❌

Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

DurrĂ«s Marina, “projekti strategjik” mbledh 42 mln euro nga shitja e apartamenteve nĂ« ajĂ«r

Projekti strategjik i marinës së Jahteve në Durrës, që u reklamua si një investim prej 2 miliardë eurosh, dhe po zhvillohet në zonën ku sot ndodhet Porti i Durrësit, të paktën në dy vitet e para, po e siguron kapitalin për ndërtimin e tre godinave të para nga shitja e apartamenteve me parapagim.

“DurrĂ«s Marina sha”, kompania qĂ« po menaxhon projektin strategjik tĂ« MarinĂ«s sĂ« jahteve nĂ« DurrĂ«s, sipas tĂ« dhĂ«nave nga bilanci, ka arkĂ«tuar nga klientĂ«t rreth 4.17 miliardĂ« lekĂ« (rreth 42 milionĂ« euro) nĂ« periudhĂ«n 2023-2024, kryesisht nga shitja e apartamenteve “nĂ« ajĂ«r”.

E dhĂ«na bĂ«het e ditur nĂ« bilancin e vitit 2024 tĂ« kompanisĂ«, ku zĂ«ri “Detyrime nga kontratat me klientĂ«â€ Ă«shtĂ« 4.17 miliardĂ« lekĂ«, ose rreth 42 milionĂ« euro, duke u dyfishuar nĂ« raport me 2023-n, kur ishte dhe viti i parĂ« qĂ« filloi aktivitetin. Ky zĂ«, sipas bilancit, pĂ«rfshin: “detyrimet nga kontratat me klientĂ«t janĂ« detyrime pĂ«r tĂ« transferuar njĂ«sitĂ« ndĂ«rtimore tek klientĂ«t pĂ«r tĂ« cilat ShoqĂ«ria ka marrĂ« njĂ« parapagim”.

MegjithatĂ«, kompania ka deklaruar tĂ« ardhura zero, sepse “tĂ« ardhurat do tĂ« njihen nĂ« momentin e dorĂ«zimit tĂ« njĂ«sive tĂ« banimit, fillimisht nĂ« vitin 2025”. “ShoqĂ«ria ka arritur nĂ« konkluzionin qĂ« tĂ« ardhurat nga shitja e pronave njihen nĂ« njĂ« moment nĂ« kohĂ« kur transferohet kontrolli, nĂ« pĂ«rgjithĂ«si me pĂ«rfundimin e pronĂ«s dhe pranimit nga ana e klientit”. Humbjet ishin 522 milionĂ« lekĂ« nĂ« 2024-n, nga 612 milionĂ« lekĂ« nĂ« 2023-n.

NdonĂ«se ky Ă«shtĂ« njĂ« investim qĂ« ka pĂ«rfituar, pĂ«rjashtime nga taksat, madje dhe atĂ« tĂ« infrastrukturĂ«s, si dhe ka marrĂ« njĂ« sipĂ«rfaqe tĂ« madhe prone falas pĂ«r zhvillim, investitori, nĂ« dy vitet e para tĂ« tĂ« aktivitetit, vetĂ«m sa ka mbledhur para nga shitja e apartamenteve nĂ« “ajĂ«r”.

Kompania u paraqit si investitore, por ajo rezulton se po i arkĂ«ton paratĂ« nga parapagimet e klientĂ«ve, tĂ« cilat janĂ« njĂ« “komponent i rĂ«ndĂ«sishĂ«m i financimit”, siç thuhet nĂ« raport. “PĂ«rgjithĂ«sisht, ShoqĂ«ria arkĂ«ton parapagime afatgjata nga klientĂ«t. ShoqĂ«ria ka arritur nĂ« pĂ«rfundimin qĂ« pĂ«r kĂ«to kontrata kemi pĂ«rfshirjen e njĂ« komponenti tĂ« rĂ«ndĂ«sishĂ«m tĂ« financimit”.

Të ardhurat e mbledhura deri tani duket se janë të mjaftueshme për të financuar shenzimet e ndërtimit në vitin 2024. Shoqëria raporton në bilanc se kostot e ndërtimit për vitin 2024 ishin rreth 3.4 miliardë lekë, ose rreth 35 mln euro (Kostot e ndërtimit 1,9 mld lekë; Kostot e zhvillimit 899 milionë lekë; Kostot e infrastrukturës për ndërtesat 28 milionë lekë; Inventare të tjerë 563 milionë lekë). Këto kosto janë të lidhura me tre godinat e para, A01, A02, A04, të cilat janë aktualisht në ndërtim e sipër.

Shitja e apartamenteve në zonën ku do të zhvillohet projekti strategjik u njoftua që në fund të vitit 2022.

Që nga ajo kohë kompania ka hapur disa herë procesin e shitjes së godinave të ndryshme, teksa çmimi është rritur vazhdimisht, duke arritur në mbi 3000 euro/m2, nga rreth 1500-1600 euro që nisën shitjet në fillim.

DurrĂ«s Marina pritet tĂ« hapĂ« shitjet nĂ« ajĂ«r edhe pĂ«r 2 godina; Çmimet i kalojnĂ« 3 mijĂ« euro/mÂČ

Shitjet, jo vetëm që filluan pa u marrë leja e ndërtimit, por në kontratë parashikohej që dhe 40% e vlerës së apartamenteve do të paguhet para marrjes së lejes së ndërtimit e ndarë në 20% e çmimit të blerjes që paguhet brenda 5 ditëve nga nënshkrimi i Marrëveshjes Paraprake të Shitjes; 10% e çmimit të blerjes të paguhet jo më vonë se 3 muaj nga data e lejes së ndërtimit dhe 10% e çmimit të blerjes të paguhet jo më vonë se 6 muaj nga data e lejes së ndërtimit.

 

Projekti “strategjik”

DurrĂ«s Marina Sha. u krijua nё Tirane si njё shoqёri aksionare mё datё 30 Janar 2023. Aktiviteti i saj Ă«shtĂ« zhvillimi i pasurive tĂ« paluajtshme, pĂ«r pĂ«rdorime tĂ« ndryshme, nĂ« pĂ«rputhje me Master Planin e kompanisĂ« DurrĂ«s Marina, si dhe operimin dhe menaxhimin e aktiviteteve tĂ« ndryshme tĂ« biznesit nĂ« pĂ«rputhje me Planin e Biznesit tĂ« projektit Durres Yachts & Marina.

