Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Miqtë e famshëm të Diddy-t që heshtën pas vendimit tronditës: Jay-Z, Beyonce, Oprah dhe të tjerë kanë ‘mbyllur gojën’

5 July 2025 at 22:58

Pas vendimit të mërkurën në gjyqin ndaj Sean “Diddy” Combs, ku u lirua nga akuzat më serioze për shantazh dhe trafikim seksual, por u shpall fajtor për dy akuza më pak të rënda, shumë prej miqve të tij të famshëm kanë zgjedhur të heshtin.

Ndërkohë që disa, si Justin Bieber, janë distancuar publikisht, të tjerë si Jay-Z, Beyonce dhe Oprah Winfrey nuk kanë bërë deklarata zyrtare.

Jay-Z dhe Diddy kanë një miqësi të gjatë, me bashkëpunime që datojnë që nga viti 1997 dhe lidhje bamirësie që kanë vazhduar me vite, shkruan DailyMail.

Oprah, nga ana tjetër, është distancuar nga festat e Diddy-t, duke thënë se nuk ka marrë pjesë ndonjëherë në to.

Supermodelja Naomi Campbell, një mike e gjatë, dhe ish-partnerja Jennifer Lopez, gjithashtu kanë heshtur për akuzat, edhe pse kanë pasur lidhje të ngushta me Diddy-n në të kaluarën.

Lil’ Kim, e cila ka pasur edhe periudha konflikti me të, po ashtu nuk ka komentuar për çështjen.

Edhe emra si Mariah Carey, Usher dhe Ashton Kutcher, që kanë pasur lidhje të veçanta personale dhe profesionale me Diddy-n, nuk kanë folur për akuza e gjyqin.

Ndërsa Diddy përballet me seancën e dënimit më 8 korrik, heshtja e miqve të tij të famshëm vazhdon të jetë një nga temat më të ndjekura në mediet rozë. /Telegrafi/

The post Miqtë e famshëm të Diddy-t që heshtën pas vendimit tronditës: Jay-Z, Beyonce, Oprah dhe të tjerë kanë ‘mbyllur gojën’ appeared first on Telegrafi.

Rita Ora rrëfen se si Beyonce ka qenë gjithmonë “mbrojtësja” e saj, ndërsa flet për thashethemet që e përfshin dikur atë në një aferë të supozuar me Jay Z

3 July 2025 at 08:42

Rita Ora ka treguar se Beyonce ka qenë gjithmonë një lloj “mbrojtëseje” për të, teksa ka folur për kohën kur u përfshi në spekulime që e lidhnin me figurën e “Becky with the good hair” – një referencë që u bë shumë e diskutuar në albumin “Lemonade” të vitit 2016 nga vetë Beyonce.

Në atë album të suksesshëm, Beyonce përfshinte tekste të ndjeshme që flisnin për tradhtinë, dhe në këngën “Sorry”, ajo përmendte një grua misterioze të quajtur “Becky with the good hair”. Kjo nxiti shumë spekulime nga fansat, të cilët sugjeronin se bëhej fjalë për një grua me të cilën Jay-Z mund të kishte pasur një lidhje jashtëmartesore.

Rita Ora, 34 vjeç, u gjend në qendër të këtyre thashethemeve, pasi u akuzua gabimisht se kishte pasur një lidhje me Jay-Z – gjë të cilën ajo e mohoi kategorikisht, shkruan DailyMail.

Tani, në një intervistë për podkastin “Begin Again” të prezantuar nga Davina McCall, Rita ka treguar se ndjehej veçanërisht e prekur nga këto akuza, sepse Beyonce gjithmonë ka qenë një lloj mbrojtëseje për të, në jetën profesionale dhe personale.

“Pas dyerve të mbyllura, [Beyonce] ishte si zanë e mirë për mua – një mbrojtëse e vërtetë. Ishte e pabesueshme, sepse mes nesh ka pasur gjithmonë vetëm dashuri”, tregoi Rita.

Ajo kujtoi gjithashtu momentin kur, në moshën 21-vjeçare, këndoi këngën “Say My Name” në një koncert në New York, me Beyonce në publik. “Ajo ishte frymëzimi im më i madh”, shtoi Rita.

Këngëtarja e hitit “For You” tha se u ndje sinqerisht e tronditur dhe e hutuar nga gjithë kjo histori, pasi Beyonce ka qenë gjithmonë si një “motrë e madhe” për të në industrinë e muzikës.

Rita theksoi se edhe sot e kësaj dite e takon shpesh Beyonce dhe mohoi sërish me forcë të ishte “Becky with the good hair (Becky me flokë të bukura)”.

“Jo, nuk ishte e vërtetë,” deklaroi ajo, duke shtuar me humor: “Ah, sikur t’i kisha flokët e bukura të ‘Becky-t’!”

Ajo shtoi se kjo ishte hera e parë që përjetoi se si është të jesh në një situatë “kaotike” publike, pa pasur fare lidhje me të.

Për t’i dhënë fund zërave, Rita bëri një selfie me Beyonce në Met Gala-n e vitit 2016, çka u pa si një sinjal i qartë se nuk kishte asgjë të vërtetë pas thashethemeve.

“Dhe pastaj gjithçka u shua,” shtoi ajo. “Sepse në të vërtetë nuk kishte kurrë asgjë aty”.

Nuk është hera e parë që Rita Ora flet për këtë temë – në vitin 2022, ajo e mohoi gjithçka edhe në podkastin e Louis Theroux.

Ajo u bë subjekt spekulimesh në prill 2016 kur publikoi në Snapchat një fotografi me reçipeta ngjyrë limoni dhe një varëse me shkronjën “R” – që shumë fansa e interpretuan gabimisht si “J”.

“Oh Zot, ishte thjesht rastësi,” kishte thënë Rita në atë kohë. “Nuk e kisha menduar fare. Dhe nuk ishte J, ishte R. Ata e kthyen në mënyrë të tillë që dukej si J”.

