Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

Jasir Asani përzgjidhet për të luajtur kundër Njukasëllit

✇Albeu
By: M C

Lojtari i ekipit Guanzhu FC, Jasir Asani, është përzgjedhur si përfaqësues për ekipin e “K-League”.

Liga Profesioniste e Futbollit Korean njoftoi listën e lojtarëve “Fan Eleven” të “K-League” që do të përballen me Njukasëllin e “Premier League” në “2025 Coupang Play Series”, event që do të mbahet të mërkurën, 30 korrik në stadiumin e Kupës së Botës “Suwon”.

Asani u zgjodh nga tifozët me 17,980 vota dhe iu dha nderi të luante kundër klubit prestigjioz anglez.

Shqiptari ka 6 gola dhe 2 asiste në 18 ndeshje këtë sezon.

Për këtë event Asani tha: “Jam shumë i emocionuar që do të luaj kundër Njukasëllin me lojtarë që përfaqësojnë ‘K League’.

Jam shumë mirënjohës ndaj tifozëve që votuan për mua dhe do të bëj çmos për të treguar një performancë të mirë”.

The post Jasir Asani përzgjidhet për të luajtur kundër Njukasëllit appeared first on Albeu.com.

Greqia nën pushtetin e të nxehtit, përgatitet për temperatura që shkojnë deri në 43°C

✇Albeu
By: M C

Greqia po përballet me një nga valët më të forta të të nxehti, me temperatura që pritet të arrijnë deri në 43°C gjatë ditëve në vijim.

Zonat më të prekura janë Athina, Thesalia, Larisa dhe pjesë të tjera të brendshme të vendit.

Autoritetet kanë marrë masa të menjëhershme si mbylljen e Akropoli gjatë orëve të pikut (13:00–17:00) ndërsa në qyteta janë hapur qendra freskuese për qytetarët.

Shëndetësia u bën thirrje qytetarëve të shmangin ekspozimin në diell, të konsumojnë shumë ujë dhe të mbajnë veshje të lehta. Vala e të nxehtit ka përfshirë edhe vende të tjera të rajonit, përfshirë Italinë, Shqipërinë dhe Turqinë.

The post Greqia nën pushtetin e të nxehtit, përgatitet për temperatura që shkojnë deri në 43°C appeared first on Albeu.com.

Vrasja e Renis Dobrës/ Zbardhet dëshmia e Petrit Çakrit: Nuk di gjë se çfarë ndodhi me djalin, në lajme e pashë që ishte…

✇Albeu
By: M C

Njëri nga personat e dyshuar për përfshirje në vrasjen e 23-vjeçarit Renis Dobrës, Petrit Çakri u arrestua sot në Lekbibaj të Tropojës. Ai raportohet se pak ditë më parë në Liqenin e Shkopetit. Bëhet me dije se Çakri ka pranuar për grupin e hetimit që kishte udhëtuar drejt fshatit Madhesh të Matit së bashku me vëllezërit Bushgjokaj pasi ata i kishin thënë se do gjenin drogë. Gazetarja Anila Hoxha raporton se Çakri kishte njohur në burg njërin nga tre vëllezërit.

“Kam qenë në burg me Krisin”, mësohet të jetë shprehur i dyshuari.

Ai ka shtuar se mbaroi dënimin në prill të këtij viti dhe vazhdoi t’i mbajë kontaktet me shokun e qelisë, sot në kërkim për vrasjen e Renis Dobrës. Duke iu referuar dëshmisë së Çakrit, theksohet se grupi i hetimit disponon të dhëna se si vëllezërit ndryshuan makina të shumta dhe se si gjatë udhëtimit u ulën në disa kafe.

“Unë isha në makinën tjetër dhe nuk më treguan, nuk di gjë se çfarë ndodhi me djalin, në lajme e pashë që ishte vrarë. Ata më thanë ik”, mësohet të ketë shpjeguar i dyshuari.

The post Vrasja e Renis Dobrës/ Zbardhet dëshmia e Petrit Çakrit: Nuk di gjë se çfarë ndodhi me djalin, në lajme e pashë që ishte… appeared first on Albeu.com.

