❌

Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

Gjuha shqype

Poezi nga Ndre Mjeda

Përmbi za që lshon bylbyli,
gjuha shqype m’shungullon;
pĂ«rmbi er’ qĂ« jep zymbyli,
pa da zemren ma ngushllon.

NdĂ«r komb’ tjera, ndĂ«r dhena tjera,
ku e shkoj jetën tash sa mot,
veç pĂ«r ty m’rreh zemra e mjera
e prej mallit derdhi lot.

Nji kto gjuhë që jam tue ndie,
jan’ tĂ« bukra me themel
por prap’ kjo, si diell pa hije,
pĂ«r mue t’tanave iu del.

Ku n’breg t’Cemit rritet trimi
me zbardh, Shqype, zanin tand,
e ku Drinit a burimi
që shpërndahet kand e kand.

Geg’ e tosk’, malsi, jallia
jan’ nji komb, m’u da, s’duron;
fund e maj’ nji a Shqypnia
e nji gjuh’ t’gjith’ na bashkon.

Qoftë mallkue kush qet ngatrrime
ndër kto vllazën shoq me shoq,
kush e dan me flak’ e shkrime
çka natyra vet’ pĂ«rpoq.

Por me gjuhĂ« kaq t’moçme e mjera
si nj’bij’ kjo qĂ« pa prind mbet:
pĂ«r t’huej t’mbajshin dhenat tjera,
s’t’kishte kush pĂ«r motĂ«r t’vet.

E njat tok’ qĂ« je tue gzue,
e ke zan’ tash sa mij’ vjet,
shqyptaria, që mbet mblue
sot nën dhe, edhe shqyp flet./ KultPlus.com

Rama: Pamje magjike e lumit të Shalës

Kryeministri Edi Rama ndau mëngjesin e sotëm pamje magjike nga Lumi i Shalës.

Lumi i Shalës, që derdhet në liqenin e Komanit, po tërheq çdo vit një numër të lartë turistësh vendas e të huaj, për shkak të bukurisë që natyra i ka falur kësaj zone.

Në këtë atraksion të jashtëzakonshëm të turizmit, në veri të Shqipërisë, turistët zgjedhin të shijojnë eksplorimin e zonës me varkë, ngjitjen në majat përreth me pamje spektakolare, zhytjen në ujin e freskët të lumit të Shalës dhe ushqimet tradicionale që ofrohen në bujtinat e ngritura pranë tij.

Lumi i Shalës buron rrëzë Alpeve dhe ka një gjatësi prej 37 km prej burimit në majën e Radohinës e deri në Drin. Lumi i Shalës dallohet për ujin e tij të veçantë ngjyrë blu të thellë.

Ai është i pasur me një shumëllojshmëri peshqish, por më e përhapura është trofta, që rritet vetëm në ujërat e ëmbla. Ngjyra e kaltër dhe e ftohtë e ujit është karakteristike e këtij lumi, shkëmbinjtë e thepisur që e rrethojnë, duken sikur prekin qiellin./atsh/KultPlus.com

Petro Nini Luarasi, mësuesi dhe drejtori i Mësënjëtores së parë shqipe në Korçë

Sot janë bërë 114 vite nga vdekja e veprimtarit të shquar Petro Nini Luarasit. 

Petro Nini Luarasi (Luaras, 22 prill 1865- Ersekë, 17 gusht 1911) ka qenë prift ortodoks i krishterë, mësues, publicist dhe veprimtar i lëvizjes kombëtare. Edhe babai i tij, Nini Petro Kostallari, kishte qenë aktiv në Rilindjen Kombëtare Shqiptare si publicist dhe mësues.

Pasi mbaroi shkollën e seminarit të Qestoratit punoi si mësues në fshatrat e rrethit të Kolonjës, ku mësoi shqip i maskuar dhe përgatiti një numër shokësh si mësues të ardhshëm të shqipes.

Në vitin 1887 Luarasi dhe shoku i tij mësues Thanas Sina morën drejtimin e shkollës shqipe në Korçë nga Pandeli Sotiri pas largimit të tij. Mes viteve 1887 dhe 1893 Luarasi hapi në Ersekë dhe në disa fshatra të rrethit të Kolonjës shkolla në gjuhën shqipe.

Themelimi dhe promovimi i shkollave shqipe nga Luarasi nĂ« zonĂ«n e KolonjĂ«s e solli atĂ« nĂ« konflikt me Filaretos, kryepeshkopin grek tĂ« Kosturit. NĂ« vitin 1892 njĂ« letĂ«r qarkore iu dĂ«rgua popullatĂ«s shqiptare ortodokse tĂ« KolonjĂ«s pĂ«r tĂ« shkĂ«putur lidhjet mes tyre dhe Luarasit me Filaretos, duke iu referuar atij si njĂ« “renegat i mallkuar” qĂ« pĂ«rhapte “masonerinĂ« dhe protestantizmin e lirĂ«â€, ndĂ«rsa dĂ«nonte punĂ«n e tij me shkollĂ«n shqipe dhe thoshte se Gjuha shqipe “nuk ekzistonte”.

MĂ« pas emigroi nĂ« Shtetet e Bashkuara tĂ« AmerikĂ«s nĂ« periudhĂ«n 1904 – 1908, ku ishte anĂ«tar aktiv i LĂ«vizjes KombĂ«tare Shqiptare dhe nismĂ«tar i shoqatave patriotike “Malli i MĂ«mĂ«dheut” dhe “Pellazgu”. Luarasi punoi gjithashtu si drejtor dhe mĂ«sues i ShkollĂ«s sĂ« parĂ« shqipe tĂ« motrave Qiriazi në Korçë dhe nĂ« vitet 1909-1911 punoi si drejtor i shkollĂ«s së Negovanit, tĂ« themeluar nga Papa Kristo Negovani.

Ai gjithashtu ka kontribuar në organizatat për rrugën që çon në Shpalljen e Pavarësisë së Shqipërisë (shkëputja) nga Perandoria Osmane.

Luarasi mori pjesë në Kongresin e Manastirit që sanksionoi krijimin e alfabetit të shqipes në vitin 1908. Për veprat e tij patriotike, shkëputjen e Shqipërisë nga Perandoria Osmane, mësimin e gjuhës shqipe dhe veprimtarinë shoqërore, ai u persekutua të dy nga Patriarku Ekumenik i Kostandinopojës dhe regjimi i turqve të rinj. Sipas shumë mundësive ai vdiq i helmuar nga Patriarkana më 17 gusht 1911.

Ai bashkëpunoi, botoi dhe ishte kryeredaktor me këto revista:
Bashkimi i kombit (botuar në Manastir gjatë periudhës 1909-1910), ku ai ishte kryeredaktor;
Drita, (botuar në Sofje, Bulgaria gjatë periudhës 1907-1908);
Kombi (botuar në Boston, më 1908);
Liria (botuar në Selanik gjatë periudhës 1909-1910)

NĂ« kĂ«to revista ai botoi shkrime mĂ«simore, poezi dhe publicistike. NĂ« veprĂ«n e tij politike “Mallkimi i shkronjave shqipe” dhe “ÇpĂ«rfolja e shqiptarit” (Manastir, 1911), mbrojti tĂ« drejtat e popullit shqiptar pĂ«r tĂ« drejtat e tyre pĂ«r kulturĂ«n e vet kombĂ«tare. Ai propagandoi idetĂ« kryesore tĂ« Rilindjes KombĂ«tare Shqiptare qĂ« ishin ato tĂ« bashkimit tĂ« popullit shqiptar nĂ« luftĂ«n e tij pĂ«r lirinĂ« e ShqipĂ«risĂ«, pavarĂ«sisht besimeve fetare.

Ai vdiq mĂ« 17 gusht 1911. PĂ«r kontributin e tij tĂ« madh rreth qĂ«shtjes shqiptare Presidenti i ShqipĂ«risĂ«, Bamir Topi mĂ« 13 janar 2012 i akordoi Petro Nini Luarasit (pas vdekjes) Urdhrin “Nderi i Kombit” me motivacionin: “FigurĂ« e shquar e kombit, njĂ« nga veprimtarĂ«t e ndritur tĂ« Rilindjes KombĂ«tare, luftĂ«tar i paepur pĂ«r zgjimin, emancipimin dhe prosperimin e kombit shqiptar, pĂ«r çlirimin nga zgjedha osmane dhe formimin e shtetit komb tĂ« shqiptarĂ«ve, luftĂ«tarit tĂ« madh tĂ« krijimit tĂ« arsimit kombĂ«tar si njĂ« nga shtyllat e çështjes kombĂ«tare, vepĂ«r pĂ«r tĂ« cilĂ«n dha edhe jetĂ«n.” / KultPlus.com

Abdyl Frashëri, ideologu i Lidhjes Shqiptare të Prizrenit

Sot janë bërë 186 vite nga lindja e patriotit të madh shqiptar dhe njërit nga udhëheqësit kryesorë të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, Abdyl Frashërit.

