❌

Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

Zgjidhet më e bukura e Bjeshkëve, ka ardhur nga Kanadaja

Ashtu sikurse dhe çdo vit fundjavĂ«n qĂ« lamĂ« pas u mbajt nĂ« QafĂ«n e Predecelit “Miss Bjeshka”, njĂ« nga traditat e hershme tĂ« MalĂ«sisĂ« sĂ« Madhe.

Vajzat konkurruan me njëra-tjetrën, por ajo që arriti të zgjidhej si më e bukura ndër malësore ishte vajza nga Vukli i Kelmendit, Aurora Lumaj. Prej vitesh ajo jeton në Kanada dhe u rikthye në vendin e saj ku dhe mori në duar kurorën e malësores më të bukur.

Ndryshe nga vitet e tjera, këtë vit, e bukura e Malësisë, vajza e Logut të Bjeshkëve u kurorëzua nga Presidenti i Republikës, Bajram Begaj.

NĂ« zemĂ«r tĂ« BjeshkĂ«ve tĂ« Kelmendit, nĂ« fshatin LĂ«pushĂ« tĂ« MalĂ«sisĂ« sĂ« Madhe, çdo vit nĂ« gusht zhvillohet njĂ« nga ngjarjet mĂ« tĂ« rĂ«ndĂ«sishme kulturore tĂ« ShqipĂ«risĂ«, Festivali “Logu i BjeshkĂ«ve”.

Ky festival i pasur me tradita dhe histori ka një rëndësi të madhe në promovimin e kulturës dhe trashëgimisë etnografike të malësorëve shqiptarë. m.p.

Anglia liron 26 mijë të burgosur: Nuk kemi vend

Mbi 26,000 të burgosur, përfshirë edhe disa me dënime të gjata, janë liruar në Mbretërinë e Bashkuar në kuadër të një programi qeveritar që synon lehtësimin e mbipopullimit në burgje, sipas të dhënave zyrtare të publikuara nga Daily Mail.

Midis të liruarve gjatë periudhës shtator 2024 mars 2025 janë 248 persona me dënime 14-vjeçare ose më të gjata për krime të rënda. Shumica e tyre janë shtetas britanikë, ndërsa mbi 2,600 janë shtetas të huaj.

Sipas skemës, çdo muaj lirohen mesatarisht 3,461 të burgosur, të cilëve u është lejuar lirimi pas vuajtjes së 40% të dënimit. Parashikohet që deri në fund të vitit të parë të programit të lirohen rreth 45,000 persona.

Në media janë raportuar raste ku të burgosurit e liruar falënderuan kabinetin e kryeministrit Keir Starmer dhe u zotuan për mbështetjen e Partisë Laburiste, por disa prej tyre kanë kryer krime të reja vetëm disa orë pas lirimit.

Ministria e Drejtësisë theksoi se programi është një veprim i domosdoshëm për të parandaluar mbingarkesën në burgje dhe për të shmangur ndalimet e pakontrolluara nga policia, pasi sistemi i burgjeve u la në gjendje të vështirë nga qeveria konservatore e mëparshme.

Qeveria ka nisur ndërtimin e 14,000 vendeve të reja në burgje dhe po reformon dënimet për të garantuar kapacitet të mjaftueshëm në sistemin e drejtësisë.

Nga ana tjetër, opozita dhe analistë si Nigel Farage paralajmërojnë se krimi në Mbretërinë e Bashkuar është rritur ndjeshëm gjatë dekadave të fundit, duke krijuar rrezikun e një kolapsi social. m.p.

Zbulohet arsyeja pse Cristiano e mban celularin jashtë dhomës së gjumit

Tashmë të gjithë e dinë se Cristiano Ronaldo mban një rutinë rigoroze stërvitore në moshën 40 vjeç, si dhe ndjek udhëzime po aq të rrepta mbi ushqimin dhe një mori masash të tjera që ai i përmbahet me përpikëri për të vazhduar të shënojë gola, siç ka bërë vazhdimisht që kur Manchester United e nënshkroi atë nga Sporting në moshën 18 vjeç në vitin 2003.

Kanë kaluar breza që atëherë, por vëmendja e Ronaldos ndaj gjithçkaje që rrethon fushën mbetet e palëkundur: edhe përdorimi i celularit nuk bën përjashtim. Kampioni portugez ka një rregull të rreptë për këtë, të cilin ai ua imponon edhe shokëve të tij të ekipit nëse duan të hyjnë në dhomën e tij pas një ore të caktuar: celularët duhet të lihen jashtë.

Shoku i ekipit te Portugalia, mbrojtësi i krahut, Cedric Soares (i cili gjithashtu luajti shkurtimisht për Interin në gjysmën e parë të vitit 2019), ndau përvojën e tij të drejtpërdrejtë të marrëdhënies së pazakontë të Cristiano-s me telefonat celularë.

“NĂ« ekipin kombĂ«tar, ai gjithmonĂ« thoshte: ‘Jo telefona celularĂ«, le tĂ« shkojmĂ« nĂ« dhomĂ«n e gjumit dhe tĂ« flasim pak’”, tha mbrojtĂ«si 33-vjeçar, aktualisht te San Paolo. “NjĂ« nga gjĂ«rat mĂ« tĂ« pazakonta tek ai Ă«shtĂ« se nĂ« njĂ« orĂ« tĂ« caktuar ai ndalon sĂ« pĂ«rdoruri telefonin. Ai thotĂ« se ndikon nĂ« gjumin e tij, kĂ«shtu qĂ« e mban larg dhomĂ«s sĂ« gjumit”. m.p.

Tiranë, bie nga lartësia në kantier! Humb jetën punëtori 67-vjeçar

Një 67-vjeçar, punëtor në një kantierë ndërtimi ka humbur jetën tragjikisht ditën e djeshme. Policia e Tiranës njofton se shtetasi Rr.M., 67-vjeç ka humbur jetën në vendin e punë pasi ra nga lartësia e kantierit ku po punonte.

EfektivĂ«t e policisĂ« kanĂ« arrestuar inxhinierin e ndĂ«rtimit si dhe teknikun, shtetasit E. D., 26 vjeç dhe H. T., 65 vjeç pasi nuk kanĂ« siguruar kushtet e sigurisĂ« sĂ« jetĂ«n nĂ« ambientet e punĂ«s nĂ« firmĂ«n private nĂ« rrugĂ«n “AleksandĂ«r Moisiu”. m.p.

Zjarret në vend, Ministria e Mbrojtjes konfirmon viktimën e parë

Ministria e Mbrojtjes ka reaguar me një njoftim për mediat pasi në vendin tonë u regjistrua ditën e sotme viktima e parë nga zjarret.

