❌

Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

Tarifat e SHBA ndaj BE, presidenti francez kundër: Të arrijmë një marrëveshje

Presidenti francez Emanuel Macron iu shtua zërave kundër nga Bashkimi Europian për tarifat prej 30% mbi eksportet e BE-së në Shtetet e Bashkuara nga 1 gushti, të vendosura nga presidenti amerikan Donald Trump.

Franca ndan të njëjtin mosmiratim shumë të fortë ndaj njoftimit të tarifave, shkroi Macron në rrjetin social X, teksa shton se ky njoftim vjen pas javësh angazhimi intensiv nga Komisioni Europian në negociata me Shtetet e Bashkuara, në bazë të një oferte të fortë të bërë me mirëbesim.

“Franca mbĂ«shtet plotĂ«sisht Komisionin Evropian nĂ« negociatat, tĂ« cilat tani do tĂ« intensifikohen, pĂ«r tĂ« arritur njĂ« marrĂ«veshje tĂ« pranueshme reciprokisht deri mĂ« 1 gusht, duke reflektuar respektin qĂ« partnerĂ«t tregtarĂ« si Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara i detyrohen njĂ«ri-tjetrit, me interesat e tyre tĂ« pĂ«rbashkĂ«ta dhe zinxhirĂ«t e integruar tĂ« vlerave“, shkruan Macron.

Më herët Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Layen, reagoi ashpër ndaj vendimit të Presidentit amerikan, Donald Trump, për vendosjen e tarifave në masën 30%. Ajo shtoi se BE është e gatshme për një zgjidhje të negociuar, por paralajmëroi se Bashkimi Evropian është i përgatitur për kundërmasa proporcionale, nëse SHBA nuk tërhiqet nga vendimi.

Tarifat e reja të njoftuara nga Trump, nuk prekin vetëm BE-në, por edhe Meksikën. Më herët gjatë javës, presidenti amerikan shpalli tarifat e reja ndaj disa vendeve të tjera, përfshirë Japoninë, Korenë e Jugut, Kanadanë dhe Brazilin, si dhe një tarifë 50% mbi bakrin.

Begaj vizitë në Ohër, takim me presidenten Siljanovska-Davkova

Presidenti i vendit, Bajram Begaj ka zhvilluar një vizitë në Ohër, me ftesë të homologes së tij, Siljanovska-Davkova.

Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Begaj shprehet se diskutuan për bashkëpunimin bilateral, rajonal dhe integrimin europian.

Më tek ai shton se Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut ndajnë vullnetin për të bashkëpunuar në projekte me vlerë për qytetarët tanë.

“NĂ« OhĂ«r pĂ«r njĂ« vizitĂ« njĂ«ditore, me ftesĂ« tĂ« Presidentes Siljanovska-Davkova.

Folëm për bashkëpunimin. bilateral, rajonal dhe integrimin europian.

Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut ndajnë vullnetin për të bashkëpunuar në projekte me vlerë për qytetarët tanë.

Faktori shqiptar në Maqedoninë e Veriut eshtë urë lidhësë, i rëndësishëm dhe garanci për progresin e vazhdueshëm të marrëdhënieve tona.

Zhvilllimi i projekteve të përbashkëta jo vetëm ekonomike dhe infrastrukturore, por edhe kulturore e sociale është i arritshëm dhe i mirëpritur.

Me forca tĂ« pĂ«rbashkĂ«ta drejt progresit!“, shprehet Presidenti Begaj.

Deklarata që i kushtoi shtrenjtë, Bill Gates është 51 miliardë dollarë më i varfër

Pasuria e bashkëthemeluesit të Microsoft-it, Bill Gates, ka rënë ndjeshëm me 51 miliardë dollarë në vetëm disa ditë, pas deklaratës së tij se do të dhurojë pasurinë me një ritëm shumë më të shpejtë se sa ishte planifikuar më parë.

Sipas indeksit të miliarderëve të Bloomberg, pasuria e Gates ra nga 175 miliardë dollarë më 3 korrik në vetëm 124 miliardë dollarë më 11 korrik.

Kjo rënie erdhi si pasojë e rishikimit të metodologjisë së Bloomberg për të reflektuar më mirë nivelin e lartë të bamirësisë së Gates dhe angazhimin e tij për ta shpërndarë pasurinë gjatë dy dekadave të ardhshme.

NĂ« njĂ« postim nĂ« blog mĂ« 8 maj, Gates deklaroi se gati e gjithĂ« pasuria e mbetur e tij do tĂ« shkojĂ« pĂ«r Fondacionin Gates — organizata bamirĂ«se qĂ« themeloi bashkĂ« me ish-bashkĂ«shorten Melinda French Gates. Fondacioni pritet tĂ« pĂ«rmbyllĂ« misionin e tij deri nĂ« vitin 2045.

“Do tĂ« thonĂ« shumĂ« gjĂ«ra pĂ«r mua kur tĂ« vdes, por nuk dua qĂ« njĂ«ra prej tyre tĂ« jetĂ« ‘vdiq i pasur’”, shkroi Gates. “Ka shumĂ« probleme urgjente pĂ«r t’u zgjidhur, pĂ«r tĂ« mbajtur burime qĂ« mund tĂ« ndihmojnĂ« njerĂ«zit”.

Gates, i cili për pothuajse 18 vite ka qenë njeriu më i pasur në botë, ka deklaruar prej kohësh se fëmijët e tij do të trashëgojnë më pak se 1% të pasurisë së tij. Pas rishikimit nga Bloomberg, ai ra nga vendi i 5-të në vendin e 12-të në listën e miliarderëve, duke u pozicionuar pas mikut dhe ish-shefit ekzekutiv të Microsoft-it, Steve Ballmer.

Sipas të dhënave të fundit të Bloomberg më 12 korrik, njeriu më i pasur në botë është CEO i Tesla dhe SpaceX, Elon Musk, i ndjekur nga Mark Zuckerberg (Meta), Larry Ellison (Oracle), Jeff Bezos dhe Steve Ballmer.

Franca njofton paktin për krijimin e Shtetit të Kaledonisë së Re

Franca dhe Kaledonia e Re kanĂ« arritur njĂ« marrĂ«veshje “historike”, pĂ«rmes sĂ« cilĂ«s arkipelagu pĂ«rtej detit do tĂ« shpallet zyrtarisht si njĂ« shtet i ri, por do tĂ« mbetet sĂ«rish pjesĂ« e RepublikĂ«s Franceze.

Arritja e marrëveshjes u publikua sot (12 korrik) , pas përfundimit të bisedimeve 10-ditore në Paris, që synonin zgjidhjen e krizës politike dhe etnike në këtë territor të trazuar.