Aksion te stadiumi “Air Albania”, IKMT zbarkon për lirimin e hapësirave publike

✇Albeu
By: M C

Policia bashkiake, Policia e Shtetit dhe IKMT janë parë pasditen e sotme me forcat e tyre përqark stadiumit “Air Albania” në Tiranë në kuadër të aksionit për lirimin e hapësirave publike.

Fokusi i tyre janë subjektet jashtë stadiumit të cilat kanë të vendosura karrige dhe tavolina në pjesën e jashtme.

Si nisi çështja e hapësirave publike?

Në ditët e para të muajit korrik kryeministri Edi Rama bërë një vizitë të befasishme në bashkinë e Vlorës duke kërkuar shkarkimin e drejtorëve në këtë bashki për moskompetencë e që lidhej kryesisht me atë që e cilësoi më vonë si zaptimin e hapësirave publike.

Gjatë vizitës Rama u ka bërë thirrje deputetëve në largim e atyre të zgjedhur dhe drejtuesve vendorë të dalin në terren dhe t’ju japin zgjidhjeve problemeve të qytetarëve, duke i takuar nga afër.

Gjithashtu ai iu ka dhënë ultimatum që brenda dy javëve të kenë gati raportin me punën e bërë.

Ndërkohë më 8 korrik Rama ka kërkuar dorëheqjen e drejtorëve të bashkisë së Fierit dhe Durrësit në institucionet që sipas tij nuk kanë përmbushur detyrën.

Gjithashtu raportohet se ka shprehur kritika të ashpra për menaxhimin e hapësirave publike të zaptuara.

Po në këto ditë të para të korrikut 2025 nisi dhe një aksion në fshatin turistik Theth në veri të vendit për prishjen e ndërtesave pa leje.

Në këtë rast Rama akuzon prokuroren Elsa Gjeli se refuzoi të hapte një çështje penale kundër një biznesmeni të kallëzuar nga Policia e Shtetit për ndërtimin e një fshati të tërë turistik pa asnjë leje.

Ai theksoi se lugina e Thethit do të pastrohet nga betoni dhe do të kthehet në gjendjen e mëparshme.

Gjithashtu Rama ka deklaruar se i ka kërkuar Ministrisë së Drejtësisë të paraqesë një kërkesë në Këshillin e Lartë të Prokurorisë për shkarkimin e saj.

The post Aksion te stadiumi “Air Albania”, IKMT zbarkon për lirimin e hapësirave publike appeared first on Albeu.com.

Macron kundër planit të NATO: Nuk pranojmë financimin e armëve amerikane për Ukrainën

✇Albeu
By: M C

Franca nuk pritet t’i bashkohet një nisme të mbështetur nga NATO, e cila synon që vendet evropiane të financojnë blerjen e armëve amerikane për Ukrainën. Sipas raportimeve të Politico, presidenti Emmanuel Macron ka theksuar rëndësinë e forcimit të industrisë së mbrojtjes brenda Evropës dhe mbështet prodhimin vendas të armëve, si pjesë e një strategjie për të rritur pavarësinë ushtarake të kontinentit.

Ky qëndrim konsiderohet si një ndër arsyet kryesore pse Parisi ka refuzuar të përfshihet në planin e ri të NATO-s, i cili parashikon përdorimin e rezervave ekzistuese të armëve nga vendet anëtare dhe më pas rimbushjen e tyre me blerje të reja nga SHBA. Përveç kësaj, Franca po përpiqet të rrisë investimet në mbrojtje në një kohë kur përballet me presion për të ulur borxhin publik dhe për të stabilizuar financat e saj.

Nga ana tjetër, Gjermania ka dalë si një ndër mbështetëset kryesore të planit. Kancelari Friedrich Merz i ka komunikuar presidentit amerikan Donald Trump se Berlini është i gatshëm të luajë një rol kyç në furnizimin me armë për Kievin. Për Gjermaninë, blerja e armëve amerikane shihet si një zgjidhje praktike dhe e shpejtë, për shkak të kapacitetit të kufizuar të prodhimit të industrisë evropiane të mbrojtjes.

