Reading view

Përplasje e dhunshme në Sarandë, goditet me mjete të forta administratori i një biznesi që jepte biçikleta me qira

✇Albeu
By: M C

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në Sarandë, pranë zonës turistike të Syrit të Kaltër.

Sipas policisë, administratori 27-vjeçar i një subjekti që jepte me qira biçikleta është goditur me mjete të forta gjatë një konflikti për pagesën e dëmit të shkaktuar nga humbja e një çelësi biçiklete.

I riu ka pësuar dëmtime të rënda në kokë, por ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Policia e Sarandës ka arrestuar një 43-vjeçar nga Kamza, i dyshuar për plagosje të rëndë me dashje dhe prishje të qetësisë publike. Në hetim janë përfshirë edhe tre persona të tjerë që dyshohet se morën pjesë në konflikt.

Policia bën me dije se në konflikt dyshohet se janë përfshirë edhe A. H., 45 vjeç, vëllai i të arrestuarit, si dhe S. Ç., 20 vjeç.

Në përfundim të veprimeve të para hetimore, 43-vjeçari u arrestua në flagrancë për veprat penale “Plagosja e rëndë me dashje” dhe “Prishja e qetësisë publike”.

Ndërkohë, vëllai i tij, 45-vjeçari A. H., shtetasi S. Ç., si dhe administratori i subjektit, A. L., janë proceduar penalisht në gjendje të lirë për veprat penale “Plagosja e lehtë me dashje” dhe “Prishja e qetësisë publike”.

Policia vijon hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të konfliktit.

The post Përplasje e dhunshme në Sarandë, goditet me mjete të forta administratori i një biznesi që jepte biçikleta me qira appeared first on Albeu.com.

  •  

Ronaldo lë pas dhimbjen e Botërorit, i rikthehet buzëqeshja në krah të Georginës

✇Albeu
By: M C

Cristiano Ronaldo duket se ka gjetur mënyrën më të mirë për të kaluar zhgënjimin e eliminimit nga Kupa e Botës 2026.

Ylli portugez po shijon disa ditë pushimi larg presionit të futbollit, krah të fejuarës së tij, Georgina Rodríguez.

Sulmuesi 41-vjeçar u largua nga Botërori me shumë emocione, pasi Portugalia u eliminua në fazën e 1/8-ave nga Spanja me rezultatin minimal 1-0 në Dallas Stadium.

Pamjet e Ronaldos duke lënë fushën me lot në sy prekën shumë tifozë, pasi ai e kishte cilësuar këtë turne si mundësinë e fundit për të triumfuar në Kupën e Botës.

Pas eliminimit, kapiteni portugez zgjodhi të largohej nga atmosfera e kompeticionit dhe të kalonte më shumë kohë me familjen e tij.

Georgina Rodríguez publikoi në rrjetet sociale një fotografi pranë Ronaldos, ku çifti shfaqej i buzëqeshur duke shijuar pushimet dhe momentet e qeta së bashku.

Pas ndeshjes së fundit me Portugalinë, Ronaldo pranoi se kishte nevojë për kohë për të reflektuar mbi të ardhmen e tij.

“Jam i trishtuar që largohem kështu nga Kupa e Botës. Dhurova gjithçka dhe bëra maksimumin tim. Ishte Kupa ime e fundit e Botës, por tani do të kem kohë të mendoj dhe të jem me familjen time. Nuk do të marr vendime të nxituara”, deklaroi ai.

Në Botërorin 2026, Ronaldo shënoi tre gola, por nuk arriti të realizojë ëndrrën për të fituar trofeun më të madh me Portugalinë.

Pavarësisht zhgënjimit, ai mbrojti kontributin e tij në historinë e kombëtares, duke kujtuar trofetë dhe vitet e shumta të shërbimit me fanellën portugeze.

Marrëdhënia me Georginën ka qenë një pikë mbështetjeje për Ronaldon gjatë viteve të fundit të karrierës.

Çifti u njoh në vitin 2016 në Madrid dhe prej atëherë kanë ndërtuar një familje së bashku.

Tashmë, pas përfundimit të aventurës së tij në Botëror, kanë nisur edhe spekulimet se Ronaldo dhe Georgina mund të kurorëzojnë lidhjen e tyre me martesë në të ardhmen e afërt.

The post Ronaldo lë pas dhimbjen e Botërorit, i rikthehet buzëqeshja në krah të Georginës appeared first on Albeu.com.

  •  

Lufta në Lindjen e Mesme, SHBA sulmon sërish pranë portit të Bandar Abbas dhe ishullit Qeshm të Iranitt

✇Albeu
By: M C

Ushtria amerikane ka ndërmarrë një valë të re sulmesh kundër sistemeve iraniane të mbrojtjes raketore dhe ajrore, si dhe ndaj anijeve të vogla ushtarake, në disa zona përreth Ngushticës së Hormuzit.

Mediat iraniane raportojnë se një seri shpërthimesh është regjistruar në portin e Bandar Abbas, në jug të Iranit, si dhe në zonën detare përreth ishullit Qeshm. Sipas të njëjtave burime, janë kryer 11 sulme.

Deri më tani nuk ka informacione zyrtare për dëme materiale, të plagosur apo viktima.

