❌

Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

Në Shqipëri ka rreth 22 mijë të huaj, 54% janë për punë, kryesojnë India e Italia, rritet Afrika

 

Gjeografia e shtetasve të huaj që vijnë në Shqipëri për të punuar, bashkim familjar apo arsye të tjera sa vjen e po zgjerohet. INSTAT raportoi se shtetasit nga India dhe Italia kanë pasur numrin më të madh të aplikimeve për leje qëndrimi në 2024-n. Rritje shënuan dhe Amerika, Afrika dhe Oqeania.

Në fund të vitit 2024, numri i të huajve me leje qëndrimi në Shqipëri rezultoi 21.940, duke pësuar rritje me 2,2 %, krahasuar me vitin 2023, raportoi INSTAT. Nga këta gati 12 mijë janë për të punuar.

61,9 % e të huajve me leje qëndrimi dominohet nga meshkujt, kundrejt femrave me 38,1 %;

Grupmosha mĂ« e pĂ«rfaqĂ«suar Ă«shtĂ« ajo 30–39 vjeç, me 24,6 % tĂ« tĂ« huajve gjithsej;

Sipas INSTAT, numri i aplikimeve për leje qëndrimi në Shqipëri, në vitin 2024 shënoi rritje prej 6,0 %, krahasuar me vitin 2023. Shtetasit nga Italia dhe India përbëjnë 28,8 % të aplikimeve.

Europa zë pjesën më të madhe me 65,5 % (14.367 persona me leje qëndrimi), duke shënuar një rënie prej 5,6 %, krahasuar me 2023. Edhe Azia ka shënuar rritje të ndjeshme me 20,1 % (4.545 persona). Amerika, Afrika dhe Oqeania shënuan rritje me 23,4 % (3.028 persona).

Të huajt me origjinë nga Kosova, Italia dhe Turqia përbëjnë numrin më madh të të huajve me leje qëndrimi në Shqipëri;

Punësimi është arsyeja kryesore: 54,3 % e lejeve të qëndrimit ndjekur nga:
– bashkimi familjar: 24,5 %;
– arsye tĂ« tjera: 16,3 %;
– studimi: 4,0 %;
-qëllime humanitare: 0,9 %.

Në 2024 u identifikuan 1.540 të huaj të parregullt në territorin e Shqipërisë, duke shënuar një rënie të konsiderueshme, krahasuar me 6.630 në vitin 2023.

Në vitin 2024, të huajt me origjinë nga Kosova janë 4.592 banorë, duke shënuar një rritje me 23,7 %, krahasuar me 2023, ndërsa të huajt me leje qëndrimi në Shqipëri me origjinë nga Italia janë 3.763 banorë, duke shënuar një rritje me 11,5 %, krahasuar me 2023.

The post Në Shqipëri ka rreth 22 mijë të huaj, 54% janë për punë, kryesojnë India e Italia, rritet Afrika appeared first on Revista Monitor.

Zgjerimi i Tiranë-Durrës dhe Bypass-i i Sarandës, ARRSH kërkon mbikëqyrësit e projekteve 45 mln euro

NjĂ« muaj nga hapja e garĂ«s pĂ«r zgjerim i superstradĂ«s TiranĂ« – DurrĂ«s Faza III me njĂ« fond limit 2.5 miliardĂ« lekĂ« dhe “NdĂ«rtim By pass Sarande, Faza I” me fond limit 2 miliardĂ« lekĂ«, Autoriteti Rrugor Shqiptar ka nisur kĂ«krimin e kompanive qĂ« do tĂ« bĂ«jnĂ« mbikĂ«qyrjen.

NĂ«  sistemin e prokurimeve u çelĂ«n kĂ«tĂ« tĂ« hĂ«nĂ« procedurat qĂ« parashikojnĂ« kĂ«tĂ« shĂ«rbim. Konkretisht “Supervizion Punimesh NdĂ«rtim By Pass Sarande Faza I” me fond limit 17.1 milionĂ« lekĂ« dhe “Supervizion punimesh Zgjerimi i superstradĂ«s TiranĂ« – DurrĂ«s Faza III”.

Projektet në fjalë të cilët do të kenë edhe mbikëqyrësit pas përfundimit të procedurave parashikojnë ndërhyje të rëndësishme infrastrukturore në vend ku zgjerimi i autostradës Tiranë-Durrës tashmë ka nisur prej kohësh ndërsa Bypass ii Sarandës është një projekt krejtësisht i ri.

Sa i takon Bypassit Segment ii prokuruar ka njĂ« gjatĂ«si 3115metra linearĂ«. segmenti rrugor do tĂ« lidhet me nyje nĂ« nivel me segmentin rrugor nĂ« tĂ« ardhmen “Rruga e GjashtĂ«s”. MĂ« pas rruga vazhdon me tunel me dhe del nĂ« anĂ«n tjetĂ«r tĂ« kodrĂ«s nĂ« faqe tĂ« saj derisa lidhet me segmentin rrugor kombĂ«tar “SH8’’ dhe me segmentin rrugor qĂ« do tĂ« lidh “Bypass SarandĂ«â€ me segmentin rrugor ekzistues “Kardhiq – DelvinĂ«â€. Rruga do tĂ« jetĂ« e kategorisĂ« C2 me gjerĂ«si tĂ« kurorĂ«s 11 metra.