“ËshtĂ« konfirmuar nga organet ligjzbatuese se ngjarja e rĂ«ndĂ« e ditĂ«s sĂ« sotme nĂ« Gramsh, e cila ka shkaktuar situatĂ«n e emergjencĂ«s me zjarret nĂ« disa zona tĂ« bashkisĂ«, ka ardhur si pasojĂ« e veprimit tĂ« pakujdesshĂ«m tĂ« njĂ« banori tĂ« fshatit Kullollas. Sipas hetimeve paraprake, viktima ka ndezur zjarr nĂ« oborrin e banesĂ«s sĂ« tij, duke shkaktuar pĂ«rhapjen e flakĂ«ve nĂ« terren dhe rrezikun e madh pĂ«r banorĂ«t dhe pronat e zonĂ«s”, lexohet nĂ« njoftimin e MinistrisĂ« sĂ« Mbrojtjes.

“Institucionet e sigurisĂ« dhe emergjencĂ«s janĂ« tĂ« angazhuara maksimalisht nĂ« terren pĂ«r izolimin e zjarreve dhe garantimin e sigurisĂ« sĂ« jetĂ«s sĂ« qytetarĂ«ve”, shton Ministria. m.p.

80 mln euro dështim, ylli i United i ofrohet Bayernit

Nicolas Jackson ka disa ditë që raportohet si një nga objektivat e Bayern në merkato. Në fund, doli që nuk ishte kështu. Vetë klubi gjerman reagoi dhe njoftoi se nuk ka asnjë kontakt me këtë lojtar.

Ndërkohë, një tjetër yll i Premier League po përmendet për bavarezët. Bëhet fjalë për sulmuesin e Manchester United, Rasmus Höjlund, i cili i është vetofruar skuadrës rekordmene të Bundesligës.

NĂ« verĂ«n e vitit 2023, danezi u transferua nga Atalanta te “DjajtĂ« e kuq” pĂ«r 80 mln euro. Deri tani, ai ka dĂ«shtuar nĂ« Angli. Me blerjen e Benjamin Sesko, Höjlund nuk ka mĂ« vend tek United.

Ky ushtrim i thjeshtĂ« mund t’ju ulĂ« tensionin e gjakut nĂ« kohĂ« rekord

Tensioni i lartë i gjakut është një diagnozë e shpeshtë gjatë kontrolleve rutinë dhe lidhet me një rrezik më të madh për infarkt, goditje në tru, dëmtim të veshkave, humbje të shikimit dhe madje edhe demencë

Edhe pse shumë njerëz mendojnë se ulja e tij kërkon ndryshime të mëdha në stilin e jetesës dhe orë të tëra ushtrimesh, ekspertët thonë se nganjëherë mund të ndihmojë edhe një zakon shumë i thjeshtë.

Sipas një studimi të publikuar në vitin 2023 në British Journal of Sports Medicine, kryerja e rregullt e një ushtrimi të shkurtër mund të ulë ndjeshëm vlerat e tensionit brenda disa muajsh. Fjala është për uljen statike pranë murit dhe kardiologët e konfirmojnë efikasitetin e tij.

Pse ulja statike ndikon te tensioni i gjakut?

“Mbajtja e kĂ«tij pozicioni aktivizon nĂ« mĂ«nyrĂ« izometrike muskujt e mĂ«dhenj tĂ« kofshĂ«s pa lĂ«vizje tĂ« nyjeve”, shpjegon kardiologu Dr. Adedapo Adeyinka Iluyomade.

“Ky ‘shtrĂ«ngim’ i shkurtĂ«r ul pĂ«rkohĂ«sisht qarkullimin e gjakut, pastaj nxit zgjerimin e arterieve. Me kalimin e kohĂ«s, enĂ«t e gjakut mĂ«sohen tĂ« qĂ«ndrojnĂ« mĂ« tĂ« relaksuara edhe nĂ« gjendje pushimi.”

Kardiologu ndërhyrës, Dr. Nishant Kalra, shton se këto efekte lidhen me përmirësimin e rregullimit autonom (rritje e aktivitetit parasimpatik dhe ulje e atij simpatik), uljen e pulsit në pushim dhe reduktimin e rezistencës totale periferike të enëve të gjakut. Me fjalë të thjeshta, ushtrimi ndihmon trupin të relaksohet.

Studimi tregoi se kryerja e rregullt e kësaj ushtrimi mund të ulë tensionin sistolik mesatarisht me 8 mmHg dhe atë diastolik me rreth 4 mmHg, raporton Parade, përcjell Telegrafi.

#tiktoksehat ♬ Mashups Remix – Kifli_laode

 

Sa shpesh dhe sa gjatë duhet bërë?

Kohëzgjatja optimale e një mbajtjeje është dy minuta.

“Kjo Ă«shtĂ« mjaftueshĂ«m pĂ«r tĂ« arritur efektin, por jo aq gjatĂ« sa tĂ« shkaktojĂ« ngarkesĂ« tĂ« tepĂ«rt te gjunjĂ«t ose rritje tĂ« shpejtĂ« tĂ« pulsit”, thotĂ« Dr. Iluyomade.

Dr. Kalra paralajmĂ«ron se mbajtja mĂ« e gjatĂ« mund tĂ« shkaktojĂ« parehati dhe tĂ« ulĂ« motivimin, duke rrezikuar vazhdimĂ«sinĂ«. Ai rekomandon katĂ«r seri nga dy minuta, me pushim po aq tĂ« gjatĂ« mes tyre. NĂ«se fillimisht ju duket e vĂ«shtirĂ«, mund tĂ« nisni me mbajtje mĂ« tĂ« shkurtra dhe t’i zgjatni gradualisht.

Frekuenca e rekomanduar është tre herë në javë për 4-12 javë dhe më pas ruajtja e rezultateve me një ose dy seanca në javë.

“ËshtĂ« e rĂ«ndĂ«sishme ta mbani kĂ«tĂ« zakon afatgjatĂ«, sepse ndĂ«rprerja e ushtrimeve sjell humbjen e pĂ«rfitimeve tĂ« arritura,” thekson Dr. Kalra.

Si ta bëni siç duhet ushtrimin:

â–Ș Gjeni njĂ« mbĂ«shtetje tĂ« fortĂ«: QĂ«ndroni me shpinĂ« drejt njĂ« muri dhe vendosni kĂ«mbĂ«t rreth 50-60 cm para jush, nĂ« gjerĂ«si tĂ« shpatullave.