Abdyl Frashëri (1839-1892) ishte ideolog e atdhetar i shquar i Rilindjes Kombëtare Shqiptare si dhe një nga drejtuesit kryesorë të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit. Lindi në fshatin Frashër të Përmetit.

Kaloi pjesën e parë të jetës në fshatin e lindjes deri në moshën 18-vjeçare, kur u vendos për nevoja pune në Janinë. U shqua si personalitet politik qysh më 1877, sapo u duk se kriza lindore po rrezikonte trojet shqiptare. Si kryetar i Komitetit Shqiptar të Janinës që u formua po atë vit, hartoi projektin e shpalljes së pavarësisë së Shqipërisë me anën e kryengritjes çlirimtare antiosmane.

Por, shpresat e tij se idenë e shtetit shqiptar do ta përkrahnin rivalët e perandorisë ruse, të cilët nuk e dëshironin supremacinë e saj në Gadishullin Ballkanik, nuk u realizuan. Bisedimet që zhvilloi me përfaqësuesit e Greqisë në korrik dhe në dhjetor 1877, për një aleancë politike dhe ushtarake shqiptaro-greke kundër perandorisë osmane dështuan gjithashtu, mbasi as Athina nuk e pranoi idenë e një Shqipërie të pavarur në kufijtë e saj etnikë.

Në Parlamentin e parë osman të vitit 1877 hyri si deputet i Janinës, u zgjodh kryetar i Komitetit të Janinës dhe në dhjetor të po këtij viti u zgjodh kryetar i Komitetit të Stambollit, që u formua për të mbrojtur të drejtat e shqiptarëve në perandorinë osmane. Frashëri ishte një nga aktivistët kryesorë të Kuvendit të Prizrenit të krijuar për të mbrojtur trevat shqiptare, si pasojë e firmosjes së Traktatit të Shën Stefanit (1878). Mbrojti idenë e bashkimit të trevave shqiptare në një vilajet, në kuadër të perandorisë osmane. Në vitin 1877, Abdyl Frashëri u zgjodh kryetar i Komitetit Qendror për Mbrojtjen e të Drejtave të Kombësisë Shqiptare, që u formua në Stamboll si dhe ishte kryetar i Komitetit Shqiptar të Janinës.

Pas thyerjes së ushtrisë osmane nga ushtria ruse në vitin 1878 dhe nënshkrimit të Traktatit të Shën Stefanit, A. Frashëri shtroi tezën se në kushtet e krijuara për shqiptarët, zgjidhja më e drejtë për interesat e tyre kombëtare ishte krijimi i një vilajeti të bashkuar shqiptar në kuadër të perandorisë osmane. Gjatë Kongresit të Berlinit, në emër të Lidhjes, së bashku me Mehmet Ali Vrionin, kreu takime me përfaqësues të Fuqive të Mëdha për të mbrojtur të drejtat e shqiptarëve.

Abdyl FrashĂ«ri ishte ideolog e atdhetar i shquar i Rilindjes KombĂ«tare Shqiptare si dhe njĂ« nga drejtuesit kryesorĂ« tĂ« Lidhjes Shqiptare tĂ« Prizrenit. Lindi mĂ« 29 gusht 1839 nĂ« fshatin FrashĂ«r tĂ« PĂ«rmetit. GjatĂ« KrizĂ«s Lindore tĂ« viteve ’70 tĂ« shekullit XIX u shqua si personalitet politik.

Në qeverinë e drejtuar nga Ymer Prizreni (1881), Abdyl Frashëri mori përgjegjësinë e ministrit të Punëve të Jashtme. Në prill të këtij viti u arrestua. Pas shtypjes së Lidhjes, më 2 maj 1881 mbërriti në Manastir i përcjellë prej një oficeri të xhandarmërisë dhe shtatë xhandarëve kalorës. Mbasi qe arrestuar duke shkuar nga Dibra në Elbasan te Mahmud bej Biçakçiu.

Prej aty iu dërgua Dervish Pashës në Prizren, i cili e burgosi në kalanë e qytetit ku qëndroi tri vite që ia rrënoi shëndetin kryekëput. Më tej u internua së bashku me familjen e tij në Balliqeser e në Bandërma të Anadollit për afro dy vjet të tjera. Në fund u amnistua me ndërhyrjen e Gazi Osman Pashës, heroit të Plevnës; u kthye në Stamboll, ku u emërua përfaqësues i këshillit bashkiak të kryeqytetit.

Autoritetet osmane e arrestuan dhe e dënuan me vdekje, dënim që u kthye më pas në burgim të përjetshëm. Në gjyqin që u bë në Prizren u dënua me vdekje, por më pas ky vendim u kthye në burgim të përjetshëm. Pasi kreu tri vite dënim në burgun e kalasë së Prizrenit, u dërgua me qëndrim të detyruar në Ballëkesir dhe në Bandërma. Në vitin 1886 u lirua me kushtin që të mos merrej me politikë dhe u caktua anëtar i këshillit të qytetit të Stambollit.

Vdiq në Stamboll më 23 Tetor 1892. Eshtrat e tij u sollën në Tiranë në vitin 1978, me rastin e 100 vjetorit të formimit të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit./KultPlus.com

TĂ« uroj

Viktor Hygo

TĂ« uroj


Të uroj më së pari të duash
E duke dashur, do të të duan edhe ty
Dhe ata qĂ« s’tĂ« duan, harroji
E pĂ«rtej harrimit, mĂ«ritĂ« e vjetra kurrĂ« mos t’i kujtosh!

Të uroj të vazhdosh të duash pa u dëshpëruar
Të uroj që edhe sikur mes miqve të tu
TĂ« ketĂ« tĂ« pasjellshĂ«m, tĂ« pamatur e t’pamend
Ti, ti
 qëndro gjithmonë trim e besnik
Pse mes tyre ka për të qenë edhe një i vetëm
Tek i cili ti mund të besosh padyshim
Pse jeta vetë është e tillë.

Të uroj gjithashtu të kesh armiq
Të shumtë, a një të vetëm, aq sa ti të kuptosh.
E kështu të mund të mësosh zemërgjerësinë prej tyre
Dhe ndër ta, të jetë qoftë edhe një i drejtë,
Aq sa ti të mos ndjehesh krejt i sigurt.

Të uroj më shumë të jesh i vlefshëm, po jo i pashembullt
E në çaste të vështira
Kur asgjë nuk shkon si duhet
Vlera jote të të japë forcë e kurajo të vazhdosh.

Të uroj po ashtu të jesh zemërgjerë
Jo me ata që lajthisin pak
Sepse kjo është e lehtë
Por me ata që gabojnë trashë e janë të pandreqshëm
Dhe duke shprehur zemërgjerësinë tënde
Ti mund të shërbesh si shembull për të tjerë.

Të uroj gjithashtu që duke qenë i ri
Të mos rrekesh të piqesh me të shpejtë
E kur rritur të jesh
Të mos këmbëngulësh të hiqesh më i ri
E duke qenë plak, të mos pushtohesh prej dëshpërimit
Sepse çdo moshë ka bukurinë e dhimbjen e saj.

Nuk të uroj të jesh i trishtuar. Oh jo!
Jo gjithë vitin, por ta njohësh trishtimin veç një ditë!
E kështu të çmosh
Që e qeshura e rigjetur është edhe më e mirë
Se një e qeshur e rëndomtë, e vakët, e shpëlarë që të dëmton.

Të uroj mes tjerash të mbjellësh një farë
Një farë të vockël fare
E ta shoqërosh gjithë rritjen e saj
Për të zbuluar prej sa shumë jetësh është ndërtuar një pemë.