Përshkallëzimi i fundit vjen pasi Irani goditi objektiva ushtarake amerikane në Katar, Oman, Bahrein, Kuvajt, Jordani dhe Emiratet e Bashkuara Arabe.

Në orët e fundit, Omani njoftoi se kishte thirrur ambasadorin iranian për t’i paraqitur një protestë zyrtare lidhur me sulmet.

Edhe Ministria e Jashtme e Katarit reagoi përmes një deklarate, duke i cilësuar sulmet ndaj territorit të saj si një shkelje të hapur të sovranitetit dhe të së drejtës ndërkombëtare.

Sipas autoriteteve të Katarit, vazhdimi i këtyre veprimeve agresive përbën një përshkallëzim të rrezikshëm që rrezikon të minojë përpjekjet për uljen e tensioneve në rajon.

Katari shtoi se e konsideron Iranin ligjërisht përgjegjës për sulmin dhe për çdo pasojë që mund të rrjedhë prej tij.

The post Lufta në Lindjen e Mesme, SHBA sulmon sërish pranë portit të Bandar Abbas dhe ishullit Qeshm të Iranitt appeared first on Albeu.com.

  •  

“Kur t’ju vënë këmbën në fyt, mos bëni zë”/ Këngëtarja, Enxhi Nasufi reagon ashpër për koncertin e Kanye West

✇Albeu
By: M C

Lidhur me debatin e madh rreth dhënies të katër milionë eurove nga buxheti i shtetit për koncertin e yllit ndërkombëtar Kanye West në Tiran, këngëtarja dhe moderatorja e njohur Enxhi Nasufi ka bërë një reagim tejet të fortë dhe pa doreza në rrjetet sociale.

Enxhi ka shpërthyer hapur ndaj asaj që ajo e konsideron si një hipokrizi të madhe shoqërore, ku nga njëra anë vendi përballet me vështirësi të shumta dhe nga ana tjetër ekziston një entuziazëm i madh për të marrë pjesë në një koncert luksoz të paguar me paratë e taksapaguesve, e madje nga fondet e emergjencave.

Përmes një mesazhi në Instastory, ajo ka goditur drejtpërdrejt apatinë dhe mungesën e reagimit apo dinjitetit kolektiv nga ana e qytetarëve.

Ajo ka shkruar fjalë për fjalë në reagimin e saj:

“Po mire me falni e po pak respekt keni per veten ? 4 milion e ca euro nga leket e emergjences dhe ju hidheni per Kanye? Po jashte shtetit se shihnit dot e nje here te vetme ne jeten tuaj te tregonit pak dinjitet dhe vetedije kolektive? Jo eeee me siguri dy kenge i dinit Kanyes .

Mos u merzisni kur ju thone dele pastaj dhe pyesni pak se ndoshta disave aty akoma su kane dhene shtepite e termeteve! E kur tiu bjere zjarri ne vere e permbytjet ne vjeshte se mos beni gek mek! E kur te madherishmit e te plotfuqishmit tiu vene kemben ne fyt me fort se mos beni ze! Sust!”.

Me këtë deklaratë të fortë, Enxhi ka lënë të kuptohet se pranimi në heshtje i shpenzimeve të tilla marramendëse, ndërkohë që problemet jetike të popullit lihen pas dore, është një dorëzim përpara shtypjes.

Ajo ka kritikuar ashpër faktin se si njerëzit zgjedhin të qëndrojnë indiferentë ndaj situatës së vështirë në vend, por vrapojnë të bëhen pjesë e eventeve që shërbejnë si fasadë.

The post “Kur t’ju vënë këmbën në fyt, mos bëni zë”/ Këngëtarja, Enxhi Nasufi reagon ashpër për koncertin e Kanye West appeared first on Albeu.com.

  •  

Dita e 43-të e revoltës/ Nis grumbullimi në sheshin “Skëndërbej”, kërkohet dorëheqja e kryeministrit Rama: Ju erdhi fundi!

✇Albeu
By: M C

Qytetarët janë mbledhur sërish sot në ditën e 43-të të revoltës së tyre. Ata kanë nisur organizimin në sheshin “Skëndërbej”, ndërsa pas kësaj pritet të marshojnë drejt Kryeministrisë ku dhe do të zhvillojnë fjalimet e tyre.

Protesta e cila nisi si një reagim i drejtpërdrejtë ndaj situatës së ndodhur në Zvërnec, përfundoi në kërkesën për dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama. Me pankarta në duar dhe flamuj kuqezi, protestuesit kanë bërë thirrje për ndryshim. Protesta ka bërë bashkë fëmijë, të moshuar, studentë, profesionistë, aktivistë dhe turistë.

The post Dita e 43-të e revoltës/ Nis grumbullimi në sheshin “Skëndërbej”, kërkohet dorëheqja e kryeministrit Rama: Ju erdhi fundi! appeared first on Albeu.com.

  •  

Aksident i rëndë në aksin Gjirokastër-Tepelenë/ Motoçikleta përplaset me maunen, drejtuesi i motoçikletës humb njërën këmbë

✇Albeu
By: M C

Një aksident i rëndë ka ndodhur pak minuta më parë në aksin rrugor Gjirokastër-Tepelenë, ku një motomjet është përplasur me një kamion. Si pasojë e kësaj është plagosur rëndë drejtuesi i motoçikletës, i cili ka humbur njërën këmbë.