Ajo foli edhe për një tjetër fotografi, ku shfaqej me një reçipetë të tejdukshme të koleksionit të saj me brendin Tezenis, e dizajnuar me limonë.

“Nuk kishte aspak lidhje me atë histori. Ishte një dizajn i imi, pjesë e bashkëpunimit me kompaninë e të brendshmeve Tezenis”, sqaroi ajo.

Rita zbuloi gjithashtu se mikja e saj e ngushtë, Katy Perry, i kishte dhuruar një distinktiv qesharak ku shkruhej “Not Becky” (Jo Becky).

Albumi “Lemonade” i Beyonce, që fitoi dy çmime Grammy, përmbante disa referenca për tradhtinë e mundshme të Jay-Z. Teksti i famshëm nga kënga “Sorry” thotë: “Ti më do vetëm kur nuk jam aty / Më mirë thirre Becky-n me flokë të bukura”.

Përveç Rita Orës, edhe emra të tjerë të famshëm u përfshinë në këto thashetheme, si dizajnerja Rachel Roy – ish-bashkëshortja e partnerit të dikurshëm të biznesit të Jay-Z, Damon Dash – e cila gjithashtu i mohoi akuzat.

Diana Gordon, bashkautore e këngës dhe e njohur më parë si Wynter Gordon, sqaroi më vonë se “Becky” nuk përfaqësonte një person të veçantë.

“U habita se si një varg i tillë u interpretua aq shumë. Si është e mundur të nxirret gjithë kjo histori nga një fjali e vetme?” tha ajo.

Edhe nëna e Beyonce, Tina Knowles, ka deklaruar se referenca për “Becky” nuk i drejtohej një personi specifik, por ishte më shumë një reflektim mbi martesën.

“Ky mesazh mund të vlejë për çdo martesë”, kishte thënë ajo.

“Të gjithë ne, në një moment të jetës, jemi ndjerë të tradhtuar apo të gënjyer. Kjo është për dhimbjen, për procesin e shërimit dhe për mënyrën se si ia del të ecësh përpara”. /Telegrafi/

The post Rita Ora rrëfen se si Beyonce ka qenë gjithmonë “mbrojtësja” e saj, ndërsa flet për thashethemet që e përfshin dikur atë në një aferë të supozuar me Jay Z appeared first on Telegrafi.

Pas Beyonces, edhe Katy Perry ngec në skenë dhe gati sa nuk bie nga një top i varur në koncert – publiku shikoi gjithçka me frikë

1 July 2025 at 23:15

Disa ditë pasi Beyonce bëri bujë në mbarë botën për një mosfunksionim të makinës së varur në një koncert, edhe kolegia e saj Katy Perry pati mundësinë të binte nga një rekuizitë e varur në një koncert në Australi.

Gjatë performancës, Perry u ngjit në një top gjigant metalik që ishte i lidhur me zinxhirë sipër skenës. Megjithatë, kur u ngrit nga toka, filloi të anohej në njërën anë, njësoj si makina e Beyonce-s.

Si pasojë, Katy u detyrua të mbahej fort pas kornizës, dhe aksidenti shkaktoi britma nga fansat e frikësuar.

Katy Perry almost fell out of the giant ball during her ‘Lifetimes Tour’.

pic.twitter.com/xfEyQteOuZ

— Buzzing Pop (@BuzzingPop) July 1, 2025

Anëtarët e ekipit të saj e fikën muzikën dhe i ulën dritat për ta ndihmuar këngëtaren të dilte nga ballo. Pamjet video tregonin turmën duke brohoritur, “Shko Katy”.

Pasi rrjetet sociale u mbushën me video të aksidentit, fansat që ndodheshin rastësisht në koncert shkruan se gjithçka dukej shumë më e frikshme sesa në video.

When it rains, it "Roars" 😭

Full story at the 🔗HERE: https://t.co/gaCehga0nB

🎥: Storyful pic.twitter.com/LyPmj74vcR

— TMZ (@TMZ) July 1, 2025

Gjithashtu, shumë e krahasuan këtë rast me incidentin e fundit të Beyonce, e cila pothuajse ra nga një makinë e varur në një koncert në Houston.

Perry është aktualisht në turneun e saj “Lifetimes”, si pjesë e të cilit po promovon albumin e saj të shtatë në studio “143”, i cili u publikua në shtator 2024. Turneu filloi në prill në Mexico City dhe është planifikuar të përfundojë në Etihad Park në Abu Dhabi më 7 dhjetor. /Telegrafi/

The post Pas Beyonces, edhe Katy Perry ngec në skenë dhe gati sa nuk bie nga një top i varur në koncert – publiku shikoi gjithçka me frikë appeared first on Telegrafi.

Pas Beyonces, edhe Katy Perry ngec në skenë

By: gaze tare
1 July 2025 at 23:36

Katy Perry përjetoi një moment paniku gjatë një koncerti në Australi, kur topi gjigant metalik ku ishte ngjitur nisi të anohej rrezikshëm. Ajo u kap fort pas strukturës, ndërsa stafi ndaloi gjithçka për ta shpëtuar situatën.

Fansat u trembën, por gjithçka përfundoi pa lëndime, vetëm disa ditë pasi Beyoncé kaloi një situatë të ngjashme me makinën e saj fluturuese në Houston.

Për rastësi apo jo, rekuizitat “e varura” po bëhen makthet e artistëve në skenë.

Katy Perry almost fell out of the giant ball during her ‘Lifetimes Tour’.

pic.twitter.com/xfEyQteOuZ

— Buzzing Pop (@BuzzingPop) July 1, 2025

The post Pas Beyonces, edhe Katy Perry ngec në skenë appeared first on iconstyle.al.

Frikë në mes të koncertit! Beyoncé ndërpret performancën, ekipi tregon ç’ndodhi

By: gaze tare
30 June 2025 at 07:33

Një incident i frikshëm ndodhi gjatë koncertit të Beyoncé në Houston, kur makina kabriolet me të cilën ajo performonte pezull mbi publik, nisi të anohej në mënyrë të rrezikshme.