Ministri gjerman i Mbrojtjes, Boris Pistorius, gjatë një vizite në Uashington, nënvizoi përkushtimin e Gjermanisë për të marrë më shumë përgjegjësi për mbrojtjen evropiane, duke theksuar se roli i SHBA-së mbetet thelbësor për sigurinë kolektive të aleancës. Ai bëri të ditur gjithashtu se Berlini është në bisedime me SHBA-në për një blerje të mundshme të raketave me rreze të gjatë veprimi Typhoon, si një alternativë e shpejtë për forcimin e mbrojtjes së Ukrainës.

Kjo lëvizje vjen pasi Gjermania ka premtuar edhe financimin e dy sistemeve shtesë të mbrojtjes ajrore Patriot për Ukrainën. Ndërkohë, Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, ka përmendur Britaninë e Madhe, Holandën dhe katër vende nordike si ndër vendet që mbështesin këtë iniciativë.

Më 14 korrik, Donald Trump konfirmoi një marrëveshje mes SHBA-së dhe aleatëve të saj në NATO për dërgimin e armëve amerikane në Ukrainë, me kusht që kostot të mbulohen nga shtetet anëtare të aleancës.

The post Macron kundër planit të NATO: Nuk pranojmë financimin e armëve amerikane për Ukrainën appeared first on Albeu.com.

“Jam duke u martuar”/ Ish-banori i Big Brother Vip ‘shokon’ me foton e dasmës

✇Albeu
By: M C

Reperi i njohur G-Bani ka publikuar një foto në Instagram Story që ka ngritur menjëherë dyshime dhe reagime të shumta në rrjet. Në foto ai shfaqet krah një vajze të veshur me fustan të bardhë nusërie, duke mbajtur gota shampanje në dorë, një pamje tipike dasmeje. Por është përshkrimi që ngjalli më shumë zhurmë:

“I thashë ‘të du shumë! sa nuk kam dasht tjetër. a martohemi?’ Më tha ‘do shohim’. Nuk e di ça do shohi po un jam tu u martu.”

Sigurisht që kjo nuk është një dasmë e vërtetë, por me siguri foto e realizuar per nje projekt.

The post “Jam duke u martuar”/ Ish-banori i Big Brother Vip ‘shokon’ me foton e dasmës appeared first on Albeu.com.

Loredana Brati në një lidhje dashurie me këngëtarin e njohur? Ja detaji që po habit rrjetin

✇Albeu
By: M C

Loredana Brati në një lidhje dashurie me këngëtarin e njohur? Ja detaji që po habit rrjetin

Së fundmi, Loredana Brati ka postuar disa foto nga pushimet e saj, e cila kaq tërhequr vëmendjen e publikut.

Por ajo që ka tërhequr më shumë vëmendjen nuk kanë qenë vetëm fotot, por një koment i reperit Don Xhoni i cili i ka lënë asaj një emoji zemre.
Loredana iu përgjigj me një emoji kurore mbreti, gjë që ndezi edhe më shumë thashethemet në rrjet për një lidhje të mundshme mes tyre.

Prej javësh, përflitet për një afërsi mes dyshes, ndërsa zërat kanë mbërritur deri në redaksinë e “Prive”,

ku është folur për një marrëdhënie më të ngushtë mes tyre, përtej komenteve në rrjetet sociale.

Ende nuk dihet nëse bëhet fjalë vetëm për një miqësi, një bashkëpunim muzikor apo ndonjë gjë më shumë

The post Loredana Brati në një lidhje dashurie me këngëtarin e njohur? Ja detaji që po habit rrjetin appeared first on Albeu.com.

EMRI/ I vdekur brenda në makinë, kush është 29-vjeçari i cili u gjet i pajetë nga familjarët në Tiranë

✇Albeu
By: M C

Enea Dine është emri i 29-vjeçarit i cili u gjet i pajetë brenda automjetit të tij në parkimin e një pallati në zonën e Astirit.

Sipas raportimeve, policia ndodhet në vendngjarje për të zbardhur shkaqet dhe rrethanat e vdekjes së të riut 29-vjeçar.