â–Ș Zbrisni poshtĂ« murit: LĂ«vizni ngadalĂ« poshtĂ« duke rrĂ«shqitur shpinĂ«n derisa kofshĂ«t tĂ« jenĂ« paralele me tokĂ«n. GjunjĂ«t duhet tĂ« jenĂ« tĂ« pĂ«rkulur nĂ« kĂ«nd rreth 90°, kĂ«mbĂ«t tĂ« vendosura sheshtĂ«.

â–Ș Kontrolloni gjunjĂ«t: Sigurohuni qĂ« gjunjĂ«t tĂ« jenĂ« mbi kyçe dhe jo pĂ«rpara gishtave tĂ« kĂ«mbĂ«ve – kjo ul ngarkesĂ«n mbi nyje.

â–Ș Aktivizoni muskujt: ShtrĂ«ngoni barkun dhe mbani shpinĂ«n plotĂ«sisht ngjitur me murin. Supet tĂ« jenĂ« tĂ« relaksuara, krahĂ«t poshtĂ« ose tĂ« kryqĂ«zuar mbi gjoks.

â–Ș Mbani pozicionin: QĂ«ndroni kĂ«shtu pĂ«r dy minuta (ose sa mundeni nĂ« fillim). FrymĂ«marrja duhet tĂ« jetĂ« e qetĂ« dhe e rregullt – mos e mbani frymĂ«n.

â–Ș Ngrihuni ngadalĂ«: Kur tĂ« pĂ«rfundoni, ngrihuni ngadalĂ« pĂ«rgjatĂ« murit dhe ecni pak pĂ«r tĂ« çlodhur kĂ«mbĂ«t.

â–Ș PĂ«rsĂ«riteni: PĂ«r rezultate optimale, bĂ«ni katĂ«r seri nga dy minuta, me pushim tĂ« barabartĂ« mes tyre./e.t

Flakët rrethojnë edhe Rrogozhinën, Forcat e Armatosura nisin evakuimin e banorëve

Banorët e fshatrave Spanesh dhe Kazie në Rrogozhinë kanë nisur të largohen nga shtëpitë e tyre, për shkak të flakëve që rrezikojnë seriozisht jetën dhe pronën. Në kushtet kur zjarret kanë dalë nga kontrolli, efektivët e Forcave të Armatosura kanë nisur evakuimi e banorëve.

“NĂ« fshatrat Spanesh dhe Kazie, ekipet e emergjencĂ«s dhe Forcat e Armatosura tĂ« ShqipĂ«risĂ« po evakuojnĂ« banorĂ«t nga banesat pĂ«r shkak tĂ« pĂ«rkeqĂ«simit tĂ« situatĂ«s nga zjarret.

Terreni Ă«shtĂ« i vĂ«shtirĂ« dhe flakĂ«t po pĂ«rhapen me shpejtĂ«si, ndĂ«rsa po bĂ«hen pĂ«rpjekje maksimale pĂ«r tĂ« garantuar sigurinĂ« e jetĂ«s dhe pronĂ«s sĂ« qytetarĂ«ve”, thotĂ« Ministria e Mbrojtjes./e.t

Gjoba për ata që shikojnë përmbajtje të piratuar në Greqi është deri në 5,000 euro

Në Greqi kanë hyrë në fuqi dënime të reja për qytetarët që përdorin shërbime IPTV të piratuara, dhe shumat janë shumë më të larta se më parë.

Sipas rregulloreve të reja, përdoruesit fundorë që shikojnë përmbajtje televizive të paligjshme, përballen me gjoba prej 750 eurosh për përdorim personal, ndërsa për përdorim komercial shuma arrin në 5,000 euro.

PĂ«r shkelĂ«sit e pĂ«rsĂ«ritur, gjobat dyfishohen – 1,500 euro pĂ«r pĂ«rdorim personal dhe 10,000 euro pĂ«r pĂ«rdorim komercial.

KĂ«to masa janĂ« pjesĂ« e Vendimit tĂ« PĂ«rbashkĂ«t Ministror Nr. 358834/2025, i cili gjithashtu specifikon se cilat institucione kryejnĂ« kontrolle – Administrata Tatimore, Policia Financiare, NjĂ«sia e MbikĂ«qyrjes sĂ« Tregut, policia dhe shĂ«rbimet doganore.

Ligji parashikon gjithashtu dënime penale, por autorët mund të shmangin ndjekjen penale nëse paguajnë dyfishin e shumës së gjobës së vendosur brenda dhjetë ditësh.

Autoritetet thonë se masat e reja synojnë të luftojnë piraterinë digjitale, e cila vlerësohet se i kushton ekonomisë greke më shumë se 400 milionë euro çdo vit, duke çuar në humbje vendesh pune dhe ulje të të ardhurave tatimore./e.t

Gramsh, sërish thirrje për evakuim/ Banorët e fshatrave të largohen nga banesat urgjent!

Ministria e Mbrojtjes ka bërë thirrje sërish për evakuime në Gramash, për shkak të përkeqësimit të situatës, lidhur me zjarret.

PĂ«rmes njĂ« njoftimi, ministria ka kĂ«rkuar qĂ« banorĂ«t e fshatrave Ërmenj, Harunas dhe Zenelas tĂ« largohen menjĂ«herĂ« nga banesat.

Ndër të tjera, ministria kërkon që banorët të bashkëpunojnë me autoritetet për evakuimin e sigurt.

“NJOFTIM URGJENT PËR EVAKUIM

📍Gramsh

PĂ«r shkak tĂ« zjarreve, banorĂ«t e fshatrave Ërmenj, Harunas dhe Zenelas tĂ« largohen menjĂ«herĂ« nga banesat dhe tĂ« bashkĂ«punojnĂ« me autoritetet pĂ«r evakuimin e sigurt.”, thuhet nĂ« njoftim./e.t

“PĂ«rvĂ«lim nĂ« vjeshtĂ«â€/ NjĂ« Shtator me temperatura jashtĂ« normales

GrafikĂ«t e Meteo qĂ« paraqesin devijimet e temperaturĂ«s mesatare pĂ«r shtatorin – Vlerat mĂ« tĂ« larta nĂ« EvropĂ« shĂ«nohen nĂ« FrancĂ« dhe nĂ« Ballkan, ku tejkalojnĂ« +1°C. Shtatori i kĂ«tij viti pritet tĂ« jetĂ« shumĂ« mĂ« i ngrohtĂ« se normalja nĂ« EvropĂ«n Juglindore, pĂ«rfshirĂ« ShqipĂ«rinĂ«, sipas tĂ« dhĂ«nave tĂ« Meteo, tĂ« cilat bazohen nĂ« 400 skenarĂ« parashikimi, raporton noa.al.