Këngëtarja ndërpreu performancën dhe kërkoi ndihmën e stafit duke thirrur “Ndaloni!”, ndërsa publiku reagoi me shqetësim e më pas duartrokitje. Fatmirësisht, pajisja u ul në mënyrë të sigurt dhe askush nuk u lëndua.

Beyoncé u largua për pak çaste, por u rikthye në skenë, e qetë dhe falënderuese: “Nëse ndonjëherë rrëzohem, e di që do të më kapni.”

Ekipi i saj konfirmoi se shkak ishte një defekt teknik. Pavarësisht gjithçkaje, shfaqja vazhdoi pa ndërprerje.

The post Frikë në mes të koncertit! Beyoncé ndërpret performancën, ekipi tregon ç’ndodhi appeared first on iconstyle.al.

Stafi i Beyonces thyen heshtjen pas incidentit në koncertin e saj të fuindit, ku ajo ngeli e varur në një makinë skenike në ajër

29 June 2025 at 23:12

Beyoncé përjetoi një moment tronditës gjatë koncertit të saj në qytetin e lindjes, Houston të Teksasit, të shtunën mbrëma.

Gjatë interpretimit të këngës “16 Carriages”, makina e kuqe kabriolet me të cilën ajo qëndron pezull mbi publik, filloi të anohej në mënyrë të rrezikshme, duke rrezikuar që këngëtarja të binte drejt e në audiencë.

Pavarësisht incidentit, Beyoncé u kthye në skenën kryesore dhe e përfundoi performancën me profesionalizmin që e karakterizon, shkruan DailyMail.

Pas koncertit, ekipi i saj lëshoi një deklaratë në lidhje me ndodhinë.

“Sonte në Houston, në stadiumin NRG, një defekt teknik bëri që makina fluturuese, rekuizitë që Beyoncé përdor për të përshkuar stadiumin dhe për të qenë afër fansave, të anojë”.

“Ajo u ul me shpejtësi dhe askush nuk u lëndua. Shfaqja vazhdoi pa ndërprerje”, thuhet në deklaratën nga Parkwood Entertainment.

Teksa makina nisi të anohej, këngëtarja e hitit “Single Ladies”, 43 vjeçe, bërtiti në drejtim të stafit të saj: “Ndaloni. Ndaloni, ndaloni, ndaloni”, tha ajo me shqetësim në zë. Publiku fillimisht heshti, e më pas shpërtheu në britma dhe duartrokitje.

Makina, e lidhur me disa kabllo, u ul ngadalë dhe në mënyrë të sigurt në skenë.

Megjithëse situata ishte e frikshme, Beyoncé qëndroi e qetë gjatë gjithë kohës. Nuk është ende e qartë se çfarë ndodhi konkretisht, por sipas disa llogarive në rrjete sociale dhe raportimeve të Houston Chronicle, makina kishte ndalur lëvizjen në ajër dhe nisi të anohej.

Sipas Hot New Hip Hop, pasi makina u ul në tokë, Beyoncé u largua për pak çaste nga skena për t’u rikthyer më pas dhe për të përfunduar performancën.

Sapo u kthye në skenë, këngëtarja vazhdoi interpretimin dhe falënderoi publikun për mbështetjen: “Dua t’ju falënderoj të gjithëve… që më doni.” Më pas shtoi: “Nëse ndonjëherë rrëzohem, e di që do të më kapni”.

Ky incident, i ndodhur në vendlindjen e saj, nuk është problemi i parë teknik që Beyoncé ka hasur gjatë turneut Cowboy Carter.

Në maj, gjatë një prej netëve të fundit në Los Angeles, një robot në skenë nuk funksionoi siç duhej.

Gjatë një pjesë të koncertit në stadiumin SoFi të Inglewood-it, Beyoncé u ul në një fron të artë, teksa një krah robotik – që duhej të derdhte një shishe pije në gotën e saj – dështoi, duke e derdhur përmbajtjen mbi fronin ku ajo ishte ulur.

Sipas skenarit, Beyoncé do të duhej të merrte gotën, të pinte dhe më pas të përdorte një telekomandë në mbështetësen tjetër për të simuluar ndezjen e një televizioni.

Por pasi vuri re se gota ishte bosh, ajo buzëqeshi shkurtimisht dhe vazhdoi interpretimin pa e prishur rolin.

Turneu Cowboy Carter, i titulluar zyrtarisht Cowboy Carter and the Rodeo Chitlin’ Circuit Tour, është në mbështetje të albumit të saj më të fundit me të njëjtin emër. Ai përfshin 32 koncerte në stadiume të mëdha në SHBA dhe Evropë.

Turneu filloi më 28 prill 2025 në Inglewood, Kaliforni, dhe pritet të përfundojë më 26 korrik 2025 në Paradise, Nevada. /Telegrafi/

The post Stafi i Beyonces thyen heshtjen pas incidentit në koncertin e saj të fuindit, ku ajo ngeli e varur në një makinë skenike në ajër appeared first on Telegrafi.

Jay-Z, “diss” Kanye West në perfomancën e tij me Beyoncé

By: user 10
23 June 2025 at 16:55

Jay-Z i bëri një “diss” ish-mikut të tij Kanye West gjatë koncertit të tij me Beyoncé në Paris.

Çifti, që nuk kishte performuar së bashku për më shumë se gjashtë vjet, kënduan “Crazy in Love” dhe më pas “Drunk in Love”, të remiksuar me “Partition”, para se Jay-Z, 55 vjeç, të këndonte këngën e tij dhe të West-it, “N—-s in Paris” nga albumi i tyre i vitit 2011 “Watch the Throne”.

Por, në vend që të këndonte tekstin origjinal “Just might let you meet Ye”, Jay-Z e ndryshoi në “Just might let you meet Bey”. Ky veprim ishte një shenjë e qartë e tensioneve që ekzistojnë mes tyre pas shumë vitesh miqësie.