Sa i takon zgjerimit të Tiranë-Durrës në këtë fazë të tretë të lotit 1 përfshihet pjesa nga kilometrik 6 në atë 7.5 përfshirë ndërtimin e nyjes së Kasharit dhe punimet për ndërtimin e nyjes në degëzimin e rrugës së Laknasit në km 1.5 .  Gjerësia e kurorës së asfaltuar të kësaj rruge do të jetë 32.5 m me 3 kori kalimi nga 3.75 m (në 2 karrexhatat), Korsi emergjence 1 x 3 m (në 2 karrexhatat), Bankinë e asfaltuar (krahu i majtë) 2 x 0.7 m (në 2 karrexhatat), Bankinë (krahu i djathtë) 2 x 1.3 m (në 2 karrexhatat), Trafikndarëse 1 x 2.6 m (në mes të 2 karrexhatave).

The post Zgjerimi i Tiranë-Durrës dhe Bypass-i i Sarandës, ARRSH kërkon mbikëqyrësit e projekteve 45 mln euro appeared first on Revista Monitor.

Liderët më të mirë janë ata që krijojnë hapësirë, por çfarë do të thotë kjo?

Drejtimi ditët e sotme është sfidë: duhet të arrish rezultate, të kujdesesh për mirëqenien e ekipit dhe të mbash të gjallë motivimin e të gjithëve.

NjĂ« metodĂ« drejtimi qĂ« po fiton terren dhe pĂ«rkrahje Ă«shtĂ« “spacious leadership”, mĂ«nyra e drejtimit ku drejtuesi u jep hapĂ«sirĂ« tĂ« tjerĂ«ve tĂ« marrin pjesĂ«, tĂ« zgjedhin dhe tĂ« japin mĂ« tĂ« mirĂ«n, ndĂ«rsa kujdeset edhe pĂ«r veten pĂ«r tĂ« ruajtur efektivitetin dhe kĂ«naqĂ«sinĂ« nĂ« punĂ«.

Edhe pse shumë drejtues përpiqen të bëjnë më të mirën, vetëm 40% e punonjësve i vlerësojnë si me cilësi të lartë, ndërsa vetë liderët shpesh e mbivlerësojnë performancën e tyre. Shifrat tregojnë se 71% e tyre ndihen më të stresuar, mbi gjysma kanë frikë nga burnout profesionale dhe 40% kanë menduar të heqin dorë nga roli për shkak të mungesës së mirëqenies.

Spacious leadership fillon me përfshirjen. Drejtuesit e tillë ftojnë të tjerët të japin ide, të marrin pjesë dhe të kenë zë në vendimmarrje. Ata nuk pretendojnë të kenë gjithmonë përgjigjen e saktë, tregojnë përulësi dhe kërkojnë inputin e ekipit. Kur ofrojnë qëllime të qarta dhe kontekst, rrisin ndjenjën e pronësisë dhe angazhimin.

Ky stil lidershipi investon fort te zhvillimi. Punonjësit duan të rriten dhe liderët që ofrojnë trajnime, mentorim apo vlerësim të rregullt fitojnë besim të shumëfishuar nga ekipi. Mbështetja për zhvillim shihet si shenjë vlerësimi dhe rrit lojalitetin.

Një tjetër shtyllë është krijimi i kushteve për performancë të lartë. Autonomia, kontrolli mbi punën dhe koha e mjaftueshme për të reflektuar e planifikuar janë faktorë që ndikojnë si në cilësinë e rezultateve ashtu edhe në shëndet. Studime amerikane tregojnë se njerëzit me stres të lartë, por me më shumë vendimmarrje, janë më të shëndetshëm dhe jetojnë më gjatë.

Mirëqenia është po aq thelbësore. Drejtuesit që u japin hapësirë ekipit të tyre, e ndihmojnë atë të ruajë kufijtë mes punës dhe jetës, tregojnë empati dhe i drejtojnë njerëzit drejt burimeve të nevojshme.

Kjo ka ndikim të drejtpërdrejtë në angazhim: sipas një studimi global, 69% e punonjësve thonë se lideri ndikon në shëndetin e tyre mendor po aq sa partneri i jetës.

Dhe, mbi të gjitha, ata kujdesen për veten. E dinë se për të mbështetur të tjerët, duhet të kenë kohë për pushim, aktivitete që i japin energji dhe një rreth të besuar ku mund të ndajnë sfidat. Kujdesi për veten nuk është luks, por parakusht për të qenë të pranishëm dhe të qëndrueshëm në udhëheqje.