KujtojmĂ« se korriku ishte muaji i tretĂ« mĂ« i nxehtĂ« i regjistruar ndonjĂ«herĂ«, sipas observatorit evropian Copernicus. Parashikimet afatgjata (periudha e vlefshme: gusht – shtator) u publikuan nĂ« fillim tĂ« muajit. Sipas 83% tĂ« skenarĂ«ve tĂ« disponueshĂ«m, temperatura mesatare e shtatorit do tĂ« jetĂ« mĂ« e lartĂ« se mesatarja sezonale (periudha e referencĂ«s: 1993–2016).

Më konkretisht, probabiliteti për devijime pozitive:

Midis 0 dhe 1°C: 42%

Midis 1 dhe 2°C: 32%

Mbi 2°C: 9%

Ndërsa probabiliteti për devijime negative:

Midis 0 dhe 1°C: 16%

Mbi 1°C: 1%

Mesatarja e 400 skenarëve është +0.84°C.

Devijime pozitive në të gjithë Evropën

Sipas analizës së Meteo, devijime pozitive priten në të gjithë kontinentin evropian. Vlerat më të larta shënohen në Francë dhe Ballkan, ku tejkalojnë +1°C. Ky parashikim bazohet në gjithsej 400 skenarë të mundshëm nga tetë qendra parashikimi:

ECMWF (Evropë)

UKMO (Britania e Madhe)

Meteo-France (Francë)

JMA (Japoni)

NCEP (SHBA)

DWD (Gjermani)

CMCC (Itali)

BOM (Australi)

Të gjitha këto të dhëna janë siguruar nga Shërbimi i Ndryshimeve Klimatike Copernicus i Komisionit Evropian.

Kujdes me interpretimin e parashikimeve afatgjata

Parashikimet afatgjata kanë një nivel të lartë pasigurie dhe synojnë vetëm të japin një vlerësim të prirjes së kushteve mesatare mujore dhe sezonale. Devijimet e temperaturës në bazë ditore ose në zona të kufizuara mund të ndryshojnë dukshëm nga devijimi mesatar i një muaji për një rajon të gjerë, për shkak të ndikimit të sistemeve të ndryshme atmosferike.

ÇfarĂ« ndodhi nĂ« korrik

Në korrik, devijimi mesatar i temperaturës në Evropën Juglindore ishte +1.61°C, ndërsa mesatarja e të gjithë skenarëve të parashikimit afatgjatë të publikuar në qershor 2025 ishte +1.04°C. Devijimi që u regjistrua kishte një probabilitet prej 41% dhe ishte fusha e dytë më e mundshme e vlerave sipas parashikimit afatgjatë./e.t

Fabrikat e armĂ«ve trefishohen, Europa armatoset deri nĂ« ‘dhĂ«mbë’

Fabrikat e armëve në Europë po trefishohen duke mbuluar mbi 7 milionë metra katrorë të zhvillimit të ri industrial. Ky hov përfaqëson një shkallë historike riarmatimesh pas pushtimit të Ukrainës nga Rusia në 2022. Analiza e të dhënave të radarëve satelitorë nga 150 ndërtesa në 37 kompani tregon se ripërtëritja e mbrojtjes së Europës po bëhe e prekshme përmes ndërtimit, përtej premtimeve të politikave dhe angazhimeve për shpenzimet, raporton Financial Times.

Rritja e aktivitetit ndërtues funksionon falë një përzierjeje anashkalimesh publike dhe nevojave të menjëhershme ushtarake. Qeveritë e BE po debatojnë si të ruajnë dërgesat e armëve në Kiev ndërkohë që rimbushin stoqet e tyre për shkak të pasigurisë së mbështetjes nga SHBA. Përmes 1 mijë kalimeve të radarëve satelitorë, FT gjurmoi ndryshimet në vendet e përqendruara te prodhimi i municioneve dhe bombave, dy pika kritike në mbështetjen perëndimore ndaj Ukrainës.

Të dhënat e radarëve nga satelitët Sentinel të ESA tregojnë se një e treta e vendeve të studiuara kanë kaluar nën zgjerim ose rindërtim. Kjo shkallë e lartë e rritjes industriale sinjalizon një ndryshim brezash që e zhvendos Europën nga prodhimi në kohë paqeje për të qenë të përgatitur drejt një baze industriale të gatshme që mund të sigurojë vazhdimisht armë. Ekspertët thonë se ky shndërrim do të pakësojë kostot dhe ndërlikimet e prodhimit të armëve si bombat.

Një nga zgjerimet më të mëdha është një projekt në Hungari nga kompania gjigante gjermane Rheinmetall dhe N7 Holding në Hungari. Vendi i tyre i prodhimit është në Vårpalota, i përfunduar në mes të 2024-ës ku prodhohen municione 30mm dhe planifikon të prodhojë predha dhe armatime për tanke. Këto zhvillime nënvizojnë sesi imazhet e radarëve mund të dallojnë ndryshime të lehta, por   domethënëse si gërmimet dhe ndërtimet e reja që shpesh humbasin nga fotot e zakonshme satelitore.

Programi i BE për Aktin e Mbështetjes së Prodhimit të Armëve (ASAP) ka investuar 500 milionë dollarë  për të lehtësuar pikat e vështira të prodhimit. Analiza e FT tregon se fabrikat e mbështetura nga ASAP janë zgjeruar më shpejt se të tjerat me fabrika, rrugë dhe infrastrukturë të re. Por jo i gjithë zhvillimi lidhet me financimin nga BE pasi shpenzimet e tjera publike dhe rritja e urdhrave ushtarakë kanë përshpejtuar zgjerimet e fabrikave në Europë.

Kompani si MBDA nĂ« Gjermani dhe Kongsberg nĂ« Norveegji kanĂ« rritur prodhimin e bombave falĂ« financimit tĂ« ASAP dhe kontratave tĂ« mĂ«dha, pĂ«rfshirĂ« marrĂ«veshjen prej 5,6 miliardĂ« dollarĂ« me NATO-n pĂ«r bombat Patriot. NdĂ«rkohĂ« BAR Systems nĂ« MbretĂ«rinĂ« e Bashkuar kanĂ« investuar fuqishĂ«m nĂ« fabrikat e municioneve duke synuar tĂ« shumĂ«fishojnĂ« kapacitetin prodhues. KĂ«to zhvillime reflketojnĂ« pĂ«rpjekje mĂ« tĂ« mĂ«dha pĂ«r tĂ« rritur prodhimin e armĂ«ve mbrojtĂ«se nĂ« EuropĂ« pĂ«r t’iu pĂ«rgjigjur luftĂ«rave.