ShoqĂ«ria Ă«shtĂ« pajisur me Status tĂ« ‘’Investim/Investitor Strategjik’’ pĂ«r projektin e investimit ‘DurrĂ«s Yachts & Marina’, pĂ«r njĂ« periudhe 20 vjeçare, sipas MarrĂ«veshjes KuadĂ«r Jahtet dhe Marina DurrĂ«s mes KĂ«shillit tĂ« ministrave tĂ« RepublikĂ«s sĂ« ShqipĂ«risĂ« dhe Eagle Hills Real Estate Development dhe Albanian Seaports Development Company, tĂ« nĂ«nshkruar mĂ« 30 janar 2023.

Pasuria mbi të cilën do të zhvillohet projekti është në pronësi të Albanian Seaport Development Company.

Referuar marrëveshjes se zhvillimit mes Durrës Marina Sha dhe Albanian Seaport Development company datë 19 Korrik 2023, pasuria do të jetë në dispozicion të zhvilluesit të projektit duke respektuar afatet e dorëzimit të specifikuara në kontratë.

Eagle Hills Real Estate Development zotëron 67% të aksioneve në Durrës Marina, ndërsa kompania që përfaqëson palën shqiptare, Albanian Seaports Development Company, mban 33% të aksioneve.

Kompania Eagle Hills Real Estate Development, përfaqëson në investim biznesmenin nga Emiratet e Bashkuara Arabe, Mohamed Alabbar. Kjo kompani ka bërë një rritje kapitali prej 7 milionë eurosh në korrik 2023, që mbeti i pandryshuar dhe në 2024.

Pala shqiptare ka kontribuar me tokën ku do të ndërtohet kompleksi rezidencial Durrës Marina. Në muajin shkurt 2023, qeveria shqiptare i transferoi aksionerit shqiptar një listë me 281 prona shtetërore për një sipërfaqe totale prej 818 mijë m2, sipërfaqe që do të përdoret në funksion të projektit.

Përveç ofrimit të truallit, qeveria shqiptare do të çlirojë kompaninë nga detyrimi për pagesën e taksës së ndikimit të infrastrukturë dhe fondit të strehimit social, që vlerësohen në rreth 7% të vlerës së parashikuar të shitjeve.

Gjithsej, parashikohet ndërtimi i gati 13 mijë apartamenteve (4 mijë në fazën e parë dhe rreth 8,600 në fazën e dytë), ndërsa do të këtë vetëm pak hotele me më shumë se 850 dhoma.

Parashikohen vetëm 280 vende për jahte. 93% e sipërfaqes së ndërtimit të parashikuar do të jetë rezidenciale dhe nga 3.5% përkatësisht do të jenë hotele dhe sipërfaqe tregtare.

Projekti parashikohet të ketë një vlerë prej rreth dy miliardë eurosh, por vetëm një pjesë e vogël e tij do të financohet me kapitalet e investitorit kryesor, Mohamed Alabbar. Pjesa më e madhe e kompleksit rezidencial do të financohet nga shitja e pronave që para ndërtimit të tyre dhe eventualisht nga burime të tjera, si financimet bankare.

I gjithë projekti pritet të gjenerojë në 35 vjet rreth 3.2 miliardë euro të ardhura. Nga shuma totale e të ardhurave, 2.26 miliardë euro, ose 70% e totalit të të ardhurave do të gjenerohet nga shitja e apartamenteve.

Kompania: Zona e projektit shumë e ndotur

Në raportin e aktivitetit 2024, kompania pranon se po përballet me sfidat e ndotjes në zonën ku po zhvillon projektin, si më poshtë:

1) Studimet e kryer tregojnë nivel të lartë të ndotjes në zonën e plazhit për shkak të veprimtarisë aktuale të portit dhe të depozitimit qymyrit.

2) Nivelet e sipërme të tokës u konstatuan se ishin shumë të kontaminuara.

3) Për të pasur cilësinë e dëshiruar të plazhit, u krye një model ushtrimi me valë, i cili tregoi se shtrirja ekzistuese e plazhit kërkon mbrojtje dhe bonifikimin e tokës.

4) Më pas janë kryer teste të cilësisë së ujit të cilat treguan sasi të larta të lëndëve të ngurta dhe mbetjeve të bimëve për shkak të shkarkimeve të ujërave të zeza në tokë, duke përkeqësuar më tej cilësinë e ujit.

“ShoqĂ«ria Ă«shtĂ« shumĂ« e kujdesshme ndaj mjedisit dhe si njĂ« zhvillues global qĂ« u pĂ«rmbahet standardeve ndĂ«rkombĂ«tare, beson fuqimisht se Ă«shtĂ« detyra e ShoqĂ«risĂ« qĂ« tĂ« mbrojĂ« mjedisin”, thuhet nĂ« raport.

Burimi: QKB

The post DurrĂ«s Marina, “projekti strategjik” mbledh 42 mln euro nga shitja e apartamenteve nĂ« ajĂ«r appeared first on Revista Monitor.

BSH vendos rregulla transparence për kostot dhe kursin e këmbimit në tërheqjet e parave nga ATM-të

Banka e Shqipërisë ka përgatitur disa ndryshime rregullatore, që synojnë të adresojnë problemet e transparencës në tarifat e këmbimit të monedhës të lidhura me transaksionet me kartë.

Kostot e larta, veçanërisht për tërheqjet cash në ATM nga zotëruesit e kartave të lëshuara nga institucione të huaja financiare, janë bërë objekt pakënaqësie nga turistët e huaj ose shtetasit shqiptarë që jetojnë jashtë vendit dhe përdorin kartat e tyre bankare për të tërhequr para në Shqipëri.

Madje, së fundmi edhe Autoriteti i Konkurrencës i ka rekomanduar Bankës së Shqipërisë të kontrollojë metodologjinë për llogaritjen e komisioneve për tërheqjet në bankomate, si dhe për kartëmbajtësit vendas ashtu edhe për ata të huaj, duke përfshirë edhe përqindjen (mark-up) për shërbimin e Këmbimit Dinamik të Valutës (DCC), nëse praktikat e ndjekura nga bankat janë në përputhje me aktet rregullatore në fuqi.