Ai është transportuar me urgjencë në Spitalin Rajonal të Gjirokastrës për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore.

Shkak i këtij aksidenti dyshohet të ketë qenë hyrja e motorrit në korsinë ku po qarkullonte mjeti i rëndë. Policia ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe shkaqeve të aksidentit.

The post Aksident i rëndë në aksin Gjirokastër-Tepelenë/ Motoçikleta përplaset me maunen, drejtuesi i motoçikletës humb njërën këmbë appeared first on Albeu.com.

  •  

Mbajti koncertin madhështor në Tiranë, reagon reperi Kanye West/ Ja çfarë shkruan për Shqipërinë dhe kryeministrin Edi Rama

✇Albeu
By: M C

Reperi amerikan Kanye West ka reaguar pasi mbajti koncertin e tij madhështor mbrëmjen e djeshme në “Eagle Stadium” në Tiranë.

Në një postim në platformën “X”, artisti amerikan ka shprehur falënderimet e tij për kryeministrin Edi Rama dhe gjithë Shqipërinë për pritjen e rezervuar. Për Shqipërinë, artisti shkruan se ajo është një vend i bukur.

“Faleminderit Edi Rama dhe gjithë Shqipërisë që ndërtuat një stadium dhe më mirëpritët në vendin tuaj të bukur”, ka shkruar Kanye West.

Kujtojmë se koncerti i Kanye West në Tiranë është kthyer në një nga temat më të diskutuara të politikës së ditës në Shqipëri, pasi qeveria akordoi 4 milionë euro për organizimin e eventit muzikor.

Pas kritikave dhe akuzave, kryeministri Edi Rama ka mbrojtur dhënien e këtij fondi, duke argumentuar se ishte e nevojshme për të mbrojtur imazhin e Shqipërisë.

The post Mbajti koncertin madhështor në Tiranë, reagon reperi Kanye West/ Ja çfarë shkruan për Shqipërinë dhe kryeministrin Edi Rama appeared first on Albeu.com.

  •  

Zjarr mes dy fshatrave në Finiq, era rrezikon përhapjen e flakëve

✇Albeu
By: M C

Një zjarr ka përfshirë pasditën e kësaj të diele një zonë malore pranë fshatrave Zminec dhe Karroq, në bashkinë Finiq.

Bëhet me dije se nga flakët kanë përfshirë bimësi, ndërsa terreni i thyer e bën të vështirë ndërhyrjen e mjeteve zjarrfikëse.

Po ashtu raportohet se zjarri ka një sipërfaqe të madhe, ndërsa ekziston rreziku që zjarri të përhapet më tej nëse favorizohet nga era.

Ndërsa ndërhyrja e zjarrfikësve është e vështirë, për shkak të terrenit të thyer.

The post Zjarr mes dy fshatrave në Finiq, era rrezikon përhapjen e flakëve appeared first on Albeu.com.

  •  

“SHBA goditi Iranin shumë fort mbrëmë”, Trump: Ngushtica e Hormuzit është e hapur për transportin tregtar

✇Albeu
By: M C

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump ka deklaruar ditën e sotme se Shtetet e Bashkuara goditën Iranin shumë fort mbrëmë. Ai deklaroi se Ngushtica e Hormuzit, është e hapur për anijet tregtare, pavarësisht nga fakti se SHBA dhe Irani vazhdojnë sulmet nga të dyja palët.

Mediat shkruajnë se sulmet po ngrenë shqetësime për sigurinë e një prej kalimeve më të rëndësishme detare në botë.

“Këta njerëz, ka diçka që nuk shkon me ta. Ne kishim një marrëveshje me ta dje. Ata po hiqnin dorë nga gjithçka, dhe pastaj krejt papritur, dy orë pas kësaj, ata goditën një anije me një dron,” i tha Trump Jake Tapper të CNN gjatë një interviste.

Ushtria amerikane tha se goditi 140 objektiva ushtarake iraniane në sulmet e saj të fundit, pas një sulmi në një anije tregtare që kalonte nëpër ngushticën e Hormuzit. Ai shënon raundin e tretë të sulmeve amerikane brenda një jave dhe vjen pasi udhëheqësit e të dy vendeve lëshuan kërcënime publike.

The post “SHBA goditi Iranin shumë fort mbrëmë”, Trump: Ngushtica e Hormuzit është e hapur për transportin tregtar appeared first on Albeu.com.

  •  

Koncerti i Kanye West në Tiranë/ Rama: Shqipëria organizoi një ngjarje e cila u bë në çdo cep të botës lajm

✇Albeu
By: M C

Kryeministri i vendit, Edi Rama ka reaguar sërish lidhur me koncertin e këngëtarit me famë botërore Kanye West i cili u zhvillua në Tiranë. Përmes një video të postuar në rrjetin social Facebook, ai shprehet se ngjarja u bë një motiv ndasie shumë i egër, ku një grup njerëzish u lëshua kundër tij.