Jay-Z dhe West fillimisht ishin shokë të ngushtë dhe Jay-Z veproi si mentor për Kanye-n në fillimet e karrierës së tij. Megjithatë, marrëdhënia e tyre ka pësuar një prishje të madhe gjatë dekadës së fundit.

Në mars, Kanye sulmoi Jay-Z dhe binjakët e Beyoncé, Rumi dhe Sir, në një postim shqetësues në X (ish-Twitter).

Edhe pse West u kërkoi falje për këtë, ai e ripohoi më pas në një intervistë me DJ Akademiks, duke e quajtur këtë postim si “më të fortin dhe më të fuqishmin” që kishte bërë.

Ai gjithashtu tha se do të preferonte të “jepte jetën” sesa të dorëzohej në lidhje me “lirinë e tij për të folur”.

Ky qëndrim i tij ka shkaktuar një distancë të madhe mes Jay-Z dhe Beyoncé, duke i bërë ata të diskutojnë seriozisht se si do të reagojnë ndaj këtyre sulmeve, përfshirë mundësinë e ndërhyrjes ligjore.

Pas këtyre sulmeve, një burim tha për Page Six se Jay-Z dhe Beyoncé “absolutisht nuk do të heshtin për sulmet ndaj fëmijëve të tyre.

 

The post Jay-Z, “diss” Kanye West në perfomancën e tij me Beyoncé appeared first on Lapsi.al.

Blue Ivy duket si kopja e Beyonces, ngjason me nënën e saj si ‘dy pika uji’

19 June 2025 at 13:23

Blue Ivy dukej si kopja e nënës së saj, artistja Beyonce, kur mbërriti në Paris të mërkurën.

Siç u raportua, 13-vjeçarja e cila së fundmi mahniti publikun me një performancë solo gjatë natës së parë të turneut Cowboy Carter të nënës së saj, dukej e sigurt dhe plot stil.

Gjatë mbërritjes në kryeqytetin francez, Blue Ivy tërhoqi vëmendjen duke dalë nga një makinë derisa ngjasonte me Beyoncen si dy pika uji.

Ajo kishte veshur pantallona të gjera prej xhinsi të errëta, një bluzë të madhe gri dhe atlete sportive Adidas ngjyrë blu, ndërsa hynte në një restorant në Paris.

Pak më vonë, i ati i saj, reperi i famshëm Jay-Z, u pa duke përshëndetur fansat pranë zyrave të Moët Hennessy.

Ai kishte veshur xhinse, një bluzë të bardhë të thjeshtë dhe çizmet karakteristike Timberland ngjyrë bezhë, ndërsa u ndal për të firmosur autografe.

E quajtur shpesh si “nepo baby” (fëmijë i prindërve të famshëm), Blue Ivy ka treguar se nuk është thjesht në hije të famës së prindërve të saj.

Ajo shkëlqeu në skenë në prill, përpara 70 mijë fansave në stadiumin SoFi në Kaliforni, duke udhëhequr me mjeshtëri një grup valltarësh të turneut të Beyoncé-s.

Me artin dhe performancën në gjak, është mëse e qartë që Blue ka trashëguar jo vetëm talentin, por edhe dëshirën për të qenë në qendër të vëmendjes. /Telegrafi/

The post Blue Ivy duket si kopja e Beyonces, ngjason me nënën e saj si ‘dy pika uji’ appeared first on Telegrafi.

Beyonce thyen rekorde në Londër me gjashtë net të njëpasnjëshme, në stadiumin e Tottenham Hotspur

By: D Marku
17 June 2025 at 15:31

Beyonce ka përfunduar me sukses turneun e saj “Cowboy Carter Tour” në Londër, duke thyer disa rekorde historike në stadiumin e Tottenham Hotspur.

Gjatë gjashtë netëve të performancës (5, 7, 10, 12, 14 dhe 16 qershor), këngëtarja mirëpriti mbi 275,000 spektatorë dhe gjeneroi më shumë se 45 milionë paund (rreth 61 milionë dollarë), duke vendosur një rekord për numrin më të madh të biletave të shitura dhe për të ardhurat më të larta ndonjëherë në këtë stadium.

Ajo bëhet artistja me më shumë net të koncerte të mbajtura ndonjëherë në stadiumin londinez, duke kaluar edhe suksesin e saj të mëparshëm me turneun “Renaissance” në vitin 2023, shkruan DailyMail.

Ndërkohë, Beyonce thuhet se i ka lëshuar suitën luksoze në hotelin Corinthia këngëtares Mariah Carey, duke u larguar përpara se kjo e fundit të mbërrinte për performancën e saj në “Summertime Ball”. Sipas burimeve, ky veprim u interpretua si një gjest respekti nga një yll për një tjetër.

Gjatë koncertit të fundit, Beyonce surprizoi fansat duke i uruar publikisht ditëlindjen binjakëve të saj, Sir dhe Rumi, të cilët mbushën tetë vjeç.

Vajza e saj e madhe, Blue Ivy, gjithashtu u pa në skenë, duke i përqafuar motrën e vogël në një moment familjar në mes të spektaklit.

Pavarësisht profilit të lartë, Beyonce dhe Jay-Z rrallë ndajnë detaje për djalin e tyre Sir, për të cilin gjyshja Tina Knowles ka thënë më parë se është i qetë dhe i prirur drejt numrave, ndryshe nga motra Rumi që shfaq kreativitet artistik.

The post Beyonce thyen rekorde në Londër me gjashtë net të njëpasnjëshme, në stadiumin e Tottenham Hotspur appeared first on Albeu.com.