Projektrregullorja “Mbi tarifat e pagesave ndĂ«rkufitare nĂ« zonĂ«n SEPA dhe kushtet e transparencĂ«s”, pĂ«rcakton se, palĂ«t qĂ« ofrojnĂ« shĂ«rbime tĂ« kĂ«mbimit tĂ« monedhĂ«s nĂ« njĂ« ATM ose nĂ« pikĂ«n e shitjes (POS), duhet ta shprehin tarifĂ«n totale tĂ« kĂ«mbimit tĂ« monedhĂ«s si njĂ« vlerĂ« nĂ« pĂ«rqindje (mark-up) mbi nivelin e kursit tĂ« kĂ«mbimit, mĂ« tĂ« fundit tĂ« disponueshĂ«m, tĂ« publikuar nga Banka e ShqipĂ«risĂ«. Kjo pĂ«rqindje (mark-up) duhet t’i shfaqet paguesit para inicimit tĂ« transaksionit tĂ« pagesĂ«s.

Operatorët e pagesave duhet ta publikojnë përqindjen në një mënyrë të kuptueshme dhe lehtësisht të aksesueshme, në një platformë elektronike.

PĂ«rveç informacionit tĂ« mĂ«sipĂ«rm, çdo palĂ« qĂ« ofron shĂ«rbimin e kĂ«mbimit tĂ« monedhĂ«s nĂ« njĂ« ATM ose nĂ« pikĂ«n e shitjes (POS) duhet t’i sigurojĂ« paguesit, para inicimit tĂ« transaksionit tĂ« pagesĂ«s informacion pĂ«r shumĂ«n qĂ« do t’i paguhet pĂ«rfituesit nĂ« monedhĂ«n e pĂ«rdorur prej tij dhe shumĂ«n qĂ« do tĂ« paguhet nga paguesi nĂ« monedhĂ«n e llogarisĂ« sĂ« tij.

Çdo palĂ« qĂ« ofron shĂ«rbimin e kĂ«mbimit tĂ« monedhĂ«s nĂ« njĂ« ATM ose nĂ« POS duhet ta shfaqĂ« qartĂ« informacionin nĂ« pajisjen pĂ«rkatĂ«se.

Përpara inicimit të transaksionit të pagesës, kjo palë duhet të informojë paguesin mbi mundësinë e kryerjes së pagesës në monedhën e përdorur nga përfituesi, dhe në vazhdim, kryerjen e këmbimit të monedhës nga operatori i shërbimit të paguesit.

Informacioni i mĂ«sipĂ«rm duhet, gjithashtu, t’i vihet nĂ« dispozicion paguesit me njĂ« mjet tĂ« qĂ«ndrueshĂ«m komunikimi, pas inicimit tĂ« transaksionit tĂ« pagesĂ«s.

Operatori i pagesĂ«s (OSHP), duhet t’i dĂ«rgojĂ« paguesit, pa vonesa tĂ« panevojshme, njĂ« mesazh elektronik, pĂ«r çdo kartĂ« pagese qĂ« i Ă«shtĂ« lĂ«shuar paguesit prej tij dhe qĂ« Ă«shtĂ« e lidhur me tĂ« njĂ«jtĂ«n llogari, pasi OSHP-ja e paguesit tĂ« ketĂ« marrĂ« njĂ« urdhĂ«r pagese tĂ« lidhur me njĂ« tĂ«rheqje fondesh nga njĂ« ATM, ose me kryerjen e njĂ« pagese nĂ« pikĂ«n e shitjes (POS), e cila Ă«shtĂ« nĂ« njĂ« monedhĂ« tĂ« zonĂ«s SEPA, e ndryshme nga monedha e llogarisĂ« sĂ« paguesit.

Pavarësisht detyrimit të kësaj pike, një mesazh i tillë duhet të dërgohet një herë në muaj, gjatë të cilit OSHP-ja e paguesit merr nga paguesi një urdhër pagese në të njëjtën monedhë.

OSHP-ja duhet të bjerë dakord me përdoruesin e shërbimeve të pagesave mbi kanalin ose kanalet e komunikimit elektronik gjerësisht të disponueshëm dhe lehtësisht të aksesueshëm, përmes të cilave OSHP-ja do të dërgojë mesazhet elektronike.

Kur shërbimi i këmbimit të monedhës ofrohet nga OSHP-ja e paguesit në lidhje me një transfertë krediti, cila iniciohet direkt nëpërmjet internetit (online), duke përdorur faqen e internetit ose aplikacionin përkatëse të OSHP-së, kjo e fundit duhet të informojë paguesin, para inicimit të transaksionit të pagesës, në mënyrë të qartë, të paanshme dhe të kuptueshme, mbi tarifat e përllogaritura për shërbimin e këmbimit të monedhës të lidhur me transfertën e kreditit.

Para inicimit tĂ« transaksionit tĂ« pagesĂ«s, OSHP-ja duhet t’i komunikojĂ« paguesit, nĂ« mĂ«nyrĂ« tĂ« qartĂ«, tĂ« paanshme dhe tĂ« kuptueshme, shumĂ«n totale tĂ« transfertĂ«s tĂ« kreditit tĂ« pĂ«rllogaritur, nĂ« monedhĂ«n e llogarisĂ« sĂ« paguesit, duke pĂ«rfshirĂ« çdo tarifĂ« tĂ« lidhur me transaksionin dhe çdo tarifĂ« tĂ« kĂ«mbimit tĂ« monedhĂ«s.

OSHP-ja duhet, gjithashtu, tĂ« komunikojĂ« shumĂ«n e pĂ«rllogaritur qĂ« do t’i transferohet pĂ«rfituesit, nĂ« monedhĂ«n e pĂ«rdorur nga pĂ«rfituesi./ E.Shehu

 

The post BSH vendos rregulla transparence për kostot dhe kursin e këmbimit në tërheqjet e parave nga ATM-të appeared first on Revista Monitor.

Në 5 muaj, bashkitë përdorën vetëm 10% të planit të investimeve, Tirana më dobët

Ende njĂ« shumicĂ« njĂ«sish administrative nĂ« vendin tonĂ« vuajnĂ« nga mungesa e infrastrukturĂ«s dhe sidomos rrugĂ«ve pĂ«r t’u lidhur me rrjetin kombĂ«tar ose me qytetet e tyre.