Ishin familjarët ata të cilët lajmëruan policinë se Enea Dine është gjetur i pajetë ndërsa nuk janë konstatuar shenja dhune në trupin e tij.

The post EMRI/ I vdekur brenda në makinë, kush është 29-vjeçari i cili u gjet i pajetë nga familjarët në Tiranë appeared first on Albeu.com.

Aksident në aksin Elbasan-Librazhd, dy të plagosura dërgohen në spital, procedohet penalisht një prej shoferëve

✇Albeu
By: M C

Një aksident me pasojë plagosjen e dy personave ka ndodhur pasditen e kësaj të mërkure në aksin rrugor Elbasan-Librazhd.

Sipas raportimeve, nga përplasja e dy automjeteve kanë mbetur të plagosur dy pasagjere ndërsa ka nisur procedimi penal për një prej shoferëve.

Të plagosurit janë dërguar për të marrë ndihmë mjekësore në spital ndërsa grupi hetimor ndodhet në vendngjarje për të zbardhur shkaqet e aksidentit.

“Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasin J. M., 27 vjeç, pasi në aksin rrugor “Elbasan-Librazhd”, automjetin që drejtonte është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin K. B., 50 vjeç. Si pasojë janë dëmtuar lehtë 2 pasagjere në automjetin me drejtues shtetasin K. B”, njoftoi policia.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.

The post Aksident në aksin Elbasan-Librazhd, dy të plagosura dërgohen në spital, procedohet penalisht një prej shoferëve appeared first on Albeu.com.

Celularë dhe takime speciale me eskorta, policia e Burgjeve kontrolle blic në paraburgimet 302 dhe 313

✇Albeu
By: M C

Pas skandaleve të njëpasnjëshme në burgjet e vendit, ku të burgosurit janë kapur me celularë si dhe takime speciale me eskotra dhe modele të njohura nga showbizzi shqiptar, Policia e Burgjeve ka zbarkuar në paraburgimin 313 dhe 302 ku po ushtron kontrolle blic.

Nga burimet e para për mediat mësohet se kontrollet e hollësishme po ushtrohen në qeli për sende të ndaluara si telefon dhe arme të ftohta.

Inspektimi i imtësishëm në të gjitha burgjet e vendit ka nisur prej mbrëmjes së djeshme dhe raportohet të ketë përfunduar mëngjesin e sotëm ku është kontrolluar për sende të ndaluara të futura brenda nëpër qeli si dhe gjithashtu është bërë kqyrja e të gjitha kartelave të takimeve për disa të burgosur specifikë.

Kujtojmë se dy javë më parë, gjatë një kontrolli të ushtruar në burgun e Drenovës është kapur me telefon celular Laert Haxhiun, një prej të dënuarve për krime të rënda, i njohur për përfshirjen në “Masakrën e Lushnjës”.

The post Celularë dhe takime speciale me eskorta, policia e Burgjeve kontrolle blic në paraburgimet 302 dhe 313 appeared first on Albeu.com.

Morena Taraku ndez rrjetin, shfaqet në shtrat me një mashkull misterioz

✇Albeu
By: M C

Këngëtarja dhe modelja e njohur shqiptare, Morena Taraku, ka ndezur rrjetin me disa fotografi të reja të publikuara në llogarinë e saj zyrtare në Instagram.

Ajo ndodhet aktualisht në Paris, ku po shijon disa ditë relaksi dhe luks në një hotel të njohur në kryeqytetin francez.

Në njërën nga fotografitë më të komentuara, Morena shihet e shtrirë në shtrat bashkë me një mashkull, në një ambient që duket qartë se është një suitë hoteli e sofistikuar.

Dyshja duken të relaksuar dhe në momente intime, teksa fotoja është realizuar përmes pasqyrës që ndodhet përballë shtratit, duke krijuar një efekt të veçantë artistik dhe personal.

Në fotot e tjera, Morena shfaqet e veshur me një fustan elegant saten ngjyrë blu të errët, me aksesorë të shndritshëm dhe taka të kuqe, duke dëshmuar edhe një herë stilin dhe shijen e saj të rafinuar.