Presidenti francez Emmanuel Macron bëri thirje më herët për dialog gjithëpërfshirës me aktorët politikë, ekonomikë dhe shoqërorë të Kaledonisë së Re, pas valës së dhunës separatiste që goditi vendin vitin e kaluar, ku humbën jetën 14 persona dhe u shkaktuan dëme ekonomike në vlerën e rreth 2 miliardë eurosh, duke ulur PBB-në e territorit me 10%.

Sipas marrĂ«veshjes sĂ« re, territori do tĂ« quhet “Shteti i KaledonisĂ« sĂ« Re”, duke ruajtur njĂ« status tĂ« veçantĂ« brenda FrancĂ«s dhe me qytetarĂ«t qĂ« do tĂ« vazhdojnĂ« tĂ« kenĂ« nĂ«nshtetĂ«si franceze.

“Nuk do tĂ« ketĂ« mĂ« referendume pĂ«r pavarĂ«sinĂ«, pĂ«rveç atij qĂ« do tĂ« konfirmojĂ« kĂ«tĂ« marrĂ«veshje tĂ« re,” tha Nicolas Metzdorf, deputet dhe pĂ«rfaqĂ«sues i krahut Anti-PavarĂ«si, nĂ« njĂ« deklaratĂ« pĂ«r agjencinĂ« AFP.

Marrëveshja synon të zbusë tensionet e thella midis komuniteteve kanake autoktone, shumë prej të cilëve kërkojnë pavarësi të plotë, dhe popullsisë pro-franceze, që mbështet ruajtjen e lidhjeve me Parisin.

Tashmë, dokumenti do të kalojë për miratim në parlamentin francez dhe më pas në një referendum, që do të konfirmojë statusin e ri të territorit.

Kryeministri Franccois Bayrou e quajti kĂ«tĂ« zhvillim njĂ« hap me “dimensione historike”, duke theksuar rĂ«ndĂ«sinĂ« e pajtimit dhe rikuperimit ekonomik pas trazirave.

Kaledonia e Re, me një popullsi prej rreth 270,000 banorësh, ndodhet në Oqeanin Paqësor, rreth 17,000 kilometra nga Parisi, dhe ka qenë nën sundimin francez që prej shekullit XIX.

Megjithatë, tensionet rreth statusit të saj politik kanë qenë të vazhdueshme, me përplasje të herëpashershme midis kanakëve pro-pavarësisë dhe forcave besnike ndaj Francës.

Kombësi e re dhe status i dyfishtë

Marrëveshja 13-faqëshe e shpallur të shtunën përfshin krijimin e një kombësie të veçantë të Kaledonisë së Re, me mundësinë që banorët të mbajnë njëkohësisht edhe kombësinë franceze.

Kryeministri François Bayrou e quajti marrĂ«veshjen e sĂ« shtunĂ«s njĂ« akt me “dimensione historike”, edhe pse ajo kĂ«rkon ende miratim parlamentar dhe votĂ« popullore me referendum, qĂ« pritet tĂ« mbahet nĂ« vitin 2026.

Kosto e lartë e dhunës dhe përparësitë ekonomike

Pas trazirave qĂ« shpĂ«rthyen nĂ« maj 2024 – kur Parisi planifikoi t’u jepte tĂ« drejtĂ«n e votĂ«s mijĂ«ra banorĂ«ve jo-autoktonĂ« me banim afatgjatĂ« – situata u pĂ«rkeqĂ«sua ndjeshĂ«m. KanakĂ«t vendas e panĂ« kĂ«tĂ« si kĂ«rcĂ«nim pĂ«r tĂ« ardhmen e tyre politike dhe si pengesĂ« pĂ«r pavarĂ«sinĂ«. Si pasojĂ«, shpĂ«rthyen dhuna qĂ« la 14 tĂ« vdekur dhe 2 miliardĂ« euro dĂ«me ekonomike (rreth 10% e PBB-sĂ« sĂ« territorit).

Në marrëveshje parashikohet që, në të ardhmen, vetëm personat që kanë jetuar për të paktën 10 vjet në arkipelag do të kenë të drejtë vote.

E kaluara dhe rruga drejt një statusi të ri

Referendumi i fundit për pavarësinë u mbajt në vitin 2021, por u bojkotua nga grupet pro-pavarësi për shkak të ndikimit të pandemisë Covid-19 në popullatën Kanake. Ky ishte referendumi i tretë që nga viti 2018, dhe të gjithë i kanë refuzuar pavarësinë.

Pas referendumit tĂ« vitit 2021, situata politike nĂ« arkipelag mbeti e bllokuar. NĂ« qershor 2025, Macron deklaroi se dĂ«shironte njĂ« “projekt tĂ« ri” pĂ«r KaledoninĂ« e Re.

Marrëveshja përfshin gjithashtu një pakt për rimëkëmbjen ekonomike dhe financiare, me fokus në industrinë e përpunimit të nikelit, një sektor kyç për ekonominë lokale.

TĂ« dy dhomat e Parlamentit francez do tĂ« mblidhen nĂ« tremujorin e katĂ«rt tĂ« vitit pĂ«r tĂ« miratuar marrĂ«veshjen, e cila mĂ« pas do t’i paraqitet popullsisĂ« sĂ« KaledonisĂ« sĂ« Re nĂ« njĂ« referendum nĂ« vitin 2026.

Ukraina: Rusia po na vret me armët e Koresë së Veriut

Kreu i shërbimit të inteligjencës ushtarake të Ukrainës, Kirilo Budanov, zbuloi se Koreja e Veriut aktualisht furnizon deri në 40 përqind të municioneve të artilerisë ruse për luftën në Ukrainë.

Në një intervistë me Bloomberg, Budanov tha se regjimi i Kim Jong-un dërgon jo vetëm predha, por edhe raketa balistike dhe sisteme të plota artilerie. Sipas tij, Rusia në këmbim dërgon para dhe teknologji të përparuar, duke e ndihmuar kështu Phenianin të lehtësojë izolimin e tij ndërkombëtar.

“KĂ«to janĂ« armĂ« tĂ« mira“, tha Budanov, duke zbuluar se deri nĂ« 60 pĂ«rqind tĂ« humbjeve nĂ« njĂ«sitĂ« e tij nĂ« tre muajt e fundit u shkaktuan nga raketat e KoresĂ« sĂ« Veriut.

“Koreja e Veriut ka rezerva tĂ« mĂ«dha dhe prodhimi i tyre nuk ndalet, vazhdon 24 orĂ« nĂ« ditĂ«â€œ, shtoi ai mĂ« tutje.