KĂ«to mungesa e kanĂ« bĂ«rĂ« tĂ« vĂ«shtirĂ« jetĂ« nĂ« fshat dhe pĂ«r kĂ«tĂ« arsye, shumĂ« njerĂ«z zgjedhin tĂ« largohen pĂ«r kĂ«tĂ« fakt, ndĂ«rkohĂ« qĂ« bashkitĂ« “djegin” miliona euro nĂ« vit investime qĂ« nuk arrijnĂ« t’i realizojnĂ« sipas programeve qĂ« vetĂ« i kanĂ« miratuar.

Sipas tĂ« dhĂ«nave tĂ« detajuara nga Ministria e Financave pĂ«r periudhĂ«n janar–maj 2025, investimet e realizuara nga njĂ«sitĂ« vendore kapĂ«n vlerĂ«n rreth 4.5 miliardĂ« lekĂ«, ndĂ«rkohĂ« qĂ« plani vjetor i miratuar pĂ«r investime Ă«shtĂ« mĂ« shumĂ« se 44.9 miliardĂ« lekĂ«.

Në terma relativë, kjo do të thotë se në pesë muajt e parë të vitit është realizuar vetëm 10% e investimeve të planifikuara.

Bashkia e Tiranës, si njësia më e madhe vendore në vend dhe me buxhetin më të lartë të investimeve, ka realizuar vetëm 4.8% të planit të saj vjetor në pesë muajt e parë të vitit 2025.

Nga një total planifikimi prej rreth 19.4 miliardë lekësh, janë ekzekutuar vetëm 941 milionë lekë deri në fund të majit. Kjo normë e ulët realizimi është shqetësuese, duke pasur parasysh volumin e projekteve që lidhen me kryeqytetin, që përfshijnë infrastrukturën, transportin publik, arsimin dhe shërbimet sociale.

Fakti që edhe Tirana, me kapacitete të konsiderueshme administrative dhe financiare, nuk ka arritur të shpenzojë më shumë se 5% të buxhetit të saj të investimeve për afro gjysmën e vitit, dëshmon për një problem të thellë të administrimit në të gjithë qeverisjen vendore.

Nga analiza e të dhënave për bashkitë që janë qendra qarku, vihet re se edhe në këto njësi të mëdha administrative ritmi i realizimit të investimeve publike në pesë muajt e parë të vitit 2024 mbetet shumë i ulët.

Në krye të listës për realizimin më të dobët qëndron Bashkia Lezhë, e cila nga një plan vjetor prej mbi 1 miliard lekësh kishte realizuar vetëm rreth 15.8 milionë lekë, që përfaqëson më pak se 1.6% të totalit. Pas saj vjen Vlora, ku përkundër një buxheti mbi 2 miliardë lekë për investime, ishin shpenzuar vetëm 3.3%.

Edhe bashkitë e tjera të mëdha si Shkodra, Korça dhe Fieri rezultojnë me realizim nën 10%, me Fierin në kufirin më të lartë, me një normë prej 9.6%.

Kjo situatë tregon se problematika e ngadalësisë në realizimin e investimeve nuk është vetëm karakteristikë e bashkive të vogla, por përfshin edhe ato më të mëdhatë dhe më të pasurat në vend.

Disa nga bashkitë me përformancën më të dobët janë Himara dhe Pusteci. Në bashkinë Pustec, për shembull deri në fund të majit nuk është shpenzuar asnjë lek për investime.

Edhe Himara, me një plan investimesh prej mbi 2.1 miliardë lekësh, ka realizuar më pak se 0.1% të fondit të saj. Edhe bashki të tjera si Përmeti, Lezha apo Skrapari kanë një përqindje shumë të ulët të zbatimit të investimeve, të gjitha nën 3% të planit vjetor.

BashkitĂ« me pĂ«rformancĂ«n mĂ« tĂ« mirĂ« nĂ« realizimin e investimeve publike pĂ«r periudhĂ«n janar–maj 2025 janĂ« kryesisht njĂ«si mĂ« tĂ« vogla, tĂ« cilat kanĂ« arritur tĂ« ekzekutojnĂ« pjesĂ«n mĂ« tĂ« madhe tĂ« buxhetit tĂ« planifikuar.

Në krye të listës qëndron Bashkia Delvinë, e cila ka realizuar 100% të buxhetit të saj të investimeve për këtë periudhë, me një shumë të vogël por tërësisht të shpenzuar.

E ndjek Bashkia Has, me një realizim prej rreth 96%, dhe më pas Poliçani, që ka ekzekutuar 88% të buxhetit vjetor të parashikuar. Po ashtu, Finiqi dhe Kukësi renditen ndër bashkitë me performancën më të mirë, me përqindje realizimi përkatësisht 65.7% dhe 54%.

Ky rezultat tregon se, ndonëse me buxhete më modeste, disa nga bashkitë më të vogla kanë qenë më efikase në realizimin e projekteve publike të planifikuara për shkak të numrit më të kufizuar të projekteve.

Ndonëse pjesë e projekteve përfshijnë fusha me impakt të drejtpërdrejtë te qytetarët si strehimi social, infrastruktura urbane apo objektet e shërbimeve publike, dinamika e zbatimit nuk po ecën me të njëjtin ritëm me planin e vitit./ B.Hoxha

Burimi: Ministria e Financave

The post Në 5 muaj, bashkitë përdorën vetëm 10% të planit të investimeve, Tirana më dobët appeared first on Revista Monitor.

Statistikat e shpendëve, 2024

Sektori i blegtorisë prej vitesh ishte në krizë, por numri i shpendëve ishte në rritje nga investimet në pulari të mëdha në zonën e qendrës së vendit.
Kjo tendencë ka ndryshuar vitet e fundit. Sipas të dhënave zyrtare të INSTAT numri i pulave në vend në vitin 2024 ishte në rënie për të tretin vit radhazi.
Numri i pulave në Shqipëri pësoi një rënie me rreth 320 mijë krerë gjatë vitit 2024 në krahas...

Nevojitet abonim për të lexuar artikull të revistës

Plani juaj aktual nuk ofron qasje në artikujt më të fundit të revistës. Për të pasur qasje të plotë, ju lutemi përmirësoni abonimin tuaj në premium.

The post Statistikat e shpendëve, 2024 appeared first on Revista Monitor.