Beyonce ndal koncertin për një arsye të veçantë, urimi prekës për binjakët

By: gaze tare
13 June 2025 at 18:28

Fansat e Beyonce përjetuan një moment prekës gjatë ndalesës së katërt të turneut të saj Cowboy Carter në Londër. Konkretisht, ylli 43-vjeçar ndërpreu koncertin e saj për disa minuta për te uruar fëmijët e saj binjakë. Pasi solli Rumin në skenë, ajo u bëri thirrje fansave të saj të bashkonin zërat e tyre për t’u uruar fëmijëve të saj ditëlindjen.

“Të gjithë, thoni ‘gëzuar ditëlindjen, Rumi’“, bërtiti këngëtarja. Pranë tyre, vajza e madhe e Beyonce, Blue Ivy, buzëqeshi ndërsa i qendronte prane motrës së saj të vogël.

“Thoni gëzuar ditëlindjen edhe djalit”, shtoi Beyonce. Rumi, duke buzëqeshur, përqafoi nënën e saj.

The post Beyonce ndal koncertin për një arsye të veçantë, urimi prekës për binjakët appeared first on iconstyle.al.

Beyoncé dhe Donatella Versace bashkojnë forcat për spektaklin “Cowboy Carter”/ 11 mijë orë punë për vetëm dy veshje

By: gaze tare
11 June 2025 at 17:00

Beyoncé ka sjellë jo vetëm muzikë, por edhe momente të paharrueshme mode gjatë turit të saj Cowboy Carter. Një nga ndalesat më të spikatura ishte Londra, ku këngëtarja 43-vjeçare veshi dy kostume të krijuara posaçërisht nga vetë Donatella Versace.

I pari ishte një kostum “totalisht perëndimor” me elementë të stilit chaps, me thekë të bardhë të qepur me dorë dhe një bodysuit të mbuluar me kristale. Ndërsa i dyti ishte një fustan voluminoz, i stampuar me dizajnin ikonik barocco të Versace, dhe i frymëzuar nga silueta origjinale e Gianni Versace në vitet ’90. Të dyja pamjet u realizuan në plot 11,000 orë punë.

Donatella shprehet se fustani ishte i preferuari i saj, dhe se Beyoncé e kishte parë versionin origjinal në pasarelën e koleksionit vjeshtë 2025 në Milano, por e kishte personalizuar sipas stilit të saj – duke shtuar çizme me kristale, varëse Medusa Chain dhe një kapele cowboy për efektin final në skenë.


“Kur e pashë për herë të parë Beyoncé-n me atë fustan, më la pa frymë. Ajo është një perëndeshë në skenë,” tha Donatella për People, duke shtuar se mënyra si këngëtarja sjell jetën në veshjet e dizajnuara për të, është magjike.

The post Beyoncé dhe Donatella Versace bashkojnë forcat për spektaklin “Cowboy Carter”/ 11 mijë orë punë për vetëm dy veshje appeared first on iconstyle.al.

Turneu “Cowboy Carter”, Beyonce dhuron bileta falas për familjet në nevojë në Londër

10 June 2025 at 13:57

Beyonce thuhet se ka shpërndarë në heshtje bileta falas për turneun e saj “Cowboy Carter” për familjet me të ardhura të ulëta në Londër, pasi një numër i madh vendesh mbeten të pashitura në stadiumin Tottenham Hotspur.

Superylli global 43-vjeçar, së cilën e shoqërojnë në skenë vajzat e saj Blue Ivy, 13 vjeçare, dhe Rumi, shtatë vjeçe, ka marrë kritika entuziaste për listën e saj ambicioze prej 40 këngësh, me kritikët që vlerësojnë shkallën e prodhimit dhe performancën e fuqishme të krijueses së hitit “Texas Hold’Em”.

Por, pavarësisht vlerësimeve kritike, asnjë nga gjashtë shfaqjet e saj në Londrën Veriore nuk është shitur plotësisht, duke habitur shumë njerëz marrë parasysh numrin e madh të fansave të saj.

Foto: Parkwood Entertainment/PA Wire

Tani, sipas The Sun, disa familjeve që mbështeten në mensa për të varfrit dhe bankat e ushqimit të komunitetit u janë dhënë bileta, ndërsa organizatorët përpiqen të shmangin sikletin e seksioneve dukshëm të zbrazëta në vendin me kapacitet prej 62,000 vendesh.

Publikimi raporton se që nga nata e së hënës, qindra vende mbetën të lira për koncertin e së martës, me seksione të hapura në më shumë se 70 pjesë të stadiumit.

Fansat dhe njerëzit brenda kanë treguar disa arsye për shitjet më të ngadalta.

Shumë veta e kanë përmendur koston e biletave si një faktor kryesor.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Beyoncé (@beyonce)

Kur ato dolën në shitje për herë të parë në shkurt, paketat e nivelit të lartë arritën në 1120 euro – më e larta e çdo turneu në Mbretërinë e Bashkuar këtë vit.

Disa bileta në shitje paraprake që fillimisht kushtonin 730 euro janë ulur që atëherë në vetëm 165 euro. /Telegrafi/

The post Turneu “Cowboy Carter”, Beyonce dhuron bileta falas për familjet në nevojë në Londër appeared first on Telegrafi.

Rrahje në koncertin e Beyonce në Londër, fansat përplasen pranë skenës gjatë performancës

8 June 2025 at 21:40

Një incident i pakëndshëm ka ndodhur gjatë koncertit të fundit të superyllit Beyoncé në stadiumin Tottenham Hotspur në Londër, ku fansat e saj u përfshinë në një përplasje fizike që ka tërhequr vëmendjen e mediave ndërkombëtare.

Ngjarja ndodhi teksa këngëtarja 43-vjeçare po performonte këngën “Why Don’t You Love Me”, pjesë e turneut të saj më të ri, “Cowboy Carter”. Gjatë performancës, dy persona që ndodheshin shumë afër skenës u përfshinë në një përleshje të papritur.

Një burrë i veshur me një kostum të zi kauboji – dukshëm frymëzuar nga stili i turneut – sulmoi një person tjetër në turmë, duke krijuar panik dhe konfuzion mes të pranishmëve.

