pĂ«r Radion Evropa e LirĂ«.
Në vitin 2023, në mbishkrimin e parë që u zbulua në mozaikun e dyshemesë së bazilikës u tregua se perandori Justiniani i Madh së bashku me bashkëshorten e tij Teodora themeluan qytetin romak Justiniana Secunda në Dardaninë e lashtë.
Ky projekt arkeologjik u financua nga Bashkimi Evropian në vlerë të 1 milion eurove, mbështetur nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit e Kosovës dhe shteti i Francës.
Ekipet synojnë që këtë vit të përfundojnë kërkimet në hapësirën e kishës, për të vazhduar me kërkime të tjera vitin e ardhshëm bazuar në një pajisje teknologjike që detekton çfarë ka nëntokë ende pa gërmuar.
âVitin tjetĂ«r planifikojmĂ« tĂ« gĂ«rmojmĂ« nĂ« pjesĂ«n veriore tĂ« qytetit pĂ«r njĂ« pallat 40 x 40 metra dhe dhomĂ«n e pagĂ«zimit, qĂ« sipas geofizikĂ«s duket se Ă«shtĂ« e ruajtur dhe ndoshta ka mozaikâ, thotĂ« Goddard.
Përgjatë kërkimeve arkeologët gjetën edhe monedha të ndryshme dhe suvenire të kohëve të lashta.
Pas gërmimeve do të fillojë restaurimi i mozaikëve dhe mureve, me synim që ta përfundojnë deri verën tjetër.
âPĂ«r tĂ« mbrojtur zbulimet, tĂ« gjitha sipĂ«rfaqet do tĂ« mbulohen me material pambuku dhe rĂ«rĂ« â dhe vendi do tĂ« duket si plazh, por poshtĂ« do tĂ« jetĂ« ruajtur plotĂ«sishtâ, thekson Goddard.

Pas zbulimeve, parkun e UlpianĂ«s e vizitoi ditĂ« mĂ« parĂ« edhe ministri nĂ« detyrĂ« i KulturĂ«s, Hajrulla Ăeku, i cili shkroi nĂ« Facebook se po punohet me intensitet nĂ« lokalitete arkeologjike, pĂ«r plane tĂ« konservimit e menaxhimit, ngritje tĂ« kapaciteteve profesionale pĂ«rmes partneriteve ndĂ«rkombĂ«tare, studime e publikime.
Ulpiana, pĂ«rndryshe, ishte njĂ« nga qytetet mĂ« tĂ« rĂ«ndĂ«sishme romanke nĂ« Ballkan â pjesĂ« e provincĂ«s romake tĂ« DardanisĂ«.

Rëndësia historike e këtij qyteti buron nga roli i tij si qendër e administrimit, tregtisë dhe kulturës romake në rajon.
Ai pĂ«rmban mbetje tĂ« ndĂ«rtesave tĂ« ndryshme romake dhe bizantine, pĂ«rfshirĂ« tempuj, bazilika, banja dhe mure tĂ« qytetit, tĂ« njohur edhe si âJustiniana Secundaâ.
Kërkimet e para në këtë hapësirë filluan në vitet 1950./REL