Udhëzuesi i verës për të mbrojtur fitimet

Këtë verë, drejtuesit e korporatave po përgatiten për pushime... nga puna, shkruan The Economist
 
Mesi i korrikut Ă«shtĂ« koha kur gjithçka zbulohet. NĂ« plazh, kjo nĂ«nkupton veshje gjithnjĂ« e mĂ« tĂ« lehta. NĂ« zyrat e bordit, kjo merr formĂ«n e njĂ« rituali tĂ« “zhveshjes” sĂ« korporatave tĂ« quajtur “sezoni i fitimeve verore”.
Rezultatet për tremujorin e dytë të vitit do të dalin në javët e ardhshm...

Nevojitet abonim për të lexuar artikull të revistës

Plani juaj aktual nuk ofron qasje në artikujt më të fundit të revistës. Për të pasur qasje të plotë, ju lutemi përmirësoni abonimin tuaj në premium.

The post Udhëzuesi i verës për të mbrojtur fitimet appeared first on Revista Monitor.

Luftë, gjeopolitikë, krizë energjetike: si e shmang ekonomia çdo katastrofë

Kapitalizëm i paprekshëm nga fatkeqësitë. Një formë e re kapitalizmi mund të shpjegojë suksesin e saj, shkruan The Economist
 
Pasi trupat e Adolf Hitlerit marshuan në Francë në vitin 1940, shumëkush kishte frikë për shkatërrimin e menjëhershëm të Europës dhe ekonomisë së saj.
Por, investitorët britanikë nuk kishin. Në vitin pas pushtimit, bursa e Londrës u rrit; madje, deri në fund të luftimeve, ...

Nevojitet abonim për të lexuar artikull të revistës

Plani juaj aktual nuk ofron qasje në artikujt më të fundit të revistës. Për të pasur qasje të plotë, ju lutemi përmirësoni abonimin tuaj në premium.

The post Luftë, gjeopolitikë, krizë energjetike: si e shmang ekonomia çdo katastrofë appeared first on Revista Monitor.

A do të na bëjë Inteligjenca Artificiale më budallenj?

Krijimtaria dhe mendimi kritik mund të ndikohen. Por ka mënyra për të zbutur pasojat, shkruan The Economist
 
Siç mund ta dijë kushdo që ka dhënë një provim të paktën një herë, të shkruash një ese për më pak se 20 minuta kërkon vërtet shumë përqendrim.
Të kesh qasje të pakufizuar në Inteligjencën Artificiale (IA) do ta lehtësonte ndjeshëm këtë ngarkesë mendore.
Por, siç sugjeron një studim i fundi...

Nevojitet abonim për të lexuar artikull të revistës

Plani juaj aktual nuk ofron qasje në artikujt më të fundit të revistës. Për të pasur qasje të plotë, ju lutemi përmirësoni abonimin tuaj në premium.

The post A do të na bëjë Inteligjenca Artificiale më budallenj? appeared first on Revista Monitor.

Sistemi global i azilit po shpërbëhet

ÇfarĂ« duhet ta zĂ«vendĂ«sojĂ« atĂ«?
 
Miguel mbërriti në Mbretërinë e Bashkuar nga Amerika Latine në vitin 2018. Ai kërkoi azil, duke deklaruar se po u shpëtonte bandave kriminale që do ta vrisnin po të kthehej.
Shtatë vite më vonë, çështja e tij ende nuk është zgjidhur, shkruan The Economist.
Zyrtarët britanikë kanë vonuar vendimin për shkak se nuk ka një mënyrë të lehtë për të përcaktuar nëse r...

Nevojitet abonim për të lexuar artikull të revistës

Plani juaj aktual nuk ofron qasje në artikujt më të fundit të revistës. Për të pasur qasje të plotë, ju lutemi përmirësoni abonimin tuaj në premium.

The post Sistemi global i azilit po shpërbëhet appeared first on Revista Monitor.

Bosnjë dhe Hercegovina, biznesi i paneleve diellore

Falë klimës së favorshme, Bosnja dhe Hercegovina ka potencial të madh për energjinë diellore. Niveli i rrezatimit diellor, rreth 2000 orë me diell në vit, është më i lartë se në shumë vende europiane, duke tejkaluar atë të Gjermanisë, Suedisë dhe Polonisë me rreth 30%.
Pesë centrale të reja diellore pritet të jenë funksionale në Hercegovinë deri në fund të vitit 2025, me një kapacitet të kombinuar...

Nevojitet abonim për të lexuar artikull të revistës

Plani juaj aktual nuk ofron qasje në artikujt më të fundit të revistës. Për të pasur qasje të plotë, ju lutemi përmirësoni abonimin tuaj në premium.

The post Bosnjë dhe Hercegovina, biznesi i paneleve diellore appeared first on Revista Monitor.

Serbi, IT po shqyrton tërheqjen nga tregu pas heqjes së stimujve

Disa kompani të sektorit të teknologjisë po shqyrtojnë tërheqjen e pjesshme ose të plotë nga tregu serb pas heqjes së stimujve të parashikuar nga Dekreti për Kriteret e Dhënies së Ndihmës për Punëdhënësit që Punësojnë Persona të Sapoardhur, njoftoi Shoqata Serbe e Teknologjisë së Informacionit (SITA).
“Disa javĂ« pas shfuqizimit tĂ« stimujve pĂ«r individĂ«t e sapoardhur, dhe pavarĂ«sisht disa letrave z...

Nevojitet abonim për të lexuar artikull të revistës

Plani juaj aktual nuk ofron qasje në artikujt më të fundit të revistës. Për të pasur qasje të plotë, ju lutemi përmirësoni abonimin tuaj në premium.

The post Serbi, IT po shqyrton tërheqjen nga tregu pas heqjes së stimujve appeared first on Revista Monitor.

Bullgari, Fitch Ratings rrit vlerësimin kreditor të Bankës për Zhvillim

Agjencia Fitch Ratings ka përmirësuar vlerësimin afatgjatë të kreditit të Bankës për Zhvillim të Bullgarisë (BDB) nga 'BBB' në 'BBB+', duke i dhënë gjithashtu një perspektivë të qëndrueshme.
Vlerësimi i ri përputhet me vlerësimin sovran të Bullgarisë dhe pasqyron besimin e agjencisë në qëndrueshmërinë fiskale të vendit pas vendimit për të adoptuar Euron.
Ky hap sinjalizon rritjen e besimit si në e...