Kryeministri theksoi se ka dëgjuar refrene si “populli s’ka bukë” dhe “varfëria është në kulm”. Në lidhje me këtë, ai tha se ky është keqkuptim themelor mbi mënyrën si zhvillohet një vend.

“Mbrëmë, Shqipëria nuk organizoi thjesht një koncert. Shqipëria organizoi një ngjarje, që falë kanaleve sociale dhe famës globale të protagonistit, u bë në çdo cep të botës, një lajm. Në Shqipëri, këtë herë, ngjarja u bë motiv ndasie shumë e egër, ku një furi dhune dhe marrëzie u lëshua kundër një koncerti. Kam dëgjuar të njëjtin refren, populli s’ka bukë, varfëria është në kulm, s’duam koncerte. Kjo qasje duket sikur ha debat. Ky është keqkuptim themelor mbi mënyrën si zhvillohet një vend. Zhvillimi nuk është bukë me madhësi fikse”, theksoi ai.

The post Koncerti i Kanye West në Tiranë/ Rama: Shqipëria organizoi një ngjarje e cila u bë në çdo cep të botës lajm appeared first on Albeu.com.

  •  

Konflikti në Lindjen e Mesme/ SHBA-të njoftojnë sanksione kundër Teheranit në përgjigje të sulmeve të reja në Ngushticën e Hormuzit

✇Albeu
By: M C

Shtetet e Bashkuara kanë njoftuar sanksione të reja kundër Iranit në përgjigje të sulmeve të reja ndaj anijeve ndërkombëtare në Ngushticën e Hormuzit.

Sipas një deklarate të publikuar më parë në faqen e internetit të Departamentit të Thesarit të SHBA-së, Zyra e Kontrollit të Aseteve të Huaja (OFAC) ka vendosur sanksione ndaj ndërmjetësit financiar iranian Ali Ansari, i cili, sipas autoriteteve amerikane, menaxhon një rrjet të gjerë global asetesh që i sjellin dobi Udhëheqësit Suprem të Iranit, Mojtaba Khamenei, si dhe zyrtarëve të tjerë të lartë të regjimit iranian.

Në deklaratën e tij, Departamenti i Thesarit i SHBA-së tha se vendimi u mor pas rifillimit të sulmeve iraniane ndaj anijeve ndërkombëtare në Ngushticën e Hormuzit, duke intensifikuar më tej presionin ekonomik mbi Teheranin.

Në të njëjtën kohë, OFAC njoftoi lëshimin e Licencës së Përgjithshme Y (Iran General Licence Y), e cila ofron përjashtime ose licenca specifike për transaksionet që lidhen me regjimin ekzistues të sanksioneve kundër Iranit. Mësohet se, detajet e licencës nuk u specifikuan në njoftimin fillestar.

The post Konflikti në Lindjen e Mesme/ SHBA-të njoftojnë sanksione kundër Teheranit në përgjigje të sulmeve të reja në Ngushticën e Hormuzit appeared first on Albeu.com.

  •  

Aksident rrugor në aksin e vjetër Fier–Vlorë/ Dy automjete përplasen me njëra-tjetrën, plagoset pasagjeri

✇Albeu
By: M C

Një aksident rrugor ka ndodhur pak minuta më parë në aksin e vjetër Fier–Vlorë, në vendin e quajtur “Kthesa e Qarrit”. Dy automjete janë përplasur me njëra-tjetrën dhe si pasojë e kësaj është plagosur njëri prej pasagjerëve.

Ai është transportuar me autoambulancë drejt Spitalit Rajonal Fier, ku dhe po merr ndihmën e duhur mjekësore. Policia ka shkuar menjëherë në vendngjarje dhe po heton më shumë mbi shkaqet dhe rrethanat e aksidentit.

The post Aksident rrugor në aksin e vjetër Fier–Vlorë/ Dy automjete përplasen me njëra-tjetrën, plagoset pasagjeri appeared first on Albeu.com.

  •  

Oborri Mbretëror u bë me trashëgimtar të ri, Princ Leka ndan foton me të birin Aleksandër dhe Princeshë Blertën: Kënaqësi e veçantë

✇Albeu
By: M C

Princ Leka ka reaguar zyrtarisht pasi ditën e sotme ai dhe bashkëshortja e tij, Princesha Blerta, u bënë prindër të një djali, të cilin kanë vendosur ta quajnë Aleksandër. Tashmë Geraldina e vogël është bërë me një vëlla, ndërsa Oborri Mbretëror ka një trashëgimtar të ri.

Princ Leka ka bërë publike edhe disa detaje nga lindja e të birit, i cili erdhi në jetë sot, në orën 11:11, në Maternitetin “Mbretëresha Geraldinë”, institucion që mban emrin e gjyshes së tij.

Princi thekson se si i porsalinduri, Aleksandër, ashtu edhe bashkëshortja e tij, Princesha Blerta, gëzojnë shëndet të plotë. Gjithashtu, ai ka ndarë një fotografi familjare me të birin dhe Blertën nga materniteti.

Po ashtu, Princ Leka ka falënderuar stafin e Maternitetit “Mbretëresha Geraldinë” për kujdesin e jashtëzakonshëm, profesionalizmin dhe përkushtimin e treguar gjatë kësaj ngjarjeje të gëzueshme.