Komisioni Europian po negocion një program të ri mbrojtjeje prej 1,5 milionë dollarësh duke shtuar suksesin e ASAP dhe synuar që të incentivojë zgjerimin industrial në prodhimin e armëve, mbrojtjes ajrore, artilerisë dhe dronëve. Liderët e industrisë lëvdojnë ASAP që ka mundësuar investimet e rëndëishme por paralajmërojnë se prodhimi i elementëve si motorët e vegjël të avionëve dhe mbushësit  e eksplozivëve mbeten një problem për prodhimin e armëve.

EkspertĂ«t thonĂ« se prodhimi  i armĂ«ve Ă«shtĂ« i rĂ«ndĂ«sishĂ«m pĂ«r strategjinĂ« e NATO-s kundrejt aftĂ«sive ushtarake tĂ« RusisĂ«. Teksa zgjerimi vazhdon, sfidat janĂ« tĂ« pranishme pĂ«r kapacitetin qĂ« duhet pĂ«r t’u pĂ«rballur me  mobilizimin  rus.  Programeve tĂ« ardhshme  tĂ« BE pĂ«r shpenzimet mund t’u nevojitet  tĂ« shĂ«njestrojĂ« kĂ«to hendeqe tĂ« veçanta teknologjike  pĂ«r  tĂ« siguruar gatishmĂ«rinĂ« mbrojtĂ«se tĂ« EuropĂ«s nĂ« planin afatgjatĂ«./e.t

The Times: Rusia synon zhdukjen e Ukrainës, shkëmbimi i territoreve nuk e ndal luftën

QĂ« kur Rusia nisi pushtimin e UkrainĂ«s nĂ« vitin 2022, ka pasur dy fraza qĂ« kanĂ« qenĂ« shtyllat kryesore tĂ« fjalimeve tĂ« pĂ«rditshme tĂ« presidentit Zelensky drejtuar kombit: “fitore” dhe “njĂ« paqe e drejtĂ« dhe e qĂ«ndrueshme”.

Para samitit të presidentit Putin dhe presidentit Trump në Alaska, e para duket se i ka shpëtuar kontrollit të Ukrainës, ndërsa e dyta, nëse udhëheqësi rus ia del mbanë, ka pak shanse të bëhet realitet.

Edhe nëse Zelensky pranon kërkesat e pritura të Putinit për të lëshuar tokë, diçka që është e ndaluar nga kushtetuta e Ukrainës, nuk ka indikacione se udhëheqësi rus do të jetë i kënaqur me fitime të kufizuara territoriale.

Putin nuk ka bĂ«rĂ« luftĂ« pĂ«r mĂ« shumĂ« se tre vjet pĂ«r tĂ« pushtuar vetĂ«m minierat e qymyrit tĂ« UkrainĂ«s lindore dhe “pronĂ«n e saj bregdetare”, siç i pĂ«rshkroi Trump zonat e pushtuara nga Rusia pĂ«rgjatĂ« Detit tĂ« Zi dhe Detit Azov. NdĂ«rsa makina e propagandĂ«s sĂ« Kremlinit do tĂ« ishte nĂ« gjendje t’i paraqiste fitime tĂ« tilla relativisht modeste si njĂ« fitore tĂ« lavdishme pĂ«r popullin e RusisĂ«, Putini nuk do tĂ« ishte nĂ« gjendje ta mashtronte veten.

Siç e kanĂ« bĂ«rĂ« tĂ« qartĂ« nĂ« shumĂ« raste ish-oficeri i KGB-sĂ« dhe aleatĂ«t e tij nĂ« MoskĂ«, Rusia nuk po lufton vetĂ«m pĂ«r tokĂ«, ajo po kĂ«rkon tĂ« eliminojĂ« UkrainĂ«n si shtet tĂ« pavarur. “Ukraina nuk Ă«shtĂ« as vend”, thuhet se Putini i ka thĂ«nĂ« George W. Bush, presidentit tĂ« atĂ«hershĂ«m tĂ« SHBA-sĂ«, nĂ« vitin 2008. QĂ«llimi i tij i pandryshueshĂ«m Ă«shtĂ« tĂ« nĂ«nshtrojĂ« Kievin, sado kohĂ« tĂ« duhet dhe me çdo mjet tĂ« nevojshĂ«m.

Pavarësisht ekonomisë së dobësuar të Rusisë, Putini ka pak nxitje për të bërë paqe ndërsa trupat e tij vazhdojnë të përparojnë në rajonin e Donjetskut, epiqendrën e luftës. Të hënën, forcat e Rusisë depërtuan nëpër mbrojtjet e Ukrainës pranë Dobropillia-s, një qytet i rrethuar, duke përparuar gjashtë milje dhe duke marrë kontrollin e një rruge kyçe, sipas raporteve ukrainase.

“Deri mĂ« tani, nuk ka asnjĂ« tregues se rusĂ«t kanĂ« marrĂ« sinjale pĂ«r t’u pĂ«rgatitur pĂ«r njĂ« situatĂ« pas luftĂ«s. PĂ«rkundrazi, ata po ripozicionojnĂ« trupat dhe forcat e tyre nĂ« mĂ«nyra qĂ« sugjerojnĂ« pĂ«rgatitje pĂ«r operacione tĂ« reja ofensive”, tha Zelensky tĂ« hĂ«nĂ«n.

Edhe pas muajsh bisedimesh, është e paqartë nëse Trump dhe administrata e tij e kanë kuptuar plotësisht se sa i fiksuar është Putini me Ukrainën. Agresioni ushtarak i udhëheqësit rus nuk filloi në vitin 2022, kur bota u trondit nga imazhet e raketave ruse në qytetet evropiane, por në vitin 2014, kur protestuesit në Kiev rrëzuan udhëheqësin pro-Moskës të vendit, Viktor Janukoviç.

NĂ« pĂ«rgjigje, Putini aneksoi KrimenĂ« dhe nisi njĂ« operacion tĂ« fshehtĂ« ushtarak nĂ« UkrainĂ«n lindore. “Putin Ă«shtĂ« njĂ« person dinak. Ai i thotĂ« tĂ« gjithĂ« botĂ«s se nuk ka trupa ruse atje. Por pastaj na thotĂ« ‘hajdeni, hajdeni’”, tha njĂ« ushtar rus i quajtur Dorji Batomunkuyev pĂ«r gazetĂ«n opozitare Novaya Gazeta nĂ« vitin 2015 pasi pĂ«soi plagĂ« tĂ« rĂ«nda nĂ« rajonin Donbas tĂ« UkrainĂ«s.