Nevojitet abonim për të lexuar artikull të revistës

Plani juaj aktual nuk ofron qasje në artikujt më të fundit të revistës. Për të pasur qasje të plotë, ju lutemi përmirësoni abonimin tuaj në premium.

The post Bullgari, Fitch Ratings rrit vlerësimin kreditor të Bankës për Zhvillim appeared first on Revista Monitor.

Sektori i kujdesit shëndetësor në Europën Qendrore dhe Lindore mbetet tërheqës

Dy dekada pasi fondet e kapitalit privat nisën të investonin fuqishëm në kujdesin shëndetësor privat në Europën Qendrore, sektori vazhdon të jetë një magnet për investitorët, që kërkojnë të rrisin asetet dhe të nxisin konsolidimin, edhe në kushtet e një klime makroekonomike më të pasigurt.
Kujdesi shëndetësor privat lulëzoi krahas rritjes së klasës së mesme në Europën Qendrore dhe Juglindore. Popu...

Nevojitet abonim për të lexuar artikull të revistës

Plani juaj aktual nuk ofron qasje në artikujt më të fundit të revistës. Për të pasur qasje të plotë, ju lutemi përmirësoni abonimin tuaj në premium.

The post Sektori i kujdesit shëndetësor në Europën Qendrore dhe Lindore mbetet tërheqës appeared first on Revista Monitor.

“Ushqimi shqiptar Ă«shtĂ« identitet – jo vetĂ«m shije”

Flet Altin Prenga – i njohur pĂ«r agroturizmin “Mrizi i Zanave”
 
Në vitet e fundit, ka një rritje të numrit të restoranteve dhe agroturizmeve që ofrojnë produkte vendase dhe pjata tradicionale të interpretuara me kujdes dhe kreativitet.
Kjo qasje përputhet me tendencat globale drejt produkteve lokale, të stinës dhe përvojave autentike gastronomike.
NĂ« kĂ«tĂ« kontekst, shefi Altin Prenga – i njohur p...

Nevojitet abonim për të lexuar artikull të revistës

Plani juaj aktual nuk ofron qasje në artikujt më të fundit të revistës. Për të pasur qasje të plotë, ju lutemi përmirësoni abonimin tuaj në premium.

The post “Ushqimi shqiptar Ă«shtĂ« identitet – jo vetĂ«m shije” appeared first on Revista Monitor.

“Autenticiteti Ă«shtĂ« vlera mĂ« e madhe nĂ« njĂ« treg global”

Flet Jurgen Bame, shef i marketingut të rrjetit të restoranteve "Era"
 
Kuzhina shqiptare po zë gjithnjë e më shumë vend në përvojën turistike që ofron vendi, veçanërisht në qytete si Tirana, ku vizitorët mund të përjetojnë shijen lokale edhe në restorante moderne.
Në një treg ku turizmi është në rritje të shpejtë dhe përballueshmëria është një nga pikat e forta, ruajtja e autenticitetit nëpë...

Nevojitet abonim për të lexuar artikull të revistës

Plani juaj aktual nuk ofron qasje në artikujt më të fundit të revistës. Për të pasur qasje të plotë, ju lutemi përmirësoni abonimin tuaj në premium.

The post “Autenticiteti Ă«shtĂ« vlera mĂ« e madhe nĂ« njĂ« treg global” appeared first on Revista Monitor.

“TuristĂ«t kĂ«rkojnĂ« autenticitet edhe nĂ« pjatat mĂ« tĂ« thjeshta”

Flet Fundim Gjepali, shef dhe drejtues i agroturizmit “Gjepali” nĂ« Shijak
 
Kuzhina tradicionale shqiptare po fiton gjithnjë e më shumë vëmendje, jo vetëm në agroturizëm, por edhe në restorantet urbane të vendit.
Me rritjen e fluksit të turistëve të huaj, është shtuar kërkesa për ushqim vendas, autentik dhe me bazë produktet e zonës. Kjo ka nxitur rikthimin te gatimet tradicionale dhe te bash...

Nevojitet abonim për të lexuar artikull të revistës

Plani juaj aktual nuk ofron qasje në artikujt më të fundit të revistës. Për të pasur qasje të plotë, ju lutemi përmirësoni abonimin tuaj në premium.

The post “TuristĂ«t kĂ«rkojnĂ« autenticitet edhe nĂ« pjatat mĂ« tĂ« thjeshta” appeared first on Revista Monitor.

Restorantet më të vlerësuara në Tripadvisor

Bazuar në të dhënat nga platforma Tripadvisor, disa prej restoranteve më të vizituara dhe më të vlerësuara në Shqipëri janë bërë tashmë pika referimi për turistët e huaj dhe vendas që kërkojnë eksperienca autentike kulinare.
Në Tiranë, në krye të listës qëndrojnë Smoke House, Kripe dhe Piper dhe Ujvara Restaurant, secili me një vlerësim maksimal prej 4.9 yjesh, dhe me mbi 1300 komente për dy të pa...

Nevojitet abonim për të lexuar artikull të revistës

Plani juaj aktual nuk ofron qasje në artikujt më të fundit të revistës. Për të pasur qasje të plotë, ju lutemi përmirësoni abonimin tuaj në premium.

The post Restorantet më të vlerësuara në Tripadvisor appeared first on Revista Monitor.

Shqipëria, ndër vendet më të lira për të ngrënë jashtë, por a është kjo një strategji e qëndrueshme?

Aktualisht, Shqipëria vijon të ruajë një avantazh konkurrues për sa u përket çmimeve të një vakti të zakonshëm në restorant.
Të dhënat zyrtare nga Eurostat për vitin 2024 tregojnë se Shqipëria është vendi i dytë më i lirë në Europë për çmimet në restorante dhe hotele, me kosto sa gjysma e mesatares europiane (52.3% e mesatares së BE-së).
Ky indeks mat nivelin e çmimeve krahasuar me mesataren europ...

Nevojitet abonim për të lexuar artikull të revistës

Plani juaj aktual nuk ofron qasje në artikujt më të fundit të revistës. Për të pasur qasje të plotë, ju lutemi përmirësoni abonimin tuaj në premium.

The post Shqipëria, ndër vendet më të lira për të ngrënë jashtë, por a është kjo një strategji e qëndrueshme? appeared first on Revista Monitor.