As tradition, @Beyonce's fans fighting during her "Cowboy Carter Tour" in London.pic.twitter.com/WPBFxikN81

— Pop Hub (@PopHubOfficial) June 6, 2025

Disa nga fansat u përpoqën të ndërhynin për të qetësuar situatën, ndërsa nuk është ende e qartë nëse stafi i sigurisë ndërhyri menjëherë për të ndalur përplasjen. Incidenti ndodhi shumë pranë skenës, çka e bën edhe më të ndjeshme përjetimin e atyre që ishin afër vendit të ngjarjes.

Pavarësisht incidentit, koncerti vazhdoi, dhe Beyoncé nuk reagoi publikisht për atë që ndodhi. Sidoqoftë, pamjet e momentit kanë qarkulluar me shpejtësi në rrjetet sociale, duke nxitur debat për menaxhimin e sigurisë në ngjarje të tilla me pjesëmarrje masive.

Fighting in front of Beyoncé? And then she’s looking right at yall. Yeaa she’s never going back to London after this tour 💀 pic.twitter.com/cHAW1CGvb5

— Aloraa ᥫ᭡ (@yonceelicious) June 6, 2025

Turneu “Cowboy Carter” ka qenë një nga më të përfolurit të këtij viti, si për stilin unik të Beyoncé-s, ashtu edhe për atmosferën spektakolare që ka krijuar në çdo qytet – por incidenti në Londër ka hedhur pak hije mbi një natë që ishte menduar të ishte e paharrueshme vetëm për muzikën. /Telegrafi/

The post Rrahje në koncertin e Beyonce në Londër, fansat përplasen pranë skenës gjatë performancës appeared first on Telegrafi.

Gabimi i stilimit të Beyoncé-s në skenë dhe mënyra e shpejtë se si e zgjidhi atë

By: gaze tare
6 June 2025 at 16:18

Beyoncé vërtetoi se ajo është vërtet “ajo vajza”, siç thotë kënga e saj “I’m That Girl”.

Gjatë natës së parë të turneut me gjashtë shfaqje të “Cowboy Carter” në Londër, superylli pati një problem me stilin.

Ndërsa fituesja 35 herë e çmimit Grammy këndoi këngën “I’m That Girl” dhe sapo ngriti këmbën për të sinkronizuar me valltarët e saj në skenë, këpucët e saj, ose çizmet prej lëkure deri në kyçin e këmbës, rrëshqitën, siç shihet në një video në TikTok.

Por, ndërsa koreografia vazhdonte, këngëtarja i uli duart pa mundim dhe i ngriti getat prej lëkure të veshjes së saj. Kur u ngrit, buzëqeshi dhe tundi vithet në mënyrë ritmike, duke krijuar një koreografi të përsosur ndërsa fansat e brohorisnin.

Një nga balerinët e saj erdhi dhe e shtrëngoi shpejt përsëri tek djemtë, duke u siguruar që ata ishin të sigurt, ndërsa ylli i popit vazhdoi të këndonte.

@jortvandenberg

Beyonce pants drop #flop #error #cowboycarter #london @Beyoncé

♬ origineel geluid – jortvandenberg459

Disa përdorues të TikTok komentuan aksidentin e papritur, duke lavdëruar balerinët e saj për mendimin e shpejtë dhe profesionalizmin e tyre.

Një tjetër komentoi mbi kohën e problemit: “Pantallonat bënë koreografinë e tyre që përputhej me ritmin.” Një tjetër komentoi: “Edhe pantallonat janë në ritëm, siç bën gjithmonë Beyonce!”

The post Gabimi i stilimit të Beyoncé-s në skenë dhe mënyra e shpejtë se si e zgjidhi atë appeared first on iconstyle.al.

Beyonce e përballon me elegancë një incident garderobe gjatë koncertit në Londër – reagimi i saj dhe i balerinëve merr duartrokitje

6 June 2025 at 15:40

Superylli i muzikës pop, Beyoncé, ka kaluar me shumë hijeshi një incident mode gjatë koncertit të saj në Londër, pjesë e turneut “Cowboy Carter”.

Gjatë mbrëmjes së saj të parë nga gjithsej gjashtë koncerte në kryeqytetin britanik, këngëtarja 43-vjeçare performoi me një kostum të artë. Teksa këndonte këngën “I’m That Girl”, ajo ngriti njërën këmbë dhe në atë moment, pantallonat i rrëshqitën dhe ranë në skenë – moment që u kap nga kamera dhe u bë viral.

Beyoncé reagoi me shpejtësi. Gjatë një pauze muzikore, ajo uli duart dhe i ngriti pantallonat, ndërsa, sapo u drejtua, buzëqeshi dhe vazhdoi koreografinë me profesionalizëm, duke marrë përkrahjen e zjarrtë të publikut. Njëri prej balerinëve të saj vrapoi për t’i rregulluar veshjen, ndërkohë që ajo vazhdonte këngën si të mos kishte ndodhur asgjë.

@jortvandenberg Beyonce pants drop #flop #error #cowboycarter #london @Beyoncé ♬ origineel geluid – jortvandenberg459

Në TikTok, fansat reaguan menjëherë ndaj këtij momenti, duke lavdëruar qetësinë e Beyoncé dhe profesionalizmin e ekipit të saj: “Balerinët meritojnë një dhjetëshe të pastër! Mënyra si u kthyen në rresht pa gabuar – wow!”, “Spektakli duhet të vazhdojë! Dhe ata vepruan menjëherë!”, “Pantallonat kishin koreografinë e tyre në ritëm”, “Sinqerisht, nuk dukej as si gabim. E adhuroj!” – ishin disa nga komentet.

Pjesa evropiane e turneut “Cowboy Carter” pritet të përfundojë më 26 qershor në Paris. Pas kësaj, Beyoncé do të rikthehet në Shtetet e Bashkuara për të performuar në Houston, Washington D.C. dhe Atlanta, ndërsa turneun do ta përmbyllë më 26 korrik në Las Vegas. /Telegrafi/

The post Beyonce e përballon me elegancë një incident garderobe gjatë koncertit në Londër – reagimi i saj dhe i balerinëve merr duartrokitje appeared first on Telegrafi.