Vitet nĂ« vijim ishin njĂ« rrĂ«shqitje e vazhdueshme drejt njĂ« lufte tĂ« pĂ«rgjithshme qĂ« u shoqĂ«rua me njĂ« fushatĂ« nĂ« rritje tĂ« shtypjes politike nĂ« vend dhe propagandĂ«s qĂ« i lejoi Putinit t’ua linte drejtimin e pĂ«rditshĂ«m tĂ« RusisĂ« vartĂ«sve tĂ« tij, ndĂ«rsa ai u pĂ«rqendrua pothuajse ekskluzivisht nĂ« politikĂ«n e jashtme.

NĂ« vitin 2021, Putini akuzoi PerĂ«ndimin pĂ«r transformimin e UkrainĂ«s nĂ« njĂ« projekt “anti-rus” qĂ« do tĂ« pĂ«rdorej si trampolinĂ« pĂ«r sulme tĂ« ardhshme ndaj MoskĂ«s, edhe pse NATO kishte refuzuar t’i jepte Kievit njĂ« hartĂ« tĂ« qartĂ« rrugore pĂ«r anĂ«tarĂ«sim.

NjĂ« vit mĂ« vonĂ«, nĂ« prag tĂ« luftĂ«s, Putini u dha leksione rusĂ«ve pĂ«r orĂ« tĂ« tĂ«ra mbi atĂ« qĂ« ai e quajti trillim tĂ« shtetĂ«sisĂ« ukrainase dhe “çmendurinĂ«â€ qĂ« i kishte lejuar asaj tĂ« bĂ«hej e pavarur nga Moska nĂ« vitin 1991, kur ukrainasit votuan me shumicĂ« dĂ«rrmuese pĂ«r t’u shkĂ«putur nga Bashkimi Sovjetik.

“E kam thĂ«nĂ« shumĂ« herĂ« se i konsideroj popujt rusĂ« dhe ukrainas si njĂ« popull tĂ« vetĂ«m. NĂ« kĂ«tĂ« kuptim, e gjithĂ« Ukraina Ă«shtĂ« e jona”, tha Putini nĂ« qershor. Muajin e kaluar, ai e korrigjoi AleksandĂ«r Lukashenkon, diktatorin bjellorus, kur paralajmĂ«roi se Rusia mund tĂ« “kapte” mĂ« shumĂ« tokĂ« nĂ« UkrainĂ«. “Kthehuni, Ă«shtĂ« e jona”, i tha Putini.

Edhe nëse arrihet një marrëveshje për armëpushim, Putini pothuajse me siguri do ta përdorë kohën për të rindërtuar ushtrinë e tij të shkatërruar dhe për të ringjallur ekonominë e dobësuar të Rusisë përpara se të sulmojë përsëri, veçanërisht nëse Ukraina nuk merr garanci të forta perëndimore për sigurinë në këmbim të çfarëdo lëshimi që mund të detyrohet të bëjë.

Mes mungesĂ«s sĂ« qartĂ«sisĂ« mbi samitin, njĂ« gjĂ« Ă«shtĂ« e sigurt: Putini do tĂ« preferonte qĂ« Trump ta harronte plotĂ«sisht UkrainĂ«n. AnalistĂ«t kanĂ« sugjeruar se interesi kryesor i udhĂ«heqĂ«sit rus pĂ«r marrĂ«dhĂ«nie tĂ« mira me Trumpin Ă«shtĂ« sepse ai shpreson qĂ« Moska dhe Uashingtoni tĂ« mund tĂ« bien dakord tĂ« krijojnĂ« sfera ekskluzive ndikimi qĂ« do t’i lejonin Kremlinit njĂ« dorĂ« tĂ« lirĂ« nĂ« atĂ« qĂ« e sheh si oborrin e vet. TĂ« flasĂ«sh pĂ«r UkrainĂ«n nĂ« Alaska nuk i kushton asgjĂ« Putinit, veçanĂ«risht nĂ«se ai mund ta ngatĂ«rrojĂ« Trumpin me detajet e konfliktit.

Vitin e kaluar, gjatë një interviste me Tucker Carlson, e para e Putinit me median perëndimore që nga fillimi i pushtimit në shkallë të plotë të Rusisë, udhëheqësi i Kremlinit injoroi mundësinë për ta paraqitur veten si një njeri i arsyeshëm, duke nisur në vend të kësaj një leksion të gjatë rreth asaj që ai e sheh si rrënjët historike të konfliktit.

“MĂ« falni, a mund tĂ« na tregoni se nĂ« cilĂ«n periudhë  Po humbas gjurmĂ«t se ku ndodhemi nĂ« histori”, pyeti Carlson i hutuar nĂ« njĂ« moment. Putin ndaloi shkurt: “Ishte nĂ« shekullin e 13-tĂ«â€, u pĂ«rgjigj ai, pĂ«rpara se tĂ« vazhdonte pĂ«rsĂ«ri. TĂ« tilla janĂ« thellĂ«sitĂ« e obsesionit tĂ« udhĂ«heqĂ«sit rus./e.t

Zjarret në Gramsh, policia: Flakët i ndezi 80-vjeçari që vdiq në kopshtin e banesës

Policia e Elbasanit ka njoftuar zyrtarisht se zjarri i përmasave të mëdha në fshatrat e Gramshit është shkaktuar nga një 80-vjeçar, i cili fatkeqësisht humbi jetën edhe vetë si pasojë e asfiksisë.

I moshuari, sipas policisë, ndezi zjarr në kopshtin e banesës, e për pasojë flakët dolën jashtë kontrollit dhe u përhapën në të gjitha fshatrat e Gramshit.

Për shkak të situatës që ka dalë nga kontrolli, Ministria e Mbrojtjes ka urdhëruar evakuimin e banorëve të 3 fshatrave.