Sa kushton një vakt në restorantet në Shqipëri?

Të dhënat për qytetet kryesore, ku paguan më pak dhe ku më shumë
 
Çmimet nĂ« restorantet shqiptare mbeten ndĂ«r mĂ« tĂ« pĂ«rballueshmet nĂ« rajon, por dallimet mes qyteteve janĂ« tĂ« ndjeshme.
Një darkë për dy persona në bregdet kushton më shumë se në veri apo në qytetet e tjera brenda vendit, ndërsa mishi i viçit dhe peshku mbeten kategoritë më të shtrenjta.
Një përmbledhje e çmimeve në restorante në dh...

Nevojitet abonim për të lexuar artikull të revistës

Plani juaj aktual nuk ofron qasje në artikujt më të fundit të revistës. Për të pasur qasje të plotë, ju lutemi përmirësoni abonimin tuaj në premium.

The post Sa kushton një vakt në restorantet në Shqipëri? appeared first on Revista Monitor.

Ushqimi, pikë e fortë e turizmit shqiptar: sondazhi me 250 turistë të huaj

Kuzhina shqiptare Ă«shtĂ« kthyer nĂ« njĂ« nga pĂ«rvojat mĂ« tĂ« vlerĂ«suara tĂ« udhĂ«timit, sipas njĂ« ankete tĂ« zhvilluar gjatĂ« muajit qershor nga “Monitor” me 250 turistĂ« tĂ« huaj nĂ« TiranĂ«, DurrĂ«s, ShkodĂ«r, GjirokastĂ«r, VlorĂ« dhe Berat.
Çmimet e ulĂ«ta, shijet tradicionale dhe autenticiteti i gatimeve po rrisin vlerĂ«n ekonomike tĂ« turizmit lokal.
 
Pjatat më të preferuara
Ushqimet tradicionale shqiptar...

Nevojitet abonim për të lexuar artikull të revistës

Plani juaj aktual nuk ofron qasje në artikujt më të fundit të revistës. Për të pasur qasje të plotë, ju lutemi përmirësoni abonimin tuaj në premium.

The post Ushqimi, pikë e fortë e turizmit shqiptar: sondazhi me 250 turistë të huaj appeared first on Revista Monitor.

Dominimi i monedhës në epokën dixhitale

Nga HélÚne Rey*

 

Prej më shumë se 80 vitesh, dollari amerikan ka gëzuar një supremaci të pakrahasueshme në tregtinë dhe financat botërore, falë kombinimit unik të madhësisë ekonomike të SHBA-së, institucioneve të besueshme, tregjeve financiare të forta dhe likuide, fuqisë gjeopolitike, si dhe në mënyrë vendimtare, avantazhit që vjen nga përdorimi i tij në gjithë botën. Por një variabël i ri është gati të riformësojë rendin monetar global: integriteti i të dhënave.

NdĂ«rsa teknologjitĂ« dixhitale po bĂ«hen gjithnjĂ« e mĂ« shumĂ« shinat mbi tĂ« cilat lĂ«viz paraja, pĂ«rmes kriptomonedhave (stablecoin), dixhitalizimit tĂ« aseteve (tokenized assets) dhe monedhave dixhitale tĂ« bankave qendrore, qĂ«ndrueshmĂ«ria dhe besueshmĂ«ria e rrjeteve monetare varen gjithnjĂ« e mĂ« shumĂ« jo vetĂ«m nga themelet makroekonomike, por edhe nga fuqia teknologjike dhe siguria e infrastrukturĂ«s pĂ«rkatĂ«se. Sigurisht, themelet makroekonomike vijojnĂ« tĂ« jenĂ« tĂ« rĂ«ndĂ«sishme, dhe monedhat dixhitale ngrejnĂ« disa sfida tĂ« zakonshme makroekonomike. NĂ« veçanti, duke kaluar kontrollin e krijimit tĂ« parasĂ« nga shteti te aktorĂ« privatĂ« (privatizimin) dhe duke e bĂ«rĂ« mĂ« tĂ« lehtĂ« shmangien e taksave, stablecoin-et mund tĂ« ulin tĂ« ardhurat qĂ« qeveritĂ« mbledhin pĂ«rmes sistemit fiskal.”

Për më tepër, nëse një stablecoin e humbet lidhjen e saj me monedhën bazë, për shembull, sepse rezervat e likuiditetit rezultojnë të pamjaftueshme, besueshmëria e saj mund të shembet, duke shkaktuar një situatë paniku, ku përdoruesit përpiqen të tërheqin fondet në mënyrë masive. Nëse ndërthurjet e stablecoin-it me asete të tjera janë të shumta, kjo mund të ketë pasoja sistemike. Një tërheqje masive nga stablecoin-et e dollarit amerikan, token dixhitale të emetuara privatisht, që janë të mbështetura në masë të madhe te bonot e thesarit të SHBA-së dhe që teorikisht mund të shkëmbehen një për një me dollarë, mund të rezultojë veçanërisht destabilizuese. Mungesa e transparencës në raportim dhe auditim, si dhe rregulloret e pamjaftueshme në disa juridiksione, e përkeqësojnë rrezikun.

Por çështje tĂ« tilla “klasike” tĂ« besueshmĂ«risĂ« janĂ« vetĂ«m fillimi. Bota mund tĂ« pĂ«rballet gjithashtu me njĂ« lloj tĂ« ri “paniku kibernetik”, tĂ« shkaktuar nga dobĂ«si nĂ« infrastrukturĂ«n teknologjike qĂ« qĂ«ndron nĂ« themel tĂ« aseteve dixhitale. Zbutja e kĂ«tij rreziku nuk do tĂ« jetĂ« e lehtĂ«: siç paralajmĂ«roi nĂ« vitin 2016 Instituti KombĂ«tar pĂ«r Standardet dhe TeknologjinĂ« i Departamentit Amerikan tĂ« TregtisĂ«, kompjuterĂ«t kuantikĂ« mund tĂ« jenĂ« sĂ« shpejti nĂ« gjendje tĂ« ndĂ«rhyjnĂ« nĂ« shumĂ« nga sistemet kriptografike. Me fjalĂ« tĂ« tjera, njĂ« infrastrukturĂ« qĂ« sot duket e fortĂ« mund tĂ« rezultojĂ« e brishtĂ« nesĂ«r.