Ajo pozon mbi shtrat me shumë vetëbesim dhe hijeshi, ndërsa dallohet për tatuazhet karakteristike dhe pamjen glamuroze që i kanë sjellë vëmendje ndërkombëtare.

Ky postim ka ngjallur interes të madh në rrjetet sociale, me shumë fansa dhe ndjekës që komentojnë për pamjen e saj, si dhe për mashkullin misterioz në krah të saj.

Edhe pse Morena nuk ka dhënë ndonjë koment lidhur me identitetin e tij, spekulimet nuk kanë munguar.

The post Morena Taraku ndez rrjetin, shfaqet në shtrat me një mashkull misterioz appeared first on Albeu.com.

MERRET VENDIMI/ Qeveria miraton hapjen e pikës së kalimit kufitar në aeroportin ndërkombëtar të Vlorës

✇Albeu
By: M C

Këshilli i Ministrave në mbledhjen e mbajtur ditën e sotme ka vendosur hapjen e pikës kufitare në aeroportin ndërkombëtar të Vlorës.

Vendimi vjen në një moment që aeroporti i Vlorës është drejt përfunditmit ndërsa pika kufitare do të jetë në përputhje me rregullat ndërkombëtare për kalimin e shtetasve, si në hyrje, ashtu edhe në dalje.

Për këtë qëllim, ngarkohen Ministria e Brendshme, Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë, Ministria e Financave dhe Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural për zbatimin e këtij vendimi.

VENDIMI I QEVERISË:

HAPJEN E PIKËS SË KALIMIT KUFITAR NË AEROPORTIN NDËRKOMBËTAR TË VLORËS

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 1, të nenit 8, të ligjit nr.71/2016, “Për kontrollin kufitar”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Brendshëm, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

1.Hapjen e pikës së kalimit kufitar në Aeroportin Ndërkombëtar të Vlorës për qarkullimin ndërkufitar ajror të shtetasve.

2.Ngarkohen Ministria e Brendshme, Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë, Ministria e Financave dhe Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.

The post MERRET VENDIMI/ Qeveria miraton hapjen e pikës së kalimit kufitar në aeroportin ndërkombëtar të Vlorës appeared first on Albeu.com.

“Nga barku i shtatzënisë te përqafimet e foshnjave”, Kiara Tito dedikim prekës për miqësinë shumëvjeçare me Liesën

✇Albeu
By: M C

Moderatorja e njohur dhe e dashur për publikun, Kiara Tito ka ndarë disa foto në Instagramin e saj, ku shihet me mikeshën e ngushtë, Liesa Haxhiasllani dhe me dy vajzat e tyre.

Të veshura me fustane të bardha, Kiara dhe Liesa shihet të lumtura, teksa shijojnë kohën e çmuar me vogëlushet e tyre.

“Nga barku i shtatzënisë te përqafimet e foshnjave. Kemi ëndërruar së bashku, jemi rritur së bashku, dhe tani po rrisim qenie të vogla krah për krah. Disa miqësi kthehen në familje, e pastaj në skuadra mamash” – shkruan Kiara përbri fotove.

Kujtojmë se Kiara dhe Liesa janë shoqe të ngushta prej vitesh. Përveçse shoqe të ngushta ato kanë ndarë edhe skenën së bashku ku kanë qenë nën moderimin e programin “Select” që transmetohej në Top Channel.

The post “Nga barku i shtatzënisë te përqafimet e foshnjave”, Kiara Tito dedikim prekës për miqësinë shumëvjeçare me Liesën appeared first on Albeu.com.

“Ku ta dija unë i varfi, se armiku isha unë”, Shabani i përgjigjet Lapajt lidhur me “luftën” për 1 mandat

✇Albeu
By: M C

Vetëm pak minuta pasi Adriatik Lapaj reagoi në rrjetet sociale, kreu i Nisma Thurje, Endri Shabani ka reaguar me disa vargje në “Facebook”.

“Mora pushkën dola malit,

Të luftoja për atdhe,

Të luftoja në furtunë;

Se armiku isha unë”.