Reagimi i plotë i Princ Lekës:

Njoftim Zyrtar

Oborri Mbretëror Shqiptar ka kënaqësinë e veçantë të njoftojë lindjen e Lartësisë së Tij Mbretërore, Princ Aleksandër i Shqiptarëve, djalit të Lartësive të Tyre Mbretërore, Princit të Kurorës Leka II i Shqiptarëve dhe Princeshës Blerta. Princ Aleksandri lindi paraditen e së premtes në orën 11:11 më 10 korrik 2026

Lartësia e Saj Mbretërore, Princesha Blerta, solli në jetë Princ Aleksandrin në Spitalin Universitar Obstetrik-Gjinekologjik “Mbretëresha Geraldinë”, në Tiranë. Princ Aleksandri lindi me peshë 3kg 115g.

Princesha Blerta dhe Princ Aleksandri gëzojnë shëndet të plotë.

Princi i Kurorës dhe Princesha Blerta shprehin mirënjohjen e tyre të sinqertë ndaj ekipit mjekësor të Spitalit Universitar Obstetrik-Gjinekologjik “Mbretëresha Geraldinë” për kujdesin e jashtëzakonshëm, profesionalizmin dhe përkushtimin e treguar gjatë kësaj ngjarjeje të gëzueshme.

Oborri Mbretëror Shqiptar.

Screenshot

The post Oborri Mbretëror u bë me trashëgimtar të ri, Princ Leka ndan foton me të birin Aleksandër dhe Princeshë Blertën: Kënaqësi e veçantë appeared first on Albeu.com.

  •  

Këngëtari i njohur Butrint Imeri flet hapur për jetën: Kam humbur kohë me personin e gabuar

✇Albeu
By: M C

Butrint Imeri ka folur hapur për jetën e tij personale, duke ndarë disa reflektime mbi dashurinë, famën dhe karrierën muzikore.

Gjatë një interviste së fundmi, këngëtari u ndal te përvojat e tij në marrëdhëniet sentimentale, duke pranuar se në të kaluarën ka humbur shumë kohë me personin e gabuar. Sipas tij, përvojat e jetës e kanë bërë të ndryshojë mënyrën se si i qaset dashurisë.

Këngëtari pranoi gjithashtu se fama e bën më të vështirë të gjejë një dashuri të sinqertë, pasi është e vështirë të kuptosh qëllimet e vërteta të njerëzve. Megjithatë, ai u shpreh optimist se personi i duhur vjen në momentin e duhur.

Përveç jetës personale, Butrint Imeri foli edhe për projektet e tij më të fundit muzikore, përfshirë sfidën e lidhur me albumin e ri, për fituesit e së cilës është parashikuar një çmim prej 100 mijë eurosh.

Në fund, artisti u shpreh se muzika mbetet pasioni i tij më i madh dhe se nuk do të hiqte dorë kurrë prej saj, pavarësisht sfidave apo ndryshimeve që mund të sjellë jeta.

The post Këngëtari i njohur Butrint Imeri flet hapur për jetën: Kam humbur kohë me personin e gabuar appeared first on Albeu.com.

  •  

Alarm në Serbi, shpërthen murtaja afrikane te derrat, do të asgjësohen 11 mijë krerë

✇Albeu
By: M C

Autoritetet serbe kanë konfirmuar një vatër të re të ethes afrikane të derrave në një fermë të madhe në rajonin e Vojvodinës, duke nisur procesin e asgjësimit të rreth 11 mijë derrave për të frenuar përhapjen e virusit.

Lajmi u bë i ditur nga ministri serb i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Menaxhimit të Ujërave, Dragan Glamoçiç, i cili deklaroi për televizionin publik RTS se virusi është konfirmuar në një fermë në fshatin Hrtkovci.

Sipas tij, procesi i skartimit të planifikuar të afro 11 mijë derrave ka nisur që sot, si pjesë e masave të emergjencës për kontrollin dhe izolimin e shpërthimit të sëmundjes. Vojvodina është rajoni me popullatën më të madhe të derrave në Serbi.

Murtaja afrikane e derrave është një sëmundje virale shumë ngjitëse dhe me shkallë të lartë vdekshmërie për derrat, por nuk transmetohet te njerëzit.

Sipas të dhënave zyrtare, sëmundja është identifikuar në rreth 70 vende të botës, përfshirë 16 shtete evropiane. Në rajon, raste të ethes afrikane të derrave janë raportuar edhe në Bosnjë dhe Hercegovinë, Hungari dhe Rumani.

The post Alarm në Serbi, shpërthen murtaja afrikane te derrat, do të asgjësohen 11 mijë krerë appeared first on Albeu.com.

  •  

Parashikimi i horoskopit, zbuloni se çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

✇Albeu
By: M C

Dashi

Edhe pse tundimi do jete i madh gjate gjithë kësaj dite, ju serish nuk do e tradhtoni partnerin tuaj. Do luftoni fort me veten dhe do ja dilni mbanë. Beqaret do digjen përbrenda për dike, por nuk do kenë guximin t’ia shprehin ndjenjat. Hëna do jete planeti qe do ndikoje tek financat. Nuk duhet te rrezikoni shume sepse gjendja e qëndrueshme mund te ketë ndonjë tronditje.