Të uroj gjithashtu të kesh edhe pak para
Aq sa nevojiten e t’ia dalĂ«sh mbanĂ«
E që së paku një herë në vit të reflektosh
Mbi ato para e tĂ« thuash: “JanĂ« tĂ« miat, i kam fituar vetĂ«!”
Për ta bërë të qartë e të njohur:
Se kush është pronar i kujt!

TĂ« uroj gjithashtu tĂ« mbash sa mĂ« gjatĂ« t’jetĂ« e mundur
Gjithçka që dashuron
E nëse dashuritë shkojnë, të mund të qash pa u ankuar
E të vuash pa u ndjerë fajtor!

Të uroj së fundmi
Që nëse je një burrë, të kesh një grua të mirë
E nëse je një grua, të kesh një burrë të mirë.
Nesër, pasnesër e sërish të pasnesërmen
Edhe sikur rraskapitur të jeni
Ta gjeni buzĂ«qeshjen si nĂ« t’parĂ«n ditĂ« dashuruar
të jeni gjithnjë!

E nëse të gjitha këto ndodhin për ty
AtĂ«herĂ«, s’do tĂ« kem mĂ« asgjĂ« tĂ« tĂ« uroj!/KultPlus.com

Louisa May Alcott, autorja që ktheu sfidat e jetës në letërsi

Louisa May Alcott (1832 – 1888) mbetet njĂ« prej figurave mĂ« tĂ« dashura tĂ« letĂ«rsisĂ« amerikane, e njohur veçanĂ«risht pĂ«r romanin klasik ” Gra tĂ« vogla ” (Little Women), qĂ« u bĂ« menjĂ«herĂ« njĂ« sukses ndĂ«rkombĂ«tar dhe vijon tĂ« lexohet me pasion deri sot.

E lindur në Pensilvani, Alcott u rrit në një mjedis intelektual, nën shoqërinë e mendimtarëve të mëdhenj amerikanë si Ralph Waldo Emerson, Theodore Parker dhe Henry David Thoreau. Arsimimi i saj erdhi kryesisht nën kujdesin e të atit, filozofit Bronson Alcott, një idealist me ide të përparuara, por i paaftë për të siguruar jetesën e familjes. Pas dështimit të kolonisë utopike Fruitlands, Louisa u përball me barrën e mirëqenies së nënës dhe tri motrave të saj, një përgjegjësi që e shoqëroi gjatë gjithë jetës, shkruan KultPlus.

PĂ«r tĂ« ndihmuar familjen, ajo punoi si mĂ«suese, guvernante, punĂ«tore shtĂ«pie dhe mĂ« pas nisi tĂ« shkruante. RrĂ«fenjat e para iu botuan nĂ« The Atlantic Monthly, duke i hapur rrugĂ«n njĂ« karriere letrare tĂ« gjatĂ«. Ishte presioni ekonomik ai qĂ« e nxiti tĂ« shkruante romanin Gra tĂ« vogla nĂ« vitin 1868, i cili u prit me entuziazĂ«m tĂ« jashtĂ«zakonshĂ«m dhe i solli asaj stabilitet financiar. NĂ« ditarin e vitit 1869, Alcott shĂ«nonte me lehtĂ«sim: “Shyqyr Zotit, i pagova tĂ« gjitha borxhet.”

Përveç krijimtarisë, Louisa May Alcott mbeti një figurë e përkushtuar ndaj familjes. Dy dekadat e fundit të jetës i kaloi duke u kujdesur për prindërit e moshuar, derisa vdiq më 6 mars 1888, vetëm dy ditë pas ndarjes nga jeta të të atit.

Trashëgimia e saj nuk kufizohet vetëm te Gra të vogla. Alcott hapi rrugën për shkrimtaret femra në Amerikë, duke treguar se letërsia nuk është vetëm një mjet argëtimi, por edhe një mënyrë për të përballuar jetën, për të dhënë forcë dhe për të ndërtuar ëndrra të reja./KultPlus.com

Princi William dhe Princesha Kate do të hyjnë në shtëpi të re, pamjet nga rezidenca në lagjen mbretërore

Princi William dhe Princesha Kate do të zhvendosen në një shtëpi të re në fund të këtij viti!

Çifti mbretĂ«ror do tĂ« largohet nga shtĂ«pia e tyre aktuale nĂ« Windsor, Adelaide Cottage, pĂ«r tĂ« jetuar nĂ« Forest Lodge, njĂ« vilĂ« me tetĂ« dhoma gjumi qĂ« ndodhet nĂ« Great Park tĂ« zonĂ«s mbretĂ«rore, sikurse konfirmon njĂ« zĂ«dhĂ«nĂ«s i Pallatit Kensington.

“ShtĂ«pia e re e familjes sĂ« Uellsit do tĂ« jetĂ« gati pĂ«r zhvendosje mĂ« vonĂ« gjatĂ« vitit”, thuhet nĂ« deklaratĂ«n zyrtare tĂ« pallatit.

Sipas The Sun, çifti do ta blejë pronën me shpenzimet e veta, e cila vlerësohet rreth 16 milionë paund. Ata po ashtu do të financojnë disa punime të vogla restaurimi në ndërtesën e klasifikuar si me rëndësi historike, përfshirë heqjen e një dritareje dhe përmirësimin e një oxhaku, siç zbulojnë disa dokumente të redaktuara të planifikimit urbanistik.

Ky zhvillim vjen pas një investigimi të Channel 4 Dispatches dhe The Sunday Times, që tregoi se Dukati i Cornwall-it, i trashëguar nga William pas emërimit si Princ i Uellsit, kishte dhënë me qira prona publike për miliona paund. Pas kritikave, Princi William deklaroi se disa nga këto prona do të jepen falas për organizata bamirëse.

Renovimi i fundit i madh i Forest Lodge ndodhi në vitin 2001, me një kosto prej 1.5 milionë paund, dhe që prej atëherë ka pasur një qira mujore të vlerësuar në 15.000 paund.

Shtëpia e re ndodhet shumë afër rezidencës aktuale të familjes, duke bërë të mundur që fëmijët e çiftit, Princi George, Princesha Charlotte dhe Princi Louis, të vazhdojnë të ndjekin të njëjtën shkollë.

Një gjigant teknologjik në krizë dixhitale: Pse Japonia ngeci pas

NĂ« imagjinatĂ«n botĂ«rore, Japonia lidhet me teknologjinĂ« futuriste: robotĂ«, metro ultra-moderne, trena me shpejtĂ«si marramendĂ«se. Por paradoksalisht, vendi i “inovacionit” ende mbĂ«shtetet nĂ« teknologji tĂ« vjetruara si makinat e faksit dhe dokumentet nĂ« letĂ«r.

Pandemia e Covid-19 nxori më qartë në pah këtë kontrast. Ndërsa shumë shtete implementuan shpejt zgjidhje dixhitale për shëndetësinë dhe administratën, Japonia u përball me vështirësi të mëdha. Përhapja e burokracisë dhe mungesa e sistemeve online e vonuan reagimin kombëtar. Vetëm në maj të vitit 2020 u hap një portal për raportimin e rasteve të reja.

Nga lidere teknologjike nĂ« vite ’70–’80 te ngecja dixhitale
Në të kaluarën, kompani si Sony, Panasonic, Toyota apo Nintendo dominuan botën. Produkte si Walkman, Donkey Kong apo Mario Bros e bënë Japoninë sinonim të inovacionit. Por ndërsa vendet e tjera kaluan në një ekonomi të bazuar në softuer dhe shërbime, Japonia mbeti e përqendruar tek hardueri. Rezultati: një hendek i madh dixhital në shërbimet publike.

Pse?

Administrata publike ka shkrim-lexim të ulët dixhital.

Shumë procese janë të lidhura me dokumente në letër dhe pulla tradicionale hanko.

Korporatat shmangin rrezikun dhe e marrin vendimmarrjen ngadalë.

Një popullsi në plakje ka pak presion për ndryshim.

Bizneset e vogla nuk kanë parë arsye të kalojnë nga faksi tek kompjuteri.

Edhe tentativa pĂ«r modernizim ka pasur tone ironike: Ministria e Transformimit Dixhital ka kĂ«rkuar mendime pĂ«r “metaverse” pĂ«rmes njĂ« skedari Excel qĂ« duhej plotĂ«suar e dĂ«rguar me email – duke shkaktuar tallje tĂ« gjera.