Më herët, Adriatik Lapaj reagoi pasi kandidati për deputet i koalicionit “Nisma Shqipëria Bëhet”, Zeqir Kordhoni, i ka dërguar një letër Komisionerit Shtetëror të Zgjedhjeve, ku shpreh vullnetin për të pranuar mandatin, në rast se do të shpallet fitues i tij.

Kandidatët e këtij koalicioni në listën e mbyllur kishin nënshkruar para zgjedhjeve një deklaratë noteriale ku deklaronin se hiqnin dorë nga mandati, në mënyrë që të futeshin në Parlament kandidatët nga lista e hapur me më shumë vota.

Në postimin e tij, Lapaj shkroi se, “Endri Shabanin dhe dajon e tij do t’i gjykojë populli”.

The post “Ku ta dija unë i varfi, se armiku isha unë”, Shabani i përgjigjet Lapajt lidhur me “luftën” për 1 mandat appeared first on Albeu.com.

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani kërcënohet me jetë: Do të të vras ty dhe familjen tënde

✇Albeu
By: M C

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, është bërë objekt i një kërcënimi të drejtpërdrejtë përmes emailit, të dërguar mëngjesin e sotëm.

Lajmi e ka konfirmuar për Telegrafin, këshilltari për media i presidentes Vjosa Osmani, Bekim Kupina.

Emaili, i dërguar nga një person me emrin Betim Ibrahimi nga adresa betimibrahimi@yahoo.com, kishte për subjektin “Punoni pak ma shumë/shpejt”, por përmbajtja e tij kalonte çdo kufi të komunikimit institucional.

Në mesazhin kërcënues, i cili i është dërguar adresës zyrtare të Zyrës së Presidentes, përveç fjalëve ofenduese dhe gjuhës përçmuese, këshillohen veprime hakmarrëse edhe ndaj familjes së presidentes, për “tradhti” dhe vendime të pretenduara politike si ndërrimi i flamurit apo zbatimi i gjuhësisë në komunikimin zyrtar.


“Edhe familja jote. Për tradhti. Për ndërrimin e flamurit tonë. Për ndjekjen e njerëzve dhe marrjen e vendimeve bazuar në mendimet e tyre… A janë shenjat në Serbi në të dyja gjuhët, shqip dhe serbisht?”,”, shkruhet ndër të tjera në emailin e dërguar më 16 korrik në ora 00:15.


Mesazhi është shoqëruar edhe me një paralajmërim automatik të sistemit informativ të presidencës që e cilëson emailin si të ardhur nga jashtë organizatës.

Ende nuk ka ndonjë reagim zyrtar nga Presidenca apo Policia e Kosovës, por pritet që rasti të hetohet dhe personi në fjalë të merret në përgjegjësi ligjore./Telegrafi

The post Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani kërcënohet me jetë: Do të të vras ty dhe familjen tënde appeared first on Albeu.com.

FOTO/ Arbana Osmani tregon për herë të parë ndërhyrjet estetike që ka bërë

✇Albeu
By: M C

Moderatorja e njohur Arbana Osmani ka vendosur të jetë e hapur me ndjekësit, duke ndarë për herë të parë detaje rreth ndërhyrjeve estetike që ka bërë. Gjatë një sesioni pyetje-përgjigje në Instagram, ajo ka treguar se ka aplikuar botox në ballë dhe nën sy, për të reduktuar rrudhat.


Gjithashtu, Arbana ka konfirmuar se ka bërë filler në buzë, duke theksuar se rezultati është natyral dhe i pandryshueshëm me kalimin e kohës.

Me këtë deklaratë, Arbana konfirmon edhe një herë qëndrimin e saj të sinqertë ndaj publikut, duke e normalizuar diskutimin për kujdesin estetik pa tabu apo komplekse.

The post FOTO/ Arbana Osmani tregon për herë të parë ndërhyrjet estetike që ka bërë appeared first on Albeu.com.

Mandati i deputetit fut sherrin mes “aleatëve”, reagon Lapaj: Mbarë i shkoftë Endri Shabanit, bashkë me dajon

✇Albeu
By: M C

Adriatik Lapaj ka reaguar pas kërkesës së daja i “aleatit” të tij në zgjedhje, Endri Shabanit paraqiti në KQZ ku dhe kërkon mandatin e deputetit.