Ndoqi koncertin e Beyonce, Selena Gomez përballet me kritika

By: user 10
28 May 2025 at 16:36

Selena Gomez është vënë në qendër të kritikave në rrjetet sociale, pasi është akuzuar për mungesë respekti gjatë koncertit të Beyoncé që u mbajt këtë fundjavë në stadiumin MetLife në New Jersey.

Selena ndau disa foto nga mbrëmja në rrjetin e saj social,Instagram, por një detaj në njërën prej tyre shkaktoi reagime të ashpra nga fansat. Në një foto, ajo shihet në një suitë VIP duke ndjekur koncertin, por në të njëjtën kohë, në telefonin e saj shfaqet ndeshja e NBA-së mes New York Knicks dhe Indiana Pacers. Në mbishkrimin që e shoqëronte foton, ajo shkroi: “Sërish me sytë nga ndeshja.”

Përdorues të shumtë në rrjetin X (ish-Twitter) e kritikuan Gomez për sjelljen e saj gjatë koncertit.

“Selena Gomez me të vërtetë tha që koncerti i Beyoncé ishte i mërzitshëm, ndaj vendosi të shikojë një ndeshje basketbolli,” shkroi një komentues.  “Shkon në koncertin e Beyoncé vetëm për të parë një ndeshje? Mungesë respekti totale,”  shtoi një tjetër.

Ndërkohë, pati edhe komentues që dolën në mbrojtje të këngëtares, duke argumentuar se ndeshja ishte një moment i rëndësishëm për shumë fansa, veçanërisht për ata që jetojnë në Nju Jork.

“Unë jetoj në NYC dhe shumë miq të mi që ishin në koncert e kishin gjithashtu lojën në telefon. Nuk është ndonjë krim,”  komentoi një ndjekës.

“Në fund të fundit, Knicks nuk kanë fituar kampionat që nga vitet ’70 – më falni, por ndonjëherë duhet të ndjekësh të dyja!”, shtoi një tjetër me humor.

Koncertet e turneut Cowboy Carter të Beyoncé po tërheqin vëmendjen e shumë figurave publike. Ndër të ftuarit e njohur kanë qenë edhe Meghan Markle dhe Princ Harry, të cilët ndanë foto nga mbrëmja duke e përshkruar si një “takim romantik të paharrueshëm”.

 

The post Ndoqi koncertin e Beyonce, Selena Gomez përballet me kritika appeared first on Lapsi.al.

Çfarë është kanceri në fazën 0? Rasti i nënës së Beyoncé

By: gaze tare
19 May 2025 at 19:25

71-vjeçarja Tina Knowles mund të jetë e famshme për shumë arsye: Për aktivitetin e saj profesional si stiliste mode dhe grua biznesi ose për faktin se është nëna e një prej superyjeve më të mëdha në planet, Beyoncé . Megjithatë, kohët e fundit ajo ka qenë në qendër të vëmendjes, jo për arsyet e dukshme, por për shkak të një zbulimi thellësisht personal: Në vitin 2023, një mamografi rutinë zbuloi dy tumore në gjoksin e saj të majtë, një beninj dhe një malinj. Knowles iu nënshtrua një operacioni dhe që atëherë ka mbetur i shëndetshëm dhe pa sëmundje.

Knowles madje zbuloi se kanceri i saj mund të ishte zbuluar edhe më herët – në fazën 0, nëse ajo nuk do të kishte anashkaluar një mamografi gjatë pandemisë COVID-19. Ashtu si shumë të tjerë, ajo e shtyu dhe nuk u kthye deri pothuajse 4 vjet më vonë. Motra e saj, gjithashtu një e mbijetuar nga kanceri i gjirit, i kujtoi asaj se nëse do të kishte qenë e qëndrueshme, mjekët ka të ngjarë t’i kishin zbuluar qelizat anormale përpara se ato të pushtonin indet përreth.

Edhe pse tumori i Knowles ishte i vogël dhe rritej ngadalë, përvoja i mësoi asaj një mësim të vlefshëm, të cilin tani e ndan me publikun e gjerë: Diagnoza e hershme shpëton jetë.

Në të njëjtën kohë, rasti i saj nxjerr në sipërfaqe një debat të rëndësishëm mjekësor: Çfarë është kanceri në fazën 0 dhe pse ka rëndësi?

Siç raporton në një artikull në The Conversation Justin Stebbing, Profesor i Shkencave Biomjekësore në Universitetin Anglia Ruskin, kanceri në fazën 0 përfaqëson formën më të hershme të kancerit. Në këtë fazë, qelizat anormale mbeten të kufizuara në pikën e tyre të origjinës, pa u përhapur në indet e afërta ose në pjesë të tjera të trupit.

Kanceret e fazës 0 rrallë shkaktojnë simptoma ose gunga , prandaj ato zakonisht zbulohen përmes shqyrtimit. Gjiri mbetet vendi më i zakonshëm për diagnozat e fazës 0, kryesisht falë efektivitetit të programeve të rregullta të shqyrtimit. Megjithatë, kanceret e fazës 0 nuk janë ekskluzive për gjirin. Ndryshime të ngjashme të hershme, jo-invazive qelizore mund të zbulohen në organe të tjera, të tilla si qafa e mitrës ose zorra e trashë.

Disa argumentojnë se këto raste nuk duhen etiketuar si “kancer”, duke sugjeruar terma të tillë si “parakanceroz” ose “kancer jo-invaziv” dhe duke argumentuar se ato pasqyrojnë më mirë rrezikun relativisht të ulët që paraqesin anomali të tilla. Të tjerë, megjithatë, paralajmërojnë se këto qeliza mund të evoluojnë në forma më të rrezikshme me kalimin e kohës.