Në thelb, spacious leadership nuk është dobësi apo mungesë drejtimi, por aftësia për të krijuar hapësira ku njerëzit dhe vetë drejtuesi mund të japin më të mirën, duke ndërtuar ekipe të forta, të angazhuara dhe të qëndrueshme. / INC, Shqip.al

The post Liderët më të mirë janë ata që krijojnë hapësirë, por çfarë do të thotë kjo? appeared first on Revista Monitor.

UBA forcon rolin e saj në sektorin financiar

Banka e Bashkuar e Shqipërisë (UBA) po zgjeron praninë dhe rolin e saj në tregun financiar shqiptar. Numri i klientëve të rinj të bankës është në rritje të qëndrueshme, paralelisht me volumin e produkteve dhe shërbimeve të ofruara për ta.

Banka ka shënuar rritje të vazhdueshme të depozitave për individë, sidomos në pesë vitet e fundit. Që nga viti 2020, depozitat e publikut në UBA janë shtuar me pothuajse 150%.

UBA ofron sot depozita afatshkurtra dhe afatgjata me norma fitimi konkurruese, që përkojnë me pritshmëritë e klientëve ekzistues dhe të rinj.

UBA është pjesë e grupit Eurosig, grupit më të madh financiar në vend. Besimi në rritje nga publiku dhe investimet në rritje nga grupi Eurosig kanë krijuar mundësinë për të zgjeruar mbështetjen e ekonomisë me financime.

Në pesë vitet e fundit, UBA e ka trefishuar portofolin e kredisë, që ka arritur tashmë vlerën e më shumë se 150 milionë eurove.

Totali i aktiveve të bankës ka kaluar shumën e 250 milionë eurove, gjithashtu në rritje me pothuajse tre herë në pesë vitet e fundit.

UBA është banka më e vjetër private në tregun bankar, që ofron shërbime dhe produkte të një natyrë të veçantë, të ndërtuara sipas nevojave të klientëve dhe banka e vetme që i ofron këto produkte në përputhje me rregullat e besimit të tyre fetar.

Në vitet e fundit, UBA i ka dhënë prioritet zgjerimit në ato zona dhe komunitete ku nuk ofroheshin produkte dhe shërbime bankare. Kjo ka ndihmuar aktivisht në zgjerimin e aksesit të publikut në këto produkte e shërbime dhe në përgjithësi në rritjen e përfshirjes financiare.

Pas blerjes nga grupi Eurosig, UBA ka shënuar zgjerimin më të shpejtë të rrjetit të degëve në sektorin bankar shqiptar. Nga gjashtë degë që kishte deri fund të vitit 2023, sot UBA ka 19 degë në qytete të ndryshme. Banka ka sot një staf prej 182 punonjësish, nga 75 që kishte pesë vjet më parë.

UBA është sot një bankë me të gjitha kanalet e shpërndarjes së produkteve dhe shërbimeve bankare në përputhje me zhvillimet dhe nevojat e tregut, me kosto të ulët, shërbim të shpejt dhe cilësor.

Paralelisht me rritjen, UBA po lëviz me hap të shpejtë drejt automatizimit dhe digjitalizimit të ofrimit të produkteve e shërbimeve bankare sidomos për pagesat, transfertat etj. Banka ofron një platformë komode të internet banking, që u mundëson klientëve kryerjen komode të pagesave dhe transfertave bankare nga mjediset e shtëpisë apo zyrës.

UBA është e vetmja bankë në Shqipëri që ofron mundësinë e tërheqjes pa komision në çdo bankomat me logon Mastercard, duke u krijuar komoditet dhe akses shumë të gjerë klientëve të saj.

The post UBA forcon rolin e saj në sektorin financiar appeared first on Revista Monitor.

Pagat reale në 2023-2024 u rritën me ritmet më të larta që nga 2007-a

Paga reale në ekonomi u rrit me ritme dyshifrore për të dytin vit radhazi në 2024, me 10%, por me ngadalësim të lehtë në raport me vitin 2023 ku ndryshimi ishte 11.7%.

Paga reale (Rritja nominale duke zbritur inflacionin) në dy vitet e fundit shënoi ritmet më të larta që nga viti 2007.

Pas qëndrimit në vendnumëro gjatë dekadës së kaluar, pagat u rimëkëmbën dy vitet e fundit, ndërkohë që në sektorin shtetëror u rrit me ritme më të larta 16.9% në 2023  dhe 12.4% në 2024.

Dy ishin shtysat për ndryshimin e pagave.

E para lidhet me reformën e qeverisë për pagën mesatare sektorin publik 900 euro ndërmjet 2023-2025, dhe e dyta mungesa e punonjësve në sektorin privat ka ndikuar tek kompanitë që të rrisin fondet për personelin, si një mjet për mbajtjen e stafeve.

Në fillim të viteve 2000, rritja e pagave reale ishte e fortë. Në vitin 2001 arriti në 17.7%, duke reflektuar një periudhë rigjallërimi ekonomik pas krizave të tranzicionit.

Kjo rritje u shoqërua me një lëvizje të ngjashme edhe në pagat në sektorin shtetëror, që po atë vit shënuan një rritje prej 17.7%.