Një garë me kohën
Qeveria ka krijuar AgjencinĂ« Dixhitale dhe synon tĂ« eliminojĂ« pĂ«rdorimin e faksit nĂ« zyrat shtetĂ«rore, por vetĂ«m ky plan ka hasur mbi 400 ankesa nga ministritĂ«. NdĂ«rkohĂ«, ekspertĂ«t thonĂ« se JaponisĂ« do t’i duhen tĂ« paktĂ«n 5–10 vite pĂ«r tĂ« arritur standardet e vendeve perĂ«ndimore.

Megjithatë, ka shenja ndryshimi: pagesat pa kontakt po pranohen gjithnjë e më shumë, kompanitë po investojnë në shërbime online, dhe administrata po bën hapa të ngadaltë por të qëndrueshëm drejt reformës. Sfida kryesore? Teknologjia ndryshon aq shpejt sa çdo vonesë e bën arritjen edhe më të vështirë./KultPlus.com

Ndahet nga jeta Pippo Baudo, ikona e televizionit italian në moshën 89-vjeçare

Pippo Baudo, një nga figurat më të shquara të televizionit italian, është ndarë nga jeta në moshën 89-vjeçare, duke lënë pas një trashëgimi të pasur në botën e spektaklit dhe kulturës.

Giuseppe Vittorio Raimondo “Pippo” Baudo, i lindur mĂ« 7 qershor 1936, ishte njĂ« nga prezantuesit mĂ« tĂ« njohur tĂ« televizionit italian, me njĂ« karrierĂ« qĂ« shtrihej pĂ«rgjatĂ« gjashtĂ« dekadave.

Baudo ka qenë gjithashtu drejtor artistik dhe president i Teatro Stabile në Katania.

NĂ« vitet 1970, ai kontribuoi nĂ« themelimin dhe punoi pĂ«r kanalin privat “Antenna Sicilia”, me seli nĂ« Katania. NĂ« vitin 1987, pas njĂ« pĂ«rplasjeje me presidentin e RAI-t, Enrico Manca, ai kaloi nĂ« Mediaset ku prezantoi emisionin “Festival”. MegjithatĂ«, disa vite mĂ« vonĂ« u rikthye nĂ« RAI 1 me emisionin “Gran Premio”; ndĂ«rsa spektakli i tij “Serata d’Onore” transmetohej nĂ« Rai Due.

Një nga momentet më të paharrueshme të karrierës së tij ndodhi në natën hapëse të Festivalit të Sanremos në vitin 1995, kur një burrë, Pino Pagano, u ngjit në skajin e galerisë së teatrit duke kërcënuar se do të vetëvritej. Ishte vetë Baudo që ndërhyri dhe arriti ta ndalonte, mes duartrokitjeve të publikut.

NĂ« vitin 1997, ai u rikthye nĂ« Mediaset, por emisionet e tij “La canzone del secolo” dhe “TiramisĂč” nuk patĂ«n sukses. NĂ« vitin 1999, Rai Tre i propozoi drejtimin e njĂ« programi tĂ« ri nĂ« prime-time, “Giorno dopo Giorno”, qĂ« mĂ« vonĂ« mori emrin “Novecento”.

NĂ« vitin 2002, Baudo drejtoi Festivalin e Sanremos pas dĂ«shtimit tĂ« edicionit tĂ« vitit 2001, duke zgjedhur si bashkĂ«prezantuese Manuela Arcuri dhe Vittoria Belvedere. Ai u largua nga RAI nĂ« vitin 2004, por u rikthye njĂ« vit mĂ« vonĂ« me programin “Sabato Italiano” nĂ« Rai Uno. MĂ« 2 tetor 2005, mori pĂ«rsĂ«ri drejtimin e emisionit tĂ« sĂ« dielĂ«s “Domenica In” (1979–1985, 1991–1992, 2005–2010), pĂ«r herĂ« tĂ« tetĂ«.

Në vitin 2008, ai drejtoi për herë të trembëdhjetë Festivalin e Sanremos, duke kaluar edhe Mike Bongiorno-n, i cili e kishte drejtuar njëmbëdhjetë herë.

Reagim pas heqjes së përmendores së Isuf Celajt në Vuthaj

Heqja e përmendores së luftëtarit të të drejtave shqiptare, Isuf Celaj, ka nxitur reagime të forta nga komuniteti shqiptar. Në një deklaratë publike, nipi i tij, Gzim Celaj, e ka cilësuar këtë akt si një goditje ndaj historisë dhe dinjitetit të shqiptarëve në Mal të Zi.

“Me indinjatĂ« tĂ« thellĂ« dhe shqetĂ«sim tĂ« madh, dĂ«nojmĂ« aktin e paprecedentĂ« tĂ« heqjes sĂ« pĂ«rmendores sĂ« Isuf Celajt. Ky veprim pĂ«rfaqĂ«son njĂ« goditje tĂ« rĂ«ndĂ« ndaj kujtesĂ«s historike, dinjitetit tĂ« komunitetit shqiptar dhe vlerave tĂ« bashkĂ«jetesĂ«s demokratike,” tha ai.

Gzim Celaj theksoi se Isuf Celaj nuk ishte figurë që nxit ndasi, por një mbrojtës i të drejtave të shqiptarëve dhe një zë i drejtësisë që ka treguar guxim e humanizëm edhe për qytetarë të etnive të tjera.

Ai shtoi se familja dhe komuniteti nuk do të heshtin përballë këtij provokimi dhe do të ndërmarrin çdo hap ligjor e demokratik për të mbrojtur figurën dhe trashëgiminë e tij.

Në fund të reagimit, ai bëri thirrje institucioneve ndërkombëtare dhe organizatave për të drejtat e njeriut që të dënojnë këtë akt dhe të mbështesin përpjekjet për respektimin e historisë shqiptare në Mal të Zi.

“PĂ«rmendorja mund tĂ« hiqet, por ideali i tij nuk shuhet,” pĂ«rfundoi ai./KultPlus.com

‘Travel and Tour World’: Pse ShqipĂ«ria po bĂ«het njĂ« nga destinacionet kryesore nĂ« EvropĂ«?

ShqipĂ«ria, e njohur prej kohĂ«sh pĂ«r bukurinĂ« e saj tĂ« pashfrytĂ«zuar dhe trashĂ«giminĂ« e pasur kulturore, po bĂ«het njĂ« nga destinacionet turistike me rritjen mĂ« tĂ« shpejtĂ« nĂ« EvropĂ«, sipas “Travel and Tour World”.

Në vitin 2025, vendi është gati të mirëpresë një numër mbresëlënës prej 2,5 milionë vizitorësh, duke shënuar një rritje të konsiderueshme prej 15% nga viti i kaluar.

Me peizazhet e saj marramendëse, vendet historike dhe çmimet e përballueshme, Shqipëria po shfaqet si një perlë e fshehur që ofron një mori përvojash për vizitorët që kërkojnë diçka më autentike dhe vendpushime më pak të mbushura me turistë sesa destinacionet tradicionale evropiane.

Projeksionet e rritjes së turizmit: Një rritje prej 15% e vizitorëve

Sektori i turizmit në Shqipëri po përjeton një rritje të jashtëzakonshme të popullaritetit.

Kombinimi unik i vendit me plazhe të pastra, male të thepisura dhe monumente historike shekullore po tërheq turistë nga e gjithë bota.

E njohur për trashëgiminë e saj të pasur kulturore dhe bukurinë mahnitëse natyrore, Shqipëria po bëhet gjithnjë e më tërheqëse për vizitorët që kërkojnë aventurë, kulturë dhe relaks, të gjitha në një vend.

Faktorët kryesorë të rritjes së turizmit:

Plazhet mahnitëse: Vijat bregdetare e deteve Jon dhe Adriatik të Shqipërisë janë shtëpia e disa prej plazheve më të pacënuara të Evropës, duke ofruar vendpushime të qeta për turistët që kërkojnë diell.

RĂ«ndĂ«sia historike: Vendet e listuara nga UNESCO nĂ« ShqipĂ«ri, tĂ« tilla si Gjirokastra dhe Parku KombĂ«tar i Butrintit, u ofrojnĂ« vizitorĂ«ve njĂ« udhĂ«tim prapa nĂ« kohĂ« – pĂ«rmes rrĂ«nojave dhe qyteteve tĂ« lashta tĂ« ruajtura mirĂ«.