Pasojat pĂ«r rendin monetar global janĂ« tĂ« gjera. Si emetuesi i monedhĂ«s dominuese ndĂ«rkombĂ«tare, Shtetet e Bashkuara kanĂ« gĂ«zuar prej kohĂ«sh njĂ« “privilegj tĂ« tepruar”, qĂ« pĂ«rfshin aftĂ«sinĂ« pĂ«r tĂ« huazuar me norma tĂ« ulĂ«ta interesi edhe nĂ« kohĂ« stresi ekonomik dhe pĂ«r tĂ« mbajtur deficite tĂ« mĂ«dha tregtare nĂ« mĂ«nyrĂ« tĂ« vazhdueshme. Administrata e Presidentit Donald Trump duket se po parashikon, qĂ« SHBA do tĂ« jetĂ« nĂ« gjendje ta ruajĂ« kĂ«tĂ« privilegj, pasi statusi aktual global i dollarit pĂ«rkthehet nĂ« kĂ«rkesĂ« pĂ«r stablecoin-e tĂ« dollarit amerikan dhe, nĂ« vijim, pĂ«r bonot e thesarit tĂ« SHBA-sĂ«, duke ulur kĂ«shtu kostot e financimit pĂ«r Thesarin Amerikan.

Në fund të fundit, privilegji i tepruar i SHBA-së bazohet në besimin te institucionet e saj, kornizat ligjore dhe kapaciteti i saj fiskal. Megjithatë, në një botë ku paraja qarkullon në platforma të programueshme, besueshmëria dhe integriteti, cilësia e standardeve kriptografike dhe rezistenca e sistemeve ndaj sulmeve përmes hakerimit janë po aq të rëndësishme sa cilido prej këtyre faktorëve. Kjo e ndryshon në mënyrë thelbësore logjikën e konkurrencës monetare: nëse hendeku teknologjik është mjaftueshëm i madh, monedha që është më e mbrojtur nga kërcënimet kibernetike, jo domosdoshmërisht ajo që mbështetet nga ekonomia më e fuqishme ose nga banka qendrore më e besueshme, bëhet më tërheqëse.

Ndërsa stablecoin-et po përdoren për një pjesë gjithnjë e më të madhe të pagesave ndërkufitare, si dhe si pika hyrëse dhe dalëse për investime spekulative në kripto, shumë rreth sigurisë dhe qeverisjes së tyre mbetet e panjohur.

RregullatorĂ«t dhe qytetarĂ«t, pra, duhet tĂ« shtrojnĂ« pyetje. Kush Ă«shtĂ« pĂ«rgjegjĂ«s pĂ«r kontrollin dhe mirĂ«mbajtjen e regjistrit tĂ« transaksioneve? Deri nĂ« çfarĂ« mase Ă«shtĂ« i mbrojtur sistemi nga aktorĂ«t keqdashĂ«s? ÇfarĂ« ndodh nĂ«se shtylla kriptografike e njĂ« monedhe komprometohet nga zhvillimet nĂ« kompjuterikĂ«n kuantike?

Të jepet një përgjigje e kënaqshme për këto pyetje është çështje e stabilitetit monetar kombëtar dhe ndërkombëtar. Nëse politikëbërësit dështojnë të veprojnë në përputhje me këtë, mund të përfundojmë me një sistem monetar të paqëndrueshëm dhe të fragmentuar, si ai i shekullit të nëntëmbëdhjetë, kur emetimi i pakontrolluar i parasë private hapi rrugën për panik, kolaps, manipulime dhe tërheqje masive fondesh.

NĂ« çdo rast, duket se po lĂ«vizim drejt njĂ« sistemi monetar multipolar, nĂ« tĂ« cilin disa monedha dhe ekosistemet dixhitale qĂ« lidhen me to, fitojnĂ« njĂ« “prim integriteti”, bazuar nĂ« aftĂ«sinĂ« pĂ«r tĂ« minimizuar sipĂ«rfaqen e ekspozuar ndaj sulmeve dhe pĂ«r tĂ« maksimizuar verifikueshmĂ«rinĂ« e tĂ« dhĂ«nave.

Monedhat më të suksesshme do të ofrojnë një arkitekturë financiare shumë të qëndrueshme, që mbulon çdo hap: nga vërtetimi i transaksioneve deri te mbrojtja e identitetit të përdoruesve dhe historisë së transaksioneve. Kështu, një monedhë e mbështetur nga një qeveri me mbrojtje të dobëta kibernetike apo standarde teknologjike jo të qarta mund të humbasë terren, ndërsa një zonë monetare me përparësi teknologjike dhe standarde të larta integriteti mund të ketë një ndikim më të madh se sa pesha e saj ekonomike.

Ky realitet i ri teknologjik mund të ketë pasoja të thella gjeopolitike. Ashtu si epërsia detare dikur përkthehej në dominim tregtar, kontrolli mbi infrastrukturën e pagesave mund të përcaktojë gjithnjë e më shumë sovranitetin ekonomik. Vlera strategjike e të dhënave të pagesave, jo vetëm për politikën monetare, por edhe për mbikëqyrjen, zbatimin dhe sanksionet, do të thotë se monedhat dixhitale nuk janë teknologji neutrale; ato janë hapësira të kontestuara pushteti. Monedhat që do të dominojnë sistemin ndërkombëtar të së nesërmes do të jenë ato të cilat frymëzojnë besimin më të thellë, si te institucionet e tyre, ashtu edhe te kodi i tyre.

Ruajtja e stabilitetit monetar ndërkombëtar në këtë peizazh do të kërkojë më shumë se thjesht inovacion teknologjik. Koordinimi global për standardet e tokenizimit, ndërveprueshmërisë kriptografike, privatësisë së të dhënave dhe qëndrueshmërisë post-kuantike do të jetë thelbësor. Alternativa, shumëfishimi i rrjeteve të fragmentuara të drejtuara nga rregulla të kundërta dhe të ekspozuara ndaj goditjeve sistemike, është një recetë për paqëndrueshmëri.

* HélÚne Rey është profesore e Ekonomisë në London Business School.

Copyright: Project Syndicate, 2025.

www.project-syndicate.org

 

The post Dominimi i monedhës në epokën dixhitale appeared first on Revista Monitor.

❌