“Rreth orĂ«s 11:00, dyshohet se njĂ« shtetas rreth 80 vjeç, ka ndezur zjarr nĂ« kopshtin e banesĂ«s sĂ« tij, nĂ« fshatin Kullollas, zjarr i cili ka dalĂ« jashtĂ« kontrolli dhe Ă«shtĂ« pĂ«rhapur masivisht, nĂ« disa fshatra tĂ« rrethit tĂ« Gramshit. Dyshohet se si pasojĂ« e asfiksimit, ky shtetas ka humbur jetĂ«n. ShĂ«rbimet e PolicisĂ«, tĂ« ZjarrfikĂ«ses dhe tĂ« Emergjencave Civile kanĂ« shkuar menjĂ«herĂ« nĂ« zonĂ«, ku po punojnĂ« intensivisht pĂ«r shuarjen e zjarrit, si dhe pĂ«r evakuimin e banorĂ«ve tĂ« fshatrave nĂ« tĂ« cilat janĂ« pĂ«rhapur flakĂ«t. NdĂ«rkaq, grupi hetimor, nĂ« drejtimin e ProkurorisĂ«, po heton pĂ«r tĂ« zbardhur dhe dokumentuar shkakun e zjarrit dhe rrethanat e tjera tĂ« rastit”, thuhet nĂ« njoftimin e PolicisĂ« sĂ« Elbasanit./E.T

Osmanët masakrojnë 800 të krishterë që nuk pranuan të konvertoheshin në Islam

1480 – Beteja e Otrantos

Më 28 korrik 1480, një flotë osmane prej rreth 90 anijesh, me mbi 18 mijë ushtarë, e udhëhequr nga komandanti i njohur Gedik Ahmed Pasha, zbarkoi në brigjet e Italisë jugore dhe sulmoi qytetin-port strategjik të Otrantos, në Pulia. Ky sulm ishte pjesë e një plani më të gjerë të Perandorisë Osmane për të pushtuar Italinë dhe, më tej, për të depërtuar drejt Romës.

Pas njĂ« rrethimi tĂ« ashpĂ«r qĂ« zgjati rreth dy javĂ«, mĂ« 12 gusht 1480, Otranto ra nĂ«n kontrollin osman. Pushtuesit kĂ«rkuan qĂ« banorĂ«t tĂ« konvertoheshin nĂ« Islam. Rreth 800 burra, tĂ« udhĂ«hequr nga prijĂ«si Antonio Primaldo, refuzuan dhe qĂ«ndruan besnikĂ« besimit tĂ« tyre tĂ« krishterĂ«. TĂ« gjithĂ« u ekzekutuan me prerje koke nĂ« kodrĂ«n pas qytetit, nĂ« njĂ« vend qĂ« sot njihet si “Kodrina e MartirĂ«ve” (Colle della Minerva).

Ky akt mizor tronditi botën e krishterë të kohës dhe u përdor nga principatat italiane si thirrje për bashkim kundër kërcënimit osman. Më 12 maj 2013, Papa Françesku i kanonizoi këta dëshmorë si Martirët e Otrantos.

Pas pushtimit, Gedik Ahmed Pasha e mbajti qytetin për disa muaj, por përballë mungesës së furnizimeve dhe kërcënimit nga forcat aragoneze, ai u tërhoq me pjesën më të madhe të trupave në Shqipëri, duke planifikuar rikthimin në Itali në pranverën e vitit 1481. Planet ndryshuan papritur pas vdekjes së sulltan Mehmetit II, më 3 maj 1481. Pasardhësi i tij, Bejazid II, nuk e shihte Gedikun me besim, ndaj e thirri në Stamboll, e burgosi dhe, më 18 nëntor 1482, e ekzekutoi.

Origjina e Gedik Ahmed Pashës mbetet e paqartë. Disa burime historike pohojnë se ai ishte me prejardhje shqiptare, ndërsa të tjera e lidhin me origjinë greke ose serbe.

NĂ«se dĂ«shironi, mund ta pĂ«rpunoj edhe nĂ« stil kronike historike me ton mĂ« epik, qĂ« do t’i japĂ« ngjarjes mĂ« shumĂ« dramĂ« dhe atmosferĂ«.

Do të ishte perfekt për botim në një faqe historie ose rubrikë kulture.

Përgatiti: L.Veizi

Regjistrohet viktima e parë nga zjarret

Paraditen e sotme u regjistrua viktima e parë nga zjarret në vendin tonë.

Rreth orës 11:00, dyshohet se një shtetas rreth 80 vjeç, ka ndezur zjarr në kopshtin e banesës së tij, në fshatin Kullollas, zjarr i cili ka dalë jashtë kontrolli dhe është përhapur masivisht, në disa fshatra të rrethit të Gramshit. Dyshohet se si pasojë e asfiksimit, ky shtetas ka humbur jetën.

Shërbimet e Policisë, të Zjarrfikëses dhe të Emergjencave Civile kanë shkuar menjëherë në zonë, ku po punojnë intensivisht për shuarjen e zjarrit, si dhe për evakuimin e banorëve të fshatrave në të cilat janë përhapur flakët.

Ndërkaq, grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, po heton për të zbardhur dhe dokumentuar shkakun e zjarrit dhe rrethanat e tjera të rastit./E.T

Mbi 20 të vrarë në Gaza. Avionët dhe tanket izraelite, breshëri sulmesh në enklavë

Avionët dhe tanket izraelite vijuan bombardimet në zonat lindore të qytetit të Gazës përgjatë natës, duke vrarë të paktën 11 vetë.

Në jug të enklavës, pesë persona të tjerë, përfshirë një çift dhe fëmijën e tyre, humbën jetën pas shënjestrimit të banesës së tyre nga predha izralite në Khan Junis, ndërsa 4 të tjerë u vranë në një kamp të afërt, në zonën bregdetare të Mawasi.

Ushtria izraelite tha se po verifikonte raportimet dhe se forcat e veta po merrnin masa për të minimizuar dëmet civile. Në një tjetër deklaratë gjatë së martës, IDF bëri të ditur se kishte vrarë dhjetëra militant në Rripin e Gazës gjatë muajit të fundit dhe se kishte shkatërruar më shumë tunele të përdorura prej tyre.

Izraeli ka intensifikuar bombardimet në enklavë pasi njoftoi planet për nisjen e një ofensive të re, për pushtimin e qytetit të Gazës. Lëvizja ka nxitur reagime të ashpra rreth botës, mes frikës për përshkallëzim të vuajtjeve për palestinezët atje. 5 persona të tjerë, përfshirë 2 fëmijë, thuhet të kenë humbur jetën si pasojë e urisë gjatë 24 orëve të fundit.

Vdekjet e tjera e çojnë në 227 numrin total të viktimave nga kequshqyerja, mes të cilëve 103 fëmijë.

Teksa lufta bëhet gjithmonë e më e egër në Gaza, lideri i Hamasit, Khalil Al-Hayya, udhëton në Kajro për të rigjallësuar planin e armëpushimit të mbështetur nga SHBA. Raundi i fundit i bisedimeve në Katar përfundoi pa asnjë rezultat në fund të korrikut, me Hamasin dhe Izraelin që shkëmbyen akuza për mungesën e progresit, lidhur me propozimin amerikan për 60 ditë armëpushim dhe lirim të pengjeve. /E.T

Kur merr fund i nxehti afrikan në Shqipëri?

Pas disa ditësh të mbizotërimit të temperaturave përvëluese, vendi ynë pritet të përjetojë një rënie graduale të valës së të nxehtit duke nisur nga dita e enjte.