Përmes një postimi në “Facebook”, Lapaj thekson se ka qenë vetë Endri Shabani ai i cili para një populli të tërë doli garant për familjarët e vet të cilët për shkak të formulës i futën në listat e mbyllura.

Duke treguar qartë “ftohjen” mes tyre, drejtuesi i “Lëvizja Shqipëria Bëhet” lë të kuptohet se si Edi Rama, Sali Berisha po ashtu dhe vetë “aleati” i tij në zgjedhjet e 11 Majit kanë “luftuar” kundër tij.

“Jam krenar që u luftova nga çdo anë dhe nuk u ndala! U luftova nga Rama, Saliu dhe këta “të rinjtë”, deri dhe te ky që e futa në gji…nga të gjithë. Ndaj meje dhe krejt ekipit të Lëvizjes Shqipëria Bëhet po konsumohet publikisht PADREJTËSI”, shkruan Lapaj.

Daja i Endri Shabanit, Zeqir Kordhoni, iu drejtua sërish Komisionit Qendror të Zgjedhjeve me një letër ku dhe kërkoi që të ushtrojë mandatin e deputetit në rast se shpallet fitues.

Koalicioni “Nisma Shqipëria Bëhet” duke qenë se që prej fillimit ishin kundër “listave të sigurta” vendosën që në zgjedhjet e 11 Majit të shkonin në “listën e mbyllur” me emra kandidatësh fiktivë, të cilët më pas me dakordësinë e palëve do të digjnin mandatin, në mënyrë që në Kuvend të futen kandidatët që morën më tepër vota nga lista e hapur.

Pro, mesa duket një prej 12 kandidatëve fiktivë në qarkun e Tiranës të “Nismës Shqipëria Bëhet” ka “ndërruar mendje” dhe kërkon që të jetë deputet në legjislacionin e ri parlamentar.

Ky është pikërisht daja i Endri Shabanit, Zeqir Kordhoni, i cili pretendon se gjatë kandidimit nuk ishte i qartë nëse kishte firmosur edhe mospranimin e mandatit të deputetit, duke rrezikuar kështu “karrigen” e Adriatik Lapajt në Kuvendin e ri 2025-2029.

Ai i ka kërkuar Celibashit se është i bindur që nuk do të djegë mandatin e tij dhe të injorojë çdo deklaratë apo pretendim të Koalicionit Nisma Shqipëria Bëhet që janë bërë në emër të tij.

The post Mandati i deputetit fut sherrin mes “aleatëve”, reagon Lapaj: Mbarë i shkoftë Endri Shabanit, bashkë me dajon appeared first on Albeu.com.

Lirimi i hapësirave publike, Rama paralajmëron punonjësit e ALUIZNI dhe Kadastrës: Do ketë ndëshkim për ata që kanë firmosur legalizime kriminale

✇Albeu
By: M C

Kreu i qeverisë Edi Rama ka reaguar sërish në rrjetet sociale, në lidhje me aksionin për lirimin e ambienteve publike, të cilat janë zënë nga biznese të ndryshme.

Bashkangjitur këtij postimi, ai ka publikuar foton e një ambienti lokali në zonë publike dhe dokumentin e anulimit të lejes së legalizimit që ka marrë për përdorimin e kësaj hapësire publike.

Sa më sipër, Rama ka paralajmëruar se do ketë masa ndëshkimore për të gjithë ata punonjës të ALUIZNI-it, apo Kadastrës më pas, që i kanë lëshuar.

Reagimi i Ramës:

Për të gjitha këto lloj çmendurish me qëllim fitimi në kurriz të komunitetit, të cilat kanë marrë dokument legalizimi në hapësirën publike duke ngritur tenda hekuri, jo vetëm që do të reagohet me zero tolerancë duke i anulluar ligjërisht, por do të miratohet së shpejti, si pjesë e reformës së re të kontrollit të territorit edhe një masë për ndëshkimin penal të të gjithë atyre nëpunësve të Aluiznit dje apo të Kadastrës më pas, që kanë firmosur për këto legalizime kriminale në mes të lagjeve të qyteteve tona.