Në vitet që pasuan ritmet e rritjes u zbutën ndjeshëm, duke zbritur nën 10% në mesin e dekadës.

Në vitin 2007, si pagat reale në sektorin privat, ashtu edhe ato në sektorin shtetëror patën një ringritje, me rritje përkatësisht 13.8% dhe 17.1%, duke reflektuar rritjen ekonomike përpara se të fillonte krizës globale.

Vitet e krizĂ«s 2008–2010 sollĂ«n ulje tĂ« ritmeve, ku paga reale mbeti nĂ« nivele modeste prej 6.0% nĂ« 2008 dhe vetĂ«m 3.0% nĂ« 2010, ndĂ«rkohĂ« qĂ« nĂ« sektorin shtetĂ«ror ritmet ishin pak mĂ« tĂ« larta, por sĂ«rish nĂ« rĂ«nie krahasuar me vitet e mĂ«parshme.

Periudha 2011–2016 pĂ«rfaqĂ«son njĂ« fazĂ« qĂ«ndrimi nĂ« vendnumĂ«ro, ku ndryshimi i pagĂ«s reale zbriti nĂ« vlera minimale, madje edhe negative, si nĂ« vitin 2016, kur paga reale ra me 0.4%. NĂ« tĂ« njĂ«jtĂ«n kohĂ«, rritja e pagĂ«s nĂ« sektorin shtetĂ«ror luhatej nĂ« nivele shumĂ« tĂ« ulĂ«ta, shpesh midis 0–3%, duke reflektuar politikat shtrĂ«nguese buxhetore.

Një kthesë më e dukshme vërehet pas vitit 2017. Në atë vit, paga reale u rrit me 7.8%, ndërsa pagat në sektorin shtetëror me 9.8%, duke sinjalizuar një rigjallërim të të ardhurave si në sektorin privat dhe atë shtetëror.

Ndryshimi i pagĂ«s reale qĂ«ndroi pranĂ« zeros dhe madje ra ndjeshĂ«m nĂ« vitin 2022 me -4.3%, çka tregon se inflacioni i lartĂ« pas pandemisĂ« ka “ngrĂ«nĂ«â€ rritjen e pagĂ«s nominale.

Përkundrazi, paga në sektorin shtetëror u rrit me ritme të konsiderueshme gjatë kësaj periudhe, sidomos në vitin 2021 (+6.4%) dhe 2023 (+16.9%), duke reflektuar ndërhyrjet e qeverisë për të amortizuar ndikimin e krizave te punonjësit e administratës.

Burimi: INSTAT

The post Pagat reale në 2023-2024 u rritën me ritmet më të larta që nga 2007-a appeared first on Revista Monitor.

Statistika – Paraja jashtĂ« bankave

Paraja që qarkullon jashtë kanaleve bankare, ose cash, ka shënuar një rritje të fortë gjatë muajve të parë të këtij viti, që përkojnë me periudhën para zgjedhore.
Kjo është një tendencë e pazakontë, teksa të dhënat historike tregojnë se përgjithësisht në pjesën e parë të çdo viti ka një frenim të parasë jashtë banke, ndërsa në pjesën e dytë të vitit ka rritje të saj e ndikuar nga sezoni veror dhe ...

Nevojitet abonim për të lexuar artikull të revistës

Plani juaj aktual nuk ofron qasje në artikujt më të fundit të revistës. Për të pasur qasje të plotë, ju lutemi përmirësoni abonimin tuaj në premium.

The post Statistika – Paraja jashtĂ« bankave appeared first on Revista Monitor.

Kina do të ndërtojë hidrocentralin më të madh në botë

LUMI YARLUNG TSANGPO NË PROVINCËN NYINGCHI
 
Qeveria kineze e konsideron projektin tepĂ«r tĂ« rĂ«ndĂ«sishĂ«m pĂ«r tĂ« arritur objektivat e reduktimit tĂ« ndotjes deri nĂ« vitin 2030 dhe tĂ« ashtuquajturin “Neutralitet karbonik” deri nĂ« vitin 2060, qĂ« do tĂ« thotĂ« pakĂ«simi i gazit serrĂ« qĂ« emetohet nĂ« atmosferĂ«. Prodhimi i energjisĂ« sĂ« rinovueshme, siç Ă«shtĂ« ajo hidroelektrike, mbetet vendimtar nĂ« kĂ«tĂ« p...

Nevojitet abonim për të lexuar artikull të revistës

Plani juaj aktual nuk ofron qasje në artikujt më të fundit të revistës. Për të pasur qasje të plotë, ju lutemi përmirësoni abonimin tuaj në premium.

The post Kina do të ndërtojë hidrocentralin më të madh në botë appeared first on Revista Monitor.