Kjo u bë e ditur nga meteorologia Anira Gjoni gjatë një prononcimi për Euronews Albania, ku analizoi situatën e motit dhe ndikimin e tij në përhapjen e zjarreve.

Nga dita e enjte, vala e të nxehtit do të fillojë të tërhiqet më ndjeshëm, me temperatura që pritet të zbresin në 34 gradë Celsius, ndërsa të premten ato do të bien deri në 32 gradë. Një rritje e lehtë pritet të shtunën, me vlera rreth 35 gradë Celsius.

“Temperaturat ekstreme qĂ« kemi parĂ« kĂ«tĂ« gusht nuk do tĂ« rikthehen nĂ« ditĂ«t nĂ« vijim,” u shpreh Gjoni.

Sipas Gjonit, të martën temperaturat arritën në 41 gradë Celsius në zonat e ulëta, 37 gradë në bregdet dhe 34 gradë në zonat malore.

Për ditën e mërkurë parashikohen vlera pak më të ulëta, 39 gradë Celsius në zonat e ulëta, 35 gradë Celsius në bregdet dhe 32 gradë Celsius në relievet malore.

Zonat më të rrezikuara nga i nxehti mbeten ato të ultësirës perëndimore, ku temperaturat gjatë orëve të pasdites qëndrojnë në vlera të larta dhe mund të përkeqësojnë më tej situatën.

“PĂ«r javĂ«n e fundit tĂ« gushtit, parashikimet tregojnĂ« se do tĂ« kemi ende ditĂ« tĂ« nxehta, me temperatura nĂ« intervalin 35–36 gradĂ« Celsius, por jo vlera ekstreme si javĂ«t e mĂ«parshme,” shtoi ajo.

“Nuk mund tĂ« themi se Ă«shtĂ« viti mĂ« i nxehtĂ«, por jemi ende brenda njĂ« prej viteve mĂ« tĂ« nxehta tĂ« regjistruara. 2024, nĂ« nivel global, vijon tĂ« jetĂ« viti mĂ« i nxehtĂ« deri tani,” tha meteorologia.

E pyetur për situatën e zjarreve, Gjoni tha se faktori njeri vijon të mbetet shkaku kryesor i vatrave aktive dhe rrezikshmërisë së lartë në shumë zona të vendit.

“Nuk janĂ« temperaturat 41–42 gradĂ« Celsius qĂ« shkaktojnĂ« zjarrĂ«vĂ«nien, nuk kemi kushtet ideale pĂ«r vetĂ«ndezje, shkaku kryesor vijon tĂ« mbetet veprimi i qĂ«llimshĂ«m apo pakujdesia njerĂ«zore,” u shpreh ajo.

Ndërsa vala e të nxehtit tregon shenja të tërheqjes, situata me zjarret mbetet serioze dhe shqetësuese në disa pjesë të territorit.

Sipas Gjonit, të gjitha qarqet e vendit paraqesin rrezikshmëri të lartë për përhapje zjarresh, përfshirë Shkodrën (veçanërisht në jug të saj), Lezhën, Kukësin, Elbasanin dhe Tiranën, ku zonat jugore janë më të ekspozuara.

“MegjithatĂ«, rĂ«nia e temperaturave gjatĂ« fundjavĂ«s pritet tĂ« ndihmojĂ« nĂ« stabilizimin gradual tĂ« situatĂ«s sĂ« zjarreve,” pĂ«rfundoi meteorologia./E.T

Flakët kanë bllokuar fshatrat e Gramshit, Ministria thirrje urgjente banorëve: Largohuni

Ministria e Mbrojtjes ju bën thirrje banorëve të fshatrave Kullollas, Bletëz dhe Menkollarë të Gramshit që të evakuohen menjëherë nga banesat e tyre për shkak të flakëve të zjarreve të cilat kanë rrethuar zonën.

“THIRRJE URGJENTE! PĂ«r shkak tĂ« zjarreve, u bĂ«jmĂ« thirrje banorĂ«ve tĂ« fshatrave Kullollas, BletĂ«z dhe MenkollarĂ« tĂ« largohen menjĂ«herĂ« nga banesat e tyre dhe tĂ« bashkĂ«punojnĂ« me autoritetet pĂ«r evakuimin e sigurt”.

Ndërkohë katër helikopterë janë nisur drejt Gramshit për shuarjen e dy vatrave masive të zjarrit, të cilat paraqesin rrezikshmëri të lartë dhe kanë detyruar autoritetet të urdhërojnë evakuimin e fshatrave Kullollas, Bletëz dhe Menkollarë.

Aaktualisht fshati Kullollas dhe Bletëz mbeten të bllokuar nga flakët. Deri më tani askush nuk mund të konfirmojë nëse ka të lënduar apo viktima nga zjarri pasi fshati është rrethuar nga flakët.

Deri nĂ« qetĂ«simin e situatĂ«s qĂ« t’i hapĂ« rrugĂ« hyrjes sĂ« zjarrfikĂ«ses dhe ambulancĂ«s askush nuk konfirmon fatin e banorĂ«ve tĂ« kĂ«tyre fshatrave.

Aktualisht ekipet që kanë shkuar nga toka për të evakuuar banorët e kësaj zone janë të bllokuara dhe e kanë të pamundur avancimin më tej.

Sakaq, drejt Gramshit Ă«shtĂ« nisur me urgjencĂ« edhe Ministri i BrendshĂ«m, Ervin Hoxha dhe drejtori i Emergjencave Civile, Haki Çako, pĂ«r tĂ« monitoruar nga afĂ«r operacionin pĂ«r shuarjen e flakĂ«ve./E.T

Humbi gjurmët teksa notonte me nënën në det, gjendet pa shenja jete 6-vjeçari

Carlo Panizzo u gjet nga zhytĂ«sit rreth orĂ«s 3 tĂ« mĂ«ngjesit tĂ« sĂ« martĂ«s, rreth 100 metra larg bregut, nĂ« njĂ« thellĂ«si prej 2 metrash. Trupi i njĂ« 6-vjeçari, i cili u zhdukur pasditen e sĂ« hĂ«nĂ«s nĂ« plazhin e Ca’ Pasquali, nĂ« Cavallino-Treporti, afĂ«r Venecias, u gjet pa shenja jeta.

Në kërkime morën pjesë forcat e Guardia Costiera, zjarrfikësit, helikopterë, roje plazhi, si dhe shumë pushues.

Carlo u zhduk ndërsa notonte me nënën e tij. Pavarësisht kërkimeve intensive që vazhduan gjatë natës, shpresat për ta gjetur gjallë u shuan në orët e para të mëngjesit./kb
❌