Bashkëpunimi midis Rusisë dhe Koresë së Veriut është thelluar që kur Vladimir Putin vizitoi Phenianin për herë të parë në 24 vjet në qershor të vitit të kaluar dhe nënshkroi një Marrëveshje Partneriteti Strategjik. Budanov pretendon se Pheniani ka dërguar gjithashtu mijëra trupa për të ndihmuar ushtrinë ruse në rajonin e Kurskut, dhe inteligjenca perëndimore vlerëson se ushtria e Putinit ka marrë miliona predha nga Koreja e Veriut.

Ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov udhëtoi për në Phenian të premten, ndërsa këshilltari i sigurisë i Putinit, Sergei Shoigu, vizitoi Phenianin për herë të tretë brenda tre muajsh vetëm muajin e kaluar.

Pas ndĂ«rprerjes sĂ« papritur tĂ« javĂ«s sĂ« kaluar, Presidenti i SHBA-sĂ« Donald Trump ka urdhĂ«ruar rifillimin e dĂ«rgesave tĂ« armĂ«ve nĂ« UkrainĂ«, duke pĂ«rfshirĂ« sistemet kryesore tĂ« mbrojtjes ajrore. Edhe pse marrĂ«dhĂ«nia e tij me Putinin Ă«shtĂ« vĂ«nĂ« shpesh nĂ« pikĂ«pyetje, Trump kĂ«tĂ« javĂ« tha se presidenti rus po “vret shumĂ« njerĂ«z” dhe i quajti “marrĂ«zi” pĂ«rgjigjet e tij ndaj thirrjeve pĂ«r armĂ«pushim.

Budanov beson se mbĂ«shtetja amerikane do tĂ« zgjasĂ«. “QĂ«ndrimi i tyre Ă«shtĂ« konsistent. Si kreu i shĂ«rbimit, unĂ« di mĂ« shumĂ« sesa shihet nĂ« media”, deklaroi ai.

Ai thotĂ« se njĂ« armĂ«pushim Ă«shtĂ« i mundur, por vetĂ«m nĂ«se Ukraina, Rusia dhe SHBA-tĂ« pĂ«rfshihen nĂ« marrĂ«veshje. “Mund tĂ« arrihet edhe para fundit tĂ« vitit”, thotĂ« ai.

Vetëm më 9 korrik, Rusia lëshoi 728 dronë në Ukrainë, duke shkatërruar objekte dhe infrastrukturë civile. Kombet e Bashkuara raportuan se në qershor u shënua numri më i lartë i viktimave civile në tre vjet, me 232 të vdekur dhe 1,343 të plagosur.

Forcat ruse kanë bërë përparime të vogla, por të qëndrueshme. Muajin e kaluar, ato hynë në rajonin verilindor të Sumy-t dhe aktualisht po përparojnë drejt Donetskut dhe po përpiqen të depërtojnë në Oblastin e Dnipropetrovskit.

Budanov thotë se Rusia nuk do të jetë në gjendje të pushtojë të gjithë Donbasin deri në fund të vitit, por po përpiqet të krijojë një zonë tampon dhjetë kilometra të thellë në territor.

ShkodĂ«r/ Gjendet pa shenja jete nĂ« makinĂ« njĂ« 50-vjeçar, dyshohet se


Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në Shkodër.

Një person, rreth 50 vjeç, është gjetur pa shenja jete brenda në makinë.

Sipas uniformave blu, dyshohet se shtetasi me iniciale E.M., ka pësuar arrest kardiak dhe për pasojë ka humbur jetën.

“Rreth orĂ«s 19:15, nĂ« lagjen “Qemal Stafa” brenda automjetit nĂ« pronĂ«si tĂ« njĂ« subjekti tregtar, nĂ« serdilen e pasagjerit Ă«shtĂ« gjetur pa shenja jete shtetasi E. M., rreth 50 vjeç, i cili dyshohet se ka pĂ«suar arrest kardiak dhe si pasojĂ« ka humbur jetĂ«n.

Grupi hetimor vijon punĂ«n pĂ«r sqarimin e plotĂ« tĂ« rrethanave tĂ« rastit.”, thuhet nĂ« njoftimin e policisĂ«.

Deputetët britanikë letër qeverisë: Të njohim Palestinën si shtet!

59 deputetë laburistë i kanë bërë thirrje David Lammy-t, Sekretarit britaniku tw Shtetit dhe Ministrisë së Jashtme që ta njohin menjëherë Palestinën si shtet.

DeputetĂ« tĂ« qendrĂ«s dhe tĂ« krahut tĂ« majtĂ«, pĂ«rfshirĂ« disa kryetarĂ« komisionesh, i shkruan sekretarit tĂ« jashtĂ«m kĂ«tĂ« javĂ« pĂ«r tĂ« thĂ«nĂ« se “duke mos e njohur [PalestinĂ«n] si shtet, ne minojmĂ« politikĂ«n tonĂ« tĂ« njĂ« zgjidhjeje me dy shtete dhe vendosim njĂ« pritje qĂ« status quo-ja tĂ« mund tĂ« vazhdojĂ« dhe tĂ« shohĂ« fshirjen dhe aneksimin efektiv tĂ« territorit palestinez”.

59 deputetĂ«t sugjerojnĂ« qĂ« qeveria tĂ« ndjekĂ« pesĂ« masa tĂ« ndryshme pĂ«r tĂ« parandaluar qeverinĂ« izraelite nga zbatimi i planit tĂ« saj tĂ« Rafah, duke shtuar se ata besonin se Gaza po “pastrohej etnikisht” – njĂ« pretendim i mohuar me forcĂ« nga Izraeli.

Letra u organizua nga Miqtë e Partisë Laburiste të Palestinës dhe grupi i Lindjes së Mesme.

Aty thuhet se plani izraelit, i cili do tĂ« shihte “transferimin e popullsisĂ« nĂ« skajin jugor tĂ« GazĂ«s nĂ« pĂ«rgatitje pĂ«r deportim jashtĂ« rripit”, Ă«shtĂ« njĂ« pĂ«rshkrim i saktĂ«, por ata besojnĂ« se njĂ« mĂ«nyrĂ« mĂ« e qartĂ« pĂ«r ta pĂ«rshkruar atĂ« Ă«shtĂ« “spastrimi etnik i GazĂ«s”.

Zyrtarët izraelitë kanë thënë se duan të ndajnë popullsinë civile nga Hamasi, i cili ende kontrollon pjesë të Gazës dhe mban dhjetëra pengje të rrëmbyera në sulmin e 7 tetorit që shkaktoi luftën 21 muaj më parë.