Blloku zgjedh maturinë në vend të sfidës

“TĂ« jesh i lirĂ«, duhet tĂ« tĂ« kenĂ« frikĂ«â€, deklaroi sĂ« fundmi presidenti francez Emmanuel Macron.
“Ne nuk na kishin mjaftueshĂ«m frikĂ«â€.
Ai po fliste vetëm tri ditë pasi Ursula von der Leyen, presidente e Komisionit Europian, kishte rënë dakord për një marrëveshje tregtare të njëanshme me presidentin amerikan Donald Trump, në fushën e golfit Turnberry të këtij të fundit në Skoci.
Marrëveshja përfshi...

Nevojitet abonim për të lexuar artikull të revistës

Plani juaj aktual nuk ofron qasje në artikujt më të fundit të revistës. Për të pasur qasje të plotë, ju lutemi përmirësoni abonimin tuaj në premium.

The post Blloku zgjedh maturinë në vend të sfidës appeared first on Revista Monitor.

Një eklips i pjesshëm i energjisë diellore

Nëse shkoni së bashku me Mary Powell në një vizitë pune në San Jose, Kaliforni, do të mendonit se po shihni të ardhmen e ndritur të energjisë së pastër në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, shkruan The Economist.
 Sunrun, kompania e paneleve diellore për banesa që Powell drejton, u ofron konsumatorëve shërbime energjetike në 22 shtete.
Një klient i saj në Kaliforni, inxhinier nga Silicon Valley, tre...

Nevojitet abonim për të lexuar artikull të revistës

Plani juaj aktual nuk ofron qasje në artikujt më të fundit të revistës. Për të pasur qasje të plotë, ju lutemi përmirësoni abonimin tuaj në premium.

The post Një eklips i pjesshëm i energjisë diellore appeared first on Revista Monitor.

Po sikur Inteligjenca Artificiale të nxiste një bum të paprecedentë të rritjes ekonomike globale?

"Eureka në çdo moment të ditës".  Tregjet e mallrave, shërbimeve, aseteve financiare dhe fuqisë punëtore do të ktheheshin përmbys, shkruan The Economist
 
Deri në vitin 1700, ekonomia botërore pothuajse nuk rritej fare, thjesht qëndronte në vend. Gjatë 17 shekujve të mëparshëm, prodhimi global ishte zgjeruar mesatarisht me vetëm 0.1% në vit, një ritëm me të cilin do të duhej një mijëvjeçar që...

Nevojitet abonim për të lexuar artikull të revistës

Plani juaj aktual nuk ofron qasje në artikujt më të fundit të revistës. Për të pasur qasje të plotë, ju lutemi përmirësoni abonimin tuaj në premium.

The post Po sikur Inteligjenca Artificiale të nxiste një bum të paprecedentë të rritjes ekonomike globale? appeared first on Revista Monitor.

Kroaci, eksportuesit kroatë paralajmërojnë për rritje të kostove

Që prej 1 gushtit, një marrëveshje e re tregtare mes Bashkimit Europian dhe Shteteve të Bashkuara vendos një tarifë importi 15% mbi mallrat europiane që hyjnë në tregun amerikan, duke shkaktuar reagime të forta nga bizneset dhe zyrtarët kroatë.
Në Karlovac, prodhuesi lider HS Produkt, për të cilin eksportet në SHBA përfaqësojnë rreth 70% të prodhimit, kishte kohë që përgatitej. Më herët këtë vit, ...

Nevojitet abonim për të lexuar artikull të revistës

Plani juaj aktual nuk ofron qasje në artikujt më të fundit të revistës. Për të pasur qasje të plotë, ju lutemi përmirësoni abonimin tuaj në premium.

The post Kroaci, eksportuesit kroatë paralajmërojnë për rritje të kostove appeared first on Revista Monitor.

Rumani, treguesi i besimit ekonomik, në nivelin më të ulët pas pandemisë

Indikatori i Besimit Ekonomik (ESI) në Rumani, një tregues i përbërë që synon të ndjekë rritjen e PBB-së dhe llogaritet si mesatare e ponderuar e përgjigjeve të firmave në pesë sektorë kyç ekonomikë, ra në korrik në 94.7, niveli më i ulët që nga janari i vitit 2021, sipas Eurostat.
Ky tregues ra nën pragun e 100 pikëve në maj 2025, që tregon pritshmëri të balancuara, pas një periudhe rreth dyvjeça...

Nevojitet abonim për të lexuar artikull të revistës

Plani juaj aktual nuk ofron qasje në artikujt më të fundit të revistës. Për të pasur qasje të plotë, ju lutemi përmirësoni abonimin tuaj në premium.

The post Rumani, treguesi i besimit ekonomik, në nivelin më të ulët pas pandemisë appeared first on Revista Monitor.

Serbi, çfarë stimujsh janë të disponueshëm për investitorët?

Qeveria e Serbisë ka përmirësuar mbështetjen për investimet direkte përmes Dekretit për Përcaktimin e Kritereve për Ndarjen e Stimujve për të Tërhequr Investime Direkte.
Ky dekret përcakton kushtet për dhënien e stimujve në sektorin e prodhimit dhe atë të shërbimeve për qendrat e shërbimeve.
Investimet direkte, sipas këtij dekreti, përkufizohen si investime në asetet materiale dhe jomateriale të n...