Aventurë në natyrë: Alpet Shqiptare janë një pikë e nxehtë për adhuruesit e aktiviteteve në natyrë, duke ofruar shtigje mahnitëse për ecje në natyrë dhe pamje panoramike.

Preferencat e udhëtimit në zhvillim: Duke lëvizur përtej plazhit

Ndërsa plazhet e Shqipërisë kanë qenë prej kohësh tërheqja kryesore e vendit, viti 2025 sheh një ndryshim në preferencat e vizitorëve.

Gjithnjë e më shumë vizitorë po i drejtohen Shqipërisë jo vetëm për vijën e saj bregdetare, por edhe për ofertat e saj të ekoturizmit dhe aventurës.

Malet e ShqipĂ«risĂ«, thesareve historike tĂ« fshehura dhe parqet e gjera natyrore janĂ« disa nga atraksionet kryesore – pĂ«r ata qĂ« duan mĂ« shumĂ« sesa pushime tipike nĂ« plazh.

Shqipëria po e pozicionon veten si një parajsë për ekoturizmin dhe udhëtimet e aventurës.

KĂ«rkesa nĂ« rritje pĂ«r aktivitete si ecja nĂ« kĂ«mbĂ« nĂ« Alpet Shqiptare, eksplorimi i rrĂ«nojave tĂ« lashta tĂ« Butrintit ose vizita nĂ«pĂ«r parqe natyrore si Parku KombĂ«tar i LlogorasĂ« – po ndihmon nĂ« formĂ«simin e sĂ« ardhmes sĂ« vendit si njĂ« destinacion udhĂ«timi i larmishĂ«m.

Një ndryshim në akomodim dhe çmime

Ndërsa një numër më i madh turistësh po vërshojnë në Shqipëri, sektori i akomodimit po zgjerohet me shpejtësi për të përmbushur kërkesën në rritje.

Rritja e opsioneve tĂ« akomodimit, sĂ« bashku me çmimet e pĂ«rballueshme tĂ« ShqipĂ«risĂ«, po ndihmon ta bĂ«jĂ« vendin njĂ« zgjedhje tĂ«rheqĂ«se si pĂ«r turistĂ«t me buxhet tĂ« kufizuar – ashtu edhe pĂ«r ata qĂ« kĂ«rkojnĂ« luks.

Ulje çmimesh për të nxitur ardhjen e më shumë vizitorëve

PĂ«r t’iu pĂ«rshtatur njĂ« game mĂ« tĂ« gjerĂ« turistĂ«sh, ShqipĂ«ria ka bĂ«rĂ« pĂ«rpjekje pĂ«r tĂ« ulur çmimet e akomodimit, veçanĂ«risht nĂ« qytetet bregdetare tĂ« njohura.

Çmimet nĂ« zona si Saranda, Himara dhe Ksamili kanĂ« rĂ«nĂ« deri nĂ« 10-25%.

Këto rregullime çmimesh e bëjnë Shqipërinë një alternativë tërheqëse kundrejt destinacioneve më të shtrenjta evropiane, duke ofruar ende përvoja me cilësi të lartë.

Akomodime të përballueshme për të gjitha buxhetet

NĂ« Ksamil, pĂ«r shembull, familjet mund tĂ« gjejnĂ« akomodime njĂ«javore nĂ« hotele me tre yje pĂ«r rreth 550 euro – njĂ« opsion i pĂ«rballueshĂ«m krahasuar me destinacionet e tjera mesdhetare.

Çmimet konkurruese tĂ« ShqipĂ«risĂ« e bĂ«jnĂ« tĂ« lehtĂ« pĂ«r familjet, vizitorĂ«t solo dhe çiftet tĂ« pĂ«rjetojnĂ« bukurinĂ« e vendit pa shpenzuar shumĂ«.

Trendet rajonale

Rajonet veriore dhe jugore të Shqipërisë po përjetojnë trende të ndryshme turistike, secila duke ofruar mundësi unike për vizitorët.

Shqipëria Veriore: Një ndërthurje e luksit dhe traditës së re

Zona veriore e Shqipërisë, si Shëngjini dhe Velipoja, po përjetojnë investime të reja në vendpushime luksoze dhe ambiente moderne.

MegjithatĂ«, rajoni ende ruan mundĂ«si tĂ« pĂ«rballueshme, duke e bĂ«rĂ« atĂ« njĂ« destinacion tĂ« larmishĂ«m – ku si kĂ«rkuesit e luksit ashtu edhe turistĂ«t me buxhet tĂ« kufizuar mund tĂ« gjejnĂ« akomodim qĂ« i pĂ«rshtatet nevojave tĂ« tyre.

Shqipëria Jugore: Kërkesë në rritje

Në të kundërt, destinacionet jugore si Borshi dhe Qeparo po përjetojnë një rritje të kërkesës, veçanërisht nga familjet dhe vizitorët që kërkojnë një përvojë më të qetë dhe më të fokusuar në natyrë.

Ky popullaritet në rritje po çon në një rritje të kostove, megjithëse Shqipëria ende ofron çmime të shkëlqyera në krahasim me vendet e tjera evropiane.

Prania evropiane në rritje e Shqipërisë

Ndërsa gjithnjë e më shumë vizitorë zbulojnë sharmin unik të Shqipërisë, vendi po fiton njohje përkrah destinacioneve evropiane në zhvillim si Sllovenia, Mali i Zi dhe Bosnjë-Hercegovina.

Ndërthurja e peizazheve mahnitëse, rrënjëve të thella kulturore dhe opsioneve të përballueshme të udhëtimit në Shqipëri e pozicionon atë si një destinacion kryesor për vizitorët që kërkojnë një përvojë autentike larg turmave.

Me zhvillimin e vazhdueshëm në infrastrukturë dhe sektorin e turizmit në rritje, Shqipëria është e vendosur të luajë një rol edhe më të spikatur në turizmin evropian në vitet e ardhshme.

Duke parë përpara: E ardhmja e turizmit shqiptar

NdĂ«rsa viti 2025 po shpaloset, e ardhmja e turizmit nĂ« ShqipĂ«ri duket “e ndritur”.

Me njĂ« kombinim plazhesh tĂ« pabesueshme, malesh dramatike, historie tĂ« pasur dhe opsionesh tĂ« pĂ«rballueshme, vendi Ă«shtĂ« i pozicionuar pĂ«r t’u bĂ«rĂ« njĂ« nga destinacionet kryesore tĂ« udhĂ«timit nĂ« EvropĂ«.

Pavarësisht nëse turistët kërkojnë të relaksohen në plazh, të ecin nëpër shtigje malore apo të eksplorojnë trashëgiminë e lashtë të Shqipërisë, vendi ofron diçka për të gjithë.

Rritja e shpejtë e turizmit në Shqipëri parashikohet të vazhdojë, ndërsa një numër më i madh turistësh po zbulojnë përvojat e larmishme që vendi ofron.

Ndërsa Shqipëria vazhdon të përmirësojë infrastrukturën e tij turistike dhe të promovojë udhëtimet miqësore me mjedisin, ajo është gati të bëhet një destinacion kryesor në Evropë në vitet në vijim.

Nga peizazhet marramendëse te përvojat e pasura kulturore, Shqipëria është vërtet një perlë e fshehur që premton të magjepsë vizitorët nga e gjithë bota. /atsh/ KultPlus.com

RTK në `1 Song 1 Europe`, Gërvalla: Urë kulturore mes Kosovës dhe Evropës

Shteti i KosovĂ«s Ă«shtĂ« pĂ«rfshirĂ« nĂ« projektin evropian “NjĂ« kĂ«ngĂ«, njĂ« EvropĂ«â€ pĂ«rmes interpretimit tĂ« artistit Driton Bejta, pĂ«rfshirje kjo qĂ« Ă«shtĂ« mundĂ«suar dhe realizuar nga njĂ« iniciativĂ« e Radiotelevizionit tĂ« KosovĂ«s.

Drejtori i Televizionit në RTK, Rilind Gërvalla, këtë përfshirje e ka cilësuar si një ndërthurje të veçantë mes traditës dhe modernitetit.

“PĂ«rfshirja e KosovĂ«s nĂ« projektin evropian ‘NjĂ« kĂ«ngĂ«, njĂ« Evropë’ pĂ«rmes interpretimit tĂ« Driton BejtĂ«s sjell njĂ« dimension tĂ« veçantĂ« tĂ« ndĂ«rthurjes mes traditĂ«s dhe modernitetit,” ka deklaruar GĂ«rvalla.