Emmanuel Macron diskutoi njohjen e PalestinĂ«s si shtet nĂ« njĂ« konferencĂ« tĂ« pĂ«rbashkĂ«t pĂ«r shtyp me Sir Keir Starmer tĂ« enjten, tĂ« njĂ«jtĂ«n ditĂ« qĂ« u nĂ«nshkrua letra. “Sot, tĂ« punojmĂ« sĂ« bashku pĂ«r tĂ« njohur shtetin e PalestinĂ«s dhe pĂ«r tĂ« filluar kĂ«tĂ« momentum politik Ă«shtĂ« e vetmja rrugĂ« drejt paqes”, u shpreh Macron.

Ndërsa Franca ende nuk e ka njohur një shtet palestinez, Norvegjia, Irlanda dhe Spanja e koordinuan njohjen e tyre vitin e kaluar.

Mbipopullohen burgjet në Suedi/Arrihet marrëveshja me Estoninë, do të marrë me qira


Suedia po përballet me një krizë të thellë në sistemin e saj të burgjeve, teksa numri i të burgosurve po rritet me ritme alarmante.

Për të përballuar mbipopullimin në burgjet vendase, autoritetet suedeze kanë njoftuar se planifikojnë të marrin me qira deri në 600 vende në burgjet e Estonisë. Marrëveshja, e arritur mes Stokholmit dhe Tallinnit, pritet të hyjë në fuqi në verën e vitit 2026, pas miratimit nga parlamentet përkatëse.

Sipas njĂ« raporti tĂ« kohĂ«ve tĂ« fundit tĂ« KriminalvĂ„rden (shĂ«rbimi suedez i burgjeve dhe i lirimit me kusht), popullsia e burgjeve nĂ« Suedi mund tĂ« rritet – nĂ« skenarin mĂ« ekstrem – nga 7,800 kĂ«tĂ« vit nĂ« 41,000 nĂ« vitin 2034, si rezultat i politikave mĂ« ndĂ«shkuese tĂ« nxitura nga e djathta ekstreme.

Vëzhguesit thonë se kjo përfaqëson një ndryshim të dukshëm për një vend i cili për dekada të tëra krenohej me politikat e burgjeve të përqendruara në rehabilitim dhe riintegrim.

Suedia nuk Ă«shtĂ« e pĂ«rgatitur pĂ«r t’u pĂ«rballur me njĂ« rritje tĂ« numrit tĂ« tĂ« dĂ«nuarve me burg, ndĂ«rsa qeveria pĂ«rballet me njĂ« valĂ« tĂ« paparĂ« dhune tĂ« shkaktuar nga krimi i bandave.

Shefi i stafit tĂ« shĂ«rbimit tĂ« burgjeve, Joakim Righammar, ka thĂ«nĂ« se burgjet e SuedisĂ« janĂ« nĂ« njĂ« “situatĂ« krize” mbipopullimi.

Propozimi pĂ«r tĂ« dĂ«rguar tĂ« burgosurit nĂ« Estoni – 250 milje larg, pĂ«rtej Detit Baltik – duhet ende tĂ« miratohet nga parlamentet e tĂ« dy vendeve, por departamenti suedez i drejtĂ«sisĂ« pret qĂ« marrĂ«veshja tĂ« hyjĂ« nĂ« fuqi deri nĂ« verĂ«n e vitit 2026.

Departamenti i drejtësisë mohon se po shkon drejt burgosjes masive dhe po largohet nga rehabilitimi, duke përmendur punën që ka bërë për parandalimin.

Ndarja nga jeta e Daum, Berisha: Mbylli sytë në atdheun e tij të dytë

Werner Daum ishte një mik i shquar i ditëve më të vështira për Shqipërinë dhe shqiptarët, shkruan kryedemokrati Sali Berisha, në një reagim pas ndarjes nga jeta të ish-ambasadorit gjerman.

Ish-ambasadori i parë gjerman pas Luftës së Dytë Botërore në Shqipëri, mbylli sytë përgjithmonë në atdheun e tij të dytë, shkruan Berisha. Ambasada e vendit të tij, nën drejtimin e tij, u shndërrua në kështjellën e lirisë të 3.800 të rinjve që shembën Murin e Berlinit në Tiranë dhe e mbushën atë me kryengritës në çdo skaj të saj, thekson kreu i PD-së.

“Ambasadori Werner Daum ishte njĂ« mik i shquar i ditĂ«ve mĂ« tĂ« vĂ«shtira pĂ«r ShqipĂ«rinĂ« dhe shqiptarĂ«t. NĂ« vitet 1989–1990, pas rĂ«nies sĂ« Murit tĂ« Berlinit, Werner Daum, pĂ«rfaqĂ«sues i kombit tĂ« madh gjerman, pasardhĂ«s i njĂ« familjeje antinaziste i mĂ«kuar me pasionin pĂ«r lirinĂ«, bĂ«ri gjithçka dhe mĂ« shumĂ« se kushdo tjetĂ«r qĂ« tĂ« inkurajonte shqiptarĂ«t tĂ« ngriheshin kundĂ«r regjimit komunist diktatorial dhe tĂ« ndiqnin rrugĂ«n e kombeve tĂ« tjera tĂ« shtypura ish-komuniste. Me kontaktet dhe takimet e tij direkte me guximtarĂ« tĂ« grupeve antikomuniste nĂ« ShkodĂ«r, KavajĂ«, TiranĂ« etj., ai dha ndihmesĂ« tejet tĂ« çmuar nĂ« inkurajimin e protestave tĂ« para antikomuniste nĂ« ShkodĂ«r, KavajĂ«, TiranĂ« nĂ« muajt e parĂ« tĂ« vitit 1990.

Por veprimtaria e tij për lirinë e shqiptarëve kulmoi si promotor kryesor i kryengritjes paqësore të Rinisë së Tiranës më 2 korrik 1990. Ambasada e vendit të tij, nën drejtimin e tij, u shndërrua në kështjellën e lirisë të 3800 të rinjve që shembën Murin e Berlinit në Tiranë dhe e mbushën atë me kryengritës në çdo skaj të saj. Qëllimi i tij ishte që kryengritja paqësore e 3800 të rinjve që mbushën ambasadën e RFGJ dhe qindra e qindra të rinjve të tjerë që hynë në ambasadat e tjera të mbështetej nga qytetarët e Tiranës dhe të përmbysej kështu edhe në Shqipëri regjimi komunist.