Nevojitet abonim për të lexuar artikull të revistës

Plani juaj aktual nuk ofron qasje në artikujt më të fundit të revistës. Për të pasur qasje të plotë, ju lutemi përmirësoni abonimin tuaj në premium.

The post Serbi, çfarë stimujsh janë të disponueshëm për investitorët? appeared first on Revista Monitor.

Bullgaria, e përgatitur për hyrjen në Eurozonë

Ekonomia e Bullgarisë ndodhet në një pozicion të fortë përpara hyrjes në Eurozonë më 1 janar 2026, pa pabarazi të konsiderueshme makroekonomike, përveç nivelit të lartë të pabarazisë së të ardhurave dhe përqindjes së lartë të popullsisë në rrezik varfërie dhe përjashtimit social, thuhet në Raportin Makroekonomik të Tremujorit III të UniCredit Bulbank, përgatitur nga ekonomistët Kristofor Pavlov dh...

Nevojitet abonim për të lexuar artikull të revistës

Plani juaj aktual nuk ofron qasje në artikujt më të fundit të revistës. Për të pasur qasje të plotë, ju lutemi përmirësoni abonimin tuaj në premium.

The post Bullgaria, e përgatitur për hyrjen në Eurozonë appeared first on Revista Monitor.

Punimet pĂ«r QukĂ«s–QafĂ« Plloçë me kosto 240 mln USD drejt pĂ«rfundimit

Projekti i aksit rrugor QukĂ«s–QafĂ« Plloçë, me njĂ« kosto pĂ«rfundimtare prej 240 mln USD, po i afrohet pĂ«rfundimit. Sipas Autoritetit Rrugor Shqiptar (ARRSH), inaugurimi i rrugĂ«s pritet tĂ« bĂ«het nĂ« tetor 2025, pas mĂ« shumĂ« se njĂ« dekade punimesh dhe disa shtyrjesh afatesh.

Ky projekt infrastrukturor strategjik për zonën e Mokrës u projektua në vitin 2009 nga qeveria e asaj kohe dhe filloi zbatimin në terren në vitin 2011. Në vitin 2013, pas ndryshimit të qeverisë, projekti u rishikua për të reflektuar zhvillimet e reja në infrastrukturë. Fillimisht ishte parashikuar të përfundonte në vitin 2019, por deri më sot afatet janë shtyrë katër herë, për shkak të vështirësive teknike dhe financiare.

Përparimi i punimeve në terren

Monitor pĂ«rshkoi sĂ« fundmi nĂ« terren kĂ«tĂ« aks rrugor, duke nisur nga hyrja nĂ« fshatin QukĂ«s tĂ« Librazhdit, ku rezulton se ndryshe nga njĂ« vit mĂ« parĂ«, hyrja Ă«shtĂ« tashmĂ« e sistemuar. Rruga vazhdon nĂ«pĂ«rmjet fshatrave tĂ« MokrĂ«s. Deri nĂ« fshatrat Podgozhan dhe Kalivaç tĂ« MokrĂ«s sĂ« SipĂ«rme (pranĂ« tunelit), rruga Ă«shtĂ« pothuajse e asfaltuar plotĂ«sisht. NdĂ«rsa dy tunelet tĂ« ngritura pĂ«rmes maleve qĂ« mundĂ«sojnĂ« nxjerrjen pĂ«r nĂ« Qafë–Plloçë, i cili deri vitin e kaluar ishte i pakalueshĂ«m, Ă«shtĂ« tashmĂ« funksional.

QĂ« nga muaji korrik, rruga ka nisur tĂ« pĂ«rshkruhet nga banorĂ«t e zonĂ«s pĂ«r lehtĂ«si dalje nĂ« qytetet e Pogradecit apo drejt Korçës, duke evituar kalimin nĂ«pĂ«rmjet rrugĂ«s sĂ« vjetĂ«r tĂ« paasfaltuar. Ndryshe nga aksi i vjetĂ«r, pasi le pas fshatrat e MokrĂ«s sĂ« SipĂ«rme, rruga mund tĂ« pĂ«rshkohet pĂ«rmes dy tuneleve tĂ« ndĂ«rtuar ndĂ«rmjet maleve tĂ« thepisura, duke e bĂ«rĂ« tĂ« mundur arritjen nĂ« aksin Qafë–Plloçë pĂ«r rreth 15 minuta.

Progresi fizik i punimeve sipas ARRSH

Aksi përfshin tre seksione.

Seksionet I dhe II të këtij aksi, që shtrihen nga hyrja në Qukës të Librazhdit deri në daljen e tunelit në Mokër, përbëjnë një gjatësi totale prej 33.8 kilometrash. ARRSH tha për Monitor se në këto dy seksione janë realizuar 97% e punimeve.