GĂ«rvalla gjithashu ka shtuar se veprĂ«n simbol tĂ« Bashkimit Evropian, “Ode to Joy”, kĂ«tĂ« herĂ« publiku do ta pĂ«rjetojĂ« nĂ« njĂ« formĂ« unike pĂ«rmes RTK-sĂ«.

“VeprĂ«n simbol tĂ« Bashkimit Evropian, ‘Ode to Joy’, kĂ«tĂ« herĂ« nĂ«pĂ«rmes RTK-sĂ« do ta pĂ«rjetoni jo vetĂ«m si njĂ« himn universal, por edhe si njĂ« mozaik kulturor ku identitetet gĂ«rshetohen nĂ« njĂ« tingull tĂ« pĂ«rbashkĂ«t,” Ă«shtĂ« shprehur ai.

Sipas Gërvallës, artisti Driton Bejta sjell në këtë interpretim përvojën e tij të pasur që lidh jazz-in me motivet tradicionale shqiptare.

“Driton Bejta, i njohur pĂ«r krijimtarinĂ« e tij jazz dhe pĂ«r lidhjen e hollĂ« qĂ« ka ditur tĂ« ndĂ«rtojĂ« mes improvizimit modern dhe motiveve tĂ« kaba-ve tĂ« jugut, e bart kĂ«tĂ« pĂ«rvojĂ« nĂ« njĂ« skenĂ« ndĂ«rkombĂ«tare ku dialogu muzikor Ă«shtĂ« nĂ« qendĂ«r,” ka thĂ«nĂ« ai.

Tutje, ai ka potencuar se e zgjedhja e çiftelisë si instrument kryesor përbën një deklaratë kulturore me peshë.

“Zgjedhja e çiftelisĂ« nuk Ă«shtĂ« vetĂ«m njĂ« akt artistik, por edhe njĂ« deklaratĂ« kulturore: ky instrument, shpesh i kufizuar nĂ« hapĂ«sira lokale e intime, ngrihet tani nĂ« nivelin e komunikimit pan-evropian,” ka thĂ«nĂ« GĂ«rvalla.

Ky moment, sipas tij shënon hap domethënës për Kosovën në arenën evropiane të kulturës.

“Ky moment pĂ«rfaqĂ«son njĂ« hap domethĂ«nĂ«s pĂ«r KosovĂ«n, jo thjesht pĂ«r t’u dĂ«gjuar, por pĂ«r t’u pranuar si zĂ« i barabartĂ« nĂ« orkestrĂ«n e kulturave evropiane. Bejta, me stilin e tij qĂ« tejkalon kufijtĂ« e zhanreve, e shndĂ«rron çiftelinĂ« nĂ« njĂ« urĂ« tĂ« gjallĂ« mes trashĂ«gimisĂ« dhe bashkĂ«kohĂ«sisĂ« evropiane,” ka pĂ«rfunduar GĂ«rvalla.

Si reziston akoma betoni romak edhe pas 2000 vitesh?

Gati dy mijë vjet pas kulmit të Perandorisë Romake, disa nga strukturat e saj janë ende në këmbë. Këto mrekulli të arkitekturës kanë qëndruar përballë kohës, përfshirë Panteonin në Romë, ujësjellësit romakë në Segovia të Spanjës dhe banjat romake në Angli.

QĂ«ndrueshmĂ«ria e kĂ«tyre strukturave i atribuohet kryesisht betonit romak. Por çfarĂ« e bĂ«n betonin romak kaq tĂ« veçantĂ«? ÇfarĂ« ka nĂ« kĂ«tĂ« material qĂ« i ka lejuar ndĂ«rtimet tĂ« mbijetojnĂ« pĂ«r mijĂ«ra vjet?

Studiuesit ende nuk janĂ« plotĂ«sisht tĂ« sigurt pĂ«r mĂ«nyrĂ«n se si prodhohej betoni romak, por kanĂ« disa tĂ« dhĂ«na, pĂ«rfshirĂ« pĂ«rbĂ«rĂ«sit e tij dhe faktin se ai “vetĂ«shĂ«rohet” kur bie shi.

Si bëhet betoni

Së pari, është e rëndësishme të kuptojmë se si bëhet betoni në përgjithësi. Betoni modern fillon me çimento, një pluhur i imët që kthehet në pastë kur përzihet me ujë. Një përbërës kyç i çimentos është guri gëlqeror, i cili përbëhet kryesisht nga karbonat kalciumi, një përbërje që gjendet edhe në natyrë, si tek lëvozhgat e vezëve dhe molusqeve. Gëlqerja përzihet me materiale të tjera, si argjila, dhe më pas nxehet në një furrë në temperaturën 1482 °C për të prodhuar një material të quajtur klinker. Klinkeri bluhet bashkë me disa shtesa për të krijuar çimenton.

Çimentoja mĂ« e pĂ«rdorur sot Ă«shtĂ« ajo e tipit Portland. NĂ« varĂ«si tĂ« mjedisit ku pĂ«rdoret, ndĂ«rtimet me çimento Portland kanĂ« njĂ« jetĂ«gjatĂ«si prej 75 deri nĂ« 100 vjet, sipas profesoreshĂ«s Somayeh Nassiri nga Universiteti i KalifornisĂ«, Davis. QĂ« prej pĂ«rdorimit tĂ« saj nĂ« kohĂ«t romake, betoni ka ndryshuar ndjeshĂ«m dhe vazhdon tĂ« ndryshojĂ«.

Materiale të ngjashme me betonin janë përdorur që në vitin 6500 para erës sonë. Sirianët e epokës së gurit zbuluan pa dashje përbërjen e njohur si gëlqere përmes përdorimit të zjarrit, që ngrohte shkëmbin përreth në një version të hershëm të procesit modern të kalcinimit. Ndërkohë, maja në Mesoamerikë rreth vitit 1100 para Krishtit zhvilluan paraprijës të betonit duke përdorur gëlqere të shpejtë, një përbërje që rezulton kur guri gëlqeror nxehet dhe lëshon dyoksid karboni, duke u kthyer nga karbonat kalciumi në oksid kalciumi.

Betoni romak

Betoni romak kishte njĂ« pĂ«rzierje unike dhe solli rezultate tĂ« jashtĂ«zakonshme. “Betoni ndĂ«rtoi perandorinĂ«,” thotĂ« profesori Kevin Dicus nga Universiteti i Oregonit. Sipas tij, romakĂ«t e pĂ«rdornin betonin qĂ« nĂ« shekullin III para Krishtit.

Sekretet e betonit romak qëndrojnë si në përbërësit, ashtu edhe në mënyrën e përzierjes së tyre. Një përbërës vendimtar ishte pozzolana, ose hiri vullkanik. Romakët përdornin hi nga shtrati vullkanik i qytetit Pozzuoli dhe e eksportonin në të gjithë perandorinë. Pozzolana përmban silic dhe alumin që reagojnë me gëlqeren dhe ujin në një reaksion pozolanik në temperaturë normale, duke krijuar beton më të fortë dhe jetëgjatë. Pozzolana përdoret edhe sot për të krijuar çimento hidrulike, që forcohet edhe nën ujë.

NjĂ« tjetĂ«r pĂ«rbĂ«rĂ«s thelbĂ«sor janĂ« copĂ«zat e gĂ«lqeres sĂ« shpejtĂ«. KĂ«to e bĂ«jnĂ« betonin romak tĂ« aftĂ« pĂ«r t’u vetĂ«shĂ«ruar. Kur betoni fillon tĂ« dĂ«mtohet dhe bie shi, uji depĂ«rton nĂ« çarje dhe arrin tek copĂ«zat e gĂ«lqeres. KĂ«to reagojnĂ« me ujin dhe krijojnĂ« kristale tĂ« quajtura kalcite qĂ« mbushin çarjet. PĂ«r shembull, nĂ« Varrezat e Caecilia etella pranĂ« RomĂ«s, tĂ« ndĂ«rtuara rreth 2000 vjet mĂ« parĂ«, çarjet janĂ« mbushur me kalcite, duke treguar se uji ka aktivizuar kĂ«tĂ« proces vetĂ«shĂ«rues.