Pas kĂ«tij aksioni tĂ« jashtĂ«zakonshĂ«m, qĂ« u shndĂ«rrua nĂ« kryelajmin e mediave botĂ«rore, ai u transferua nga ShqipĂ«ria dhe, mjerisht, shoqĂ«ria shqiptare ato ditĂ« historike nuk doli dot nga apatia. Por megjithĂ«kĂ«tĂ«, kryengritja paqĂ«sore e 2 korrikut 1990, arkitekt kryesor i tĂ« cilĂ«s ishte ambasadori Werner Daum, do tĂ« ishte preludi i revolucionit demokratik tĂ« Dhjetorit 1990 qĂ« solli pĂ«rmbysjen e diktaturĂ«s komuniste; ndaj dhe ai do tĂ« mbetet gjithmonĂ« Ambasador i LirisĂ« pĂ«r shqiptarĂ«t”.

Werner Daum, thotë Berisha, mbeti avokat i Shqipërisë edhe pas largimit nga Shqipëria.

“Pas largimit nga ShqipĂ«ria, mik i çmuar i shqiptarĂ«ve dhe nĂ« veçanti i kolosĂ«ve Ismail Kadare dhe Martin Camaj, studiues dhe intelektual klasi nĂ« elitĂ«n akademike gjermane por edhe franceze, Werner Daum do tĂ« ishte njĂ« avokat i ShqipĂ«risĂ«, shqiptarĂ«ve, kulturĂ«s sĂ« tyre. Ai i kushtoi kohĂ« dhe energji tĂ« çmuar promovimit tĂ« tyre nĂ« EuropĂ«. DashurinĂ« dhe respektin e tij pĂ«r ShqipĂ«rinĂ«, shqiptarĂ«t, kulturĂ«n, identitetin, historinĂ« e tyre, ai e paraqiti nĂ« njĂ« seri studimesh, referatesh, leksionesh dhe ekspozitash ndĂ«r mĂ« tĂ« arrirat kushtuar atyre.
PĂ«r tĂ« gjithĂ« kontributin e tij tĂ« jashtĂ«zakonshĂ«m, Presidenti i RepublikĂ«s, Bujar Nishani, e ka nderuar kĂ«tĂ« burrĂ« tĂ« shquar tĂ« kombit gjerman me Urdhrin ‘Naim FrashĂ«ri’ i Klasit tĂ« ParĂ«. Kurse kryetari i BashkisĂ« sĂ« KavajĂ«s e shpalli mĂ« datĂ«n 10 korrik 2025 Qytetar Nderi tĂ« qytetit”.

Berisha kujton takimin e parë me ish-ambasadorin gjerman në vendin tonë.

“UnĂ« pata fatin ta takoj pĂ«rsĂ«ri atĂ« mĂ« 10 korrik 2025 nĂ« KavajĂ«, nĂ« 35-vjetorin e rĂ«nies sĂ« heroit tĂ« parĂ« tĂ« demokracisĂ« sĂ« ShqipĂ«risĂ«, Josif Buda, nĂ« varrimin e tĂ« cilit ai kishte marrĂ« pjesĂ« dhe kujtimin e tĂ« cilit ai kishte ardhur ta nderonte. Dy ditĂ« mĂ« parĂ« pata me ambasadorin njĂ« bisedĂ« tĂ« gjatĂ«, qĂ« sĂ« bashku me kujtimin e veprĂ«s sĂ« tij tĂ« ndritur do ta mbaj mend pĂ«rgjithmonĂ«â€.

Një studiues dhe diplomat në pension, profesor doktor Werner Daum Profesor në Universitetin e Pavias dhe bashkëpunëtor shkencor i Universitetit prestigjioz të Harvardit, ka ndërruar jetë si pasojë e një ataku kardiak pak ditë pas mbërritjes në vendin tonë me ftese të Universitetit Europian të Tiranës, ku risolli në kujtesë më dëshmitë e tij të rralla ngjarjet që sollën fillimin e fundit të regjimit komunist.

Trump shpalli tarifa 30% për produktet e BE, Von der Leyen: Gati për kundërpërgjigje

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, ka reaguar ashpër ndaj vendimit të Presidentit amerikan Donald Trump për vendosjen e tarifave 30% ndaj produkteve evropiane të importuara në SHBA, duke paralajmëruar se ky veprim do të prishë seriozisht zinxhirët transatlantikë të furnizimit dhe do të dëmtojë ekonominë në të dy anët e Atlantikut.

Në një deklaratë zyrtare, von der Leyen theksoi se Bashkimi Evropian është i gatshëm të marrë masa të nevojshme për të mbrojtur interesat e tij në rast se tarifat hyjnë në fuqi nga 1 gushti.

“Vendosja e tarifave prej 30% mbi eksportet e BE-sĂ« do tĂ« prishte zinxhirĂ«t kryesorĂ« tĂ« furnizimit transatlantik, nĂ« dĂ«m tĂ« bizneseve, konsumatorĂ«ve nĂ« tĂ« dy anĂ«t e Atlantikut,” deklaroi ajo.

“Pak ekonomi nĂ« botĂ« janĂ« aq tĂ« hapura dhe tĂ« drejta nĂ« praktikat tregtare sa Bashkimi Evropian”, theksoi Ursula von der Leyen.

Ajo paralajmëroi se Bashkimi Evropian është i përgatitur për kundërmasa proporcionale nëse SHBA nuk tërhiqet nga vendimi.

“Ne mbetemi tĂ« gatshĂ«m tĂ« vazhdojmĂ« tĂ« punojmĂ« drejt njĂ« marrĂ«veshjeje deri mĂ« 1 gusht. NĂ« tĂ« njĂ«jtĂ«n kohĂ«, do tĂ« marrim tĂ« gjitha masat e nevojshme pĂ«r tĂ« mbrojtur interesat e BE-sĂ«, duke pĂ«rfshirĂ« marrjen e kundĂ«rmasave proporcionale nĂ«se Ă«shtĂ« e nevojshme,” thuhet nĂ« deklaratĂ«.

Shpërthen bombola e gazit në një banesë në Shkodër, plagoset një person

Një incident është regjistruar pak momente më parë në Shkodër.

Një bombol gazi ka shpërthyer në banesën e shtetasit me iniciale A.J., ku për pasojë është lënduar vetë pronari.

Uniformat blu bëjnë me dije se i lënduari ndodhet në spital për të marrë ndihmë mjekësore.

Njoftimi:

Rreth orĂ«s 17:55, nĂ« lagjen “Partizani”, nĂ« banesĂ«n e shtetasit A. J., ka shpĂ«rthyer njĂ« bombĂ«l gazi.