NdĂ«rkohĂ«, nĂ« seksionin III tĂ« rrugĂ«s, nga dalja e tunelit deri nĂ« Qafë–Plloçë, ende mbeten disa pjesĂ« tĂ« pa asfaltuara, kryesisht deri nĂ« kryqĂ«zimin nĂ« formĂ« “T”, ku rruga ndahet majtas drejt fshatit GĂ«shtenjas tĂ« Pogradecit pĂ«r tĂ« vijuar mĂ« tej drejt TiranĂ«s, dhe djathtas drejt Korçës.

ARRSH sqaroi se në seksionin e tretë të aksit janë realizuar aktualisht 90% e punimeve.

“Punimet e parealizuara nĂ« 3 akset e rrugĂ«s, kryesisht kanĂ« tĂ« bĂ«jnĂ« me hedhjen e shtresave asfaltike, mbushje karpatash, dhe vendosja e sinjalistikĂ«s rrugore nĂ« disa pjesĂ« tĂ« rrugĂ«s, pasi nĂ« pjesĂ«n dĂ«rmuese tĂ« aksit sinjalistika rezulton e pĂ«rfunduar. NdĂ«rsa veprat e rrugĂ«s, pĂ«rfshirĂ« urat, muret mbrojtĂ«se dhe tunelet kanĂ« pĂ«rfunduar”, pohuan nga ARRSH.

ARRSH gjithashtu pohon për Monitor se inaugurimi i punimeve pritet të bëhet në muajin tetor 2025.

Nga inxhinierë të njohur shpesh herë punimet për këtë rrugë janë kritikuar, madje e kanë cilësuar si të papërshkrueshme gjatë stinës së dimrit për shkak të ngricave. ARRSH siguron gjithashtu se rruga do të jetë e kalueshme edhe gjatë dimrit, falë kontratave të mirëmbajtjes të lidhura me nënkontraktorët që do të jenë aktivë që nga ky vit.

Kostoja dhe financimi

Në fund të vitit 2022, ARRSH deklaroi më herët për Monitor se fatura financiare kishte arritur në 217 mln USD, për 73% të realizimit të punimeve, përfshirë dhe një hua shtesë prej 49 mln USD nga Fondi Saudit për Zhvillim. Sot, kostoja përfundimtare e projektit sipas ARRSH llogaritet në 240 mln USD.

Nga kjo shumë:

-Vetëm 2.9 km të segmentit janë ndërtuar me fonde të buxhetit të shtetit (vlerë 4-5 milionë USD).

-Pjesa tjetër është financuar nga kredia e Bankës Islamike për Zhvillim (IsDB) dhe Fondit Saudit për Zhvillim.

PavarĂ«sisht zhvillimit qĂ« pritet t’i sjellĂ« zonĂ«s sĂ« MokrĂ«s, e cila mbĂ«shtetet nĂ« blegtori disa inxhinierĂ« kanĂ« kritikuar kostot e larta tĂ« ndĂ«rtimit tĂ« rrugĂ«s. Fillimisht sipas tyre projekti parashikohej tĂ« kushtonte 150 mln USD, por pĂ«r shkak tĂ« terrenit tĂ« thyer malor, kostoja u rrit ndjeshĂ«m.

ARRSH e ka pranuar vështirësinë teknike të realizimit, duke theksuar se terreni i thyer ishte një nga faktorët kryesorë që solli shtyrjet dhe rritjen e kostove të punimeve.

Projekti parashikon ndërtimin e:

-43.3 km rrugĂ«, me gjerĂ«si totale 12 metra (2 korsi × 3.75 m, 2 bankina asfaltike × 1.5 m dhe 2 bankina tĂ« pa asfaltuara × 1 m).

-Më shumë se 20 ura e viadukte, mure mbajtës dhe pritës.

-Një tunel me gjatësi 375 metra.

-Rruga kalon për 10 km përgjatë lumit Shkumbin, për të vijuar më pas në zonën malore të Mokrës.

Financimi është ndarë në:

-Lotin 0 (0.0 – 2.9 km): me fonde nga buxhetit i shtetit.

-Lotin 1 dhe 2 (2.9 – 33.8 km): financuar nga Banka Islamike pĂ«r Zhvillim.

-Lotin 3 (33.8 – 40.5 km): financuar nga Fondi Saudit pĂ«r Zhvillim.

Ky aks do të jetë gjithashtu pjesë e Korridorit VIII Pan-Europian, duke krijuar lidhje të rëndësishme në infrastrukturën kombëtare dhe ndërkombëtare./ D.Azo

 

The post Punimet pĂ«r QukĂ«s–QafĂ« Plloçë me kosto 240 mln USD drejt pĂ«rfundimit appeared first on Revista Monitor.

Rekrutimi dhe trajnimi i stafit të kualifikuar, sfida kryesore për sektorin e pijeve freskuese

Flet Luca Busi, sipërmarrës dhe President i Coca-Cola Bottling Shqipëria
 
Pavarësisht sfidave me të cilat po përballen prodhuesit e pijeve freskuese,
Presidenti i Coca-Cola Bottling Shqipëria Luca Busi thotë se viti 2024 shënoi rritje të volumit të prodhimit, duke reflektuar ecurinë e turizmit, përmirësimin e shpërndarjes dhe zgjerimit të ofertës së produkteve.
Shtimi i prodhimit vendas sipas Bus...