The post Lirimi i hapësirave publike, Rama paralajmëron punonjësit e ALUIZNI dhe Kadastrës: Do ketë ndëshkim për ata që kanë firmosur legalizime kriminale appeared first on Albeu.com.

Riaktivizohen zjarret në Drenovë të Mallakastrës, zjarrfikësit sërish në “luftë” me flakët

✇Albeu
By: M C

Ditën e djeshme forcat zjarrfikëse arritën të vendosën nën kontroll zjarrin në Drenovë të Mallakastrës, por mësohet se vatra është aktivizuar sërish.

Burimet për median bëjnë me dijë se zjarri është riaktivizuar në masivin pyjor të Drenovës. Shërbimet zjarrfikëse kanë rinisur operacionin për shuarjen e flakëve, por mësohet se situata është e vështirë për shkak të terrenit malor.

Kujtojmë se zjarri në Drenovë kanë rënë disa ditë më parë dhe janë proceduar penalisht tre persona ku dyshohet se kanë ndezur zjarr në tokat e tyre për djegien e mbeturinave, duke shkaktuar përhapjen e flakëve në sipërfaqet pyjore dhe të mbjellave me vreshta dhe pemë frutore.

The post Riaktivizohen zjarret në Drenovë të Mallakastrës, zjarrfikësit sërish në “luftë” me flakët appeared first on Albeu.com.

Lapaj jashtë Kuvendit? Kordhoni nuk heq dorë: Dua të bëhem deputet nëse shpallem fitues

✇Albeu
By: M C

Kandidati Zeqir Kordhoni, i cili ka garuar në listën e mbyllur të Nismës Shqipëria Bëhet, në një letër drejtuar Komisionit Qendror të Zgejdhjeve një ditë më parë, kërkon që të ushtrojë mandatin e deputetit në rast se shpallet fitues. Kordhoni i thotë kryekomsionerit Celibashi që të injorojë çdo deklaratë tjetër të bërë nga Koalicioni Nisma Shqipëria Bëhet në emër të tij.

“Unë, i nënshkruari Zeqir Kordhoni kam kandiduar për Koalicionin “Nisma Shqiperia Bëhet” në qarkun e Tiranës në zgjedhjet parlamentare të datës 11 Maj 2025. Përmes kësaj deklaratë të nënshkruar përpara noterit sot, më datë 15/07/2025, dua të vë në dijeni Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, vullnetin tim të plotë për të ushtruar funksionin e deputetit në rast se shpallem fitues, pas shpërndarjes së mandateve në përputhje me rregullat e përcaktuara nga Kodi Zgjedhor i Republikës së Shqipërisë.

Në ketë kuadër, kërkoj që KQZ të injorojë cdo deklaratë tjeter të depozituar më parë nga Koalicioni “Nisma Shqipëria Behet” ose në emrin tim dhe të marre ne konsideratë vetëm këtë deklaratë si shprehje të qartë dhe të vlefshme të vullnetit tim”, thuhet në letrën e KQZ.

Fituese e mandatit të Nismës Shqipëria Bëhet në Tiranë aktualisht është Ana Dajko, ndërsa më i votuari nga lista e hapur është Adriatik Lapaj. Që ai të hyjë në parlament, duhet që Ana Dajko dhe 11 të tjerët e listës së mbyllur të refuzojnë mandatin.

Dy partitë “Shqipëria Bëhet” dhe “Nisma Thurje” kishin rënë dakord që deputet do të bëhej kandidat ai që merrte më shumë vota nga lista e hapur. Ndërsa ata që ishin në listën e mbyllur do të jepnin dorëheqjen.

Por tani duke se kjo marrëveshje mund të mos zbatohet, pasi kandidati i Nismës Thurje në listën e mbyllur në Tiranë, Zeqir Kordhoni vijon këmbënguljen.

The post Lapaj jashtë Kuvendit? Kordhoni nuk heq dorë: Dua të bëhem deputet nëse shpallem fitues appeared first on Albeu.com.

❌