Si pasojë është dëmtuar pronari i banesës, i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Djali i “El Chapo”-s pranon fajin mbi akuzat pĂ«r trafik droge nĂ« SHBA

Një nga djemtë e bashkëthemeluesit të kartelit famëkeq të Sinaloas, El Chapo-s, ka pranuar fajësinë lidhur me akuzat për trafik droge këtë të premte, para gjykatës në SHBA.

Financial Times shkruan se Ovidio Guzman, djali i Joaquin “El Chapo” Guzman, ka pranuar nĂ« njĂ« gjykatĂ« nĂ« Çikago se Ă«shtĂ« fajtor pĂ«r katĂ«r akuza, duke pĂ«rfshirĂ« shpĂ«rndarjen e drogĂ«s dhe pjesĂ«marrjen nĂ« njĂ« sipĂ«rmarrje tĂ« vazhdueshme kriminale. Ai ishte pĂ«rballur me burgim tĂ« pĂ«rjetshĂ«m, por se sa do tĂ« marrĂ« nĂ« tĂ« vĂ«rtetĂ« nga dĂ«nimi do tĂ« varet nga bashkĂ«punimi i tij me autoritetet federale.

Ovidio Guzman Ă«shtĂ« njĂ« nga katĂ«r djemtĂ« e El Chapo-s, tĂ« njohur kolektivisht si “Los Chapitos”, tĂ« cilĂ«t udhĂ«hoqĂ«n njĂ« fraksion tĂ« rĂ«ndĂ«sishĂ«m tĂ« kartelit. Ata drejtuan kalimin e gjeneratĂ«s sĂ« re tĂ« grupit drejt opioidĂ«ve sintetikĂ«, duke u larguar nga drogat me bazĂ« bimore si kokaina dhe kanabisi.

Bie sistemi i policisë së RMV,ndalohet hyrja e automjeteve nga Kosova

Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar ka njoftuar se sistemi elektronik i Policisë së Maqedonisë së Veriut ka pësuar një defekt teknik në gjithë territorin e shtetit, duke sjellë si pasojë pezullimin e përkohshëm të hyrjes së automjeteve nga Kosova.

Sipas njoftimit zyrtar, autoritetet maqedonase kanë nisur regjistrimin e udhëtarëve në mënyrë manuale dhe kanë rikthyer kontrollin e dyfishtë kufitar. Kjo ka shkaktuar pritje të gjata dhe kolona të mëdha në pikat kufitare.

“NĂ« kĂ«tĂ« moment, regjistrimi po bĂ«het nĂ« mĂ«nyrĂ« mekanike. Derisa tĂ« rikthehet funksionimi i sistemit kufitar tĂ« RMV-sĂ«, kontrolli i dyfishtĂ« do tĂ« vazhdojĂ«,” thuhet nĂ« njoftim.

Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar u bën thirrje qytetarëve të planifikojnë udhëtimet me kujdes dhe premton informim të vazhdueshëm në kohë reale për çdo ndryshim të situatës.

Spanjë/ Jugu digjet në 40°C, veriu përmbytet nga shirat, alarm në 25 provinca

Paralajmërime të forta për stuhi dhe breshër janë lëshuar në Spanjë, pasi 100 mm shi ranë vetëm në një orë në një zonë të njohur turistike, duke përmbytur makina e shtëpi.

Për shkak të stuhisë DANA, agjencia aktivizoi paralajmërime të kuqe, portokalli dhe të verdha në një numër të madh rajonesh spanjolle.

Vendasit dhe turistët po përgatiten për kaos pasi Agjencia Kombëtare Meteorologjike (AEMET) aktivizoi paralajmërimet në 25 provinca, tetë prej të cilave janë shënuar me një nivel portokalli rreziku. Për të shtunën, u lëshuan paralajmërime portokalli për stuhi të forta në provincat e Huesca, Teruel dhe Zaragoza, si dhe në Barcelonë, Girona, Lleida, Tarragona dhe Castellón.

Në këto zona priten shira të rrëmbyeshëm dhe përmbytje të mundshme të menjëhershme, të cilat mund të prishin pushimet dhe të shkaktojnë dëme të mëdha.

Deri në 50 litra shi për metër katror parashikohet të bien në shumë zona në Aragon dhe Katalonjë, gjë që mund të shkaktojë përmbytje lokale dhe tejmbushje të shtretërve të lumenjve. Brigjet e lumit Ebro në Tarazona, provinca e Zaragozës, ishin nën alarm të kuq të premten për përmbytje të mëdha.

Një alarm i kuq mbetet në fuqi deri të shtunën vonë, pasi stuhia shkaktoi përmbytje urbane dhe ndërpreu trafikun në vendin turistik. Njësia Ushtarake e Situatave të Emergjencës (UME) u dërgua në disa qytete në Zaragoza për të ndihmuar në rikuperimin e pasojave të reshjeve ekstreme.

Shërbimet lokale të shpëtimit raportuan më shumë se 30 incidente që lidhen me përmbytjet, duke përfshirë rrëzim pemësh dhe bllokim rrugësh, por nuk pati viktima.

Pamjet tronditëse tregojnë makina që pluskojnë në ujë ndërsa shiu i rrëmbyeshëm përmbyt rrugët dhe njerëzit kërkojnë strehim nga moti i rrezikshëm.

Sakaq, paralajmërime për stuhi janë lëshuar edhe për rajone të tjera, duke përfshirë Alicante, Valencia, Ribera del Ebro në La Rioja, Iberico në Rioja dhe Alava.

Instituti Kombëtar Meteorologjik i Spanjës tha se një masë ajri e paqëndrueshme po lëviz në veri dhe në lindje të Gadishullit Iberik, duke sjellë shira dhe stuhi me reshje të dendura shiu.

Më vonë gjatë ditës, stuhia do të përhapet në bregdetin Kantabrian, Ishujt Balearik dhe pjesë të Spanjës qendrore dhe lindore, dhe situata pritet të qetësohet gjatë natës.

Dhe ndërsa një pjesë e vendit është prekur nga shirat, jugu dhe juglindja e Spanjës vazhdojnë të vuajnë nga nxehtësia ekstreme. Temperaturat në Murcia, Alicante, Andaluzinë e brendshme dhe pjesë të Extremadurës mund të arrijnë mbi 40 gradë.

Ky kontrast i madh midis nxehtësisë dhe stuhive e bën situatën e motit edhe më të vështirë. Në ditët në vijim, temperaturat do të ulen në pjesën më të madhe të Spanjës kontinentale dhe Ishujt Kanarie. Megjithatë, era do të shtohet, veçanërisht në Ishujt Kanarie dhe përgjatë bregdetit të Alboranit, ku mund të arrijë intensitet shumë të fortë.