Demi

Dite mjaft e turbullt kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Nuk do i çoni me tej projektet qe keni nisur me herët dhe here pas here do ndiheni te mërzitur. Beqaret nuk do jene me fat, kështu qe sado ta kërkojnë dashurinë, nuk do mund ta gjejnë dot. Me financat do jeni gjithë kohës vigjilente dhe nuk do kryeni aspak shpenzime te pamenduara.

Binjaket

Do kaloni një dite te mrekullueshme sot ju te dashuruarit dhe do ndiheni te plotësuar. Partneri do ju beje te ndiheni si mbi re. Beqaret me shume gjase do realizojnë një takim me dike, për te cilin zemra do iu rrahe fort qe ne momentet e para. Financat do jene te mira. Përfitoni nga situata për te hequr edhe ndonjë para mënjanë. Te ardhmes nuk i dihet asnjëherë.

Gaforrja

Jeta ne çift nuk do jete ashtu si e keni dëshiruar. Do keni dyshime për partnerin dhe do ngurroni te hidhni hapa me tej me te. Beqaret do jene me te privilegjuarit. Jo vetëm qe do marrin ftesa e propozime, por mund te fillojnë edhe një lidhje. Ne planin financiar duhet te bëni një riorganizim te gjendjes ku ndodheni. Po i late gjerat pas dore mund te keni probleme serioze.

Luani

Venusi do ua beje edhe me te bukur jetën tuaj ne çift sot. Ai do ruaje gjithë kohës klimën e ngrohte qe ju te dashuroheni si ta ndjeni. Beqaret do iu bien me shkelm te gjitha mundësive qe do iu jepen duke harruar qe jo gjithmonë mund te kenë atë fat. Do pendoheni, por do jete tepër vone. Financat do i mbani gjithë kohës ne vëmendje dhe nuk do keni aspak probleme.

Virgjeresha

Do keni goxha probleme sot ne jetën tuaj ne çift dhe asgjë nuk ka për t’iu ecur si e kishin ëndërruar. Ne fakt kokëfortësia juaj do jete ajo qe do e acaroje edhe me tepër partnerin. Beqaret te cilët kane kohe qe po kërkojnë princin e tyre te kaltër, me ne fund do e gjejnë. Gjendja e te ardhurave do jete goxha e mire. Vazhdoni t’i menaxhoni me kujdes financat.

Peshorja

Dite e zakonshme kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Do ja kaloni mire pranë partnerit, por nuk do përjetoni emocione te veçanta. Beqaret duhet te mos nxitohen për te krijuar një lidhje sepse disa persona do kërkojnë vetëm t’i gënjejnë e t’i mashtrojnë. Merkuri do ju ndihmoje ne planin financiar dhe do ua beje me te qarta mendimet. Gjendja do stabilizohet shpejt.

Akrepi

Do i kushtoni gjithë kohen e nevojshme partnerit tuaj sot dhe do e bëni atë te ndihet sa me mire. Mbrëmja do jete edhe me emocionuese dhe me e kënaqshme. Beqaret do ëndërrojnë gjera te pamundura ndërkohë qe fati nuk është ne anën e tyre. Me financat tregohuni sa me realiste qe te mundeni ne mënyrë qe situata te mos behet problematike.

Shigjetari

Jeta juaj ne çift do marre një kthese shume te mire sot. Shpesh do ju duket sikur jeni ne ëndërr dhe do keni frike te zgjoheni. Partneri ka menduar gjithçka ne detaje dhe do ju beje te ndiheni mjaft mire. Beqaret do vazhdojnë te mbeten ashtu si janë edhe për pak kohe. Për financat do bëni edhe sakrifica. Fatmirësisht gjendja do mbetet gjithë kohës e stabilizuar.

Bricjapi

Do arrini te rivendosni komunikimin ne jetën ne çift gjate kësaj dite dhe do ndiheni mjaft mire pranë atij qe dashuroni. Ai nga ana tjetër do jete tolerant dhe do ua plotësojë dëshirat. Beqaret do jene te paqarte për atë qe duan te bëjnë, prandaj do ngurrojnë edhe te hedhin hapa. Ne planin financiar do jeni shume te arsyeshëm dhe nuk do keni as problemin me te vogël.

Ujori

Komunikimi, toleranca dhe përulësia do jene cilësitë tuaja me te mira te cilat do iu nxjerrin nga vështirësitë ne çift. Shume persona do ju adhurojnë për te gjithë këto. Beqaret ka mundësi te fillojnë lidhje afatgjata me persona interesante. Ne planin financiar mos e lëshoni veten edhe sikur gjendja te jete delikate. Me maturi dhe durim gjithçka do mund te rregullohet.

Peshqit

Ju qe jeni ne një lidhje ka rrezik te përballeni me zhgënjime te mëdha sot. Gjithçka qe keni menduar për partnerin do bjere poshtë menjëherë. Beqaret do bëjnë mire te qëndrojnë edhe sot ashtu si janë sepse mundësitë nuk do jene ashtu si duhen. Ne planin financiar ka rrezik te bëni gabime nga dëshira e madhe për t’u pasuruar shpejt. Asgjë nuk mund te behet me inat.