NjĂ« ekip studiuesish nĂ« MIT demonstroi efektin e kĂ«tyre copĂ«zave nĂ« njĂ« studim tĂ« vitit 2023 tĂ« botuar nĂ« Science Advances. Ata analizuan betonin romak me mikroskopĂ« elektronikĂ« dhe rreze X pĂ«r tĂ« kuptuar çfarĂ« e bĂ«nte aq tĂ« fortĂ«, ndĂ«rkohĂ« qĂ« vetĂ« romakĂ«t duket se e kishin kuptuar nĂ« mĂ«nyrĂ« intuitive kĂ«tĂ« arritje. “Ishte thjesht fat i mirĂ«, apo e dinin çfarĂ« po bĂ«nin?” pyet Dicus.

RomakĂ«t pĂ«rdornin gjithashtu njĂ« metodĂ« tĂ« quajtur “pĂ«rzierje e nxehtĂ«â€, ku pĂ«rzihen gĂ«lqere e shpejtĂ«, pozzolana, ujĂ« dhe pĂ«rbĂ«rĂ«s tĂ« tjerĂ«, dhe pĂ«rzierja nxehet. Ekipi i MIT-it tregoi se kjo metodĂ« aktivizon vetitĂ« vetĂ«shĂ«ruese tĂ« gĂ«lqeres dhe ndihmon betonin tĂ« forcohet mĂ« shpejt sesa metodat moderne qĂ« pĂ«rdorin “gĂ«lqere tĂ« shuar”, njĂ« pĂ«rzierje e gĂ«lqeres me ujĂ« qĂ« Ă«shtĂ« standardi sot.

Studiuesit ende po zbulojnĂ« teknikat qĂ« romakĂ«t pĂ«rdorĂ«n pĂ«r pĂ«rgatitjen dhe pĂ«rzierjen e materialeve. Sipas Dicus, procesi modern me çimento Portland nuk lejon formimin e copĂ«zave tĂ« gĂ«lqeres, sepse klinkeri bluhet imĂ«t, duke i shkatĂ«rruar ato. NdĂ«rsa romakĂ«t, me pĂ«rzierjen e nxehtĂ« tĂ« gĂ«lqeres sĂ« shpejtĂ«, hirit dhe ujit, ruanin kĂ«to copĂ«za si “pĂ«rfshirje tĂ« vogla” nĂ« masĂ«n e betonit.

NĂ«se romakĂ«t e kuptonin plotĂ«sisht ose jo madhĂ«shtinĂ« e recetĂ«s sĂ« tyre, ajo Ă«shtĂ« dĂ«shmuar me kalimin e kohĂ«s. “Edhe sot, nuk ka ndjesi mĂ« tĂ« mirĂ« sesa tĂ« prekĂ«sh njĂ« mur romak,” thotĂ« Dicus. “JanĂ« 2000 vjet tĂ« shkuara, dhe Ă«shtĂ« po aq i fortĂ« sa dita kur u derdh.”

PĂ«rvjetori i ndarjes nga jeta tĂ« Aretha Franklin – Kujtohet “MbretĂ«resha e Soul-it

Sot shĂ«nohet pĂ«rvjetori i ndarjes nga jeta tĂ« Aretha Franklin, artistes qĂ« u njoh nĂ« mbarĂ« botĂ«n si “MbretĂ«resha e Soul-it”. MĂ« 16 gusht 2018, Franklin u shua nĂ« moshĂ«n 76-vjeçare pas njĂ« beteje me kancerin nĂ« pankreas, duke lĂ«nĂ« pas njĂ« trashĂ«gimi muzikore dhe kulturore tĂ« paçmuar.

E lindur mĂ« 25 mars 1942 nĂ« Memphis tĂ« Tennesse-it, ajo nisi tĂ« kĂ«ndonte nĂ« moshĂ« tĂ« vogĂ«l nĂ« korin e kishĂ«s, pĂ«r t’u bĂ«rĂ« mĂ« vonĂ« njĂ« nga zĂ«rat mĂ« tĂ« fuqishĂ«m tĂ« shekullit XX. Me kĂ«ngĂ« ikonike si Respect, (You Make Me Feel Like) A Natural Woman dhe Think, Franklin nuk bĂ«ri vetĂ«m histori nĂ« muzikĂ«, por u kthye edhe nĂ« njĂ« simbol tĂ« fuqizimit tĂ« grave dhe tĂ« luftĂ«s pĂ«r tĂ« drejtat civile.

Gjatë karrierës së saj, Aretha Franklin fitoi 18 çmime Grammy, shiti miliona albume dhe u bë gruaja e parë që u fut në Rock and Roll Hall of Fame në vitin 1987. Zëri i saj jehonte në momente historike për SHBA-në, përfshirë inaugurimet presidenciale, duke e shndërruar në një figurë që bashkonte artin dhe politikën.

Edhe pse janë kaluar vite nga ndarja e saj nga jeta, muzika e Aretha Franklin mbetet po aq e fuqishme dhe frymëzuese. Përvjetori i saj kujton një artiste që i dha botës jo vetëm këngë të paharrueshme, por edhe një mesazh të fortë për dinjitet, respekt dhe barazi./KultPlus.com

Juventusi e Marsielle në garë për transferimin e Zhegrovës

Juventusi ka shfaqur interesim për transferimin e mesfushorit të Lille dhe yllin e Kosovës, Edon Zhegrovën, gjatë kësaj jave.

Por, pĂ«r “ZonjĂ«n e VjetĂ«r”, situata me sulmuesin e krahut, Nico Gonzalez, ka bĂ«rĂ« qĂ« favorit pĂ«r ZhegrovĂ«n tĂ« jetĂ« skuadra franceze, Marsielle.

Siç shkruan “Fotball Italia”, Marseille ka shtuar pĂ«rpjekjet pĂ«r ta transferuar ZhegrovĂ«n, i cili prej kohĂ«s ka qenĂ« shĂ«njestĂ«r e disa klube tĂ« Serie A, e po ashtu dĂ«shirojnĂ« ta shmangin njĂ« ofertĂ« tĂ« mundshme nga Juventusi, transmeton Klankosova.tv.

Juventusi nuk do të mund ta blejë Zhegrovën pa arritur fillimisht ta shesin Nico Gonzalezin, për të cilin shpresojnë që Atletico Madridi mund ta zgjidhë këtë problem pasi është i interesuar për shërbimet e tij.

Filmi “I Believe the Portrait Saved Me” garon nĂ« dy kategori nĂ« Sarajevo Film Festival

Sot ka nisur zyrtarisht edicioni i ri i Sarajevo Film Festival, një nga ngjarjet më të mëdha dhe më prestigjioze të kinematografisë në rajon, ku prezantohen krijime artistike nga e gjithë bota dhe ku takohen profesionistët e industrisë së filmit me publikun.

NĂ« kĂ«tĂ« edicion, filmi “I Believe the Portrait Saved Me” Ă«shtĂ« pĂ«rzgjedhur tĂ« konkurrojĂ« nĂ« dy kategori tĂ« rĂ«ndĂ«sishme: Documentary Competition dhe European Shorts, duke e bĂ«rĂ« njĂ« nga veprat qĂ« ka tĂ«rhequr vĂ«mendjen e jurisĂ« dhe tĂ« adhuruesve tĂ« kinemasĂ«.

Përzgjedhja në këto dy seksione konkurruese është një sukses i madh, pasi Sarajevo Film Festival është një arenë ndërkombëtare ku talentet e reja takohen me emrat e konsoliduar të kinemasë. Në të kaluarën, shumë filma që janë shfaqur këtu kanë fituar jehonë dhe çmime të rëndësishme në festivale evropiane dhe botërore.

“I Believe the Portrait Saved Me” sjell njĂ« qasje tĂ« veçantĂ« artistike, duke ndĂ«rthurur elementĂ« dokumentarĂ« dhe eksperimentalĂ«, dhe Ă«shtĂ« pritur me interes tĂ« madh pĂ«r temĂ«n dhe realizimin e tij kinematografik.