Stuhia thuhet se Ă«shtĂ« rezultat i fenomenit meteorologjik DANA, i njohur edhe si “rĂ«nie e ftohtĂ«â€. Ky fenomen ndodh kur njĂ« sasi e madhe ajri mesdhetar i ngrohtĂ« dhe i lagĂ«sht ngrihet nĂ« atmosferĂ«n e sipĂ«rme pasi njĂ« sistem i ftohtĂ« arrin mbi tokĂ«.

Diferenca e temperaturës midis ajrit të ftohtë në shtresat e sipërme dhe ajrit të ngrohtë në tokë shkakton paqëndrueshmëri, e cila çon në zhvillimin e papritur të stuhive dhe shirave.

Shkëndija elektrike shkakton zjarr te tokat e mbjella me ullinj në Gramsh dhe Belsh

Shkëndija elektrike ka shkaktuar zjarr në sipërfaqe të mbjella me ullinj në Gramsh dhe Belsh, duke lënë pas dëme të konsiderueshme tek banorët në fshatrat Gjyralë, Lokalitet dhe Fierzë.

Të trija rastet e ndodhura ditën e djeshme, dyshohen në rrethana aksidentale, por hetimet janë ende aktive. Teksa në një prej tyre shkak u bë defekti elektrik i një mjeti që shpërtheu në flakë, duke rrezikuar edhe anëtarët e një familjeje që udhëtonte në të.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Gramsh referuan materialet në Prokurori për zjarrin e rënë në rrethana që dyshohen aksidentale në fshatin Gjyralë, ku për shkak të mbetjeve urbane të grumbulluara në këtë zonë, ra vatra e zjarrit dhe si pasojë e përhapjes së flakëve janë djegur sipërfaqe toke me ullinj në pronësi të banorëve A. Ll. dhe F. B.;

Kurse në fshatin Fierzë të Belshit dyshohet se për shkak të një shkëndije elektrike të shkaktuar nga kontakti i pemëve me telat e energjisë elektrike, ka rënë zjarr dhe për pasojë është djegur një sipërfaqe e konsiderueshme toke me ullinj, në pronësi të E. I.

Ngjarja e tretë ka ndodhur nĂ« aksin rrugor Lokalitet-Belsh, ku dyshohet se pĂ«r shkak tĂ« njĂ« defekti elektrik, ka rĂ«nĂ« zjarr nĂ« automjetin me drejtues shtetasin E. Ç.. Si pasojĂ« janĂ« shkaktuar dĂ«me materiale nĂ« automjet dhe nga pĂ«rhapja e flakĂ«ve janĂ« djegur disa pemĂ« frutore nĂ« pronĂ«si tĂ« shtetasit M. Ç.

Për të tre rastet materialet procedurale iu referuan Prokurorisë Elbasan, për veprime të mëtejshme.

Lavrov shijon Korenë e Veriut nga një jaht, takohet me Kim në plazh

Ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov duket i gëzuar dhe i buzëqeshur teksa ka vizituar udhëheqësin e Koresë së Veriut, Kim Jong Un në vendpushimin bregdetar të Wonsan.

Moska dhe Pheniani kanë lidhje veçanërisht të ngushta, të forcuar më tepër pas vendosjes së mijëra ushtarëve të Koresë së Veriut në frontin ukrainas, një çështje për të cilën Lavrov shprehu përsëri mirënjohjen e tij.

“Presidenti rus Vladimir Putin dhe Kryetari i Komisionit tĂ« Çështjeve ShtetĂ«rore tĂ« RepublikĂ«s Popullore Demokratike tĂ« KoresĂ«, Kim Jong Un, janĂ« nĂ« kontakt tĂ« vazhdueshĂ«m. Ata shkĂ«mbejnĂ« mesazhe rregullisht. Kjo praktikĂ« nuk do tĂ« ndalet”, theksoi Sergei Lavrov, pak para takimit.

Kim Jong Un gjithashtu riafirmoi mbështetjen e Moskës për veprimet ushtarake në Ukrainë, raportoi agjencia ruse e lajmeve TASS. Përpara takimit me Kim Jong Un, u zhvillua një raund i dytë i dialogut strategjik ruso-korean në nivel ministrash të jashtëm, ndërsa u nënshkrua një Plan Shkëmbimi Ndërministror për vitet 2026-2027, i cili ka objektiva për bashkëpunim diplomatik, tregti, ekonomi, investime dhe turizëm, si dhe programe trajnimi gjuhësor.

Plazhi i Wonsan ku Lavrov dhe Kim u takuan është gjithashtu vendi ku Koreja e Veriut strehon objekte raketore dhe detare.

Aktorja Pfeiffer sulmon Bill Gates-in: Po na kontaminon ushqimin

Aktorja hollivudiane Michelle Pfeiffer ka sulmuar miliarderin Bill Gates dhe duke shprehur shqetĂ«simin e saj pĂ«r njĂ« produkt tĂ« ri tĂ« miratuar nga FDA, tĂ« quajtur Apeel. Sipas Pfeiffer, ky mbrojtĂ«s i padukshĂ«m pĂ«r frutat dhe perimet, i cili zgjat jetĂ«n e tyre nĂ« dyqane, po aplikohet tashmĂ« edhe nĂ« prodhimet “organike”, duke rrezikuar kĂ«shtu sigurinĂ« ushqimore, shkruan A2 CNN.

“Apeel Ă«shtĂ« miratuar dhe tani edhe prodhimet organike janĂ« tĂ« mbuluara me diçka qĂ« nuk mund ta shohim apo ta lajmĂ«â€, shkroi aktorja 67-vjeçare nĂ« njĂ« postim nĂ« Instagram, tĂ« shoqĂ«ruar me njĂ« video alarmuese qĂ« sugjeron se produktet organike nuk janĂ« mĂ« tĂ« sigurta.

Apeel u themelua në vitin 2012 nga James Rogers, me mbështetje të hershme nga një grant 100 000 dollarësh i Fondacionit Bill & Melinda Gates. Megjithatë, kompania thekson se Gates nuk ka qenë asnjëherë aksioner dhe nuk është më i përfshirë në Apeel.

ZyrtarĂ«t e kompanisĂ« reaguan ndaj deklaratave tĂ« Pfeiffer duke i cilĂ«suar ato si “tĂ« rrezikshme dhe dezinformuese”. Sipas tyre, pĂ«rbĂ«rja e Apeel-it Ă«shtĂ« e ngrĂ«nshme dhe pĂ«rbĂ«het nga lipide bimore qĂ« gjenden natyrshĂ«m nĂ« fruta dhe perime. Ata po ashtu pretendojnĂ« se mbulesa mund tĂ« hiqet me larje dhe fĂ«rkim.