The post Parashikimi i horoskopit, zbuloni se çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot appeared first on Albeu.com.

  •  

FOTO/ Gimbo dhe Selin Bollati shijojnë pushimet romantike në Budva, çifti ndan momente nga vera

✇Albeu
By: M C

DJ i njohur kosovar, Gimbo, dhe partnerja e tij, fituesja e Big Brother VIP Albania 5, Selin Bollati, po shijojnë disa ditë relaksi në Budva të Malit të Zi, duke mos hezituar të ndajnë me ndjekësit momente nga pushimet e tyre romantike.

Ishte vetë Gimbo ai që publikoi në Instagram një fotografi pranë pishinës, ku ai dhe Selini shfaqen duke shijuar diellin dhe atmosferën verore. Dyshja duken të lumtur dhe të relaksuar, ndërsa poza e tyre ka tërhequr menjëherë vëmendjen e fansave, të cilët e kanë mbushur postimin me komente pozitive dhe urime.

Historia e dashurisë së Gimbos dhe Selin Bollatit nisi brenda shtëpisë së Big Brother VIP Albania 5. Njohja e tyre gjatë spektaklit u kthye në një lidhje që vazhdoi edhe pas përfundimit të formatit, duke fituar mbështetjen e publikut.

Që prej daljes nga shtëpia, çifti ka qenë aktiv në rrjetet sociale, ku ndajnë herë pas here momente nga përditshmëria, udhëtimet dhe projektet e tyre, duke treguar se marrëdhënia vazhdon të jetë më e fortë se kurrë.

Selin Bollati, e cila u shpall fituese e edicionit të pestë të Big Brother VIP Albania, vazhdon të jetë një nga personazhet më të ndjekura të spektaklit, ndërsa lidhja e saj me Gimbon mbetet një nga historitë më tëkomentuara që lindi brenda reality show-t.

Pushimet në Budva janë destinacioni i radhës për çiftin, i cili po shfrytëzon verën për të kaluar kohë së bashku, larg angazhimeve të përditshme, ndërsa fotografia e fundit romantike ka rrëmbyer mijëra pëlqime dhe reagime nga ndjekësit e tyre.

The post FOTO/ Gimbo dhe Selin Bollati shijojnë pushimet romantike në Budva, çifti ndan momente nga vera appeared first on Albeu.com.

  •  

E rëndë në Shëngjin, plagoset me thikë një i ri! Policia në vendngjarje

✇Albeu
By: M C

Një ngjarje e rëndë është regjistruar pasditen e kësaj të enjte në Shëngjin, Lezhë.

Sipas informacioneve paraprake, një i ri ka mbetur i plagosur pasi është goditur me thikë. Ai është transportuar me urgjencë në spital për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore, ndërsa deri më tani nuk dihet gjendja e tij shëndetësore.

Raportohet se bëhet djalë për një të ri, ndërsa nuk dihen ende identiteti i tij.

Në vendngjarje kanë mbërritur forcat e Policisë, të cilat kanë nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes. Pritet që autoritetet të dalin me një njoftim zyrtar për më shumë detaje.

The post E rëndë në Shëngjin, plagoset me thikë një i ri! Policia në vendngjarje appeared first on Albeu.com.

  •  

Parashikimi i horoskopit, zbuloni se çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

✇Albeu
By: M C

Dashi

Dite e kënaqshme kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Gjerat do ju ecin me se miri dhe nuk do keni çfarë te kërkoni me shume nga ai qe keni ne krah. Beqaret duhet te dini si te joshin ne mënyrë qe t’ia arrijnë qëllimit. Një pjese do jene te suksesshëm. Financat do vazhdojnë te mbeten delikate për aq kohe sa ju te shpenzoni pa u menduar aspak.

Demi

Pozicionimi i Uranit do jete i keq sot ne jetën tuaj ne çift dhe mund te lindin probleme te njëpasnjëshme. Nuk do merreni vesh për asgjë me atë qe keni ne krah. Beqaret do mërziten se tepërmi sepse kërkimi i personit ideal do jete pa rezultat. Financat nga ana tjetër do jene me te mira. Kjo do ju mundësoje te kryeni me tepër shpenzime dhe te shlyeni edhe disa borxhe.

Binjaket

Dite shume e ngrohte dhe e mbushur me emocione kjo e sotmja. Do e shfrytëzoni deri ne maksimum dhe do ndiheni te plotësuar. Beqaret nuk do kenë aspak dëshirë te krijojnë një lidhje sepse edhe ashtu si janë ndihen me se miri. Ne planin financiar duhet te respektoni disa rregulla strikte ne mënyrë qe situata te mbetet e qëndrueshme. Nuk duhet kurrsesi te rrezikoni.

Gaforrja

Mos ju qani për çdo gjë partnerit tuaj sot sepse do e bëni te ndihet keq. Ai nuk është zoti qe te mund t’ua plotësojë te gjitha dëshirat. Beqaret do kenë një dite te paqëndrueshme. Ne mëngjes do ndihen keq për shkak te refuzimeve qe do marrin, ndërsa ne mbrëmje do marrin ftesa mbresëlënëse. Financat do vijnë dalëngadalë duke u përmirësuar.