Hulumtimet tregojnë se deri në 40% të rasteve të kancerit të gjirit në fazën 0 të patrajtuara mund të zhvillohen në kancer invaziv të gjirit, megjithëse rreziku vjetor mbetet i ulët, rreth 3%. Meqenëse aktualisht nuk ka një mënyrë të besueshme për të parashikuar përparimin e secilit rast, shumica e mjekëve rekomandojnë heqjen e qelizave anormale.

The post Çfarë është kanceri në fazën 0? Rasti i nënës së Beyoncé appeared first on iconstyle.al.

‘A je menaxherja e Beyoncé’?/ Si reagoi Blue Ivy ndaj komentit për nënën e saj

By: gaze tare
13 May 2025 at 17:28

Shakaja që filloi në ceremoninë e ndarjes së çmimeve Grammy, kur Blue Ivy i bëri shenjë nënës së saj, Beyoncé, të bënte një hap përpara që ajo të merrte çmimin, duket se po vazhdon mes fansave të dyshes nënë e bijë.

Kur flasin për 13-vjeçaren Blue Ivy Carter, e quajnë atë “menaxheren e Beyoncé-s“.

Tre muaj më vonë, ndërsa Beyoncé feston albumin që ndryshoi rrjedhën e karrierës së saj muzikore me një turne, Blue Ivy mbetet me të dhe duket se pajtohet me nofkën e dashur që i kanë vënë fansat e nënës së saj dhe tani edhe të sajët.

Më 5 maj, një fans me emrin Eden, i cili drejton faqen @cozycarters, ndau një imazh ku shkruhej: “TË DUAM MENAXHERE BLU”.

Pamjet nga një koncert i kohëve të fundit duket se e tregojnë Bluen duke vëzhguar tabelën nga skena, ndërsa kërcen me këngën “Texas Hold ‘Em” me nënën e saj. Adoleshentja nuk humb asnjë moment teksa e tregon këtë, pastaj i bën me kokë audiencës, duke i dhënë atyre meritën.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Eden🐘🌺 (@cozycarters)

The post ‘A je menaxherja e Beyoncé’?/ Si reagoi Blue Ivy ndaj komentit për nënën e saj appeared first on iconstyle.al.

Arsyeja e mungesës së Beyoncé në Met Gala 2025

By: user 10
6 May 2025 at 18:29

Këngëtarja dhe ikona e modës Beyoncé ishte një nga personazhet që mungoi  në Met Gala 2025, që u mbajt mbrëmjen e së hënës në New York. Tema e këtij viti, “Superfine: Tailoring Black Style,” ishte një festë e modës afro-amerikane — por artistja nuk ishte pjesë e festës, dhe arsyeja është e kuptueshme: ajo ndodhet në mes të turneut të saj të shumëpritur “Cowboy Carter.”

Beyoncé e nisi turneun më 28 prill në stadiumin SoFi në Inglewood, Kaliforni, ku ka mbajtur tashmë tre nga pesë koncertet e planifikuara. Pas një pauze të shkurtër, ajo do të vazhdojë me dy net të tjera deri më 9 maj, përpara se të shkojë në Chicago, e më pas në New Jersey, Londër, Paris dhe Houston.

Beyoncé është e njohur për paraqitjet e saj madhështore në Met Gala ndër vite. Ajo debutoi në vitin 2008 me një fustan rozë nga Armani Privé dhe ka lënë gjurmë me veshje si Givenchynë 2013 dhe një fustan të tejdukshëm nga Riccardo Tisci në 2015. Paraqitja e saj e fundit në këtë event ishte në vitin 2016, ku u shfaq me një fustan  me perla.

Ndërsa mungesa e saj në Met Gala bëri bujë, Beyoncé ka dominuar titujt me performancat emocionuese të turit të saj. Në ndalesën e dytë në Kaliforni, ajo ftoi në skenë nënën e saj, Tina Knowles, pas performancës së këngës “Protector”, e cila është pjesë e albumit të saj më të ri. Në skenë ishin gjithashtu të pranishme edhe vajzat e saj, Blue Ivy (13) dhe Rumi (7).

The post Arsyeja e mungesës së Beyoncé në Met Gala 2025 appeared first on Lapsi.al.

Beyoncé në telashe me ligjin për një video “spektakolare” në turneun “Cowboy Carter”

By: gaze tare
4 May 2025 at 08:29

Problemet ligjore kanë trokitur në derën e Beyoncé-s gjatë turneut të saj “Cowboy Carter”, dhe arsyeja? Një video mbresëlënëse e shfaqur gjatë koncertit në Los Angeles, ku këngëtarja paraqitet duke “marrë nën kontroll” godinën gjigante të Sphere në Las Vegas.

Por kjo skenë, sa kreative aq edhe polemike, nuk i ka pëlqyer aspak kompanisë që e zotëron këtë strukturë futuristike. Sipas Page Six, avokatët e ‘Sphere Entertainment Group’, në pronësi të James Dolan (i njëjti që zotëron Madison Square Garden), i kanë dërguar këngëtares një letër zyrtare, duke e akuzuar për përdorim të paautorizuar të imazheve dhe për shkelje të pronësisë intelektuale.

Letra i kërkon Beyoncé-s dhe ekipit të saj, Parkwood Entertainment, që t’i heqin menjëherë pamjet nga koncertet dhe çdo material promovues që është në qarkullim. Madje është caktuar edhe një afat: deri të hënën. Në të kundërt, kompania ka paralajmëruar masa të rënda ligjore.

Ndërkohë, turneu i Bey vazhdon në metropolet si Çikago, Hjuston, New York e deri në Londër – për t’u mbyllur ironikisht në Las Vegas, aty ku nisi polemika. A do të ndryshojë diçka në setlist deri atëherë? Mbetet për t’u parë.

The post Beyoncé në telashe me ligjin për një video “spektakolare” në turneun “Cowboy Carter” appeared first on iconstyle.al.

❌
❌