Pjesëmarrja në Sarajevo Film Festival konsiderohet si një mundësi e jashtëzakonshme për filmat që duan të shpalosin mesazhin e tyre përpara një publiku të gjerë ndërkombëtar, ndërsa për krijuesit është edhe një hap i rëndësishëm drejt afirmimit në skenën evropiane dhe botërore të kinemasë./KultPlus.com

‘Derisa ta bĂ«sh tĂ« pavetĂ«dijshmen tĂ« vetĂ«dijshme, ajo do tĂ« ta drejtojĂ« jetĂ«n dhe ti kĂ«tĂ« drejtim do ta quash fat’

Thënie nga Carl Gustav Jung:

Të mendosh është e vështirë, prandaj shumica e njerëzve gjykojnë.

Nëse një njeri di më shumë se të tjerët, ai bëhet i vetmuar.

Nuk lëndohemi vetëm dhe nuk shërohemi vetëm.

Bota do të të pyesë se kush je. Nëse nuk e di, bota do të të tregojë.

Mos u mbaj fort pas dikujt që po ikën, përndryshe nuk do të takosh atë që po vjen.

Të bësh pyetjen e duhur është tashmë gjysma e zgjidhjes së një problemi.

Gjithçka në lidhje me njerëzit e tjerë që nuk na kënaq, na ndihmon që të njohim dhe kuptojmë më mirë veten tonë.

Barra më e rëndë për një fëmijë janë jetët e pajetuara të prindërve.

Pamja juaj do të bëhet e qartë, vetëm kur të mund të shihni brenda në zemrën tuaj. Kush sheh jashtë, ëndërron; kush sheh brenda, zgjohet.

Gjëja të cilës ti i reziston, ajo më shumë insiston.

Me të vërtetë jeta nis në moshën 40-vjeçare. Deri atëherë, thjesht je duke bërë hulumtime.

Personalitetet tona janë pjesë e botës që na rrethon, dhe misteri i tyre është gjithashtu i pakufi.

Unë nuk jam ajo që më ka ndodhur, unë jam ajo që kam zgjedhur të bëhem.

Ta dish errĂ«sirĂ«n tĂ«nde Ă«shtĂ« metoda mĂ« e mirĂ« pĂ«r t’u marrĂ« me errĂ«sirat e tĂ« tjerĂ«ve.

Nëse jeni një person me dhunti, kjo nuk do të thotë se keni fituar diçka. Do të thotë se keni diçka për të dhënë mbrapsht.

Derisa ta bësh të pavetëdijshmen të vetëdijshme, ajo do të ta drejtojë jetën dhe ti këtë drejtim do ta quash fat.

Ji mirënjohës për vështirësitë dhe sfidat që i ke, meqë në to ka bekime. Në fakt, njeriu ka nevojë për vështirësi. Ato janë të domosdoshme për rritje personale të shëndetshme, për formim të personalitetit stabil dhe për vetaktualizim.

Ne zgjatemi tek e shkuara për prindërit tanë dhe tek e ardhmja për fëmijët, të cilët nuk do i shohim asnjëherë, por për të cilët duam të kujdesemi.

Gjithsecilin që do ta takosh ka dituri për diçka që ti nuk e di, po që ke nevojë ta dish. Mëso prej tyre!

Unë nuk jam ajo çfarë më ndodhi. Unë jam ajo që përzgjedh të bëhem!

Depresioni është si një grua me të zeza. Nëse shfaqet, mos e dëbo. Ftoje brenda, ofroi një karrike, trajtoje si mysafire dhe dëgjo atë që dëshiron të thotë.

Vetmia nuk vjen nga fakti që nuk keni njerëz rrotull, por nga fakti që nuk jeni në gjendje të komunikoni gjërat që janë të rëndësishme për ju, apo nga fakti që nuk shprehni disa pikëpamje që të tjerët i konsiderojnë të papranueshme./ KultPlus.com

Nuk kam kohë të merrem me ty

Poezi nga Agim Doçi

Mjaft më bezdise me xhelozinë tënde!
Gjeta pak kohë të ta them ndër sy:
Bota ime është më e madhe se çdo dhëmbje
Lermë të lutem, nuk merrem dot me ty!

Unë vij të përkëdhel e ti kurr nuk ngopesh
Ankohesh, psherĂ«tin e pastaj thua: – mĂ« ke xhan?
Vërtitesh brenda vehtes e prej saj friksohesh
Nuk kam kohë të merrem me ty taman!

E di se do trishtohesh dhe do kërkosh pardon
Por unë e ndjej nga larg, do mbetesh po ajo!
Sa më shumë të të dua, ti përsëri dyshon
MĂ« ndjek nga pas si hije, pastaj pyet: – a mĂ« do!?

Tani fli dhe pafsh endrrat më të bukura
Unë do vij fshehurazi e të të puth në sy
Se lulet mezi presin, mbi to, të ndalet flutura

Ika
sepse nuk kam kohë të merrem me ty!/ KultPlus.com

Kriza e klubeve të natës: nga New Yorku në Paris, një botë që po shuhet

Klubet e natës në SHBA dhe Evropë po mbyllen me shpejtësi, duke shënuar fundin e një epoke të artë të muzikës dhe vallëzimit. Në dekadën e fundit, rënia ka qenë e dukshme, sidomos pas pandemisë COVID-19 që ndryshoi sjelljet sociale dhe solli krizë ekonomike të rëndë për këtë industri.

Brezat e rinj, veçanĂ«risht gjenerata Z, po preferojnĂ« shoqĂ«rinĂ« nĂ« shtĂ«pi, mbledhje tĂ« vogla, festivale apo forma alternative argĂ«timi, duke lĂ«nĂ« pas modelin e “clubbing”-ut qĂ« shĂ«noi vitet ’80 dhe ’90.

Shifrat flasin qartĂ«: nĂ« FrancĂ«, numri i klubeve ka rĂ«nĂ« nga 6,000 nĂ« vetĂ«m 1,400 qĂ« nga vitet ’80, ndĂ«rsa nĂ« Britani 31 pĂ«r qind e tyre janĂ« mbyllur vetĂ«m mes viteve 2020-2023.

Në SHBA, qytete si Los Angeles kanë parë rënie me 20 për qind të hapësirave të jetës së natës që nga viti 2019. Arsyet janë të shumta nga taksat dhe qiratë e larta, deri tek ndryshimet kulturore që po e zhvendosin rininë drejt argëtimit më intim dhe larg turmave, transmeton KultPlus.

Një studim i GlobalData tregon se 21 për qind e gjeneratës Z planifikojnë të dalin më pak jashtë shtëpisë, ndërsa një sondazh i YouGov (2024) zbulon se vetëm 28 për qind e 18-34-vjeçarëve në SHBA frekuentojnë rregullisht klubet, krahasuar me brezat e mëparshëm. Ekspertët paralajmërojnë se kjo rënie nuk është vetëm një çështje ekonomike, por edhe një krizë kulturore, pasi klubet e natës dikur përfaqësonin qendra të jetës shoqërore.

Paradoksi është se largimi nga skena e natës nuk po sjell më shumë lidhje shoqërore, përkundrazi: një sondazh amerikan i vitit 2021 tregoi se 61 për qind e të rinjve të gjeneratës Z ndihen të vetmuar, krahasuar me 44 për qind në vitin 2010. Në këtë mënyrë, ndërsa klubet po shuajnë dritat, një brez i tërë po përballet me një formë të re të vetmisë dhe ndryshimit të mënyrës së jetesës./KultPlus.com

Llava vijon të rrjedhë poshtë shpatit të malit Etna pas shpërthimit të vullkanit

Llava vazhdon të rrjedhë përgjatë shpatit të malit Etna gjatë shpërthimit në Katania të Italisë.

Llava ushqehet nga një çarje efuzive që u hap në një lartësi prej 3 mijë metrash më 10 gusht, e vendosur mes kraterit Bocco Nuova dhe atij Juglindor.

Fronti më i avancuar i llavës ka arritur një lartësi prej 2.700 metrash, ndërsa aktiviteti shpërthyes vazhdon me intensitet të ndryshëm nga krateri Juglindor, duke dërguar hi në zonën e majës teksa alarmi për aviacionin mbetet në nivel portokalli.

Mali Etna është një nga vullkanet më të famshëm dhe më aktivë në botë pasi është në aktivitet pothuajse të vazhdueshëm, me shpërthime efuzive dhe shpërthyese.

Derisa shpërthimet janë të shpeshta, ato zakonisht nuk janë katastrofike për popullatën aty pranë, por ato mund të pengojnë udhëtimin ajror dhe të dëmtojnë infrastrukturën.

❌