Luani

Do tregoheni gjithë kohës te hapur me partnerin tuaj sot dhe nuk do i mbani atij asnjë te fshehte. Marrëdhënia mes jush do jete e kënaqshme. Beqaret do jene me fat. Persona intelektuale do ju bëjnë propozime te jashtëzakonshme dhe zemra do ju rrahe fort. Me financat duhet te tregoheni te matur edhe për disa kohe. Shume shpejt gjendja do jete ndryshe.
Virgjeresha

Dialogu do mbizotërojë gjate gjithë kohës sot ne jetën tuaj ne çift dhe do e keni me te thjeshte t’ia kaloni momentet delikate. Beqaret do jene shume te paqarte për atë qe duan te bëjnë dhe do ngurrojnë t’i pranojnë ftesat. Ne fakt ne këtë mënyrë kane për te humbur mundësi te shkëlqyera. Plutoni do ju ndihmoje te zgjidhni telashet ne planin financiar.
Peshorja

Do jeni kritike ndaj vetes suaj gjate gjithë kësaj dite dhe do i kërkoni falje partnerit për gabimet e bere. Ai jo vetëm qe do ju fale, por do ju mbaje me afër se kurrë me pare. Dashuria mes jush nuk ka kufij. Beqaret do kenë veçse disa takime kalimtare, asgjë me shume sesa aq. Gjendja e financave nuk do jete shume e mire. Kujdes me çdo shpenzim qe do kryeni.

Akrepi

Gjera te jashtëzakonshme do ndodhin sot ne jetën tuaj ne çift. Do zbuloni te tjera tipare te partnerit te cilat do ju bëjnë ta dashuroni edhe me më shume pasion. Beqaret do parapëlqejnë edhe aventurat, mjafton qe te mos qëndrojnë te vetmuar. Ne planin financiar nuk duhet te ndërmerrni shume rreziqe sidomos nëse gjendja ka qene e trazuar kohet e fundit.

Shigjetari

Do jeni tmerrësisht shume xheloze gjate kësaj dite dhe do keni mosmarrëveshje te shumta me partnerin. Mundohuni t’i vini vetes fre sepse përndryshe mund te arrini edhe ne ndonjë ndarje. Beqaret nuk duhet te tregohen te nxituar sepse gabimet mund te sjellin goxha pasoja. Ne planin financiar asgjë nuk do shkoje ashtu si ju e kishit menduar.

Bricjapi

Priten goxha mosmarrëveshje dhe probleme gjate kësaj dite ne jetën tuaj sentimentale. Tregohuni shume te matur me ato qe do thoni nëse nuk doni qe gjerat te përfundojnë keq. Beqaret ka rrezik te përballen me zhgënjime te mëdha kështu qe serish do mbeten vetëm. Ne planin financiar gjithçka do varet nga mënyra se si ju do i menaxhoni te ardhurat.

Ujori

Te dashuruarit do kalojnë një dite shume normale dhe aspak problematike. Ne mbrëmje mund te ketë edhe ndonjë darke romantike. Ju beqaret nuk duhet t’iu besoni plotësisht atyre qe do iu joshin sepse disa janë eksperte te gënjeshtrave. Do vuani me vone nëse nxitoheni. Ne planin financiar situata do ndërlikohet edhe me tepër për shkak te shpenzimeve te detyruara.

Peshqit

Sot nuk do ketë pasion te zjarrte ndërmjet jush dhe partnerit, por gjithsesi marrëdhënia ne çift do mbetet e qëndrueshme. Mundohuni te respektoni lirinë dhe te drejtat e tjetrit. Beqaret do joshin te gjithë personat qe do ju duken interesante, por do jene te pafat. gjendja e financave do jete me e mire se disa dite me pare. Kjo do ju beje me optimiste dhe me te qete.

The post Parashikimi i horoskopit, zbuloni se çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot appeared first on Albeu.com.

  •  

Trump krahason veten me Leninin: Unë do të isha komunisti më i madh në histori, por komunizmi është katastrofë

✇Albeu
By: M C

Presidenti amerikan, Donald Trump, ka krahasuar veten e tij me Vladimir Lenin. Gjatë një konference për shtyp pas Samiti të NATO në Ankara, ai tha se kishte pasur një përvojë të shkëlqyer, duke e quajtur takimin e liderëve shumë të suksesshëm. Megjithatë, ajo që tërhoqi vëmendjen ishte deklarata e tij, ku presidenti amerikan krahasoi veten me Vladimir Lenin.

Konkretisht, në përgjigje të një pyetjeje për komunizmin, Trump tha: “Komunizmi është i lehtë për t’u shitur. Unë do të isha komunisti më i madh në histori, do të isha në të njëjtin nivel me Leninin. Ju keni qira falas për pjesën tjetër të jetës suaj, por ajo që nuk ju thonë është se do të jetonit në kushte të mjerueshme.

The post Trump krahason veten me Leninin: Unë do të isha komunisti më i madh në histori, por komunizmi është katastrofë appeared first on Albeu.com.

  •  
❌