Pavarësisht debatit, qëllimi i deklaruar i Apeel është të reduktojë mbetjet ushqimore dhe të ndihmojë në luftën kundër urisë në botë.

Gjermania i dorëzon Ukrainës armë për të goditur brenda territorit rus

Gjermania ka konfirmuar se do tĂ« furnizojĂ« UkrainĂ«n me sisteme tĂ« reja armĂ«sh me rreze tĂ« gjatĂ« veprimi, tĂ« cilat do t’i mundĂ«sojnĂ« Kievit tĂ« godasĂ« objektiva strategjike shumĂ« larg vijĂ«s sĂ« frontit, brenda territorit tĂ« RusisĂ«.

Sipas Gjeneralit të Bundeswehrit, Christian Freuding, i cili udhëheq grupin mbështetës të Ministrisë Gjermane të Mbrojtjes për Ukrainën, dërgesat e para pritet të shkojnë deri në fund të këtij muaji.

“Ky Ă«shtĂ« njĂ« hap i rĂ«ndĂ«sishĂ«m nĂ« rritjen e kapaciteteve ushtarake tĂ« UkrainĂ«s. KĂ«to sisteme do tĂ« pĂ«rmirĂ«sojnĂ« ndjeshĂ«m mbrojtjen ajrore dhe aftĂ«sinĂ« pĂ«r tĂ« kryer goditje tĂ« synuara nĂ« thellĂ«si tĂ« territoreve tĂ« kontrolluara nga Rusia,” tha Freuding pĂ«r mediat gjermane.

Sistemet e reja përfshijnë teknologji të avancuara, që mund të përdoren për të synuar depot e municioneve, qendrat logjistike dhe komandat ruse që ndodhen larg vijës së parë të luftës. Kjo do të ndihmojë në uljen e presionit mbi trupat ukrainase dhe në ndërprerjen e zinxhirëve të furnizimit të forcave ruse.

Vendimi i Berlinit për të lejuar përdorimin e armëve të saj për goditje në territorin rus vjen pas kërkesave të përsëritura të autoriteteve ukrainase, të cilat kanë argumentuar se pa mundësinë për të goditur thellë brenda Rusisë, është e vështirë të ndalohet përparimi i ushtrisë ruse dhe të mbrohen qytetet ukrainase nga sulmet me raketa dhe dronë.

Ky zhvillim përfaqëson një ndryshim të rëndësishëm në politikën e Gjermanisë, e cila deri më tani ka qenë më e kujdesshme në lidhje me dërgesat e armëve që mund të përshkallëzojnë konfliktin. Megjithatë, në kushtet e ofensivave të vazhdueshme ruse dhe pas dështimit të disa iniciativave diplomatike, Berlini ka vendosur të rrisë nivelin e mbështetjes ushtarake për Ukrainën.

Zyrtarët gjermanë theksojnë se përdorimi i këtyre armëve do të jetë i koordinuar me aleatët ndërkombëtarë dhe në përputhje me ligjin ndërkombëtar. Gjenerali Freuding ka shtuar se objektivi kryesor mbetet ndihma për mbrojtjen e sovranitetit dhe integritetit territorial të Ukrainës.

Me dërgesat e reja, Ukraina do të ketë në dispozicion mjete më të fuqishme për të kundërshtuar agresionin rus dhe për të forcuar pozitat e saj në fushën e betejës në muajt e ardhshëm.

Prishja e ndĂ«rtimeve pa leje nĂ« Theth, Bardh Spahia akuza RamĂ«s: Besprerë 

Vijojnë prishjet e ndërtesave pa leje në Theth. Këtë të shtunë [12 korrik] atje shkuan edhe përfaqësues të Partisë Demokratike. Bardh Spahia tha se pamjet aktuale zona nuk i ka provuar as përballë serbëve.

“PĂ«r hir tĂ« sĂ« vĂ«rtetĂ«s kĂ«to pamje nuk i ka provuar kjo zonĂ« qĂ« prej hordhive serbe dhe pĂ«rballjes sĂ« banorĂ«ve patriotĂ« tĂ« kĂ«saj zone. ËshtĂ« hera e parĂ« qĂ« nĂ« gjithĂ« kĂ«to vite Theth dhe dukagjini pĂ«rballet me njĂ« dhunĂ« tĂ« tillĂ«, me njĂ« terror tĂ« paprecedentĂ«, tĂ« paarsyeshĂ«m, tĂ« paargumentuar”, tha ai.

Spahia akuzoi kryeministrin Edi Rama “si njĂ« besprerĂ« tipik”.

“Pasi u dha fjalĂ«n se jo vetĂ«m do t’i lejonte, madje i bĂ«ri thirrje tĂ« investonin emigrantĂ«t e shumtĂ« tĂ« kĂ«saj treve nĂ« kĂ«tĂ« zonĂ«, i dhunon sot dhe i hedh nĂ« lumĂ« investimet dhe kursimet e njĂ« jete tĂ« tĂ«rĂ«â€, tha ai duke e cilĂ«suar aksionin si hakmarrje pasi zona nuk votoi PartinĂ« Socialiste mĂ« 11 maj.

NdĂ«rkohĂ« Luçiano Boçi duke komentuar aksioni tha se zhvillohet pasi “nuk pĂ«rputhet me oreksin e Edi RamĂ«s.

“Duke goditur qytetarĂ« e Thethit kĂ«rkon tĂ« rrĂ«mbejĂ« edhe kĂ«tĂ« perlĂ« tĂ« ShqipĂ«risĂ«â€, tha Boçi duke akuzuar se Rama do t’ia japĂ« atĂ« “klientĂ«ve tĂ« tij”./ Tv Klan

Tenistja vritet nga babai: E bëra sepse na mbante me bukë, ndihesha i poshtëruar

Një teniste indiane është vrarë nga babai i saj, pasi ai ngacmohej nga bashkëfshatarët e tij, të cilët i thonin se po e mbante me bukë vajza.

Radhika Yadav, 25-vjeç, u qëllua me pistoletë nga i ati në shtëpinë ku jetonin.

Babai i saj, Deepak Yadav, e pranoi krimin makabër.

Ai ka thënë se ishte në depresion dhe ndihej i turpëruar pasi bashkëfshatarët e tij e tallnin për faktin se mbështetej në të ardhurat e vajzës.

Ai i kishte kërkuar vajzës së tij që të mbyllte akademinë që kishte hapur, ku i mësonte të rinjve sportin e tenisit.

Ajo nuk kishte pranuar ta bënte këtë gjë dhe pas debatit të ashpër i ati kishte marrë pistoletën dhe e vrau.

❌