Nevojitet abonim për të lexuar artikull të revistës

Plani juaj aktual nuk ofron qasje në artikujt më të fundit të revistës. Për të pasur qasje të plotë, ju lutemi përmirësoni abonimin tuaj në premium.

The post Rekrutimi dhe trajnimi i stafit të kualifikuar, sfida kryesore për sektorin e pijeve freskuese appeared first on Revista Monitor.

Edhe tregu i pijeve freskuese po “i dorĂ«zohet” importit

Teksa prodhuesit shqiptarë të pijeve freskuese po përballen me sfidat e gjetjes së punëtorëve dhe rënien e konsumit prej ndryshimeve demografike, pesha e importeve të pijeve freskuese për të dytin vit radhazi ishte 61% e tregut. Brenda një dekade, importet janë dyfishuar, kundrejt prodhimit vendas që është tkurrur.
 
Dorina Azo
Pas pandemisë së Covid-19 tregu vendas i pijeve freskuese po përjeton...

Nevojitet abonim për të lexuar artikull të revistës

Plani juaj aktual nuk ofron qasje në artikujt më të fundit të revistës. Për të pasur qasje të plotë, ju lutemi përmirësoni abonimin tuaj në premium.

The post Edhe tregu i pijeve freskuese po “i dorĂ«zohet” importit appeared first on Revista Monitor.

Çmimet e pronave: BSH raporton rritje tĂ« fortĂ«, por agjentĂ«t kanĂ« shumĂ« rezerva

Pasuritë e paluajtshme ngelen alternativa kryesore ndaj investimeve financiare, veçanërisht në rastin e Shqipërisë, ku mungon një treg i zhvilluar kapitalesh, ndërsa aksesi në tregjet e huaja është ende i kufizuar.
Pas pandemisë, tregu i pasurive të paluajtshme ka ndjekur një cikël rritjeje të shpejtë të çmimeve. Kërkesa në këtë treg është mbështetur nga rritja e turizmit, oferta e lartë e kredisë...

Nevojitet abonim për të lexuar artikull të revistës

Plani juaj aktual nuk ofron qasje në artikujt më të fundit të revistës. Për të pasur qasje të plotë, ju lutemi përmirësoni abonimin tuaj në premium.

The post Çmimet e pronave: BSH raporton rritje tĂ« fortĂ«, por agjentĂ«t kanĂ« shumĂ« rezerva appeared first on Revista Monitor.

Alternativat e Investimit: Interesat nĂ« rĂ«nie, por pronat mund ta kenĂ« arritur “majĂ«n”

Ulja e normave të interesit nga bankat qendrore po sjell kthime më të ulëta nga shumica e produkteve të kursimit dhe investimit financiar. Ndërkohë, tregu i pasurive të paluajtshme pritet të ndikohet nga masat kufizuese për kredinë për qëllime investimi dhe tendenca drejt stabilizimit e numrit të turistëve të huaj.
 
Ersuin Shehu
Mozaiku i alternativave të investimit duket se po bëhet më i ndërlik...

Nevojitet abonim për të lexuar artikull të revistës

Plani juaj aktual nuk ofron qasje në artikujt më të fundit të revistës. Për të pasur qasje të plotë, ju lutemi përmirësoni abonimin tuaj në premium.

The post Alternativat e Investimit: Interesat nĂ« rĂ«nie, por pronat mund ta kenĂ« arritur “majĂ«n” appeared first on Revista Monitor.

Lidershipi si vizion dhe strategji

Libri i fundit qĂ« Henri Kisinger botoi gjatĂ« jetĂ«s sĂ« tij — njĂ« testament i njĂ« mendjeje tĂ« jashtĂ«zakonshme, qĂ« mbeti e angazhuar deri nĂ« fund nĂ« pĂ«rpjekjen pĂ«r ta bĂ«rĂ« botĂ«n mĂ« tĂ« qĂ«ndrueshme dhe mĂ« paqĂ«sore – vjen si njĂ« dhuratĂ« pĂ«r tĂ« gjithĂ« abonentĂ«t e “Monitor”.
 
BashkĂ« me numrin e radhĂ«s sĂ« “RevistĂ«s Monitor”, abonentĂ«t do tĂ« kenĂ« mundĂ«sinĂ« tĂ« lexojnĂ« njĂ« botim tĂ« veçantĂ« nĂ« gjuhĂ«n sh...

Nevojitet abonim për të lexuar artikull të revistës

Plani juaj aktual nuk ofron qasje në artikujt më të fundit të revistës. Për të pasur qasje të plotë, ju lutemi përmirësoni abonimin tuaj në premium.

The post Lidershipi si vizion dhe strategji appeared first on Revista Monitor.

❌